summaryrefslogtreecommitdiff
path: root/talermerchantdemos/blog/articles/sq/who-does-that-server-really-serve.html
blob: b627717defb5cd3debd587be150a7c59b37d3989 (plain)
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52
53
54
55
56
57
58
59
60
61
62
63
64
65
66
67
68
69
70
71
72
73
74
75
76
77
78
79
80
81
82
83
84
85
86
87
88
89
90
91
92
93
94
95
96
97
98
99
100
101
102
103
104
105
106
107
108
109
110
111
112
113
114
115
116
117
118
119
120
121
122
123
124
125
126
127
128
129
130
131
132
133
134
135
136
137
138
139
140
141
142
143
144
145
146
147
148
149
150
151
152
153
154
155
156
157
158
159
160
161
162
163
164
165
166
167
168
169
170
171
172
173
174
175
176
177
178
179
180
181
182
183
184
185
186
187
188
189
190
191
192
193
194
195
196
197
198
199
200
201
202
203
204
205
206
207
208
209
210
211
212
213
214
215
216
217
218
219
220
221
222
223
224
225
226
227
228
229
230
231
232
233
234
235
236
237
238
239
240
241
242
243
244
245
246
247
248
249
250
251
252
253
254
255
256
257
258
259
260
261
262
263
264
265
266
267
268
269
270
271
272
273
274
275
276
277
278
279
280
281
282
283
284
285
286
287
288
289
290
291
292
293
294
295
296
297
298
299
300
301
302
303
304
305
306
307
308
309
310
311
312
313
314
315
316
317
318
319
320
321
322
323
324
325
326
327
328
329
330
331
332
333
334
335
336
337
338
339
340
341
342
343
344
345
346
347
348
349
350
351
352
353
354
355
356
357
358
359
360
361
362
363
364
365
366
367
368
369
370
371
372
373
374
375
376
377
378
379
380
381
382
383
384
385
386
387
388
389
390
391
392
393
394
395
396
397
398
399
400
401
402
403
404
405
406
407
408
409
410
411
412
413
414
415
416
417
418
419
420
421
422
423
424
425
426
427
428
429
430
431
432
433
434
435
436
437
438
439
440
441
442
443
444
445
446
447
448
449
450
451
452
453
454
455
456
457
458
459
460
461
462
463
464
465
466
467
468
469
470
471
472
473
474
475
476
477
478
479
480
481
482
483
484
485
486
487
488
489
490
491
492
493
494
495
496
497
498
499
500
501
502
503
504
505
506
507
508
509
510
511
512
513
514
515
516
517
518
519
520
521
<!--#set var="ENGLISH_PAGE" value="/philosophy/who-does-that-server-really-serve.en.html" -->

<!--#include virtual="/server/header.sq.html" -->
<!-- Parent-Version: 1.86 -->

<!-- This file is automatically generated by GNUnited Nations! -->
<title>Kujt i Shërben Në të Vërtetë Ai Shërbyes? - Projekti GNU - Free Software
Foundation</title>

<!--#include virtual="/philosophy/po/who-does-that-server-really-serve.translist" -->
<!--#include virtual="/server/banner.sq.html" -->
<h2>Kujt i shërben në të vërtetë ai shërbyes?</h2>

<p>nga <strong>Richard Stallman</strong></p>

<blockquote><p>(Versioni i parë u botua në <a
href="http://www.bostonreview.net/richard-stallman-free-software-DRM">
Boston Review</a>.)</p></blockquote>

<p><strong>Në Internet, software-i pronësor s’është mënyra e vetme për të
humbur lirinë tuaj mbi punimin në kompjuter.  Shërbime si Zëvendësim
Software-i, (ose SaaSS), është një tjetër mënyrë për t’i dhënë dikujt
pushtet mbi punimin tuaj me kompjuter.</strong></p>

<p>Thelbi është se mund të keni kontroll mbi një program të shkruar nga dikush
tjetër (nëse është i lirë), por s’mund të keni kurrë kontroll mbi një
shërbim që e xhiron dikush tjetër, ndaj mos përdorni kurrë një shërbim atje
ku, në parim, do të mbaronte punë xhirimi i një programi.</p>


<p>SaaSS do të thotë të përdorësh një shërbim të sendërtuar nga dikush tjetër,
si zëvendësim të xhirimit të kopjes tuaj të një programi.  Termi është i
yni; nuk kanë për ta përdorur artikuj dhe reklama, dhe nuk do t’ju rrëfejnë
nëse një shërbim është apo jo SaaSS.  Në vend të kësaj, ka gjasa të përdorin
termin e vagullt dhe shpërqendrues &ldquo;cloud&rdquo; (&ldquo;re&rdquo;),
me të cilin futen në një thes SaaSS-i tok me praktika të tjera të ndryshme,
disa abuzive dhe disa jo.  Me shpjegimin dhe shembujt e kësaj faqeje, mund
të kuptoni nëse një shërbim është apo jo SaaSS.</p>

<h3>Kuadër Më i Përgjithshëm: Si Ju Heq Lirinë Software-i Pronësor</h3>

<p>Teknologjia dixhitale mund t’ju japë liri; por mundet edhe t’ua heqë
lirinë.  Kërcënimi i parë ndaj kontrollit tonë mbi punimin me kompjuter
erdhi nga <em>software-i pronësor</em>: software të cilin përdoruesit nuk e
kontrollojnë dot, ngaqë e kontrollon i zoti (një kompani si Apple ose
Microsoft).  I zoti shpesh përfiton nga ky pushtet jo i drejtë, duke futur
veçori dashakeqe, f.v. <em>spyware</em>, deriçka, dhe <a
href="http://DefectiveByDesign.org">Administrim Dixhital të Kufizimeve
(DRM)</a> (i quajtur &ldquo;Administrim Dixhital të Drejtash&rdquo; në
propagandën e tyre).</p>

<p>Zgjidhja jonë për këtë problem është zhvillimi i <em>software-it të
lirë</em> dhe mospranimi i software-it pronësor.  Software-i i lirë do të
thotë që ju, si përdorues, keni katër liri themelore: (0)&nbsp;ta xhironi
programin si të keni qejf, (1)&nbsp;ta studioni dhe ndryshoni kodin burim që
të bëjë atë që keni qejf, (2)&nbsp;të rishpërndani kopje ekzakte, dhe
(3)&nbsp;të rishpërndani kopje të versioneve tuaj të modifikuar.  (Shihni <a
href="/philosophy/free-sw.html">përkufizimin e software-it të lirë</a>.)</p>

<p>Me software-in e lirë, ne, përdoruesit, rifitojmë kontrollin mbi punimin me
kompjuter.  Software-i pronësor prapë ekziston, por ne mund ta përjashtojmë
nga jeta jonë dhe shumë prej nesh e kanë bërë.  Por tani na ofrohet një
tjetër rrugë joshëse për të hequr dorë nga kontrolli mbi punimin tonë me
kompjuter: Shërbim si Zëvendësim Software-i (SaaSS).  Për hir të lirive
tonë, na duhet ta hedhim tej edhe këtë.</p>

<h3>Si Ju Heq Lirinë Shërbimi si Zëvendësim Software-i</h3>

<p>Shërbimi si Zëvendësim Software-i (SaaSS) do të thotë përdorimi i një
shërbimi si zëvendësim i xhirimit të kopjes tuaj të një programi.
Konkretisht, do të thotë që dikush ujdis një shërbyes rrjeti që kryen një
punë që mund të bëhet me kompjuter&mdash;për shembull, ndryshimi i një
fotoje, përkthim teksti në një gjuhë tjetër, etj.&mdash;mandej fton
përdoruesit ta lënë shërbyesin të bëjë për ta <em>punën që do të bënin në
kompjuter</em>.  Një përdorues i shërbyesit do t’i dërgonte të dhënat e veta
te shërbyesi, i cili kryen përllogaritjen mbi të dhënat e furnizuara, dhe
mandej ju dërgon përfundimet ose ndryshe vepron drejtpërsëdrejti si
mëkëmbësi juaj.</p>

<p>Ç’kuptim ka të thuhet se një veprimtari e dhënë punimi në kompjuter është i
<em>juaji</em>? Do të thotë se pjesë e tij s’është askush tjetër.  Që të
qartësohet kuptimi i &ldquo;të qenit pjesë&rdquo;, ju paraqesim një
eksperiment të menduar.  Le të mendojmë se çfarëdo software-i i lirë që mund
t’ju duhet për punën, mund ta keni, si dhe çfarëdo të dhënash që mund t’ju
duhen, si dhe kompjutera me çfarëdo shpejtësie, funksionesh dhe aftësish që
mund të jetë e nevojshme.  A do ta bënit atë punën krejtësisht brenda këtyre
kompjuterave, pa komunikuar me kompjuterat e cilitdo tjetër?</p>

<p>Nëse po, atëherë veprimtaria është <em>tërësisht e juaja</em>.  Për hir të
lirisë, e keni hak ta kontrolloni.  Nëse e kryeni duke përdorur
<em>software</em> të lirë, e kontrolloni.  Ndërsa duke përdorur shërbimin e
dikujt tjetër, do t’i jepte atij tjetrit kontroll mbi përllogaritjet tuaja.
Këtë skenar e quajmë SaaSS, dhe themi se është i padrejtë.</p>

<p>Përkundrazi, nëse për arsye themelore s’do të mund ta bënit atë punë, në
kompjuterat tuaj, atëherë puna s’është krejtësisht e juaja, ndaj çështja e
SaaSS-it nuk ka vend për atë punë.  Në përgjithësi, këto veprimtari kanë të
bëjnë me komunikimin me të tjerët.</p>

<p>Shërbyesit SaaSS ua rrëmbejnë kontrollin përdoruesve edhe më pakthyeshëm se
sa software-i pronësor.  Me software-in pronësor, përdoruesit zakonisht
marrin një kartelë të ekzekutueshme programi, por jo kodin burim.  Kjo e bën
të vështirë studimin e kodit që xhirohet, ndaj është e vështirë të
përcaktohet se ç’bën në të vërtetë programi, dhe e vështirë të ndryshohet.</p>

<p>Me SaaSS-in, përdoruesit nuk ka as kartelën e ekzekutueshme të programit që
bën punën për ta: programi gjendet në shërbyesin e dikujt gjetkë, ku
përdoruesit s’mund ta shohin apo të fusin duart.  Ndaj për ta është e
pamundur të sigurohen se çfarë bën në të vërtet, dhe e pamundur ta
ndryshojnë.</p>

<p>Për më tepër, SaaSS shpie automatikisht në pasoja të njëvlershme me veçoritë
dashakeqe të disa prej software-it pronësor.</p>

<p> Për shembull, disa programe pronësorë janë &ldquo;spyware&rdquo;: programi
<a href="/philosophy/proprietary-surveillance.html"> dërgon të dhëna mbi
veprimtari kompjuterike të përdoruesve</a>.  Microsoft Windows dërgon te
Microsoft-i të dhëna mbi veprimtaritë e përdoruesve.  Windows Media Player
raporton se çfarë sheh apo dëgjon çdo përdorues.  Amazon Kindle raporton se
cilat faqe të librave shohin përdoruesit, dhe ku.  Angry Birds raporton
historik gjeovendndodhjeje të përdoruesit.</p>

<p>Ndryshe nga software-i pronësor, SaaSS-i nuk kërkon kod mbulesë për të
përfituar të dhëna të përdoruesit.  Në vend të kësaj, përdoruesit duhet të
dërgojnë të dhëna të tyret te shërbyesi që të mund ta përdorin.  Kjo ka të
njëjtin efekt si spyware-i: operatori i shërbyesit merr të dhënat &mdash; pa
mundim të veçantë, nga vetë natyra e SaaSS-it.  Amy Webb, që kurrë nuk kish
në mendje të postonte ndonjë foto të së bijës, bëri gabimin e përdorimit të
një SaaSS-i (Instagram) për përpunim të fotove të saj. Dhe më pas <a
href="http://www.slate.com/articles/technology/data_mine_1/2013/09/privacy_facebook_kids_don_t_post_photos_of_your_kids_on_social_media.html">
fotot rrodhën prej andej</a> në internet.
</p>

<p>Teorikisht, fshehtëzimi homomorfik një ditë mund të përparojë deri në atë
pikë sa shërbime SaaSS të ardhshme të mund të ndërtohen për të qenë të
paafta të kuptojnë disa nga të dhënat që përdoruesit dërgojnë në ta.
Shërbime të tilla <em>mundet</em> të ujdisen për të mos futur hundët te
përdoruesit; kjo s’do të thotë ama që <em>nuk</em> do të futen hundët.
Gjithashtu, futja e hundëve është vetëm një nga padrejtësitë dytësore të
SaaSS-it.</p>

<p>Disa sisteme operative kanë deriçka të pasme universale, që i lejojnë dikujt
të instalojë që nga larg ndryshime software-i.  Për shembull, Windows ka një
të tillë përmes të cilës Microsoft-i mundet të ndryshojë me detyrim çfarëdo
software-i në makinë.  Thuajse krejt telefonat portativë kanë të tilla
gjithashtu.  Deriçka universale kanë edhe disa aplikacione pronësore; për
shembull, klienti Steam për GNU/Linux i lejon programuesit të instalojë që
nga larg versione të modifikuara.</p>

<p>Me SaaSS-in, operatori i shërbyesit mund të ndryshojë software-in në
përdorim te shërbyesi.  Do të duhej të qe në gjendje ta bëjë këtë, ngaqë
është kompjuteri i tij; përfundimi ama është i njëjtë si me përdorimin e një
programi aplikacioni pronësor me deriçkë universale: dikush ka fuqinë të
imponojë heshtazi ndryshime se si përdoruesi kryen punimin me kompjuter .</p>

<p>Ndaj, SaaSS-i është i barasvlershëm me xhirim software-i pronësor me
<em>spyware</em> dhe deriçkë universale.  I jep operatorit të shërbyesit
fuqi të padrejtë mbi përdoruesin, dhe kjo fuqi është diçka të cilës duhet
t’i rezistojmë.</p>

<h3>SaaSS dhe SaaS</h3>

<p>Fillimisht kësaj praktike problematike iu referuam si &ldquo;SaaS&rdquo;, që
do të thotër &ldquo;Software as a Service&rdquo; - Software si Shërbim.
Është një term i përdorur rëndom për ujdisjen e një software-i në një
shërbyes, në vend të ofrimit të kopjeve të tij përdoruesve, dhe menduam se
përshkruante në mënyrë të përpiktë rastet kur ndodh ky problem.</p>

<p>Më pas vumë re se termi SaaS ndonjëherë përdoret për shërbime komunikimi
&mdash; veprimtari për të cilat kjo çështje nuk ka vend.  Veç kësaj, termi
&ldquo;Software-i si Shërbim&rdquo; nuk shpjegon <em>pse</em> praktika është
e keqe.  Ndaj sajuam termin &ldquo;Shërbim si Zëvendësim Software-i&rdquo;,
që i përkufizon më qartë praktikat e dëmshme dhe e shpreh se ku qëndron e
keqja.</p>

<h3>Ndarja e Çështjes së SaaSS-it nga Çështja e Software-it Pronësor</h3>

<p>SaaSS-i dhe software pronësor shpien në përfundime të dëmshme të ngjashme,
por mekanizmat janë të ndryshëm.  Me software-in pronësor, mekanizmin e
përbën pasja dhe përdorimi i një kopje e cila është e vështirë dhe/ose e
paligjshme të ndryshohet.  Me SaaSS-in, nuk e keni kopjen që kryen
përllogaritjet për ju.</p>

<p>Këto dy çështje shpesh ngatërrohen, dhe jo vetëm padashur. Zhvilluesit Web
përdorin termin e vagullt &ldquo;aplikacion web&rdquo; për të vënë në një
thes software shërbyesi tok me programe të xhiruar në makinën tuaj përmes
shfletuesit tuaj.  Disa faqe web instalojnë në shfletuesin tuaj programe
JavaScript jo më triviale, madje të mëdhenj, pa ju informuar fare.  <a
href="/philosophy/javascript-trap.html">Kur këto programe JavaScript janë jo
të lira</a>, ato shkaktojnë të njëjtën lloj padrejtësie si çfarëdo software
tjetër jo i lirë.  Këtu, ama, problemin e kemi me çështjen e përdorimit të
shërbimit në vetvete.</p>

<p>Shumë përkrahës të software-it të lirë mendojnë se problemi i SaaSS-it do të
zgjidhet duke zhvilluar software të lirë për shërbyesit.  E mira e
operatorit të shërbyesit është që programet në shërbyes më mirë të ishin të
lirë; nëse janë pronësorë, zhvilluesit/të zotët e tyre kanë pushtet mbi
shërbyesin.  Kjo është e padrejtë kundrejt operatorit të shërbyesit, dhe nuk
i ndihmon fare përdoruesit e shërbyesit.  Por nëse programet në shërbyes
janë të lirë, kjo nuk i mbron <em>përdoruesit e shërbyesit</em> nga efektet
SaaSS.  Këto programe çlirojnë operatorin e shërbyesit, por jo përdoruesit e
shërbyesit.</p>

<p>Hedhja në qarkullim e kodit burim të software-it të shërbyesit është me
përfitim për bashkësinë: u bën të mundur përdoruesve me aftësitë e duhura të
ndërtojnë shërbyes të ngjashëm, ndoshta edhe duke e ndryshuar software-in.
<a href="/licenses/license-recommendations.html"> Rekomandojmë përdorimin e
GNU Affero GPL-së</a> si licencën për programe të përdorur shpesh në
shërbyes.</p>

<p>Por asnjë prej këtyre shërbyesve nuk do t’ju jepte kontroll mbi
përllogaritjet që bëni në të, veç në qoftë shërbyesi <em>juaj</em> (një i
tillë për të cilin kontrolloni software-in që xhiron, pavarësisht nëse
makina është pronë e juaja apo jo).  Mund të mos ketë problem t’i besoni
shërbyesit të një miku për disa punë, ashtu siç mund të lini shokët tuaj të
mirëmbajnë software-in në kompjuterin tuaj. Jashtë kësaj shtrirjeje, krejt
shërbyesit nga ju duhen konsideruar SaaSS.  SaaSS-i përherë ju nënshtron
ndaj pushtetit të operatorit të shërbyesit, dhe kura e vetme është: <em>Mos
përdorni SaaSS!</em> Mos përdorni shërbyesin e dikujt tjetër për të bërë
përllogaritjet tuaja mbi të dhëna që i furnizoni ju vetë.</p>

<p>Kjo çështje demonstron thellësinë e dallimit mes &ldquo;burimit të
hapur&rdquo; dhe &ldquo;software-it të lirë&rdquo;.  Kodi burim që është
burim i hapur <a href="/philosophy/free-open-overlap.html">është, thuajse
përherë, i lirë</a>.  Megjithatë, ideja e një <a
href="https://opendefinition.org/ossd/">shërbimi &ldquo;software-i me burim
të hapur&rdquo;</a>, duke nënkuptuar një për të cilin software-i i
shërbyesit është me burim të hapur dhe/ose i lirë, dështon t’i japë zgjidhje
çështjes së SaaSS-it.</p>

<p>Shërbimet janë në thelb të ndryshme nga programet, dhe çështjet etike që
shpërfaqin shërbimet janë në thelb të ndryshme nga çështjet që shpërfaqin
programet.  Për të shmangur ngatërrimin, <a
href="/philosophy/network-services-arent-free-or-nonfree.html"> e shmangim
përshkrimin e një shërbimi si &ldquo;të lirë&rdquo; ose
&ldquo;pronësor.&rdquo;</a></p>

<h3>Bërja e Dallimit Mes SaaSS-it dhe Shërbimeve të Tjera Rrjeti</h3>

<p>Cilat shërbime internetore janë SaaSS? Shembulli më i qartë është një
shërbim përkthimi, i cili përkthen tekst (le të themi) Anglisht në tekst
Spanjisht.  Përkthimi i një teksti për ju është një akt kompjuterik që ju
takon thjesht juve.  Mund ta bënit duke xhiruar një program në kompjuterin
tuaj, vetëm të kishit programin e duhur.  (Për të qenë etik, ky program do
të duhej të ishte i lirë.)  Shërbimi i përkthimit e zëvendëson këtë program,
pra është një Shërbim si Zëvendësim Software-i, ose SaaSS.  Ngaqë ju mohon
kontrollin mbi punimin tuaj në kompjuter, ju bën dëm.</p>

<p>Një tjetër shembull është përdorimi i një shërbimi si Flickr apo Instagram
për të modifikuar një foto.  Modifikimi i fotove është një veprimtari që
njerëzit kanë me dhjetëra vjet që e bëjnë në kompjuterat e tyre; bërja tani
në një shërbyes që nuk e kontrolloni, në vend se në kompjuterin tuaj, përbën
SaaSS.</p>

<p>Të mos pranosh SaaSS nuk do të thotë të refuzosh të përdorësh çfarëdo
shërbyesi rrjeti të xhiruar nga kushdo tjetër veç jush.  Shumica e
shërbyesve nuk janë SaaSS, ngaqë punët që bëjnë janë një lloj komunikimi, në
vend se përllogaritje në këmbë të përdoruesit.</p>

<p>Ideja origjinale për shërbyesit web nuk qe të bënin përllogaritje për ju, qe
botimi i të dhënave për ju, që të mund t’i përdorni.  Madje edhe sot, kjo
është ajo çka bëjnë shumica e sajteve, dhe nuk shtrohet problemi SaaSS,
ngaqë përdorimi i informacioneve të botuara të dikujt nuk përbën kryerje
përllogaritjesh në këmbë të tij.  Dhe i tillë s’është as përdorimi i një
blogu për të botuar vepra tuajat, apo përdorimi i një shërbimi mikroblogimi
si Twitter ose StatusNet.  (Këto shërbime mund të kenë ose jo probleme të
tjera, në varësi të hollësive që merren në shqyrtim.)  E njëjta gjë vlen
edhe për komunikime të tjera që nuk janë konceptuar për të qenë private,
b.f. grupe fjalosjesh.</p>

<p>Në thelbin e saj, lidhja përmes rrjetesh shoqërore është një formë botimi
dhe komunikimi, jo SaaSS.  Sidoqoftë, një shërbim që përbërëse bazë ka
lidhjen mes një rrjeti shoqëror, mund të ketë veçori ose zgjerime që janë
SaaSS.</p>

<p>Nëse një shërbim s’është SaaSS, kjo nuk do të thotë që kaq qe, jemi në
rregull.  Ka çështje të tjera etike rreth shërbimeve.  Për shembull,
Facebook-u përdor Flash për videot, çka i shtyn me zor përdoruesit të
përdorin software jo të lirë; lyp xhirim në kompjuterin tuaj kodi JavaScript
jo të lirë; dhe u jep përdoruesve një përshtypje të shtrembër privatësie,
ndërkohë që i josh ata t’i shfaqin Facebook-ut lakuriq jetën e tyre.  Këto
janë probleme të rëndësishme, të ndryshme nga problemi SaaSS.
</p>

<p>Shërbime të tillë si motorët e kërkimeve grumbullojnë të dhëna nga anembanë
web-i dhe ju lejojnë t’i merrni në shqyrtim.  Këqyrja e koleksioneve të tyre
të të dhënave s’është e njëjtë me përllogaritje që do të bënit ju, në
kuptimin e rëndomtë të fjalës &mdash; atë koleksion nuk e furnizuat ju
&mdash; ndaj përdorimi i atij shërbimi për të bërë kërkime në internet nuk
është SaaSS.  Por, përdorimi i shërbyesit të dikujt tjetër për të sendërtuar
funksione kërkimi për sajtin tuaj <em>është</em> SaaSS.</p>

<p>Blerjet internetore nuk përbëjnë SaaSS, ngaqë përllogaritjet nuk janë
veprimtari e <em>juaja</em>; ato kryhen në bashkëpunim me ju dhe për ju, nga
ju dhe dyqani.  Problemi i vërtetë me blerjet internetore është t’ua besoni
apo jo palëve të tjera paratë tuaja dhe të tjera të dhëna personale (duke
filluar me emrin tuaj).</p>

<p>Sajte depozitimesh, të tillë si Savannah dhe SourceForge nuk janë nga natyra
SaaSS, ngaqë puna e një depoje është botimi i të dhënave që i furnizohen.</p>

<p>Përdorimi i shërbyesve të një projekti të përbashkët s’është SaaSS, ngaqë
përllogaritjet që bëhen në këtë mënyrë, s’ju përkasin juve.  Për shembull,
nëse përpunoni faqe në Wikipedia, nuk bëni përllogaritje tuajat; në vend të
kësaj, po bashkëpunoni në përllogaritje të Wikipedia-s.  Wikipedia ka
kontrollin e shërbyesve të vet, por entet, dhe po ashtu edhe personat
individualë, problemin e SaaSS-it e hasin nëse kryejnë në shërbyesin e
dikujt atë që mund ta bënin në kompjuterin e tyre.</p>

<p>Disa sajte ofrojnë shumë shërbime njëherësh, dhe nëse njëri s’është SaaSS,
tjetri mund të jetë.  Për shembull, shërbimi kryesor i Facebook-ut
përfaqëson lidhjet përmes një rrjeti shoqëror, dhe kjo nuk është SaaSS;
megjithatë ai mbulon aplikacione nga palë të treta, disa prej të cilave
përbëjnë SaaSS.  Shërbimi kryesor që bën Flickr's është shpërndarja e
fotove, që nuk përbën SaaSS, por ai ka edhe veçori për përpunim fotosh, çka
është SaaSS.  Po njësoj, përdorimi i Instagramit për postimin e një fotoje,
nuk përbën SaaSS, por përdorimi i tij për të transformuar foton është SaaSS.</p>

<p>Google Docs tregon se sa i ndërlikuar mund të bëhet vlerësimi i një shërbimi
të caktuar.  Në të, njerëzit ftohen të përpunojnë një dokument përmes
xhirimit të një <a href="/philosophy/javascript-trap.html">programi jo të
lirë JavaScript</a>, të madh, haptazi gabim.  Megjithatë, ai ofron një API
për ngarkim dhe shkarkim dokumentesh në formate standard.  Një përpunues
tekstesh që është software i lirë mund ta bëjë këtë përmes kësaj API.  Ky
skenar nuk përbën SaaSS, ngaqë e përdor Google Docs thjesht si një depo të
rëndomtë.  Shfaqja e krejt të dhënave tuaja një kompanie është e dëmshme,
por kjo hyn te privatësia, jo te SaaSS; të qenët i varur nga një shërbim për
të hyrë në të dhënat personale është i dëmshëm, por këtu bëhet fjalë për
rreziqe, jo për SaaSS.  Nga ana tjetër, përdorimi i shërbimit për shndërrim
formatesh dokumentesh <em>është</em> SaaSS, ngaqë është diçka që do të mund
ta bënit duke xhiruar një program të përshtatshëm (të lirë, shpresohet) në
kompjuterin tuaj.</p>

<p>Përdorimi i Google Docs përmes një përpunuesi të lirë është i rrallë,
sigurisht.  Në shumicën e rasteve, njerëzit e përdorin përmes programit
JavaScript jo të lirë, që është i dëmshëm si cilido program jo i lirë.  Ky
skenar mund të evoluojë drejt SaaSS-i, gjithashtu; kjo varet se cila pjesë e
përpunimit kryhet në programin JavaScript dhe cila pjesë në shërbyes.  Nuk e
dimë, por ngaqë SaaSS-i dhe software-i pronësor i bëjnë dëm të ngjashëm
përdoruesit, s’është kyçe ta dimë.</p>

<p>Botimi i diçkaje përmes depos së dikujt tjetër nuk sjell në lojë probleme
privatësie, por botimi përmes Google Docs ka një problem special: është e
pamundur madje të <em>shihet teksti</em> i një dokumenti Google Docs në një
shfletues pa xhiruar kod JavaScript jo të lirë.  Ndaj, s’duhet të përdorni
Google Docs për të botuar gjë &mdash; por arsyeja nuk hyn te SaaSS-i.</p>

<p>Industria TI i shkurajon përdoruesit të bëjnë këto dallime.  Për këtë
shërben fjala në modë &ldquo;cloud computing&rdquo;.  Ky term është kaq
nebuloz sa që mund t’i referohet thuajse çfarëdo përdorimi të Internetit.
Përfshin SaaSS, si dhe mjaft praktika të tjera përdorimi të rrjeteve.  Në
çfarëdo konteksti të dhënë, gjasat janë që, një autor që shkruan
&ldquo;cloud&rdquo; (në qoftë person teknik), të ketë në mendje një
domethënie specifike, por zakonisht nuk shpjegon që në artikuj të tjetër
termi ka domethënie të tjera specifike.  Termi i shpie njerëzit të bëjnë
përgjithësime mbi praktika të cilat do të duhej t’i shqyrtonin tek e tek.</p>

<p>Nëse &ldquo;cloud computing&rdquo; ka një kuptim, ky nuk është ndonjë mënyrë
e kryerjes së përllogaritjeve, por një rrugë të menduari rreth
përllogaritjeve: një trajtim moskokëçarës që thotë, &ldquo;Mos pyet.  Mos u
bëj merak se kush i kontrollon përllogaritjet tuaja ose kush i mban të
dhënat tuaja.  Mos kontrollo për karrem të fshehur brenda shërbimit tonë,
përpara se ta përtypni.  Besojuni pa ngurrim kompanive.&rdquo; Me fjalë të
tjera, &ldquo;Jini leshko.&rdquo; Mjegulla në mendje është pengesë për të
menduarit e qartë.  Për hir të të menduarit të qartë rreth përllogaritjeve,
le ta shmangim termin &ldquo;cloud.&rdquo;</p>

<h3 id="renting">Marrja Me Qera e një Shërbyesi Që Ndryshon Nga SaaSS-i</h3>

<p>Nëse merrni me qira një shërbyes (real apo virtual), mbi ngarkesën software
të të cilit keni kontrollin, këtu nuk kemi SaaSS.  Në SaaSS, dikush tjetër
vendos se çfarë software-i xhiron në shërbyes dhe prandaj  kontrollon
përllogaritjet që ai bën për ju. Në rastin kur instaloni software në
shërbyes, se ç’përllogaritje bën ky për ju, e kontrolloni ju.  Ndaj,
shërbyesi i marrë me qira është në fakt kompjuter i juaji.  Për këtë
çështje, merret si i juaji.</p>

<p>Të <em>dhënat</em> në shërbyes të largët të marrë me qira janë më pak të
sigurta se sa po ta kishit shërbyesin në shtëpi, por kjo është një çështje
më vete nga SaaSS.</p>

<p>Kjo lloj dhënie me qira e shërbyesit quhet ndonjëherë “IaaS”, por ky term
hyn në një strukturë konceptuale që i minimizon problemet të cilat i
konsiderojmë të rëndësishme.</p>

<h3>Trajtimi i Problemit SaaSS</h3>

<p>Vetëm një pjesë e vogël e krejt sajteve realizojnë SaaSS; për shumicën nuk
shtrohet problemi.  Por ç’duhet të bëjmë me ata për të cilët shtrohet?</p>

<p>Për rastin e thjeshtë, kur bëni përllogaritje mbi të dhëna që i keni vetë në
dorë, zgjidhja është e thjeshtë: përdorni kopjen tuaj të një aplikacioni
software të lirë.  Bëni përpunim tekstesh me kopjen tuaj të një përpunuesi
të lirë tekstesh, të tillë si GNU Emacs ose një fjalëpërpunues i lirë.  Bëni
përpunim fotosh tuajat me kopjen tuaj të një software të lirë, të tillë si
GIMP.  Po kur nuk ka program të lirë? Një program pronësor ose SaaSS-i do
t’ju hiqte lirinë, ndaj s’duhet t’i përdorni.  Mund të kontribuoni me kohë
ose me para që të zhvillohet një zëvendësim i lirë i tij.</p>

<p>Po për bashkëpunim me individë të tjerë si një grup? Hëpërhë mund të jetë e
zorshme të bëhet kjo pa përdorur një shërbyes, dhe grupi juaj mund të mos
dijë si të xhirojë shërbyesin e vet.  Nëse përdorni shërbyesin e dikujt
tjetër, të paktën mos i besoni një shërbyesi të xhiruar nga një kompani.
Një kontratë e thjeshtë klienti nuk është mbrojtje, veç nëse mund të kapni
një shkelje dhe vërtet mundeni të paditni, dhe gjasat janë që kompania e
shkruan kontratën për të lejuar një gamë të gjerë abuzimesh.  Shteti, nën
kërcënimin e ndjekjes ligjore, mund t’i kërkojë kompanisë të dhënat tuaja
dhe të kujtdo tjetër, ashtu siç ka bërë Obama me kompani telefonike, duke
hamendësuar që kompania nuk e bën këtë vullnetarisht, ashtu si kompanitë
telefonike të ShBA-ve që përgjuan ilegalisht klientët e tyre për Bush-in.
Nëse duhet të përdorni një shërbyes, përdorni një shërbyes operatori i të
cilit ju jep një bazë besueshmërie tej marrëdhënies së thjeshtë komerciale.</p>

<p>Sidoqoftë, në shtrirje më të gjatë kohore, mund të krijojmë alternativa ndaj
përdorimit të shërbyesve.  Për shembull, mund të krijojmë një program
<em>peer-to-peer</em> përmes të cilit bashkëpunëtorët të mund të shkëmbejnë
të dhëna të fshehtëzuara.  Bashkësia e software-it të lirë duhet të
zhvillojë zëvendësime <em>peer-to-peer</em> për &ldquo;aplikacione
web&rdquo; të rëndësishme.  Hedhja e tyre në qarkullim nën licencën <a
href="/licenses/why-affero-gpl.html"> GNU Affero GPL</a> mund të ishte
veprim i mençur, ngaqë do të ishin kandidatë për shndërrim nga dikush tjetër
në programe me bazë shërbyes.  <a href="/">Projekti GNU</a> kërkon
vullnetarë për të punuar për zëvendësime të tilla.  Ne i ftojmë edhe
projektet e tjera të software-it të lirë ta shohin këtë problem në
strukturat e tyre.</p>

<p>Ndërkohë, nëse një kompani ju fton të përdorni shërbyesit e saj për të kryer
punë tuajat me përllogaritje, mos u dorëzoni; mos përdorni SaaSS.  Mos blini
apo instaloni &ldquo;thin clients&rdquo;, që janë thjesht kompjutera kaq të
dobët sa ju bëjnë të kryeni punën tuaj reale në një shërbyes, veç në i
përdorshi me shërbyesin <em>tuaj</em>.  Përdorni një kompjuter tuajin dhe
mbajini të dhënat tuaja aty.  Kryejeni punën me kopjen tuaj të një programi
të lirë, për hir të lirisë.</p>

<h3>Shihni edhe:</h3>
<p><a href="/philosophy/bug-nobody-allowed-to-understand.html">E meta të Cilën
Askush S’është Lejuar Ta Kuptojë</a>.</p>

<div class="translators-notes">

<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't have notes.-->
     </div>
</div>

<!-- for id="content", starts in the include above -->
<!--#include virtual="/server/footer.sq.html" -->
<div id="footer">
<div class="unprintable">

<p>Ju lutemi, pyetjet dhe kërkesat e përgjithshme rreth FSF-së &amp; GNU-së
dërgojini te <a href="mailto:gnu@gnu.org">&lt;gnu@gnu.org&gt;</a>.  Ka
gjithashtu <a href="/contact/">mënyra të tjera për t’u lidhur me</a>
FSF-në.  Njoftimet për lidhje të dëmtuara dhe ndreqje apo këshilla të tjera
mund të dërgohen te <a
href="mailto:webmasters@gnu.org">&lt;webmasters@gnu.org&gt;</a>.</p>

<p>
<!-- TRANSLATORS: Ignore the original text in this paragraph,
        replace it with the translation of these two:

        We work hard and do our best to provide accurate, good quality
        translations.  However, we are not exempt from imperfection.
        Please send your comments and general suggestions in this regard
        to <a href="mailto:web-translators@gnu.org">

        &lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p>

        <p>For information on coordinating and submitting translations of
        our web pages, see <a
        href="/server/standards/README.translations.html">Translations
        README</a>. -->
Përpiqemi fort dhe bëjmë sa mundemi për të ofruar përkthime me cilësi të
mirë dhe të përpikta.  Megjithatë, nuk jemi të përjashtuar nga
papërsosmëritë. Ju lutemi, komentet dhe këshillat e përgjithshme lidhur me
këtë dërgojini te <a
href="mailto:web-translators@gnu.org">&lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p><p>Për
të dhëna mbi bashkërendimin dhe parashtrimin e përkthimeve të faqeve tona
web, shihni <a href="/server/standards/README.translations.html">README për
përkthimet</a>.</p>
</div>

<!-- Regarding copyright, in general, standalone pages (as opposed to
     files generated as part of manuals) on the GNU web server should
     be under CC BY-ND 4.0.  Please do NOT change or remove this
     without talking with the webmasters or licensing team first.
     Please make sure the copyright date is consistent with the
     document.  For web pages, it is ok to list just the latest year the
     document was modified, or published.
     
     If you wish to list earlier years, that is ok too.
     Either "2001, 2002, 2003" or "2001-2003" are ok for specifying
     years, as long as each year in the range is in fact a copyrightable
     year, i.e., a year in which the document was published (including
     being publicly visible on the web or in a revision control system).
     
     There is more detail about copyright years in the GNU Maintainers
     Information document, www.gnu.org/prep/maintain. -->
<p>Të drejta kopjimi &copy; 2010, 2013, 2015, 2016, 2018, 2020 Richard Stallman</p>

<p>Kjo faqe mund të përdoret sipas një licence <a rel="license"
href="http://creativecommons.org/licenses/by-nd/4.0/">Creative Commons
Attribution-NoDerivatives 4.0 International License</a>.</p>

<!--#include virtual="/server/bottom-notes.sq.html" -->
<div class="translators-credits">

<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't want credits.-->
 </div>

<p class="unprintable"><!-- timestamp start -->
U përditësua më:

$Date: 2021/01/01 15:59:25 $

<!-- timestamp end -->
</p>
</div>
</div>
<!-- for class="inner", starts in the banner include -->
</body>
</html>