summaryrefslogtreecommitdiff
path: root/talermerchantdemos/blog/articles/sq/surveillance-vs-democracy.html
blob: bfbd850c7bcb528bf937c5bee80d72c569764e7d (plain)
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52
53
54
55
56
57
58
59
60
61
62
63
64
65
66
67
68
69
70
71
72
73
74
75
76
77
78
79
80
81
82
83
84
85
86
87
88
89
90
91
92
93
94
95
96
97
98
99
100
101
102
103
104
105
106
107
108
109
110
111
112
113
114
115
116
117
118
119
120
121
122
123
124
125
126
127
128
129
130
131
132
133
134
135
136
137
138
139
140
141
142
143
144
145
146
147
148
149
150
151
152
153
154
155
156
157
158
159
160
161
162
163
164
165
166
167
168
169
170
171
172
173
174
175
176
177
178
179
180
181
182
183
184
185
186
187
188
189
190
191
192
193
194
195
196
197
198
199
200
201
202
203
204
205
206
207
208
209
210
211
212
213
214
215
216
217
218
219
220
221
222
223
224
225
226
227
228
229
230
231
232
233
234
235
236
237
238
239
240
241
242
243
244
245
246
247
248
249
250
251
252
253
254
255
256
257
258
259
260
261
262
263
264
265
266
267
268
269
270
271
272
273
274
275
276
277
278
279
280
281
282
283
284
285
286
287
288
289
290
291
292
293
294
295
296
297
298
299
300
301
302
303
304
305
306
307
308
309
310
311
312
313
314
315
316
317
318
319
320
321
322
323
324
325
326
327
328
329
330
331
332
333
334
335
336
337
338
339
340
341
342
343
344
345
346
347
348
349
350
351
352
353
354
355
356
357
358
359
360
361
362
363
364
365
366
367
368
369
370
371
372
373
374
375
376
377
378
379
380
381
382
383
384
385
386
387
388
389
390
391
392
393
394
395
396
397
398
399
400
401
402
403
404
405
406
407
408
409
410
411
412
413
414
415
416
417
418
419
420
421
422
423
424
425
426
427
428
429
430
431
432
433
434
435
436
437
438
439
440
441
442
443
444
445
446
447
448
449
450
451
452
453
454
455
456
457
458
459
460
461
462
463
464
465
466
467
468
469
470
471
472
473
474
475
476
477
478
479
480
481
482
483
484
485
486
487
488
489
490
491
492
493
494
495
496
497
498
499
500
501
502
503
504
505
506
507
508
509
510
511
512
513
514
515
516
517
518
519
520
521
522
523
524
525
526
527
528
529
530
531
532
533
534
535
536
537
538
539
540
541
542
543
544
545
546
547
548
549
550
551
552
553
554
555
556
557
558
559
560
561
562
563
564
565
566
567
568
569
570
571
572
573
574
575
576
577
578
579
580
581
582
583
584
585
586
587
588
589
590
591
592
593
594
595
596
597
598
599
600
601
602
603
604
605
606
607
608
609
610
611
612
613
614
615
616
617
618
619
620
621
622
623
624
625
626
627
628
629
630
631
632
633
634
635
636
637
638
639
640
641
642
643
644
645
646
647
648
649
650
651
652
653
654
655
656
657
658
659
660
661
662
663
664
665
666
667
668
669
670
671
672
673
674
<!--#set var="ENGLISH_PAGE" value="/philosophy/surveillance-vs-democracy.en.html" -->

<!--#include virtual="/server/header.sq.html" -->
<!-- Parent-Version: 1.90 -->

<!-- This file is automatically generated by GNUnited Nations! -->
<title>Sa Mbikëqyrje Mund të Përballojë Demokracia? - Projekti GNU - Free Software
Foundation</title>
<style type="text/css" media="print,screen"><!--
#intro { margin: 2em auto 1.5em; }
.pict.wide { width: 23em; }
.pict p { margin-top: .2em; }
@media (min-width: 55em) {
   #intro { max-width: 55em; }
   .pict.wide { margin-bottom: 0; }
}
-->
</style>

<!-- GNUN: localize URL /graphics/dog.small.jpg -->
<!--#include virtual="/philosophy/po/surveillance-vs-democracy.translist" -->
<!--#include virtual="/server/banner.sq.html" -->
<h2 class="center">Sa Mbikëqyrje Mund të Përballojë Demokracia?</h2>

<address class="byline center">nga <a href="http://www.stallman.org/">Richard Stallman</a></address>

<!-- rms: I deleted the link because of Wired's announced
     anti-ad-block system -->
<blockquote class="center"><p><em>Një version i këtij artikulli u botua së pari në <cite>Wired</cite> në
tetor&nbsp;2013.<br />
Shihni edhe mundësinë e leximit të &ldquo;<a
href="https://www.theguardian.com/commentisfree/2018/apr/03/facebook-abusing-data-law-privacy-big-tech-surveillance">Një
propozim radikal për t’i mbajtur të parrezik të dhënat tuaja
personale</a>,&rdquo; botuar në <cite>The Guardian</cite> në
prill&nbsp;2018.</em></p></blockquote>

<div class="article">

<div id="intro">
<div class="pict wide">
<a href="/graphics/dog.html">
<img src="/graphics/dog.small.jpg" alt="Karikaturë e një qeni që hap sytë i çuditur para tre reklamave që u shfaqën
në ekranin e kompjuterit të tij…" /></a>
<p>&ldquo;Nga e morën vesh që jam qen?&rdquo;</p>
</div>

<p>Falë atyre që na zbuloi Edward Snowden, e dimë që niveli i sotëm i
mbikëqyrjes së përgjithshme në shoqëri është i papërputhshëm me të drejtat e
njeriut.  Këtë e ripohojnë qartë rëniet në qafë dhe proceset gjyqësore të
vazhdueshme ndaj disidentëve, burimeve të informacionit dhe gazetarëve në
ShBA.  Na duhet ta zvogëlojmë nivelin e mbikëqyrjes së përgjithshme, por
deri ku? Ku bie saktësisht <em>niveli maksimum i mbikëqyrjes</em>, të cilin
duhet të sigurohemi të mos tejkalohet? Është niveli përtej të cilit
mbikëqyrja fillon e plekset me funksionimin e demokracisë, pra kur
nxjerrësit e sekreteve (të tillë si Snowden-i) ka shumë gjasa të zbulohen.</p>
</div>
<div class="columns" style="clear:both">
<p>Të përballur me fshehtësinë e qeverive, ne populli varemi nga nxjerrësit e
sekreteve <a href="https://www.eff.org/deeplinks/2013/11/reddit-tpp-ama">të
na rrëfejnë se çfarë po bën shteti</a>.  (Kjo na u kujtua sërish gjatë
2019-s, teksa nxjerrës të ndryshëm sekretesh i dhanë publikut shtesa të <a
href="https://www.commondreams.org/views/2019/09/27/trumps-ukraine-scandal-shows-why-whistleblowers-are-so-vital-democracy">informacioneve
rreth përpjekjeve të Trump-it për të rrëzuar presidentin e Ukrainës</a>.)
Por mbikëqyrja e sotme i tremb nxjerrësit potencialë të sekreteve, çka do të
thotë se është e tepruar.  Për të shëndoshur kontrollin tonë demokratik mbi
shtetin, duhet ta zvogëlojmë mbikëqyrjen deri në atë pikë, sa nxjerrësit e
sekreteve ta dinë se nuk rrezikohen.</p>

<p>Përdorimi i software-it të lirë/libre, <a
href="/philosophy/free-software-even-more-important.html">që mbroj që prej
1983-shit</a>, është hapi i parë për të marrë kontrollin e jetës sonë
dixhitale, dhe kjo përfshin parandalimin e survejimit.  Nuk mund t’i zëmë
besë software-it jo të lirë; NSA-ja <a
href="https://web.archive.org/web/20130622044225/http://blogs.computerworlduk.com/open-enterprise/2013/06/how-can-any-company-ever-trust-microsoft-again/index.htm">përdor</a>
dhe madje <a
href="http://www.theguardian.com/world/2013/sep/05/nsa-gchq-encryption-codes-security">krijon</a>
në software jo të lirë dobësi sigurie që të mësyjë kompjuterët dhe
rrugëzuesit tanë.  Software-i i Lirë na jep kontroll mbi kompjuterët tanë,
por <a href="http://www.wired.com/opinion/2013/10/149481/">kaq nuk na e
mbron privatësinë, pasi fusim këmbët në Internet</a>.</p>

<p><a
href="http://www.theguardian.com/world/2013/oct/10/nsa-surveillance-patriot-act-author-bill">Në
ShBA po hartohet legjislacion dypartiak për të &ldquo;reduktuar fuqinë e
mbikëqyrjes së brendshme&rdquo;</a>, por duke u mbështetur në kufizimin e
përdorimit nga ana e qeverisë të dosjeve tona virtuale.  Kjo nuk do të
mjaftojë për të mbrojtur nxjerrësit e sekreteve, nëse &ldquo;kapja e
nxjerrësit të sekreteve&rdquo; është përligjje për të patur akses të
mjaftueshëm për identifikimin e tyre.  Na duhet të shkojmë më tej.</p>
</div>

<h3 class="subheader" style="clear: both">Kufiri i Sipërm i Mbikëqyrjes në një Demokraci</h3>

<div class="columns">
<p>Nëse nxjerrësit e sekreteve nuk guxojnë të bëjnë të njohura krime dhe
gënjeshtra, humbasim grimën e fundit të kontrollit të efektshëm mbi qeverinë
dhe institucionet tona.  Ky është shpjegimi pse mbikëqyrja që i bën të
mundur shtetit të gjejë se kush ka folur me një reporter është teprim
mbikëqyrjeje&mdash;shumë, për ta përballuar demokracia.</p>

<p>Një zyrtar i paemër i qeverisë së ShBA-ve u tha në mënyrë ogurzezë
gazetarëve më 2011 se <a
href="http://www.rcfp.org/browse-media-law-resources/news-media-law/news-media-and-law-summer-2011/lessons-wye-river">ShBA-të
nuk do të thërrasin reporterë në gjyqe, ngaqë “E dimë se me kë keni
folur.”</a> Për ta ditur këtë, ndonjëherë <a
href="http://www.theguardian.com/media/2013/sep/24/yemen-leak-sachtleben-guilty-associated-press">është
kërkuar të sillen në gjyq regjistrimet e telefonatave të gazetarëve</a> por
Snowden-i na ka treguar se në fakt këtë e pësojnë krejt thirrjet telefonike
të gjithkujt në ShBA, gjithmonë, <a
href="https://www.theguardian.com/world/interactive/2013/jun/06/verizon-telephone-data-court-order">nga
Verizon-i</a> dhe <a
href="http://www.marketwatch.com/story/nsa-data-mining-digs-into-networks-beyond-verizon-2013-06-07">nga
kompani të tjera po ashtu</a>.</p>

<p>Veprimtarive opozitare dhe disidente u nevojitet të mbajnë të fshehta,
përballë shtetesh që janë gati të luajnë rrengje të ndyta me to.  ACLU e ka
dëshmuar <a
href="http://www.aclu.org/files/assets/Spyfiles_2_0.pdf">praktikën
sistematike të infiltrimit të grupeve paqësore disidente</a> nga ana e
qeverive të ShBA-ve, me pretekstin se mes tyre mund të ketë terroristë.
Pika ku mbikëqyrja bëhet e tepruar është pika kur shteti mund të gjejë se
kush ka folur me një gazetar të njohur ose me një disident të njohur.</p>
</div>

<h3 class="subheader">Informacioni, Pasi Mblidhet, Do Të Keqpërdoret</h3>

<div  class="columns">
<p id="willbemisused">Kur njerëzit e pranojnë se niveli i mbikëqyrjes së përgjithshme është shumë
i lartë, përgjigja e parë është të propozohen kufij për hyrjen në të dhënat
e grumbulluara.  Kjo duket gjë e mirë, por nuk do ta zgjidhë problemin, as
edhe sado pak, madje edhe nëse supozohet se qeveria u bindet rregullave.
(NSA-ja i dredhoi gjykatës FISA, e cila u shpreh se <a
href="http://www.wired.com/threatlevel/2013/09/nsa-violations/">nuk qe në
gjendje të bënte me efektshmëri fajtore NSA-në</a>.) Përligjja për hyrje në
të dhënat do të jenë dyshimet për një krim, prandaj sapo një nxjerrës
sekreti të akuzohet për &ldquo;spiunazh,&rdquo; gjetja e
&ldquo;spiunit&rdquo; do të shërbejë si justifikim për hyrje në materialin e
grumbulluar.</p>

<p>Në praktikë, as që mund të presim që agjencitë shtetërore të sajojnë
justifikime për të kënaqur rregullat mbi përdorim survejimi të
dhënash&mdash;ngaqë agjenictë në ShBA <a
href="https://theintercept.com/2018/01/09/dark-side-fbi-dea-illegal-searches-secret-evidence/">gënjejnë
tashmë për të mbuluar shkeljen e rregullave</a>.  Këto rregulla nuk janë
menduar me gjithë mend për t’iu nënshtuar atyre; në vend të kësaj, janë një
përrallë që mund ta besojmë, në daçim.</p>

<p>Për më tepër, ekipi i shtetit për mbikëqyrjen do t’i keqpërdorë të dhënat,
për arsye personale.  Disa agjentë të NSA-së <a
href="http://www.theguardian.com/world/2013/aug/24/nsa-analysts-abused-surveillance-systems">i
përdorën sistemet e mbikëqyrjes në ShBA për të ndjekur të dashurat e
tyre</a>&mdash;të dikurshme, të tanishme, ose të ëndërruara&mdash;sipas një
praktike të quajtur &ldquo;LOVEINT.&rdquo; NSA-ja thotë se raste të tilla i
ka zbuluar dhe ndëshkuar ca herë; nuk e dimë se sa herë të tjera nuk janë
zbuluar.  Por ngjarje të tilla nuk duhet të na befasojnë, ngaqë policia prej
kohësh e ka përdorur <a
href="https://web.archive.org/web/20160401102120/http://www.sweetliberty.org/issues/privacy/lein1.htm#.V_mKlYbb69I">mundësinë
e vet për hyrje në regjistrat e lejeve të drejtimit të automjeteve për të
gjurmuar dikë tërheqës apo tërheqëse</a>, praktikë e njohur si
&ldquo;running a plate for a date&rdquo;. Me <a
href="https://theyarewatching.org/issues/risks-increase-once-data-shared">sistemet
e reja dixhitale</a>, kjo praktikë është zgjeruar.  Më 2016-n, një prokuror
u akuzua se kish falsifikuar nënshkrime gjykatësish për të siguruar një
autorizim për <a
href="http://gizmodo.com/government-officials-cant-stop-spying-on-their-crushes-1789490933">
përgjimin e telefonit të dikujt që qe bërë objekt fiksimi
romantik</a>. AP-ja ka dijeni për <a
href="https://apnews.com/699236946e3140659fff8a2362e16f43">mjaft raste të
tjera në ShBA</a>.
</p>

<p>Të dhënat e mbikëqyrjeve gjithmonë do të përdoren për qëllime të tjera, edhe
nëse kjo është e ndaluar.  Kur të dhënat të jenë grumbulluar dhe shteti ka
mundësinë të hyjë në to, mund t’i keqpërdorë ato të dhëna në mënyra të
lemerishme, siç dëshmohet nga shembuj prej <a
href="http://falkvinge.net/2012/03/17/collected-personal-data-will-always-be-used-against-the-citizens/">Europës</a>,
<a
href="https://en.wikipedia.org/wiki/Japanese_American_internment">ShBA-ve</a>,
dhe tani së fundi <a
href="http://www.cbc.ca/news/world/terrifying-how-a-single-line-of-computer-code-put-thousands-of-innocent-turks-in-jail-1.4495021">Turqisë</a>.
(Konfuzioni i Turqisë rreth faktit se cilët e kanë përdorur vërtet programin
Bylock vetëm se e mahis padrejtësinë themelore të bërë me dashje, atë të
ndëshkimit arbitrar të njerëzve pse e kanë përdorur.)
</p>

<p>Të dhënat personale të grumbulluara nga shteti janë pre edhe shtënies në
dorë nga ata që arrijnë të kapërcejnë sigurinë e shërbyesve, madje edhe nga
<a
href="https://www.techdirt.com/articles/20150612/16334231330/second-opm-hack-revealed-even-worse-than-first.shtml">sulmues
që punojnë për llogari shtetesh armiqësore</a>.</p>

<p>Qeveritë mund ta përdorin lehtësisht mundësinë për mbikëqyrje masive për <a
href="http://www.nytimes.com/2015/06/22/world/europe/macedonia-government-is-blamed-for-wiretapping-scandal.html">përmbysje
të drejtpërdrejtë të demokracisë</a>.</p>

<p>Mbikëqyrja tërësore, e përdorshme nga shteti, i lejon atij të kryejë
ekspedita masive peshkimi kundër cilitdo person.  Që gazetaria dhe
demokracia të jenë të parrezikuara, na duhet të kufizojmë grumbullimin e të
dhënave në të cilat shteti futet lehtësisht.</p>
</div>

<h3 class="subheader">Mbrojtja e Fuqishme Për Privatësinë Duhet Të Jetë Teknike</h3>

<div class="columns">
<p>Electronic Frontier Foundation dhe të tjera ente propozojnë një grup
parimesh ligjore të konceptuara për <a
href="https://necessaryandproportionate.org/text">parandalimin e abuzimeve
me mbikëqyrjen masive</a>.  Këto parime përfshijnë, pikë kyçe këtu, mbrojtje
eksplicite ligjore për nxjerrës të sekretit; si pasojë, ato do të ishin të
masës së duhur për mbrojtjen e lirive demokratike&mdash;nëse adoptohen
tërësisht dhe zbatohen përgjithmonë pa përjashtime.</p>

<p>Por, mbrojtje të tilla ligjore janë pre e synimeve të palëve të ndryshme:
siç e tregon historia e kohëve të fundit, ato mund anulohen (si tek FISA
Amendments Act), pezullohen, ose <a
href="http://www.nytimes.com/2009/04/16/us/16nsa.html">shpërfillen</a>.</p>

<p>Ndërkaq, demagogët do të përmendin justifikimet e zakonshme si bazë për
mbikëqyrje tërësore; çfarëdo sulmi terrorist, madje edhe një i tillë gjatë
të cilit vriten vetëm një dorë personash, mund të fryhet për t’u dhënë atyre
një mundësi më tepër.</p>

<p>Sikur kufijtë për hyrjen në të dhëna të liheshin mënjanë, do të qe njësoj
sikur të mos kishin ekzistuar kurrë: papritmas, dosje të grumbulluara gjatë
vitesh të tëra do të ishin në dorë të shtetit dhe agjentëve të tij për
keqpërdorim dhe, ato të grumbulluara nga kompani, për keqpërdorim privat po
ashtu.  Nëse ne ama e ndalim grumbullimin e dosjeve për këdo, këto dosje nuk
do të ekzistojnë, dhe nuk do të ketë mënyrë për t’i përpiluar ato në mënyrë
prapavepruese.  Një regjimi të ri joliberal do t’i duhej ta sendërtonte nga
e para mbikëqyrjen, dhe do të mblidhte të dhëna duke u nisur nga ajo datë.
Sa për pezullimin ose shpërfilljen përkohësisht të këtij ligji, ideja zor se
do të kish kuptim.</p>
</div>

<h3 class="subheader">Së Pari, Mos u Bëni të Marrë</h3>

<div class="columns">
<p>Që të keni privatësi, nuk duhet ta hidhni tej: i pari që duhet të mbrojë
privatësinë tuaj jeni ju vetë.  Shmangni identifikimin e vetes në sajte,
përdorini ata përmes Tor-it, dhe përdorni shfletues që i bllokojnë skemat që
ata përdorin për të gjurmuar vizitorët.  Përdorni GNU Privacy Guard-in për
të fshehtëzuar lëndën e email-it tuaj.  Blerjet paguajini me para në dorë.</p>

<p>Mbajini vetë të dhënat tuaja; mos i depozitoni të dhënat tuaja në shërbyesin
&ldquo;e leverdishëm&rdquo; të një kompanie.  Megjithatë, një kopjeruajtje
të të dhënave tuaja është e parrezikshme t’ia besoni një shërbimi komercial,
me kusht që të dhënat t’i keni fshehtëzuar, përfshi këtu emra kartelash, me
software të lirë, në kompjuterin tuaj, përpara se t’i ngarkoni.</p>

<p>Për hir të privatësisë, duhet të shmangni software jo të lirë; nëse ua jepni
kontrollin e operacioneve të kompjuterit tuaj kompanive, <a
href="/malware/proprietary-surveillance.html">gjasat janë që këto t’ju
spiunojnë</a>.  Shmangni <a
href="/philosophy/who-does-that-server-really-serve.html">shërbimet si
zëvendësime software-i </a>; veç dhënies të tjerëve të kontrollit mbi
punimin tuaj në kompjuter, kjo kërkon detyrimisht t’i dorëzoni në shërbyesin
e kompanisë krejt të dhënat përkatëse.</p>

<p>Mbroni privatësinë e miqve dhe të njohurve tuaj.  <a
href="http://bits.blogs.nytimes.com/2014/05/21/in-cybersecurity-sometimes-the-weakest-link-is-a-family-member/">Mos
i lëshoni në erë të dhënat e tyre personale</a> përjashto ato se si të
kontaktohen ata, dhe mos i jepni kurrë asnjë sajti listën e kontakteve tuaj
email ose telefonike.  Mos i tregoni një kompanie, të tillë si Facebook-u,
asnjë gjë mbi miqtë tuaj të cilën ata nuk do të donin ta shihnin të botuar
në një gazetë.  Madje më mirë, mos e përdorni fare Facebook-un.  Mos pranoni
sisteme komunikimi që u kërkojnë përdoruesve të japin medoemos emrat e tyre
të vërtetë, edhe pse jeni të lumtur të jepni tuajin, meqë ato ushtrojnë
trysni mbi persona të tjerë që këta të heqin dorë nga privatësia.</p>

<p>Vetëmbrojtja është thelbësore, por edhe mbrojtja më rigoroze e vetes është e
pamjaftueshme për mbrojtjen e privatësisë suaj në ose nga sisteme që nuk ju
përkasin ju.  Kur ne komunikojmë me të tjerët ose endemi nëpër qytet,
privatësia jonë varet nga praktikat e shoqërisë. Mund t’u shmangemi disave
prej këtyre sistemeve që mbikëqyrin komunikimet dhe lëvizjet tona, por jo të
gjithëve.  Pa mëdyshje, zgjidhja më e mirë është të bëhen tërë këta sisteme
të reshtin mbikëqyrjen e njerëzve për krejt rastet e tjera, hiq ato për
dyshime të përligjura.</p>
</div>

<h3 class="subheader">Çdo Sistem Duhet Ta Hartojmë Me Privatësinë Në Mendje</h3>

<div class="columns">
<p>Nëse nuk duam një shoqëri mbikëqyrjeje tërësore, duhet ta konsiderojmë
mbikëqyrjen një lloj ndotjeje sociale, dhe ta kufizojmë ndikimin e
mbikëqyrjes prej çdo sistemi të ri dixhital po njësoj siç kufizojmë ndikimin
mjedisor të një konstruksioni fizik.</p>

<p>Për shembull: Matësit e &ldquo;mençur&rdquo; të energjisë elektrike i
mburrin se i dërgojnë çast pas çasti kompanisë së energjisë të dhëna mbi
përdorimin e energjisë nga secili konsumator, përfshi krahasim me
përdoruesit në përgjithësi.  Kjo është sendërtuar duke u bazuar mbi
mbikëqyrje të përgjithshme, por nuk kërkon ndonjë mbikëqyrje.  Për kompaninë
e energjisë do të ishte e lehtë të llogariste mesataren e përdorimit në një
lagje duke pjesëtuar sasinë e përgjithshme të konsumuar me numrin e
pajtimtarëve, dhe këtë t’ua dërgojë matësve.  Matësi i çdo konsumatori mund
të krahasonte kështu regjistrimin e tij, përgjatë cilësdo periudhe kohore,
me mesataren e përdorimit për atë periudhë.  I njëjti përfitim, ama pa
mbikëqyrje!</p>

<p>Na duhet të hartojmë të tillë privatësi në krejt sistemet tona
dixhitale.&nbsp;[<a href="#ambientprivacy">1</a>].</p>
</div>

<h3 class="subheader">Kurë për Grumbullimin e të Dhënave: Të Lihen të Hapërdara</h3>

<div class="columns">
<p>Një rrugë për ta bërë mbikëqyrjen të parrezikshme për privatësinë është të
<a name="dispersal">mbahen të dhënat të shpërndara dhe në mënyrë të tillë që
hyrja në to të jetë e paleverdishme</a>.  Kamerat e dikurshme të sigurisë
nuk qenë kërcënim për privatësinë (<a href="#privatespace">*</a>).
Regjistrimet depozitoheshin dhe ruheshin me kushtin paraprak: vetëm për disa
javë.  Ngaqë hyrja në to dhe përdorimi i tyre nuk qe gjë e kollajtë, nuk qe
bërë kurrë në shkallë masive; ato hapeshin dhe përdoreshin vetëm në vende ku
dikush kish njoftuar për një shkelje të ligjit.  Do të ishte e pamundur të
grumbulloheshin fizikisht miliona shirita regjistrimesh çdo ditë dhe të
shiheshin apo kopjoheshin.</p>

<p>Sot, kamerat e sigurisë janë bërë kamera mbikëqyrjeje: ato janë të lidhura
në Internet, që regjistrimet të mund të grumbullohen në një qendër të
dhënash dhe të ruhen përgjithmonë.  Në Detroit, policët ushtrojnë trysni mbi
bizneset për t’u dhënë <a
href="https://www.detroitnews.com/story/news/local/detroit-city/2018/01/23/detroit-green-light/109524794/">hyrje
të pakufizuar në kamerat e tyre të survejimit</a>, që kështu të mund të
shohin përmes tyre në çfarëdo kohe, gjithë kohën.  Kjo është që tani e
rrezikshme, por ka për t’u bërë edhe më keq.  Përparimet teknike në njohjen
e fytyrave mund të sjellin një ditë kur gazetarët e dyshuar të ndiqen rrugës
gjithë kohën, për të parë se me kë bisedojnë.</p>

<p>Shpesh, vetë kamerat e lidhura me Internetin, kanë siguri dixhitale që ta
shpif, që do të thotë se <a
href="https://www.csoonline.com/article/2221934/cia-wants-to-spy-on-you-through-your-appliances.html">kushdo
mund të vëzhgojë atë që sheh syri i kamerës</a>.  Kjo i bën kamerat e
lidhura në internet një kërcënim të madh për sigurinë dhe për privatësinë.
Për hir të privatësisë, duhet të ndalojmë përdorimin e kamerave të lidhura
me Internetin të fokusuara ku dhe kur ka publik, hiq rastin kur ato mbahen
nga të pranishëm në këto vende publike.  Gjithkush duhet të jetë i lirë të
postojë, me raste, foto dhe regjistrime video, por grumbullimi sistematik në
Internet i të dhënave të tilla duhet të kufizohet.</p>

<p><a name="privatespace"><b>*</b></a>Po marr si të mirëqenë që kamera e
sigurisë sheh brenda një dyqani, ose mbi një rrugë. Cilado kamera e drejtuar
mbi hapësirën private të dikujt, nga dikush tjetër, cenon privatësinë, por
ky është problem tjetër.</p>
</div>

<h3 id="digitalcash" class="subheader">Kurë për Mbikëqyrje Internet Nga Tregtia</h3>

<div class="columns">
<p>Shumica e të dhënave vjen nga veprimtaritë dixhitale të vetë njerëzve.
Zakonisht të dhënat grumbullohen së pari nga kompanitë.  Por kur vjen fjala
për kërcënimin e privatësisë dhe demokracisë, nuk ka dallim mes mbikëqyrjes
së bërë drejtpërdrejt nga shteti apo të deleguar një biznesi, ngaqë shteti
mund t’i ketë të dhënat që mbledhin kompanitë.</p>

<p>Përmes PRISM-it, NSA-ja ka <a
href="https://www.commondreams.org/headline/2013/08/23-2">hyrë në bazat e të
dhënave të mjaft korporatave të mëdha të Internetit</a>.  AT&amp;T-ja ka
ruajtur krejt regjistrimet e veta të thirrjeve telefonike që prej 1987-s dhe
<a
href="http://www.nytimes.com/2013/09/02/us/drug-agents-use-vast-phone-trove-eclipsing-nsas.html?_r=0">ia
jep ato DEA-s</a> për kërkime, kur i është kërkuar.  Në këndvështrim të
ngushtë, qeveria e ShBA-ve nuk i zotëron këto të dhëna, por në terma
praktikë i zotëron po njësoj.  Disa kompani i mburrin se <a
href="https://www.eff.org/who-has-your-back-government-data-requests-2015">u
kanë rezistuar, me aq sa munden, kërkesave për të dhëna nga qeveria</a>, por
kjo mund të kompensojë vetëm pjesërisht dëmin që shkaktojnë përmes
grumbullimit të këtyre të dhënave.  Veç kësaj, mjaft nga këto kompani, i
keqpërdorin vetë të dhënat ose  ua furnizojnë ato tregtarëve të të dhënave.</p>

<p>Synimi për ta bërë gazetarinë dhe demokracinë të pakërcënuar kërkon atëherë
që të reduktojmë të dhënat e grumbulluara rreth njerëzish nga çfarëdo enti,
jo thjesht nga shteti.  Duhet t’i rikonceptojmë sistemet tona dixhitale që
të mos grumbullojnë të dhëna rreth përdoruesve të tyre.  Nëse u duhen të
dhëna dixhitale rreth transaksioneve tona, nuk duhet lejuar që t’i mbajnë
ato më gjatë se një interval të shkurtër kohe përtej atij që nevojitet
doemos për çka po kryejnë për ne.</p>

<p>Një nga shkaqet e nivelit të tanishëm të mbikëqyrjes në Internet është fakti
që sajtet financohen përmes reklamave të bazuara në ndjekjen e veprimtarisë
dhe prirjeve të përdoruesve.  Kjo e shndërron një bezdi të
thjeshtë&mdash;reklamën, që mund të mësohemi ta shpërfillim&mdash;në një
sistem mbikëqyrjeje që na dëmton, pavarësisht se e dimë apo nuk e dimë.
Blerjet nëpërmjet Internetit gjithashtu përdoren për të ndjekur përdoruesit
e tyre.  Dhe ne të gjithë e dimë që &ldquo;rregullat e privatësisë&rdquo;
janë më tepër justifikime për të shkelur privatësinë, se sa angazhime për ta
mbrojtur atë.</p>

<p>Mund t’i ndreqnim të dy problemet duke bërë tonin një sistem pagesash
anonime&mdash;anonim për atë që paguan, kuptohet.  (Nuk duam që ai që
paguhet, t’u bëjë bisht taksave.)  <a
href="http://www.wired.com/opinion/2013/05/lets-cut-through-the-bitcoin-hype/">Bitcoin-i
nuk është anonim</a>, pavarësisht se ka përpjekje për të zhvilluar mënyra që
të paguani me Bitcoin në mënyrë anonime.  Sido qoftë, teknologjia për <a
href="http://www.wired.com/wired/archive/2.12/emoney_pr.html">paranë
dixhitale u zhvillua së pari në vitet ’80</a>; software-i GNU për ta bërë
këtë quhet <a href="http://taler.net/">GNU Taler</a>.  Tani kemi nevojë
vetëm për marrëveshje të përshtatshme mes bizneseve, dhe që shteti të mos i
pengojë ato.</p>

<p>Një tjetër metodë për pagesa anonime do të mund të përdorte <a
href="https://stallman.org/articles/anonymous-payments-thru-phones.html">karta
telefonike të parapaguara</a>.  Është më pak e volitshme, por shumë e lehtë
të sendërtohet.</p>

<p>Një kërcënim i mëtejshëm nga grumbullimi i të dhënave personale prej sajteve
është se cenuesit e sigurisë mund të hyjnë në to, t’i marrin dhe t’i
keqpërdorin.  Kjo përfshin hollësi kartash krediti të konsumatorëve.  Një
sistem pagesash anonime do t’i jepte fund këtij rreziku: një e çarë sigurie
te sajti nuk do t’ju bënte dëm, nëse sajti nuk di asnjë gjë rreth jush.</p>
</div>

<h3 class="subheader">Kurë për Mbikëqyrjen e Udhëtimeve</h3>

<div class="columns">
<p>Duhet ta shndërrojmë mbledhjen e pagesave dixhitale të lidhura me udhëtimet
në mbledhje pagesash anonime (duke përdorur para dixhitale, për shembull).
Sistemet e leximit të targave <a
href="https://www.eff.org/deeplinks/2018/11/eff-and-muckrock-release-records-and-data-200-law-enforcement-agencies-automated">njohin
krejt targat</a>, dhe <a
href="http://news.bbc.co.uk/2/hi/programmes/whos_watching_you/8064333.stm">të
dhënat mund të ruhen përgjithmonë</a>; do të duhej që ligji të kërkonte të
dalloheshin dhe të regjistroheshin vetëm ato targa që gjenden në një listë
automjetesh që kërkohen me urdhër gjykate.  Sipas një alternative më pak të
sigurt do të regjistroheshin krejt automjetet, në shkallë vendore, por vetëm
për pak ditë, dhe të dhënat e plota të mos jepen nëpërmjet Internetit; hyrja
në të dhënat do të duhej kufizuar në kërkime për numra sipas një liste me
targa për të cilat ka urdhër gjykate.</p>

<p>Lista &ldquo;no-fly&rdquo; e ShBA-ve duhet shfuqizuar, sepse përbën <a
href="https://www.aclu.org/blog/national-security-technology-and-liberty-racial-justice/victory-federal-court-recognizes">ndëshkim
pa gjyq</a>.</p>

<p>Është e pranueshme të kihet një listë njerëzish të cilët të kontrollohen me
kujdes të veçantë, tok me bagazhet e tyre, dhe pasagjerët anonimë në
fluturimet e brendshme mund të trajtohen sikur të ishin në këtë listë.
Është gjithashtu e pranueshme të mos lejohen ata që nuk janë shtetas, nëse
nuk u është lejuar të hyjnë fare në vend, të hipin në fluturime drejt një
vendi.  Kjo do të duhej të ishte e mjaftë për krejt qëllimet e ligjshme.</p>

<p>Mjaft sisteme transiti masiv përdorin për pagesa ndonjë lloj karte të mençur
ose RFID.  Këto sisteme grumbullojnë të dhëna personale: nëse e bëni vetëm
një herë gabimin të paguani me to dhe jo me para klasike, ato e
përshoqërojnë përgjithmonë kartën me emrin tuaj.  Për më tepër, regjistrojnë
gjithçka ka të bëjë me udhëtimet përshoqëruar secilës kartë.  Të marra
bashkë, bëhen mbikëqyrje masive.  Ky grumbullim të dhënash duhet reduktuar.</p>

<p>Shërbimet e orientimit dhe hartave kryejnë mbikëqyrje: kompjuteri i
përdoruesit i tregon shërbimit të hartave vendin dhe ku dëshiron përdoruesi
të mbërrijë; mandej shërbyesi përcakton rrugën dhe ia dërgon kompjuterit të
përdoruesit, i cili e shfaq.  Sot, ka gjasa që shërbyesi i regjistron vendet
e përdoruesve, ngaqë asgjë nuk ia ndalon.  Kjo mbikëqyrje nuk është së
brendshmi e domosdoshme, dhe mund të shmanget përmes rikonceptimit:
software-i lirë/libre në kompjuterin e përdoruesit mund të shkarkojë të
dhëna harte për zonat që i interesojnë (nëse nuk janë shkarkuar tashmë), të
përllogarisë rrugën, dhe ta shfaqë, pa i treguar kujt ndonjëherë se ku
gjendet apo ku dëshiron të shkojë përdoruesi.</p>

<p>Sistemet për dhënien e biçikletave me qira, etj., mund të hartohen në mënyrë
të tillë që identiteti i qiramarrësit të njihet vetëm brenda stacionit nga u
mor objekti me qira.  Qiradhënësi do të njoftonte krejt stacionet se objekti
është &ldquo;dhënë,&rdquo;, që kështu, kur përdoruesi e jep mbrapsht në
cilindo stacion (përgjithësisht, një i ndryshëm nga fillestari), ai stacion
do ta dijë se ku dhe kur qe marrë me qira objekti.  Do të njoftojë stacionin
tjetër se objekti nuk është më &ldquo;i dhënë.&rdquo; Do të llogarisë
gjithashtu faturën e përdoruesit, dhe do t’ia dërgojë (pasi të presë një
numër të rastësishëm minutash) qendrës së një vargu stacionesh, në mënyrë që
qendra të mos gjejë dot se nga cili stacion erdhi fatura.  Pasi të jetë
kryer kjo, stacioni ku u dorëzua objekti pas përdorimit do të harronte
gjithçka rreth transaksionit.  Nëse një objekt mbetet &ldquo;i dhënë&rdquo;
për një kohë të gjatë, stacioni nga u mor me qira mund të njoftojë qendrën;
në këtë rast, mund ta dërgojë identitetin e qiramarrësit menjëherë.</p>
</div>

<h3 class="subheader">Kurë për Dosjet e Komunikimeve</h3>

<div class="columns">
<p>Mundësuesit e shërbimeve Internet dhe kompanitë telefonike ruajnë të dhëna
të zgjeruara mbi kontaktet e përdoruesve të tyre (shfletim, thirrje
telefonike, etj).  Me telefonat celularë, ata <a
href="http://www.zeit.de/digital/datenschutz/2011-03/data-protection-malte-spitz">regjistrojnë
gjithashtu vendndodhje fizike të përdoruesve</a>.  Këto dosje i ruajnë për
një kohë të gjatë: mbi 30 vjet, në rastin e AT&amp;T-së.  Së shpejti madje
do të <a
href="http://www.wired.com/opinion/2013/10/the-trojan-horse-of-the-latest-iphone-with-the-m7-coprocessor-we-all-become-qs-activity-trackers/">regjistrojnë
veprimtarinë e trupit të përdoruesit</a>.  Duket se <a
href="https://www.aclu.org/blog/national-security-technology-and-liberty/it-sure-sounds-nsa-tracking-your-location">NSA-ja
i grumbullon të dhënat mbi vendndodhjet e celularëve</a> në stil tregu
shumice.</p>

<p>Komunikimi i pambikëqyrur është i pamundur atje ku sistemet krijojnë dosje
të tilla.  Prandaj do të duhej të ishte e paligjshme të krijohen ose ruhen
ato.  ISP-të dhe kompanitë telefonike nuk duhet të lejohen të ruajnë
informacion të tillë për një kohë të gjatë, në mungesë të një urdhri gjykate
për të përgjuar një palë të caktuar.</p>

<p>Kjo zgjidhje nuk është plotësisht e kënaqshme, ngaqë nuk do ta ndalë
grumbullimin material nga qeveria të krejt të dhënave sapo të
krijohen&mdash;që është ajo çka <a
href="http://www.guardian.co.uk/world/2013/jun/06/nsa-phone-records-verizon-court-order">bëjnë
ShBA-të me disa ose me të tëra kompanitë telefonike</a>.  Do të na duhet të
bazohemi në ndalimin me ligj.  Sidoqoftë, kaq do të ishte më mirë se sa
gjendja e tanishme, ku ligji përkatës (ligji PAT RIOT Act) nuk e ndalon
qartazi këtë praktikë.  Për më tepër, nëse qeveria i kthehet këtij lloj
mbikëqyrje, nuk do të merrte të dhëna mbi thirrjet telefonike të gjithkujt
të bëra përpara asaj kohe.</p>

<p>Lidhur me privatësinë rreth se me kë shkëmbeni email, një zgjidhje e
thjeshtë e pjesshme është që ju dhe të tjerët të përdorni shërbime email në
një vend që nuk do të bashkëpunonte kurrë me qeverinë tuaj, dhe të
komunikoni me njëri-tjetrin duke përdorur fshehtëzim.  Megjithatë, Ladar
Levison (pronar i shërbimit email Lavabit, të cilin mbikëqyrja në ShBA u
përpoq ta korruptonte plotësisht) ka një ide më të sofistikuar për një
sistem fshehtëzimi, përmes të cilit shërbimi juaj email do të dinte vetëm se
ju i dërguat email një përdoruesi të shërbimit tim email, dhe shërbimi im
email do të dinte vetëm se unë kam marrë email prej një përdoruesi të
shërbimit tuaj email, por do të ishte e vështirë të përcaktohej se email-in
ma keni dërguar mua.</p>
</div>

<h3 class="subheader">Ca Mbikëqyrje Ama Është e Nevojshme</h3>

<div class="columns">
<p>Që shteti të gjejë keqbërësit, lypset të jetë në gjendje të hetojë krime
specifike, ose dyshime për krime specifike të planifikuara, me një urdhër
gjykate.  Me Internetin, aftësia për të përgjuar bashkëbisedimet telefonike
do të shtrihej natyrisht te aftësia për të përgjuar lidhjet Internet.  Është
e lehtë të abuzohet me këtë aftësi për arsye politike, por është edhe e
nevojshme.  Për fat të mirë, kjo nuk bën të mundur gjetjen e nxjerrësve të
sekretit pas faktit të kryer, nëse (siç këshilloj) ua pengojmë sistemeve
dixhitalë grumbullimin e dosjeve masive përpara faktit të kryer.</p>

<p>Individët me fuqi speciale të akorduar nga shteti, të tillë si policët, e
humbasin të drejtën për privatësi dhe duhen mbikëqyrur.  (Në fakt, policët
kanë term zhargon të tyrin për betim të rremë, &ldquo;<a
href="https://en.wikipedia.org/w/index.php?title=Police_perjury&amp;oldid=552608302">testilying</a>,&rdquo;
ngaqë e bëjnë kaq shpesh, veçanërisht lidhur me protestuesit dhe <a
href="https://web.archive.org/web/20131025014556/http://photographyisnotacrime.com/2013/10/23/jeff-gray-arrested-recording-cops-days-becoming-pinac-partner/">
fotografët</a>.)  Një qytet në Kaliforni, që e bëri të detyrueshëm për
policët përdorimin e kamerave video në trup gjithë kohën, zbuloi se <a
href="http://www.motherjones.com/kevin-drum/2013/08/ubiquitous-surveillance-police-edition">përdorimi
i forcës prej tyre ra me 60%</a>.  ACLU është në favor të kësaj.</p>

<p><a
href="https://web.archive.org/web/20171019220057/http://action.citizen.org/p/dia/action3/common/public/?action_KEY=12266">Korporatat
nuk janë njerëz, ndaj as subjekt i të drejtave të njeriut</a>.  Është e
ligjshme të kërkohet që bizneset të publikojnë hollësi të proceseve që mund
t’i shkaktojnë shoqërisë rreziqe kimike, biologjike, bërthamore, fiskale,
kompjuterike (p.sh., <a href="http://DefectiveByDesign.org">DRM</a>) ose
politike (p.sh., lobimi), në çfarëdo niveli që është i nevojshëm për
mirëqenien publike.  Rreziku i këtyre operacioneve (sillni në mendje
rrjedhjen e naftës nga BP-ja, shpërthimet nga shkrirja e reaktorit në
Fukushima, dhe krizën fiskale të 2008-s) e bën më të vogël atë të
terrorizmit.</p>

<p>Sido që të jetë, gazetaria duhet të mbrohet nga mbikëqyrja edhe kur kryhet
si pjesë e një biznesi.</p>
</div>
<div class="column-limit"></div>

<div class="reduced-width">
<p>Teknologjia dixhitale ka sjellë një rritje të tmerrshme të nivelit të
mbikëqyrjes së lëvizjeve, veprimeve dhe komunikimeve tona.  Bëhet fjalë për
shumë më tepër se sa patëm provuar në vitet ’90, dhe <a
href="https://hbr.org/2013/06/your-iphone-works-for-the-secret-police">shumë
më tepër se sa patën provuar njerëzit pas Perdes së Hekurt</a> gjatë viteve
’80, dhe kufijtë e propozuar ligjorë mbi përdorimin nga shteti të të dhënave
të grumbulluara nuk do ta ndryshonin gjendjen.</p>

<p>Kompanitë po ndërtojnë mbikëqyrje edhe më hundëfutëse.  Ka zëra që thonë se
mbikëqyrja gjithkund, e rrënjosur në kompani të tilla si Facebook-u, mund të
kenë efekte të thella në <a
href="https://www.theguardian.com/technology/2015/aug/10/internet-of-things-predictable-people">mënyrën
se si mendojnë njerëzit</a>.  Mundësi të tilla nuk janë të vlerësueshme me
saktësi; por kërcënimi ndaj demokracisë këtu s’është spekulim.  Ekziston dhe
është i dukshëm që sot.</p>

<p>Duhet ta kthejmë mbrapsht këtë rritje, veç në besofshim se vendet tona të
lira kanë vuajtur dikur nga deficite të rënda të mbikëqyrjes, dhe se duhej
të përgjoheshin më shumë se sa qenë përgjuar Bashkimi Sovjetik dhe Gjermania
Lindore.  Kjo lyp ndaljen e grumbullimit masiv të të dhënave rreth njerëzve.</p>
</div>
<div class="column-limit"></div>

<h3 style="font-size: 1.2em">Shënim Fundi</h3>
<ol>
<li id="ambientprivacy">Kushtit të <em>të qenit i pambikëqyrur</em> i është referuar si <a
href="https://idlewords.com/2019/06/the_new_wilderness.htm">privatësi
mjedisi</a>.</li>
</ol>
</div>

<div class="translators-notes">

<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't have notes.-->
  </div>
</div>

<!-- for id="content", starts in the include above -->
<!--#include virtual="/server/footer.sq.html" -->
<div id="footer">
<div class="unprintable">

<p>Ju lutemi, pyetjet dhe kërkesat e përgjithshme rreth FSF-së &amp; GNU-së
dërgojini te <a href="mailto:gnu@gnu.org">&lt;gnu@gnu.org&gt;</a>.  Ka
gjithashtu <a href="/contact/">mënyra të tjera për t’u lidhur me</a>
FSF-në.  Njoftimet për lidhje të dëmtuara dhe ndreqje apo këshilla të tjera
mund të dërgohen te <a
href="mailto:webmasters@gnu.org">&lt;webmasters@gnu.org&gt;</a>.</p>

<p>
<!-- TRANSLATORS: Ignore the original text in this paragraph,
        replace it with the translation of these two:

        We work hard and do our best to provide accurate, good quality
        translations.  However, we are not exempt from imperfection.
        Please send your comments and general suggestions in this regard
        to <a href="mailto:web-translators@gnu.org">

        &lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p>

        <p>For information on coordinating and submitting translations of
        our web pages, see <a
        href="/server/standards/README.translations.html">Translations
        README</a>. -->
Përpiqemi fort dhe bëjmë sa mundemi për të ofruar përkthime me cilësi të
mirë dhe të përpikta.  Megjithatë, nuk jemi të përjashtuar nga
papërsosmëritë. Ju lutemi, komentet dhe këshillat e përgjithshme lidhur me
këtë dërgojini te <a
href="mailto:web-translators@gnu.org">&lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p><p>Për
të dhëna mbi bashkërendimin dhe parashtrimin e përkthimeve të faqeve tona
web, shihni <a href="/server/standards/README.translations.html">README për
përkthimet</a>.</p>
</div>

<!-- Regarding copyright, in general, standalone pages (as opposed to
     files generated as part of manuals) on the GNU web server should
     be under CC BY-ND 4.0.  Please do NOT change or remove this
     without talking with the webmasters or licensing team first.
     Please make sure the copyright date is consistent with the
     document.  For web pages, it is ok to list just the latest year the
     document was modified, or published.
     
     If you wish to list earlier years, that is ok too.
     Either "2001, 2002, 2003" or "2001-2003" are ok for specifying
     years, as long as each year in the range is in fact a copyrightable
     year, i.e., a year in which the document was published (including
     being publicly visible on the web or in a revision control system).
     
     There is more detail about copyright years in the GNU Maintainers
     Information document, www.gnu.org/prep/maintain. -->
<p>Të drejta kopjimi &copy; 2015, 2016, 2017, 2018, 2019, 2020 Richard Stallman</p>

<p>Kjo faqe mund të përdoret sipas një licence <a rel="license"
href="http://creativecommons.org/licenses/by-nd/4.0/">Creative Commons
Attribution-NoDerivatives 4.0 International License</a>.</p>

<!--#include virtual="/server/bottom-notes.sq.html" -->
<div class="translators-credits">

<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't want credits.-->
 </div>

<p class="unprintable"><!-- timestamp start -->
U përditësua më:

$Date: 2020/10/06 08:42:13 $

<!-- timestamp end -->
</p>
</div>
</div>
<!-- for class="inner", starts in the banner include -->
</body>
</html>