summaryrefslogtreecommitdiff
path: root/talermerchantdemos/blog/articles/sq/free-sw.html
blob: df5ea1ec915f20225caa71559e2421bdaf997da3 (plain)
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
51
52
53
54
55
56
57
58
59
60
61
62
63
64
65
66
67
68
69
70
71
72
73
74
75
76
77
78
79
80
81
82
83
84
85
86
87
88
89
90
91
92
93
94
95
96
97
98
99
100
101
102
103
104
105
106
107
108
109
110
111
112
113
114
115
116
117
118
119
120
121
122
123
124
125
126
127
128
129
130
131
132
133
134
135
136
137
138
139
140
141
142
143
144
145
146
147
148
149
150
151
152
153
154
155
156
157
158
159
160
161
162
163
164
165
166
167
168
169
170
171
172
173
174
175
176
177
178
179
180
181
182
183
184
185
186
187
188
189
190
191
192
193
194
195
196
197
198
199
200
201
202
203
204
205
206
207
208
209
210
211
212
213
214
215
216
217
218
219
220
221
222
223
224
225
226
227
228
229
230
231
232
233
234
235
236
237
238
239
240
241
242
243
244
245
246
247
248
249
250
251
252
253
254
255
256
257
258
259
260
261
262
263
264
265
266
267
268
269
270
271
272
273
274
275
276
277
278
279
280
281
282
283
284
285
286
287
288
289
290
291
292
293
294
295
296
297
298
299
300
301
302
303
304
305
306
307
308
309
310
311
312
313
314
315
316
317
318
319
320
321
322
323
324
325
326
327
328
329
330
331
332
333
334
335
336
337
338
339
340
341
342
343
344
345
346
347
348
349
350
351
352
353
354
355
356
357
358
359
360
361
362
363
364
365
366
367
368
369
370
371
372
373
374
375
376
377
378
379
380
381
382
383
384
385
386
387
388
389
390
391
392
393
394
395
396
397
398
399
400
401
402
403
404
405
406
407
408
409
410
411
412
413
414
415
416
417
418
419
420
421
422
423
424
425
426
427
428
429
430
431
432
433
434
435
436
437
438
439
440
441
442
443
444
445
446
447
448
449
450
451
452
453
454
455
456
457
458
459
460
461
462
463
464
465
466
467
468
469
470
471
472
473
474
475
476
477
478
479
480
481
482
483
484
485
486
487
488
489
490
491
492
493
494
495
496
497
498
499
500
501
502
503
504
505
506
507
508
509
510
511
512
513
514
515
516
517
518
519
520
521
522
523
524
525
526
527
528
529
530
531
532
533
534
535
536
537
538
539
540
541
542
543
544
545
546
547
548
549
550
551
552
553
554
555
556
557
558
559
560
561
562
563
564
565
566
567
568
569
570
571
572
573
574
575
576
577
578
579
580
581
582
583
584
585
586
587
588
589
590
591
592
593
594
595
596
597
598
599
600
601
602
603
604
605
606
607
608
609
610
611
612
613
614
615
616
617
618
619
620
621
622
623
624
625
626
627
628
629
630
631
632
633
634
635
636
637
638
639
640
641
642
643
644
645
646
647
648
649
650
651
652
653
654
655
656
657
658
659
660
661
662
663
664
665
666
667
668
669
670
671
672
673
674
675
676
677
678
679
680
681
682
683
684
685
686
687
688
689
690
691
692
693
694
695
696
697
698
699
700
701
702
703
704
705
706
707
708
709
710
711
712
713
714
<!--#set var="ENGLISH_PAGE" value="/philosophy/free-sw.en.html" -->

<!--#include virtual="/server/header.sq.html" -->
<!-- Parent-Version: 1.86 -->

<!-- This file is automatically generated by GNUnited Nations! -->
<title>Ç’është software-i i lirë? - Projekti GNU - Free Software Foundation (FSF)</title>
<style type="text/css" media="print,screen"><!--
.note { margin-left: 6%; margin-right: 6%; }
@media (min-width: 48em) {
   .note { margin-top: .8em; }
}
-->
</style>
<meta http-equiv="Keywords" content="GNU, FSF, Free Software Foundation, Linux, Emacs, GCC, Unix, Software i
Lirë, Sistem Operativ, Kernel GNU, HURD, GNU HURD, Hurd" />
<meta http-equiv="Description" content="Që prej 1983 në zhvillimin e sistemit operativ të lirë GNU, të ngjashëm me
Unix-in, që përdoruesit e kompjuterit të jenë të lirë të shkëmbejnë dhe të
përmirësojnë software-in që përdorin." />

<!--#include virtual="/philosophy/po/free-sw.translist" -->
<!--#include virtual="/server/banner.sq.html" -->
<h2>Ç’është software-i  i lirë?</h2>

<div class="article">
<h3>Përkufizimi i Software-it të Lirë</h3>

<blockquote class="note" id="fsf-licensing"><p style="font-size: 80%">
Keni një pyetje rreth licencimesh software-i të lirë që nuk ka përgjigje
këtu? Shihni <a href="http://www.fsf.org/licensing">burime të tjera tonat
mbi licencime</a> dhe, në qoftë e nevojshme, lidhuni me FSF Compliance Lab
te <a href="mailto:licensing@fsf.org">licensing@fsf.org</a>.</p>
</blockquote>

<div class="comment">
<p>
Përkufizimi i software-it të lirë përfaqëson kriterin nëse një program
software i caktuar duhet konsideruar software i lirë.  Kohë pas kohe, ne e
rishikojmë këtë përkufizim, për ta qartësuar ose për të zgjidhur pyetje dhe
probleme të holla.  Për një listë të ndryshimeve që prekin përkufizimin e
software-it të lirë, shihni <a href="#History">ndarjen Historik</a> më
poshtë.
</p>

<p>
“Burimi i hapur” është diçka e ndryshme: ka një filozofi shumë të ndryshme
të bazuar në vlera të tjera.  Edhe përkufizimi praktik i tij është i
ndryshëm, por thuajse krejt programet me burim të hapur janë në fakt të
lirë.  Dallimin e shpjegojmë te <a
href="/philosophy/open-source-misses-the-point.html"> Pse “Burimi i Hapur”
Nuk e Rrok Thelbin e Software-it të Lirë</a>.
</p>
</div>

<p>
“Software i lirë” do të thotë software që respekton lirinë e përdoruesve dhe
bashkësinë.  Afërsisht, do të thotë se <b>përdoruesit gëzojnë lirinë ta
xhirojnë, kopjojnë, shpërndajnë, studiojnë, ndryshojnë dhe përmirësojnë
software-in</b>.  Kështu që, “software-i i lirë” është punë lirie, jo
çmimi.  Që të kuptoni konceptin, duhet ta mendoni “i lirë” si tek “fjala e
lirë”, jo si te “birra falas”.  Ndonjëherë e quajmë “libre software”, duke
huazuar fjalën frënge os spanjolle përr “i lirë” si te liria, për të treguar
se nuk nënkuptojmë se është falas.
</p>

<p>
Ne i mbrojmë këto liri sepse i meriton çdokush.  Me këto liri, përdoruesit
(individualisht dhe kolektivisht) e kontrollojnë programin dhe ato që ky bën
për ta.  Kur përdoruesit nuk e kontrollojnë programin, e quajmë program “jo
të lirë” ose “pronësor”.  Programi jo i lirë e ka vetë kontrollin mbi
përdoruesit, dhe programuesit kontrollojnë programin; kjo e bën programin <a
href="/philosophy/free-software-even-more-important.html"> instrument
pushteti të padrejtë mbi tjetrin</a>.
</p>

<h4> Katër liritë thelbësore</h4>

<p>
Një program është software i lirë nëse përdoruesit e programit gëzojnë mbi
të katër liritë thelbësore: <a href="#f1">[1]</a>
</p>

<ul class="important">
  <li>Liria për ta xhiruar programin si të doni, për çfarëdo qëllimi (liria 0).</li>
  <li>Lirinë për të studiuar se si funksionon programi, dhe për ta ndryshuar, që
kështu të punojë si doni ju (liria 1). Hyrja në kodin burim është parakusht
për këtë.
  </li>
  <li>Lirinë për të rishpërndarë kopje, që kështu të mund t’i vini në ndihmë të
tjerëve (liria 2).
  </li>
  <li>Liria për t’u shpërndarë të tjerëve kopje të versioneve tuaja të modifikuara
(liria 3).  Duke bërë kështu, mund t’i jepni bashkësisë një shans të
përfitojë nga ndryshimet tuaja.  Hyrja në kodin burim është parakusht për
këtë.
  </li>
</ul>

<p>
Një program është software i lirë nëse u jep përdoruesve në mënyrë të
mjaftueshme krejt këto liri.   Përndryshe është jo i lirë.  Teksa mund të
dallojmë skema të ndryshme shpërndarjeje jo të lirë lidhur me sa thellë
s’janë të lira, i konsiderojmë të tëra njësoj joetike.</p>

<p>Në çfarëdo skenari të dhënë, këto liri duhet të zbatohen mbi çfarëdo kodi që
kemi në plan të përdorim, ose bëjmë të tjerët të përdorin.  Për shembull, le
të marrim një program A i cili nis automatikisht një program B që të bëjë
disa gjëra.  Nëse kemi në plan ta shpërndajmë A-në siç është, kjo nënkupton
që përdoruesve do t’u duhet B-ja, kështu që na duhet të gjykojmë nëse që të
dy, A-ja dhe B-ja janë të lirë.  Por nëse kemi në plan ta ndryshojmë A-në që
të mos e përdorë B-në, vetëm A-ja na duhet i lirë; mund ta shpërfillim B-në.</p>

<p>
“Software i lirë” nuk do të thotë “jokomercial”.  Një program i lirë duhet
të jetë e mundur të përdoret për qëllime komerciale, për zhvillim komercial
të tij, dhe shpërndarje komerciale.  Zhvillimi komercial i software-it të
lirë s’është më gjë e pazakontë; software i tillë i lirë komercial është
shumë i rëndësishëm.  Mund të keni paguar para për të patur kopje të
software-it të lirë, ose mund t’i keni marrë kopjet falas.  Por pavarësisht
se si i siguruat kopjet tuaja, gëzoni përherë lirinë për ta kopjuar dhe
ndryshuar software-in, madje edhe për <a href="/philosophy/selling.html">të
shitur kopje të tij</a>.
</p>

<p>
Një program i lirë duhet të ofrojë katër liritë për cilindo përdorues që
merr një kopje të software-it, duke pranuar se përdoruesi deri në atë pikë
është në pajtim me kushtet e licencës së lirë që mbulon software-in.
Vendosja e disa lirive nën kufizim për disa përdorues, ose kërkesa që
përdoruesit të paguajnë, në para ose të ngjashme, për t’i ushtruar ato,
është thuajse njësoj me mosakordimin e lirive në fjalë, dhe duke e bërë
kështu programin jo të lirë.
</p>

<h3>Qartësim i vijës në disa pika</h3>

<p>Në pjesën e mbetur të këtij artikulli shpjegojmë më saktësisht se deri ku
lypset të shtrihen liritë e ndryshme, lidhur me probleme të ndryshme, që një
program të jetë i lirë.</p>

<h4>Lirinë për ta xhiruar programin si të doni</h4>

<p>
Liria për të xhiruar programin nënkupton lirinë për çfarëdo lloj personi apo
organizmi ta përdorë në çfarëdo sistemi kompjuteri, për çfarëdo pune apo
qëllimi në përgjithësi, pa iu dashur të komunikojë për këtë me zhvilluesin
apo çfarëdo njësie tjetër të veçantë.  Në këtë liri, ajo që ka vlerë është
qëllimi i <em>përdoruesit</em>, jo ai i <em>zhvilluesit</em>; ju si
përdorues jeni të lirë ta xhironi programin për qëllimet tuaja, dhe nëse ia
shpërndani dikujt tjetër, ai është mandej i lirë ta përdorë për qëllimet e
tija, por ju s’keni ndonjë tagër të impononi qëllimet tuaja mbi të.
</p>

<p>
Liria për ta xhiruar programin si të doni, do të thotë që s’është e ndaluar,
as mund t’ju ndalë kush të bëni kështu.  S’ka të bëjë fare me funksionet që
ka programi, nëse është apo jo teknikisht i aftë të funksionojë në çfarëdo
mjedisi të dhënë, apo nëse është apo jo i dobishëm për atë që doni të bëni.</p>

<p>Për shembull, nëse kodi hedh tej arbitrarisht disa input-e të
kuptimtë&mdash;ose madje dështon, sido qoftë&mdash;kjo mund ta bëjë
programin më pak të dobishëm, ndoshta madje tërësisht të pavlerë, por nuk u
mohon përdoruesve lirinë ta xhirojnë programin, ndaj nuk bie ndesh me lirinë
0.  Nëse programi është i lirë, përdoruesit mund ta përballojnë humbjen e
dobishmërisë, ngaqë liritë 1 dhe 3 u lejojnë përdoruesve dhe bashkësive të
krijojnë dhe shpërndajnë versione të ndryshuara pa kod arbitrar ndotës.</p>

<h4>Lirinë për të studiuar kodin burim dhe për të bërë ndryshime</h4>

<p>
Që liritë 1 dhe 3 (liria për të bërë ndryshime dhe liria për të botuar
versionet e ndryshuara) të kenë kuptim, duhet të keni hyrje te kodi burim i
programit.  Ndaj, hyrja në kodin burim është kusht i domosdoshëm për
software-in e lirë.  “Kodi burim” i errësuar s’është kod burim i njëmendtë
dhe nuk vlen si kod burim.
</p>

<p>
Liria 1 përfshin lirinë për ta përdorur versionin tuaj të ndryshuar në vend
të origjinalit.  Nëse programi shpërndahet si pjesë e një produkti të
konceptuar të xhirojë versione të modifikuar të dikujt tjetër, por nuk
pranon të xhirojë tuajt &mdash; praktikë e njohur si  “tivoizim” ose
“kyçje”, ose (sipas terminologjisë së mbrapshtë të praktikuesve të saj) si
“nisje e sigurt” &mdash; liria 1 bëhet një pretendim i zbrazët, në vend se
një realitet praktik.  Këta dyorë s’janë software i lirë, edhe pse kodi
burim prej nga u përpiluan është i lirë.
</p>

<p>
Një rrugë e rëndësishme për të ndryshuar një program është ajo përmes
përzierjes së tij në nënrutina dhe module të passhëm lirisht.  Nëse licenca
e programit thotë se nuk mund ta përzieni në një modul ekzistues të
licencuar në mënyrë të përshtatshme &mdash; për shembull, nëse lyp domosdo
që të jeni i zoti i të drejtave të kopjimit të çdo kodi që shtoni &mdash;
atëherë licenca është shumë kufizuese për t’u cilësuar si e lirë.
</p>

<p>
Nëse një ndryshim përbën apo jo një përmirësim, është diçka subjektive.
Nëse e drejta juaj për të ndryshuar programin kufizohet, në thelb, me
ndryshime që përmirësime i konsideron dikush tjetër, ai program s’është i
lirë.
</p>

<h4>Lirinë për ta rishpërndarë, nëse doni: kushte të domosdoshme</h4>

<p>Liria për të shpërndarë (liria 2 dhe 3) nënkupton që jeni të lirë të
rishpërndani kopje, me ose pa modifikime, falas ose duke zbatuar një çmim
për shpërndarjen, ndaj <a href="#exportcontrol">kujtdo, kudo</a>.  Të jesh i
lirë për të bërë këto do të thotë (mes të tjerash) që nuk ju duhet të
kërkoni apo paguani ndonjë leje për të bërë ashtu.
</p>

<p>
Duhet gjithashtu të gëzoni lirinë për të bërë modifikime dhe përdorur ato
privatisht në punën apo zbavitjen tuaj, pa u dashur as të përmendni diku që
ato ekzistojnë.  Nëse i bëni publike ndryshimet tuaja, s’duhet t’ju duhet të
njoftoni dikë veçanërisht, apo në çfarëdo mënyre të veçantë.
</p>

<p>
Liria 3 përshkruan lirinë për të hedhur në qarkullim si software të lirë
versionet tuaj të modifikuar.  Një licencë e lirë mundet të lejojë
gjithashtu rrugë të tjera të hedhjes së tyre në qarkullim; me fjalë të
tjera, s’ka pse të jetë medoemos licencë <a
href="/copyleft/copyleft.html">copyleft</a><sup><a
href="#TransNote1">1</a></sup>.  Por, një licencë që kërkon që versionet e
modifikuar të jenë jo të lirë , nuk cilësohet licencë e lirë.
</p>

<p>
Liria për të rishpërndarë kopje duhet të përfshijë formatet dyore apo të
ekzekutueshme të programit, si dhe kodin burim, për të dy llojet e
versioneve, të modifikuara ose jo.  (Shpërndarja e programeve në formë të
xhirueshme është e domosdoshme për sisteme operativë të lirë të instalueshëm
lehtësisht.)  Nëse s’ka rrugë për të prodhuar një formë dyore ose të
ekzekutueshme për një program të dhënë (ngaqë disa gjuhë nuk e mbulojnë këtë
veçori), s’ka gjë, por duhet të gëzoni lirinë për rishpërndarje formash të
tilla, nëse gjeni ose zhvilloni një rrugë për t’i krijuar ato.
</p>

<h4>Copyleft-i</h4>

<p>
Disa lloje rregullash mbi mënyrën e shpërndarjes së software-it të lirë janë
të pranueshme, kur nuk përplasen me liritë qendrore.  Për shembull, <a
href="/copyleft/copyleft.html">copyleft</a> (e thënë shumë thjesht) është
rregulli sipas të cilit, kur rishpërndani programin, s’mund të shtoni
kufizime për t’u mohuar të tjerëve liritë qendrore.  Ky rregull nuk ka
përplasje me liritë qendrore; në fakt i mbron ato.
</p>

<p>
Në projektin GNU, copyleft-in e përdorim për të mbrojtur ligjërisht katër
liritë për këdo.  Besojmë se ka arsye të rëndësishme pse <a
href="/philosophy/pragmatic.html">është më mirë të përdoret copyleft-i</a>.
Megjithatë, <a
href="/philosophy/categories.html#Non-CopyleftedFreeSoftware"> software i
lirë jo nën copyleft</a> është gjithashtu etik.  Për një përshkrim rreth se
si lidhen me njëri-tjetrin “software-i i lirë” “software nën copyleft” dhe
të tjera kategori software-i, shihni <a
href="/philosophy/categories.html">Kategori Software-i të Lirë</a>.
</p>

<h4>Rregulla mbi paketimin dhe hollësi shpërndarjeje</h4>

<p>
Rregullat se si të paketohet një version i modifikuar janë të pranueshme,
nëse nuk e kufizojnë në thelb lirinë tuaj për të hedhur në qarkullim
versione të modifikuara, ose lirinë tuaj për të bërë dhe përdorur privatisht
versione të modifikuar.  Ndaj, është e pranueshme që licenca të kërkojë të
ndryshoni emrin e versionit të modifikuar, të hiqni një logo, ose t’i
identifikoni ndryshimet si tuajat.  Për sa kohë që këto domosdoshmëri s’janë
edhe aq të rënda, sa t’ju pengojnë efektivisht të hidhni në qarkullim
ndryshimet tuaja, ato janë të pranueshme; jeni duke bërë tashmë ndryshime në
program, ndaj s’do ta keni problem të bëni edhe ca të tjera.
</p>

<p>
Rregullat sipas të cilave “nëse e bëni versionin tuaj të passhëm në këtë
mënyrë, duhet ta bëni të passhëm edhe në atë mënyrën tjetër” mund të jenë të
pranueshme, me të njëjtat kushte.  Shembull i një rregulli të tillë të
pranueshëm është ai që thotë se nëse keni shpërndarë një version të
modifikuar dhe zhvilluesi i mëparshëm kërkon një kopje të tij, duhet t’i
dërgoni një të tillë.  (Kini parasysh që një rregull i tillë ju lë ende
mundësinë e zgjedhjes mbi pyetjen ta shpërndani apo jo versionin tuaj.)
Janë të pranueshme edhe rregullat që kërkojnë hedhjen në qarkullim për
përdoruesit të kodit burim për versione që i kaloni në përdorim publik.
</p>

<p>
Një çështje e veçantë shfaqet kur një licencë lyp ndryshimin e emrit me të
cilin një program përdoret brenda programesh të tjerë.  Kjo efektivisht ju
pengon hedhjen në qarkullim të versionit tuaj të ndryshuar, që kështu ai të
mund të zëvendësojë origjinalin, kur përdoret nga këta programe të tjerë.
Kjo lloj domosdoshmërie është e pranueshme vetëm nëse ka ndonjë mundësi të
përshtatshme <em>aliasing</em><sup><a href="#TransNote2">2</a></sup> që ju
lejon të caktoni emrin origjinal të programit si një alias për versionin e
modifikuar.</p>

<h4>Rregulla eksporti</h4>

<p>
Ka raste kur <a id="exportcontrol">rregulloret e kontrollit të
eksporteve</a> dhe sanksionet tregtare qeveritare mund ta ngushtojnë lirinë
tuaj për shpërndarje ndërkombëtare kopjesh programesh.  Zhvilluesit e
software-it nuk kanë fuqi të eliminojnë apo anashkalojnë këto kufizime, por
ajo që mund dhe duhet të bëjnë është të mos pranojnë imponimin e tyre si
kushte për përdorimin e programit.  Në këtë mënyrë, kufizimet nuk do të kenë
ndikim mbi veprimtaritë dhe njerëzit jashtë juridiksionit të atyre
qeverive.  Kështu që, licencat e software-it të lirë nuk duhet të kërkojnë
bindje ndaj çfarëdo rregulloresh jotriviale eksporti, si kusht për ushtrimin
e cilësdo prej lirive thelbësore.
</p>

<p>
Thjesht përmendja e ekzistencës së rregullave të eksportit, pa i bërë ato
një kusht te vetë licenca, është e pranueshme, sa kohë që nuk kufizohen
përdoruesit.  Nëse një rregullore eksportesh është praktikisht triviale për
software-in e lirë, atëherë bërja e saj e domosdoshme si kusht s’është
problem; por është problem potencial, ngaqë një ndryshim i mëvonshëm në
ligjin e eksportit mund ta bëjë domosdoshmërinë jotriviale, duke e bërë
kështu jo të lirë software-in.
</p>

<h4>Konsiderata ligjore</h4>

<p>
Që këto liri të jenë të njëmendta, ato duhet të jenë përhershme dhe të
pashfuqizueshme, sa kohë që s’bëni gjë të keqe; nëse zhvilluesi i
software-it ka fuqinë ta shfuqizojë licencën, ose të shtojë në kushtet e saj
kufizime pas dasme, pa bërë ju diçka që t’i japë shkak, software-i është jo
i lirë.
</p>

<p>
Një licencë e lirë nuk duhet të kërkojë pajtueshmëri me licencën e një
programi jo të lirë.  Ndaj, për shembull, nëse një licencë kërkon që të
pajtoheni me licencat e “krejt programeve që përdorni”, në rastin e një
përdoruesi që xhiron programe jo të lira do të kërkonte pajtueshmëri me
liccencat e këtyre programeve jo të lira;kjo e bën licencën jo të lirë.
</p>

<p>
Është e pranueshme për një licencë të lirë të specifikojë se cili ligj i
juridiksionit e prek, ose se ku duhen trajtuar mosmarrëveshjet, ose që të
dyja.
</p>

<h4>Licenca me bazë kontrata</h4>

<p>
Shumica e licencave të software-it të lirë bazohen në të drejta të kopjimit
(copyright), dhe ekzistojnë kufizime mbi se ç’lloj domosdoshmërisë mund të
bëhen të detyrueshme përmes të drejtave të kopjimit.  Nëse një licencë e
bazuar në të drejta kopjimi e respekton lirinë në mënyrat e përshkruara më
sipër, ka shumë pak mundësi të ketë ndonjë lloj problemi tjetër që nuk e
kemi marrë parasysh tashmë (kjo ndodh, me raste).  Por, disa licenca
software-i të lirë bazohen në kontrata, dhe kontratat mund të imponojnë një
gamë shumë më të gjerë kufizimesh të mundshme.  Kjo do të thotë se ka mjaft
mënyra të mundshme që një licencë e tillë të jetë kufizuese dhe jo e lirë sa
për të mos u pranuar më.
</p>

<p>
S’mund të radhitim dot gjithë mënyrat se si mund të ndodhë kjo.  Nëse një
licencë me bazë kontrata e kufizon përdoruesin në një mënyrë jo të zakonshme
sipas të cilës licencat e bazuara në të drejta kopjimi nuk munden, dhe e
cila s’është përmendur këtu si e ligjshme, do të na duhet të mendohemi për
të, dhe gjasat janë që do të dalim me përfundimin se është jo e lirë.
</p>

<h4>Përdorni fjalët e duhura kur flisni mbi software-in e lirë</h4>

<p>
Kur flitet rreth software-it të lirë, është mirë të shmangen terma të tillë
si “dhënë falas” ose “falas”, ngaqë këto terma nënkuptojnë se punë këtu
është te çmimi, jo te liria.  Disa terma të rëndomtë, të tillë si “pirateri”
trupëzojnë opinione që shpresojmë se nuk do t’i bëni tuajt.  Për një
diskutim të këtyre termave, shihni <a
href="/philosophy/words-to-avoid.html">Fjalë Që Duhen Shmangur (ose Përdorur
me Kujdes) Ngaqë Janë Me Spec ose Ngatërruese</a>.  Kemi gjithashtu edhe një
listë <a href="/philosophy/fs-translations.html">përkthimesh të përshtatshme
të “free software”</a> në gjuhë të ndryshme.
</p>

<h4>Si i interpretojmë këto kritere</h4>

<p>
Së fundi, vini re që kritere si ato të pohuara në këtë përkufizim të
software-it të lirë kërkojnë përsiatje të kujdesshme për interpretimin e
tyre.  Për të vendosur nëse licenca e një software-i të caktuar kualifikohet
si licencë software-i të lirë, e gjykojmë duke u bazuar në këto kritere për
të përcaktuar nëse pajtohet me frymën e tyre, si dhe për fjalët e sakta.
Nëse një licencë përfshin kufizime të papranueshme, e hedhim poshtë, edhe
pse nuk e patëm parashikuar problemin te këto kritere.  Ndonjëherë ndonjë
domosdoshmëri licence nxjerr një çështje që kërkon mendim të thelluar,
përfshi diskutime me një jurist, përpara se të mund të vendosim nëse
domosdoshmëria është e pranueshme.  Kur mbërrijmë në një përfundim rreth një
problemi të ri, shpesh i përditësojmë këto kushte për ta bërë më të lehtë të
shihet pse licenca të caktuara kualifikohen ose jo.
</p>

<h4>Merrni ndihmë rreth licencash të lira</h4>

<p>
Nëse interesoheni se kualifikohet apo jo si licencë software-i të lirë një
licencë e caktuar, shihni <a href="/licenses/license-list.html">listën tonë
të licencave</a>.  Nëse licenca për të cilën interesoheni nuk gjendet atje,
mund të na pyesni rreth saj duke na dërguar një email te <a
href="mailto:licensing@gnu.org">&lt;licensing@gnu.org&gt;</a>.
</p> 

<p>
Nëse po mendoheni për të hartuar një licencë të re, ju lutemi, lidhuni me
Free Software Foundation së pari, duke u shkruar te kjo adresë. Shtimi i
licencave të ndryshme për software-in e lirë do të thotë shtim i përpjekjeve
të përdoruesve për t’i kuptuar licencat; mund të jemi në gjendje t’ju
ndihmonin të gjenit një licencë ekzistuese Software-i të Lirë që i plotëson
nevojat tuaja.
</p>

<p>
Nëse kjo s’është e mundur, nëse vërtet keni nevojë për një leje të re, me
ndihmon tonë mund të sigurohet që licenca të jetë vërtet licencë Software-i
të Lirë dhe të shmangë probleme të ndryshme praktike.
</p>

<h3 id="beyond-software">Tej Software-it</h3>

<p>
<a href="/philosophy/free-doc.html">Doracakët e software-it duhet të jenë të
lirë</a>, për të njëjtat arsye që software-i duhet të jetë i lirë, dhe ngaqë
doracakët janë në fakt pjesë e software-it.
</p>

<p>
Të njëjtët argumente vlejnë për lloje të tjera veprash të përdorimit praktik
&mdash; domethënë, për vepra që trupëzojnë dije të dobishme, fjala vjen,
vepra edukative apo vepra referimi.  <a
href="http://wikipedia.org">Wikipedia</a> është shembulli më i mirënjohur.
</p>

<p>
Çfarëdo lloj vepre <em>mund</em> të jetë e lirë, dhe përkufizimi i
software-it të lirë është zgjeruar në një përkufizim <a
href="http://freedomdefined.org/"> veprash kulturore të lira</a> i
zbatueshëm mbi çfarëdo lloji veprash.
</p>

<h3 id="open-source">Burim i Hapur?</h3>

<p>
Një grup tjetër përdor termin “burim i hapët” për të nënkuptuar diçka të
afërt (por jo identike) me “software-in e lirë”.  Ne parapëlqejmë termin
“software i lirë”, ngaqë pasi të dëgjoni si i referohet lirisë, dhe jo
çmimit, ju sjell në mendje lirinë. Fjala “i hapët” <a
href="/philosophy/open-source-misses-the-point.html"> nuk i referohet kurrë
lirisë</a>.
</p>
</div>

<h3 id="History">Historik</h3>

<p>Përkufizimin e Software-it të Lirë e rishikojmë herë pas here.  Ja një listë
e ndryshimeve thelbësore, tok me lidhje për të parë saktësisht se ç’kemi
ndryshuar.</p>

<ul>

<li><a
href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.164&amp;r2=1.165">Version
1.165</a>: Qartëso se bezdisjet arbitrare në kod nuk mohojnë lirinë 0, dhe
se liritë 1 dhe 3 bëjnë të mundur që përdoruesit t’i heqin ato.</li>

<li><a
href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.152&amp;r2=1.153">Version
1.153</a>:Qartësim se liria për të xhiruar programin do të thotë se asgjë
s’mund t’ju ndalojë për ta bërë të xhirojë.</li>

<li><a
href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.140&amp;r2=1.141">Version
1.141</a>: Qartëson se cili kod lypset të jetë i lirë.</li>

<li><a
href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.134&amp;r2=1.135">Version
1.135</a>: Të thuhet çdo herë që liria 0 është liria për të xhiruar
programin si të doni.</li>

<li><a
href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.133&amp;r2=1.134">Version
1.134</a>: Liria 0 s’ka lidhje me funksionin e programit.</li>

<li><a
href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.130&amp;r2=1.131">Version
1.131</a>: Një licencë e lirë s’duhet të kërkojë pajtueshmëri me një licencë
jo të lirë të një programi tjetër.</li>

<li><a
href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.128&amp;r2=1.129">Version
1.129</a>: Pohohet shprehimisht se lejohet zgjedhja e ligjit dhe zgjedhja e
specifikimeve të forumit.  (Ky ka qenë përherë rregulli ynë.)</li>

<li><a
href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.121&amp;r2=1.122">Version
1.122</a>: Një domosdoshmëri nga kontrolle eksportesh është vërtet problem
nëse kërkesa s’është triviale; përndryshe është vetëm një problem potencial.</li>

<li><a
href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.117&amp;r2=1.118">Version
1.118</a>: Qartësim: problemi janë kufizimet mbi të drejtën tuaj për të
modifikuar, jo mbi çfarë modifikimesh keni bërë.  Dhe modifikimet nuk
kufizohen te “përmirësime”</li>

<li><a
href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.110&amp;r2=1.111">Version
1.111</a>: Qartësim i 1.77 duke thënë se të papranueshme janë vetëm
<em>kufizimet</em> me prapaverpim.  Mbajtësit e të drejtave të kopjimit
munden përherë të akordojnë <em>leje</em> shtesë për përdorimin e veprës
duke e hedhur veprën në qarkullim paralelisht në një mënyrë tjetër.</li>

<li><a
href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.104&amp;r2=1.105">Version
1.105</a>: Pasqyrim, te pohimi i shkurtër i lirisë 1, i idesë (tashmë të
pohuar në versionin 1.80) se përfshin përdorimin përnjëmend të versionit
tuaj të ndryshuar për punët tuaja në kompjuter.</li>

<li><a
href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.91&amp;r2=1.92">Version
1.92</a>: Sqarim se kodi i errësuar s’kualifikohet si kod burim.</li>

<li><a
href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.89&amp;r2=1.90">Version
1.90</a>: Sqarim se liria 3 nënkupton të drejtën për të shpërndarë kopje të
versionit tuaj të modifikuar ose të përmirësuar, jo ndonjë të drejtë për të
marrë pjesë në projektin e dikujt tjetër.</li>

<li><a
href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.88&amp;r2=1.89">Version
1.89</a>: Liria 3 përfshin të drejtë për të hedhur në qarkullim si software
i lirë të versioneve të modifikuara.</li>

<li><a
href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.79&amp;r2=1.80">Version
1.80</a>: Liria 1 duhet të jetë praktike, jo teorike; thënë ndryshe, jo
tivo-izim.</li>

<li><a
href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.76&amp;r2=1.77">Version
1.77</a>: Sqarim se krejt ndryshimet me prapaveprim te licenca janë të
papranueshme, edhe pse s’përshkruhet si një zëvendësim i plotë.</li>

<li><a
href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.73&amp;r2=1.74">Version
1.74</a>: Katër sqarime pikash jo aq eksplicite sa duhet, ose pohuar diku,
por pa u pasqyruar kudo:
<ul>
<li>"Përmirësime" s’do të thotë që licenca mund të kufizojë në thelb çfarë
versionesh të modifikuara mund të hidhni në qarkullim.  Liria 3 përfshin
shpërndarjen e versioneve të modifikuar, jo thjesht të ndryshimeve.</li>
<li>E drejta për të përzierë module ekzistues iu referohet atyre që janë të
licencuar në mënyrë të përshtatshme.</li>
<li>Poho shprehimisht përfundimin e pikës mbi kontrolle eksporti.</li>
<li>Imponimi i një ndryshimi licence përbën shfuqizim të licencës së vjetër.</li>
</ul>
</li>

<li><a
href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.56&amp;r2=1.57">Version
1.57</a>: Shtim i ndarjes “Tej Software-it”.</li>

<li><a
href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.45&amp;r2=1.46">Version
1.46</a>: Sqarim se cili synim është domethënës te liria për ta xhiruar
programin për çfarëdo qëllimi.</li>

<li><a
href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.40&amp;r2=1.41">Version
1.41</a>: Qartësim i shprehjes rreth licencash me bazë kontrata.</li>

<li><a
href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.39&amp;r2=1.40">Version
1.40</a>: Shpjegim se një licencë e lirë duhet t’ju lejojë përdorimin e
tjetër software të lirë të gatshëm për të krijuar modifikimet tuaja.</li>

<li><a
href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.38&amp;r2=1.39">Version
1.39</a>: Të vihet re se është e pranueshme për një licencë të kërkojë të
jepni burimin për versione të software-it që kaloni në përdorim publik.</li>

<li><a
href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.30&amp;r2=1.31">Version
1.31</a>: Të vihet re se është e pranueshme për një licencë të kërkojë të
identifikoni veten si autor i ndryshimeve.  Të tjera qartësime të vockla
nëpër tekst.</li>

<li><a
href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.22&amp;r2=1.23">Version
1.23</a>: Trajton probleme të mundshme të lidhura me licenca të bazuara në
kontrata.</li>

<li><a
href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.15&amp;r2=1.16">Version
1.16</a>: Shpjegohet pse shpërndarja e dyorëve është e rëndësishme.</li>

<li><a
href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.10&amp;r2=1.11">Version
1.11</a>: Të vihet re që një licencë e lirë mund të lypë që t’u dërgoni
autorëve të mëparshëm një kopje të versioneve që shpërndani, nëse jua
kërkojnë.</li>

</ul>

<p>Ka zbrazëti në numrat e versioneve të treguar më sipër, ngaqë ka ndryshime
të tjera në këtë faqe që nuk prekin përkufizimin ose interpretime të tij.
Për shembull, lista nuk përfshin ndryshimet te anësoret, formatimi,
drejtshkrimi, shenjat e pikësimit, apo pjesë të tjera të kësaj faqeje.
Listën e plotë të ndryshimeve te faqja mund ta shqyrtoni përmes <a
href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;view=log">ndërfaqes
cvsweb</a>.</p>

<h3 style="font-size:1em">Poshtëshënim</h3>
<ol>
<li id="f1">Arsyeja pse numërohen si 0, 1, 2 dhe 3 ka të bëjë me historinë. Aty rreth
1990-s kish tre liri, të numërtuara 1, 2 dhe 3. Mandej kuptuam se liria për
ta xhiruar programin lypsej të përmendej shprehimisht.  Ishte e qartë se qe
më elementare se tre të tjerat, ndaj duhet t’u paraprinte atyre. Në vend që
të rinumërtonim të tjerat, e bëmë liria&nbsp;0.</li>
</ol>

<div class="translators-notes">

<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't have notes.-->
  </div>
</div>

<!-- for id="content", starts in the include above -->
<!--#include virtual="/server/footer.sq.html" -->
<div id="footer">
<div class="unprintable">

<p>Ju lutemi, pyetjet dhe kërkesat e përgjithshme rreth FSF-së &amp; GNU-së
dërgojini te <a href="mailto:gnu@gnu.org">&lt;gnu@gnu.org&gt;</a>.  Ka
gjithashtu <a href="/contact/">mënyra të tjera për t’u lidhur me</a>
FSF-në.  Njoftimet për lidhje të dëmtuara dhe ndreqje apo këshilla të tjera
mund të dërgohen te <a
href="mailto:webmasters@gnu.org">&lt;webmasters@gnu.org&gt;</a>.</p>

<p>
<!-- TRANSLATORS: Ignore the original text in this paragraph,
        replace it with the translation of these two:

        We work hard and do our best to provide accurate, good quality
        translations.  However, we are not exempt from imperfection.
        Please send your comments and general suggestions in this regard
        to <a href="mailto:web-translators@gnu.org">

        &lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p>

        <p>For information on coordinating and submitting translations of
        our web pages, see <a
        href="/server/standards/README.translations.html">Translations
        README</a>. -->
Përpiqemi fort dhe bëjmë sa mundemi për të ofruar përkthime me cilësi të
mirë dhe të përpikta.  Megjithatë, nuk jemi të përjashtuar nga
papërsosmëritë. Ju lutemi, komentet dhe këshillat e përgjithshme lidhur me
këtë dërgojini te <a
href="mailto:web-translators@gnu.org">&lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p><p>Për
të dhëna mbi bashkërendimin dhe parashtrimin e përkthimeve të faqeve tona
web, shihni <a href="/server/standards/README.translations.html">README për
përkthimet</a>.</p>
</div>

<!-- Regarding copyright, in general, standalone pages (as opposed to
     files generated as part of manuals) on the GNU web server should
     be under CC BY-ND 4.0.  Please do NOT change or remove this
     without talking with the webmasters or licensing team first.
     Please make sure the copyright date is consistent with the
     document.  For web pages, it is ok to list just the latest year the
     document was modified, or published.
     
     If you wish to list earlier years, that is ok too.
     Either "2001, 2002, 2003" or "2001-2003" are ok for specifying
     years, as long as each year in the range is in fact a copyrightable
     year, i.e., a year in which the document was published (including
     being publicly visible on the web or in a revision control system).
     
     There is more detail about copyright years in the GNU Maintainers
     Information document, www.gnu.org/prep/maintain. -->
<p>Të drejta kopjimi &copy; 1996, 2002, 2004-2007, 2009-2019 Free Software
Foundation, Inc.</p>

<p>Kjo faqe mund të përdoret sipas një licence <a rel="license"
href="http://creativecommons.org/licenses/by-nd/4.0/">Creative Commons
Attribution-NoDerivatives 4.0 International License</a>.</p>

<!--#include virtual="/server/bottom-notes.sq.html" -->
<div class="translators-credits">

<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't want credits.-->
  </div>

<p class="unprintable"><!-- timestamp start -->
U përditësua më:

$Date: 2019/09/01 09:29:49 $

<!-- timestamp end -->
</p>
</div>
</div>
<!-- for class="inner", starts in the banner include -->
</body>
</html>