summaryrefslogtreecommitdiff
path: root/talermerchantdemos/blog/articles/sq/thegnuproject.html
blob: f8350e785586db5b55f7a97b02bd5f98905d817a (plain)
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52
53
54
55
56
57
58
59
60
61
62
63
64
65
66
67
68
69
70
71
72
73
74
75
76
77
78
79
80
81
82
83
84
85
86
87
88
89
90
91
92
93
94
95
96
97
98
99
100
101
102
103
104
105
106
107
108
109
110
111
112
113
114
115
116
117
118
119
120
121
122
123
124
125
126
127
128
129
130
131
132
133
134
135
136
137
138
139
140
141
142
143
144
145
146
147
148
149
150
151
152
153
154
155
156
157
158
159
160
161
162
163
164
165
166
167
168
169
170
171
172
173
174
175
176
177
178
179
180
181
182
183
184
185
186
187
188
189
190
191
192
193
194
195
196
197
198
199
200
201
202
203
204
205
206
207
208
209
210
211
212
213
214
215
216
217
218
219
220
221
222
223
224
225
226
227
228
229
230
231
232
233
234
235
236
237
238
239
240
241
242
243
244
245
246
247
248
249
250
251
252
253
254
255
256
257
258
259
260
261
262
263
264
265
266
267
268
269
270
271
272
273
274
275
276
277
278
279
280
281
282
283
284
285
286
287
288
289
290
291
292
293
294
295
296
297
298
299
300
301
302
303
304
305
306
307
308
309
310
311
312
313
314
315
316
317
318
319
320
321
322
323
324
325
326
327
328
329
330
331
332
333
334
335
336
337
338
339
340
341
342
343
344
345
346
347
348
349
350
351
352
353
354
355
356
357
358
359
360
361
362
363
364
365
366
367
368
369
370
371
372
373
374
375
376
377
378
379
380
381
382
383
384
385
386
387
388
389
390
391
392
393
394
395
396
397
398
399
400
401
402
403
404
405
406
407
408
409
410
411
412
413
414
415
416
417
418
419
420
421
422
423
424
425
426
427
428
429
430
431
432
433
434
435
436
437
438
439
440
441
442
443
444
445
446
447
448
449
450
451
452
453
454
455
456
457
458
459
460
461
462
463
464
465
466
467
468
469
470
471
472
473
474
475
476
477
478
479
480
481
482
483
484
485
486
487
488
489
490
491
492
493
494
495
496
497
498
499
500
501
502
503
504
505
506
507
508
509
510
511
512
513
514
515
516
517
518
519
520
521
522
523
524
525
526
527
528
529
530
531
532
533
534
535
536
537
538
539
540
541
542
543
544
545
546
547
548
549
550
551
552
553
554
555
556
557
558
559
560
561
562
563
564
565
566
567
568
569
570
571
572
573
574
575
576
577
578
579
580
581
582
583
584
585
586
587
588
589
590
591
592
593
594
595
596
597
598
599
600
601
602
603
604
605
606
607
608
609
610
611
612
613
614
615
616
617
618
619
620
621
622
623
624
625
626
627
628
629
630
631
632
633
634
635
636
637
638
639
640
641
642
643
644
645
646
647
648
649
650
651
652
653
654
655
656
657
658
659
660
661
662
663
664
665
666
667
668
669
670
671
672
673
674
675
676
677
678
679
680
681
682
683
684
685
686
687
688
689
690
691
692
693
694
695
696
697
698
699
700
701
702
703
704
705
706
707
708
709
710
711
712
713
714
715
716
717
718
719
720
721
722
723
724
725
726
727
728
729
730
731
732
733
734
735
736
737
738
739
740
741
742
743
744
745
746
747
748
749
750
751
752
753
754
755
756
757
758
759
760
761
762
763
764
765
766
767
768
769
770
771
772
773
774
775
776
777
778
779
780
781
782
783
784
785
786
787
788
789
790
791
792
793
794
795
796
797
798
799
800
801
802
803
804
805
806
807
808
809
810
811
812
813
814
815
816
817
818
819
820
821
822
823
824
825
826
827
828
829
830
831
832
833
834
835
836
837
838
839
840
841
842
843
844
845
846
847
848
849
850
851
852
853
854
855
856
857
858
859
860
861
862
863
864
865
866
867
868
869
870
871
872
873
874
875
876
877
878
879
880
881
882
883
884
885
886
887
888
889
890
891
892
893
894
895
896
897
898
899
900
901
902
903
904
905
906
907
908
909
910
911
912
913
914
915
916
917
918
919
920
921
922
923
924
925
926
927
928
929
930
931
932
933
934
935
936
937
938
939
940
941
942
943
944
945
946
947
948
949
950
951
952
953
954
955
956
957
958
959
960
961
962
963
964
965
966
967
968
969
970
971
972
973
974
975
976
977
978
979
980
981
982
983
984
985
986
987
988
989
990
991
992
993
994
995
996
997
998
999
1000
1001
1002
1003
1004
1005
1006
1007
1008
1009
1010
1011
1012
1013
1014
1015
1016
1017
1018
1019
1020
1021
1022
1023
1024
1025
1026
1027
1028
1029
1030
1031
1032
1033
1034
1035
1036
1037
1038
1039
1040
1041
1042
1043
1044
1045
1046
1047
1048
1049
1050
1051
1052
1053
1054
1055
1056
1057
1058
1059
1060
1061
1062
1063
1064
1065
1066
1067
1068
1069
1070
1071
1072
1073
1074
1075
1076
1077
1078
1079
1080
1081
1082
1083
1084
1085
1086
1087
1088
1089
1090
1091
1092
1093
1094
1095
1096
1097
1098
1099
1100
1101
1102
1103
1104
1105
1106
1107
1108
<!--#set var="ENGLISH_PAGE" value="/gnu/thegnuproject.en.html" -->

<!--#include virtual="/server/header.sq.html" -->
<!-- Parent-Version: 1.86 -->

<!-- This file is automatically generated by GNUnited Nations! -->
<title>Rreth Projektit GNU - Projekti GNU - Free Software Foundation</title>
<meta http-equiv="Keywords" content="GNU, Projekti GNU, FSF, Free Software, Free Software Foundation, Historik" />

<!--#include virtual="/gnu/po/thegnuproject.translist" -->
<!--#include virtual="/server/banner.sq.html" -->
<h2>Projekti GNU</h2>

<p>
nga <a href="http://www.stallman.org/"><strong>Richard Stallman</strong></a></p>

<blockquote>
<p>
Botuar fillimisht në librin <em>Burime të Hapura</em>.  Richard Stallman-i
nuk ka qenë kurrë <a href="/philosophy/open-source-misses-the-point.html">
përkrahës i &ldquo;burimit të hapur&rdquo;</a>, por kontribuoi me këtë
artikull që kështu idetë e lëvizjes për <em>software</em> të lirë të mos
ishin fare të paprekura në atë libër.
</p>
<p>
Pse është më e rëndësishme se kurrë të <a
href="/philosophy/free-software-even-more-important.html">këmbëngulet që
software-i që përdorim të jetë i lirë</a>.
</p>
</blockquote>

<h3>Bashkësia e parë e ndarjes së software-it me të tjerët</h3>
<p>
Kur fillova punën në Laboratorin e Inteligjencës Artificiale në <abbr
title="Massachusetts Institute of Technology">MIT</abbr> më 1971, u bëra
pjesë e një bashkësie ku software-i ndahej mes nesh dhe që ekzistonte prej
shumë vitesh.  Shkëmbimi i software-it nuk kufizohej vetëm brenda bashkësisë
sonë; kjo punë është aq e vjetër sa kompjuterat, njësoj si shkëmbimi i
recetave është po aq i vjetër sa gatimi.  Por ne e përdornim më shumë se
kushdo tjetër.</p>
<p>
Laboratori i IA-së përdorte një sistem operativ me ndarje kohe, të quajtur
<abbr title="Incompatible Timesharing System">ITS</abbr> (the Incompatible
Timesharing System) që hacker-ët (1) e ekipit të laboratorit e patën hartuar
dhe shkruar në gjuhën asembler për Digital <abbr title="Programmed Data
Processor">PDP</abbr>-10, një nga kompjuterat e mëdhenj të epokës.  Si
anëtar i bashkësisë, <em>hacker</em> sistemi në ekipin e laboratorit IA,
puna ime kish të bënte me përmirësimin e sistemit.</p>
<p>
Nuk e quanim software-in tonë &ldquo;software i lirë&rdquo;, sepse termi
ende nuk ekzistonte; por kështu qe.  Kurdo që njerëz nga një universitet apo
shoqëri tjetër donin ta kalonin për sistemin e tyre dhe të përdornin një
program, i linim me gëzim ta bënin.  Nëse shihnit dikë që përdorte një
program të panjohur dhe interesant, gjithmonë mund të kërkonit të shihnit
kodin burim, që të mund ta lexonit, ndryshonit, ose kanibalizonit copa prej
tij për të bërë një program të ri.</p>
<p>
(1) Përdorimi i &ldquo;hacker&rdquo; për të nënkuptuar kështu një
&ldquo;shkelës të sigurisë&rdquo; është ngatërresë nga ana e masmedias.  Ne
hackers-ët nuk pranojmë ta njohim këtë nënkuptim, dhe vazhdojmë ta përdorim
fjalën për të nënkuptuar dikë të cilit i pëlqen të programojë dhe kënaqet që
i di yçklat, ose një ndërthurje të të dyjave.  Shihni artikullin tim, <a
href="http://stallman.org/articles/on-hacking.html">On Hacking</a>.</p>

<h3>Vithisja e bashkësisë</h3>
<p>
Gjendja ndryshoi papritmas në fillimet e viteve ’80 kur Digital ndërpreu
prodhimin e serisë PDP-10.   Arkitektura e tij, elegante dhe fuqishme në
vitet ’60, nuk mund të zgjerohej në vazhdim drejt hapësirash më të mëdha
adresimi që po bëheshin të mundshme në vitet ’80.  Kjo do të thoshte që
thuajse krejt programet që përbënin ITS-në qenë të vjetruar.</p>
<p>
Bashkësia e hacker-ëve e laboratorit IA ish rrënuar tashmë, jo shumë kohë më
parë.  Më 1981, shoqëria Symbolics, e sapolindur, pat punësuar thuajse krejt
hacker-ët e laboratorit IA, dhe bashkësia e shpopulluar nuk qe në gjendje të
mbante veten në këmbë.  (Libri "Hackers", nga Steve Levy, përshkruan këto
ngjarje, si dhe jep një pamje të qartë të bashkësisë në lulëzimin e vet.)
Kur laboratori IA bleu një PDP-10 më 1982, administratorët e tij vendosën të
përdorin sistemin me ndarje kohe të vetë Digital-it, jo të lirë, në vend të
ITS-së.</p>
<p>
Kompjuterat modernë të epokës, si VAX apo 68020, kishin sistemin e tyre
operativ, por asnjë prej tyre nuk qe <em>software</em> i lirë: duhej të
nënshkruanit një marrëveshje mos-zbulimi madje edhe për të pasur një kopje
të ekzekutueshme.</p>
<p>
Kjo do të thoshte që hapi i parë në përdorimin e një kompjuteri ishte të
premtonit se nuk do të ndihmonit as fqinjin tuaj.  Bashkësitë e
bashkëpunimit u ndaluan.  Rregulli i vendosur nga padronët e software-it
pronësor qe, &ldquo;Nëse e ndani diçka me fqinjin tuaj, jeni pirat.  Po
deshët ndonjë ndryshim, na lusni që t’i bëjmë.&rdquo;</p>
<p>
Ideja se sistemi shoqëror i software-it pronësor&mdash;sistem që thotë se
software-in nuk ju lejohet ta ndani me të tjerët ose ta
ndryshoni&mdash;është antisocial, ngaqë është joetik, ngaqë thjesht është
gabim, mund të jetë e beftë për disa lexues.  Por çfarë tjetër mund të themi
për një sistem të bazuar ë përçarjen e publikut dhe mbajtjen e përdoruesve
në gjendje të pashpresë? Lexuesve që u duket e beftë ideja mundet ta kenë
marrë sistemin social të software-it pronësor si të mirëqenë, ose ta kenë
gjykuar sipas kushteve të këshilluara nga biznesi i software-it pronësor.
Botuesit e software-it kanë punuar shumë dhe për një kohë të gjatë që t’i
bindin njerëzit se ka vetëm një mënyrë se si mund të shihet çështja.</p>
<p>
Kur botuesit e software-it flasin për &ldquo;zbatimin me detyrim&rdquo; të
&ldquo;të drejtave&rdquo; të tyre, ose për &ldquo;ndalimin e <a
href="/philosophy/words-to-avoid.html#Piracy">piraterisë</a>&rdquo;, çfarë
faktikisht <em>thonë</em> është e dorës së dytë.  Mesazhi real i këtyre
deklaratave gjendet në aksiomat e padeklaruara që ata i marrin të mirëqena;
publikut i kërkohet t’i pranojë ato pa kritika.  Ndaj le t’i marrim në
shqyrtim.</p>
<p>
Njëra aksiomë është se shoqëritë e software-it kanë të drejtën natyrore të
pakundërshtueshme ta zotërojnë software-in dhe kështu kanë pushtet mbi tërë
përdoruesit e tij.  (Po të kishte të drejtë natyrore, atëherë pavarësisht se
sa dëm i bëhet publikut, ne nuk mund të kundërshtojmë.)  Çuditërisht,
Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara dhe tradita ligjore e hedh poshtë këtë
pikëpamje; të drejtat e kopjimit nuk janë e drejtë natyrore, por një monopol
artificial i vënë me detyrim nga qeveria për të kufizuar të drejtën natyrale
të përdoruesit për kopjime.</p>
<p>
Një tjetër aksiomë e padeklaruar është që e vetmja gjë e rëndësishme në një
<em>software</em> është ç’punë ju lejon të bëni&mdash;pra që ne përdoruesve
të kompjuterit nuk duhet të na hyjë në xhep se ç’lloj shoqërie na lejohet të
kemi.</p>
<p>
Një aksiomë e tretë është se nuk do të kishim <em>software</em> të
përdorshëm (ose se nuk do të kishim kurrë një program që bën këtë apo atë
punë të caktuar) po qe se nuk do t’i ofronim një shoqërie software-i pushtet
mbi përdoruesit e një programi.  Kjo pikëpamje duket si më e pranueshme,
deri kur lëvizja për <em>software</em> të lirë tregoi me prova se mund të
krijojmë mjaft software të dobishëm pa vënë zinxhirë në ta.</p>
<p>
Po qe se refuzojmë pranimin e këtyre aksiomave, dhe i gjykojmë çështjet
bazuar në moralin e zakonshëm të gjykimit të shëndoshë dhe duke vënë
përdoruesin të parin, mbërrijmë në përfundime shumë të ndryshme.
Përdoruesit e kompjuterave duhet të jenë të lirë të modifikojnë programet që
këto t’u përshtaten nevojave të tyre, dhe të jenë të lirë ta ndajnë
software-in me të tjerët, ngaqë të ndihmosh njerëz të tjerë është themeli i
shoqërisë.</p>
<p>
Këtu nuk ka vend të mjaftueshëm për shtjellim të zgjeruar të arsyeve që
qëndrojnë prapa këtij përfundimi, ndaj po i tregoj përdoruesit faqet web <a
href="/philosophy/why-free.html">
http://www.gnu.org/philosophy/why-free.html</a> dhe <a
href="/philosophy/free-software-even-more-important.html">
http://www.gnu.org/philosophy/free-software-even-more-important.html</a>.
</p>

<h3>Një zgjedhje e ashpër morale</h3>
<p>
Pasi u zhduk bashkësia ime, qe e pamundur të vazhdohej si më parë.  Në vend
të saj, u përballa me një zgjedhje morale të ashpër.</p>
<p>
Zgjedhja e lehtë qe të hidhesha në botën e software-it pronësor, duke
nënshkruar marrëveshje mos-zbulimi dhe duke premtuar të mos ndihmoj kolegë
hacker-ë si vetja.  Sipas shumicës së gjasave do të zhvilloja
<em>software</em> që qe hedhur në qarkullim sipas marrëveshjesh mos-zbulimi,
duke kontribuar kështu te trysnia mbi të tjerë persona që edhe këta të
tradhtojnë kolegët e tyre.</p>
<p>
Me këtë mënyrë mund të kisha bërë para, dhe ndoshta edhe të dëfrehesha duke
shkruar kod.  Por e dija që në fund të karrierës sime, do të hidhja sytë pas
mbi vitet kur ndërtoja mure për të përçarë njerëzit, dhe të ndieja që e
kisha harxhuar jetën time për ta bërë botën një vend më të lig.</p>
<p>
E pata provuar tashmë të qenët përballë një marrëveshjeje mos-zbulimi, kur
dikush nuk pranoi të më jepte mua dhe laboratorit AI tek MIT-i kodin burim
për programin e kontrollit të shtypësit tonë.  (Mungesa e disa
karakteristikave në këtë program na e bënte përdorimin e shtypësit tejet të
bezdisshëm.)  Ndaj nuk mund t’i thosha vetes që marrëveshjet mos-zbulim qenë
të pafajshme.  U zemërova shumë kur na mohoi ndarjen e tij me ne; Nuk mund
të ktheja shpinën dhe t’u bëja të njëjtën gjë të tjerëve.</p>
<p>
Një zgjedhje tjetër, e thjeshtë por e papëlqyeshme, qe ta lija fushën e
kompjuterave. Pas kësaj zgjedhjeje, aftësitë e mia nuk do të keqpërdoreshin,
por prapë do të venin dëm. Nuk do të isha fajtor për përçarje dhe kufizim të
përdoruesve, por kjo do të ndodhte prapëseprapë.</p>
<p>
Ndaj kërkova për ndonjë rrugë me të cilën një programues të bënte diçka për
të mirën.  I bëra pyetjen vetes, a kish ndonjë program apo programe që mund
t’i shkruaja, që të bëja të mundshme një bashkësi si njëherë e një kohë?</p>
<p>
Përgjigja qe e qartë: çfarë duhej së pari, qe një sistem operativ.  Ky është
software-i kyç për t’ia filluar përdorimit të kompjuterit.  Me një sistem
operativ, mund të bëni mjaft gjëra; pa një të tillë, nuk e xhironi dot fare
kompjuterin.  Me një sistem operativ të lirë, mund të kishim sërish një
bashkësi hacker-ësh që bashkëpunojnë&mdash;dhe të ftonim këdo tjetër.  Dhe
cilido do të ishte në gjendje të përdorte një kompjuter, pa iu dashur t’ia
fillonte duke bërë plane fshehtas se si t’u heqë lirinë miqve të tij.</p>
<p>
Si zhvillues sistemesh operativë, kisha aftësitë e duhura për këtë punë.
Ndaj, edhe pse nuk mendoja se e kisha suksesin në xhep, e kuptova se isha
zgjedhur për ta mbaruar këtë punë.  Vendosa ta bëj sistemin të përputhshëm
me Unix-in, që kështu të mund të ishte i kalueshëm dhe në këtë mënyrë
përdoruesit e Unix-it të mund të hidheshin lehtë në të.  Emri GNU u zgjodh
sipas një tradite <i>hacker</i>-ësh, si shkurtim ripërsëritës për
&ldquo;GNU's Not Unix.&rdquo; Shqiptohet si <a
href="/gnu/pronunciation.html">një rrokje me një g të fortë</a>.</p>
<p>
Me sistem operativ nuk nënkuptohet thjesht kerneli, i mjaftueshëm mezi sa të
xhirojë programe të tjerë.  Në vitet ’70, çdo sistem operativ që ia vlente
të quhej kështu, përfshinte përpunues komandash, asembler, përpilues,
interpretues, diagnostikues, përpunues teksti, postues, dhe mjaft të tjera.
ITS-ja i kishte, Multics-i i kishte, VMS-ja i kishte, edhe Unix-i i kishte.
Do të duhej t’i përfshinte edhe sistemi operativ GNU.</p>
<p>
Më vonë dëgjova këto fjalë, që ia veshin Hillel-it (1):</p>

<blockquote><p>
     Po s’bëra për veten, kush do të bëjë për mua?<br />
     Po qe se jam vetëm për veten time, ç’jam?<br />
     Nëse jo tani, kur?
</p></blockquote>
<p>
Vendimi për të filluar Projektin GNU e pati bazën në një frymë të ngjashme.</p>
<p>
(1) Si ateist që jam, nuk ndjek ndonjë lider fetar, por ndonjëherë shoh se
admiroj ndonjë gjë mund të ketë thënë ndonjëri prej tyre.</p>

<h3>I lirë si te liria</h3>
<p>
Termi &ldquo;software i lirë&rdquo; ndonjëherë keqkuptohet&mdash;nuk ka të
bëjë fare me çmimin.  Bëhet fjalë për lirinë.  Ja, pra, ku është përkufizimi
i software-it të lirë.</p>

<p>Për ju, një përdorues i dhënë, programi është <em>software</em> i lirë,
nëse:</p>

<ul>
  <li>Jeni i lirë ta xhironi programin si të doni, për çfarëdo qëllimi.</li>

  <li>Jeni i lirë ta ndryshoni programin për t’ia përshtatur nevojave tuaja.  (Që
kjo liri të jetë e efektshme në praktikë, duhet të keni hyrje në kodin
burim, ngaqë bërja e ndryshimeve në një program, pa pasur kodin burim, është
jashtë mase e vështirë.)</li>

  <li>Jeni i lirë të rishpërndani kopjet, falas ose kundrejt një pagese.</li>

  <li>Jeni i lirë të shpërndani versione të ndryshuara të programit, që kështu
prej përmirësimeve tuaja të mund të përfitojë bashkësia.</li>
</ul>
<p>
Ngaqë &ldquo;i lirë&rdquo; e ka fjalën për lirinë, jo për çmimin, nuk ka
kundërthënie mes shitjes së kopjeve të tij dhe software-it të lirë.  Në
fakt, liria për të shitur kopje të tij është pikë kyçe: koleksionet e
software-it të lirë, shitur si CD-ROM, janë të rëndësishëm për bashkësinë,
dhe shitja e tyre është një rrugë e rëndësishme për të grumbulluar fonde për
zhvillimin e software-it të lirë.  Prandaj, një program, të cilin njerëzia
nuk është e lirë ta përfshijë në këto koleksione nuk është <em>software</em>
i lirë.</p>
<p>
Për shkak të dykuptimësisë së &ldquo;i lirë&rdquo;, njerëzit kanë kërkuar
prej kohësh për alternativa, por askush nuk ka gjetur një të përshtatshme.
Gjuha angleze ka më shumë fjalë dhe nuanca se cilado tjetër, por asaj i
mungon një fjalë e thjeshtë, jo e dykuptimtë, që të thotë &ldquo;i
lirë&rdquo;, si tek liria&mdash;&ldquo;i çprangosur&rdquo; është më e afërta
që vjen në mendje.  Alternativa të tilla si &ldquo;i çliruar&rdquo;,
&ldquo;liri&rdquo;, dhe &ldquo;i hapur&rdquo; ose kanë kuptim të gabuar, ose
kanë ndonjë mangësi tjetër.</p>

<h3>Software-i GNU dhe sistemi GNU</h3>
<p>
Zhvillimi i një sistemi të plotë është projekt shumë i gjerë.  Për ta prurë
në jetë, vendosa të përshtat copa ekzistuese software-i të lirë, kurdo që
kjo qe e mundur.  Për shembull, vendosa që në fillim fare të përdor TeX-in
si formatues kryesor tekstesh; ca vite më vonë, vendosa të përdor X Window
System në vend që të shkruaja një tjetër sistem dritaresh për GNU-në.</p>
<p>
Për shkak të këtyre vendimeve, dhe të tjerësh si këta, sistemi GNU nuk është
e njëjta gjë me koleksionin e krejt software-it GNU.  Sistemi GNU përfshin
programe që nuk janë <em>software</em> GNU, programe që qenë hartuar nga
persona dhe projekte të tjerë për qëllime të tyret, por që ne mund t’i
përdorim sepse janë <em>software</em> i lirë.</p>

<h3>Fillimi i projektit</h3>
<p>
Në Janar të 1984-s e lashë punën time te MIT dhe fillova të shkruaj software
GNU.  Braktisja e MIT-it qe e domosdoshme, që MIT-i të mos ish në gjendje të
fuste hundët te shpërndarja e GNU-së si software i lirë.  Po të kisha
ndenjur si i punësuar, MIT-i mund të pretendonte se ishte pronari i veprës,
dhe mund të bënte të detyrueshme kushtet e veta për rishpërndarjen, ose edhe
ta shndërronte veprën në një paketë software-i pronësor.  Nuk kisha ndërmend
të bëja gjithë atë punë dhe mandej ta shihja të shndërrohej në diçka të
padobishme për qëllimin e menduar: krijimin e një bashkësie të re ndarjesh
software-i me të tjerët.</p>
<p>
Megjithatë, prof. Winston, atëbotë kreu i laboratorit AI në MIT, më ftoi me
dashamirësi të vazhdoja të përdorja mjetet e laboratorit.</p>

<h3>Hapat e parë</h3>
<p>
Pak para se të filloja projektin GNU, dëgjova të flitej mbi Free University
Compiler Kit, i njohur edhe si VUCK.  (Fjala holandeze për &ldquo;i
lirë&rdquo; shkruhet me V.)  Ky qe një përpilues i hartuar të trajtonte
gjuhë të ndryshme, përfshi C dhe Pascal, dhe të mbulonte një shumicë llojesh
makinash.  I shkrova autorit dhe e pyeta nëse mund të përdorej nga GNU-ja.</p>
<p>
M’u përgjigj me tallje, duke pohuar se universiteti qe i lirë, por
përpiluesi jo.  Kështu që vendosa që programi im i parë për projektin GNU do
të duhej të ishte një përpilues shumëgjuhësh, shumëplatformësh.</p>
<p>
Me shpresën për të shmangur nevojën e shkrimit nga unë vetë të një
përpiluesi të tërë, mora kodin burim të përpiluesit Pastel, i cili qe një
përpilues shumëplatformësh i hartuar nga Lawrence Livermore Lab.  Mbulonte
dhe qe shkruar në një version të zgjeruar të Pascal-it, i konceptuar për të
qenë gjuhë programimi sistemi.  Shtova një "front end" C, dhe zura ta kaloj
në një kompjuter Motorola 68000.  Por m’u desh të hiqja dorë, kur pashë që
përpiluesi kish nevojë për shumë megabajt kujtesë, dhe që sistemi Unix 68000
do të mund të lejonte vetëm 64k.</p>
<p>
Mandej pashë që përpiluesi Pastel funksiononte duke përtypur një kartelë të
tërë <em>input</em>-i në një pemë sintakse, duke shndërruar krejt pemën e
sintaksës në një zinxhir &ldquo;udhëzimesh&rdquo;, dhe duke prodhuar mandej
një kartelë të tërë <em>output</em>, pa liruar fare ndonjë hapësirë.  Në
këtë pikë, vendosa që më duhej të shkruaja një përpilues të ri nga e para.
Ky përpilues i ri tani njihet si <abbr title="GNU Compiler
Collection">GCC</abbr>; në të nuk përdoret gjë prej Pastel-it, por arrita të
përshtat dhe të përdor <em>front end</em>-n C që pata shkruar.  Por kjo
ndodhi pas ca vitesh; së pari, u mora me GNU Emacs-in.</p>

<h3>GNU Emacs</h3>
<p>
Fillova të punoj mbi GNU Emacs-in në Shtator 1984, dhe në fillimet e 1985-s
zuri të ishte i përdorshëm.  Kjo më dha mundësinë të filloj të përdor
sisteme Unix për përpunime; meqë nuk kisha pasur interes të mësoj vi ose ed,
përpunimet e mia deri atëherë i pata bërë në lloje të tjera makinash.</p>
<p>
Në këtë kohë, ca persona filluan të tregonin interes për përdorimin e GNU
Emacs-it, çka pruri edhe çështjen se si të shpërndahej ai.  Sigurisht, e
kisha hedhur në shërbyesin për ftp anonime te kompjuteri që përdorja në
MIT.  (Ky kompjuter, prep.ai.mit.edu, u bë kështu sajti kryesor ftp për
shpërndarjen e GNU-së; pas ca vitesh kur nuk e financuan më, e shpërngulëm
emrin te shërbyesi ynë i ri ftp.)  Por në atë kohë, mjaft persona të
interesuar nuk kishin Internet dhe nuk mund të merrnin një kopje përmes
ftp-së.  Kështu që pyetja bëhej: çfarë duhej t’u thosha?</p>
<p>
Mund të thosha, &ldquo;Gjeni një shok që ka Internet dhe le t’ju bëjë një
kopje.&rdquo; Ose mund të bëja si pata bërë me PDP-10 Emacs-in origjinal:
t’u thoja, &ldquo;Më dërgoni një kasetë dhe një zarf <abbr
title="Self-addressed Stamped Envelope">SASE</abbr>, dhe jua nis mbrapsht me
Emacs-in brenda.&rdquo; Por isha i papunë, dhe po kërkoja mënyra për të bërë
ca para nga software-i i lirë.  Ndaj njoftova se do t’i postoja një kasetë
cilitdo që dëshironte një të tillë, kundrejt pagesës $150.  Në këtë mënyrë,
nisa një biznes shpërndarjeje software-i të lirë, pararendësi i shoqërive që
sot shpërndajnë shpërndarje të plota sistemi GNU/Linux.</p>

<h3>A është një program i lirë për secilin përdorues?</h3>
<p>
Nëse një program është <em>software</em> i lirë në kohën që del nga duart e
autorit të tij, kjo nuk do të thotë doemos që ka për të qenë
<em>software</em> i lirë për cilindo që ka një kopje të tij.  Për shembull,
<a href="/philosophy/categories.html#PublicDomainSoftware"> software-i në
përkatësi publike</a> (<em>software</em> që nuk është nën të drejta kopjimi)
është <em>software</em> i lirë; por cilido mund të prodhojë prej tij një
version të ndryshuar pronësor.  Po njësoj, mjaft programe të lira janë janë
nën të drejta kopjimi, por shpërndahen sipas lejesh të thjeshta dorëlëshuara
të cilat lejojnë versione të ndryshuara pronësore.</p>
<p>
Shembulli përfaqësues i këtij problemi është X Window System.  I hartuar në
MIT, dhe i hedhur në qarkullim si software i lirë, me një leje dorëlëshuar,
u birësua shpejt nga shoqëri të ndryshme kompjuterash.  Këto ua shtuan X-in
sistemeve të tyre pronësore Unix, vetëm në formë dyore, dhe nën të njëjtën
marrëveshje mos-zbulimi.  Këto kopje të X-it nuk qenë më tepër software i
lirë se sa ç’qe Unix-i vetë.</p>
<p>
Hartuesit e X Window System nuk e quajtën problem këtë&mdash;e prisnin dhe e
kishin si synim që kjo të ndodhte.  Synimi i tyre nuk qe liria, por thjesht
&ldquo;suksesi&rdquo;, i përkufizuar në trajtën &ldquo;pasje e shumë
përdoruesve.&rdquo; Nuk shqetësoheshin në kishin a jo liri këta përdorues,
por vetëm që këta të ishin shumë.</p>
<p>
Kjo shpuri në gjendjen paradoksale, në të cilën dy mënyra të ndryshme për
llogaritjen se sa liri kish, shpunë në përgjigje të ndryshme ndaj kësaj
pyetjeje, &ldquo;Është i lirë ky program?&rdquo; Nëse gjykonit mbi bazën e
lirisë së lejuar nga kushtet e shpërndarjes së hedhjes në qarkullim nga
<abbr>MIT</abbr>-i, mund të thoshit se X qe <em>software</em> i lirë.  Por
nëse e matnit lirinë e një përdoruesi mesatar të X-it, mund të thoshit që qe
<em>software</em> pronësor.  Shumica e përdoruesve të X-it xhironin
versionet pronësore që vinin bashkë me sistemet Unix, jo versionin e lirë.</p>

<h3>Copyleft-i dhe GNU GPL</h3>
<p>
Synimi i GNU-së qe t’i jepte përdoruesve liri, jo thjeshtë të ishte
popullor.  Ndaj na duhej të përdornim kushte shpërndarjeje që do të
parandalonin shndërrimin e software-it GNU në <em>software</em> pronësor.
Metoda që përdorim quhet &ldquo;copyleft&rdquo;.(1)</p>
<p>
<i>Copyleft</i>-i përdor ligjin e të drejtave të kopjimit
(<i>copyright</i>), por të kthyer përmbys, që të shërbejë për të kundërtën e
qëllimit të tij të zakonshëm: në vend se një mjet për kufizimin e
software-it, bëhet mjet për mbajtjen të lirë të software-it.</p>
<p>
Ideja qendrore e <i>copyleft</i>-it është që ne i japim cilitdo lejen të
xhirojë programin, ta kopjojë programin, ta ndryshojë programin, dhe të
shpërndajë versione të ndryshuara të tij&mdash;por jo leje për të shtuar në
të kufizime sipas qejfit.  Kështu, garantohen për këdo që zotëron një kopje
liritë kyçe që përkufizojnë &ldquo;software-in e lirë&rdquo;; shndërrohen në
të drejta të patjetërsueshme.</p>
<p>
Për një <i>copyleft</i> të efektshëm, versionet e ndryshuara duhet të jenë
po aq të lira.  Kjo siguron që veprat e bazuara mbi tonat të mund të kihen
nga bashkësia, nëse ato bëhen publike.  Kur programuesit, që janë të
punësuar, ofrojnë ndihmë vullnetare përmirësimin e software-it GNU, është
<i>copyleft</i>-i ai që i pengon punëdhënësit të thonë, &ldquo;Nuk mund t’i
ndani me të tjerët këto ndryshime, ngaqë do t’i përdorim ne për të krijuar
version tonë pronësor të programit.&rdquo;</p>
<p>
Domosdoshmëria që ndryshimet duhet të jenë të lira është thelbësore, nëse
duam të sigurojmë lirinë e çdo përdoruesi të programit.  Shoqëritë që
privatizuan X Window System zakonisht bënë ca ndryshime që të mund ta
kalonin atë në sistemet dhe hardware-in e tyre.  Këto ndryshime qenë të
vogla në krahasim me shtrirjen e madhe të X-it, por nuk qenë të
papërfillshme.  Sikur bërja e ndryshimeve të qe një shfajësim për t’u mohuar
përdoruesve lirinë, do të ishte e lehtë për këdo të përfitonte prej këtij
shfajësimi.</p>
<p>
Një çështje e afërt ka të bëjë me ndërthurjen e një programi të lirë me kod
jo të lirë.  Një ndërthurje e tillë pashmangshmërisht do të jetë jo e lirë;
cilado liri që do t’u mungonte pjesëve jo të lira, do t’i mungonte po ashtu
së tërës.  Lejimi i ndërthurjeve të tilla do të hapte një të çarë të madhe
sa për të fundosur një anije.  Prandaj, një domosdoshmëri kyçe për
<i>copyleft</i>-in është ta mbyllë këtë të çarë: çfarëdo gjëje e shtuar ose
e ndërthurur me një program nën <i>copyleft</i> duhet të jetë e tillë që një
version më i madh, i dalë si ndërthurje, të jetë po ashtu i lirë dhe nën
<i>copyleft</i>.</p>
<p>
Sendërtimi specifik i <i>copyleft</i>-it që përdorim për shumicën e
software-it GNU është GNU General Public License (Leja e Përgjithshme
Publike), ose GNU GPL për shkurt.  Kemi dhe lloje të tjera <i>copyleft</i>-i
që përdoren në rrethana të veçanta.  Doracakët e GNU-së janë gjithashtu nën
<i>copyleft</i>, por përdorin një lloj <i>copyleft</i>-i shumë më të
thjeshtë, ngaqë ndërlikueshmëria e GNU GPL nuk është e nevojshme për
doracakë.(2)</p>
<p>
(1) Më 1984 ose 1985, Don Hopkins (një djalë me shumë imagjinatë) më dërgoi
një letër.  Mbi zarf kishte shkruar disa thënie zbavitëse, përfshi edhe
këtë: &ldquo;Copyleft&mdash;all rights reversed.&rdquo; Përdora fjalën
&ldquo;copyleft&rdquo; për të emërtuar konceptin e shpërndarjes që po
hartoja në atë kohë.</p>

<p>
(2) Tani përdorim <a href="/licenses/fdl.html">Lejen e Lirë GNU për
Dokumentime</a> për dokumentim.</p>

<h3>Free Software Foundation</h3>

<p>Meqë interesi për përdorimin e Emacs-i po shtohej, te projekti GNU u
përfshin të tjerë njerëz, dhe vendosëm që pat ardhur koha të shihnim sërish
për financim.  Kështu, më 1985 krijuam <a href="http://www.fsf.org/">Free
Software Foundation</a> (FSF), një shoqatë bamirëse, e përjashtuar nga
tatimet, për zhvillim software-i të lirë.  <abbr title="Free Software
Foundation">FSF</abbr> mori përsipër edhe biznesin e shpërndarjes me kaseta
të Emacs-it; më pas këtë e zgjeroi duke shtuar tjetër software të lirë (GNU
dhe jo-GNU) te kaseta, dhe duke shitur gjithashtu doracakë të lirë.</p>

<p>Shumica e të ardhurave të FSF-së vinin prej shitjes së kopjeve të
software-it të lirë dhe të shërbimeve të tjera të ngjashme (CD-ROM-e kodi
burim, CD-ROM-e me dyorë, doracakë të shtypur bukur, gjithçka me lirinë për
ta rishpërndarë dhe ndryshuar), dhe Shpërndarje Deluxe (shpërndarje për të
cilat krijojmë krejt koleksionin e software-it për platformën e zgjedhur nga
porositësi).  Ende sot, FSF-ja <a href="http://shop.fsf.org/"> shet doracakë
dhe sende të tjera</a>, por pjesa dërrmuese e financimit vjen nga kuotat e
anëtarëve.  Mund të anëtarësoheni te FSF-ja përmes <a
href="http://fsf.org/join">fsf.org</a>.</p>

<p>Punonjësit e <em>Free Software Foundation</em>-it kanë shkruar dhe
administruar një numër paketash software-i GNU.  Dy prej më të shquarave
janë libraria dhe shelli C.  Libraria GNU C është ajo çka përdoret për të
komunikuar me Linux-in nga çdo program që xhiron në një sistem GNU/Linux.
Qe hartuar nga një anëtar i stafit të Free Software Foundation-it, Roland
McGrath.  Shelli i përdorur në shumicën e sistemeve GNU/Linux është <abbr
title="Bourne Again Shell">BASH</abbr>, <em>the Bourne Again Shell</em>(1),
i cili qe hartuar prej punonjësit të FSF-së Brian Fox.</p>

<p>Zhvillimin e këtyre programeve e financuam sepse projekti GNU nuk qe thjesht
për ca mjete apo mjedisi zhvillimesh.  Synimi ynë qe një sistem operativ i
plotë, dhe këto programe duheshin për këtë qëllim.</p>

<p>(1) &ldquo;Bourne Again Shell&rdquo; është një lojë me emrin &ldquo;Bourne
Shell&rdquo;, i cili qe shelli i zakonshëm në Unix.</p>

<h3>Asistencë software-i të lirë</h3>

<p>Filozofia e software-it të lirë hedh tej një praktikë të veçantë biznesi
shumë të përhapur, por nuk është kundër biznesit.  Kur bizneset respektojnë
lirinë e përdoruesit, u urojmë sukses.</p>

<p>Shitja e kopjeve të Emacs-it demonstron qartë një lloj biznesi me
software-in e lirë.  Kur me të filloi të merrej FSF-ja, m’u desh një tjetër
mënyrë për të siguruar jetesën.  E gjeta te shitja e shërbimeve të lidhura
me software-in e lirë që pata hartuar.  Kjo përfshiu mësimdhënien, për tema
të tilla se si të programohet me GNU Emacs-in dhe si të personalizohet
GCC-ja, dhe zhvillim software-i, kryesisht rreth kalimit të GCC-së në
platforma të reja.</p>

<p>Sot secili nga këta lloje biznesesh të software-it të lirë praktikohet nga
një numër korporatash.  Disa shpërndajnë koleksione software-i të lirë në
CD-ROM; të tjerët shesin asistencë që nga niveli i dhënies përgjigje
pyetjeve të përdoruesve, ndreqje të metash, dhe deri te shtim veçorish të
reja.  Madje kemi filluar të shohim shoqëri software-i të lirë të bazuara në
hedhjen në qarkullim të produkteve të reja software-i të lirë.</p>

<p>Kujdes, ama&mdash;një numër shoqërish që përshoqërojnë vetveten me termin
&ldquo;burim i hapur&rdquo; biznesin e tyre në fakt e bazojnë në
<em>software</em> jo të lirë që punon me software-in e lirë.  Këto nuk janë
shoqëri software-i të lirë, janë shoqëri software-i pronësor, produktet e të
cilave i ndjellin përdoruesit larg lirisë.  Këto programe i quajnë
&ldquo;paketa të vlerës së shtuar&rdquo;, çka pasqyron vlerat që ata do të
donin t’i shihnin të përqafuara prej nesh: leverdinë përmbi lirinë.  Nëse ne
vlerësojmë më tepër lirinë, do të duhej t’i quanim paketa &ldquo;me liri të
hequr&rdquo;.</p>

<h3>Synimet teknike</h3>

<p>Synimi themelor i GNU-së qe software-i i lirë.  Edhe nëse GNU-ja nuk do të
kish përparësi teknike karshi Unix-it, do të kish përparësi në planin
shoqëror, përmes lejimit të bashkëpunimit mes përdoruesve, dhe një përparësi
etike, respektin ndaj lirisë së përdoruesit.</p>

<p>Por qe e natyrshme të zbatoheshin te vepra standarde praktike të
vyera&mdash;për shembull, shpërndarja dinamike e strukturave të të dhënave
me qëllim shmangien e kufijve arbitrarë të madhësive fikse, dhe përdorimin e
krejt kodeve 8-bitësh të mundshëm kurdo që kjo kish kuptim.</p>

<p>Veç këtyre, hodhëm tej përqendrimin e Unix-it në madhësitë e vogla të
kujtesës, duke vendosur të mos mbulonim makinat 16-bit (ishte e qartë që
makinat 32-bit do të ishin normalja në kohën kur të përfundohej sistemi
GNU), dhe për të mos bërë përpjekje për të ulur përdorimin e kujtesës, në
rast se kjo nuk kalonte një megabajt.  Në programe te të cilët trajtimi i
kartelave shumë të mëdha nuk qe thelbësor, i nxitëm programuesit të lexojnë
një kartelë të plotë <i>input</i>-i te <i>core</i>, mandej të skanohej lënda
e saj pa u dashur të shqetësohesh për I/O.</p>

<p>Këto vendime u krijuan mundësinë shumë programeve GNU të tejkalojnë të
ngjashmit e tyre Unix në qëndrueshmëri dhe shpejtësi.</p>

<h3>Kompjutera të dhuruar</h3>

<p>Dora-dorës që rritej fama e projektit GNU, njerëzit filluan të ofronin për
projektin dhurim makinash që xhironin Unix.  Këto qenë shumë të dobishme,
ngaqë rruga më e lehtë për zhvillimin e përbërësve të GNU-së qe kryerja e
tij në një sistem Unix, dhe zëvendësimi i njëpasnjëshëm i përbërësve të atij
sistemi.  Por kjo pruri një çështje etike: qe apo nuk qe e drejtë që ne të
kishim një kopje të Unix-it.</p>

<p>Unix-i qe (dhe është) <em>software</em> pronësor, dhe filozofia e projektit
GNU thosh që nuk duhej të përdornim <em>software</em> pronësor.  Por, duke
zbatuar të njëjtin arsyetim që shpie te përfundimi se dhuna për vetëmbrojte
është e përligjur, dola në përfundimin se qe e ligjshme të përdorej një
paketë pronësore kur kjo qe thelbësore për hartimin e një zëvendësuesi të
lirë që do të ndihmonte të tjerat të reshtnin së përdoruri paketën
pronësore.</p>

<p>Por, edhe pse kjo qe një e keqe që mund të përligjej, prapë qe një e keqe.
Sot nuk kemi më ndonjë kopje të Unix-it, sepse i kemi zëvendësuar me sisteme
operativë të lirë.  Nëse nuk zëvendësonim dot sistemin operativ të një
makine me një të lirë, zëvendësonim makinën.</p>

<h3>Lista e Hapave GNU</h3>

<p>Ndërkohë që projekti GNU ecte përpara, dhe një numër gjithnjë e më i madh
përbërësish sistemi u gjetën ose u hartuan, erdhi koha që qe e dobishme
hartimi i një liste me zbrazëtitë e mbetura.  Të cilën e përdorëm për
rekrutim programuesish që do të shkruanin pjesët që mungonin.  Kjo listë u
bë e njohur si Lista e Punëve GNU.  Veç përbërësve Unix që mungonin, shtuam
në listë një larmi projektesh <em>software</em> dhe dokumentimi të dobishëm
që, mendonim, do të duhej të përmbante një sistem vërtet i plotë.</p>

<p>Sot (1), zor të ketë ndonjë përbërës të Unix-it te Lista e Punëve
GNU&mdash;ato punë janë mbaruar, bashkë me ca të tjera jothelbësore.  Por
lista është plot me projekte të cilat ca i quajnë
&ldquo;aplikacione&rdquo;.  Do të ishte diçka e dobishme të shtohej te një
sistem operativ çfarëdo programi që është në interes të më shumë se një
klase të ngushtë përdoruesish.</p>

<p>Te lista e punëve GNU përfshihen madje dhe lojëra&mdash;e kanë qenë aty që
në fillim.  Unix-i përfshinte lojëra, ndaj kuptohet që kështu do të duhej të
bënte edhe GNU-ja.  Por përputhshmëria nuk qe problem në rastin e lojërave,
ndaj nuk ndoqëm listën e lojërave që kish Unix-i.  Në vend të kësaj, hodhëm
në listë një gamë llojesh të ndryshme lojërash që përdoruesit mund t’i
pëlqenin.</p>

<p>(1) Qe shkruar më 1998.  Nga 2009 e tëhu nuk mirëmbajmë një listë të gjatë
punësh.  Bashkësia harton <em>software</em> të lirë me kaq shpejtësi sa nuk
arrijmë as t&apos;i mbajmë në vëzhgim të tërë.  Në vend të kësaj, kemi një
listë Projektesh të Përparësisë së lartë, një listë shumë më e shkurtër
projektesh për të cilat vërtet duam t&apos;i nxisim njerëzit t&apos;i
shkruajnë.</p>

<h3>GNU Library GPL</h3>

<p>Libraria GNU C përdor një lloj të veçantë <i>copyleft</i>-i të quajtur
<i>GNU Library General Public License</i>(1), që jep leje për lidhje të
software-it pronësor me librarinë.  Pse duhet ky përjashtim?</p>

<p>Nuk është punë parimesh; nuk ka parim që thotë se produktet e software-it
pronësor janë të taksur për përfshirje të kodit tonë.  (Pse duhet kontribuar
te një projekt që ka në bazë mospranimin e ndarjes së tij me ne?)  Përdorimi
i LGPL-së për librarinë C, ose për çfarëdo librarie, është çështje
strategjie.</p>

<p>Libraria C kryen një detyrë të thjeshtë; çdo sistem apo përpilues pronësor
shoqërohet nga një librari C.   Ndaj, dhënia e librarisë sonë C vetëm për
<em>software</em> të lirë nuk do t’i sillte software-it të lirë ndonjë
përparësi&mdash;vetëm sa do të shkurajonte përdorimin e librarisë sonë.</p>

<p>Përjashtim këtu bën vetëm një sistem: te sistemi GNU (dhe ky përfshin
GNU/Linux), libraria GNU C është e vetmja librari C.  Kështu që kushtet e
shpërndarjes së librarisë GNU C përcaktojnë nëse është e mundur të
përpilohet një program pronësor për sistemin GNU apo jo.  Nuk ka arsye etike
të lejohen aplikacione pronësore në sistemin GNU, por, në pikëpamje
strategjike, duket se moslejimi i tyre më shumë do të shkurajonte përdorimin
e sistemit GNU se sa të nxiste zhvillimin e aplikacioneve të lira.  Ja pse
përdorimi i GPL-së për Librari është strategji e mirë për librarinë C.</p>

<p>Për libraritë e tjera, rruga strategjike lypset të shihet rast pas rasti.
Kur një librari kryen një detyrë të posaçme që mund të ndihmojë në shkrimin
e një lloji programesh, atëherë hedhja në qarkullim nën GPL, duke e kufizuar
vetëm për programe të lirë, është një mënyrë për të ndihmuar zhvillues të
tjerë të software-i të lirë, duke u dhënë atyre një përparësi kundrejt
software-it pronësor.</p>

<p>Kujtoni rastin e GNU Readline-it, një librari që qe hartuar për të pasur
përpunim nga rresht urdhrash për BASH-in.  Readline qarkullon nën GNU GPL të
zakonshme, jo nën Library GPL.  Kjo ndoshta e ul përdorimin e Readline-it,
por ne nga kjo nuk humbim gjë.  Ndërkohë, e pakta një aplikacion i dobishëm
është kaluar si <em>software</em> i lirë posaçërisht që të përdorë
Readline-in, dhe ky është përfitim i njëmendtë për bashkësinë.</p>

<p>Zhvilluesit e software-it pronësor kanë përparësitë që sjell paraja;
zhvilluesit e software-it të lirë lypset të krijojnë përparësi për
njëri-tjetrin.  Shpresoj që një ditë të kemi një koleksion të madh librarish
nën GPL, të cilat nuk do të kenë paralele në krahun e software-it pronësor,
që të ofrojnë module të dobishme të cilat të shërbejnë si blloqe ndërtimi
për <em>software</em> të lirë të ri, dhe ta rrisin këtë përparësi të
rëndësishme, në dobi të zhvillimit të mëtejshëm të software-it të lirë.</p>

<p>(1) Kjo leje tani <i>quhet GNU Lesser General Public License</i>, për të
shmangur idenë se krejt libraritë janë të detyruara ta përdorin.  Për më
tepër të dhëna, shihni <a href="/philosophy/why-not-lgpl.html">Pse nuk do të
duhej të përdornit lejen Lesser GPL për librarinë tuaj të ardhshme</a>.</p>

<h3>Punë sikleti?</h3>
<p>
Eric Raymond thotë se &ldquo;Çdo punë e mirë software-i zë fill nga një
siklet personal i zhvilluesit.&rdquo; Ndoshta ngandonjëherë është kështu,
por shumë pjesë thelbësore të software-it GNU qenë hartuar me qëllim që të
kihej një sistem i plotë operativ i lirë.  Rrjedhin nga një përfytyrim dhe
një plan, jo nga një impuls.</p>
<p>
Për shembull, hartuam librarinë GNU C ngaqë një sistem i ngjashëm me Unix-in
ka nevojë për një librari C, BASH-in ngaqë një sistem i ngjashëm me Unix-in
ka nevojë për një shell, dhe GNU tar-in ngaqë një sistem i ngjashëm me
Unix-in ka nevojë për një program tar.  E njëjta gjë është e vërtetë për
programet e mi&mdash;përpiluesi GNU C, GNU Emacs, GDB dhe GNU Make.</p>
<p>
Disa programe GNU qenë hartuar për t’u përballur me kërcënime të posaçme
ndaj lirisë sonë.  Kështu, hartuam gzip-in për të zëvendësuar programin
Compress, të cilin bashkësia e humbi për shkak të patentave <abbr
title="Lempel-Ziv-Welch">LZW</abbr>.  Gjetëm njerëz për hartimin e
LessTif-it, dhe më vonë filluam <abbr title="GNU Network Object Model
Environment">GNOME</abbr>-n dhe Harmony-në, për të trajtuar problemet e
shkaktuar nga disa librari pronësore (shihni më poshtë).  Po zhvillojmë GNU
Privacy Guard për të zëvendësuar software-in popullor, jo të lirë, për
fshehtëzime, ngaqë përdoruesit nuk do të duhej të viheshin përballë
zgjedhjes: liri apo privatësi.</p>
<p>
Sigurisht, njerëzit që shkruan këto programe shfaqën interesim për këtë
punë, dhe mjaft veçori janë shtuar prej personash të ndryshëm drejt e për
nevojat apo interesat e tyre.  Por nuk është kjo arsyeja pse ekzistojnë këto
programe.</p>

<h3>Zhvillime të papritura</h3>
<p>
Në fillimet e projektit GNU, përfytyroja që do ta zhvillonim sistemin GNU të
plotë, mandej ta hidhnim në qarkullim.  Nuk ndodhi kështu.</p>
<p>
Ngaqë çdo përbërës i sistemit GNU u sendërtua në një sistem Unix, çdo
përbërës mund të xhironte në sisteme Unix, shumë më përpara se sa të kishte
një sistem të plotë GNU.  Disa nga këto programe u bënë popullore, dhe
përdoruesit zunë t’i zgjeronin dhe t’i kalonin në sisteme të tjera&mdash;te
versionet e ndryshme dhe jo të përputhshme të Unix-it, dhe ndonjëherë edhe
te sisteme të tjera.</p>
<p>
Kjo punë i bëri këto programe më të fuqishëm, dhe tërhoqi te projekti GNU si
financime, ashtu edhe kontribues.  Por ka gjasa që vonoi me disa vjet
plotësimin e një sistemi funksional minimal, meqë koha e zhvilluesve GNU
harxhohej me mirëmbajtjen e këtyre versioneve dhe shtimin e veçorive të reja
te përbërëset ekzistuese, në vend që të ecej më tej me shkrimin njëri pas
tjetrit të përbërësve që mungonin.</p>

<h3>The GNU Hurd</h3>
<p>
Aty nga 1990, sistemi GNU qe thuajse i plotë; i vetmi përbërës i rëndësishëm
që mungonte qe kerneli.  Kishim vendosur që kernelin tonë ta sendërtonim si
koleksion procesesh shërbyesi që kryheshin përsipër Mach-ut.  Mach qe një
mikrokernel i përgatitur nga Carnegie Mellon University dhe mandej nga
University of Utah; GNU HURD është një koleksion shërbyesish (ose
&ldquo;herd of GNUs&rdquo; - kope gnushë) që xhirojnë përsipër Mach-ut, dhe
që kryejnë detyra të ndryshme të kernelit Unix.  Fillimi i përgatitjes u
vonua ngaqë prisnim që Mach-u të hidhej në qarkullim si <em>software</em> i
lirë, siç qe premtuar.</p>
<p>
Një arsye pse u zgjodh ky koncept qe për shmangien e asaj çka dukej se ishte
pjesa më e vështirë e punës: diagnostikimi i një programi kerneli pa një
diagnostikues në nivel burimi për ta kryer këtë.  Kjo pjesë e punës qe kryer
tashmë, te Mach-u, dhe prisnim të diagnostikonim shërbyesit HURD si programe
përdoruesi, me GDB-në.  Por u desh shumë kohë që kjo të bëhej e mundur, dhe
shërbyesit shumërrjedhësh që dërgojnë mesazhe te njëri-tjetri doli se qenë
shumë të vështirë për t’i diagnostikuar.  Shndërrimi i HURD-it në diçka që
funksionon qëndrueshëm po zgjat këtu e shumë vite.</p>

<h3>Alix</h3>
<p>
Kerneli GNU fillimisht nuk qe menduar të quhej HURD.  Emri i tij fillestar
qe Alix&mdash;emërtuar sipas emrit të femrës që kisha për zemër në ato
kohë.  Ajo, një administratore sistemesh Unix, kish hedhur idenë se emri i
saj i përshtatej një rregullsie të rëndomtë në emërtimet e versioneve të
sistemeve Unix; gjysmë me tallje, u tha miqve, &ldquo;Dikush le t’i vërë
emrin tim një kerneli.&rdquo; Nuk thashë gjë, por vendosa t’i bëja surprizë
një kernel me emrin Alix.</p>
<p>
Por nuk vazhdoi kështu.  Michael (tani Thomas) Bushnell, zhvilluesi kryesor
i kernelit, parapëlqeu emrin HURD, dhe e ripërkufizoi Alix-in që t’i
referohej një pjese të kernel-it&mdash;pjesës që do të kapte thirrjet e
sistemit dhe që do t’i trajtonte ato duke dërguar mesazhe te shërbyesit
HURD.</p>
<p>
Më pas, Alix-i dhe unë u ndamë, dhe ajo ndërroi emrin; në mënyrë të pavarur,
konceptimi i HURD-it u ndryshua që libraria C të mund të dërgonte mesazhe
drejt e te shërbyesit, dhe kjo bëri që përbërësja Alix të zhduket nga
projekti.</p>
<p>
Por para se të ndodhnin këto gjëra, një shok i saj e pa emrin Alix te kodi
burim i HURD-it, dhe ia përmendi asaj.  Kështu që e pati rastin të shihte
një kernel të quajtur me emrin e saj.</p>

<h3>Linux dhe GNU/Linux</h3>
<p>
GNU Hurd nuk është i këshillueshëm për përdorim në "prodhim", dhe nuk e dimë
nëse do të jetë ndonjëherë.   Skicimi me bazë aftësitë ka probleme që vijnë
drejt e nga epshmëria e skicimit, dhe nuk është e qartë nëse ka apo jo
zgjidhje.</p>

<p>
Për fat, një kernel tjetër është gati.  Më 1991, Linus Torvalds hartoi një
kernel të përputhshëm me Unix-in dhe e quajti Linux.  Qe pronësor
fillimisht, por më 1992, e bëri Linux-in software të lirë; ndërthurja e
Linux-it me sistemin ende jo të plotë GNU solli një sistem operativ të plotë
të lirë.  (Sigurisht, vetë ndërthurja e tyre qe punë me rëndësi.)  Falë
Linux-it, ne sot mund të xhirojnë faktikisht një version të sistemit GNU.</p>
<p>
Ne e quajmë këtë version sistemi <a href="/gnu/linux-and-gnu.html">
GNU/Linux</a>, për të shprehur përbërjen e tij si një ndërthurje e sistemit
GNU me Linux-in si kernel.  Ju lutemi, mos bini pre e thirrjes së krejt
sistemit si &ldquo;Linux&rdquo;, ngaqë kjo do të thotë t’ia atribuosh punën
tonë dikujt tjetër.  Ju lutemi, <a href="/gnu/gnu-linux-faq.html"> na
përmendni në mënyrë të barabartë</a>.</p>

<h3>Sfida të së ardhmes sonë</h3>
<p>
E kemi dëshmuar aftësinë tonë për përgatitjen e një spektri të gjerë
software-i të lirë.  Kjo nuk do të thotë që jemi të pamposhtur dhe të
pandalshëm.  Disa sfida e bëjnë të ardhmen e software-it të lirë të paqartë;
përballimi i tyre do të kërkojë përpjekje ngulmuese dhe durim, ndonjëherë
për vite me radhë.  Do të kërkojë atë lloj vendosmërie që njerëzit e shfaqin
kur çmojnë lirinë e tyre dhe nuk lënë njeri t’ua marrë.</p>
<p>
Këto sfida i trajtojnë katër ndarjet vijuese:</p>

<h3>Hardware sekret</h3>
<p>
Prodhuesit e hardware-it gjithnjë e më tepër priren t’i mbajnë të fshehta
specifikimet e hardware-it.  Kjo e bën të vështirë shkrimin e përudhësve të
lirë, që kështu Linux-i dhe XFree86-a të mund të mbulojnë hardware të ri.
Sot kemi sisteme të plotë të lirë, por nuk kemi për t’i pasur nesër po qe se
nuk mbulojmë kompjuterat e së nesërmes.</p>
<p>
Ka dy rrugë për t’u përballur me këtë problem.  Programuesit mund të kryejnë
retroinxhinierim për të parë se si të mbulohet një hardware i dhënë.  Pjesa
tjetër prej nesh mund të zgjedhë hardware që mbulohet nga software-i i lirë;
me rritjen e numrit tonë, mbajtja fshehur e specifikimeve do të shndërrohet
në një taktikë që sjell humbje.</p>
<p>
Retroinxhinierimi është punë e madhe; a do të kemi programues aq të vendosur
sa t’i hyjnë atij? Po&mdash;nëse kemi krijuar ndjesinë e fortë se software-i
i lirë është çështje parimesh, dhe se përudhësit jo të lirë janë të
patolerueshëm.  Dhe a do të shpenzojnë një numër i madh prej nesh para të
tepërta, ose edhe pak kohë të tepërt, që ne të mund të përdorim përudhës të
lirë? Po, nëse vendosmëria për të pasur liri përhapet gjerësisht.</p>
<p>
(Shënim i 2008-s: kjo çështje prek po ashtu edhe BIOS-in.  Ka një BIOS të
lirë, <a href="http://www.libreboot.org/">LibreBoot</a> (një shpërndarje e
coreboot-it); problemi mbetet te pasja e specifikimeve për makinat, që
kështu LibreBoot-i t’i mbulojë ato pa &ldquo;blobs&rdquo; jo të lirë.)</p>

<h3>Librari jo të lira</h3>
<p>
Një librari jo e lirë që xhiron në sisteme operative të lira vepron si një
kurth për zhvilluesit e software-it të lirë.  Veçoritë tërheqëse të
librarisë janë karrem; po qe se e përdorni librarinë, do të bini në grackë,
ngaqë programi juaj nuk mund të jetë pjesë e sistemit operativ të lirë në
mënyrë të dobishme.  (Më troç, mund ta përfshijmë programin tuaj, por nuk do
të <strong>xhironte</strong> pa librarinë që mungon.)  Madje edhe më keq,
nëse një program që përdor librari pronësore bëhet popullor, mund të ndjellë
në grackë të tjerë programues mosdyshues.</p>
<p>
Rasti i parë i këtij problemi qe grupi i mjeteve Motif, këtu e më ’80-n.
Edhe pse nuk kishte ende sisteme operativë të lirë, qe e qartë se çfarë
problemi do të shkaktonte për ta Motif-i më vonë.  Projekti GNU u
kundërpërgjigj me dy mënyra: duke u kërkuar projekteve individuale të
software-it të lirë të mbulonin si widget-et e grupit të mjeteve të lira X,
ashtu edhe ato të Motif-it, dhe duke i kërkuar dikujt të shkruante një
zëvendësim të lirë për Motif-in.  Puna hëngri mjaft vite; LessTif, i hartuar
nga Hungry Programmers, vetëm më 1997-n u bë aq i fuqishëm, sa duhej për të
mbuluar shumicën e aplikacioneve Motif.</p>
<p>
Nga 1996-a e deri më 1998, një tjetër librari jo e lirë grupmjetesh <abbr
title="Graphical User Interface">GUI</abbr> përdorej në një koleksion jo të
pakët software-i të lirë, desktopin <abbr title="K Desktop
Environment">KDE</abbr>.</p>
<p>
Sistemet e lira GNU/Linux nuk qenë në gjendje të përdornin KDE-në, ngaqë nuk
përdornim dot librarinë.   Prapëseprapë, disa shpërndarës komercialë
sistemesh GNU/Linux që nuk qenë strikt lidhur me ndenjjen brenda software-it
të lirë, e shtuan KDE-në te sistemet e tyre&mdash;duke prodhuar sisteme me
më tepër aftësi, por më pak liri.   Grupi KDE nxiste aktivisht sa më tepër
programues të përdornin Qt-në, dhe miliona &ldquo;përdoruesve të rinj të
Linux-it&rdquo; nuk iu është treguar ndonjëherë ideja se këtu kish një
problem.  Gjendja dukej e zymtë.</p>
<p>
Bashkësia e software-it të lirë iu kundërpërgjigj problemit në dy mënyra:
GNOME dhe Harmony.</p>
<p>
GNOME, GNU Network Object Model Environment, është projekti i desktopit
GNU.  I nisur më 1997 nga Miguel de Icaza, dhe zhvilluar me asistencën e Red
Hat Software-it, GNOME synoi të ofrojë mundësi të ngjashme desktopi, por
duke përdorur përjashtimisht <em>software</em> të lirë.  Ka edhe përparësi
teknike po ashtu, të tilla si mbulim për një larmi gjuhësh, jo thjesht për
C++.  Por synimi kryesor qe liria: të mos ia kishim nevojën asnjë software-i
jo të lirë.</p>
<p>
Harmony është një librari zëvendësimesh të përputhshme, hartuar për të bërë
të mundur xhirimin e software-it KDE pa përdorur Qt-në.</p>
<p>
Në Nëntor 1998, zhvilluesit e Qt-së bënë të ditur një ndryshim lejeje, e
cila, kur të zbatohej, do ta shndërronte Qt-në në <em>software</em> të
lirë.  Nuk ka mënyrë për ta vërtetuar, por mendoj se pjesërisht kjo i
detyrohet përgjigjes së palëkundur nga bashkësia kundrejt problemit që Qt
paraqiste përpara se të qe e lirë.  (Leja e re është e paleverdishme dhe jo
e paanshme, kështu që mbetet ende e dëshirueshme të shmanget përdorimi i
Qt-së.)</p>
<p>
[Shënim i mëpasshëm: në Shtator 2000, Qt u hodh në qarkullim nën GNU GPL,
çka në thelb e zgjidhi këtë problem.]</p>
<p>
Si do t’i përgjigjemi librarisë së ardhshme tunduese jo të lirë? A ka për ta
kuptuar krejt bashkësia nevojën për t’i qëndruar larg grackës? Apo shumë
prej nesh do të heqin dorë nga liria për hir të leverdisë, dhe të shkaktojnë
kështu një problem të madh? E ardhmja jonë varet nga filozofia jonë.</p>

<h3>Patenta software-i</h3>
<p>
Rreziku më i madh me të cilin përballemi vjen nga patentat e software-it, të
cilat mund të mbajnë algoritme dhe veçori programesh jashtë shtrirjes së
software-it të lirë deri edhe për njëzet vjet.  Patentat mbi algoritmin LZW
për ngjeshje filluan të zbatoheshin më 1983, dhe ne ende nuk mundemi të
hedhin në qarkullim program të lirë që prodhon <abbr title="Graphics
Interchange Format">GIF</abbr> të saktë.  [Kanë skaduar më 2009-n.] Më 1998,
nën kërcënimin për hedhje në gjyq për shkelje patentash, u hoq nga
qarkullimi një program i lirë që prodhonte audio të ngjeshur si <abbr
title="MPEG-1 Audio Layer 3">MP3</abbr>.  [Këto patenta kanë skaduar më
2017-n.  Shihni se sa gjatë na u desh të prisnim.]
</p>
<p>
Ka rrugë për t’u përballur me patentat: mund të kërkojmë për shenja që
tregojnë se një patentë është e pavlefshme, dhe mund të kërkojmë rrugë
alternative për të kryer një punë të caktuar.  Por secila nga këto metoda
bën punë vetëm në disa raste; kur nuk pinë ujë që të dyja, një patentë e
shtrëngon krejt software-in e lirë të mos ofrojë dot ca veçori që
përdoruesit i pëlqejnë.  Pas një pritje të gjatë patentat skadojnë, por ç’do
të bëjmë deri atëherë?</p>
<p>
Ata prej nesh që çmojnë software-in e lirë për hir të lirisë nuk do t’i
largohen software-it të lirë, sido qoftë.  Do t’ia dalim ta bëjmë punën edhe
pa veçoritë e patentuara.  Por, ata që software-in e lirë e vlerësojnë ngaqë
presin të jetë teknikisht më sipëran, ka gjasa ta shohin si të dështuar, kur
një patentë e mban të prapambetur.  Ndaj, ndërkohë që është e dobishme të
flitet mbi efektshmërinë praktike të modelit &ldquo;katedrale&rdquo; të
zhvillimit, dhe mbi besueshmërinë dhe fuqinë e ca software-i të lirë, nuk
duhet të ndalemi me kaq.  Duhet të flasim për lirinë dhe parimet.</p>

<h3>Dokumentim i lirë</h3>
<p>
Mangësia më e madhe në sistemin tonë të lirë operativ nuk është tek
software-i&mdash;është mungesa e doracakëve të mirë, të lirë, të cilët mund
t’i përfshijmë në sistemet tona.  Dokumentimi është pjesë thelbësore e
çfarëdo pakete <em>software</em>; kur një paketë e rëndësishme software-i të
lirë nuk vjen me një doracak të lirë të denjë, këtu ka një hendek të madh.
Sot për sot kemi mjaft hendeqe të tillë.</p>
<p>
Dokumentimi i lirë, ashtu si software-i i lirë, është çështje lirie, jo
çmimi.  Kriteri për doracakë të lirë është pak a shumë i njëjtë me atë për
software të lirë: bëhet fjalë që t’i jepen çdo përdoruesi disa liri.  Duhet
t’i lejohet rishpërndarja (përfshi shitjen komerciale), <i>on-line</i> dhe
në letër, që kështu doracaku të mund të shoqërojë çdo kopje të programit.</p>
<p>
Leja për ndryshime është po aq kyçe.  Si rregull i përgjithshëm, nuk besoj
që për njerëzit është thelbësore pasja e lejes për të ndryshuar gjithë
llojet e artikujve dhe librave.  Për shembull, nuk mendoj se ju ose unë jemi
të detyruar të japin leje për ndryshimin e artikujve si ky këtu, i cili
përshkruan veprimet tona dhe pikëpamjet tona.</p>
<p>
Por ka një arsye të veçantë pse liria për ndryshime është kyçe për
dokumentimin e software-it të lirë.  Kur njerëzit përdorin të drejtën e tyre
për të ndryshuar software-in, dhe ndryshojnë ose shtojnë karakteristika,
nëse janë të vetëdijshëm, do të ndryshonin edhe doracakun&mdash;që të
furnizojnë, bashkë me programin e ndryshuar, dokumentim të saktë dhe të
përdorshëm.  Një doracak jo i lirë, që nuk u lejon programuesve të jenë të
vetëdijshëm dhe të çojnë deri në fund punën, nuk i plotëson nevojat e
bashkësisë sonë.</p>
<p>
Disa lloje kufizimesh rreth se si mund mund të kryhen ndryshimet nuk
paraqesin problem.  Për shembull, kërkesa për të ruajtur shënimin origjinal
të autorit mbi të drejtat e kopjimit, kushtet e shpërndarjes, ose lista e
autorëve, këto janë në rregull.  As nuk ka problem të kërkohet që versionet
e ndryshuar të përfshijnë shënimin që janë të ndryshuar, madje as të kihen
ndarje të tëra që nuk mund të fshihen ose ndryshohen, për sa kohë që këto
ndarje merren me gjëra joteknike.  Këto lloj kufizimesh nuk janë problem,
ngaqë nuk e pengojnë programuesin e vetëdijshëm ta birësojë doracakun që ky
t&apos;i përshtatet programit.  Me fjalë të tjera, nuk i presin bashkësisë
së software-it të lirë rrugën që ta përdorë plotësisht doracakun.</p>
<p>
Megjithatë, duhet bërë e mundur të ndryshohet krejt lënda <em>teknike</em> e
doracakut, dhe mandej të rishpërndahet përfundimi përmes krejt mediave të
zakonshme, përmes krejt kanaleve të zakonshëm; përndryshe, kufizimet i dalin
përpara bashkësisë, doracaku nuk është i lirë, dhe ne na duhet një doracak
tjetër.</p>
<p>
A do ta kenë zhvilluesit e software-it të lirë vetëdijen dhe vendosmërinë të
prodhojnë një spektër të plotë doracakësh të lirë? Edhe një herë, e ardhmja
jonë është në dorë të filozofisë.</p>

<h3>Duhet të flasim rreth lirisë</h3>
<p>
Vlerësimet e sotme flasin për dhjetë milionë përdorues të sistemeve
GNU/Linux, të tillë si Debian GNU/Linux dhe Red Hat &ldquo;Linux&rdquo;.
Software-i i lirë ka prurë përparësi të tilla praktike sa që përdoruesit po
turren drejt tij për arsye të pastra praktike.</p>
<p>
Rrjedhimet e mira të kësaj pune janë të dukshme: më tepër interes drejt
përgatitjes së software-it të lirë, më tepër klientë për biznese të
software-it të lirë, dhe më tepër aftësi për të nxitur shoqëri të përgatisin
<em>software</em> komercial të lirë në vend të produkteve <em>software</em>
pronësor.</p>
<p>
Por interesi mbi software-in po rritet më shpejt se vetëdija mbi filozofinë
mbi të cilin ai bazohet, dhe kjo shpie në probleme.  Aftësia jonë për t’u
përballur me sfidat dhe rreziqet e përshkruara më sipër varet nga vullneti
për të qëndruar të palëkundur krah lirisë sonë.  Për t’u siguruar që
bashkësia jonë e ka këtë vullnet, lypset të përhapim idetë te përdoruesit e
rinj, dora-dorës që këta bëhen pjesë e bashkësisë.</p>
<p>
Por këtu po dështojmë: përpjekjet për të tërhequr në bashkësinë tonë
përdorues të rinj janë shumë më lart se sa përpjekjet për t’u mësuar atyre
vlerat qytetare të bashkësisë sonë.  Na duhet t’i bëjmë të dyja, dhe na
duhet t’i mbajmë në baraspeshë të dyja përpjekjet.</p>

<h3>&ldquo;Burim i Hapur&rdquo;</h3>
<p>
T’u mësoje përdoruesve të rinj lirinë u bë më e vështirë pas 1998, kur një
pjesë e bashkësisë vendosi të mos përdorte më termin &ldquo;software i
lirë&rdquo; dhe të thoshte &ldquo;software me burim të hapur&rdquo; më mirë.</p>
<p>
Disa prej atyre që parapëlqyen këtë term synonin të shmangnin ngatërrimin
mes &ldquo;të lirë&rdquo; dhe &ldquo;falas&rdquo;&mdash;qëllim i vlefshëm.
Të tjerë, megjithatë, synonin të linin mënjanë frymën e parimit që kish
motivuar lëvizjen e software-it të lirë dhe projektin GNU, dhe të bëheshin
tërheqës për drejtuesit e kompanive dhe biznesin, shumë prej të cilëve kanë
si ideologji atë që vendos fitimin përmbi lirinë, përmbi bashkësinë, përmbi
parimet.  Ndaj, retorika e &ldquo;burimit të hapur&rdquo; përqendrohet te
potenciali për përgatitje software-i të fuqishëm, të cilësisë së lartë, por
lë mënjanë idetë e lirisë, bashkësisë, dhe parimeve.</p>
<p>
Revistat &ldquo;Linux&rdquo; janë shembull i qartë i kësaj&mdash;ato janë
plot me reklama mbi <em>software</em> pronësor që punon me GNU/Linux-in.
Kur të nxjerrë kryet Motif-i ose Qt-ja e radhës, a do t’i sinjalizojnë
përdoruesit këto revista që të rrinë larg prej tij, apo do të shfaqin
reklama për të?</p>
<p>
Mbështetja nga biznesi mund të kontribuojë për bashkësinë në forma të
ndryshme; po qe se faktorët e tjerë janë në baraspeshë, kjo është e
dobishme.  Por të fitosh mbështetjen e tyre, duke folur më pak për lirinë
dhe parimet, mund të jetë shkatërrimtare; e përkeqëson edhe më çekuilibrin
mes përhapjes dhe edukimit qytetar.</p>
<p>
&ldquo;Software-i i lirë&rdquo; dhe &ldquo;burimi i hapur&rdquo;
përshkruajnë të njëjtën kategori software-i, pak a shumë, por thonë gjëra të
ndryshme mbi software-in, dhe mbi vlerat.  Projekti GNU vazhdon të përdorë
termin &ldquo;software i lirë&rdquo;, për të shprehur idenë që rëndësi ka
liria, jo teknologjia.</p>

<h3>Provojeni!</h3>
<p>
Aforizmi i Yoda-s (&ldquo;Nuk ka &lsquo;provoje&rsquo;&rdquo;) tingëllon i
qëruar, por nuk funksionon për rastin tim.  Shumicën e punës time e kam bërë
duke qenë në ankth nëse do t’ia dilja dot apo jo, dhe i pasigurt nëse do të
mjaftonte për të përmbushur qëllimin, edhe nëse ia dilja.  Por, sido që qe,
e provova, sepse mes qytetin dhe kuçedrës nuk kish njeri tjetër veç meje.
Duke befasuar vetveten, ca herë dola me sukses.</p>
<p>
Ndonjëherë nuk ia dola dot; ca nga qytetet e mia ranë.  Mandej gjeta tjetër
qytet të kërcënuar, dhe u bëra gati për një tjetër betejë.  Gjatë kësaj kohe
mësova të shoh për rreziqe dhe të vë veten mes tyre dhe qytetit tim, duke u
bërë thirrje <i>hackers</i>-ëve të tjerë të bëhen me mua.</p>
<p>
Sot, shpesh, nuk jam i vetmi.  Lehtësohem dhe gëzohem kur shoh një regjiment
<i>hacker</i>-ësh që hapin llogore për mbajtjen e frontit, dhe e kuptoj që
ky qytet mund të mbijetojë&mdash;tani për tani.  Por rreziqet janë përvit e
më të mëdhenj, dhe tani Microsoft-i e ka vënë shprehimisht në shënjestër
bashkësinë tonë.  Nuk mund ta marrin të mirëqenë të ardhmen e lirisë.  Mos e
merrni të mirëqenë! Po qe se doni ta ruani lirinë tuaj, duhet të jeni të
përgatitur ta mbroni.</p>

<div class="translators-notes">

<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't have notes.-->
 </div>
</div>

<!-- for id="content", starts in the include above -->
<!--#include virtual="/server/footer.sq.html" -->
<div id="footer">
<div class="unprintable">

<p>Ju lutemi, pyetjet dhe kërkesat e përgjithshme rreth FSF-së &amp; GNU-së
dërgojini te <a href="mailto:gnu@gnu.org">&lt;gnu@gnu.org&gt;</a>.  Ka
gjithashtu <a href="/contact/">mënyra të tjera për t’u lidhur me</a>
FSF-në.  Njoftimet për lidhje të dëmtuara dhe ndreqje apo këshilla të tjera
mund të dërgohen te <a
href="mailto:webmasters@gnu.org">&lt;webmasters@gnu.org&gt;</a>.</p>

<p>
<!-- TRANSLATORS: Ignore the original text in this paragraph,
        replace it with the translation of these two:

        We work hard and do our best to provide accurate, good quality
        translations.  However, we are not exempt from imperfection.
        Please send your comments and general suggestions in this regard
        to <a href="mailto:web-translators@gnu.org">

        &lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p>

        <p>For information on coordinating and submitting translations of
        our web pages, see <a
        href="/server/standards/README.translations.html">Translations
        README</a>. -->
Përpiqemi fort dhe bëjmë sa mundemi për të ofruar përkthime me cilësi të
mirë dhe të përpikta.  Megjithatë, nuk jemi të përjashtuar nga
papërsosmëritë. Ju lutemi, komentet dhe këshillat e përgjithshme lidhur me
këtë dërgojini te <a
href="mailto:web-translators@gnu.org">&lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p><p>Për
të dhëna mbi bashkërendimin dhe parashtrimin e përkthimeve të faqeve tona
web, shihni <a href="/server/standards/README.translations.html">README për
përkthimet</a>.</p>
</div>

<!-- Regarding copyright, in general, standalone pages (as opposed to
     files generated as part of manuals) on the GNU web server should
     be under CC BY-ND 4.0.  Please do NOT change or remove this
     without talking with the webmasters or licensing team first.
     Please make sure the copyright date is consistent with the
     document.  For web pages, it is ok to list just the latest year the
     document was modified, or published.
     
     If you wish to list earlier years, that is ok too.
     Either "2001, 2002, 2003" or "2001-2003" are ok for specifying
     years, as long as each year in the range is in fact a copyrightable
     year, i.e., a year in which the document was published (including
     being publicly visible on the web or in a revision control system).
     
     There is more detail about copyright years in the GNU Maintainers
     Information document, www.gnu.org/prep/maintain. -->
<p>Të drejta kopjimi &copy; 1998, 2001, 2002, 2005, 2006, 2007, 2008, 2010,
2014, 2015, 2017, 2018, 2020 Richard Stallman</p>

<p>Kjo faqe mund të përdoret sipas një licence <a rel="license"
href="http://creativecommons.org/licenses/by-nd/4.0/">Creative Commons
Attribution-NoDerivatives 4.0 International License</a>.</p>

<!--#include virtual="/server/bottom-notes.sq.html" -->
<div class="translators-credits">

<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't want credits.-->
 </div>

<p class="unprintable"><!-- timestamp start -->
U përditësua më:

$Date: 2020/08/29 10:29:38 $

<!-- timestamp end -->
</p>
</div>
</div>
<!-- for class="inner", starts in the banner include -->
</body>
</html>