summaryrefslogtreecommitdiff
path: root/talermerchantdemos/blog/articles/sq/manifesto.html
blob: da16322fb31da0dd1e959bc97811479485e30f5b (plain)
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52
53
54
55
56
57
58
59
60
61
62
63
64
65
66
67
68
69
70
71
72
73
74
75
76
77
78
79
80
81
82
83
84
85
86
87
88
89
90
91
92
93
94
95
96
97
98
99
100
101
102
103
104
105
106
107
108
109
110
111
112
113
114
115
116
117
118
119
120
121
122
123
124
125
126
127
128
129
130
131
132
133
134
135
136
137
138
139
140
141
142
143
144
145
146
147
148
149
150
151
152
153
154
155
156
157
158
159
160
161
162
163
164
165
166
167
168
169
170
171
172
173
174
175
176
177
178
179
180
181
182
183
184
185
186
187
188
189
190
191
192
193
194
195
196
197
198
199
200
201
202
203
204
205
206
207
208
209
210
211
212
213
214
215
216
217
218
219
220
221
222
223
224
225
226
227
228
229
230
231
232
233
234
235
236
237
238
239
240
241
242
243
244
245
246
247
248
249
250
251
252
253
254
255
256
257
258
259
260
261
262
263
264
265
266
267
268
269
270
271
272
273
274
275
276
277
278
279
280
281
282
283
284
285
286
287
288
289
290
291
292
293
294
295
296
297
298
299
300
301
302
303
304
305
306
307
308
309
310
311
312
313
314
315
316
317
318
319
320
321
322
323
324
325
326
327
328
329
330
331
332
333
334
335
336
337
338
339
340
341
342
343
344
345
346
347
348
349
350
351
352
353
354
355
356
357
358
359
360
361
362
363
364
365
366
367
368
369
370
371
372
373
374
375
376
377
378
379
380
381
382
383
384
385
386
387
388
389
390
391
392
393
394
395
396
397
398
399
400
401
402
403
404
405
406
407
408
409
410
411
412
413
414
415
416
417
418
419
420
421
422
423
424
425
426
427
428
429
430
431
432
433
434
435
436
437
438
439
440
441
442
443
444
445
446
447
448
449
450
451
452
453
454
455
456
457
458
459
460
461
462
463
464
465
466
467
468
469
470
471
472
473
474
475
476
477
478
479
480
481
482
483
484
485
486
487
488
489
490
491
492
493
494
495
496
497
498
499
500
501
502
503
504
505
506
507
508
509
510
511
512
513
514
515
516
517
518
519
520
521
522
523
524
525
526
527
528
529
530
531
532
533
534
535
536
537
538
539
540
541
542
543
544
545
546
547
548
549
550
551
552
553
554
555
556
557
558
559
560
561
562
563
564
565
566
567
568
569
570
571
572
573
574
575
576
577
578
579
580
581
582
583
584
585
586
587
588
589
590
591
592
593
594
595
596
597
598
599
600
601
602
603
604
605
606
607
608
609
610
611
612
613
614
615
616
617
618
619
620
621
622
623
624
625
626
627
628
629
630
631
632
633
634
635
636
637
638
639
640
641
642
643
644
645
646
647
648
649
650
651
652
653
654
655
656
657
658
659
660
661
662
663
664
665
666
667
668
669
670
671
672
673
674
675
676
677
678
679
680
681
682
683
684
685
686
687
688
689
690
691
692
693
694
695
696
697
698
699
700
701
702
703
704
705
706
707
708
709
710
711
712
713
714
715
716
717
718
719
720
721
722
723
724
725
726
727
728
729
730
731
732
733
734
735
736
737
738
739
740
741
742
743
744
745
746
747
748
749
750
751
752
753
754
755
756
757
758
759
760
761
762
763
764
765
766
767
768
769
770
771
772
773
774
775
776
777
778
779
780
781
<!--#set var="ENGLISH_PAGE" value="/gnu/manifesto.en.html" -->

<!--#include virtual="/server/header.sq.html" -->
<!-- Parent-Version: 1.77 -->

<!-- This file is automatically generated by GNUnited Nations! -->
<title>Manifesti i GNU-së - Projekti GNU - Free Software Foundation</title>

<!--#include virtual="/gnu/po/manifesto.translist" -->
<!--#include virtual="/server/banner.sq.html" -->
<h2>Manifesti i GNU-së</h2>

<p> Manifesti i GNU-së (që jepet më poshtë) u shkrua nga <a
href="http://www.stallman.org/">Richard Stallman</a> më 1985 për të kërkuar
pjesëmarrje dhe mbështetje në zhvillimin e sistemit operativ GNU.  Një pjesë
e tekstit u mor prej njoftimit fillestar të 1983-shit.  Gjatë 1987-s, u
përditësua pakëz, për ta mbajtur në një hap me zhvillimet; që atëherë, duket
se më e mira është të lihet i pandryshuar.</p>

<p>Që prej asaj kohe, kemi nxjerrë ca mësime mbi disa keqkuptime të rëndomta,
të cilat, me ndihmën e një shprehjeje ndryshe, mund të shmangen.
Poshtëshënimet e shtuara më 1993 ndihmojnë në kthjellimin e këtyre pikave.</p>

<p>Nëse dëshironi të instaloni sistemin GNU/Linux, ju këshillojmë të përdorni
një nga <a href="/distros">shpërndarjet GNU/Linux 100% software i Lirë</a>.
Rreth se si të jepni ndihmesë, shihni <a
href="/help/help.html">http://www.gnu.org/help</a>.</p>

<p>Projekti GNU është pjesë e Lëvizjes për Software të Lirë, një fushatë mbi <a
href="/philosophy/free-sw.html">lirinë e përdoruesve të software-it</a>.
Është gabim të përshoqërohet GNU-ja me termin &ldquo;burim i
hapur&rdquo;&mdash;ky term u sajua më 1998-n nga njerëz që s’pajtoheshin me
vlerat etike të Lëvizjes për Software të Lirë.  E përdorin për të promovuar
një <a href="/philosophy/open-source-misses-the-point.html">trajtim të
pamoral</a> të së njëjtës fushë.</p>

<h3 id="whats-gnu">Ç’është GNU-ja? Gnu-ja Nuk Është Unix!</h3>

<p>
   GNU-ja, që është shkurtim për Gnu's Not Unix, është emri i një sistemi të
plotë software-i, të ngjashëm me Unix, të cilin po e shkruaj që ta jap
lirisht te cilido që mund ta përdorë. <a href="#f1">(1)</a> Po më ndihmojnë
disa vullnetarë të tjerë.  Kontribute në kohë, para, programe dhe pajisje na
janë shumë të nevojshme.</p>

<p>
   Deri sot kemi përpunuesin Emacs të teksteve me Lisp për shkrim urdhrash për
përpunuesin, një diagnostikues në nivel burimi, një gjenerator përtypjesh
("parser") të përputhshëm me yacc, një "linker", dhe nja 35 mjete të
dobishme ("utilities").  Thuajse është përfunduar një shell (interpretues
urdhrash).  Një përpilues C i ri, dhe i kalueshëm, optimizimesh, ka arritur
të përpilojë veten dhe mund të hidhet në qarkullim këtë vit.  Ekziston një
kernel fillestar, por i duhen ende shumë karakteristika që të arrijë të
imitojë Unix-in.  Kur të jenë përfunduar kerneli dhe përpiluesi, do të jetë
e mundur të shpërndahet një sistem GNU i përshtatshëm për zhvillim
programesh.  Do të përdorim TeX-in si formatues tekstesh, por po punohet për
një nroff.  Do të përdorim gjithashtu sistemin e lirë dhe të kalueshëm X të
dritareve.  Pas kësaj do të shtojmë një Common Lisp të kalueshëm, një lojë
Empire, një fletëllogaritës, dhe qindra gjëra të tjera, plus dokumentim
online.  Shpresojmë të furnizojmë, tek e fundit, gjithçka të dobishme që
normalisht vjen me një sistem Unix, dhe më tepër.</p>

<p>
   GNU-ja do të jetë në gjendje të xhirojë programe Unix, por nuk do të jetë
identik me Unix-in.  Do të bëjmë krejt përmirësimet që ia vlejnë, bazuar në
përvojën tonë me sisteme të  tjera operative.  Veçanërisht, kemi në plan të
realizojmë emra më të gjatë kartelash, numra versioni kartelash, një sistem
kartelash të pathyeshëm, ndoshta plotësim emrash kartelash, mbulim shfaqjeje
të pavarur nga terminali, dhe ndoshta në fund edhe sistem dritaresh me bazë
Lisp përmes të cilit disa programe Lisp dhe programe të zakonshëm Unix të
ndajnë së bashku të njëjtin ekran.  Do të mund të përdoren të dyja, si C,
ashtu edhe Lisp, si gjuhë programimi sistemi.  Për komunikime, do të
provojmë të ofrojmë mbulim për UUCP, MIT Chaosnet, dhe protokollet Internet.</p>

<p>
   GNU-ja synon fillimisht makinat e llojit 68000/16000 me kujtesë virtuale,
ngaqë këto janë makinat më të thjeshta për ta bërë të xhirojë në to.
Përpjekjet ekstra për ta bërë të xhirojë në makina më të vogla do t’u lihen
atyre që duan ta përdorin në to.</p>

<p>
   Për të shmangur ngatërresa të tmerrshme, ju lutemi, shqiptojeni
<em>g</em>-në te fjala &lsquo;GNU&rsquo;, kur është fjala për emrin e
projektit.</p>

<h3 id="why-write">Pse Duhet Ta Shkruaj GNU-në</h3>

<p>
   Jam i mendimit që Rregulli i Artë kërkon që, nëse më pëlqen një program, ta
ndaj atë me të tjerë persona që mund ta pëlqejnë.  Shitësit e software-it
duan t’i përçajnë përdoruesit dhe t’i mposhtin, duke e bërë çdo përdorues të
pranojë që nuk do të ndajë gjë me të tjerët.  Nuk pranoj ta thyej
solidaritetin me përdoruesit e tjerë në këtë mënyrë.  Nuk mundem, me
dëshirën time, të nënshkruaj një marrëveshje moszbulimi apo një marrëveshje
lejeje software-i.  Për vite të tëra u përpoqa brenda Artificial
Intelligence Lab-it t’u bëja qëndresë këtyre prirjeve dhe të tjerave të
ngjashme, por në fund ato patën përparuar shumë: nuk mund të rrija më në një
institucion ku gjëra të tilla bëhen kundër vullnetit tim.</p>

<p>
   Ndaj që të mund të vazhdoj të përdor kompjuterat pa humbur në nder, kam
vendosur të bëj tok një trupë të mjaftueshme software-i të lirë që të mund
të jem në gjendje të vazhdoj pa ia pasur nevojën ndonjë software-i që nuk
është i lirë.  Kam dhënë dorëheqjen nga laboratori AI që t’i heq MIT-it
çfarëdo justifikimi ligjor për të më ndaluar ta jap GNU-në falas.<a
href="#f2a">(2)</a></p>

<h3 id="compatible">Pse GNU-ja Do Të Jetë i Përputhshëm me Unix-in</h3>

<p>
   Unix-i nuk është sistemi im ideal, por nuk është dhe aq i keq.  Veçoritë
thelbësore të Unix-it duket se janë nga ato të mirat, dhe mendoj se mund të
plotësoj ato që i mungojnë Unix-it, pa cenuar të parat.  Dhe një sistem i
përputhshëm me Unix-in do të ishte i përshtatshëm për ta birësuar mjaft të
tjerë.</p>

<h3 id="available">Si Do të Mund të Kihet GNU-ja</h3>

<p>
   GNU-ja nuk është në përkatësi publike.  Gjithkush do të mundë të ndryshojë
dhe rishpërndajë GNU-në, por asnjë shpërndarës nuk do të lejohet të kufizojë
shpërndarjen e tij të mëtejshme.  Ose e thënë ndryshe, ndryshimet <a
href="/philosophy/categories.html#ProprietarySoftware">pronësore</a> nuk do
të lejohen.  Dua të sigurohem që çdo version i GNU-së do të mbesë i lirë.</p>

<h3 id="why-help">Pse Duan të Ndihmojnë Kaq Shumë Programues</h3>

<p>
   Kam gjetur mjaft programues të tjerë që janë të ngazëllyer për GNU-në dhe
duan të ndihmojnë.</p>

<p>
   Mjaft programues janë të pakënaqur me komercializimin e software-it të
sistemit.  Mund t’u sjellë më tepër para, por në përgjithësi u kërkon të
ndihen në përplasje me të tjerë programues, se sa të ndihen si shokë.  Akti
themelor i miqësisë mes programuesve është shkëmbimi i programeve; ujditë e
tregtimit të përdorura përgjithësisht tani, në thelb, ua ndalojnë
programuesve ta trajtojnë tjetrin si shok.  Blerësi i software-it duhet të
zgjedhë mes miqësisë dhe bindjes ndaj ligjit.  Natyrisht, shumë e ndajnë
mendjen që miqësia është më e rëndësishme.  Por ata që besojnë në ligj
shpesh nuk ndihen mirë me asnjë prej zgjedhjeve.  Shndërrohen në cinikë dhe
mendojnë se programimi është thjesht një rrugë për të bërë para.</p>

<p>
   Duke punuar për GNU-në dhe duke e përdorur atë në vend të programeve
pronësore, mund të jemi mikpritës për këdo që i bindet ligjit. Për më tepër,
GNU-ja shërben si një shembull frymëzues dhe flamur për mbledhjen rreth nesh
të të tjerëve që duan të shkëmbejnë. Kjo mundet të na japë ndjenjën e
harmonisë që është e pamundur të vijë nga përdorimi i software-it që nuk
është i lirë.  Për gati gjysmën e programuesve me të cilët bisedoj, kjo
është ndjenjë e rëndësishme gëzimi që nuk mund ta zëvendësojë paraja.</p>

<h3 id="contribute">Si Mund të Kontribuoni</h3>

<blockquote>
<p>
(Sot, për punë software-i me të cilat mund të merreni, shihni <a
href="http://fsf.org/campaigns/priority-projects">listën e Projekteve me
Përparësi të Lartë</a> dhe <a
href="http://savannah.gnu.org/people/?type_id=1">listën Kërkohet Ndihmë për
GNU-në</a>, lista e përgjithshme e punëve për paketat e software-it GNU. Për
rrugë të tjera ndihmese, shihni <a href="/help/help.html">udhërrëfyesin se
si të ndihmoni për sistemin operativ GNU</a>.)
</p>
</blockquote>

<p>
   U kërkoj prodhuesve të kompjuterave dhurime në formë makinash apo paraje.  U
kërkoj individëve të dhurojnë në formë programesh dhe pune.</p>

<p>
   Një pasojë që mund të pritet nëse dhuroni makina është GNU-ja do të xhirojë
në to më herët.  Makinat duhet të jenë të plota, sisteme gati për përdorim,
me miratim për përdorim në zona të banuara, dhe që nuk kanë nevojë për
ftohje ose ushqim të sofistikuar.</p>

<p>
   Kam gjetur mjaft programues që mezi presin të japin kontribut me kohë të
pjesshme te GNU-ja.  Për shumicën e projekteve, një funksionim i tillë i
shpërndarë, me kohë të pjesshme, do të ishte shumë i vështirë për t’u
bashkërenduar; pjesët e shkruara në mënyrë të pavarur nuk do të punonin dot
bashkë.  Por për rastin e veçantë të zëvendësimit të Unix-it, ky problem nuk
qëndron.  Një sistem i plotë Unix përmban qindra programe të dobishme,
secili i dokumentuar veçmas.  Shumica e parametrave për ndërfaqen janë të
fiksuara nga standardet mbi përputhshmërinë me Unix-in.  Nëse çdo kontribues
mundet të shkruajë një zëvendësim të përputhshëm për një nga mjetet e
Unix-it, dhe ta bëjë që të punojë si duhet, në vend të origjinalit në një
sistem Unix, atëherë këto mjete do të punojnë si duhet kur t’i bëjmë tok.
Edhe duke lejuar një koeficient për Murphy-in që të krijojë ndoca probleme
të paparashikuara, mbledhja tok e këtyre përbërësve do të jetë punë që
bëhet.  (Kerneli do të kërkojë komunikim më nga afër dhe do të punohet nga
një grup i vogël, i ngushtë.)</p>

<p>
   Nëse marr dhurime në para, mund të jem në gjendje të punësoj një dorë
njerëzish me kohë të pjesshme ose të plotë.  Rroga nuk do të jetë e lartë,
sipas standardeve të programuesve, por po kërkoj njerëz për të cilët formimi
i frymës së bashkësisë është po aq i rëndësishëm sa edhe fitimi i parave.  E
shoh këtë si një rrugë për t’u mundësuar njerëzve të përkushtuar t’ua
kushtojnë tërë energjitë punës me GNU-në, duke u kursyer atyre nevojën e
fitimit të bukës së përditshme me mënyra të tjera.</p>

<h3 id="benefit">Pse Do të Kenë Përfitim të Gjithë Përdoruesit</h3>

<p>
   Pasi GNU-ja të jetë shkruar, gjithkush do të jetë në gjendje të ketë
<em>software</em> sistemi të mirë dhe lirisht, njësoj si ajrin.<a
href="#f2">(3)</a></p>

<p>
   Kjo do të thotë shumë më tepër se sa kursimi për këdo i parave sa çmimi i
një lejeje Unix-i.  Do të thotë që do të shmangen shumë nga përpjekjet e
çuara dëm për bërjen dy herë të programimit të sistemit.  Këto përpjekje
mund të përdoren më mirë për çuarjen përpara të gjendjes së tanishme të
gjërave.</p>

<p>
   Burimin e plotë të sistemit do të mund ta ketë kushdo.  Për pasojë, një
përdorues që ka nevojë për ndryshime në sistem do të jetë përherë i lirë t’i
bëjë vetë ato, ose të punësojë cilindo programues apo shoqëri të gatshme për
t’ia bërë.  Përdoruesit nuk do të jenë më në mëshirë të një programuesi apo
një shoqërie që zotëron burimin dhe është e vetmja që mund të bëjë
ndryshimet.</p>

<p>
   Shkollat, përmes nxitjes së tërë nxënësve ta studiojnë dhe ta përmirësojnë
kodin e sistemit, do të jenë në gjendje të ofrojnë një mjedis shumë më tepër
edukues.  Laboratori i kompjuterave në Harvard kish dikur një rregull që nuk
instaloje dot një program në sistem, nëse kodi i tij nuk mund të shihej
publikisht, dhe i qëndroi, duke mos pranuar faktikisht instalimin e disa
programeve.  Kjo më ka frymëzuar jo pak.</p>

<p>
   Së fundi, dilema se cili është pronar i software-it të sistemit dhe se çfarë
ka ose nuk ka të drejtë të bëjë me të, do të zhduket.</p>

<p>
   Ujditë për t’i bërë njerëzit të paguajnë përdorimin e një programi, përfshi
lejimin e kopjeve, sjellin përherë një kosto të rëndë për shoqërinë përmes
mekanizmave kaba të nevojshëm për të nxjerrë se sa (domethënë, cilët
programe) duhet të paguajë një person.  Dhe vetëm një shtet policor mund të
detyrojë gjithkënd t’i bindet atij.  Mendoni një stacion hapësinor ku ajri
duhet prodhuar me një kosto të madhe: të paguajë secili sipas litrash ajri
mund të jetë e ndershme, por të mbash të veshur natë e ditë maskën me matës
të ajrit është e padurueshme, edhe sikur gjithkush të kish mundësi të
paguante llogarinë e ajrit.  Dhe kamerat televizive të kudogjendura, për të
parë se mos e hiqni ndonjëherë maskën  të çakërdisin nervat.  Më mirë të
mbështesësh një fabrikë ajri e një taksë për kokë dhe t’i hedhësh maskat në
tokë.</p>

<p>
   Kopjimi i krejt programit, ose një pjese të tij, është po aq e natyrshme për
programuesin sa edhe frymëmarrja, dhe po aq frytdhënëse.  Duhet të jetë e
lirë.</p>

<h3 id="rebutted-objections">Disa Kundërshtime ndaj Synimeve të GNU-së Që Hidhen Poshtë Lehtë</h3>

<p id="support">
<strong>&ldquo;S’ka për ta përdorur kush, po qe se është i lirë, ngaqë kjo
do të thotë se nuk mund të kenë shpresa për asistencë.&rdquo;</strong></p>

<p>
<strong>&ldquo;Duhet të zbatoni njëfarë çmimi për programin që të mbuloni
dhënie asistence.&rdquo;</strong></p>

<p>
   Nëse njerëzit më mirë do të paguanin për GNU-në plus shërbim, se sa të
merrnin GNU-në falas pa shërbim, një shoqëri që do të ofronte thjesht
shërbim për njerëzit që e kanë marrë falas GNU, i bie të ishte me leverdi.<a
href="#f3">(4)</a></p>

<p>
   Duhet të bëjmë dallimin mes asistencës në trajtën e punës me programim të
njëmendtë dhe asaj në trajtën thjesht të dorës mbi shpatulla.  E para është
diçka për të cilën nuk mund të mbështeteni te një shitës software-i.  Nëse
problemin tuaj nuk e kanë edhe mjaft të tjerë, shitësi do t’ju thotë "Thyej
qafën!".</p>

<p>
   Nëse biznesi juaj ka nevojë të mbështetet në asistencë, rruga e vetme është
të zotërojë krejt burimet dhe mjetet e nevojshme.  Mandej mund të punësoni
cilindo person të përshtatshëm për të ndrequr problemin tuaj; kështu nuk
jeni në dorën e ndonjë individi.  Me Unix-in, çmimi i burimeve e qit jashtë
diskutimi këtë për shumicën e bizneseve.  Me GNU-në kjo do të jetë e lehtë.
Ekziston prapë mundësia që të mos ketë dikë të zotin e të gatshëm, por ky
problem nuk rrjedh nga ujditë e shpërndarjes.  GNU-ja nuk zhduk krejt
problemet e botës, vetëm disa prej tyre.</p>

<p>
   Ndërkohë, përdoruesit që s’dinë gjë mbi kompjuterat, kanë nevojë për një
dorë: kryerjen për ta të ca gjërave që mund t’i bënin vetë lehtësisht, por
që nuk dinë se si.</p>

<p>
   Shërbime të tilla mund të ofrohen nga shoqëri që thjesht shesin shërbime
asistence të thjeshtë dhe riparimi.  Po qe se është e vërtetë që përdoruesit
më mirë do të shpenzonin para dhe të kishin një produkt të shoqëruar me
shërbim, i bie që do të donin të blinin shërbimin, meqë produktin e kanë
falas.  Shoqëritë e shërbimit do të ushtrojnë konkurrencën mes tyre për
cilësinë dhe çmimet; përdoruesit nuk do të jenë të lidhur te një dikush i
veçantë.  Ndërkohë, ata prej nesh, që nuk kanë nevojë për shërbimin, do të
jenë në gjendje të përdorin programin pa qenë në gjendje të paguajnë për
shërbimin.</p>

<p id="advertising">
<strong>&ldquo;Pa reklamë, nuk mund të mbërrini te shumë njerëz, dhe duhet
të vini një çmim për programin që ta bëni të mundur këtë.&rdquo;</strong></p>

<p>
<strong>&ldquo;Nuk ka vlerë reklama për një program që njerëzit mund ta
marrin falas.&rdquo;</strong></p>

<p>
   Ka forma të ndryshme reklame falas, ose shumë të lirë, që mund të
përdoreshin për të njoftuar përdorues kompjuterash mbi diçka si GNU-ja.  Por
mund të thuhej edhe se dikush mund të mbërrijë te më tepër përdorues
mikrokompjuterash përmes reklamës.  Nëse është vërtet kështu, një biznes që
reklamon rreth shërbimit të kopjimit dhe dërgimit me postë të GNU-së
kundrejt një pagese i bie të jetë aq i suksesshëm, sa të paguajë për
reklamën e vet e më tepër.  Në këtë mënyrë, vetëm përdoruesit që përfitojnë
prej reklamës paguajnë për të.</p>

<p>
   Nga ana tjetër, nëse mjaft njerëz e marrin GNU-në nga miq të tyre, dhe
shoqëri të tilla nuk kanë sukses, kjo do të tregonte që reklama nuk do të qe
vërtet e nevojshme për përhapjen e GNU-së.  Pse mbrojtësit e tregut të lirë
nuk duan ta lënë tregun e lirë të vendosë këtu?<a href="#f4">(5)</a></p>

<p id="competitive">
<strong>&ldquo;Shoqëria ime ka nevojë për një sistem operativ pronësor që të
ketë një shans në konkurrencë.&rdquo;</strong></p>

<p>
   GNU-ja do ta heqë software-in e sistemeve operativë nga lëmi i
konkurrencës.  Nuk do të jeni në gjendje të keni një shans në këtë zonë, por
as konkurrentët tuaj nuk do të jenë në gjendje të kenë përparësi mbi ju.  Ju
dhe ata do të konkurroni në zona të tjera, ndërkohë që të dy palët do të
përfitojnë nga e këtushmja.  Nëse fusha e biznesit tuaj është shitja e një
sistemi operativ, nuk keni për ta dashur GNU-në, por për të keqen tuaj.
Nëse biznesi juaj është diçka tjetër, GNU-ja mund t’ju shpëtojë të mos
përfundoni në krahët e bizneseve të shtrenjta që merren me shitje sistemesh
operativë.</p>

<p>
   Do të doja ta shihja zhvillimin e GNU-së të mbështetur përmes dhurimesh nga
plot prodhues dhe përdorues, duke ulur kështu kostot për të dy palët.<a
href="#f5">(6)</a></p>

<p id="deserve">
<strong>&ldquo;A nuk e meritojnë programuesit një shpërblim për krijimtarinë
e tyre?&rdquo;</strong></p>

<p>
   Po qe se ka diçka që meriton shpërblim, është kontributi shoqëror.
Krijimtaria mund të jetë kontribut shoqëror, por vetëm atëherë kur shoqëria
është  e lirë të përdorë përfundimet e saj.  Nëse programuesit meritojnë të
shpërblehen, kur krijojnë programe risore, sipas të njëjtit kut meritojnë të
ndëshkohen, në rast se kufizojnë përdorimin e këtyre programeve.</p>

<p id="reward">
<strong>&ldquo;A s’do të duhej që një programues të ishte në gjendje të
kërkonte një shpërblim për krijimtarinë e tij?&rdquo;</strong></p>

<p>
   S’ka asgjë të keqe të duash pagesë për punën, ose të kërkosh të shtosh të
ardhurat, për sa kohë që dikush nuk përdor mjete që janë shkatërruese.  Por
mjetet e zakonshme të fushës së software-it sot janë të bazuara në
shkatërrimin.</p>

<p>
   Të nxjerrësh para nga përdoruesit e një programi duke kufizuar përdorimin e
tij është shkatërruese, ngaqë kufizimi zvogëlon shkallën dhe mënyrat sipas
të cilave programi mund të përdoret.  Kjo zvogëlon sasinë e pasurisë që
njerëzimi përfton prej programit.  Kur bëhet fjalë për një zgjedhje me
dashje të kufizimit, pasojat e dëmshme janë shkatërrim me dashje.</p>

<p>
   Arsyeja pse një qytetar i mirë nuk përdor rrugë të tilla shkatërruese për
t’u bërë më i pasur është që, nëse këtë e bën gjithkush, ne të gjithë do të
bëheshim më të varfër prej shkatërrimit të ndërsjellët.  Kjo është etika
kantiane; ose, Rregulli e Artë.  Ngaqë nuk më pëlqejnë pasojat që vijnë po
qe se secili vë mënjanë informacion, më duhet ta shoh si rrugë të gabuar për
ta ndjekur.  Më troç, dëshira e dikujt për t’u shpërblyer për krijimtarinë
nuk përligj lënies e botës pa këtë krijimtari ose një pjesë të saj.</p>

<p id="starve">
<strong>&ldquo;A nuk do të vdesin urie programuesit?&rdquo;</strong></p>

<p>
   Mund të përgjigjesha se askush nuk është bërë programues me zor.  Shumica
jonë nuk ia dalin dot të nxjerrin një dyshkë duke ndenjur në rrugë e duke
përqeshur kalimtarët.  Por nuk jemi, për pasojë, të dënuar ta kalojmë jetën
duke ndenjur në rrugë e përqeshur kalimtarët, duke ngordhur urie.  Bëjmë
diçka tjetër.</p>

<p>
   Por kjo është përgjigja e gabuar, ngaqë pranon pikënisjen e nënkuptuar të
pyetësit: që pa pronësi software-i, programuesit nuk ka gjasa të paguhen
ndonjë qindarkë.  Pra, sikur të qe ose gjithçka, ose asgjë.</p>

<p>
   Arsyeja e vërtetë pse programuesit nuk do të vdesin urie është se prapë do
të jetë e mundur për ta të paguhen për programim; vetëm se jo kaq shumë sa
tani.</p>

<p>
   Kufizimi i kopjimit nuk është baza e vetme për biznes me software-in.  Është
baza më e zakonshme<a href="#f8">(7)</a>, sepse sjell më shumë para.  Po të
qe e ndaluar, ose e papranuar nga klientët, biznesi i software-it do të
kalonte mbi baza të tjera organizimi, të cilat tani përdoren më pak.
Gjithmonë ka shumë mënyra për organizimin e çfarëdo lloji biznesi.</p>

<p>
   Ka gjasa që programimi, mbi bazën e re, nuk do të jetë kaq fitimprurës sa
tani.  Por ky nuk është argument për të mos ndryshuar.  Nuk quhet padrejtësi
që nëpunësit e shitjeve marrin rrogat që marrin sot.  Sikur të ndodhte
kështu me programuesit, as këtu nuk do të kishte padrejtësi.  (Praktikisht
do të fitonin prapë shumë më tepër se aq.)</p>

<p id="right-to-control">
<strong>&ldquo;A nuk kanë njerëzit të drejtën të kontrollojnë se si përdoret
krijimtaria e tyre?&rdquo;</strong></p>

<p>
&ldquo;Kontrolli mbi përdorimin e ideve të dikujt&rdquo; vërtet përbën
kontroll mbi jetën e të tjerëve; dhe zakonisht përdoret për t’ua bërë jetën
më të vështirë.</p>

<p>
   Njerëzit që kanë studiuar me kujdes çështjen e të drejtave të pronësisë
intelektuale<a href="#f6">(8)</a> (juristët, fjala vjen) thonë se nuk ka të
drejta qenësore për pronësi intelektuale.  Llojet e të drejtave të supozuara
mbi pronësinë intelektuale që qeveria njeh, kanë qenë krijuar nga akte të
veçanta ligjvënieje, për qëllime të veçanta.</p>

<p>
   Për shembull, sistemi i patentave u vendos për të nxitur shpikësit të
nxjerrin në dritë të diellit hollësitë e shpikjeve të tyre.  Qëllimi i tij
ishte të ndihmohej shoqëria, më shumë se sa të ndihmoheshin shpikësit.  Në
atë kohë jetëgjatësia prej 17 vitesh për një patentë që e shkurtër krahasuar
me shkallën e përparimit të fushës përkatëse.  Ngaqë patentat janë problem
vetëm mes prodhuesve, për të cilët kostoja dhe përpjekjet për një ujdi
lejeje janë pako gjë krahasuar me bërjen gati për hedhje në prodhim,
patentat shpesh nuk bëjnë shumë dëm.  Nuk u mbyllin rrugët shumicës së
individëve që përdorin produkte të patentuar.</p>

<p>
   Ideja e të drejtave të kopjimit nuk ka ekzistuar në kohët e lashta, kur
autorët rëndom kopjonin gjerë e gjatë autorë të tjerë në vepra joletrare.
Kjo praktikë qe e dobishme, dhe është e vetmja mënyrë me të cilën mbijetuan
veprat e shumë autorëve, qoftë edhe pjesërisht.  Sistemi i të drejtave të
kopjimit u krijua shprehimisht për qëllimin e nxitjes së autorësisë.  Në
fushën për të cilën u shpik&mdash;librat, që vetëm në shtypshkronja mund të
kopjoheshin me pak shpenzime&mdash;bëri pak dëm, dhe nuk u zuri rrugën
shumicës së individëve që lexojnë libra.</p>

<p>
   Krejt të drejtat e pronësisë intelektuale janë veç leje të akorduara nga
shoqëria sepse mendohej, me të drejtë ose gabimisht, që shoqëria si e tërë
do të përfitonte nga akordimi i tyre. Por në cilëndo situatë të veçantë
duhet të shtrojmë pyetjen: vërtet na del më mirë të akordojmë leje të tillë?
Ç’lloj veprimi po i lejojmë një personi të kryejë?</p>

<p>
   Rasti i programeve sot është shumë i ndryshëm nga ai i librave njëqind vjet
më parë.  Fakti që mënyra më e lehtë për kopjimin e një programi është nga
një fqinj te tjetri, fakti që një program ka kod burim dhe kod objekt, të
cilët janë të dallueshëm, dhe fakti që një program përdoret dhe jo lexohet
apo shijohet, ndërthuren për të krijuar një situatë në të cilën një person,
i cili bën të detyrueshme një të drejtë kopjimi, e dëmton shoqërinë si të
tërë, qoftë materialisht, qoftë shpirtërisht; një situatë në të cilën një
person nuk duhej të bënte kështu, pavarësisht se e lejon a jo ligji.</p>

<p id="competition">
<strong>&ldquo;Konkurrenca i bën gjërat të bëhen më mirë.&rdquo;</strong></p>

<p>
   Thelbi i konkurrencës është gara: duke shpërblyer fituesin, nxisim këdo të
rendë më shpejt.  Kur kapitalizmi vërtet funksionon në këtë mënyrë, e bën
mirë punën; por mbrojtësit e tij e kanë gabim që e marrin për të mirëqenë se
funksionon përherë kështu.  Nëse vrapuesit harrojnë se për çfarë po ofrohet
shpërblimi dhe mendjen e kalojnë te fitorja, pak rëndësi ka se si, mund të
gjejnë të tjera strategji&mdash;fjala vjen, duke sulmuar vrapuesit e tjerë.
Po filluan vrapuesit të zihen me grushte, të tërë do të mbërrijnë vonë në
finish.</p>

<p>
   Software-i pronësor dhe sekret është i njëvleftëshmi moral i vrapuesve në
grushte e sipër.  E trishtë të thuhet, por i vetmi arbitër që kemi nuk duket
se është kundër sherreve; thjesht i sistemon ato (&ldquo;Për çdo dhjetë
metra vrap, mund të godisni një herë&rdquo;).  Në të vërtetë ai duhej t’i
ndante, dhe të dënonte vrapuesit edhe nëse vetëm provonin të ziheshin.</p>

<p id="stop-programming">
<strong>&ldquo;A nuk do të reshtë kushdo së programuari, pa një nxitje
monetare?&rdquo;</strong></p>

<p>
   Në fakt, mjaft vetë do të programojnë pa as edhe një nxitje monetare.
Programimi ushtron një tërheqje të papërballueshme për disa njerëz,
zakonisht për ata që janë më të mirët në të.  Nuk kanë të mbaruar muzikantët
profesionistë që nuk i ndahen muzikës, edhe pse nuk kanë shpresa se me të
mund të fitojnë jetesën.</p>

<p>
   Por kjo pyetje, edhe pse e bërë shpesh, vërtet nuk është e përshtatshme për
situatën.  Paga për programuesit nuk do të zhduket, vetëm se do të
pakësohet.  Ndaj pyetja e duhur është, a do të programojë njeri me nxitje
monetare më të ulët? Përvoja ime tregon se kjo do të ndodhë.</p>

<p>
   Për më tepër se dhjetë vjet, mjaft nga programuesit më të mirë të botës
punuan në Artificial Intelligence Lab për shumë më pak para se sa mund të
merrnin kudo gjetkë.  Patën mjaft shpërblime jomonetare: famë dhe vlerësim,
për shembull.  Dhe krijimtaria ka lezetin e vet, në vetvete shpërblim edhe
ky.</p>

<p>
   Mandej shumica prej tyre ikën kur iu dha një shans të bënin të njëjtën punë
interesante për goxha para.</p>

<p>
   Ajo çka tregojnë faktet është që njerëzit do të programojnë për arsye të
tjera tej pasurimit; por nëse u jepet mundësia të bëjnë edhe goxha para
ndërkohë, do të mësohen ta presin këtë e ta kërkojnë.  Entet ku paguhet pak
dalin dobët në konkurrencë me ato ku paguhet shumë, por nuk ka arsye të
dalin keq, nëse ato ku paguhet shumë nxirren jashtë loje.</p>

<p id="desperate">
<strong>&ldquo;Programuesit na duhen se s’bën.  Nëse ata kërkojnë që të
reshtim së ndihmuari fqinjët tanë, duhet të bindemi.&rdquo;</strong></p>

<p>
   Nuk jeni kurrë kaq të pashpresë sa t’ju duhet t’i bindeni kërkesës së këtij
lloji.  Mos harroni: miliona për mbrojtjen, por as edhe një dysh për
tribute!</p>

<p id="living">
<strong>&ldquo;Programuesit duhet të nxjerrin shpenzimet e jetesës në një
farë mënyre.&rdquo;</strong></p>

<p>
   Parë në perspektivë afatshkurtër, kjo është e vërtetë.  Megjithatë, ka plot
mënyra me të cilat programuesit mund të fitonin të ardhurat për jetesën pa u
dashur të shesin të drejta përdorimi të një programi.  Kjo mënyrë është e
përhapur tani, ngaqë u sjell programuesve dhe biznesmenëve më shumë para, jo
ngaqë është e vetmja mënyrë për të siguruar jetesën.  Është e lehtë të
gjenden mënyra të tjera nëse doni t’i gjeni ato.  Ja një numër shembujsh.</p>

<p>
   Një prodhues që po krijon një kompjuter të ri do të paguajë për kalimin e
sistemeve operative në hardware-in e ri.</p>

<p>
   Programuesit mundet të punësoheshin gjithashtu në mësimdhënie, asistencë dhe
shërbime të mirëmbajtjes me pagesë.</p>

<p>
   Njerëzit me ide të reja mund t’i shpërndanin programet si "freeware"<a
href="#f7">(9)</a>, duke kërkuar dhurime nga përdorues të kënaqur, ose duke
shitur shërbime asistence.  Kam takuar persona që punojnë me sukses në këtë
mënyrë.</p>

<p>
   Përdoruesit me nevoja të përafërta mund të krijojnë grupe përdoruesish, dhe
të paguajnë çfarë nevojitet.  Një grup mund të lidhet me shoqëri programimi
për shkrim programesh të cilat anëtarët e grupit do të donin t’i përdornin.</p>

<p>
   Me një Taksë Software-i mund të financoheshin krejt llojet e programimeve:</p>

<p>
     Le të hamendësojmë që gjithkush që blen një kompjuter të paguante x përqind
të çmimit si një taksë për software-in.  Qeveria ia jep këtë një agjencie si
NSF për ta shpenzuar për zhvillim software-i.</p>

<p>
     Por nëse blerësi i kompjuterit bën vetë një dhurim për zhvillim software-i,
mund t’i jepet një lehtësim te taksa.  Mund ta bëjë dhurimin te projekti që
dëshiron&mdash;zgjedhur, shpesh, ngaqë shpreson të përdorë përfundimet kur
të mbarojë zhvillimi.  Mund të lehtësohet me çfarëdo sasie, deri sa shuma
gjithsej që i duhet të paguajë për taksën.</p>

<p>
     Përqindja gjithsej e taksës do të duhej të vendosej përmes votës së paguesve
të taksës, peshuar në përputhje me sasinë mbi të cilën do të vendoset taksa.</p>

<p>
     Pasojat:</p>

<ul>
<li>Bashkësia e përdorimit të kompjuterave e mbështet zhvillimin e
<em>software</em>-it.</li>
<li>Kjo bashkësi vendos se çfarë shkalle mbështetje lypset.</li>
<li>Përdoruesve që u intereson se në cilët projekte shpenzohet paraja e tyre,
mund ta zgjedhin vetë këtë.</li>
</ul>
<p>
   Parë në perspektivë, t’i bësh programet të lirë është një hap më tej drejt
botës post-skarcitet, në të cilën askujt nuk do t’i duhet të punojë shumë,
vetëm sa për të siguruar jetesën.  Njerëzit do të jenë të lirë t’i kushtohen
veprimtarive që janë zbavitëse, të tilla si programimi, pasi të harxhojnë
dhjetë orët e nevojshme në javë në punë të domosdoshme si ligjvënie,
këshillim familjesh, riparim robotësh dhe  eksplorim asteroidesh.  Nuk do të
ketë nevojë të jesh në gjendje të sigurosh jetesën nga programimi.</p>

<p>
   Ne tashmë e kemi zvogëluar fort vëllimin e punës që do t’i duhej të kryente
shoqërisë, si e tërë, për prodhimtarinë e saj të tanishme, por vetëm pak nga
kjo është pasqyruar si lehtësim për punonjësit, ngaqë veprimtarinë prodhuese
e shoqëron shumë veprimtari joprodhuese.  Shkaqet kryesore të kësaj janë
burokracia dhe betejat izometrike kundër konkurrencës.  Software-i i lirë do
t’i zvogëlojë mjaft këto rrjedhje në fushën e prodhimit të
software-it. Duhet ta bëjmë këtë, me qëllim që përfitimet teknike në
prodhimtari të pasqyrohen si më pak punë për ne.</p>


<h3 id="footnotes">Poshtëshënime</h3>

<!-- The anchors do not match the actual footnote numbers because of
     revisions over time.  And if a new footnote is added, the references
     to existing footnotes that follow the new one must be changed.  -->
<ol>
<li id="f1">Shprehja këtu qe e pakujdesshme.  Ideja qe që askujt nuk do t’i duhej të
paguante për <b>leje</b> për të përdorur sistemin GNU.  Por fjalët nuk e
bëjnë të qartë këtë, dhe njerëzit shpesh e interpretojnë si të thuhej që
kopjet e GNU-së do të duhej të shpërndaheshin përherë ose pa pagesë, ose me
shumë pak.  Ky nuk qenë kurrë mendimi ynë; më poshtë, manifesti përmend
mundësinë e ekzistencës së shoqërive që ofrojnë, për fitim, shërbimin e
shpërndarjes.  Më pas mësova të bëj me kujdes dallimin mes &ldquo;të
lirës&rdquo; në kuptimin e lirisë dhe &ldquo;të lirës&rdquo; në kuptimin e
çmimit.  <em>Software</em> i lirë është software-i të cilin përdoruesit janë
të lirë ta shpërndajnë dhe ndryshojnë.  Disa përdorues mund të marrin kopje
të tij pa pagesë, ndërkohë që të tjerë paguajnë për të patur
kopjet&mdash;dhe nëse fondet ndihmojnë për mbështetjen e përmirësimeve të
software-it, aq më mirë.  E rëndësishme është që gjithkush që ka një kopje,
është i lirë të bashkëpunojë me të tjerët gjatë përdorimit të saj.</li>

<li id="f2a">Shprehja &ldquo;jap&rdquo; është një tjetër tregues që ende nuk e kisha
ndarë qartë çështjen e çmimit nga ajo e lirisë.  Tani ne këshillojmë të
shmanget kjo shprehje, kur flitet për <em>software</em> të lirë.  Për më
tepër shpjegime, shihni <a
href="/philosophy/words-to-avoid.html#GiveAwaySoftware"> <q>Fjalë dhe Fjali
Që të Ngatërrojnë</q></a>.</li>

<li id="f2">Ky është një vend tjetër ku nuk arrita të bëj me kujdes dallimin mes dy
domethënieve të ndryshme të &ldquo;së lirës&rdquo;.  Pohimi, ashtu si është,
nuk është i rremë&mdash;mund të merrni kopje të software-it GNU pa pagesë,
prej miqve apo nga rrjeti.  Por ta shpie mendjen te ideja e gabuar.</li>

<li id="f3">Ekzistojnë disa shoqëri të tilla.</li>

<li id="f4">Free Software Foundation për 10 vjet e grumbulloi shumicën e fondeve të veta
nga shërbimi i vet i shpërndarjeve, edhe pse është më tepër një bamirësi, se
sa një shoqëri.  Që të përkrahni veprën e tij, mund të <a
href="/order/order.html">porosisni gjëra prej FSF-së</a>.
</li>

<li id="f5">Një grup shoqërish kompjuteri mblodhën fonde diku aty nga 1991 në mbështetje
të mirëmbajtjes së përpiluesit GNU C Compiler.</li>

<li id="f8">Mendoj se e pata gabim kur thoshja se software-i pronësor qe rruga më e
rëndomtë për të bërë para nga software-et.  Duket në fakt se modeli më i
rëndomtë i biznesit qe dhe mbetet hartimi i software-it të përshtatur.  Kjo
nuk ofron mundësi vjeljeje rente, kështu që biznesit i duhet të bëjë punë të
njëmendtë që të ketë të ardhura. Biznesi i software-it të përshtatur do të
vazhdojë të ekzistojë, pak a shumë i pandryshuar, në botën e software-it të
lirë.  Kështu që, nuk pres që programuesit më të paguar të fitojnë më pak në
botën e software-it të lirë.</li>

<li id="f6">Gjatë viteve ’80 nuk e pata kuptuar se sa ngatërruese qe të flitej mbi
&ldquo;çështjen&rdquo; e &ldquo;pronësisë intelektuale&rdquo;.  Ky term
është pa dyshim i paragjykuar; më i hollë është fakti që ai mbledh në një
thes ligje krejt të ndryshëm njëri nga tjetri, që merren me çështje fare të
ndryshme.  Sot i ftoj me forcë njerëzit ta hedhin tej termin &ldquo;pronësi
intelektuale&rdquo; krejtësisht; më e pakta që bën është që i shpie të
tjerët të hamendësojnë që këto ligje formojnë një bllok koherent.  Rruga për
të qenë të kthjellët është të diskutohet veçmas për patenta, të drejta
kopjimi, dhe shenja tregtare.  Shihni <a
href="/philosophy/not-ipr.html">shpjegimin e mëtejshëm</a> se si ky term
përhap ngatërresë dhe njëanshmëri.</li>

<li id="f7">Më vonë mësuam të bëjmë dallimin mes &ldquo;<em>software</em>-it të
lirë&rdquo; dhe &ldquo;freeware&rdquo;-it.  Termi &ldquo;freeware&rdquo; do
të thotë <em>software</em> që jeni i lirë ta rishpërndani, por zakonisht nuk
jeni i lirë ta studioni dhe ndryshoni kodin burim, ndaj shumica e tyre nuk
janë <em>software</em> i lirë.  Për më tepër shpjegime, shihni <a
href="/philosophy/words-to-avoid.html#Freeware"> <q>faqen e Fjalëve dhe
Togfjalëshave Ngatërrues</q></a>.</li>

</ol>

<div class="translators-notes">

<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't have notes.-->
 </div>
</div>

<!-- for id="content", starts in the include above -->
<!--#include virtual="/server/footer.sq.html" -->
<div id="footer">
<div class="unprintable">

<p>Ju lutemi, pyetjet dhe kërkesat e përgjithshme rreth FSF-së &amp; GNU-së
dërgojini te <a href="mailto:gnu@gnu.org">&lt;gnu@gnu.org&gt;</a>.  Ka
gjithashtu <a href="/contact/">mënyra të tjera për t’u lidhur me</a>
FSF-në.  Njoftimet për lidhje të dëmtuara dhe ndreqje apo këshilla të tjera
mund të dërgohen te <a
href="mailto:webmasters@gnu.org">&lt;webmasters@gnu.org&gt;</a>.</p>

<p>
<!-- TRANSLATORS: Ignore the original text in this paragraph,
        replace it with the translation of these two:

        We work hard and do our best to provide accurate, good quality
        translations.  However, we are not exempt from imperfection.
        Please send your comments and general suggestions in this regard
        to <a href="mailto:web-translators@gnu.org">

        &lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p>

        <p>For information on coordinating and submitting translations of
        our web pages, see <a
        href="/server/standards/README.translations.html">Translations
        README</a>. -->
Përpiqemi fort dhe bëjmë sa mundemi për të ofruar përkthime me cilësi të
mirë dhe të përpikta.  Megjithatë, nuk jemi të përjashtuar nga
papërsosmëritë. Ju lutemi, komentet dhe këshillat e përgjithshme lidhur me
këtë dërgojini te <a
href="mailto:web-translators@gnu.org">&lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p><p>Për
të dhëna mbi bashkërendimin dhe parashtrimin e përkthimeve të faqeve tona
web, shihni <a href="/server/standards/README.translations.html">README për
përkthimet</a>.</p>
</div>

<!-- Regarding copyright, in general, standalone pages (as opposed to
     files generated as part of manuals) on the GNU web server should
     be under CC BY-ND 4.0.  Please do NOT change or remove this
     without talking with the webmasters or licensing team first.
     Please make sure the copyright date is consistent with the
     document.  For web pages, it is ok to list just the latest year the
     document was modified, or published.
     
     If you wish to list earlier years, that is ok too.
     Either "2001, 2002, 2003" or "2001-2003" are ok for specifying
     years, as long as each year in the range is in fact a copyrightable
     year, i.e., a year in which the document was published (including
     being publicly visible on the web or in a revision control system).
     
     There is more detail about copyright years in the GNU Maintainers
     Information document, www.gnu.org/prep/maintain. -->
<p>Të drejta kopjimi &copy; 1985, 1993, 2003, 2005, 2007, 2008, 2009, 2010,
2014, 2015 Free Software Foundation, Inc.</p>

<p>
Cilitdo i akordohet leja të bëjë ose të shpërndajë kopje fjalë për fjalë të
këtij dokumenti, në çfarëdo mediumi, me kusht që shënimi për të drejtat e
kopjimit dhe shënimi për lejimin të ruhen, dhe që shpërndarësi t’i akordojë
marrësit lejen për rishpërndarje të mëtejshme siç lejohet përmes këtij
shënimi.
<br />
Nuk mund të bëhen versione të modifikuar.
</p>

<!--#include virtual="/server/bottom-notes.sq.html" -->
<div class="translators-credits">

<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't want credits.-->
 </div>

<p class="unprintable"><!-- timestamp start -->
U përditësua më:

$Date: 2020/07/25 14:00:59 $

<!-- timestamp end -->
</p>
</div>
</div>
</body>
</html>