summaryrefslogtreecommitdiff
path: root/talermerchantdemos/blog/articles/sq/android-and-users-freedom.html
blob: 2809a4eb2dc5f51a450cafdc68f3c9e45ebc6a81 (plain)
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52
53
54
55
56
57
58
59
60
61
62
63
64
65
66
67
68
69
70
71
72
73
74
75
76
77
78
79
80
81
82
83
84
85
86
87
88
89
90
91
92
93
94
95
96
97
98
99
100
101
102
103
104
105
106
107
108
109
110
111
112
113
114
115
116
117
118
119
120
121
122
123
124
125
126
127
128
129
130
131
132
133
134
135
136
137
138
139
140
141
142
143
144
145
146
147
148
149
150
151
152
153
154
155
156
157
158
159
160
161
162
163
164
165
166
167
168
169
170
171
172
173
174
175
176
177
178
179
180
181
182
183
184
185
186
187
188
189
190
191
192
193
194
195
196
197
198
199
200
201
202
203
204
205
206
207
208
209
210
211
212
213
214
215
216
217
218
219
220
221
222
223
224
225
226
227
228
229
230
231
232
233
234
235
236
237
238
239
240
241
242
243
244
245
246
247
248
249
250
251
252
253
254
255
256
257
258
259
260
261
262
263
264
265
266
267
268
269
270
271
272
273
274
275
276
277
278
279
280
281
282
283
284
285
286
287
288
289
290
291
292
293
294
295
296
297
298
299
300
301
302
303
304
305
306
307
308
309
310
311
312
313
314
315
316
317
318
319
320
321
322
323
324
325
326
327
328
329
330
331
332
333
334
335
336
337
338
339
340
341
342
343
344
345
346
347
348
349
350
351
352
353
354
355
356
357
358
359
360
361
362
363
364
365
366
367
368
<!--#set var="ENGLISH_PAGE" value="/philosophy/android-and-users-freedom.en.html" -->

<!--#include virtual="/server/header.sq.html" -->
<!-- Parent-Version: 1.96 -->
<!-- This page is derived from /server/standards/boilerplate.html -->
<!--#set var="TAGS" value="essays aboutfs practice" -->
<!--#set var="DISABLE_TOP_ADDENDUM" value="yes" -->

<!-- This file is automatically generated by GNUnited Nations! -->
<title>Android-i dhe Liria e Përdoruesit - Projekti GNU - Free Software Foundation</title>

<!--#include virtual="/philosophy/po/android-and-users-freedom.translist" -->
<!--#include virtual="/server/banner.sq.html" -->
<!--#include virtual="/philosophy/ph-breadcrumb.sq.html" -->
<!--GNUN: OUT-OF-DATE NOTICE-->
<!--#include virtual="/server/top-addendum.sq.html" -->
<div class="article reduced-width">
<h2>Android-i dhe Liria e Përdoruesit</h2>

<address class="byline">nga Richard Stallman</address>

<p>
Deri në ç’shkallë e respekton Android-i lirinë e përdoruesve të tij? Për një
përdorues kompjuteri që vlerëson lirinë, kjo është pyetja më e rëndësishme
që duhet bërë për çfarëdo sistemi <em>software</em>.</p>

<p>Në <a href="https://fsf.org">lëvizjen për <em>software</em> të
lirë/libre</a>, zhvillojmë <em>software</em> që respekton lirinë e
përdoruesve, që ne dhe ju t’i rrimë larg software-it që nuk e
respekton. Përkundrazi, ideja e “burimit të hapët” përqendrohet te se si
zhvillohet kodi; bëhet fjalë për një tjetër rrymë mendimi, vlera kryesore e
së cilës është <a
href="/philosophy/open-source-misses-the-point.html">cilësia e kodit, në
vend se liria</a>. Ndaj, shqetësimi këtu s’është nëse është apo jo “<a
href="/philosophy/free-open-overlap.html">i hapët</a>” Android-i, por nëse i
lejon përdoruesit të jenë të lirë.</p>

<p>Android-i është një sistem operativ kryesisht për telefona dhe pajisje të
tjera celulare, që përbëhet nga Linux (kerneli i Torvalds-it), disa
biblioteka, një platformë Java dhe disa aplikacione. Hiq Linux-in,
software-i i versioneve 1 dhe 2 të Android-it qe zhvilluar kryesisht nga
Google; Google e hodhi në qarkullim nën licencën Apache 2.0, e cila është
një licencë dorëlëshuar software-i të lirë, pa <a
href="/licenses/copyleft.html">copyleft</a>.</p>

<p>Versioni i Linux-it i përfshirë në Android s’është tërësisht
<em>software</em> i lirë, ngaqë përmban “binary blobs” jo të lirë (njësoj si
versioni Linux i Torvalds-it), disa prej të cilëve përdoren vërtet në disa
pajisje Android. Platformat Android përdorin gjithashtu të tjerë
<em>firmware</em> jo të lirë dhe biblioteka jo të lira. Veç tyre, kodi burim
i versioneve 1 dhe 2 të Android-it, siç hidhet në qarkullim nga Google,
është <em>software</em> i lirë&mdash;por ky kod është i pamjaftueshëm për ta
vënë pajisjen në punë. Disa nga aplikacionet që përgjithësisht vijnë tok me
Android-in janë edhe këto jo të lira.</p>

<div class="announcement comment" role="complementary">
<hr class="no-display" />
<p>Përkrahni fushatën <a href="https://fsfe.org/activities/android/">Çlironi
Android-in Tuaj</a>.</p>
<hr class="no-display" />
</div>

<p>Android-i është shumë i ndryshëm nga <a
href="/gnu/thegnuproject.html">sistemi operativ GNU/Linux</a>, ngaqë përmban
shumë pak gjëra nga GNU. Vërtet, i vetmi përbërës që Android-i dhe
GNU/Linux-i kanë të përbashkët është Linux-i, kerneli. Personat që gabimisht
mendojnë se “Linux” i referohet krejt ndërthurjes GNU/Linux bëhen lëmsh nga
këto fakte dhe bëjnë pohime paradoksale të llojit “Android-i përmban Linux,
por s’është Linux”.(<a href="#linuxnote">1</a>) Pa këtë konfuzion, gjendja
është e thjeshtë: Android-i përmban Linux, por jo GNU; ndaj Android-i dhe
GNU/Linux-i janë më së shumti të ndryshëm, ngaqë krejt ç’kanë të përbashkët
është Linux-i.</p>

<p>Brenda Android-it, kerneli Linux mbetet një program veçmas, me kodin e vet
burim nën <a href="/licenses/gpl-2.0.html">GNU GPL version 2</a>. Të
ndërthurësh Linux-in me kod nën licencë Apache 2.0 do të përbënte shkelje të
drejtash kopjimi, ngaqë GPL version 2 dhe Apache 2.0 janë <a
href="/licenses/license-list.html#apache2">të papërputhshëm</a>.  Fjalët se
Google e ka konvertuar Linux-in në një farë mënyre sipas licencës Apache
janë të gabuara; Google s’ka fuqi të ndryshojë licencën në kodin e Linux-it
dhe s’provoi ta bënte një gjë të tillë. Nëse autorët e Linux-it do të
lejonin përdorimin e tij sipas <a href="/licenses/gpl.html">GPL version
3</a>, atëherë ai kod mund të ndërthurej me kod të licencuar nën Apache dhe
ndërthurja mund të hidhej në qarkullim nën GPL version 3. Por Linux-i
s’është hedhur në qarkullim në atë mënyrë.</p>

<p>Google është pajtuar me domosdoshmëritë e licencës GNU General Public
License për Linux, por licenca Apache mbi pjesën tjetër të Android-it nuk
kërkon doemos hedhjen në qarkullim të burimit. Google është shprehur se nuk
do të bëjë kurrë publik kodin burim të Android 3.0 (hiq Linux-in). Kodi
burim i Android 3.1 edhe ky u mbajt i fshehtë, duke e bërë Android 3-shin,
hiq Linux-in, <em>software</em> jo të lirë thjesht dhe paq.</p>

<p>Google tha se e mbajti të fshehtë kodin burim të 3.0-shit ngaqë qe me të
meta dhe njerëzit duhet të presin për hedhjen pasuese në qarkullim. Kjo mund
të jetë këshillë e mirë për njerëz që thjesht duan të xhirojnë sistemin
Android, por këtë duhet ta vendosin vetë përdoruesit. Sido qoftë, zhvillues
dhe të tjerë që fusin duart në sisteme, të cilët duan të përfshijnë
ndryshime në versione të tyret, mund të përdorin atë kod fare mirë.</p>

<p>Për fat, Google më vonë hodhi në qarkullim kodin burim për Android 3.*, kur
hodhi në qarkullim versionin 4 (edhe ky me kodin burim).  Problemi më sipër
doli të ishte një devijim i përkohshëm, se sa një ndryshim politike.  Por,
ajo që ndodhi një herë, mund të ndodhë prapë.</p>

<p>Sido që të jetë, shumica e kodit burim të versioneve të ndryshme të
Android-it është hedhur në qarkullim si <em>software</em> i lirë. A do të
thotë kjo se produktet që përdorin këto versione respektojnë lirinë e
përdoruesve? Jo, për një numër arsyesh.</p>

<p>Para së gjithash, shumica e tyre përmbajnë aplikacione jo të lirë Google për
të komunikuar me shërbime të tilla si YouTube dhe Google Maps. Këto
zyrtarisht s’janë pjesë e Android-it, por kjo s’e bën të mirë produktin.
Mjaft nga aplikacionet e lira, që mund të përdoreshin në versione të
dikurshëm Android, janë <a
href="https://arstechnica.com/gadgets/2013/10/googles-iron-grip-on-android-controlling-open-source-by-any-means-necessary/">
zëvendësuar nga aplikacione jo të lira</a>; më 2013-n u shfaqën pajisje
Android të cilat <a
href="https://www.androidbeat.com/2013/12/new-google-play-edition-devices-lack-photo-gallery-app-use-google/">
s’jepnin ndonjë rrugë për të parë foto, përveç se përmes aplikacionit jo të
lirë Google+</a>.  Më 2014-n Google-i njoftoi se <a
href="https://arstechnica.com/gadgets/2014/06/android-wear-auto-and-tv-save-you-from-skins-and-oems-from-themselves/">versionet
Android për televizorë, sahate dhe automjete në pjesën më të madhe do të
ishin jo të lirë.</a>
</p>

<p>Shumica e pajisjeve Android vijnë me software-in jo të lirë Google Play
(ish- “Android Market”).  Ky <em>software</em> i fton përdoruesit me një
llogari Google të instalojnë aplikacione jo të lira.  Ai përmban edhe një
deriçkë të pasme me të cilën Google mund të instalojë ose çinstalojë
aplikacione me zor.  (Kjo, sipas gjasash, e bën atë një deriçkë të pasme
universale, por kjo s’është vërtetuar.)  Google Play s’është pjesë e
Android-it zyrtarisht, por kjo s’e bën më pak të ligë.
</p>

<p>Google ka kaluar mjaft mjete elementare të përgjithshme nën <a
href="https://blog.grobox.de/2016/the-proprietarization-of-android-google-play-services-and-apps/">bibliotekën
jo të lirë Google Play Services</a>.  Nëse kodi i një aplikacioni është
<em>software</em> i lirë, por varet nga Google Play Services, ai aplikacion,
si i tërë, është faktikisht jo i lirë; s’mund të xhirojë në një version të
lirë të Android-id, fjala vjen, Replicant-i.
</p>

<p>Nëse liria ka vlerë për ju, nuk i doni aplikacionet jo të lira që ofron
Google Play.  Që të instaloni aplikacione Android të lira, s'ju duhet Google
Play, se mund t’i merrni prej <a
href="https://f-droid.org/">f-droid.org</a>.
</p>

<p>Produktet Android vijnë gjithashtu me biblioteka jo të lira.  Zyrtarisht
këto s’janë pjesë e Android-it, por ngaqë funksione të ndryshme të
Android-it varen prej tyre, ato janë pjesë e cilitdo instalim faktik të
Android-it.</p>

<p>Edhe vetë programet që janë zyrtarisht pjesë e Android-it, mund të mos
përkojnë me hedhjet në qarkullim të kodit burim nga Google. Prodhuesit e
telefonave mund ta ndryshojnë këtë kod dhe shpesh nuk hedhin në qarkullim
kodin burim të versioneve të tyre. GNU GPL lyp që të japin kodin për
versionet e tyre të Linux-it, nëse pajtohem me të. Pjesa tjetër e kodit, nën
licencën dorëlëshuar Apache, nuk kërkon prej tyre të hedhin në qarkullim
versionin burim që përdorin në të vërtetë.</p>

<p>Një përdorues pikasi se, mjaft programe në sistemin Android që qe pjesë e
telefonit të tij, qenë <a
href="https://www.beneaththewaves.net/Projects/Motorola_Is_Listening.html">ndryshuar
për të dërguar të dhëna personale te Motorola.</a> Disa prodhues shtojnë një
<a
href="https://androidsecuritytest.com/features/logs-and-services/loggers/carrieriq/">
paketë të fshehur survejimi të përgjithshëm, bie fjala Carrier IQ.</a></p>

<p><a href="https://replicant.us/">Replicant</a> është versioni i lirë i
Android-it.  Zhvilluesit e Replicant-it kanë zëvendësuar mjaft nga
bibliotekat jo të lira, për disa modele pajisjesh. Aplikacionet jo të lira
janë përjashtuar, por ju sigurisht që s’doni të përdorni të tilla.
Përkundrazi, CyanogenMod (një tjetër version i ndryshuar i Android-it) është
jo i lirë, ngaqë përmban disa programe jo të lira.</p>

<p>Mjaft pajisje Android janë “tiranike”: janë konceptuar që përdoruesit të mos
mund të instalojnë dhe xhirojnë <em>software</em> të vetin të ndryshuar, por
vetëm versionet e miratuara nga ndonjë shoqëri. Në këtë situatë, të
ekzekutueshmit s’janë të lirë, edhe nëse janë krijuar nga burime të cilat
janë të lira dhe të përdorshme nga ju. Megjithatë, për disa pajisje Android
mund të arrihet kontroll i plotë; pra përdoruesit mund të instalojnë
<em>software</em> tjetër.</p>

<p><em>Firmware</em> ose përudhës të rëndësishëm janë gjithashtu pronësorë,
përgjithësisht. Këta mbulojnë transmetimin në rrjetin telefonik, WiFi-n,
bluetooth-in, GPS-në, anën grafike 3D, kamerën, altoparlantin dhe në disa
raste edhe mikrofonin. Në disa modele, pak nga këta përudhësa janë të lirë
dhe ka disa, pa të cilët s’do t’ju gjente gjë&mdash;por s’mund të bëni dot
pa mikrofonin apo rrjetin telefonik.</p>

<p>Firmware-i për rrjetin telefonik vjen i instaluar. Nëse krejt ajo çka bënte
do të ishte të komunikojë me rrjetin telefonik kur doni ju, mund ta
konsideronim si të barasvlershmin me një qark. Kur këmbëngulim se software-i
në një pajisje kompjuterike duhet të jetë i lirë, mund të anashkalojmë
<em>firmware</em> të instaluar që s’do të përmirësohet kurrë, ngaqë për
përdoruesin s’ndërron gjë nëse është një program apo një qark.</p>

<p>Mjerisht, në këtë rast do të ishte një qark keqdashës.  Veçoritë dashakeqe
janë të papranueshme, pavarësisht se si sendërtohen.</p>

<p>Në shumicën e pajisjeve Android, ky <em>firmware</em> ka aq shumë kontroll,
sa që mund ta kthejë produktin në një pajisje përgjuese. Në disa, kontrollon
mikrofonin. Në të tjerë mund të përfitojë kontroll të plotë të pjesës
kryesore kompjuterike, përmes kujtese të përbashkët dhe mundet pra të
anashkalojë ose zëvendësojë çfarëdo software-i të lirë që keni instaluar. Me
disa, ndoshta me të tërë, modele është e mundur të ushtrohet kontroll së
largëti të këtij firmware-i për të mbishkruar pjesën tjetër të software-it
në pajisje.  Thelbi i software-it të lirë është të kemi kontroll të
software-it dhe punës tonë me kompjuterat; një sistem me një deriçkë të
pasme s’është për ne. Teksa cilido sistem kompjuterik mund <em>të ketë</em>
të meta që mund të shfrytëzohen për spiunim, këto pajisje mundet të
<em>jenë</em> pajisje spiunimi. (Craig Murray, në <a
href="https://www.theguardian.com/books/2006/aug/12/politics">Vrasje në
Samarkand</a>, përshkruan përfshirjen e tij në një operacion zbulimi, që
shndërroi së largëti në një pajisje përgjimi telefonin celular jo Android të
një objektivi që nuk dyshonte.)</p>

<p>Sido që të jetë, firmware-i i rrjetit telefonik, në një telefon Android,
s’është i barasvlershëm me një qark, ngaqë hardware-i lejon instalim
versionesh të rinj dhe kjo është ajo që bëhet. Ngaqë është një
<em>firmware</em> pronësor, në praktikë vetëm prodhuesi mundet të realizojë
versione të rinj&mdash;përdoruesit s’munden.</p>

<p>Duke i mbledhur tok këto pika, mund të tolerojmë <em>firmware</em> jo të
lirë rrjeti telefonik, me kusht që versionet e rinj për të të mos ngarkohen,
të mos mund të marrë kontrollin e pjesës kryesore kompjuterike dhe se mund
të komunikojë vetëm kur dhe qysh e lë sistemi i lirë operativ të
komunikojë. Me fjalë të tjera, kur të jetë i barasvlershëm me qark dhe ai
qark s’duhet të jetë dashakeq. S’ka pengesa teknike për krijimin e një
telefoni Android që do të kishte këto karakteristika, por nuk dimë të jetë
krijuar ndonjë.</p>

<p>Android-i s’është një sistem i vetëstrehueshëm; zhvillimi për Android lypset
të kryhet në ndonjë sistem tjetër.  Mjetet në “software development kit”
(SDK) të Google-it duket të jenë të lira, por është punë e zorshme të
kontrollohet nëse është kështu.  Kartelat përkufizim për disa API Google
s’janë të lira.  Instalimi i SDK-së lyp nënshkrimin e një licence software-i
pronësor, nënshkrimin e të cilës duhet ta refuzoni.  <a
href="https://redmine.replicant.us/projects/replicant/wiki/ReplicantSDK">
SDK-ja e Replicant-it</a> është një zëvendësim i lirë.</p>

<p>Mbulimi i Android-it së fundi nga shtypi përqendrohet te betejat e
patentave. Gjatë 20 vjetëve fushatë për heqjen patentave mbi software-in
kemi paralajmëruar se do të ndodhnin beteja të tilla. Patentat mbi
software-in mund të detyrojnë eliminim veçorish nga Android-i, ose madje ta
bëjnë jo të passhëm.  Për më tepër hollësi se pse duhen zhdukur patentat mbi
software-in, shihni <a
href="https://endsoftpatents.org/">endsoftpatents.org</a>.</p>

<p>Megjithatë, sulmet për patenta dhe përgjigjet e Google-it s’janë të lidhura
drejtpërdrejt me subjektin e këtij artikulli: si e trajtojnë pjesërisht
produktet Android një sistem etik shpërndarjeje dhe se si e humbin këtë
shans. Edhe ky problem meriton vëmendjen e shtypit.</p>

<p>Android-i është një hap i madh drejt një telefoni celular etik, të
kontrolluar nga përdoruesit, me <em>software</em> të lirë, por ka ende shumë
rrugë për të bërë dhe Google-i po e shpie në udhë të shtrembër.  Hacker-a po
punojnë me <a href="https://replicant.us/">Replicant</a>-in, por është punë
e madhe të mbulohet një model i ri pajisjeje dhe mbetet ende problemi i
firmware-it. Edhe pse telefonat Android të sotëm janë shumë më pak të liq se
sa telefonat Apple ose Windows, s’mund të thuhet se respektojnë lirinë tuaj.</p>
<div class="column-limit"></div>

<h3 class="footnote">Poshtëshënim</h3>
<ol>
<li id="linuxnote">Shembulli i skajshëm i këtij konfuzioni shfaqet në sajtin
linuxonandroid.com, që ofron ndihmë si të “instaloni Linux-in [sic] në
pajisjet tuaja Android”. Kjo është tërësisht e rreme: ajo çka instalohet
është një version i sistemit GNU, <em>hiq</em> Linux-in, i cili është tashmë
i pranishëm si pjesë e Android-it.  Ngaqë ky sajt mbulon vetëm <a
href="/distros/distros.html">shpërndarje GNU/Linux jo të lira</a>, nuk e
rekomandojmë.
</li>
</ol>

<div class="infobox extra" role="complementary">
<hr />
Botuar së pari në <cite><a
href="https://www.guardian.co.uk/technology/2011/sep/19/android-free-software-stallman">
The Guardian</a></cite>.
</div>
</div>

<div class="translators-notes">

<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't have notes.-->
 </div>
</div>

<!-- for id="content", starts in the include above -->
<!--#include virtual="/server/footer.sq.html" -->
<div id="footer" role="contentinfo">
<div class="unprintable">

<p>Ju lutemi, pyetjet dhe kërkesat e përgjithshme rreth FSF-së &amp; GNU-së
dërgojini te <a href="mailto:gnu@gnu.org">&lt;gnu@gnu.org&gt;</a>.  Ka
gjithashtu <a href="/contact/">mënyra të tjera për t’u lidhur me</a>
FSF-në.  Njoftimet për lidhje të dëmtuara dhe ndreqje apo këshilla të tjera
mund të dërgohen te <a
href="mailto:webmasters@gnu.org">&lt;webmasters@gnu.org&gt;</a>.</p>

<p>
<!-- TRANSLATORS: Ignore the original text in this paragraph,
        replace it with the translation of these two:

        We work hard and do our best to provide accurate, good quality
        translations.  However, we are not exempt from imperfection.
        Please send your comments and general suggestions in this regard
        to <a href="mailto:web-translators@gnu.org">

        &lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p>

        <p>For information on coordinating and contributing translations of
        our web pages, see <a
        href="/server/standards/README.translations.html">Translations
        README</a>. -->
Përpiqemi fort dhe bëjmë sa mundemi për të ofruar përkthime me cilësi të
mirë dhe të përpikta.  Megjithatë, nuk jemi të përjashtuar nga
papërsosmëritë. Ju lutemi, komentet dhe këshillat e përgjithshme lidhur me
këtë dërgojini te <a
href="mailto:web-translators@gnu.org">&lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p><p>Për
të dhëna mbi bashkërendimin dhe parashtrimin e përkthimeve të faqeve tona
web, shihni <a href="/server/standards/README.translations.html">README për
përkthimet</a>.</p>
</div>

<!-- Regarding copyright, in general, standalone pages (as opposed to
     files generated as part of manuals) on the GNU web server should
     be under CC BY-ND 4.0.  Please do NOT change or remove this
     without talking with the webmasters or licensing team first.
     Please make sure the copyright date is consistent with the
     document.  For web pages, it is ok to list just the latest year the
     document was modified, or published.
     
     If you wish to list earlier years, that is ok too.
     Either "2001, 2002, 2003" or "2001-2003" are ok for specifying
     years, as long as each year in the range is in fact a copyrightable
     year, i.e., a year in which the document was published (including
     being publicly visible on the web or in a revision control system).
     
     There is more detail about copyright years in the GNU Maintainers
     Information document, www.gnu.org/prep/maintain. -->
<p>Të drejta kopjimi &copy; 2011-2016, 2021 Richard Stallman</p>

<p>Kjo faqe mund të përdoret sipas një licence <a rel="license"
href="http://creativecommons.org/licenses/by-nd/4.0/">Creative Commons
Attribution-NoDerivatives 4.0 International License</a>.</p>

<!--#include virtual="/server/bottom-notes.sq.html" -->
<div class="translators-credits">

<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't want credits.-->
 </div>

<p class="unprintable"><!-- timestamp start -->
U përditësua më:

$Date: 2022/07/21 12:04:03 $

<!-- timestamp end -->
</p>
</div>
</div>
<!-- for class="inner", starts in the banner include -->
</body>
</html>