From 22c3bfee9148e1836817ef00b4829a8385570c69 Mon Sep 17 00:00:00 2001 From: Christian Grothoff Date: Sat, 24 Sep 2022 17:04:26 +0200 Subject: update RMS articles --- .../blog/articles/sq/gnu-structure.html | 420 +++++++++++++++++++++ 1 file changed, 420 insertions(+) create mode 100644 talermerchantdemos/blog/articles/sq/gnu-structure.html (limited to 'talermerchantdemos/blog/articles/sq/gnu-structure.html') diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/gnu-structure.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/gnu-structure.html new file mode 100644 index 0000000..06583d6 --- /dev/null +++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/gnu-structure.html @@ -0,0 +1,420 @@ + + + + + + + + + +Struktura dhe Administrimi i Projektit GNU - Projekti GNU - Free Software +Foundation + + + + + + +
+

Struktura dhe Administrimi i Projektit GNU

+

Version 1.0.1

+ + + +

Projekti GNU zhvillon dhe mirëmban sistemin +operativ GNU. Përmes kësaj pune dhe veprimtarish të tjera të lidhura me +të, Projekti GNU u del në mbrojtje dhe promovon lirinë e software-ti, filozofia bazë +e lëvizjes për software të lirë.

+ +

Një sistem operativ përbëhet nga mjaft përbërës software, të cilët +tok, e bëjnë një kompjuter të kryejë punë të dobishme. AI përfshin kod për +funksione të shkallës së ulët, të tillë si kerneli dhe përudhësa, plus +biblioteka sistemi, si dhe programe (gjëra të dobishme, mjete, aplikacione +dhe lojëra) që duhen xhiruar nga përdoruesi. Sistemi operativ GNU përfshin +software nga krejt kjo gamë. Mjaft nga programet janë zhvilluara +posaçërisht për Projektin GNU dhe hedhur në qarkullim prej tij; këto +emërtohen “paketa GNU”. Sistemi GNU përfshin gjithashtu përbërës që janë programe të lira të hedhura në +qarkullim nga zhvillues të tjerë, jashtë Projektit GNU.

+ +

Siç duhet të punojnë tok në mënyrë koherente programet që përbëjnë një +sistem operativ, ashtu edhe Projekti GNU duhet të funksionojë në mënyrë +koherente. Shumica e punës përbëhet nga zhvillimi i programeve specifike, +por këto programe s’kanë projekte të pavarur; duhet të lidhen mirë me +njëri-tjetrin, që të përbëjnë sistemin GNU të cilin synojmë. Ndaj, përgjatë +dhjetëvjeçarëve, kemi ndërtuar strukturë për projektin. Asgjë prej tij +s’është e re, por kjo është hera e parë që kemi e dokumentuar të tërën në +një vend.

+ +

Free Software Foundation ofron shumë lloje mbështetjeje (vend, pajisje, +shërbime) për Projektin GNU. Se si funksionon kjo, është jashtë qëllimit të +këtij dokumentimi.

+ +

Strukturë Zhvillimi Programesh

+ +

Shumica e veprimtarisë së Projektit GNU përfaqësohet nga zhvillimi i +paketave software. Ja se si strukturohet zhvillimi i software-it +GNU.

+ +

Shef GNUisance

+ +

Projekti GNU udhëhiqet nga Chief GNUisance, Richard Stallman, themeluesi i +projektit. Chief GNUisance është përgjegjës, në parim, për krejt vendimet e +rëndësishme, përfshi filozofinë dhe standardet në përgjithësi, si dhe +drejton projektin në ndjekjen e tyre. Chief GNUisance deklaron paketa +software-i si paketa GNU, ose e heq një prej të tille, kur është e +nevojshme, si dhe cakton mirëmbajtësit e tyre.

+ +

Në praktikë, Chief GNUisance ua delegon të tjerëve mjaft prej këtyre +vendimeve dhe shumicën e punëve dhe vetëm me raste ndërhyn në specifika të +zhvillimit të një pakete GNU - dhe kjo zakonisht bëhet përmes një sugjerimi.

+ +

Asistent GNUisances

+ +

Ky ekip, që e ka strehën te <maintainers@gnu.org>, është +pika e parë e kontaktit për mirëmbajtës software-i GNU. Ata ndjekin +veprimtarinë e zhvillimit nëpër krejt projektin, duke garantuar hedhjen në +qarkullim në kohë të përshtatshme, duke kontrolluar se mirëmbajtësit ndjekin +filozofinë dhe drejtimet GNU, si dhe zgjidhin +çfarëdo konflikti që mund të lindë. Ata merren gjithashtu me raste kur një +mirëmbajtës tërhiqet, ose kur një vullnetar i ri del për mirëmbajtjen e një +pakete ekzistuese (dhe në këtë rast ata mund të caktojnë një mirëmbajtës të +ri, në këmbë të Chief GNUisance).

+ +

Anëtarët e rinj rekrutohen nga vullnetarë ekzistuese të GNU-së, kur duhet. +Megjithatë, ndihma shpesh është e mirëpritur për punë specifike dhe +vullnetarë GNU të interesuar janë të mirëpritur të lidhen me ne.

+ +

Mirëmbajtës paketash

+ +

Çdo paketë software-i GNU ka mirëmbajtës të vetin, caktuar nga Chief +GNUisance ose asistenti GNUisances. Mirëmbajtësit e paketave japin llogari +para Chief GNUisance, nën autoritetin e të cilit janë caktuar për atë punë +dhe me raste të rralla shkarkohen, dhe janë të ngarkuar me zhvillimin e +paketave të tyre në emër të Projektit GNU.

+ +

Caktimi fillestar i mirëmbajtësve bëhet kur një program pranohet si paketë GNU. Zakonisht këta +janë ndonjë prej zhvilluesve kryesorë që kanë pranuar ta bëjnë programin një +paketë GNU.

+ +

Me kalimin e kohës mund të ndodhë që, me raste, mirëmbajtësit të tërhiqen. +Në disa raste, mirëmbajtësi i vetëm tërhiqet nga roli, duke e lënë paketën +pa mirëmbajtje. Chief GNUisance zakonisht ua delegon asistentëve GNUisances +gjetjen dhe caktimin e mirëmbajtësve të rinj. Shihni listën e paketave nën +mirëmbajtje aktualisht. U kërkojmë mirëmbajtësve të vjetër të +rekomandojnë mirëmbajtës të rinj dhe i shqyrtojmë me vlerësim këto +sugjerime.

+ +

Mirëmbajtësit e një pakete shpesh rekrutojnë të tjerë për të dhënë kontribut +në zhvillimin e saj dhe u delegojnë atyre ndonjë ose disa vendime teknike. +Sidoqoftë, mirëmbajtësit ruajnë autoritetin mbi krejt paketën, në përputhje +me përgjegjësinë e tyre ndaj Projektit GNU.

+ +

Përgjegjësia parësore e një mirëmbajtësi është të kryejë një punë të mirë, +praktike zhvillimi dhe mirëmbajtje të programit, në përputhje me filozofinë, +politikat dhe vendimet e përgjithshme të Projektit GNU. Mirëmbajtësit duhet +gjithashtu të sigurojnë se paketat e tyre funksionojnë mirë me pjesën tjetër +të Sistemit GNU. Për më tepër informacion, lexoni mbi detyrat bazë të +mirëmbajtësve dhe se ç’do të thotë për një program të jetë një paketë +GNU.

+ +

Në përgjithësi, mirëmbajtësit përcaktojnë drejtimet teknike që marrin +paketat software dhe ndaj marrim vendime nga dita në ditë për +paketat. Po ashtu, për t’i bërë paketat e tyre të funksionojnë mirë tok, +mirëmbajtësit mund të punojnë drejtpërsëdrejti me njëri-tjetrin dhe i nxisim +ta bëjnë. Rrallë, Chief GNUisance do të marrë një vendim që prek +drejtpërsëdrejti një ose më shumë paketa GNU. Mirëmbajtësit e paketave të +prekura kanë përgjegjësinë të ekzekutojnë vendimin në emër të Projektit GNU.

+ +

Informacion më të plotë rreth përgjegjësish specifike të mirëmbajtësve dhe +drejtim teknik për mirëmbajtjen e software-it GNU mund të gjendet te +dokumentet Informacion për Mirëmbajtës Software-i +GNU dhe Standarde GNU Kodimi.

+ +

Nuk kërkojmë doemos që mirëmbajtësit e paketave GNU të pajtohen me +filozofinë tonë, ose të miratojnë politikat tona - vetëm t’i ndjekin ato. +Mirëmbajtësit dhe kontribuesit duhet të ndjekin filozofinë, politikat dhe +vendime specifike të rastit në punën e tyre me software GNU.

+ +

Kontribuoni te Zhvillimi i një Pakete GNU

+ +

Ka disa ekipe që japin lloje të ndryshme mbështetjeje për zhvillimin dhe +mirëmbajtjen e paketave GNU. Shumica e këtyre ekipeve kanë një +bashkërendues për t’i drejtuar; në shumicën e rasteve, bashkërenduesi +raporton drejtpërdrejt te Chief GNUisance, vetëm në u thëntë ndryshe. Kur +jeni në mëdyshje, mund të lidheni me Bashkërendues Vullnetarësh GNU, për këshilla.

+ +

Vlerësim Software-i

+ +

Ekipi i vlerësimit të software-it te <gnueval@gnu.org> vlerëson paketa +software-i të propozuara për paketa GNU. Kjo përfshin një vlerësim të +kujdesshëm të asaj çka kryen software-i , si dhe probleme të lidhura +drejtpërdrejt me lirinë e software-it dhe se si përshtatet programi me +sistemin GNU.

+ +

Kur duhet, anëtarët e rinj rekrutohet nga vullnetarë ekzistues te GNU-ja. +Përvoja e mëparshme në vlerësim software-i jo GNU te Savannah është e +parapëlqyer.

+ +

Vlerësim Sigurie Software-i

+ +

Ekipi i vlerësimit të sigurisë së software-it, te <gnueval-security@gnu.org> +punon me ekipin e vlerësimit të software-it. Ata përcaktojnë nëse ka ndonjë +problem sigurie në software që është ofruar për GNU-në.

+ +

Kur duhet, anëtarët e rinj rekrutohet nga vullnetarë ekzistues te GNU-ja.

+ +

Ekipi i Sigurisë

+ +

Ekipi i Sigurisë ndihmon të zgjidhen +në kohë të meta sigurie. Nëse mirëmbajtësi i një pakete GNU nuk i +përgjigjet një raporti mbi një të metë sigurie, raportuesi mund t’ia kalojë +problemin ekipit të sigurisë. Nëse vendos se problemi është urgjent, ekipi +mund të hartojë një arnim dhe të publikojë një hedhje në qarkullim të +ndrequr të paketës. Mirëmbajtësit munden gjithashtu t’i kërkojnë ekipit të +sigurisë këshilla se si të bëhen të sigurta paketat e tyre.

+ +

Kur duhet, anëtarët e rinj rekrutohet nga vullnetarë ekzistues te GNU-ja.

+ +

Testues Platformash

+ +

Vullnetarët pas listës së postimeve platform-testers@gnu.org +testojnë versione paraqarkullim software-i GNU në platforma të ndryshme +hardware, për të garantuar se funksionojnë si duhet.

+ +

Vullnetarët e rinj janë të mirëpritur.

+ +

Këshillues

+ +

Këshilluesit GNU, te <mentors@gnu.org>, janë vullnetarë +për të dhënë udhëheqje për mirëmbajtës të rinj software-i.

+ +

U kërkojmë atyre që janë prej kohësh mirëmbajtës GNU të dalin vullnetarë për +këtë.

+ +

Korrektorë

+ +

Lista e korrektorëve përmban vullnetarë për korrektim tekstesh në anglisht, +në ndihmë të mirëmbajtësve të paketave. Për të kërkuar korrektim, +shkruajuni te <proofreaders@gnu.org>.

+ +

Ekipe dhe Shërbime të Tjera

+ +

Disa ekipe të tjera lehtësojnë ose administrojnë veprimet e përditshme +brenda Projektit GNU, ose shtyjnë përpara synime specifike të projektit.

+ +

Komiteti Këshillimor i GNU-së

+ +

Komiteti Këshillimor i GNU-së (KKG) +ekziston si njësi këshillimore për Chief GNUisance. Anëtarët e Komitetit +Këshillimor caktohen nga Chief GNUisance. Në përgjithësi, Komitetit +Këshillimor mbikëqyr shëndetin e Projektit GNU në emër të Chief GNUisance +dhe ngrenë për diskutim probleme potenciale.

+ +

Hacker-a Savana

+ +

Savannah është farkëtaria e software-it për +Projektin GNU. Ajo strehon depo kodi, mjete njoftimi të metash, ndërfaqe +listash postimesh, etj. Savannah administrohet nga Hacker-at e Savanës. Këta +mbajnë në punë farkëtarinë e software-it. Përveç garantimit të strehimit si +duhet të software-it GNU te shërbimi, Hacker-at e Savanës vlerësojnë +gjithashtu software jo GNU që aplikon për strehim te farkëtaria.

+ +

Vullnetarët e rinj janë të mirëpritur.

+ +

Webmaster

+ +

Webmaster-at GNU mirëmbajnë dhe +përditësojnë faqet web te https://www.gnu.org.

+ +

Webmaster-at u përgjigjen gjithashtu llojeve të ndryshme të pyetjeve nga +publiku, lidhur me subjekte të tilla si software-i dhe licencat e lira (kur +përgjigja është e qartë). Ata kryejnë filtrimin fillestar të kërkesave për +vlerësimin e një shpërndarjeje, vlerësojnë persona që do të donin të +bëheshin webmaster-a dhe përditësojnë listën e pasqyrave.

+ +

Grupi i Webmaster-ave GNU drejtohet nga Shefi i Webmaster-ave që +përgjigjet para  Chief GNUisance. Vullnetarët e rinj janë të +mirëpritur. ShihniPyetësor +për Vullnetar për Webmaster.

+ +

Përkthyes Web-i

+ +

Çdo gjuhë ka një ekip përkthimi, të drejtuar nga një bashkërendues ekipi. +Për më tepër hollësi, shihni Udhërrëfyes për Përkthimin +e Faqeve Web tën www.gnu.org. Bashkërenduesit e ekipeve përgjigjen +para Përgjegjësit të +Përkthimeve të GNU-së, i cili përgjigjet para Chief GNUisance.

+ +

Ndihmues Listash

+ +

Ndihmuesit e +Listave është një sistem për administrim gjysmë të automatizuar +mesazhesh të padëshiruar dërguar te lista postimesh GNU. Shumica e +mesazheve të padëshiruara kapet nga filtrat përkatës, por janë edhe +moderatorët qenie njerëzore për administrimin e radhës së mesazheve që +pritet të mos jenë të padëshiruar.

+ +

Kur duhet, anëtarët e rinj rekrutohet nga vullnetarë ekzistues te GNU-ja.

+ +

Bashkërendues Vullnetarësh GNU

+ +

Bashkërenduesit e Vullnetarëve GNU, te <gvc@gnu.org>, ndihmojnë të drejtohen +vullnetarë të rinj drejt punësh të përshtatshme brenda Projektit GNU

+ +

Vullnetarë të rinj për Bashkërendues Vullnetarësh GNU janë të mirëpritur, +por rekomandohet shumë përvojë e mëparshme brenda GNU-së (dhe pra një njohje +e gjerë e Projektit GNU).

+ +

Ekipi GNU i Edukimit

+ +

Ekipi GNU i Edukimit promovon birësimin e Sistemit +Operativ GNU në mjedise edukative. Gjithashtu vlerëson shkolla dhe +komunikon me përgjegjës shkollash.

+ +

Vullnetarët e rinj janë të mirëpritur.

+ +

Grupi për Standarde GNU

+ +

Grupi për Standarde GNU vlerëson propozime për përditësim të standardeve GNU +të kodimit. Cilido mund të parashtrojë një propozim, përmes listës së +postimeve bug-standards. +Grupi mandej e diskuton dhe e vlerëson propozimin për t’u marrë me krejt +hollësitë dhe pasojat e tij. Mandej ata e paraqesin propozimin dhe një +rekomandim për të te Chief GNUisance, i cili merr vendimin. Grupi është +gjithashtu përgjegjës për instalimin e ndryshmeve te dokumenti, si dhe për +përditësimin e dokumentit në web.

+ +

Kur duhet, vullnetarë të rinj rekrutohen nga radhët e vullnetarëve ekzistues +GNU.

+ +

Ndreqje Gabimesh

+ +

Nëse gjejmë gabime apo gjëra të harruara në këtë përshkrim të strukturës +ekzistuese, që janë të mundshme, ngaqë më parë s’kishte fare dokumentim të +centralizuar, do ta përditësojmë këtë dokument, si versionin Org, ashtu edhe versionin HTML, duke shtyrë para shifrën +e tretë te numri i versionit. Versionet më të vjetër do t’i ruajmë në një nëndrejtori.

+ +

Ndryshime të Ardhme në Strukturën Administrative

+ +

Për ndryshime në strukturën administrative të Projektit GNU vendoset nga +Chief GNUisance, pas fillimit të konsultimeve me kontribues GNU, zakonisht +në listat përkatëse të Projektit GNU. Synimi i këtyre konsultimeve është të +shihet alternativa të mundshme dhe të vlerësohet paraprakisht se ç’efekte të +mira a të liga do të kenë, për të marrë një vendim të pjekur.

+ +

Për të njoftuar ndryshime që janë adoptuar, do të përditësojmë këtë +dokument, si versionin Org, ashtu edhe versionin HTML (shihni ndarjen e +mëparshme), duke shtyrë para shifrën e parë dhe/ose të dytë të numrit të +versionit.

+ +
+
+

Ka gjithashtu dhe një version Org të +këtij dokumenti.

+
+ +
+ +
+ + + operativ ërbëhet
+ + + + + + + + + -- cgit v1.2.3