summaryrefslogtreecommitdiff
path: root/talermerchantdemos/blog/articles/sq/open-source-misses-the-point.html
blob: 38362083ea0f9b69d6fafe9f6919f1b5884c4ea1 (plain)
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52
53
54
55
56
57
58
59
60
61
62
63
64
65
66
67
68
69
70
71
72
73
74
75
76
77
78
79
80
81
82
83
84
85
86
87
88
89
90
91
92
93
94
95
96
97
98
99
100
101
102
103
104
105
106
107
108
109
110
111
112
113
114
115
116
117
118
119
120
121
122
123
124
125
126
127
128
129
130
131
132
133
134
135
136
137
138
139
140
141
142
143
144
145
146
147
148
149
150
151
152
153
154
155
156
157
158
159
160
161
162
163
164
165
166
167
168
169
170
171
172
173
174
175
176
177
178
179
180
181
182
183
184
185
186
187
188
189
190
191
192
193
194
195
196
197
198
199
200
201
202
203
204
205
206
207
208
209
210
211
212
213
214
215
216
217
218
219
220
221
222
223
224
225
226
227
228
229
230
231
232
233
234
235
236
237
238
239
240
241
242
243
244
245
246
247
248
249
250
251
252
253
254
255
256
257
258
259
260
261
262
263
264
265
266
267
268
269
270
271
272
273
274
275
276
277
278
279
280
281
282
283
284
285
286
287
288
289
290
291
292
293
294
295
296
297
298
299
300
301
302
303
304
305
306
307
308
309
310
311
312
313
314
315
316
317
318
319
320
321
322
323
324
325
326
327
328
329
330
331
332
333
334
335
336
337
338
339
340
341
342
343
344
345
346
347
348
349
350
351
352
353
354
355
356
357
358
359
360
361
362
363
364
365
366
367
368
369
370
371
372
373
374
375
376
377
378
379
380
381
382
383
384
385
386
387
388
389
390
391
392
393
394
395
396
397
398
399
400
401
402
403
404
405
406
407
408
409
410
411
412
413
414
415
416
417
418
419
420
421
422
423
424
425
426
427
428
429
430
431
432
433
434
435
436
437
438
439
440
441
442
443
444
445
446
447
448
449
450
451
452
453
454
455
456
457
458
459
460
461
462
463
464
465
466
467
468
469
470
471
472
473
474
475
476
477
478
479
480
481
482
483
484
485
486
487
488
489
490
491
492
493
494
495
496
497
498
499
500
501
502
503
504
505
506
507
508
509
510
511
512
513
514
515
516
517
518
519
520
521
522
523
524
525
526
527
528
529
530
531
532
533
534
535
536
537
538
539
540
541
542
543
544
545
546
547
548
549
550
551
552
553
554
555
556
557
558
<!--#set var="ENGLISH_PAGE" value="/philosophy/open-source-misses-the-point.en.html" -->

<!--#include virtual="/server/header.sq.html" -->
<!-- Parent-Version: 1.96 -->
<!-- This page is derived from /server/standards/boilerplate.html -->
<!--#set var="TAGS" value="essays aboutfs free-open" -->
<!--#set var="DISABLE_TOP_ADDENDUM" value="yes" -->

<!-- This file is automatically generated by GNUnited Nations! -->
<title>Pse Burimi i Hapët Nuk e Rrok Thelbin e Software-it të Lirë - Projekti GNU -
Free Software Foundation</title>

<!--#include virtual="/philosophy/po/open-source-misses-the-point.translist" -->
<!--#include virtual="/server/banner.sq.html" -->
<!--#include virtual="/philosophy/ph-breadcrumb.sq.html" -->
<!--GNUN: OUT-OF-DATE NOTICE-->
<!--#include virtual="/server/top-addendum.sq.html" -->
<div class="article reduced-width">
<h2>Pse Burimi i Hapët Nuk e Rrok Thelbin e Software-it të Lirë</h2>

<address class="byline">nga Richard Stallman</address>

<div class="important"><p>
Termi “software i lirë” dhe “burim i hapët” janë të përdorshëm për thuajse
të njëjtën gamë problemesh.  Megjithatë, ato shprehin gjëra thellësisht të
ndryshme mbi këto programe, bazuar në vlera të ndryshme.  Lëvizja për
software të lirë ngre zërin për lirinë e përdoruesve të kompjuterave; është
një lëvizje për liri dhe drejtësi.  Në kontrast me të, ideja e burimit të
hapët çmon kryesisht përparësitë praktike dhe nuk ngre zërin për parimet.
Kjo është arsye pse nuk pajtohemi me burimin e hapët, dhe nuk e përdorim atë
term.
</p></div>

<p>Kur e cilësojmë një software si “të lirë”, e kemi fjalën që ai respekton <a
href="/philosophy/free-sw.html">liritë thelbësore të përdoruesit</a>: lirinë
për ta xhiruar, studiuar, dhe rishpërndarë kopje të tij me ose pa
ndryshime.  Kjo është çështje lirie, jo çmimi, pra mendojeni si tek “fjala e
lirë”, jo si te “birrë falas”.</p>

<p>Këto liri kanë rëndësi jetike.  Ato janë thelbësore, jo thjesht për hir të
përdoruesit individual, por për hir të shoqërisë si e tërë, pasi promovojnë
solidaritetin shoqëror&mdash;pra, ndarjen e gjërave me të tjerët dhe
bashkëpunimin.  Bëhen edhe më të rëndësishme, teksa kultura dhe veprimtaritë
tona të përditshme sa vijnë e bëhen më dixhitale.  Në një botë tingujsh,
figurash, dhe fjalësh dixhitale, software-i i lirë sa vjen e bëhet më
thelbësor për lirinë në përgjithësi.</p>

<p>Dhjetëra miliona njerëz anembanë botës përdorin tani <em>software</em> të
lirë; shkollat publike në disa rajone të Indisë dhe Spanjës tani u mësojnë
krejt nxënësve të përdorin <a href="/gnu/linux-and-gnu.html">sistemin e lirë
operativ GNU/Linux</a>.  Megjithatë, shumica e këtyre përdoruesve s’kanë
dëgjuar kurrë rreth arsyeve etike për të cilat e krijuam këtë sistem dhe
ngritëm bashkësinë e software-it të lirë, ngaqë sot, ky sistem dhe
bashkësia, më shpesh shihen si të “burimit të hapët”, duke ua atribuar një
tjetër filozofie, tek e cila këto liri me zor përmenden.</p>

<p>Lëvizja e software-it të lirë ka dalë në mbrojtje të lirisë së përdoruesit
që më 1983-shin.  Më 1984-n filluam zhvillimin e sistemit operativ të lirë
GNU, që të mund të shmangeshin sistemet operativë jo të lirë të cilët u
mohojnë përdoruesve këto liri.  Gjatë viteve ’80, zhvilluam shumicën e
përbërësve thelbësorë të sistemit dhe hartuam lejen <a
href="/licenses/gpl.html">GNU General Public License</a> (GNU GPL) nën të
cilën do të hidheshin në qarkullim&mdash;një leje e hartuar posaçërisht për
mbrojtjen e lirisë për të gjithë përdoruesit e një programi.</p>

<p>Jo të gjithë përdoruesit dhe zhvilluesit e software-it të lirë u pajtuan me
synimet e lëvizjes së software-it të lirë.  Më 1998-n, një pjesë e
bashkësisë së software-it të lirë doli veç dhe filloi fushatë në emër të
“burimit të hapët”. Termi fillimisht u propozua për shmangien e një
keqkuptimi të mundshëm të termit “software i lirë”, por shpejt filloi t’u
përshoqërohej ideve filozofike mjaft të ndryshme nga ato të lëvizjes së
software-it të lirë.</p>

<p>Disa nga përkrahësit e burimit të hapët e konsideronin termin si një
“fushatë marketingu për software-in e lirë”, çka do të joshte drejtues
biznesesh përmes nxjerrjes në pah të përfitimeve praktike nga software-i, pa
ngritur ndërkohë çështje të së mirës dhe të gabuarës, për të cilat ata mund
të mos kishin qejf të dëgjonin.  Të tjerë përkrahës i hodhën kategorikisht
poshtë vlerat etike dhe sociale të lëvizjes së software-it të lirë.  Cilatdo
qofshin pikëpamjet e tyre, kur bënin fushatë për burimin e hapët, as i
përmendin, as mbronin këto vlera.  Termi “burim i hapët” shpejt filloi të
përshoqërohej me ide dhe argumente të bazuar vetëm në vlera praktike, të
tilla si krijimi ose pasja e software-it të fuqishëm, të qëndrueshëm.  Prej
asokohe, shumica e përkrahësve të burimit të hapët janë rreshtuar pas tij,
dhe bëjnë të njëjtin përshoqërim.  Shumica e diskutimeve rreth ”burimit të
hapët” nuk merren me të mirën dhe të gabuarën fare, vetëm me popullaritetin
dhe suksesin; ja një <a
href="https://www.linuxinsider.com/story/Open-Source-Is-Woven-Into-the-Latest-Hottest-Trends-78937.html">
shembull tipik</a>.  Një pakicë e përkrahësve të burimit të hapët sot thonë
se liria është pjesë e problemit, por ata nuk janë dhe aq të dukshëm mes
atyre që s’janë të këtij mendimi.</p>

<p>Dy termat tani përshkruajnë thuajse të njëjtën kategori software-i, por
përfaqësojnë pikëpamje të bazuara  mbi vlera në thelb të ndryshme.  Për
lëvizjen e software-it të lirë, software-i lirë është një imperativ etik,
respekt thelbësor për lirinë e përdoruesit.  Në kontrast me të, filozofia e
burimit të hapët i sheh çështjet sipas optikës se si të bëhet software-i “më
i mirë”&mdash;vetëm nga pikëpamja praktike.  Sipas saj, software-i jo i lirë
është një zgjidhje inferiore për një problem praktik të dhënë.</p>

<p>Por, për lëvizjen e software-it të lirë, software-i jo i lirë është një
problem shoqëror, dhe zgjidhja është të reshtet përdorimi i tij dhe të
kalohet te software-i i lirë.</p>

<p>“Software i lirë”. “Burim i hapët”. Nëse është i njëjti software (<a
href="/philosophy/free-open-overlap.html">ose pothuajse</a>), ka rëndësi
cilin emër përdorni? Po, ngaqë fjalë të ndryshme përcjellin ide të
ndryshme.  Edhe pse një program i lirë, me çfarëdo emri tjetër, sot do t’ju
jepte po atë liri, forcimi i pozitave të lirisë në një rrugë të qëndrueshme
varet mbi të gjitha nga të mësuarit e njerëzve të çmojnë lirinë.  Nëse doni
të ndihmoni për këtë, është thelbësore të flitet për “software të lirë”.</p>

<p>Ne, të lëvizjes së software-it të lirë, nuk e shohim kampin e burimit të
hapët si një armik; armiku është software-i pronësor (jo i lirë).  Por duam
që njerëzit ta dinë se ne jemi për lirinë, ndaj s’e pranojmë të etiketohemi
gabimisht si përkrahës të burimit të hapët.  Ajo çka mbrojmë s’është “burimi
i hapët” dhe ai të cilit i kundërvihemi s’është “burimi i mbyllur”.  Për ta
bërë të qartë këtë, ne shmangim përdorimin e këtyre termave.
</p>

<h3>Dallime Praktike mes Software-it të Lirë dhe Burimit të Hapët</h3>

<p>Në praktikë, burimi i hapët mishëron kritere paksa më të hapërdarë se sa ata
të software-it të lirë.  Me aq sa dimë, krejt kodi <em>software</em> i lirë
i hedhur në qarkullim mund të kualifikohet si me burim të hapët.  Thuajse
krejt software-i me burim të hapët është <em>software</em> i lirë, por ka
përjashtime.</p>

<p>Së pari, disa licenca burimi të hapët janë shumë kufizuese, ndaj nuk
kualifikohen dot si licenca të lira.  Për shembull, “Open Watcom” s’është e
lirë, pasi licenca përkatëse nuk lejon krijimin e një versioni të modifikuar
dhe përdorimin e tij privatisht.  Për fat, licenca të tilla përdoren nga pak
programe.</p>

<p>Së dyti, kriteret për burim të hapët shqetësohen vetëm për licencimin e
kodit burim.  Por, shpesh njerëzit e përshkruajnë një të ekzekutueshëm si
“burim i hapët” ngaqë kodi i tij burimit mund të kihet në këtë mënyrë.  Kjo
shkakton ngatërrim në situata paradoksale kur kodi burim është me burim të
hapët (dhe i lirë), por i ekzekutueshmi në vetvete është jo i lirë.</p>

<p>Rasti trivial i këtij paradoksi është kur kodi burim i një programi bart një
licencë të lirë të dobët, një pa “copyleft”, por të ekzekutueshmit bartin
kushte shtesë jo të lira.  Supozojmë se të ekzekutueshmi u përgjigjen
saktësisht burimeve të hedhura në qarkullim&mdash;mund të jetë kështu, ose
mund të mos jetë&mdash;përdoruesit mund të përpilojnë kodin burim për të
ndërtuar dhe shpërndarë të ekzekutueshëm të lirë.  Kjo është arsyeja pse ky
rast është trivial; s’është problem i rëndë.</p>

<p>Rasti jotrivial është i dëmshëm dhe i rëndësishëm.  Mjaft produkte që
përmbajnë kompjutera, kontrollojnë nënshkrimet në programe të tyre të
ekzekutueshme, për t’u penguar përdoruesve instalimin e të ekzekutueshmve të
ndryshëm nga to; vetëm një kompani e privilegjuar mund të krijojë të
ekzekutueshëm që mund të xhirojnë te pajisja dhe të përdorin krejt aftësitë
e saj.  Këto pajisje i quajmë “tiranike” dhe praktika është quajtur
“tivoizim”, sipas produktit (Tivo), te i cili e vumë re për herë të parë.
Edhe pse i ekzekutueshmi është ndërtuar nga kod me burim të lirë dhe
formalisht bart me vete një licencë të lirë, përdoruesit s’mund të xhirojnë
versione të modifikuara të tij, kështu që, <em>de-facto</em>, i
ekzekutueshmi është jo i lirë.</p>

<p>Mjaft produkte Android përmbajnë të ekzekutueshëm Linux jo të lirë të
Tivo-izuar, edhe pse kodi i tij burimi gjendet nën GNU GPL version 2.
(Versionin 3 të GNU GPL-së e konceptuam për ta ndaluar këtë praktikë; keq që
Linux-i nuk e adoptoi.)  Këta të ekzekutueshëm, të krijuar nga kod burim që
është me burim të hapët dhe i lirë, përgjithësisht thirren si “me burim të
hapët”, por <em>nuk</em> janë <em>software</em> i lirë.</p>

<h3>Moskuptime të Rëndomta të “Software-it të Lirë” dhe “Burimit të Hapët”</h3>

<p>Termi “software i lirë” është pre e keqinterpretimeve: një kuptim i pasynuar
prej nesh, “software që mund ta keni me çmim zero”, mund t’i jepet termit po
njësoj si kuptimi i synuar prej nesh, “software që i jep përdoruesit disa
liri“. Për këtë problem kujdesemi duke bërë publik përkufizimin e
software-it të lirë, dhe duke thënë “Mendojeni si te &lsquo;liria e
fjalës,&rsquo; jo si te &lsquo;birrë falas.&rsquo;” Kjo zgjidhje s’është e
përsosur; nuk mund ta eliminojë plotësisht problemin. Do të ishte më mirë
një term i saktë dhe jo i dykuptimtë, sikur kjo të mos paraqiste probleme të
tjera.</p>

<p>Mjerisht, të gjitha alternativat në Anglisht kanë probleme të tyret.  Kemi
shqyrtuar mjaft nga sugjerimet e njerëzve, por asnjë nuk është kaq qartazi
“i drejtë” saqë kalimi në të të qe ide e mirë.  (Për shembull, në disa
kontekste fjalët Frëngjisht dhe Spanjisht “libre” funksionojnë bukur, por
njerëzit në Indi nuk e pranojnë fare këtë.)  Cilido zëvendësim i propozuar
për “software-in e lirë” ka ndonjë lloj problemi semantik&mdash;dhe kjo
ndodh edhe me “software-in me burim të hapët”.</p>

<p><a href="https://opensource.org/osd">Përkufizimi zyrtar i “software-it me
burim të hapët”</a> (që është botuar nga Open Source Initiative dhe është
shumë i gjatë për ta përfshirë këtu) është përftuar tërthorazi prej
kritereve tona për <em>software</em> të lirë.  Nuk është i njëjti; është ca
më dorëlëshuar, në disa këndvështrime.  Megjithatë, në shumicën e rasteve
përkufizimi i tyre pajtohet me përkufizimin tonë.</p>

<p>Por, kuptimi i afërmendshëm për shprehjen “<em>software</em> me burim të
hapët” është “Mund t’i shihni kodin burim”. Dhe vërtet, shumica e njerëzve
duket se keqkuptojnë termin “<em>software</em> me burim të hapët” në këtë
mënyrë.  (Termi i qartë për këtë domethënie është “me kod që mund të
kihet”. Ky kriter është shumë më i dobët se përkufizimi i software-it të
lirë, shumë më i dobët edhe se sa përkufizimi zyrtar i burimit të hapët.
Përfshin mjaft programe që s’janë as të lirë, as me burim të hapët.</p>

<p>Pse e keqkuptojnë kështu njerëzit? Ngaqë kjo është domethënia natyrore e
fjalëve “burim i hapët”. Por koncepti për të cilën mbrojtësit e burimit të
hapët kërkuan emër tjetër, qe një variant i atij të software-it të lirë.</p>

<p>Ngaqë kuptimi i afërmendshëm për “burimin e hapët” s’është kuptimi që
mbrojtësit e tij kanë në mendje, përfundimi është që shumica e njerëzve e
keqkuptojnë termin.  Sipas Neal Stephenson-it, “Linux-i është software me
“burim të hapët” që do të thotë, thjesht, se cilido mund të marrë kopje të
kartelave të kodit të tij burim”. Nuk mendoj se ka kërkuar me dashje të
hidhte tej ose të vinte në diskutim përkufizimin zyrtar.  Jam i mendimit që
ai thjesht zbatoi konvencionet e anglishtes për të nxjerrë një kuptim të
termit.   <a
href="https://web.archive.org/web/20001011193422/http://da.state.ks.us/ITEC/TechArchPt6ver80.pdf">Shteti
i Kansasit</a> publikoi një përkufizim të ngjashëm: “Përdorni
<em>software</em> me burim të hapët (OSS).  OSS është software për të cilin
kodi burim është i passhëm lirisht dhe publikisht, por marrëveshjet
specifike për licencimin e tij varen nga fakti se ç’i lejohet dikujt të bëjë
me atë kod”.</p>

<p><i>New York Times</i> <a
href="https://www.nytimes.com/external/gigaom/2009/02/07/07gigaom-the-brave-new-world-of-open-source-game-design-37415.html">
pati një artikull që e tepron me domethënien e termit</a> duke ia referuar
testimeve beta nga ana e përdoruesve&mdash;lejimi i pak përdoruesve që të
vënë në provë një version paraprak të një programi dhe të japin përshtypje
konfidenciale lidhur me të&mdash;çka programuesit e software-it pronësor e
kanë praktikuar prej dhjetëra vjetësh.</p>

<p>Termi madje është sforcuar sa të përfshijë edhe dizajne pajisjesh <a
href="https://www.theguardian.com/sustainable-business/2015/aug/27/texas-teenager-water-purifier-toxic-e-waste-pollution">të
publikuar pa ndonjë patentë</a>.  Dizajne pajisjesh të papatentuar mund të
jenë kontribute të lavdërueshëm për shoqërinë, por termi “kod burim” s’ka
lidhje me to.</p>

<p>Përkrahësit e burimit të hapët përpiqen të merren me këtë çështje duke
treguar me gisht përkufizimin e tyre zyrtar, por kjo rrugë ndreqjeje është
më pak e efektshme për ta, se sa është për ne.  Termi “software i lirë” ka
dy domethënie natyrale, njëra është domethënia e synuar, ndaj dikush që e ka
rrokur idenë “si te fjala e lirë, jo si te birrë falas” nuk do të gabojë
sërish.  Por termi “burim i hapët” ka vetëm një domethënie natyrale, që
është e ndryshme prej domethënies së synuar prej përkrahësve të tij.  Pra
nuk ka një rrugë për të shpjeguar shkurtimisht dhe përligjur përkufizimin e
tij zyrtar.  Kjo e përkeqëson edhe më konfuzionin.</p>

<p>Një tjetër keqkuptim i “burimit të hapët” është ideja që me të nënkuptohet
“mospërdorimi i lejes GNU GPL”. Ky priret të shoqërojë një tjetër keqkuptim
sipas të cilit “software-i i lirë” do të thotë “software nën GPL-në”. Që të
dyja janë gabim, sa kohë që GNU GPL-ja i plotëson kushtet për të qenë leje
burimi të hapët dhe shumica e lejeve të burimit të hapët i plotësojnë
kushtet për të qenë leje software-i të lirë.  Ka <a
href="/licenses/license-list.html"> mjaft licenca software-i të lirë</a>
përtej GNU GPL-së.</p>

<p>Termi “burim i hapët” është sforcuar më tej nga zbatimi i tij mbi veprimtari
të tjera, të tilla si qeverisja, arsimi dhe shkenca, te të cilat nuk ka gjë
të tillë si kodi burim dhe ku kriteret lidhur me licencimin e software-it
thjesht nuk ka punë fare.  E vetmja gjë e përbashkët që kanë këto veprimtari
është se, në një farë mënyre, i ftojnë njerëzit të marrin pjesë në diçka.
Ato e sforcojnë termin deri atje sa me të nënkuptohet vetëm “me
pjesëmarrje”, ose “transparent”, ose më pak se kaq.  Në rastin më të keq,
është shndërruar <a
href="https://www.nytimes.com/2013/03/17/opinion/sunday/morozov-open-and-closed.html">
në një fjalë të zbrazët në modë</a>.</p>

<h3>Vlera të Ndryshme Mund të Shpien Në Përfundime të Ngjashme&hellip;por Jo
Gjithmonë</h3>

<p>Grupet radikale të viteve ’60 kanë reputacion si fraksionistë: disa
organizata u ndanë për shkak të mospajtimeve për hollësira strategjie, dhe
dy grupet bij e trajtonin njëri-tjetrin si armiq, edhe pse kishin synime dhe
vlera themelore të ngjashme.  E djathta i dha shumë rëndësi kësaj dhe e
përdori për të kritikuar krejt të majtën.</p>

<p>Ka gojë që përpiqen të njollosin lëvizjen për software të lirë duke e
krahasuar mospajtimin tonë me burimin e hapët me mospajtimet e këtyre
grupeve radikale.  E shohin së prapthi.  Ne nuk pajtohemi me kampin e
burimit të hapët lidhur me synimet dhe vlerat themelore, por pikëpamjet e
tyre dhe tonat shpien në shumë raste te e njëjta sjellje
praktike&mdash;fjala vjen zhvillimi i software-it të lirë.</p>

<p>Për pasojë, njerëz nga lëvizja e software-it të lirë shpesh punojnë bashkë
me kampin e burimit të hapët në projekte praktike, të tilla si zhvillimi i
software-it.  Të bie në sy që pikëpamje kaq të ndryshme filozofike mund të
motivojnë kaq shpesh persona të ndryshëm të marrin pjesë në të njëjtat
projekte.  Sido qoftë, ka situata ku këto pikëpamje në thelb të ndryshme
shpien në veprime shumë të ndryshme.</p>

<p>Ideja e burimit të hapët është që lejimi i përdoruesve të ndryshojnë dhe
rishpërndajnë software-in do ta bëjë këtë më të fuqishëm dhe më të
qëndrueshëm.  Por kjo nuk është e garantuar.  Zhvilluesit e software-it
pronësor nuk janë medoemos të paaftë.  Ka raste që ata prodhojnë programe që
janë të fuqishëm dhe të qëndrueshëm, edhe pse ato nuk respektojnë lirinë e
përdoruesve.  Aktivistët e software-it të lirë dhe përkrahësit e burimit të
hapët do të reagojnë në mënyra shumë të ndryshme ndaj këtij fakti.</p>

<p>Një përkrahës puro i burimit të hapët, një që nuk është fare i ndikuar nga
idealet e software-it të lirë, do të thoshte, “Çuditem që qetë në gjendje ta
bëni programin të punojë kaq mirë pa përdorur modelin tonë të zhvillimit,
por ja që e bëtë.  Si mund të kem një kopje?” Ky qëndrim do të shpërblejë
skema që heqin liri, duke shpënë te humbja e saj.</p>

<p>Aktivisti i software-it të lirë do të thoshte, “Programi juaj është shumë
tërheqës, por unë çmoj më tepër lirinë.  Ndaj nuk e pranoj programin tuaj.
Punën time do ta mbaroj me ndonjë mënyrë tjetër, dhe në vend të tij do të
përkrah një projekt për zhvillimin e një zëvendësimi të lirë për të”.Nëse
çmojmë lirinë tonë, mund të veprojmë për ta pasur dhe mbrojtur atë.</p>

<h3>Software-i i Fuqishëm, i Qëndrueshëm Mund të Jetë i Keq</h3>

<p>Ideja se duam që software-i të jetë i fuqishëm dhe i qëndrueshëm vjen prej
supozimit se software-i është hartuar për t’u shërbyes përdoruesve të tyre.
Nëse është i fuqishëm dhe i qëndrueshëm, kjo do të thotë që u shërben më
mirë atyre.</p>

<p>Por mund të thuhet që software-i u shërben përdoruesve vetëm nëse respekton
lirinë e tyre.  Po kur software-i është hartuar për t’u hedhur vargonj
përdoruesve të tij? Në këtë rast të qenët i fuqishëm do të thotë që
vargonjtë janë më shtrëngues, dhe të qenët i qëndrueshëm do të thotë që
është më e vështirë për t’i hequr këta vargonj.   Veçori keqdashëse, të
tilla si spiunimi i përdoruesve, kufizimi i përdoruesve, dyer të pasme, dhe
përmirësime të detyrueshme janë të rëndomta në software-in pronësor, dhe
disa përkrahës të burimit të hapët duan t’i sendërtojnë ato në programe me
burim të hapët.</p>

<p>Nën trysninë e kompanive të filmit dhe regjistrimit të muzikës, software-i
për përdorim nga individët po hartohen gjithnjë e më shumë për t’i kufizuar
ata.  Kjo veçori dashakeqe njihet si Administrim Dixhital i Kufizimeve (DRM
- Digital Restrictions Management) (shihni <a
href="https://defectivebydesign.org/">DefectiveByDesign.org</a>) dhe është
krejt e kundërta e frymës së lirisë që software-i i lirë synon të ofrojë.
Dhe jo vetëm e frymës: ngaqë synimi i DRM-së është të shkelë me këmbë lirinë
tuaj, zhvilluesit e DRM-së përpiqen t’jua bëjnë të vështirë, të pamundur,
ose madje edhe të paligjshme ndryshimin e software-it që sendërton në
praktikë DRM-në.</p>

<p>Megjithatë disa përkrahës të burimit të hapët kanë propozuar software “DRM
me burim të hapët”.  Ideja e tyre është që, duke bërë publik kodin burim të
programeve të hartuara për të kufizuar hyrjen tuaj në media të fshehtëzuar
dhe duke u lejuar të tjerëve ta ndryshojnë atë, do të prodhonin software më
të fuqishëm dhe më të qëndrueshëm për kufizimin e përdoruesve si ju.
Software-i mandej do të dërgohej për ju te pajisje që nuk ju lejojnë ta
ndryshoni.</p>

<p>Ky software mund të jetë me burim të hapët dhe të përdorë modelin e
zhvillimit me burim të hapët, por nuk ka për të qenë software i lirë, sa
kohë që nuk do të respektojë lirinë e përdoruesve që e xhirojnë faktikisht
atë.   Nëse modeli i zhvillimit me burim të hapët ia del ta bëjë këtë
software më të fuqishëm dhe më të qëndrueshëm për kufizimin tuaj, kjo do ta
bënte edhe më të keq.</p>

<h3>Frikë nga Liria</h3>

<p>Motivacioni fillestar kryesor i atyre që e nxorën kampin e burimit të hapët
më vete prej lëvizjes së software-it të lirë qe që idetë etike të
“software-it të lirë” i vinin në siklet disa njerëz.  Kjo është e vërtetë:
ngritja e çështjeve etike, të tilla si liria, të folurit rreth përgjegjësive
ashtu si dhe rreth volisë, do të thotë t’u kërkosh njerëzve të mendojnë për
gjëra që ata mund të parapëlqejnë t’i shpërfillin, fjala vjen a është etike
apo jo sjellja e tyre.  Kjo mund të shkaktojë parehati dhe disa njerëz
thjesht mund ta mbyllin mendjen për gjëra të tilla.  Por kjo nuk do të thotë
që ne do të duhej të reshtnim së foluri për këto probleme.</p>

<p>E megjithatë kjo është ajo çka drejtuesit e burimit të hapët vendosën të
bënin.  U doli se duke heshtur rreth etikës dhe lirisë, dhe duke folur vetëm
për përfitimet e menjëhershme praktike të një pjese prej software-it të
lirë, mund të ishin në gjendje ta “shisnin” software-in më me efekt te disa
përdorues, veçanërisht bizneset.</p>

<p>Kur mbrojtësit e burimit të hapët flasin rreth çfarëdo gjëje më të thellë se
kaq, zakonisht bëhet fjalë për idenë e bërjes “dhuratë” njerëzimit kodin
burim.  Duke e paraqitur këtë si një punë veçanërisht të mirë, tej asaj që
kërkohet nga ana morale, besohet se shpërndarja e software-it pronësor pa
kodin burim është moralisht e ligjëruar.</p>

<p>Kjo rrugë ka dalë me efektshmëri, brenda logjikës së vet.  Retorika e
burimit të hapët ka bindur mjaft biznese dhe individë të përdorin, madje
edhe të zhvillojnë, software të lirë, çka e ka zgjeruar bashkësinë
tonë&mdash;por vetëm në nivel sipërfaqësor, praktik.  Filozofia e burimit të
hapët, me vlerat e veta pastërtisht praktike, e pengon të kuptuarit e ideve
më të thella të software-it të lirë; sjell mjaft vetë te bashkësia jonë, por
nuk u mëson atyre si ta mbrojnë atë.  Kjo është gjë e mirë, për aq sa bën,
por nuk mjafton për ta bërë lirinë të sigurt.  Tërheqja e përdoruesve drejt
software-it të lirë është vetëm një pjesë e rrugës për t’i bërë mbrojtës të
lirisë së tyre.</p>

<p>Herët a vonë këta përdorues do t’i ftojnë të rikthehen te software-i
pronësor, për disa avantazhe praktike.   Për të ofruar tundim të tillë
punojnë kompani të panumërta, disa duke ofruar kopje falas.  Pse do të duhej
që përdoruesit të mos i pranonin? Ah, vetëm po t’u kenë mësuar të çmojnë
lirinë që u jep software-i i lirë, të çmojnë lirinë në vetvete, në vend se
volitë teknike dhe praktike të një software-i të lirë specifik, atëherë po.
Për përhapjen e kësaj ideje, na duhet të flasim për lirinë.  Deri në një
farë shkalle, rruga “mos fol” karshi biznesit mund të jetë e dobishëm për
bashkësinë, por është e rrezikshme nëse bëhet aq e rëndomtë, sa dashuria për
lirinë të vijë e të duket si diçka ekscentrike.</p>

<p>Kjo gjendje e rrezikshme është saktësisht ajo që kemi.  Shumica e personave
të përfshirë me software-in e lirë, veçanërisht shpërndarësit e tij, flasin
pak për lirinë&mdash;zakonisht ngaqë kërkojnë të jenë “më të pranueshëm nga
bizneset”. Thuajse krejt shpërndarjet e sistemit operativ GNU/Linux i
shtojnë paketa pronësore sistemit bazë të lirë, dhe i ftojnë përdoruesit ta
shohin këtë si një avantazh, në vend se një cen.</p>

<p>Software-i shtesë pronësor dhe shpërndarjet GNU/Linux pjesërisht jo të lira
gjejnë tokë pjellore ngaqë shumica e bashkësisë sonë nuk këmbëngul te liria
në software-in e vet.  Kjo nuk është rastësi.  Shumica e përdoruesve të
GNU/Linux-it u njohën fillimisht me sistemin përmes diskutimeve të “burimit
të hapët”, në të cilin nuk përmendet që liria është një nga synimet.
Praktikat që nuk përkrahin lirinë dhe fjalët që nuk thonë gjë për lirinë
ecin paralelisht, duke nxitur njëra-tjetrën.  Për ta kapërcyer këtë prirje,
na duhet të flasim më tepër për lirinë, jo më pak.</p>

<h3>“FLOSS” dhe “FOSS”</h3>

<p> Termat “FLOSS” dhe “FOSS” përdoren për të qenë <a
href="/philosophy/floss-and-foss.html"> asnjanës mes software-it të lirë dhe
burimit të hapët</a>.  Nëse të qenët asnjanës është qëllimi juaj, “FLOSS”
është më mirë se të dy, ngaqë është vërtet asnjanës.  Por nëse doni të
mbroni lirinë, rruga nuk është përdorimi i një termi asnjanës.  Të mbrosh
lirinë kërkon t’u tregosh njerëzve përkrahjen tuaj për lirinë.</p>

<h3>Rivalë për Vëmendje</h3>

<p>“I lirë” dhe “i hapët” janë rivalë për vëmendje.  “Software-i i lirë” dhe
“burimi i hapët” janë ide të ndryshme, por, nga pikëpamja se si e shohin
software-in shumica e njerëzve, ata konkurrojnë për të njëjtin vend te
konceptet.  Kur njerëzit mësohen të thonë dhe mendojnë “burim i hapët”, kjo
përbën një pengesë për kuptimin nga ana e tyre të filozofisë së lëvizjes për
<em>software</em> të lirë dhe për të menduarit rreth saj.  Nëse na
përshoqërojnë tashmë ne dhe software-in tonë me fjalën “e hapët”, mund të na
nevojitet një tronditje intelektuale e tyre, përpara se të kuptojnë që ne
jemi <em>tjetër gjë</em>.  Çfarëdo veprimtarie që promovon fjalën “e hapët”
ka tendencë të zgjerojë perden që fsheh idetë e lëvizjes për
<em>software</em> të lirë.</p>

<p>Ndaj, veprimtarët e software-it të lirë i këshillojmë të refuzojnë të
punojnë në një veprimtari që e quan vetveten “e hapët”. Edhe nëse
veprimtaria është e mirë në vetvete, çdo kontribut që bëni, shkakton një dëm
të vogël në anën tjetër duke promovuar idenë e burimit të hapët.  Ka plot
veprimtari të tjera që e quajnë vetveten “të lira”, ose “libre”. Çdo
kontribut në këto projekte shton diçka të mirë.  Me kaq shumë projekte të
dobishme prej nga mund të zgjidhet, pse të mos zgjidhet një që bën diçka të
mirë ekstra?</p>

<h3>Përfundim</h3>

<p>Ndërkohë që mbrojtësit e burimit të hapët afrojnë përdorues të rinj te
bashkësia jonë, ne veprimtarët e software-it të lirë duhet t’i vëmë supet
barrës për tërheqjen e vëmendjes së tyre te çështja e lirisë.  Na duhet të
themi, “Është software i lirë dhe ju jep liri”!&mdash;më shpesh dhe më fort
se kurrë. Çdo herë që thoni “software i lirë”, në vend se “burim i hapët”,
ndihmoni kauzën tonë.</p>
<div class="column-limit"></div>

<h3 class="footnote">Shënim</h3>

<!-- The article is incomplete (#793776) as of 21st January 2013.
<p>

Joe Barr's article, 
<a href="http://www.itworld.com/LWD010523vcontrol4">&ldquo;Live and
let license,&rdquo;</a> gives his perspective on this issue.</p>
-->
<p>
<a
href="https://ocw.mit.edu/courses/sloan-school-of-management/15-352-managing-innovation-emerging-trends-spring-2005/readings/lakhaniwolf.pdf">Artikulli
mbi motivimin e programuesve të software-it të lirë</a>, nga Lakhan dhe
Wolf, thotë se një pjesë e konsiderueshme motivohen nga pikëpamja e tyre që
software-i do të duhej të ishte i lirë. Kjo, përkundër faktit që në vëzhgim
u morën zhvillues nga SourceForge, një sajt që s’e përkrah pikëpamjen se kjo
është një çështje etike.</p>
</div>

<div class="translators-notes">

<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't have notes.-->
 </div>
</div>

<!-- for id="content", starts in the include above -->
<!--#include virtual="/server/footer.sq.html" -->
<div id="footer" role="contentinfo">
<div class="unprintable">

<p>Ju lutemi, pyetjet dhe kërkesat e përgjithshme rreth FSF-së &amp; GNU-së
dërgojini te <a href="mailto:gnu@gnu.org">&lt;gnu@gnu.org&gt;</a>.  Ka
gjithashtu <a href="/contact/">mënyra të tjera për t’u lidhur me</a>
FSF-në.  Njoftimet për lidhje të dëmtuara dhe ndreqje apo këshilla të tjera
mund të dërgohen te <a
href="mailto:webmasters@gnu.org">&lt;webmasters@gnu.org&gt;</a>.</p>

<p>

<!-- TRANSLATORS: Ignore the original text in this paragraph,
        replace it with the translation of these two:

        We work hard and do our best to provide accurate, good quality
        translations.  However, we are not exempt from imperfection.
        Please send your comments and general suggestions in this regard
        to <a href="mailto:web-translators@gnu.org">

        &lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p>

        <p>For information on coordinating and contributing translations of
        our web pages, see <a
        href="/server/standards/README.translations.html">Translations
        README</a>. -->
Përpiqemi fort dhe bëjmë sa mundemi për të ofruar përkthime me cilësi të
mirë dhe të përpikta.  Megjithatë, nuk jemi të përjashtuar nga
papërsosmëritë. Ju lutemi, komentet dhe këshillat e përgjithshme lidhur me
këtë dërgojini te <a
href="mailto:web-translators@gnu.org">&lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p><p>Për
të dhëna mbi bashkërendimin dhe parashtrimin e përkthimeve të faqeve tona
web, shihni <a href="/server/standards/README.translations.html">README për
përkthimet</a>.</p>
</div>

<!-- Regarding copyright, in general, standalone pages (as opposed to
     files generated as part of manuals) on the GNU web server should
     be under CC BY-ND 4.0.  Please do NOT change or remove this
     without talking with the webmasters or licensing team first.
     Please make sure the copyright date is consistent with the
     document.  For web pages, it is ok to list just the latest year the
     document was modified, or published.

     If you wish to list earlier years, that is ok too.
     Either "2001, 2002, 2003" or "2001-2003" are ok for specifying
     years, as long as each year in the range is in fact a copyrightable
     year, i.e., a year in which the document was published (including
     being publicly visible on the web or in a revision control system).

     There is more detail about copyright years in the GNU Maintainers
     Information document, www.gnu.org/prep/maintain. -->
<p>Të drejta kopjimi &copy; 2007, 2010, 2012-2016, 2019-2022 Richard Stallman</p>

<p>Kjo faqe mund të përdoret sipas një licence <a rel="license"
href="http://creativecommons.org/licenses/by-nd/4.0/">Creative Commons
Attribution-NoDerivatives 4.0 International License</a>.</p>

<!--#include virtual="/server/bottom-notes.sq.html" -->
<div class="translators-credits">

<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't want credits.-->
 </div>

<p class="unprintable"><!-- timestamp start -->
U përditësua më:

$Date: 2022/03/01 13:30:56 $

<!-- timestamp end -->
</p>
</div>
</div>
<!-- for class="inner", starts in the banner include -->
</body>
</html>