diff options
Diffstat (limited to 'talermerchantdemos/blog/articles/sq/who-does-that-server-really-serve.html')
-rw-r--r-- | talermerchantdemos/blog/articles/sq/who-does-that-server-really-serve.html | 504 |
1 files changed, 504 insertions, 0 deletions
diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/who-does-that-server-really-serve.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/who-does-that-server-really-serve.html new file mode 100644 index 0000000..d1feb4c --- /dev/null +++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/who-does-that-server-really-serve.html @@ -0,0 +1,504 @@ +<!--#set var="ENGLISH_PAGE" value="/philosophy/who-does-that-server-really-serve.en.html" --> + +<!--#include virtual="/server/header.sq.html" --> +<!-- Parent-Version: 1.86 --> + +<!-- This file is automatically generated by GNUnited Nations! --> +<title>Kujt i Shërben Në të Vërtetë Ai Shërbyes? - Projekti GNU - Free Software +Foundation</title> + +<!--#include virtual="/philosophy/po/who-does-that-server-really-serve.translist" --> +<!--#include virtual="/server/banner.sq.html" --> +<h2>Kujt i shërben në të vërtetë ai shërbyes?</h2> + +<p>nga <strong>Richard Stallman</strong></p> + +<blockquote><p>(Versioni i parë u botua në <a +href="http://www.bostonreview.net/richard-stallman-free-software-DRM"> +Boston Review</a>.)</p></blockquote> + +<p><strong>Në Internet, software-i pronësor s’është mënyra e vetme për të +humbur lirinë tuaj. Shërbime si Zëvendësim Software-i, (ose SaaSS), është +një tjetër mënyrë për t’i dhënë dikujt pushtet mbi punimin tuaj me +kompjuter.</strong></p> + +<p>Thelbi është se mund të keni kontroll mbi një program të shkruar nga dikush +tjetër (nëse është i lirë), por s’mund të keni kurrë kontroll mbi një +shërbim që e xhiron dikush tjetër, ndaj mos përdorni kurrë një shërbim atje +ku, në parim, një program do të mbaronte punë.</p> + + +<p>SaaSS do të thotë të përdorësh një shërbim të sendërtuar nga dikush tjetër, +si zëvendësim të xhirimit të kopjes tuaj të një programi. Termi është i +yni; nuk kanë për ta përdorur artikuj dhe reklama, dhe nuk do t’ju rrëfejnë +nëse një shërbim është apo jo SaaSS. Në vend të kësaj, ka gjasa të përdorin +termin e vagullt dhe shpërqendrues “cloud” (“re”), +me të cilin futen në një thes SaaSS-i tok me praktika të tjera të ndryshme, +disa abuzive dhe disa jo. Me shpjegimin dhe shembujt e kësaj faqeje, mund +të kuptoni nëse një shërbim është apo jo SaaSS.</p> + +<h3>Kuadër Më i Përgjithshëm: Si Ju Heq Lirinë Software-i Pronësor</h3> + +<p>Teknologjia dixhitale mund t’ju japë liri; por mundet edhe t’ua heqë +lirinë. Kërcënimi i parë ndaj kontrollit tonë mbi punimin me kompjuter +erdhi nga <em>software-i pronësor</em>: software të cilin përdoruesit nuk e +kontrollojnë dot, ngaqë e kontrollon i zoti (një kompani si Apple ose +Microsoft). I zoti shpesh përfiton nga ky pushtet jo i drejtë, duke futur +veçori dashakeqe, f.v. <em>spyware</em>, deriçka, dhe <a +href="http://DefectiveByDesign.org">Administrim Dixhital të Kufizimeve +(DRM)</a> (i quajtur “Administrim Dixhital të Drejtash” në +propagandën e tyre).</p> + +<p>Zgjidhja jonë për këtë problem është zhvillimi i <em>software-it të +lirë</em> dhe mospranimi i software-it pronësor. Software-i i lirë do të +thotë që ju, si përdorues, keni katër liri themelore: (0) ta xhironi +programin si të keni qejf, (1) ta studioni dhe ndryshoni kodin burim që +të bëjë atë që keni qejf, (2) të rishpërndani kopje ekzakte, dhe +(3) të rishpërndani kopje të versioneve tuaj të modifikuar. (Shihni <a +href="/philosophy/free-sw.html">përkufizimin e software-it të lirë</a>.)</p> + +<p>Me software-in e lirë, ne, përdoruesit, rifitojmë kontrollin mbi punimin me +kompjuter. Software-i pronësor prapë ekziston, por ne mund ta përjashtojmë +nga jeta jonë dhe shumë prej nesh e kanë bërë. Por tani na ofrohet një +tjetër rrugë joshëse për të hequr dorë nga kontrolli mbi punimin tonë me +kompjuter: Shërbim si Zëvendësim Software-i (SaaSS). Për hir të lirive +tonë, na duhet ta hedhim tej edhe këtë.</p> + +<h3>Si Ju Heq Lirinë Shërbimi si Zëvendësim Software-i</h3> + +<p>Shërbimi si Zëvendësim Software-i (SaaSS) do të thotë përdorimi i një +shërbimi si zëvendësim i xhirimit të kopjes tuaj të një programi. +Konkretisht, do të thotë që dikush rregullon një shërbyes rrjeti që kryen +një punë që mund të bëhet me kompjuter — për shembull, modifikim i një +fotoje, përkthim teksti në një gjuhë tjetër, etj. — dhe mandej fton +përdorues ta bëjnë përmes atij shërbyesi. Një përdorues i shërbyesit do t’i +dërgonte të dhënat e veta te shërbyesi, që kryen <em>në vend të tij këtë +punë</em> mbi të dhënat e furnizuara, dhe mandej i dërgon përfundimet te +përdoruesi ose vepron drejtpërsëdrejti në këmbë të tij.</p> + +<p>Kryerja bëhet <em>në vend të tij</em> ngaqë, presupozohet, ai do të mundej, +në parim, ta bënte duke xhiruar një program në kompjuterin e vet +(pavarësisht faktit nëse ka apo jo në kohën e dhënë një program të tillë të +gatshëm për përdoruesin). Për rastet kur ky presupozim s’është i vërtetë, +s’bëhet fjalë për SaaSS.</p> + +<p>Këta shërbyes ua rrëmbejnë kontrollin përdoruesve edhe më pakthyeshëm se sa +software-i pronësor. Me software-in pronësor, përdoruesit zakonisht marrin +një kartelë të ekzekutueshme programi, por jo kodin burim. Kjo e bën të +vështirë studimin e kodit që xhirohet, ndaj është e vështirë të përcaktohet +se ç’bën në të vërtetë programi, dhe e vështirë të ndryshohet.</p> + +<p>Me SaaSS-in, përdoruesit nuk ka as kartelën e ekzekutueshme të programit që +bën punën për ta: programi gjendet në shërbyesin e dikujt gjetkë, ku +përdoruesit s’mund ta shohin apo të fusin duart. Ndaj për ta është e +pamundur të sigurohen se çfarë bën në të vërtet, dhe e pamundur ta +ndryshojnë.</p> + +<p>Për më tepër, SaaSS shpie automatikisht në pasoja të njëvlershme me veçoritë +dashakeqe të disa prej software-it pronësor.</p> + +<p> Për shembull, disa programe pronësorë janë “spyware”: programi +<a href="/philosophy/proprietary-surveillance.html"> dërgon të dhëna mbi +veprimtari kompjuterike të përdoruesve</a>. Microsoft Windows dërgon te +Microsoft-i të dhëna mbi veprimtaritë e përdoruesve. Windows Media Player +raporton se çfarë sheh apo dëgjon çdo përdorues. Amazon Kindle raporton se +cilat faqe të librave shohin përdoruesit, dhe ku. Angry Birds raporton +historik gjeovendndodhjeje të përdoruesit.</p> + +<p>Ndryshe nga software-i pronësor, SaaSS-i nuk kërkon kod mbulesë për të +përfituar të dhëna të përdoruesit. Në vend të kësaj, përdoruesit duhet të +dërgojnë të dhëna të tyret te shërbyesi që të mund ta përdorin. Kjo ka të +njëjtin efekt si spyware-i: operatori i shërbyesit merr të dhënat — pa +mundim të veçantë, nga vetë natyra e SaaSS-it. Amy Webb, që kurrë nuk kish +në mendje të postonte ndonjë foto të së bijës, bëri gabimin e përdorimit të +një SaaSS-i (Instagram) për përpunim të fotove të saj. Dhe më pas <a +href="http://www.slate.com/articles/technology/data_mine_1/2013/09/privacy_facebook_kids_don_t_post_photos_of_your_kids_on_social_media.html"> +fotot rrodhën prej andej</a> në internet. +</p> + +<p>Teorikisht, fshehtëzimi homomorfik një ditë mund të përparojë deri në atë +pikë sa shërbime SaaSS të ardhshme të mund të ndërtohen për të qenë të +paafta të kuptojnë disa nga të dhënat që përdoruesit dërgojnë në ta. +Shërbime të tilla <em>mundet</em> të rregullohen për të mos futur hundët te +përdoruesit; kjo nuk do të thotë ama që <em>nuk</em> do të futen hundët.</p> + +<p>Disa sisteme operative kanë deriçka të pasme universale, që i lejojnë dikujt +të instalojë që nga larg ndryshime software-i. Për shembull, Windows ka një +të tillë përmes të cilës Microsoft-i mundet të ndryshojë me detyrim çfarëdo +software-i në makinë. Thuajse krejt telefonat portativë kanë të tilla +gjithashtu. Deriçka universale kanë edhe disa aplikacione pronësore; për +shembull, klienti Steam për GNU/Linux i lejon programuesit të instalojë që +nga larg versione të modifikuara.</p> + +<p>Me SaaSS-in, operatori i shërbyesit mund të ndryshojë software-in në +përdorim te shërbyesi. Do të duhej të qe në gjendje ta bëjë këtë, ngaqë +është kompjuteri i tij; përfundimi ama është i njëjtë si me përdorimin e një +programi aplikacioni pronësor me deriçkë universale: dikush ka fuqinë të +imponojë heshtazi ndryshime se si përdoruesi kryen punimin me kompjuter .</p> + +<p>Ndaj, SaaSS-i është i barasvlershëm me xhirim software-i pronësor me +<em>spyware</em> dhe deriçkë universale. I jep operatorit të shërbyesit +fuqi të padrejtë mbi përdoruesin, dhe kjo fuqi është diçka të cilës duhet +t’i rezistojmë.</p> + +<h3>SaaSS dhe SaaS</h3> + +<p>Fillimisht kësaj praktike problematike iu referuam si “SaaS”, që +do të thotër “Software as a Service” - Software si Shërbim. +Është një term i përdorur rëndom për ujdisjen e një software-i në një +shërbyes, në vend të ofrimit të kopjeve të tij përdoruesve, dhe menduam se +përshkruante në mënyrë të përpiktë rastet kur ndodh ky problem.</p> + +<p>Më pas vumë re se termi SaaS ndonjëherë përdoret për shërbime komunikimi +— veprimtari për të cilat kjo çështje nuk ka vend. Veç kësaj, termi +“Software-i si Shërbim” nuk shpjegon <em>pse</em> praktika është +e keqe. Ndaj sajuam termin “Shërbim si Zëvendësim Software-i”, +që i përkufizon më qartë praktikat e dëmshme dhe e shpreh se ku qëndron e +keqja.</p> + +<h3>Ndarja e Çështjes së SaaSS-it nga Çështja e Software-it Pronësor</h3> + +<p>SaaSS-i dhe software pronësor shpien në përfundime të dëmshme të ngjashme, +por mekanizmat janë të ndryshëm. Me software-in pronësor, mekanizmin e +përbën pasja dhe përdorimi i një kopje e cila është e vështirë dhe/ose e +paligjshme të ndryshohet. Me SaaSS-in, nuk e keni kopjen që kryen +përllogaritjet për ju.</p> + +<p>Këto dy çështje shpesh ngatërrohen, dhe jo vetëm padashur. Zhvilluesit Web +përdorin termin e vagullt “aplikacion web” për të vënë në një +thes software shërbyesi tok me programe të xhiruar në makinën tuaj përmes +shfletuesit tuaj. Disa faqe web instalojnë në shfletuesin tuaj programe +JavaScript jo më triviale, madje të mëdhenj, pa ju informuar fare. <a +href="/philosophy/javascript-trap.html">Kur këto programe JavaScript janë jo +të lira</a>, ato shkaktojnë të njëjtën lloj padrejtësie si çfarëdo software +tjetër jo i lirë. Këtu, ama, problemin e kemi me çështjen e përdorimit të +shërbimit në vetvete.</p> + +<p>Shumë përkrahës të software-it të lirë mendojnë se problemi i SaaSS-it do të +zgjidhet duke zhvilluar software të lirë për shërbyesit. E mira e +operatorit të shërbyesit është që programet në shërbyes më mirë të ishin të +lirë; nëse janë pronësorë, zhvilluesit/të zotët e tyre kanë pushtet mbi +shërbyesin. Kjo është e padrejtë kundrejt operatorit të shërbyesit, dhe nuk +i ndihmon fare përdoruesit e shërbyesit. Por nëse programet në shërbyes +janë të lirë, kjo nuk i mbron <em>përdoruesit e shërbyesit</em> nga efektet +SaaSS. Këto programe çlirojnë operatorin e shërbyesit, por jo përdoruesit e +shërbyesit.</p> + +<p>Hedhja në qarkullim e kodit burim të software-it të shërbyesit është me +përfitim për bashkësinë: u bën të mundur përdoruesve me aftësitë e duhura të +ndërtojnë shërbyes të ngjashëm, ndoshta edhe duke e ndryshuar software-in. +<a href="/licenses/license-recommendations.html"> Rekomandojmë përdorimin e +GNU Affero GPL-së</a> si licencën për programe të përdorur shpesh në +shërbyes.</p> + +<p>Por asnjë prej këtyre shërbyesve nuk do t’ju jepte kontroll mbi +përllogaritjet që bëni në të, veç në qoftë shërbyesi <em>juaj</em> (një i +tillë për të cilin kontrolloni software-in që xhiron, pavarësisht nëse +makina është pronë e juaja apo jo). Mund të mos ketë problem t’i besoni +shërbyesit të një miku për disa punë, ashtu siç mund të lini shokët tuaj të +mirëmbajnë software-in në kompjuterin tuaj. Jashtë kësaj shtrirjeje, krejt +shërbyesit nga ju duhen konsideruar SaaSS. SaaSS-i përherë ju nënshtron +ndaj pushtetit të operatorit të shërbyesit, dhe kura e vetme është: <em>Mos +përdorni SaaSS!</em> Mos përdorni shërbyesin e dikujt tjetër për të bërë +përllogaritjet tuaja mbi të dhëna që i furnizoni ju vetë.</p> + +<p>Kjo çështje demonstron thellësinë e dallimit mes “burimit të +hapur” dhe “software-it të lirë”. Kodi burim që është +burim i hapur <a href="/philosophy/free-open-overlap.html">është, thuajse +përherë, i lirë</a>. Megjithatë, ideja e një <a +href="https://opendefinition.org/ossd/">shërbimi “software-i me burim +të hapur”</a>, duke nënkuptuar një për të cilin software-i i +shërbyesit është me burim të hapur dhe/ose i lirë, dështon t’i japë zgjidhje +çështjes së SaaSS-it.</p> + +<p>Shërbimet janë në thelb të ndryshme nga programet, dhe çështjet etike që +shpërfaqin shërbimet janë në thelb të ndryshme nga çështjet që shpërfaqin +programet. Për të shmangur ngatërrimin, <a +href="/philosophy/network-services-arent-free-or-nonfree.html"> e shmangim +përshkrimin e një shërbimi si “të lirë” ose +“pronësor.”</a></p> + +<h3>Bërja e Dallimit Mes SaaSS-it dhe Shërbimeve të Tjera Rrjeti</h3> + +<p>Cilat shërbime internetore janë SaaSS? Shembulli më i qartë është një +shërbim përkthimi, i cili përkthen tekst (le të themi) Anglisht në tekst +Spanjisht. Përkthimi i një teksti për ju është një akt kompjuterik që ju +takon thjesht juve. Mund ta bënit duke xhiruar një program në kompjuterin +tuaj, vetëm të kishit programin e duhur. (Për të qenë etik, ky program do +të duhej të ishte i lirë.) Shërbimi i përkthimit e zëvendëson këtë program, +pra është një Shërbim si Zëvendësim Software-i, ose SaaSS. Ngaqë ju mohon +kontrollin mbi punimin tuaj në kompjuter, ju bën dëm.</p> + +<p>Një tjetër shembull është përdorimi i një shërbimi si Flickr apo Instagram +për të modifikuar një foto. Modifikimi i fotove është një veprimtari që +njerëzit kanë me dhjetëra vjet që e bëjnë në kompjuterat e tyre; bërja tani +në një shërbyes që nuk e kontrolloni, në vend se në kompjuterin tuaj, përbën +SaaSS.</p> + +<p>Të mos pranosh SaaSS nuk do të thotë të refuzosh të përdorësh çfarëdo +shërbyesi rrjeti të xhiruar nga kushdo tjetër veç jush. Shumica e +shërbyesve nuk janë SaaSS, ngaqë punët që bëjnë janë një lloj komunikimi, në +vend se përllogaritje në këmbë të përdoruesit.</p> + +<p>Ideja origjinale për shërbyesit web nuk qe të bënin përllogaritje për ju, qe +botimi i të dhënave për ju, që të mund t’i përdorni. Madje edhe sot, kjo +është ajo çka bëjnë shumica e sajteve, dhe nuk shtrohet problemi SaaSS, +ngaqë përdorimi i informacioneve të botuara të dikujt nuk përbën kryerje +përllogaritjesh në këmbë të tij. Dhe i tillë s’është as përdorimi i një +blogu për të botuar vepra tuajat, apo përdorimi i një shërbimi mikroblogimi +si Twitter ose StatusNet. (Këto shërbime mund të kenë ose jo probleme të +tjera, në varësi të hollësive që merren në shqyrtim.) E njëjta gjë vlen +edhe për komunikime të tjera që nuk janë konceptuar për të qenë private, +b.f. grupe fjalosjesh.</p> + +<p>Në thelbin e saj, lidhja përmes rrjetesh shoqërore është një formë botimi +dhe komunikimi, jo SaaSS. Sidoqoftë, një shërbim që përbërëse bazë ka +lidhjen mes një rrjeti shoqëror, mund të ketë veçori ose zgjerime që janë +SaaSS.</p> + +<p>Nëse një shërbim s’është SaaSS, kjo nuk do të thotë që kaq qe, jemi në +rregull. Ka çështje të tjera etike rreth shërbimeve. Për shembull, +Facebook-u përdor Flash për videot, çka i shtyn me zor përdoruesit të +përdorin software jo të lirë; lyp xhirim në kompjuterin tuaj kodi JavaScript +jo të lirë; dhe u jep përdoruesve një përshtypje të shtrembër privatësie, +ndërkohë që i josh ata t’i shfaqin Facebook-ut lakuriq jetën e tyre. Këto +janë probleme të rëndësishme, të ndryshme nga problemi SaaSS. +</p> + +<p>Shërbime të tillë si motorët e kërkimeve grumbullojnë të dhëna nga anembanë +web-i dhe ju lejojnë t’i merrni në shqyrtim. Këqyrja e koleksioneve të tyre +të të dhënave s’është e njëjtë me përllogaritje që do të bënit ju, në +kuptimin e rëndomtë të fjalës — atë koleksion nuk e furnizuat ju +— ndaj përdorimi i atij shërbimi për të bërë kërkime në internet nuk +është SaaSS. Por, përdorimi i shërbyesit të dikujt tjetër për të sendërtuar +funksione kërkimi për sajtin tuaj <em>është</em> SaaSS.</p> + +<p>Blerjet internetore nuk përbëjnë SaaSS, ngaqë përllogaritjet nuk janë +veprimtari e <em>juaja</em>; ato kryhen në bashkëpunim me ju dhe për ju, nga +ju dhe dyqani. Problemi i vërtetë me blerjet internetore është t’ua besoni +apo jo palëve të tjera paratë tuaja dhe të tjera të dhëna personale (duke +filluar me emrin tuaj).</p> + +<p>Sajte depozitimesh, të tillë si Savannah dhe SourceForge nuk janë nga natyra +SaaSS, ngaqë puna e një depoje është botimi i të dhënave që i furnizohen.</p> + +<p>Përdorimi i shërbyesve të një projekti të përbashkët s’është SaaSS, ngaqë +përllogaritjet që bëhen në këtë mënyrë, s’ju përkasin juve. Për shembull, +nëse përpunoni faqe në Wikipedia, nuk bëni përllogaritje tuajat; në vend të +kësaj, po bashkëpunoni në përllogaritje të Wikipedia-s. Wikipedia ka +kontrollin e shërbyesve të vet, por entet, dhe po ashtu edhe personat +individualë, problemin e SaaSS-it e hasin nëse kryejnë në shërbyesin e +dikujt atë që mund ta bënin në kompjuterin e tyre.</p> + +<p>Disa sajte ofrojnë shumë shërbime njëherësh, dhe nëse njëri s’është SaaSS, +tjetri mund të jetë. Për shembull, shërbimi kryesor i Facebook-ut +përfaqëson lidhjet përmes një rrjeti shoqëror, dhe kjo nuk është SaaSS; +megjithatë ai mbulon aplikacione nga palë të treta, disa prej të cilave +përbëjnë SaaSS. Shërbimi kryesor që bën Flickr's është shpërndarja e +fotove, që nuk përbën SaaSS, por ai ka edhe veçori për përpunim fotosh, çka +është SaaSS. Po njësoj, përdorimi i Instagramit për postimin e një fotoje, +nuk përbën SaaSS, por përdorimi i tij për të transformuar foton është SaaSS.</p> + +<p>Google Docs tregon se sa i ndërlikuar mund të bëhet vlerësimi i një shërbimi +të caktuar. Në të, njerëzit ftohen të përpunojnë një dokument përmes +xhirimit të një <a href="/philosophy/javascript-trap.html">programi jo të +lirë JavaScript</a>, të madh, haptazi gabim. Megjithatë, ai ofron një API +për ngarkim dhe shkarkim dokumentesh në formate standard. Një përpunues +tekstesh që është software i lirë mund ta bëjë këtë përmes kësaj API. Ky +skenar nuk përbën SaaSS, ngaqë e përdor Google Docs thjesht si një depo të +rëndomtë. Shfaqja e krejt të dhënave tuaja një kompanie është e dëmshme, +por kjo hyn te privatësia, jo te SaaSS; të qenët i varur nga një shërbim për +të hyrë në të dhënat personale është i dëmshëm, por këtu bëhet fjalë për +rreziqe, jo për SaaSS. Nga ana tjetër, përdorimi i shërbimit për shndërrim +formatesh dokumentesh <em>është</em> SaaSS, ngaqë është diçka që do të mund +ta bënit duke xhiruar një program të përshtatshëm (të lirë, shpresohet) në +kompjuterin tuaj.</p> + +<p>Përdorimi i Google Docs përmes një përpunuesi të lirë është i rrallë, +sigurisht. Në shumicën e rasteve, njerëzit e përdorin përmes programit +JavaScript jo të lirë, që është i dëmshëm si cilido program jo i lirë. Ky +skenar mund të evoluojë drejt SaaSS-i, gjithashtu; kjo varet se cila pjesë e +përpunimit kryhet në programin JavaScript dhe cila pjesë në shërbyes. Nuk e +dimë, por ngaqë SaaSS-i dhe software-i pronësor i bëjnë dëm të ngjashëm +përdoruesit, s’është kyçe ta dimë.</p> + +<p>Botimi i diçkaje përmes depos së dikujt tjetër nuk sjell në lojë probleme +privatësie, por botimi përmes Google Docs ka një problem special: është e +pamundur madje të <em>shihet teksti</em> i një dokumenti Google Docs në një +shfletues pa xhiruar kod JavaScript jo të lirë. Ndaj, s’duhet të përdorni +Google Docs për të botuar gjë — por arsyeja nuk hyn te SaaSS-i.</p> + +<p>Industria TI i shkurajon përdoruesit të bëjnë këto dallime. Për këtë +shërben fjala në modë “cloud computing”. Ky term është kaq +nebuloz sa që mund t’i referohet thuajse çfarëdo përdorimi të Internetit. +Përfshin SaaSS, si dhe mjaft praktika të tjera përdorimi të rrjeteve. Në +çfarëdo konteksti të dhënë, gjasat janë që, një autor që shkruan +“cloud” (në qoftë person teknik), të ketë në mendje një +domethënie specifike, por zakonisht nuk shpjegon që në artikuj të tjetër +termi ka domethënie të tjera specifike. Termi i shpie njerëzit të bëjnë +përgjithësime mbi praktika të cilat do të duhej t’i shqyrtonin tek e tek.</p> + +<p>Nëse “cloud computing” ka një kuptim, ky nuk është ndonjë mënyrë +e kryerjes së përllogaritjeve, por një rrugë të menduari rreth +përllogaritjeve: një trajtim moskokëçarës që thotë, “Mos pyet. Mos u +bëj merak se kush i kontrollon përllogaritjet tuaja ose kush i mban të +dhënat tuaja. Mos kontrollo për karrem të fshehur brenda shërbimit tonë, +përpara se ta përtypni. Besojuni pa ngurrim kompanive.” Me fjalë të +tjera, “Jini leshko.” Mjegulla në mendje është pengesë për të +menduarit e qartë. Për hir të të menduarit të qartë rreth përllogaritjeve, +le ta shmangim termin “cloud.”</p> + +<h3 id="renting">Marrja Me Qera e një Shërbyesi Që Ndryshon Nga SaaSS-i</h3> + +<p>Nëse merrni me qira një shërbyes (real apo virtual), mbi ngarkesën software +të të cilit keni kontrollin, këtu nuk kemi SaaSS. Në SaaSS, dikush tjetër +vendos se çfarë software-i xhiron në shërbyes dhe prandaj kontrollon +përllogaritjet që ai bën për ju. Në rastin kur instaloni software në +shërbyes, se ç’përllogaritje bën ky për ju, e kontrolloni ju. Ndaj, +shërbyesi i marrë me qira është në fakt kompjuter i juaji. Për këtë +çështje, merret si i juaji.</p> + +<p>Të <em>dhënat</em> në shërbyes të largët të marrë me qira janë më pak të +sigurta se sa po ta kishit shërbyesin në shtëpi, por kjo është një çështje +më vete nga SaaSS.</p> + +<p>Kjo lloj dhënie me qira e shërbyesit quhet ndonjëherë “IaaS”, por ky term +hyn në një strukturë konceptuale që i minimizon problemet të cilat i +konsiderojmë të rëndësishme.</p> + +<h3>Trajtimi i Problemit SaaSS</h3> + +<p>Vetëm një pjesë e vogël e krejt sajteve realizojnë SaaSS; për shumicën nuk +shtrohet problemi. Por ç’duhet të bëjmë me ata për të cilët shtrohet?</p> + +<p>Për rastin e thjeshtë, kur bëni përllogaritje mbi të dhëna që i keni vetë në +dorë, zgjidhja është e thjeshtë: përdorni kopjen tuaj të një aplikacioni +software të lirë. Bëni përpunim tekstesh me kopjen tuaj të një përpunuesi +të lirë tekstesh, të tillë si GNU Emacs ose një fjalëpërpunues i lirë. Bëni +përpunim fotosh tuajat me kopjen tuaj të një software të lirë, të tillë si +GIMP. Po kur nuk ka program të lirë? Një program pronësor ose SaaSS-i do +t’ju hiqte lirinë, ndaj s’duhet t’i përdorni. Mund të kontribuoni me kohë +ose me para që të zhvillohet një zëvendësim i lirë i tij.</p> + +<p>Po për bashkëpunim me individë të tjerë si një grup? Hëpërhë mund të jetë e +zorshme të bëhet kjo pa përdorur një shërbyes, dhe grupi juaj mund të mos +dijë si të xhirojë shërbyesin e vet. Nëse përdorni shërbyesin e dikujt +tjetër, të paktën mos i besoni një shërbyesi të xhiruar nga një kompani. +Një kontratë e thjeshtë klienti nuk është mbrojtje, veç nëse mund të kapni +një shkelje dhe vërtet mundeni të paditni, dhe gjasat janë që kompania e +shkruan kontratën për të lejuar një gamë të gjerë abuzimesh. Shteti, nën +kërcënimin e ndjekjes ligjore, mund t’i kërkojë kompanisë të dhënat tuaja +dhe të kujtdo tjetër, ashtu siç ka bërë Obama me kompani telefonike, duke +hamendësuar që kompania nuk e bën këtë vullnetarisht, ashtu si kompanitë +telefonike të ShBA-ve që përgjuan ilegalisht klientët e tyre për Bush-in. +Nëse duhet të përdorni një shërbyes, përdorni një shërbyes operatori i të +cilit ju jep një bazë besueshmërie tej marrëdhënies së thjeshtë komerciale.</p> + +<p>Sidoqoftë, në shtrirje më të gjatë kohore, mund të krijojmë alternativa ndaj +përdorimit të shërbyesve. Për shembull, mund të krijojmë një program +<em>peer-to-peer</em> përmes të cilit bashkëpunëtorët të mund të shkëmbejnë +të dhëna të fshehtëzuara. Bashkësia e software-it të lirë duhet të +zhvillojë zëvendësime <em>peer-to-peer</em> për “aplikacione +web” të rëndësishme. Hedhja e tyre në qarkullim nën licencën <a +href="/licenses/why-affero-gpl.html"> GNU Affero GPL</a> mund të ishte +veprim i mençur, ngaqë do të ishin kandidatë për shndërrim nga dikush tjetër +në programe me bazë shërbyes. <a href="/">Projekti GNU</a> kërkon +vullnetarë për të punuar për zëvendësime të tilla. Ne i ftojmë edhe +projektet e tjera të software-it të lirë ta shohin këtë problem në +strukturat e tyre.</p> + +<p>Ndërkohë, nëse një kompani ju fton të përdorni shërbyesit e saj për të kryer +punë tuajat me përllogaritje, mos u dorëzoni; mos përdorni SaaSS. Mos blini +apo instaloni “thin clients”, që janë thjesht kompjutera kaq të +dobët sa ju bëjnë të kryeni punën tuaj reale në një shërbyes, veç në i +përdorshi me shërbyesin <em>tuaj</em>. Përdorni një kompjuter tuajin dhe +mbajini të dhënat tuaja aty. Kryejeni punën me kopjen tuaj të një programi +të lirë, për hir të lirisë.</p> + +<h3>Shihni edhe:</h3> +<p><a href="/philosophy/bug-nobody-allowed-to-understand.html">E meta të Cilën +Askush S’është Lejuar Ta Kuptojë</a>.</p> + +<div class="translators-notes"> + +<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't have notes.--> + </div> +</div> + +<!-- for id="content", starts in the include above --> +<!--#include virtual="/server/footer.sq.html" --> +<div id="footer"> +<div class="unprintable"> + +<p>Ju lutemi, pyetjet dhe kërkesat e përgjithshme rreth FSF-së & GNU-së +dërgojini te <a href="mailto:gnu@gnu.org"><gnu@gnu.org></a>. Ka +gjithashtu <a href="/contact/">mënyra të tjera për t’u lidhur me</a> +FSF-në. Njoftimet për lidhje të dëmtuara dhe ndreqje apo këshilla të tjera +mund të dërgohen te <a +href="mailto:webmasters@gnu.org"><webmasters@gnu.org></a>.</p> + +<p> +<!-- TRANSLATORS: Ignore the original text in this paragraph, + replace it with the translation of these two: + + We work hard and do our best to provide accurate, good quality + translations. However, we are not exempt from imperfection. + Please send your comments and general suggestions in this regard + to <a href="mailto:web-translators@gnu.org"> + + <web-translators@gnu.org></a>.</p> + + <p>For information on coordinating and submitting translations of + our web pages, see <a + href="/server/standards/README.translations.html">Translations + README</a>. --> +Përpiqemi fort dhe bëjmë sa mundemi për të ofruar përkthime me cilësi të +mirë dhe të përpikta. Megjithatë, nuk jemi të përjashtuar nga +papërsosmëritë. Ju lutemi, komentet dhe këshillat e përgjithshme lidhur me +këtë dërgojini te <a +href="mailto:web-translators@gnu.org"><web-translators@gnu.org></a>.</p><p>Për +të dhëna mbi bashkërendimin dhe parashtrimin e përkthimeve të faqeve tona +web, shihni <a href="/server/standards/README.translations.html">README për +përkthimet</a>.</p> +</div> + +<!-- Regarding copyright, in general, standalone pages (as opposed to + files generated as part of manuals) on the GNU web server should + be under CC BY-ND 4.0. Please do NOT change or remove this + without talking with the webmasters or licensing team first. + Please make sure the copyright date is consistent with the + document. For web pages, it is ok to list just the latest year the + document was modified, or published. + + If you wish to list earlier years, that is ok too. + Either "2001, 2002, 2003" or "2001-2003" are ok for specifying + years, as long as each year in the range is in fact a copyrightable + year, i.e., a year in which the document was published (including + being publicly visible on the web or in a revision control system). + + There is more detail about copyright years in the GNU Maintainers + Information document, www.gnu.org/prep/maintain. --> +<p>Të drejta kopjimi © 2010, 2013, 2015, 2016, 2018 Richard Stallman</p> + +<p>Kjo faqe mund të përdoret sipas një licence <a rel="license" +href="http://creativecommons.org/licenses/by-nd/4.0/">Creative Commons +Attribution-NoDerivatives 4.0 International License</a>.</p> + +<!--#include virtual="/server/bottom-notes.sq.html" --> +<div class="translators-credits"> + +<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't want credits.--> + </div> + +<p class="unprintable"><!-- timestamp start --> +U përditësua më: + +$Date: 2018/12/15 14:46:30 $ + +<!-- timestamp end --> +</p> +</div> +</div> +<!-- for class="inner", starts in the banner include --> +</body> +</html> |