From 1ae0306a3cf2ea27f60b2d205789994d260c2cce Mon Sep 17 00:00:00 2001 From: Christian Grothoff Date: Sun, 11 Oct 2020 13:29:45 +0200 Subject: add i18n FSFS --- .../articles/sq/15-years-of-free-software.html | 167 ++ talermerchantdemos/blog/articles/sq/about-gnu.html | 157 ++ .../blog/articles/sq/amazon-nat.html | 128 ++ .../blog/articles/sq/amazon-rms-tim.html | 155 ++ .../blog/articles/sq/basic-freedoms.html | 141 ++ .../blog/articles/sq/byte-interview.html | 561 +++++++ talermerchantdemos/blog/articles/sq/fire.html | 113 ++ .../sq/free-software-even-more-important.html | 400 +++++ talermerchantdemos/blog/articles/sq/free-sw.html | 714 +++++++++ .../blog/articles/sq/freedom-or-power.html | 194 +++ .../blog/articles/sq/fs-user-groups.html | 3 + .../blog/articles/sq/gnu-history.html | 210 +++ .../blog/articles/sq/gnu-linux-faq.html | 1684 ++++++++++++++++++++ .../articles/sq/gnu-users-never-heard-of-gnu.html | 145 ++ talermerchantdemos/blog/articles/sq/gnu.html | 213 +++ .../blog/articles/sq/initial-announcement.html | 318 ++++ .../blog/articles/sq/linux-and-gnu.html | 331 ++++ .../blog/articles/sq/loyal-computers.html | 250 +++ talermerchantdemos/blog/articles/sq/manifesto.html | 781 +++++++++ .../articles/sq/open-source-misses-the-point.html | 537 +++++++ .../blog/articles/sq/philosophy.html | 175 ++ talermerchantdemos/blog/articles/sq/rms-lisp.html | 590 +++++++ .../articles/sq/surveillance-vs-democracy.html | 674 ++++++++ .../blog/articles/sq/thegnuproject.html | 1108 +++++++++++++ .../sq/who-does-that-server-really-serve.html | 504 ++++++ .../blog/articles/sq/why-gnu-linux.html | 284 ++++ .../blog/articles/sq/words-to-avoid.html | 1503 +++++++++++++++++ 27 files changed, 12040 insertions(+) create mode 100644 talermerchantdemos/blog/articles/sq/15-years-of-free-software.html create mode 100644 talermerchantdemos/blog/articles/sq/about-gnu.html create mode 100644 talermerchantdemos/blog/articles/sq/amazon-nat.html create mode 100644 talermerchantdemos/blog/articles/sq/amazon-rms-tim.html create mode 100644 talermerchantdemos/blog/articles/sq/basic-freedoms.html create mode 100644 talermerchantdemos/blog/articles/sq/byte-interview.html create mode 100644 talermerchantdemos/blog/articles/sq/fire.html create mode 100644 talermerchantdemos/blog/articles/sq/free-software-even-more-important.html create mode 100644 talermerchantdemos/blog/articles/sq/free-sw.html create mode 100644 talermerchantdemos/blog/articles/sq/freedom-or-power.html create mode 100644 talermerchantdemos/blog/articles/sq/fs-user-groups.html create mode 100644 talermerchantdemos/blog/articles/sq/gnu-history.html create mode 100644 talermerchantdemos/blog/articles/sq/gnu-linux-faq.html create mode 100644 talermerchantdemos/blog/articles/sq/gnu-users-never-heard-of-gnu.html create mode 100644 talermerchantdemos/blog/articles/sq/gnu.html create mode 100644 talermerchantdemos/blog/articles/sq/initial-announcement.html create mode 100644 talermerchantdemos/blog/articles/sq/linux-and-gnu.html create mode 100644 talermerchantdemos/blog/articles/sq/loyal-computers.html create mode 100644 talermerchantdemos/blog/articles/sq/manifesto.html create mode 100644 talermerchantdemos/blog/articles/sq/open-source-misses-the-point.html create mode 100644 talermerchantdemos/blog/articles/sq/philosophy.html create mode 100644 talermerchantdemos/blog/articles/sq/rms-lisp.html create mode 100644 talermerchantdemos/blog/articles/sq/surveillance-vs-democracy.html create mode 100644 talermerchantdemos/blog/articles/sq/thegnuproject.html create mode 100644 talermerchantdemos/blog/articles/sq/who-does-that-server-really-serve.html create mode 100644 talermerchantdemos/blog/articles/sq/why-gnu-linux.html create mode 100644 talermerchantdemos/blog/articles/sq/words-to-avoid.html (limited to 'talermerchantdemos/blog/articles/sq') diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/15-years-of-free-software.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/15-years-of-free-software.html new file mode 100644 index 0000000..efc649c --- /dev/null +++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/15-years-of-free-software.html @@ -0,0 +1,167 @@ + + + + + + +15 Vjet Software të Lirë - - Projekti GNU - Free Software Foundation + + + + + +

15 Vjet Software të Lirë

+ +

+ nga Richard M. Stallman +

+ +

+ U mbushën 15 vjet që nga fillimi i Lëvizjes për Software të Lirë dhe +Projektit GNU. Kemi bërë goxha udhë. +

+ +

+ Më 1984 qe e pamundur të përdorej një kompjuter modern pa u dashur të +instalohej një sistem operativ pronësor, të cilin duhej ta merrnit sipas një +lejeje shtrënguese. Askujt nuk i lejohej të ndante lirisht software me të +tjerë përdorues kompjuteri, dhe zor se ndokush mund të ndryshonte software-e +për t’ua përshtatur nevojave të tij vetjake. Pronarët e software-it patën +ngritur mure për të na ndarë nga njëri tjetri. +

+ +

+ Projekti GNU u themelua për ta ndryshuar krejt këtë. Synimi i parë i tij: të +zhvillohej një sistem operativ, i ngjashëm me Unix-in, që do të ishte +software i lirë 100%. Jo 95% i lirë, jo 99.5%, por 100%—që kështu +përdoruesit të ishin të lirë ta rishpërndanin krejt sistemin, të lirë ta +ndryshonin dhe të kontribuonin në çdo pjesë të tij. Emri i sistemit, GNU, +është një shkurtim ripërsëritës që do të thotë “GNU's Not +Unix”—një mënyrë për t’u dhënë hakën ideve teknike të Unix-it, +teksa në të njëjtën kohë nënvizohet që GNU-ja është diçka +tjetër. Teknikisht, GNU-ja ngjan me Unix-in. Por ndryshe nga Unix, GNU-ja u +jep përdoruesve të vet lirinë. +

+ +

+ U deshën shumë vjet punë, nga qindra programues, që të zhvillohej ky sistem +operativ. Disa janë paguar nga Free Software Foundation dhe nga shoqëri +software-i të lirë; shumica qenë vullnetarë. Ca pak prej tyre u bënë të +famshëm; shumica njihen kryesisht brenda rretheve të zanatit të tyre, nga +"hacker"-a të tjerë merren me kodin e tyre. Të tërë tok kanë dhënë ndihmesë +në çlirimin e potencialit të rrjetit të kompjuterave për krejt njerëzimin. +

+ +

+ Më 1991, përbërësi i fundit i thelbësor i një sistemi të ngjashëm me Unix-in +u ndërtua: Linux, kerneli i lirë i shkruar nga Linus Torvalds. Sot, +ndërthurja e GNU-së me Linux-in përdoret nga miliona vetë anembanë botës, +dhe popullariteti i tij po rritet. Këtë muaj, njoftuam hedhjen në qarkullim +të GNOME 1.0, +desktopi grafik i GNU-së, që shpresojmë se do ta bëjë sistemin GNU/Linux po +aq të lehtë për t’u përdorur, sa cilido sistem operativ tjetër. +

+ +

+ Por liria jonë nuk është e siguruar përgjithmonë. Bota nuk rri në vend, dhe +nuk e flemë dot mendjen se do të jemi të lirë këtu e pas pesë vjetësh, +thjesht meqë jemi të tillë sot. Software-i i lirë përballet me sfida dhe +rreziqe të vështira. Lypsen përpjekje të vendosura për të ruajtur lirinë +tonë, ashtu siç u deshën për të fituar së pari lirinë. Ndërkohë, sistemi +operativ sapo ka hedhur shtat—tani na duhet të shtojmë aplikacione të +lira që të mbulojnë krejt punët që duan të kryejnë përdoruesit. +

+ +

+ Në artikujt të ardhshëm, do të shkruaj rreth sfidash specifike që duhet të +përballojë bashkësia e software-it të lirë, dhe të tjera çështje që prekin +lirinë e përdoruesve të kompjuterave, si dhe zhvillimet që lidhen me +sistemin operativ GNU/Linux. +

+ +
+ + +
+ + + + + + + + diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/about-gnu.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/about-gnu.html new file mode 100644 index 0000000..00703e8 --- /dev/null +++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/about-gnu.html @@ -0,0 +1,157 @@ + + + + + + +Rreth Sistemit Operativ GNU - Projekti GNU - Free Software Foundation + + + +

Rreth Sistemit Operativ GNU

+ +
+

Emri “GNU” është një akronim ripërsëritës për “GNU's Not +Unix!”; shqiptohet si një rrokje me +një g të dëgjueshme.

+
+ +

[Të tjerë artikuj historikë dhe të përgjithshëm mbi +GNU-në.]

+ +

GNU-ja u nis nga Richard Stallman (rms) më 1983, si një sistem operativ që +do të krijohej nga njerëz që do të punonin tok me synimin që tërë +përdoruesit e kompjuterit të ishin të lirë të kontrollonin kompjuterin e +tyre. Deri sot rms mbetet ende Chief GNUisance.

+ +

Synimi fillestar dhe i vazhdueshëm i GNU-së mbetet ofrimi i një sistemi të +përputhshëm me Unix-in, i cili do të ishte 100% software i lirë. Jo 95% i lirë, jo +99.5%, 100%. Emri i sistemit, GNU, është një akronim rekursiv që do të thotë +GNU-ja Nuk është Unix—një mënyrë për t’i dhënë hakën frymëzimit nga +idetë teknike të Unix-it, teksa në të njëjtën kohë pohohet që GNU-ja është +diçka tjetër. Teknikisht, GNU-ja ngjan me Unix-in. Por ndryshe nga Unix-i, +GNU-ja u jep liri përdoruesve të vet.

+ +

Sot ka të passhme shpërndarje sistemi +krejtësisht të lirë (“distro”) që e plotësojnë këtë synim, +me shumë prej tyre që përdorin kernelin +Linux-libre (marrëdhëniet mes GNU-së +dhe kernelit Linux përshkruhen më në hollësi diku tjetër). Paketat GNU janë hartuar që të punojnë +tok, për të pasur një sistem GNU funksional. Më vonë u pa që ato shërbejnë +gjithashtu si baza kryesore e përbashkët për shumë shpërndarje, ndaj +kontributi te paketat GNU ndihmon bashkësinë e software-it të lirë në +përgjithësi. Kuptohet që puna për GNU-në është e pandërprerë, me synim +krijimin e një sistemi që u jep përdoruesve lirinë më të madhe në +kompjuter. Paketat GNU përfshijnë aplikacione përdoruesi, programe të +dobishme, mjete, librari, madje dhe lojëra—krejt programet që një +sistem operativ mund t’u ofrojë përdoruesve të vet. Mirëpresim paketa të reja.

+ +

Për ta bërë GNU-në atë sukses që përfaqëson sot, kanë punuar me mijëra vetë, +dhe ka plot rrugë për të kontribuar, si +teknike, ashtu edhe joteknike. Zhvilluesit e GNU-së takohen herë pas here +gjatë GNU Hackers Meetings, ndonjëherë edhe si +pjesë e konferencave të një bashkësie më të gjerë të software-it të lirë, +asaj LibrePlanet.

+ +

GNU-ja është përkrahur në rrugë të ndryshme nga Free Software Foundation, organizëm +jofitimprurës edhe ky i themeluar nga RMS për mbrojtjen e idealeve të +software-it të lirë. Mes të tjerash, FSF-ja pranon dhënie të drejtash +kopjimi dhe klauzola rreth tyre, ndaj mund të përfaqësojë programe GNU në +çështje gjyqësore. (Për të qenë të qartë, dhënia e një programi te GNU-ja +nuk lyp transferim te FSF-ja të të drejtave të kopjimit. Nëse i +jepni të drejtat e kopjimit, FSF-ja do të zbatojë GPL-në për programin, nëse +dikush e shkel atë; nëse i ruani vetë të drejtat e kopjimit, zbatimi ju +mbetet juve.)

+ +

Synimi përfundimtar është të ofrohet software i lirë që të mund të kryejë +tërë gjërat që duan të bëjnë përdoruesit me kompjuterin—dhe për ta +bërë kështu software-in pronësor kujtim të të shkuarës.

+ +
+ + +
+ + + + + + + + + diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/amazon-nat.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/amazon-nat.html new file mode 100644 index 0000000..a9d004d --- /dev/null +++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/amazon-nat.html @@ -0,0 +1,128 @@ + + + + + + +Letra e Amazon-ës nga Nati - Projekti GNU - Free Software Foundation + + + +

Letra për Amazon-ën nga Nat-i

+ +

Kjo është një letër prej Nat Friedman-it lidhur me Bojkotimin e Amazon-ës. +Ju lutemi, lexoni më tepër rreth këtij +bojkoti dhe na përkrahni duke vendosur një lidhje prej faqes suaj +hyrëse!

+ +
+Datë: E martë, 23 Dhjetor 1999 17:26:30 -0500 (EST)
+Nga: Nat Friedman <nat@nat.org>
+Për: Richard Stallman <rms@gnu.org>
+Subjekt: Sukses i Bojkotit të Amazon-ës!
+Content-Type: text/plain; charset=us-ascii
+Content-Length: 658
+
+Tungjatjeta Riçard,
+
+    Duket se përpjekjet tuaja për të krijuar rezistencë ndaj patentës
+qesharake të Amazon-ës mbi njëklikimin po japin frute!  Im atë është
+kambist aksionesh, dhe sot mbrëma më tregoi një lajm që i erdhi
+përmes shërbimit të brendshëm të shoqërisë, ku përshkruhej (goxha saktë)
+bojkoti dhe roli juaj në të.  Me sa duket, është shpërndarë gjerësisht
+për firmat e kambistëve të aksioneve, dhe AMZN, në lajmet e sotme
+ra me shtatë pikë (nuk kish arsye tjetër të dukshme
+për rënien).
+
+    Ndoshta tani që Amazon-a po e ndjen goditjen në xhep, do të bëjnë
+më tepër kujdes.
+
+    Përgëzime!  Vazhdoni kështu.
+
+Si përherë, urimet më të mira,
+Nat
+
+ +
+ + +
+ + + + + + + + diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/amazon-rms-tim.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/amazon-rms-tim.html new file mode 100644 index 0000000..e695751 --- /dev/null +++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/amazon-rms-tim.html @@ -0,0 +1,155 @@ + + + + + + +Letra rreth Amazon-ës për Tim O'Reilly-n nga RMS - Projekti GNU - Free +Software Foundation + + + +

Letër e RMS për Tim O'Reilly

+ +

+Ja një mesazh që Richard M. Stallman +i dërgoi Tim O'Reilly-it më 11 Mars, 2000, lidhur me një deklaratë të Jeff +Bezos, CEO i Amazon-ës, ku +bëhej thirrje që patentat e software-it të zgjasin thjesht 3 ose 5 vjet.

+ +

+Ju lutemi, lexoni më tepër rreth +bojkotit. +

+ +

+Ju lutemi, na përkrahni, po ashtu, duke krijuar një lidhje prej faqes suaj +apo site-e për te http://www.gnu.org/philosophy/amazon.html! +

+ +
+Ideja që patentat mbi software-e do të duhej të vlenin për 3 ose 5 vjet
+është propozuar këtu e një dekadë, si një kompromis që do të eliminonte
+shumicën e dëmit që patentat mbi software-in bëjnë sot.  Përkrahja e kësaj ideje
+prej Xhef Bezos është gjë e mirë, ngaqë mund të na shpjerë një hap më afër
+drejt aktivizimit të Kongresit.  Përgëzime për ndihmën në arritjen e kësaj.
+
+Por një ligj i tillë është ende larg, dhe ndërkohë, Amazon mban ende
+përgjegjësi për aktet e saj.
+
+Amazon-ën e zgjodhëm për bojkot, mes mijëra kompanish
+që zotërojnë patenta software-esh, ngaqë Amazon është nga të paktat
+që ka shkuar aq larg sa të padisë dikë.  Kjo i bën shembull përfaqësues.
+Shumica e mbajtësve të patentave thonë se patentat
+e software-it i kanë "për qëllime mbrojtjeje", për të ushtruar
+trysni të ngjashme në rast se kërcënohen me padi penale patentash.
+Ngaqë kjo është strategji reale për vetëmbrojtje, shumë prej këtyre
+zotëruesve të patentave mund ta kenë vërtet ashtu si thonë.
+Por kjo përligjje nuk vlen për Amazon-ën,
+sepse ata e filluan të parët.
+
+Letra e Bezos ripohon synimin e vazhdueshëm të Amazon-ës për t’u
+angazhuar në ndeshje të pakufizuar për patentat, kur thotë se vendimi
+se kur dhe ku do të sulmohet do të caktohet nga "arsye biznesi".  Do t’i
+bashkohesha me gjithë qejf Bezos në mbështetje të një projektligji për
+kufizimin e patentave nga 3 në 5 vjet, por besoj se duhet të vazhdojmë
+të kritikojmë dhe bojkotojmë Amazon-ën deri sa një miratohet një ligj
+i tillë--ose derisa Amazon-a të bëjë ndonjë ndryshim të përshtatshëm
+në sjelljen e saj që të përligjë një ndryshim në sjelljen tonë.
+
+Kjo nuk do të thotë që të këmbëngulim që Amazon-a duhet të shkojë
+deri në asgjësimin e patentave të veta.  Me patentat, arti i shkurajimit
+është një mbrojte e papërshtatshme kundër agresorësh të armatosur
+me patenta, por është e vetmja mbrojtje, ndaj nuk do t’i kërkoja Amazon-ës
+(ose cilitdo tjetër) të heqë dorë nga përdorimi i patentave për vetëmbrojtje
+ose për sigurinë kolektive.  Në vend të kësaj, Amazon-a dhe të tjerë zotërues
+patentash do të duhej të zotoheshin se heqin dorë nga përdorimi i patentave
+për agresion, dhe të bënin të tyren një politikë përdorimi jo-unë-i-pari.
+Nëse Amazona e bën këtë, në një rrugë të pakthyeshme dhe besëzanë,
+nuk do të kisha tjetër kritikë për Amazonën.
+
+ +
+ + +
+ + + + + + + + diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/basic-freedoms.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/basic-freedoms.html new file mode 100644 index 0000000..803701c --- /dev/null +++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/basic-freedoms.html @@ -0,0 +1,141 @@ + + + + + + +Liri Fjale, Shtypi dhe Shoqërimi në Internet - Projekti GNU - Free Software +Foundation (FSF) + + + +

Liria e Fjalës, Shtypit, dhe Shoqërimit në Internet

+ +

+ Free Software Foundation përkrah lirinë e fjalës, shtypit dhe shoqërimit në +Internet. Ju lutemi, shihni dhe: +

+ + + +
+ + +
+ + + + + + + + + diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/byte-interview.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/byte-interview.html new file mode 100644 index 0000000..4ce0d68 --- /dev/null +++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/byte-interview.html @@ -0,0 +1,561 @@ + + + + + + +Intervistë e BYTE-it me Richard Stallman-in - Projekti GNU - Free Software +Foundation + + + +

Intervistë e BYTE-it me Richard Stallman

+ +

Marrë nga David Betz dhe Jon Edwards

+ +

Richard Stallman flet me redaktorët e BYTE-it, për sistemin e tij të +software-it në përkatësi publike, të përputhshëm me Unix, (Korrik +1986)

+ +

Richard Stallman ka ndërmarrë ndoshta projektin më ambicioz në zhvillime +software-i të lirë deri më sot, sistemin GNU. Te Manifesti i tij i +GNU-së, botuar në numrin e Mars-it të 1985-s të Dr. Dobb's Journal, Stallman +e përshkroi GNU-në si një “sistem software-i të përputhshëm me +Unix, të cilin po e shkruaj që të mund t’ia jap lirisht kujtdo që mund ta +përdorë… Pasi GNU-ja të jetë shkruar, gjithkush do të jetë në gjendje të +ketë një sistem software-i lirisht, njësoj si ajrin.” (GNU është +shkurtim për GNU’s Not Unix; “G”-ja shqiptohet.)

+ +

Stallman njihet gjerësisht si autori i EMACS, një përpunues tekstesh i +fuqishëm, të cilin e hartoi në Laboratorin e Inteligjencës Artificiale në +MIT. Nuk është +rastësi që copa e parë e një software-i prodhuar si pjesë e +projektit GNU qe një sendërtim i ri i EMACS-it. GNU EMACS ka fituar tashmë +famën si një prej sendërtimeve më të mira të tanishme të passhme për EMACS, +në çfarëdo fashe çmimesh.

+ +

BYTE: Në numrin e Marsit, 1985, të Dr. Dobb's lexuam nga ju +Manifestin e GNU-së. Ç’ka ndodhur që prej atëherë? A qe ky fillimi vërtet, +dhe si keni ecur nga andej e tëhu?

+ +

Stallman: Botimi te Dr. Dobb's s’qe fillimi i +projektit. Manifestin e GNU-së e shkrojta kur po përgatitesha të nisja +projektin, si një ftesë për t’u kërkuar prodhuesve të kompjuterëve +financim. Ata nuk deshën të përfshiheshin dhe vendosa që më mirë se sa të +harxhoj kohë nga e imja, me përpjekje për sigurim fondesh, më takonte ta +harxhoja duke shkruar kod. Manifesti u botua rreth një vit e gjysmë pasi e +pata shkruar, kur sapo kisha filluar të shpërndaja GNU EMACS. Që prej +atëherë, veç plotësimit të mëtejshëm të GNU EMACS dhe aftësimit të tij të +xhirojë në më shumë lloje kompjuteri, thuajse kam përfunduar optimizimin e +përpiluesit C dhe krejt programet e tjera që nevojiten për xhirimin e +programeve në C. Kjo përfshin një diagnostikues në nivel burimi, i cili ka +mjaft veçori që të tjerë diagnostikues në nivel burimi për Unix nuk i +kanë. Për shembull, ka ndryshore të leverdishme brenda diagnostikuesit e +kështu mund të ruani vlera, dhe ka po ashtu historik të krejt vlerave që +keni dërguar në shtypës, duke e bërë tmerrësisht më të lehtë të gjurmohet +përreth strukturash listë.

+ +

BYTE: Keni përfunduar një përpunues që tani është +shpërndarë gjerësisht dhe jeni duke përfunduar një përpilues.

+ +

Stallman: Them se do të ketë përfunduar këtë Tetor.

+ +

BYTE: Po për kernelin?

+ +

Stallman: Tani kam në plan të filloj me kernelin që qe +shkruar në MIT dhe që iu dha publikut së fundi, me idenë se do ta +përdorja. Ky kernel quhet TRIX; bazohet në thirrje procedurash së +largëti. Më duhet ende t’i shtoj përputhshmërinë për një numër veçorish të +Unix-it, të cilat hëpërhë nuk i ka. S’kam filluar akoma të merrem me të. Po +përfundoj përpiluesin, përpara se të vazhdoj me kernelin. Do të më duhet +edhe të rishkruaj sistemin e kartelave. Synoj ta bëj të paprekshëm nga +dështimet, thjesht duke e bërë që të shkruajë blloqe në rendin e duhur, që +kështu struktura e diskut të jetë përherë konsistente. Mandej dua të shtoj +numra versioni. Kam një skemë të ndërlikuar për pajtimin e numrave të +versioneve me mënyrën se si e përdorin njerëzit Unix-in zakonisht. Duhet të +jeni në gjendje të specifikoni emra kartelash pa numra versionesh, por duhet +po ashtu të jeni në gjendje t’i përcaktoni ato me numra versioni +shprehimisht, dhe që të dyja duhet të funksionojnë me programet e zakonshëm +Unix, që s’janë ndryshuar ende në ndonjë mënyrë për të pasur parasysh +ekzistencën e kësaj veçorie. Mendoj se e kam një skemë për ta bërë këtë gjë, +dhe vetëm prova do të më tregojë se a e përmbush vërtet qëllimin.

+ +

BYTE: A keni një përshkrim që mund të na e jepnit rreth se +si GNU, si sistem, ka për të qenë sipëror ndaj sistemeve të tjerë? Dimë që +një nga objektivat tuaj është të prodhoni diçka që është e përputhshme me +Unix-in. Por të paktën në fushën e sistemeve të kartelave keni thënë tashmë +se do të shkoni tej Unix-it dhe do të prodhoni diçka që është më e mirë.

+ +

Stallman: Përpiluesi C do të prodhojë kod më të mirë e që +xhiron më shpejt. Diagnostikuesi është më i mirë. Për secilën copë, mund të +gjej ose jo një mënyrë për ta përmirësuar. Por nuk ka përgjigje për këtë +pyetje. Deri diku po përfitoj nga shansi që jep risendërtimi, çka i bën +shumë sisteme më të mirë. Deri diku kjo vjen ngaqë kam qenë i fushës për një +kohë të gjatë dhe kam punuar në mjaft sisteme të tjerë. Kështu që kam plot +ide për të shtuar. Një drejtim në të cilin do të jetë më i mirë është fakti +që, praktikisht, çdo gjë në sistem do të punojë mbi kartela të çfarëdo +madhësie, rreshta të çfarëdo madhësie, me çfarëdo shenjash që përmbajnë +këta. Sistemi Unix është mjaft dobët në këtë drejtim. Parimi i krijimit të +software-it, sipas të cilit nuk ka pse të ketë kufij arbitrarë për +mundësitë tuaja, nuk është i ri. Por qe thjesht praktika standarde në +shkrimin e Unix-it që vendosi të tillë gjithë kohës, mundet thjesht ngaqë +shkruanin për kompjuterë shumë të vegjël. Kufiri i vetëm në sistemin GNU +është kur programi juaj ka konsumuar krejt kujtesën, ngaqë provoi të punojë +mbi më shumë të dhëna se sa mundej, dhe nuk ka vend për t’i mbajtur të tëra.

+ +

BYTE: Dhe kjo ka pak gjasa të ndodhë, po qe se keni kujtesë +virtuale. Thjesht zgjidhja mund të vonojë pambarim.

+ +

Stallman: Në fakt këto kufizime priren të ndikojnë në një +kohë shumë më herët se sa zgjidhja të mund të vonojë pambarim.

+ +

BYTE: A mund të thoni diçka mbi llojet e makinave dhe +mjediset për të cilat GNU EMACS është përshtatur të xhirojë veçanërisht? +Tani ai xhiron në VAX-e; a ka migruar në ndonjë formë te kompjuterat +personalë?

+ +

Stallman: Nuk jam i sigurt se çfarë kuptoni me kompjutera +personalë. Për shembull, një Sun a është kompjuter personal? GNU EMACS lyp +të paktën një megabajt kujtesë në dispozicion, mundësisht edhe më +tepër. Përdoret normalisht në makina që kanë kujtesë virtuale. Hiq rastet +për disa probleme teknike në pak përpilues C, thuajse çfarëdo makine me +kujtesë virtuale dhe që xhiron një version deri diku të ri të Unix-it do ta +xhirojë GNU EMACS, dhe shumica e tyre vërtet e xhirojnë.

+ +

BYTE: Ka provuar ndokush t’i kalojë në Atari apo në +Macintosh-a?

+ +

Stallman: Atari 1040ST ende s’ka kujtesë të +mjaftueshme. Makina e ardhshme Atari, them, do ta xhirojë. Po ashtu, mendoj +se Atari-t e ardhshëm do të kenë ndonjë formë projektimi kujtese. Sigurisht, +nuk po e hartoj software-in që të xhirojë në llojet e kompjuterave +që janë mbizotërues sot. E dija, që kur e fillova këtë projekt, se do të më +merrte ca vite. Ndaj vendosa që të mos e bëja më keq një sistem, duke u +ndeshur me sfidën e të bërit të xhirojë në mjediset e sotme të kufizuara. Në +vend të kësaj, do ta shkruaj në mënyrën që duket më e natyrshmja dhe më e +mira. Kam besim se edhe nja dy vite dhe makinat me madhësi të mjaftueshme +kujtese do të jenë mbizotërueset. Në fakt, rritja e madhësisë së kujtesës po +ndodh kaq shpejt, sa që më lë gojëhapur fakti se sa ngadalë po ecin shumica +e njerëzve me vendosjen e kujtesës virtuale. Mendoj se është krejtësisht +thelbësore.

+ +

BYTE: Mendoj se njerëzit nuk e shohin si vërtet të +nevojshme në makinat për një përdorues.

+ +

Stallman: Nuk kuptojnë që një përdorues nuk do të thotë një +program i vetëm. E qartë që për çfarëdo sistemi të ngjashëm me Unix është e +rëndësishme aftësia e xhirimit të shumë proceseve të ndryshme në të njëjtën +kohë, edhe pse për vetëm një nga ju. Mund ta xhironit GNU EMACS në një +makinë pa kujtesë virtuale me kujtesë të mjaftueshme, por nuk mund të +xhironi dhe aq mirë pjesën tjetër të sistemit GNU në një sistem Unix.

+ +

BYTE: Sa LISP është i pranishëm në GNU EMACS? Mu duk se +mund të jetë e dobishme të përdoret si një mjet për të mësuar LISP.

+ +

Stallman: Sigurisht që mund ta bëni këtë. GNU EMACS përmban +një sistem LISP të plotë, edhe pse jo shumë të fuqishëm. Është mjaft i +fuqishëm për shkrim urdhrash përpunuesi. Nuk krahasohet me, të themi, një +Common LISP System, diçka që do ta përdornit vërtet për programim sistemi, +por ka krejt gjërat që duhet të ketë LISP-i.

+ +

BYTE: A keni ndonjë parashikim se kur do të ishit në +gjendje të shpërndanit një mjedis që funksionon, në të cilin, kur ta +vendosnim në makinat apo stacionet tona të punës, të mund të bënim punë në +mënyrë të arsyeshme, pa përdorur gjë tjetër veç kodit që shpërndani?

+ +

Stallman: Është vërtet e zorshme të thuhet. Kjo mund të +ndodhte për një vit, po sigurisht mund të zgjaste më tepër. Mund edhe të +mendohej se mund të zgjaste më pak, por as kjo nuk është edhe aq e mundur +tanimë. Mendoj se do ta kem përpiluesin të përfunduar për një muaj a dy. E +vetmja pjesë pune tjetër e madhe që më duhet të bëj është tek +kerneli. Fillimisht parashikoja që GNU-ja do të merrte diçka si dy vjet, por +kaluan dy vjet e gjysmë dhe ende nuk kam mbaruar. Një pjesë e shkaqeve të +vonesës është fakti që shpenzova goxha kohë duke punuar për një përpilues që +doli se qe rrugë pa krye. M’u desh ta rishkruaj plotësisht. Një arsye tjetër +është që shpenzova kaq shumë kohë për GNU EMACS. Fillimisht mendova se nuk +kisha pse e bëja fare këtë.

+ +

BYTE: Na thoni diçka për skemën tuaj të shpërndarjes.

+ +

Stallman: Nuk i vendos software-in apo doracakët +për ta në përkatësi publike, dhe arsyeja për këtë është se dua që të +sigurohet që tërë përdoruesit do të jenë të lirë t’i shpërndajnë. Nuk dua +kënd të bëjë një version të përmirësuar të ndonjërit nga programet që kam +shkruar dhe ta shpërndajë si pronësor. Dua që kjo të mos jetë e mundur. Dua +të nxis përmirësimet e lira të këtyre programeve, dhe mënyra më e mirë për +ta bërë këtë është heqja e çfarëdo tundimi për një person për të bërë +përmirësime jo të lira. Po, pak prej tyre do të heqin dorë nga kryerja e +përmirësimeve, por shumë të tjerë do t’i bëjnë përmirësimet dhe do t’i bëjnë +të lira.

+ +

BYTE: Dhe ç’mund të na thoni për garantimin e kësaj?

+ +

Stallman: Këtë e bëj duke i vendosur programet nën të +drejta kopjimi dhe duke shtuar një shënim me të cilin u jepet njerëzve +shprehimisht leja të kopjojnë programet dhe t’i ndryshojnë ato, por vetëm me +kusht që t’i shpërndajnë po sipas të njëjtave kushte që përdora, po qe se +vjen puna. Nuk e keni detyrim të shpërndani ndryshimet që i bëni ndonjërit +prej programeve të mia—mund t’i bëni thjesht për veten, dhe nuk e keni +detyrim t’ua jepni apo tregoni ndokujt. Por po ua dhatë ato dikujt tjetër, +duhet ta bëni sipas po atyre kushteve që unë përdor.

+ +

BYTE: Përfitoni ndonjë të drejtë mbi kod të ekzekutueshëm +të rrjedhur nga përpiluesi C?

+ +

Stallman: Ligji i të drejtave të kopjimit nuk më jep të +drejta kopjimi mbi frytet e marra prej përpiluesit, pra nuk më jep ndonjë +rrugë që të më lejojë të them diçka mbi këtë, dhe në fakt as që +përpiqem. Nuk kam simpati për njerëz që zhvillojnë produkte pronësore, me +çfarëdo përpiluesi qoftë, por nuk duket kushedi e dobishme të provohet të +pengohen këta prej zhvillimit me këtë përpilues, ndaj nuk kam për ta bërë.

+ +

BYTE: A gjejnë zbatim kufizimet tuaja mbi persona që marrin +një copë kodi për të prodhuar gjëra të tjera?

+ +

Stallman: Po, nëse trupëzojnë të ndryshuar çfarëdo cope të +cilës mund t’i matet madhësia. Po qe se bëhet fjalë për dy rreshta kod, për +kaq është e kotë; të drejtat e kopjimit nuk zbatohen mbi këtë rast. Në +thelb, këto kushte i kam zgjedhur që së pari të ketë të drejta kopjimi, që +janë krejt ajo çka përdorin grumbulluesit e software-it për të +penguar këdo të bëjë çfarëdo gjëje, e mandej shtoj një shënim që jep një +pjesë të këtyre të drejtave. Pra, kushtet merren vetëm me gjëra për të cilat +zbatohen të drejtat e kopjimit. Nuk besoj se arsyeja pse do të duhej t’u +bindeshim këtyre kushteve është për shkak të ligjit. Arsyeja pse duhet t’u +bindeni është se një person i ndershëm kur shpërndan një software +nxit të tjerë persona ta ndajnë me të tjerët edhe më tej.

+ +

BYTE: Në një farë kuptimi, ju i nxisni njerëzit drejt kësaj +mënyre të menduari duke u ofruar tërë këto mjete interesante, që mund t’i +përdorin, por vetëm nëse pajtohen me filozofinë tuaj.

+ +

Stallman: Po. Mund edhe ta shihni si përdorim të sistemit +ligjor që kanë grumbulluesit e software-it, të rregulluar kundër +tyre. Unë po e përdor për të mbrojtur publikun prej tyre.

+ +

BYTE: Duke parë se prodhuesit nuk kanë dashur ta financojnë +projektin, cilët mendoni se do ta përdorin sistemin GNU kur të jetë +përfunduar?

+ +

Stallman: Nuk ia kam idenë, por nuk është pyetje me +rëndësi. Qëllimi im është t’u bëj të mundur njerëzve mospranimin e +zinxhirëve që vijnë bashkë me software-in pronësor. E di që ka +njerëz që duan ta bëjnë këtë. Tani, mund të ketë të tjerë që nuk u prishet +puna, por unë nuk merrem me ta. Ndjej pak keqardhje për ta dhe për persona +që ndikohen prej tyre. Sot për sot, një person që i kap anët e papëlqyeshme +të kushteve të software-it pronësor e ndjen se ka ngecur dhe nuk ka +rrugëdalje tjetër, përveç të mos përdorë kompjuterin. E pra, do t’i jap një +alternativë të përshtatshme.

+ +

Persona të tjerë mund ta përdorin sistemin GNU thjesht sepse është +teknikisht sipëror. Për shembull, përpiluesi im C prodhon kod po aq të mirë +sa kam parë unë prej mjaft përpiluesish të tjerë. Dhe GNU EMACS +përgjithësisht shihet si shumë më sipëror se konkurrentët komercialë. Dhe +GNU EMACS nuk qe financuar nga dikush tjetër, por gjithkush po e +përdor. Ndaj mendoj se mjaft persona të tjerë do të përdorin pjesën tjetër +të sistemit GNU për shkak të përparësive të tij teknike. Por do ta bëja një +sistem GNU edhe sikur të mos dija se si ta bëja teknikisht më të mirë, sepse +dua ta jetë nga ana sociale më i mirë. Projekti GNU është vërtet një projekt +social. Përdor mjete teknike për të bërë një ndryshim në shoqëri.

+ +

BYTE: Atëherë është jo pak e rëndësishme që njerëzit të +përqafojnë GNU-në. Nuk bëhet fjalë thjesht për një ushtrim akademik për +prodhimin e këtij software-i për t’ia dhënë njerëzve. Ju shpresoni +se kështu do të ndryshohet mënyra se si funksionon industria e +software-it.

+ +

Stallman: Po. Disa thonë se nuk ka për ta përdorur kush +ndonjëherë, ngaqë nuk ka ndonjë logo tërheqëse korporate në të, të tjerë +persona thonë se janë të mendimit që është shumë i rëndësishëm dhe çdokush +do të dojë ta përdorë. Nuk kam ndonjë mënyrë të di se çfarë do të ndodhë +ndodhë realisht. Nuk di ndonjë mënyrë tjetër për ndryshimin e shëmtisë në +fushën ku gjendem, që ta provoja, ndaj kjo është ajo që duhet të bëj.

+ +

BYTE: A mund të na tregoni pasojat? Padyshim që e ndjeni që +kjo është deklaratë e rëndësishme politike dhe sociale.

+ +

Stallman: Bëhet fjalë për një ndryshim. Po përpiqem të +ndryshoj mënyrën se si njerëzit trajtojnë njohuritë dhe informacionin në +përgjithësi. Mendoj se përpjekjet që njohuritë të kenë pronar, përpjekjet +për të kontrolluar nëse u lejohet a jo njerëzve t’i përdorin, ose përpjekjet +për të penguar që njerëzit t’i ndajnë mes tyre, janë sabotim. Është +veprimtari nga e cila përfiton personi që e kryen, në kurriz të varfërimit +të krejt shoqërisë. Dikush fiton një dollar duke shkatërruar dy dollarë +pasuri. Mendoj se një njeri me ndërgjegje nuk kish për ta bërë këtë gjë, +përveç rastit kur përndryshe do t’i duhej të vdiste. Dhe sigurisht, personat +që e bëjnë, janë jo pak të kamur; më mbetet vetëm të them se janë të +paskrupuj. Do të doja t’i shihja këta persona të shpërbleheshin për shkrim +software-i të lirë dhe për nxitjen e personave të tjerë që t’i +përdorin. Nuk dua t’i shoh këta persona të shpërblehen pse shkruajnë +software pronësor, sepse kjo nuk është ndonjë kontribut për +shoqërinë. Parimi i kapitalizmit është ideja që njerëzit arrijnë të bëjnë +para duke prodhuar gjëra, e prandaj nxiten të bëjnë atë çka është e +dobishme, vetvetiu, të themi. Por kjo nuk funksionon kur vjen puna te +pronësimi i njohurive. Në këtë rast nxiten të bëjnë jo atë që është e +dobishme dhe, çfarë është realisht e dobishme, nuk nxitet. Jam i mendimit që +është e rëndësishme të thuhet se informacioni është tjetër gjë nga objektet +materiale, si automjetet apo bukët, ngaqë njerëzit mund ta kopjojnë dhe +ndajnë vetë me njëri-tjetrin dhe, po qe se askush nuk përpiqet t’i pengojë, +mund ta ndryshojnë e ta bëjnë më të mirë, po për veten e tyre. Kjo është +diçka e dobishme. Në rastin e bukës kjo nuk është e vërtetë. Po qe se keni +një bukë dhe doni një tjetër, nuk mund ta fusni bukën në një kopjues +buke. Nuk mund të bëni një tjetër pa kaluar krejt hapat që u përdorën për të +prodhuar të parën. Ndaj është e parëndësishme në u lejohet a jo njerëzve ta +kopjojnë—është e pamundur.

+ +

Librat, deri tani vonë, shtypeshin vetëm në shtypshkronja. Mundej të bënit +një kopje me dorë ju vetë, por kjo nuk qe praktike sepse hante shumë më +tepër kohë se sa përdorimi i shtypshkronjave. Dhe nga dora do të dilte diçka +shumë më pak tërheqëse sa që, tek e fundit, do të reagonit si të qe e +pamundur të prodhosh libra me mënyrë tjetër, hiq prodhimin në masë të +tyre. Ndaj të drejtat e kopjimit nuk i hoqën publikut lexues ndonjë të +drejtë. Nuk kish ndonjë gjë që blerësi i librit mund ta bënte dhe që qe e +ndaluar nga të drejtat e kopjimit.

+ +

Por kjo nuk është e vërtetë për programet e kompjuterit. Edhe për kasetat +nuk është e vërtetë. Është pjesërisht e rreme tani për librat, por ende +është e vërtetë që për shumicën e librave është më e kushtueshme dhe +sigurisht do më shumë punë për të bërë një kopje në Xerox se sa të blesh një +kopje, dhe fryti prapë është më pak tërheqës. Tani jemi në një periudhë kur +gjendja që i bënte të drejtat e kopjimit të padëmshme dhe të pranueshme po +ndryshon drejt një gjendje ku të drejtat e kopjimit do të bëhen shkatërruese +dhe të patolerueshme. Kështu që personat që përgojohen si “piratë” në fakt +janë persona që po përpiqen të bëjnë diçka të dobishme e cila u është +mohuar. Ligjet e të drejtave të kopjimit janë hartuar tërësisht për të +ndihmuar disa njerëz të arrijnë kontroll të plotë mbi përdorimin e disa +informacioneve për interes të tyre. Por nuk janë hartuar për të ndihmuar +njerëz që dëshirojnë të sigurohen se informacioni mund të kihet nga publiku +dhe të pengohen të tjerët të pengojnë publikun. Mendoj se ligji do të duhej +të njihte një klasë veprash që janë në pronësi të publikut, çka është tjetër +nga përkatësia publike, në po atë frymë që një park publik është tjetër gjë +nga diçka e gjetur në koshat e hedhurinave. Nuk është atje që ta marrë me +vete dikush, është atje që ta përdorë kushdo dhe askush të mos e pengojë +përdorimin. Cilido anëtar i publikut që e gjen veten të privuar nga vepra të +rrjedhura prej diçkaje në pronësi të publikut, do të duhej të ishte në +gjendje të hapte padi rreth kësaj.

+ +

BYTE: Por a nuk janë piratët të interesuar të kenë kopje të +programeve, ngaqë duan të përdorin këto programe, jo pse duan të përdorin +njohuritë për të prodhuar diçka më të mirë?

+ +

Stallman: Nuk shoh të ketë ndonjë ndryshim të +rëndësishëm. Më tepër persona që përdorin një program do të thotë që +programi kontribuon më shumë te shoqëria. Si të kishim një bukë që mund të +hahet një herë, ose një milion herë.

+ +

BYTE: Disa prej përdoruesve blejnë software +komercial që të kenë për të dhe asistencë. Si e furnizon asistencën skema +juaj e shpërndarjes?

+ +

Stallman: Dyshoj se ata përdorues janë udhëhequr gabim dhe +nuk po mendojnë kthjellët. Sigurisht që pasja e asistencës është e dobishme, +por kur zënë e mendojnë se ku hyn kjo te shitja e software-it ose +me të qenët e software-it pronësor, në këtë pikë zënë e +ngatërrohen. Nuk ka garanci që software-i pronësor do të mbulohet +me asistencë të mirë. Vetëm pse e thonë shitësit se ofrojnë asistencë, kjo +nuk do të thotë se do të jetë e mirë. Biznesi i tyre mundet edhe të +mbyllet. Në fakt, njerëzit mendojnë se GNU EMACS ka asistencë më të mirë se +sa EMACS-et komercialë. Një nga arsyet është ngaqë jam ndoshta hacker më i +mirë se sa personat që shkrojtën EMACS-et e tjera, por arsyeja tjetër është +se burimet i ka gjithkush, dhe ka kaq shumë persona të interesuar të mësojnë +se si t’i bëjnë gjërat me të, sa nuk keni pse merrni asistencë nga +unë. Madje edhe asistenca falas, si ndreqja e të metave që më njoftojnë +njerëzit dhe përfshirja e tyre në versionin pasues, u ka dhënë njerëzve një +shkallë të mirë asistence. Kurdo mund të punësoni dikë që t’ju zgjidhë një +problem dhe, kur software-i është i lirë, keni treg konkurrues për +asistencën. Mund të punësoni këdo. Me EMACS unë shpërndaj një listë +shërbimesh, një listë me emra personash dhe numra telefonash dhe sa kushton +të kesh asistencë prej tyre.

+ +

BYTE: A i grumbulloni ndreqjet e tyre për të metat?

+ +

Stallman: Ata m’i dërgojnë. U kërkova krejt personave që +donin të ishin në listë, të premtonin se kurrë nuk do t’i kërkonin, cilitdo +klienti, ta mbante sekret se ç’i thanë ose çfarëdo ndryshimi që u qe dhënë +për software GNU si pjesë e kësaj asistence.

+ +

BYTE: Por kështu, nuk mund t’i bëni personat të konkurrojnë +për dhënie asistence, bazuar në njohjen prej tyre të zgjidhjeve për disa +probleme, të cilat dikush tjetër nuk i di.

+ +

Stallman: Jo. Ata mund të konkurrojnë me njëri-tjetrin mbi +bazën e të qenit më të zgjuar dhe më me gjasa për të gjetur zgjidhjen e +problemit tuaj, ose mbi bazën e njohjes së më shumë nga problemet e +zakonshme, ose pse dinë t’ju shpjegojnë më mirë se çfarë duhet të bëni. Këto +janë tërë rrugët se si mund të konkurrojnë. Mund të përpiqen të jenë më të +mirë, por nuk mund të pengojnë aktivisht konkurrentët e tyre.

+ +

BYTE: Pak a shumë si të blije një makinë. Për asistencë ose +për mirëmbajtje në vazhdimësi, nuk jeni i detyruar të riktheheni te +prodhuesi origjinal.

+ +

Stallman: Ose si të blesh një shtëpi—si do të ishte +nëse i vetmi person që do t’ju rregullonte problemet me shtëpinë tuaj të +ishte ai që e ndërtoi fillimisht? Ky është lloji i detyrimit që prek +software-in pronësor. Njerëzit më tregojnë për një problem që ndodh +në Unix. Ngaqë prodhuesit shesin versione të përmirësuara të Unix-it, kanë +prirjen t’i grumbullojnë ndreqjet dhe t’i japin ato vetëm në trajtë +dyore. Përfundimi është që të metat në fakt nuk ndreqen.

+ +

BYTE: Po përpiqen të tërë nga dy herë për të ndrequr të +meta në rrugë të pavarur.

+ +

Stallman: Po. Ja një pikë tjetër që ndihmon të vendoset +problemi i informacionit pronësor në optikën sociale. Sillni në mend krizën +e pagesave të dëmshpërblimeve nga sigurimet. Që të mund të përfitojë çfarëdo +kompensimi prej shoqërisë, një person i dëmtuar duhet të marrë një avokat +dhe t’i ndajë paratë me avokatin. Ky është budallallëk dhe një rrugë e +paefektshme për të ndihmuar viktimat e aksidenteve. Mendoni pastaj gjithë +atë kohë që njerëzit e harxhojnë për t’u marrë punën konkurrentëve. Mendoni +stilolapsat që paketohen në kuti të mëdha kartoni që kushtojnë më shumë se +stilolapsi—vetëm për t’u siguruar që nuk do të vidhet stilolapsi. Nuk +do të ishte më mirë të vinim stilolapsa falas në çdo qoshe rruge? Mendoni +edhe gjithë pikëpagesat që pengojnë rrjedhën e trafikut. Bëhet fjalë për një +dukuri shoqërore gjigante. Njerëzit gjejnë rrugë të bëjnë para duke penguar +shoqërinë. Pasi arrijnë të pengojnë shoqërinë, mund të paguhen për t’i lënë +njerëzit të qetë. Shpërdorimi i lidhur organikisht me pronësinë mbi +informacionin do të bëhet gjithnjë e më me peshë dhe, tek e fundit, do të +jetë dallimi midis utopisë, në të cilën askush nuk ka nevojë të punojë që të +rrojë, pse gjithçka bëhet nga robotët, dhe botës si e jona, ku gjithkush +shpenzon kaq shumë kohë duke përsëritur çfarë është duke bërë tjetri +ngjitur.

+ +

BYTE: Pak a shumë si shkrimi i shënimeve për të drejta +kopjimi te software-i.

+ +

Stallman: Më tepër si mbikëqyrje e kujtdo, për t’u siguruar +që nuk ka kopje të ndaluara të çfarëdo gjëje dhe ribërjen e gjithë punës që +njerëzit e kanë bërë tashmë, ngaqë është pronësore.

+ +

BYTE: Një mendje cinike mund të pyesë se si e fitoni jetën.

+ +

Stallman: Nga konsulenca. Kur jap konsulencë, gjithmonë +ruaj të drejtën të jap çfarë shkrojta përgjatë aktit të konsulencës. Po +ashtu, mund të nxjerr shpenzimet e jetës duke postuar kopje të +software-it të lirë që shkrojta, apo që kanë shkruar të tjerë +persona. Plot vetë dërgojnë $150 për GNU EMACS, por tani këto para shkojnë +për Free Software Foundation që themelova. Fondacioni nuk më paguan ndonjë +rrogë, sepse do të ishte përplasje interesash. Në vend të kësaj, punëson +persona të tjerë të punojnë mbi GNU-në. Për sa kohë që mund të vazhdoj të +fitoj jetesën nga konsulenca, mendoj se kjo është rruga më e mirë.

+ +

BYTE: Çfarë përfshin tani shiriti me shpërndarjen zyrtare +GNU ?

+ +

Stallman: Hëpërhë shiriti përmban GNU EMACS (një version +për krejt llojet e kompjuterave); Bison, një program që zëvendëson YACC-in; që është dialekti +super i thjeshtuar i profesor Sussman-it për LISP; dhe Hack, një lojë +eksplorimi llogoresh, e ngjashme me Rogue.

+ +

BYTE: Doracaku i shtypur vjen bashkë me shiritin?

+ +

Stallman: Jo. Doracakët e shtypur kushtojnë $15 copa ose +kopjojini vetë. Kopjojeni këtë intervistë e ndajeni me të tjerët, po +njësoj.

+ +

BYTE: Si mund të kihet një kopje e tij?

+ +

Stallman: I shkruani Free Software Foundation, 675 +Massachusetts Ave., Cambridge, MA 02139.

+ +

[Adresa e tanishme (që prej 2005) është: Free Software Foundation 51 +Franklin St, Fifth Floor Boston, MA 02110-1301, USA Voice: +1-617-542-5942 +Fax: +1-617-542-2652] +

+ +

BYTE: Çfarë do të bëni kur të keni mbaruar sistemin GNU?

+ +

Stallman: S’jam i sigurt. Ndonjëherë mendoj se do të +vazhdoj të bëj të njëjtën gjë në fusha të tjera të software-it.

+ +

BYTE: Pra ky është i pari në një seri të plotë sulmesh mbi +industrinë e software-it?

+ +

Stallman: Shpresoj të jetë kështu. Por, ndoshta, ajo çka +do të bëj, është të rroj një jetë të lehtë, duke punuar për pak kohë sa për +të rrojtur. S’kam pse rroj shtrenjtë. Pjesën tjetër të kohës mund të gjej +persona interesantë për shoqëri ose të mësoj të bëj gjëra që s’di t’i bëj.

+ +
+ + +
+ + + + + + + + diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/fire.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/fire.html new file mode 100644 index 0000000..456d28e --- /dev/null +++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/fire.html @@ -0,0 +1,113 @@ + + + + + + +Vënia e zjarrit nën të drejta kopjimi! - Projekti GNU - Free Software +Foundation + + + +

Vënia e zjarrit nën të drejta kopjimi!

+ +

Dje natën qeshë në klub, dhe njëfarë tipi më kërkoi zjarr të ndezë +cigaren. Papritmas kuptova që këtu kish kërkesë dhe mund të bëja para, +kështu që pranova t’ia ndez cigaren për 10 qindarka, por pa i dhënë +shkrepësen, thjesht i shita një leje që të tymoste cigaren e vet. Leja ime +për zjarrin ia ndalonte dhënien e zjarrit cilitdo tjetri, pasi, në fund të +fundit, zjarri qe pronë e imja. Qe i dehur, dhe më shpërfilli si të +marrosur, por sidoqoftë e pranoi zjarrin tim (dhe si pasojë edhe lejen që +drejtonte përdorimin e tij). Kuptohet që brenda pak minutash vura re një +shok të tij t’i kërkonte zjarr dhe, si për inatin tim, ky i zgjati cigaren +duke pirateruar kështu zjarrin tim! I zemëruar, u drejtova për nga ajo anë e +barit, por tmerri im u shtua kur miku i tij zuri të ndizte cigaret e të +tjerëve sa majtas, djathtas! Pa humbur kohë, krejt ajo anë e barit po bënte +qejf me zjarrin TIM, pa më paguar asgjë. I tërbuar zura t’ua heq cigaret nga +duart, një e nga një, ua hodha në dysheme dhe ua shkela me këmbë.

+ +

Çuditërisht, stafi i portës, duke më flakur jashtë derës, nuk tregoi respekt +për të drejtat e mia të pronësisë.

+ +

--Ian Clarke

+
+ + +
+ + + + + + + + diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/free-software-even-more-important.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/free-software-even-more-important.html new file mode 100644 index 0000000..d041b5d --- /dev/null +++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/free-software-even-more-important.html @@ -0,0 +1,400 @@ + + + + + + +Software-i i Lirë Është Edhe Më i Rëndësishëm Tani - Projekti GNU - Free +Software Foundation + + + +

Software-i i Lirë Tani Është Edhe Më i Rëndësishëm

+ +

nga Richard Stallman

+ +

Një version thelbësisht i redaktuar i këtij artikulli u botua në +Wired.

+ +
+

+Rrugë të këshilluara, përmes të cilave mund të +ndihmoni lëvizjen për software të lirë +

+
+
+ +

Që prej 1983-shit, Lëvizja për Software të Lirë ka dalë në mbrojtje të +lirisë së përdoruesve të kompjuterit—që përdoruesit të kontrollojnë +software-in që përdorin, jo anasjelltas. Kur një program respekton lirinë e +përdoruesve dhe bashkësinë, e quajmë “software të lirë.”

+ +

Të tillë software e quajmë “software libre” që të theksojmë +aspektin se e kemi fjalën për lirinë, jo çmimin. Disa programe pronësore +(jo të lira, të tilla si Photoshop, janë shumë të shtrenjta; ë tjera, fjala +vjen Flash Player, janë falas—por kjo është hollësi e vogël. Sipas +njërës mënyrë, apo tjetrës, ato i japin zhvilluesit të programit pushtet mbi +përdoruesit, pushtet që nuk duhet ta ketë kush.

+ +

Këto dy programe jo të lira kanë diçka të përbashkët: janë që të dy +malware. Domethënë, që të dy kanë funksione të konceptuar për +abuzim të përdoruesit. Software-i pronësor, sot, shpesh është +malware, ngaqë pushteti i +zhvilluesve i korrupton ata. Në atë listë radhiten rreth 450 funksione +të ndryshme dashakeqe (deri në Janar të 2020-s), por pa diskutim që kjo +është vetëm maja e ajsbergut.

+ +

Me software-in e lirë, programin e kontrollojnë përdoruesit, individualisht +dhe kolektivisht. Pra ata kontrollojnë çfarë bëjnë kompjuterët e tyre (duke +pranuar që këta kompjutera janë të besës dhe bëjnë çka programet +e përdoruesit u thonë të bëjë).

+ +

Me software-in pronësor, programi kontrollon përdoruesit, dhe disa njësi të +tjera (zhvilluesi ose “pronari”) kontrollojnë programin. Pra +programi pronësor i jep zhvilluesit të tij pushtet mbi përdoruesit. Kjo në +vetvete është e padrejtë; për më tepër, e josh zhvilluesin të abuzojë me +përdoruesit në rrugë të tjera.

+ +

Edhe kur software-i pronësor s’është thjesht dashakeq, zhvilluesit e tij +kanë shtysa ta bëjnë adiktiv, +kontrollues dhe manipulues. Mund të thoni, siç thotë autori i atij +artikulli, që zhvilluesit kanë një detyrim moral për të mos bërë ashtu,por +përgjithësisht ata ndjekin interesin e tyre. Nëse doni që kjo të mos +ndodhë, bëni të mundur që kontrollin e programit ta kenë në dorë +përdoruesit.

+ +

Liri do të thotë të keni kontrollin e jetës suaj. Nëse përdorni një program +që të kryeni veprimtari në jetën tuaj, liria juaj varet nga sa kontroll keni +mbi programin. E meritoni të keni kontrollin mbi programet që përdorni, aq +më tepër kur ato i përdorni për diçka të rëndësishme në jetën tuaj.

+ +

Kontrolli i përdoruesve mbi programin lyp katër liri thelbësore. +

+ +
+

(0) Lirinë për ta xhiruar programin si të doni, për çfarëdo qëllimi.

+ +

(1) Lirinë për të studiuar “kodin burim” të programit, dhe për +ta ndryshuar atë, kështu që programi i kryen përllogaritjet ashtu si doni +ju. Programet shkruhen nga programuesit në një gjuhë programimi—diçka +si Anglishtja e ndërthurur me algjebrën—dhe ajo formë e programit +përbën “kodin burim”. Cilido që di të programojë, dhe ka një +program në formën e kodit burim, mund të lexojë kodin burim, të kuptojë +funksionimin e tij, dhe ta ndryshojë madje. Kur krejt ajo që ju jepet është +forma e ekzekutueshme e programit, një varg numrash që është efikas për ta +ekzekutuar kompjuteri, por tejet i vështirë për ta kuptuar një qenie +njerëzore, të kuptuarit dhe ndryshimi i programit në atë formë janë aq të +vështirë sa thuajse e pamundur.

+ +

(2) Lirinë për të krijuar dhe shpërndarë kopje ekzakte, kur të doni. (Nuk +bëhet fjalë për një detyrim; e bëni kur doni dhe se doni. Nëse programi +është i lirë, kjo nuk do të thotë që dikush e ka detyrim t’ju ofrojë një +kopje, ose se keni detyrim t’i ofroni ju dikujt një kopje. Shpërndarja +përdoruesve e një programi pa liri është keqtrajtim i tyre; megjithatë, të +vendosësh të mos e shpërndash programin—duke e përdorur +privatisht—nuk keqtrajton njeri.)

+ +

(3) Lirinë për të krijuar dhe shpërndarë kopje të versioneve tuaja të +modifikuara, kur doni.

+
+ +

Dy liritë e para duan të thonë që çdo përdorues mund të ushtrojë kontroll +individual mbi programin. Me dy liritë e tjera, cilido grup përdoruesish +mund të ushtrojë së toku kontroll kolektiv mbi programin. Me krejt +katër liritë, përdoruesit e kontrollojnë plotësisht programin. Nëse cilado +prej tyre mungon ose nuk është e mjaftueshme, programi është pronësor (jo i +lirë), dhe i padrejtë.

+ +

Për veprimtari praktike përdoren gjithashtu lloje të tjera veprash, përfshi +receta gatimesh, vepra edukative, të tilla si libra shkollorë, vepra +referencash, të tilla si fjalorët apo enciklopeditë, llojet e shkronjave për +të shfaqur paragrafë teksti, diagrame qarqesh që mund të ndërtohen nga +njerëzit, dhe stampa për të krijuar objekte të dobishme (jo thjesht +zbukuruese) me një shtypës 3D. Ngaqë këto nuk janë software, lëvizja e +software-it të lirë nuk i mbulon ato, në kuptimin e ngushtë të fjalës; por i +njëjti arsyetim zbatohet dhe shpie në të njëjtin përfundim: këto vepra duhet +të bartin katër liritë.

+ +

Një program i lirë ju lejon të luani me të, për ta bërë të bëjë atë që doni +(ose të reshtë së bëri diçka që s’e pëlqeni). Të luash me software-in mund +të tingëllojë qesharake, nëse jeni mësuar me software-in pronësor, si një +kuti të vulosur, por në Botën e Lirë është gjë e zakonshme, dhe një rrugë e +mirë për të mësuar programim. Madje edhe mënyra tradicionale amerikane e +kalimit të kohës së lirë, futja e duarve në makina, tani e ka rrugën të +zënë, ngaqë makinat përmbajnë software jo të lirë.

+ +

Padrejtësitë e Pronësorësisë

+ +

Nëse përdoruesi nuk e kontrollon programin, programi kontrollon +përdoruesit. Me software-in pronësor, gjithmonë ka ndonjë njësi, +programuesi ose “pronari” i programit, që kontrollon +programin—dhe përmes kësaj, ushtron pushtet mbi përdoruesit e tij. +Një program jo i lirë është një kular, një instrument pushteti të padrejtë.

+ +

Në raste skandaloze (edhe pse kjo skandalozja është bërë shumë e zakonshme) +programet pronësore janë konceptuar +të spiunojnë përdoruesit, t’i kufizojnë ata, t’i censurojnë dhe të abuzojnë +me ta. Për shembull, sistemi operativ i Apple iThings i bën të gjitha +këto, dhe kështu bën edhe Windows-i në pajisje celulare me procesorë ARM. +Windows-i, firmware-i i telefonave celularë, dhe Google Chrome për Windows +përfshijnë një deriçkë universale që u lejon disa kompanive ta ndryshojnë +programin së largëti pa marrë leje. Amazon Kindle ka një deriçkë që mund të +përdoret për të fshirë libra.

+ +

Përdorimi i software-it jo të lirë në “internetin e sendeve” do +ta shndërrojë atë në “internet të +telemarketuesve” si dhe në “internetin e atyre që fusin +hundët ngado”.

+ +

Me synimin për t’i dhënë fund padrejtësisë së software-it të lirë, lëvizja e +software-it të lirë ndërton programe që përdoruesit të çlirojnë veten. E +filluam më 1984 me hartimin e sistemit të lirë operativ GNU. Sot, miliona kompjuterë xhirojnë +GNU, kryesisht në formën e ndërthurjes +GNU/Linux.

+ +

T’u shpërndash përdoruesve një program pa liritë, i keqtrajton ata; +megjithatë, të zgjedhësh të mos e shpërndash programin, nuk keqtrajton +njeri. Nëse shkruani një program dhe e përdorni privatisht, kjo nuk i bën +keq njeriu. (Humbisni një rast të bëni mirë, por kjo nuk është e njëjtë me +të bërit dëm.) Ndaj, kur themi që krejt software-i duhet të jetë i lirë, +nënkuptojmë që çdo kopje duhet të shoqërohet me katër liritë, por nuk +nënkuptojmë që dikush e ka për detyrë t’ju ofrojë një kopje.

+ +

Software-i Jo i Lirë dhe SaaSS

+ +

Software-i jo i lirë qe mënyra e parë që kompanitë të vinin nën kontroll +punimin në kompjuter të njerëzve. Sot, ka një mënyrë tjetër, të quajtur +Shërbimi si Zëvendësues Software-i, ose SaaSS. Kjo do të thotë t’ia lësh +shërbyesit të dikujt të kryejë punët tuaja në kompjuter.

+ +

SaaSS nuk do të thotë që programet në shërbyes janë jo të lirë (megjithëqë +shpesh janë). Puna është që përdorimi i SaaSS-it shkakton të njëjtat +padrejtësi si përdorimi i një programi jo të lirë: janë dy shtigje te i +njëjti dreq vendi. Merrni shembullin e një shërbimi SaaSS përkthimesh: +Përdoruesi dërgon tekst tek shërbyesi, dhe shërbyesi e përkthen (nga +Anglishtja në Spanjisht, të themi) dhe ia dërgon përkthimin mbrapsht +përdoruesit. Që prej kësaj, akti i përkthimit është nën kontrollin e +operatorit të shërbyesit, në vend se nën atë të përdoruesit.

+ +

Nëse përdorni SaaSS, operatori i shërbyesit kontrollon punimin tuaj në +kompjuter. Kjo kërkon që t’ia besoni krejt të dhënat tuaja përkatëse +operatorit të shërbyesit, të cilin do ta detyrojnë t’ia tregojë ato shtetit +po ashtu—kujt i shërben pra +ky shërbyes, në fund të fundit?

+ +

Padrejtësi të Dorës së Parë dhe të Dytë

+ +

Kur përdorni programe pronësore ose SaaSS, së pari i bëni dëm vetes, ngaqë +kjo i jep një njësie pushtet të padrejtë mbi ju. Për të mirën tuaj, do të +duhej t’i hiqeshit kësaj. U bën gjithashtu dëm të tjerëve, nëse premtoni që +të mos ndani gjë me të tjerët. Të mbash një premtim të tillë është gjë e +ligë, dhe më pak e ligë ta shkelësh; që të jeni vërtet të drejtë, nuk do të +duhej ta bënit fare premtimin.

+ +

Ka raste kur përdorimi i software-it jo të lirë ushtron presion mbi të +tjerët të bëjnë edhe ata ashtu. Skype-i është një shembull i qartë: kur një +person përdor software-in jo të lirë klient të Skype-it, i kërkon një +personi tjetër të përdorë po ashtu atë software—e kështu që të dy +dorëzojnë lirinë e tyre. (Google Hangouts ka të njëjtin problem.) Është e +dëmshme madje edhe t’i këshillosh programe të tilla. Do të duhej që ne të +refuzonim t’i përdornim qoftë edhe për pak, qoftë edhe në kompjuterin e +dikujt tjetër.

+ +

Një tjetër gjë e dëmshme nga përdorimi i programeve jo të lira dhe SaaSS-it +është se kështu shpërblehet ai që e bën, duke nxitur zhvillimin e mëtejshëm +të atij programi ose “shërbimi”, duke sjellë kështu që nën +thundrën e një kompanie të bien më tepër njerëz.

+ +

Të gjitha format e dëmit të tërthortë zmadhohen edhe më, kur përdoruesi +është një ent publik ose një shkollë.

+ +

Software-i i Lirë dhe Shteti

+ +

Agjencitë publike ekzistojnë për njerëzit, jo për vetveten. Kur punojnë në +kompjuter, e bëjnë këtë për njerëzit. E kanë detyrë të ruajnë kontrollin e +plotë mbi punimin në kompjuter, për të bërë kështu të mundur që ai të kryhet +si duhet për njerëzit. (Kjo përbën sovranitetin kompjuterik të shtetit.) +Ata nuk duhet të lejojnë kurrë që kontrolli mbi anën kompjuterike të shtetit +të bjerë në duar private.

+ +

Ruajtjen e kontrollit mbi punimin në kompjuter të njerëzve, agjencitë +publike nuk duhet ta bëjnë me software pronësor (software në kontrollin e +një enti tjetër veç shtetit). Dhe nuk duhet t’ia besojnë një shërbimi të +programuar dhe xhiruar nga një ent tjetër veç shtetit, ngaqë kjo do të ishte +SaaSS.

+ +

Software-i pronësor nuk ka asnjë lloj sigurie në një rast kyç — kur +përdoret kundër zhvilluesit të tij. Dhe zhvilluesi mund të ndihmojë të +tjerët të sulmojnë. +Microsoft-i i tregon të meta të Windows-it NSA-së (agjencia qeveritare e +spiunazhit dixhital të ShBA-ve) përpara se t’i ndreqë ato. Nuk e dimë nëse +kështu bën edhe Apple-i, por edhe ky gjendet nën të njëjtën trysni +qeveritare si Microsoft-i. Nëse qeveria e cilitdo vendi tjetër përdor +software të tillë, vë në rrezik sigurinë kombëtare. Doni që NSA-ja të fusë +hundët në kompjuterët e qeverisë juaj? Shihni rregullat e këshilluara +prej nesh për qeveritë për promovomin e software-it të lirë.

+ +

Software-i i Lirë dhe Arsimi

+ +

Shkollat (dhe këtu përfshihen veprimtaritë edukative) ndikojnë të ardhmen e +shoqërisë përmes asaj çka u mësojnë nxënësve. Ato do të duhej të jepnin +përjashtimisht mësim software të lirë, duke e ushtruar për të mirën ndikimin +e tyre. Të japësh mësim një program pronësor do të thotë të mbjellësh +varësi, çka shkon kundër misionit të arsimit. Duke i stërvitur nxënësit në +përdorimin e software-it të lirë, shkollat do ta drejtojnë të ardhmen e +shoqërisë drejt lirisë, dhe do të ndihmojë programuesit e talentuar të bëhen +të zotë.

+ +

Ato do t’u mësonin nxënësve zakonin e bashkëpunimit, ndihmës për +njëri-tjetrin. Çdo klasë do të duhej të kishte këtë rregull: “Nxënës, +kjo klasë është një vend ku ndajmë me njëri-tjetrin dijen tonë. Nëse sillni +në klasë software, nuk mund ta mbani për veten. Në vend të kësaj, duhet të +ndani kopje të tij me gjithë klasën—përfshi kodin e tij burim, në rast +se dikush dëshiron të mësojë prej tij. Për këtë arsye, sjellja në klasë e +software-it pronësor nuk lejohet, hiq rastet kur kjo bëhet për +retroinxhinierim të tij.”

+ +

Zhvilluesit pronësorë do të na vinin t’i ndëshkonim nxënësit që janë aq +zemërmirë sa të ndajnë software me të tjerët, dhe t’i pengonim ata që janë +aq kureshtarë sa të duan ta ndryshojnë atë. Kjo do të thotë arsimim i +shtrembër. Shihni http://www.gnu.org/education/ +për më tepër diskutime rreth përdorimit të software-it të lirë në shkolla.

+ +

Software i Lirë: Më Shumë Se “Avantazhe”

+ +

Më kërkojnë shpesh të përshkruaj “avantazhet” e software-it të +lirë. Por fjala “avantazhe” është shumë e dobët kur vjen puna +te liria. Jeta pa liri është shtypje, dhe kjo vlen edhe për punimin në +kompjuter, si për çdo veprimtari tjetër në jetën tonë. Ne s’duhet të +pranojmë t’u japim pronarëve të programeve ose të shërbimeve kompjuterike +kontrollit mbi punimin tonë në kompjuter. Kjo është gjëja e drejtë që duhet +bërë, për arsye egoiste; por jo vetëm për arsye egoiste.

+ +

Liria përfshin lirinë për të bashkëpunuar me të tjerët. T’ua mohosh +njerëzve atë liri do të thotë t’i mbash ata të përçarë, çka është fillimi i +një skeme për t’i shtypur ata. Në bashkësinë e software-it të lirë, jemi +shumë të ndërgjegjshëm mbi rëndësinë e lirisë për të bashkëpunuar me të +tjerët, ngaqë puna jonë përfaqëson bashkëpunim të organizuar. Nëse shoku +juaj ju viziton dhe sheh që përdorni një program, mund t’ju kërkojë një +kopje. Një program që jua ndalon rishpërndarjen e tij, ose që thotë se +“nuk është menduar ta bëni”, është anti-shoqëror.

+ +

Në lëmin kompjuterik, bashkëveprimi përfshin rishpërndarjen e kopjeve +ekzakte të një programi për përdoruesit e tjerë. Përfshin gjithashtu +shpërndarjen për ta të versioneve tuaja të ndryshuara. Software-i i lirë i +nxit forma të tilla bashkëpunimi, ndërsa software-i pronësor i ndalon ato. +E ndalon rishpërndarjen e kopjeve, dhe duke u mohuar përdoruesve kodin +burim, i pengon ata të bëjnë ndryshime. SaaSS-i ka të njëjtat efekte: nëse +punimi juaj në kompjuter zhvillohet nëpër web, te shërbyesi i dikujt tjetër, +nga kopja e dikujt tjetër e një programi, nuk e shihni apo prekni dot +software-in që kryen përllogaritjet për ju, ndaj nuk mund ta rishpërndani +ose ndryshoni dot.

+ +

Përfundim

+ +

Ne e meritojmë të kemi kontroll mbi punimin tonë në kompjuter; si mund ta +fitojmë këtë kontroll? Duke mos pranuar software jo të lirë në kompjuterët +që zotërojmë ose përdorim rregullisht, dhe duke mos pranuar SaaSS-e. Duke + zhvilluar software të +lirë (ata prej nesh që janë programues). Duke mos pranuar të zhvillojmë +ose promovojmë software jo të lirë ose SaaSS-e. Duke i përhapur këto ide te të tjerët.

+ +

Ne dhe mijëra përdorues e kemi bërë këtë që prej 1984-s, prej kësaj kemi +tani sistemin operativ të lirë GNU/Linux që kushdo—programues ose +jo—mund ta përdorë. Bashkojuni kauzës sonë, si programues ose si +veprimtar. Le t’i çlirojmë të tërë përdoruesit e kompjuterit.

+ +
+ + +
+ + + + + + + + + diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/free-sw.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/free-sw.html new file mode 100644 index 0000000..df5ea1e --- /dev/null +++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/free-sw.html @@ -0,0 +1,714 @@ + + + + + + +Ç’është software-i i lirë? - Projekti GNU - Free Software Foundation (FSF) + + + + + + +

Ç’është software-i i lirë?

+ +
+

Përkufizimi i Software-it të Lirë

+ +

+Keni një pyetje rreth licencimesh software-i të lirë që nuk ka përgjigje +këtu? Shihni burime të tjera tonat +mbi licencime dhe, në qoftë e nevojshme, lidhuni me FSF Compliance Lab +te licensing@fsf.org.

+
+ +
+

+Përkufizimi i software-it të lirë përfaqëson kriterin nëse një program +software i caktuar duhet konsideruar software i lirë. Kohë pas kohe, ne e +rishikojmë këtë përkufizim, për ta qartësuar ose për të zgjidhur pyetje dhe +probleme të holla. Për një listë të ndryshimeve që prekin përkufizimin e +software-it të lirë, shihni ndarjen Historik më +poshtë. +

+ +

+“Burimi i hapur” është diçka e ndryshme: ka një filozofi shumë të ndryshme +të bazuar në vlera të tjera. Edhe përkufizimi praktik i tij është i +ndryshëm, por thuajse krejt programet me burim të hapur janë në fakt të +lirë. Dallimin e shpjegojmë te Pse “Burimi i Hapur” +Nuk e Rrok Thelbin e Software-it të Lirë. +

+
+ +

+“Software i lirë” do të thotë software që respekton lirinë e përdoruesve dhe +bashkësinë. Afërsisht, do të thotë se përdoruesit gëzojnë lirinë ta +xhirojnë, kopjojnë, shpërndajnë, studiojnë, ndryshojnë dhe përmirësojnë +software-in. Kështu që, “software-i i lirë” është punë lirie, jo +çmimi. Që të kuptoni konceptin, duhet ta mendoni “i lirë” si tek “fjala e +lirë”, jo si te “birra falas”. Ndonjëherë e quajmë “libre software”, duke +huazuar fjalën frënge os spanjolle përr “i lirë” si te liria, për të treguar +se nuk nënkuptojmë se është falas. +

+ +

+Ne i mbrojmë këto liri sepse i meriton çdokush. Me këto liri, përdoruesit +(individualisht dhe kolektivisht) e kontrollojnë programin dhe ato që ky bën +për ta. Kur përdoruesit nuk e kontrollojnë programin, e quajmë program “jo +të lirë” ose “pronësor”. Programi jo i lirë e ka vetë kontrollin mbi +përdoruesit, dhe programuesit kontrollojnë programin; kjo e bën programin instrument +pushteti të padrejtë mbi tjetrin. +

+ +

Katër liritë thelbësore

+ +

+Një program është software i lirë nëse përdoruesit e programit gëzojnë mbi +të katër liritë thelbësore: [1] +

+ + + +

+Një program është software i lirë nëse u jep përdoruesve në mënyrë të +mjaftueshme krejt këto liri. Përndryshe është jo i lirë. Teksa mund të +dallojmë skema të ndryshme shpërndarjeje jo të lirë lidhur me sa thellë +s’janë të lira, i konsiderojmë të tëra njësoj joetike.

+ +

Në çfarëdo skenari të dhënë, këto liri duhet të zbatohen mbi çfarëdo kodi që +kemi në plan të përdorim, ose bëjmë të tjerët të përdorin. Për shembull, le +të marrim një program A i cili nis automatikisht një program B që të bëjë +disa gjëra. Nëse kemi në plan ta shpërndajmë A-në siç është, kjo nënkupton +që përdoruesve do t’u duhet B-ja, kështu që na duhet të gjykojmë nëse që të +dy, A-ja dhe B-ja janë të lirë. Por nëse kemi në plan ta ndryshojmë A-në që +të mos e përdorë B-në, vetëm A-ja na duhet i lirë; mund ta shpërfillim B-në.

+ +

+“Software i lirë” nuk do të thotë “jokomercial”. Një program i lirë duhet +të jetë e mundur të përdoret për qëllime komerciale, për zhvillim komercial +të tij, dhe shpërndarje komerciale. Zhvillimi komercial i software-it të +lirë s’është më gjë e pazakontë; software i tillë i lirë komercial është +shumë i rëndësishëm. Mund të keni paguar para për të patur kopje të +software-it të lirë, ose mund t’i keni marrë kopjet falas. Por pavarësisht +se si i siguruat kopjet tuaja, gëzoni përherë lirinë për ta kopjuar dhe +ndryshuar software-in, madje edhe për të +shitur kopje të tij. +

+ +

+Një program i lirë duhet të ofrojë katër liritë për cilindo përdorues që +merr një kopje të software-it, duke pranuar se përdoruesi deri në atë pikë +është në pajtim me kushtet e licencës së lirë që mbulon software-in. +Vendosja e disa lirive nën kufizim për disa përdorues, ose kërkesa që +përdoruesit të paguajnë, në para ose të ngjashme, për t’i ushtruar ato, +është thuajse njësoj me mosakordimin e lirive në fjalë, dhe duke e bërë +kështu programin jo të lirë. +

+ +

Qartësim i vijës në disa pika

+ +

Në pjesën e mbetur të këtij artikulli shpjegojmë më saktësisht se deri ku +lypset të shtrihen liritë e ndryshme, lidhur me probleme të ndryshme, që një +program të jetë i lirë.

+ +

Lirinë për ta xhiruar programin si të doni

+ +

+Liria për të xhiruar programin nënkupton lirinë për çfarëdo lloj personi apo +organizmi ta përdorë në çfarëdo sistemi kompjuteri, për çfarëdo pune apo +qëllimi në përgjithësi, pa iu dashur të komunikojë për këtë me zhvilluesin +apo çfarëdo njësie tjetër të veçantë. Në këtë liri, ajo që ka vlerë është +qëllimi i përdoruesit, jo ai i zhvilluesit; ju si +përdorues jeni të lirë ta xhironi programin për qëllimet tuaja, dhe nëse ia +shpërndani dikujt tjetër, ai është mandej i lirë ta përdorë për qëllimet e +tija, por ju s’keni ndonjë tagër të impononi qëllimet tuaja mbi të. +

+ +

+Liria për ta xhiruar programin si të doni, do të thotë që s’është e ndaluar, +as mund t’ju ndalë kush të bëni kështu. S’ka të bëjë fare me funksionet që +ka programi, nëse është apo jo teknikisht i aftë të funksionojë në çfarëdo +mjedisi të dhënë, apo nëse është apo jo i dobishëm për atë që doni të bëni.

+ +

Për shembull, nëse kodi hedh tej arbitrarisht disa input-e të +kuptimtë—ose madje dështon, sido qoftë—kjo mund ta bëjë +programin më pak të dobishëm, ndoshta madje tërësisht të pavlerë, por nuk u +mohon përdoruesve lirinë ta xhirojnë programin, ndaj nuk bie ndesh me lirinë +0. Nëse programi është i lirë, përdoruesit mund ta përballojnë humbjen e +dobishmërisë, ngaqë liritë 1 dhe 3 u lejojnë përdoruesve dhe bashkësive të +krijojnë dhe shpërndajnë versione të ndryshuara pa kod arbitrar ndotës.

+ +

Lirinë për të studiuar kodin burim dhe për të bërë ndryshime

+ +

+Që liritë 1 dhe 3 (liria për të bërë ndryshime dhe liria për të botuar +versionet e ndryshuara) të kenë kuptim, duhet të keni hyrje te kodi burim i +programit. Ndaj, hyrja në kodin burim është kusht i domosdoshëm për +software-in e lirë. “Kodi burim” i errësuar s’është kod burim i njëmendtë +dhe nuk vlen si kod burim. +

+ +

+Liria 1 përfshin lirinë për ta përdorur versionin tuaj të ndryshuar në vend +të origjinalit. Nëse programi shpërndahet si pjesë e një produkti të +konceptuar të xhirojë versione të modifikuar të dikujt tjetër, por nuk +pranon të xhirojë tuajt — praktikë e njohur si “tivoizim” ose +“kyçje”, ose (sipas terminologjisë së mbrapshtë të praktikuesve të saj) si +“nisje e sigurt” — liria 1 bëhet një pretendim i zbrazët, në vend se +një realitet praktik. Këta dyorë s’janë software i lirë, edhe pse kodi +burim prej nga u përpiluan është i lirë. +

+ +

+Një rrugë e rëndësishme për të ndryshuar një program është ajo përmes +përzierjes së tij në nënrutina dhe module të passhëm lirisht. Nëse licenca +e programit thotë se nuk mund ta përzieni në një modul ekzistues të +licencuar në mënyrë të përshtatshme — për shembull, nëse lyp domosdo +që të jeni i zoti i të drejtave të kopjimit të çdo kodi që shtoni — +atëherë licenca është shumë kufizuese për t’u cilësuar si e lirë. +

+ +

+Nëse një ndryshim përbën apo jo një përmirësim, është diçka subjektive. +Nëse e drejta juaj për të ndryshuar programin kufizohet, në thelb, me +ndryshime që përmirësime i konsideron dikush tjetër, ai program s’është i +lirë. +

+ +

Lirinë për ta rishpërndarë, nëse doni: kushte të domosdoshme

+ +

Liria për të shpërndarë (liria 2 dhe 3) nënkupton që jeni të lirë të +rishpërndani kopje, me ose pa modifikime, falas ose duke zbatuar një çmim +për shpërndarjen, ndaj kujtdo, kudo. Të jesh i +lirë për të bërë këto do të thotë (mes të tjerash) që nuk ju duhet të +kërkoni apo paguani ndonjë leje për të bërë ashtu. +

+ +

+Duhet gjithashtu të gëzoni lirinë për të bërë modifikime dhe përdorur ato +privatisht në punën apo zbavitjen tuaj, pa u dashur as të përmendni diku që +ato ekzistojnë. Nëse i bëni publike ndryshimet tuaja, s’duhet t’ju duhet të +njoftoni dikë veçanërisht, apo në çfarëdo mënyre të veçantë. +

+ +

+Liria 3 përshkruan lirinë për të hedhur në qarkullim si software të lirë +versionet tuaj të modifikuar. Një licencë e lirë mundet të lejojë +gjithashtu rrugë të tjera të hedhjes së tyre në qarkullim; me fjalë të +tjera, s’ka pse të jetë medoemos licencë copyleft1. Por, një licencë që kërkon që versionet e +modifikuar të jenë jo të lirë , nuk cilësohet licencë e lirë. +

+ +

+Liria për të rishpërndarë kopje duhet të përfshijë formatet dyore apo të +ekzekutueshme të programit, si dhe kodin burim, për të dy llojet e +versioneve, të modifikuara ose jo. (Shpërndarja e programeve në formë të +xhirueshme është e domosdoshme për sisteme operativë të lirë të instalueshëm +lehtësisht.) Nëse s’ka rrugë për të prodhuar një formë dyore ose të +ekzekutueshme për një program të dhënë (ngaqë disa gjuhë nuk e mbulojnë këtë +veçori), s’ka gjë, por duhet të gëzoni lirinë për rishpërndarje formash të +tilla, nëse gjeni ose zhvilloni një rrugë për t’i krijuar ato. +

+ +

Copyleft-i

+ +

+Disa lloje rregullash mbi mënyrën e shpërndarjes së software-it të lirë janë +të pranueshme, kur nuk përplasen me liritë qendrore. Për shembull, copyleft (e thënë shumë thjesht) është +rregulli sipas të cilit, kur rishpërndani programin, s’mund të shtoni +kufizime për t’u mohuar të tjerëve liritë qendrore. Ky rregull nuk ka +përplasje me liritë qendrore; në fakt i mbron ato. +

+ +

+Në projektin GNU, copyleft-in e përdorim për të mbrojtur ligjërisht katër +liritë për këdo. Besojmë se ka arsye të rëndësishme pse është më mirë të përdoret copyleft-i. +Megjithatë, software i +lirë jo nën copyleft është gjithashtu etik. Për një përshkrim rreth se +si lidhen me njëri-tjetrin “software-i i lirë” “software nën copyleft” dhe +të tjera kategori software-i, shihni Kategori Software-i të Lirë. +

+ +

Rregulla mbi paketimin dhe hollësi shpërndarjeje

+ +

+Rregullat se si të paketohet një version i modifikuar janë të pranueshme, +nëse nuk e kufizojnë në thelb lirinë tuaj për të hedhur në qarkullim +versione të modifikuara, ose lirinë tuaj për të bërë dhe përdorur privatisht +versione të modifikuar. Ndaj, është e pranueshme që licenca të kërkojë të +ndryshoni emrin e versionit të modifikuar, të hiqni një logo, ose t’i +identifikoni ndryshimet si tuajat. Për sa kohë që këto domosdoshmëri s’janë +edhe aq të rënda, sa t’ju pengojnë efektivisht të hidhni në qarkullim +ndryshimet tuaja, ato janë të pranueshme; jeni duke bërë tashmë ndryshime në +program, ndaj s’do ta keni problem të bëni edhe ca të tjera. +

+ +

+Rregullat sipas të cilave “nëse e bëni versionin tuaj të passhëm në këtë +mënyrë, duhet ta bëni të passhëm edhe në atë mënyrën tjetër” mund të jenë të +pranueshme, me të njëjtat kushte. Shembull i një rregulli të tillë të +pranueshëm është ai që thotë se nëse keni shpërndarë një version të +modifikuar dhe zhvilluesi i mëparshëm kërkon një kopje të tij, duhet t’i +dërgoni një të tillë. (Kini parasysh që një rregull i tillë ju lë ende +mundësinë e zgjedhjes mbi pyetjen ta shpërndani apo jo versionin tuaj.) +Janë të pranueshme edhe rregullat që kërkojnë hedhjen në qarkullim për +përdoruesit të kodit burim për versione që i kaloni në përdorim publik. +

+ +

+Një çështje e veçantë shfaqet kur një licencë lyp ndryshimin e emrit me të +cilin një program përdoret brenda programesh të tjerë. Kjo efektivisht ju +pengon hedhjen në qarkullim të versionit tuaj të ndryshuar, që kështu ai të +mund të zëvendësojë origjinalin, kur përdoret nga këta programe të tjerë. +Kjo lloj domosdoshmërie është e pranueshme vetëm nëse ka ndonjë mundësi të +përshtatshme aliasing2 që ju +lejon të caktoni emrin origjinal të programit si një alias për versionin e +modifikuar.

+ +

Rregulla eksporti

+ +

+Ka raste kur rregulloret e kontrollit të +eksporteve dhe sanksionet tregtare qeveritare mund ta ngushtojnë lirinë +tuaj për shpërndarje ndërkombëtare kopjesh programesh. Zhvilluesit e +software-it nuk kanë fuqi të eliminojnë apo anashkalojnë këto kufizime, por +ajo që mund dhe duhet të bëjnë është të mos pranojnë imponimin e tyre si +kushte për përdorimin e programit. Në këtë mënyrë, kufizimet nuk do të kenë +ndikim mbi veprimtaritë dhe njerëzit jashtë juridiksionit të atyre +qeverive. Kështu që, licencat e software-it të lirë nuk duhet të kërkojnë +bindje ndaj çfarëdo rregulloresh jotriviale eksporti, si kusht për ushtrimin +e cilësdo prej lirive thelbësore. +

+ +

+Thjesht përmendja e ekzistencës së rregullave të eksportit, pa i bërë ato +një kusht te vetë licenca, është e pranueshme, sa kohë që nuk kufizohen +përdoruesit. Nëse një rregullore eksportesh është praktikisht triviale për +software-in e lirë, atëherë bërja e saj e domosdoshme si kusht s’është +problem; por është problem potencial, ngaqë një ndryshim i mëvonshëm në +ligjin e eksportit mund ta bëjë domosdoshmërinë jotriviale, duke e bërë +kështu jo të lirë software-in. +

+ +

Konsiderata ligjore

+ +

+Që këto liri të jenë të njëmendta, ato duhet të jenë përhershme dhe të +pashfuqizueshme, sa kohë që s’bëni gjë të keqe; nëse zhvilluesi i +software-it ka fuqinë ta shfuqizojë licencën, ose të shtojë në kushtet e saj +kufizime pas dasme, pa bërë ju diçka që t’i japë shkak, software-i është jo +i lirë. +

+ +

+Një licencë e lirë nuk duhet të kërkojë pajtueshmëri me licencën e një +programi jo të lirë. Ndaj, për shembull, nëse një licencë kërkon që të +pajtoheni me licencat e “krejt programeve që përdorni”, në rastin e një +përdoruesi që xhiron programe jo të lira do të kërkonte pajtueshmëri me +liccencat e këtyre programeve jo të lira;kjo e bën licencën jo të lirë. +

+ +

+Është e pranueshme për një licencë të lirë të specifikojë se cili ligj i +juridiksionit e prek, ose se ku duhen trajtuar mosmarrëveshjet, ose që të +dyja. +

+ +

Licenca me bazë kontrata

+ +

+Shumica e licencave të software-it të lirë bazohen në të drejta të kopjimit +(copyright), dhe ekzistojnë kufizime mbi se ç’lloj domosdoshmërisë mund të +bëhen të detyrueshme përmes të drejtave të kopjimit. Nëse një licencë e +bazuar në të drejta kopjimi e respekton lirinë në mënyrat e përshkruara më +sipër, ka shumë pak mundësi të ketë ndonjë lloj problemi tjetër që nuk e +kemi marrë parasysh tashmë (kjo ndodh, me raste). Por, disa licenca +software-i të lirë bazohen në kontrata, dhe kontratat mund të imponojnë një +gamë shumë më të gjerë kufizimesh të mundshme. Kjo do të thotë se ka mjaft +mënyra të mundshme që një licencë e tillë të jetë kufizuese dhe jo e lirë sa +për të mos u pranuar më. +

+ +

+S’mund të radhitim dot gjithë mënyrat se si mund të ndodhë kjo. Nëse një +licencë me bazë kontrata e kufizon përdoruesin në një mënyrë jo të zakonshme +sipas të cilës licencat e bazuara në të drejta kopjimi nuk munden, dhe e +cila s’është përmendur këtu si e ligjshme, do të na duhet të mendohemi për +të, dhe gjasat janë që do të dalim me përfundimin se është jo e lirë. +

+ +

Përdorni fjalët e duhura kur flisni mbi software-in e lirë

+ +

+Kur flitet rreth software-it të lirë, është mirë të shmangen terma të tillë +si “dhënë falas” ose “falas”, ngaqë këto terma nënkuptojnë se punë këtu +është te çmimi, jo te liria. Disa terma të rëndomtë, të tillë si “pirateri” +trupëzojnë opinione që shpresojmë se nuk do t’i bëni tuajt. Për një +diskutim të këtyre termave, shihni Fjalë Që Duhen Shmangur (ose Përdorur +me Kujdes) Ngaqë Janë Me Spec ose Ngatërruese. Kemi gjithashtu edhe një +listë përkthimesh të përshtatshme +të “free software” në gjuhë të ndryshme. +

+ +

Si i interpretojmë këto kritere

+ +

+Së fundi, vini re që kritere si ato të pohuara në këtë përkufizim të +software-it të lirë kërkojnë përsiatje të kujdesshme për interpretimin e +tyre. Për të vendosur nëse licenca e një software-i të caktuar kualifikohet +si licencë software-i të lirë, e gjykojmë duke u bazuar në këto kritere për +të përcaktuar nëse pajtohet me frymën e tyre, si dhe për fjalët e sakta. +Nëse një licencë përfshin kufizime të papranueshme, e hedhim poshtë, edhe +pse nuk e patëm parashikuar problemin te këto kritere. Ndonjëherë ndonjë +domosdoshmëri licence nxjerr një çështje që kërkon mendim të thelluar, +përfshi diskutime me një jurist, përpara se të mund të vendosim nëse +domosdoshmëria është e pranueshme. Kur mbërrijmë në një përfundim rreth një +problemi të ri, shpesh i përditësojmë këto kushte për ta bërë më të lehtë të +shihet pse licenca të caktuara kualifikohen ose jo. +

+ +

Merrni ndihmë rreth licencash të lira

+ +

+Nëse interesoheni se kualifikohet apo jo si licencë software-i të lirë një +licencë e caktuar, shihni listën tonë +të licencave. Nëse licenca për të cilën interesoheni nuk gjendet atje, +mund të na pyesni rreth saj duke na dërguar një email te <licensing@gnu.org>. +

+ +

+Nëse po mendoheni për të hartuar një licencë të re, ju lutemi, lidhuni me +Free Software Foundation së pari, duke u shkruar te kjo adresë. Shtimi i +licencave të ndryshme për software-in e lirë do të thotë shtim i përpjekjeve +të përdoruesve për t’i kuptuar licencat; mund të jemi në gjendje t’ju +ndihmonin të gjenit një licencë ekzistuese Software-i të Lirë që i plotëson +nevojat tuaja. +

+ +

+Nëse kjo s’është e mundur, nëse vërtet keni nevojë për një leje të re, me +ndihmon tonë mund të sigurohet që licenca të jetë vërtet licencë Software-i +të Lirë dhe të shmangë probleme të ndryshme praktike. +

+ +

Tej Software-it

+ +

+Doracakët e software-it duhet të jenë të +lirë, për të njëjtat arsye që software-i duhet të jetë i lirë, dhe ngaqë +doracakët janë në fakt pjesë e software-it. +

+ +

+Të njëjtët argumente vlejnë për lloje të tjera veprash të përdorimit praktik +— domethënë, për vepra që trupëzojnë dije të dobishme, fjala vjen, +vepra edukative apo vepra referimi. Wikipedia është shembulli më i mirënjohur. +

+ +

+Çfarëdo lloj vepre mund të jetë e lirë, dhe përkufizimi i +software-it të lirë është zgjeruar në një përkufizim veprash kulturore të lira i +zbatueshëm mbi çfarëdo lloji veprash. +

+ +

Burim i Hapur?

+ +

+Një grup tjetër përdor termin “burim i hapët” për të nënkuptuar diçka të +afërt (por jo identike) me “software-in e lirë”. Ne parapëlqejmë termin +“software i lirë”, ngaqë pasi të dëgjoni si i referohet lirisë, dhe jo +çmimit, ju sjell në mendje lirinë. Fjala “i hapët” nuk i referohet kurrë +lirisë. +

+
+ +

Historik

+ +

Përkufizimin e Software-it të Lirë e rishikojmë herë pas here. Ja një listë +e ndryshimeve thelbësore, tok me lidhje për të parë saktësisht se ç’kemi +ndryshuar.

+ + + +

Ka zbrazëti në numrat e versioneve të treguar më sipër, ngaqë ka ndryshime +të tjera në këtë faqe që nuk prekin përkufizimin ose interpretime të tij. +Për shembull, lista nuk përfshin ndryshimet te anësoret, formatimi, +drejtshkrimi, shenjat e pikësimit, apo pjesë të tjera të kësaj faqeje. +Listën e plotë të ndryshimeve te faqja mund ta shqyrtoni përmes ndërfaqes +cvsweb.

+ +

Poshtëshënim

+
    +
  1. Arsyeja pse numërohen si 0, 1, 2 dhe 3 ka të bëjë me historinë. Aty rreth +1990-s kish tre liri, të numërtuara 1, 2 dhe 3. Mandej kuptuam se liria për +ta xhiruar programin lypsej të përmendej shprehimisht. Ishte e qartë se qe +më elementare se tre të tjerat, ndaj duhet t’u paraprinte atyre. Në vend që +të rinumërtonim të tjerat, e bëmë liria 0.
  2. +
+ +
+ + +
+ + + + + + + + + diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/freedom-or-power.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/freedom-or-power.html new file mode 100644 index 0000000..6c137bc --- /dev/null +++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/freedom-or-power.html @@ -0,0 +1,194 @@ + + + + + + +Liri Apo Pushtet? - Projekti GNU - Free Software Foundation + + + + + +

Liri apo Pushtet?

+ +

+nga Bradley M. Kuhn dhe Richard +M. Stallman

+ +
+

Dashuria për liri është dashuri për të tjerët; dashuria për pushtet është +dashuri për veten.
+-- William Hazlitt

+
+ +

+Në lëvizjen për software të lirë, ne jemi për liri të përdoruesve të +software-it. Idetë tona i formuluam duke parë se cilat liri janë të +domosdoshme për një rrugë të mbarë jetese, dhe i lejojnë programet e +dobishme të farkëtojnë një bashkësi dashamirësie, bashkëveprimi dhe +bashkëpunimi. Kriteri ynë për software +të lirë përcakton liritë që u duhen përdoruesve të një programi për të +mundur të bashkëpunojnë në një bashkësi.

+ +

+Ne jemi për lirinë e programuesve dhe për liri të përdoruesve gjithashtu. +Shumica prej nesh janë programues, dhe duam liri për veten dhe për ju +gjithashtu. Por secili prej nesh përdor software të shkruar nga të tjerë, +dhe duam liri teksa e përdorim atë software, jo thjesht kur përdorim kod nga +vetja. Jemi për liri për krejt përdoruesit, qoftë nëse këta programojnë +shpesh, me raste, ose fare.

+ +

+Por një e ashtuquajtur liri, të cilës nuk i dalim në mbrojtje, është +“liria për të zgjedhur çfarëdo licence që të doni për software-in që +shkruani.” Ne e hedhim poshtë këtë, ngaqë është vërtet një formë +pushteti, jo lirie.

+ +

+Ky dallim shpesh i anashkaluar është kyç. Liri do të thotë të jeni në +gjendje të merrni vendime që prekin kryesisht ju vetë; pushtet do të thotë +të merrni vendime që prekin më shumë të tjerët se sa ju. Nëse ngatërrojmë +lirinë me pushtetin, do të dështojmë në mbrojtjen e lirisë së vërtetë.

+ +

+Bërja pronësor e një programi është ushtrim pushteti. Ligji i sotëm i të +drejtave të kopjimit ua akordon zhvilluesve të software-it atë pushtet, në +mënyrë që ata dhe vetëm ata të zgjedhin rregullat për t’ua imponuar +gjithkujt tjetër — një numër relativisht i vogël personash marrin +vendime bazë lidhur me software-in, për krejt përdoruesit, përgjithësisht +duke u mohuar këtyre lirinë. Kur përdoruesit nuk i gëzojnë liritë që +përkufizojnë software-in e lirë, ata s’mund të dinë se ç’kryen programi, +s’mund të kontrollojnë për deriçka të pasme, s’mund të vëzhgojnë për viruse +dhe krimba të mundshëm, dhe s’mund të mësojnë dot se ç’të dhëna personale +raportohen (apo të ndalin raportimet, edhe nëse arrijnë t’i zbulojnë). Nëse +prishet, s’mund ta ndreqin; u duhet të presin që zhvilluesit të ushtrojnë +pushtetin e tyre dhe ta bëjnë këtë. Nëse thjesht s’është dhe aq ai që u +duhet, ngecin me të. S’mund ta ndihmojnë njëri-tjetrin për ta përmirësuar.

+ +

+Shpesh zhvillues të software-it pronësor janë biznese. Ne të lëvizjes së +software-it të lirë nuk jemi kundër biznesit, por e kemi parë se ç’ndodh kur +një biznes software-i është “i lirë” të imponojë arbitrarisht +rregulla mbi përdoruesit e software-it. Microsoft-i është një shembull i +rëndë se si mohimi i lirive të përdoruesve mund të shpjerë në dëm të +drejtpërdrejtë, por s’është shembulli i vetëm. Edhe kur nuk ka monopol, +software-i pronësor i bën dëm shoqërisë. Të mund të zgjedhësh pronar, nuk +do të thotë liri.

+ +

+Diskutimet mbi të drejtat dhe rregullat për software-in shpesh janë +përqendruar vetëm te interesat e programuesve. Pak vetë në botë programojnë +rregullisht, dhe më pak akoma janë pronarë biznesesh software-i. Por krejt +bota e zhvilluar sot ka nevojë dhe përdor software, kështu që zhvilluesit e +software-it tani kontrollojnë se si ajo rron, vepron, komunikon, dhe +dëfren. Çështjet etike dhe politike nuk trajtohen nga slogani “liri +zgjedhjeje (vetëm për zhvilluesit).”

+ +

+Nëse “kush ka kodin, bën ligjin,” (1) atëherë +pyetja e vërtetë me të cilën ndeshemi është: cili do të duhej të +kontrollonte kodin që ju përdorni — ju, apo ca kokrra nga një elitë? +Ne besojmë se gëzoni të drejtën të kontrolloni software-in që përdorni, dhe +qëllimi i software-i të lirë është dhënia juve e atij kontrolli.

+ +

+Ne besojmë se ju duhet të vendosni ç’të bëni me software-in që përdorni; +por, kjo s’është ajo që thotë ligji sot. Ligji i sotëm i të drejtave të +kopjimit na vendos raport pushteti mbi përdoruesit e kodit tonë, na pëlqen +apo jo neve. Përgjigja etike ndaj kësaj gjendjeje është të shpallet liria +për çdo përdorues, ashtu si Karta e të Drejtave u mendua ta ushtronte +pushtetin qeveritar duke garantuar liritë e çdo shtetasi. Për këtë është +licenca GNU General Public License: ju +vë juve në kontroll të përdorimit që i bëni software-it, teksa ju mbron nga të tjerët që do të +donin të merrnin kontrollin e vendimeve tuaja.

+ +

+Dora-dorës që gjithnjë e më shumë përdorues të kuptojnë se kush ka kodin bën +ligjin, dhe ta ndjejnë se lirinë e meritojnë edhe ata, do të shohin +rëndësinë e lirive të cilat mbrojmë, ashtu si gjithnjë e më shumë përdorues +kanë arritur të çmojnë vlerën praktike të software-it të lirë që zhvillojmë.

+ +

Poshtëshënime

+ + William J. Mitchell, City of Bits: Space, Place, and the +Infobahn (Cambridge, Mass.: MIT Press, 1995), f. 111, siç citohet nga +Lawrence Lessig tek Kod dhe Ligje të Tjera të Kiberhapësirës, Version +2.0 (New York, NY: Basic Books, 2006), p. 5. + +
+

Kjo sprovë është botuar te Software +i Lirë, Shoqëri e Lirë: Sprova të Përzgjedhura të Richard +M. Stallman-it.

+ +
+ + +
+ + + + + + + + diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/fs-user-groups.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/fs-user-groups.html new file mode 100644 index 0000000..6b9d28e --- /dev/null +++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/fs-user-groups.html @@ -0,0 +1,3 @@ + + diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/gnu-history.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/gnu-history.html new file mode 100644 index 0000000..5144cf6 --- /dev/null +++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/gnu-history.html @@ -0,0 +1,210 @@ + + + + + + +Përmbledhje e Sistemit GNU - Projekti GNU - Free Software Foundation + + + + +

Përmbledhje e Sistemit GNU

+ +

+Sistemi operativ GNU është një sistem software-i i plotë dhe i +lirë, i përputhshëm me Unix-in. GNU do të thotë “GNU’s Not +Unix”. Shqiptohet si një rrokje e +vetme me një g të dëgjueshme. Richard Stallman dha Njoftimin Fillestar të Projektit +GNU më Shtator 1983. Një version më i gjatë, i quajtur GNU Manifesto u botua në Mars 1985. Është +përkthyer në disa gjuhë të +tjera.

+ +

+Emri i “GNU”-së u zgjodh sepse plotësonte disa kushte; së pari, +qe shkurtim për “GNU’s Not Unix”, së dyti, ngaqë qe fjalë e +njëmendtë, dhe së treti, është e lezetshme ta thuash (or Këndojeni).

+ +

+Fjala “i lirë” te “software i lirë” ka të bëjë me lirinë, jo çmimin. Mund të paguani ose +jo një çmim që të keni software GNU. Me ose pa pagesë, pasi ta +keni software-in, me përdorimin e tij gëzoni katër liri specifike. +Lirinë për ta xhiruar programin si t’ju pëlqejë; lirinë për ta kopjuar +programin dhe për t’ua dhënë atë miqve dhe kolegëve tuaj; lirinë për ta +ndryshuar programin si të doni, duke patur hyrje të plotë te kodi burim; +lirinë për shpërndarjen e çfarëdo versioni të përmirësuar të tij duke +ndihmuar kështu në krijimin e një bashkësie. (Nëse rishpërndani +software GNU, mund të kërkoni pagesë kundrejt aktit fizik të +shpërnguljes së një kopjeje të tij, ose mund t’i jepni falas kopjet.)

+ +

+Projekti për zhvillimin e sistemit GNU quhet “Projekti GNU”. +Projekti GNU u konceptua më 1983 si një rrugë për të risjellë frymën e +bashkëpunimit që mbizotëronte në bashkësinë e shkencave kompjuterike në +fillimet e veta—për ta bërë sërish të mundur bashkëpunimin, duke hequr +pengesat e vëna ndaj tij me detyrim nga pronarët e software-it +pronësor.

+ +

+Më 1971, kur Richard Stallman filloi karrierën e vet në MIT, punoi në një +grup që përdorte vetëm software +të lirë. Madje edhe kompanitë e kompjuterave shpesh shpërndanin +software të lirë. Programuesit qenë të lirë të bashkëpunonin me +njëri tjetrin, dhe kështu bënë shpesh.

+ +

+Në vitet ’80, thuajse krejt software-i qe pronësor, që do +të thotë se për të kishte pronarë, të cilët e ndaluan dhe e penguan +bashkëpunimin mes përdoruesve. Kjo e bëri Projektin GNU të domosdoshëm.

+ +

+Çdo përdorues kompjuteri ka nevojë për një sistem operativ; po qe se nuk ka +sistem operativ të lirë, atëherë as që mund të filloni të përdorni një +kompjuter pa i kthyer sytë nga software-i pronësor. Kështu që hapi +i parë në rrugën e software-it të lirë pa dyshim qe një sistem +operativ i lirë.

+ +

+Vendosëm të bënim një sistem operativ të përputhshëm me Unix-in ngaqë +konceptimi i tij në përgjithësi qe tashmë i provuar dhe i ndërkalueshëm, dhe +ngaqë përputhshmëria do ta bënte të lehtë për përdoruesit e Unix-it të +hidheshin nga Unix në GNU.

+ +

+Një sistem operativ i ngjashëm me Unix-in përfshin kernelin, përpiluesit, +përpunuesit, formatuesit e teksteve, software poste, ndërfaqe +grafike, librari, lojëra dhe mjaft gjëra të tjera. Ndaj, shkrimi i një +sistemi të plotë operativ është punë shumë e madhe. Ia filluam më Janar +1984. Free Software Foundation u themelua në +Tetor 1985, fillimisht për të mbledhur fonde për zhvillimin e GNU-së.

+ +

Aty nga 1990, ose i kishim siguruar, ose i kishim shkruar krejt përbërësit +kryesorë, hiq një—kernelin. Ndërkohë, Linux, një kernel i ngjashëm me +ata Unix, po zhvillohej nga Linus Torvalds më 1991 dhe u shndërrua në +software të lirë më 1992. Ndërthurja e Linux-it me sistemin +thuajse të plotë GNU solli një sistem operativ të plotë: sistemin +GNU/Linux. Sipas vlerësimesh, sistemet GNU/Linux përdoren nga dhjetëra +milionë vetë sot, zakonisht në formë shpërndarjesh GNU/Linux. Versioni kryesor +i Linux-it tani përmban “bulëza” firmware jo të lirë ; +aktivistët e software-it të lirë tani administrojnë një version të +modifikuar të Linux-it, të quajtur Linux-libre.

+ +

+Megjithatë, Projekti GNU nuk kufizohet me thelbin e sistemit operativ. +Synimi ynë është të ofrojmë një spektër të plotë software-i, për +çfarëdo që duan të bëjnë një shumicë përdoruesish. Këtu përfshihen +software aplikacione. Shihni Listën e +Software-it të Lirë për një katalog programesh aplikacione +software-i të lirë.

+ +

+Duam gjithashtu të ofrojmë software për përdorues që nuk janë +ekspertë kompjuteri. Ndaj edhe kemi zhvilluar desktopin grafik (të quajtur GNOME) si +ndihmë për fillestarët në përdorimin e sistemit GNU.

+ +

Duam gjithashtu të ofrojmë lojëra dhe gjëra të tjera për kalimin e kohës së +lirë. Ka tashmë plot lojëra të lira.

+ +

+Sa larg mund të shkojë software-i i lirë? Nuk ka kufij, hiq rastin +kur ligje të tillë si +sistemi i patentave e ndalon software-in e lirë krejtësisht. +Synimi përfundimtar është të ofrohet software i lirë që të kryejë +në kompjuter krejt llojet e punëve që duan të kryejnë përdoruesit—dhe +për ta bërë kështu software-in pronësor diçka të së kaluarës.

+ + +
+ + +
+ + + + + + + + diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/gnu-linux-faq.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/gnu-linux-faq.html new file mode 100644 index 0000000..44199b6 --- /dev/null +++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/gnu-linux-faq.html @@ -0,0 +1,1684 @@ + + + + + + +PBR mbi GNU/Linux - Projekti GNU - Free Software Foundation + + + +

PBR mbi GNU/Linux-in, nga Richard Stallman

+ +
+

Për të mësuar më tepër rreth kësaj çështjeje, mund të lexoni gjithashtu +faqen tonë mbi Linux-in dhe Projektin +GNU, faqen tonë Pse GNU/Linux? dhe +faqen tonë mbi Përdorues të +GNU-së Që Nuk Kanë Dëgjuar Kurrë Për GNU-në.

+
+ +

+Kur njerëzit shohin se ne përdorim dhe këshillojmë emrin GNU/Linux për një +sistem që mjaft të tjerë thjesht e quajnë “Linux”, atyre u lindin shumë +pyetje. Ja pyetjet e bëra rëndom, dhe përgjigjet tona.

+ + + +
+ +
Pse e quani GNU/Linux dhe jo Linux? (#why)
+ +
Shumica e sistemeve operativë të bazuar në Linux si kernel janë në thelb +versione të ndryshuara të sistemit operativ GNU. E filluam zhvillimin e +GNU-së më 1984, vite përpara se Linus Torvalds të fillonte shkrimin e +kernelit të vet. Qëllimi ynë qe të zhvillonim një sistem operativ tërësisht +të lirë. Sigurisht, nuk i hartuam vetë të tëra pjesët—por ama +udhëhoqëm. Zhvilluam shumicën e përbërësve qendrorë, duke formuar kështu +kontributin më të madh si njësi më vete te krejt sistemi. I yni qe edhe +përfytyrimi bazë. +

+Pa hile, të paktën duhet të përmendemi njësoj.

+ +

Për më tepër shpjegime, shihni Linux-i dhe +Sistemi GNU dhe Përdorues të GNU-së Që Nuk +Kanë Dëgjuar Kurrë Për GNU-në, dhe Projekti GNU, për historikun.

+ +
Pse ka rëndësi emri? (#whycare)
+ +
Edhe pse zhvilluesit e Linux-it, kernelit, kanë dhënë ndihmesë te bashkësia +e software-it të lirë, shumëve prej tyre nuk u bëhet vonë për lirinë. +Njerëzit që mendojnë se krejt sistemi është Linux priren të ngatërrohen dhe +t’u japin këtyre zhvilluesve një rol në historinë e bashkësisë sonë, rol që +nuk e kanë luajtur. Mandej u japin peshë të shpërpjesëtuar ideve të këtyre +zhvilluesve. +

+Duke e quajtur sistemin GNU/Linux pranohet roli që idealizmi ynë luajti në +krijimin e bashkësisë sonë, dhe ndihmohet +publiku të pranojë rëndësinë praktike të këtyre idealeve.

+
+ +
Cila është marrëdhënia e vërtetë mes GNU-së dhe Linux-it? (#what)
+ +
Sistemi operativ GNU dhe kerneli Linux janë projekte software të ndarë nga +njëri-tjetri, që plotësojnë punën e njëri-tjetrit. Zakonisht gjenden të +paketuar në një shpërndarje GNU/Linux, +dhe përdoren së bashku.
+ +
Si ndodhi që shumica e njerëzve e quan sistemin “Linux”? (#howerror)
+ +
Ta quash sistemin “Linux” është ngatërrim që u përhap më shpejt se sa +informacioni i saktë. +

+Njerëzit që ndërthurën Linux-in me sistemin GNU nuk qenë të vetëdijshëm se +kaq qe veprimtaria e tyre. Ata u përqendruan te pjesa që qe Linux dhe nuk +kuptuan se më shumë te ndërthurja qe GNU. Filluan ta quanin “Linux” edhe +pse ai emër s’i shkonte për shtat asaj çka kishin. Na u deshën disa vjet që +të kuptonim se ku qe problemi këtu dhe t’u kërkonim njerëzve ta ndreqnin +këtë praktikë. Në atë kohë, ngatërrimi pat filluar duke qenë më para.

+

+Shumica e njerëzve që e quan sistemin “Linux” s’kanë dëgjuar kurrë pse kjo +s’është gjëja e saktë. Panë të tjerë që e përdornin këtë emër dhe e morën +të mirëqenë që duhej të ishte i saktë. Emri “Linux” përhap gjithashtu një +pamje të rreme mbi origjinën e sistemit, ngaqë njerëzit priren të +hamendësojnë se historiku i sistemit qe i tillë që emri t’i përshtatej. +Fjala vjen, ata shpesh besojnë se zhvillimi i tij zuri fill me Linus +Torvalds-in më 1991. Kjo pamje e rreme priret të përforcojë idenë se +sistemi do të duhej quajtur “Linux”.

+

+Mjaft nga pyetjet këtu përfaqësojnë përpjekjet e njerëzve për të përligjur +emrin që janë mësuar të përdorin.

+
+ +
Duhet përherë të themi “GNU/Linux” në vend se “Linux”? (#always)
+
+Jo përherë—vetëm kur flisni mbi sistemin si i tërë. Kur i referoheni +veçan kernelit, duhet ta quani “Linux”, me emrin që i zgjodhi programuesi. +

+Kur njerëzit e quajnë krejt sistemin “Linux”, në fakt quajnë +tërë sistemin me emrin e kernelit. Kjo shkakton shumë lloje ngatërrimi, +ngaqë vetëm ekspertët mund të tregojnë nëse një pohim ka të bëjë me kernelin +apo me krejt sistemin. Duke e quajtur krejt sistemin “GNU/Linux”, dhe +kernelin “Linux”, shmangni dykuptimësinë.

+
+ +
A do të kish arritur Linux-i të njëjtin sukses po të mos kish pasur fare +GNU? (#linuxalone)
+ +
+Në atë botë alternative, sot nuk do të kishte asgjë të ngjashme me sistemin +GNU/Linux, dhe ndoshta fare sistem operativ të lirë. Askush nuk u përpoq të +krijonte një sistem operativ të lirë gjatë viteve ’80, hiq Projektin GNU dhe +(më pas) Berkeley CSRG, të cilit i qe kërkuar shprehimisht nga Projekti GNU +të fillonte e ta bënte kodin të lirë. +

+Linus Torvalds ka qenë ndikuar pjesërisht nga një fjalim mbi GNU-në në +Finlandë më 1990. Është e mundur që edhe pa këtë ndikim ta kish shkruar +kernelin e ngjashëm me Unix, por ndoshta mund të mos kish qenë +software i lirë. Linux-i u bë i lirë më 1992 kur Linus e rihodhi +në qarkullim nën GNU GPL. (Shihni shënime versioni për versionin 0.12.)

+

+Edhe sikur Torvalds ta kish hedhur në qarkullim Linux-in nën ndonjë leje +tjetër për software të lirë, vetëm një kernel i lirë nuk do të kish +sjellë ndonjë ndryshim kushedi në botë. Rëndësia e Linux-it rrodhi prej +vendit që zinte në një kuadër më të gjerë pune, një sistem operativ +krejtësisht të lirë: GNU/Linux.

+
+ +
Nuk do të qe më mirë për bashkësinë nëse nuk do t’i përçanit njerëzit me +këtë kërkesë? (#divide)
+ +
+Kur u kërkojmë njerëzve të thonë “GNU/Linux”, nuk po përçajmë njerëzit. Po +u kërkojmë t’i njohin hakun Projektit GNU për sistemin operativ GNU. Kjo +nuk është kritikë për ndonjë, e as hedhje tutje e dikujt. +

+Sidoqoftë, ka njerëz të cilëve nuk u pëlqen kjo që themi. Ndonjëherë këta, +si kundërpërgjigje, na shtyjnë tej. Ka raste që janë kaq të vrazhdët sa +dikush pyet veten nëse këta me qëllim po përpiqen të na trembin e të na +bëjnë të heshtim. Gojën nuk na e mbyllin dot, por bashkësisë ia japin një +krisje, ndaj shpresojmë që të arrini t’i bindni të reshtin së bëri kështu.

+

+Sidoqoftë, ky është shkak vetëm dytësor përçarjeje në bashkësinë tonë. +Përçarja më e madhe te bashkësia është mes njerëzve që e vlerësojnë +software-in e lirë si çështje shoqërore dhe etike dhe e konsiderojnë +software-in pronësor një problem shoqëror (mbështetësit e lëvizjes për +software të lirë), dhe ata që përmendin vetëm përfitimet praktike +dhe e paraqesin software-in e lirë vetëm si model të efektshëm zhvillimi +(lëvizja për burim të hapur).

+

+Ky mospajtim nuk është thjesht punë emrash—është punë ndarjeje për hir +të vlerave bazë. Është thelbësore për bashkësinë ta shohë dhe të mendohet +rreth këtij mospajtimi. Emrat “ software i lirë” dhe “burim i +hapur” janë simbolet e dy kampeve. Shihni Pse Burimi i Hapur nuk +e rrok thelbin e Software-it të Lirë.

+

+Mospajtimi mbi vlerat shkon pjesërisht në një vijë me vëmendjen që njerëzit +i kushtojnë rolit të Projektit GNU te bashkësia jonë. Njerëzit që çmojnë +lirinë ka më shumë të ngjarë ta quajnë sistemin “GNU/Linux”, dhe njerëzit që +mësojnë se sistemi është “GNU/Linux” ka më tepër gjasa t’i kushtojnë +vëmendje argumenteve tanë filozofikë mbi lirinë dhe bashkësinë (çka shpjegon +pse zgjedhja e emrave të sistemit shpie në një ndryshim të njëmendtë për +shoqërinë). Sidoqoftë, mospajtimi ndoshta do të ekzistonte edhe nëse +gjithkush do ta dinte origjinën e njëmendtë të sistemit dhe emrin e tij të +saktë, ngaqë problemi është i njëmendtë. Mund të tretet vetëm nëse ne që +çmojmë lirinë, bindim gjithsecilin (çka nuk do të jetë e lehtë), ose na +mundin plotësisht (le të shpresojmë se jo).

+
+ +
A nuk e përkrah projekti GNU të drejtën e fjalës së lirë të dikujt që ta +quajë sistemin me çfarëdo emri që ai zgjedh? (#freespeech)
+
+Po, vërtet, besojmë se keni të drejtën tuaj të fjalës së lirë ta quani +sistemin operativ me çfarëdo emri që doni. U kërkojmë njerëzve ta quajnë +GNU/Linux në frymën e të dhënit hak projektit GNU, për të nxitur vlerat e +lirisë të cilat nënkuptohen me GNU-në, dhe për t’u bërë të ditur të tjerëve +që sistemin e pollën këto vlera të lirisë. +
+ +
Meqë kushdo e njeh rolin e GNU-së në zhvillimin e sistemit, ka nevojë që të +thuhet patjetër “GNU/”-ja te emri? (#everyoneknows)
+ +
Përvoja tregon se përdoruesit e sistemit, dhe publiku përdorues i +kompjuterit përgjithësisht, shpesh nuk di asgjë rreth sistemit GNU. Shumica +e artikujve rreth sistemit nuk e përmendin emrin “GNU”, ose idealet që +përfaqëson GNU-ja. Kjo trajtohet më gjerë te Përdorues GNU Që Nuk Kanë +Dëgjuar Kurrë Për GNU-në. +

+Njerëzit që e thonë këtë ndoshta janë "geeks", me të tjerë geeks-a në +mendje. Geeks-at shpesh kanë dijeni mbi GNU-në, por shumë prej tyre kanë +një ide plotësisht të gabuar mbi atë çka është GNU-ja. Sa për shembull, +mjaft prej tyre mendojnë se është një koleksion “mjetesh”, ose një projekt për zhvillim mjetesh.

+

+Fjalët e përdorura në këtë pyetje, çka është tipike, ilustrojnë një tjetër +keqkuptim. Të flasësh për “rolin e GNU-së” në zhvillimin e diçkaje +nënkupton që GNU-ja është një grup njerëzish. GNU-ja është një sistem +operativ. Mund të kish kuptim të flitej rreth rolit të Projektit GNU në +këtë apo në atë veprimtari, por jo në atë të GNU-së.

+
+ +
Ngaqë e di rolin e GNU-së në sistem, pse ka rëndësi çfarë emri përdor? (#everyoneknows2)
+ +
+Po qe se fjalët tuaja nuk pasqyrojnë dijet tuaja, nuk u mësoni gjë të +tjerëve. Shumica e njerëzve që kanë dëgjuar për sistemin GNU/Linux mendojnë +se është “Linux”, që zuri fill me Linus Torvalds-in, dhe se qe menduar të +ishte me “burim të hapur”;. Nëse nuk ua thoni ju, kush do t’ua thotë? +
+ +
A s’është shkurtimi i “GNU/Linux”-it në “Linux” njësoj si shkurtimi i +“Microsoft Windows”-it në “Windows”? (#windows)
+ +
+Është i dobishëm shkurtimi i emrave që përdoren shpesh, por jo kur shkurtimi +të ngatërron. +

+Në vendet e zhvilluara, thuajse gjithkush e di vërtet që sistemi “Windows” +është bërë nga Microsoft-i, kështu që shkurtimi nga “Microsoft Windows“ në +“Windows” nuk ngatërron njeri lidhur me natyrën dhe origjinën e atij +sistemi. Shkurtimi i “GNU/Linux-it” në “Linux” jep ide të gabuar lidhur me +se nga rrjedh sistemi.

+

+Vetë pyetja është ngatërruese, ngaqë GNU dhe Microsoft nuk janë nga i njëjti +lloj gjërash. Microsoft është një shoqëri; GNU është një sistem operativ.

+
+ +
A s’është GNU një koleksion mjetesh programimi që u përfshinë në Linux? +(#tools)
+ +
+Njerëzit që mendojnë se Linux-i është një sistem operativ i plotë, po qe se +dëgjojnë gjë për GNU-në, shpesh përftojnë një ide të gabuar rreth se çka +është GNU-ja. Mund të mendojnë që GNU-ja është emri i një koleksioni +programesh—thonë shpesh “mjete programimi”, ngaqë disa prej mjeteve +tona për programim u bënë popullore për llogari të tyre. Ideja se “GNU” +është emri i një sistemi operativ nuk hyn lehtë në një kuadër konceptual +pune te i cili ai sistem operativ është quajtur “Linux”. +

+Projekti GNU u quajt kështu për shkak të sistemit operativ GNU—është +projekti për zhvillimin e sistemit GNU. (Shihni njoftimin fillestar të 1983-it.)

+

+Zhvilluam programe të tillë si GCC, GNU Emacs, GAS, GLIBC, BASH, etj., ngaqë +na duheshin për sistemin operativ GNU. GCC, GNU Compiler Collection është +përpiluesi që shkruam për sistemin operativ GNU. Ne, gjithë ata persona që +punuan në Projektin GNU, hartuan edhe Ghostscript, GNUCash, GNU Chess dhe +GNOME për sistemin GNU.

+
+ +
Ç’ndryshim ka mes një sistemi operativ dhe një kerneli? (#osvskernel)
+ +
+Një sistem operativ, ashtu si e përdorim termin, do të thotë një koleksion +programesh që janë të mjaftueshëm për të përdorur kompjuterin për kryerje +shumë punësh të ndryshme. Një sistem operativ i përgjithshëm, që të jetë i +plotë, duhet të përmbushë krejt detyrat që u duhet të kryejnë një numri sa +më të madh përdoruesish. +

+Kerneli është njëri nga programet e një sistemi operativ—programi që u +shpërndan mundësitë e makinës programeve të tjera që xhirohen. Kerneli +kujdeset gjithashtu për nisjen dhe ndalimin e programeve të tjera.

+

+Si për t’i ngatërruar gjërat, disa njerëz e përdorin termin “sistem +operativ” për të nënkuptuar “kernelin”. Të dy përdorimet e termit i kanë +rrënjët thellë në vite. Përdorimi i “sistemit operativ” për të nënkuptuar +“kernelin” gjendet në një numër librash shkollorë mbi konceptimin e +sistemeve, që herët në vitet ’80. Në të njëjtën kohë, gjatë viteve ’80, +“sistemi operativ Unix” kuptohej se përfshinte krejt programet e sistemit, +dhe versioni Unix i Berkeley-t përfshinte madje dhe lojëra. Ngaqë synonim që +GNU të ishte sistem operativ i ngjashëm me Unix, e përdorim termin “sistem +operativ” në të njëjtën mënyrë.

+

+Shumicën e kohës kur njerëzit flasin për “sistemin operativ Linux” e +përdorin togfjalëshin “sistem operativ” në të njëjtin kuptim që e përdorim +dhe ne: nënkuptojnë me të koleksionin e plotë të programeve. Po qe se kjo +është ajo të cilës i referoheni, ju lutemi, quajeni “GNU/Linux”. Po qe se e +kishit fjalën vetëm për kernelin, atëherë “Linux” është emri i saktë për të, +por ju lutemi, thoni “kerneli” po ashtu, për të shmangur dykuptimësinë +lidhur se për cilën pjesë software-i e keni fjalën.

+

+Po qe se parapëlqeni përdorimin e disa termave të tjerë të tillë si +“shpërndarje sistemi” për koleksionin e plotë të programeve, në vend të +“sistemit operativ”, asnjë problem. Në raste të tilla do të flitnit për +shpërndarje sistemi GNU/Linux.

+
+ +
Kerneli i një sistemi është si themelet e shtëpisë. Si mund të jetë thuajse +e mbaruar një shtëpi që nuk ka themele? (#house)
+ +
+Kerneli nuk krahasohet me themelet e një banese, ngaqë ndërtimi i një +sistemi operativ nuk i ngjan ndërtimit të një banese. + +

Një ndërtesë krijohet nga shumë pjesë të vogla të përgjithshme që i presin e +i vënë tok in situ. Duhen vënë tok nga poshtë lart. Ndaj, po qe +se nuk janë ndërtuar themelet, nuk ndërton dot ndonjë pjesë thelbësore; ajo +çka keni, është një gropë në terren.

+ +

+Përkundrazi, një sistem operativ përbëhet nga përbërës të ndërlikuar që mund +të zhvillohen në çfarëdo radhe. Pasi të keni krijuar shumicën e përbërësve, +shumica e punës është kryer. Më shumë i ngjan Stacionit Ndërkombëtar +Hapësinor, se sa një banese. Nëse shumica e moduleve të Stacionit Hapësinor +qenë në orbitë por po pritej për një modul tjetër thelbësor, kjo do t’i +ngjante sistemit GNU më 1992. +

+
+ +
A s’është kerneli truri i sistemit? (#brain)
+ +
+Një sistem kompjuterik nuk i ngjan shumë një trupi njerëzor, dhe asnjë pjesë +e tij nuk luan ndonjë rol të krahasueshëm me atë të trurit te qenia +njerëzore. +
+ +
A s’është shkrimi i kernelit pjesa dërrmuese e punës për një sistem +operativ? (#kernelmost)
+ +
+Jo, shumë përbërës duan mjaft punë. +
+ +
Një sistem operativ e ka të domosdoshëm një kernel. Meqë Projekti GNU +s’zhvilloi ndonjë kernel, si mund të jetë sistemi GNU?(#nokernel)
+ +
+Njerëzit shprehen kështu për quajtjen e sistemit “Linux” +përdorin një standard të dyfishtë. Një sistem operativ lyp përpilues, +përpunues, sisteme dritaresh, librari dhe shumë të tjera — qindra +programe, qoftë edhe për të qenë në një shkallë me atë që sistemet BSD +përfshinin më 1983-shin. Nga Torvalds nuk zhvilloi ndonjë prej tyre, si +mund të jetë sistemi “Linux”? + +

+Ai standard është shumë strikt, jo rruga e duhur për të gjykuar kontributet +e cilitdo kontribues.

+ +

+Linus Torvalds dha një kontribut të rëndësishëm në sistemin operativ që +përdorim; Projekti GNU filloi më herët dhe kontribuoi shumë më tepër. Emri +“GNU/Linux” i jep hakën secilit.

+
+ +
Si mund të jetë GNU-ja një sistem operativ, nëse nuk marr dot dhe instaloj +diçka të quajtur “GNU”? (#notinstallable)
+ +
+Ka gati mjaft versione të paketuara dhe të +instalueshme të GNU-së. Asnjë prej tyre nuk është quajtur thjesht +“GNU”, por GNU është ajo çka ata janë në thelb. + +

+Pritej që të hidhnim në qarkullim sistemin GNU të paketuar për instalim, por +ky plan doli nga loja për shkakt të ngjarjeve: më 1992 të tjerë persona po +paketonin tashmë variante GNU që përmbanin Linux. Duke filluar nga 1993 ne +sponsorizuam një përpjekje për të krijuar një shpërndarje më të mirë dhe më +të lirë GNU/Linux, të quajtur Debian GNU/Linux. Themeluesi +i Debian-it e kish zgjedhur tashmë atë emër. Nuk i kërkuam ta quante +thjesht “GNU”, ngaqë ai do të ishte emri i një versioni të sistemit me +kernelin GNU Hurd—i cili ende nuk qe gati.

+ +

+Kerneli GNU Hurd nuk u bë kurrë mjaftueshmërisht gati; ua këshillojmë vetëm +atyre që duan të merren me të. Pra, nuk e paketuam kurrë GNU-në me kernelin +GNU Hurd. Megjithatë, Debian-i e paketoi këtë ndërthurje si Debian +GNU/Hurd.

+ +

+Tani po merremi me një përgjegjës të përparuar paketimesh me bazë Scheme, të +quajtur GUIX, dhe një shpërndarje të plotë të bazuar mbi të, të quajtur Guix System Distribution ose GuixSD. Kjo përfshin +një ripaketim të një pjese domethënëse të sistemit GNU.

+ +

+Nuk e kryem kurrë hapin e fundit për paketimin e GNU-së nën emrin “GNU”, por +kjo nuk ndryshon gjë rreth asaj se çfarë është GNU-ja. GNU-ja është një +sistem operativ.

+
+ +
Po e thërrasim një sistem të tërë me emrin e kernelit, Linux. A s’është +normale të thirret një sistem operativ me emrin e kernelit? (#afterkernel)
+ +
+Kjo praktikë duket të jetë shumë e rrallë—nuk gjejmë dot ndonjë +shembull tjetër veç keqpërdorimit të emrit “Linux”. Normalisht, një sistem +operativ çohet përpara si një projekt i vetëm, i njësuar, dhe zhvilluesit +zgjedhin një emër për sistemin në tërësi. Kerneli zakonisht nuk ka ndonjë +emër të vetin—në vend të tij, njerëzit thonë “kerneli i atij ose +këtij“ ose “kerneli për këtë ose atë“. +

+Ngaqë këto dy konstruksione përdoren si sinonime, shprehja “kerneli Linux” +mund të interpretohet lehtësisht si të thoshte “kerneli i Linux-it” dhe të +lërë të kuptohet që Linux-i mund të jetë më tepër se një kernel. Mund ta +shmangni mundësinë e këtij keqkuptimi duke thënë ose shkruar “kerneli, +Linux-i” ose “Linux-i, kerneli”.

+
+ +
A mundet një sistem tjetër të japë “ndjesitë e Linux-it”? (#feel)
+ +
+Nuk ka “ndjesi që të jep Linux-i”, ngaqë Linux-i nuk ka ndërfaqe +përdoruesi. Si çdo kernel modern, Linux-i është një bazë për xhirim +programesh; ndërfaqet e përdoruesit zënë vend tjetër në sistem. Ndërveprimi +i njeriut me GNU/Linux-i kalon përherë përmes programesh të tjera, dhe +“ndjesitë” vijnë prej tyre. +
+ +
Problemi me termin “GNU/Linux” është që është shumë i gjatë. Po sikur të +këshillonit një emër më të shkurtër? (#long)
+ +
+Për ca kohë provuam emrin “LiGNUx”, që ndërthur fjalët “GNU” dhe “Linux”. +Kundërshtimi qe shumë i hidhët. Njerëzit e pranojnë “GNU/Linux” shumë më +mirë. +

+Emri më i shkurtër i ligjëruar për këtë sistem është “GNU”, por e quajmë +“GNU/Linux” për arsyet e dhëna më poshtë.

+
+ +
Po sikur sistemi të quhej “GliNUx” (në vend se “GNU/Linux”)? (#long1)
+ +
+

Te “Glinux”, emri “GNU” s’duket qartë, kështu që shumica e njerëzve s’do ta +vinin re. Edhe pse shkruar me të mëdha, si “GliNUx”, shumica e njerëzve +s’do ta kapnin dot se përmban një referencë ndaj GNU-së.

+ +

Do të ishte sikur të shkruhej “GNU/Linux”, por me “GNU/” me shkronja kaq të +vogla saqë shumica e njerëzve s’do ta lexonin dot.

+
+ +
Problemi me termin “GNU/Linux” është se është shumë i gjatë. Pse duhet t’i +hapja punë vetes duke thënë “GNU/”? (#long2)
+ +
+

Të thuash apo shtypësh “GNU/”, ha vetëm një sekondë. Nëse e vlerësoni +sistemin që ne ndërtuam, a nuk mund të shpenzoni një sekondë që të +mirënjihet vepra jonë?

+
+ +
Fatkeqësisht, “GNU/Linux” është katër rrokje. Njerëzit s’kanë për të +përdorur një term kaq të gjatë. Mos do të duhej të gjeni një më të shkurtër? +(#long3)
+

Në fakt, “GNU/Linux” përbëhet vetëm nga tre rrokje. “Fatkeqësisht” është +katër rrokje, dhe megjithatë njerëzit nuk tregojnë ngurrim për ta përdorur +atë fjalë.

+ +
Stallman-i s’na kërkon ta thërrasim “Richard Matthew Stallman” +çdo herë. Pse ju na kërkoni të themi “GNU/Linux” çdo herë? +(#long4)
+
+

Lënia pa përmendur e “Matthew” nuk përfaqëson gabim ndonjë gjë +rreth natyrës, origjinës, ideve apo qëllimeve të Stallman-it. Lënia pa +përmendur e “GNU”-së s’i përfaqëson këto gjëra rrett sistemit +GNU/Linux.

+ +

Ky është një shembull i një mënyre të përdorur shpesh për fshehje diçkaje të +pavërtetë: mbulimi i saj brenda një analogjie mashtruese. Një analogji më e +mirë do të ishte, “Pse të mos e quajmë Stallman-in +‘Torvalds’?” +

+ +
Meqë Linux-i është kontribut dytësor, a nuk do të ish kundër fakteve të +quhej sistemi thjesht “GNU”? (#justgnu)
+ +
+Nuk do të shkonte kundër fakteve, por nuk është gjëja më e mirë që mund të +bëhet. Ja arsyet pse e quajmë atë version të sistemit “GNU/Linux” në vend +se thjesht “GNU”: + +
    +
  • +Nuk është saktësisht GNU—ka tjetër kernel (po, Linux). Të dallosh +GNU/Linux nga GNU është e dobishme.
  • +
  • +Do të ishte jo zotnillëk t’u kërkohet njerëzve të reshtin së dhëni +hak Linus Torvalds-it. Ai shkroi një pjesë të rëndësishme të sistemit. Ne +duam të na jepet haka për nisjen dhe mirëmbajtjen e zhvillimit të sistemit, +por kjo nuk do të thotë që duhet ta trajtojmë Linusin në po atë mënyrë që na +trajtojnë ata që e quajnë sistemin “Linux”. Nuk pajtohemi me idetë e tij +politike, prerazi, por e trajtojmë këtë mospajtim me ndershmëri dhe haptazi, +në vend se të përpiqemi që t’i hamë hakun për kontributin e tij te sistemi.
  • +
  • +Ngaqë mjaft njerëz e njohin sistemin si “Linux”, po të thoshim “GNU” ata +thjesht mund të mos kuptojnë që po flasim për të njëjtin sistem. Po të +themi “GNU/Linux”, mund ta lidhin këtë me çfarë kanë dëgjuar rreth temës.
  • +

+
+ +
Do të më duhet të paguaj njëfarë shume po qe se përdor “Linux” në emrin e +një produkti, dhe kjo do të ndodhte edhe nëse them “GNU/Linux”. A është +gabim të përdor vetëm “GNU” pa “Linux”, që të kursej pagesën? (#trademarkfee)
+
+S’ka asgjë të keqe të quhet sistemi “GNU”; hollë-hollë, kjo është çka ai +është. Është bukur t’i jepet Linus Torvalds-it po ashtu një pjesë e hakës, +por nuk keni ndonjë borxh, për ta larë me privilegjin e të bërit kështu. +

+Pra, nëse doni t’i referoheni sistemit thjesht si “GNU”, për shmangie pagese +ngaqë e quani “Linux”, nuk do t’ju kritikojmë.

+
+ +
Te sistemi, ashtu si është sot, kanë kontribuar mjaft projekte të tjerë; në +ta përfshihen TeX, X11, Apache, Perl, dhe mjaft programe të tjerë. A nuk i +bie, sipas argumentimit tuaj, që të përmenden edhe këta? (Po kjo do të +shpinte në një emër kaq të gjatë sa do të ishte pa kuptim.) (#many)
+ +
+Ajo çka themi është që e keni për detyrë t’i jepni hakën zhvilluesit +themelor të sistemit. Zhvilluesi kryesor është Projekti GNU, dhe sistemi në +thelb është GNU. +

+Nëse e ndjeni edhe më fort nevojën e dhënies së hakës atje ku duhet, mund të +mbani parasysh që edhe disa kontribues dytësorë po ashtu meritojnë të +përmenden në emrin e sistemit. Po qe kështu, mos na ardhtë radha të +ngrihemi kundër kësaj. Nëse keni përshtypjen se X11 meriton hakë në emrin e +sistemit, dhe dëshironi ta quani sistemin GNU/X11/Linux, ashtu qoftë. Nëse +keni përshtypjen se Perl thjesht thërret për përmendje, dhe doni të shkruani +GNU/Linux/Perl, jepini.

+

+Ngaqë një emër i gjatë si GNU/X11/Apache/Linux/TeX/Perl/Python/FreeCiv bëhet +i pakuptimtë, në një farë pike do të na duhet të vendosim një prag dhe të +lëmë jashtë emrat e mjaft kontributeve të tjerë dytësorë. Nuk ka ndonjë +vend të saktë të vetëkuptueshëm për vendosjen e pragut, ndaj kudo që ta +vendosni, nuk kemi për ta kundërshtuar.

+

+Nivele të ndryshëm pragu do të shpinin në zgjedhje të ndryshme për emrin e +sistemit. Por një emër që nuk rrjedh nga shqetësimet mbi të qenët i +paanshëm dhe për dhënien e hakës të zotit, për asnjë nivel pragu, është +“Linux”. Nuk mund të jetë paanësi dhënia e krejt hakës njërit prej +kontributeve dytësorë (Linux), ndërkohë që lihet jashtë kontributi parësor +(GNU).

+
+ +
systemd luan një rol të rëndësishëm në sistemin GNU/Linux, ashtu si +është ky sot, a e kemi për detyrë ta quajmë GNU/systemd/Linux? (#others)
+ +
+systemd është një përbërës jo pak i rëndësishëm, por jo aq i +rëndësishëm sa kerneli (Linux-i), as edhe aq i rëndësishëm sa baza e +sistemit në tërësi (GNU-ja). Sidoqoftë, nëse doni të vini theksin te prania +e systemd-së, duke e quajtur sistemi “GNU/systemd/Linux”, s’ka +asgjë të keqe të bëhet kështu. +
+ +
Te sistemi, ashtu si është ai sot, kontribuan mjaft projekte të tjera, por +ata nuk ngulin këmbë të quhet XYZ/Linux. Pse duhet trajtuar veçan GNU-ja? +(#others)
+ +
+Mijëra projekte kanë zhvilluar programe të përfshirë rëndom në sistemet e +sotme GNU/Linux. Ato të gjitha e kanë hak të përmenden për kontributin, por +nuk janë zhvillues kryesorë të sistemit si i tërë, ndaj nuk kërkojnë të +përmenden si të tillë. +

+GNU është ndryshe ngaqë është më shumë se sa thjesht një program i +kontribuar nga dikush, më tepër se sa një koleksion programesh të kontribuar +nga disa. GNU është kuadri i punës në të cilin sistemi u ndërtua.

+
+ +
GNU-ja është një pjesë e vogël e sistemit sot, atëherë pse u dashka që ta +përmendim? (#allsmall)
+
+Në 2008, nxorëm se paketat GNU përbënin 15% të depos “kryesore” të +shpërndarjes GNU/Linux gNewSense. Linux-i përbënte 1.5%. Ndaj i njëjti +argument do të duhej zbatuar edhe më me forcë në rastin e emërtimit “Linux”. + +

+GNU-ja është një pjesë e vogël e sistemit sot, dhe Linux është pjesë akoma +më e vogël. Por janë thelbi i sistemit; sistemi doli nga ndërthurja e +tyre. Ndaj, emri “GNU/Linux” mbetet i përshtatshëm. +

+
+ +
Te sistemi, ashtu si është ai sot, kanë kontribuar mjaft shoqëri; a nuk do +të thotë kjo që e kemi për detyrë ta quajmë GNU/Red Hat/Novell/Linux? +(#manycompanies)
+ +
+

+GNU-ja nuk është i krahasueshëm me Red Hat-in apo Novell-in; nuk është +shoqëri, apo ent, apo madje as veprimtari. GNU-ja është një sistem +operativ. (Kur flasim për Projektin GNU, e kemi fjalën për projektin e +zhvillimit të sistemit GNU.) Sistemi GNU/Linux bazohet në GNU, e prandaj do +të duhej që GNU të dukej te emri i tij. +

+

+Shumica e kontributit nga këto shoqëri te sistemi GNU/Linux përbëhet nga +kodi që kanë kontribuar te paketa të ndryshme GNU përfshi GCC-në dhe +GNOME-n. Të thuash GNU/Linux u jep hakën këtyre shoqërive bashkë me gjithë +pjesën tjetër të zhvilluesve të GNU-së. +

+
+ +
Pse e shkruani “GNU/Linux” në vend se “GNU Linux”? (#whyslash)
+ +
+Duke ndjekur rregullat e Anglishtes, në ndërtimin “GNU Linux” fjala “GNU” +modifikon “Linux”. Kjo do të thotë ose “versioni GNU i Linux-it”, ose +“Linux-i, që është një paketë GNU”. Asnjë prej këtyre kuptimeve nuk i shkon +gjendjes që kemi. +

+Linux-i nuk është paketë GNU; pra, nuk ka qenë zhvilluar nën parzmoren e +Projektit GNU apo kontribuar veçanërisht te Projekti GNU. Linus Torvalds-i +e shkrojti Linux-in në mënyrë të pavarur, si projekt të vetin. Ndaj +“Linux-i, që është një paketë GNU” nuk qëndron.

+

+Nuk po flasim për një version GNU të dallueshëm të Linux-it, kernelit. +Shpërndarjet e lira GNU/Linux kanë versione të ndarë të +Linux-it, ngaqë versioni “standard” përmban “koklavitje firmware” jo të +lira. Nëse kjo do të qe pjesë e Projektit GNU, mund të shihej mundësia e +“GNU Linux”; por nuk do të donim ta quanim kështu, ngaqë do të ishte shumë +ngatërruese.

+

+Po flasim për një version të GNU-së, sistemit operativ, të dallueshëm nga +pasja e Linux-it për kernel. Pjerrësja i shërben rastit, ngaqë do të thotë +“ndërthurje”. (Kujtoni rastin “Input/Output”.) Ky sistem është ndërthurje e +GNU-së dhe Linux-it; prej këndej rrjedh edhe “GNU/Linux”.

+

+Ka mënyra të tjera për të shprehur “ndërthurjen”. Nëse mendoni që shenja +plus është më e qartë, ju lutemi, përdoreni. Në Frëngjisht, një vijë në mes +është e qartë: “GNU-Linux”. Në Spanjisht, ndonjëherë themi “GNU con Linux”.

+
+ +
Si shqiptohet emri “GNU/Linux”? (#pronounce)
+
+

+Ju lutemi, shqiptojeni si “GNU pjerrake Linux.” Nëse nuk +shqiptoni pjerraken, njerëzit do të mendojnë se po thoni “GNU +Linux,”, çka s’është emër i përshtatshëm për +kombinimin. +

+
+ +
Pse e shkruani “GNU Emacs” në vend se “GNU/Emacs”? +(#whynoslash)
+ +
+

+Duke ndjekur rregullat e anglishtes, në trajtën “GNU Emacs”, fjala “GNU” +modifikon “Emacs”. Kjo është rruga e drejtë për të përshkruar një program +të quajtur Emacs i cili është një paketë GNU.

+

+“GNU/Emacs” do të thoshte ndërthurja e GNU-së, sistemit +operativ, dhe programit Emacs. Kjo nuk mund të thuhet për këtë program, +ndaj “GNU/Emacs” është rruga e gabuar për t’iu referuar atij.

+
+ +
Pse “GNU/Linux” dhe jo “Linux/GNU”? (#whyorder)
+ +
+

+Është e saktë dhe e drejtë të përmenden kontributi themelor së pari. +Kontributi GNU në sistem jo vetëm është më i madh se sa Linux-i dhe para +Linux-it, në fakt ne nisëm krejt veprimtarinë.

+

+Veç kësaj, “GNU/Linux”-i pajtohet me faktin që Linux-i është niveli më i +ulët i sistemit dhe që GNU-ja plotëson nivele teknikisht më të lartë.

+

+Sidoqoftë, nëse parapëlqeni ta quani sistemin “Linux/GNU”, kaq është shumë +më mirë se sa ajo që bëjnë njerëzit zakonisht, çka është lënia krejtësisht +jashtë e GNU-së dhe që e bën të duket sikur krejt sistemi është Linux.

+
+ +
Shpërndarja ime quhet “Aksh Linux”; por kjo nuk tregon asgjë se prej çfarë +përbëhet sistemi. Pse të mos e quanin si t’u pëlqente? (#distronames0)
+
+Quajtja e një sistemi “Aksh Linux” nënkupton se është një lloj “Linux”-i dhe +njerëzit kështu e kuptojnë. + +

+Nëse një shpërndarje GNU/Linux do ta quanin “Aksh BSD”, ju do ta merrnit për +gabim. Do t’u thonit, “Ky sistem s’është BSD”. Dhe as Linux nuk është.

+
+ +
Shpërndarja ime quhet “Aksh Linux”; a nuk duket që është vërtet Linux? (#distronames)
+ +
+

Do të thotë që njerëzit që krijojnë shpërndarjen “Aksh Linux” po përsërisin +gabimin e zakonshëm. Ne e çmojmë faktin që shpërndarje si Debian, Dragora, +Musix, Trisquel, dhe Venenux kanë birësuar GNU/Linux si pjesë të emrit të +tyre zyrtar, dhe shpresojmë që nëse merreni me një tjetër shpërndarje, t’i +nxisni të bëjnë të njëjtën gjë.

+
+ +
Emri zyrtar i shpërndarjes sime është “Aksh Linux”; a nuk është gabim të +thirret shpërndarja ndryshe nga “Aksh Linux”? (#distronames1)
+ +

Kur përhapin informacione të gabuara duke ndryshuar “GNU” në “Linux”, dhe e +quajnë versionin e tyre “Aksh Linux”, është e drejtë që ta ndreqni +informacionin e gabuar duke e quajtur “Aksh GNU/Linux”.

+ +
A nuk do të ishte më me efekt t’u kërkohej shoqërive si Mandrake, Red Hat +dhe IBM t’i quajnë shpërndarjet e tyre “GNU/Linux”, në vend se t’u kërkohet +individëve? (#companies)
+ +
+S’bëhet fjalë për të zgjedhur njërin apo tjetrin—u kërkojmë shoqërive, +enteve dhe individëve të ndihmojnë të përhapet fjala mbi këtë. Në fakt, ua +kemi kërkuar të tre këtyre shoqërive. Mandrake u përgjigj se do të përdorte +termin “GNU/Linux” një pjesë të kohës, por IBM-ja dhe Red Hat-i nuk qenë të +gatshme të ndihmonin. Një funksionar u shpreh, “Ky është vendim puro +komercial; presim të fitojmë më tepër para nga emërtimi “Linux””. Me fjalë +të tjera, asaj shoqërie nuk iu bë vonë se çfarë qe e drejtë. +

+Nuk i bëjmë dot ta bëjnë këtë si duhet, por nuk jemi nga ata që heqin dorë +meqë rruga nuk qenkësh e lehtë. Mund të mos keni aq ndikim në dorën tuaj sa +IBM-ja apo Red Hat-i, por prapë mund të ndihmoni. Së toku mund ta +ndryshojmë gjendjen deri në atë shkallë, sa shoqëritë të fitojnë më shumë +para duke e quajtur “GNU/Linux”.

+
+ +
A s’do të ishte më mirë të ruhej emri “GNU/Linux” për shpërndarje që janë +puro software i lirë? Tek e fundit, ky është ideali i GNU-së. (#reserve)
+ +
+Praktika e shumëpërhapur e shtimit të software-it jo të lirë te sistemi +GNU/Linux është problem i madh për bashkësinë tonë. Ajo sikur u mëson +përdoruesve që software-i jo i lirë është OK, dhe që përdorimi i tij është +pjesë e frymës së “Linux”-it. Mjaft Grupe Përdoruesish “Linux” e kanë pjesë +të misionit të tyre ndihmën ndaj përdoruesve që këta të përdorin shtojca jo +të lira, dhe madje edhe të ftojnë shitës për të bërë reklamë. Këta kanë +birësuar qëllime të tilla si “ndihmën ndaj përdoruesve” të GNU/Linux-it +(përfshi ndihmën për ta që të përdorin aplikacione dhe përudhës jo të lirë), +ose popullarizimin edhe më të sistemit, qoftë edhe në kurriz të lirisë. +

+Çështja është si të ndryshohet kjo.

+

+Duke qenë se shumica e bashkësisë që përdor GNU-në me Linux prej kohësh nuk +e kupton që kjo është çështja, heqja dorë prej nesh nga këto versione të +ndotura, duke thënë që nuk janë vërtet GNU, nuk do t’u mësonte përdoruesve +ta vlerësonin më tepër lirinë. Mund të mos e merrnin mesazhin e synuar. +Vetëm se do të përgjigjeshin se nuk e kishin menduar kurrë që këto sisteme +qenë GNU së pari.

+

+Rruga për t’i drejtuar këta përdorues të shohin lidhjen me lirinë është +saktësisht e kundërta: t’u bëhet e ditur atyre se krejt këto versione +sistemi janë versione të GNU-së, se të tëra bazohen në një sistem +që ekziston pikë për pikë për hir të lirisë së përdoruesve. Me të kuptuar +këtë, mund të fillojnë t’i shohin shpërndarjet që përfshijnë +software jo të lirë si versione të deformuara, të ndotura, të +GNU-së, në vend se t’i mendojnë si versione të pastra dhe të përshtatshme të +“Linux”.

+

+Është shumë e dobishme të fillohen Grupe Përdoruesish GNU/Linux, që e quajnë +sistemin GNU/Linux dhe vendosin idealet e Projektit GNU si bazë të +veprimtarisë të tyre. Nëse Grupi i Përdoruesve të Linux-it në zonën tuaj ka +problemet e përshkruara më sipër, këshillojmë që ose të bëni fushatë brenda +grupit për të ndërruar orientimin (dhe emrin) e tij, ose të filloni një grup +të ri. Njerëzit që përqendrohen në qëllime më sipërfaqësore kanë të drejtën +e tyre të kenë pikëpamje të tyret, por mos i lejoni t’ju marrin me vete!

+
+ +
Pse të mos krijohet një shpërndarje GNU e Linux-it (sic) dhe të quhet +GNU/Linux? (#gnudist)
+ +
+Krejt shpërndarjet “Linux” janë faktikisht versione të sistemit GNU me +Linux-in për kernel. Qëllimi i termit “GNU/Linux” është ta bëjë të ditur +këtë pikë. Të zhvillosh një shpërndarje të re dhe ta quash veçmas +“GNU/Linux” do të errësonte pikën që ne duam të theksojmë. +

+Sa për zhvillimin e një shpërndarjeje GNU/Linux, e bëmë njëherë, kur +financuam zhvillimet e hershme të Debian GNU/Linux-it. Ta bëjmë sërish nuk +duket e dobishme; do të donte shumë punë, dhe po qe se shpërndarja e re nuk +do të kishte përparësi praktike domethënëse ndaj shpërndarjeve të tjera, nuk +do t’i shërbente ndonjë qëllimi.

+

+Në vend të kësaj, ne ndihmojmë zhvilluesit e shpërndarjeve GNU/Linux 100% të +lira, të tilla si gNewSense dhe Ututo.

+
+ +
Pse të mos thuhet thjesht “Linux është kerneli i GNU-së” dhe të hidhet në +qarkullim ndonjë version ekzistues i GNU/Linux-it nën emrin “GNU”? (#linuxgnu)
+ +
+Mund të kish qenë ide e mirë të birësohej Linux-i si kerneli i GNU-së dikur +më 1992. Sikur ta dinim, atëherë, se sa gjatë do të donte GNU Hurd-i të +funksiononte, mund ta kishim bërë. (Por kësaj i thonë: mend pas kuvendi.) +

+Po të qe për të marrë një version të GNU/Linux-it dhe ta rietiketojmë si +“GNU”, do të qe si të merrnim një version të sistemit GNU dhe ta etiketonim +“Linux”. Kjo nuk ishte e drejtë, dhe nuk duam të veprojmë kështu.

+
+ +
A e ka dënuar dhe kundërshtuar Projekti GNU përdorimin e Linux-it në +fillimet e tij? (#condemn)
+ +
+Nuk e birësuam Linux-in si kernel tonin, por nuk e dënuam apo kundërshtuam +atë. Në 1993 filluam të diskutojmë ujditë për të sponsorizuar zhvillimin e +Debian GNU/Linux. Po kërkonim edhe të bashkëpunonim me persona që po +ndryshonin disa paketa GNU për përdorim me Linux. Donim t’i përfshinim +ndryshimet e tyre në qarkullimet standarde, që kështu këto paketa GNU të +mund të funksiononin në çast nën ndërthurje me Linux-in. Por shpesh +ndryshimet qenë ad-hoc dhe të pakalueshme gjetiu; për instalim +kishin nevojë të pastroheshin. +

+Personat që bënë ndryshimet treguan pak interes për bashkëpunim me ne. +Njëri prej tyre, në fakt, na tha se nuk i bëhej vonë të punonte me Projektin +GNU sepse qe “përdorues i Linux-it”. Çka na ra rëndë, ngaqë personat që +kaluan paketat GNU edhe për sisteme të tjerë përgjithësisht donin të punonin +me ne për t’i pasur ndryshimet të përfshira në projektin tonë. Megjithatë +këta persona, që po zhvillonin një sistem i cili bazohej së pari në GNU, +qenë grupi i parë (dhe, ende, praktikisht të vetmit) që s’dëshironin të +punonin me ne.

+

+Qe kjo përvojë që na tregoi së pari se kish persona që po e quanin një +version të sistemit GNU “Linux”, dhe se ky ngatërrim po errësonte punën +tonë. Kërkesa jonë për ta quajtur sistemin “GNU/Linux” është përgjigjja +jonë për këtë problem, dhe për probleme të tjera të shkaktuara nga emërtimi +i shtrembër “Linux”.

+
+ +
Pse pritët kaq gjatë përpara se t’u kërkonit njerëzve të përdorin emrin +GNU/Linux? (#wait)
+ +
+

Në fakt, nuk pritëm. Rreth kësaj filluam të diskutonim privatisht me +zhvilluesit dhe shpërndarësit diku aty nga 1994, dhe kaluam në fushatë +publike më 1996. Do të vazhdojmë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

+
+ +
A nuk do të duhej që emërtimi i llojit GNU/emër të zbatohej te krejt +programet që janë nën GPL? (#allgpled)
+ +
+Kurrë nuk u referohemi programeve individualë si “GNU/emër”. Kur një +program është paketë GNU, mund ta quajmë “emër GNU”. +

+GNU, sistemi operativ, përbëhet nga shumë programe të ndryshme. Disa nga +programet në GNU qenë shkruar si pjesë e Projektit GNU ose dhënë veçanërisht +për të; këto janë paketat GNU, dhe ne shpesh përdorim “GNU” në emrat e tyre.

+

+Është në dorën e zhvilluesve të një programi të vendosin nëse duan ta +kontribuojnë dhe ta bëjnë atë një paketë GNU. Nëse keni zhvilluar një +program dhe do të donit të jetë paketë GNU, ju lutemi, na shkruani <gnu@gnu.org>, që të mund ta vlerësojmë +dhe të vendosim nëse e duam.

+

+Nuk do të ishte e drejtë të vihej emri GNU mbi çdo program individual që +është hedhur në qarkullim nën GPL. Po qe se shkruani një program dhe e +hidhni në qarkullim nën GPL (Leja e Përgjithshme Publike), kjo nuk do të +thotë që e shkroi Projekti GNU ose që e shkruat për ne. Fjala vjen, +kerneli, Linux-i,qarkullon nën GNU GPL, por Linusi nuk e shkrojti si pjesë +të Projektit GNU—e kreu punën në mënyrë të pavarur. Nëse diçka nuk +është paketë GNU, Projekti GNU nuk mund të marrë dafinat për të, dhe +vendosja e “GNU”-së te emri i saj do të ishte e pasaktë.

+

+Në kontrast me këtë, e meritojmë hakun e përgjithshëm për sistemin operativ +GNU si të tërë, edhe pse jo për çdo program në të. Sistemi ekziston si +sistem falë vendosmërisë dhe këmbënguljes sonë, që prej 1984-s, shumë vite +para se të fillonte Linux-i.

+

+Sistemi operativ nën të cilin Linux-i u bë popullor qe në thelb i njëjtë me +sistemin operativ GNU. Nuk qe krejtësisht i njëjtë, ngaqë pati tjetër +kernel, por në pjesën më të madhe qe i njëjti sistem. Qe një variant i +GNU-së. Qe sistemi GNU/Linux.

+

+Linux-i vazhdon të përdoret së pari në derivate të atij sistemi—në +versionet e sotme të sistemit GNU/Linux. Ajo që u jep këtyre sistemeve +identitetin e tyre është GNU-ja dhe Linux-i në qendër të tyre, jo +përjashtimisht Linux-i.

+
+ +
Meqë mjaft nga GNU-ja vjen prej Unix-it, mos do të duhej që GNU t’i jepte +hakun Unix-it duke përdorur “Unix” te emri i vet? (#unix)
+ +
+Në fakt, asgjë e GNU-së nuk rrjedh prej Unix-it. Unix qe software +pronësor (dhe ende është), ndaj përdorimi i çfarëdo kodi prej tij te GNU-ja +do të kish qenë i paligjshëm. Kjo nuk është rastësi; kjo është arsyeja pse +e zhvilluam GNU-në: ngaqë duke përdorur Unix-in, ose cilindo nga sistemet e +tjerë operativë të asaj kohe, nuk do të kihej liri, na duhej një sistem i +lirë për ta zëvendësuar atë. Nuk mund të kopjonim programe, ose madje as +pjesë të tyre, nga Unix-i; gjithçka duhej shkruar nga e para. +

+Asnjë rresht kodi te GNU nuk vjen prej Unix-it, por GNU-ja është sistem i +përputhshëm me Unix-in; ndaj, mjaft nga idetë dhe karakteristikat e GNU-së +vijnë prej Unix-it. Emri “GNU”, që do të thotë “GNU’s Not Unix”, është një +mënyrë gaztore për t’i dhënë hakën Unix-it për të, në vijim të një tradite +hacker-ësh për shkurtime ripërsëritëse që zuri fill në vitet ’70.

+

+Shkurtimi i parë ripërsëritës qe TINT, “TINT Is Not TECO”. Autori i TINT-it +shkroi një tjetër sendërtim të TECO-s (kish ndërkohë mjaft të tillë, për +sisteme të ndryshëm), por në vend që ta quante me një emër të zbehtë si +“kështu-ose-ashtu TECO”, i shkoi në mendje një emër zbavitës. (Ky është +kuptimi për hacking: mençuri lojcake.)

+

+Hacker-ë të tjerë e pëlqyen kaq shumë emrin sa filluan ta imitojnë stilin. +U bë si traditë që, sa herë që shkruanit nga e para një program që qe i +ngjashëm me ndonjë program ekzistues (le të themi që e kish emrin “Klever”), +t’i jepnit një emër shkurtim ripërsëritës, të tillë si “MINK” për “MINK Is +Not Klever”. Në po të njëjtën frymë e quajtëm zëvendësimin tonë për Unix-in +“GNU’s Not Unix”.

+

+Historikisht, AT&T, që krijoi Unix-in, nuk donte që ndonjë t’i jepte +hakën duke përdorur “Unix” te emri i një sistemi të ngjashëm, as +edhe në një sistem 99% të kopjuar nga Unix. AT&T në fakt pat kërcënuar +se do të padiste këdo që do t’i jepte hakë AT&T-së në këtë mënyrë. Kjo +është arsyeja pse versionet e ndryshme të modifikuara të Unix-it (të tërë +pronësorë, si Unix) patën emra krejt të ndryshëm që s’e përfshinin +“Unix”-in.

+
+ +
Mos do të duhej të thoshim njësoj “GNU/BSD”? (#bsd)
+ +
+Nuk i quajmë sistemet BSD (FreeBSD, etj.) sisteme “GNU/BSD”, ngaqë ai term +nuk gjen vend te historia e sistemeve BSD. +

+Sistemi BSD qe krijuar nga UC Berkeley si software jo i lirë, në +vitet ’80, dhe kaloi i lirë në fillim të viteve ’90. Çfarëdo sistemi +operativ që ekziston sot është, thuajse me siguri, ose variant i sistemit +GNU, ose ndonjë lloj sistemi BSD.

+

+Njerëzit ndonjëherë pyesin nëse edhe BSD është variant i GNU-së, siç është +GNU/Linux. Jo, nuk është. Zhvilluesit e BSD-së patën frymëzimin ta bëjnë +kodin e tyre software të lirë nga shembulli i Projektit GNU, dhe +thirrje shprehimisht prej aktivistësh të GNU-së i ndihmuan t’ia nisin punës, +por kodi ka pak puqje me GNU-në.

+

+Sistemet BSD sot përdorin disa paketa GNU, ashtu si edhe sistemi GNU dhe +variante të tij përdorin disa programe BSD; sidoqoftë, marrë në tërësi, janë +dy sisteme të ndryshëm që kanë bërë përpara ndarazi. Zhvilluesit BSD nuk +shkruan ndonjë kernel për t’ia shtuar sistemit GNU, ndaj një emër i tillë si +GNU/BSD nuk do t’i shkonte gjërave.

+

+Lidhja mes GNU/Linux-it dhe GNU-së është shumë e ngushtë, dhe për këtë shkak +emri “GNU/Linux” është i përshtatshëm për të.

+

+Ka një version të GNU-së që përdor një kernel nga NetBSD. Zhvilluesit e tij +e quajnë “Debian GNU/NetBSD”, por “GNU/kernelofNetBSD” do të ishte më i +saktë, ngaqë NetBSD është një sistem i tërë, jo thjesht kerneli. Ky nuk +është një sistem BSD, ngaqë pjesa dërrmuese e sistemit është e njëjtë me +sistemin GNU/Linux.

+
+ +
Nëse i instaloj mjetet GNU në Windows, mos do të thotë që po xhiroj një +sistem GNU/Windows? (#othersys)
+ +
+Jo në të njëjtin kuptim që nënkuptojmë me “GNU/Linux”. Mjetet e GNU-së janë +thjesht një pjesë e software-it GNU, i cili është thjesht një pjesë e +sistemit GNU, dhe nën ta prapë do të kishit një tjetër sistem operativ të +plotë, i cili nuk do të kishte të përbashkët me GNU-në as edhe një rresht +kod. Përmbledhtas, kjo është gjendje krejt tjetër nga GNU/Linux. +
+ +
A s’mund të përdoret Linux-i pa GNU-në? (#justlinux)
+ +
+Linux-i përdoret më vete, ose me programe të tjerë të vegjël, në disa +pajisje. Këta sisteme të vegjël software-i janë shumë larg prej të qenit +sistem GNU/Linux. Përdoruesit nuk i instalojnë ata në PC-ra, fjala vjen, +dhe mund edhe të mos iu pëlqejnë. Është e dobishme të thuhet që këto +pajisje xhirojnë thjesht Linux, për të treguar se sa të ndryshme janë këto +platforma të vogla nga GNU/Linux-i. +
+ +
Sa përqind sistem GNU lypset që një sistem të jetë GNU/Linux? (#howmuch)
+ +
+“Sa” është një pyetje pa kuptim, ngaqë sistemi GNU s’ka kufij të përpiktë. +

+GNU-ja është një sistem operativ i mirëmbajtur nga një bashkësi. Përfshin +shumë më tepër gjëra se thjesht paketa software GNU (për të cilat kemi një +listë), dhe njerëzit shtojnë vazhdimisht paketa. Pavarësisht këtyre +ndryshimeve, mbetet ende sistemi GNU, dhe shtimi i Linux-it në të shpie te +GNU/Linux. Nëse përdorni një pjesë të sistemit GNU, duke lënë mënjanë +pjesën tjetër, nuk ka ndonjë mënyrë me mend për të thënë se “sa” përdorët.

+

+Nëse e shohim çështjen në nivel paketash, Linux është një paketë e +rëndësishme e sistemit GNU/Linux. Përfshirja e një pakete të rëndësishme +GNU mjafton për të përligjur kërkesën tonë për përmendje të barasvlershme. +

+
+ +
A ka sisteme të plotë Linux [sic] pa GNU-në? (#linuxsyswithoutgnu)
+ +
+Ka sisteme të plotë që përmbajnë Linux-in dhe jo GNU-në; Androidi është një +shembull. Por është gabim të thirren këta sisteme “Linux”, njësoj siç +është gabim të quhet GNU një sistem “Linux”. +

+Android-i është sistem shumë i ndryshëm nga sistemi GNU/Linux — ngaqë +këta të dy kanë shumë pak kod të përbashkët. Në fakt, e vetmja gjë që kanë +të përbashkët është Linux-i.

+

+Nëse e quani sistemin e plotë GNU/Linux “Linux”, keni për të parë se do t’ju +nevojitet të thoni gjëra të tilla si, “Android përmban Linux, por s’është +Linux, ngaqë s’ka libraritë dhe mjetet e zakonshme Linux [sic] [duke +nënkuptuar sistemin GNU]”.

+

+Android-i përmban aq Linux, sa GNU/Linux-i. Ajo çka nuk ka, është sistemi +GNU. Android-i e zëvendëson atë me software Google që funksion goxha +ndryshe. Ajo çka e bën Android-in të ndryshëm nga GNU/Linux-i është mungesa +e GNU-së.

+
+ +
Është e saktë të thuhet “përdor Linux”, nëse bëhet fjalë për përdorim të +GNU/Linux-it dhe të Android-it? (#usegnulinuxandandroidlinuxsyswithoutgnu)
+ +
+Aspak. Ky përdorim është kaq problematik sa që njerëzit s’do të kuptojnë +domethënien e synuar. +

+Publikut do t’i duket shumë e çuditshme të flitet për përdorim të Android-it +si “përdorim të Linux-it”. Është si të bisedohet me dikë, dhe mandej të +thuhet se biseduat me zorrët apo me sistemin e frymëmarrjes së atij personi.

+

+Publiku do ta kuptojë idenë e “të përdorurit të Linux-it” kur është +vërtet GNU/Linux, përmes keqkuptimit të rëndomtë: duke e menduar krejt +sitemin si “Linux”.

+

+Përdorimi i Android-it dhe përdorimi i GNU/Linux-it janë tërësisht të +ndryshëm, aq të ndryshëm sa lëvizja me automjet dhe lëvizja me një +biçikletë. Fakti që dy të parët përmbajnë Linux është pa rëndësi për +përdorimin e tyre, ashtu si fakti që një makinë dhe një biçikletë janë +struktura metalike nuk ndikon në përdorimin e këtyre të dyjave. Nëse doni +të flisni mbi përdorimin e makinave dhe biçikleta, s’do të flisnit rreth +“lëvizjeje me objekte metalike” — veç në bëfshi lojëra me lexuesit. +Do të thoshit, “përdorim makinash dhe biçikletash”. Po njësoj, rruga e +qëruar për të folur rreth përdorimit të GNU/Linux-it dhe Android-it është të +thuhet “përdorimi i GNU/Linux-it dhe Android-it”.

+
+ +
Pse të mos thirret sistemi “Linux”, sido qoftë, dhe t’i mëshohet rolit të +Linus Torvalds-it si simbol për bashkësinë tonë? (#helplinus)
+ +
+Linus Torvalds është “posteri” (fjalë e zgjedhur nga tjetërkush, jo nga ne) +për qëllimet e tij, jo tonat. Synimi i tij është ta bëjë sistemin më +popullor, dhe beson se vlera e këtij për shoqërinë qëndron thjesht te +përparësitë praktike që ofron: fuqia e tij, qëndrueshmëria dhe gjetja e tij +lehtësisht. Ai nuk ka e mbrojtur kurrë lirinë për të bashkëpunuar si një parim +etik, e prandaj publiku s’e lidh emrin e “Linux-it” me atë parim. +

+Linusi e deklaron publikisht mospajtimin e tij me idealet e lëvizjes për +software të lirë. Ai, gjatë punësimit të tij, është marrë për +shumë vjet me software jo të lirë (dhe e ka thënë këtë faqe një +audience të gjerë gjatë një takimi në “Linux”World), dhe u ka +bërë ftesë publikisht zhvilluesve pasues të Linux-it, kernelit, të përdorin +software jo të lirë për të punuar mbi të së bashku. Shkon edhe më +tej, dhe përçmon njerëzit që këshillojnë se inxhinierët dhe shkencëtarët +duhet të shqyrtojnë pasojat shoqërore të veprës së tyre teknike—duke +hedhur tej kështu mësimet që shoqëria ka marrë nga krijimi i bombës atomike.

+

+Nuk ka asgjë gabim te të shkruarit e një programi të lirë për të mësuar dhe +për t’u zbavitur; kerneli që shkroi Linus për arsye të tilla qe kontribut i +rëndësishëm te bashkësia jonë. Por ky lloj motivimi nuk është arsyeja pse +ekziston sistemi krejtësisht i lirë, GNU/Linux, dhe as e sigurojnë lirinë +tonë në të ardhmen. Publiku lypset ta dijë këtë. Linusi ka të drejtë të +promuovojë idetë e tija; megjithatë, njerëzit duhet të jenë të ndërgjegjshëm +që sistemi operativ në fjalë buron prej idealeve të lirisë, jo prej +pikëpamjeve të tij.

+
+ +
A mos jemi gabim që e etiketojmë veprën e Linus Torvalds-it si GNU? (#claimlinux)
+ +
+Do të ishte gabim, ndaj këtë nuk e bëjmë. Vepra e Torvalds-it është +Linux-i, kerneli; ne bëjmë kujdes që të mos ia veshim atë vepër Projektit +GNU ose ta etiketojmë si “GNU”. Kur flasim për krejt sistemin, emri +“GNU/Linux” i jep atij një pjesë të hakës. +
+ + +
A pajtohet Linus Torvalds që Linux-i është thjesht një kernel? (#linusagreed)
+ +
+

Ai e pranoi këtë në ato fillime. Shënimet e versionit për Linux-in më të +hershëm thonë, +“Shumica e mjeteve të përdorura me linux-in janë software GNU dhe +gjenden nën GNU copyleft. Këto mjete nuk janë pjesë e shpërndarjes +- pyetmëni mua (ose GNU-në) për më tepër të dhëna”.

+
+ +
Pse të mos përfundohet kerneli GNU Hurd, të hidhet në qarkullim sistemi GNU +si një i tërë, dhe të harrohet çështja se çfarë të quhet GNU/Linux? (#finishhurd)
+ +
+Do të donim të na jepej haka për sistemin operativ GNU, pavarësisht se me +çfarë kerneli është përdorur. + +

Ta bësh GNU Hurd-in të funksionojë paq, sa të konkurrojë me Linux-in do të +ishte punë shumë e madhe, dhe nuk është qartazi e domosdoshme. E vetmja +gjë, e gabuar nga ana etike me Linux-in si kernel është përfshirja e +“blob”-eve firmware; zgjidhja më e mirë e këtij problemi është zhvillimi i zëvendësimeve +të lira për blob-e.

+
+ +
Beteja është tashmë e humbur—shoqëria e ka vendosur dhe ne nuk mund ta +ndryshojmë, madje pse duhet çuar mendja atje? (#lost)
+ +
+Kjo nuk është betejë, është fushatë edukimi. Se si të quhet një sistem nuk +është një vendim i vetëm, që të merret në një çast nga “shoqëria”: çdo +person, çdo ent, mund të vendosë cilin emër të përdorë. Nuk i bëni dot të +tjerët të thonë “GNU/Linux”, por mund të vendosni ta quani sistemin +“GNU/Linux” ju vetë—e duke bërë kështu, do të ndihmoni të edukohen të +tjerët. +
+ +
Shoqëria e ka vendosur dhe ne nuk mund ta ndryshojmë, ndaj sa para bën, edhe +po të them “GNU/Linux”? (#whatgood)
+ +
+Nuk bëhet fjalë për gjendje krejt-ose-hiç: pamje të sakta dhe të pasakta +shpërndahen pak a shumë nga njerëz të ndryshëm. Nëse e quani një sistem +“GNU/Linux”, do t’i ndihmoni të tjerët të mësojnë historinë e vërtetë të +sistemit, origjinën dhe shkakun që e polli. Nuk mund ta ndreqni +keqemërtimin kudo vetë, më shumë se sa mundemi ne, por mund të ndihmoni. +Sikur vetëm ca qindra vetë t’ju shohin duke përdorur termin “GNU/Linux”, i +bie të keni edukuar një numër domethënës njerëzish përmes shumë pak +përpjekjeje. Dhe ca prej tyre do ta shpien ndreqjen edhe te të tjerë. +
+ +
A nuk do të ishte më mirë të quhej sistemi “Linux” dhe t’u mësohej njerëzve +origjina e njëmendtë e tij, përmes një shpjegimi dhjetëminutësh? (#explain)
+ +
+Nëse na ndihmoni duke u shpjeguar të tjerëve në këtë mënyrë, e vlerësojmë +mundimin tuaj, por kjo nuk është metoda më e mirë. Nuk është aq e efektshme +sa emërtimi e sistemit “GNU/Linux”, dhe ua harxhon kohën në mënyrë të +paefektshme. +

+Është e paefektshme sepse nuk ka për t’u qartësuar, dhe me siguri nuk ka për +t’u përhapur. Disa nga njerëzit që dëgjojnë shpjegimin tuaj do t’i vënë +veshin, dhe mund të përvetësojnë përfytyrimin e saktë të origjinës së +sistemit. Por si zor t’ua përsërisin shpjegimin të tjerëve, kurdo që vjen +fjala te sistemi. Ka gjasa që do ta quajnë “Linux”. Pa e dashur vërtet, do +të ndihmojnë në përhapjen e përfytyrimit të pasaktë.

+

+Është e paefektshme sepse merr shumë kohë. Të thuash e të shkruash +“GNU/Linux” do të hante vetëm pak sekonda në ditë, jo minuta, ndaj arrini të +përfshini shumë më tepër njerëz në këtë mënyrë. Bërja e dallimit mes +Linux-it dhe GNU/Linux-it kur shkruani dhe flisni është me tërë mend rruga +më e lehtë për të ndihmuar Projektin GNU efektivisht.

+
+ +
Ca persona qeshin me ju kur u kërkoni ta quajnë sistemin GNU/Linux. Pse ia +nënshtroni veten këtij trajtimi? (#treatment)
+ +
+Thirrja e sistemit “Linux” priret t’u japë njerëzve një përfytyrim të gabuar +të historikut të sistemit dhe të shkaqeve që e pollën. Njerëzit që qeshin +me kërkesën tonë ka gjasa të kenë marrë këtë përfytyrim të +gabuar—mendojnë se puna jonë u bë nga Linusi, ndaj qeshin kur u +kërkojmë të na jepet haka. Sikur ta dinin të vërtetën, ka gjasa se nuk do +të qesheshin. +

+Pse i hyjmë rrezikut të bërjes së një kërkese që ndonjëherë i bën njerëzit +të tallen me ne? Ngaqë shpesh sjell përfundime të dobishme që i ndihin +Projektit GNU. Do të rrezikojmë abuzimin e pamerituar, vetëm synimi ynë të +arrihet.

+

+Po qe se shihni të ndodhë një situatë kaq ironikisht e padrejtë, ju lutemi, +mos rrini e bëni sehir. Ju lutemi, tregojuni njerëzve që tallen historinë e +vërtetë. Kur të shohin pse kërkesa është e përligjur, ata që kanë pak mend +do të reshtin së qeshuri.

+
+ +
Ca persona ju dënojnë kur u kërkoni ta quajnë sistemin GNU/Linux. A nuk +humbni duke i bërë ata të huaj? (#alienate)
+ +
+Jo dhe aq. Njerëzit që nuk e vlerësojnë rolin tonë në zhvillimin e sistemit +ka pak gjasa të bëjnë përpjekje domethënëse për të na ndihmuar. Nëse bëjnë +punë që çon përpara synimet tona, të tilla si hedhje në qarkullim software-i +të lirë, ka gjasa të ndodhë për shkaqe të tjera pa lidhje, jo se ua kërkuam +ne. Ndërkohë, duke u mësuar të tjerëve t’i japin hakën e punës sonë dikujt +tjetër, po minojnë aftësinë tonë të rekrutojmë ndihmë nga të tjerët. +

+Nuk ka kuptim të shqetësohemi se mos na largohen njerëz që janë tashmë, më +së shumti, mosbashkëpunues, dhe është vetëmposhtje të tërhiqesh nga ndreqja +e një problemi të madh nga frika se mos zemërohen njerëzit që e mbajnë atë +gjallë. Prandaj do të vazhdojmë të përpiqemi ta ndreqim keqemërtimin.

+
+ +
Pavarësisht nga sa keni kontribuar, a është e ligjshme të riemërtohet +sistemi operativ? (#rename)
+ +
+Nuk po riemërtojmë ndonjë gjë; kemi qenë duke e thirrur këtë sistem “GNU” që +kur e bëmë të ditur më 1983. Njerëzit që provuan ta riemërtojnë në “Linux”, +nuk duhej të kishin bërë ashtu.
+ +
A s’është gabim të detyrohen njerëzit ta quajnë sistemin “GNU/Linux”? (#force)
+ +
+Do të qe gabim të detyrohen, dhe as provojmë. Ne e quajmë sistemin +“GNU/Linux”, dhe ju kërkojmë të bëni njësoj. +
+ +
Pse të mos paditen njerëzit që e quajnë krejt sistemin “Linux”? (#whynotsue)
+ +
+Nuk ka rrethana ligjore për t’i paditur, por meqë besojmë në lirinë e +fjalës, nuk do të donim ta bënin, sido që të qe. Ne u kërkojmë njerëzve ta +quajnë sistemin “GNU/Linux” ngaqë kjo është gjëja e drejtë që duhet bërë. +
+ +
A nuk do të duhej të vendosnit diçka te GNU GPL për t’u kërkuar njerëzve ta +quajnë sistemin “GNU”? (#require)
+ +
+Qëllimi i GNU GPL-së është të mbrojë lirinë e përdoruesit nga ata që do të +krijonin versione pronësore të software-it të lirë. Ndërkohë që është e +vërtetë që ata që e quajnë sistemin “Linux” shpesh bëjnë gjëra që e +kufizojnë lirinë e përdoruesit, të tilla si paketim software-i jo të lirë në +sistemin GNU/Linux ose madje edhe zhvillim software-i jo të lirë për qëllime +të tilla, akti i thjeshtë i emërtimit të sistemit “Linux” nuk u mohon, në +vetvete, përdoruesve lirinë e tyre. Duket jo e përshtatshme ta bësh GPL-në +të kufizojë se ç’emër mund të përdoret për sistemin. +
+ +
Meqë kundërshtuat domosdoshmërinë e përmendjes së Universitetit të +Kalifornisë sipas lejes origjinale BSD, a nuk është hipokrizi të kërkohet +përmendja e projektit GNU? (#BSDlicense)
+ +
+Do të ishte hipokrizi të bëhej emri GNU/Linux domosdoshmëri licence, dhe as +nuk duam. Ne vetëm kërkojmë që ju të na jepni hakun që meritojmë. + +

+Ju lutemi, mbani shënim që ka të paktën dy +licenca të ndryshme BSD. Për hir të qartësisë, ju lutemi, mos përdorni +termin “licencë BSD” pa specifikuar se për cilën bëhet fjalë.

+
+ +
Meqë dështuat të vendosnit diçka te GNU GPL-ja, për t’u kërkuar njerëzve ta +quajnë sistemin “GNU”, mirë t’ju bëhet; pse ankoheni tani? (#deserve)
+ +
+Pyetja nënkupton një parakusht të përgjithshëm etik deri diku të +debatueshëm: që, nëse njerëzit nuk ju detyrojnë t’i trajtoni pa hile, e keni +tagër të përfitoni prej tyre sa të doni. Me fjalë të tjera, merr të +mirëqenë që forca të jep të drejtë. +

+Shpresojmë se nuk pajtoheni me këtë parakusht, njësoj si ne.

+
+ +
Mos do të ishte më mirë të mos i dilnit kundër asaj çka shumë vetë e +besojnë? (#contradict)
+ +
+Nuk mendojmë se duhet të merremi me grupe të mëdhenj njerëzish ngaqë këta +janë ngatërruar. Shpresojmë që edhe ju do të vendosni që e vërteta është e +rëndësishme. +

+Nuk do të mundnim kurrë të zhvillonim një sistem operativ të lirë pa mohuar +së pari besëtytninë, të kultivuar nga shumë njerëz, që software-i pronësor +është i ligjshëm dhe i pranueshëm.

+
+ +
Meqë shumë vetë e quajnë “Linux”, a e bën kjo të saktë? (#somanyright)
+ +
+Nuk besojmë se popullariteti i një gabimi e shndërron atë në një të vërtetë. +
+ +
A s’është më mirë të quhet sistemi me emrin që e njohin shumica e +përdoruesve? (#knownname)
+ +
+Përdoruesit nuk është se janë të paaftë të nxënë. Meqë “GNU/Linux” përfshin +“Linux”, do ta kuptojnë se për çfarë po flisni. Nëse me raste shtoni +“(referuar shpesh si “Linux”)”, do ta kuptojnë. +
+ +
Mjaft vetë janë të ndjeshëm mbi çka është e leverdishme apo se kush po +fiton, jo rreth argumenteve të drejtë apo të gabuar. A nuk mund ta +përthithni mbështetjen e tyre përmes një rruge tjetër? (#winning)
+ +
+Të bësh kujdes vetëm për çka të leverdis, ose për kë po fiton, është trajtim +i pamoral i jetës. Software-i jo i lirë është një shembull i këtij trajtimi +të pamoralshëm dhe lulëzon mbi të. Ndaj për ne do të ishte vetëmposhtje t’i +përulemi këtij trajtimi, parë në perspektivë afatgjatë. Ne do të vazhdojmë +të flasim me termat e të saktës dhe të gabuarës. +

+Shpresojmë të jeni një prej atyre për të cilët e sakta dhe e gabuara kanë +rëndësi.

+
+ +
+ +
+ + +
+ + + + + + + + + diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/gnu-users-never-heard-of-gnu.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/gnu-users-never-heard-of-gnu.html new file mode 100644 index 0000000..c2885f9 --- /dev/null +++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/gnu-users-never-heard-of-gnu.html @@ -0,0 +1,145 @@ + + + + + + +Përdorues të GNU-së Që Nuk Kanë Dëgjuar Kurrë për GNU-në - Projekti GNU - +Free Software Foundation + + + +

Përdorues GNU Që Nuk Kanë Dëgjuar Kurrë për GNU-në

+ +

nga Richard Stallman

+ +
+

Për të mësuar më tepër mbi këtë çështje, mund të lexoni edhe FAQ mbi GNU/Linux, faqen tonë mbi Pse GNU/Linux? dhe faqen tonë mbi Linux-in dhe Projektin GNU. +

+
+ +

Shumica e njerëzve nuk kanë dëgjuar kurrë për GNU-në. Madje dhe shumica e +njerëzve që përdorin sistemin GNU nuk kanë dëgjuar kurrë për GNU-në, ngaqë +kaq shumë njerëz dhe shoqëri i mësojnë ta quajnë “Linux”. +Vërtet, përdoruesit e GNU-së shpesh thonë se “xhirojnë Linux”, +që është njësoj si të thuash se “ngisni karburatorin tuaj” ose +“ngisni trasmisionin”.

+ +

Sido që të jetë, ata që kanë njohuri mbi GNU-në e përshoqërojnë me idealet e +lirisë së lëvizjes për software të lirë. Ky përshoqërim nuk është i rastit; +motivi për zhvillimin e GNU-së qe pikërisht bërja e mundur të përdoret +kompjuteri dhe të kihet liri.

+ +

Një person që emrin “GNU” e sheh për herë të parë te +“GNU/Linux” s’ka si ta dijë menjëherë se çfarë përfaqëson, por +është afruar një hap më tepër zbulimit. Përshoqërimi mes emrit GNU dhe +synimeve tona për liri dhe solidaritet shoqëror gjendet në mendjet e qindra +mijëra përdoruesve të GNU/Linux-it që kanë njohuri mbi GNU-në. Gjendet te +gnu.org dhe te Wikipedia. Gjendet në Internet; +nëse këta përdorues kërkojnë rreth GNU-së, do të zbulojnë idetë që mishëron +GNU-ja.

+ +

Po nuk kërkuan për të, mund ta hasin prapëseprapë. Retorika e “burimit të +hapur” priret ta shpjerë vëmendjen e njerëzve larg nga problemet +e lirisë së përdoruesve, por jo krejtësisht; prapë diskutohet mbi GNU-në dhe +software-in e lirë, dhe njerëzit prapë kanë gjasa ta ndeshin. Kur kjo +ndodh, lexuesi ka më tepër gjasa ta drejtojë vëmendjen nga të dhënat mbi +GNU-në (në faktin që është vepër e një fushate për liri dhe bashkësi), nëse +e di se është përdorues i sistemit GNU.

+ +

Parë në shtrirje kohore, quajtja e sistemit “GNU/Linux” përhap +ndërgjegjësimin mbi idealet e lirisë për të cilat ne zhvilluam sistemin +GNU. Është po ashtu e dobishme si kujtues për njerëzit në bashkësinë tonë +që kanë dijeni për këto ideale, në një botë ku mjaft nga diskutimi mbi +software-in e lirë i nënshtrohet një trajtimi krejtësisht praktik (e prandaj +edhe të pamoral). Kur ju kërkojmë ta quani sistemin +“GNU/Linux”, ju kërkojmë të ndihmoni në ndërgjegjësimin e +publikut mbi idealet e software-it të lirë.

+ +
+ + +
+ + + + + + + + diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/gnu.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/gnu.html new file mode 100644 index 0000000..2c34ba9 --- /dev/null +++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/gnu.html @@ -0,0 +1,213 @@ + + + + + + +Sistemi Operativ GNU - Projekti GNU - Free Software Foundation + + + + + +

Sistemi Operativ GNU

+ +
+

Shkarkoni shpërndarje

+

+GNU dhe Linux

+

Nëse po shihni për një sistem të tërë që ta instaloni, shihni listën tonë të shpërndarjeve GNU/Linux që +janë plotësisht software i lirë.

+
+ + + +

Ja dy postimet që Stallman-u shkroi për një tabelë njoftimesh në Stanford, +teksa e vizitonte në Maj, 1983. Ato shfaqin pak nga ajo që bluante në +mendje në rrugë e sipër për fillimin e zhvillimit të sistemit GNU. Në to +nuk përdoret termi “software i lirë”; që, me sa duket, s’kish +filluar ende t’i bënte bashkë këto dy fjalë.

+ + + + +

GNU-ja dhe Linux-i

+ + + + +

Të tjera burime të afërta me GNU-në

+ + + +

GNU-ja gjetkë

+ +

(9965) GNU

+ +

Asteroid i brezit kryesor (9965) +GNU, i përcaktuar hëpërhë si 1992 EF2, u emërtua për nder të +projektit GNU në Minor +Planet Circular 41571. Asteroidi u zbulua në Kitt Peak nga Spacewatch më +5 maj, 1992.

+ +
+ + +
+ + + + + + + + + diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/initial-announcement.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/initial-announcement.html new file mode 100644 index 0000000..485e759 --- /dev/null +++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/initial-announcement.html @@ -0,0 +1,318 @@ + + + + + + +Njoftimi Fillestar - Projekti GNU - Free Software Foundation + + + +

Njoftimi Fillestar

+ +

Ky është njoftimi origjinal mbi Projektin GNU, postuar nga Richard Stallman më 27 shtator, 1983.

+ +

Historia faktike e Projektit GNU është, në shumë pikëpamje, e ndryshme nga +ky plan fillestar. Për shembull, fillimi u shty deri më Janar të 1984. Disa +prej koncepteve filozofike rreth software-it të lirë nuk qenë të +qartësuara deri para pak vitesh.

+ +

Free Unix!

+ +

Duke nisur nga kjo Ditë e Falënderimeve do të filloj të shkruaj një sistem +të plotë software-i, të përputhshëm me Unix-in, të quajtur GNU +(shkurtim i Gnu's Not Unix), dhe ta jap falas(1) për këdo +që don ta përdorë. Kontribute në kohë, para, programe dhe pajisje nevojiten +shumë.

+ +

Për t’ia filluar, GNU do të jetë një kernel plus krejt mjetet e nevojshme +për shkrim dhe xhirim programesh në C: përpunues, shell, përpilues C, +lidhës, asembler, dhe ndoca gjëra të tjera. Pas kësaj do të shtojmë një +formatues tekstesh, një YACC, një lojë Empire, një fletëllogaritës, dhe +qindra gjëra të tjera. Shpresojmë të furnizojmë, përfundimisht, gjithçka të +dobishme që vjen normalisht me një sistem Unix, dhe çfarëdo gjëje tjetër të +dobishme, përfshi dokumentim on-line dhe në shtypshkrim.

+ +

GNU do të jetë në gjendje të xhirojë programe Unix, por nuk do të jetë +identik me Unix. Do të bëjmë tërë përmirësimet që ia leverdis, bazuar në +përvojën tonë me sisteme të tjera operative. Në veçanti, kemi në plan të +shtojmë emra më të gjatë kartelash, numra versioni kartelash, një sistem +kartelash që nuk vithiset, ndoshta plotësim emri kartele, mbulim për ekran +të pavarur nga terminali, e në fund edhe një sistem dritaresh bazuar në Lisp +përmes të cilit disa programe Lisp dhe programe të rëndomtë Unix mund të +ndajnë bashkë të njëjtin ekran. Si C, ashtu edhe Lisp do të mund të kihen +si gjuhë programimi për sistemin. Do të kemi software rrjeti, të +bazuar në protokollin chaosnet të MIT-së, shumë më sipëran se +UUCP. Ndoshta do të kemi diçka të përputhshme me UUCP-në.

+ + +

Kush Jam?

+ +

Jam Richard Stallman, shpikësi i përpunuesit origjinal e të shumë-imituar +EMACS, tani në Laboratorin e Inteligjencës Artificiale në MIT. Kam punuar +rëndshëm me përpilues, përpunues, debugger-a, interpretues urdhrash, +Incompatible Timesharing System dhe sistemin operativ Lisp Machine. Jam +marrë i pari me mbulim ekrani të pavarur nga terminali në ITS. Veç këtyre +kam sendërtuar një sistem kartelash që nuk vithiset dhe dy sisteme dritaresh +për makina Lisp.

+ +

Pse Duhet Ta Shkruaj GNU-në

+ +

Mendoj se rregulli i artë e lyp që nëse më pëlqen një program, ta ndaj atë +me të tjerë persona që e pëlqejnë. Nuk mundem, me ndërgjegje të pastër, të +nënshkruaj një marrëveshje moszbulimi ose një marrëveshje licence +software-i.

+ +

Që të mund të vazhdoj t’i përdor kompjuterat pa dhunuar parimet e mia, kam +vendosur të bëj tok një trup të nevojshëm software-i të lirë që të +jem në gjendje të vazhdoj pa ndonjë software që nuk është i lirë.

+ + +

Si Mund të Kontribuoni

+ +

U kërkoj prodhuesve të kompjuterave dhurime makinash dhe parash. U kërkoj +individëve dhurime programesh dhe pune.

+ +

Një prodhues kompjuterash ka premtuar tashmë të dhurojë një makinë. Por +mund të përdorim edhe më tepër se një. Një rrjedhim që mund të prisni nga +dhurimi i makinave është fakti që GNU-ja do të xhirojë në ta prej një date +më të afërt. Makina është mirë të jetë e aftë të punojë në zona të banuara, +dhe të mos ketë nevojë për ftohje ose ushqim të sofistikuar.

+ +

Programues individualë mund të kontribuojnë duke shkruar një kopje të +përputhshme të disa prej mjeteve Unix dhe të m’i japin mua. Për shumicën e +projekteve, kjo pjesëmarrje e shpërndarë dhe me kohë të pjesshme do të ishte +shumë e vështirë të bashkërendohej; pjesët e shkruara në mënyrë të pavarur +nuk do të punonin tok. Por për synimin e veçantë të zëvendësimit të +Unix-it, ky problem nuk është i pranishëm. Shumica e specifikimeve për +ndërfaqen janë të rregulluara nga përputhshmëria me Unix-in. Po qe se çdo +kontribut funksionon me pjesën tjetër të Unix-it, ka gjasa që do të punojë +edhe me pjesën tjetër të GNU-së.

+ +

Nëse siguroj dhurime në para, ndoshta do të jem në gjendje të punësoj pak +vetë me kohë të plotë ose të pjesshme. Rroga nuk do të jetë e lartë, por po +kërkoj persona për të cilët fakti që po ndihmojnë njerëzimin është po aq i +rëndësishëm sa edhe paraja. E shoh këtë si një rrugë për t’u krijuar +mundësinë personave të përkushtuar t’ia kushtojnë energjitë e tyre punës me +GNU-në, duke i çliruar nga nevoja të fitojnë jetesën në një rrugë tjetër.

+ + +

Për më tepër të dhëna, lidhuni me mua.

+ +

Postë Arpanet:
+ RMS@MIT-MC.ARPA

+ +

Usenet:
+ ...!mit-eddie!RMS@OZ
+ ...!mit-vax!RMS@OZ

+ +

Postë e Zakonshme në ShBA:
+ Richard Stallman
+ 166 Prospect St
+ Cambridge, MA 02139

+ + +

Zgjedhje e dobët fjalësh përqark “i lirë”

+ +

Përdorimi i fjalëve këtu qe i pakujdesshëm. Dëshira qe që askujt nuk do t’i +duhej të paguante për leje përdorimi të sistemit GNU. Por fjalët nuk +e bëjnë të qartë këtë, dhe njerëzit shpesh i interpretojnë ato si të thoshin +që kopjet e GNU-së do të duhej të shpërndaheshin përherë kundrejt pak ose +aspak shpërblimi. Ky kurrë nuk qe synimi.

+ +

Mesazhi origjinal

+ +

Për hir të plotësisë, email-i origjinal është riprodhuar këtu, në formën e +tij origjinale.

+ +
+

+
+Prej CSvax:pur-ee:inuxc!ixn5c!ihnp4!houxm!mhuxi!eagle!mit-vax!mit-eddie!RMS@MIT-OZ
+Prej: RMS%MIT-OZ@mit-eddie
+Grupe Lajmesh: net.unix-wizards,net.usoft
+Subjekt: new Unix implementation
+Datë: Mar, 27-Sht-83 12:35:59 EST
+Ent: MIT AI Lab, Cambridge, MA
+
+Free Unix!
+
+Duke nisur nga kjo Ditë e Falënderimeve do të filloj të shkruaj një sistem
+të plotë software-i, të përputhshëm me Unix-in, të quajtur GNU
+(shkurtim i Gnu's Not Unix), dhe ta jap falas(1) për
+këdo që don ta përdorë.  Kontribute në kohë, para, programe dhe pajisje
+nevojiten shumë.
+
+Për t’ia filluar, GNU do të jetë një kernel plus krejt mjetet e nevojshme për
+shkrim dhe xhirim programesh në C: përpunues, shell, përpilues C, lidhës,
+asembler, dhe ndoca gjëra të tjera.  Pas kësaj do të shtojmë një formatues
+tekstesh, një YACC, një lojë Empire, një fletëllogaritës, dhe qindra gjëra
+të tjera.  Shpresojmë të furnizojmë, përfundimisht, gjithçka të dobishme që
+vjen normalisht me një sistem Unix, dhe çfarëdo gjëje tjetër të dobishme,
+përfshi dokumentim on-line dhe në shtypshkrim.
+
+GNU do të jetë në gjendje të xhirojë programe Unix, por nuk do të jetë
+identik me Unix.  Do të bëjmë tërë përmirësimet që ia leverdis, bazuar në
+përvojën tonë me sisteme të tjera operative.  Në veçanti, kemi në plan të
+shtojmë emra më të gjatë kartelash, numra versioni kartelash, një sistem
+kartelash që nuk vithiset, ndoshta plotësim emri kartele, mbulim për ekran
+të pavarur nga terminali, e në fund edhe një sistem dritaresh bazuar në Lisp
+përmes të cilit disa programe Lisp dhe programe të rëndomtë Unix mund të
+ndajnë bashkë të njëjtin ekran.  Si C, ashtu edhe Lisp do të mund të kihen si
+gjuhë programimi për sistemin.  Do të kemi software rrjeti, të
+bazuar në protokollin chaosnet të MIT-së, shumë më sipëran se UUCP.
+Ndoshta do të kemi diçka të përputhshme me UUCP-në.
+
+
+Kush Jam?
+
+Jam Richard Stallman, shpikësi i përpunuesit origjinal e të shumë-imituar
+EMACS, tani në Laboratorin e Inteligjencës Artificiale në MIT.  Kam punuar
+rëndshëm me përpilues, përpunues, debugger-a, interpretues urdhrash,
+Incompatible Timesharing System dhe sistemin operativ Lisp Machine.  Jam
+marrë i pari me mbulim të pavarur nga terminali në ITS.  Veç këtyre
+kam sendërtuar një sistem kartelash që nuk vithiset dhe dy sisteme dritaresh
+për makina Lisp.
+
+
+Pse Duhet Ta Shkruaj GNU-në
+
+Mendoj se rregulli i artë e lyp që nëse më pëlqen një program, ta ndaj
+atë me të tjerë persona që e pëlqejnë. Nuk mundem, me ndërgjegje të pastër,
+të nënshkruaj një marrëveshje moszbulimi ose një marrëveshje licence
+software-i.
+
+Që të mund të vazhdoj t’i përdor kompjuterat pa dhunuar parimet e mia, kam
+vendosur të bëj tok një trup të nevojshëm software-i të lirë që të
+jem në gjendje të vazhdoj pa ndonjë software që nuk është i lirë.
+
+
+Si Mund të Kontribuoni
+
+U kërkoj prodhuesve të kompjuterave dhurime makinash dhe parash.  U kërkoj
+individëve dhurime programesh dhe pune.
+
+Një prodhues kompjuterash ka premtuar tashmë të dhurojë një makinë.  Por mund
+të përdorim edhe më tepër se një. Një rrjedhim që mund të prisni nga dhurimi
+i makinave është fakti që GNU-ja do të xhirojë në ta prej një date më të
+afërt. Makina është mirë të jetë e aftë të punojë në zona të banuara, dhe të
+mos ketë nevojë për ftohje ose ushqim të sofistikuar.
+
+Programues individualë mund të kontribuojnë duke shkruar një kopje të
+përputhshme të disa prej mjeteve Unix dhe të m’i japin mua.  Për shumicën e
+projekteve, kjo pjesëmarrje e shpërndarë dhe me kohë të pjesshme do të ishte
+shumë e vështirë të bashkërendohej; pjesët e shkruara në mënyrë të pavarur
+nuk do të punonin tok.  Por për synimin e veçantë të zëvendësimit të Unix-
+it, ky problem nuk është i pranishëm.  Shumica e specifikimeve për ndërfaqen
+janë të rregulluara nga përputhshmëria me Unix-in.  Po qe se çdo kontribut
+funksionon me pjesën tjetër të Unix-it, ka gjasa që do të punojë edhe me
+pjesën tjetër të GNU-së.
+
+Nëse siguroj dhurime në para, ndoshta do të jem në gjendje të punësoj pak
+vetë me kohë të plotë ose të pjesshme.  Rroga nuk do të jetë e lartë, por po
+kërkoj persona për të cilët fakti që po ndihmojnë njerëzimin është po aq i
+rëndësishëm sa edhe paraja.  E shoh këtë si një rrugë për t’u krijuar
+mundësinë personave të përkushtuar t’ia kushtojnë energjitë e tyre punës me
+GNU-në, duke i çliruar nga nevoja të fitojnë jetesën në një rrugë tjetër.
+
+
+Për më tepër të dhëna, lidhuni me mua.
+Postë mail:
+  RMS@MIT-MC.ARPA
+
+Usenet:
+  ...!mit-eddie!RMS@OZ
+  ...!mit-vax!RMS@OZ
+
+Postë e Zakonshme në ShBA:
+  Richard Stallman
+  166 Prospect St
+  Cambridge, MA 02139
+
+
+ +
+ + +
+ + + + + + + + diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/linux-and-gnu.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/linux-and-gnu.html new file mode 100644 index 0000000..14b2171 --- /dev/null +++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/linux-and-gnu.html @@ -0,0 +1,331 @@ + + + + + + +Linux-i dhe GNU-ja - Projekti GNU - Free Software Foundation + + + + + +

Linux-i dhe Sistemi GNU

+ +

nga Richard Stallman

+ +
+

Për më tepër të dhëna shihni dhe FAQ mbi +GNU/Linux, dhe Pse GNU/Linux?

+
+
+ +

+Mjaft përdorues kompjuteri xhirojnë përditë ndonjë version të modifikuar të +sistemit GNU, pa e +ditur. Përmes një kthese të veçantë të ngjarjeve, versioni i GNU-së që +përdoret gjerësisht sot, shpesh thirret “Linux”, dhe mjaft nga +përdoruesit e tij nuk janë +të ndërgjegjshëm se në thelb bëhet fjalë për sistemin GNU, hartuar nga +Projekti GNU.

+ +

+Ka vërtet një Linux, dhe këta njerëz po e përdorin, por bëhet fjalë vetëm +për një pjesë të sistemit që përdorin. Linux-i është kerneli: programi në +sistem që shpërndan aftësitë e makinës te programet e tjera që xhironi. +Kerneli është pjesë themelore e një sistemi operativ, por në vetvete i +padobi; mund të marrë kuptim vetëm në kontekstin e një sistemi të plotë +operativ. Linux-i përdoret normalisht i ndërthurur me sistemin operativ +GNU: sistemi i plotë është në thelb GNU me Linux-in shtuar atij, ose +GNU/Linux. Krejt të ashtuquajturat shpërndarje “Linux” janë +përnjëmend GNU/Linux.

+ +

+Mjaft përdorues nuk e kuptojnë ndryshimin mes kernelit, që është Linux-i, +dhe krejt sistemit, çka edhe këtë e quajnë “Linux”. Përdorimi i +dykuptimtë i emrit nuk ndihmon të kuptuarit nga ana e njerëzve. Këta +përdorues shpesh mendojnë se Linus Torvalds-i zhvilloi krejt sistemin +operativ më 1991, me pakëz ndihmë.

+ +

+Programuesit përgjithësisht e dinë që Linux-i është një kernel. Por ngaqë +dëgjojnë të quhet krejt sistemi “Linux” po ashtu, shpesh +përfytyrojnë një historik që do të përligjte thirrjen e krejt sistemit sipas +kernelit. Për shembull, ka plot që besojnë se sapo Linus Torvalds-i +përfundoi së shkruari Linux-in, kernelin, përdoruesit e tij hodhën sytë +përqark për ndonjë software tjetër të lirë që mund t’i përshtatej, +dhe u doli se (pa ndonjë arsye të veçantë) shumica e gjërave të nevojshme +për të ndërtuar një sistem të ngjashëm me Unix-in qenë gati që më parë.

+ +

+Çka gjetën, nuk qe rastësi — qe sistemi jo-dhe-aq-i-plotësuar GNU. Software-i i lirë, i passhëm +deri atëherë, i shkonte për shtat një sistemi të plotë, ngaqë Projekti GNU +kish që më 1984-n që punonte për një të tillë. Me Manifestin e GNU-së ne shpalosëm synimin e +zhvillimit të një sistemi të lirë të ngjashëm me Unix-in, të quajtur GNU. +Njoftimi Fillestar mbi +Projektin GNU përvijon po ashtu disa nga planet origjinale për sistemin +GNU. Në kohën që Linux-i zuri fill, GNU thuajse kish përfunduar.

+ +

+Shumica e projekteve të software-it të lirë synojnë hartimin e një programi +të veçantë për një punë të veçantë. Për shembull, Linus Torvalds-i i hyri +shkrimit të një kerneli të ngjashëm me Unix-in (Linux); Donald Knuth-i i +hyri shkrimit të një formatuesi tekstesh (TeX); Bob Scheifler-i i hyri +zhvillimit të një sistemi dritaresh (Sistemi i Dritareve X). Është e +kuptueshme të matet kontributi në këtë lloj projektesh sipas programeve që +erdhën nga projektet.

+ +

+Po të provonim të matnim kontributin e Projektit GNU me këtë rrugë, ç’do të +na dilte? Një shitës CD-ROM-esh pa se në “shpërndarjen e tij +Linux”, software-i +GNU qe kontigjenti më i madh, me gati 28% të kodit burim gjithsej, dhe +këtu përfshiheshin disa nga përbërësit më të rëndësishëm pa të cilët nuk +mund të ketë sistem. Linux në vetvete qe rreth 3%. (Përpjesëtimet në 2008 +qenë të ngjashëm: në depon “kryesore” të gNewSense-it, Linux kap +1.5% dhe paketat GNU zënë 15%.) Ndaj po qe se do të zgjidhnit një emër për +sistemin, bazuar në atë se kush shkrojti programet e sistemit, zgjedhja e +vetme më e përshtatshme do të ishte “GNU”.

+ +

+Por kjo nuk është mënyra më e thellë për të parë çështjen. Projekti GNU nuk +qe, as nuk është, një projekt për të hartuar paketa software-i +specifik. Nuk qe projekt për hartimin e një +përpiluesi, edhe pse e bëmë dhe këtë. Nuk qe projekt për të hartuar një +përpunues tekstesh, edhe pse ndërtuam një të tillë. Projekti u hartua për +të ndërtuar një sistem krejt të lirë të ngjashëm me Unix-in: GNU.

+ +

+Mjaft vetë kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për software-in e lirë te +sistemi, dhe të tërë e meritojnë t’u jepet haka për software-in e tyre. Por +shkaku pse është sistem i integruar—dhe jo thjesht një +koleksion programesh të dobishme—është ngaqë Projekti GNU i hyri punës +për të ndërtuar një të tillë. Hartuam një listë të programeve të +domosdoshme për ndërtimin e një sistemi të plotë të lirë dhe, në +mënyrë sistematike, gjetëm, shkrojtëm, ose gjetëm njerëz për shkrimin e +gjithçkaje në listë. Shkruam përbërësit thelbësorë, por ama të pabujë (1) ngaqë pa ta nuk mund të kihet sistem. Disa nga +përbërësit e sistemit tonë, mjetet e programimit, u bënë popullorë për hesap +të vet në qarqet e programuesve, por shkruam mjaft përbërës që nuk janë +mjete (2). Hartuam madje edhe një lojë shahu, Shah +GNU, ngaqë një sistem i plotë lyp edhe lojëra.

+ +

+Në fillimet e viteve '90 e bëmë tok krejt sistemin, hiq kernelin. E kishim +filluar dhe kernelin, GNU Hurd, i +cili xhiron përsipër Mach-ut. Zhvillimi i këtij kerneli doli shumë më i +vështirë se sa mendonim; GNU +Hurd zuri të punonte në mënyrë të besueshme më 2001, por ka ende shumë +rrugë derisa të jetë gati për përdorim të përgjithshëm.

+ +

+Për fat, falë Linux-it, nuk na u desh të prisnim Hurd-in. Sapo Torvalds e +kaloi të lirë Linux-in më 1992, ky zinte vendin e fundit të zbrazët te +sistemi GNU. Pas kësaj njerëzit mund +të ndërthurnin Linux-in me sistemin GNU për të pasur një sistem të plotë +të lirë — një version të sistemit GNU që përmbante gjithashtu Linux. +Me fjalë të tjera, sistemin GNU/Linux.

+ +

+Përputhja e tyre, që të punonin mirë tok, nuk qe punë e lehtë. Disa +përbërës GNU(3) lypnin ndryshime thelbësore që +të mund të punonin me Linux-in. Edhe integrimi i një sistemi të plotë, si +shpërndarje që do të punonte “drejt e sa të hapej”, qe punë e +madhe. Lypte trajtimin e çështjes se si të instalohej dhe nisej +sistemi—problem që nuk ishte zënë me dorë, ngaqë nuk kishim mbërritur +në atë pikë. Ndaj, njerëzit që hartuan shpërndarjet e ndryshme të sistemit +kryen shumë punë me rëndësi. Por qe punë e cila, për nga natyra e vet, +sigurisht që do të bëhej nga dikush.

+ +

+Projekti GNU mbulon si sistemet GNU/Linux, ashtu edhe sistemin +GNU. FSF financoi rishkrimin e zgjerimeve +të nevojshëm për Linux-in të librarisë GNU C, e kështu tani janë të +integruar më së miri, dhe sistemet më të rinj GNU/Linux përdorin librarinë e +tanishme pa e ndryshuar. FSF-ja financoi gjithashtu një fazë të hershme të +zhvillimit të Debian GNU/Linux-it.

+ +

+Sot ka mjaft variante të ndryshëm të sistemit GNU/Linux (shpesh të quajtura +“shpërndarje (distro)”). Shumica e tyre përfshijnë +software jo të lirë—hartuesit e tyre ndjekin filozofinë e +“burimit të hapur” që i përshoqërohet Linux-it, në vend se +filozofinë e +“software-it të lirë” të GNU-së. Por ka edhe shpërndarje GNU/Linux krejtësisht të lira. +FSF-ja mbulon infrastrukturën kompjuterike për pak prej tyre.

+ +

Bërja e një shpërndarjeje GNU/Linux të lirë nuk është thjesht punë heqjeje +programesh të ndryshëm jo të lirë. Sot, edhe versioni i zakonshëm i +Linux-it përmban programe jo të lira. Këto programe janë konceptuar të +ngarkohen në pajisjet I/O kur niset sistemi, dhe përfshihen, si vargje të +gjatë numrash, në "kodin burim" të Linux-it. Ndaj, pasja e shpërndarjeve të +lira GNU/Linux tani nënkupton po aq pasjen e një versioni të lirë të +Linux-it.

+ +

E përdorni a jo GNU/Linux-in, ju lutemi, mos e ngatërroni publikun duke +përdorur emrin “Linux” në mënyrë të dykuptimtë. Linux është +kerneli, një nga përbërësit më të rëndësishëm të sistemit. Sistemi si i +tërë është në fakt sistemi GNU, me Linux-in të shtuar aty. Kur flisni rreth +kësaj ndërthurje, ju lutemi, quajeni “GNU/Linux”.

+ +

+Nëse doni të krijoni një lidhje te “GNU/Linux” për referencë të +mëtejshme, kjo faqe dhe +http://www.gnu.org/gnu/the-gnu-project.html janë zgjedhje të mirë. Nëse +përmendni Linux-in, kernelin, dhe doni të shtoni një lidhje për referenca të +mëtejshme, http://foldoc.org/linux +është një URL e mirë për ta përdorur.

+ +

PS

+ +

+Përveç GNU-së, një tjetër projekt ka prodhuar në mënyrë të pavarur një +sistem operativ të lirë të ngjashëm me Unix-in. Ky sistem njihet si BSD, +dhe qe hartuar në UC Berkeley. S’qe i lirë në vitet ’80, por u kalua i lirë +në fillim të viteve ’90. Sistemet e lirë operativë që ekzistojnë sot(4) janë, pothuaj me siguri, ose variante të +sistemit GNU, ose ndonjë lloj sistemi BSD.

+ +

+Ndonjëherë njerëzit pyesin nëse edhe BSD-ja është version i GNU-së, si +GNU/Linux-i. Zhvilluesit e BSD-së u frymëzuan nga shembulli i Projektit GNU +kur e kaluan kodin e tyre si të lirë, dhe në bindjen e tyre ndihmuan thirrje +të bëra shprehimisht nga veprimtarë të GNU-së, por kodi në fjalë puqet pak +me GNU-në. Sistemet BSD sot përdorin disa programe GNU, ashtu si edhe +sistemet GNU dhe variantet e tyre përdorin disa programe BSD; megjithatë, +shqyrtuar në tërësi, janë dy sisteme të ndryshëm që kanë bërë përpara +ndarazi. Zhvilluesit e BSD-së nuk shkruan ndonjë kernel dhe t’ia shtonin +sistemit GNU, dhe ndonjë emër si GNU/BSD nuk do të pasqyronte gjendjen e +njëmendtë.(5)

+ +

Shënime:

+
    +
  1. +Këta përbërës të pabujë, por thelbësorë, përfshijnë +asemblerin GNU (GAS) dhe linker-in (GLD), që të dy tani pjesë e paketës GNU Binutils, GNU +tar, dhe shumë të tjerë.
  2. + +
  3. +Sa për shembull, The Bourne Again SHell (BASH), +interpretuesi PostScript Ghostscript, dhe libraria GNU C nuk janë mjete +programimi. As GNUCash, as GNOME, dhe as GNU Chess.
  4. + +
  5. +Sa për shembull, libraria GNU C.
  6. + +
  7. +Pas shkrimit të këtij artikulli, u zhvillua një +sistem thuajse-krejt-i-lirë, i ngjashëm me Windows-in, por teknikisht nuk +është fare i ngjashëm me GNU-në apo Unix-in, ndaj përnjëmend nuk hyn fare +këtu. Shumica e kernelit të Solaris-it është kaluar si i lirë, por nëse +doni të nxirrni prej tij një sistem të lirë, veç plotësimit të pjesëve që +mungojnë te kerneli, do t’ju duhej edhe ta bënit të hynte te GNU-ja ose +BSD-ja.
  8. + +
  9. +Nga ana tjetër, përgjatë viteve, qëkur u shkrua ky +artikull, Libraria C GNU është përshtatur për disa versione të kernelit BSD, +çka e bëri fare të thjeshtë ndërthurjen e sistemit GNU me atë kernel. Ashtu +si GNU/Linux-i, këta në fakt janë variante të GNU-së, ndaj edhe quhen, fjala +vjen, GNU/kFreeBSD dhe GNU/kNetBSD, në varësi të kernelit të sistemit. +Përdoruesit e zakonshëm zor të dallojnë një desktop GNU/Linux nga një +desktop GNU/*BSD.
  10. + +
+ +
+ + +
+ + + + + + + + diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/loyal-computers.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/loyal-computers.html new file mode 100644 index 0000000..906fd23 --- /dev/null +++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/loyal-computers.html @@ -0,0 +1,250 @@ + + + + + + +Ç’Do të Thotë Që Kompjuteri Juaj të Jetë Besnik? - Projekti GNU - Free +Software Foundation + + + +

Ç’Do të Thotë Që Kompjuteri Juaj të Jetë Besnik?

+ +

nga Richard Stallman

+ +

Themi se xhirimi i software-it të +lirë në kompjuterin tuaj do të thotë që veprimet e tij janë nën kontrollin +tuaj. Kjo nënkupton që kompjuteri juaj do të bëjë ato çka i kërkon +programi juaj të bëjë, dhe asgjë më shumë. Me fjalë të tjera, kompjuteri +juaj do t’ju jetë besnik.

+ +

Më 1990 këtë e merrnim të mirëqenë; sot, mjaft kompjutera janë konceptuar të +mos u jenë besnikë përdoruesve të tyre. Është bërë e nevojshme të thuhet +hapur se ç’do të thotë që kompjuteri juaj të jetë një platformë besnike, që +u bindet vendimeve tuaja, të cilat i shprehni duke i thënë të xhirojë +programe të caktuara.

+ +

Përkufizimi ynë paraprak përbëhet nga këto parime.

+ +
+
Instalueshmëri
+ +
+

Çfarëdo software-i që mund të zëvendësohet nga një tjetër, përdoruesi duhet +të ketë aftësinë të zëvendësojë.

+ +

Ndaj, nëse kompjuteri kërkon një fjalëkalim ose ndonjë të fshehtë tjetër +për të mundur të zëvendësojë ndonjë software të vetin, cilido që ju shet +kompjuterin, duhet t’ju tregojë edhe atë të fshehtë.

+
+ +
Asnjanësi kundrejt software-it
+ +
+

Kompjuteri do të xhirojë, pa paragjykime, çfarëdo software-i që instaloni në +të, dhe do ta lejojë software-in të bëjë ç’të thotë kodi përkatës.

+ +

Një mekanizëm për kontrollin e nënshkrimeve të programeve që xhirojnë është +i përputhshëm me këtë parim, me kusht që kontrolli i nënshkrimeve të jetë +plotësisht nën kontrollin e përdoruesit. Kur është kështu, mekanizmi ndihmon +sendërtimin e vendimeve të përdoruesit mbi se cilët programe të xhirojnë, në +vend se të pengojë vendimet e përdoruesit. Përkundrazi, kontrolli i +nënshkrimeve që nuk është plotësisht nën kontrollin e përdoruesit e cenon +këtë parim.

+
+ +
Asnjanësi kundrejt protokollesh
+ +
+

Kompjuteri do të komunikojë, pa paragjykime, përmes çfarëdo protokolli që +sendërton software-i i instaluar në të, me çfarëdo përdoruesi dhe kompjuteri +tjetër me të cilin e drejtoni të komunikojë.

+ +

Kjo do të thotë që kompjuteri nuk imponon një shërbim të caktuar në kurriz +të një tjetri, ose një protokoll, në vend se një tjetër. Nuk i kërkon +përdoruesit të marrë lejen e dikujt për të komunikuar përmes një protokolli +të dhënë.

+
+ +
Asnjanësi kundrejt sendërtimesh
+ +
+

Kur kompjuteri komunikon duke përdorur një protokoll të dhënë, do ta +mbështesë kryerjen e kësaj, pa paragjykime, përmes çfarëdo kodi që zgjidhni +(po pranojmë që kodi e sendërton protokollin në fjalë), dhe nuk do të bëjë +asgjë që do të ndihmonte cilëndo palë tjetër në Internet të dallojë se cilin +kod po përdorni, ose se çfarë ndryshimesh keni bërë në të, apo të +diskriminojë bazuar në zgjedhjen tuaj.

+ +

Kjo kërkon që kompjuteri të hedhë tej kërkesa për dëshmime së largëti, që do +me thënë, nuk u lejon kompjuterave të tjerë të përcaktojnë me ndihmën e +rrjetit nëse kompjuteri juaj po xhiron një copë të dhënë +software-i. Dëshmimi së largëti u jep sajteve pushtetin t’ju detyrojnë të +lidheni me ta vetëm përmes një aplikacioni me DRM, të cilën nuk e zhbllokoni +dot, duke ju mohuar kështu kontrollin e efektshëm mbi software-in që +përdorni për të komunikuar me ta.

+ +

Ne e kuptojmë dëshmimin së largëti si një skemë të përgjithshme që u lejon +cilitdo sajt të imponojë tivoizim ose “bllokim” te software-i në +kompjuterin tuaj përmes të cilit lidheni me të. Tivoizimi i thjeshtë i një +programi ua bën të pamundur xhirimin si duhet versioneve të modifikuara; Kjo +e bën programin jo të lirë. Dëshmimi së largëti nga sajtet ua bën të +pamundur versioneve të modifikuara funksionimin me ato sajte që përdorin +dëshmim, çka e bën një program efektivisht jo të lirë, kur përdor këto +sajte. Nëse një kompjuter u lejon sajteve t’jua bëjnë të pamundur +përdorimin me to të një programi të modifikuar, është besnik kundrejt atyre, +jo kundrejt jush.

+
+ +
Asnjanësi kundrejt të dhënash të komunikuara
+ +
+

Kur kompjuteri merr të dhëna duke përdorur çfarëdo protokolli, nuk do të +vërë caqe se çfarë mundet të bëjë programi me të dhënat e marra përmes +komunikimit.

+ +

Çfarëdo DRM-je në nivel hardware-i e cenon këtë parim. Për shembull, +hardware-i nuk duhet të transmetojë rrjedha video të koduara në mënyrë të +tillë që vetëm monitori të mund t’i çkodojë.

+
+ +
Diagnostikueshmëri
+ +
+

Kompjuteri gjithmonë ju lejon të analizoni funksionimin e programit që +xhironi.

+
+ +
Plotësi
+ +
+

Parimet më sipër zbatohen mbi krejt ndërfaqet software të kompjuterit dhe +krejt komunikimet që kryen kompjuteri. Kompjuteri nuk duhet të përmbajë +ndonjë marifet të programueshëm ose të kryejë komunikime jo besnike ndaj +jush.

+ +

Për shembull, pjesa AMT në procesorët Intel të kohëve të fundit xhiron +software jo të lirë i cili mund të komunikojë së largëti me Intel-in. Kjo e +bën jo besnik sistemin, veç në u çaktivizoftë.

+
+
+ +

Që një kompjuter të jetë plotësisht në shërbimin tuaj, duhet të jetë i +shoqëruar me dokumentim të krejt ndërfaqeve të software-it që xhiron në të, +dhe që përdoren për të kontrolluar kompjuterin. Një mungesë e tillë +dokumentimi nuk do të thotë që kompjuteri është aktivisht jo besnik, por do +të thotë që ka disa aspekte të tij që nuk janë në shërbimin tuaj. Në varësi +se ç’realizon ai aspekt, kjo mund të jetë ose mund të mos jetë problem.

+ +

U kërkojmë lexuesve të na dërgojnë kritikat dhe sugjerimet rreth këtyre +përkufizimeve te +<computer-principles@gnu.org>.

+ +

Besnikëria, ashtu siç përkufizohet këtu, është kriteri më themelor që na +vjen në mendje që ka kuptim. Nuk kërkon doemos që krejt software-i në +kompjuter të jetë i lirë. Sidoqoftë, prania e software-it jo të +lirë në kompjuter është një pengesë për verifikimin nëse një kompjuter +është apo jo besnik, ose për të garantuar se mbetet i tillë.

+ +

Historik

+ +

Kjo është një listë e ndryshimeve thelbësore në këtë faqe.

+ + + +
+ + +
+ + + + + + + + diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/manifesto.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/manifesto.html new file mode 100644 index 0000000..da16322 --- /dev/null +++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/manifesto.html @@ -0,0 +1,781 @@ + + + + + + +Manifesti i GNU-së - Projekti GNU - Free Software Foundation + + + +

Manifesti i GNU-së

+ +

Manifesti i GNU-së (që jepet më poshtë) u shkrua nga Richard Stallman më 1985 për të kërkuar +pjesëmarrje dhe mbështetje në zhvillimin e sistemit operativ GNU. Një pjesë +e tekstit u mor prej njoftimit fillestar të 1983-shit. Gjatë 1987-s, u +përditësua pakëz, për ta mbajtur në një hap me zhvillimet; që atëherë, duket +se më e mira është të lihet i pandryshuar.

+ +

Që prej asaj kohe, kemi nxjerrë ca mësime mbi disa keqkuptime të rëndomta, +të cilat, me ndihmën e një shprehjeje ndryshe, mund të shmangen. +Poshtëshënimet e shtuara më 1993 ndihmojnë në kthjellimin e këtyre pikave.

+ +

Nëse dëshironi të instaloni sistemin GNU/Linux, ju këshillojmë të përdorni +një nga shpërndarjet GNU/Linux 100% software i Lirë. +Rreth se si të jepni ndihmesë, shihni http://www.gnu.org/help.

+ +

Projekti GNU është pjesë e Lëvizjes për Software të Lirë, një fushatë mbi lirinë e përdoruesve të software-it. +Është gabim të përshoqërohet GNU-ja me termin “burim i +hapur”—ky term u sajua më 1998-n nga njerëz që s’pajtoheshin me +vlerat etike të Lëvizjes për Software të Lirë. E përdorin për të promovuar +një trajtim të +pamoral të së njëjtës fushë.

+ +

Ç’është GNU-ja? Gnu-ja Nuk Është Unix!

+ +

+ GNU-ja, që është shkurtim për Gnu's Not Unix, është emri i një sistemi të +plotë software-i, të ngjashëm me Unix, të cilin po e shkruaj që ta jap +lirisht te cilido që mund ta përdorë. (1) Po më ndihmojnë +disa vullnetarë të tjerë. Kontribute në kohë, para, programe dhe pajisje na +janë shumë të nevojshme.

+ +

+ Deri sot kemi përpunuesin Emacs të teksteve me Lisp për shkrim urdhrash për +përpunuesin, një diagnostikues në nivel burimi, një gjenerator përtypjesh +("parser") të përputhshëm me yacc, një "linker", dhe nja 35 mjete të +dobishme ("utilities"). Thuajse është përfunduar një shell (interpretues +urdhrash). Një përpilues C i ri, dhe i kalueshëm, optimizimesh, ka arritur +të përpilojë veten dhe mund të hidhet në qarkullim këtë vit. Ekziston një +kernel fillestar, por i duhen ende shumë karakteristika që të arrijë të +imitojë Unix-in. Kur të jenë përfunduar kerneli dhe përpiluesi, do të jetë +e mundur të shpërndahet një sistem GNU i përshtatshëm për zhvillim +programesh. Do të përdorim TeX-in si formatues tekstesh, por po punohet për +një nroff. Do të përdorim gjithashtu sistemin e lirë dhe të kalueshëm X të +dritareve. Pas kësaj do të shtojmë një Common Lisp të kalueshëm, një lojë +Empire, një fletëllogaritës, dhe qindra gjëra të tjera, plus dokumentim +online. Shpresojmë të furnizojmë, tek e fundit, gjithçka të dobishme që +normalisht vjen me një sistem Unix, dhe më tepër.

+ +

+ GNU-ja do të jetë në gjendje të xhirojë programe Unix, por nuk do të jetë +identik me Unix-in. Do të bëjmë krejt përmirësimet që ia vlejnë, bazuar në +përvojën tonë me sisteme të tjera operative. Veçanërisht, kemi në plan të +realizojmë emra më të gjatë kartelash, numra versioni kartelash, një sistem +kartelash të pathyeshëm, ndoshta plotësim emrash kartelash, mbulim shfaqjeje +të pavarur nga terminali, dhe ndoshta në fund edhe sistem dritaresh me bazë +Lisp përmes të cilit disa programe Lisp dhe programe të zakonshëm Unix të +ndajnë së bashku të njëjtin ekran. Do të mund të përdoren të dyja, si C, +ashtu edhe Lisp, si gjuhë programimi sistemi. Për komunikime, do të +provojmë të ofrojmë mbulim për UUCP, MIT Chaosnet, dhe protokollet Internet.

+ +

+ GNU-ja synon fillimisht makinat e llojit 68000/16000 me kujtesë virtuale, +ngaqë këto janë makinat më të thjeshta për ta bërë të xhirojë në to. +Përpjekjet ekstra për ta bërë të xhirojë në makina më të vogla do t’u lihen +atyre që duan ta përdorin në to.

+ +

+ Për të shmangur ngatërresa të tmerrshme, ju lutemi, shqiptojeni +g-në te fjala ‘GNU’, kur është fjala për emrin e +projektit.

+ +

Pse Duhet Ta Shkruaj GNU-në

+ +

+ Jam i mendimit që Rregulli i Artë kërkon që, nëse më pëlqen një program, ta +ndaj atë me të tjerë persona që mund ta pëlqejnë. Shitësit e software-it +duan t’i përçajnë përdoruesit dhe t’i mposhtin, duke e bërë çdo përdorues të +pranojë që nuk do të ndajë gjë me të tjerët. Nuk pranoj ta thyej +solidaritetin me përdoruesit e tjerë në këtë mënyrë. Nuk mundem, me +dëshirën time, të nënshkruaj një marrëveshje moszbulimi apo një marrëveshje +lejeje software-i. Për vite të tëra u përpoqa brenda Artificial +Intelligence Lab-it t’u bëja qëndresë këtyre prirjeve dhe të tjerave të +ngjashme, por në fund ato patën përparuar shumë: nuk mund të rrija më në një +institucion ku gjëra të tilla bëhen kundër vullnetit tim.

+ +

+ Ndaj që të mund të vazhdoj të përdor kompjuterat pa humbur në nder, kam +vendosur të bëj tok një trupë të mjaftueshme software-i të lirë që të mund +të jem në gjendje të vazhdoj pa ia pasur nevojën ndonjë software-i që nuk +është i lirë. Kam dhënë dorëheqjen nga laboratori AI që t’i heq MIT-it +çfarëdo justifikimi ligjor për të më ndaluar ta jap GNU-në falas.(2)

+ +

Pse GNU-ja Do Të Jetë i Përputhshëm me Unix-in

+ +

+ Unix-i nuk është sistemi im ideal, por nuk është dhe aq i keq. Veçoritë +thelbësore të Unix-it duket se janë nga ato të mirat, dhe mendoj se mund të +plotësoj ato që i mungojnë Unix-it, pa cenuar të parat. Dhe një sistem i +përputhshëm me Unix-in do të ishte i përshtatshëm për ta birësuar mjaft të +tjerë.

+ +

Si Do të Mund të Kihet GNU-ja

+ +

+ GNU-ja nuk është në përkatësi publike. Gjithkush do të mundë të ndryshojë +dhe rishpërndajë GNU-në, por asnjë shpërndarës nuk do të lejohet të kufizojë +shpërndarjen e tij të mëtejshme. Ose e thënë ndryshe, ndryshimet pronësore nuk do +të lejohen. Dua të sigurohem që çdo version i GNU-së do të mbesë i lirë.

+ +

Pse Duan të Ndihmojnë Kaq Shumë Programues

+ +

+ Kam gjetur mjaft programues të tjerë që janë të ngazëllyer për GNU-në dhe +duan të ndihmojnë.

+ +

+ Mjaft programues janë të pakënaqur me komercializimin e software-it të +sistemit. Mund t’u sjellë më tepër para, por në përgjithësi u kërkon të +ndihen në përplasje me të tjerë programues, se sa të ndihen si shokë. Akti +themelor i miqësisë mes programuesve është shkëmbimi i programeve; ujditë e +tregtimit të përdorura përgjithësisht tani, në thelb, ua ndalojnë +programuesve ta trajtojnë tjetrin si shok. Blerësi i software-it duhet të +zgjedhë mes miqësisë dhe bindjes ndaj ligjit. Natyrisht, shumë e ndajnë +mendjen që miqësia është më e rëndësishme. Por ata që besojnë në ligj +shpesh nuk ndihen mirë me asnjë prej zgjedhjeve. Shndërrohen në cinikë dhe +mendojnë se programimi është thjesht një rrugë për të bërë para.

+ +

+ Duke punuar për GNU-në dhe duke e përdorur atë në vend të programeve +pronësore, mund të jemi mikpritës për këdo që i bindet ligjit. Për më tepër, +GNU-ja shërben si një shembull frymëzues dhe flamur për mbledhjen rreth nesh +të të tjerëve që duan të shkëmbejnë. Kjo mundet të na japë ndjenjën e +harmonisë që është e pamundur të vijë nga përdorimi i software-it që nuk +është i lirë. Për gati gjysmën e programuesve me të cilët bisedoj, kjo +është ndjenjë e rëndësishme gëzimi që nuk mund ta zëvendësojë paraja.

+ +

Si Mund të Kontribuoni

+ +
+

+(Sot, për punë software-i me të cilat mund të merreni, shihni listën e Projekteve me +Përparësi të Lartë dhe listën Kërkohet Ndihmë për +GNU-në, lista e përgjithshme e punëve për paketat e software-it GNU. Për +rrugë të tjera ndihmese, shihni udhërrëfyesin se +si të ndihmoni për sistemin operativ GNU.) +

+
+ +

+ U kërkoj prodhuesve të kompjuterave dhurime në formë makinash apo paraje. U +kërkoj individëve të dhurojnë në formë programesh dhe pune.

+ +

+ Një pasojë që mund të pritet nëse dhuroni makina është GNU-ja do të xhirojë +në to më herët. Makinat duhet të jenë të plota, sisteme gati për përdorim, +me miratim për përdorim në zona të banuara, dhe që nuk kanë nevojë për +ftohje ose ushqim të sofistikuar.

+ +

+ Kam gjetur mjaft programues që mezi presin të japin kontribut me kohë të +pjesshme te GNU-ja. Për shumicën e projekteve, një funksionim i tillë i +shpërndarë, me kohë të pjesshme, do të ishte shumë i vështirë për t’u +bashkërenduar; pjesët e shkruara në mënyrë të pavarur nuk do të punonin dot +bashkë. Por për rastin e veçantë të zëvendësimit të Unix-it, ky problem nuk +qëndron. Një sistem i plotë Unix përmban qindra programe të dobishme, +secili i dokumentuar veçmas. Shumica e parametrave për ndërfaqen janë të +fiksuara nga standardet mbi përputhshmërinë me Unix-in. Nëse çdo kontribues +mundet të shkruajë një zëvendësim të përputhshëm për një nga mjetet e +Unix-it, dhe ta bëjë që të punojë si duhet, në vend të origjinalit në një +sistem Unix, atëherë këto mjete do të punojnë si duhet kur t’i bëjmë tok. +Edhe duke lejuar një koeficient për Murphy-in që të krijojë ndoca probleme +të paparashikuara, mbledhja tok e këtyre përbërësve do të jetë punë që +bëhet. (Kerneli do të kërkojë komunikim më nga afër dhe do të punohet nga +një grup i vogël, i ngushtë.)

+ +

+ Nëse marr dhurime në para, mund të jem në gjendje të punësoj një dorë +njerëzish me kohë të pjesshme ose të plotë. Rroga nuk do të jetë e lartë, +sipas standardeve të programuesve, por po kërkoj njerëz për të cilët formimi +i frymës së bashkësisë është po aq i rëndësishëm sa edhe fitimi i parave. E +shoh këtë si një rrugë për t’u mundësuar njerëzve të përkushtuar t’ua +kushtojnë tërë energjitë punës me GNU-në, duke u kursyer atyre nevojën e +fitimit të bukës së përditshme me mënyra të tjera.

+ +

Pse Do të Kenë Përfitim të Gjithë Përdoruesit

+ +

+ Pasi GNU-ja të jetë shkruar, gjithkush do të jetë në gjendje të ketë +software sistemi të mirë dhe lirisht, njësoj si ajrin.(3)

+ +

+ Kjo do të thotë shumë më tepër se sa kursimi për këdo i parave sa çmimi i +një lejeje Unix-i. Do të thotë që do të shmangen shumë nga përpjekjet e +çuara dëm për bërjen dy herë të programimit të sistemit. Këto përpjekje +mund të përdoren më mirë për çuarjen përpara të gjendjes së tanishme të +gjërave.

+ +

+ Burimin e plotë të sistemit do të mund ta ketë kushdo. Për pasojë, një +përdorues që ka nevojë për ndryshime në sistem do të jetë përherë i lirë t’i +bëjë vetë ato, ose të punësojë cilindo programues apo shoqëri të gatshme për +t’ia bërë. Përdoruesit nuk do të jenë më në mëshirë të një programuesi apo +një shoqërie që zotëron burimin dhe është e vetmja që mund të bëjë +ndryshimet.

+ +

+ Shkollat, përmes nxitjes së tërë nxënësve ta studiojnë dhe ta përmirësojnë +kodin e sistemit, do të jenë në gjendje të ofrojnë një mjedis shumë më tepër +edukues. Laboratori i kompjuterave në Harvard kish dikur një rregull që nuk +instaloje dot një program në sistem, nëse kodi i tij nuk mund të shihej +publikisht, dhe i qëndroi, duke mos pranuar faktikisht instalimin e disa +programeve. Kjo më ka frymëzuar jo pak.

+ +

+ Së fundi, dilema se cili është pronar i software-it të sistemit dhe se çfarë +ka ose nuk ka të drejtë të bëjë me të, do të zhduket.

+ +

+ Ujditë për t’i bërë njerëzit të paguajnë përdorimin e një programi, përfshi +lejimin e kopjeve, sjellin përherë një kosto të rëndë për shoqërinë përmes +mekanizmave kaba të nevojshëm për të nxjerrë se sa (domethënë, cilët +programe) duhet të paguajë një person. Dhe vetëm një shtet policor mund të +detyrojë gjithkënd t’i bindet atij. Mendoni një stacion hapësinor ku ajri +duhet prodhuar me një kosto të madhe: të paguajë secili sipas litrash ajri +mund të jetë e ndershme, por të mbash të veshur natë e ditë maskën me matës +të ajrit është e padurueshme, edhe sikur gjithkush të kish mundësi të +paguante llogarinë e ajrit. Dhe kamerat televizive të kudogjendura, për të +parë se mos e hiqni ndonjëherë maskën të çakërdisin nervat. Më mirë të +mbështesësh një fabrikë ajri e një taksë për kokë dhe t’i hedhësh maskat në +tokë.

+ +

+ Kopjimi i krejt programit, ose një pjese të tij, është po aq e natyrshme për +programuesin sa edhe frymëmarrja, dhe po aq frytdhënëse. Duhet të jetë e +lirë.

+ +

Disa Kundërshtime ndaj Synimeve të GNU-së Që Hidhen Poshtë Lehtë

+ +

+“S’ka për ta përdorur kush, po qe se është i lirë, ngaqë kjo +do të thotë se nuk mund të kenë shpresa për asistencë.”

+ +

+“Duhet të zbatoni njëfarë çmimi për programin që të mbuloni +dhënie asistence.”

+ +

+ Nëse njerëzit më mirë do të paguanin për GNU-në plus shërbim, se sa të +merrnin GNU-në falas pa shërbim, një shoqëri që do të ofronte thjesht +shërbim për njerëzit që e kanë marrë falas GNU, i bie të ishte me leverdi.(4)

+ +

+ Duhet të bëjmë dallimin mes asistencës në trajtën e punës me programim të +njëmendtë dhe asaj në trajtën thjesht të dorës mbi shpatulla. E para është +diçka për të cilën nuk mund të mbështeteni te një shitës software-i. Nëse +problemin tuaj nuk e kanë edhe mjaft të tjerë, shitësi do t’ju thotë "Thyej +qafën!".

+ +

+ Nëse biznesi juaj ka nevojë të mbështetet në asistencë, rruga e vetme është +të zotërojë krejt burimet dhe mjetet e nevojshme. Mandej mund të punësoni +cilindo person të përshtatshëm për të ndrequr problemin tuaj; kështu nuk +jeni në dorën e ndonjë individi. Me Unix-in, çmimi i burimeve e qit jashtë +diskutimi këtë për shumicën e bizneseve. Me GNU-në kjo do të jetë e lehtë. +Ekziston prapë mundësia që të mos ketë dikë të zotin e të gatshëm, por ky +problem nuk rrjedh nga ujditë e shpërndarjes. GNU-ja nuk zhduk krejt +problemet e botës, vetëm disa prej tyre.

+ +

+ Ndërkohë, përdoruesit që s’dinë gjë mbi kompjuterat, kanë nevojë për një +dorë: kryerjen për ta të ca gjërave që mund t’i bënin vetë lehtësisht, por +që nuk dinë se si.

+ +

+ Shërbime të tilla mund të ofrohen nga shoqëri që thjesht shesin shërbime +asistence të thjeshtë dhe riparimi. Po qe se është e vërtetë që përdoruesit +më mirë do të shpenzonin para dhe të kishin një produkt të shoqëruar me +shërbim, i bie që do të donin të blinin shërbimin, meqë produktin e kanë +falas. Shoqëritë e shërbimit do të ushtrojnë konkurrencën mes tyre për +cilësinë dhe çmimet; përdoruesit nuk do të jenë të lidhur te një dikush i +veçantë. Ndërkohë, ata prej nesh, që nuk kanë nevojë për shërbimin, do të +jenë në gjendje të përdorin programin pa qenë në gjendje të paguajnë për +shërbimin.

+ +

+“Pa reklamë, nuk mund të mbërrini te shumë njerëz, dhe duhet +të vini një çmim për programin që ta bëni të mundur këtë.”

+ +

+“Nuk ka vlerë reklama për një program që njerëzit mund ta +marrin falas.”

+ +

+ Ka forma të ndryshme reklame falas, ose shumë të lirë, që mund të +përdoreshin për të njoftuar përdorues kompjuterash mbi diçka si GNU-ja. Por +mund të thuhej edhe se dikush mund të mbërrijë te më tepër përdorues +mikrokompjuterash përmes reklamës. Nëse është vërtet kështu, një biznes që +reklamon rreth shërbimit të kopjimit dhe dërgimit me postë të GNU-së +kundrejt një pagese i bie të jetë aq i suksesshëm, sa të paguajë për +reklamën e vet e më tepër. Në këtë mënyrë, vetëm përdoruesit që përfitojnë +prej reklamës paguajnë për të.

+ +

+ Nga ana tjetër, nëse mjaft njerëz e marrin GNU-në nga miq të tyre, dhe +shoqëri të tilla nuk kanë sukses, kjo do të tregonte që reklama nuk do të qe +vërtet e nevojshme për përhapjen e GNU-së. Pse mbrojtësit e tregut të lirë +nuk duan ta lënë tregun e lirë të vendosë këtu?(5)

+ +

+“Shoqëria ime ka nevojë për një sistem operativ pronësor që të +ketë një shans në konkurrencë.”

+ +

+ GNU-ja do ta heqë software-in e sistemeve operativë nga lëmi i +konkurrencës. Nuk do të jeni në gjendje të keni një shans në këtë zonë, por +as konkurrentët tuaj nuk do të jenë në gjendje të kenë përparësi mbi ju. Ju +dhe ata do të konkurroni në zona të tjera, ndërkohë që të dy palët do të +përfitojnë nga e këtushmja. Nëse fusha e biznesit tuaj është shitja e një +sistemi operativ, nuk keni për ta dashur GNU-në, por për të keqen tuaj. +Nëse biznesi juaj është diçka tjetër, GNU-ja mund t’ju shpëtojë të mos +përfundoni në krahët e bizneseve të shtrenjta që merren me shitje sistemesh +operativë.

+ +

+ Do të doja ta shihja zhvillimin e GNU-së të mbështetur përmes dhurimesh nga +plot prodhues dhe përdorues, duke ulur kështu kostot për të dy palët.(6)

+ +

+“A nuk e meritojnë programuesit një shpërblim për krijimtarinë +e tyre?”

+ +

+ Po qe se ka diçka që meriton shpërblim, është kontributi shoqëror. +Krijimtaria mund të jetë kontribut shoqëror, por vetëm atëherë kur shoqëria +është e lirë të përdorë përfundimet e saj. Nëse programuesit meritojnë të +shpërblehen, kur krijojnë programe risore, sipas të njëjtit kut meritojnë të +ndëshkohen, në rast se kufizojnë përdorimin e këtyre programeve.

+ +

+“A s’do të duhej që një programues të ishte në gjendje të +kërkonte një shpërblim për krijimtarinë e tij?”

+ +

+ S’ka asgjë të keqe të duash pagesë për punën, ose të kërkosh të shtosh të +ardhurat, për sa kohë që dikush nuk përdor mjete që janë shkatërruese. Por +mjetet e zakonshme të fushës së software-it sot janë të bazuara në +shkatërrimin.

+ +

+ Të nxjerrësh para nga përdoruesit e një programi duke kufizuar përdorimin e +tij është shkatërruese, ngaqë kufizimi zvogëlon shkallën dhe mënyrat sipas +të cilave programi mund të përdoret. Kjo zvogëlon sasinë e pasurisë që +njerëzimi përfton prej programit. Kur bëhet fjalë për një zgjedhje me +dashje të kufizimit, pasojat e dëmshme janë shkatërrim me dashje.

+ +

+ Arsyeja pse një qytetar i mirë nuk përdor rrugë të tilla shkatërruese për +t’u bërë më i pasur është që, nëse këtë e bën gjithkush, ne të gjithë do të +bëheshim më të varfër prej shkatërrimit të ndërsjellët. Kjo është etika +kantiane; ose, Rregulli e Artë. Ngaqë nuk më pëlqejnë pasojat që vijnë po +qe se secili vë mënjanë informacion, më duhet ta shoh si rrugë të gabuar për +ta ndjekur. Më troç, dëshira e dikujt për t’u shpërblyer për krijimtarinë +nuk përligj lënies e botës pa këtë krijimtari ose një pjesë të saj.

+ +

+“A nuk do të vdesin urie programuesit?”

+ +

+ Mund të përgjigjesha se askush nuk është bërë programues me zor. Shumica +jonë nuk ia dalin dot të nxjerrin një dyshkë duke ndenjur në rrugë e duke +përqeshur kalimtarët. Por nuk jemi, për pasojë, të dënuar ta kalojmë jetën +duke ndenjur në rrugë e përqeshur kalimtarët, duke ngordhur urie. Bëjmë +diçka tjetër.

+ +

+ Por kjo është përgjigja e gabuar, ngaqë pranon pikënisjen e nënkuptuar të +pyetësit: që pa pronësi software-i, programuesit nuk ka gjasa të paguhen +ndonjë qindarkë. Pra, sikur të qe ose gjithçka, ose asgjë.

+ +

+ Arsyeja e vërtetë pse programuesit nuk do të vdesin urie është se prapë do +të jetë e mundur për ta të paguhen për programim; vetëm se jo kaq shumë sa +tani.

+ +

+ Kufizimi i kopjimit nuk është baza e vetme për biznes me software-in. Është +baza më e zakonshme(7), sepse sjell më shumë para. Po të +qe e ndaluar, ose e papranuar nga klientët, biznesi i software-it do të +kalonte mbi baza të tjera organizimi, të cilat tani përdoren më pak. +Gjithmonë ka shumë mënyra për organizimin e çfarëdo lloji biznesi.

+ +

+ Ka gjasa që programimi, mbi bazën e re, nuk do të jetë kaq fitimprurës sa +tani. Por ky nuk është argument për të mos ndryshuar. Nuk quhet padrejtësi +që nëpunësit e shitjeve marrin rrogat që marrin sot. Sikur të ndodhte +kështu me programuesit, as këtu nuk do të kishte padrejtësi. (Praktikisht +do të fitonin prapë shumë më tepër se aq.)

+ +

+“A nuk kanë njerëzit të drejtën të kontrollojnë se si përdoret +krijimtaria e tyre?”

+ +

+“Kontrolli mbi përdorimin e ideve të dikujt” vërtet përbën +kontroll mbi jetën e të tjerëve; dhe zakonisht përdoret për t’ua bërë jetën +më të vështirë.

+ +

+ Njerëzit që kanë studiuar me kujdes çështjen e të drejtave të pronësisë +intelektuale(8) (juristët, fjala vjen) thonë se nuk ka të +drejta qenësore për pronësi intelektuale. Llojet e të drejtave të supozuara +mbi pronësinë intelektuale që qeveria njeh, kanë qenë krijuar nga akte të +veçanta ligjvënieje, për qëllime të veçanta.

+ +

+ Për shembull, sistemi i patentave u vendos për të nxitur shpikësit të +nxjerrin në dritë të diellit hollësitë e shpikjeve të tyre. Qëllimi i tij +ishte të ndihmohej shoqëria, më shumë se sa të ndihmoheshin shpikësit. Në +atë kohë jetëgjatësia prej 17 vitesh për një patentë që e shkurtër krahasuar +me shkallën e përparimit të fushës përkatëse. Ngaqë patentat janë problem +vetëm mes prodhuesve, për të cilët kostoja dhe përpjekjet për një ujdi +lejeje janë pako gjë krahasuar me bërjen gati për hedhje në prodhim, +patentat shpesh nuk bëjnë shumë dëm. Nuk u mbyllin rrugët shumicës së +individëve që përdorin produkte të patentuar.

+ +

+ Ideja e të drejtave të kopjimit nuk ka ekzistuar në kohët e lashta, kur +autorët rëndom kopjonin gjerë e gjatë autorë të tjerë në vepra joletrare. +Kjo praktikë qe e dobishme, dhe është e vetmja mënyrë me të cilën mbijetuan +veprat e shumë autorëve, qoftë edhe pjesërisht. Sistemi i të drejtave të +kopjimit u krijua shprehimisht për qëllimin e nxitjes së autorësisë. Në +fushën për të cilën u shpik—librat, që vetëm në shtypshkronja mund të +kopjoheshin me pak shpenzime—bëri pak dëm, dhe nuk u zuri rrugën +shumicës së individëve që lexojnë libra.

+ +

+ Krejt të drejtat e pronësisë intelektuale janë veç leje të akorduara nga +shoqëria sepse mendohej, me të drejtë ose gabimisht, që shoqëria si e tërë +do të përfitonte nga akordimi i tyre. Por në cilëndo situatë të veçantë +duhet të shtrojmë pyetjen: vërtet na del më mirë të akordojmë leje të tillë? +Ç’lloj veprimi po i lejojmë një personi të kryejë?

+ +

+ Rasti i programeve sot është shumë i ndryshëm nga ai i librave njëqind vjet +më parë. Fakti që mënyra më e lehtë për kopjimin e një programi është nga +një fqinj te tjetri, fakti që një program ka kod burim dhe kod objekt, të +cilët janë të dallueshëm, dhe fakti që një program përdoret dhe jo lexohet +apo shijohet, ndërthuren për të krijuar një situatë në të cilën një person, +i cili bën të detyrueshme një të drejtë kopjimi, e dëmton shoqërinë si të +tërë, qoftë materialisht, qoftë shpirtërisht; një situatë në të cilën një +person nuk duhej të bënte kështu, pavarësisht se e lejon a jo ligji.

+ +

+“Konkurrenca i bën gjërat të bëhen më mirë.”

+ +

+ Thelbi i konkurrencës është gara: duke shpërblyer fituesin, nxisim këdo të +rendë më shpejt. Kur kapitalizmi vërtet funksionon në këtë mënyrë, e bën +mirë punën; por mbrojtësit e tij e kanë gabim që e marrin për të mirëqenë se +funksionon përherë kështu. Nëse vrapuesit harrojnë se për çfarë po ofrohet +shpërblimi dhe mendjen e kalojnë te fitorja, pak rëndësi ka se si, mund të +gjejnë të tjera strategji—fjala vjen, duke sulmuar vrapuesit e tjerë. +Po filluan vrapuesit të zihen me grushte, të tërë do të mbërrijnë vonë në +finish.

+ +

+ Software-i pronësor dhe sekret është i njëvleftëshmi moral i vrapuesve në +grushte e sipër. E trishtë të thuhet, por i vetmi arbitër që kemi nuk duket +se është kundër sherreve; thjesht i sistemon ato (“Për çdo dhjetë +metra vrap, mund të godisni një herë”). Në të vërtetë ai duhej t’i +ndante, dhe të dënonte vrapuesit edhe nëse vetëm provonin të ziheshin.

+ +

+“A nuk do të reshtë kushdo së programuari, pa një nxitje +monetare?”

+ +

+ Në fakt, mjaft vetë do të programojnë pa as edhe një nxitje monetare. +Programimi ushtron një tërheqje të papërballueshme për disa njerëz, +zakonisht për ata që janë më të mirët në të. Nuk kanë të mbaruar muzikantët +profesionistë që nuk i ndahen muzikës, edhe pse nuk kanë shpresa se me të +mund të fitojnë jetesën.

+ +

+ Por kjo pyetje, edhe pse e bërë shpesh, vërtet nuk është e përshtatshme për +situatën. Paga për programuesit nuk do të zhduket, vetëm se do të +pakësohet. Ndaj pyetja e duhur është, a do të programojë njeri me nxitje +monetare më të ulët? Përvoja ime tregon se kjo do të ndodhë.

+ +

+ Për më tepër se dhjetë vjet, mjaft nga programuesit më të mirë të botës +punuan në Artificial Intelligence Lab për shumë më pak para se sa mund të +merrnin kudo gjetkë. Patën mjaft shpërblime jomonetare: famë dhe vlerësim, +për shembull. Dhe krijimtaria ka lezetin e vet, në vetvete shpërblim edhe +ky.

+ +

+ Mandej shumica prej tyre ikën kur iu dha një shans të bënin të njëjtën punë +interesante për goxha para.

+ +

+ Ajo çka tregojnë faktet është që njerëzit do të programojnë për arsye të +tjera tej pasurimit; por nëse u jepet mundësia të bëjnë edhe goxha para +ndërkohë, do të mësohen ta presin këtë e ta kërkojnë. Entet ku paguhet pak +dalin dobët në konkurrencë me ato ku paguhet shumë, por nuk ka arsye të +dalin keq, nëse ato ku paguhet shumë nxirren jashtë loje.

+ +

+“Programuesit na duhen se s’bën. Nëse ata kërkojnë që të +reshtim së ndihmuari fqinjët tanë, duhet të bindemi.”

+ +

+ Nuk jeni kurrë kaq të pashpresë sa t’ju duhet t’i bindeni kërkesës së këtij +lloji. Mos harroni: miliona për mbrojtjen, por as edhe një dysh për +tribute!

+ +

+“Programuesit duhet të nxjerrin shpenzimet e jetesës në një +farë mënyre.”

+ +

+ Parë në perspektivë afatshkurtër, kjo është e vërtetë. Megjithatë, ka plot +mënyra me të cilat programuesit mund të fitonin të ardhurat për jetesën pa u +dashur të shesin të drejta përdorimi të një programi. Kjo mënyrë është e +përhapur tani, ngaqë u sjell programuesve dhe biznesmenëve më shumë para, jo +ngaqë është e vetmja mënyrë për të siguruar jetesën. Është e lehtë të +gjenden mënyra të tjera nëse doni t’i gjeni ato. Ja një numër shembujsh.

+ +

+ Një prodhues që po krijon një kompjuter të ri do të paguajë për kalimin e +sistemeve operative në hardware-in e ri.

+ +

+ Programuesit mundet të punësoheshin gjithashtu në mësimdhënie, asistencë dhe +shërbime të mirëmbajtjes me pagesë.

+ +

+ Njerëzit me ide të reja mund t’i shpërndanin programet si "freeware"(9), duke kërkuar dhurime nga përdorues të kënaqur, ose duke +shitur shërbime asistence. Kam takuar persona që punojnë me sukses në këtë +mënyrë.

+ +

+ Përdoruesit me nevoja të përafërta mund të krijojnë grupe përdoruesish, dhe +të paguajnë çfarë nevojitet. Një grup mund të lidhet me shoqëri programimi +për shkrim programesh të cilat anëtarët e grupit do të donin t’i përdornin.

+ +

+ Me një Taksë Software-i mund të financoheshin krejt llojet e programimeve:

+ +

+ Le të hamendësojmë që gjithkush që blen një kompjuter të paguante x përqind +të çmimit si një taksë për software-in. Qeveria ia jep këtë një agjencie si +NSF për ta shpenzuar për zhvillim software-i.

+ +

+ Por nëse blerësi i kompjuterit bën vetë një dhurim për zhvillim software-i, +mund t’i jepet një lehtësim te taksa. Mund ta bëjë dhurimin te projekti që +dëshiron—zgjedhur, shpesh, ngaqë shpreson të përdorë përfundimet kur +të mbarojë zhvillimi. Mund të lehtësohet me çfarëdo sasie, deri sa shuma +gjithsej që i duhet të paguajë për taksën.

+ +

+ Përqindja gjithsej e taksës do të duhej të vendosej përmes votës së paguesve +të taksës, peshuar në përputhje me sasinë mbi të cilën do të vendoset taksa.

+ +

+ Pasojat:

+ + +

+ Parë në perspektivë, t’i bësh programet të lirë është një hap më tej drejt +botës post-skarcitet, në të cilën askujt nuk do t’i duhet të punojë shumë, +vetëm sa për të siguruar jetesën. Njerëzit do të jenë të lirë t’i kushtohen +veprimtarive që janë zbavitëse, të tilla si programimi, pasi të harxhojnë +dhjetë orët e nevojshme në javë në punë të domosdoshme si ligjvënie, +këshillim familjesh, riparim robotësh dhe eksplorim asteroidesh. Nuk do të +ketë nevojë të jesh në gjendje të sigurosh jetesën nga programimi.

+ +

+ Ne tashmë e kemi zvogëluar fort vëllimin e punës që do t’i duhej të kryente +shoqërisë, si e tërë, për prodhimtarinë e saj të tanishme, por vetëm pak nga +kjo është pasqyruar si lehtësim për punonjësit, ngaqë veprimtarinë prodhuese +e shoqëron shumë veprimtari joprodhuese. Shkaqet kryesore të kësaj janë +burokracia dhe betejat izometrike kundër konkurrencës. Software-i i lirë do +t’i zvogëlojë mjaft këto rrjedhje në fushën e prodhimit të +software-it. Duhet ta bëjmë këtë, me qëllim që përfitimet teknike në +prodhimtari të pasqyrohen si më pak punë për ne.

+ + +

Poshtëshënime

+ + +
    +
  1. Shprehja këtu qe e pakujdesshme. Ideja qe që askujt nuk do t’i duhej të +paguante për leje për të përdorur sistemin GNU. Por fjalët nuk e +bëjnë të qartë këtë, dhe njerëzit shpesh e interpretojnë si të thuhej që +kopjet e GNU-së do të duhej të shpërndaheshin përherë ose pa pagesë, ose me +shumë pak. Ky nuk qenë kurrë mendimi ynë; më poshtë, manifesti përmend +mundësinë e ekzistencës së shoqërive që ofrojnë, për fitim, shërbimin e +shpërndarjes. Më pas mësova të bëj me kujdes dallimin mes “të +lirës” në kuptimin e lirisë dhe “të lirës” në kuptimin e +çmimit. Software i lirë është software-i të cilin përdoruesit janë +të lirë ta shpërndajnë dhe ndryshojnë. Disa përdorues mund të marrin kopje +të tij pa pagesë, ndërkohë që të tjerë paguajnë për të patur +kopjet—dhe nëse fondet ndihmojnë për mbështetjen e përmirësimeve të +software-it, aq më mirë. E rëndësishme është që gjithkush që ka një kopje, +është i lirë të bashkëpunojë me të tjerët gjatë përdorimit të saj.
  2. + +
  3. Shprehja “jap” është një tjetër tregues që ende nuk e kisha +ndarë qartë çështjen e çmimit nga ajo e lirisë. Tani ne këshillojmë të +shmanget kjo shprehje, kur flitet për software të lirë. Për më +tepër shpjegime, shihni Fjalë dhe Fjali +Që të Ngatërrojnë.
  4. + +
  5. Ky është një vend tjetër ku nuk arrita të bëj me kujdes dallimin mes dy +domethënieve të ndryshme të “së lirës”. Pohimi, ashtu si është, +nuk është i rremë—mund të merrni kopje të software-it GNU pa pagesë, +prej miqve apo nga rrjeti. Por ta shpie mendjen te ideja e gabuar.
  6. + +
  7. Ekzistojnë disa shoqëri të tilla.
  8. + +
  9. Free Software Foundation për 10 vjet e grumbulloi shumicën e fondeve të veta +nga shërbimi i vet i shpërndarjeve, edhe pse është më tepër një bamirësi, se +sa një shoqëri. Që të përkrahni veprën e tij, mund të porosisni gjëra prej FSF-së. +
  10. + +
  11. Një grup shoqërish kompjuteri mblodhën fonde diku aty nga 1991 në mbështetje +të mirëmbajtjes së përpiluesit GNU C Compiler.
  12. + +
  13. Mendoj se e pata gabim kur thoshja se software-i pronësor qe rruga më e +rëndomtë për të bërë para nga software-et. Duket në fakt se modeli më i +rëndomtë i biznesit qe dhe mbetet hartimi i software-it të përshtatur. Kjo +nuk ofron mundësi vjeljeje rente, kështu që biznesit i duhet të bëjë punë të +njëmendtë që të ketë të ardhura. Biznesi i software-it të përshtatur do të +vazhdojë të ekzistojë, pak a shumë i pandryshuar, në botën e software-it të +lirë. Kështu që, nuk pres që programuesit më të paguar të fitojnë më pak në +botën e software-it të lirë.
  14. + +
  15. Gjatë viteve ’80 nuk e pata kuptuar se sa ngatërruese qe të flitej mbi +“çështjen” e “pronësisë intelektuale”. Ky term +është pa dyshim i paragjykuar; më i hollë është fakti që ai mbledh në një +thes ligje krejt të ndryshëm njëri nga tjetri, që merren me çështje fare të +ndryshme. Sot i ftoj me forcë njerëzit ta hedhin tej termin “pronësi +intelektuale” krejtësisht; më e pakta që bën është që i shpie të +tjerët të hamendësojnë që këto ligje formojnë një bllok koherent. Rruga për +të qenë të kthjellët është të diskutohet veçmas për patenta, të drejta +kopjimi, dhe shenja tregtare. Shihni shpjegimin e mëtejshëm se si ky term +përhap ngatërresë dhe njëanshmëri.
  16. + +
  17. Më vonë mësuam të bëjmë dallimin mes “software-it të +lirë” dhe “freeware”-it. Termi “freeware” do +të thotë software që jeni i lirë ta rishpërndani, por zakonisht nuk +jeni i lirë ta studioni dhe ndryshoni kodin burim, ndaj shumica e tyre nuk +janë software i lirë. Për më tepër shpjegime, shihni faqen e Fjalëve dhe +Togfjalëshave Ngatërrues.
  18. + +
+ +
+ + +
+ + + + + + + + diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/open-source-misses-the-point.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/open-source-misses-the-point.html new file mode 100644 index 0000000..eedbd77 --- /dev/null +++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/open-source-misses-the-point.html @@ -0,0 +1,537 @@ + + + + + + +Pse Burimi i Hapur Nuk e Rrok Thelbin e Software-it të Lirë - Projekti GNU - +Free Software Foundation + + + +

Pse Burimi i Hapur Nuk e Rrok Thelbin e Software-it të Lirë

+ +
nga Richard Stallman
+ +
+ +

+Termi “software i lirë” dhe “burim i hapur” janë të +përdorshëm për thuajse të njëjtën gamë problemesh. Megjithatë, ato shprehin +gjëra thellësisht të ndryshme mbi këto programe, bazuar në vlera të +ndryshme. Lëvizja për software të lirë ngre zërin për lirinë e përdoruesve +të kompjuterave; është një lëvizje për liri dhe drejtësi. Në kontrast me +të, ideja e burimit të hapur çmon kryesisht përparësitë praktike dhe nuk +ngre zërin për parimet. Kjo është arsye pse nuk pajtohemi me burimin e +hapur, dhe nuk e përdorim atë term. +

+ +

Kur e cilësojmë një software si “të lirë,” e kemi fjalën që ai +respekton liritë thelbësore të +përdoruesit: lirinë për ta xhiruar, studiuar, dhe rishpërndarë kopje të +tij me ose pa ndryshime. Kjo është çështje lirie, jo çmimi, pra mendojeni +si tek “fjala e lirë,” jo si te “birrë falas.”

+ +

Këto liri kanë rëndësi jetike. Ato janë thelbësore, jo thjesht për hir të +përdoruesit individual, por për hir të shoqërisë si e tërë, pasi promovojnë +solidaritetin shoqëror—pra, ndarjen e gjërave me të tjerët dhe +bashkëpunimin. Bëhen edhe më të rëndësishme, teksa kultura dhe veprimtaritë +tona të përditshme sa vijnë e bëhen më dixhitale. Në një botë tingujsh, +figurash, dhe fjalësh dixhitale, software-i i lirë sa vjen e bëhet më +thelbësor për lirinë në përgjithësi.

+ +

Dhjetëra miliona njerëz anembanë botës përdorin tani software të lirë; +shkollat publike në disa rajone të Indisë dhe Spanjës tani u thonë nxënësve +të përdorin sistemin e lirë operativ +GNU/Linux. Megjithatë, shumica e këtyre përdoruesve nuk kanë dëgjuar +kurrë rreth arsyeve etike për të cilat e krijuam këtë sistem dhe ngritëm +bashkësinë e software-it të lirë, ngaqë sot, ky sistem dhe bashkësia, më +shpesh shihen si të “burimit të hapur”, duke iu atribuar një +tjetër filozofi, tek e cila këto liri me zor përmenden.

+ +

Lëvizja e software-it të lirë ka dalë në mbrojtje të lirisë së përdoruesit +që më 1983-shin. Më 1984-n filluam zhvillimin e sistemit operativ të lirë +GNU, që të mund të shmangeshin sistemet operativë jo të lirë të cilët u +mohojnë përdoruesve këto liri. Gjatë viteve ’80, zhvilluam shumicën e +përbërësve thelbësorë të sistemit dhe hartuam lejen GNU General Public License (GNU GPL) nën të +cilën do të hidheshin në qarkullim—një leje e hartuar posaçërisht për +mbrojtjen e lirisë për të gjithë përdoruesit e një programi.

+ +

Jo të gjithë përdoruesit dhe zhvilluesit e software-it të lirë u pajtuan me +synimet e lëvizjes së software-it të lirë. Më 1998-n, një pjesë e +bashkësisë së software-it të lirë doli veç dhe filloi fushatë në emër të +“burimit të hapur.” Termi fillimisht u propozua për shmangien e +një keqkuptimi të mundshëm të termit “software i lirë,” por +shpejt filloi t’u përshoqërohej ideve filozofike mjaft të ndryshme nga ato +të lëvizjes së software-it të lirë.

+ +

Disa nga përkrahësit e burimit të hapur e konsideronin termin si një +“fushatë marketingu për software-in e lirë,” çka do të joshte +drejtues biznesesh përmes nxjerrjes në pah të përfitimeve praktike nga +software-i, pa ngritur ndërkohë çështje të së mirës dhe të gabuarës, për të +cilat ata mund të mos kishin qejf të dëgjonin. Të tjerë përkrahës i hodhën +kategorikisht poshtë vlerat etike dhe sociale të lëvizjes së software-it të +lirë. Cilatdo qofshin pikëpamjet e tyre, kur bënin fushatë për burimin e +hapur, as i përmendin, as mbronin këto vlera. Termi “burim i +hapur” shpejt filloi të përshoqërohej me ide dhe argumente të bazuar +vetëm në vlera praktike, të tilla si krijimi ose pasja e software-it të +fuqishëm, të qëndrueshëm. Prej asokohe, shumica e përkrahësve të burimit të +hapur janë rreshtuar pas tij, dhe bëjnë të njëjtin përshoqërim. Shumica e +diskutimeve rreth “burimit të hapur” nuk merren me të mirën dhe +të gabuarën fare, vetëm me popullaritetin dhe suksesin; ja një +shembull tipik. Një pakicë e përkrahësve të burimit të hapur sot thonë +se liria është pjesë e problemit, por ata nuk janë dhe aq të dukshëm mes +atyre që s’janë të këtij mendimi.

+ +

Dy termat tani përshkruajnë thuajse të njëjtën kategori software-i, por +përfaqësojnë pikëpamje të bazuara mbi vlera në thelb të ndryshme. Për +lëvizjen e software-it të lirë, software-i lirë është një imperativ etik, +respekt thelbësor për lirinë e përdoruesit. Në kontrast me të, filozofia e +burimit të hapur i sheh çështjet sipas optikës se si të bëhet software-i +“më i mirë”—vetëm nga pikëpamja praktike. Sipas saj, +software-i jo i lirë është një zgjidhje inferiore për një problem praktik të +dhënë.

+ +

Por, për lëvizjen e software-it të lirë, software-i jo i lirë është një +problem shoqëror, dhe zgjidhja është të reshtet përdorimi i tij dhe të +kalohet te software-i i lirë.

+ +

“Software i lirë.” “Burim i hapur.” Nëse është i +njëjti software (ose +pothuajse), ka rëndësi cilin emër përdorni? Po, ngaqë fjalë të ndryshme +përcjellin ide të ndryshme. Edhe pse një program i lirë, me çfarëdo emri +tjetër, sot do t’ju jepte po atë liri, forcimi i pozitave të lirisë në një +rrugë të qëndrueshme varet mbi të gjitha nga të mësuarit e njerëzve të +çmojnë lirinë. Nëse doni të ndihmoni për këtë, është thelbësore të flitet +për “software të lirë.”

+ +

Ne të lëvizjes së software-it të lirë nuk e shohim kampin e burimit të hapur +si një armik; armiku është software-i pronësor (jo i lirë). Por duam që +njerëzit ta dinë se ne jemi për lirinë, ndaj nuk e pranojmë të etiketohemi +gabimisht si përkrahës të burimit të hapur. Ajo çka mbrojmë nuk është +“burimi i hapur,” dhe ai të cilit i kundërvihemi s’është +“burimi i mbyllur”. Për ta bërë të qartë këtë, ne shmangim +përdorimin e këtyre termave. + + +

+ +

Dallime Praktike mes Software-it të Lirë dhe Burimit të Hapur

+ +

Në praktikë, burimi i hapur mishëron një kriter paksa më të hapërdarë se sa +ata të software-it të lirë. Me aq sa dimë, krejt kodi software i lirë i +hedhur në qarkullim mund të kualifikohet si me burim të hapur. Thuajse +krejt software-i me burim të hapur është software i lirë, por ka disa +përjashtime. Së pari, disa licenca burimi të hapur janë shumë kufizuese, +ndaj nuk kualifikohen dot si licenca të lira. Për shembull, “Open +Watcom” s’është e lirë, pasi licenca e saj nuk lejon krijimin e një +versioni të modifikuar dhe përdorimin e tij privatisht. Për fat, licenca të +tilla përdoren nga pak programe.

+ +

Së dyti, kur kodi burim i një programi ka një licencë të dobët, një pa +copyleft, të ekzekutueshmit e tij mund të bartin kushte jo të lira +shtesë. Microsoft-i e bën +këtë me Visual Studio-n, për shembull.

+ +

Nëse këta të ekzekutueshëm u përgjigjen plotësisht burimeve të hedhura në +qarkullim, kualifikohen për burim të hapur, por jo si software i lirë. +Sidoqoftë, në këtë rast përdoruesit mund të përpilojnë kodin burim për të +ndërtuar dhe shpërndarë të ekzekutueshëm të lirë.

+ +

Së fundi, dhe ç’është më e rëndësishmja, shumë produkte që përmbajnë +kompjutera, kontrollojnë nënshkrimet në programe të ekzekutueshme, për t’ua +parandaluar përdoruesve instalimin e të ekzekutueshmve të ndryshëm nga to; +vetëm një kompani e caktuar mund të krijojë të ekzekutueshëm që mund të +xhirojnë te pajisja ose që mund të përdorin krejt aftësitë e saj. Këto +pajisje i quajmë “tiranike”, dhe praktika është quajtur +“tivoizim”, sipas produktit (Tivo) te i cili e vumë re për herë +të parë. Edhe pse i ekzekutueshmi është ndërtuar nga kod me burim të lirë, +dhe formalisht bart me vete një licencë të lirë, përdoruesit nuk mund të +xhirojnë versione të modifikuara të tij, kështu që, de-facto, i +ekzekutueshmi është jo i lirë.

+ +

Mjaft produkte Android përmbajnë të ekzekutueshëm Linux jo të lirë të +Tivo-izuar, edhe pse kodi i tij burimi gjendet nën GNU GPL version 2. +Versionin 3 të GNU GPL-së e konceptuam për ta ndaluar këtë praktikë.

+ +

Kriteri për burim të hapur shqetësohet vetëm për licencimin e kodit burim. +Ndaj, këta të ekzekutueshëm jo të lirë, kur krijohen nga kod burim të tillë +si Linux-i, që është me burim të hapur dhe i lirë, janë me burim të hapur, +por jo të lirë.

+ +

Moskuptime të Rëndomta të “Software-it të Lirë” dhe +“Burimit të Hapur”

+ +

Termi “software i lirë” është pre e keqinterpretimeve: një +kuptim i pasynuar prej nesh, “software që mund ta keni me çmim +zero,” mund t’i jepet termit po njësoj si kuptimi i synuar prej nesh, +“software që i jep përdoruesit disa liri.” Për këtë problem +kujdesemi duke bërë publik përkufizimin e software-it të lirë, dhe duke +thënë “Mendojeni si te ‘liria e fjalës,’ jo si te +‘birrë falas.’” Kjo zgjidhje nuk është e përsosur; nuk +mund ta eliminojë plotësisht problemin. Do të ishte më mirë një term i saktë +dhe jo i dykuptimtë, sikur kjo të mos paraqiste probleme të tjera.

+ +

Mjerisht, të gjitha alternativat në Anglisht kanë probleme të tyret. Kemi +shqyrtuar mjaft nga sugjerimet e njerëzve, por asnjë nuk është kaq qartazi +“i drejtë” saqë kalimi në të të qe ide e mirë. (Për shembull, +në disa kontekste fjalët Frëngjisht dhe Spanjisht “libre” +funksionojnë bukur, por njerëzit në Indi nuk e pranojnë fare këtë.) Cilido +zëvendësim i propozuar për “software-in e lirë” ka ndonjë lloj +problemi semantik—dhe kjo ndodh edhe me “software-in me burim të +hapur.”

+ +

Përkufizimi zyrtar i “software-it +me burim të hapur” (që është botuar nga Open Source Initiative dhe +është shumë i gjatë për ta përfshirë këtu) është përftuar tërthorazi prej +kriterit tonë të software-it të lirë. Nuk është i njëjti; është ca më +dorëlëshuar në disa këndvështrime. Megjithatë, në shumicën e rasteve +përkufizimi i tyre pajtohet me përkufizimin tonë.

+ +

Sido që të jetë, kuptimi i afërmendshëm për shprehjen “software me +burim të hapur”—dhe ai që shumica e njerëzve duket se mendojnë +që shpreh—është që “Mund t’i shihni kodin burim.” Ky +kriter është shumë më i dobët se sa përkufizimi i software-it të lirë, shumë +më i dobët gjithashtu se sa përkufizimi zyrtar i burimit të hapur. Me të +përfshihen mjaft programe që nuk janë as të lirë dhe as me burim të hapur.

+ +

Ngaqë kuptimi i afërmendshëm për “burimin e hapur” s’është +kuptimi që mbrojtësit e tij kanë në mendje, përfundimi është që shumica e +njerëzve e keqkuptojnë termin. Sipas Neal Stephenson-it, “Linux-i +është software me ‘burim të hapur’ që do të thotë, thjesht, se +cilido mund të marrë kopje të kartelave të kodit të tij burim”. Nuk +mendoj se ka kërkuar me dashje të hidhte tej ose të vinte në diskutim +përkufizimin zyrtar. Jam i mendimit që ai thjesht zbatoi konvencionet e +anglishtes për të nxjerrë një kuptim të termit. Shteti +i Kansasit publikoi një përkufizim të ngjashëm: “Përdorni software +me burim të hapur (OSS). OSS është software për të cilin kodi burim është i +passhëm lirisht dhe publikisht, por marrëveshjet specifike për licencimin e +tij varen nga fakti se ç’i lejohet dikujt të bëjë me atë kod”.

+ +

New York Times +pati një artikull që e tepron me domethënien e termit duke ia referuar +testimeve beta nga ana e përdoruesve—lejimi i pak përdoruesve që të +vënë në provë një version paraprak të një programi dhe të japin përshtypje +konfidenciale lidhur me të—çka programuesit e software-it pronësor e +kanë praktikuar prej dhjetëra vjetësh.

+ +

Termi madje është sforcuar sa të përfshijë edhe dizajne pajisjesh të +publikuar pa ndonjë patentë. Dizajne pajisjesh të papatentuar mund të +jenë kontribute të lavdërueshëm për shoqërinë, por termi “kod +burim” s’ka lidhje me to.

+ +

Përkrahësit e burimit të hapur përpiqen të merren me këtë çështje duke +treguar me gisht përkufizimin e tyre zyrtar, por kjo rrugë ndreqjeje është +më pak e efektshme për ta, se sa është për ne. Termi “software i +lirë” ka dy domethënie natyrale, njëra është domethënia e synuar, ndaj +dikush që e ka rrokur idenë “si te fjala e lirë, jo si te birrë +falas” nuk do të gabojë sërish. Por termi “burim i hapur” +ka vetëm një domethënie natyrale, që është e ndryshme prej domethënies së +synuar prej përkrahësve të tij. Pra nuk ka një rrugë për të shpjeguar +shkurtimisht dhe përligjur përkufizimin e tij zyrtar. Kjo e përkeqëson edhe +më konfuzionin.

+ +

Një tjetër keqkuptim i “burimit të hapur” është ideja që me të +nënkuptohet “mospërdorimi i lejes GNU GPL.” Ky priret të +shoqërojë një tjetër keqkuptim sipas të cilit “software-i i +lirë” do të thotë “software nën GPL-në.” Që të dyja janë +gabim, sa kohë që GNU GPL-ja i plotëson kushtet për të qenë leje burimi të +hapur dhe shumica e lejeve të burimit të hapur i plotësojnë kushtet për të +qenë leje software-i të lirë. Ka +mjaft licenca software-i të lirë përtej GNU GPL-së.

+ +

Termi “burim i hapur” është sforcuar më tej nga zbatimi i tij +mbi veprimtari të tjera, të tilla si qeverisja, arsimi, shkenca, te të cilat +nuk ka gjë të tillë si kodi burim, dhe ku kriteri lidhur me licencimin e +software-it thjesht nuk ka punë fare. E vetmja gjë e përbashkët që kanë +këto veprimtari është se, në një farë mënyre, i ftojnë njerëzit të marrin +pjesë në diçka. Ato e sforcojnë termin deri atje sa me të nënkuptohet vetëm +“pjesëmarrës” ose “transparent”, ose më pak se kaq. +Në rastin më të keq, është shndërruar +në një fjalë të zbrazët në modë.

+ +

Vlera të Ndryshme Mund të Shpien Në Përfundime të Ngjashme…por Jo +Gjithmonë

+ +

Grupet radikale të viteve ’60 kanë reputacion si fraksionistë: disa +organizata u ndanë për shkak të mospajtimeve për hollësira strategjie, dhe +dy grupet bij e trajtonin njëri-tjetrin si armiq, edhe pse kishin synime dhe +vlera themelore të ngjashme. E djathta i dha shumë rëndësi kësaj dhe e +përdori për të kritikuar krejt të majtën.

+ +

Ka gojë që përpiqen të njollosin lëvizjen për software të lirë duke e +krahasuar mospajtimin tonë me burimin e hapur me mospajtimet e këtyre +grupeve radikale. E shohin së prapthi. Ne nuk pajtohemi me kampin e +burimit të hapur lidhur me synimet dhe vlerat themelore, por pikëpamjet e +tyre dhe tonat shpien në shumë raste te e njëjta sjellje +praktike—fjala vjen zhvillimi i software-it të lirë.

+ +

Për pasojë, njerëz nga lëvizja e software-it të lirë shpesh punojnë bashkë +me kampin e burimit të hapur në projekte praktike, të tilla si zhvillimi i +software-it. Të bie në sy që pikëpamje kaq të ndryshme filozofike mund të +motivojnë kaq shpesh persona të ndryshëm të marrin pjesë në të njëjtat +projekte. Sido qoftë, ka situata ku këto pikëpamje në thelb të ndryshme +shpien në veprime shumë të ndryshme.

+ +

Ideja e burimit të hapur është që lejimi i përdoruesve të ndryshojnë dhe +rishpërndajnë software-in do ta bëjë këtë më të fuqishëm dhe më të +qëndrueshëm. Por kjo nuk është e garantuar. Zhvilluesit e software-it +pronësor nuk janë medoemos të paaftë. Ka raste që ata prodhojnë programe që +janë të fuqishëm dhe të qëndrueshëm, edhe pse ato nuk respektojnë lirinë e +përdoruesve. Aktivistët e software-it të lirë dhe përkrahësit e burimit të +hapur do të reagojnë në mënyra shumë të ndryshme ndaj këtij fakti.

+ +

Një përkrahës puro i burimit të hapur, një që nuk është fare i ndikuar nga +idealet e software-it të lirë, do të thoshte, “Çuditem që qetë në +gjendje ta bëni programin të punojë kaq mirë pa përdorur modelin tonë të +zhvillimit, por ja që e bëtë. Si mund të kem një kopje?” Ky qëndrim +do të shpërblejë skema që heqin liri, duke shpënë te humbja e saj.

+ +

Aktivisti i software-it të lirë do të thoshte, “Programi juaj është +shumë tërheqës, por unë çmoj më tepër lirinë. Ndaj nuk e pranoj programin +tuaj. Punën time do ta mbaroj me ndonjë mënyrë tjetër, dhe në vend të tij +do të përkrah një projekt për zhvillimin e një zëvendësimi të lirë për +të.” Nëse çmojmë lirinë tonë, mund të veprojmë për ta pasur dhe +mbrojtur atë.

+ +

Software-i i Fuqishëm, i Qëndrueshëm Mund të Jetë i Keq

+ +

Ideja se duam që software-i të jetë i fuqishëm dhe i qëndrueshëm vjen prej +supozimit se software-i është hartuar për t’u shërbyes përdoruesve të tyre. +Nëse është i fuqishëm dhe i qëndrueshëm, kjo do të thotë që u shërben më +mirë atyre.

+ +

Por mund të thuhet që software-i u shërben përdoruesve vetëm nëse respekton +lirinë e tyre. Po kur software-i është hartuar për t’u hedhur vargonj +përdoruesve të tij? Në këtë rast të qenët i fuqishëm do të thotë që +vargonjtë janë më shtrëngues, dhe të qenët i qëndrueshëm do të thotë që +është më e vështirë për t’i hequr këta vargonj. Veçori keqdashëse, të +tilla si spiunimi i përdoruesve, kufizimi i përdoruesve, dyer të pasme, dhe +përmirësime të detyrueshme janë të rëndomta në software-in pronësor, dhe +disa përkrahës të burimit të hapur duan t’i sendërtojnë ato në programe me +burim të hapur.

+ +

Nën trysninë e kompanive të filmit dhe regjistrimit të muzikës, software-i +për përdorim nga individët po hartohen gjithnjë e më shumë për t’i kufizuar +ata. Kjo veçori dashakeqe njihet si Administrim Dixhital i Kufizimeve (DRM +- Digital Restrictions Management) (shihni DefectiveByDesign.org) dhe është +krejt e kundërta e frymës së lirisë që software-i i lirë synon të ofrojë. +Dhe jo vetëm e frymës: ngaqë synimi i DRM-së është të shkelë me këmbë lirinë +tuaj, zhvilluesit e DRM-së përpiqen t’jua bëjnë të vështirë, të pamundur, +ose madje edhe të paligjshme ndryshimin e software-it që sendërton në +praktikë DRM-në.

+ +

Megjithatë disa përkrahës të burimit të hapur kanë propozuar software +“DRM me burim të hapur”. Ideja e tyre është që, duke bërë +publik kodin burim të programeve të hartuara për të kufizuar hyrjen tuaj në +media të fshehtëzuar dhe duke u lejuar të tjerëve ta ndryshojnë atë, do të +prodhonin software më të fuqishëm dhe më të qëndrueshëm për kufizimin e +përdoruesve si ju. Software-i mandej do të dërgohej për ju te pajisje që +nuk ju lejojnë ta ndryshoni.

+ +

Ky software mund të jetë me burim të hapur dhe të përdorë modelin e +zhvillimit me burim të hapur, por nuk ka për të qenë software i lirë, sa +kohë që nuk do të respektojë lirinë e përdoruesve që e xhirojnë faktikisht +atë. Nëse modeli i zhvillimit me burim të hapur ia del ta bëjë këtë +software më të fuqishëm dhe më të qëndrueshëm për kufizimin tuaj, kjo do ta +bënte edhe më të keq.

+ +

Frikë nga Liria

+ +

Motivacioni fillestar kryesor i atyre që e nxorën kampin e burimit të hapur +më vete prej lëvizjes së software-it të lirë qe që idetë etike të +“software-it të lirë” i vinin në siklet disa njerëz. Kjo është +e vërtetë: ngritja e çështjeve etike si liria, përgjegjësive kundrejt +volisë, do të thotë t’u kërkosh njerëzve të mendojnë për gjëra që ata mund +të parapëlqejnë t’i shpërfillin, fjala vjen a është etike apo jo sjellja e +tyre. Kjo mund të shkaktojë parehati, dhe disa njerëz thjesht mund ta +mbyllin mendjen për gjëra të tilla. Por kjo nuk do të thotë që ne do të +duhej të reshtnim së foluri për këto probleme.

+ +

E megjithatë kjo është ajo çka drejtuesit e burimit të hapur vendosën të +bënin. U doli se duke heshtur rreth etikës dhe lirisë, dhe duke folur vetëm +për përfitimet e menjëhershme praktike të një pjese prej software-it të +lirë, mund të ishin në gjendje ta “shisnin” software-in më me +efekt te disa përdorues, veçanërisht bizneset.

+ +

Kur mbrojtësit e burimit të hapur flasin rreth çfarëdo gjëje më të thellë se +kaq, zakonisht bëhet fjalë për idenë e bërjes “dhuratë” +njerëzimit kodin burim. Duke e paraqitur këtë si një punë veçanërisht të +mirë, tej asaj që kërkohet nga ana morale, besohet se shpërndarja e +software-it pronësor pa kodin burim është moralisht e ligjëruar.

+ +

Kjo rrugë ka dalë me efektshmëri, brenda logjikës së vet. Retorika e +burimit të hapur ka bindur mjaft biznese dhe individë të përdorin, madje +edhe të zhvillojnë, software të lirë, çka e ka zgjeruar bashkësinë +tonë—por vetëm në nivel sipërfaqësor, praktik. Filozofia e burimit të +hapur, me vlerat e veta pastërtisht praktike, e pengon të kuptuarit e ideve +më të thella të software-it të lirë; sjell mjaft vetë te bashkësia jonë, por +nuk u mëson atyre si ta mbrojnë atë. Kjo është gjë e mirë, për aq sa bën, +por nuk mjafton për ta bërë lirinë të sigurt. Tërheqja e përdoruesve drejt +software-it të lirë është vetëm një pjesë e rrugës për t’i bërë mbrojtës të +lirisë së tyre.

+ +

Herët a vonë këta përdorues do t’i ftojnë të rikthehen te software-i +pronësor, për disa avantazhe praktike. Për të ofruar tundim të tillë +punojnë kompani të panumërta, disa duke ofruar kopje falas. Pse do të duhej +që përdoruesit të mos i pranonin? Ah, vetëm po t’u kenë mësuar të çmojnë +lirinë që u jep software-i i lirë, të çmojnë lirinë në vetvete, në vend se +volitë teknike dhe praktike të një software-i të lirë specifik, atëherë po. +Për përhapjen e kësaj ideje, na duhet të flasim për lirinë. Deri në një +farë shkalle, rruga “mos fol” karshi biznesit mund të jetë e +dobishëm për bashkësinë, por është e rrezikshme nëse bëhet aq e rëndomtë, sa +dashuria për lirinë të vijë e të duket si diçka ekscentrike.

+ +

Kjo gjendje e rrezikshme është saktësisht ajo që kemi. Shumica e personave +të përfshirë me software-in e lirë, veçanërisht shpërndarësit e tij, flasin +pak për lirinë—zakonisht ngaqë kërkojnë të jenë “më të +pranueshëm nga bizneset.” Thuajse krejt shpërndarjet e sistemit +operativ GNU/Linux i shtojnë paketa pronësore sistemit bazë të lirë, dhe i +ftojnë përdoruesit ta shohin këtë si një avantazh, në vend se një cen.

+ +

Software-i shtesë pronësor dhe shpërndarjet GNU/Linux pjesërisht jo të lira +gjejnë tokë pjellore ngaqë shumica e bashkësisë sonë nuk këmbëngul te liria +në software-in e vet. Kjo nuk është rastësi. Shumica e përdoruesve të +GNU/Linux-it u njohën fillimisht me sistemin përmes diskutimeve të +“burimit të hapur”, në të cilin nuk përmendet që liria është një +nga synimet. Praktikat që nuk përkrahin lirinë dhe fjalët që nuk thonë gjë +për lirinë ecin paralelisht, duke nxitur njëra-tjetrën. Për ta kapërcyer +këtë prirje, na duhet të flasim më tepër për lirinë, jo më pak.

+ +

“FLOSS” dhe “FOSS”

+ +

Termat “FLOSS” dhe “FOSS” përdoren për të qenë asnjanës mes software-it të lirë dhe +burimit të hapur. Nëse të qenët asnjanës është qëllimi juaj, +“FLOSS” është më mirë se të dy, ngaqë është vërtet asnjanës. +Por nëse doni të mbroni lirinë, rruga nuk është përdorimi i një termi +asnjanës. Të mbrosh lirinë kërkon t’u tregosh njerëzve përkrahjen tuaj për +lirinë.

+ +

Rivalë për Vëmendje

+ +

“I lirë” dhe “i hapur” janë rivalë për vëmendje. +“Software-i i lirë” dhe “ai me burim të hapur” janë +ide të ndryshme, por, në mënyrës se si e shohin software-in shumica e +njerëzve, ata konkurrojnë për të njëjtin vend në vëmendje. Kur njerëzit +mësohen të thonë dhe mendojnë “burim i hapur,”, kjo përbën një +pengesë për kuptimin nga ana e tyre të filozofisë së lëvizjes për software +të lirë dhe për të menduarit rreth saj. Nëse na përshoqërojnë tashmë ne dhe +software-in tonë me fjalën “e hapët,” mund të na nevojitet një +tronditje intelektuale e tyre, përpara se të kuptojnë që ne jemi tjetër +gjë. Çfarëdo veprimtarie që promovon fjalën “e hapët” ka +tendencë të zgjerojë perden që fsheh idetë e lëvizjes për software të lirë.

+ +

Ndaj, veprimtarët e software-it të lirë i këshillojmë të refuzojnë të +punojnë në një veprimtari që e quan vetveten “e hapët.” Edhe +nëse veprimtaria është e mirë në vetvete, çdo kontribut që bëni, shkakton +një dëm të vogël në anën tjetër duke promovuar idenë e burimit të hapur. Ka +plot veprimtari të tjera që e quajnë vetveten “të lira” ose +“libre.” Çdo kontribut në këto projekte shton diçka të mirë. +Me kaq shumë projekte të dobishme prej nga mund të zgjidhet, pse të mos +zgjidhet një që bën diçka të mirë ekstra?

+ +

Përfundim

+ +

Ndërkohë që mbrojtësit e burimit të hapur afrojnë përdorues të rinj te +bashkësia jonë, ne veprimtarët e software-it të lirë duhet t’i vëmë supet +barrës për tërheqjen e vëmendjes së tyre te çështja e lirisë. Na duhet të +themi, “Është software i lirë dhe ju jep liri!”—më shpesh +dhe më fort se kurrë. Çdo herë që thoni “software i lirë” në +vend të “burim i hapur,” ndihmoni kauzën tonë.

+ +
+ +

Shënim

+ + +

+Artikulli +mbi motivimin e programuesve të software-it të lirë nga Lakhan dhe Wolf +thotë se një pjesë e konsiderueshme motivohen nga pikëpamja e tyre që +software-i do të duhej të ishte i lirë. Kjo, përkundër faktit që në vëzhgim +u morën zhvillues nga SourceForge, një sajt që s’e përkrah pikëpamjen se kjo +është një çështje etike.

+ +
+ + +
+ + + + + + + + diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/philosophy.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/philosophy.html new file mode 100644 index 0000000..6115abf --- /dev/null +++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/philosophy.html @@ -0,0 +1,175 @@ + + + + + + + +Filozofia e Projektit GNU - Projekti GNU - Free Software Foundation + + + +
+ + +
+ + + + + + + + + + +

Filozofia e Projektit GNU

+ +

+Shihni audio-video.gnu.org për +regjistrime fjalimesh të Richard Stallman-it. +

+ +

Software i lirë do të thotë që përdoruesit e software-it gëzojnë +liri. (Thelbi këtu nuk është te çmimi.) Sistemin operativ GNU e zhvilluam +që përdoruesit të munden të gëzojnë liri në përdorimin e kompjuterit.

+ +

Më hollësisht, software i lirë do të thotë që përdoruesit gëzojnë katër liri thelbësore: (0) ta xhirojnë +programin, (1) ta studiojnë dhe ta ndryshojnë programin në formën e tij si +kod burim, (2) të rishpërndajnë kopje të përpikta të tij, dhe (3) të +shpërndajnë versione të ndryshuara.

+ +

Software-i ndryshon nga objektet materiale—të tilla si karriget, +qoftet, apo benzina—ngaqë mund të kopjohen dhe ndryshohen shumë më +kollaj. Këto lehtësira janë ato që e bëjnë software-in të dobishëm; ne +besojmë që ato do të duhej të ishin të lirë t’i shfrytëzonin përdoruesit e +një programi, jo vetëm programuesi në fjalë.

+ +

Për të lexuar më tepër mbi këto, ju lutemi, përzgjidhni një ndarje prej +menusë së mësipërme.

+ +

Kujdesemi gjithashtu edhe për një listë të artikujve të shtuar së fundmi.

+ +

Hyrje

+ + + + + + + +
+

Kujdesemi edhe për një listë të Enteve që Punojnë për Lirinë +në Fushën e Kompjuterave dhe Komunikacioneve Elektronike.

+
+ +
+ + +
+ + + + + + + + + diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/rms-lisp.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/rms-lisp.html new file mode 100644 index 0000000..49763d7 --- /dev/null +++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/rms-lisp.html @@ -0,0 +1,590 @@ + + + + + + +Përvoja Ime Me Lisp dhe Zhvillimi i GNU Emacs - Projekti GNU - Free Software +Foundation + + + +

Përvoja ime me Lisp dhe Krijimi i GNU Emacs

+ +

(Transkriptim i Fjalës së Richard Stallman-it, 28 Tetor 2002, në +International Lisp Conference).

+ +

Ngaqë asnjë nga fjalimet e mia të zakonshme nuk lidhet gjëkundi me Lisp-in, +asnjë prej tyre nuk qe i përshtatshëm për sot. Ndaj do të më duhet të +improvizoj. Ngaqë gjatë karrierës time kam bërë boll gjëra që lidhen me +Lisp-in, do të duhej të isha në gjendje të them diçka interesante.

+ +

Takimi im i parë me Lisp-in qe leximi i doracakut të Lisp 1.5-s në shkollën +e mesme. Kjo qe koha kur më iku mendja nga ideja që mund të kishte një gjuhë +kompjuteri si kjo. Hera e parë që pata rastin të bëj diçka me Lisp-in qe kur +isha riosh në Harvard dhe shkrova një interpretues Lisp për PDP-11. Qe makinë shumë e vogël +— kish a s’kish 8k kujtesë — dhe ia dola të shkruaj +interpretuesin brenda një mijë udhëzimesh. Kjo më la pak vend për pakëz të +dhëna. Kjo ndodhi përpara se të arrija të shihja se çfarë qe vërtet një +software, ai që kryente detyra të vërteta në sistem.

+ +

Zura të punoj për një sendërtim të njëmendtë Lisp me JonL White-in sapo +fillova të punoj në MIT. Më punësuan në Artificial Intelligence Lab, jo +JonL-ja, por Russ Noftsker-i, çka qe më ironikja kur mendon se ç’do të vinte +më pas — vërtet duhet të jetë penduar për atë ditë.

+ +

Gjatë viteve ’70, përpara se jeta ime të politizohej nga ngjarje të +tmerrshme, thjesht e shtyja duke bërë zgjerim pas zgjerimi për programe të +ndryshme, dhe shumica e tyre nuk kishin të bënin aspak me Lisp-in. Por, në +rrugë e sipër, shkrova një përpunues tekstesh, Emacs. Ideja interesante +rreth Emacs-it qe që kish një gjuhë programimi brenda, dhe që urdhrat e +përdoruesit për përpunime mund të shkruheshin në atë gjuhë të interpretuar +programimesh, dhe kështu mund të ngarkonit urdhra të reja te përpunuesi juaj +ndërkohë që punonit me të. Mund të përpunonit programet që po përdornit dhe +të vazhdonit të përpunonit me ta. Pra, kishim një sistem që qe i dobishëm +për gjëra të tjera veç programimit, dhe ndërkohë mund ta programonit, teksa +e përdornit. Nuk e di nëse qe e para ndër gjëra të tilla, por sigurisht qe +përpunuesi i parë i tillë.

+ +

Kjo frymë e krijimit të programeve gjigante, të ndërlikuara, për përdorim +për përpunimin tuaj, dhe mandej shkëmbimi i tyre me persona të tjerë, ndezi +frymën e bashkëpunimit të lirë që shihnim atëherë në AI Lab. Ideja qe që +mund t’ia jepnit kopjen e çfarëdo programi që kishit dikujt që donte një +kopje të tij. I ndanim programet me këdo që donte t’i përdorte ato, përbënin +dije njerëzore. Pra edhe pse nuk kish mendim politik të kristalizuar që të +lidhej me mënyrën sipas të cilës shkëmbenim software për hartimin e +Emacs-it, jam i bindur që pat një lidhje mes tyre, ndoshta një lidhje jo të +vetëdijshme. Mendoj se është natyra e mënyrës se si jetonim në AI Lab ajo që +shpuri te Emacs dhe e bëri atë që është.

+ +

Emacs-i origjinal s’përmbante Lisp. Gjuha e nivelit të ulët, gjuha e +painterpretueshme — qe PDP-10 Assembler. Interpretuesi që shkruam, në +fakt s’u shkrua për Emacs, u shkrua për TECO. Ky qe përpunuesi ynë i teksteve, dhe qe një gjuhë +programimi tejet e shpifur, e shpifur sa më s’bëhej. Arsyeja qe se nuk qe +hartuar për të qenë gjuhë programimi, qe hartuar për të qenë gjuhë +përpunuesi dhe urdhrash. Kish urdhra të tilla si ‘5l’, për +‘zhvendosu pesë rreshta’, ose ‘i’ dhe mandej një +varg dhe mandej një ESC për ta futur atë varg diku. Mund të shkruanit një +varg që mund të ishte një radhë urdhrash, dhe që quhej varg urdhrash. E +përfundonit me ESC ESC, dhe kështu mund të ekzekutohej.

+ +

Njerëzit donin ta zgjeronin këtë gjuhë me aftësi programimi, ndaj edhe +shtuan ca syresh. Për shembull, nga të parat qe një mekanizëm përsëritjeje, +që qe < >. Mund t’i vinit këto rreth një gjëje dhe kjo gjë do të +përsëritej. Kish edhe të tjerë urdhra të mistershëm që mund të përdoreshin +për të dalë nga përsëritja sipas një kushti. Për të krijuar Emacs-in, (1) shtuam aftësinë për të pasur nënrutina të +emërtuara. Para kësaj, qe pak a shumë si Basic, dhe nënrutinat mund të +kishin vetëm një shkronjë si emër. Me to, qe e vështirë të programoheshin +programe të mëdha, ndaj shtuam kod që të mund të kiheshin emra të gjatë. Në +fakt, kish edhe disa aftësi të tjera paksa të sofistikuara; kam përshtypjen +se Lisp-i, aftësinë për "unwind-protect", e mori nga TECO.

+ +

Filluam duke shtuar aftësi pak a shumë të sofistikuara, krejt me sintaksën +më të shpifur që mund të mendoni, dhe funksionoi — njerëzit +prapëseprapë qenë të zotët të shkruanin programe të mëdhenj me të. Mësimi i +qartë qe që një gjuhë si TECO, e cila s’qe hartuar për të qenë gjuhë +programimi, ishte rruga e gabuar. Gjuha në të cilën ju do të krijonit +zgjerimet tuaja, s’do të duhej konceptuar si gjuhë programimi pas të vjelës; +do të duhej konceptuar si gjuhë programimi. Në fakt, zbuluam që gjuha më e +mirë e programimit për këtë qëllim qe Lisp-i.

+ +

Ai që e zbuloi këtë (2), qe Bernie Greenberg. Ky +shkroi një version të Emacs-it në Multics MacLisp, dhe i shkroi urdhrat e +veta në MacLisp në mënyrë të drejtpërdrejtë. Përpunuesi në vetvete qe +shkruar krejtësisht në Lisp. Multics Emacs u shndërrua në sukses të madh +— programimi i urdhrave të rinj për përpunimin qe kaq i përshtatshëm +sa edhe sekretaret në zyrën e tij filluan të mësonin se si ta +përdornin. Përdorën një doracak që e pat shkruar dikush e që tregonte se si +të zgjerohej Emacs-i, por që nuk thoshte se bëhej fjalë për +programim. Kështu që sekretaret, që besonin se nuk programonin dot, nuk +patën frikë. Lexuan doracakun, zbuluan që mund të bënin gjëra të dobishme +dhe mësuan të programonin.

+ +

Pra, Bernie pa që një aplikacion — një program që bën diçka të +dobishme për ju — që ka brenda Lisp dhe që mund ta zgjeroni duke +rishkruar programe Lisp, është në fakt një mënyrë shumë e mirë që njerëzit +të mësojnë programim. U jep atyre një mundësi të shkruajnë programe të +vegjël që janë të dobishëm për ta, çka në shumicën e fushave ju ndoshta nuk +mund ta kryeni dot. Mund të nxiten përmes përdorimit praktik — në +fazën që është më e vështira — kur nuk besojnë se mund të programojnë, +derisa arrijnë në pikën që janë programues.

+ +

Në këtë pikë, njerëzit zunë të mendonin se si mund të kishin diçka të tillë +edhe në një platformë tek e cila nuk kishin sendërtim të plotë funksional të +Lisp-it. Multics MacLisp kish një përpilues dhe një interpretues — qe +sistem Lisp i kompletuar — por njerëzit donin të sendërtonin diçka të +tillë në sisteme të tjera, ku s’kishin shkruar ende ndonjë përpilues +Lisp. Pra, po të mos kishit përpiluesin Lisp, s’shkruanit dot plotësisht +përpunuesin në Lisp — do të ishte shumë i ngadaltë, veçanërisht +riparaqitja, po qe se bëhej fjalë të xhirohej Lisp i interpretuar. Ndaj +zhvilluam një teknikë hibride. Ideja qe të shkruanim në një të vetëm një +interpretues Lisp dhe pjesët e nivelit të ulët tok, që kështu një pjesë e +përpunuesit të qenë pjesë të brendshme të Lisp-it. Këto do të ishin çfarëdo +pjesësh që ne mendonim se duheshin përsosur. Kjo qe një teknikë që e kishim +praktikuar tashmë me vetëdije në Emacs-in origjinal, ngaqë kish disa veçori +deri diku të nivelit të lartë, të cilat i risendërtuam në gjuhën e makinës, +duke i shndërruar në primitivë TECO. Për shembull, kish një primitiv TECO +për mbushjen e një paragrafi (në fakt, për kryerjen e shumicës së punës për +mbushjen e një paragrafi, ngaqë disa nga pjesët më pak të lodhshme të punës +i binte të kryheshin në një nivel më të lartë, nga një program TECO). Mund +ta bënit krejt punën duke shkruar një program TECO, por kjo qe shumë e +ngadaltë, ndaj e përsosëm duke hedhur pjesë të tij në gjuhën e +makinës. Përdorëm këtu të njëjtën ide (atë te teknika hibride), që pjesa +dërrmuese e përpunuesit të shkruhej në Lisp, por disa pjesë të tij, të cilat +duhej të xhironin veçanërisht shpejt, të shkruheshin në nivel më të ulët.

+ +

Kështu që, kur shkrova sendërtimin tim të dytë të Emacs-it, ndoqa të njëjtën +lloj skeme. Gjuha e nivelit të ulët nuk qe më gjuha e makinës, qe C-ja. C-ja +qe gjuhë e mirë, e efektshme për programe të kalueshëm, që të mund të +xhironin në një sistem operativ të ngjashëm me Unix-in. Kishte një +interpretues Lisp, por sendërtova aftësi për veprime specifike përpunimi +drejt e në C — përdorim shtytëzash përpunuesi, futjeje teksti +drejtues, lexim dhe shkrim kartelash, rishfaqje në ekran të përmbajtjes së +një shtytëze, administrim dritaresh përpunuesi.

+ +

Tani, ky s’qe Emacs-i i parë i shkruar në C dhe që xhironte nën Unix. I pari +qe shkruar nga James Gosling, dhe i referoheshin si GosMacs. I ndodhi diçka +e çuditshme. Në fillim, ngjante se ndikohej nga e njëjta frymë e shkëmbimit +dhe bashkëpunimit me Emacs-in origjinal. Emacs-in e parë origjinal e pata +hedhur në qarkullim për personat në MIT. Dikush dëshironte ta bënte të +xhironte në Twenex — në fillim xhironte vetëm në Incompatible +Timesharing System që përdornim në MIT. E kaluan në Twenex, që do të thoshte +se kish ndoca qindra instalime nëpër botë që mundeshin ta përdornin. Zumë +tua dërgonim atyre, me kusht që “duhet të na dërgoni krejt +përmirësimet që i bëni” që të përfitonim të gjithë. Askush s’u përpoq +ndonjëherë ta bënte këtë të detyrueshme, por, me aq sa di, njerëzit +bashkëpunuan.

+ +

Gosling dukej, në fillim, se do të bashkëpunonte në këtë frymë. Shkroi në +një doracak se programin po e quante Emacs, duke shpresuar që edhe të tjerë +nga bashkësia do ta përmirësonin, derisa t’ia vlente atë emër. Ky qe +trajtimi i duhur kundrejt një bashkësie — t’u kërkohej të merrnin +pjesë e ta bënin programin më të mirë. Por pas kësaj dukej se ndërroi +mendje, dhe ia shiti një shoqërie.

+ +

Në atë kohë po punoja për sistemin GNU (një sistem operativ +software i lirë, i ngjashëm me Unix, që mjaft vetë gabimisht e +quajnë “Linux”). Nuk kish përpunues Emacs, si software +të lirë, që xhironte nën Unix. Por kisha një shok që kish marrë pjesë në +programimin e Emacs-it të Gosling-ut. Gosling-u i pat dhënë, përmes email-i, +leje të përhapte versione të tijat. Më propozoi të përdorja atë version. Më +tej pashë që Emacs-i Gosling-ut nuk përmbante Lisp të vërtetë. Kish një +gjuhë programimi që njihej si ‘mocklisp’, që nga sintaksa duket +si Lisp, por që nuk kish struktura të dhënash të Lisp-it. Kështu që +programet nuk qenë të dhëna, dhe mungonin elemente jetike të Lisp-it. +Strukturat e të dhënave në të qenë vargje, numra dhe pak gjëra të tjera +speciale.

+ +

Dola në përfundimin se nuk e përdorja dot dhe më duhej ta zëvendësoja të +tërin, hapi i parë për të cilin qe shkrimi i një interpretuesi të vërtetë +Lisp. Dora-dorës përshtata çdo pjesë të përpunuesit duke e bazuar në +struktura të dhënash Lisp faktike, në vend të strukturave ad hoc për +të dhënat, duke i bërë strukturat e të dhënave të mekanizmave të brendshme +të përpunuesit të ekspozueshme dhe të trajtueshme nga programet Lisp të +përdoruesit.

+ +

Përjashtim qe rishfaqja. Për shumë kohë, rishfaqja qe njëfarë bote +tjetër. Përpunuesi mund të kalonte në botën e rishfaqjeve dhe gjërat do të +vazhdonin me struktura të dhënash tejet speciale që nuk qenë pa dëm për +grumbullim hedhurinash, as për ndërprerje, dhe nuk mund të xhironit ndonjë +program Lisp gjatë kohës që ndodhte kjo. E ndryshuam ama — tani është +e mundur të xhirohet kod Lisp gjatë rishfaqjes. Çka vjen jo pak ndoresh.

+ +

Ky program i dytë Emacs qe ‘software i lirë’ në +kuptimin modern të fjalës — qe pjesë e një fushate të deklaruar +politike për krijim software-i të lirë. Thelbi i kësaj fushate qe që kushdo +duhet të jetë i lirë të bëjë gjërat që bënim ne dikur në MIT, të punohej tok +mbi software-in dhe të punohej me këdo që donte të punonte me ne. Kjo është +baza e lëvizjes për software të lirë — përvoja që pata, jeta +që bëja në MIT AI lab — të punohej për dijen njerëzore, dhe jo t’i +zihej rruga cilitdo që përdorte dhe përhapte më tej dijen njerëzore.

+ +

Në atë kohë, mund të krijonit një kompjuter që hynte në po atë segment +çmimesh si kompjuterat e tjerë që nuk qenë menduar për Lisp, vetëm se ky +mund të xhironte Lisp-in shumë më shpejt se ata, dhe, po ashtu, me kontroll +të plotë të llojit të të dhënave në çdo veprim. Kompjuterat e zakonshëm ju +shtrëngonin të zgjidhnit ose shpejtësinë e ekzekutimit, ose kontroll të mirë +të llojit të të dhënave. Pra, mund të kihej një përpilues Lisp dhe të +xhiroheshin programet më shpejt, por kur provohej të merrej car +i një targe, arrihej në përfundime pa kuptim dhe tek e fundit në vithisje.

+ +

Makina Lisp qe e zonja të përmbushte udhëzimet gati po aq shpejt sa makinat +e tjera, por çdo udhëzim — një udhëzim, të themi automjet +do të shkaktonte kontroll lloji të dhënash — kështu që, po të provonit +të kërkonit automjet për një numër, në një program të +përpiluar, do t’ju paraqitej menjëherë një gabim. E ndërtuan makinën dhe kjo +pati një sistem operativ Lisp. Qe shkruar krejtësisht në Lisp, me përjashtim +vetëm të pjesëve të shkruara në mikrokod. Njerëzve filloi t’u interesojë +prodhimi i tyre, që do të thoshte se mund të fillonin një biznes.

+ +

Kish dy ide të ndryshme rreth se si mund të ishte shoqëria. Greenblatt-i +donte të fillonte atë çka e quante shoqëri “hacker”-ësh. Kjo +donte të thoshte një shoqëri e administruar nga hacker-a dhe do të +funksiononte në një mënyrë nxitëse për hacker-at. Një synim tjetër që të +vazhdohej kultura e laboratorit AI Lab (3). Për fat +të keq, Greenblatt-i nuk kish ndonjë përvojë në punë biznesi, ndaj të tjerë +persona në grupin e makinave Lisp thanë se dyshonin se mund t’ia dilte +mbanë. Qenë të mendimit që plani i tij për të shmangur investime nga jashtë +grupit nuk kish për të funksionuar.

+ +

Pse donte të shmangte investimet nga jashtë? Ngaqë kur një shoqëri ka +investitorë jashtë vetes, këta shtien në dorë kontrollin dhe nuk ju lënë më +të keni skrupuj. Dhe në fund, po patët skrupuj, ju heqin nga drejtimi.

+ +

Ndaj Greenblatt-i pati idenë të gjente klientë që do të parapaguanin blerjen +e pjesëve. Të montonin makinat dhe t’i shpërndanin te porositësit; me +fitimin prej pjesëve, do të ishin në gjendje të blinin pjesë për ndoca +makina të tjera, t’i shisnin këto dhe mandej të blinin pjesë për një numër +më të madh makinash, e me radhë. Personat e tjerë në grup qenë të mendimit +që kjo do të funksiononte.

+ +

Greenblatt-i mandej mori në punë Russell Noftsker-in, njeriun që më pat +punësuar mua, që më pas e pat lënë laboratorin AI Lab dhe kish krijuar një +shoqëri të suksesshme. Russell-i besohej se kish nuhatje për biznes. E +shfaqi këtë nuhatje për biznes duke u thënë personave të tjerë të grupit, +“Le ta heqim qafe Greenblatt-in, bashkë me idetë e tij, dhe do të +ngremë një tjetër shoqëri.” Thikë pas shpine, biznesmen i vërtet sa më +s’bëhet. Këta persona vendosën të krijonin një shoqëri të quajtur +Symbolics. Me investime nga jashtë, pa skrupuj, dhe të gatshëm për gjithçka +për fitoren.

+ +

Por Greenblatt-i nuk u dorëzua. Ai dhe ata pak besnikë të tij vendosën të +krijonin Lisp Machines Inc. sido që të ndodhte dhe të ecnin para me planet e +tyre. Dhe siç e dini, ia dolën mbanë! Gjetën klientin e parë dhe patën +parapagim. Montuan makina dhe i shitën, pastaj krijuan më shumë makina, dhe +prapë të tjera. Ia dolën mbanë, edhe pse nuk patën ndihmën e shumicës së +personave të grupit. Edhe Symbolics pati fillim të suksesshëm, pra kishit dy +shoqëri konkurruese makinash Lisp. Kur Symbolics pa që LMI nuk do të +shkërmoqej, filluan të kërkonin për mënyra se si ta shkatërronin.

+ +

Kështu që, në laboratorin tonë, braktisja u pasua nga “lufta”. +Braktisja erdhi kur Symbolics punësoi krejt hacker-at, hiq mua dhe ndoca që +punonin me kohë të pjesshme te LMI. Mandej nxorën nga pluhuri një rregullore +dhe hoqën qafe personat që punonin me kohë të pjesshme për MIT-in, kështu që +iu desh të iknin plotësisht, dhe prej kësaj mbeta vetëm unë. Laboratori AI +tani qe i pashpresë. Dhe MIT-i kish bërë një ujdi shumë të marrë me këto dy +shoqëritë. Qe një kontratë trikahëshe ku secila shoqëri lejonte përdorimin +e kodit burim të sistemit të makinave Lisp. Këto shoqëri qenë të detyruara +të lejonin MIT-in të përdorte ndryshimet e bëra prej tyre. Por në kontratë +nuk thuhej se MIT-i gëzonte të drejtën t’i hidhte ato në sistemet e makinave +Lisp të MIT-it që qenë licencuar nga të dyja shoqëritë. Askush nuk pati çuar +në mendje që grupi i hacker-ave të laboratorit AI do të avullonte, por ja që +ndodhi.

+ +

Kështu që Symbolics hartoi një plan (4). I thanë +laboratorit, “Do të vazhdojmë t’ju lejojmë përdorimin e ndryshimeve +tona, por nuk mund t’i hidhni në sistemin MIT të makinave Lisp. Në vend të +kësaj, do t’ju lejojmë hyrje në sistemin e makinave Lisp të Symbolics-it, +dhe mund ta xhironi, por kjo është e gjitha çka mund të bëni.”

+ +

Kjo, praktikisht, do të thoshte që na kërkuan të zgjidhnim me kë palë do të +ishim, dhe të përdornim ose versionin MIT të sistemit, ose versionin +Symbolics. Cilëndo zgjedhje të bënim, do të përcaktonte se te cili sistem +do të shkonin përmirësimet tona. Po të punonin me dhe të përmirësonin +versionin e Symbolics-it, do të përkrahnim vetëm Symbolics-in. Po të +përdornim dhe përmirësonim versionin MIT të sistemit, i binte ta jepnim +punën te të dyja shoqëritë, por Symbolics pa që do të mbështesnim LMI-në, +ngaqë do ta ndihmonim të ekzistonte. Kështu që s’na u lejua më të qëndronim +asnjanës.

+ +

Deri në atë pikë, nuk kisha mbajtur anën e asnjërës shoqëri, edhe pse +ndihesha keq kur shihja se ç’i ndodhi bashkësisë sonë dhe software-it. Por +tashmë, Symbolics-i e kish bërë të detyruar këtë gjë. Dhe kështu, në një +përpjekje për ta mbajtur gjallë Lisp Machines Inc. (5) +— zura të riprodhoj krejt përmirësimet që Symbolics kish bërë te +sistemi i makinës Lisp. I shkrova vetë nga e para përmirësimet e +njëvlershme (dmth, kodi qe i imi).

+ +

Pas ca kohësh (6), mbërrita në përfundimin që e mira e +të mirave do të ishte të mos shihja fare në kodin e tyre. Kur njoftonin +paraprakisht për ndonjë version beta, që shoqërohej me shënime versioni, +mund të shihja ç’qenë veçoritë e reja dhe mandej t’i sendërtoja. Në kohën që +hidhnin faktikisht në qarkullim diçka, po atë bëja edhe unë.

+ +

Në këtë mënyrë, për dy vite, ua pengova ta fshinin nga faqja e dheut Lisp +Machines Incorporated, dhe të dy shoqëritë bënë përpara. Por nuk doja të +shpenzoja vite të tëra duke ndëshkuar dikë, thjesht duke i vënë gjoksin një +akti të lig. Kuptova që qenë ndëshkuar paq, ngaqë kishin ngecur në rrjetën e +konkurrencës, e cila nuk do të largohej apo tretej(7). Ndërkohë, kish ardhur koha të fillohej ndërtimi i +një bashkësie të re, për të zëvendësuar atë që e zhdukën veprimet e tyre dhe +të tjera.

+ +

Bashkësia Lisp në vitet ’70 nuk kufizohej te MIT AI Lab, dhe hacker-at +s’qenë vetëm në MIT. Lufta e nisur nga Symbolics qe ajo që asgjësoi MIT-in, +por ndodhën dhe ngjarje të tjera. Pati persona që hoqën dorë nga +bashkëpunimi, dhe kjo i vuri shkelmin bashkësisë dhe kështu nuk mbeti +kushedi çë.

+ +

Pasi reshta së ndëshkuari Symbolics-in, m’u desh të gjeja se ç’të bëja më +tej. Duhej të bëja një sistem operativ të lirë, që të qe i kthjellët — +e vetmja mënyrë që njerëzit të mund të punonin tok dhe të shkëmbenin qe +përmes një sistemi operativ të lirë.

+ +

Fillimisht, pata në mendje të bëja një sistem të bazuar në Lisp, por e +kuptova që nuk do të ishte ide e mirë teknikisht. Për të pasur diçka të +ngjashme me një sistem makine Lisp, ju duhet mikrokod për qëllime +speciale. Ky qe ai që bënte të mundur xhirim po aq të shpejtë sa xhironin +kompjuterët e tjerë programet e tyre dhe prapë të kish përparësinë e +kontrollit mbi llojin e të dhënave. Pa këtë, do të përfundonit në diçka të +ngjashme me një përpilues Lisp për makina të tjera. Programet do të bëheshin +më të shpejta, por të paqëndrueshme. Me këtë nuk ka problem, nëse po xhironi +një program në një sistem me ndarje kohe — nëse vithiset një program, +nuk u bë hataja, është diçka që ndodh te programet, me raste. Por kjo nuk e +bënte të mirë për shkrimin e një sistemi operativ, ndaj e hodha poshtë idenë +e krijimit të një sistemi si një makinë Lisp.

+ +

Vendosa më mirë të bëja një sistem operativ të ngjashëm me Unix-in, i cili +do të kishte sendërtime Lisp që do të xhironin si programe +përdoruesi. Kerneli nuk do të shkruhej në Lisp, por do të kishim Lisp. Dhe +hartimi i këtij sistemi operativ, sistemit operativ GNU, qe ai që më shpuri +te shkrimi i GNU Emacs-it. Duke bërë kështu, synoja të kryeja minimumin +absolut të mundshëm të sendërtimeve Lisp. Madhësia e programeve qe shqetësim +shumë i madh.

+ +

Kish njerëz në ato kohë, më 1985, që kishin makina me 1Mb kujtesë, pa +kujtesë virtuale. Këta donin të ishin në gjendje të përdornin GNU Emacs. Kjo +do të thoshte ta mbaja programin sa më të vogël që mundej.

+ +

Për shembull, në atë kohë e vetmja strukturë ripërsëritëse qe +‘while’, e cila qe fare e thjeshtë. Nuk kish mënyrë për të dalë +nga deklarimi ‘while’, ju duhej të kryenit "a catch and a +throw", ose të testonit ndryshoren që xhironte ripërsëritjen. Kjo tregon se +sa larg isha shtyrë për t’i mbajtur gjërat të vogla. Nuk kishte +‘automjeet’ dhe as ‘atomjet’ dhe me radhë; +“ngjeshe sa të mundet” qe fryma e GNU Emacs-it, fryma e Lisp-it +për Emacs, që në fillim.

+ +

E qartë që sot makinat janë më të mëdha, dhe nuk veprojmë më kështu. Vëmë +edhe ‘automjeet’, edhe ‘atomjet’ dhe me radhë, dhe +sot mundemi të vendosim edhe strukturë tjetër ripërsëritëse. Duam ta +zgjerojmë diçka, por nuk duam ta zgjerojmë deri në shkallën e një Lisp-i të +zakonshëm. Njëherë, sendërtova Common Lisp në makinën Lisp, dhe nuk më +kënaqi kushedi. Diçka që nuk më pëlqen dhe aq shumë janë argumentet +fjalëkyçe (8). Nuk më duken edhe aq të stilit Lisp; +Do t’i ndërroj ndonjë ditë, por minimizoj kohët kur bëj kështu.

+ +

Ky nuk qe fundi i projekteve GNU që kishin të bënin me Lisp-in. Më vonë, +diku aty nga 1995, po shihnim mundësinë e fillimit të një projekti për një +desktop grafik. Qe e qartë që, për programet në desktop, donim një gjuhë +programimi me të cilën të shkruanim shumë dhe të qe lehtësisht e +zgjerueshme, njësoj si përpunuesi. Çështja qe se cila duhej zgjedhur.

+ +

Në atë kohë, TCL po reklamohej +rëndshëm për këtë qëllim. Kisha vlerësim shumë të ulët për TCL-në, +pikësëpari ngaqë s’qe Lisp. Ngjante pakëz me Lisp-in, por semantikisht s’qe +e tillë, dhe nuk është aq e qëruar. Mandej dikush më tregoi një lajmërim me +të cilin Sun-i po përpiqej të punësonte dikë për t’u marrë me TCL-në për ta +bërë “de-facto gjuhën standard për zgjerime” në botë. Dhe +mendova, “Duhet ta ndalim përmbushjen e kësaj.” Kështu filluam +të ndërtojmë Scheme-n, gjuha standard e zgjerimeve për GNU-në. Jo Common +Lisp, ngaqë ky qe shumë i madh. Ideja qe të kishim një interpretues Scheme +të hartuar për t’u lidhur te aplikacionet në të njëjtën mënyrë si lidhej +TCL-ja te aplikacionet. Mandej këtë ta këshillonim si paketën e parapëlqyer +për zgjerime për krejt programet GNU.

+ +

Ka një përfitim interesant që ju vjen nga përdorimi si gjuhë tuajën parësore +për zgjerime i një gjuhe kaq të fuqishme siç do të ishte një version +Lisp-i. Mund të sendërtoni gjuhë të tjera, përmes përkthimit të tyre në +gjuhën tuaj parësore. Nëse gjuha juaj parësore është TCL-ja, nuk sendërtoni +dot lehtë Lisp-in duke e përkthyer në TCL. Por nëse gjuha juaj parësore +është Lisp-i, s’është aq e zorshme të sendërtohen gjëra të tjera duke i +përkthyer ato. Ideja jonë qe që, nëse çdo aplikacion i zgjerueshëm mbulonte +Scheme-n, mund të shkruanit në Scheme një sendërtim të TCL-së, ose +Python-it, ose Perl-it, i cili ta përkthente atë program në Scheme. Mandej +mund ta ngarkonit këtë në çfarëdo aplikacioni dhe ta përshtatnit në gjuhën +tuaj të parapëlqyer dhe do të funksiononte edhe me përshtatje të tjera.

+ +

Për sa kohë që gjuhët e zgjerimeve janë të dobëta, përdoruesit i mbetet të +përdorë vetëm gjuhën që i jepni. Që do të thotë se njerëzve që dashurojnë +cilëndo gjuhë tjetër iu duhet të konkurrojnë për të qenë ajo zgjedhja e +hartuesve të aplikacioneve — duke thënë “Ju lutemi, hartues i +aplikacionit, vendoseni dhe gjuhën time te aplikacioni juaj, jo gjuhën e +atij.” Kështu përdoruesve nuk u lihet shteg zgjedhje fare — +cilido aplikacion që përdorin, vjen me një gjuhë dhe ngecin në të [atë +gjuhë]. Por kur keni një gjuhë të fuqishme që mund të sendërtojë të tjerat +përmes përkthimit të tyre në të, i jepni kështu përdoruesit një mundësi +zgjedhje gjuhe dhe nuk ka pse të bëjmë më luftë gjuhësh. Kjo është ajo që +shpresojmë të bëjë ‘Guile’, interpretuesi ynë Scheme. Kishim +dikë që punoi verën e shkuar për të përfunduar një përkthyes nga Python në +Scheme. Nuk e di nëse ka përfunduar krejtësisht, por cilido që interesohet +për këtë projekt, ju lutemi, le të lidhet me ta. Pra ky është plani që kemi +për të ardhmen.

+ +

S’kam folur për software-in e lirë, por më lejoni shkurt t’ju tregoj paksa +se çfarë don të thotë. Software i lirë nuk nënkupton çmimin; nuk do +të thotë që e merrni falas. (Mundet edhe të paguani për një kopje, ose të +siguroni një kopje falas.) Don të thotë që keni liri, si përdorues. Gjëja +kyçe është fakti që jeni i lirë ta xhironi programin, i lirë të studioni se +çfarë kryen, i lirë ta ndryshoni që të përputhet me nevojat tuaja, i lirë të +rishpërndani kopje për të tjerët dhe i lirë për të bërë publike versione të +ndryshuara, të zgjeruara. Ky është kuptimi i software-it të lirë. Nëse +përdorni programe jo të lira, keni humbur liri kyçe, ndaj mos e bëni kurrë.

+ +

Qëllimi i projektit GNU është t’ua bëjë më të lehtë njerëzve kundërshtimin e +software-it jo të lirë, i cili shtyp lirinë, e sundon përdoruesin, duke u +ofruar atyre software të lirë për zëvendësim. Për ata që nuk kanë +kurajë morale të hedhin tej software-in jo të lirë, kur kjo sjell ca minuse +në leverdinë praktike, ajo që përpiqemi të bëjmë është dhënia e +alternativave të lira, që kështu të mund të shkoni drejt lirisë me më pak +belara dhe me më pak sakrifica, për sa i takon anës praktike. Sa më pak +sakrifica, aq më mirë. Duam t’ua bëjmë më të lehtë kalimin në liri, në +bashkëpunim.

+ +

Këtu bëhet fjalë për lirinë për të bashkëpunuar. Jemi mësuar t’i mendojmë +lirinë dhe bashkëpunimin me shoqërinë si të jenë të kundërta. Por këtu janë +në të njëjtin krah. Me software-in e lirë jeni i lirë të bashkëpunoni me të +tjerët, si dhe i lirë të ndihmoni vetveten. Me software-in jo të lirë, +dikush ju sundon dhe i mban njerëzit të përçarë. Nuk ju lejojnë të ndani +gjëra mes jush, nuk jeni i lirë të bashkëpunoni ose të ndihmoni shoqërinë, +dhe as të ndihmoni vetveten. Të përçarë dhe të pashpresë është gjendja e +përdoruesve që përdorin software jo të lirë.

+ +

Kemi prodhuar një segment marramendës software-i të lirë. Kemi bërë ato që +njerëzit thoshin se nuk do t’ia dilnim t’i bënim kurrë; kemi dy sisteme +operativë software-i të lirë. Kemi mjaft aplikacione dhe, kuptohet, kemi +ende plot rrugë për të bërë. Ndaj na duhet ndihma juaj. Do të doja t’ju +kërkoja të merrni pjesë si vullnetar në projektin GNU; na ndihmoni që të +hartojmë software të lirë për më shumë punë. Hidhini një sy http://www.gnu.org/help për të pasur një ide se si mund të +ndihmohet. Nëse dëshironi të porosisni gjëra, ka një lidhje për këtë punë, +te faqja hyrëse. Nëse doni të lexoni rreth çështjesh filozofike, shihni te +ndarja /filozofi. Nës po kërkoni software të lirë që mund ta përdorni, +shihni te /directory, ku sot radhiten gati 1900 paketa (çka është vetëm një +pjesë e software-it të lirë). Ju lutemi, na shkruani më tepër dhe +kontribuoni me ne. Libri im me sprova, “Free Software and Free +Society”, gjendet në shitje dhe mund të blihet te www.gnu.org. Happy hacking!

+ +
    +
  1. Guy Steele hartoi grupin origjinal të komandave simetrike Emacs; mandej ai +dhe unë zumë të vinim në jetë Emacs-in (përsipër TECO-s), por pas një +sesioni të gjatë programimi të përbashkët, Steele-i zuri të rrëshqiste tej, +kështu që Emacs-in e përfundova unë. Të tjerë, përfshi veçanërisht Eugene +C. Cicciarelli-n dhe Mike McMahon-in, dhanë ndihmesë thelbësore më vonë.
  2. + +
  3. Bernie Greenberg thotë se sendërtimi i Dan Weinreb-it për Emacs në Lisp +Machine kish dal para sendërtimit të Greenberg-ut për Multics. Kërkoj +ndjesë për gabimin.
  4. + +
  5. Plani i Greenblatt-it, si e kuptoja unë, qe të punësoheshin me kohë të +pjesshme njerëz të laboratorit, që kështu të mund të vazhdonin të punonin te +AI Lab. Në vend të kësaj, Symbolics i punësoi me kohë të plotë, kështu që +këta reshtën së punuari në MIT.
  6. + +
  7. Rrethanat e këtij plani, të cilat nuk i deklarova shprehimisht gjatë fjalës +sime, qenë që gjatë një periudhe fillestare hacker-at e ish-AI-Lab-it, ata +në Symbolics ose ata në LMI, vazhduan t’i jepnin ndryshimet e tyre te +sistemi MIT Lisp Machine — edhe pse kontrata nuk e detyronte këtë +hap. Plani i Symbolics-it qe ta thyente në mënyrë të njëanshme këtë +bashkëpunim.
  8. + +
  9. Jo se më dhimbsej veçanërisht fati i LMI-ë, më tepër ngaqë s’doja që të +lejohej Symbolics të përfitonte në kurriz të AI Lab-it me agresionin e vet.
  10. + +
  11. Ky pohim është keqkuptuar sikur thotë që unë kurrë nuk kam parë te kodi i +Symbolics-it. Në fakt pohon që kisha parë në të, fillimisht. Kodi burim +nga Symbolics qe i passhëm në MIT, ku më lejohej ta shihja, dhe fillimisht +kjo qe rruga se nga i mora vesh ndryshimet e tyre. + +

    Por kjo do të thoshte që duhej të bëja përpjekje shtesë për ta zgjidhur +ndryshe çdo problem, me qëllim që të shmangja kopjimin e kodit të +Symbolics-it. Pas ca kohësh, pashë se qe më mirë të mos shihje fare. Në +këtë mënyrë mund të shkruaja kod sipas rrugës më të mirë, pa vrarë mendjen +se ç’përmbante kodi i Symbolics-it.

  12. + +
  13. Symbolics në një rast protestoi te MIT se puna ime, duke u prishur planin, i +kish kushtuar Symbolics-it një milion dollarë.
  14. + +
  15. Nuk e kam problem që një funksion shumë kompleks dhe i rëndë të përdorë +argumente fjalëkyçe. Ajo që më bezdis është të bësh funksione të thjeshtë +elementarë të tillë si “member” t’i përdorin ato.
  16. +
+ +
+ + +
+ + + + + + + + diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/surveillance-vs-democracy.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/surveillance-vs-democracy.html new file mode 100644 index 0000000..bfbd850 --- /dev/null +++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/surveillance-vs-democracy.html @@ -0,0 +1,674 @@ + + + + + + +Sa Mbikëqyrje Mund të Përballojë Demokracia? - Projekti GNU - Free Software +Foundation + + + + + +

Sa Mbikëqyrje Mund të Përballojë Demokracia?

+ +
nga Richard Stallman
+ + +

Një version i këtij artikulli u botua së pari në Wired në +tetor 2013.
+Shihni edhe mundësinë e leximit të “Një +propozim radikal për t’i mbajtur të parrezik të dhënat tuaja +personale,” botuar në The Guardian në +prill 2018.

+ +
+ +
+
+ +Karikaturë e një qeni që hap sytë i çuditur para tre reklamave që u shfaqën
+në ekranin e kompjuterit të tij… +

“Nga e morën vesh që jam qen?”

+
+ +

Falë atyre që na zbuloi Edward Snowden, e dimë që niveli i sotëm i +mbikëqyrjes së përgjithshme në shoqëri është i papërputhshëm me të drejtat e +njeriut. Këtë e ripohojnë qartë rëniet në qafë dhe proceset gjyqësore të +vazhdueshme ndaj disidentëve, burimeve të informacionit dhe gazetarëve në +ShBA. Na duhet ta zvogëlojmë nivelin e mbikëqyrjes së përgjithshme, por +deri ku? Ku bie saktësisht niveli maksimum i mbikëqyrjes, të cilin +duhet të sigurohemi të mos tejkalohet? Është niveli përtej të cilit +mbikëqyrja fillon e plekset me funksionimin e demokracisë, pra kur +nxjerrësit e sekreteve (të tillë si Snowden-i) ka shumë gjasa të zbulohen.

+
+
+

Të përballur me fshehtësinë e qeverive, ne populli varemi nga nxjerrësit e +sekreteve të +na rrëfejnë se çfarë po bën shteti. (Kjo na u kujtua sërish gjatë +2019-s, teksa nxjerrës të ndryshëm sekretesh i dhanë publikut shtesa të informacioneve +rreth përpjekjeve të Trump-it për të rrëzuar presidentin e Ukrainës.) +Por mbikëqyrja e sotme i tremb nxjerrësit potencialë të sekreteve, çka do të +thotë se është e tepruar. Për të shëndoshur kontrollin tonë demokratik mbi +shtetin, duhet ta zvogëlojmë mbikëqyrjen deri në atë pikë, sa nxjerrësit e +sekreteve ta dinë se nuk rrezikohen.

+ +

Përdorimi i software-it të lirë/libre, që mbroj që prej +1983-shit, është hapi i parë për të marrë kontrollin e jetës sonë +dixhitale, dhe kjo përfshin parandalimin e survejimit. Nuk mund t’i zëmë +besë software-it jo të lirë; NSA-ja përdor +dhe madje krijon +në software jo të lirë dobësi sigurie që të mësyjë kompjuterët dhe +rrugëzuesit tanë. Software-i i Lirë na jep kontroll mbi kompjuterët tanë, +por kaq nuk na e +mbron privatësinë, pasi fusim këmbët në Internet.

+ +

Në +ShBA po hartohet legjislacion dypartiak për të “reduktuar fuqinë e +mbikëqyrjes së brendshme”, por duke u mbështetur në kufizimin e +përdorimit nga ana e qeverisë të dosjeve tona virtuale. Kjo nuk do të +mjaftojë për të mbrojtur nxjerrësit e sekreteve, nëse “kapja e +nxjerrësit të sekreteve” është përligjje për të patur akses të +mjaftueshëm për identifikimin e tyre. Na duhet të shkojmë më tej.

+
+ +

Kufiri i Sipërm i Mbikëqyrjes në një Demokraci

+ +
+

Nëse nxjerrësit e sekreteve nuk guxojnë të bëjnë të njohura krime dhe +gënjeshtra, humbasim grimën e fundit të kontrollit të efektshëm mbi qeverinë +dhe institucionet tona. Ky është shpjegimi pse mbikëqyrja që i bën të +mundur shtetit të gjejë se kush ka folur me një reporter është teprim +mbikëqyrjeje—shumë, për ta përballuar demokracia.

+ +

Një zyrtar i paemër i qeverisë së ShBA-ve u tha në mënyrë ogurzezë +gazetarëve më 2011 se ShBA-të +nuk do të thërrasin reporterë në gjyqe, ngaqë “E dimë se me kë keni +folur.” Për ta ditur këtë, ndonjëherë është +kërkuar të sillen në gjyq regjistrimet e telefonatave të gazetarëve por +Snowden-i na ka treguar se në fakt këtë e pësojnë krejt thirrjet telefonike +të gjithkujt në ShBA, gjithmonë, nga +Verizon-i dhe nga +kompani të tjera po ashtu.

+ +

Veprimtarive opozitare dhe disidente u nevojitet të mbajnë të fshehta, +përballë shtetesh që janë gati të luajnë rrengje të ndyta me to. ACLU e ka +dëshmuar praktikën +sistematike të infiltrimit të grupeve paqësore disidente nga ana e +qeverive të ShBA-ve, me pretekstin se mes tyre mund të ketë terroristë. +Pika ku mbikëqyrja bëhet e tepruar është pika kur shteti mund të gjejë se +kush ka folur me një gazetar të njohur ose me një disident të njohur.

+
+ +

Informacioni, Pasi Mblidhet, Do Të Keqpërdoret

+ +
+

Kur njerëzit e pranojnë se niveli i mbikëqyrjes së përgjithshme është shumë +i lartë, përgjigja e parë është të propozohen kufij për hyrjen në të dhënat +e grumbulluara. Kjo duket gjë e mirë, por nuk do ta zgjidhë problemin, as +edhe sado pak, madje edhe nëse supozohet se qeveria u bindet rregullave. +(NSA-ja i dredhoi gjykatës FISA, e cila u shpreh se nuk qe në +gjendje të bënte me efektshmëri fajtore NSA-në.) Përligjja për hyrje në +të dhënat do të jenë dyshimet për një krim, prandaj sapo një nxjerrës +sekreti të akuzohet për “spiunazh,” gjetja e +“spiunit” do të shërbejë si justifikim për hyrje në materialin e +grumbulluar.

+ +

Në praktikë, as që mund të presim që agjencitë shtetërore të sajojnë +justifikime për të kënaqur rregullat mbi përdorim survejimi të +dhënash—ngaqë agjenictë në ShBA gënjejnë +tashmë për të mbuluar shkeljen e rregullave. Këto rregulla nuk janë +menduar me gjithë mend për t’iu nënshtuar atyre; në vend të kësaj, janë një +përrallë që mund ta besojmë, në daçim.

+ +

Për më tepër, ekipi i shtetit për mbikëqyrjen do t’i keqpërdorë të dhënat, +për arsye personale. Disa agjentë të NSA-së i +përdorën sistemet e mbikëqyrjes në ShBA për të ndjekur të dashurat e +tyre—të dikurshme, të tanishme, ose të ëndërruara—sipas një +praktike të quajtur “LOVEINT.” NSA-ja thotë se raste të tilla i +ka zbuluar dhe ndëshkuar ca herë; nuk e dimë se sa herë të tjera nuk janë +zbuluar. Por ngjarje të tilla nuk duhet të na befasojnë, ngaqë policia prej +kohësh e ka përdorur mundësinë +e vet për hyrje në regjistrat e lejeve të drejtimit të automjeteve për të +gjurmuar dikë tërheqës apo tërheqëse, praktikë e njohur si +“running a plate for a date”. Me sistemet +e reja dixhitale, kjo praktikë është zgjeruar. Më 2016-n, një prokuror +u akuzua se kish falsifikuar nënshkrime gjykatësish për të siguruar një +autorizim për +përgjimin e telefonit të dikujt që qe bërë objekt fiksimi +romantik. AP-ja ka dijeni për mjaft raste të +tjera në ShBA. +

+ +

Të dhënat e mbikëqyrjeve gjithmonë do të përdoren për qëllime të tjera, edhe +nëse kjo është e ndaluar. Kur të dhënat të jenë grumbulluar dhe shteti ka +mundësinë të hyjë në to, mund t’i keqpërdorë ato të dhëna në mënyra të +lemerishme, siç dëshmohet nga shembuj prej Europës, +ShBA-ve, +dhe tani së fundi Turqisë. +(Konfuzioni i Turqisë rreth faktit se cilët e kanë përdorur vërtet programin +Bylock vetëm se e mahis padrejtësinë themelore të bërë me dashje, atë të +ndëshkimit arbitrar të njerëzve pse e kanë përdorur.) +

+ +

Të dhënat personale të grumbulluara nga shteti janë pre edhe shtënies në +dorë nga ata që arrijnë të kapërcejnë sigurinë e shërbyesve, madje edhe nga +sulmues +që punojnë për llogari shtetesh armiqësore.

+ +

Qeveritë mund ta përdorin lehtësisht mundësinë për mbikëqyrje masive për përmbysje +të drejtpërdrejtë të demokracisë.

+ +

Mbikëqyrja tërësore, e përdorshme nga shteti, i lejon atij të kryejë +ekspedita masive peshkimi kundër cilitdo person. Që gazetaria dhe +demokracia të jenë të parrezikuara, na duhet të kufizojmë grumbullimin e të +dhënave në të cilat shteti futet lehtësisht.

+
+ +

Mbrojtja e Fuqishme Për Privatësinë Duhet Të Jetë Teknike

+ +
+

Electronic Frontier Foundation dhe të tjera ente propozojnë një grup +parimesh ligjore të konceptuara për parandalimin e abuzimeve +me mbikëqyrjen masive. Këto parime përfshijnë, pikë kyçe këtu, mbrojtje +eksplicite ligjore për nxjerrës të sekretit; si pasojë, ato do të ishin të +masës së duhur për mbrojtjen e lirive demokratike—nëse adoptohen +tërësisht dhe zbatohen përgjithmonë pa përjashtime.

+ +

Por, mbrojtje të tilla ligjore janë pre e synimeve të palëve të ndryshme: +siç e tregon historia e kohëve të fundit, ato mund anulohen (si tek FISA +Amendments Act), pezullohen, ose shpërfillen.

+ +

Ndërkaq, demagogët do të përmendin justifikimet e zakonshme si bazë për +mbikëqyrje tërësore; çfarëdo sulmi terrorist, madje edhe një i tillë gjatë +të cilit vriten vetëm një dorë personash, mund të fryhet për t’u dhënë atyre +një mundësi më tepër.

+ +

Sikur kufijtë për hyrjen në të dhëna të liheshin mënjanë, do të qe njësoj +sikur të mos kishin ekzistuar kurrë: papritmas, dosje të grumbulluara gjatë +vitesh të tëra do të ishin në dorë të shtetit dhe agjentëve të tij për +keqpërdorim dhe, ato të grumbulluara nga kompani, për keqpërdorim privat po +ashtu. Nëse ne ama e ndalim grumbullimin e dosjeve për këdo, këto dosje nuk +do të ekzistojnë, dhe nuk do të ketë mënyrë për t’i përpiluar ato në mënyrë +prapavepruese. Një regjimi të ri joliberal do t’i duhej ta sendërtonte nga +e para mbikëqyrjen, dhe do të mblidhte të dhëna duke u nisur nga ajo datë. +Sa për pezullimin ose shpërfilljen përkohësisht të këtij ligji, ideja zor se +do të kish kuptim.

+
+ +

Së Pari, Mos u Bëni të Marrë

+ +
+

Që të keni privatësi, nuk duhet ta hidhni tej: i pari që duhet të mbrojë +privatësinë tuaj jeni ju vetë. Shmangni identifikimin e vetes në sajte, +përdorini ata përmes Tor-it, dhe përdorni shfletues që i bllokojnë skemat që +ata përdorin për të gjurmuar vizitorët. Përdorni GNU Privacy Guard-in për +të fshehtëzuar lëndën e email-it tuaj. Blerjet paguajini me para në dorë.

+ +

Mbajini vetë të dhënat tuaja; mos i depozitoni të dhënat tuaja në shërbyesin +“e leverdishëm” të një kompanie. Megjithatë, një kopjeruajtje +të të dhënave tuaja është e parrezikshme t’ia besoni një shërbimi komercial, +me kusht që të dhënat t’i keni fshehtëzuar, përfshi këtu emra kartelash, me +software të lirë, në kompjuterin tuaj, përpara se t’i ngarkoni.

+ +

Për hir të privatësisë, duhet të shmangni software jo të lirë; nëse ua jepni +kontrollin e operacioneve të kompjuterit tuaj kompanive, gjasat janë që këto t’ju +spiunojnë. Shmangni shërbimet si +zëvendësime software-i ; veç dhënies të tjerëve të kontrollit mbi +punimin tuaj në kompjuter, kjo kërkon detyrimisht t’i dorëzoni në shërbyesin +e kompanisë krejt të dhënat përkatëse.

+ +

Mbroni privatësinë e miqve dhe të njohurve tuaj. Mos +i lëshoni në erë të dhënat e tyre personale përjashto ato se si të +kontaktohen ata, dhe mos i jepni kurrë asnjë sajti listën e kontakteve tuaj +email ose telefonike. Mos i tregoni një kompanie, të tillë si Facebook-u, +asnjë gjë mbi miqtë tuaj të cilën ata nuk do të donin ta shihnin të botuar +në një gazetë. Madje më mirë, mos e përdorni fare Facebook-un. Mos pranoni +sisteme komunikimi që u kërkojnë përdoruesve të japin medoemos emrat e tyre +të vërtetë, edhe pse jeni të lumtur të jepni tuajin, meqë ato ushtrojnë +trysni mbi persona të tjerë që këta të heqin dorë nga privatësia.

+ +

Vetëmbrojtja është thelbësore, por edhe mbrojtja më rigoroze e vetes është e +pamjaftueshme për mbrojtjen e privatësisë suaj në ose nga sisteme që nuk ju +përkasin ju. Kur ne komunikojmë me të tjerët ose endemi nëpër qytet, +privatësia jonë varet nga praktikat e shoqërisë. Mund t’u shmangemi disave +prej këtyre sistemeve që mbikëqyrin komunikimet dhe lëvizjet tona, por jo të +gjithëve. Pa mëdyshje, zgjidhja më e mirë është të bëhen tërë këta sisteme +të reshtin mbikëqyrjen e njerëzve për krejt rastet e tjera, hiq ato për +dyshime të përligjura.

+
+ +

Çdo Sistem Duhet Ta Hartojmë Me Privatësinë Në Mendje

+ +
+

Nëse nuk duam një shoqëri mbikëqyrjeje tërësore, duhet ta konsiderojmë +mbikëqyrjen një lloj ndotjeje sociale, dhe ta kufizojmë ndikimin e +mbikëqyrjes prej çdo sistemi të ri dixhital po njësoj siç kufizojmë ndikimin +mjedisor të një konstruksioni fizik.

+ +

Për shembull: Matësit e “mençur” të energjisë elektrike i +mburrin se i dërgojnë çast pas çasti kompanisë së energjisë të dhëna mbi +përdorimin e energjisë nga secili konsumator, përfshi krahasim me +përdoruesit në përgjithësi. Kjo është sendërtuar duke u bazuar mbi +mbikëqyrje të përgjithshme, por nuk kërkon ndonjë mbikëqyrje. Për kompaninë +e energjisë do të ishte e lehtë të llogariste mesataren e përdorimit në një +lagje duke pjesëtuar sasinë e përgjithshme të konsumuar me numrin e +pajtimtarëve, dhe këtë t’ua dërgojë matësve. Matësi i çdo konsumatori mund +të krahasonte kështu regjistrimin e tij, përgjatë cilësdo periudhe kohore, +me mesataren e përdorimit për atë periudhë. I njëjti përfitim, ama pa +mbikëqyrje!

+ +

Na duhet të hartojmë të tillë privatësi në krejt sistemet tona +dixhitale. [1].

+
+ +

Kurë për Grumbullimin e të Dhënave: Të Lihen të Hapërdara

+ +
+

Një rrugë për ta bërë mbikëqyrjen të parrezikshme për privatësinë është të +mbahen të dhënat të shpërndara dhe në mënyrë të tillë që +hyrja në to të jetë e paleverdishme. Kamerat e dikurshme të sigurisë +nuk qenë kërcënim për privatësinë (*). +Regjistrimet depozitoheshin dhe ruheshin me kushtin paraprak: vetëm për disa +javë. Ngaqë hyrja në to dhe përdorimi i tyre nuk qe gjë e kollajtë, nuk qe +bërë kurrë në shkallë masive; ato hapeshin dhe përdoreshin vetëm në vende ku +dikush kish njoftuar për një shkelje të ligjit. Do të ishte e pamundur të +grumbulloheshin fizikisht miliona shirita regjistrimesh çdo ditë dhe të +shiheshin apo kopjoheshin.

+ +

Sot, kamerat e sigurisë janë bërë kamera mbikëqyrjeje: ato janë të lidhura +në Internet, që regjistrimet të mund të grumbullohen në një qendër të +dhënash dhe të ruhen përgjithmonë. Në Detroit, policët ushtrojnë trysni mbi +bizneset për t’u dhënë hyrje +të pakufizuar në kamerat e tyre të survejimit, që kështu të mund të +shohin përmes tyre në çfarëdo kohe, gjithë kohën. Kjo është që tani e +rrezikshme, por ka për t’u bërë edhe më keq. Përparimet teknike në njohjen +e fytyrave mund të sjellin një ditë kur gazetarët e dyshuar të ndiqen rrugës +gjithë kohën, për të parë se me kë bisedojnë.

+ +

Shpesh, vetë kamerat e lidhura me Internetin, kanë siguri dixhitale që ta +shpif, që do të thotë se kushdo +mund të vëzhgojë atë që sheh syri i kamerës. Kjo i bën kamerat e +lidhura në internet një kërcënim të madh për sigurinë dhe për privatësinë. +Për hir të privatësisë, duhet të ndalojmë përdorimin e kamerave të lidhura +me Internetin të fokusuara ku dhe kur ka publik, hiq rastin kur ato mbahen +nga të pranishëm në këto vende publike. Gjithkush duhet të jetë i lirë të +postojë, me raste, foto dhe regjistrime video, por grumbullimi sistematik në +Internet i të dhënave të tilla duhet të kufizohet.

+ +

*Po marr si të mirëqenë që kamera e +sigurisë sheh brenda një dyqani, ose mbi një rrugë. Cilado kamera e drejtuar +mbi hapësirën private të dikujt, nga dikush tjetër, cenon privatësinë, por +ky është problem tjetër.

+
+ +

Kurë për Mbikëqyrje Internet Nga Tregtia

+ +
+

Shumica e të dhënave vjen nga veprimtaritë dixhitale të vetë njerëzve. +Zakonisht të dhënat grumbullohen së pari nga kompanitë. Por kur vjen fjala +për kërcënimin e privatësisë dhe demokracisë, nuk ka dallim mes mbikëqyrjes +së bërë drejtpërdrejt nga shteti apo të deleguar një biznesi, ngaqë shteti +mund t’i ketë të dhënat që mbledhin kompanitë.

+ +

Përmes PRISM-it, NSA-ja ka hyrë në bazat e të +dhënave të mjaft korporatave të mëdha të Internetit. AT&T-ja ka +ruajtur krejt regjistrimet e veta të thirrjeve telefonike që prej 1987-s dhe +ia +jep ato DEA-s për kërkime, kur i është kërkuar. Në këndvështrim të +ngushtë, qeveria e ShBA-ve nuk i zotëron këto të dhëna, por në terma +praktikë i zotëron po njësoj. Disa kompani i mburrin se u +kanë rezistuar, me aq sa munden, kërkesave për të dhëna nga qeveria, por +kjo mund të kompensojë vetëm pjesërisht dëmin që shkaktojnë përmes +grumbullimit të këtyre të dhënave. Veç kësaj, mjaft nga këto kompani, i +keqpërdorin vetë të dhënat ose ua furnizojnë ato tregtarëve të të dhënave.

+ +

Synimi për ta bërë gazetarinë dhe demokracinë të pakërcënuar kërkon atëherë +që të reduktojmë të dhënat e grumbulluara rreth njerëzish nga çfarëdo enti, +jo thjesht nga shteti. Duhet t’i rikonceptojmë sistemet tona dixhitale që +të mos grumbullojnë të dhëna rreth përdoruesve të tyre. Nëse u duhen të +dhëna dixhitale rreth transaksioneve tona, nuk duhet lejuar që t’i mbajnë +ato më gjatë se një interval të shkurtër kohe përtej atij që nevojitet +doemos për çka po kryejnë për ne.

+ +

Një nga shkaqet e nivelit të tanishëm të mbikëqyrjes në Internet është fakti +që sajtet financohen përmes reklamave të bazuara në ndjekjen e veprimtarisë +dhe prirjeve të përdoruesve. Kjo e shndërron një bezdi të +thjeshtë—reklamën, që mund të mësohemi ta shpërfillim—në një +sistem mbikëqyrjeje që na dëmton, pavarësisht se e dimë apo nuk e dimë. +Blerjet nëpërmjet Internetit gjithashtu përdoren për të ndjekur përdoruesit +e tyre. Dhe ne të gjithë e dimë që “rregullat e privatësisë” +janë më tepër justifikime për të shkelur privatësinë, se sa angazhime për ta +mbrojtur atë.

+ +

Mund t’i ndreqnim të dy problemet duke bërë tonin një sistem pagesash +anonime—anonim për atë që paguan, kuptohet. (Nuk duam që ai që +paguhet, t’u bëjë bisht taksave.) Bitcoin-i +nuk është anonim, pavarësisht se ka përpjekje për të zhvilluar mënyra që +të paguani me Bitcoin në mënyrë anonime. Sido qoftë, teknologjia për paranë +dixhitale u zhvillua së pari në vitet ’80; software-i GNU për ta bërë +këtë quhet GNU Taler. Tani kemi nevojë +vetëm për marrëveshje të përshtatshme mes bizneseve, dhe që shteti të mos i +pengojë ato.

+ +

Një tjetër metodë për pagesa anonime do të mund të përdorte karta +telefonike të parapaguara. Është më pak e volitshme, por shumë e lehtë +të sendërtohet.

+ +

Një kërcënim i mëtejshëm nga grumbullimi i të dhënave personale prej sajteve +është se cenuesit e sigurisë mund të hyjnë në to, t’i marrin dhe t’i +keqpërdorin. Kjo përfshin hollësi kartash krediti të konsumatorëve. Një +sistem pagesash anonime do t’i jepte fund këtij rreziku: një e çarë sigurie +te sajti nuk do t’ju bënte dëm, nëse sajti nuk di asnjë gjë rreth jush.

+
+ +

Kurë për Mbikëqyrjen e Udhëtimeve

+ +
+

Duhet ta shndërrojmë mbledhjen e pagesave dixhitale të lidhura me udhëtimet +në mbledhje pagesash anonime (duke përdorur para dixhitale, për shembull). +Sistemet e leximit të targave njohin +krejt targat, dhe të +dhënat mund të ruhen përgjithmonë; do të duhej që ligji të kërkonte të +dalloheshin dhe të regjistroheshin vetëm ato targa që gjenden në një listë +automjetesh që kërkohen me urdhër gjykate. Sipas një alternative më pak të +sigurt do të regjistroheshin krejt automjetet, në shkallë vendore, por vetëm +për pak ditë, dhe të dhënat e plota të mos jepen nëpërmjet Internetit; hyrja +në të dhënat do të duhej kufizuar në kërkime për numra sipas një liste me +targa për të cilat ka urdhër gjykate.

+ +

Lista “no-fly” e ShBA-ve duhet shfuqizuar, sepse përbën ndëshkim +pa gjyq.

+ +

Është e pranueshme të kihet një listë njerëzish të cilët të kontrollohen me +kujdes të veçantë, tok me bagazhet e tyre, dhe pasagjerët anonimë në +fluturimet e brendshme mund të trajtohen sikur të ishin në këtë listë. +Është gjithashtu e pranueshme të mos lejohen ata që nuk janë shtetas, nëse +nuk u është lejuar të hyjnë fare në vend, të hipin në fluturime drejt një +vendi. Kjo do të duhej të ishte e mjaftë për krejt qëllimet e ligjshme.

+ +

Mjaft sisteme transiti masiv përdorin për pagesa ndonjë lloj karte të mençur +ose RFID. Këto sisteme grumbullojnë të dhëna personale: nëse e bëni vetëm +një herë gabimin të paguani me to dhe jo me para klasike, ato e +përshoqërojnë përgjithmonë kartën me emrin tuaj. Për më tepër, regjistrojnë +gjithçka ka të bëjë me udhëtimet përshoqëruar secilës kartë. Të marra +bashkë, bëhen mbikëqyrje masive. Ky grumbullim të dhënash duhet reduktuar.

+ +

Shërbimet e orientimit dhe hartave kryejnë mbikëqyrje: kompjuteri i +përdoruesit i tregon shërbimit të hartave vendin dhe ku dëshiron përdoruesi +të mbërrijë; mandej shërbyesi përcakton rrugën dhe ia dërgon kompjuterit të +përdoruesit, i cili e shfaq. Sot, ka gjasa që shërbyesi i regjistron vendet +e përdoruesve, ngaqë asgjë nuk ia ndalon. Kjo mbikëqyrje nuk është së +brendshmi e domosdoshme, dhe mund të shmanget përmes rikonceptimit: +software-i lirë/libre në kompjuterin e përdoruesit mund të shkarkojë të +dhëna harte për zonat që i interesojnë (nëse nuk janë shkarkuar tashmë), të +përllogarisë rrugën, dhe ta shfaqë, pa i treguar kujt ndonjëherë se ku +gjendet apo ku dëshiron të shkojë përdoruesi.

+ +

Sistemet për dhënien e biçikletave me qira, etj., mund të hartohen në mënyrë +të tillë që identiteti i qiramarrësit të njihet vetëm brenda stacionit nga u +mor objekti me qira. Qiradhënësi do të njoftonte krejt stacionet se objekti +është “dhënë,”, që kështu, kur përdoruesi e jep mbrapsht në +cilindo stacion (përgjithësisht, një i ndryshëm nga fillestari), ai stacion +do ta dijë se ku dhe kur qe marrë me qira objekti. Do të njoftojë stacionin +tjetër se objekti nuk është më “i dhënë.” Do të llogarisë +gjithashtu faturën e përdoruesit, dhe do t’ia dërgojë (pasi të presë një +numër të rastësishëm minutash) qendrës së një vargu stacionesh, në mënyrë që +qendra të mos gjejë dot se nga cili stacion erdhi fatura. Pasi të jetë +kryer kjo, stacioni ku u dorëzua objekti pas përdorimit do të harronte +gjithçka rreth transaksionit. Nëse një objekt mbetet “i dhënë” +për një kohë të gjatë, stacioni nga u mor me qira mund të njoftojë qendrën; +në këtë rast, mund ta dërgojë identitetin e qiramarrësit menjëherë.

+
+ +

Kurë për Dosjet e Komunikimeve

+ +
+

Mundësuesit e shërbimeve Internet dhe kompanitë telefonike ruajnë të dhëna +të zgjeruara mbi kontaktet e përdoruesve të tyre (shfletim, thirrje +telefonike, etj). Me telefonat celularë, ata regjistrojnë +gjithashtu vendndodhje fizike të përdoruesve. Këto dosje i ruajnë për +një kohë të gjatë: mbi 30 vjet, në rastin e AT&T-së. Së shpejti madje +do të regjistrojnë +veprimtarinë e trupit të përdoruesit. Duket se NSA-ja +i grumbullon të dhënat mbi vendndodhjet e celularëve në stil tregu +shumice.

+ +

Komunikimi i pambikëqyrur është i pamundur atje ku sistemet krijojnë dosje +të tilla. Prandaj do të duhej të ishte e paligjshme të krijohen ose ruhen +ato. ISP-të dhe kompanitë telefonike nuk duhet të lejohen të ruajnë +informacion të tillë për një kohë të gjatë, në mungesë të një urdhri gjykate +për të përgjuar një palë të caktuar.

+ +

Kjo zgjidhje nuk është plotësisht e kënaqshme, ngaqë nuk do ta ndalë +grumbullimin material nga qeveria të krejt të dhënave sapo të +krijohen—që është ajo çka bëjnë +ShBA-të me disa ose me të tëra kompanitë telefonike. Do të na duhet të +bazohemi në ndalimin me ligj. Sidoqoftë, kaq do të ishte më mirë se sa +gjendja e tanishme, ku ligji përkatës (ligji PAT RIOT Act) nuk e ndalon +qartazi këtë praktikë. Për më tepër, nëse qeveria i kthehet këtij lloj +mbikëqyrje, nuk do të merrte të dhëna mbi thirrjet telefonike të gjithkujt +të bëra përpara asaj kohe.

+ +

Lidhur me privatësinë rreth se me kë shkëmbeni email, një zgjidhje e +thjeshtë e pjesshme është që ju dhe të tjerët të përdorni shërbime email në +një vend që nuk do të bashkëpunonte kurrë me qeverinë tuaj, dhe të +komunikoni me njëri-tjetrin duke përdorur fshehtëzim. Megjithatë, Ladar +Levison (pronar i shërbimit email Lavabit, të cilin mbikëqyrja në ShBA u +përpoq ta korruptonte plotësisht) ka një ide më të sofistikuar për një +sistem fshehtëzimi, përmes të cilit shërbimi juaj email do të dinte vetëm se +ju i dërguat email një përdoruesi të shërbimit tim email, dhe shërbimi im +email do të dinte vetëm se unë kam marrë email prej një përdoruesi të +shërbimit tuaj email, por do të ishte e vështirë të përcaktohej se email-in +ma keni dërguar mua.

+
+ +

Ca Mbikëqyrje Ama Është e Nevojshme

+ +
+

Që shteti të gjejë keqbërësit, lypset të jetë në gjendje të hetojë krime +specifike, ose dyshime për krime specifike të planifikuara, me një urdhër +gjykate. Me Internetin, aftësia për të përgjuar bashkëbisedimet telefonike +do të shtrihej natyrisht te aftësia për të përgjuar lidhjet Internet. Është +e lehtë të abuzohet me këtë aftësi për arsye politike, por është edhe e +nevojshme. Për fat të mirë, kjo nuk bën të mundur gjetjen e nxjerrësve të +sekretit pas faktit të kryer, nëse (siç këshilloj) ua pengojmë sistemeve +dixhitalë grumbullimin e dosjeve masive përpara faktit të kryer.

+ +

Individët me fuqi speciale të akorduar nga shteti, të tillë si policët, e +humbasin të drejtën për privatësi dhe duhen mbikëqyrur. (Në fakt, policët +kanë term zhargon të tyrin për betim të rremë, “testilying,” +ngaqë e bëjnë kaq shpesh, veçanërisht lidhur me protestuesit dhe +fotografët.) Një qytet në Kaliforni, që e bëri të detyrueshëm për +policët përdorimin e kamerave video në trup gjithë kohën, zbuloi se përdorimi +i forcës prej tyre ra me 60%. ACLU është në favor të kësaj.

+ +

Korporatat +nuk janë njerëz, ndaj as subjekt i të drejtave të njeriut. Është e +ligjshme të kërkohet që bizneset të publikojnë hollësi të proceseve që mund +t’i shkaktojnë shoqërisë rreziqe kimike, biologjike, bërthamore, fiskale, +kompjuterike (p.sh., DRM) ose +politike (p.sh., lobimi), në çfarëdo niveli që është i nevojshëm për +mirëqenien publike. Rreziku i këtyre operacioneve (sillni në mendje +rrjedhjen e naftës nga BP-ja, shpërthimet nga shkrirja e reaktorit në +Fukushima, dhe krizën fiskale të 2008-s) e bën më të vogël atë të +terrorizmit.

+ +

Sido që të jetë, gazetaria duhet të mbrohet nga mbikëqyrja edhe kur kryhet +si pjesë e një biznesi.

+
+
+ +
+

Teknologjia dixhitale ka sjellë një rritje të tmerrshme të nivelit të +mbikëqyrjes së lëvizjeve, veprimeve dhe komunikimeve tona. Bëhet fjalë për +shumë më tepër se sa patëm provuar në vitet ’90, dhe shumë +më tepër se sa patën provuar njerëzit pas Perdes së Hekurt gjatë viteve +’80, dhe kufijtë e propozuar ligjorë mbi përdorimin nga shteti të të dhënave +të grumbulluara nuk do ta ndryshonin gjendjen.

+ +

Kompanitë po ndërtojnë mbikëqyrje edhe më hundëfutëse. Ka zëra që thonë se +mbikëqyrja gjithkund, e rrënjosur në kompani të tilla si Facebook-u, mund të +kenë efekte të thella në mënyrën +se si mendojnë njerëzit. Mundësi të tilla nuk janë të vlerësueshme me +saktësi; por kërcënimi ndaj demokracisë këtu s’është spekulim. Ekziston dhe +është i dukshëm që sot.

+ +

Duhet ta kthejmë mbrapsht këtë rritje, veç në besofshim se vendet tona të +lira kanë vuajtur dikur nga deficite të rënda të mbikëqyrjes, dhe se duhej +të përgjoheshin më shumë se sa qenë përgjuar Bashkimi Sovjetik dhe Gjermania +Lindore. Kjo lyp ndaljen e grumbullimit masiv të të dhënave rreth njerëzve.

+
+
+ +

Shënim Fundi

+
    +
  1. Kushtit të të qenit i pambikëqyrur i është referuar si privatësi +mjedisi.
  2. +
+
+ +
+ + +
+ + + + + + + + + diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/thegnuproject.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/thegnuproject.html new file mode 100644 index 0000000..f8350e7 --- /dev/null +++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/thegnuproject.html @@ -0,0 +1,1108 @@ + + + + + + +Rreth Projektit GNU - Projekti GNU - Free Software Foundation + + + + +

Projekti GNU

+ +

+nga Richard Stallman

+ +
+

+Botuar fillimisht në librin Burime të Hapura. Richard Stallman-i +nuk ka qenë kurrë +përkrahës i “burimit të hapur”, por kontribuoi me këtë +artikull që kështu idetë e lëvizjes për software të lirë të mos +ishin fare të paprekura në atë libër. +

+

+Pse është më e rëndësishme se kurrë të këmbëngulet që +software-i që përdorim të jetë i lirë. +

+
+ +

Bashkësia e parë e ndarjes së software-it me të tjerët

+

+Kur fillova punën në Laboratorin e Inteligjencës Artificiale në MIT më 1971, u bëra +pjesë e një bashkësie ku software-i ndahej mes nesh dhe që ekzistonte prej +shumë vitesh. Shkëmbimi i software-it nuk kufizohej vetëm brenda bashkësisë +sonë; kjo punë është aq e vjetër sa kompjuterat, njësoj si shkëmbimi i +recetave është po aq i vjetër sa gatimi. Por ne e përdornim më shumë se +kushdo tjetër.

+

+Laboratori i IA-së përdorte një sistem operativ me ndarje kohe, të quajtur +ITS (the Incompatible +Timesharing System) që hacker-ët (1) e ekipit të laboratorit e patën hartuar +dhe shkruar në gjuhën asembler për Digital PDP-10, një nga kompjuterat e mëdhenj të epokës. Si +anëtar i bashkësisë, hacker sistemi në ekipin e laboratorit IA, +puna ime kish të bënte me përmirësimin e sistemit.

+

+Nuk e quanim software-in tonë “software i lirë”, sepse termi +ende nuk ekzistonte; por kështu qe. Kurdo që njerëz nga një universitet apo +shoqëri tjetër donin ta kalonin për sistemin e tyre dhe të përdornin një +program, i linim me gëzim ta bënin. Nëse shihnit dikë që përdorte një +program të panjohur dhe interesant, gjithmonë mund të kërkonit të shihnit +kodin burim, që të mund ta lexonit, ndryshonit, ose kanibalizonit copa prej +tij për të bërë një program të ri.

+

+(1) Përdorimi i “hacker” për të nënkuptuar kështu një +“shkelës të sigurisë” është ngatërresë nga ana e masmedias. Ne +hackers-ët nuk pranojmë ta njohim këtë nënkuptim, dhe vazhdojmë ta përdorim +fjalën për të nënkuptuar dikë të cilit i pëlqen të programojë dhe kënaqet që +i di yçklat, ose një ndërthurje të të dyjave. Shihni artikullin tim, On Hacking.

+ +

Vithisja e bashkësisë

+

+Gjendja ndryshoi papritmas në fillimet e viteve ’80 kur Digital ndërpreu +prodhimin e serisë PDP-10. Arkitektura e tij, elegante dhe fuqishme në +vitet ’60, nuk mund të zgjerohej në vazhdim drejt hapësirash më të mëdha +adresimi që po bëheshin të mundshme në vitet ’80. Kjo do të thoshte që +thuajse krejt programet që përbënin ITS-në qenë të vjetruar.

+

+Bashkësia e hacker-ëve e laboratorit IA ish rrënuar tashmë, jo shumë kohë më +parë. Më 1981, shoqëria Symbolics, e sapolindur, pat punësuar thuajse krejt +hacker-ët e laboratorit IA, dhe bashkësia e shpopulluar nuk qe në gjendje të +mbante veten në këmbë. (Libri "Hackers", nga Steve Levy, përshkruan këto +ngjarje, si dhe jep një pamje të qartë të bashkësisë në lulëzimin e vet.) +Kur laboratori IA bleu një PDP-10 më 1982, administratorët e tij vendosën të +përdorin sistemin me ndarje kohe të vetë Digital-it, jo të lirë, në vend të +ITS-së.

+

+Kompjuterat modernë të epokës, si VAX apo 68020, kishin sistemin e tyre +operativ, por asnjë prej tyre nuk qe software i lirë: duhej të +nënshkruanit një marrëveshje mos-zbulimi madje edhe për të pasur një kopje +të ekzekutueshme.

+

+Kjo do të thoshte që hapi i parë në përdorimin e një kompjuteri ishte të +premtonit se nuk do të ndihmonit as fqinjin tuaj. Bashkësitë e +bashkëpunimit u ndaluan. Rregulli i vendosur nga padronët e software-it +pronësor qe, “Nëse e ndani diçka me fqinjin tuaj, jeni pirat. Po +deshët ndonjë ndryshim, na lusni që t’i bëjmë.”

+

+Ideja se sistemi shoqëror i software-it pronësor—sistem që thotë se +software-in nuk ju lejohet ta ndani me të tjerët ose ta +ndryshoni—është antisocial, ngaqë është joetik, ngaqë thjesht është +gabim, mund të jetë e beftë për disa lexues. Por çfarë tjetër mund të themi +për një sistem të bazuar ë përçarjen e publikut dhe mbajtjen e përdoruesve +në gjendje të pashpresë? Lexuesve që u duket e beftë ideja mundet ta kenë +marrë sistemin social të software-it pronësor si të mirëqenë, ose ta kenë +gjykuar sipas kushteve të këshilluara nga biznesi i software-it pronësor. +Botuesit e software-it kanë punuar shumë dhe për një kohë të gjatë që t’i +bindin njerëzit se ka vetëm një mënyrë se si mund të shihet çështja.

+

+Kur botuesit e software-it flasin për “zbatimin me detyrim” të +“të drejtave” të tyre, ose për “ndalimin e piraterisë”, çfarë +faktikisht thonë është e dorës së dytë. Mesazhi real i këtyre +deklaratave gjendet në aksiomat e padeklaruara që ata i marrin të mirëqena; +publikut i kërkohet t’i pranojë ato pa kritika. Ndaj le t’i marrim në +shqyrtim.

+

+Njëra aksiomë është se shoqëritë e software-it kanë të drejtën natyrore të +pakundërshtueshme ta zotërojnë software-in dhe kështu kanë pushtet mbi tërë +përdoruesit e tij. (Po të kishte të drejtë natyrore, atëherë pavarësisht se +sa dëm i bëhet publikut, ne nuk mund të kundërshtojmë.) Çuditërisht, +Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara dhe tradita ligjore e hedh poshtë këtë +pikëpamje; të drejtat e kopjimit nuk janë e drejtë natyrore, por një monopol +artificial i vënë me detyrim nga qeveria për të kufizuar të drejtën natyrale +të përdoruesit për kopjime.

+

+Një tjetër aksiomë e padeklaruar është që e vetmja gjë e rëndësishme në një +software është ç’punë ju lejon të bëni—pra që ne përdoruesve +të kompjuterit nuk duhet të na hyjë në xhep se ç’lloj shoqërie na lejohet të +kemi.

+

+Një aksiomë e tretë është se nuk do të kishim software të +përdorshëm (ose se nuk do të kishim kurrë një program që bën këtë apo atë +punë të caktuar) po qe se nuk do t’i ofronim një shoqërie software-i pushtet +mbi përdoruesit e një programi. Kjo pikëpamje duket si më e pranueshme, +deri kur lëvizja për software të lirë tregoi me prova se mund të +krijojmë mjaft software të dobishëm pa vënë zinxhirë në ta.

+

+Po qe se refuzojmë pranimin e këtyre aksiomave, dhe i gjykojmë çështjet +bazuar në moralin e zakonshëm të gjykimit të shëndoshë dhe duke vënë +përdoruesin të parin, mbërrijmë në përfundime shumë të ndryshme. +Përdoruesit e kompjuterave duhet të jenë të lirë të modifikojnë programet që +këto t’u përshtaten nevojave të tyre, dhe të jenë të lirë ta ndajnë +software-in me të tjerët, ngaqë të ndihmosh njerëz të tjerë është themeli i +shoqërisë.

+

+Këtu nuk ka vend të mjaftueshëm për shtjellim të zgjeruar të arsyeve që +qëndrojnë prapa këtij përfundimi, ndaj po i tregoj përdoruesit faqet web +http://www.gnu.org/philosophy/why-free.html dhe +http://www.gnu.org/philosophy/free-software-even-more-important.html. +

+ +

Një zgjedhje e ashpër morale

+

+Pasi u zhduk bashkësia ime, qe e pamundur të vazhdohej si më parë. Në vend +të saj, u përballa me një zgjedhje morale të ashpër.

+

+Zgjedhja e lehtë qe të hidhesha në botën e software-it pronësor, duke +nënshkruar marrëveshje mos-zbulimi dhe duke premtuar të mos ndihmoj kolegë +hacker-ë si vetja. Sipas shumicës së gjasave do të zhvilloja +software që qe hedhur në qarkullim sipas marrëveshjesh mos-zbulimi, +duke kontribuar kështu te trysnia mbi të tjerë persona që edhe këta të +tradhtojnë kolegët e tyre.

+

+Me këtë mënyrë mund të kisha bërë para, dhe ndoshta edhe të dëfrehesha duke +shkruar kod. Por e dija që në fund të karrierës sime, do të hidhja sytë pas +mbi vitet kur ndërtoja mure për të përçarë njerëzit, dhe të ndieja që e +kisha harxhuar jetën time për ta bërë botën një vend më të lig.

+

+E pata provuar tashmë të qenët përballë një marrëveshjeje mos-zbulimi, kur +dikush nuk pranoi të më jepte mua dhe laboratorit AI tek MIT-i kodin burim +për programin e kontrollit të shtypësit tonë. (Mungesa e disa +karakteristikave në këtë program na e bënte përdorimin e shtypësit tejet të +bezdisshëm.) Ndaj nuk mund t’i thosha vetes që marrëveshjet mos-zbulim qenë +të pafajshme. U zemërova shumë kur na mohoi ndarjen e tij me ne; Nuk mund +të ktheja shpinën dhe t’u bëja të njëjtën gjë të tjerëve.

+

+Një zgjedhje tjetër, e thjeshtë por e papëlqyeshme, qe ta lija fushën e +kompjuterave. Pas kësaj zgjedhjeje, aftësitë e mia nuk do të keqpërdoreshin, +por prapë do të venin dëm. Nuk do të isha fajtor për përçarje dhe kufizim të +përdoruesve, por kjo do të ndodhte prapëseprapë.

+

+Ndaj kërkova për ndonjë rrugë me të cilën një programues të bënte diçka për +të mirën. I bëra pyetjen vetes, a kish ndonjë program apo programe që mund +t’i shkruaja, që të bëja të mundshme një bashkësi si njëherë e një kohë?

+

+Përgjigja qe e qartë: çfarë duhej së pari, qe një sistem operativ. Ky është +software-i kyç për t’ia filluar përdorimit të kompjuterit. Me një sistem +operativ, mund të bëni mjaft gjëra; pa një të tillë, nuk e xhironi dot fare +kompjuterin. Me një sistem operativ të lirë, mund të kishim sërish një +bashkësi hacker-ësh që bashkëpunojnë—dhe të ftonim këdo tjetër. Dhe +cilido do të ishte në gjendje të përdorte një kompjuter, pa iu dashur t’ia +fillonte duke bërë plane fshehtas se si t’u heqë lirinë miqve të tij.

+

+Si zhvillues sistemesh operativë, kisha aftësitë e duhura për këtë punë. +Ndaj, edhe pse nuk mendoja se e kisha suksesin në xhep, e kuptova se isha +zgjedhur për ta mbaruar këtë punë. Vendosa ta bëj sistemin të përputhshëm +me Unix-in, që kështu të mund të ishte i kalueshëm dhe në këtë mënyrë +përdoruesit e Unix-it të mund të hidheshin lehtë në të. Emri GNU u zgjodh +sipas një tradite hacker-ësh, si shkurtim ripërsëritës për +“GNU's Not Unix.” Shqiptohet si një rrokje me një g të fortë.

+

+Me sistem operativ nuk nënkuptohet thjesht kerneli, i mjaftueshëm mezi sa të +xhirojë programe të tjerë. Në vitet ’70, çdo sistem operativ që ia vlente +të quhej kështu, përfshinte përpunues komandash, asembler, përpilues, +interpretues, diagnostikues, përpunues teksti, postues, dhe mjaft të tjera. +ITS-ja i kishte, Multics-i i kishte, VMS-ja i kishte, edhe Unix-i i kishte. +Do të duhej t’i përfshinte edhe sistemi operativ GNU.

+

+Më vonë dëgjova këto fjalë, që ia veshin Hillel-it (1):

+ +

+ Po s’bëra për veten, kush do të bëjë për mua?
+ Po qe se jam vetëm për veten time, ç’jam?
+ Nëse jo tani, kur? +

+

+Vendimi për të filluar Projektin GNU e pati bazën në një frymë të ngjashme.

+

+(1) Si ateist që jam, nuk ndjek ndonjë lider fetar, por ndonjëherë shoh se +admiroj ndonjë gjë mund të ketë thënë ndonjëri prej tyre.

+ +

I lirë si te liria

+

+Termi “software i lirë” ndonjëherë keqkuptohet—nuk ka të +bëjë fare me çmimin. Bëhet fjalë për lirinë. Ja, pra, ku është përkufizimi +i software-it të lirë.

+ +

Për ju, një përdorues i dhënë, programi është software i lirë, +nëse:

+ + +

+Ngaqë “i lirë” e ka fjalën për lirinë, jo për çmimin, nuk ka +kundërthënie mes shitjes së kopjeve të tij dhe software-it të lirë. Në +fakt, liria për të shitur kopje të tij është pikë kyçe: koleksionet e +software-it të lirë, shitur si CD-ROM, janë të rëndësishëm për bashkësinë, +dhe shitja e tyre është një rrugë e rëndësishme për të grumbulluar fonde për +zhvillimin e software-it të lirë. Prandaj, një program, të cilin njerëzia +nuk është e lirë ta përfshijë në këto koleksione nuk është software +i lirë.

+

+Për shkak të dykuptimësisë së “i lirë”, njerëzit kanë kërkuar +prej kohësh për alternativa, por askush nuk ka gjetur një të përshtatshme. +Gjuha angleze ka më shumë fjalë dhe nuanca se cilado tjetër, por asaj i +mungon një fjalë e thjeshtë, jo e dykuptimtë, që të thotë “i +lirë”, si tek liria—“i çprangosur” është më e afërta +që vjen në mendje. Alternativa të tilla si “i çliruar”, +“liri”, dhe “i hapur” ose kanë kuptim të gabuar, ose +kanë ndonjë mangësi tjetër.

+ +

Software-i GNU dhe sistemi GNU

+

+Zhvillimi i një sistemi të plotë është projekt shumë i gjerë. Për ta prurë +në jetë, vendosa të përshtat copa ekzistuese software-i të lirë, kurdo që +kjo qe e mundur. Për shembull, vendosa që në fillim fare të përdor TeX-in +si formatues kryesor tekstesh; ca vite më vonë, vendosa të përdor X Window +System në vend që të shkruaja një tjetër sistem dritaresh për GNU-në.

+

+Për shkak të këtyre vendimeve, dhe të tjerësh si këta, sistemi GNU nuk është +e njëjta gjë me koleksionin e krejt software-it GNU. Sistemi GNU përfshin +programe që nuk janë software GNU, programe që qenë hartuar nga +persona dhe projekte të tjerë për qëllime të tyret, por që ne mund t’i +përdorim sepse janë software i lirë.

+ +

Fillimi i projektit

+

+Në Janar të 1984-s e lashë punën time te MIT dhe fillova të shkruaj software +GNU. Braktisja e MIT-it qe e domosdoshme, që MIT-i të mos ish në gjendje të +fuste hundët te shpërndarja e GNU-së si software i lirë. Po të kisha +ndenjur si i punësuar, MIT-i mund të pretendonte se ishte pronari i veprës, +dhe mund të bënte të detyrueshme kushtet e veta për rishpërndarjen, ose edhe +ta shndërronte veprën në një paketë software-i pronësor. Nuk kisha ndërmend +të bëja gjithë atë punë dhe mandej ta shihja të shndërrohej në diçka të +padobishme për qëllimin e menduar: krijimin e një bashkësie të re ndarjesh +software-i me të tjerët.

+

+Megjithatë, prof. Winston, atëbotë kreu i laboratorit AI në MIT, më ftoi me +dashamirësi të vazhdoja të përdorja mjetet e laboratorit.

+ +

Hapat e parë

+

+Pak para se të filloja projektin GNU, dëgjova të flitej mbi Free University +Compiler Kit, i njohur edhe si VUCK. (Fjala holandeze për “i +lirë” shkruhet me V.) Ky qe një përpilues i hartuar të trajtonte +gjuhë të ndryshme, përfshi C dhe Pascal, dhe të mbulonte një shumicë llojesh +makinash. I shkrova autorit dhe e pyeta nëse mund të përdorej nga GNU-ja.

+

+M’u përgjigj me tallje, duke pohuar se universiteti qe i lirë, por +përpiluesi jo. Kështu që vendosa që programi im i parë për projektin GNU do +të duhej të ishte një përpilues shumëgjuhësh, shumëplatformësh.

+

+Me shpresën për të shmangur nevojën e shkrimit nga unë vetë të një +përpiluesi të tërë, mora kodin burim të përpiluesit Pastel, i cili qe një +përpilues shumëplatformësh i hartuar nga Lawrence Livermore Lab. Mbulonte +dhe qe shkruar në një version të zgjeruar të Pascal-it, i konceptuar për të +qenë gjuhë programimi sistemi. Shtova një "front end" C, dhe zura ta kaloj +në një kompjuter Motorola 68000. Por m’u desh të hiqja dorë, kur pashë që +përpiluesi kish nevojë për shumë megabajt kujtesë, dhe që sistemi Unix 68000 +do të mund të lejonte vetëm 64k.

+

+Mandej pashë që përpiluesi Pastel funksiononte duke përtypur një kartelë të +tërë input-i në një pemë sintakse, duke shndërruar krejt pemën e +sintaksës në një zinxhir “udhëzimesh”, dhe duke prodhuar mandej +një kartelë të tërë output, pa liruar fare ndonjë hapësirë. Në +këtë pikë, vendosa që më duhej të shkruaja një përpilues të ri nga e para. +Ky përpilues i ri tani njihet si GCC; në të nuk përdoret gjë prej Pastel-it, por arrita të +përshtat dhe të përdor front end-n C që pata shkruar. Por kjo +ndodhi pas ca vitesh; së pari, u mora me GNU Emacs-in.

+ +

GNU Emacs

+

+Fillova të punoj mbi GNU Emacs-in në Shtator 1984, dhe në fillimet e 1985-s +zuri të ishte i përdorshëm. Kjo më dha mundësinë të filloj të përdor +sisteme Unix për përpunime; meqë nuk kisha pasur interes të mësoj vi ose ed, +përpunimet e mia deri atëherë i pata bërë në lloje të tjera makinash.

+

+Në këtë kohë, ca persona filluan të tregonin interes për përdorimin e GNU +Emacs-it, çka pruri edhe çështjen se si të shpërndahej ai. Sigurisht, e +kisha hedhur në shërbyesin për ftp anonime te kompjuteri që përdorja në +MIT. (Ky kompjuter, prep.ai.mit.edu, u bë kështu sajti kryesor ftp për +shpërndarjen e GNU-së; pas ca vitesh kur nuk e financuan më, e shpërngulëm +emrin te shërbyesi ynë i ri ftp.) Por në atë kohë, mjaft persona të +interesuar nuk kishin Internet dhe nuk mund të merrnin një kopje përmes +ftp-së. Kështu që pyetja bëhej: çfarë duhej t’u thosha?

+

+Mund të thosha, “Gjeni një shok që ka Internet dhe le t’ju bëjë një +kopje.” Ose mund të bëja si pata bërë me PDP-10 Emacs-in origjinal: +t’u thoja, “Më dërgoni një kasetë dhe një zarf SASE, dhe jua nis mbrapsht me +Emacs-in brenda.” Por isha i papunë, dhe po kërkoja mënyra për të bërë +ca para nga software-i i lirë. Ndaj njoftova se do t’i postoja një kasetë +cilitdo që dëshironte një të tillë, kundrejt pagesës $150. Në këtë mënyrë, +nisa një biznes shpërndarjeje software-i të lirë, pararendësi i shoqërive që +sot shpërndajnë shpërndarje të plota sistemi GNU/Linux.

+ +

A është një program i lirë për secilin përdorues?

+

+Nëse një program është software i lirë në kohën që del nga duart e +autorit të tij, kjo nuk do të thotë doemos që ka për të qenë +software i lirë për cilindo që ka një kopje të tij. Për shembull, + software-i në +përkatësi publike (software që nuk është nën të drejta kopjimi) +është software i lirë; por cilido mund të prodhojë prej tij një +version të ndryshuar pronësor. Po njësoj, mjaft programe të lira janë janë +nën të drejta kopjimi, por shpërndahen sipas lejesh të thjeshta dorëlëshuara +të cilat lejojnë versione të ndryshuara pronësore.

+

+Shembulli përfaqësues i këtij problemi është X Window System. I hartuar në +MIT, dhe i hedhur në qarkullim si software i lirë, me një leje dorëlëshuar, +u birësua shpejt nga shoqëri të ndryshme kompjuterash. Këto ua shtuan X-in +sistemeve të tyre pronësore Unix, vetëm në formë dyore, dhe nën të njëjtën +marrëveshje mos-zbulimi. Këto kopje të X-it nuk qenë më tepër software i +lirë se sa ç’qe Unix-i vetë.

+

+Hartuesit e X Window System nuk e quajtën problem këtë—e prisnin dhe e +kishin si synim që kjo të ndodhte. Synimi i tyre nuk qe liria, por thjesht +“suksesi”, i përkufizuar në trajtën “pasje e shumë +përdoruesve.” Nuk shqetësoheshin në kishin a jo liri këta përdorues, +por vetëm që këta të ishin shumë.

+

+Kjo shpuri në gjendjen paradoksale, në të cilën dy mënyra të ndryshme për +llogaritjen se sa liri kish, shpunë në përgjigje të ndryshme ndaj kësaj +pyetjeje, “Është i lirë ky program?” Nëse gjykonit mbi bazën e +lirisë së lejuar nga kushtet e shpërndarjes së hedhjes në qarkullim nga +MIT-i, mund të thoshit se X qe software i lirë. Por +nëse e matnit lirinë e një përdoruesi mesatar të X-it, mund të thoshit që qe +software pronësor. Shumica e përdoruesve të X-it xhironin +versionet pronësore që vinin bashkë me sistemet Unix, jo versionin e lirë.

+ +

Copyleft-i dhe GNU GPL

+

+Synimi i GNU-së qe t’i jepte përdoruesve liri, jo thjeshtë të ishte +popullor. Ndaj na duhej të përdornim kushte shpërndarjeje që do të +parandalonin shndërrimin e software-it GNU në software pronësor. +Metoda që përdorim quhet “copyleft”.(1)

+

+Copyleft-i përdor ligjin e të drejtave të kopjimit +(copyright), por të kthyer përmbys, që të shërbejë për të kundërtën e +qëllimit të tij të zakonshëm: në vend se një mjet për kufizimin e +software-it, bëhet mjet për mbajtjen të lirë të software-it.

+

+Ideja qendrore e copyleft-it është që ne i japim cilitdo lejen të +xhirojë programin, ta kopjojë programin, ta ndryshojë programin, dhe të +shpërndajë versione të ndryshuara të tij—por jo leje për të shtuar në +të kufizime sipas qejfit. Kështu, garantohen për këdo që zotëron një kopje +liritë kyçe që përkufizojnë “software-in e lirë”; shndërrohen në +të drejta të patjetërsueshme.

+

+Për një copyleft të efektshëm, versionet e ndryshuara duhet të jenë +po aq të lira. Kjo siguron që veprat e bazuara mbi tonat të mund të kihen +nga bashkësia, nëse ato bëhen publike. Kur programuesit, që janë të +punësuar, ofrojnë ndihmë vullnetare përmirësimin e software-it GNU, është +copyleft-i ai që i pengon punëdhënësit të thonë, “Nuk mund t’i +ndani me të tjerët këto ndryshime, ngaqë do t’i përdorim ne për të krijuar +version tonë pronësor të programit.”

+

+Domosdoshmëria që ndryshimet duhet të jenë të lira është thelbësore, nëse +duam të sigurojmë lirinë e çdo përdoruesi të programit. Shoqëritë që +privatizuan X Window System zakonisht bënë ca ndryshime që të mund ta +kalonin atë në sistemet dhe hardware-in e tyre. Këto ndryshime qenë të +vogla në krahasim me shtrirjen e madhe të X-it, por nuk qenë të +papërfillshme. Sikur bërja e ndryshimeve të qe një shfajësim për t’u mohuar +përdoruesve lirinë, do të ishte e lehtë për këdo të përfitonte prej këtij +shfajësimi.

+

+Një çështje e afërt ka të bëjë me ndërthurjen e një programi të lirë me kod +jo të lirë. Një ndërthurje e tillë pashmangshmërisht do të jetë jo e lirë; +cilado liri që do t’u mungonte pjesëve jo të lira, do t’i mungonte po ashtu +së tërës. Lejimi i ndërthurjeve të tilla do të hapte një të çarë të madhe +sa për të fundosur një anije. Prandaj, një domosdoshmëri kyçe për +copyleft-in është ta mbyllë këtë të çarë: çfarëdo gjëje e shtuar ose +e ndërthurur me një program nën copyleft duhet të jetë e tillë që një +version më i madh, i dalë si ndërthurje, të jetë po ashtu i lirë dhe nën +copyleft.

+

+Sendërtimi specifik i copyleft-it që përdorim për shumicën e +software-it GNU është GNU General Public License (Leja e Përgjithshme +Publike), ose GNU GPL për shkurt. Kemi dhe lloje të tjera copyleft-i +që përdoren në rrethana të veçanta. Doracakët e GNU-së janë gjithashtu nën +copyleft, por përdorin një lloj copyleft-i shumë më të +thjeshtë, ngaqë ndërlikueshmëria e GNU GPL nuk është e nevojshme për +doracakë.(2)

+

+(1) Më 1984 ose 1985, Don Hopkins (një djalë me shumë imagjinatë) më dërgoi +një letër. Mbi zarf kishte shkruar disa thënie zbavitëse, përfshi edhe +këtë: “Copyleft—all rights reversed.” Përdora fjalën +“copyleft” për të emërtuar konceptin e shpërndarjes që po +hartoja në atë kohë.

+ +

+(2) Tani përdorim Lejen e Lirë GNU për +Dokumentime për dokumentim.

+ +

Free Software Foundation

+ +

Meqë interesi për përdorimin e Emacs-i po shtohej, te projekti GNU u +përfshin të tjerë njerëz, dhe vendosëm që pat ardhur koha të shihnim sërish +për financim. Kështu, më 1985 krijuam Free +Software Foundation (FSF), një shoqatë bamirëse, e përjashtuar nga +tatimet, për zhvillim software-i të lirë. FSF mori përsipër edhe biznesin e shpërndarjes me kaseta +të Emacs-it; më pas këtë e zgjeroi duke shtuar tjetër software të lirë (GNU +dhe jo-GNU) te kaseta, dhe duke shitur gjithashtu doracakë të lirë.

+ +

Shumica e të ardhurave të FSF-së vinin prej shitjes së kopjeve të +software-it të lirë dhe të shërbimeve të tjera të ngjashme (CD-ROM-e kodi +burim, CD-ROM-e me dyorë, doracakë të shtypur bukur, gjithçka me lirinë për +ta rishpërndarë dhe ndryshuar), dhe Shpërndarje Deluxe (shpërndarje për të +cilat krijojmë krejt koleksionin e software-it për platformën e zgjedhur nga +porositësi). Ende sot, FSF-ja shet doracakë +dhe sende të tjera, por pjesa dërrmuese e financimit vjen nga kuotat e +anëtarëve. Mund të anëtarësoheni te FSF-ja përmes fsf.org.

+ +

Punonjësit e Free Software Foundation-it kanë shkruar dhe +administruar një numër paketash software-i GNU. Dy prej më të shquarave +janë libraria dhe shelli C. Libraria GNU C është ajo çka përdoret për të +komunikuar me Linux-in nga çdo program që xhiron në një sistem GNU/Linux. +Qe hartuar nga një anëtar i stafit të Free Software Foundation-it, Roland +McGrath. Shelli i përdorur në shumicën e sistemeve GNU/Linux është BASH, the Bourne Again Shell(1), +i cili qe hartuar prej punonjësit të FSF-së Brian Fox.

+ +

Zhvillimin e këtyre programeve e financuam sepse projekti GNU nuk qe thjesht +për ca mjete apo mjedisi zhvillimesh. Synimi ynë qe një sistem operativ i +plotë, dhe këto programe duheshin për këtë qëllim.

+ +

(1) “Bourne Again Shell” është një lojë me emrin “Bourne +Shell”, i cili qe shelli i zakonshëm në Unix.

+ +

Asistencë software-i të lirë

+ +

Filozofia e software-it të lirë hedh tej një praktikë të veçantë biznesi +shumë të përhapur, por nuk është kundër biznesit. Kur bizneset respektojnë +lirinë e përdoruesit, u urojmë sukses.

+ +

Shitja e kopjeve të Emacs-it demonstron qartë një lloj biznesi me +software-in e lirë. Kur me të filloi të merrej FSF-ja, m’u desh një tjetër +mënyrë për të siguruar jetesën. E gjeta te shitja e shërbimeve të lidhura +me software-in e lirë që pata hartuar. Kjo përfshiu mësimdhënien, për tema +të tilla se si të programohet me GNU Emacs-in dhe si të personalizohet +GCC-ja, dhe zhvillim software-i, kryesisht rreth kalimit të GCC-së në +platforma të reja.

+ +

Sot secili nga këta lloje biznesesh të software-it të lirë praktikohet nga +një numër korporatash. Disa shpërndajnë koleksione software-i të lirë në +CD-ROM; të tjerët shesin asistencë që nga niveli i dhënies përgjigje +pyetjeve të përdoruesve, ndreqje të metash, dhe deri te shtim veçorish të +reja. Madje kemi filluar të shohim shoqëri software-i të lirë të bazuara në +hedhjen në qarkullim të produkteve të reja software-i të lirë.

+ +

Kujdes, ama—një numër shoqërish që përshoqërojnë vetveten me termin +“burim i hapur” biznesin e tyre në fakt e bazojnë në +software jo të lirë që punon me software-in e lirë. Këto nuk janë +shoqëri software-i të lirë, janë shoqëri software-i pronësor, produktet e të +cilave i ndjellin përdoruesit larg lirisë. Këto programe i quajnë +“paketa të vlerës së shtuar”, çka pasqyron vlerat që ata do të +donin t’i shihnin të përqafuara prej nesh: leverdinë përmbi lirinë. Nëse ne +vlerësojmë më tepër lirinë, do të duhej t’i quanim paketa “me liri të +hequr”.

+ +

Synimet teknike

+ +

Synimi themelor i GNU-së qe software-i i lirë. Edhe nëse GNU-ja nuk do të +kish përparësi teknike karshi Unix-it, do të kish përparësi në planin +shoqëror, përmes lejimit të bashkëpunimit mes përdoruesve, dhe një përparësi +etike, respektin ndaj lirisë së përdoruesit.

+ +

Por qe e natyrshme të zbatoheshin te vepra standarde praktike të +vyera—për shembull, shpërndarja dinamike e strukturave të të dhënave +me qëllim shmangien e kufijve arbitrarë të madhësive fikse, dhe përdorimin e +krejt kodeve 8-bitësh të mundshëm kurdo që kjo kish kuptim.

+ +

Veç këtyre, hodhëm tej përqendrimin e Unix-it në madhësitë e vogla të +kujtesës, duke vendosur të mos mbulonim makinat 16-bit (ishte e qartë që +makinat 32-bit do të ishin normalja në kohën kur të përfundohej sistemi +GNU), dhe për të mos bërë përpjekje për të ulur përdorimin e kujtesës, në +rast se kjo nuk kalonte një megabajt. Në programe te të cilët trajtimi i +kartelave shumë të mëdha nuk qe thelbësor, i nxitëm programuesit të lexojnë +një kartelë të plotë input-i te core, mandej të skanohej lënda +e saj pa u dashur të shqetësohesh për I/O.

+ +

Këto vendime u krijuan mundësinë shumë programeve GNU të tejkalojnë të +ngjashmit e tyre Unix në qëndrueshmëri dhe shpejtësi.

+ +

Kompjutera të dhuruar

+ +

Dora-dorës që rritej fama e projektit GNU, njerëzit filluan të ofronin për +projektin dhurim makinash që xhironin Unix. Këto qenë shumë të dobishme, +ngaqë rruga më e lehtë për zhvillimin e përbërësve të GNU-së qe kryerja e +tij në një sistem Unix, dhe zëvendësimi i njëpasnjëshëm i përbërësve të atij +sistemi. Por kjo pruri një çështje etike: qe apo nuk qe e drejtë që ne të +kishim një kopje të Unix-it.

+ +

Unix-i qe (dhe është) software pronësor, dhe filozofia e projektit +GNU thosh që nuk duhej të përdornim software pronësor. Por, duke +zbatuar të njëjtin arsyetim që shpie te përfundimi se dhuna për vetëmbrojte +është e përligjur, dola në përfundimin se qe e ligjshme të përdorej një +paketë pronësore kur kjo qe thelbësore për hartimin e një zëvendësuesi të +lirë që do të ndihmonte të tjerat të reshtnin së përdoruri paketën +pronësore.

+ +

Por, edhe pse kjo qe një e keqe që mund të përligjej, prapë qe një e keqe. +Sot nuk kemi më ndonjë kopje të Unix-it, sepse i kemi zëvendësuar me sisteme +operativë të lirë. Nëse nuk zëvendësonim dot sistemin operativ të një +makine me një të lirë, zëvendësonim makinën.

+ +

Lista e Hapave GNU

+ +

Ndërkohë që projekti GNU ecte përpara, dhe një numër gjithnjë e më i madh +përbërësish sistemi u gjetën ose u hartuan, erdhi koha që qe e dobishme +hartimi i një liste me zbrazëtitë e mbetura. Të cilën e përdorëm për +rekrutim programuesish që do të shkruanin pjesët që mungonin. Kjo listë u +bë e njohur si Lista e Punëve GNU. Veç përbërësve Unix që mungonin, shtuam +në listë një larmi projektesh software dhe dokumentimi të dobishëm +që, mendonim, do të duhej të përmbante një sistem vërtet i plotë.

+ +

Sot (1), zor të ketë ndonjë përbërës të Unix-it te Lista e Punëve +GNU—ato punë janë mbaruar, bashkë me ca të tjera jothelbësore. Por +lista është plot me projekte të cilat ca i quajnë +“aplikacione”. Do të ishte diçka e dobishme të shtohej te një +sistem operativ çfarëdo programi që është në interes të më shumë se një +klase të ngushtë përdoruesish.

+ +

Te lista e punëve GNU përfshihen madje dhe lojëra—e kanë qenë aty që +në fillim. Unix-i përfshinte lojëra, ndaj kuptohet që kështu do të duhej të +bënte edhe GNU-ja. Por përputhshmëria nuk qe problem në rastin e lojërave, +ndaj nuk ndoqëm listën e lojërave që kish Unix-i. Në vend të kësaj, hodhëm +në listë një gamë llojesh të ndryshme lojërash që përdoruesit mund t’i +pëlqenin.

+ +

(1) Qe shkruar më 1998. Nga 2009 e tëhu nuk mirëmbajmë një listë të gjatë +punësh. Bashkësia harton software të lirë me kaq shpejtësi sa nuk +arrijmë as t'i mbajmë në vëzhgim të tërë. Në vend të kësaj, kemi një +listë Projektesh të Përparësisë së lartë, një listë shumë më e shkurtër +projektesh për të cilat vërtet duam t'i nxisim njerëzit t'i +shkruajnë.

+ +

GNU Library GPL

+ +

Libraria GNU C përdor një lloj të veçantë copyleft-i të quajtur +GNU Library General Public License(1), që jep leje për lidhje të +software-it pronësor me librarinë. Pse duhet ky përjashtim?

+ +

Nuk është punë parimesh; nuk ka parim që thotë se produktet e software-it +pronësor janë të taksur për përfshirje të kodit tonë. (Pse duhet kontribuar +te një projekt që ka në bazë mospranimin e ndarjes së tij me ne?) Përdorimi +i LGPL-së për librarinë C, ose për çfarëdo librarie, është çështje +strategjie.

+ +

Libraria C kryen një detyrë të thjeshtë; çdo sistem apo përpilues pronësor +shoqërohet nga një librari C. Ndaj, dhënia e librarisë sonë C vetëm për +software të lirë nuk do t’i sillte software-it të lirë ndonjë +përparësi—vetëm sa do të shkurajonte përdorimin e librarisë sonë.

+ +

Përjashtim këtu bën vetëm një sistem: te sistemi GNU (dhe ky përfshin +GNU/Linux), libraria GNU C është e vetmja librari C. Kështu që kushtet e +shpërndarjes së librarisë GNU C përcaktojnë nëse është e mundur të +përpilohet një program pronësor për sistemin GNU apo jo. Nuk ka arsye etike +të lejohen aplikacione pronësore në sistemin GNU, por, në pikëpamje +strategjike, duket se moslejimi i tyre më shumë do të shkurajonte përdorimin +e sistemit GNU se sa të nxiste zhvillimin e aplikacioneve të lira. Ja pse +përdorimi i GPL-së për Librari është strategji e mirë për librarinë C.

+ +

Për libraritë e tjera, rruga strategjike lypset të shihet rast pas rasti. +Kur një librari kryen një detyrë të posaçme që mund të ndihmojë në shkrimin +e një lloji programesh, atëherë hedhja në qarkullim nën GPL, duke e kufizuar +vetëm për programe të lirë, është një mënyrë për të ndihmuar zhvillues të +tjerë të software-i të lirë, duke u dhënë atyre një përparësi kundrejt +software-it pronësor.

+ +

Kujtoni rastin e GNU Readline-it, një librari që qe hartuar për të pasur +përpunim nga rresht urdhrash për BASH-in. Readline qarkullon nën GNU GPL të +zakonshme, jo nën Library GPL. Kjo ndoshta e ul përdorimin e Readline-it, +por ne nga kjo nuk humbim gjë. Ndërkohë, e pakta një aplikacion i dobishëm +është kaluar si software i lirë posaçërisht që të përdorë +Readline-in, dhe ky është përfitim i njëmendtë për bashkësinë.

+ +

Zhvilluesit e software-it pronësor kanë përparësitë që sjell paraja; +zhvilluesit e software-it të lirë lypset të krijojnë përparësi për +njëri-tjetrin. Shpresoj që një ditë të kemi një koleksion të madh librarish +nën GPL, të cilat nuk do të kenë paralele në krahun e software-it pronësor, +që të ofrojnë module të dobishme të cilat të shërbejnë si blloqe ndërtimi +për software të lirë të ri, dhe ta rrisin këtë përparësi të +rëndësishme, në dobi të zhvillimit të mëtejshëm të software-it të lirë.

+ +

(1) Kjo leje tani quhet GNU Lesser General Public License, për të +shmangur idenë se krejt libraritë janë të detyruara ta përdorin. Për më +tepër të dhëna, shihni Pse nuk do të +duhej të përdornit lejen Lesser GPL për librarinë tuaj të ardhshme.

+ +

Punë sikleti?

+

+Eric Raymond thotë se “Çdo punë e mirë software-i zë fill nga një +siklet personal i zhvilluesit.” Ndoshta ngandonjëherë është kështu, +por shumë pjesë thelbësore të software-it GNU qenë hartuar me qëllim që të +kihej një sistem i plotë operativ i lirë. Rrjedhin nga një përfytyrim dhe +një plan, jo nga një impuls.

+

+Për shembull, hartuam librarinë GNU C ngaqë një sistem i ngjashëm me Unix-in +ka nevojë për një librari C, BASH-in ngaqë një sistem i ngjashëm me Unix-in +ka nevojë për një shell, dhe GNU tar-in ngaqë një sistem i ngjashëm me +Unix-in ka nevojë për një program tar. E njëjta gjë është e vërtetë për +programet e mi—përpiluesi GNU C, GNU Emacs, GDB dhe GNU Make.

+

+Disa programe GNU qenë hartuar për t’u përballur me kërcënime të posaçme +ndaj lirisë sonë. Kështu, hartuam gzip-in për të zëvendësuar programin +Compress, të cilin bashkësia e humbi për shkak të patentave LZW. Gjetëm njerëz për hartimin e +LessTif-it, dhe më vonë filluam GNOME-n dhe Harmony-në, për të trajtuar problemet e +shkaktuar nga disa librari pronësore (shihni më poshtë). Po zhvillojmë GNU +Privacy Guard për të zëvendësuar software-in popullor, jo të lirë, për +fshehtëzime, ngaqë përdoruesit nuk do të duhej të viheshin përballë +zgjedhjes: liri apo privatësi.

+

+Sigurisht, njerëzit që shkruan këto programe shfaqën interesim për këtë +punë, dhe mjaft veçori janë shtuar prej personash të ndryshëm drejt e për +nevojat apo interesat e tyre. Por nuk është kjo arsyeja pse ekzistojnë këto +programe.

+ +

Zhvillime të papritura

+

+Në fillimet e projektit GNU, përfytyroja që do ta zhvillonim sistemin GNU të +plotë, mandej ta hidhnim në qarkullim. Nuk ndodhi kështu.

+

+Ngaqë çdo përbërës i sistemit GNU u sendërtua në një sistem Unix, çdo +përbërës mund të xhironte në sisteme Unix, shumë më përpara se sa të kishte +një sistem të plotë GNU. Disa nga këto programe u bënë popullore, dhe +përdoruesit zunë t’i zgjeronin dhe t’i kalonin në sisteme të tjera—te +versionet e ndryshme dhe jo të përputhshme të Unix-it, dhe ndonjëherë edhe +te sisteme të tjera.

+

+Kjo punë i bëri këto programe më të fuqishëm, dhe tërhoqi te projekti GNU si +financime, ashtu edhe kontribues. Por ka gjasa që vonoi me disa vjet +plotësimin e një sistemi funksional minimal, meqë koha e zhvilluesve GNU +harxhohej me mirëmbajtjen e këtyre versioneve dhe shtimin e veçorive të reja +te përbërëset ekzistuese, në vend që të ecej më tej me shkrimin njëri pas +tjetrit të përbërësve që mungonin.

+ +

The GNU Hurd

+

+Aty nga 1990, sistemi GNU qe thuajse i plotë; i vetmi përbërës i rëndësishëm +që mungonte qe kerneli. Kishim vendosur që kernelin tonë ta sendërtonim si +koleksion procesesh shërbyesi që kryheshin përsipër Mach-ut. Mach qe një +mikrokernel i përgatitur nga Carnegie Mellon University dhe mandej nga +University of Utah; GNU HURD është një koleksion shërbyesish (ose +“herd of GNUs” - kope gnushë) që xhirojnë përsipër Mach-ut, dhe +që kryejnë detyra të ndryshme të kernelit Unix. Fillimi i përgatitjes u +vonua ngaqë prisnim që Mach-u të hidhej në qarkullim si software i +lirë, siç qe premtuar.

+

+Një arsye pse u zgjodh ky koncept qe për shmangien e asaj çka dukej se ishte +pjesa më e vështirë e punës: diagnostikimi i një programi kerneli pa një +diagnostikues në nivel burimi për ta kryer këtë. Kjo pjesë e punës qe kryer +tashmë, te Mach-u, dhe prisnim të diagnostikonim shërbyesit HURD si programe +përdoruesi, me GDB-në. Por u desh shumë kohë që kjo të bëhej e mundur, dhe +shërbyesit shumërrjedhësh që dërgojnë mesazhe te njëri-tjetri doli se qenë +shumë të vështirë për t’i diagnostikuar. Shndërrimi i HURD-it në diçka që +funksionon qëndrueshëm po zgjat këtu e shumë vite.

+ +

Alix

+

+Kerneli GNU fillimisht nuk qe menduar të quhej HURD. Emri i tij fillestar +qe Alix—emërtuar sipas emrit të femrës që kisha për zemër në ato +kohë. Ajo, një administratore sistemesh Unix, kish hedhur idenë se emri i +saj i përshtatej një rregullsie të rëndomtë në emërtimet e versioneve të +sistemeve Unix; gjysmë me tallje, u tha miqve, “Dikush le t’i vërë +emrin tim një kerneli.” Nuk thashë gjë, por vendosa t’i bëja surprizë +një kernel me emrin Alix.

+

+Por nuk vazhdoi kështu. Michael (tani Thomas) Bushnell, zhvilluesi kryesor +i kernelit, parapëlqeu emrin HURD, dhe e ripërkufizoi Alix-in që t’i +referohej një pjese të kernel-it—pjesës që do të kapte thirrjet e +sistemit dhe që do t’i trajtonte ato duke dërguar mesazhe te shërbyesit +HURD.

+

+Më pas, Alix-i dhe unë u ndamë, dhe ajo ndërroi emrin; në mënyrë të pavarur, +konceptimi i HURD-it u ndryshua që libraria C të mund të dërgonte mesazhe +drejt e te shërbyesit, dhe kjo bëri që përbërësja Alix të zhduket nga +projekti.

+

+Por para se të ndodhnin këto gjëra, një shok i saj e pa emrin Alix te kodi +burim i HURD-it, dhe ia përmendi asaj. Kështu që e pati rastin të shihte +një kernel të quajtur me emrin e saj.

+ +

Linux dhe GNU/Linux

+

+GNU Hurd nuk është i këshillueshëm për përdorim në "prodhim", dhe nuk e dimë +nëse do të jetë ndonjëherë. Skicimi me bazë aftësitë ka probleme që vijnë +drejt e nga epshmëria e skicimit, dhe nuk është e qartë nëse ka apo jo +zgjidhje.

+ +

+Për fat, një kernel tjetër është gati. Më 1991, Linus Torvalds hartoi një +kernel të përputhshëm me Unix-in dhe e quajti Linux. Qe pronësor +fillimisht, por më 1992, e bëri Linux-in software të lirë; ndërthurja e +Linux-it me sistemin ende jo të plotë GNU solli një sistem operativ të plotë +të lirë. (Sigurisht, vetë ndërthurja e tyre qe punë me rëndësi.) Falë +Linux-it, ne sot mund të xhirojnë faktikisht një version të sistemit GNU.

+

+Ne e quajmë këtë version sistemi +GNU/Linux, për të shprehur përbërjen e tij si një ndërthurje e sistemit +GNU me Linux-in si kernel. Ju lutemi, mos bini pre e thirrjes së krejt +sistemit si “Linux”, ngaqë kjo do të thotë t’ia atribuosh punën +tonë dikujt tjetër. Ju lutemi, na +përmendni në mënyrë të barabartë.

+ +

Sfida të së ardhmes sonë

+

+E kemi dëshmuar aftësinë tonë për përgatitjen e një spektri të gjerë +software-i të lirë. Kjo nuk do të thotë që jemi të pamposhtur dhe të +pandalshëm. Disa sfida e bëjnë të ardhmen e software-it të lirë të paqartë; +përballimi i tyre do të kërkojë përpjekje ngulmuese dhe durim, ndonjëherë +për vite me radhë. Do të kërkojë atë lloj vendosmërie që njerëzit e shfaqin +kur çmojnë lirinë e tyre dhe nuk lënë njeri t’ua marrë.

+

+Këto sfida i trajtojnë katër ndarjet vijuese:

+ +

Hardware sekret

+

+Prodhuesit e hardware-it gjithnjë e më tepër priren t’i mbajnë të fshehta +specifikimet e hardware-it. Kjo e bën të vështirë shkrimin e përudhësve të +lirë, që kështu Linux-i dhe XFree86-a të mund të mbulojnë hardware të ri. +Sot kemi sisteme të plotë të lirë, por nuk kemi për t’i pasur nesër po qe se +nuk mbulojmë kompjuterat e së nesërmes.

+

+Ka dy rrugë për t’u përballur me këtë problem. Programuesit mund të kryejnë +retroinxhinierim për të parë se si të mbulohet një hardware i dhënë. Pjesa +tjetër prej nesh mund të zgjedhë hardware që mbulohet nga software-i i lirë; +me rritjen e numrit tonë, mbajtja fshehur e specifikimeve do të shndërrohet +në një taktikë që sjell humbje.

+

+Retroinxhinierimi është punë e madhe; a do të kemi programues aq të vendosur +sa t’i hyjnë atij? Po—nëse kemi krijuar ndjesinë e fortë se software-i +i lirë është çështje parimesh, dhe se përudhësit jo të lirë janë të +patolerueshëm. Dhe a do të shpenzojnë një numër i madh prej nesh para të +tepërta, ose edhe pak kohë të tepërt, që ne të mund të përdorim përudhës të +lirë? Po, nëse vendosmëria për të pasur liri përhapet gjerësisht.

+

+(Shënim i 2008-s: kjo çështje prek po ashtu edhe BIOS-in. Ka një BIOS të +lirë, LibreBoot (një shpërndarje e +coreboot-it); problemi mbetet te pasja e specifikimeve për makinat, që +kështu LibreBoot-i t’i mbulojë ato pa “blobs” jo të lirë.)

+ +

Librari jo të lira

+

+Një librari jo e lirë që xhiron në sisteme operative të lira vepron si një +kurth për zhvilluesit e software-it të lirë. Veçoritë tërheqëse të +librarisë janë karrem; po qe se e përdorni librarinë, do të bini në grackë, +ngaqë programi juaj nuk mund të jetë pjesë e sistemit operativ të lirë në +mënyrë të dobishme. (Më troç, mund ta përfshijmë programin tuaj, por nuk do +të xhironte pa librarinë që mungon.) Madje edhe më keq, +nëse një program që përdor librari pronësore bëhet popullor, mund të ndjellë +në grackë të tjerë programues mosdyshues.

+

+Rasti i parë i këtij problemi qe grupi i mjeteve Motif, këtu e më ’80-n. +Edhe pse nuk kishte ende sisteme operativë të lirë, qe e qartë se çfarë +problemi do të shkaktonte për ta Motif-i më vonë. Projekti GNU u +kundërpërgjigj me dy mënyra: duke u kërkuar projekteve individuale të +software-it të lirë të mbulonin si widget-et e grupit të mjeteve të lira X, +ashtu edhe ato të Motif-it, dhe duke i kërkuar dikujt të shkruante një +zëvendësim të lirë për Motif-in. Puna hëngri mjaft vite; LessTif, i hartuar +nga Hungry Programmers, vetëm më 1997-n u bë aq i fuqishëm, sa duhej për të +mbuluar shumicën e aplikacioneve Motif.

+

+Nga 1996-a e deri më 1998, një tjetër librari jo e lirë grupmjetesh GUI përdorej në një koleksion jo të +pakët software-i të lirë, desktopin KDE.

+

+Sistemet e lira GNU/Linux nuk qenë në gjendje të përdornin KDE-në, ngaqë nuk +përdornim dot librarinë. Prapëseprapë, disa shpërndarës komercialë +sistemesh GNU/Linux që nuk qenë strikt lidhur me ndenjjen brenda software-it +të lirë, e shtuan KDE-në te sistemet e tyre—duke prodhuar sisteme me +më tepër aftësi, por më pak liri. Grupi KDE nxiste aktivisht sa më tepër +programues të përdornin Qt-në, dhe miliona “përdoruesve të rinj të +Linux-it” nuk iu është treguar ndonjëherë ideja se këtu kish një +problem. Gjendja dukej e zymtë.

+

+Bashkësia e software-it të lirë iu kundërpërgjigj problemit në dy mënyra: +GNOME dhe Harmony.

+

+GNOME, GNU Network Object Model Environment, është projekti i desktopit +GNU. I nisur më 1997 nga Miguel de Icaza, dhe zhvilluar me asistencën e Red +Hat Software-it, GNOME synoi të ofrojë mundësi të ngjashme desktopi, por +duke përdorur përjashtimisht software të lirë. Ka edhe përparësi +teknike po ashtu, të tilla si mbulim për një larmi gjuhësh, jo thjesht për +C++. Por synimi kryesor qe liria: të mos ia kishim nevojën asnjë software-i +jo të lirë.

+

+Harmony është një librari zëvendësimesh të përputhshme, hartuar për të bërë +të mundur xhirimin e software-it KDE pa përdorur Qt-në.

+

+Në Nëntor 1998, zhvilluesit e Qt-së bënë të ditur një ndryshim lejeje, e +cila, kur të zbatohej, do ta shndërronte Qt-në në software të +lirë. Nuk ka mënyrë për ta vërtetuar, por mendoj se pjesërisht kjo i +detyrohet përgjigjes së palëkundur nga bashkësia kundrejt problemit që Qt +paraqiste përpara se të qe e lirë. (Leja e re është e paleverdishme dhe jo +e paanshme, kështu që mbetet ende e dëshirueshme të shmanget përdorimi i +Qt-së.)

+

+[Shënim i mëpasshëm: në Shtator 2000, Qt u hodh në qarkullim nën GNU GPL, +çka në thelb e zgjidhi këtë problem.]

+

+Si do t’i përgjigjemi librarisë së ardhshme tunduese jo të lirë? A ka për ta +kuptuar krejt bashkësia nevojën për t’i qëndruar larg grackës? Apo shumë +prej nesh do të heqin dorë nga liria për hir të leverdisë, dhe të shkaktojnë +kështu një problem të madh? E ardhmja jonë varet nga filozofia jonë.

+ +

Patenta software-i

+

+Rreziku më i madh me të cilin përballemi vjen nga patentat e software-it, të +cilat mund të mbajnë algoritme dhe veçori programesh jashtë shtrirjes së +software-it të lirë deri edhe për njëzet vjet. Patentat mbi algoritmin LZW +për ngjeshje filluan të zbatoheshin më 1983, dhe ne ende nuk mundemi të +hedhin në qarkullim program të lirë që prodhon GIF të saktë. [Kanë skaduar më 2009-n.] Më 1998, +nën kërcënimin për hedhje në gjyq për shkelje patentash, u hoq nga +qarkullimi një program i lirë që prodhonte audio të ngjeshur si MP3. [Këto patenta kanë skaduar më +2017-n. Shihni se sa gjatë na u desh të prisnim.] +

+

+Ka rrugë për t’u përballur me patentat: mund të kërkojmë për shenja që +tregojnë se një patentë është e pavlefshme, dhe mund të kërkojmë rrugë +alternative për të kryer një punë të caktuar. Por secila nga këto metoda +bën punë vetëm në disa raste; kur nuk pinë ujë që të dyja, një patentë e +shtrëngon krejt software-in e lirë të mos ofrojë dot ca veçori që +përdoruesit i pëlqejnë. Pas një pritje të gjatë patentat skadojnë, por ç’do +të bëjmë deri atëherë?

+

+Ata prej nesh që çmojnë software-in e lirë për hir të lirisë nuk do t’i +largohen software-it të lirë, sido qoftë. Do t’ia dalim ta bëjmë punën edhe +pa veçoritë e patentuara. Por, ata që software-in e lirë e vlerësojnë ngaqë +presin të jetë teknikisht më sipëran, ka gjasa ta shohin si të dështuar, kur +një patentë e mban të prapambetur. Ndaj, ndërkohë që është e dobishme të +flitet mbi efektshmërinë praktike të modelit “katedrale” të +zhvillimit, dhe mbi besueshmërinë dhe fuqinë e ca software-i të lirë, nuk +duhet të ndalemi me kaq. Duhet të flasim për lirinë dhe parimet.

+ +

Dokumentim i lirë

+

+Mangësia më e madhe në sistemin tonë të lirë operativ nuk është tek +software-i—është mungesa e doracakëve të mirë, të lirë, të cilët mund +t’i përfshijmë në sistemet tona. Dokumentimi është pjesë thelbësore e +çfarëdo pakete software; kur një paketë e rëndësishme software-i të +lirë nuk vjen me një doracak të lirë të denjë, këtu ka një hendek të madh. +Sot për sot kemi mjaft hendeqe të tillë.

+

+Dokumentimi i lirë, ashtu si software-i i lirë, është çështje lirie, jo +çmimi. Kriteri për doracakë të lirë është pak a shumë i njëjtë me atë për +software të lirë: bëhet fjalë që t’i jepen çdo përdoruesi disa liri. Duhet +t’i lejohet rishpërndarja (përfshi shitjen komerciale), on-line dhe +në letër, që kështu doracaku të mund të shoqërojë çdo kopje të programit.

+

+Leja për ndryshime është po aq kyçe. Si rregull i përgjithshëm, nuk besoj +që për njerëzit është thelbësore pasja e lejes për të ndryshuar gjithë +llojet e artikujve dhe librave. Për shembull, nuk mendoj se ju ose unë jemi +të detyruar të japin leje për ndryshimin e artikujve si ky këtu, i cili +përshkruan veprimet tona dhe pikëpamjet tona.

+

+Por ka një arsye të veçantë pse liria për ndryshime është kyçe për +dokumentimin e software-it të lirë. Kur njerëzit përdorin të drejtën e tyre +për të ndryshuar software-in, dhe ndryshojnë ose shtojnë karakteristika, +nëse janë të vetëdijshëm, do të ndryshonin edhe doracakun—që të +furnizojnë, bashkë me programin e ndryshuar, dokumentim të saktë dhe të +përdorshëm. Një doracak jo i lirë, që nuk u lejon programuesve të jenë të +vetëdijshëm dhe të çojnë deri në fund punën, nuk i plotëson nevojat e +bashkësisë sonë.

+

+Disa lloje kufizimesh rreth se si mund mund të kryhen ndryshimet nuk +paraqesin problem. Për shembull, kërkesa për të ruajtur shënimin origjinal +të autorit mbi të drejtat e kopjimit, kushtet e shpërndarjes, ose lista e +autorëve, këto janë në rregull. As nuk ka problem të kërkohet që versionet +e ndryshuar të përfshijnë shënimin që janë të ndryshuar, madje as të kihen +ndarje të tëra që nuk mund të fshihen ose ndryshohen, për sa kohë që këto +ndarje merren me gjëra joteknike. Këto lloj kufizimesh nuk janë problem, +ngaqë nuk e pengojnë programuesin e vetëdijshëm ta birësojë doracakun që ky +t'i përshtatet programit. Me fjalë të tjera, nuk i presin bashkësisë +së software-it të lirë rrugën që ta përdorë plotësisht doracakun.

+

+Megjithatë, duhet bërë e mundur të ndryshohet krejt lënda teknike e +doracakut, dhe mandej të rishpërndahet përfundimi përmes krejt mediave të +zakonshme, përmes krejt kanaleve të zakonshëm; përndryshe, kufizimet i dalin +përpara bashkësisë, doracaku nuk është i lirë, dhe ne na duhet një doracak +tjetër.

+

+A do ta kenë zhvilluesit e software-it të lirë vetëdijen dhe vendosmërinë të +prodhojnë një spektër të plotë doracakësh të lirë? Edhe një herë, e ardhmja +jonë është në dorë të filozofisë.

+ +

Duhet të flasim rreth lirisë

+

+Vlerësimet e sotme flasin për dhjetë milionë përdorues të sistemeve +GNU/Linux, të tillë si Debian GNU/Linux dhe Red Hat “Linux”. +Software-i i lirë ka prurë përparësi të tilla praktike sa që përdoruesit po +turren drejt tij për arsye të pastra praktike.

+

+Rrjedhimet e mira të kësaj pune janë të dukshme: më tepër interes drejt +përgatitjes së software-it të lirë, më tepër klientë për biznese të +software-it të lirë, dhe më tepër aftësi për të nxitur shoqëri të përgatisin +software komercial të lirë në vend të produkteve software +pronësor.

+

+Por interesi mbi software-in po rritet më shpejt se vetëdija mbi filozofinë +mbi të cilin ai bazohet, dhe kjo shpie në probleme. Aftësia jonë për t’u +përballur me sfidat dhe rreziqet e përshkruara më sipër varet nga vullneti +për të qëndruar të palëkundur krah lirisë sonë. Për t’u siguruar që +bashkësia jonë e ka këtë vullnet, lypset të përhapim idetë te përdoruesit e +rinj, dora-dorës që këta bëhen pjesë e bashkësisë.

+

+Por këtu po dështojmë: përpjekjet për të tërhequr në bashkësinë tonë +përdorues të rinj janë shumë më lart se sa përpjekjet për t’u mësuar atyre +vlerat qytetare të bashkësisë sonë. Na duhet t’i bëjmë të dyja, dhe na +duhet t’i mbajmë në baraspeshë të dyja përpjekjet.

+ +

“Burim i Hapur”

+

+T’u mësoje përdoruesve të rinj lirinë u bë më e vështirë pas 1998, kur një +pjesë e bashkësisë vendosi të mos përdorte më termin “software i +lirë” dhe të thoshte “software me burim të hapur” më mirë.

+

+Disa prej atyre që parapëlqyen këtë term synonin të shmangnin ngatërrimin +mes “të lirë” dhe “falas”—qëllim i vlefshëm. +Të tjerë, megjithatë, synonin të linin mënjanë frymën e parimit që kish +motivuar lëvizjen e software-it të lirë dhe projektin GNU, dhe të bëheshin +tërheqës për drejtuesit e kompanive dhe biznesin, shumë prej të cilëve kanë +si ideologji atë që vendos fitimin përmbi lirinë, përmbi bashkësinë, përmbi +parimet. Ndaj, retorika e “burimit të hapur” përqendrohet te +potenciali për përgatitje software-i të fuqishëm, të cilësisë së lartë, por +lë mënjanë idetë e lirisë, bashkësisë, dhe parimeve.

+

+Revistat “Linux” janë shembull i qartë i kësaj—ato janë +plot me reklama mbi software pronësor që punon me GNU/Linux-in. +Kur të nxjerrë kryet Motif-i ose Qt-ja e radhës, a do t’i sinjalizojnë +përdoruesit këto revista që të rrinë larg prej tij, apo do të shfaqin +reklama për të?

+

+Mbështetja nga biznesi mund të kontribuojë për bashkësinë në forma të +ndryshme; po qe se faktorët e tjerë janë në baraspeshë, kjo është e +dobishme. Por të fitosh mbështetjen e tyre, duke folur më pak për lirinë +dhe parimet, mund të jetë shkatërrimtare; e përkeqëson edhe më çekuilibrin +mes përhapjes dhe edukimit qytetar.

+

+“Software-i i lirë” dhe “burimi i hapur” +përshkruajnë të njëjtën kategori software-i, pak a shumë, por thonë gjëra të +ndryshme mbi software-in, dhe mbi vlerat. Projekti GNU vazhdon të përdorë +termin “software i lirë”, për të shprehur idenë që rëndësi ka +liria, jo teknologjia.

+ +

Provojeni!

+

+Aforizmi i Yoda-s (“Nuk ka ‘provoje’”) tingëllon i +qëruar, por nuk funksionon për rastin tim. Shumicën e punës time e kam bërë +duke qenë në ankth nëse do t’ia dilja dot apo jo, dhe i pasigurt nëse do të +mjaftonte për të përmbushur qëllimin, edhe nëse ia dilja. Por, sido që qe, +e provova, sepse mes qytetin dhe kuçedrës nuk kish njeri tjetër veç meje. +Duke befasuar vetveten, ca herë dola me sukses.

+

+Ndonjëherë nuk ia dola dot; ca nga qytetet e mia ranë. Mandej gjeta tjetër +qytet të kërcënuar, dhe u bëra gati për një tjetër betejë. Gjatë kësaj kohe +mësova të shoh për rreziqe dhe të vë veten mes tyre dhe qytetit tim, duke u +bërë thirrje hackers-ëve të tjerë të bëhen me mua.

+

+Sot, shpesh, nuk jam i vetmi. Lehtësohem dhe gëzohem kur shoh një regjiment +hacker-ësh që hapin llogore për mbajtjen e frontit, dhe e kuptoj që +ky qytet mund të mbijetojë—tani për tani. Por rreziqet janë përvit e +më të mëdhenj, dhe tani Microsoft-i e ka vënë shprehimisht në shënjestër +bashkësinë tonë. Nuk mund ta marrin të mirëqenë të ardhmen e lirisë. Mos e +merrni të mirëqenë! Po qe se doni ta ruani lirinë tuaj, duhet të jeni të +përgatitur ta mbroni.

+ +
+ + +
+ + + + + + + + + diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/who-does-that-server-really-serve.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/who-does-that-server-really-serve.html new file mode 100644 index 0000000..d1feb4c --- /dev/null +++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/who-does-that-server-really-serve.html @@ -0,0 +1,504 @@ + + + + + + +Kujt i Shërben Në të Vërtetë Ai Shërbyes? - Projekti GNU - Free Software +Foundation + + + +

Kujt i shërben në të vërtetë ai shërbyes?

+ +

nga Richard Stallman

+ +

(Versioni i parë u botua në +Boston Review.)

+ +

Në Internet, software-i pronësor s’është mënyra e vetme për të +humbur lirinë tuaj. Shërbime si Zëvendësim Software-i, (ose SaaSS), është +një tjetër mënyrë për t’i dhënë dikujt pushtet mbi punimin tuaj me +kompjuter.

+ +

Thelbi është se mund të keni kontroll mbi një program të shkruar nga dikush +tjetër (nëse është i lirë), por s’mund të keni kurrë kontroll mbi një +shërbim që e xhiron dikush tjetër, ndaj mos përdorni kurrë një shërbim atje +ku, në parim, një program do të mbaronte punë.

+ + +

SaaSS do të thotë të përdorësh një shërbim të sendërtuar nga dikush tjetër, +si zëvendësim të xhirimit të kopjes tuaj të një programi. Termi është i +yni; nuk kanë për ta përdorur artikuj dhe reklama, dhe nuk do t’ju rrëfejnë +nëse një shërbim është apo jo SaaSS. Në vend të kësaj, ka gjasa të përdorin +termin e vagullt dhe shpërqendrues “cloud” (“re”), +me të cilin futen në një thes SaaSS-i tok me praktika të tjera të ndryshme, +disa abuzive dhe disa jo. Me shpjegimin dhe shembujt e kësaj faqeje, mund +të kuptoni nëse një shërbim është apo jo SaaSS.

+ +

Kuadër Më i Përgjithshëm: Si Ju Heq Lirinë Software-i Pronësor

+ +

Teknologjia dixhitale mund t’ju japë liri; por mundet edhe t’ua heqë +lirinë. Kërcënimi i parë ndaj kontrollit tonë mbi punimin me kompjuter +erdhi nga software-i pronësor: software të cilin përdoruesit nuk e +kontrollojnë dot, ngaqë e kontrollon i zoti (një kompani si Apple ose +Microsoft). I zoti shpesh përfiton nga ky pushtet jo i drejtë, duke futur +veçori dashakeqe, f.v. spyware, deriçka, dhe Administrim Dixhital të Kufizimeve +(DRM) (i quajtur “Administrim Dixhital të Drejtash” në +propagandën e tyre).

+ +

Zgjidhja jonë për këtë problem është zhvillimi i software-it të +lirë dhe mospranimi i software-it pronësor. Software-i i lirë do të +thotë që ju, si përdorues, keni katër liri themelore: (0) ta xhironi +programin si të keni qejf, (1) ta studioni dhe ndryshoni kodin burim që +të bëjë atë që keni qejf, (2) të rishpërndani kopje ekzakte, dhe +(3) të rishpërndani kopje të versioneve tuaj të modifikuar. (Shihni përkufizimin e software-it të lirë.)

+ +

Me software-in e lirë, ne, përdoruesit, rifitojmë kontrollin mbi punimin me +kompjuter. Software-i pronësor prapë ekziston, por ne mund ta përjashtojmë +nga jeta jonë dhe shumë prej nesh e kanë bërë. Por tani na ofrohet një +tjetër rrugë joshëse për të hequr dorë nga kontrolli mbi punimin tonë me +kompjuter: Shërbim si Zëvendësim Software-i (SaaSS). Për hir të lirive +tonë, na duhet ta hedhim tej edhe këtë.

+ +

Si Ju Heq Lirinë Shërbimi si Zëvendësim Software-i

+ +

Shërbimi si Zëvendësim Software-i (SaaSS) do të thotë përdorimi i një +shërbimi si zëvendësim i xhirimit të kopjes tuaj të një programi. +Konkretisht, do të thotë që dikush rregullon një shërbyes rrjeti që kryen +një punë që mund të bëhet me kompjuter — për shembull, modifikim i një +fotoje, përkthim teksti në një gjuhë tjetër, etj. — dhe mandej fton +përdorues ta bëjnë përmes atij shërbyesi. Një përdorues i shërbyesit do t’i +dërgonte të dhënat e veta te shërbyesi, që kryen në vend të tij këtë +punë mbi të dhënat e furnizuara, dhe mandej i dërgon përfundimet te +përdoruesi ose vepron drejtpërsëdrejti në këmbë të tij.

+ +

Kryerja bëhet në vend të tij ngaqë, presupozohet, ai do të mundej, +në parim, ta bënte duke xhiruar një program në kompjuterin e vet +(pavarësisht faktit nëse ka apo jo në kohën e dhënë një program të tillë të +gatshëm për përdoruesin). Për rastet kur ky presupozim s’është i vërtetë, +s’bëhet fjalë për SaaSS.

+ +

Këta shërbyes ua rrëmbejnë kontrollin përdoruesve edhe më pakthyeshëm se sa +software-i pronësor. Me software-in pronësor, përdoruesit zakonisht marrin +një kartelë të ekzekutueshme programi, por jo kodin burim. Kjo e bën të +vështirë studimin e kodit që xhirohet, ndaj është e vështirë të përcaktohet +se ç’bën në të vërtetë programi, dhe e vështirë të ndryshohet.

+ +

Me SaaSS-in, përdoruesit nuk ka as kartelën e ekzekutueshme të programit që +bën punën për ta: programi gjendet në shërbyesin e dikujt gjetkë, ku +përdoruesit s’mund ta shohin apo të fusin duart. Ndaj për ta është e +pamundur të sigurohen se çfarë bën në të vërtet, dhe e pamundur ta +ndryshojnë.

+ +

Për më tepër, SaaSS shpie automatikisht në pasoja të njëvlershme me veçoritë +dashakeqe të disa prej software-it pronësor.

+ +

Për shembull, disa programe pronësorë janë “spyware”: programi + dërgon të dhëna mbi +veprimtari kompjuterike të përdoruesve. Microsoft Windows dërgon te +Microsoft-i të dhëna mbi veprimtaritë e përdoruesve. Windows Media Player +raporton se çfarë sheh apo dëgjon çdo përdorues. Amazon Kindle raporton se +cilat faqe të librave shohin përdoruesit, dhe ku. Angry Birds raporton +historik gjeovendndodhjeje të përdoruesit.

+ +

Ndryshe nga software-i pronësor, SaaSS-i nuk kërkon kod mbulesë për të +përfituar të dhëna të përdoruesit. Në vend të kësaj, përdoruesit duhet të +dërgojnë të dhëna të tyret te shërbyesi që të mund ta përdorin. Kjo ka të +njëjtin efekt si spyware-i: operatori i shërbyesit merr të dhënat — pa +mundim të veçantë, nga vetë natyra e SaaSS-it. Amy Webb, që kurrë nuk kish +në mendje të postonte ndonjë foto të së bijës, bëri gabimin e përdorimit të +një SaaSS-i (Instagram) për përpunim të fotove të saj. Dhe më pas +fotot rrodhën prej andej në internet. +

+ +

Teorikisht, fshehtëzimi homomorfik një ditë mund të përparojë deri në atë +pikë sa shërbime SaaSS të ardhshme të mund të ndërtohen për të qenë të +paafta të kuptojnë disa nga të dhënat që përdoruesit dërgojnë në ta. +Shërbime të tilla mundet të rregullohen për të mos futur hundët te +përdoruesit; kjo nuk do të thotë ama që nuk do të futen hundët.

+ +

Disa sisteme operative kanë deriçka të pasme universale, që i lejojnë dikujt +të instalojë që nga larg ndryshime software-i. Për shembull, Windows ka një +të tillë përmes të cilës Microsoft-i mundet të ndryshojë me detyrim çfarëdo +software-i në makinë. Thuajse krejt telefonat portativë kanë të tilla +gjithashtu. Deriçka universale kanë edhe disa aplikacione pronësore; për +shembull, klienti Steam për GNU/Linux i lejon programuesit të instalojë që +nga larg versione të modifikuara.

+ +

Me SaaSS-in, operatori i shërbyesit mund të ndryshojë software-in në +përdorim te shërbyesi. Do të duhej të qe në gjendje ta bëjë këtë, ngaqë +është kompjuteri i tij; përfundimi ama është i njëjtë si me përdorimin e një +programi aplikacioni pronësor me deriçkë universale: dikush ka fuqinë të +imponojë heshtazi ndryshime se si përdoruesi kryen punimin me kompjuter .

+ +

Ndaj, SaaSS-i është i barasvlershëm me xhirim software-i pronësor me +spyware dhe deriçkë universale. I jep operatorit të shërbyesit +fuqi të padrejtë mbi përdoruesin, dhe kjo fuqi është diçka të cilës duhet +t’i rezistojmë.

+ +

SaaSS dhe SaaS

+ +

Fillimisht kësaj praktike problematike iu referuam si “SaaS”, që +do të thotër “Software as a Service” - Software si Shërbim. +Është një term i përdorur rëndom për ujdisjen e një software-i në një +shërbyes, në vend të ofrimit të kopjeve të tij përdoruesve, dhe menduam se +përshkruante në mënyrë të përpiktë rastet kur ndodh ky problem.

+ +

Më pas vumë re se termi SaaS ndonjëherë përdoret për shërbime komunikimi +— veprimtari për të cilat kjo çështje nuk ka vend. Veç kësaj, termi +“Software-i si Shërbim” nuk shpjegon pse praktika është +e keqe. Ndaj sajuam termin “Shërbim si Zëvendësim Software-i”, +që i përkufizon më qartë praktikat e dëmshme dhe e shpreh se ku qëndron e +keqja.

+ +

Ndarja e Çështjes së SaaSS-it nga Çështja e Software-it Pronësor

+ +

SaaSS-i dhe software pronësor shpien në përfundime të dëmshme të ngjashme, +por mekanizmat janë të ndryshëm. Me software-in pronësor, mekanizmin e +përbën pasja dhe përdorimi i një kopje e cila është e vështirë dhe/ose e +paligjshme të ndryshohet. Me SaaSS-in, nuk e keni kopjen që kryen +përllogaritjet për ju.

+ +

Këto dy çështje shpesh ngatërrohen, dhe jo vetëm padashur. Zhvilluesit Web +përdorin termin e vagullt “aplikacion web” për të vënë në një +thes software shërbyesi tok me programe të xhiruar në makinën tuaj përmes +shfletuesit tuaj. Disa faqe web instalojnë në shfletuesin tuaj programe +JavaScript jo më triviale, madje të mëdhenj, pa ju informuar fare. Kur këto programe JavaScript janë jo +të lira, ato shkaktojnë të njëjtën lloj padrejtësie si çfarëdo software +tjetër jo i lirë. Këtu, ama, problemin e kemi me çështjen e përdorimit të +shërbimit në vetvete.

+ +

Shumë përkrahës të software-it të lirë mendojnë se problemi i SaaSS-it do të +zgjidhet duke zhvilluar software të lirë për shërbyesit. E mira e +operatorit të shërbyesit është që programet në shërbyes më mirë të ishin të +lirë; nëse janë pronësorë, zhvilluesit/të zotët e tyre kanë pushtet mbi +shërbyesin. Kjo është e padrejtë kundrejt operatorit të shërbyesit, dhe nuk +i ndihmon fare përdoruesit e shërbyesit. Por nëse programet në shërbyes +janë të lirë, kjo nuk i mbron përdoruesit e shërbyesit nga efektet +SaaSS. Këto programe çlirojnë operatorin e shërbyesit, por jo përdoruesit e +shërbyesit.

+ +

Hedhja në qarkullim e kodit burim të software-it të shërbyesit është me +përfitim për bashkësinë: u bën të mundur përdoruesve me aftësitë e duhura të +ndërtojnë shërbyes të ngjashëm, ndoshta edhe duke e ndryshuar software-in. + Rekomandojmë përdorimin e +GNU Affero GPL-së si licencën për programe të përdorur shpesh në +shërbyes.

+ +

Por asnjë prej këtyre shërbyesve nuk do t’ju jepte kontroll mbi +përllogaritjet që bëni në të, veç në qoftë shërbyesi juaj (një i +tillë për të cilin kontrolloni software-in që xhiron, pavarësisht nëse +makina është pronë e juaja apo jo). Mund të mos ketë problem t’i besoni +shërbyesit të një miku për disa punë, ashtu siç mund të lini shokët tuaj të +mirëmbajnë software-in në kompjuterin tuaj. Jashtë kësaj shtrirjeje, krejt +shërbyesit nga ju duhen konsideruar SaaSS. SaaSS-i përherë ju nënshtron +ndaj pushtetit të operatorit të shërbyesit, dhe kura e vetme është: Mos +përdorni SaaSS! Mos përdorni shërbyesin e dikujt tjetër për të bërë +përllogaritjet tuaja mbi të dhëna që i furnizoni ju vetë.

+ +

Kjo çështje demonstron thellësinë e dallimit mes “burimit të +hapur” dhe “software-it të lirë”. Kodi burim që është +burim i hapur është, thuajse +përherë, i lirë. Megjithatë, ideja e një shërbimi “software-i me burim +të hapur”, duke nënkuptuar një për të cilin software-i i +shërbyesit është me burim të hapur dhe/ose i lirë, dështon t’i japë zgjidhje +çështjes së SaaSS-it.

+ +

Shërbimet janë në thelb të ndryshme nga programet, dhe çështjet etike që +shpërfaqin shërbimet janë në thelb të ndryshme nga çështjet që shpërfaqin +programet. Për të shmangur ngatërrimin, e shmangim +përshkrimin e një shërbimi si “të lirë” ose +“pronësor.”

+ +

Bërja e Dallimit Mes SaaSS-it dhe Shërbimeve të Tjera Rrjeti

+ +

Cilat shërbime internetore janë SaaSS? Shembulli më i qartë është një +shërbim përkthimi, i cili përkthen tekst (le të themi) Anglisht në tekst +Spanjisht. Përkthimi i një teksti për ju është një akt kompjuterik që ju +takon thjesht juve. Mund ta bënit duke xhiruar një program në kompjuterin +tuaj, vetëm të kishit programin e duhur. (Për të qenë etik, ky program do +të duhej të ishte i lirë.) Shërbimi i përkthimit e zëvendëson këtë program, +pra është një Shërbim si Zëvendësim Software-i, ose SaaSS. Ngaqë ju mohon +kontrollin mbi punimin tuaj në kompjuter, ju bën dëm.

+ +

Një tjetër shembull është përdorimi i një shërbimi si Flickr apo Instagram +për të modifikuar një foto. Modifikimi i fotove është një veprimtari që +njerëzit kanë me dhjetëra vjet që e bëjnë në kompjuterat e tyre; bërja tani +në një shërbyes që nuk e kontrolloni, në vend se në kompjuterin tuaj, përbën +SaaSS.

+ +

Të mos pranosh SaaSS nuk do të thotë të refuzosh të përdorësh çfarëdo +shërbyesi rrjeti të xhiruar nga kushdo tjetër veç jush. Shumica e +shërbyesve nuk janë SaaSS, ngaqë punët që bëjnë janë një lloj komunikimi, në +vend se përllogaritje në këmbë të përdoruesit.

+ +

Ideja origjinale për shërbyesit web nuk qe të bënin përllogaritje për ju, qe +botimi i të dhënave për ju, që të mund t’i përdorni. Madje edhe sot, kjo +është ajo çka bëjnë shumica e sajteve, dhe nuk shtrohet problemi SaaSS, +ngaqë përdorimi i informacioneve të botuara të dikujt nuk përbën kryerje +përllogaritjesh në këmbë të tij. Dhe i tillë s’është as përdorimi i një +blogu për të botuar vepra tuajat, apo përdorimi i një shërbimi mikroblogimi +si Twitter ose StatusNet. (Këto shërbime mund të kenë ose jo probleme të +tjera, në varësi të hollësive që merren në shqyrtim.) E njëjta gjë vlen +edhe për komunikime të tjera që nuk janë konceptuar për të qenë private, +b.f. grupe fjalosjesh.

+ +

Në thelbin e saj, lidhja përmes rrjetesh shoqërore është një formë botimi +dhe komunikimi, jo SaaSS. Sidoqoftë, një shërbim që përbërëse bazë ka +lidhjen mes një rrjeti shoqëror, mund të ketë veçori ose zgjerime që janë +SaaSS.

+ +

Nëse një shërbim s’është SaaSS, kjo nuk do të thotë që kaq qe, jemi në +rregull. Ka çështje të tjera etike rreth shërbimeve. Për shembull, +Facebook-u përdor Flash për videot, çka i shtyn me zor përdoruesit të +përdorin software jo të lirë; lyp xhirim në kompjuterin tuaj kodi JavaScript +jo të lirë; dhe u jep përdoruesve një përshtypje të shtrembër privatësie, +ndërkohë që i josh ata t’i shfaqin Facebook-ut lakuriq jetën e tyre. Këto +janë probleme të rëndësishme, të ndryshme nga problemi SaaSS. +

+ +

Shërbime të tillë si motorët e kërkimeve grumbullojnë të dhëna nga anembanë +web-i dhe ju lejojnë t’i merrni në shqyrtim. Këqyrja e koleksioneve të tyre +të të dhënave s’është e njëjtë me përllogaritje që do të bënit ju, në +kuptimin e rëndomtë të fjalës — atë koleksion nuk e furnizuat ju +— ndaj përdorimi i atij shërbimi për të bërë kërkime në internet nuk +është SaaSS. Por, përdorimi i shërbyesit të dikujt tjetër për të sendërtuar +funksione kërkimi për sajtin tuaj është SaaSS.

+ +

Blerjet internetore nuk përbëjnë SaaSS, ngaqë përllogaritjet nuk janë +veprimtari e juaja; ato kryhen në bashkëpunim me ju dhe për ju, nga +ju dhe dyqani. Problemi i vërtetë me blerjet internetore është t’ua besoni +apo jo palëve të tjera paratë tuaja dhe të tjera të dhëna personale (duke +filluar me emrin tuaj).

+ +

Sajte depozitimesh, të tillë si Savannah dhe SourceForge nuk janë nga natyra +SaaSS, ngaqë puna e një depoje është botimi i të dhënave që i furnizohen.

+ +

Përdorimi i shërbyesve të një projekti të përbashkët s’është SaaSS, ngaqë +përllogaritjet që bëhen në këtë mënyrë, s’ju përkasin juve. Për shembull, +nëse përpunoni faqe në Wikipedia, nuk bëni përllogaritje tuajat; në vend të +kësaj, po bashkëpunoni në përllogaritje të Wikipedia-s. Wikipedia ka +kontrollin e shërbyesve të vet, por entet, dhe po ashtu edhe personat +individualë, problemin e SaaSS-it e hasin nëse kryejnë në shërbyesin e +dikujt atë që mund ta bënin në kompjuterin e tyre.

+ +

Disa sajte ofrojnë shumë shërbime njëherësh, dhe nëse njëri s’është SaaSS, +tjetri mund të jetë. Për shembull, shërbimi kryesor i Facebook-ut +përfaqëson lidhjet përmes një rrjeti shoqëror, dhe kjo nuk është SaaSS; +megjithatë ai mbulon aplikacione nga palë të treta, disa prej të cilave +përbëjnë SaaSS. Shërbimi kryesor që bën Flickr's është shpërndarja e +fotove, që nuk përbën SaaSS, por ai ka edhe veçori për përpunim fotosh, çka +është SaaSS. Po njësoj, përdorimi i Instagramit për postimin e një fotoje, +nuk përbën SaaSS, por përdorimi i tij për të transformuar foton është SaaSS.

+ +

Google Docs tregon se sa i ndërlikuar mund të bëhet vlerësimi i një shërbimi +të caktuar. Në të, njerëzit ftohen të përpunojnë një dokument përmes +xhirimit të një programi jo të +lirë JavaScript, të madh, haptazi gabim. Megjithatë, ai ofron një API +për ngarkim dhe shkarkim dokumentesh në formate standard. Një përpunues +tekstesh që është software i lirë mund ta bëjë këtë përmes kësaj API. Ky +skenar nuk përbën SaaSS, ngaqë e përdor Google Docs thjesht si një depo të +rëndomtë. Shfaqja e krejt të dhënave tuaja një kompanie është e dëmshme, +por kjo hyn te privatësia, jo te SaaSS; të qenët i varur nga një shërbim për +të hyrë në të dhënat personale është i dëmshëm, por këtu bëhet fjalë për +rreziqe, jo për SaaSS. Nga ana tjetër, përdorimi i shërbimit për shndërrim +formatesh dokumentesh është SaaSS, ngaqë është diçka që do të mund +ta bënit duke xhiruar një program të përshtatshëm (të lirë, shpresohet) në +kompjuterin tuaj.

+ +

Përdorimi i Google Docs përmes një përpunuesi të lirë është i rrallë, +sigurisht. Në shumicën e rasteve, njerëzit e përdorin përmes programit +JavaScript jo të lirë, që është i dëmshëm si cilido program jo i lirë. Ky +skenar mund të evoluojë drejt SaaSS-i, gjithashtu; kjo varet se cila pjesë e +përpunimit kryhet në programin JavaScript dhe cila pjesë në shërbyes. Nuk e +dimë, por ngaqë SaaSS-i dhe software-i pronësor i bëjnë dëm të ngjashëm +përdoruesit, s’është kyçe ta dimë.

+ +

Botimi i diçkaje përmes depos së dikujt tjetër nuk sjell në lojë probleme +privatësie, por botimi përmes Google Docs ka një problem special: është e +pamundur madje të shihet teksti i një dokumenti Google Docs në një +shfletues pa xhiruar kod JavaScript jo të lirë. Ndaj, s’duhet të përdorni +Google Docs për të botuar gjë — por arsyeja nuk hyn te SaaSS-i.

+ +

Industria TI i shkurajon përdoruesit të bëjnë këto dallime. Për këtë +shërben fjala në modë “cloud computing”. Ky term është kaq +nebuloz sa që mund t’i referohet thuajse çfarëdo përdorimi të Internetit. +Përfshin SaaSS, si dhe mjaft praktika të tjera përdorimi të rrjeteve. Në +çfarëdo konteksti të dhënë, gjasat janë që, një autor që shkruan +“cloud” (në qoftë person teknik), të ketë në mendje një +domethënie specifike, por zakonisht nuk shpjegon që në artikuj të tjetër +termi ka domethënie të tjera specifike. Termi i shpie njerëzit të bëjnë +përgjithësime mbi praktika të cilat do të duhej t’i shqyrtonin tek e tek.

+ +

Nëse “cloud computing” ka një kuptim, ky nuk është ndonjë mënyrë +e kryerjes së përllogaritjeve, por një rrugë të menduari rreth +përllogaritjeve: një trajtim moskokëçarës që thotë, “Mos pyet. Mos u +bëj merak se kush i kontrollon përllogaritjet tuaja ose kush i mban të +dhënat tuaja. Mos kontrollo për karrem të fshehur brenda shërbimit tonë, +përpara se ta përtypni. Besojuni pa ngurrim kompanive.” Me fjalë të +tjera, “Jini leshko.” Mjegulla në mendje është pengesë për të +menduarit e qartë. Për hir të të menduarit të qartë rreth përllogaritjeve, +le ta shmangim termin “cloud.”

+ +

Marrja Me Qera e një Shërbyesi Që Ndryshon Nga SaaSS-i

+ +

Nëse merrni me qira një shërbyes (real apo virtual), mbi ngarkesën software +të të cilit keni kontrollin, këtu nuk kemi SaaSS. Në SaaSS, dikush tjetër +vendos se çfarë software-i xhiron në shërbyes dhe prandaj kontrollon +përllogaritjet që ai bën për ju. Në rastin kur instaloni software në +shërbyes, se ç’përllogaritje bën ky për ju, e kontrolloni ju. Ndaj, +shërbyesi i marrë me qira është në fakt kompjuter i juaji. Për këtë +çështje, merret si i juaji.

+ +

dhënat në shërbyes të largët të marrë me qira janë më pak të +sigurta se sa po ta kishit shërbyesin në shtëpi, por kjo është një çështje +më vete nga SaaSS.

+ +

Kjo lloj dhënie me qira e shërbyesit quhet ndonjëherë “IaaS”, por ky term +hyn në një strukturë konceptuale që i minimizon problemet të cilat i +konsiderojmë të rëndësishme.

+ +

Trajtimi i Problemit SaaSS

+ +

Vetëm një pjesë e vogël e krejt sajteve realizojnë SaaSS; për shumicën nuk +shtrohet problemi. Por ç’duhet të bëjmë me ata për të cilët shtrohet?

+ +

Për rastin e thjeshtë, kur bëni përllogaritje mbi të dhëna që i keni vetë në +dorë, zgjidhja është e thjeshtë: përdorni kopjen tuaj të një aplikacioni +software të lirë. Bëni përpunim tekstesh me kopjen tuaj të një përpunuesi +të lirë tekstesh, të tillë si GNU Emacs ose një fjalëpërpunues i lirë. Bëni +përpunim fotosh tuajat me kopjen tuaj të një software të lirë, të tillë si +GIMP. Po kur nuk ka program të lirë? Një program pronësor ose SaaSS-i do +t’ju hiqte lirinë, ndaj s’duhet t’i përdorni. Mund të kontribuoni me kohë +ose me para që të zhvillohet një zëvendësim i lirë i tij.

+ +

Po për bashkëpunim me individë të tjerë si një grup? Hëpërhë mund të jetë e +zorshme të bëhet kjo pa përdorur një shërbyes, dhe grupi juaj mund të mos +dijë si të xhirojë shërbyesin e vet. Nëse përdorni shërbyesin e dikujt +tjetër, të paktën mos i besoni një shërbyesi të xhiruar nga një kompani. +Një kontratë e thjeshtë klienti nuk është mbrojtje, veç nëse mund të kapni +një shkelje dhe vërtet mundeni të paditni, dhe gjasat janë që kompania e +shkruan kontratën për të lejuar një gamë të gjerë abuzimesh. Shteti, nën +kërcënimin e ndjekjes ligjore, mund t’i kërkojë kompanisë të dhënat tuaja +dhe të kujtdo tjetër, ashtu siç ka bërë Obama me kompani telefonike, duke +hamendësuar që kompania nuk e bën këtë vullnetarisht, ashtu si kompanitë +telefonike të ShBA-ve që përgjuan ilegalisht klientët e tyre për Bush-in. +Nëse duhet të përdorni një shërbyes, përdorni një shërbyes operatori i të +cilit ju jep një bazë besueshmërie tej marrëdhënies së thjeshtë komerciale.

+ +

Sidoqoftë, në shtrirje më të gjatë kohore, mund të krijojmë alternativa ndaj +përdorimit të shërbyesve. Për shembull, mund të krijojmë një program +peer-to-peer përmes të cilit bashkëpunëtorët të mund të shkëmbejnë +të dhëna të fshehtëzuara. Bashkësia e software-it të lirë duhet të +zhvillojë zëvendësime peer-to-peer për “aplikacione +web” të rëndësishme. Hedhja e tyre në qarkullim nën licencën GNU Affero GPL mund të ishte +veprim i mençur, ngaqë do të ishin kandidatë për shndërrim nga dikush tjetër +në programe me bazë shërbyes. Projekti GNU kërkon +vullnetarë për të punuar për zëvendësime të tilla. Ne i ftojmë edhe +projektet e tjera të software-it të lirë ta shohin këtë problem në +strukturat e tyre.

+ +

Ndërkohë, nëse një kompani ju fton të përdorni shërbyesit e saj për të kryer +punë tuajat me përllogaritje, mos u dorëzoni; mos përdorni SaaSS. Mos blini +apo instaloni “thin clients”, që janë thjesht kompjutera kaq të +dobët sa ju bëjnë të kryeni punën tuaj reale në një shërbyes, veç në i +përdorshi me shërbyesin tuaj. Përdorni një kompjuter tuajin dhe +mbajini të dhënat tuaja aty. Kryejeni punën me kopjen tuaj të një programi +të lirë, për hir të lirisë.

+ +

Shihni edhe:

+

E meta të Cilën +Askush S’është Lejuar Ta Kuptojë.

+ +
+ + +
+ + + + + + + + + diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/why-gnu-linux.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/why-gnu-linux.html new file mode 100644 index 0000000..4df3551 --- /dev/null +++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/why-gnu-linux.html @@ -0,0 +1,284 @@ + + + + + + +Pse GNU/Linux? - Projekti GNU - Free Software Foundation + + + +

Ç’përmban Emri?

+ +

by Richard Stallman

+ +
+

Për të mësuar më tepër rreth kësaj çështje, mund të lexoni GNU/Linux FAQ, faqen tonë mbi Linux-in dhe Projektin GNU, që jep një +historik të sistemit GNU/Linux e ku përmendet kjo puna e emrit, dhe faqen +tonë mbi Përdorues të +GNU-së Që Nuk Kanë Dëgjuar Kurrë Për GNU-në. + +

+
+ +

+Emrat përcjellin kuptime; zgjedhja jonë e emrave përcakton domethënien e +atyre që themi. Një emër i papërshtatshëm u jep njerëzve idenë e gabuar. +Një trëndafil, edhe me çfarëdo emri tjetër, do të kishte po atë aromë të +këndshme—por po e quajtët penë, njerëzit do të zhgënjehen kur të +provojnë të shkruajnë me të. Dhe po i quajtët penat +“trëndafila”, njerëzit mund të mos kuptojnë se për çfarë hyjnë +në punë. Po e quajtët sistemin tonë operativ Linux, kjo përcjell një ide të +gabuar të origjinës së sistemit, historikut dhe qëllimit të tij. Po e +quajtët GNU/Linux, kjo përcjell (por +jo edhe aq hollësisht) një ide më të saktë.

+

+A ka vërtet rëndësi për bashkësinë tonë kjo? A ka rëndësi nëse e dinë a jo +njerëzit origjinën e sistemit, historikun dhe qëllimin e tij? Po—ngaqë +njerëzit që harrojnë historinë shpesh janë të dënuar ta përsërisin atë. +Bota e Lirë që është zhvilluar rreth GNU/Linux nuk e ka të garantuar +mbijetesën; problemet që na shpunë drejt zhvillimit të GNU-së nuk janë +eleminuar krejtësisht, dhe na kërcënojnë me kthimin e tyre.

+ +

+Kur shpjegoj pse është e saktë të quhet sistemi operativ GNU/Linux në vend +se Linux, njerëzit ngandonjëherë përgjigjen kështu:

+ +

+ Duke pranuar që Projekti GNU meriton hakën për këtë vepër, a ia vlen +zhurma në rastet kur njerëzit nuk ia japin hakën? A nuk është gjëja e +rëndësishme fakti që puna u bë, jo kush e bëri? Rehatohuni, krenohuni me +punën e mbaruar bukur, dhe mos çani kryet për hakën. +

+

+Kjo do të ishte këshillë e urtë, sikur gjendja të ishte e tillë—sikur +puna të qe kryer e të kish ardhur koha për t’u rehatuar. Sikur të qe e +vërtetë! Por sfidat bulojnë, dhe nuk është koha për ta marrë të ardhmen si +të garantuar. Forca e bashkësisë sonë është te përkushtimi ndaj lirisë dhe +bashkëpunimit. Përdorimi i emrit GNU/Linux është një mënyrë që njerëzit +t’i kujtojnë vetes dhe t’ua mësojnë edhe të tjerëve këto qëllime.

+ +

+Shkrimi i software-it të lirë të mirë mund të bëhet edhe pa pasur GNU-në në +mendje; shumë punë e mirë është bërë në emër të Linux-it gjithashtu. Por +termi “Linux”, qëkur u konceptua, është përshoqëruar me një +filozofi që nuk i përkushtohet lirisë së bashkëpunimit. Ngaqë emri po +përdoret gjithnjë e më shumë nga biznesi, do ta kemi edhe më shumë problem +ta bëjmë të lidhet me frymën e bashkësisë.

+ +

+Një sfidë e fortë i vjen të ardhmes së software-it të lirë nga prirja e +shoqërive që shpërndajnë “Linux” për shtim software-i jo të lirë +te GNU/Linux, në emër të leverdisë dhe +fuqisë. Këtë e bëjnë krejt zhvilluesit e shpërndarjeve komerciale të mëdha; +asnjë nuk e kufizon veten te software-i i lirë. Shumica e tyre s’i +identifikojnë qartë paketat jo të lira në shpërndarjet e tyre. Mjaft prej +tyre madje edhe zhvillojnë software jo të lirë dhe ia shtojnë atë +sistemit. Disa e teprojnë duke reklamuar sisteme “Linux” që +janë “licensed per seat”, çka i jep përdoruesit po aq liri sa +Microsoft Windows.

+ +

+Njerëzit përpiqen ta përligjin shtimin e software-it jo të lirë në emër të +“popullaritetit të Linux-it” — duke vlerësuar, në fakt, +popullaritetin mbi lirinë. Ndonjëherë kjo pranohet haptas. Për shembull, +Wired Magazine shkruante se Robert McMillan, kryeredaktor i Linux Magazine-s +“ka përshtypjen se zhvendosja drejt software-it me burim të hapur +duhet ushqyer nga vendime teknike, në vend se nga ato politike.” Dhe +CEO-ja i Caldera-s i ftoi +haptazi përdoruesit të hedhin tej +qëllimin e lirisë dhe më mirë të punojnë për “popullaritetin e +Linux-it”.

+ +

+Shtimi i software-it jo të lirë te sistemi GNU/Linux mund të rrisë popullaritetin, +nëse me popullaritet nënkuptohet numri i njerëzve që përdorin diçka prej GNU/Linux-it të ndërthurur me +software jo të lirë. Por në të njëjtën kohë, heshtazi bashkësia +nxitet të pranojë software-in jo të lirë si gjë të mirë, dhe të harrohet +synimi për liri. S’është mirë të shtosh shpejtësinë, kur s’rri dot brenda +rrugës.

+ +

+Kur “shtesa” jo e lirë është një librari apo mjet programimi, +mund të shndërrohet në grackë për zhvilluesit e software-it të lirë. Kur +shkruajnë software të lirë që varet nga paketa jo të lira, +software-i i tyre s’mund të jetë pjesë e një sistemi krejtësisht të lirë. +Në këtë mënyrë Motif-i dhe Qt-ja hodhën në grackë një sasi të madhe +software-i të lirë në të kaluarën, duke krijuar probleme, zgjidhja e të +cilëve hëngri vite. Motif-i mbeti deri diku problem, deri sa u vjetrua dhe +nuk përdorej më. Më vonë, sendërtimi jo i lirë i Java-s nga Sun pati efekt +të ngjashëm: Kurthin Java, për fat +të mirë, tani thuajse të ndrequr.

+ +

+Nëse bashkësia jonë vazhdon të shkojë në këtë drejtim, kjo do të mund ta +ridrejtonte të ardhmen e GNU/Linux-it +për nga një mozaik përbërësish të lirë dhe jo të lirë. Këtu e pesë vitet e +ardhshme, sigurisht do të kemi plot software të lirë; por nëse nuk +jemi të kujdesshëm, zor se do të jetë i përdorshëm pa ca software +jo të lirë, të cilin përdoruesit presin ta gjejnë aty. Po ndodhi kjo, +fushata jonë për liri do të ketë dështuar.

+ +

+Sikur hedhja në qarkullim e alternativave të lira të qe thjesht punë +programimi, zgjidhja e problemeve të ardhshme mund të bëhej më e lehtë, +dora-dorës që burimet e bashkësisë sonë shtohen. Por ne përballemi me +pengesa që rrezikojnë ta bëjnë atë më të vështirë: ligjet që ndalojnë +software-in e lirë. Me shtimin e patentave për software-in, dhe me +përdorimin e ligjeve të tillë si DMCA për të ndaluar zhvillimin e software-it të lirë për akte të +rëndësishme si parja e një DVD-je apo dëgjimi i një rrëkeze RealAudio, do ta +shohim vetveten pa një rrugë të qartë për të luftuar formate të fshehtë dhe +të patentuar të dhënash, përveçse të mos pranojmë programet jo të +lira që i përdorin ato.

+ +

+Përballimi i këtyre sfidave do të dojë shumë përpjekje llojesh të ndryshëm. +Por ajo që na duhet mbi të gjitha, për t’u ndeshur me çfarëdo lloj sfide, +është mbajtja mend e qëllimit të lirisë për bashkëpunim. Nuk mund të +presësh që dëshira e thjeshtë për software të fuqishëm, të +besueshëm, të motivojë njerëzit të bëjnë përpjekje të mëdha. Na duhet ajo +lloj vendosmërie që njerëzit e kanë kur luftojnë për lirinë e tyre dhe për +bashkësinë e tyre—vendosmërinë për të vazhduar me vite e për të mos +hequr dorë.

+ +

+Në bashkësinë tonë, ky qëllim dhe kjo vendosmëri burojnë kryesisht nga +Projekti GNU. Ne jemi ata që flasim për lirinë dhe bashkësinë si diçka për +të cilat duhet të jemi të palëkundur; entet që flasin për +“Linux”-in zakonisht nuk e thonë këtë. Revistat për +“Linux”-in zakonisht janë plot me reklama për software +jo të lirë; shoqëritë që paketojnë “Linux” i shtojnë sistemit +software jo të lirë; të tjera shoqëri “e mbështesin +Linux-in” duke zhvilluar aplikacione jo të lira që xhirojnë në +GNU/Linux; grupet e përdoruesve të “Linux-it” zakonisht ftojnë +përfaqësues shitjesh t’i demonstrojnë këto aplikacione. Vendi kryesor ku +njerëzit në bashkësinë tonë mund të hasin idenë e lirisë dhe vendosmërisë +është te Projekti GNU.

+ +

+Por kur njerëzit i hasin, do ta ndjejnë që ka lidhje me ta?

+ +

+Njerëzit që e dinë se po përdorin një sistem që ka dalë nga Projekti GNU +mund të pikasin një marrëdhënie të drejtpërdrejtë mes tyre dhe GNU-së. Nuk +do të pajtohen vetvetiu me filozofinë tonë, por të paktën do të shohin një +arsye për të menduar seriozisht rreth saj. Përkundrazi, njerëzit që e +konsiderojnë vetveten “përdorues të Linux-it”, dhe besojnë se +Projekti GNU “ përgatiti mjetet që dolën të dobishme në Linux”, +zakonisht perceptojnë vetëm një marrëdhënie të tërthortë mes tyre dhe +GNU-së. Ata thjesht mund ta shpërfillin filozofinë e GNU-së, kur e ndeshin.

+ +

+Projekti GNU është idealist, dhe cilido që nxit idealizëm sot përballet me +një pengesë të madhe: ideologjia sunduese i nxit njerëzit ta hedhin tej +idealizmin si “jopraktik”. Idealizmi ynë ka qenë tejet praktik: +është arsyeja pse kemi një sistem operativ të lirë, GNU/Linux. Njerëzit që e duan këtë +sistem do të duhej ta dinin që ai është idealizmi ynë i shndërruar në diçka +të prekshme.

+ +

+Sikur “puna” të kish mbaruar vërtet, sikur të mos bëhej fjalë +për gjë tjetër veç falënderimeve, ndoshta do të qe më e mençur të lihej të +tretej çështja. Por nuk jemi në atë pozicion. Për të frymëzuar njerëzit të +bëjnë punën që duhet bërë, kemi nevojë të njihet ajo që kemi bërë deri +këtu. Ju lutemi, na ndihmoni, duke e quajtur sistemin operativ GNU/Linux.

+ +
+

Kjo sprovë është botuar te Free +Software, Free Society: The Selected Essays of Richard +M. Stallman.

+ +
+ + +
+ + + + + + + + diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/words-to-avoid.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/words-to-avoid.html new file mode 100644 index 0000000..08af368 --- /dev/null +++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/words-to-avoid.html @@ -0,0 +1,1503 @@ + + + + + + +Fjalë Që Duhen Shmangur (ose Përdorur me Kujdes) Ngaqë Janë Me Spec ose +Ngatërruese - Projekti GNU - Free Software Foundation + + + +

Fjalë Që Duhen Shmangur (ose Përdorur me Kujdes) Ngaqë Janë Me Spec ose +Ngatërruese

+ +

+Ka një numër fjalësh dhe togfjalëshash që këshillojmë të shmangen, ose të +shmangen në disa kontekste të caktuara dhe për përdorime të caktuara. Disa +janë të dykuptimta ose qorrollisëse; të tjera vijnë prej këndvështrimesh me +të cilët nuk pajtohemi, dhe shpresojmë që të mos pajtoheni as ju.

+ +
+

Kini parasysh gjithashtu Kategori +Software-i të Lirë, Pse Duhet Quajtur +Swindle?

+
+ +

+“akses” | +“alternativ” | +“asete” | +“bllokues reklamash” | +“cloud computing” | +“content” | +“Digital Rights +Management” | +“dryna dixhitalë” | +“ekosistem” | +“falas” | +“FLOSS” | +“FOSS” | +“freeware” | +“Google” | +“haker” | +“i hapët” | +“i mbyllur” | +“industri software” | +“Internet Gjërash” | +“i passhëm lirisht” | +“komercial” | +“kompensim” | +“konsumator” | +“konsumo” | +“krijues” | +“licencuar sipas Creative +Commons” | +“mallra dixhitale” | +“mbrojtje” | +“model burimi” | + + +“modern” | +“monetizoni” | +“MP3 player” | +“ndarje me të tjerët (të dhëna +personale)” | +“në stil BSD-je” | +“PC” | +“Photoshop” | +“pirateri” | +“PowerPoint” | +“Produkt” | +“Pronar të Drejtash Kopjimi” | +“pronësi intelektuale” | +“RAND” | +“SaaS” | +“sharing economy” | +“shisni software” | +“sistem LAMP” | +“sistem Linux” | +“Skype” | +“software give away” | + + + +“terminal” | + + +“treg” | +“tregtues” + +“trusted computing” | +“vjedhje” | +

+ + + +

“Akses”

+ + +

+Është një keqkuptim i rëndomtë të mendohet se software i lirë do të thotë që +publiku të ketë “akses” te një program. S'është kjo ajo që do +të thotë software i lirë.

+

+Kriteri i të qenit software i lirë +nuk është se cili ka “akses” te programi; katër liritë +thelbësore lidhen me atë se çfarë i lejohet të bëjë me programin, një +përdoruesi që ka një kopje të tij. Për shembull, liria 2 thotë se +përdoruesi është i lirë të bëjë një kopje tjetër dhe t’jua japë ose t’jua +shesë. Por asnjë përdorues s’e ka detyrim ta bëjë këtë për ju; +s’keni ndonjë të drejtë t’i kërkoni cilitdo përdorues një kopje të +atij programi.

+

+Veçanërisht, nëse shkruani vetë një program dhe nuk ofroni kurrë një kopje +të tij për dikë tjetër, ai program është software i lirë, edhe pse në mënyrë +triviale, ngaqë çdo përdorues që ka një kopje gëzon katër liritë thelbësore +(meqë i vetmi përdorues i tillë jeni ju).

+

+Në praktikë, kur kopje të një programi kanë shumë përdorues, është e sigurt +që dikush do ta postojë në internet, duke e bërë të passhëm për këdo. Ne +mendojmë se njerëzit duhet ta bëjnë këtë, nëse programi është i dobishëm. +Por kjo s’është domosdoshmëri software-i të lirë.

+

+Ka një pikë specifike për të cilën çështja e pasjes së aksesit është +drejtpërsëdrejti e lidhur me software-in e lirë: licenca GNU GPL lejon t’i +jepet një përdoruesi të dhënë akses për shkarkimin e kodit burim të një +programi, si zëvendësim të dhënies atij përdoruesi një kopje materiale të +burimit. Kjo vlen për rastin e veçantë në të cilin përdoruesi e ka tashmë +një kopje të programit në një formë jo burim.

+ +

Në vend se me software-in e lirë, publiku ka akses te programi, ne +themi, me software-in e lirë, përdoruesi gëzon liritë themelore dhe +software-in e lirë, përdoruesit kanë kontroll mbi çka programi bën për +ta.

+
+ + + +

“Alternativ”

+ + +

+Ne nuk e përshkruajmë software-in e lirë si një “alternativë” +ndaj pronësorit, ngaqë kjo fjalë lë të nënkuptohet se krejt +“alternativat” janë legjitime dhe se çdo e tillë e re që shtohet +e bën më të mirë gjendjen për përdoruesit. Në të vërtetë, ajo nënkupton se +software-it të lirë i bie të bashkekzistojë me software që s’respekton +lirinë e përdoruesve.

+

+Ne besojmë se shpërndarja si software i lirë është e vetmja rrugë etike për +ta bërë software-in të passhëm për përdorim nga të tjerët. Metodat e tjera, +software jo i +lirë dhe Shërbim si +Zëvendësim Software-i i kthejnë përdoruesit e tyre në vasalë. Nuk +mendojmë se është mirë t’u ofrohen përdoruesve këto +“alternativa” kundrejt software-it të lirë. +

+ + + +

“Asete”

+ + +

+T’u referohesh veprave të botuara si “asete”, ose “asete +dixhitale”, është edhe më keq se sa t’i quash “content” — është të marrësh të +mirëqenë se për shoqërinë s’kanë vlerë tjetër veç vlerës komerciale.

+ + + +

“Bllokues reklamash”

+ + +

+Kur qëllimi i një programi është të bllokojë reklama, “bllokues +reklamash” është një term i mirë për të. Por shfletuesi GNU IceCat, +të themi, bllokon reklama që ndjekin përdoruesin, si pasojë masash më të +gjera për parandalim survejimi nga sajtet. Ky nuk është “bllokues +reklamash”, është mbrojtje nga survejimi.

+ + + +

“BSD-style”

+ + +

+Shprehja “licencë në stil BSD” shpie në konfuzion, ngaqë trajtohen njësoj licenca që kanë dallime të +rëndësishme. Për shembull, licenca origjinale BSD me klauzolën për +reklama është e papërputhshme me GNU General Public License, por licenca BSD +e rishikuar është.

+

+Për të shmangur konfuzionin, më e mira është të emërtohet licenca specifike për të cilën bëhet +fjalë dhe të shmanget termi i vagullt “BSD-style”.

+ + + +

“Cloud Computing”

+ + +

+Termi “cloud computing”1 +(ose thjesht “cloud” në kontekstin e punimit me kompjuter) është +një fjalë në modë, marketingu, pa ndonjë domethënie koherente. Përdoret për +një gamë veprimtarish të ndryshme nga njëra-tjetra, karakteristika e vetme e +përbashkët e të cilave është se përdorin Internetin për diçka më shumë se +shpërngulje kartelash. Prandaj, termi përhap konfuzion. Nëse të menduarit +tuaj e bazoni në të, ky do të jetë konfuz (ose, mund të thoshim, +“cloudy”2?). +

+ +

+Kur e sillni në mend, ose i përgjigjeni një pohimi që dikush tjetër ka bërë +duke përdorur këtë term, hapi i parë është të sqarohet tema. Për cilët +skenarë është pohimi? Cili term është i përshtatshëm, i qëruar për atë +skenar? Pasi të jetë formuluar qartë tema, atëherë bëhet i mundur të +menduarit koherent rreth tij. +

+ +

+Një nga shumë kuptimet e “cloud computing” është depozitimi dhe +ruajtja e të dhënave tuaja te shërbime në internet. Në shumicën e +skenarëve, kjo është marrëzi, ngaqë ju ekspozon ndaj survejimit. +

+ +

+Një tjetër kuptim (që pritet me të, por pa qenë e njëjta gjë) është Service as a +Software Substitute3, çka ju mohon +kontrollin mbi kompjuterin tuaj. S’duhet të përdorni kurrë SaaSS. +

+ +

+Një tjetër kuptim është dhënia me qira e një shërbyesi fizik të largët, ose +shërbyesi virtual. Këto praktika, në disa rrethana të dhëna, janë në +rregull. +

+ +

+Një tjetër kuptim është hyrja në shërbyesin tuaj prej pajisjes tuaj +celulare. Këtu nuk dalin çështje të veçanta etike. +

+ +

+Përkufizimi +NIST për "cloud computing" përmend tre skenarë që ngrenë çështje të +ndryshme etike: Software-i si Shërbim, Platforma si Shërbim, dhe +Infrastruktura si Shërbim. Por ai përkufizim nuk përputhet me përdorimin e +zakonshëm të termit “cloud computing”, ngaqë nuk përfshin +depozitimin e të dhënave në shërbime online. Software-i si +Shërbim, ashtu siç përkufizohet nga NIST, mbivendoset në mënyrë të +konsiderueshme me Shërbimin si Zëvendësim Software-i, i cili abuzon me +përdoruesit, por dy konceptet nuk janë të barasvlershëm. +

+ +

+Këto praktika punimi në kompjuter, të ndryshme nga njëra-tjetra, as që hyjnë +në të njëjtin diskutim. Mënyra më e mirë për të shmangur konfuzionin që +termi “cloud computing” përhap, është të mos përdoret termi +“cloud” kur bëhet fjalë për punim me kompjuter. Flisni për +skenarin që keni në mendje, dhe quajeni me një term specifik. +

+ +

+Ia vlen të shënohet që, edhe Larry Ellison, një zhvillues programesh +pronësorë, vë +re zbrazëtinë e termit “cloud computing”. Ai vendosi ta +përdorë termin, sido qoftë, ngaqë, si zhvillues software pronësor, s’është i +motivuar prej të njëjtave ideale si ne. +

+ + + +

“Digital Rights Management”

+ + +

+“Digital Rights Management”4 (shkurtuar si “DRM”) i referohet +mekanizmave teknikë të konceptuar për të imponuar kufizime mbi përdoruesit e +kompjuterave. Përdorimi i fjalës “rights” (të drejta) në këtë +term është propagandë, e konceptuar t’ju shpjerë pa e patur mendjen drejt +parjes së çështjes nga këndvështrimi i atyre pakëve që imponojnë kufizimet, +dhe shpërfilljes së atij të publikut të përgjithshëm mbi të cilin imponohen +këto kufizime.

+

+Ndër alternativa të mira përfshihen “Digital Restrictions +Management”5 dhe “pranga +dixhitale”.

+

+Ju lutemi, regjistrohuni që të përkrahni fushatën tonë për shfuqizimin e +DRM-së.

+ + + +

“Dryna Dixhitalë”

+ + +

+“Dryna dixhitalë” përdoret për t’iu referuar Administrimit +Dixhital të Kufizimeve nga dikush që e kritikon. Problemi me këtë term +është se ai nuk arrin të shpalosë të keqen e DRM-së. Personat që e adoptuan +termin, nuk e vranë dhe aq mendjen.

+

+Drynat s’janë doemos shtypës apo të këqij. Ka gjasa që të keni në zotërim +disa dryna, si dhe çelësat apo kodet për ta; mund t’i shihni si të dobishëm +ose të bezdisshëm, por nuk ju shtypin, sepse mund t’i hapni ose mbyllni si +doni. Në mënyrë të ngjashme, fshehtëzimin +e shohim të paçmueshëm për mbrojtjen e kartelave tona dixhitale. Ky, po +ashtu, është një lloj dryni dixhital kontrollin e të cilit e keni ju.

+

+DRM-ja është si një dry i vendosur mbi ju nga dikush tjetër, që refuzon t’ju +japë çelësin — me fjalë të tjera, njësoj si pranga. Ndaj, +metafora e duhur për DRM-në është “pranga dixhitale”, jo +“dry dixhital”.

+

+Një numër fushatash kundërshtimi kanë zgjedhur termin e pamend +“bllokime dixhitale”; që t’i vëmë gjërat në vijë, duhet të +këmbëngulim pa lëkundje për ndreqjen e këtij gabimi. FSF-ja mund ta +përkrahë një fushatë që i kundërvihet “drynave dixhitalë” nëse +pajtohemi për thelbin; megjithatë, kur deklarojmë përkrahjen tonë, e +zëvendësojmë haptazi termin me “pranga dixhitale” dhe e themi +pse.

+ + + +

“Ekosistem”

+ + +

+Është e pakëshillueshme të përshkruash bashkësinë e software-it të lirë, ose +çfarëdo bashkësie njerëzish, si një “ekosistem”, ngaqë fjala +nënkupton mungesën e gjykimit etik.

+ +

+Termi “ekosistem” sugjeron në mënyrë të heshtur një lloj +qëndrimi vëzhgues pa gjykim: mos pyet si, pse, çfarë, duhet të +ndodhë, thjesht studio dhe kupto çfarë ndodh. Në një +ekosistem, disa ente konsumojnë ente të tjerë. Në ekologji nuk pyetet nëse +është e drejtë që një buf të hajë një mi apo që një mi të hajë një farë, +thjesht vëzhgojmë se e bëjnë këtë. Popullatat e specieve shtohen ose mpaken +sipas kushteve; kjo as është mirë, as është gabim, është thjesht një dukuri +ekologjike, madje edhe kur shkon deri në zhdukjen e specieve.

+ +

+Përkundrazi, qeniet që bëjnë të vetin një qëndrim etik kundrejt asaj që i +rrethon, mund të vendosin të ruajnë gjëra që, pa ndërhyrjen e tyre, mund të +zhduken — bie fjala, shoqëria civile, demokracia, të drejtat e +njeriut, paqja, shëndeti publik, një klimë e qëndrueshme, ajër dhe ujë i +pastër, specie të rrezikuara, arte tradicionale… dhe liri të +përdoruesve të kompjuterit. +

+ + + +

“Falas”

+ + +

+Nëse doni të thoni se një program është software i lirë, ju lutemi, mos +thoni se mund të kihet “falas”. Ai term do të thotë pikërisht +“kundrejt një çmimi zero”. Software i lirë është punë lirie, jo +çmimi.

+

+Kopje software-i të lirë shpesh mund të kihen falas — për shembull, +duke i shkarkuar përmes FTP-së. Por software i lirë mund të kihet edhe +kundrejt një çmimi, në CD-ROM; më anë tjetër, kopje software-i pronësor ka +raste që jepen falas nëpër promocione, dhe disa paketa pronësore jepen +normalisht pa pagesë për disa përdorues.

+

+Për të shmangur konfuzionin, mund të thoni se programi mund të kihet si +“software i lirë”.

+ + + +

“FLOSS”

+ + +

+Termi “FLOSS”, që do të thotë “Free/Libre and Open Source +Software”, u sajua si një rrugë për të qenë asnjanës mes software-it +të lirë dhe burimit të hapur. Nëse synimi juaj është asnjanësia, +“FLOSS” është rruga më e mirë për të qenë asnjanës. Por nëse +doni të shpalosni se i dilni në krah lirisë, mos përdorni një term asnjanës.

+ + + +

“FOSS”

+ + +

+Termi “FOSS”, që do të thotë “Free and Open Source +Software”, u sajua si një rrugë për të qenë asnjanës mes software-it +të lirë dhe burimit të hapur, por nuk ia arrin vërtet kësaj. Nëse +synimi juaj është asnjanësia, “FLOSS” është më mirë. Por nëse +doni të shpalosni se i dilni në krah lirisë, mos përdorni një term asnjanës.

+ +

Në vend se FOSS, ne themi, software i lirë ose software i +lirë (libre).

+
+ + + +

“Freeware”6

+ + +

+Ju lutemi, mos e përdorni termin “freeware” si një sinonim për +“software i lirë”. Termi “freeware” përdorej shpesh +gjatë viteve ’80 për programe të hedhur në qarkullim vetëm në formën e të +ekzekutueshmit, pa mundësi për konsultim të kodit burim. Sot, për të, nuk +ka ndonjë përkufizim të veçantë të pranuar.

+

+Kur përdorni gjuhë të tjera nga anglishtja, ju lutemi, shmangeni huazimin e +termave të anglishtes, të tillë si “software i lirë” ose +“freeware”. Është më mirë të përkthehet termi “software i +lirë” në gjuhën tuaj.

+ +

+Duke përdorur një fjalë në gjuhën +tuaj, tregoni se po i referoheni vërtet lirisë dhe jo thjesht të bëni +papagallin për një koncept të huaj, misterioz, marketingu. Në fillim, +bashkëkombësve tuaj mundet t’u duket i huaj ose shqetësues referimi ndaj +lirisë, por sapo të shohin se nënkupton pikërisht atë që shpreh, ata do ta +kuptojnë vërtet se si është puna. +

+ + + +

“Google”

+ + +

+Ju lutemi, shmangeni përdorimin e termit “google” si folje, në +kuptimin e kërkimit për diçka në internet. “Google” është +thjesht emri i njërit prej shumë motorëve për kërkime. Këshillojmë të +përdorni termin “kërko në web” ose (në ca kontekste të tjera) +thjesht “kërko”. Përpiquni të përdorni një motor kërkimesh që +respekton privatësinë tuaj; DuckDuckGo +pretendon se nuk i gjurmon përdoruesit e vet. (Nuk ka ndonjë mënyrë për dikë +jashtë të verifikojë pretendime të këtij lloji.)

+ + + +

“Hacker”

+ + +

+Një hacker është dikush të cilit i shijon zgjuarsia +lojcake — jo doemos me kompjuterat. Programuesit në bashkësinë e +dikurshme MIT të +software-it të lirë në vitet ’60 dhe ’70 i referoheshin njëri-tjetrit si +hackers. Aty nga 1980, gazetarët që zbuluan bashkësinë e +hacker-ave, gabimisht e morën termin si të thoshte “thyes +sigurie”.

+ +

+Ju lutemi, mos e përhapni këtë gabim. Personat që çajnë sigurinë janë +“crackers”.

+ + + +

“I hapët”

+ + +

+Ju lutemi, shmangeni përdorimin e termit “i hapët” ose +“burim i hapët” si zëvendësim për “software i +lirë”. Këto terma i referohen një pozicioni të +ndryshëm të bazuar në vlera të tjera. Lëvizja e software-it të lirë +lufton për lirinë tuaj në punimin me kompjuter, si çështje drejtësie. +Jo-lëvizja e burimit të hapët nuk lufton për ndonjë gjë në këtë mënyrë.

+ +

Kur u referoheni pikëpamjeve të burimit të hapur, është e saktë të përdoret +ai emër, por, ju lutemi, mos e përdorni atë term kur flisni rreth nesh, +software-it tonë, apo pikëpamjeve tona — kjo i shpie njerëzit të +supozojnë se pikëpamjet tona janë të ngjashme me të tyret.

+ +
+

Në vend të me burim të hapët, ne themi, software i lirë ose +software i lirë (libre).

+
+ + + +

“I mbyllur”

+ + +

+Përshkrimi i software-it jo të lirë si “i mbyllur” i referohet +qartazi termit “burim i hapur”. Në lëvizjen e software-it të +lirë, nuk duam të +na ngatërrojnë me kampin e burimit të hapur, ndaj jemi të kujdesshëm që +t’i shmangemi thënies së gjërave që do t’i nxisnin njerëzit të na fusin në +një thes me ta. Për shembull, e shmangim përshkrimin e software-it jo të +lirë si “i mbyllur”. E quajmë “jo i lirë” ose +“pronësor”.

+ + + +

“Industri Software-i”

+ + +

+Termi “industri software-i” i nxit njerëzit të përfytyrojnë se +software-i zhvillohet gjithmonë nga njëfarë fabrike dhe mandej u shpërndahet +“konsumatorëve”. Bashkësia e software-it të lirë dëshmon se nuk +është kështu. Ekzistojnë biznese software-i, dhe një numër biznesesh +zhvillojnë software të lirë dhe/ose jo të lirë, por ato që zhvillojnë +software të lirë nuk funksionojnë si fabrika.

+

+Termi “industri” përdoret si propagandë nga mbrojtësit e +patentave mbi software-in. Këta e quajnë zhvillimin e software-it +“industri” dhe mandej rreken të argumentojnë se kjo do të thotë +që ajo duhet t’u nënshtrohet monopoleve të patentave. +Parlamenti Europian, duke hedhur poshtë patentat mbi software-in më 2003, +votoi për përkufizimin e “industrisë” si “prodhim i +automatizuar të mirash materiale”.

+ + + +

“Internet Gjërash”

+ + +

+Kur kompanitë vendosën të prodhojnë pajisje elektro-shtëpiake të +kompjuterizuara që përmes internetit do të mund të lidheshin me shërbyesin e +prodhuesit, dhe kështu mund të spiunoheshin lehtë përdoruesit e tyre, e +kuptuan se kjo s’do të dukej edhe aq mirë. Ndaj sajuan një emër të bukur, +tërheqës: “Internet Gjërash.”

+

+Përvoja tregon se këto produkte shpesh +spiunojnë përdoruesit e tyre. Janë edhe të bëra enkas për t’u dhënë njerëzve +këshilla të njëanshme. Veç kësaj, prodhuesi mund ta sabotojë produktin +duke e nxjerrë nga puna shërbyesin nga i cili varet pajisja.

+

+I quajmë “Internet Thumbi.” +

+ + + +

“I passhëm lirisht”

+ + +

+Mos e përdorni “software i passhëm lirisht” si një sinonim për +“software i lirë”. Termat nuk janë të barasvlershëm. Software-i +është “i passhëm lirisht” nëse cilido mund të marrë lehtë një +kopje. “Software i lirë” përkufizohet përmes termave të lirisë +së përdoruesve që kanë një kopje të tij. Këto janë përgjigje për pyetje të +ndryshme nga njëra-tjetra. +

+ + + +

“Komerciale”

+ + +

+Ju lutemi, mos e përdorni fjalën “komerciale” si një sinonim për +“jo i lirë”. Kështu ngatërrohen dy çështje tërësisht të +ndryshme.

+

+Një program është komercial nëse është zhvilluar si veprimtari biznesi. Një +program komercial mund të jetë i lirë ose jo, varet nga mënyra e +shpërndarjes së tij. Po njësoj, një program i zhvilluar nga një shkollë ose +një individ mund të jetë i lirë ose jo, varet nga mënyra e shpërndarjes së +tij. Dy pyetjet — ç’lloj njësie e zhvilloi programin dhe ç’liri +gëzojnë përdoruesit e tij — janë të pavarura.

+

+Në dhjetëvjeçarin e parë të lëvizjes së software-it të lirë, paketat e +software-it të lirë qenë thuajse përherë jokomerciale; përbërësit e sistemit +operativ GNU/Linux qenë ndërtuar nga individë ose ente jofitimprurës, të +tillë si FSF-ja dhe universitete. Më vonë, në vitet ’90, filloi të dukej +software i lirë komercial.

+

+Software-i komercial i lirë është një ndihmesë për bashkësinë tonë, ndaj do +të duhej ta nxitnim. Po njerëzit që mendojnë se “komercial” do +të thotë “jo i lirë” do të priren të mendojnë se ndërthurja +“komercial i lirë” është vetë-kontradiktore, dhe ta hedhin tej +si mundësi. Le të bëjmë kujdes të mos e përdorim fjalën +“komercial” në atë mënyrë.

+ + + +

“Kompensim”

+ + +

+Të flasësh për “kompensim të autorëve”, kur bëhet fjalë për të +drejta kopjimi, bart supozimin që (1) të drejtat e kopjimit ekzistojnë për +favorin e autorëve dhe (2) kurdo që lexojmë diçka, hyjmë në borxh te autori, +të cilin duhet mandej ta ripaguajmë. Supozimi i parë është thjesht i rremë, dhe i dyti +është i moralisht i papranueshëm. +

+

+“Kompensimi i zotëruesve të të drejtave” shton një rrjepje të +mëtejshme: nga ju pritet të përfytyroni se kjo do të thotë të paguhen +autorët, dhe, me raste, kjo ndodh, por shumicën e kohës kjo do të thotë +subvencion për të njëjtat kompani botimesh që po na vënë nën ligje të +padrejta. +

+ + + +

“Konsumator”

+ + +

+Termi “konsumator”, kur përdoret për t’iu referuar përdoruesve +të punimit me kompjuter, është i ngarkuar me supozime që duhet t’i hedhim +tej. Disa vijnë prej idesë që përdorimi i një programi do të thotë +“konsum” i programit (shihni zërin e mëparshëm ), që i shpie njerëzit të imponojnë mbi vepra dixhitale +të kopjueshme përfundimet ekonomike të nxjerra lidhur me produkte materiale +të pakopjueshme.

+

+Për më tepër, t’i përshkruash përdoruesit e software-it si +“konsumatorë” i referohet një kornizimi në të cilin njerëzit +janë të kufizuar me përzgjedhjen prej çfarëdo “produktesh” që +janë të gatshme në “treg”. Në këtë kornizim nuk ka vend për +idenë që përdoruesit munden të ushtrojnë +drejtpërsëdrejti kontrollin e tyre mbi atë që bën një program.

+

+Për përshkrimin e personave që s’kufizohen me përdorimin pasiv të veprave, +këshillojmë terma të tillë si “individë” dhe +“shtetas”, në vend se “konsumatorë”.

+

+Problemi me fjalën “konsumator” është vënë +në dukje më parë. +

+ + + +

“Konsumo”

+ + +

+“Konsumo” i referohet asaj që bëjmë me ushqimin: e tretim, dhe +pas kësaj ushqimi nuk ekziston më si i tillë. Për analogji, përdorim të +njëjtën fjalë për produkte të tjera, përdorimi i të cilave i +harxhon. Përdorimi i termit për të mira jo kaq të përkohshme, të tilla +si veshje apo aparatura, e shtyn ca larg konceptin. Përdorimi i tij për +vepra të botuara (programe, incizime në një disk apo në një kartelë, libra +në letër ose dixhitalë), natyra e të cilëve është rrojtja pafundësisht dhe +që mund të xhirohen, dëgjohen apo lexohen çfarëdo numri herësh, do të thotë +ta tendosësh fjalën aq shumë, sa kriset. Dëgjimi i një disku, apo xhirimi i +një programi, nuk e konsumon atë.

+ +

+Ata që përdorin “konsumo” në këtë kontekst, do të thonë se nuk +duhet marrë fjalë për fjalë. Atëherë, ç’do të thotë konsumo? Do të thotë të +shihen kopjet e software-it dhe vepra të tjera nga pikëpamja e ngushtë +ekonomike. “Konsumo” i përshoqërohet ekonomisë së mallrave +materiale të tregut, të tilla si karburantet apo energjia elektrike që +konsumon një automjet. Nafta është mall tregu, po njësoj edhe energjia +elektrike. Mallrat e tregut janë të zëvendësueshëm: një pikë naftë +që digjni sot, s’ka asgjë të veçantë nga një pikë tjetër që dogjët javën e +kaluar.

+ +

Ç’do të thotë të perceptohen vepra autorësie si mall tregu, duke marrë të +mirëqenë se s’ka asgjë të veçantë në cilëndo histori, artikull, program, apo +këngë? Duhet t’i trajtojmë si të zëvendësueshme? Kjo është pikëpamja e +shtrembëruar e pronarit apo llogaritarit të një shoqërie botimesh. S’duhet +të çuditemi pse kampi i software-it pronësor do të donte ta shihnit +përdorimin e software-it si një mall tregu. Pikëpamja e tyre e shtrembëruar +duket qartë në këtë +artikull, i cili u referohet gjithashtu botimeve si “lëndë.”

+ +

+Të menduarit ngushtë, përshoqëruar me idenë se ne “konsumojmë +lëndë” shtron rrugën për ligje të tillë si DMCA-ja, që u ndalon +përdoruesve të zhbllokojnë mekanizma Digital Restrictions Management +(DRM) në pajisje dixhitale. Nëse përdoruesit e mendojnë atë që bëjnë me +këto pajisje si të qe “konsum”, këto kufizime mund t’u duken të +natyrshme.

+ +

+Kjo nxit gjithashtu pranimin e shërbimeve “streaming”7, të cilat përdorin DRM-në për të kufizuar në +mënyrë të mbrapshtë dëgjimin e muzikës, ose parjen e videove, për t’i +rrudhur këto veprimtari që të plotësojnë parakushtet e fjalës +“konsumo”.

+ +

+Pse po përhapet ky përdorim i mbrapshtë? Disave mund t’u duket se termi +tingëllon i sofistikuar, por hedhja e tij poshtë me arsyetim të qëruar mund +të duket edhe më e sofistikuar. Disa duan të bëjnë përgjithësime mbi të +gjitha llojet e mediave, por foljet e rëndomta të anglishtes +(“lexo,” “dëgjo,” “shih”) nuk e kryejnë +këtë. Të tjerë mund të jenë duke vepruar nga interesa biznesi (të tyret, +ose të punëdhënësit të tyre). Përdorimi prej tyre i termit në forume +prestigjioze jep përshtypjen se është termi i “saktë”.

+ +

+Të flasësh për “konsum” të muzikës, filmave, apo çfarëdo vepre +tjetër artistike, do të thotë t’i trajtosh si mall tregu, në vend se si +art. Duam t’i konsiderojmë sipas kësaj mënyre veprat e botuara? Duam ta +nxisim publikun të bëjë po kështu?

+ +

Ata që përgjigje me “jo”, ju lutem, bëhuni tok me mua në shmangien e termit +“konsumo” për këtë.

+ +

Çfarë të përdoret? Mund të përdorni folje specifike, të tilla si +“lexo,” “dëgjo,” “shih” ose +“shiko,”, ngaqë ato ndihmojnë të frenohet prirja për +përgjithësime të tepruara.

+ +

Nëse ngulni këmbë në përgjithësim, mund të përdorni shprehjen +“ndjek,” që lyp më pak sforcim se sa “konsumo.” Për +një vepër të menduar për përdorim praktik, “përdor” është më e +mira.

+ +

Shihni edhe zërin vijues.

+ + + +

“Krijues”

+ + +

+Termi “krijues”, i zbatuar mbi autorë, i krahason këta në mënyrë +të heshtur me një hyjni (“krijuesi”). Termi përdoret nga +botuesit për ta ngritur pozicionin moral të autorëve mbi atë të njerëzve të +rëndomtë, me qëllim që të përligjet dhënia atyre fuqie më të madhe të +drejtash kopjimi, të cilën mandej botuesit mund ta ushtrojnë në emër të +tyre. Ne këshillojmë të thuhet “autor”. Sidoqoftë, në shumë +raste ajo që nënkuptoni faktikisht është “zotërues të drejtash +kopjimi”. Këto dy terma s’janë të barasvlershëm: shpesh zotëruesi i +të drejtave të kopjimit s’është autori.

+ + + +

“Licencuar sipas Creative Commons”

+ + +

+Karakteristika më e rëndësishme e licencimeve është: është apo jo e lirë +vepra. Creative Commons boton shtatë licenca; tre janë të lira (CC BY, CC +BY-SA dhe CC0) dhe të tjerat s’janë të lira. Ndaj, duke e përshkruar një +vepër si “të licencuar nën Creative Commons” nuk thuhet gjë nëse +është e lirë apo jo, dhe lihet të mendohet që pyetja s’është e rëndësishme. +Përshkrimi mund të jetë i saktë, por harrimi i pjesës tjetër është i +dëmshëm. +

+ +

+Që njerëzit të nxiten ta kenë mendjen te dallimi më i rëndësishëm, +specifikoni përherë cila licencë Creative Commons është përdorur, +fjala vjen, “licencuar sipas CC BY-SA”. Nëse nuk e dini se cilën +licencë përdor një vepër e caktuar, gjejeni dhe mandej vendosni për tuajën. +

+ + + +

“Mallra Dixhitale”

+ + +

+Termi “mallra dixhitale”, i zbatuar mbi kopje veprash me +autorësi, i sheh ato në mënyrë identike me të mira materiale — të +cilat nuk mund të kopjohen, ndaj për t’i shitur, duhet të prodhohen në +sasi. Kjo metaforë i nxit njerëzit t’i gjykojnë çështjet e software-it apo +veprash të tjera dixhitale bazuar në idetë dhe intuitën rreth të mirave +materiale. I vendos gjithashtu problemet në rrafshin e ekonomisë, vlerat e +cekëta dhe të kufizuara të së cilës nuk përfshijnë lirinë dhe bashkësinë.

+ + + +

“Mbrojtje”

+ + +

+Avokatët e botuesve e kanë fort për zemër përdorimin e termit +“mbrojtje”, kur përshkruhen të drejtat e kopjimit. Kjo fjalë +bart nënkuptimin e parandalimit të shkatërrimeve dhe vuajtjeve; kështu që, i +nxit njerëzit të identifikohen me zotëruesin e të drejtave të kopjimit dhe +botuesin që përfiton prej këtyre të drejtave, në vend se me përdoruesit që +ato kufizojnë.

+

+Është e lehtë të shmanget termi “mbrojtje” dhe në vend të tij të +përdoren terma asnjanës. Për shembull, në vend se të thuhet, +“Mbrojtja me të drejta kopjimi zgjat për një kohë të gjatë”, +mund të thoni, “Të drejtat e kopjimit zgjatin për një kohë të +gjatë”.

+

+Në mënyrë të ngjashme, në vend se të thoni, “e mbrojtur me të drejta +kopjimi”, mund të thoni, “e mbuluar nga të drejta kopjimi” +ose thjesht “nën të drejta kopjimi”.

+

+Nëse në vend se të jeni asnjanës, doni të kritikoni të drejtat e kopjimit, +mund të përdorni termin “kufizime nga të drejta +kopjimi”. Kështu, mund të thoni, “Kufizimet nga të drejta +kopjimi zgjasin për një kohë shumë të gjatë”.

+ +

+Termi “mbrojtje” përdoret gjithashtu për të përshkruar veçori të +mbrapshta. Për shembull, “mbrojtje nga kopjimi” është një +veçori që pengon kopjimin. Nga pikëpamja e përdoruesit, kjo përbën +pengesë. Ndaj këtë veçori të mbrapshtë mund ta quanim “pengim +kopjimi”. Më shpesh quhet Administrim Dixhital Kufizimesh (DRM) +— shihni fushatën Defective by +Design.

+ + + +

“Model burimi”

+ + +

+Wikipedia e përdor termin “model burimi” në një mënyrë konfuze +dhe të dykuptimtë. Në dukje, i referohet mënyrës se si jepet burimi i një +programi, por teksti e ngatërron këtë me metodologjinë e zhvillimit. E bën +dallimin mes “burim i hapur” dhe ”burim i ndarë me të +tjerë”, por këto mbivendosen — Microsoft-i të dytën e përdor si +një term marketingu për të mbuluar një gamë të gjerë praktikash, disa prej +të cilave janë “burim i hapur”. Kështu pra, ky term vërtet që +nuk përcjell informacion koherent, por jep një mundësi për të thënë +“burim i hapur” në faqe që përshkruajnë programe software të +lirë.

+ + + +

“Modern”

+ + +

+Termi “modern” ka kuptim nga një këndvështrim përshkrues — +për shembull, vetëm për të dalluar periudha dhe mënyra më të reja prej të +vjetrash.

+ +

Problemet fillojnë kur bart supozimin se mënyrat e dikurshme janë “të +modës së vjetruar”; domethënë, të supozuara se janë më të këqija. Në +fusha teknologjie, ku vendimet i merr biznesi dhe i imponon ato mbi +përdoruesit, e kundërta është shpesh e vërtetë.

+ + + +

“Monetizoni”

+ + +

+Përkufizimi i duhur i “monetizo” është “të përdorësh diçka +si monedhë”. Për shembull, shoqëritë njerëzore kanë monetizuar arin, +argjendin, bakrin, letrën e shtypur, lloje të ndryshme guaskash, dhe gurë të +mëdhenj. Por tani shohim një prirje për ta përdorur fjalën në një mënyrë +tjetër, që do të thotë “të përdorësh diçka si bazë për fitime”.

+

+Ky përdorim vë në plan të parë fitimin, dhe në plan dytësor gjënë e përdorur +për të siguruar fitime. Ky qëndrim, i zbatuar mbi një projekt software-i +është i papranueshëm, sepse do të sillte që zhvilluesit ta bëjnë programin +pronësor, nëse dalin në përfundimin se bërja e tij i lirë s’është edhe aq me +fitim.

+

+Një biznes produktiv dhe etik mund të fitojë para, por nëse gjithçka ia +nënshtron fitimit, ka gjasa të mos mbetet etik.

+ + + +

“MP3 Player”

+ + +

+ + +Në fund të viteve ’90 u bë e mundur të krijoheshin lojtës audioje dixhitalë +portativë. Shumica mbulonin kodekun e patentuar MP3, dhe ende kështu është. +Disa mbulonin kodekë të lirë nga patenta për audio, Ogg Vorbis dhe FLAC, dhe +pak prej tyre s’luanin dot fare kartela të koduara me MP3, ngaqë zhvilluesve +të tyre u duhej të mbronin veten nga patenta mbi formatin MP3.

+ +

Përdorimi i termit “lojtës MP3” në përgjithësi për lojtës +audiosh ka si efekt promovimin e formatit MP3 dhe shkurajimin e përdorimit +të formateve të tjerë (disa prej të cilëve janë teknikisht edhe më +sipërorë). Edhe pse patentat mbi MP3 kanë skaduar, ende është e padëshiruar +të bëhet kështu.

+ +

Sugjerojmë termin “lojtës audioje dixhitale,” ose thjesht +“lojtës audio” kur punë është e qartë, në vend se të +“lojtës MP3.”

+ + + +

“Ndarje me të tjerët (të dhëna personale)”

+ + +

+Kur kompanitë manipulojnë ose joshin njerëzit për të zbuluar të dhëna +personale, duke hequr kështu dorë nga privatësia e tyre, ju lutemi, mos iu +referoni kësaj si “ndarje me të tjerët”. Termin “ndarje me +të tjerë” e përdorim për t’iu referuar bashkëpunimit jokomercial, +përfshi rishpërndarje jokomerciale kopjesh të përpikta veprash të botuara, +dhe themi kjo është mirë. Ju lutemi, mos e aplikoni këtë fjalë për +një praktikë që është e dëmshme dhe e rrezikshme.

+ + + +

“PC”

+ + +

+S’ka problem të përdoret shkurtimi “PC” për t’iu referuar një +lloji të caktuar hardware-i kompjuteri, por ju lutemi, mos e përdorni atë me +implikimin që kompjuteri po xhiron Microsoft Windows. Nëse instaloni +GNU/Linux në të njëjtin kompjuter, prapë PC është.

+ +

+Termi “WC” është sugjeruar për kompjuter që xhiron Windows.

+ + + +

“Përmbajtje”8

+ + +

+Nëse doni të përshkruani një ndjenjë rehatie dhe kënaqësie, thoni pa problem +se jeni “content”, por përdorimi i fjalës si një emër për të +përshkruar publikime dhe vepra autorësie ju bën të adoptoni një qëndrim që +më mirë mund të donit ta shmangnit: i trajton ato si një mall, qëllimi i të +cilave është të mbushin një kuti dhe të shërbejnë për të nxjerrë para prej +tyre. Në fakt, njollos vetë veprat. Nëse nuk pajtoheni me këtë lloj +qëndrimi, mund t’i quani “punime” ose “publikime”. +

+

+Ata që përdorin termin “content” shpesh janë botuesit që +ushtrojnë trysni për fuqi më të mëdha të drejtash kopjimi në emër të +autorëve (“krijuesve”, siç thonë ata) të veprave. Termi +“content” zbulon qëndrimin e tyre të njëmendtë kundrejt këtyre +veprave dhe këtyre autorëve. Kjo ka qenë pranuar edhe nga Tom Chatfield në +Guardian:

+ +

+Vetë lënda s’hyn hiç këtu — siç sugjeron vetë përdorimi i fjalëve të +tilla, si “lëndë”. Nga çasti që vini etiketën +“lëndë”, mbi çdo shkrim në botë, keni pranuar heshtazi +ndërshkëmbyeshmërinë e tij: që qëllimi i tij parësor është ushqimi i blojës +së kuantifikimit. +

+ +

+Me fjalë të tjera, termi “content” i redukton botimet dhe +shkrimet në një lloj çorbe të përshtatshme për të rrjedhur nëpër +“tubat” e internetit. +

+ +

Shihni edhe letrën e hapur +të Courtney Love-it për Steve Case dhe kërkoni për “content +provider” në atë faqe. Për fat të keq, Ms. Love s’e di që termi +“pronësi intelektuale” është gjithashtu i anshëm dhe ngatërrues.

+

+Sidoqoftë, për sa kohë që persona të tjerë përdorin termin “content +provider”, disidentët politikë mund ta quajnë vetveten +“malcontent providers”.9

+

+Çmimin e parë i të qenët i zbrazët e merr termi “content +management”.10 +“Content” do të thotë “njëfarë informacioni”, dhe +“management” në këtë kontekst do të thotë “të bësh diçka +me të”. Kështu, një “content management system” është një +sistem për të bërë diçka mbi njëfarë informacioni. Këtë përshkrim e +përmbushin thuajse krejt programet.

+ +

+Në shumicën e rasteve, ai term faktikisht i referohet një sistemi për +përditësim faqesh në një sajt. Për këtë, ne këshillojmë termin +“sistem rishikimesh sajti” (WRS).

+ + + +

“Photoshop”

+ + +

+Ju lutemi, shmangeni përdorimin e termit “photoshop” si një +folje, për të nënkuptuar çfarëdo manipulimi fotosh apo përpunime figurash në +përgjithësi. Photoshop është thjesht emri i një programi të caktuar për +përpunim figurash, që duhet shmangur, sa kohë që programi është pronësor. +Ka plot programe të lira për përpunim figurash, fjala vjen, GIMP.

+ + + +

“Pirateri”

+ + +

+Botuesit shpesh kopjimit që ata nuk e miratojnë i referohen si +“pirateri”. Në këtë mënyrë, nënkuptojnë se nga pikëpamja etike +është i barasvlershëm me sulmim anijesh në det të hapur, rrëmbim dhe vrasje +personash në to. Duke u bazuar mbi një propagandë të tillë, ata kanë +siguruar ligje në shumicën e botës që pengojnë kopjimin në shumicën e (ose +ndonjëherë në krejt) rrethanat. (Ende ushtrojnë presion për t’i bërë këto +ndalime edhe më të plota.) +

+

+Nëse nuk besoni se kopjimi i pamiratuar nga botuesi është njësoj me +pengmarrjen dhe vrasjen, mund të parapëlqenit të mos e përdornit fjalën +“pirateri” për përshkrimin e tij. Mund të përdoren më mirë +terma asnjanës të tillë si “kopjim i paautorizuar” (ose +“kopjim i ndaluar” për rastet kur është i paligjshëm). Disa nga +ne mundet madje të parapëlqejnë të përdorin një term pozitiv të tillë si +“ndarje informacioni me fqinjin tuaj”.

+ +

+Një gjykatës në ShBA, që drejtonte një gjyq kundër cenimesh të drejtash +kopjimi, pranoi se “pirateri” +dhe “vjedhje” janë fjalë fyese.

+ + + +

“PowerPoint”

+ + +

+Ju lutemi, shmangeni përdorimin e termit “PowerPoint” në çfarëdo +kuptimi të lidhur me shfaqje diapozitivash. “PowerPoint” është +thjesht emri i një programi të veçantë pronësor për krijim paraqitjesh. Për +hir të lirisë suaj, do të duhej të përdornit vetëm software të lirë +për krijim të paraqitjeve tuaja—çka do të thotë, jo +PowerPoint. Ndër mundësitë e këshilluara hyjnë klasa +beamer e LaTeX-it dhe LibreOffice Impress.

+ + + +

“Produkt”

+ + +

+Nëse flisni rreth një produkti, quajeni pa problem kështu. Sidoqoftë, kur i +referoheni një shërbimi, ju lutemi, mos e quani “produkt.” Nëse +furnizuesi i një shërbimi e quan shërbimin “produkt,”, ju +lutemi, këmbëngulni pa lëkundje në quajtjen e tij “shërbim.” +Nëse furnizuesi i një shërbimi e quan ujdinë për një paketë +“produkt,” ju lutemi, këmbëngulni pa lëkundje në quajtjen e saj +“ujdi.” +

+ + + +

“Pronar të Drejtash Kopjimi”

+ + +

+Të drejtat e kopjimit janë një privilegj artificial, dhënë nga shteti për të +përmbushur një interes publik dhe që zgjat një farë kohe — jo një e +drejtë natyrore si zotërim i një shtëpie apo një setre. Juristët e pranonin +këtë duke iu referuar marrësit të këtij privilegji si një “mbajtës të +drejtash kopjimi.”

+ +

Pak dhjetëvjeçarë më parë, mbajtësit e të drejtave të kopjimit filluan të +rreken ta ulin ndërgjegjësimin lidhur me këtë pikë. Veç përmendjes së +shpeshtë të konceptit të rrejshëm të “pronës intelektuale,” ata +filluan edhe ta quajnë veten “pronarë të drejtash kopjimi.” Ju +lutemi, bashkojuni përpjekjeve tona të kundërvënies duke përdorur në vend të +kësaj termin tradicional “mbajtës të drejtash kopjimi”.

+ + + +

“Pronësi intelektuale”

+ + +

+Botuesve dhe avokatëve u pëlqen t’i përshkruajnë të drejtat e kopjimit si +“pronësi intelektuale” — një term që zbatohet edhe mbi +patentat, shenjat tregtare, dhe fusha të tjera edhe më të errëta të ligjit. +Këto ligje kanë kaq pak gjëra të përbashkëta, dhe ndryshojnë kaq shumë nga +njëri-tjetri, saqë është e pavend të bëhen përgjithësime rreth tyre. Më e +mira është të flitet qartazi për “të drejta kopjimi”, ose mbi +“patenta”, ose mbi “shenja tregtare”.

+

+Termi “pronësi intelektuale” bart një supozim të fshehur — +që mënyra e të menduari mbi tërë këto çështje krejt të ndryshme njëra nga +tjetra bazohet në një analogji me objekte materiale, dhe në konceptimin e +tyre prej nesh si pronësi fizike.

+

+Kur vjen puna te kopjimi, kjo analogji shpërfill dallimin kyç mes objekteve +materiale dhe informacionit: informacioni mund të kopjohet dhe ndahet me të +tjerët thuajse pa mundim, ndërkohë që objektet materiale jo.

+

+Që të shmanget përhapja e anësive dhe konfuzionit, më e mira është të +adoptohet një rregull i patundur për të +mos folur apo madje menduar me terma të “pronësisë +intelektuale”.

+

+Hipokrizia e quajtjes së këtyre fuqive “të drejta” ka filluar ta +vërë në siklet World “Intellectual Property” Organization.

+ + + +

“RAND (Reasonable and Non-Discriminatory)”11

+ + +

+Entet e standardeve, që përhapin standarde të kufizuar nga patenta të cilat +ndalojnë software-in e lirë, zakonisht e kanë rregull të marrin licenca +patentash që lypin një çmim të caktuar për çdo kopje të programit mbi të +cilin aplikohet patenta. Ata shpesh u referohen këtyre patentave me termin +“RAND”, që është shkurtim i “reasonable and +non-discriminatory”.

+

+Ky term shërben për të bojatisur një klasë licencash patentash që normalisht +as janë të arsyeshme, as janë jodiskriminuese. Është e vërtetë që këto +licenca nuk diskriminojnë ndonjë person të veçantë, por ato diskriminojnë +bashkësinë e software-it të lirë, dhe kjo i bën ato të paarsyeshme. Pra, +gjysma e termit “RAND” është e rrejshme dhe gjysma tjetër është +e paragjykuar.

+

+Entet e standardeve do të duhej të pranonin që këto licenca janë +diskriminuese, dhe të reshtin përdorimin e termit “të arsyeshme dhe +jo-diskriminuese” ose “RAND” për përshkrimin e tyre. Deri +sa ta bëjnë këtë, shkruesit që nuk duan të bëhen pjesë e bojatisjes do të +bënin mirë ta hidhnin tej atë term. Ta pranosh dhe ta përdorësh atë, +thjesht pse kompanitë që vringëllijnë patenta e kanë bërë të përhapur, do të +thotë t’i lësh këto kompani të diktojnë pikëpamjet që shprehni.

+

+Si zëvendësim, sugjerojmë termin “uniform fee only”, ose shkurt +“UFO”. Është i saktë, sepse kushti i vetëm në këto licenca +është një çmim i njëtrajtshëm pagese kundrejt shfrytëzimit të patentës.

+ + + +

“SaaS” ose “Software as a Service”12

+ + +

+Dikur thonim se SaaS (shkurtim për “Software as a Service”) +është padrejtësi, por mandej pamë se kish shumë larmi në atë se ç’kuptonin +njerëzit si veprimtari SaaS. Ndaj kaluam në një term të ri, “Service +as a Software Substitute”3 ose +“SaaSS”. Ky term ka dy përparësi: s’ka qenë përdorur më parë, +kështu që përkufizimi ynë është i vetmi për të, dhe shpjegon se ku qëndron +padrejtësia.

+

+Për diskutim të kësaj çështjeje, shihni Kujt i Shërben Në +të Vërtetë Ai Shërbyes?.

+

+Në spanjisht vazhdojmë të përdorim termin “software como +servicio” ngaqë qyfyri “software como ser vicio” +(“software i të qenit i dëmshëm”) është shumë i bukur për të +hequr dorë prej tij.

+ + + +

“Sharing economy”

+ + +

+Termi “sharing economy” s’është mënyrë e mirë për t’iu referuar +shërbimeve të tilla si Uber dhe Airbnb që trajtojnë transaksione biznesi mes +njerëzve. Ne e përdorim termin “sharing” për t’iu referuar +bashkëpunimit jokomercial, përfshi rishpërndarjen jokomerciale të kopjeve të +përpikta të veprave të botuara. Sforcimi i fjalës “sharing” që +të përfshijë këto transaksione, ia dobëson kuptimin, ndaj s’e përdorim në +këtë kontekst.

+

+Një term më i përshtatshëm për biznese të tillë si Uber është “ekonomi +shërbimesh pune me copë”.

+ + + +

“Shitni software”

+ + +

+Termi “shitni software” është i dykuptimtë. Po ta shohim +strikt, shkëmbimi i një kopjeje të një programi të lirë me një shumë parash +është shitje e një programi, dhe +s’ka asgjë gabim në të. Por njerëzit zakonisht e përshoqërojnë termin +“shitje software-i” me kufizimet e atij pronësor mbi përdorimin +që i bëhet në vijim software-it të shitur. Konfuzionin mund ta pastroni, +dhe parandaloni, duke thënë ose “shpërndarje kopjesh të një programi +kundrejt një çmimi” ose “imponim kufizimesh pronësore mbi +përdorimin e një programi”.

+

+Për diskutim të mëtejshëm të kësaj çështjeje shihni Shitje Software të Lirë.

+ + + +

“Sistem LAMP”

+ + +

+“LAMP” është shkurtim për “Linux, Apache, MySQL dhe +PHP” — një ndërthurje e rëndomtë software-i për t’u përdorur në +një shërbyes web, hiq faktin që “Linux” në këtë kontekst i +referohet në fakt sistemit GNU/Linux. Ndaj në vend të “LAMP” do +të duhej të qe “GLAMP”: “GNU, Linux, Apache, MySQL dhe +PHP”. +

+ + + +

“Sistem Linux”

+ + +

+Linux është emri i kernelit që Linus Torvalds zhvilloi duke filluar më +1991. Sistemi operativ në të cilin përdoret Linux-i është në thelb GNU me +Linux-in të shtuar. Të quash krejt sistemin “Linux” është edhe +jo e drejtë, edhe ngatërruese. Ju lutemi, quajeni sistemin e plotë GNU/Linux, si për t’i dhënë hakën +Projektit GNU, ashtu edhe për ta dalluar sistemin në tërësi nga kerneli më +vete. +

+ + + +

“Skype”

+ + +

+Ju lutemi, shmangeni përdorimin e termit “skype” si folje, për +të nënkuptuar çfarëdo lloj komunikimi me video apo telefoni nëpër Internet +në përgjithësi. “Skype” është thjesht emri i një programi të +dhënë pronësor, një i cili +i spiunon përdoruesit e tij. Nëse doni të bëni thirrje me video dhe zë +në Internet në një mënyrë që respekton si lirinë, ashtu edhe privatësinë +tuaj, provoni një nga zëvendësimet e +shumta të lira për Skype-in.

+ + + +

“Software give away”13

+ + +

+Të përdorësh termin “give away” për të nënkuptuar +“shpërndajeni një program si software të lirë”, është +çorientuese. Ky lokucion ka të njëjtin problem si “falas”: +nënkupton që thelbi është çmimi, jo liria. Një mënyrë për të shmangur +konfuzionin është të thuhet “hidheni në qarkullim si software të +lirë”.

+ + + + + +

“Terminal”

+ + +

Telefonat celularë dhe tabletet janë kompjutera, dhe njerëzit duhet të jenë +në gjendje t’i përdorin si të tillë përmes software-it të lirë. T’i quash +“terminale” supozon se krejt ajo që mund të bëjnë janë të lidhen +me shërbyes, që është një rrugë e mbrapsht për kryerjen e punës tuaj +kompjuterike.

+ + + + +

“Treg”

+ + +

+Të përshkruhen përdoruesit e software-it të lirë, ose përdoruesit e +software-it në përgjithësi, si “treg”, është çorientuese.

+

+Jo për të thënë që në bashkësinë e software-it të lirë s’ka vend për +tregjet. Nëse keni një biznes asistence software-i të lirë, do të thotë që +keni klientë, dhe se jepni e merrni në frymë tregtie me ta. Për sa kohë që +respektoni lirinë e tyre, i urojmë tregut tuaj suksese.

+

+Por lëvizja për software të lirë është një lëvizje shoqërore, jo biznes, dhe +suksesi të cilin synon, s’është sukses tregu. Po përpiqemi t’i shërbejmë +publikut duke i dhënë liri — jo duke konkurruar për t’i hequr biznes +një rivali. Që ta barazosh këtë fushatë për liri me përpjekjet e një +biznesi për sukses dhe aq, do të thotë të mohosh rëndësinë e lirisë dhe të +legjitimosh software-in pronësor.

+ + + +

“Tregtues”

+ + +

+Ju lutemi, mos e përdorni termin “tregtues” për t’iu referuar +përgjithësisht cilitdo që zhvillon ose paketon software. Mjaft programe +zhvillohen me qëllim që të shiten kopje të tij, dhe në këtë rast +programuesit janë atëherë tregtuesit e tyre; këtu përfshihen madje edhe disa +paketa software i lirë. Megjithatë, mjaft programe zhvillohen nga +vullnetarë ose entet që nuk synojnë shitje kopjesh. Këta programues nuk +janë tregtues. Po njësoj, vetëm disa paketues shpërndarjesh GNU/Linux janë +tregtues. Këshillojmë më mirë termin e përgjithshëm +“furnizues”. +

+ + + +

“Trusted Computing”14

+ + +

+“Trusted computing” +është emri që i kanë vënë përkrahësit e saj një skeme për t’i rikonceptuar +kompjuterët në mënyrë të tillë që zhvilluesit e aplikacioneve të mund t’i +besojnë kompjuterit se do t’u bindet atyre, në vend se t’ju bindet juve. +Sipas këndvështrimit të tyre, është i “besuar”; nga +këndvështrimi juaj, është “hileqar”. +

+ + + +

“Vjedhje”

+ + +

+Përkrahësit e formave shumë strikte, represive të drejtash kopjimi, shpesh +përdorin fjalë të tilla si “vjedhur” dhe “vjedhje” +për t’iu referuar shkeljeve të të drejtave të kopjimit. Ky është +shtrembërim, por do të donin ta merrnit për të vërtetë objektive.

+

+Sipas sistemit ligjor të ShBA-ve, shkelja e të drejtave të kopjimit nuk +është vjedhje. +Ligjet mbi vjedhjen nuk janë të zbatueshme mbi shkeljen e të drejtave të +kopjimit. Përkrahësit e të drejtave represive të kopjimit me këtë +përpiqen të joshin autoritetet — dhe po keqinterpretojnë ato çka thonë +autoritetet.

+

+Për të mos i pranuar, mund t’i drejtoni te ky +shembull i njëmendtë që tregon se çfarë mund të përshkruhet saktë si +“vjedhje të drejtash kopjimi”.

+

+Kopjimi i paautorizuar ndalohet nga ligjet e të drejtave të kopjimit në +mjaft rrethana (jo të gjitha!), por ndalimi nuk e bën të gabuar. +Përgjithësisht, ligjet nuk përkufizojnë të drejtën dhe të gabuarën. Ligjet, +në rastin më të mirë, rreken të japin drejtësi. Nëse ligjet (sendërtimi i +tyre) nuk puqe me idetë tona të së drejtës dhe të gabuarës (specifikimet), +ato që duhen ndryshuar janë ligjet.

+ +

+Një gjykatës në ShBA, në drejtim të një gjyqi kundër cenimesh të drejtash +kopjimi, pranoi se “pirateria” +dhe “vjedhja” janë fjalë fyese.

+ + +
+

Kjo sprovë është botuar te +Software i Lirë, Shoqëri e Lirë: Sprova të Përzgjedhura të Richard +M. Stallman-it.

+ +
+ + +

Shënime përkthimi

+
    +
  1. Fjalë për fjalë do të thotë punim kompjuterik në +re. Term i përdorur për të përshkruar punimin në kompjuter me programe dhe +të dhëna të ruajtura jo në kompjuterin e përdoruesit, por në shërbyes të +largët shërbimesh.
  2. +
  3. i zënë nga retë, jo transparent. Një lojë fjalësh me +termin cloud.
  4. +
  5. Shërbim si Zëvendësim Software-i - term për të treguar +përdorimin e një programi jo duke e patur të instaluar në kompjuterin tuaj, +por duke ndërvepruar me një instalim të tij diku gjetkë, në shërbyesit e +atij që ofron shërbimin përkatës.
  6. +
  7. Administrim Dixhital të Drejtash
  8. +
  9. Administrim Dixhital Kufizimesh, një parodi e +Digital Rights Management
  10. +
  11. Program kompjuteri që mund ta kopjoni pa u dashur të +paguani.
  12. +
  13. Metodë transmetimi dhe marrje të dhënash (veçanërisht +material video dhe audio) përmes një rrjeti kompjuterik, si një fluks i +qëndrueshëm, i vazhdueshëm, që lejon të shihet teksa të dhënat shkarkohen në +vazhdim.
  14. +
  15. Content në anglisht ka dy kuptime, atë të të qenit të +kënaqur, dhe atë të lëndës, përmbajtjes, së diçkaje.
  16. +
  17. Ironi e bazuar në kuptimin e content si gjendje +kënaqësie, të kundërtën e saj, malcontent - pakënaqësisë, dhe në +provider - furnizues.
  18. +
  19. Administrim lënde, nëse do të pranohej përkthimi i +content si lëndë
  20. +
  21. I arsyeshëm dhe Jodiskriminues
  22. +
  23. Software si një Shërbim
  24. +
  25. Give away - Ang. të japësh diçka pa kërkuar gjë si +këmbim
  26. +
  27. Punim i Besueshëm Në Kompjuter, që nuk ka probleme në +pikëpamjen e sigurisë së të dhënave.
  28. +
+ + + + + + + + + -- cgit v1.2.3