summaryrefslogtreecommitdiff
path: root/talermerchantdemos/blog/articles/sq/open-source-misses-the-point.html
blob: eedbd77608d7f904fc62b80d0b6ebb61fc90b547 (plain)
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52
53
54
55
56
57
58
59
60
61
62
63
64
65
66
67
68
69
70
71
72
73
74
75
76
77
78
79
80
81
82
83
84
85
86
87
88
89
90
91
92
93
94
95
96
97
98
99
100
101
102
103
104
105
106
107
108
109
110
111
112
113
114
115
116
117
118
119
120
121
122
123
124
125
126
127
128
129
130
131
132
133
134
135
136
137
138
139
140
141
142
143
144
145
146
147
148
149
150
151
152
153
154
155
156
157
158
159
160
161
162
163
164
165
166
167
168
169
170
171
172
173
174
175
176
177
178
179
180
181
182
183
184
185
186
187
188
189
190
191
192
193
194
195
196
197
198
199
200
201
202
203
204
205
206
207
208
209
210
211
212
213
214
215
216
217
218
219
220
221
222
223
224
225
226
227
228
229
230
231
232
233
234
235
236
237
238
239
240
241
242
243
244
245
246
247
248
249
250
251
252
253
254
255
256
257
258
259
260
261
262
263
264
265
266
267
268
269
270
271
272
273
274
275
276
277
278
279
280
281
282
283
284
285
286
287
288
289
290
291
292
293
294
295
296
297
298
299
300
301
302
303
304
305
306
307
308
309
310
311
312
313
314
315
316
317
318
319
320
321
322
323
324
325
326
327
328
329
330
331
332
333
334
335
336
337
338
339
340
341
342
343
344
345
346
347
348
349
350
351
352
353
354
355
356
357
358
359
360
361
362
363
364
365
366
367
368
369
370
371
372
373
374
375
376
377
378
379
380
381
382
383
384
385
386
387
388
389
390
391
392
393
394
395
396
397
398
399
400
401
402
403
404
405
406
407
408
409
410
411
412
413
414
415
416
417
418
419
420
421
422
423
424
425
426
427
428
429
430
431
432
433
434
435
436
437
438
439
440
441
442
443
444
445
446
447
448
449
450
451
452
453
454
455
456
457
458
459
460
461
462
463
464
465
466
467
468
469
470
471
472
473
474
475
476
477
478
479
480
481
482
483
484
485
486
487
488
489
490
491
492
493
494
495
496
497
498
499
500
501
502
503
504
505
506
507
508
509
510
511
512
513
514
515
516
517
518
519
520
521
522
523
524
525
526
527
528
529
530
531
532
533
534
535
536
537
<!--#set var="ENGLISH_PAGE" value="/philosophy/open-source-misses-the-point.en.html" -->

<!--#include virtual="/server/header.sq.html" -->
<!-- Parent-Version: 1.90 -->

<!-- This file is automatically generated by GNUnited Nations! -->
<title>Pse Burimi i Hapur Nuk e Rrok Thelbin e Software-it të Lirë - Projekti GNU -
Free Software Foundation</title>

<!--#include virtual="/philosophy/po/open-source-misses-the-point.translist" -->
<!--#include virtual="/server/banner.sq.html" -->
<h2>Pse Burimi i Hapur Nuk e Rrok Thelbin e Software-it të Lirë</h2>

<address class="byline">nga Richard Stallman</address>

<div class="article">

<blockquote class="comment"><p>
Termi &ldquo;software i lirë&rdquo; dhe &ldquo;burim i hapur&rdquo; janë të
përdorshëm për thuajse të njëjtën gamë problemesh.  Megjithatë, ato shprehin
gjëra thellësisht të ndryshme mbi këto programe, bazuar në vlera të
ndryshme.  Lëvizja për software të lirë ngre zërin për lirinë e përdoruesve
të kompjuterave; është një lëvizje për liri dhe drejtësi.  Në kontrast me
të, ideja e burimit të hapur çmon kryesisht përparësitë praktike dhe nuk
ngre zërin për parimet.  Kjo është arsye pse nuk pajtohemi me burimin e
hapur, dhe nuk e përdorim atë term.
</p></blockquote>

<p>Kur e cilësojmë një software si &ldquo;të lirë,&rdquo; e kemi fjalën që ai
respekton <a href="/philosophy/free-sw.html">liritë thelbësore të
përdoruesit</a>: lirinë për ta xhiruar, studiuar, dhe rishpërndarë kopje të
tij me ose pa ndryshime.  Kjo është çështje lirie, jo çmimi, pra mendojeni
si tek &ldquo;fjala e lirë,&rdquo; jo si te &ldquo;birrë falas.&rdquo;</p>

<p>Këto liri kanë rëndësi jetike.  Ato janë thelbësore, jo thjesht për hir të
përdoruesit individual, por për hir të shoqërisë si e tërë, pasi promovojnë
solidaritetin shoqëror&mdash;pra, ndarjen e gjërave me të tjerët dhe
bashkëpunimin.  Bëhen edhe më të rëndësishme, teksa kultura dhe veprimtaritë
tona të përditshme sa vijnë e bëhen më dixhitale.  Në një botë tingujsh,
figurash, dhe fjalësh dixhitale, software-i i lirë sa vjen e bëhet më
thelbësor për lirinë në përgjithësi.</p>

<p>Dhjetëra miliona njerëz anembanë botës përdorin tani software të lirë;
shkollat publike në disa rajone të Indisë dhe Spanjës tani u thonë nxënësve
të përdorin <a href="/gnu/linux-and-gnu.html">sistemin e lirë operativ
GNU/Linux</a>.  Megjithatë, shumica e këtyre përdoruesve nuk kanë dëgjuar
kurrë rreth arsyeve etike për të cilat e krijuam këtë sistem dhe ngritëm
bashkësinë e software-it të lirë, ngaqë sot, ky sistem dhe bashkësia, më
shpesh shihen si të &ldquo;burimit të hapur&rdquo;, duke iu atribuar një
tjetër filozofi, tek e cila këto liri me zor përmenden.</p>

<p>Lëvizja e software-it të lirë ka dalë në mbrojtje të lirisë së përdoruesit
që më 1983-shin.  Më 1984-n filluam zhvillimin e sistemit operativ të lirë
GNU, që të mund të shmangeshin sistemet operativë jo të lirë të cilët u
mohojnë përdoruesve këto liri.  Gjatë viteve ’80, zhvilluam shumicën e
përbërësve thelbësorë të sistemit dhe hartuam lejen <a
href="/licenses/gpl.html">GNU General Public License</a> (GNU GPL) nën të
cilën do të hidheshin në qarkullim&mdash;një leje e hartuar posaçërisht për
mbrojtjen e lirisë për të gjithë përdoruesit e një programi.</p>

<p>Jo të gjithë përdoruesit dhe zhvilluesit e software-it të lirë u pajtuan me
synimet e lëvizjes së software-it të lirë.  Më 1998-n, një pjesë e
bashkësisë së software-it të lirë doli veç dhe filloi fushatë në emër të
&ldquo;burimit të hapur.&rdquo; Termi fillimisht u propozua për shmangien e
një keqkuptimi të mundshëm të termit &ldquo;software i lirë,&rdquo; por
shpejt filloi t’u përshoqërohej ideve filozofike mjaft të ndryshme nga ato
të lëvizjes së software-it të lirë.</p>

<p>Disa nga përkrahësit e burimit të hapur e konsideronin termin si një
&ldquo;fushatë marketingu për software-in e lirë,&rdquo; çka do të joshte
drejtues biznesesh përmes nxjerrjes në pah të përfitimeve praktike nga
software-i, pa ngritur ndërkohë çështje të së mirës dhe të gabuarës, për të
cilat ata mund të mos kishin qejf të dëgjonin.  Të tjerë përkrahës i hodhën
kategorikisht poshtë vlerat etike dhe sociale të lëvizjes së software-it të
lirë.  Cilatdo qofshin pikëpamjet e tyre, kur bënin fushatë për burimin e
hapur, as i përmendin, as mbronin këto vlera.  Termi &ldquo;burim i
hapur&rdquo; shpejt filloi të përshoqërohej me ide dhe argumente të bazuar
vetëm në vlera praktike, të tilla si krijimi ose pasja e software-it të
fuqishëm, të qëndrueshëm.  Prej asokohe, shumica e përkrahësve të burimit të
hapur janë rreshtuar pas tij, dhe bëjnë të njëjtin përshoqërim.  Shumica e
diskutimeve rreth &ldquo;burimit të hapur&rdquo; nuk merren me të mirën dhe
të gabuarën fare, vetëm me popullaritetin dhe suksesin; ja një <a
href="http://www.linuxinsider.com/story/Open-Source-Is-Woven-Into-the-Latest-Hottest-Trends-78937.html">
shembull tipik</a>.  Një pakicë e përkrahësve të burimit të hapur sot thonë
se liria është pjesë e problemit, por ata nuk janë dhe aq të dukshëm mes
atyre që s’janë të këtij mendimi.</p>

<p>Dy termat tani përshkruajnë thuajse të njëjtën kategori software-i, por
përfaqësojnë pikëpamje të bazuara  mbi vlera në thelb të ndryshme.  Për
lëvizjen e software-it të lirë, software-i lirë është një imperativ etik,
respekt thelbësor për lirinë e përdoruesit.  Në kontrast me të, filozofia e
burimit të hapur i sheh çështjet sipas optikës se si të bëhet software-i
&ldquo;më i mirë&rdquo;&mdash;vetëm nga pikëpamja praktike.  Sipas saj,
software-i jo i lirë është një zgjidhje inferiore për një problem praktik të
dhënë.</p>

<p>Por, për lëvizjen e software-it të lirë, software-i jo i lirë është një
problem shoqëror, dhe zgjidhja është të reshtet përdorimi i tij dhe të
kalohet te software-i i lirë.</p>

<p>&ldquo;Software i lirë.&rdquo; &ldquo;Burim i hapur.&rdquo; Nëse është i
njëjti software (<a href="/philosophy/free-open-overlap.html">ose
pothuajse</a>), ka rëndësi cilin emër përdorni? Po, ngaqë fjalë të ndryshme
përcjellin ide të ndryshme.  Edhe pse një program i lirë, me çfarëdo emri
tjetër, sot do t’ju jepte po atë liri, forcimi i pozitave të lirisë në një
rrugë të qëndrueshme varet mbi të gjitha nga të mësuarit e njerëzve të
çmojnë lirinë.  Nëse doni të ndihmoni për këtë, është thelbësore të flitet
për &ldquo;software të lirë.&rdquo;</p>

<p>Ne të lëvizjes së software-it të lirë nuk e shohim kampin e burimit të hapur
si një armik; armiku është software-i pronësor (jo i lirë).  Por duam që
njerëzit ta dinë se ne jemi për lirinë, ndaj nuk e pranojmë të etiketohemi
gabimisht si përkrahës të burimit të hapur.  Ajo çka mbrojmë nuk është
&ldquo;burimi i hapur,&rdquo; dhe ai të cilit i kundërvihemi s’është
&ldquo;burimi i mbyllur&rdquo;.  Për ta bërë të qartë këtë, ne shmangim
përdorimin e këtyre termave.

  
</p>

<h3>Dallime Praktike mes Software-it të Lirë dhe Burimit të Hapur</h3>

<p>Në praktikë, burimi i hapur mishëron një kriter paksa më të hapërdarë se sa
ata të software-it të lirë.  Me aq sa dimë, krejt kodi software i lirë i
hedhur në qarkullim mund të kualifikohet si me burim të hapur.  Thuajse
krejt software-i me burim të hapur është software i lirë, por ka disa
përjashtime.  Së pari, disa licenca burimi të hapur janë shumë kufizuese,
ndaj nuk kualifikohen dot si licenca të lira.  Për shembull, &ldquo;Open
Watcom&rdquo; s’është e lirë, pasi licenca e saj nuk lejon krijimin e një
versioni të modifikuar dhe përdorimin e tij privatisht.  Për fat, licenca të
tilla përdoren nga pak programe.</p>

<p>Së dyti, kur kodi burim i një programi ka një licencë të dobët, një pa
<em>copyleft</em>, të ekzekutueshmit e tij mund të bartin kushte jo të lira
shtesë.  <a href="https://code.visualstudio.com/License/">Microsoft-i e bën
këtë me Visual Studio-n,</a> për shembull.</p>

<p>Nëse këta të ekzekutueshëm u përgjigjen plotësisht burimeve të hedhura në
qarkullim, kualifikohen për burim të hapur, por jo si software i lirë.
Sidoqoftë, në këtë rast përdoruesit mund të përpilojnë kodin burim për të
ndërtuar dhe shpërndarë të ekzekutueshëm të lirë.</p>

<p>Së fundi, dhe ç’është më e rëndësishmja, shumë produkte që përmbajnë
kompjutera, kontrollojnë nënshkrimet në programe të ekzekutueshme, për t’ua
parandaluar përdoruesve instalimin e të ekzekutueshmve të ndryshëm nga to;
vetëm një kompani e caktuar mund të krijojë të ekzekutueshëm që mund të
xhirojnë te pajisja ose që mund të përdorin krejt aftësitë e saj.  Këto
pajisje i quajmë &ldquo;tiranike&rdquo;, dhe praktika është quajtur
&ldquo;tivoizim&rdquo;, sipas produktit (Tivo) te i cili e vumë re për herë
të parë.  Edhe pse i ekzekutueshmi është ndërtuar nga kod me burim të lirë,
dhe formalisht bart me vete një licencë të lirë, përdoruesit nuk mund të
xhirojnë versione të modifikuara të tij, kështu që, de-facto, i
ekzekutueshmi është jo i lirë.</p>

<p>Mjaft produkte Android përmbajnë të ekzekutueshëm Linux jo të lirë të
Tivo-izuar, edhe pse kodi i tij burimi gjendet nën GNU GPL version 2.
Versionin 3 të GNU GPL-së e konceptuam për ta ndaluar këtë praktikë.</p>

<p>Kriteri për burim të hapur shqetësohet vetëm për licencimin e kodit burim.
Ndaj, këta të ekzekutueshëm jo të lirë, kur krijohen nga kod burim të tillë
si Linux-i, që është me burim të hapur dhe i lirë, janë me burim të hapur,
por jo të lirë.</p>

<h3>Moskuptime të Rëndomta të &ldquo;Software-it të Lirë&rdquo; dhe
&ldquo;Burimit të Hapur&rdquo;</h3>

<p>Termi &ldquo;software i lirë&rdquo; është pre e keqinterpretimeve: një
kuptim i pasynuar prej nesh, &ldquo;software që mund ta keni me çmim
zero,&rdquo; mund t’i jepet termit po njësoj si kuptimi i synuar prej nesh,
&ldquo;software që i jep përdoruesit disa liri.&rdquo; Për këtë problem
kujdesemi duke bërë publik përkufizimin e software-it të lirë, dhe duke
thënë &ldquo;Mendojeni si te &lsquo;liria e fjalës,&rsquo; jo si te
&lsquo;birrë falas.&rsquo;&rdquo; Kjo zgjidhje nuk është e përsosur; nuk
mund ta eliminojë plotësisht problemin. Do të ishte më mirë një term i saktë
dhe jo i dykuptimtë, sikur kjo të mos paraqiste probleme të tjera.</p>

<p>Mjerisht, të gjitha alternativat në Anglisht kanë probleme të tyret.  Kemi
shqyrtuar mjaft nga sugjerimet e njerëzve, por asnjë nuk është kaq qartazi
&ldquo;i drejtë&rdquo; saqë kalimi në të të qe ide e mirë.  (Për shembull,
në disa kontekste fjalët Frëngjisht dhe Spanjisht &ldquo;libre&rdquo;
funksionojnë bukur, por njerëzit në Indi nuk e pranojnë fare këtë.)  Cilido
zëvendësim i propozuar për &ldquo;software-in e lirë&rdquo; ka ndonjë lloj
problemi semantik&mdash;dhe kjo ndodh edhe me &ldquo;software-in me burim të
hapur.&rdquo;</p>

<p><a href="https://opensource.org/osd">Përkufizimi zyrtar i &ldquo;software-it
me burim të hapur&rdquo;</a> (që është botuar nga Open Source Initiative dhe
është shumë i gjatë për ta përfshirë këtu) është përftuar tërthorazi prej
kriterit tonë të software-it të lirë.  Nuk është i njëjti; është ca më
dorëlëshuar në disa këndvështrime.  Megjithatë, në shumicën e rasteve
përkufizimi i tyre pajtohet me përkufizimin tonë.</p>

<p>Sido që të jetë, kuptimi i afërmendshëm për shprehjen &ldquo;software me
burim të hapur&rdquo;&mdash;dhe ai që shumica e njerëzve duket se mendojnë
që shpreh&mdash;është që &ldquo;Mund t’i shihni kodin burim.&rdquo; Ky
kriter është shumë më i dobët se sa përkufizimi i software-it të lirë, shumë
më i dobët gjithashtu se sa përkufizimi zyrtar i burimit të hapur.  Me të
përfshihen mjaft programe që nuk janë as të lirë dhe as me burim të hapur.</p>

<p>Ngaqë kuptimi i afërmendshëm për &ldquo;burimin e hapur&rdquo; s’është
kuptimi që mbrojtësit e tij kanë në mendje, përfundimi është që shumica e
njerëzve e keqkuptojnë termin.  Sipas Neal Stephenson-it, &ldquo;Linux-i
është software me &lsquo;burim të hapur&rsquo; që do të thotë, thjesht, se
cilido mund të marrë kopje të kartelave të kodit të tij burim&rdquo;. Nuk
mendoj se ka kërkuar me dashje të hidhte tej ose të vinte në diskutim
përkufizimin zyrtar.  Jam i mendimit që ai thjesht zbatoi konvencionet e
anglishtes për të nxjerrë një kuptim të termit.   <a
href="https://web.archive.org/web/20001011193422/http://da.state.ks.us/ITEC/TechArchPt6ver80.pdf">Shteti
i Kansasit</a> publikoi një përkufizim të ngjashëm: &ldquo;Përdorni software
me burim të hapur (OSS).  OSS është software për të cilin kodi burim është i
passhëm lirisht dhe publikisht, por marrëveshjet specifike për licencimin e
tij varen nga fakti se ç’i lejohet dikujt të bëjë me atë kod&rdquo;.</p>

<p><i>New York Times</i> <a
href="http://www.nytimes.com/external/gigaom/2009/02/07/07gigaom-the-brave-new-world-of-open-source-game-design-37415.html">
pati një artikull që e tepron me domethënien e termit</a> duke ia referuar
testimeve beta nga ana e përdoruesve&mdash;lejimi i pak përdoruesve që të
vënë në provë një version paraprak të një programi dhe të japin përshtypje
konfidenciale lidhur me të&mdash;çka programuesit e software-it pronësor e
kanë praktikuar prej dhjetëra vjetësh.</p>

<p>Termi madje është sforcuar sa të përfshijë edhe dizajne pajisjesh <a
href="http://www.theguardian.com/sustainable-business/2015/aug/27/texas-teenager-water-purifier-toxic-e-waste-pollution">të
publikuar pa ndonjë patentë</a>.  Dizajne pajisjesh të papatentuar mund të
jenë kontribute të lavdërueshëm për shoqërinë, por termi &ldquo;kod
burim&rdquo; s’ka lidhje me to.</p>

<p>Përkrahësit e burimit të hapur përpiqen të merren me këtë çështje duke
treguar me gisht përkufizimin e tyre zyrtar, por kjo rrugë ndreqjeje është
më pak e efektshme për ta, se sa është për ne.  Termi &ldquo;software i
lirë&rdquo; ka dy domethënie natyrale, njëra është domethënia e synuar, ndaj
dikush që e ka rrokur idenë &ldquo;si te fjala e lirë, jo si te birrë
falas&rdquo; nuk do të gabojë sërish.  Por termi &ldquo;burim i hapur&rdquo;
ka vetëm një domethënie natyrale, që është e ndryshme prej domethënies së
synuar prej përkrahësve të tij.  Pra nuk ka një rrugë për të shpjeguar
shkurtimisht dhe përligjur përkufizimin e tij zyrtar.  Kjo e përkeqëson edhe
më konfuzionin.</p>

<p>Një tjetër keqkuptim i &ldquo;burimit të hapur&rdquo; është ideja që me të
nënkuptohet &ldquo;mospërdorimi i lejes GNU GPL.&rdquo; Ky priret të
shoqërojë një tjetër keqkuptim sipas të cilit &ldquo;software-i i
lirë&rdquo; do të thotë &ldquo;software nën GPL-në.&rdquo; Që të dyja janë
gabim, sa kohë që GNU GPL-ja i plotëson kushtet për të qenë leje burimi të
hapur dhe shumica e lejeve të burimit të hapur i plotësojnë kushtet për të
qenë leje software-i të lirë.  Ka <a href="/licenses/license-list.html">
mjaft licenca software-i të lirë</a> përtej GNU GPL-së.</p>

<p>Termi &ldquo;burim i hapur&rdquo; është sforcuar më tej nga zbatimi i tij
mbi veprimtari të tjera, të tilla si qeverisja, arsimi, shkenca, te të cilat
nuk ka gjë të tillë si kodi burim, dhe ku kriteri lidhur me licencimin e
software-it thjesht nuk ka punë fare.  E vetmja gjë e përbashkët që kanë
këto veprimtari është se, në një farë mënyre, i ftojnë njerëzit të marrin
pjesë në diçka.  Ato e sforcojnë termin deri atje sa me të nënkuptohet vetëm
&ldquo;pjesëmarrës&rdquo; ose &ldquo;transparent&rdquo;, ose më pak se kaq.
Në rastin më të keq, është shndërruar <a
href="http://www.nytimes.com/2013/03/17/opinion/sunday/morozov-open-and-closed.html">
në një fjalë të zbrazët në modë</a>.</p>

<h3>Vlera të Ndryshme Mund të Shpien Në Përfundime të Ngjashme&hellip;por Jo
Gjithmonë</h3>

<p>Grupet radikale të viteve ’60 kanë reputacion si fraksionistë: disa
organizata u ndanë për shkak të mospajtimeve për hollësira strategjie, dhe
dy grupet bij e trajtonin njëri-tjetrin si armiq, edhe pse kishin synime dhe
vlera themelore të ngjashme.  E djathta i dha shumë rëndësi kësaj dhe e
përdori për të kritikuar krejt të majtën.</p>

<p>Ka gojë që përpiqen të njollosin lëvizjen për software të lirë duke e
krahasuar mospajtimin tonë me burimin e hapur me mospajtimet e këtyre
grupeve radikale.  E shohin së prapthi.  Ne nuk pajtohemi me kampin e
burimit të hapur lidhur me synimet dhe vlerat themelore, por pikëpamjet e
tyre dhe tonat shpien në shumë raste te e njëjta sjellje
praktike&mdash;fjala vjen zhvillimi i software-it të lirë.</p>

<p>Për pasojë, njerëz nga lëvizja e software-it të lirë shpesh punojnë bashkë
me kampin e burimit të hapur në projekte praktike, të tilla si zhvillimi i
software-it.  Të bie në sy që pikëpamje kaq të ndryshme filozofike mund të
motivojnë kaq shpesh persona të ndryshëm të marrin pjesë në të njëjtat
projekte.  Sido qoftë, ka situata ku këto pikëpamje në thelb të ndryshme
shpien në veprime shumë të ndryshme.</p>

<p>Ideja e burimit të hapur është që lejimi i përdoruesve të ndryshojnë dhe
rishpërndajnë software-in do ta bëjë këtë më të fuqishëm dhe më të
qëndrueshëm.  Por kjo nuk është e garantuar.  Zhvilluesit e software-it
pronësor nuk janë medoemos të paaftë.  Ka raste që ata prodhojnë programe që
janë të fuqishëm dhe të qëndrueshëm, edhe pse ato nuk respektojnë lirinë e
përdoruesve.  Aktivistët e software-it të lirë dhe përkrahësit e burimit të
hapur do të reagojnë në mënyra shumë të ndryshme ndaj këtij fakti.</p>

<p>Një përkrahës puro i burimit të hapur, një që nuk është fare i ndikuar nga
idealet e software-it të lirë, do të thoshte, &ldquo;Çuditem që qetë në
gjendje ta bëni programin të punojë kaq mirë pa përdorur modelin tonë të
zhvillimit, por ja që e bëtë.  Si mund të kem një kopje?&rdquo; Ky qëndrim
do të shpërblejë skema që heqin liri, duke shpënë te humbja e saj.</p>

<p>Aktivisti i software-it të lirë do të thoshte, &ldquo;Programi juaj është
shumë tërheqës, por unë çmoj më tepër lirinë.  Ndaj nuk e pranoj programin
tuaj.  Punën time do ta mbaroj me ndonjë mënyrë tjetër, dhe në vend të tij
do të përkrah një projekt për zhvillimin e një zëvendësimi të lirë për
të.&rdquo; Nëse çmojmë lirinë tonë, mund të veprojmë për ta pasur dhe
mbrojtur atë.</p>

<h3>Software-i i Fuqishëm, i Qëndrueshëm Mund të Jetë i Keq</h3>

<p>Ideja se duam që software-i të jetë i fuqishëm dhe i qëndrueshëm vjen prej
supozimit se software-i është hartuar për t’u shërbyes përdoruesve të tyre.
Nëse është i fuqishëm dhe i qëndrueshëm, kjo do të thotë që u shërben më
mirë atyre.</p>

<p>Por mund të thuhet që software-i u shërben përdoruesve vetëm nëse respekton
lirinë e tyre.  Po kur software-i është hartuar për t’u hedhur vargonj
përdoruesve të tij? Në këtë rast të qenët i fuqishëm do të thotë që
vargonjtë janë më shtrëngues, dhe të qenët i qëndrueshëm do të thotë që
është më e vështirë për t’i hequr këta vargonj.   Veçori keqdashëse, të
tilla si spiunimi i përdoruesve, kufizimi i përdoruesve, dyer të pasme, dhe
përmirësime të detyrueshme janë të rëndomta në software-in pronësor, dhe
disa përkrahës të burimit të hapur duan t’i sendërtojnë ato në programe me
burim të hapur.</p>

<p>Nën trysninë e kompanive të filmit dhe regjistrimit të muzikës, software-i
për përdorim nga individët po hartohen gjithnjë e më shumë për t’i kufizuar
ata.  Kjo veçori dashakeqe njihet si Administrim Dixhital i Kufizimeve (DRM
- Digital Restrictions Management) (shihni <a
href="http://defectivebydesign.org/">DefectiveByDesign.org</a>) dhe është
krejt e kundërta e frymës së lirisë që software-i i lirë synon të ofrojë.
Dhe jo vetëm e frymës: ngaqë synimi i DRM-së është të shkelë me këmbë lirinë
tuaj, zhvilluesit e DRM-së përpiqen t’jua bëjnë të vështirë, të pamundur,
ose madje edhe të paligjshme ndryshimin e software-it që sendërton në
praktikë DRM-në.</p>

<p>Megjithatë disa përkrahës të burimit të hapur kanë propozuar software
&ldquo;DRM me burim të hapur&rdquo;.  Ideja e tyre është që, duke bërë
publik kodin burim të programeve të hartuara për të kufizuar hyrjen tuaj në
media të fshehtëzuar dhe duke u lejuar të tjerëve ta ndryshojnë atë, do të
prodhonin software më të fuqishëm dhe më të qëndrueshëm për kufizimin e
përdoruesve si ju.  Software-i mandej do të dërgohej për ju te pajisje që
nuk ju lejojnë ta ndryshoni.</p>

<p>Ky software mund të jetë me burim të hapur dhe të përdorë modelin e
zhvillimit me burim të hapur, por nuk ka për të qenë software i lirë, sa
kohë që nuk do të respektojë lirinë e përdoruesve që e xhirojnë faktikisht
atë.   Nëse modeli i zhvillimit me burim të hapur ia del ta bëjë këtë
software më të fuqishëm dhe më të qëndrueshëm për kufizimin tuaj, kjo do ta
bënte edhe më të keq.</p>

<h3>Frikë nga Liria</h3>

<p>Motivacioni fillestar kryesor i atyre që e nxorën kampin e burimit të hapur
më vete prej lëvizjes së software-it të lirë qe që idetë etike të
&ldquo;software-it të lirë&rdquo; i vinin në siklet disa njerëz.  Kjo është
e vërtetë: ngritja e çështjeve etike si liria, përgjegjësive kundrejt
volisë, do të thotë t’u kërkosh njerëzve të mendojnë për gjëra që ata mund
të parapëlqejnë t’i shpërfillin, fjala vjen a është etike apo jo sjellja e
tyre.  Kjo mund të shkaktojë parehati, dhe disa njerëz thjesht mund ta
mbyllin mendjen për gjëra të tilla.  Por kjo nuk do të thotë që ne do të
duhej të reshtnim së foluri për këto probleme.</p>

<p>E megjithatë kjo është ajo çka drejtuesit e burimit të hapur vendosën të
bënin.  U doli se duke heshtur rreth etikës dhe lirisë, dhe duke folur vetëm
për përfitimet e menjëhershme praktike të një pjese prej software-it të
lirë, mund të ishin në gjendje ta &ldquo;shisnin&rdquo; software-in më me
efekt te disa përdorues, veçanërisht bizneset.</p>

<p>Kur mbrojtësit e burimit të hapur flasin rreth çfarëdo gjëje më të thellë se
kaq, zakonisht bëhet fjalë për idenë e bërjes &ldquo;dhuratë&rdquo;
njerëzimit kodin burim.  Duke e paraqitur këtë si një punë veçanërisht të
mirë, tej asaj që kërkohet nga ana morale, besohet se shpërndarja e
software-it pronësor pa kodin burim është moralisht e ligjëruar.</p>

<p>Kjo rrugë ka dalë me efektshmëri, brenda logjikës së vet.  Retorika e
burimit të hapur ka bindur mjaft biznese dhe individë të përdorin, madje
edhe të zhvillojnë, software të lirë, çka e ka zgjeruar bashkësinë
tonë&mdash;por vetëm në nivel sipërfaqësor, praktik.  Filozofia e burimit të
hapur, me vlerat e veta pastërtisht praktike, e pengon të kuptuarit e ideve
më të thella të software-it të lirë; sjell mjaft vetë te bashkësia jonë, por
nuk u mëson atyre si ta mbrojnë atë.  Kjo është gjë e mirë, për aq sa bën,
por nuk mjafton për ta bërë lirinë të sigurt.  Tërheqja e përdoruesve drejt
software-it të lirë është vetëm një pjesë e rrugës për t’i bërë mbrojtës të
lirisë së tyre.</p>

<p>Herët a vonë këta përdorues do t’i ftojnë të rikthehen te software-i
pronësor, për disa avantazhe praktike.   Për të ofruar tundim të tillë
punojnë kompani të panumërta, disa duke ofruar kopje falas.  Pse do të duhej
që përdoruesit të mos i pranonin? Ah, vetëm po t’u kenë mësuar të çmojnë
lirinë që u jep software-i i lirë, të çmojnë lirinë në vetvete, në vend se
volitë teknike dhe praktike të një software-i të lirë specifik, atëherë po.
Për përhapjen e kësaj ideje, na duhet të flasim për lirinë.  Deri në një
farë shkalle, rruga &ldquo;mos fol&rdquo; karshi biznesit mund të jetë e
dobishëm për bashkësinë, por është e rrezikshme nëse bëhet aq e rëndomtë, sa
dashuria për lirinë të vijë e të duket si diçka ekscentrike.</p>

<p>Kjo gjendje e rrezikshme është saktësisht ajo që kemi.  Shumica e personave
të përfshirë me software-in e lirë, veçanërisht shpërndarësit e tij, flasin
pak për lirinë&mdash;zakonisht ngaqë kërkojnë të jenë &ldquo;më të
pranueshëm nga bizneset.&rdquo; Thuajse krejt shpërndarjet e sistemit
operativ GNU/Linux i shtojnë paketa pronësore sistemit bazë të lirë, dhe i
ftojnë përdoruesit ta shohin këtë si një avantazh, në vend se një cen.</p>

<p>Software-i shtesë pronësor dhe shpërndarjet GNU/Linux pjesërisht jo të lira
gjejnë tokë pjellore ngaqë shumica e bashkësisë sonë nuk këmbëngul te liria
në software-in e vet.  Kjo nuk është rastësi.  Shumica e përdoruesve të
GNU/Linux-it u njohën fillimisht me sistemin përmes diskutimeve të
&ldquo;burimit të hapur&rdquo;, në të cilin nuk përmendet që liria është një
nga synimet.  Praktikat që nuk përkrahin lirinë dhe fjalët që nuk thonë gjë
për lirinë ecin paralelisht, duke nxitur njëra-tjetrën.  Për ta kapërcyer
këtë prirje, na duhet të flasim më tepër për lirinë, jo më pak.</p>

<h3>&ldquo;FLOSS&rdquo; dhe &ldquo;FOSS&rdquo;</h3>

<p> Termat &ldquo;FLOSS&rdquo; dhe &ldquo;FOSS&rdquo; përdoren për të qenë <a
href="/philosophy/floss-and-foss.html"> asnjanës mes software-it të lirë dhe
burimit të hapur</a>.  Nëse të qenët asnjanës është qëllimi juaj,
&ldquo;FLOSS&rdquo; është më mirë se të dy, ngaqë është vërtet asnjanës.
Por nëse doni të mbroni lirinë, rruga nuk është përdorimi i një termi
asnjanës.  Të mbrosh lirinë kërkon t’u tregosh njerëzve përkrahjen tuaj për
lirinë.</p>

<h3>Rivalë për Vëmendje</h3>

<p>&ldquo;I lirë&rdquo; dhe &ldquo;i hapur&rdquo; janë rivalë për vëmendje.
&ldquo;Software-i i lirë&rdquo; dhe &ldquo;ai me burim të hapur&rdquo; janë
ide të ndryshme, por, në mënyrës se si e shohin software-in shumica e
njerëzve, ata konkurrojnë për të njëjtin vend në vëmendje.  Kur njerëzit
mësohen të thonë dhe mendojnë &ldquo;burim i hapur,&rdquo;, kjo përbën një
pengesë për kuptimin nga ana e tyre të filozofisë së lëvizjes për software
të lirë dhe për të menduarit rreth saj.  Nëse na përshoqërojnë tashmë ne dhe
software-in tonë me fjalën &ldquo;e hapët,&rdquo; mund të na nevojitet një
tronditje intelektuale e tyre, përpara se të kuptojnë që ne jemi <em>tjetër
gjë</em>.  Çfarëdo veprimtarie që promovon fjalën &ldquo;e hapët&rdquo; ka
tendencë të zgjerojë perden që fsheh idetë e lëvizjes për software të lirë.</p>

<p>Ndaj, veprimtarët e software-it të lirë i këshillojmë të refuzojnë të
punojnë në një veprimtari që e quan vetveten &ldquo;e hapët.&rdquo; Edhe
nëse veprimtaria është e mirë në vetvete, çdo kontribut që bëni, shkakton
një dëm të vogël në anën tjetër duke promovuar idenë e burimit të hapur.  Ka
plot veprimtari të tjera që e quajnë vetveten &ldquo;të lira&rdquo; ose
&ldquo;libre.&rdquo; Çdo kontribut në këto projekte shton diçka të mirë.
Me kaq shumë projekte të dobishme prej nga mund të zgjidhet, pse të mos
zgjidhet një që bën diçka të mirë ekstra?</p>

<h3>Përfundim</h3>

<p>Ndërkohë që mbrojtësit e burimit të hapur afrojnë përdorues të rinj te
bashkësia jonë, ne veprimtarët e software-it të lirë duhet t’i vëmë supet
barrës për tërheqjen e vëmendjes së tyre te çështja e lirisë.  Na duhet të
themi, &ldquo;Është software i lirë dhe ju jep liri!&rdquo;&mdash;më shpesh
dhe më fort se kurrë. Çdo herë që thoni &ldquo;software i lirë&rdquo; në
vend të &ldquo;burim i hapur,&rdquo; ndihmoni kauzën tonë.</p>

</div>

<h4>Shënim</h4>

<!-- The article is incomplete (#793776) as of 21st January 2013.
<p>

Joe Barr's article, 
<a href="http://www.itworld.com/LWD010523vcontrol4">&ldquo;Live and
let license,&rdquo;</a> gives his perspective on this issue.</p>
-->
<p>
<a
href="http://ocw.mit.edu/courses/sloan-school-of-management/15-352-managing-innovation-emerging-trends-spring-2005/readings/lakhaniwolf.pdf">Artikulli
mbi motivimin e programuesve të software-it të lirë</a> nga Lakhan dhe Wolf
thotë se një pjesë e konsiderueshme motivohen nga pikëpamja e tyre që
software-i do të duhej të ishte i lirë. Kjo, përkundër faktit që në vëzhgim
u morën zhvillues nga SourceForge, një sajt që s’e përkrah pikëpamjen se kjo
është një çështje etike.</p>

<div class="translators-notes">

<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't have notes.-->
 </div>
</div>

<!-- for id="content", starts in the include above -->
<!--#include virtual="/server/footer.sq.html" -->
<div id="footer">
<div class="unprintable">

<p>Ju lutemi, pyetjet dhe kërkesat e përgjithshme rreth FSF-së &amp; GNU-së
dërgojini te <a href="mailto:gnu@gnu.org">&lt;gnu@gnu.org&gt;</a>.  Ka
gjithashtu <a href="/contact/">mënyra të tjera për t’u lidhur me</a>
FSF-në.  Njoftimet për lidhje të dëmtuara dhe ndreqje apo këshilla të tjera
mund të dërgohen te <a
href="mailto:webmasters@gnu.org">&lt;webmasters@gnu.org&gt;</a>.</p>

<p>

<!-- TRANSLATORS: Ignore the original text in this paragraph,
        replace it with the translation of these two:

        We work hard and do our best to provide accurate, good quality
        translations.  However, we are not exempt from imperfection.
        Please send your comments and general suggestions in this regard
        to <a href="mailto:web-translators@gnu.org">

        &lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p>

        <p>For information on coordinating and submitting translations of
        our web pages, see <a
        href="/server/standards/README.translations.html">Translations
        README</a>. -->
Përpiqemi fort dhe bëjmë sa mundemi për të ofruar përkthime me cilësi të
mirë dhe të përpikta.  Megjithatë, nuk jemi të përjashtuar nga
papërsosmëritë. Ju lutemi, komentet dhe këshillat e përgjithshme lidhur me
këtë dërgojini te <a
href="mailto:web-translators@gnu.org">&lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p><p>Për
të dhëna mbi bashkërendimin dhe parashtrimin e përkthimeve të faqeve tona
web, shihni <a href="/server/standards/README.translations.html">README për
përkthimet</a>.</p>
</div>

<p>Të drejta kopjimi &copy; 2007, 2010, 2012, 2015, 2016, 2019, 2020 Richard
Stallman</p>

<p>Kjo faqe mund të përdoret sipas një licence <a rel="license"
href="http://creativecommons.org/licenses/by-nd/4.0/">Creative Commons
Attribution-NoDerivatives 4.0 International License</a>.</p>

<!--#include virtual="/server/bottom-notes.sq.html" -->
<div class="translators-credits">

<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't want credits.-->
 </div>

<p class="unprintable"><!-- timestamp start -->
U përditësua më:

$Date: 2020/10/06 08:42:12 $

<!-- timestamp end -->
</p>
</div>
</div>
</body>
</html>