diff options
Diffstat (limited to 'talermerchantdemos/blog/articles/sq/not-ipr.html')
-rw-r--r-- | talermerchantdemos/blog/articles/sq/not-ipr.html | 359 |
1 files changed, 359 insertions, 0 deletions
diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/not-ipr.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/not-ipr.html new file mode 100644 index 0000000..ab2c7bd --- /dev/null +++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/not-ipr.html @@ -0,0 +1,359 @@ +<!--#set var="ENGLISH_PAGE" value="/philosophy/not-ipr.en.html" --> + +<!--#include virtual="/server/header.sq.html" --> +<!-- Parent-Version: 1.96 --> +<!-- This page is derived from /server/standards/boilerplate.html --> +<!--#set var="TAGS" value="essays laws noip" --> +<!--#set var="DISABLE_TOP_ADDENDUM" value="yes" --> + +<!-- This file is automatically generated by GNUnited Nations! --> +<title>“Pronësi Intelektuale” Thatë? Është Mirazh Joshës - Projekti GNU - Free +Software Foundation</title> + +<!--#include virtual="/philosophy/po/not-ipr.translist" --> +<!--#include virtual="/server/banner.sq.html" --> +<!--#include virtual="/philosophy/ph-breadcrumb.sq.html" --> +<!--GNUN: OUT-OF-DATE NOTICE--> +<!--#include virtual="/server/top-addendum.sq.html" --> +<div class="article reduced-width"> +<h2>“Pronësi Intelektuale” Thatë? Është Mirazh Joshës</h2> + +<address class="byline">nga <a href="https://www.stallman.org/">Richard Stallman</a></address> + +<div class="introduction"> +<p> +Është bërë e modës të hidhen të drejtat e kopjimit, patentat dhe shenjat +tregtare - tre gjëra të ndara dhe të ndryshme, që lidhen me tre grupe të +ndara dhe të ndryshme ligjesh - plus një duzinë ligjesh të tjera në një +kazan dhe të quhen “pronësi intelektuale”. Ky term shtrembërues dhe +ngatërrues s’u bë rastësisht i rëndomtë, E promovuan shoqëri që përfitojnë +prej ngatërrimit. Rruga më e qartë për të dalë nga ngatërrimi është të +hidhet poshtë tërësisht termi. +</p> +</div> + +<p> +Sipas profesorit Mark Lemley, tani i Shkollës Juridike të Stanford-it, ky +përdorim i përhapur i termit “pronësi intelektuale” është një modë që pasoi +themelimin më 1967-n të Entit Botëror të “Pronësisë Intelektuale” (WIPO) dhe +u bë vërtet i rëndomtë vetëm vitet e fundit. (WIPO është formalisht një +organizatë e OKB-së, por në fakt përfaqëson interesat dhe zotëruesve të të +drejtave të kopjimit, patentave dhe shenjave tregtare.) Përdorimi i gjerë zë +fill prej <a +href="https://books.google.com/ngrams/graph?content=intellectual+property&year_start=1800&year_end=2008&corpus=15&smoothing=1&share=&direct_url=t1%3B%2Cintellectual%20property%3B%2Cc0">aty +nga 1990</a>. (<a href="/graphics/seductivemirage.png">Kopje vendore +figure</a>) +</p> + +<p> +Termi bart një njëanësi që s’është e vështirë të vihet re: sugjeron të +mendohet rreth të drejtave të kopjimit, patentave dhe shenjave tregtare në +analogji me të drejta pronësie për objekte fizike. (Kjo analogji bie ndesh +me filozofi juridike të ligjeve të të drejtave të kopjimit, të ligjeve të +patentave dhe atyre të shenjave tregtare, por këtë e dinë vetëm +specialistët.) Këto ligje në fakt s’janë dhe aq shumë si ligjet e pronësisë +materiale, por përdorimi i këtij termi i shpie ligjvënësit t’i ndryshojnë +për t’i bërë më të tillë. Ngaqë ky është ndryshimi i dëshiruar nga +shoqëritë që ushtrojnë të drejta kopjimi, që shfrytëzojnë patenta dhe shenja +tregtare, njëanësia e sjellë nga termi “pronësi intelektuale” u bën punë. +</p> + +<p> +Njëanësia është arsye e mjaftueshme për ta hedhur poshtë termin dhe më kanë +kërkuar shpesh të propozoj ndonjë emër tjetër për kategorinë në përgjithësi +- ose kanë propozuar alternativat e tyre (shpesh me humor). Në sugjerimet +përfshihet PIM, për Privilegje të Imponuara Monopolesh, apo MDLANQ për +Monopole të Detyruara Legalisht të Ardhura Nga Qeveria. Disa të tjerë +flasin për “regjime të drejtash përjashtues”, por t’u referohesh kufizimeve +si “të drejta” është prapë mungesë vijueshmërie logjike. +</p> + +<p> +Disa nga këta emra alternativë do të ishin një përmirësim, por është gabim +të zëvendësohet “pronësi intelektuale” me çfarëdo termi tjetër. Një emër +tjetër s’do të prekte problemin më të thellë të termit: teprimin në +përgjithësim. S’ka ndonjë gjë të unifikuar të tillë si “pronësi +intelektuale”- është një mirazh. Arsyeja e vetme pse njerëzit mendojnë se +ka kuptim si një kategori koherente është fakti se përdorimi i përhapur i +termit i ka ngatërruar lidhur me ligjet në fjalë. +</p> + +<p> +Termi “pronësi intelektuale” është, në rastin më të mirë, një përgjithësim +për të bërë tok ligje krejt të ndryshëm. Ata që s’janë juristë, kur +dëgjojnë në term të aplikuar mbi këto ligje të ndryshëm priren të marrin të +mirëqenë se bazohen në një parim të përbashkët dhe funksionojnë në mënyrë të +ngjashme. +</p> + +<p> +Asgjë s’mund të jetë më larg të vërtetës. Këto ligje zunë fill ndarazi, +evoluuan ndarazi, mbulojnë veprimtari të ndryshme, përmbajnë rregulla të +ndryshme dhe ngrenë probleme të ndryshme politikash publike. +</p> + +<p> +Për shembull, ligji i të drejtave të kopjimit qe hartuar për të promovuar +autorësinë dhe artin dhe mbulon hollësitë e shprehjes së një vepre. Ligji i +patentave qe synuar të promovojë publikimin e ideve të dobishme, me çmimin e +dhënies atij që e publikonte idenë një monopol të përkohshëm mbi të - një +çmim që në disa fusha mund t’ia vlejë të paguhet dhe në të tjera jo. +</p> + +<p> +Ligji i shenjave tregtare, përkundrazi, nuk qe menduar për të promovuar +ndonjë rrugë të caktuar sjelljeje, por thjesht për t’u bërë të mundur +blerësve të dinë se ç’po blejnë. Por, ligjvënësit, nën ndikimin e termit +“pronësi intelektuale”, e kanë shndërruar në një skemë që ofron përfitime +për reklamat. Dhe këta janë vetëm tre nga mjaft ligje të cilave u referohet +termi. +</p> + +<p> +Ngaqë këto ligje qenë hartuar në mënyrë të pavarur, janë të ndryshëm në çdo +hollësi, si dhe në qëllimet dhe metodat bazë. Ndaj, nëse mësoni ca fakte +mbi ligjin e të drejtave të kopjimit, do të ishit të mençur të mendonit se +ai ligj patentash është tjetër gjë. Rrallë do të ishit gabim! +</p> + +<p> +Në praktikë, thuajse krejt pohimet e përgjithshme që ndeshni, që janë +formuluar duke përdorur “pronësi intelektuale” do të jenë të rreme. Për +shembull, do të shihni pretendime se qëllimi i “tij” është të “promovojë +novacionin”, por kjo hyn vetëm te ligji i patentave dhe mbase te monopole +varietetesh bimësh. Ligji i të drejtave të kopjimit nuk shqetësohet për +novacionin; një këngë pop apo një roman është nën të drejta kopjimi edhe kur +s’ka asgjë risore në të. Ligji i shenjave tregtare nuk merret me +novacionin; nëse unë hap një dyqan çaji dhe e quaj “rms tea”, kjo do të +ishte një shenjë e fortë tregtare, edhe pse unë shes të njëjtat çajra, në të +njëjtën mënyrë si gjithkush tjetër. Ligji i të fshehtave tregtare nuk +merret me novacionin, hiq në mënyrë tangjente; lista ime e klientë ve të +çajit do të ishte një e fshehtë tregtare pa asnjë lidhje me novacionin.</p> + +<p> +Do të shihni gjithashtu pohime se “pronësia intelektuale” bëhet merak për +“frymën krijuese”, por në të vërtetë kjo hyn vetëm te ligji i të drejtave të +kopjimit. Për të krijuar një novacion që mund të patentohet, duhet më tepër +se frymë krijuese. Ligji i shenjave tregtare dhe ligji i të fshehtave +tregtare s’kanë punë fare me frymën krijuese; emri “rms tea” s’ka hiç frymë +krijuese, ashtu si edhe lista e fshehtë e klientëve të mi të çajit.</p> + +<p> +Njerëzit shpesh thonë “pronësi intelektuale”, kur në fakt nënkuptojnë një +grup më të madh ose më të vogël ligjesh. Për shembull, vende të pasura +shpesh imponojnë ligje të padrejta në vende të varfra, për të rrjepur para +prej tyre. Disa prej këtyre ligjeve janë mes atyre të quajtur ligje +“pronësie intelektuale”, të tjerë nuk janë; pavarësisht, kritikët e +praktikës shpesh shpesh e marrin atë etiketë ngaqë u është bërë familjare. +Duke e përdorur, paraqesin shtrembër natyrën e problemit. Do të ishte më +mirë të përdorej një term më i përpiktë, bie fjala, “kolonizim legjislativ”, +që shkon në zemër të problemit. +</p> + +<p> +Populli i rëndomtë s’është i vetmi i ngatërruar nga ky term. Deri edhe +profesorë të juridikut, që i japin mësim këto ligje, janë të joshur dhe të +shpërqendruar nga tërheqja e termit “pronësi intelektuale” dhe bëjnë pohime +të përgjithshme që bien ndesh me faktet që dinë. Për shembull, një profesor +shkroi më 2006-n: +</p> + +<blockquote><p> +Ndryshe nga pasardhësit e tyre që tani merren me çikërrima në WIPO, +hartuesit e kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishin një +qëndrim parimor, pro konkurrencë, ndaj pronësisë intelektuale. E dinin që +të drejtat mund të jenë të nevojshme, por…ia lidhën duart kongresit, duke e +kufizuar fuqinë e tij në disa rrugë. +</p></blockquote> + +<p> +Ai pohim i referohet Nenit 1, Ndarjes 8, Klauzolës 8 të Kushtetutës së +Shteteve të Bashkuara, që autorizon ligj të drejtash kopjimi dhe ligj +patentash. Ajo klauzolë, ama, s’ka punë fare me ligjin e shenjave tregtare, +ligjin e të fshehtave tregtare apo të tjerë të ndryshëm. Termi “pronësi +intelektuale” e shpuri atë profesor të bëjë një përgjithësim të rremë. +</p> + +<p> +Termi “pronësi intelektuale” shpie gjithashtu në të menduar thjeshtëzues. I +shpie njerëzit të përqendrohen te e përbashkëta e dobët në formë që këto +ligje të ndryshme kanë - pra se krijojnë privilegje artificiale për disa +palë - dhe për të mos parë hollësitë që formojnë thelbin e tyre: kufizimet +specifike që çdo ligj vendos mbi publikun, si dhe pasojat që vijnë prej +kësaj. Ky fokus i thjeshtëzuar te forma nxit një trajtim “prej ekonomisti” +për krejt këto probleme. +</p> + +<p> +Ekonomia këtu vepron, siç bën shpesh, si një bartës hamendësimesh të +paekzaminuara. Këto përfshijnë hamendësime mbi vlera, bie fjala, se sasia e +prodhimit ka rëndësi, ndërsa liria dhe mënyra e jetesës nuk kanë, si dhe +hamendësime faktike të cilat kryesisht janë të rreme, bie fjala, se të +drejtat e kopjimit mbi muzikën janë në të mirë të muzikantëve, ose se +patentat mbi barna mbështesin punë kërkimore për shpëtim jetësh. +</p> + +<p> +Një tjetër problem është se, te ajo çka nënkupton termi “pronësi +intelektuale” në shkallë të gjerë, problemet specifike, të lindura nga ligje +të ndryshme, bëhen thuajse të padukshëm. Këto probleme lindin prej +specifikash të çdo ligji - pikërisht ajo çka termi “pronësi intelektuale” i +nxit njerëzit ta shpërfillin. Për shembull, një problem që lidhet me ligjin +e të drejtave të kopjimit është nëse duhet lejuar apo jo ndarja me të tjerët +e muzikës; ligji i patentave nuk ka punë kund me këtë. Ligji i patentave +nxjerr probleme të tilla si, nëse duhen lejuar vende të varfra të prodhojnë +barna që shpëtojnë jetën dhe t’i shesin ato lirë për të shpëtuar jetë; ligji +i të drejtave të kopjimit s’ka punë në gjëra të tilla. +</p> + +<p> +Asnjë prej këtyre problemeve s’është thjesht i natyrës ekonomike dhe +aspektet e tyre joekonomike janë krejt të ndryshme; duke e tepruar në +përgjithësime të cekëta ekonomike si bazë për t’i marrë parasysh do të thotë +të shpërfillen dallimet. Hedhja e këtyre dy ligjeve në kazanin e “pronësisë +intelektuale” pengon të menduarit e qartë mbi secilin prej tyre. +</p> + +<p> +Ndaj, çdo opinion mbi “çështjen e pronësisë intelektuale” dhe çfarëdo +përgjithësimi rreth kësaj kategorie të supozuar janë thuajse me siguri të +pamend. Nëse mendoni se këto ligje janë një problem, do të prireni t’i +zgjidhni opinionet tuaja prej një përzgjedhje të gjerë përgjithësimesh të +tepruara, asnjë prej të cilëve s’është për të mirë. +</p> + +<p> +Hedhja poshtë e “pronësisë intelektuale” s’është thjesht zbavitje +filozofike. Termi shkakton dëm të njëmendtë. Apple-i e përdorni <a +href="https://www.theguardian.com/us-news/2017/mar/11/nebraska-farmers-right-to-repair-bill-stalls-apple">për +të deformuar debatin mbi ligjin e Nebraskës për “të drejtën për të +riparuar”</a>. Koncepti i rremë i dha Apple-it një rrugë për të maskuar +parapëlqimin e vet për fshehtësi, çka bie ndesh me të drejtat e përdoruesve +të saj, si një parim të supozuar të cilit duhet t’i binden klientët dhe +shteti.</p> + +<p> +Nëse doni të mendoni qartë mbi problemet e dala nga patentat, apo të drejtat +e kopjimit, apo shenjat tregtare, apo një larmi ligjesh të tjera të +ndryshme, hapi i parë është të harrohet ideja e futjes së tyre në një thes +dhe të trajtohen ato si subjekte të veçantë nga njëri-tjetri. Hapi i dytë +është të hidhen poshtë këndvështrimet e ngushta dhe pamja thjeshtëzuese që +sugjeron termi “pronësi intelektuale”. Merrini në shqyrtim secilën prej +këtyre problemeve më vete dhe do të keni shansin t’i merrni drejt në +shqyrtim. +</p> + +<p>Dhe kur vjen puna për të reformuar WIPO-n, ja <a +href="https://fsfe.org/activities/wipo/wiwo.en.html">një propozim për +ndryshimin e emrit dhe thelbit të WIPO-s</a>. +</p> + +<hr /> + +<p> +Shihni gjithashtu <a href="/philosophy/komongistan.html">Historia e +Çuditshme e Përbashkistanit (Shkërmoqje e termit “pronësi +intelektuale”)</a>. +</p> + +<p> +Vende në Afrikë janë shumë më të ngjashme se sa këto ligje dhe “Afrika” +është një koncept gjeografik koherent; prapëseprapë, <a +href="https://www.theguardian.com/world/2014/jan/24/africa-clinton"> të +flasësh mbi “Afrikën”, në vend se për një vend të caktuar, shkakton shumë +ngatërrim</a>. +</p> + +<p> +<a +href="https://torrentfreak.com/language-matters-framing-the-copyright-monopoly-so-we-can-keep-our-liberties-130714/"> +Rickard Falkvinge përkrah hedhjen poshtë të këtij termi</a>.</p> + +<p><a +href="http://www.locusmag.com/Perspectives/2016/11/cory-doctorow-sole-and-despotic-dominion/"> +Cory Doctorow dënon gjithashtu</a> termin “pronësi intelektuale”.</p> +</div> + +<div class="translators-notes"> + +<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't have notes.--> + </div> +</div> + +<!-- for id="content", starts in the include above --> +<!--#include virtual="/server/footer.sq.html" --> +<div id="footer" role="contentinfo"> +<div class="unprintable"> + +<p>Ju lutemi, pyetjet dhe kërkesat e përgjithshme rreth FSF-së & GNU-së +dërgojini te <a href="mailto:gnu@gnu.org"><gnu@gnu.org></a>. Ka +gjithashtu <a href="/contact/">mënyra të tjera për t’u lidhur me</a> +FSF-në. Njoftimet për lidhje të dëmtuara dhe ndreqje apo këshilla të tjera +mund të dërgohen te <a +href="mailto:webmasters@gnu.org"><webmasters@gnu.org></a>.</p> + +<p> +<!-- TRANSLATORS: Ignore the original text in this paragraph, + replace it with the translation of these two: + + We work hard and do our best to provide accurate, good quality + translations. However, we are not exempt from imperfection. + Please send your comments and general suggestions in this regard + to <a href="mailto:web-translators@gnu.org"> + + <web-translators@gnu.org></a>.</p> + + <p>For information on coordinating and contributing translations of + our web pages, see <a + href="/server/standards/README.translations.html">Translations + README</a>. --> +Përpiqemi fort dhe bëjmë sa mundemi për të ofruar përkthime me cilësi të +mirë dhe të përpikta. Megjithatë, nuk jemi të përjashtuar nga +papërsosmëritë. Ju lutemi, komentet dhe këshillat e përgjithshme lidhur me +këtë dërgojini te <a +href="mailto:web-translators@gnu.org"><web-translators@gnu.org></a>.</p><p>Për +të dhëna mbi bashkërendimin dhe parashtrimin e përkthimeve të faqeve tona +web, shihni <a href="/server/standards/README.translations.html">README për +përkthimet</a>.</p> +</div> + +<!-- Regarding copyright, in general, standalone pages (as opposed to + files generated as part of manuals) on the GNU web server should + be under CC BY-ND 4.0. Please do NOT change or remove this + without talking with the webmasters or licensing team first. + Please make sure the copyright date is consistent with the + document. For web pages, it is ok to list just the latest year the + document was modified, or published. + + If you wish to list earlier years, that is ok too. + Either "2001, 2002, 2003" or "2001-2003" are ok for specifying + years, as long as each year in the range is in fact a copyrightable + year, i.e., a year in which the document was published (including + being publicly visible on the web or in a revision control system). + + There is more detail about copyright years in the GNU Maintainers + Information document, www.gnu.org/prep/maintain. --> +<p>Të drejta kopjimi © 2004, 2006, 2010, 2013-2017, 2021 Richard Stallman</p> + +<p>Kjo faqe mund të përdoret sipas një licence <a rel="license" +href="http://creativecommons.org/licenses/by-nd/4.0/">Creative Commons +Attribution-NoDerivatives 4.0 International License</a>.</p> + +<!--#include virtual="/server/bottom-notes.sq.html" --> +<div class="translators-credits"> + +<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't want credits.--> + </div> + +<p class="unprintable"><!-- timestamp start --> +U përditësua më: + +$Date: 2021/12/01 23:30:29 $ + +<!-- timestamp end --> +</p> +</div> +</div> +<!-- for class="inner", starts in the banner include --> +</body> +</html> |