summaryrefslogtreecommitdiff
path: root/talermerchantdemos/blog/articles/sq/why-free.html
blob: f98af2051009156758a946d2fbd75f67d27c890b (plain)
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52
53
54
55
56
57
58
59
60
61
62
63
64
65
66
67
68
69
70
71
72
73
74
75
76
77
78
79
80
81
82
83
84
85
86
87
88
89
90
91
92
93
94
95
96
97
98
99
100
101
102
103
104
105
106
107
108
109
110
111
112
113
114
115
116
117
118
119
120
121
122
123
124
125
126
127
128
129
130
131
132
133
134
135
136
137
138
139
140
141
142
143
144
145
146
147
148
149
150
151
152
153
154
155
156
157
158
159
160
161
162
163
164
165
166
167
168
169
170
171
172
173
174
175
176
177
178
179
180
181
182
183
184
185
186
187
188
189
190
191
192
193
194
195
196
197
198
199
200
201
202
203
204
205
206
207
208
209
210
211
212
213
214
215
216
217
218
219
220
221
222
223
224
225
226
227
228
229
230
231
232
233
234
235
236
237
238
239
240
241
242
243
244
245
246
247
248
249
250
251
252
253
254
255
256
257
258
259
260
261
262
263
264
265
266
267
268
269
270
271
272
273
274
275
276
277
278
279
280
281
282
283
284
285
286
287
288
289
290
291
292
293
294
295
296
297
298
299
300
301
302
303
304
305
306
307
308
309
310
311
312
313
314
315
316
317
318
319
320
321
322
323
324
325
326
327
328
329
330
331
332
333
334
335
336
337
338
339
340
341
342
343
344
345
346
347
348
349
350
351
352
353
354
355
356
357
358
359
360
361
362
363
364
365
366
367
368
369
370
371
372
373
374
375
376
377
378
379
380
381
382
383
384
385
386
387
388
389
390
391
392
393
394
395
396
397
398
399
400
401
402
403
404
405
406
407
408
409
<!--#set var="ENGLISH_PAGE" value="/philosophy/why-free.en.html" -->

<!--#include virtual="/server/header.sq.html" -->
<!-- Parent-Version: 1.96 -->
<!-- This page is derived from /server/standards/boilerplate.html -->
<!--#set var="TAGS" value="essays aboutfs principles" -->
<!--#set var="DISABLE_TOP_ADDENDUM" value="yes" -->

<!-- This file is automatically generated by GNUnited Nations! -->
<title>Pse Software-i i Lirë S’do të Duhej të Kishte Pronarë - Projekti GNU - Free
Software Foundation</title>

<meta name="Keywords" content="GNU, Projekti GNU, FSF, Software i Lirë, Free Software Foundation, Pse
Software-i i Lirë S’do të Duhej të Kishte Pronarë" />

<!--#include virtual="/philosophy/po/why-free.translist" -->
<!--#include virtual="/server/banner.sq.html" -->
<!--#include virtual="/philosophy/ph-breadcrumb.sq.html" -->
<!--GNUN: OUT-OF-DATE NOTICE-->
<!--#include virtual="/server/top-addendum.sq.html" -->
<div class="article reduced-width">
<h2>Pse Software-i i Lirë S’do të Duhej të Kishte Pronarë</h2>

<address class="byline">nga <a href="https://www.stallman.org/">Richard Stallman</a></address>

<p>
Kontributi i teknologjisë dixhitale të informacionit në botë është bërja më
e lehtë të kopjohet dhe të ndryshohet informacioni. Kompjuterat premtojnë ta
bëjnë më të lehtë këtë, për të gjithë ne.</p>

<p>
Jo gjithkush dëshiron që kjo të jetë më e lehtë.  Sistemi i të drejtave të
kopjimit u jep programeve <em>software</em> “pronarë”, shumica e të cilëve
synojnë t’i mbajnë për vete përfitimet potenciale.  Do të donin të ishin të
vetmit që mund të kopjojnë dhe ndryshojnë software-in që përdorim ne.</p>

<p>
Sistemi i të drejtave të kopjimit lindi dhe u rrit me shtypshkrimin -një
teknologji për prodhim masiv kopjesh.  Të drejtat e kopjimit i shkojnë për
shtat kësaj teknologjie, ngaqë kufizoi vetëm prodhimin masiv të kopjeve.
Nuk u hoqi lirinë lexuesve të librave.  Një lexues i rëndomtë, që nuk kish
shtypshkronjë, mund të kopjonte libra me penë dhe bojë, dhe pak lexues u
paditën për këtë.</p>

<p>
Teknologjia dixhitale është më e zhdërvjellët se sa shtypshkronja: kur
informacioni ka formë dixhitale, mund ta kopjoni lehtësisht për ta ndarë me
të tjerët.  Pikërisht kjo zhdërvjelltësi e bën të papërshtatshme me një
sistem si ai i të drejtave të kopjimit.  Kjo është arsyeja e masave të
shpifura dhe drakoniane gjithnjë në rritje, të përdorura për të zbatuar me
detyrim të drejtat e kopjimit për software-in.  Shihni këto katër praktika
të Shoqatës së Botuesve të Software-it (SPA):</p>

<ul>
<li>Propagandë masive që thotë se është gabim të mos u bindesh pronarëve, kur
është fjala për të ndihmuar shokun tuaj.</li>

<li>Ftesë për informatorët të informojnë për shokë të punës dhe kolegë.</li>

<li>Bastisje (me ndihmën e policisë) në zyra dhe shkolla, gjatë të cila njerëzve
u kërkohet se duhet të provojnë se janë të pafajshëm kundrejt kopjimesh të
paligjshme.</li>

<li>Ndjekje penale (nga qeveria e ShBA-ve, me kërkesën e SPA-së) e personave të
tillë si David LaMacchia i <abbr title="Massachusetts Institute of
Technology">MIT</abbr>-it , jo për kopjim software-i (nuk është akuzuar për
kopjim të ndonjë të tilli), por thjesht për lënien të paruajtura objektesh
kopjimi dhe se nuk ka censuruar përdorimin e tyre.<a
href="#footnote1">[1]</a></li>
</ul>

<p>
Krejt të katërta praktikat u ngjajnë atyre të përdorur në ish-Bashkimin
Sovjetik, ku çdo makinë fotokopjimi kish një roje për të penguar kopjime të
ndalura, dhe ku individëve u duhej të kopjonin në fshehtësi informacionin
dhe ta kalonin dorë më dorë si <em>samizdat</em>.  Sigurisht që kanë një
dallim: motivi për kontroll të informacionit në Bashkimin Sovjetik ishte
politik; në ShBA motivi është përfitimi.  Por ne na prek veprimi, jo
motivi.  Çfarëdo përpjekje për të bllokuar ndarjen e informacionit me të
tjerët, s’ka rëndësi se si, shpie te të njëjtat metoda dhe te e njëjta
ashpërsi.</p>

<p>
Pronarët kanë disa argumente për t’u dhënë atyre kontroll se si e përdorim
ne informacionin:</p>


<ul>
<li id="name-calling">Tregimi me gisht.

<p>
Pronarët përdorin fjalë përbaltjeje, të tilla si “pirateri” dhe “vjedhje”,
si dhe terminologji ekspertësh, të tillë si “pronësi intelektuale” dhe
“dëm”, për t’i sugjeruar publikut një vijë të caktuar mendimi - një analogji
thjeshtëzuese mes programeve dhe objekteve materiale.</p>

<p>
Idetë dhe intuita jonë rreth pronësisë së objekteve materiale lidhet me
pyetjen nëse është e drejtë apo jo të <em>t’i merret një objekt</em> dikujt
tjetri.  Ato nuk zbatohen mbi <em>të bërit e një kopjeje</em> të diçkaje.
Por pronarët na kërkojnë megjithatë t’i zbatojmë.</p></li>

<li id="exaggeration">Stërmadhim.

<p>
Pronarët thonë se pësojnë “dëm” ose “humbje ekonomike”, kur përdoruesit
kopjojnë vetë programet.  Por kopjimi s’ka efekt të drejtpërdrejtë mbi
pronarin, dhe s’dëmtohet kush.  Pronari mund të humbë vetëm nëse personi që
bëri kopjen, ndryshe do të kishte paguar për një të tillë prej pronarit.</p>

<p>
Një grimë mendje tregon se shumica e personave s’do të kishin blerë kopje.
Dhe megjithatë pronarët i përllogaritin “humbjet” e tyre sikur gjithkush do
të kishte blerë një kopje.  Ky është stërmadhim - për ta thënë me fjalë të
buta.</p></li>

<li id="law">Ligji.

<p>
Pronarët shpesh përshkruajnë gjendjen e tanishme të ligjit dhe dënimet e
ashpra me të cilat mund të na kërcënojnë.  I nënkuptuar në këtë lloj
trajtimi është sugjerimi se ligji i sotëm pasqyron një ide të padiskutueshme
morale - në të njëjtën kohë ama, na kërkohet me forcë t’i shohim këto dënime
si gjë natyrore, për të cilat s’mund të bëhet me faj askush.</p>

<p>
Kjo vijë për të bindur të tjerët s’është konceptuar të përballet me mendimin
kritik; është e menduar të përforcojë një shteg mendor të zakonshëm.</p>

<p>
Që ligjet nuk përcaktojë të drejtën apo të gabuarën, është gjë elementare.
Çdo amerikan duhet ta dijë që, në vitet ’50, ishte kundër ligjit në shumë
shtete që një zezak të ulej në radhët përpara në një autobus; por vetëm
racistët do të thoshin se ulja atje ishte gabim.</p></li>

<li id="natural-rights">Të drejta natyrore.

<p>
Autorët shpesh pretendojnë një lidhje speciale me programet që kanë shkruar,
dhe ecin më tek për të pohuar se, si pasojë, dëshirat dhe interesat e tyre
që lidhen me programin kanë më tepër peshë se ato të kujtdo tjetër - ose
madje ato të krejt pjesës tjetër të botës.  (Zakonisht shoqëritë, jo
autorët, kanë pronë të drejtat e kopjimit të software-it, por nga ne pritet
që të mos ta dimë këtë mospërputhje.)</p>

<p>
Atyre që propozojnë këtë gjë si një aksiomë etike - autori është më i
rëndësishëm se ju - mund t’u them vetëm se, unë vetë, një autor i një
software-i të njohur, e quaj broçkull.</p>

<p>
Por njerëzit, në përgjithësi, ka vetëm pak mundësi të ndjejnë ndonjë lloj
simpatie ndaj pretendimesh për të drejta natyrore, për dy arsye.</p>

<p>
Një arsye është analogjia e sforcuar me objektet materiale.  Kur gatuaj
makarona, e kundërshtoj ngrënien e tyre nga dikush tjetër, se kështu
s’mbetet gjë për mua.  Veprimi i tij më bën dëm saktësisht aq sa i bën mirë
atij; pjatën e makaronave mund ta hajë vetëm një nga ne, kështu që pyetja
është, cili? Dallimi më i vogël mes nesh mjafton që të prishë baraspeshimin
etik.</p>

<p>
Por nëse xhironi apo jo, ose ndryshoni apo jo një program që kam shkruar, ju
prek juve drejtpërsëdrejti dhe mua vetëm tërthorazi.  Nëse i jepni një kopje
një shokut tuaj, ju prek ju dhe shokun tuaj shumë më tepër se të më prekë
mua.  S’duhet të kem pushtetin t’ju them të mos bëni gjëra të tilla.  Askush
s’duhet ta ketë.</p>

<p>
Arsyeja e dytë është se njerëzve u është thënë se të drejtat natyrore për
autorët janë një traditë e pranuar dhe e pakundërshtueshme në shoqërinë
tonë.</p>

<p>
Po të shihet historia, e kundërta është e vërtetë.  Ideja e të drejtave
natyrore të autorëve qe propozuar dhe hedhur poshtë me vendosmëri, kur po
hartohej Kushtetuta e ShBA-ve.  Kjo është arsyeja pse Kushtetuta vetëm
<em>lejon</em> një sistem të drejtash kopjimi dhe nuk <em>kërkon doemos</em>
një të tillë; kjo është arsyeja pse thotë që e drejta e kopjimit duhet të
jetë vetëm e përkohshme.  Ajo pohon gjithashtu se qëllimi i të drejtës së
kopjimit është të promovojë përparimin - jo të shpërblejë autorët.  E drejta
e kopjimit i shpërblen në një farë mënyre autorët dhe botuesit edhe më
tepër, por kjo është menduar si një një mjet për ndryshimin e sjelljes së
tyre.</p>

<p>
Tradita e njëmendtë e rrënjosur e shoqërisë tonë është se e drejta e
kopjimit ndërhyn në të drejtat natyrore të publikut - dhe se kjo mund të
përligjet vetëm për të mirën e publikut.</p></li>

<li id="economics">Ana ekonomike.

<p>
Argumenti përfundimtar që jepet për të pasur pronarë të software-it është se
kjo shpie në prodhim të më tepër software-i.</p>

<p>
Ndryshe nga të tjerët, ky argument të paktën ndërmerr një trajtim legjitim
të subjektit.  Bazohet në një qëllim të vlefshëm - kënaqjen e përdoruesve të
software-it.  Dhe nga ana empirike është e qartë që njerëzit do të prodhojnë
më tepër të diçkaje, nëse paguhen mirë për ta bërë këtë.</p>

<p>
Por argumenti ekonomik ka një të metë: bazohet në hamendësimin se dallimi
lidhet me vetëm sa para na duhet të paguajmë.  Merr të mirëqenë se
<em>prodhimi i software-it</em> është ajo që duam, qoftë kur ka, qoftë kur
s’ka pronarë software-i.</p>

<p>
Njerëzit e pranojnë me gatishmëri këtë hamendësim, ngaqë pajtohet me
përvojën tonë me objektet materiale.  Le të marrim një sanduiç, për
shembull.  Mund të jeni po ashtu në gjendje të merrni një sanduiç të
njësojtë, falas ose kundrejt një çmimi.  Në qoftë kështu, i vetmi ndryshim
është sasia që paguani.  Pavarësisht se duhet ta blini ose jo, sanduiçi ka
të njëjtën shije, të njëjtën vlerë ushqyese, dhe në cilindo rast mund ta
hani vetëm një herë.  E merrni sanduiçin nga një pronar apo jo, s’mund të
ndikojë në gjë tjetër veç sasisë së parave që keni pas kësaj.</p>

<p>
Kjo është e vërtetë për çfarëdo lloj objekti material - fakti që ka apo s’ka
pronar nuk prek drejtpërsëdrejti faktin çfarë <em>është</em>, ose se ç’mund
të bëni, nëse e shtini në dorë.</p>

<p>
Por nëse një program ka pronar, kjo prek shumë çfarë është ai, dhe se ç’mund
të bëni me një kopje, nëse blini një të tillë.  Dallimi s’është thjesht punë
parash.  Sistemi i pronarëve të software-it i nxit pronarët e sistemit të
prodhojnë diçka - por jo çfarë i duhet vërtet shoqërisë.  She shkakton
ndotje etike të padukshme që na prek tërë neve.</p></li>

</ul>

<p>
Çfarë i duhet shoqërisë? I duhet informacion që është vërtet i passhëm nga
qytetarët e saj - për shembull, programe që njerëzit mund t’i lexojnë,
ndreqin, përshtatin dhe përmirësojnë, jo thjesht t’i përdorin.  Por ajo që
japin zakonisht pronarët e software-it është një kuti e zezë të cilën s’mund
ta studiojmë apo ndryshojmë.</p>

<p>
Shoqëria gjithashtu ka nevojë për liri.  Kur një program ka pronar,
përdoruesit humbasin lirinë të kontrollojnë pjesë të jetës së tyre.</p>

<p>
Dhe, mbi të gjitha, shoqëria ka nevojë të nxisë mes qytetarëve të saj frymën
e bashkëpunimit vullnetar.  Kur pronarët e software-it na thonë se të
ndihmosh fqinjët tanë në një rrugë të natyrshme është “pirateri”, ata ndotin
frymën civile të shoqërisë tonë.</p>

<p>
Kjo është arsyeja pse themi se <a href="/philosophy/free-sw.html">software-i
i lirë</a> është çështje lirie, jo çmimi.</p>

<p>
Argumenti ekonomik për pronarët është i gabuar, por problemi ekonomik është
real.  Disa njerëz shkruajnë <em>software</em> të dobishëm nga kënaqësia e
shkrimit të tij ose nga admirim dhe dashuria; por nëse duam më tepër
<em>software</em> se sa shkruajnë këta njerëz, na duhet të mbledhim fonde.</p>

<p>
Që nga vitet ’80, zhvilluesit e software-it të lirë kanë provuar metoda të
ndryshme për të gjetur fonde, me njëfarë suksesi.  S’është nevoja që
gjithkush të bëhet i pasur; një palë të ardhura të zakonshme përbëjnë goxha
nxitje për të bërë plot punë që sjellin më pak kënaqësi se sa programimi.</p>

<p>
Për vite të tëra, derisa anëtarësia shok e bëri të panevojshme, e nxora
jetesën nga thellime të software-it të lirë që pata shkruar, për klientë të
ndryshëm.  Çdo thellim i shtohej versionit standard të hedhur në qarkullim
dhe ndaj si përfundim u bë i passhëm nga publiku i përgjithshëm.  Klientët
më paguan që të mund të punoja mbi thellimet që donin, në vend se mbi veçori
që unë mund t’i kisha konsideruar të përparësisë më të lartë.</p>

<p>
Disa zhvillues software-i të lirë nxjerrin para duke shitur shërbime
asistence.  Më 1994-n, Cygnus Support, me rreth 50 të punësuar, vlerësoi se
rreth 15 përqind e veprimtarisë së stafit qe zhvillim software-i të lirë -
një përqindje e respektueshme për një shoqëri software-i.</p>

<p>
Në fillimet e viteve ’90, shoqëri, përfshi, Motorola, Texas Instruments dhe
Analog Devices ranë dakord të financonin zhvillimin e përpiluesit GNU C.
Shumica e zhvillimit të GCC-së ende kryhet nga zhvillues të paguar.
Përpiluesi GNU për gjuhën Ada u financua gjatë viteve ’90 nga Forca Ajrore e
ShBA-ve dhe kështu vazhdoi deri kur u formua një shoqëri posaçërisht për atë
qëllim.</p>

<p>
Lëvizja e software-it të lirë është ende e vogël, por shembulli i radiove të
mbuluara financiarisht nga dëgjuesit, në ShBA tregon se është e mundur të
përkrahet një veprimtari e madhe pa e detyruar secilin prej nesh të paguajë.</p>

<p>
Si një përdorues kompjuteri sot, mund ta kapni veten duke përdorur një
program <a
href="/philosophy/categories.html#ProprietarySoftware">pronësor</a>.  Nëse
shoku ju kërkon të bëni një kopje, do të ishte e gabuar të mos pranoni.
Bashkëpunimi është më i rëndësishëm se sa të drejtat e kopjimit.  Por
bashkëpunimi nën rrogoz, në ilegalitet, nuk bën për një shoqëri të mirë.
Një person duhet të aspirojë të jetojë një jetë drejt, haptas, me krenari
dhe kjo do të thotë t’i thuhet jo software-it pronësor.</p>

<p>
E meritoni të jeni në gjendje të bashkëpunoni haptas dhe lirish me persona
të tjerë që përdorin <em>software</em>.  E meritoni të jeni në gjendje të
mësoni se si funksionon software-i dhe t’ua mësoni studentëve tuaj.  E
meritoni të jeni në gjendje të punësoni programuesin tuaj të parapëlqyer për
ta ndrequr, kur dëmtohet.</p>

<p>
Meritoni <em>software</em> të lirë.</p>
<div class="column-limit"></div>

<h3 class="footnote">Poshtëshënim</h3>
<ol>
<li id="footnote1">Akuzat më pas u gjetën të pavërteta.</li>
</ol>

<hr class="no-display" />
<div class="edu-note c"><p id="fsfs">Kjo sprovë është botuar te <a
href="https://shop.fsf.org/product/free-software-free-society/"><cite>Software
i Lirë, Shoqëri e Lirë: Sprova të Përzgjedhura të Richard
M. Stallman-it</cite></a>.</p></div>
</div>

<div class="translators-notes">

<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't have notes.-->
  </div>
</div>

<!-- for id="content", starts in the include above -->
<!--#include virtual="/server/footer.sq.html" -->
<div id="footer" role="contentinfo">
<div class="unprintable">

<p>Ju lutemi, pyetjet dhe kërkesat e përgjithshme rreth FSF-së &amp; GNU-së
dërgojini te <a href="mailto:gnu@gnu.org">&lt;gnu@gnu.org&gt;</a>.  Ka
gjithashtu <a href="/contact/">mënyra të tjera për t’u lidhur me</a>
FSF-në.  Njoftimet për lidhje të dëmtuara dhe ndreqje apo këshilla të tjera
mund të dërgohen te <a
href="mailto:webmasters@gnu.org">&lt;webmasters@gnu.org&gt;</a>.</p>

<p>
<!-- TRANSLATORS: Ignore the original text in this paragraph,
        replace it with the translation of these two:

        We work hard and do our best to provide accurate, good quality
        translations.  However, we are not exempt from imperfection.
        Please send your comments and general suggestions in this regard
        to <a href="mailto:web-translators@gnu.org">

        &lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p>

        <p>For information on coordinating and contributing translations of
        our web pages, see <a
        href="/server/standards/README.translations.html">Translations
        README</a>. -->
Përpiqemi fort dhe bëjmë sa mundemi për të ofruar përkthime me cilësi të
mirë dhe të përpikta.  Megjithatë, nuk jemi të përjashtuar nga
papërsosmëritë. Ju lutemi, komentet dhe këshillat e përgjithshme lidhur me
këtë dërgojini te <a
href="mailto:web-translators@gnu.org">&lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p><p>Për
të dhëna mbi bashkërendimin dhe parashtrimin e përkthimeve të faqeve tona
web, shihni <a href="/server/standards/README.translations.html">README për
përkthimet</a>.</p>
</div>

<!-- Regarding copyright, in general, standalone pages (as opposed to
     files generated as part of manuals) on the GNU web server should
     be under CC BY-ND 4.0.  Please do NOT change or remove this
     without talking with the webmasters or licensing team first.
     Please make sure the copyright date is consistent with the
     document.  For web pages, it is ok to list just the latest year the
     document was modified, or published.
     
     If you wish to list earlier years, that is ok too.
     Either "2001, 2002, 2003" or "2001-2003" are ok for specifying
     years, as long as each year in the range is in fact a copyrightable
     year, i.e., a year in which the document was published (including
     being publicly visible on the web or in a revision control system).
     
     There is more detail about copyright years in the GNU Maintainers
     Information document, www.gnu.org/prep/maintain. -->
<p>Të drejta kopjimi &copy; 1994, 2009, 2020 Richard Stallman</p>

<p>Kjo faqe mund të përdoret sipas një licence <a rel="license"
href="http://creativecommons.org/licenses/by-nd/4.0/">Creative Commons
Attribution-NoDerivatives 4.0 International License</a>.</p>

<!--#include virtual="/server/bottom-notes.sq.html" -->
<div class="translators-credits">

<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't want credits.-->
 </div>

<p class="unprintable"><!-- timestamp start -->
U përditësua më:

$Date: 2021/11/29 23:00:57 $

<!-- timestamp end -->
</p>
</div>
</div>
<!-- for class="inner", starts in the banner include -->
</body>
</html>