summaryrefslogtreecommitdiff
path: root/talermerchantdemos/blog/articles/sq/free-software-even-more-important.html
blob: 3fb1db7ce081047c70bc0799f2a0c3849a0277c0 (plain)
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52
53
54
55
56
57
58
59
60
61
62
63
64
65
66
67
68
69
70
71
72
73
74
75
76
77
78
79
80
81
82
83
84
85
86
87
88
89
90
91
92
93
94
95
96
97
98
99
100
101
102
103
104
105
106
107
108
109
110
111
112
113
114
115
116
117
118
119
120
121
122
123
124
125
126
127
128
129
130
131
132
133
134
135
136
137
138
139
140
141
142
143
144
145
146
147
148
149
150
151
152
153
154
155
156
157
158
159
160
161
162
163
164
165
166
167
168
169
170
171
172
173
174
175
176
177
178
179
180
181
182
183
184
185
186
187
188
189
190
191
192
193
194
195
196
197
198
199
200
201
202
203
204
205
206
207
208
209
210
211
212
213
214
215
216
217
218
219
220
221
222
223
224
225
226
227
228
229
230
231
232
233
234
235
236
237
238
239
240
241
242
243
244
245
246
247
248
249
250
251
252
253
254
255
256
257
258
259
260
261
262
263
264
265
266
267
268
269
270
271
272
273
274
275
276
277
278
279
280
281
282
283
284
285
286
287
288
289
290
291
292
293
294
295
296
297
298
299
300
301
302
303
304
305
306
307
308
309
310
311
312
313
314
315
316
317
318
319
320
321
322
323
324
325
326
327
328
329
330
331
332
333
334
335
336
337
338
339
340
341
342
343
344
345
346
347
348
349
350
351
352
353
354
355
356
357
358
359
360
361
362
363
364
365
366
367
368
369
370
371
372
373
374
375
376
377
378
379
380
381
382
383
384
385
386
387
388
389
390
391
392
393
394
395
396
397
398
399
400
401
402
403
404
405
406
407
408
409
410
411
412
413
414
415
416
417
418
419
420
421
422
423
424
425
426
427
428
429
430
<!--#set var="ENGLISH_PAGE" value="/philosophy/free-software-even-more-important.en.html" -->

<!--#include virtual="/server/header.sq.html" -->
<!-- Parent-Version: 1.96 -->
<!-- This page is derived from /server/standards/boilerplate.html -->
<!--#set var="TAGS" value="essays aboutfs principles" -->
<!--#set var="DISABLE_TOP_ADDENDUM" value="yes" -->

<!-- This file is automatically generated by GNUnited Nations! -->
<title>Software-i i Lirë Është Edhe Më i Rëndësishëm Tani - Projekti GNU - Free
Software Foundation</title>

<!--#include virtual="/philosophy/po/free-software-even-more-important.translist" -->
<!--#include virtual="/server/banner.sq.html" -->
<!--#include virtual="/philosophy/ph-breadcrumb.sq.html" -->
<!--GNUN: OUT-OF-DATE NOTICE-->
<!--#include virtual="/server/top-addendum.sq.html" -->
<div class="article reduced-width">
<h2>Software-i i Lirë Tani Është Edhe Më i Rëndësishëm</h2>

<address class="byline">nga <a href="https://www.stallman.org/">Richard Stallman</a></address>

<p>Që prej 1983-shit, Lëvizja për Software të Lirë ka dalë në mbrojtje të
lirisë së përdoruesve të kompjuterit&mdash;që përdoruesit të kontrollojnë
software-in që përdorin, jo anasjelltas.  Kur një program respekton lirinë e
përdoruesve dhe bashkësinë, e quajmë “<em>software</em> të lirë”.</p>

<p>Të tillë <em>software</em> e quajmë “software libre” që të theksojmë
aspektin se e kemi fjalën për lirinë, jo çmimin.  Disa programe pronësore
(jo të lira, të tilla si Photoshop, janë shumë të shtrenjta; të tjera, fjala
vjen aplikacioni Flash Player, janë falas&mdash;por kjo është hollësi e
vockël.  Sipas njërës mënyrë, apo tjetrës, ato i japin zhvilluesit të
programit pushtet mbi përdoruesit, pushtet që nuk duhet ta ketë kush.</p>

<div class="announcement comment" role="complementary">
<hr class="no-display" />
<p><em>Shihni një <a
href="https://www.fsf.org/blogs/rms/20140407-geneva-tedx-talk-free-software-free-society/">
paraqitje video 14 minuta</a> të këtyre ideve.</em></p>
<hr class="no-display" />
</div>

<p>Këto dy programe jo të lira kanë diçka të përbashkët: janë që të dy
<em>malware</em>.  Domethënë, që të dy kanë funksione të konceptuar për
abuzim të përdoruesit.  Software-i pronësor, sot, shpesh është
<em>malware</em>, ngaqë <a href="/malware">pushteti i zhvilluesve i
korrupton ata</a>.  Në atë listë radhiten rreth 550 funksione të ndryshme
dashakeqe (deri në nëntor të 2021-shit), por pa diskutim që kjo është vetëm
maja e ajsbergut.</p>

<p>Me software-in e lirë, programin e kontrollojnë përdoruesit, individualisht
dhe kolektivisht.  Pra ata kontrollojnë çfarë bëjnë kompjuterët e tyre (duke
pranuar që këta kompjutera janë <a
href="/philosophy/loyal-computers.html">të besës</a> dhe bëjnë çka programet
e përdoruesit u thonë të bëjë).</p>

<p>Me software-in pronësor, programi kontrollon përdoruesit, dhe disa njësi të
tjera (zhvilluesi ose “pronari”) kontrollojnë programin.  Pra programi
pronësor i jep zhvilluesit të tij pushtet mbi përdoruesit.  Kjo në vetvete
është e padrejtë; për më tepër, e josh zhvilluesin të abuzojë me përdoruesit
në rrugë të tjera.</p>

<p>Edhe kur software-i pronësor s’është thjesht dashakeq, zhvilluesit e tij
kanë shtysa ta bëjnë <a
href="https://observer.com/2016/06/how-technology-hijacks-peoples-minds%E2%80%8A-%E2%80%8Afrom-a-magician-and-googles-design-ethicist/">adiktiv,
kontrollues dhe manipulues</a>.  Mund të thoni, siç thotë autori i atij
artikulli, që zhvilluesit kanë një detyrim moral për të mos bërë ashtu,por
përgjithësisht ata ndjekin interesin e tyre.  Nëse doni që kjo të mos
ndodhë, bëni të mundur që kontrollin e programit ta kenë në dorë
përdoruesit.</p>

<p>Liri do të thotë të keni kontrollin e jetës suaj.  Nëse përdorni një program
që të kryeni veprimtari në jetën tuaj, liria juaj varet nga sa kontroll keni
mbi programin.  E meritoni të keni kontrollin  mbi programet që përdorni, aq
më tepër kur ato i përdorni për diçka të rëndësishme në jetën tuaj.</p>

<p>Kontrolli i përdoruesve mbi programin lyp katër <a
href="/philosophy/free-sw.html">liri thelbësore</a>.
</p>

<div class="important">
<p>(0) Lirinë për ta xhiruar programin si të doni, për çfarëdo qëllimi.</p>

<p>(1) Lirinë për të studiuar “kodin burim” të programit, dhe për ta ndryshuar
atë, kështu që programi i kryen përllogaritjet ashtu si doni ju.  Programet
shkruhen nga programuesit në një gjuhë programimi&mdash;diçka si Anglishtja,
e ndërthurur me algjebrën&mdash;dhe ajo formë e programit përbën “kodin
burim”. Cilido që di të programojë, dhe ka një program në formën e kodit
burim, mund të lexojë kodin burim, të kuptojë funksionimin e tij, dhe ta
ndryshojë madje.  Kur krejt ajo që ju jepet është forma e ekzekutueshme e
programit, një varg numrash që është efikas për ta ekzekutuar kompjuteri,
por tejet i vështirë për ta kuptuar një qenie njerëzore, të kuptuarit dhe
ndryshimi i programit në atë formë janë aq të vështirë, sa thuajse të
pamundur.</p>

<p>(2) Lirinë për të krijuar dhe shpërndarë kopje ekzakte, kur të doni.  (Nuk
bëhet fjalë për një detyrim; e bëni kur doni dhe se doni.  Nëse programi
është i lirë, kjo nuk do të thotë që dikush e ka detyrim t’ju ofrojë një
kopje, ose se keni detyrim t’i ofroni ju dikujt një kopje.  Shpërndarja
përdoruesve e një programi pa liri është keqtrajtim i tyre; megjithatë, të
vendosësh të mos e shpërndash programin&mdash;duke e përdorur
privatisht&mdash;nuk keqtrajton njeri.)</p> 

<p>(3) Lirinë për të krijuar dhe shpërndarë kopje të versioneve tuaja të
modifikuara, kur doni.</p>
</div>

<p>Dy liritë e para duan të thonë që çdo përdorues mund të ushtrojë kontroll
individual mbi programin.  Me dy liritë e tjera, cilido grup përdoruesish
mund të ushtrojë së toku <em>kontroll kolektiv</em> mbi programin.  Me krejt
katër liritë, përdoruesit e kontrollojnë plotësisht programin.  Nëse cilado
prej tyre mungon ose nuk është e mjaftueshme, programi është pronësor (jo i
lirë), dhe i padrejtë.</p>

<p>Për veprimtari praktike përdoren gjithashtu lloje të tjera veprash, përfshi
receta gatimesh, vepra edukative, bie fjala, libra shkollorë, vepra
referencash, të tilla si fjalorët apo enciklopeditë, llojet e shkronjave për
të shfaqur paragrafë teksti, diagrame qarqesh që mund të ndërtohen nga
njerëzit, dhe stampa për të krijuar objekte të dobishme (jo thjesht
zbukuruese) me një shtypës 3D.  Ngaqë këto nuk janë software, lëvizja e
software-it të lirë nuk i mbulon ato, në kuptimin e ngushtë të fjalës; por i
njëjti arsyetim zbatohet dhe shpie në të njëjtin përfundim: këto vepra duhet
të bartin katër liritë.</p>

<p>Një program i lirë ju lejon të luani me të, për ta bërë të bëjë atë që doni
(ose të reshtë së bëri diçka që s’e pëlqeni).  Të luash me software-in mund
të tingëllojë qesharake, nëse jeni mësuar me software-in pronësor, si një
kuti të vulosur, por në Botën e Lirë është gjë e zakonshme, dhe një rrugë e
mirë për të mësuar programim. Madje edhe mënyra tradicionale amerikane e
kalimit të kohës së lirë, futja e duarve në makina, tani e ka rrugën të
zënë, ngaqë makinat përmbajnë software jo të lirë.</p>

<h3>Padrejtësitë e Pronësorësisë</h3>

<p>Nëse përdoruesi nuk e kontrollon programin, programi kontrollon
përdoruesit.  Me software-in pronësor, gjithmonë ka ndonjë njësi,
programuesi ose “pronari” i programit, që kontrollon programin&mdash;dhe
përmes kësaj, ushtron pushtet mbi përdoruesit e tij.  Një program jo i lirë
është një kular, një instrument pushteti të padrejtë.</p>

<p>Në raste skandaloze (edhe pse kjo skandalozja është bërë shumë e zakonshme)
<a href="/malware">programet pronësore janë konceptuar të spiunojnë
përdoruesit, t’i kufizojnë ata, t’i censurojnë dhe të abuzojnë me ta</a>.
Për shembull, sistemi operativ i Apple-it, <a
href="/philosophy/why-call-it-the-swindle.html">iThings</a> i bën të gjitha
këto, dhe kështu bën edhe Windows-i në pajisje celulare me procesorë ARM.
Windows-i, firmware-i i telefonave celularë, dhe Google Chrome për Windows
përfshijnë një deriçkë universale që u lejon disa kompanive ta ndryshojnë
programin së largëti pa marrë leje. Amazon Kindle ka një deriçkë që mund të
përdoret për të fshirë libra.</p>

<p>Përdorimi i software-it jo të lirë në “internetin e sendeve” do ta
shndërrojë atë në <a
href="https://archive.ieet.org/articles/rinesi20150806.html"> “internet të
telemarketuesve”</a>, si dhe në “internetin e atyre që fusin hundët ngado”.</p>

<p>Me synimin për t’i dhënë fund padrejtësisë së software-it të lirë, lëvizja e
software-it të lirë ndërton programe që përdoruesit të mund të çlirojnë
veten. E filluam më 1984-n, me hartimin e sistemit të lirë operativ <a
href="/gnu/thegnuproject.html">GNU</a>. Sot, miliona kompjutera xhirojnë
GNU, kryesisht në formën e <a href="/gnu/gnu-linux-faq.html">ndërthurjes
GNU/Linux</a>.</p>

<p>T’u shpërndash përdoruesve një program pa liritë, i keqtrajton ata;
megjithatë, të zgjedhësh të mos e shpërndash programin, nuk keqtrajton
njeri. Nëse shkruani një program dhe e përdorni privatisht, kjo nuk i bën
keq njeriu.  (Humbisni një rast të bëni mirë, por kjo nuk është e njëjtë me
të bërit dëm.)  Ndaj, kur themi që krejt software-i duhet të jetë i lirë,
nënkuptojmë që çdo kopje duhet të shoqërohet me katër liritë, por nuk
nënkuptojmë që dikush e ka për detyrë t’ju ofrojë një kopje.</p>

<h3>Software-i Jo i Lirë dhe SaaSS</h3>

<p>Software-i jo i lirë qe mënyra e parë që kompanitë të vinin nën kontroll
punimin në kompjuter të njerëzve.  Sot, ka një mënyrë tjetër, të quajtur
Shërbimi si Zëvendësues Software-i, ose SaaSS.  Kjo do të thotë t’ia lësh
shërbyesit të dikujt të kryejë punët tuaja në kompjuter.</p>

<p>SaaSS nuk do të thotë që programet në shërbyes janë jo të lirë (megjithëqë
shpesh janë).  Puna është që përdorimi i SaaSS-it shkakton të njëjtat
padrejtësi si përdorimi i një programi jo të lirë: janë dy shtigje te i
njëjti dreq vendi.  Merrni shembullin e një shërbimi SaaSS përkthimesh:
Përdoruesi dërgon tekst tek shërbyesi, dhe shërbyesi e përkthen (nga
anglisht në spanjisht, të themi) dhe ia dërgon përkthimin mbrapsht
përdoruesit.  Që prej kësaj, akti i përkthimit është nën kontrollin e
operatorit të shërbyesit, në vend se nën atë të përdoruesit.</p>

<p>Nëse përdorni SaaSS, operatori i shërbyesit kontrollon punimin tuaj në
kompjuter.  Kjo kërkon që t’ia besoni krejt të dhënat tuaja përkatëse
operatorit të shërbyesit, të cilin do ta detyrojnë t’ia tregojë ato shtetit
po ashtu&mdash;<a
href="/philosophy/who-does-that-server-really-serve.html">kujt i shërben pra
ky shërbyes, në fund të fundit?</a></p>

<h3>Padrejtësi të Dorës së Parë dhe të Dytë</h3>

<p>Kur përdorni programe pronësore ose SaaSS, së pari i bëni dëm vetes, ngaqë
kjo i jep një njësie pushtet të padrejtë mbi ju.  Për të mirën tuaj, do të
duhej t’i hiqeshit kësaj.  U bën gjithashtu dëm të tjerëve, nëse premtoni që
të mos ndani gjë me të tjerët.  Të mbash një premtim të tillë është gjë e
ligë, dhe më pak e ligë ta shkelësh; që të jeni vërtet të drejtë, nuk do të
duhej ta bënit fare premtimin.</p>

<p>Ka raste kur përdorimi i software-it jo të lirë ushtron presion mbi të
tjerët të bëjnë edhe ata ashtu.  Skype-i është një shembull i qartë: kur një
person përdor software-in jo të lirë klient të Skype-it, i kërkon një
personi tjetër të përdorë po ashtu atë software&mdash;e kështu që të dy
dorëzojnë lirinë e tyre.  (Google Hangouts ka të njëjtin problem.)  Është e
dëmshme madje edhe t’i këshillosh programe të tilla.  Do të duhej që ne të
refuzonim t’i përdornim qoftë edhe për pak, qoftë edhe në kompjuterin e
dikujt tjetër.</p>

<p>Një tjetër gjë e dëmshme nga përdorimi i programeve jo të lira dhe SaaSS-it
është se kështu shpërblehet ai që e bën, duke nxitur zhvillimin e mëtejshëm
të atij programi ose “shërbimi”, duke sjellë kështu që nën thundrën e një
kompanie të bien më tepër njerëz.</p>

<p>Të gjitha format e dëmit të tërthortë zmadhohen edhe më, kur përdoruesi
është një ent publik ose një shkollë.</p>

<h3>Software-i i Lirë dhe Shteti</h3>

<p>Agjencitë publike ekzistojnë për njerëzit, jo për vetveten.  Kur punojnë në
kompjuter, e bëjnë këtë për njerëzit.  E kanë detyrë të ruajnë kontrollin e
plotë mbi punimin në kompjuter, për të bërë kështu të mundur që ai të kryhet
si duhet për njerëzit.  (Kjo përbën sovranitetin kompjuterik të shtetit.)
Ata nuk duhet të lejojnë kurrë që kontrolli mbi anën kompjuterike të shtetit
të bjerë në duar private.</p>

<p>Ruajtjen e kontrollit mbi punimin në kompjuter të njerëzve, agjencitë
publike nuk duhet ta bëjnë me software pronësor (software në kontrollin e
një enti tjetër veç shtetit).  Dhe nuk duhet t’ia besojnë një shërbimi të
programuar dhe xhiruar nga një ent tjetër veç shtetit, ngaqë kjo do të ishte
SaaSS.</p>

<p>Software-i pronësor nuk ka asnjë lloj sigurie në një rast kyç &mdash; kur
përdoret kundër zhvilluesit të tij.  Dhe zhvilluesi mund të ndihmojë të
tjerët të sulmojnë.  <a
href="https://arstechnica.com/information-technology/2013/06/nsa-gets-early-access-to-zero-day-data-from-microsoft-others/">
Microsoft-i i tregon të meta të Windows-it NSA-së</a> (agjencia qeveritare e
spiunazhit dixhital të ShBA-ve) përpara se t’i ndreqë ato.  Nuk e dimë nëse
kështu bën edhe Apple-i, por edhe ky gjendet nën të njëjtën trysni
qeveritare si Microsoft-i.  Nëse qeveria e cilitdo vendi tjetër përdor
software të tillë, vë në rrezik sigurinë kombëtare.  Doni që NSA-ja të fusë
hundët në kompjuterat e qeverisë juaj? Shihni <a
href="/philosophy/government-free-software.html">rregullat e këshilluara
prej nesh për qeveritë për promovomin e software-it të lirë</a>.</p>

<h3>Software-i i Lirë dhe Arsimi</h3>

<p>Shkollat (dhe këtu përfshihen veprimtaritë edukative) ndikojnë të ardhmen e
shoqërisë përmes asaj çka u mësojnë nxënësve.  Ato do të duhej të jepnin
përjashtimisht mësim software të lirë, duke e ushtruar për të mirën ndikimin
e tyre.  Të japësh mësim një program pronësor do të thotë të mbjellësh
varësi, çka shkon kundër misionit të arsimit.  Duke i stërvitur nxënësit në
përdorimin e software-it të lirë, shkollat do ta drejtojnë të ardhmen e
shoqërisë drejt lirisë, dhe do të ndihmojë programuesit e talentuar të bëhen
të zotë.</p>

<p>Ato do t’u mësonin nxënësve zakonin e bashkëpunimit, ndihmës për
njëri-tjetrin.  Çdo klasë do të duhej të kishte këtë rregull: “Nxënës, kjo
klasë është një vend ku ndajmë me njëri-tjetrin dijen tonë.  Nëse sillni në
klasë software, nuk mund ta mbani për veten.  Në vend të kësaj, duhet të
ndani kopje të tij me gjithë klasën&mdash;përfshi kodin e tij burim, në rast
se dikush dëshiron të mësojë prej tij.  Për këtë arsye, sjellja në klasë e
software-it pronësor nuk lejohet, hiq rastet kur kjo bëhet për
retroinxhinierim të tij”.</p>

<p>Zhvilluesit pronësorë do të na vinin t’i ndëshkonim nxënësit që janë aq
zemërmirë sa të ndajnë <em>software</em> me të tjerët, dhe t’i pengonim ata
që janë aq kureshtarë sa të duan ta ndryshojnë atë.  Kjo do të thotë arsimim
i shtrembër.  Shihni më tepër diskutime rreth <a
href="/education/education.html">përdorimit të software-it të lirë në
shkolla</a>.</p>

<h3>Software-i i Lirë: Më Shumë Se “Avantazhe”</h3>

<p>Më kërkojnë shpesh të përshkruaj “avantazhet e software-it të lirë.  Por
fjala “avantazhe” është shumë e dobët kur vjen puna te liria.  Jeta pa liri
është shtypje, dhe kjo vlen edhe për punimin në kompjuter, si për çdo
veprimtari tjetër në jetën tonë.  Ne s’duhet të pranojmë t’u japim pronarëve
të programeve ose të shërbimeve kompjuterike kontrollit mbi punimin tonë në
kompjuter.  Kjo është gjëja e drejtë që duhet bërë, për arsye egoiste; por
jo vetëm për arsye egoiste.</p>

<p>Liria përfshin lirinë për të bashkëpunuar me të tjerët.  T’ua mohosh
njerëzve atë liri do të thotë t’i mbash ata të përçarë, çka është fillimi i
një skeme për t’i shtypur ata.  Në bashkësinë e software-it të lirë, jemi
shumë të ndërgjegjshëm mbi rëndësinë e lirisë për të bashkëpunuar me të
tjerët, ngaqë puna jonë përbëhet nga bashkëpunim të organizuar.  Nëse shoku
juaj ju viziton dhe sheh që përdorni një program, mund t’ju kërkojë një
kopje.  Një program që jua ndalon rishpërndarjen e tij, ose që thotë se “nuk
është menduar ta bëni”, është anti-shoqëror.</p>

<p>Në lëmin kompjuterik, bashkëveprimi përfshin rishpërndarjen e kopjeve
ekzakte të një programi për përdoruesit e tjerë.  Përfshin gjithashtu
shpërndarjen për ta të versioneve tuaja të ndryshuara.  Software-i i lirë i
nxit forma të tilla bashkëpunimi, ndërsa software-i pronësor i ndalon ato.
E ndalon rishpërndarjen e kopjeve, dhe duke u mohuar përdoruesve kodin
burim, i pengon ata të bëjnë ndryshime.  SaaSS-i ka të njëjtat efekte: nëse
punimi juaj në kompjuter zhvillohet nëpër web, te shërbyesi i dikujt tjetër,
nga kopja e dikujt tjetër e një programi, nuk e shihni apo prekni dot
software-in që kryen përllogaritjet për ju, ndaj nuk mund ta rishpërndani
ose ndryshoni dot.</p>

<h3>Përfundim</h3>

<p>E meritojmë të kemi kontroll në punën tonë me kompjuterat. Si mund ta
fitojmë kontrollin?</p>

<ul>
  <li>Duke mos pranuar <em>software</em> jo të lirë në kompjuter që kemi pronë ose
përdorim rregullisht, dhe duke mos pranuar SaaSS.</li>  

  <li>Duke <a href="/licenses/license-recommendations.html"> zhvilluar software të
lirë</a> (për ata prej nesh që janë programues.)</li> 

  <li>Duke mos pranuar të zhvillojmë ose promovojmë <em>software</em> jo të lirë
ose SaaSS.</li>  

  <li>Duke <a href="/help/help.html">i përhapur këto ide te të tjerët</a>.</li>

  <li>Duke <a href="/philosophy/saying-no-even-once.html">thënë jo dhe duke
shprehur arsyet tonë</a>, kur ftohemi të xhirojmë një program jo të lirë.</li>
</ul>

<p>Ne dhe mijëra përdorues e kemi bërë këtë që prej 1984-s, prej kësaj kemi
tani sistemin operativ të lirë GNU/Linux që  kushdo&mdash;programues ose
jo&mdash;mund ta përdorë.  Bashkojuni kauzës sonë, si programues ose si
veprimtar.  Le t’i çlirojmë të tërë përdoruesit e kompjuterit.</p>

<div class="announcement comment" role="complementary">
<hr class="no-display" />
<p>
<a href="/help/help.html">Rrugë të këshilluara, përmes të cilave mund të
ndihmoni lëvizjen për software të lirë</a>
</p>
</div>

<div class="infobox extra" role="complementary">
<hr />
<p>Një version thelbësisht i redaktuar i këtij artikulli u botua në <a
href="https://www.wired.com/2013/09/why-free-software-is-more-important-now-than-ever-before/">
<cite>Wired</cite></a>.</p>
</div>
</div>

<div class="translators-notes">

<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't have notes.-->
  </div>
</div>

<!-- for id="content", starts in the include above -->
<!--#include virtual="/server/footer.sq.html" -->
<div id="footer" role="contentinfo">
<div class="unprintable">

<p>Ju lutemi, pyetjet dhe kërkesat e përgjithshme rreth FSF-së &amp; GNU-së
dërgojini te <a href="mailto:gnu@gnu.org">&lt;gnu@gnu.org&gt;</a>.  Ka
gjithashtu <a href="/contact/">mënyra të tjera për t’u lidhur me</a>
FSF-në.  Njoftimet për lidhje të dëmtuara dhe ndreqje apo këshilla të tjera
mund të dërgohen te <a
href="mailto:webmasters@gnu.org">&lt;webmasters@gnu.org&gt;</a>.</p>

<p>
<!-- TRANSLATORS: Ignore the original text in this paragraph,
        replace it with the translation of these two:

        We work hard and do our best to provide accurate, good quality
        translations.  However, we are not exempt from imperfection.
        Please send your comments and general suggestions in this regard
        to <a href="mailto:web-translators@gnu.org">

        &lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p>

        <p>For information on coordinating and contributing translations of
        our web pages, see <a
        href="/server/standards/README.translations.html">Translations
        README</a>. -->
Përpiqemi fort dhe bëjmë sa mundemi për të ofruar përkthime me cilësi të
mirë dhe të përpikta.  Megjithatë, nuk jemi të përjashtuar nga
papërsosmëritë. Ju lutemi, komentet dhe këshillat e përgjithshme lidhur me
këtë dërgojini te <a
href="mailto:web-translators@gnu.org">&lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p><p>Për
të dhëna mbi bashkërendimin dhe parashtrimin e përkthimeve të faqeve tona
web, shihni <a href="/server/standards/README.translations.html">README për
përkthimet</a>.</p>
</div>

<!-- Regarding copyright, in general, standalone pages (as opposed to
     files generated as part of manuals) on the GNU web server should
     be under CC BY-ND 4.0.  Please do NOT change or remove this
     without talking with the webmasters or licensing team first.
     Please make sure the copyright date is consistent with the
     document.  For web pages, it is ok to list just the latest year the
     document was modified, or published.
     
     If you wish to list earlier years, that is ok too.
     Either "2001, 2002, 2003" or "2001-2003" are ok for specifying
     years, as long as each year in the range is in fact a copyrightable
     year, i.e., a year in which the document was published (including
     being publicly visible on the web or in a revision control system).
     
     There is more detail about copyright years in the GNU Maintainers
     Information document, www.gnu.org/prep/maintain. -->
<p>Të drejta kopjimi &copy; 2013-2015, 2017, 2021 Richard Stallman</p>

<p>Kjo faqe mund të përdoret sipas një licence <a rel="license"
href="http://creativecommons.org/licenses/by-nd/4.0/">Creative Commons
Attribution-NoDerivatives 4.0 International License</a>.</p>

<!--#include virtual="/server/bottom-notes.sq.html" -->
<div class="translators-credits">

<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't want credits.-->
  </div>

<p class="unprintable"><!-- timestamp start -->
U përditësua më:

$Date: 2021/11/27 20:30:44 $

<!-- timestamp end -->
</p>
</div>
</div>
<!-- for class="inner", starts in the banner include -->
</body>
</html>