taler-merchant-demos

Python-based Frontends for the Demonstration Web site
Log | Files | Refs | Submodules | README | LICENSE

words-to-avoid.html (73073B)


      1 <!--#set var="ENGLISH_PAGE" value="/philosophy/words-to-avoid.en.html" -->
      2 
      3 <!--#include virtual="/server/header.sq.html" -->
      4 <!-- Parent-Version: 1.96 -->
      5 <!-- This page is derived from /server/standards/boilerplate.html -->
      6 <!--#set var="TAGS" value="essays term" -->
      7 <!--#set var="DISABLE_TOP_ADDENDUM" value="yes" -->
      8 
      9 <!-- This file is automatically generated by GNUnited Nations! -->
     10 <title>Fjalë Që Duhen Shmangur (ose Përdorur me Kujdes) Ngaqë Janë Me Spec ose
     11 Ngatërruese - Projekti GNU - Free Software Foundation</title>
     12 <style type="text/css" media="print,screen"><!--
     13 #word-list a { line-height: 1.8em; text-decoration: none; }
     14 -->
     15 
     16 </style>
     17 
     18 <!--#include virtual="/philosophy/po/words-to-avoid.translist" -->
     19 <!--#include virtual="/server/banner.sq.html" -->
     20 <!--#include virtual="/philosophy/ph-breadcrumb.sq.html" -->
     21 <!--GNUN: OUT-OF-DATE NOTICE-->
     22 <!--#include virtual="/server/top-addendum.sq.html" -->
     23 <div class="article reduced-width">
     24 <h2>Fjalë Që Duhen Shmangur (ose Përdorur me Kujdes) Ngaqë Janë Me Spec ose
     25 Ngatërruese</h2>
     26 <div class="thin"></div>
     27 
     28 <p>
     29 Ka një numër fjalësh dhe togfjalëshash që këshillojmë të shmangen, ose të
     30 shmangen në disa kontekste të caktuara dhe për përdorime të caktuara.  Disa
     31 janë të dykuptimta ose qorrollisëse; të tjera vijnë prej këndvështrimesh me
     32 të cilët nuk pajtohemi, dhe shpresojmë që të mos pajtoheni as ju.</p>
     33 
     34 <div id="word-list" class="emph-box">
     35 <p> <!-- GNUN-SORT-START -->
     36 “<a href="#DigitalRightsManagement">Digital Rights Management</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     37 “<a href="#FLOSS">FLOSS</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     38 “<a href="#FOSS">FOSS</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     39 “<a href="#Google">Google</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     40 “<a href="#InternetofThings">Internet Gjërash</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     41 “<a href="#MP3Player">MP3 player</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     42 “<a href="#PC">PC</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     43 “<a href="#Photoshop">Photoshop</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     44 “<a href="#PowerPoint">PowerPoint</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     45 “<a href="#Product">Produkt</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     46 “<a href="#CopyrightOwner">Pronar të Drejtash Kopjimi</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     47 “<a href="#RAND">RAND</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     48 “<a href="#SaaS">SaaS</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     49 “<a href="#Skype">Skype</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     50 “<a href="#OptOut">Zgjidhni lënien jashtë</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     51 “<a href="#Access">akses</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     52 “<a href="#Alternative">alternativ</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     53 “<a href="#Assets">asete</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     54 “<a href="#Ad-blocker">bllokues reklamash</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     55 “<a href="#CloudComputing">cloud computing</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     56 “<a href="#Content">content</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     57 “<a href="#DigitalLocks">dryna dixhitalë</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     58 “<a href="#Ecosystem">ekosistem</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     59 “<a href="#ForFree">falas</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     60 “<a href="#Freeware">freeware</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     61 “<a href="#Hacker">haker</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     62 “<a href="#Open">i hapët</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     63 “<a href="#Closed">i mbyllur</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     64 “<a href="#FreelyAvailable">i passhëm lirisht</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     65 “<a href="#SoftwareIndustry">industri software</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     66 “<a href="#Commercial">komercial</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     67 “<a href="#Compensation">kompensim</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     68 “<a href="#Consumer">konsumator</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     69 “<a href="#Consume">konsumo</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     70 “<a href="#Creator">krijues</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     71 “<a href="#CreativeCommonsLicensed">licencuar sipas Creative Commons</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     72 “<a href="#DigitalGoods">mallra dixhitale</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     73 “<a href="#Protection">mbrojtje</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     74 “<a href="#SourceModel">model burimi</a>” |
     75 
     76 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     77 “<a href="#Modern">modern</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     78 “<a href="#Monetize">monetizoni</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     79 “<a href="#SharingPersonalData">ndarje me të tjerët (të dhëna
     80 personale)</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     81 “<a href="#BSD-style">në stil BSD-je</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     82 “<a href="#Piracy">pirateri</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     83 “<a href="#IntellectualProperty">pronësi intelektuale</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     84 “<a href="#SharingEconomy">sharing economy</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     85 “<a href="#SellSoftware">shisni software</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     86 “<a href="#LAMP">sistem LAMP</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     87 “<a href="#Linux">sistem Linux</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     88 “<a href="#GiveAwaySoftware">software give away</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     89 <!--#if expr="$LANGUAGE_SUFFIX	= /^.(es)$/" -->
     90 <!-- TRANSLATORS: translate if this word is used often in your
     91      language to refer to mobile computers; otherwise,
     92      fill the translation with a space. -->
     93 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
     94 “<a href="#Terminal">terminal</a>” | <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
     95 <!--#endif
     96  -->
     97 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
     98 “<a href="#Vendor">tregtues</a>”
     99 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
    100 “<a href="#Market">treg</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
    101 “<a href="#TrustedComputing">trusted computing</a>” | <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
    102 “<a href="#Theft">vjedhje</a>” | <!-- GNUN-SORT-STOP -->
    103 </p>
    104 </div>
    105 
    106 <hr class="no-display" />
    107 <div class="announcement">
    108 <p>Kini parasysh gjithashtu <a href="/philosophy/categories.html">Kategori
    109 Software-i të Lirë</a>, <a
    110 href="/philosophy/why-call-it-the-swindle.html">Pse Duhet Quajtur
    111 Swindle?</a></p>
    112 </div>
    113 <hr class="no-display" />
    114 
    115 <!-- GNUN-SORT-START -->
    116 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
    117 <h3 id="Access">“Akses”</h3>
    118 
    119 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
    120 <p>
    121 Është një keqkuptim i rëndomtë të mendohet se software i lirë do të thotë që
    122 publiku të ketë “akses” te një program.  S'është kjo ajo që do të thotë
    123 software i lirë.</p>
    124 <p>
    125 <a href="/philosophy/free-sw.html">Kriteri i të qenit software i lirë</a>
    126 nuk është se cili ka “akses” te programi; katër liritë thelbësore lidhen me
    127 atë se çfarë i lejohet të bëjë me programin, një përdoruesi që ka një kopje
    128 të tij.  Për shembull, liria 2 thotë se përdoruesi është i lirë të bëjë një
    129 kopje tjetër dhe t’jua japë ose t’jua shesë.  Por asnjë përdorues s’e ka
    130 <em>detyrim</em> ta bëjë këtë për ju; s’keni ndonjë <em>të drejtë</em> t’i
    131 kërkoni cilitdo përdorues një kopje të atij programi.</p>
    132 <p>
    133 Veçanërisht, nëse shkruani vetë një program dhe nuk ofroni kurrë një kopje
    134 të tij për dikë tjetër, ai program është software i lirë, edhe pse në mënyrë
    135 triviale, ngaqë çdo përdorues që ka një kopje gëzon katër liritë thelbësore
    136 (meqë i vetmi përdorues i tillë jeni ju).</p>
    137 <p>
    138 Në praktikë, kur kopje të një programi kanë shumë përdorues, është e sigurt
    139 që dikush do ta postojë në internet, duke e bërë të passhëm për këdo.  Ne
    140 mendojmë se njerëzit duhet ta bëjnë këtë, nëse programi është i dobishëm.
    141 Por kjo s’është domosdoshmëri software-i të lirë.</p>
    142 <p>
    143 Ka një pikë specifike për të cilën çështja e pasjes së aksesit është
    144 drejtpërsëdrejti e lidhur me software-in e lirë: licenca GNU GPL lejon t’i
    145 jepet një përdoruesi të dhënë akses për shkarkimin e kodit burim të një
    146 programi, si zëvendësim të dhënies atij përdoruesi një kopje materiale të
    147 burimit.  Kjo vlen për rastin e veçantë në të cilin përdoruesi e ka tashmë
    148 një kopje të programit në një formë jo burim.</p>
    149 
    150 <blockquote><p>Në vend se <b>me software-in e lirë, publiku ka akses te programi</b>, ne
    151 themi, <b>me software-in e lirë, përdoruesi gëzon liritë themelore</b> dhe
    152 <b>software-in e lirë, përdoruesit kanë kontroll mbi çka programi bën për
    153 ta</b>.</p>
    154 </blockquote>
    155 
    156 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
    157 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
    158 <h3 id="Alternative">“Alternativ”</h3>
    159 
    160 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
    161 <p>
    162 S’e përshkruajmë software-in e lirë si një “alternativë” ndaj pronësorit,
    163 ngaqë kjo fjalë lë të nënkuptohet se krejt “alternativat” janë legjitime dhe
    164 se çdo e tillë e re, që shtohet, e bën më të mirë gjendjen për përdoruesit.
    165 Në të vërtetë, ajo nënkupton se software-it të lirë i bie të bashkekzistojë
    166 me <em>software</em> që s’respekton lirinë e përdoruesve.</p>
    167 <p>
    168 Ne besojmë se shpërndarja si software i lirë është e vetmja rrugë etike për
    169 ta bërë software-in të passhëm për përdorim nga të tjerët.  Metodat e tjera,
    170 <a href="/philosophy/free-software-even-more-important.html">software jo i
    171 lirë</a> dhe <a
    172 href="/philosophy/who-does-that-server-really-serve.html">Shërbim si
    173 Zëvendësim Software-i</a> i kthejnë përdoruesit e tyre në vasalë.  Nuk
    174 mendojmë se është mirë t’u ofrohen përdoruesve këto “alternativa” kundrejt
    175 software-it të lirë.</p>
    176 <p>
    177 Rrethana speciale mund t’i shpien përdoruesit drejt xhirimit të një programi
    178 të veçantë, për një punë të veçantë.  Për shembull, kur një faqe dërgon te
    179 shfletuesi i përdoruesit kod JavaScript, kjo i shpie përdoruesit drejt
    180 xhirimit të atij programi klient specifik, në vend se cilitdo tjetër të
    181 mundshëm.  Në rast të tillë, ka një arsye për ta përshkruar si alternativ
    182 çfarëdo kodi tjetër për atë punë.
    183 </p>
    184 
    185 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
    186 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
    187 <h3 id="Assets">“Asete”</h3>
    188 
    189 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
    190 <p>
    191 T’u referohesh veprave të botuara si “asete”, ose “asete dixhitale”, është
    192 edhe më keq se sa t’i quash <a href="#Content">“content”</a> &mdash; është
    193 të marrësh të mirëqenë se për shoqërinë s’kanë vlerë tjetër veç vlerës
    194 komerciale.</p>
    195 
    196 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
    197 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
    198 <h3 id="BSD-style">“BSD-style”</h3>
    199 
    200 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
    201 <p>
    202 Shprehja “licencë në stil BSD” shpie në konfuzion, ngaqë <a
    203 href="/licenses/bsd.html">trajtohen njësoj licenca që kanë dallime të
    204 rëndësishme</a>.  Për shembull, licenca origjinale BSD me klauzolën për
    205 reklama është e papërputhshme me GNU General Public License, por licenca BSD
    206 e rishikuar është.</p>
    207 <p>
    208 Për të shmangur konfuzionin, më e mira është të emërtohet <a
    209 href="/licenses/license-list.html"> licenca specifike për të cilën bëhet
    210 fjalë</a> dhe të shmanget termi i vagullt “BSD-style”.</p>
    211 
    212 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
    213 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
    214 <h3 id="Ad-blocker">“Bllokues reklamash”</h3>
    215 
    216 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
    217 <p>
    218 Kur qëllimi i një programi është të bllokojë reklama, “bllokues reklamash”
    219 është një term i mirë për të.  Por shfletuesi GNU IceCat, të themi, bllokon
    220 reklama që ndjekin përdoruesin, si pasojë masash më të gjera për parandalim
    221 survejimi nga sajtet.  Ky nuk është “bllokues reklamash”, është <em>mbrojtje
    222 nga survejimi</em>.</p>
    223 
    224 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
    225 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
    226 <h3 id="CloudComputing">“Cloud Computing”</h3>
    227 
    228 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
    229 <p id="Cloud">
    230 Termi “cloud computing”<sup><a href="#TransNote1">1</a></sup> (ose thjesht
    231 “cloud” në kontekstin e punimit me kompjuter) është një fjalë në modë,
    232 marketingu, pa ndonjë domethënie koherente.  Përdoret për një gamë
    233 veprimtarish të ndryshme nga njëra-tjetra, karakteristika e vetme e
    234 përbashkët e të cilave është se përdorin Internetin për diçka më shumë se
    235 shpërngulje kartelash.  Prandaj, termi përhap konfuzion.  Nëse të menduarit
    236 tuaj e bazoni në të, ky do të jetë konfuz (ose, mund të thoshim,
    237 “cloudy”<sup><a href="#TransNote2">2</a></sup>?).
    238 </p>
    239 
    240 <p>
    241 Kur e sillni në mend, ose i përgjigjeni një pohimi që dikush tjetër ka bërë
    242 duke përdorur këtë term, hapi i parë është të sqarohet tema.  Për cilët
    243 skenarë është pohimi? Cili term është i përshtatshëm, i qëruar për atë
    244 skenar? Pasi të jetë formuluar qartë tema, atëherë bëhet i mundur të
    245 menduarit koherent rreth tij.
    246 </p>
    247 
    248 <p>
    249 Një nga shumë kuptimet e “cloud computing” është depozitimi dhe ruajtja e të
    250 dhënave tuaja te shërbime internetore.  Në shumicën e skenarëve, kjo është
    251 marrëzi, ngaqë ju ekspozon ndaj <a
    252 href="https://www.guardian.co.uk/commentisfree/2011/apr/25/hackers-spooks-cloud-antiauthoritarian-dream">survejimit</a>.
    253 </p>
    254 
    255 <p>
    256 Një tjetër kuptim (që pritet me të, por pa qenë e njëjta gjë) është <a
    257 href="/philosophy/who-does-that-server-really-serve.html"> Service as a
    258 Software Substitute</a><sup><a href="#TransNote3">3</a></sup>, çka ju mohon
    259 kontrollin mbi kompjuterin tuaj.  S’duhet të përdorni kurrë SaaSS.
    260 </p>
    261 
    262 <p>
    263 Një tjetër kuptim është dhënia me qira e një shërbyesi fizik të largët, ose
    264 shërbyesi virtual.  Këto praktika, në disa rrethana të dhëna, janë në
    265 rregull.
    266 </p>
    267 
    268 <p>
    269 Një tjetër kuptim është hyrja në shërbyesin tuaj prej pajisjes tuaj
    270 celulare.  Këtu nuk dalin çështje të veçanta etike.
    271 </p>
    272 
    273 <p>
    274 <a
    275 href="https://csrc.nist.gov/publications/detail/sp/800-145/final">Përkufizimi
    276 i NIST-it për “cloud computing”</a> përmend tre skenarë që ngrenë çështje të
    277 ndryshme etike: Software-i si Shërbim, Platforma si Shërbim, dhe
    278 Infrastruktura si Shërbim.  Por ai përkufizim s’përputhet me përdorimin e
    279 zakonshëm të termit “cloud computing”, ngaqë nuk përfshin depozitimin e të
    280 dhënave në shërbime internetore.  Software-i si Shërbim, ashtu siç
    281 përkufizohet nga NIST, mbivendoset në mënyrë të konsiderueshme me Shërbimin
    282 si Zëvendësim Software-i, i cili abuzon me përdoruesit, por dy konceptet nuk
    283 janë të barasvlershëm.
    284 </p>
    285 
    286 <p>
    287 Këto praktika punimi në kompjuter, të ndryshme nga njëra-tjetra, as që hyjnë
    288 në të njëjtin diskutim.  Mënyra më e mirë për të shmangur konfuzionin që
    289 termi “cloud computing” përhap, është të mos përdoret termi “cloud” kur
    290 bëhet fjalë për punim me kompjuter.  Flisni për skenarin që keni në mendje,
    291 dhe quajeni me një term specifik.
    292 </p>
    293 
    294 <p>
    295 Ia vlen të shënohet që edhe Larry Ellison, një zhvillues programesh
    296 pronësorë, <a
    297 href="https://www.cnet.com/culture/oracles-ellison-nails-cloud-computing/">
    298 vuri re zbrazëtinë e termit “cloud computing”</a>. Ai vendosi ta përdorë
    299 termin, sido qoftë, ngaqë, si zhvillues software-i pronësor, s’është i
    300 motivuar prej të njëjtash ideale si ne.
    301 </p>
    302 
    303 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
    304 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
    305 <h3 id="DigitalRightsManagement">“Digital Rights Management”</h3>
    306 
    307 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
    308 <p>
    309 “Digital Rights Management”<sup><a href="#TransNote4">4</a></sup> (shkurtuar
    310 si “DRM”) i referohet mekanizmave teknikë të konceptuar për të imponuar
    311 kufizime mbi përdoruesit e kompjuterave.  Përdorimi i fjalës “rights” (të
    312 drejta) në këtë term është propagandë, e konceptuar t’ju shpjerë pa e patur
    313 mendjen drejt parjes së çështjes nga këndvështrimi i atyre pakëve që
    314 imponojnë kufizimet, dhe shpërfilljes së atij të publikut të përgjithshëm
    315 mbi të cilin imponohen këto kufizime.</p>
    316 <p>
    317 Ndër alternativa të mira përfshihen “Digital Restrictions Management”<sup><a
    318 href="#TransNote5">5</a></sup> dhe “pranga dixhitale”.</p>
    319 <p>
    320 Ju lutemi, regjistrohuni që të përkrahni <a
    321 href="https://DefectiveByDesign.org/">fushatën tonë për shfuqizimin e
    322 DRM-së</a>.</p>
    323 
    324 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
    325 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
    326 <h3 id="DigitalLocks">“Dryna Dixhitalë”</h3>
    327 
    328 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
    329 <p>
    330 “Dryna dixhitalë” përdoret për t’iu referuar Administrimit Dixhital të
    331 Kufizimeve nga dikush që e kritikon.  Problemi me këtë term është se ai nuk
    332 arrin të shpalosë të keqen e DRM-së.  Personat që e adoptuan termin, nuk e
    333 vranë dhe aq mendjen.</p>
    334 <p>
    335 Drynat s’janë doemos shtypës apo të këqij.  Ka gjasa që të keni në zotërim
    336 disa dryna, si dhe çelësat apo kodet për ta; mund t’i shihni si të dobishëm
    337 ose të bezdisshëm, por nuk ju shtypin, sepse mund t’i hapni ose mbyllni si
    338 doni.  Në mënyrë të ngjashme, <a
    339 href="https://www.theguardian.com/technology/2015/may/01/encryption-wont-work-if-it-has-a-back-door-only-the-good-guys-have-keys-to-">fshehtëzimin</a>
    340 e shohim të paçmueshëm për mbrojtjen e kartelave tona dixhitale.  Ky, po
    341 ashtu, është një lloj dryni dixhital kontrollin e të cilit e keni ju.</p>
    342 <p>
    343 DRM-ja është si një dry i vendosur mbi ju nga dikush tjetër, që refuzon t’ju
    344 japë çelësin &mdash; me fjalë të tjera, njësoj si <em>pranga</em>.  Ndaj,
    345 metafora e duhur për DRM-në është “pranga dixhitale”, jo “dry dixhital”.</p>
    346 <p>
    347 Një numër fushatash kundërshtimi kanë zgjedhur termin e pamend “bllokime
    348 dixhitale”; që t’i vëmë gjërat në vijë, duhet të këmbëngulim pa lëkundje për
    349 ndreqjen e këtij gabimi.  FSF-ja mund ta përkrahë një fushatë që i
    350 kundërvihet “drynave dixhitalë” nëse pajtohemi për thelbin; megjithatë, kur
    351 deklarojmë përkrahjen tonë, e zëvendësojmë haptazi termin me “pranga
    352 dixhitale” dhe e themi pse.</p>
    353 
    354 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
    355 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
    356 <h3 id="Ecosystem">“Ekosistem”</h3>
    357 
    358 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
    359 <p>
    360 Është e pakëshillueshme të përshkruash bashkësinë e software-it të lirë, ose
    361 çfarëdo bashkësie njerëzish, si një “ekosistem”, ngaqë fjala nënkupton
    362 mungesën e gjykimit etik.</p>
    363 
    364 <p>
    365 qëndrimi vëzhgues pa gjykim: mos pyet si, pse, çfarë, <em>duhet të
    366 ndodhë</em>, thjesht studio dhe kupto çfarë <em>ndodh</em>.  Në një
    367 ekosistem, disa ente konsumojnë ente të tjerë.  Në ekologji nuk pyetet nëse
    368 është e drejtë që një buf të hajë një mi apo që një mi të hajë një farë,
    369 thjesht vëzhgojmë se e bëjnë këtë.  Popullatat e specieve shtohen ose mpaken
    370 sipas kushteve; kjo as është mirë, as është gabim, është thjesht një dukuri
    371 ekologjike, madje edhe kur shkon deri në zhdukjen e specieve.</p>
    372 
    373 <p>
    374 Përkundrazi, qeniet që bëjnë të vetin një qëndrim etik kundrejt asaj që i
    375 rrethon, mund të vendosin të ruajnë gjëra që, pa ndërhyrjen e tyre, mund të
    376 zhduken &mdash; bie fjala, shoqëria civile, demokracia, të drejtat e
    377 njeriut, paqja, shëndeti publik, një klimë e qëndrueshme, ajër dhe ujë i
    378 pastër, specie të rrezikuara, arte tradicionale… dhe liri të përdoruesve të
    379 kompjuterit.
    380 </p>
    381 
    382 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
    383 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
    384 <h3 id="FLOSS">“FLOSS”</h3>
    385 
    386 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
    387 <p>
    388 Termi “FLOSS”, që do të thotë “Free/Libre and Open Source Software”, u sajua
    389 si një rrugë <a href="/philosophy/floss-and-foss.html">për të qenë asnjanës
    390 mes software-it të lirë dhe burimit të hapët</a>.  Nëse synimi juaj është
    391 asnjanësia, “FLOSS” është rruga më e mirë për të qenë asnjanës.  Por nëse
    392 doni të shpalosni se i dilni në krah lirisë, mos përdorni një term asnjanës.</p>
    393 
    394 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
    395 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
    396 <h3 id="FOSS">“FOSS”</h3>
    397 
    398 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
    399 <p>
    400 Termi “FOSS”, që do të thotë “Free and Open Source Software”, u sajua si një
    401 rrugë <a href="/philosophy/floss-and-foss.html">për të qenë asnjanës mes
    402 software-it të lirë dhe burimit të hapët</a>, por nuk ia arrin vërtet
    403 kësaj.  Nëse synimi juaj është asnjanësia, “FLOSS” është më mirë.  Por nëse
    404 doni të shpalosni se i dilni në krah lirisë, mos përdorni një term asnjanës.</p>
    405 
    406 <blockquote><p>Në vend se <b>FOSS</b>, ne themi, <b>software i lirë</b> ose <b>software i
    407 lirë (libre)</b>.</p>
    408 </blockquote>
    409 
    410 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
    411 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
    412 <h3 id="ForFree">“Falas”</h3>
    413 
    414 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
    415 <p>
    416 Nëse doni të thoni se një program është software i lirë, ju lutemi, mos
    417 thoni se mund të kihet “falas”. Ai term do të thotë pikërisht “kundrejt një
    418 çmimi zero”. Software i lirë është punë lirie, jo çmimi.</p>
    419 <p>
    420 Kopje software-i të lirë shpesh mund të kihen falas &mdash; për shembull,
    421 duke i shkarkuar përmes FTP-së.  Por software i lirë mund të kihet edhe
    422 kundrejt një çmimi, në CD-ROM; më anë tjetër, kopje software-i pronësor ka
    423 raste që jepen falas nëpër promocione, dhe disa paketa pronësore jepen
    424 normalisht pa pagesë për disa përdorues.</p>
    425 <p>
    426 Për të shmangur konfuzionin, mund të thoni se programi mund të kihet si
    427 “software i lirë”.</p>
    428 
    429 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
    430 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
    431 <h3 id="Freeware">“Freeware”<sup><a href="#TransNote6">6</a></sup></h3>
    432 
    433 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
    434 <p>
    435 Ju lutemi, mos e përdorni termin “freeware” si një sinonim për “software i
    436 lirë”. Termi “freeware” përdorej shpesh gjatë viteve ’80 për programe të
    437 hedhur në qarkullim vetëm në formën e të ekzekutueshmit, pa mundësi për
    438 konsultim të kodit burim.  Sot, për të, nuk ka ndonjë përkufizim të veçantë
    439 të pranuar.</p>
    440 <p>
    441 Kur përdorni gjuhë të tjera nga anglishtja, ju lutemi, shmangeni huazimin e
    442 termave të anglishtes, të tillë si “software i lirë” ose “freeware”. Është
    443 më mirë të përkthehet termi “software i lirë” në <a
    444 href="/philosophy/fs-translations.html">gjuhën tuaj</a>.</p>
    445 
    446 <p>
    447 Duke përdorur një fjalë në <a href="/philosophy/fs-translations.html">gjuhën
    448 tuaj</a>, tregoni se po i referoheni vërtet lirisë dhe jo thjesht të bëni
    449 papagallin për një koncept të huaj, misterioz, marketingu.  Në fillim,
    450 bashkëkombësve tuaj mundet t’u duket i huaj ose shqetësues referimi ndaj
    451 lirisë, por sapo të shohin se nënkupton pikërisht atë që shpreh, ata do ta
    452 kuptojnë vërtet se si është puna.
    453 </p>
    454 
    455 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
    456 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
    457 <h3 id="Google">“Google”</h3>
    458 
    459 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
    460 <p>
    461 Ju lutemi, shmangeni përdorimin e termit “google” si folje, në kuptimin e
    462 kërkimit për diçka në internet. “Google” është thjesht emri i njërit prej
    463 shumë motorëve për kërkime. Këshillojmë të përdorni termin “kërko në web”
    464 ose (në ca kontekste të tjera) thjesht “kërko”. Përpiquni të përdorni një
    465 motor kërkimesh që respekton privatësinë tuaj; për shembull, <a
    466 href="https://duckduckgo.com/">DuckDuckGo</a> pretendon se nuk i gjurmon
    467 përdoruesit e vet. (Nuk ka ndonjë mënyrë për dikë jashtë të verifikojë
    468 pretendime të këtij lloji.)</p>
    469 
    470 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
    471 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
    472 <h3 id="Hacker">“Hacker”</h3>
    473 
    474 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
    475 <p>
    476 Një <em>hacker</em> është dikush të cilit <a
    477 href="https://stallman.org/articles/on-hacking.html"> i shijon zgjuarsia
    478 lojcake</a> &mdash; jo doemos me kompjuterat.  Programuesit në bashkësinë e
    479 dikurshme <abbr title="Massachusetts Institute of Technology">MIT</abbr> të
    480 software-it të lirë në vitet ’60 dhe ’70 i referoheshin njëri-tjetrit si
    481 <em>hackers</em>.  Aty nga 1980, gazetarët që zbuluan bashkësinë e
    482 hacker-ave, gabimisht e morën termin si të thoshte “thyes sigurie”.</p>
    483 
    484 <p>
    485 Ju lutemi, mos e përhapni këtë gabim.  Personat që çajnë sigurinë janë
    486 “crackers”.</p>
    487 
    488 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
    489 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
    490 <h3 id="Open">“I hapët”</h3>
    491 
    492 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
    493 <p>
    494 Ju lutemi, shmangeni përdorimin e termit “i hapët” ose “burim i hapët” si
    495 zëvendësim për “software i lirë”. Këto terma i referohen një <a
    496 href="/philosophy/open-source-misses-the-point.html"> pozicioni të
    497 ndryshëm</a> të bazuar në vlera të tjera.  Lëvizja e software-it të lirë
    498 lufton për lirinë tuaj në punimin me kompjuter, si çështje drejtësie.
    499 Jo-lëvizja e burimit të hapët nuk lufton për ndonjë gjë në këtë mënyrë.</p>
    500 
    501 <p>Kur u referoheni pikëpamjeve të burimit të hapët, është e saktë të përdoret
    502 ai emër, por, ju lutemi, mos e përdorni atë term kur flisni rreth nesh,
    503 software-it tonë, apo pikëpamjeve tona &mdash; kjo i shpie njerëzit të
    504 supozojnë se pikëpamjet tona janë të ngjashme me të tyret.</p>
    505 
    506 <blockquote>
    507 <p>Në vend të <b>me burim të hapët</b>, ne themi, <b>software i lirë</b> ose
    508 <b>software i lirë (libre)</b>.</p>
    509 </blockquote>
    510 
    511 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
    512 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
    513 <h3 id="Closed">“I mbyllur”</h3>
    514 
    515 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
    516 <p>
    517 Përshkrimi i software-it jo të lirë si “i mbyllur” i referohet qartazi
    518 termit “burim i hapët”. Në lëvizjen e software-it të lirë, <a
    519 href="/philosophy/open-source-misses-the-point.html"> nuk duam të na
    520 ngatërrojnë me kampin e burimit të hapët</a>, ndaj jemi të kujdesshëm që t’i
    521 shmangemi thënies së gjërave që do t’i nxisnin njerëzit të na fusin në një
    522 thes me ta.  Për shembull, e shmangim përshkrimin e software-it jo të lirë
    523 si “i mbyllur”. E quajmë “jo i lirë” ose <a
    524 href="/philosophy/categories.html#ProprietarySoftware"> “pronësor”</a>.</p>
    525 
    526 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
    527 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
    528 <h3 id="FreelyAvailable">“I passhëm lirisht”</h3>
    529 
    530 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
    531 <p>
    532 Mos e përdorni “software i passhëm lirisht” si një sinonim për “software i
    533 lirë”. Termat nuk janë të barasvlershëm.  Software-i është “i passhëm
    534 lirisht” nëse cilido mund të marrë lehtë një kopje.  “Software i lirë”
    535 përkufizohet përmes termave të lirisë së përdoruesve që kanë një kopje të
    536 tij.  Këto janë përgjigje për pyetje të ndryshme nga njëra-tjetra.
    537 </p>
    538 
    539 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
    540 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
    541 <h3 id="SoftwareIndustry">“Industri Software-i”</h3>
    542 
    543 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
    544 <p>
    545 Termi “industri software-i” i nxit njerëzit të përfytyrojnë se software-i
    546 zhvillohet gjithmonë nga njëfarë fabrike dhe mandej u shpërndahet
    547 “konsumatorëve”. Bashkësia e software-it të lirë dëshmon se nuk është
    548 kështu.  Ekzistojnë biznese software-i, dhe një numër biznesesh zhvillojnë
    549 software të lirë dhe/ose jo të lirë, por ato që zhvillojnë software të lirë
    550 nuk funksionojnë si fabrika.</p>
    551 <p>
    552 Termi “industri” përdoret si propagandë nga mbrojtësit e patentave mbi
    553 software-in.  Këta e quajnë zhvillimin e software-it “industri” dhe mandej
    554 rreken të argumentojnë se kjo do të thotë që ajo duhet t’u nënshtrohet
    555 monopoleve të patentave.  <a
    556 href="https://web.archive.org/web/20071215073111/http://eupat.ffii.org/papers/europarl0309/"
    557 title="archived version of http://eupat.ffii.org/papers/europarl0309/">
    558 Parlamenti Europian, duke hedhur poshtë patentat mbi software-in më 2003,
    559 votoi për përkufizimin e “industrisë” si “prodhim i automatizuar të mirash
    560 materiale”</a>.</p>
    561 
    562 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
    563 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
    564 <h3 id="InternetofThings">“Internet Gjërash”</h3>
    565 
    566 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
    567 <p>
    568 Kur kompanitë vendosën të prodhojnë pajisje elektro-shtëpiake të
    569 kompjuterizuara që përmes internetit do të mund të lidheshin me shërbyesin e
    570 prodhuesit, dhe kështu mund të spiunoheshin lehtë përdoruesit e tyre, e
    571 kuptuan se kjo s’do të dukej edhe aq mirë.  Ndaj sajuan një emër të bukur,
    572 tërheqës: “Internet Gjërash”.</p>
    573 <p>
    574 Përvoja tregon se këto produkte shpesh <a
    575 href="https://www.locusmag.com/Perspectives/2015/09/cory-doctorow-what-if-people-were-sensors-not-things-to-be-sensed/">
    576 spiunojnë përdoruesit e tyre</a>.  Janë edhe të bëra enkas për <a
    577 href="https://archive.ieet.org/articles/rinesi20150806.html">t’u dhënë
    578 njerëzve këshilla të njëanshme</a>.  Veç kësaj, prodhuesi mund <a
    579 href="/proprietary/proprietary-sabotage.html"> ta sabotojë produktin</a>
    580 duke fikur shërbyesin nga i cili varet pajisja.</p>
    581 <p>
    582 I quajmë “Internet Thumbash”.
    583 </p>
    584 
    585 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
    586 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
    587 <h3 id="Commercial">“Komerciale”</h3>
    588 
    589 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
    590 <p>
    591 Ju lutemi, mos e përdorni fjalën “komerciale” si një sinonim për “jo i
    592 lirë”. Kështu ngatërrohen dy çështje tërësisht të ndryshme.</p>
    593 <p>
    594 Një program është komercial nëse është zhvilluar si veprimtari biznesi.  Një
    595 program komercial mund të jetë i lirë ose jo, varet nga mënyra e
    596 shpërndarjes së tij.  Po njësoj, një program i zhvilluar nga një shkollë ose
    597 një individ mund të jetë i lirë ose jo, varet nga mënyra e shpërndarjes së
    598 tij.  Dy pyetjet &mdash; ç’lloj njësie e zhvilloi programin dhe ç’liri
    599 gëzojnë përdoruesit e tij &mdash; janë të pavarura.</p>
    600 <p>
    601 Në dhjetëvjeçarin e parë të lëvizjes së software-it të lirë, paketat e
    602 software-it të lirë qenë thuajse përherë jokomerciale; përbërësit e sistemit
    603 operativ GNU/Linux qenë ndërtuar nga individë ose ente jofitimprurës, të
    604 tillë si FSF-ja dhe universitete.  Më vonë, në vitet ’90, filloi të dukej
    605 software i lirë komercial.</p>
    606 <p>
    607 Software-i komercial i lirë është një ndihmesë për bashkësinë tonë, ndaj do
    608 të duhej ta nxitnim.  Po njerëzit që mendojnë se “komercial” do të thotë “jo
    609 i lirë” do të priren të mendojnë se ndërthurja “komercial i lirë” është
    610 vetë-kontradiktore, dhe ta hedhin tej si mundësi.  Le të bëjmë kujdes të mos
    611 e përdorim fjalën “komercial” në atë mënyrë.</p>
    612 
    613 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
    614 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
    615 <h3 id="Compensation">“Kompensim”</h3>
    616 
    617 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
    618 <p>
    619 Të flasësh për “kompensim të autorëve”, kur bëhet fjalë për të drejta
    620 kopjimi, bart supozimin që (1) të drejtat e kopjimit ekzistojnë për favorin
    621 e autorëve dhe (2) kurdo që lexojmë diçka, hyjmë në borxh te autori, të
    622 cilin duhet mandej ta ripaguajmë.  Supozimi i parë është thjesht <a
    623 href="/philosophy/misinterpreting-copyright.html">i rremë</a>, dhe i dyti
    624 është i moralisht i papranueshëm.
    625 </p>
    626 <p>
    627 “Kompensimi i zotëruesve të të drejtave” shton një rrjepje të mëtejshme: nga
    628 ju pritet të përfytyroni se kjo do të thotë të paguhen autorët, dhe, me
    629 raste, kjo ndodh, por shumicën e kohës kjo do të thotë subvencion për të
    630 njëjtat kompani botimesh që po na vënë nën ligje të padrejta.
    631 </p>
    632 
    633 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
    634 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
    635 <h3 id="Consumer">“Konsumator”</h3>
    636 
    637 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
    638 <p>
    639 Termi “konsumator”, kur përdoret për t’iu referuar përdoruesve të punimit me
    640 kompjuter, është i ngarkuar me supozime që duhet t’i hedhim tej.  Disa vijnë
    641 prej idesë që përdorimi i një programi do të thotë “konsum” i programit
    642 (shihni zërin e mëparshëm <a href="#Consume"></a>), që i shpie njerëzit të
    643 imponojnë mbi vepra dixhitale të kopjueshme përfundimet ekonomike të nxjerra
    644 lidhur me produkte materiale të pakopjueshme.</p>
    645 <p>
    646 Për më tepër, t’i përshkruash përdoruesit e software-it si “konsumatorë” i
    647 referohet një kornizimi në të cilin njerëzit janë të kufizuar me
    648 përzgjedhjen prej çfarëdo “produktesh” që janë të gatshme në “treg”. Në këtë
    649 kornizim nuk ka vend për idenë që përdoruesit munden <a
    650 href="/philosophy/free-software-even-more-important.html">të ushtrojnë
    651 drejtpërsëdrejti kontrollin e tyre mbi atë që bën një program</a>.</p>
    652 <p>
    653 Për përshkrimin e personave që s’kufizohen me përdorimin pasiv të veprave,
    654 këshillojmë terma të tillë si “individë” dhe “shtetas”, në vend se
    655 “konsumatorë”.</p>
    656 <p>
    657 Problemi me fjalën “konsumator” është <a
    658 href="https://www.theguardian.com/commentisfree/2013/aug/11/capitalism-language-raymond-williams">vënë
    659 në dukje më parë</a>.
    660 </p>
    661 
    662 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
    663 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
    664 <h3 id="Consume">“Konsumo”</h3>
    665 
    666 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
    667 <p>
    668 “Konsumo” i referohet asaj që bëjmë me ushqimin: e tretim, dhe pas kësaj
    669 ushqimi nuk ekziston më si i tillë.  Për analogji, përdorim të njëjtën fjalë
    670 për produkte të tjera, përdorimi i të cilave <em>i harxhon</em>.  Përdorimi
    671 i termit për të mira jo kaq të përkohshme, të tilla si veshje apo aparatura,
    672 e shtyn ca larg konceptin.  Përdorimi i tij për vepra të botuara (programe,
    673 incizime në një disk apo në një kartelë, libra në letër ose dixhitalë),
    674 natyra e të cilëve është rrojtja pafundësisht dhe që mund të xhirohen,
    675 dëgjohen apo lexohen çfarëdo numri herësh, do të thotë ta tendosësh fjalën
    676 aq shumë, sa kriset.  Dëgjimi i një disku, apo xhirimi i një programi, nuk e
    677 konsumon atë.</p>
    678 
    679 <p>
    680 Ata që përdorin “konsumo” në këtë kontekst, do të thonë se nuk duhet marrë
    681 fjalë për fjalë.  Atëherë, ç’do të thotë konsumo? Do të thotë të shihen
    682 kopjet e software-it dhe vepra të tjera nga pikëpamja e ngushtë ekonomike.
    683 “Konsumo” i përshoqërohet ekonomisë së mallrave materiale të tregut, të
    684 tilla si karburantet apo energjia elektrike që konsumon një automjet.  Nafta
    685 është mall tregu, po njësoj edhe energjia elektrike.  Mallrat e tregut janë
    686 <em>të zëvendësueshëm</em>: një pikë naftë që digjni sot, s’ka asgjë të
    687 veçantë nga një pikë tjetër që dogjët javën e kaluar.</p>
    688 
    689 <p>Ç’do të thotë të perceptohen vepra autorësie si mall tregu, duke marrë të
    690 mirëqenë se s’ka asgjë të veçantë në cilëndo histori, artikull, program, apo
    691 këngë? Kjo është pikëpamja e shtrembëruar e pronarit apo llogaritarit të një
    692 shoqërie botimesh, dikush që nuk i çmon veprat e bëra publike si të tilla.
    693 S’është për t’u çuditur pse kampi i software-it pronësor do të donte ta
    694 shihnit përdorimin e software-it si një mall tregu.  Pikëpamja e tyre e
    695 shtrembëruar duket qartë në <a
    696 href="https://www.businessinsider.com/former-google-exec-launches-sourcepoint-with-10-million-series-a-funding-2015-6">këtë
    697 artikull</a>, i cili u referohet gjithashtu botimeve si &ldquo;<a
    698 href="#Content">content</a>&rdquo;.</p>
    699 
    700 <p>
    701 Të menduarit ngushtë, përshoqëruar me idenë se ne “konsumojmë lëndë” shtron
    702 rrugën për ligje të tillë si DMCA-ja, që u ndalon përdoruesve të zhbllokojnë
    703 mekanizma <a href="https://DefectiveByDesign.org/">Digital Restrictions
    704 Management</a> (DRM) në pajisje dixhitale.  Nëse përdoruesit e mendojnë atë
    705 që bëjnë me këto pajisje si të qe “konsum”, këto kufizime mund t’u duken të
    706 natyrshme.</p>
    707 
    708 <p>
    709 Kjo nxit gjithashtu pranimin e shërbimeve “streaming”<sup><a
    710 href="#TransNote7">7</a></sup>, të cilat përdorin DRM-në për të kufizuar në
    711 mënyrë të mbrapshtë dëgjimin e muzikës, ose parjen e videove, për t’i
    712 rrudhur këto veprimtari që të plotësojnë parakushtet e fjalës “konsumo”.</p>
    713 
    714 <p>
    715 Pse po përhapet ky përdorim i mbrapshtë? Disave mund t’u duket se termi
    716 tingëllon i sofistikuar, por hedhja e tij poshtë me arsyetim të qëruar mund
    717 të duket edhe më e sofistikuar.  Disa duan të bëjnë përgjithësime mbi të
    718 gjitha llojet e mediave, por foljet e rëndomta të anglishtes (“lexo,”
    719 “dëgjo,” “shih”) nuk e kryejnë këtë.  Të tjerë mund të jenë duke vepruar nga
    720 interesa biznesi (të tyret, ose të punëdhënësit të tyre).  Përdorimi prej
    721 tyre i termit në forume prestigjioze jep përshtypjen se është termi i
    722 “saktë”.</p>
    723 
    724 <p>
    725 Të flasësh për “konsum” të muzikës, filmave, apo çfarëdo vepre tjetër
    726 artistike, do të thotë t’i trajtosh si mall tregu, në vend se si art.  Duam
    727 t’i konsiderojmë sipas kësaj mënyre veprat e botuara? Duam ta nxisim
    728 publikun të bëjë po kështu?</p>
    729 
    730 <p>Ata që përgjigje me “jo”, ju lutem, bëhuni tok me mua në shmangien e termit
    731 “konsumo” për këtë.</p>
    732 
    733 <p>Çfarë të përdoret? Mund të përdorni folje specifike, të tilla si “lexo,”
    734 “dëgjo,” “shih” ose “shiko,”, ngaqë ato ndihmojnë të frenohet prirja për
    735 përgjithësime të tepruara.</p>
    736 
    737 <p>Nëse ngulni këmbë në përgjithësim, mund të përdorni shprehjen “ndjek,” që
    738 lyp më pak sforcim se sa “konsumo”. Për një vepër të menduar për përdorim
    739 praktik, “përdor” është më e mira.</p>
    740 
    741 <p>Shihni edhe zërin vijues.</p>
    742 
    743 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
    744 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
    745 <h3 id="Creator">“Krijues”</h3>
    746 
    747 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
    748 <p>
    749 Termi “krijues”, i zbatuar mbi autorë, i krahason këta në mënyrë të heshtur
    750 me një hyjni (“krijuesi”).  Termi përdoret nga botuesit për ta ngritur
    751 pozicionin moral të autorëve mbi atë të njerëzve të rëndomtë, me qëllim që
    752 të përligjet dhënia atyre fuqie më të madhe të drejtash kopjimi, të cilën
    753 mandej botuesit mund ta ushtrojnë në emër të tyre.  Ne këshillojmë të thuhet
    754 “autor”.  Sidoqoftë, në shumë raste ajo që nënkuptoni faktikisht është
    755 “zotërues të drejtash kopjimi”.  Këto dy terma s’janë të barasvlershëm:
    756 shpesh zotëruesi i të drejtave të kopjimit s’është autori.</p>
    757 
    758 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
    759 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
    760 <h3 id="CreativeCommonsLicensed">“Licencuar sipas Creative Commons”</h3>
    761 
    762 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
    763 <p>
    764 Karakteristika më e rëndësishme e licencimeve është: është apo jo e lirë
    765 vepra.  Creative Commons boton shtatë licenca; tre janë të lira (CC BY, CC
    766 BY-SA dhe CC0) dhe të tjerat s’janë të lira.  Ndaj, duke e përshkruar një
    767 vepër si “të licencuar nën Creative Commons” nuk thuhet gjë nëse është e
    768 lirë apo jo, dhe lihet të mendohet që pyetja s’është e rëndësishme.
    769 Përshkrimi mund të jetë i saktë, por harrimi i pjesës tjetër është i
    770 dëmshëm.
    771 </p>
    772 
    773 <p>
    774 Që njerëzit të nxiten ta kenë mendjen te dallimi më i rëndësishëm,
    775 specifikoni përherë <em>cila</em> licencë Creative Commons është përdorur,
    776 fjala vjen, “licencuar sipas CC BY-SA”. Nëse nuk e dini se cilën licencë
    777 përdor një vepër e caktuar, gjejeni dhe mandej vendosni për tuajën.
    778 </p>
    779 
    780 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
    781 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
    782 <h3 id="Content">“Lëndë”</h3>
    783 
    784 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
    785 <p>
    786 Nëse doni të përshkruani një ndjenjë rehatie dhe kënaqësie, thoni pa problem
    787 se jeni “content”, por përdorimi i fjalës si një emër për të përshkruar
    788 publikime dhe vepra autorësie ju bën të adoptoni një qëndrim që më mirë mund
    789 të donit ta shmangnit: i trajton ato si një mall, qëllimi i të cilave është
    790 të mbushin një kuti dhe të shërbejnë për të nxjerrë para prej tyre.  Në
    791 fakt, njollos vetë veprat.  Nëse nuk pajtoheni me këtë lloj qëndrimi, mund
    792 t’i quani “punime” ose “publikime”.
    793 </p>
    794 <p>
    795 Ata që përdorin termin “content” shpesh janë botuesit që ushtrojnë trysni
    796 për fuqi më të mëdha të drejtash kopjimi në emër të autorëve (“krijuesve”,
    797 siç thonë ata) të veprave.  Termi “content” zbulon qëndrimin e tyre të
    798 njëmendtë kundrejt këtyre veprave dhe këtyre autorëve.</p>
    799 
    800 <p>Këtë përdorim të termit “content” e dënuam së pari më 2002-shin.  Prej
    801 atëhere, Tom Chatfield pranoi të njëjtën pikëpamje <a
    802 href="https://www.theguardian.com/culture/2016/aug/02/how-to-deal-with-trump-trolls-online">në
    803 “The Guardian”</a>:</p>
    804 
    805 <blockquote><p>
    806 Vetë lënda s’hyn hiç këtu &mdash; siç sugjeron vetë përdorimi i fjalëve të
    807 tilla, si “lëndë”. Nga çasti që vini etiketën “lëndë”, mbi çdo shkrim në
    808 botë, keni pranuar heshtazi ndërshkëmbyeshmërinë e tij: që qëllimi i tij
    809 parësor është ushqimi i blojës së kuantifikimit.
    810 </p></blockquote>
    811 
    812 <p>
    813 Me fjalë të tjera, termi “content” i redukton botimet dhe shkrimet në një
    814 lloj çorbe të përshtatshme për t’u matur dhe rrjedhur nëpër “tubat” e
    815 internetit.
    816 </p>
    817 
    818 <p>
    819 <a
    820 href="https://tedgioia.substack.com/p/14-warning-signs-that-you-are-living">
    821 Martin Scorsese dënoi konsiderimin e filmave si “content”</a>.</p>
    822 
    823 <p>
    824 Qëndrimi i nënkuptuar me termin “content” ilustrohet ashiqare në këtë
    825 përshkrim kritik të <a
    826 href="https://anildash.com/2022/02/09/the-stupid-tech-content-culture-cycle/">
    827 shtegut të zhvillimit të platformave të mbajtura në punë nga njerëz që e
    828 bazojnë të menduarit e tyre në atë koncept</a>.</p>
    829 
    830 <p>
    831 Artikulli e përdor këtë fjalë pa u lodhur, tok me “konsum” dhe
    832 “krijues”. Mbase kjo është menduar të ilustrojë mënyrën se si u pëlqen të
    833 mendojnë këtyre njerëzve.
    834 </p>
    835 
    836 <p>Shihni edhe <a href="https://www.salon.com/2000/06/14/love_7/">letrën e
    837 hapur të Courtney Love-it për Steve Case-in</a> dhe kërkoni në atë faqe për
    838 “content provider”.  Për fat të keq, Ms. Love s’e di që termi “pronësi
    839 intelektuale” është gjithashtu <a href="#IntellectualProperty"> i anshëm dhe
    840 ngatërrues</a>.</p>
    841 <p>
    842 Sidoqoftë, për sa kohë që persona të tjerë përdorin termin “content
    843 provider”, disidentët politikë mund ta quajnë vetveten “malcontent
    844 providers”.<sup><a href="#TransNote9">9</a></sup></p>
    845 <p>
    846 Çmimin e parë i të qenët i zbrazët e merr termi “content management”.<sup><a
    847 href="#TransNote10">10</a></sup>  “Content” do të thotë “njëfarë
    848 informacioni”, dhe “management” në këtë kontekst do të thotë “të bësh diçka
    849 me të”. Kështu, një “content management system” është një sistem për të bërë
    850 diçka mbi njëfarë informacioni.  Këtë përshkrim e përmbushin thuajse krejt
    851 programet.</p>
    852 
    853 <p>
    854 Në shumicën e rasteve, ai term faktikisht i referohet një sistemi për
    855 përditësim faqesh në një sajt.  Për këtë, ne këshillojmë termin “sistem
    856 rishikimesh sajti” (WRS).</p>
    857 
    858 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
    859 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
    860 <h3 id="MP3Player">“MP3 Player”</h3>
    861 
    862 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
    863 <p>
    864 
    865 <!-- The MP3 patents will reportedly expire by 2018.  -->
    866 Në fund të viteve ’90 u bë e mundur të krijoheshin lojtës audioje dixhitalë
    867 portativë. Shumica mbulonin kodekun e patentuar MP3, dhe ende kështu është.
    868 Disa mbulonin kodekë të lirë nga patenta për audio, Ogg Vorbis dhe FLAC, dhe
    869 pak prej tyre s’luanin dot fare kartela të koduara me MP3, ngaqë zhvilluesve
    870 të tyre u duhej të mbronin veten nga patenta mbi formatin MP3.</p>
    871 
    872 <p>Përdorimi i termit “lojtës MP3” në përgjithësi për lojtës audiosh ka si
    873 efekt promovimin e formatit MP3 dhe shkurajimin e përdorimit të formateve të
    874 tjerë (disa prej të cilëve janë teknikisht edhe më sipërorë).  Edhe pse
    875 patentat mbi MP3 kanë skaduar, ende është e padëshiruar të bëhet kështu.</p>
    876 
    877 <p>Sugjerojmë termin “lojtës audioje dixhitale,” ose thjesht “lojtës audio” kur
    878 punë është e qartë, në vend se të “lojtës MP3.”</p>
    879 
    880 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
    881 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
    882 <h3 id="DigitalGoods">“Mallra Dixhitale”</h3>
    883 
    884 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
    885 <p>
    886 Termi “mallra dixhitale”, i zbatuar mbi kopje veprash me autorësi, i sheh
    887 ato në mënyrë identike me të mira materiale &mdash; të cilat nuk mund të
    888 kopjohen, ndaj për t’i shitur, duhet të prodhohen në sasi.  Kjo metaforë i
    889 nxit njerëzit t’i gjykojnë çështjet e software-it apo veprash të tjera
    890 dixhitale bazuar në idetë dhe intuitën rreth të mirave materiale.  I vendos
    891 gjithashtu problemet në rrafshin e ekonomisë, vlerat e cekëta dhe të
    892 kufizuara të së cilës nuk përfshijnë lirinë dhe bashkësinë.</p>
    893 
    894 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
    895 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
    896 <h3 id="Protection">“Mbrojtje”</h3>
    897 
    898 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
    899 <p>
    900 Avokatët e botuesve e kanë fort për zemër përdorimin e termit “mbrojtje”,
    901 kur përshkruhen të drejtat e kopjimit.  Kjo fjalë bart nënkuptimin e
    902 parandalimit të shkatërrimeve dhe vuajtjeve; kështu që, i nxit njerëzit të
    903 identifikohen me zotëruesin e të drejtave të kopjimit dhe botuesin që
    904 përfiton prej këtyre të drejtave, në vend se me përdoruesit që ato
    905 kufizojnë.</p>
    906 <p>
    907 Është e lehtë të shmanget termi “mbrojtje” dhe në vend të tij të përdoren
    908 terma asnjanës.  Për shembull, në vend se të thuhet, “Mbrojtja me të drejta
    909 kopjimi zgjat për një kohë të gjatë”, mund të thoni, “Të drejtat e kopjimit
    910 zgjatin për një kohë të gjatë”.</p>
    911 <p>
    912 Në mënyrë të ngjashme, në vend se të thoni, “e mbrojtur me të drejta
    913 kopjimi”, mund të thoni, “e mbuluar nga të drejta kopjimi” ose thjesht “nën
    914 të drejta kopjimi”.</p>
    915 <p>
    916 Nëse në vend se të jeni asnjanës, doni të kritikoni të drejtat e kopjimit,
    917 mund të përdorni termin “kufizime nga të drejta kopjimi”. Kështu, mund të
    918 thoni, “Kufizimet nga të drejta kopjimi zgjasin për një kohë shumë të
    919 gjatë”.</p>
    920 
    921 <p>
    922 Termi “mbrojtje” përdoret gjithashtu për të përshkruar veçori të mbrapshta.
    923 Për shembull, “mbrojtje nga kopjimi” është një veçori që pengon kopjimin.
    924 Nga pikëpamja e përdoruesit, kjo përbën pengesë.  Ndaj këtë veçori të
    925 mbrapshtë mund ta quanim “pengim kopjimi”. Më shpesh quhet Administrim
    926 Dixhital Kufizimesh (DRM) &mdash; shihni fushatën <a
    927 href="https://DefectiveByDesign.org"> Defective by Design</a>.</p>
    928 
    929 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
    930 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
    931 <h3 id="SourceModel">“Model burimi”</h3>
    932 
    933 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
    934 <p>
    935 Wikipedia e përdor termin “model burimi” në një mënyrë të turbullt dhe të
    936 dykuptimtë.  Në dukje, i referohet mënyrës se si jepet burimi i një
    937 programi, por teksti e ngatërron këtë me metodologjinë e zhvillimit.  E bën
    938 dallimin mes “burim i hapët” dhe ”burim i ndarë me të tjerë”, por këto
    939 mbivendosen &mdash; Microsoft-i të dytën e përdor si një term marketingu për
    940 të mbuluar një gamë të gjerë praktikash, disa prej të cilave janë “burim i
    941 hapët”.  Kështu pra, ky term vërtet që nuk përcjell informacion koherent,
    942 por jep një mundësi për të thënë “burim i hapët” në faqe që përshkruajnë
    943 programe software-i të lirë.</p>
    944 
    945 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
    946 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
    947 <h3 id="Modern">“Modern”</h3>
    948 
    949 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
    950 <p>
    951 Termi “modern” ka kuptim nga një këndvështrim përshkrues &mdash; për
    952 shembull, vetëm për të dalluar periudha dhe mënyra më të reja prej të
    953 vjetrash.</p>
    954 
    955 <p>Problemet fillojnë kur bart supozimin se mënyrat e dikurshme janë “të modës
    956 së vjetruar”; domethënë, të supozuara se janë më të këqija.  Në fusha
    957 teknologjie, ku vendimet i merr biznesi dhe i imponon ato mbi përdoruesit, e
    958 kundërta është shpesh e vërtetë.</p>
    959 
    960 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
    961 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
    962 <h3 id="Monetize">“Monetizoni”</h3>
    963 
    964 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
    965 <p>
    966 Përkufizimi i duhur i “monetizo” është “të përdorësh diçka si monedhë”. Për
    967 shembull, shoqëritë njerëzore kanë monetizuar arin, argjendin, bakrin,
    968 letrën e shtypur, lloje të ndryshme guaskash, dhe gurë të mëdhenj.  Por tani
    969 shohim një prirje për ta përdorur fjalën në një mënyrë tjetër, që do të
    970 thotë “të përdorësh diçka si bazë për fitime”.</p>
    971 <p>
    972 Ky përdorim vë në plan të parë fitimin, dhe në plan dytësor gjënë e përdorur
    973 për të siguruar fitime.  Ky qëndrim, i zbatuar mbi një projekt software-i
    974 është i papranueshëm, sepse do të sillte që zhvilluesit ta bëjnë programin
    975 pronësor, nëse dalin në përfundimin se bërja e tij i lirë s’është edhe aq me
    976 fitim.</p>
    977 <p>
    978 Një biznes produktiv dhe etik mund të fitojë para, por nëse gjithçka ia
    979 nënshtron fitimit, ka gjasa të mos mbetet etik.</p>
    980 
    981 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
    982 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
    983 <h3 id="SharingPersonalData">“Ndarje me të tjerët (të dhëna personale)”</h3>
    984 
    985 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
    986 <p>
    987 Kur kompanitë manipulojnë ose joshin njerëzit për të zbuluar të dhëna
    988 personale, duke hequr kështu dorë nga privatësia e tyre, ju lutemi, mos iu
    989 referoni kësaj si “ndarje me të tjerët”. Termin “ndarje me të tjerë” e
    990 përdorim për t’iu referuar bashkëpunimit jokomercial, përfshi rishpërndarje
    991 jokomerciale kopjesh të përpikta veprash të botuara, dhe themi kjo është
    992 <em>mirë</em>.  Ju lutemi, mos e aplikoni këtë fjalë për një praktikë që
    993 është e dëmshme dhe e rrezikshme.</p>
    994 
    995 <p>Kur një shoqëri i jep një shoqërie tjetër të dhëna personale të
    996 grumbulluara, kjo meriton edhe më pak termin “ndarje me të tjerë”.</p>
    997 
    998 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
    999 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
   1000 <h3 id="PC">“PC”</h3>
   1001 
   1002 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
   1003 <p>
   1004 S’ka problem të përdoret shkurtimi “PC” për t’iu referuar një lloji të
   1005 caktuar hardware-i kompjuteri, por ju lutemi, mos e përdorni atë me
   1006 implikimin që kompjuteri po xhiron Microsoft Windows.  Nëse instaloni
   1007 GNU/Linux në të njëjtin kompjuter, prapë PC është.</p>
   1008 
   1009 <p>
   1010 Termi “WC” është sugjeruar për kompjuter që xhiron Windows.</p>
   1011 
   1012 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
   1013 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
   1014 <h3 id="Photoshop">“Photoshop”</h3>
   1015 
   1016 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
   1017 <p>
   1018 Ju lutemi, shmangeni përdorimin e termit “fotoshop” si një folje, për të
   1019 nënkuptuar çfarëdo manipulimi fotosh apo përpunime figurash në përgjithësi.
   1020 Photoshop është thjesht emri i një programi të caktuar për përpunim
   1021 figurash, që duhet shmangur, sa kohë që programi është pronësor.  Ka plot
   1022 programe të lira për përpunim figurash, fjala vjen, <a
   1023 href="https://www.gimp.org/">GIMP</a>.</p>
   1024 
   1025 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
   1026 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
   1027 <h3 id="Piracy">“Pirateri”</h3>
   1028 
   1029 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
   1030 <p>
   1031 Botuesit shpesh kopjimit që ata nuk e miratojnë i referohen si
   1032 “pirateri”. Në këtë mënyrë, nënkuptojnë se nga pikëpamja etike është i
   1033 barasvlershëm me sulmim anijesh në det të hapur, rrëmbim dhe vrasje
   1034 personash në to.  Duke u bazuar mbi një propagandë të tillë, ata kanë
   1035 siguruar ligje në shumicën e botës që pengojnë kopjimin në shumicën e (ose
   1036 ndonjëherë në krejt) rrethanat.  (Ende ushtrojnë presion për t’i bërë këto
   1037 ndalime edhe më të plota.)
   1038 </p>
   1039 <p>
   1040 Nëse nuk besoni se kopjimi i pamiratuar nga botuesi është njësoj me
   1041 pengmarrjen dhe vrasjen, mund të parapëlqenit të mos e përdornit fjalën
   1042 “pirateri” për përshkrimin e tij.  Mund të përdoren më mirë terma asnjanës
   1043 të tillë si “kopjim i paautorizuar” (ose “kopjim i ndaluar” për rastet kur
   1044 është i paligjshëm).  Disa nga ne mundet madje të parapëlqejnë të përdorin
   1045 një term pozitiv të tillë si “ndarje informacioni me fqinjin tuaj”.</p>
   1046 
   1047 <p>
   1048 Një gjykatës në ShBA, gjatë drejtimit të një gjyqi kundër cenimesh të
   1049 drejtash kopjimi, pranoi se <a
   1050 href="https://torrentfreak.com/mpaa-banned-from-using-piracy-and-theft-terms-in-hotfile-trial-131129/">“pirateri”
   1051 dhe “vjedhje” janë fjalë njollosëse.</a></p>
   1052 
   1053 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
   1054 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
   1055 <h3 id="PowerPoint">“PowerPoint”</h3>
   1056 
   1057 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
   1058 <p>
   1059 Ju lutemi, shmangeni përdorimin e termit “PowerPoint” në çfarëdo kuptimi të
   1060 lidhur me shfaqje diapozitivash.  “PowerPoint” është thjesht emri i një
   1061 programi të veçantë pronësor për krijim paraqitjesh.  Për hir të lirisë
   1062 suaj, do të duhej të përdornit vetëm <em>software</em> të lirë për krijim të
   1063 paraqitjeve tuaja&mdash;çka do të thotë, <em>jo PowerPoint</em>.  Ndër
   1064 mundësitë e këshilluara hyjnë klasa <code>beamer</code> e LaTeX-it dhe
   1065 LibreOffice Impress.</p>
   1066 
   1067 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
   1068 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
   1069 <h3 id="Product">“Produkt”</h3>
   1070 
   1071 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
   1072 <p>
   1073 Nëse flisni rreth një produkti, quajeni pa problem kështu. Sidoqoftë, kur i
   1074 referoheni një shërbimi, ju lutemi, mos e quani “produkt”. Nëse furnizuesi i
   1075 një shërbimi e quan shërbimin “produkt,”, ju lutemi, këmbëngulni pa lëkundje
   1076 në quajtjen e tij “shërbim”. Nëse furnizuesi i një shërbimi e quan ujdinë
   1077 për një paketë “produkt,” ju lutemi, këmbëngulni pa lëkundje në quajtjen e
   1078 saj “ujdi.”
   1079 </p>
   1080 
   1081 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
   1082 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
   1083 <h3 id="CopyrightOwner">“Pronar të Drejtash Kopjimi”</h3>
   1084 
   1085 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
   1086 <p>
   1087 Të drejtat e kopjimit janë një privilegj artificial, dhënë nga shteti për të
   1088 përmbushur një interes publik dhe që zgjat një farë kohe &mdash; jo një e
   1089 drejtë natyrore si zotërim i një shtëpie apo një setre.  Juristët e pranonin
   1090 këtë duke iu referuar marrësit të këtij privilegji si një “mbajtës të
   1091 drejtash kopjimi”.</p>
   1092 
   1093 <p>Pak dhjetëvjeçarë më parë, mbajtësit e të drejtave të kopjimit filluan të
   1094 rreken ta ulin ndërgjegjësimin lidhur me këtë pikë.  Veç përmendjes së
   1095 shpeshtë të konceptit të rrejshëm të <a href="#IntellectualProperty">“pronës
   1096 intelektuale,”</a> ata filluan edhe ta quajnë veten “pronarë të drejtash
   1097 kopjimi”. Ju lutemi, bashkojuni përpjekjeve tona të kundërvënies duke
   1098 përdorur në vend të kësaj termin tradicional “mbajtës të drejtash kopjimi”.</p>
   1099 
   1100 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
   1101 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
   1102 <h3 id="IntellectualProperty">“Pronësi intelektuale”</h3>
   1103 
   1104 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
   1105 <p>
   1106 Botuesve dhe avokatëve u pëlqen t’i përshkruajnë të drejtat e kopjimit si
   1107 “pronësi intelektuale” &mdash; një term që zbatohet edhe mbi patentat,
   1108 shenjat tregtare, dhe fusha të tjera edhe më të errëta të ligjit.  Këto
   1109 ligje kanë kaq pak gjëra të përbashkëta, dhe ndryshojnë kaq shumë nga
   1110 njëri-tjetri, saqë është e pavend të bëhen përgjithësime rreth tyre.  Më e
   1111 mira është të flitet qartazi për “të drejta kopjimi”, ose mbi “patenta”, ose
   1112 mbi “shenja tregtare”.</p>
   1113 <p>
   1114 Termi “pronësi intelektuale” bart një supozim të fshehur &mdash; që mënyra e
   1115 të menduari mbi tërë këto çështje krejt të ndryshme njëra nga tjetra bazohet
   1116 në një analogji me objekte materiale, dhe në konceptimin e tyre prej nesh si
   1117 pronësi fizike.</p>
   1118 <p>
   1119 Kur vjen puna te kopjimi, kjo analogji shpërfill dallimin kyç mes objekteve
   1120 materiale dhe informacionit: informacioni mund të kopjohet dhe ndahet me të
   1121 tjerët thuajse pa mundim, ndërkohë që objektet materiale jo.</p>
   1122 <p>
   1123 Që të shmanget përhapja e anësive dhe konfuzionit, më e mira është të
   1124 adoptohet një rregull i patundur <a href="/philosophy/not-ipr.html"> për të
   1125 mos folur apo madje menduar me terma të “pronësisë intelektuale”</a>.</p>
   1126 <p>
   1127 Hipokrizia e quajtjes së këtyre fuqive “të drejta” ka <a
   1128 href="/philosophy/wipo-PublicAwarenessOfCopyright-2002.html"> filluar ta
   1129 vërë në siklet World “Intellectual Property” Organization</a>.</p>
   1130 
   1131 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
   1132 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
   1133 <h3 id="RAND">“RAND (Reasonable and Non-Discriminatory)”<sup><a
   1134 href="#TransNote11">11</a></sup></h3>
   1135 
   1136 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
   1137 <p>
   1138 Entet e standardeve, që përhapin standarde të kufizuar nga patenta të cilat
   1139 ndalojnë software-in e lirë, zakonisht e kanë rregull të marrin licenca
   1140 patentash që lypin një çmim të caktuar për çdo kopje të programit mbi të
   1141 cilin aplikohet patenta.  Ata shpesh u referohen këtyre patentave me termin
   1142 “RAND”, që është shkurtim i “reasonable and non-discriminatory”.</p>
   1143 <p>
   1144 Ky term shërben për të bojatisur një klasë licencash patentash që normalisht
   1145 as të arsyeshme janë, as jodiskriminuese.  Është e vërtetë që këto licenca
   1146 nuk diskriminojnë ndonjë person të veçantë, por ato diskriminojnë bashkësinë
   1147 e software-it të lirë, dhe kjo i bën ato të paarsyeshme.  Pra, gjysma e
   1148 termit “RAND” është e rrejshme dhe gjysma tjetër është e paragjykuar.</p>
   1149 <p>
   1150 Entet e standardeve do të duhej të pranonin që këto licenca janë
   1151 diskriminuese, dhe të reshtin përdorimin e termit “të arsyeshme dhe
   1152 jo-diskriminuese” ose “RAND” për përshkrimin e tyre.  Deri sa ta bëjnë këtë,
   1153 shkruesit që nuk duan të bëhen pjesë e bojatisjes do të bënin mirë ta
   1154 hidhnin tej atë term.  Ta pranosh dhe ta përdorësh atë, thjesht pse
   1155 kompanitë që vringëllijnë patenta e kanë bërë të përhapur, do të thotë t’i
   1156 lësh këto kompani të diktojnë pikëpamjet që shprehni.</p>
   1157 <p>
   1158 Si zëvendësim, sugjerojmë termin “uniform fee only”, ose shkurt “UFO”.
   1159 Është i saktë, sepse kushti i vetëm në këto licenca është një çmim i
   1160 njëtrajtshëm pagese kundrejt shfrytëzimit të patentës.</p>
   1161 
   1162 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
   1163 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
   1164 <h3 id="SaaS">“SaaS” ose “Software as a Service”<sup><a href="#TransNote12">12</a></sup></h3>
   1165 
   1166 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
   1167 <p>
   1168 Dikur thonim se SaaS (shkurtim për “Software as a Service”) është
   1169 padrejtësi, por mandej pamë se kish shumë larmi në atë se ç’kuptonin
   1170 njerëzit si veprimtari SaaS.  Ndaj kaluam në një term të ri, “Service as a
   1171 Software Substitute”<sup><a href="#TransNote3">3</a></sup> ose
   1172 &ldquo;SaaSS”. Ky term ka dy përparësi: s’ka qenë përdorur më parë, kështu
   1173 që përkufizimi ynë është i vetmi për të, dhe shpjegon se ku qëndron
   1174 padrejtësia.</p>
   1175 <p>
   1176 Për diskutim të kësaj çështjeje, shihni <a
   1177 href="/philosophy/who-does-that-server-really-serve.html">Kujt i Shërben Në
   1178 të Vërtetë Ai Shërbyes?</a>.</p>
   1179 <p>
   1180 Në spanjisht vazhdojmë të përdorim termin “software como servicio” ngaqë
   1181 qyfyri “software como ser vicio” (“software i të qenit i dëmshëm”) është
   1182 shumë i bukur për të hequr dorë prej tij.</p>
   1183 
   1184 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
   1185 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
   1186 <h3 id="SharingEconomy">“Sharing economy”</h3>
   1187 
   1188 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
   1189 <p>
   1190 Termi “sharing economy” s’është mënyrë e mirë për t’iu referuar shërbimeve
   1191 të tilla si Uber dhe Airbnb që trajtojnë transaksione biznesi mes njerëzve.
   1192 Ne e përdorim termin “sharing” për t’iu referuar bashkëpunimit jokomercial,
   1193 përfshi rishpërndarjen jokomerciale të kopjeve të përpikta të veprave të
   1194 botuara.  Sforcimi i fjalës “sharing” që të përfshijë këto transaksione, ia
   1195 dobëson kuptimin, ndaj s’e përdorim në këtë kontekst.</p>
   1196 <p>
   1197 Një term më i përshtatshëm për biznese të tillë si Uber është “ekonomi
   1198 shërbimesh pune me copë” ose “gig economy”.</p>
   1199 
   1200 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
   1201 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
   1202 <h3 id="SellSoftware">“Shitni software”</h3>
   1203 
   1204 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
   1205 <p>
   1206 Termi “shitni software” është i dykuptimtë.  Po ta shohim strikt, shkëmbimi
   1207 i një kopjeje të një programi të lirë me një shumë parash është <a
   1208 href="/philosophy/selling.html"> shitje e një programi</a>, dhe s’ka asgjë
   1209 gabim në të.  Por njerëzit zakonisht e përshoqërojnë termin “shitje
   1210 software-i” me kufizimet e atij pronësor mbi përdorimin që i bëhet në vijim
   1211 software-it të shitur.  Konfuzionin mund ta pastroni, dhe parandaloni, duke
   1212 thënë ose “shpërndarje kopjesh të një programi kundrejt një çmimi” ose
   1213 “imponim kufizimesh pronësore mbi përdorimin e një programi”.</p>
   1214 <p>
   1215 Për diskutim të mëtejshëm të kësaj çështjeje shihni <a
   1216 href="/philosophy/selling.html">Shitje Software të Lirë</a>.</p>
   1217 
   1218 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
   1219 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
   1220 <h3 id="LAMP">“Sistem LAMP”</h3>
   1221 
   1222 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
   1223 <p>
   1224 “LAMP” është shkurtim për “Linux, Apache, MySQL dhe PHP” &mdash; një
   1225 ndërthurje e rëndomtë software-i për t’u përdorur në një shërbyes web, hiq
   1226 faktin që “Linux” në këtë kontekst i referohet në fakt sistemit GNU/Linux.
   1227 Ndaj në vend të “LAMP” do të duhej të qe “GLAMP”: “GNU, Linux, Apache, MySQL
   1228 dhe PHP”.
   1229 </p>
   1230 
   1231 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
   1232 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
   1233 <h3 id="Linux">“Sistem Linux”</h3>
   1234 
   1235 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
   1236 <p>
   1237 Linux është emri i kernelit që Linus Torvalds zhvilloi duke filluar më
   1238 1991.  Sistemi operativ në të cilin përdoret Linux-i është në thelb GNU me
   1239 Linux-in të shtuar.  Të quash krejt sistemin “Linux” është edhe jo e drejtë,
   1240 edhe ngatërruese.  Ju lutemi, quajeni sistemin e plotë <a
   1241 href="/gnu/linux-and-gnu.html"> GNU/Linux</a>, si për t’i dhënë hakën
   1242 Projektit GNU, ashtu edhe për ta dalluar sistemin në tërësi nga kerneli më
   1243 vete.
   1244 </p>
   1245 
   1246 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
   1247 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
   1248 <h3 id="Skype">“Skype”</h3>
   1249 
   1250 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
   1251 <p>
   1252 Ju lutemi, shmangeni përdorimin e termit “skype” si folje, për të nënkuptuar
   1253 çfarëdo lloj komunikimi me video apo telefoni nëpër Internet në
   1254 përgjithësi.  “Skype” është thjesht emri i një programi të dhënë pronësor,
   1255 një i cili <a
   1256 href="/philosophy/proprietary/proprietary-surveillance.html#SpywareInSkype">
   1257 i spiunon përdoruesit e tij</a>. Nëse doni të bëni thirrje me video dhe zë
   1258 në Internet në një mënyrë që respekton si lirinë, ashtu edhe privatësinë
   1259 tuaj, provoni një nga <a
   1260 href="https://libreplanet.org/wiki/Group:Skype_Replacement"> zëvendësimet e
   1261 shumta të lira për Skype-in</a>.</p>
   1262 
   1263 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
   1264 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
   1265 <h3 id="GiveAwaySoftware">“Software give away”<sup><a href="#TransNote13">13</a></sup></h3>
   1266 
   1267 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
   1268 <p>
   1269 Të përdorësh termin “give away” për të nënkuptuar “shpërndajeni një program
   1270 si software të lirë”, është çorientuese. Ky lokucion ka të njëjtin problem
   1271 si “falas”: nënkupton që thelbi është çmimi, jo liria.  Një mënyrë për të
   1272 shmangur konfuzionin është të thuhet “hidheni në qarkullim si software të
   1273 lirë”.</p>
   1274 
   1275 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
   1276 <!--#if expr="$LANGUAGE_SUFFIX	= /^.(es)$/" -->
   1277 <!-- TRANSLATORS: translate if this word is used often in your
   1278      language to refer to mobile computers; otherwise,
   1279      fill the translation with a space. -->
   1280 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
   1281 <h3 id="Terminal">“Terminal”</h3>
   1282 
   1283 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
   1284 <p>Telefonat celularë dhe tabletet janë kompjutera, dhe njerëzit duhet të jenë
   1285 në gjendje t’i përdorin si të tillë përmes software-it të lirë.  T’i quash
   1286 “terminale” supozon se krejt ajo që mund të bëjnë janë të lidhen me
   1287 shërbyes, që është një rrugë e mbrapsht për kryerjen e punës tuaj
   1288 kompjuterike.</p>
   1289 
   1290 <!--#endif -->
   1291 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
   1292 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
   1293 <h3 id="Vendor">“Tregtues”</h3>
   1294 
   1295 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
   1296 <p>
   1297 Ju lutemi, mos e përdorni termin “tregtues” për t’iu referuar përgjithësisht
   1298 cilitdo që zhvillon ose paketon software.  Mjaft programe zhvillohen me
   1299 qëllim që të shiten kopje të tij, dhe në këtë rast programuesit janë atëherë
   1300 tregtuesit e tyre; këtu përfshihen madje edhe disa paketa software i lirë.
   1301 Megjithatë, mjaft programe zhvillohen nga vullnetarë ose entet që nuk
   1302 synojnë shitje kopjesh.  Këta programues nuk janë tregtues.  Po njësoj,
   1303 vetëm disa paketues shpërndarjesh GNU/Linux janë tregtues.  Këshillojmë më
   1304 mirë termin e përgjithshëm “furnizues”.
   1305 </p>
   1306 
   1307 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
   1308 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
   1309 <h3 id="Market">“Treg”</h3>
   1310 
   1311 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
   1312 <p>
   1313 Të përshkruhen përdoruesit e software-it të lirë, ose përdoruesit e
   1314 software-it në përgjithësi, si “treg”, është çorientuese.</p>
   1315 <p>
   1316 Jo për të thënë që në bashkësinë e software-it të lirë s’ka vend për
   1317 tregjet.  Nëse keni një biznes asistence software-i të lirë, do të thotë që
   1318 keni klientë, dhe se jepni e merrni në frymë tregtie me ta.  Për sa kohë që
   1319 respektoni lirinë e tyre, i urojmë tregut tuaj suksese.</p>
   1320 <p>
   1321 Por lëvizja për software të lirë është një lëvizje shoqërore, jo biznes, dhe
   1322 suksesi të cilin synon, s’është sukses tregu.  Po përpiqemi t’i shërbejmë
   1323 publikut duke i dhënë liri &mdash; jo duke konkurruar për t’i hequr biznes
   1324 një rivali.  Që ta barazosh këtë fushatë për liri me përpjekjet e një
   1325 biznesi për sukses dhe aq, do të thotë të mohosh rëndësinë e lirisë dhe të
   1326 legjitimosh software-in pronësor.</p>
   1327 
   1328 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
   1329 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
   1330 <h3 id="TrustedComputing">“Trusted Computing”<sup><a href="#TransNote14">14</a></sup></h3>
   1331 
   1332 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
   1333 <p>
   1334 <a href="/philosophy/can-you-trust.html">“Trusted computing”</a> është emri
   1335 që i kanë vënë përkrahësit e saj një skeme për t’i rikonceptuar kompjuterët
   1336 në mënyrë të tillë që zhvilluesit e aplikacioneve të mund t’i besojnë
   1337 kompjuterit se do t’u bindet atyre, në vend se t’ju bindet juve.  Sipas
   1338 këndvështrimit të tyre, është i “besuar”; nga këndvështrimi juaj, është
   1339 “hileqar”.
   1340 </p>
   1341 
   1342 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
   1343 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
   1344 <h3 id="Theft">“Vjedhje”</h3>
   1345 
   1346 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
   1347 <p>
   1348 Përkrahësit e formave shumë strikte, represive të drejtash kopjimi, shpesh
   1349 përdorin fjalë të tilla si “vjedhur” dhe “vjedhje” për t’iu referuar
   1350 shkeljeve të të drejtave të kopjimit.  Ky është shtrembërim, por do të donin
   1351 ta merrnit për të vërtetë objektive.</p>
   1352 <p>
   1353 Sipas sistemit ligjor të ShBA-ve, shkelja e të drejtave të kopjimit s’është
   1354 vjedhje.  <a
   1355 href="https://caselaw.findlaw.com/us-supreme-court/473/207.html"> Ligjet mbi
   1356 vjedhjen nuk janë të zbatueshme mbi shkeljen e të drejtave të kopjimit</a>.
   1357 Përkrahësit e të drejtave represive të kopjimit me këtë përpiqen të joshin
   1358 autoritetet &mdash; dhe keqinterpretojnë ato çka thonë autoritetet.</p>
   1359 <p>
   1360 Për të mos i pranuar, mund t’i drejtoni te ky <a
   1361 href="https://www.guardian.co.uk/books/2013/may/04/harper-lee-kill-mockingbird-copyright">
   1362 shembull i njëmendtë</a> që tregon se çfarë mund të përshkruhet saktë si
   1363 “vjedhje të drejtash kopjimi”.</p>
   1364 <p>
   1365 Kopjimi i paautorizuar ndalohet nga ligjet e të drejtave të kopjimit në
   1366 mjaft rrethana (jo të gjitha!), por ndalimi nuk e bën të gabuar.
   1367 Përgjithësisht, ligjet nuk përkufizojnë të drejtën dhe të gabuarën.  Ligjet,
   1368 në rastin më të mirë, rreken të japin drejtësi.  Nëse ligjet (sendërtimi i
   1369 tyre) nuk puqe me idetë tona të së drejtës dhe të gabuarës (specifikimet),
   1370 ato që duhen ndryshuar janë ligjet.</p>
   1371 
   1372 <p>
   1373 Një gjykatës në ShBA, gjatë drejtimit të një gjyqi kundër cenimesh të
   1374 drejtash kopjimi, pranoi se <a
   1375 href="https://torrentfreak.com/mpaa-banned-from-using-piracy-and-theft-terms-in-hotfile-trial-131129/">“pirateria”
   1376 dhe “vjedhja” janë fjalë njollosëse</a>.</p>
   1377 
   1378 <!-- GNUN-SORT-NEXT-ITEM -->
   1379 <!-- GNUN-SORT-BEGIN-KEY -->
   1380 <h3 id="OptOut">“Zgjidhni lënien jashtë”</h3>
   1381 
   1382 <!-- GNUN-SORT-END-KEY -->
   1383 <p>
   1384 Kur aplikohet për çfarëdo forme keqtrajtimi kompjuterik, “zgjedhja e lënies
   1385 jashtë” nënkupton zgjedhja është gjë e vockël leverdie. Ne rekomandojmë
   1386 “hidheni poshtë”, “shmangeni” ose “hiqeni qafe”;</p>
   1387 
   1388 <!-- GNUN-SORT-STOP -->
   1389 <hr class="no-display" />
   1390 <div class="edu-note c"><p id="fsfs">Kjo sprovë është botuar te <a
   1391 href="https://shop.fsf.org/product/free-software-free-society/">
   1392 <cite>Software i Lirë, Shoqëri e Lirë: Sprova të Përzgjedhura të Richard
   1393 M. Stallman-it</cite></a>.</p></div>
   1394 </div>
   1395 
   1396 <div class="translators-notes">
   1397 
   1398 <!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't have notes.-->
   1399 <h3>Shënime përkthimi</h3>
   1400 <ol>
   1401 <li id="TransNote1">Fjalë për fjalë do të thotë punim kompjuterik në
   1402 re. Term i përdorur për të përshkruar punimin në kompjuter me programe dhe
   1403 të dhëna të ruajtura jo në kompjuterin e përdoruesit, por në shërbyes të
   1404 largët shërbimesh.</li>
   1405 <li id="TransNote2">i zënë nga retë, jo transparent. Një lojë fjalësh me
   1406 termin <em>cloud</em>.</li>
   1407 <li id="TransNote3">Shërbim si Zëvendësim Software-i - term për të treguar
   1408 përdorimin e një programi jo duke e patur të instaluar në kompjuterin tuaj,
   1409 por duke ndërvepruar me një instalim të tij diku gjetkë, në shërbyesit e
   1410 atij që ofron shërbimin përkatës.</li>
   1411 <li id="TransNote4">Administrim Dixhital të Drejtash</li>
   1412 <li id="TransNote5">Administrim Dixhital Kufizimesh, një parodi e
   1413 <em>Digital Rights Management</em></li>
   1414 <li id="TransNote6">Program kompjuteri që mund ta kopjoni pa u dashur të
   1415 paguani.</li>
   1416 <li id="TransNote7">Metodë transmetimi dhe marrje të dhënash (veçanërisht
   1417 material video dhe audio) përmes një rrjeti kompjuterik, si një fluks i
   1418 qëndrueshëm, i vazhdueshëm, që lejon të shihet teksa të dhënat shkarkohen në
   1419 vazhdim.</li>
   1420 <li id="TransNote8">“Content” në anglisht ka dy kuptime, atë të të qenit të
   1421 kënaqur, dhe atë të lëndës, përmbajtjes, së diçkaje.</li>
   1422 <li id="TransNote9">Ironi e bazuar në kuptimin e <em>content</em> si gjendje
   1423 kënaqësie, të kundërtën e saj, <em>malcontent</em> - pakënaqësisë, dhe në
   1424 <em>provider</em> - furnizues.</li>
   1425 <li id="TransNote10">Administrim lënde, nëse do të pranohej përkthimi i
   1426 <em>content</em> si lëndë</li>
   1427 <li id="TransNote11">I arsyeshëm dhe Jodiskriminues</li>
   1428 <li id="TransNote12">Software si një Shërbim</li>
   1429 <li id="TransNote13">Give away - Ang. të japësh diçka pa kërkuar gjë si
   1430 këmbim</li>
   1431 <li id="TransNote14">Punim i Besueshëm Në Kompjuter, që nuk ka probleme në
   1432 pikëpamjen e sigurisë së të dhënave.</li>
   1433 </ol></div>
   1434 </div>
   1435 
   1436 <!-- for id="content", starts in the include above -->
   1437 <!--#include virtual="/server/footer.sq.html" -->
   1438 <div id="footer" role="contentinfo">
   1439 <div class="unprintable">
   1440 
   1441 <p>Ju lutemi, pyetjet dhe kërkesat e përgjithshme rreth FSF-së &amp; GNU-së
   1442 dërgojini te <a href="mailto:gnu@gnu.org">&lt;gnu@gnu.org&gt;</a>.  Ka
   1443 gjithashtu <a href="/contact/">mënyra të tjera për t’u lidhur me</a>
   1444 FSF-në.  Njoftimet për lidhje të dëmtuara dhe ndreqje apo këshilla të tjera
   1445 mund të dërgohen te <a
   1446 href="mailto:webmasters@gnu.org">&lt;webmasters@gnu.org&gt;</a>.</p>
   1447 
   1448 <p>
   1449 <!-- TRANSLATORS: Ignore the original text in this paragraph,
   1450         replace it with the translation of these two:
   1451 
   1452         We work hard and do our best to provide accurate, good quality
   1453         translations.  However, we are not exempt from imperfection.
   1454         Please send your comments and general suggestions in this regard
   1455         to <a href="mailto:web-translators@gnu.org">
   1456 
   1457         &lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p>
   1458 
   1459         <p>For information on coordinating and contributing translations of
   1460         our web pages, see <a
   1461         href="/server/standards/README.translations.html">Translations
   1462         README</a>. -->
   1463 Përpiqemi fort dhe bëjmë sa mundemi për të ofruar përkthime me cilësi të
   1464 mirë dhe të përpikta.  Megjithatë, nuk jemi të përjashtuar nga
   1465 papërsosmëritë. Ju lutemi, komentet dhe këshillat e përgjithshme lidhur me
   1466 këtë dërgojini te <a
   1467 href="mailto:web-translators@gnu.org">&lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p><p>Për
   1468 të dhëna mbi bashkërendimin dhe parashtrimin e përkthimeve të faqeve tona
   1469 web, shihni <a href="/server/standards/README.translations.html">README për
   1470 përkthimet</a>.</p>
   1471 </div>
   1472 
   1473 <!-- Regarding copyright, in general, standalone pages (as opposed to
   1474      files generated as part of manuals) on the GNU web server should
   1475      be under CC BY-ND 4.0.  Please do NOT change or remove this
   1476      without talking with the webmasters or licensing team first.
   1477      Please make sure the copyright date is consistent with the
   1478      document.  For web pages, it is ok to list just the latest year the
   1479      document was modified, or published.
   1480 
   1481      If you wish to list earlier years, that is ok too.
   1482      Either "2001, 2002, 2003" or "2001-2003" are ok for specifying
   1483      years, as long as each year in the range is in fact a copyrightable
   1484      year, i.e., a year in which the document was published (including
   1485      being publicly visible on the web or in a revision control system).
   1486 
   1487      There is more detail about copyright years in the GNU Maintainers
   1488      Information document, www.gnu.org/prep/maintain. -->
   1489 <p>Të drejta kopjimi &copy; 1996-2018, 2020, 2021, 2022 Free Software
   1490 Foundation, Inc.</p>
   1491 
   1492 <p>Kjo faqe mund të përdoret sipas një licence <a rel="license"
   1493 href="http://creativecommons.org/licenses/by-nd/4.0/">Creative Commons
   1494 Attribution-NoDerivatives 4.0 International License</a>.</p>
   1495 
   1496 <!--#include virtual="/server/bottom-notes.sq.html" -->
   1497 <div class="translators-credits">
   1498 
   1499 <!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't want credits.-->
   1500    </div>
   1501 
   1502 <p class="unprintable"><!-- timestamp start -->
   1503 U përditësua më:
   1504 
   1505 $Date: 2022/07/20 11:08:24 $
   1506 
   1507 <!-- timestamp end -->
   1508 </p>
   1509 </div>
   1510 </div>
   1511 <!-- for class="inner", starts in the banner include -->
   1512 </body>
   1513 </html>