taler-merchant-demos

Python-based Frontends for the Demonstration Web site
Log | Files | Refs | Submodules | README | LICENSE

who-does-that-server-really-serve.html (31130B)


      1 <!--#set var="ENGLISH_PAGE" value="/philosophy/who-does-that-server-really-serve.en.html" -->
      2 
      3 <!--#include virtual="/server/header.sq.html" -->
      4 <!-- Parent-Version: 1.96 -->
      5 <!-- This page is derived from /server/standards/boilerplate.html -->
      6 <!--#set var="TAGS" value="essays cultural ns" -->
      7 <!--#set var="DISABLE_TOP_ADDENDUM" value="yes" -->
      8 
      9 <!-- This file is automatically generated by GNUnited Nations! -->
     10 <title>Kujt i Shërben Në të Vërtetë Ai Shërbyes? - Projekti GNU - Free Software
     11 Foundation</title>
     12 
     13 <!--#include virtual="/philosophy/po/who-does-that-server-really-serve.translist" -->
     14 <!--#include virtual="/server/banner.sq.html" -->
     15 <!--#include virtual="/philosophy/ph-breadcrumb.sq.html" -->
     16 <!--GNUN: OUT-OF-DATE NOTICE-->
     17 <!--#include virtual="/server/top-addendum.sq.html" -->
     18 <div class="article reduced-width">
     19 <h2>Kujt i shërben në të vërtetë ai shërbyes?</h2>
     20 
     21 <address class="byline">nga Richard Stallman</address>
     22 
     23 <div class="introduction">
     24 <p><em>Në Internet, software-i pronësor s’është mënyra e vetme për të humbur
     25 lirinë tuaj mbi punimin në kompjuter.  Shërbime si Zëvendësim Software-i,
     26 (ose SaaSS), është një tjetër mënyrë për t’i dhënë dikujt pushtet mbi
     27 punimin tuaj me kompjuter.</em></p>
     28 </div>
     29 
     30 <p>Thelbi është se mund të keni kontroll mbi një program të shkruar nga dikush
     31 tjetër (nëse është i lirë), por s’mund të keni kurrë kontroll mbi një
     32 shërbim që e xhiron dikush tjetër, ndaj mos përdorni kurrë një shërbim atje
     33 ku, në parim, do të mbaronte punë xhirimi i një programi.</p>
     34 
     35 
     36 <p>SaaSS do të thotë të përdorësh një shërbim të sendërtuar nga dikush tjetër,
     37 si zëvendësim të xhirimit të kopjes tuaj të një programi.  Termi është i
     38 yni; nuk kanë për ta përdorur artikuj dhe reklama dhe nuk do t’ju rrëfejnë
     39 nëse një shërbim është apo jo SaaSS.  Në vend të kësaj, ka gjasa të përdorin
     40 termin e vagullt dhe shpërqendrues “cloud” (“re”), me të cilin futen në një
     41 thes SaaSS-i tok me praktika të tjera të ndryshme, disa abuzive dhe disa
     42 jo.  Me shpjegimin dhe shembujt e kësaj faqeje, mund të kuptoni nëse një
     43 shërbim është apo jo SaaSS.</p>
     44 
     45 <h3>Kuadër Më i Përgjithshëm: Si Ju Heq Lirinë Software-i Pronësor</h3>
     46 
     47 <p>Teknologjia dixhitale mund t’ju japë liri; por mundet edhe t’ua heqë
     48 lirinë.  Kërcënimi i parë ndaj kontrollit tonë mbi punimin me kompjuter
     49 erdhi nga <em>software-i pronësor</em>: software të cilin përdoruesit nuk e
     50 kontrollojnë dot, ngaqë e kontrollon i zoti (një kompani si Apple ose
     51 Microsoft).  I zoti shpesh përfiton nga ky pushtet jo i drejtë, duke futur
     52 veçori dashakeqe, f.v. <em>spyware</em>, deriçka, si dhe <a
     53 href="https://defectivebydesign.org">Administrim Dixhital të Kufizimeve
     54 (DRM)</a> (i quajtur “Administrim Dixhital të Drejtash” në propagandën e
     55 tyre).</p>
     56 
     57 <p>Zgjidhja jonë për këtë problem është zhvillimi i <em>software-it të
     58 lirë</em> dhe mospranimi i software-it pronësor.  Software-i i lirë do të
     59 thotë që ju, si përdorues, keni katër liri themelore: (0)&nbsp;ta xhironi
     60 programin si të keni qejf, (1)&nbsp;ta studioni dhe ndryshoni kodin burim që
     61 të bëjë atë që keni qejf, (2)&nbsp;të rishpërndani kopje ekzakte, dhe
     62 (3)&nbsp;të rishpërndani kopje të versioneve tuaj të ndryshuar.  (Shihni <a
     63 href="/philosophy/free-sw.html">përkufizimin e software-it të lirë</a>.)</p>
     64 
     65 <p>Me software-in e lirë, ne, përdoruesit, rifitojmë kontrollin mbi punimin me
     66 kompjuter.  Software-i pronësor prapë ekziston, por ne mund ta përjashtojmë
     67 nga jeta jonë dhe shumë prej nesh e kanë bërë.  Por tani na ofrohet një
     68 tjetër rrugë joshëse për të hequr dorë nga kontrolli mbi punimin tonë me
     69 kompjuter: Shërbim si Zëvendësim Software-i (SaaSS).  Për hir të lirive
     70 tonë, na duhet ta hedhim tej edhe këtë.</p>
     71 
     72 <h3>Si Ju Heq Lirinë Shërbimi si Zëvendësim Software-i</h3>
     73 
     74 <p>Shërbimi si Zëvendësim Software-i (SaaSS) do të thotë përdorimi i një
     75 shërbimi si zëvendësim i xhirimit të kopjes tuaj të një programi.
     76 Konkretisht, do të thotë që dikush ujdis një shërbyes rrjeti që kryen një
     77 punë që mund të bëhet me kompjuter&mdash;për shembull, ndryshimi i një
     78 fotoje, përkthim teksti në një gjuhë tjetër, etj.&mdash;mandej fton
     79 përdoruesit ta lënë shërbyesin të bëjë për ta <em>punën që do të bënin në
     80 kompjuter</em>.  Një përdorues i shërbyesit do t’i dërgonte të dhënat e veta
     81 te shërbyesi, i cili kryen përllogaritjen mbi të dhënat e furnizuara, dhe
     82 mandej ju dërgon përfundimet ose ndryshe vepron drejtpërsëdrejti si
     83 mëkëmbësi juaj.</p>
     84 
     85 <p>Ç’kuptim ka të thuhet se një veprimtari e dhënë punimi në kompjuter është i
     86 <em>juaji</em>? Do të thotë se pjesë e tij s’është askush tjetër.  Që të
     87 qartësohet kuptimi i “të qenit pjesë”, ju paraqesim një eksperiment të
     88 menduar.  Le të mendojmë se çfarëdo software-i i lirë që mund t’ju duhet për
     89 punën, mund ta keni, si dhe çfarëdo të dhënash që mund t’ju duhen, si dhe
     90 kompjutera me çfarëdo shpejtësie, funksionesh dhe aftësish që mund të jetë e
     91 nevojshme.  A do ta bënit atë punën krejtësisht brenda këtyre kompjuterave,
     92 pa komunikuar me kompjuterat e cilitdo tjetër?</p>
     93 
     94 <p>Nëse po, atëherë veprimtaria është <em>tërësisht e juaja</em>.  Për hir të
     95 lirisë, e keni hak ta kontrolloni.  Nëse e kryeni duke përdorur
     96 <em>software</em> të lirë, e kontrolloni.  Ndërsa duke përdorur shërbimin e
     97 dikujt tjetër, do t’i jepte atij tjetrit kontroll mbi përllogaritjet tuaja.
     98 Këtë skenar e quajmë SaaSS, dhe themi se është i padrejtë.</p>
     99 
    100 <p>Përkundrazi, nëse për arsye themelore s’do të mund ta bënit atë punë, në
    101 kompjuterat tuaj, atëherë puna s’është krejtësisht e juaja, ndaj çështja e
    102 SaaSS-it nuk ka vend për atë punë.  Në përgjithësi, këto veprimtari kanë të
    103 bëjnë me komunikimin me të tjerët.</p>
    104 
    105 <p>Shërbyesit SaaSS ua rrëmbejnë kontrollin përdoruesve edhe më pakthyeshëm se
    106 sa software-i pronësor.  Me software-in pronësor, përdoruesit zakonisht
    107 marrin një kartelë të ekzekutueshme programi, por jo kodin burim.  Kjo e bën
    108 të vështirë studimin e kodit që xhirohet, ndaj është e vështirë të
    109 përcaktohet se ç’bën në të vërtetë programi, dhe e vështirë të ndryshohet.</p>
    110 
    111 <p>Me SaaSS-in, përdoruesit nuk ka as kartelën e ekzekutueshme të programit që
    112 bën punën për ta: programi gjendet në shërbyesin e dikujt gjetkë, ku
    113 përdoruesit s’mund ta shohin apo të fusin duart.  Ndaj për ta është e
    114 pamundur të sigurohen se çfarë bën në të vërtet, dhe e pamundur ta
    115 ndryshojnë.</p>
    116 
    117 <p>Për më tepër, SaaSS shpie automatikisht në pasoja të njëvlershme me veçoritë
    118 dashakeqe të disa prej software-it pronësor.</p>
    119 
    120 <p> Për shembull, disa programe pronësorë janë “spyware”: programi <a
    121 href="/philosophy/proprietary-surveillance.html"> dërgon të dhëna mbi
    122 veprimtari kompjuterike të përdoruesve</a>.  Microsoft Windows dërgon te
    123 Microsoft-i të dhëna mbi veprimtaritë e përdoruesve.  Windows Media Player
    124 raporton se çfarë sheh apo dëgjon çdo përdorues.  Amazon Kindle raporton se
    125 cilat faqe të librave shohin përdoruesit, dhe ku.  Angry Birds raporton
    126 historik gjeovendndodhjeje të përdoruesit.</p>
    127 
    128 <p>Ndryshe nga software-i pronësor, SaaSS-i nuk kërkon kod mbulesë për të
    129 përfituar të dhëna të përdoruesit.  Në vend të kësaj, përdoruesit duhet të
    130 dërgojnë të dhëna të tyret te shërbyesi që të mund ta përdorin.  Kjo ka të
    131 njëjtin efekt si spyware-i: operatori i shërbyesit merr të dhënat &mdash; pa
    132 mundim të veçantë, nga vetë natyra e SaaSS-it.  Amy Webb, që kurrë nuk kish
    133 në mendje të postonte ndonjë foto të së bijës, bëri gabimin e përdorimit të
    134 një SaaSS-i (Instagram) për përpunim të fotove të saj. Dhe më pas <a
    135 href="https://slate.com/technology//2013/09/privacy_facebook_kids_don_t_post_photos_of_your_kids_on_social_media.html">
    136 fotot rrodhën prej andej</a> në internet.</p>
    137 
    138 <p>Teorikisht, fshehtëzimi homomorfik një ditë mund të përparojë deri në atë
    139 pikë sa shërbime SaaSS të ardhshme të mund të ndërtohen për të qenë të
    140 paafta të kuptojnë disa nga të dhënat që përdoruesit dërgojnë në ta.
    141 Shërbime të tilla <em>mundet</em> të ujdisen për të mos futur hundët te
    142 përdoruesit; kjo s’do të thotë ama që <em>nuk</em> do të futen hundët.
    143 Gjithashtu, futja e hundëve është vetëm një nga padrejtësitë dytësore të
    144 SaaSS-it.</p>
    145 
    146 <p>Disa sisteme operative kanë deriçka të pasme universale, që i lejojnë dikujt
    147 të instalojë që nga larg ndryshime software-i.  Për shembull, Windows ka një
    148 të tillë përmes të cilës Microsoft-i mundet të ndryshojë me detyrim çfarëdo
    149 software-i në makinë.  Thuajse krejt telefonat portativë kanë të tilla
    150 gjithashtu.  Deriçka universale kanë edhe disa aplikacione pronësore; për
    151 shembull, klienti Steam për GNU/Linux i lejon programuesit të instalojë që
    152 nga larg versione të ndryshuara.</p>
    153 
    154 <p>Me SaaSS-in, operatori i shërbyesit mund të ndryshojë software-in në
    155 përdorim te shërbyesi.  Do të duhej të qe në gjendje ta bëjë këtë, ngaqë
    156 është kompjuteri i tij; përfundimi ama është i njëjtë si me përdorimin e një
    157 programi aplikacioni pronësor me deriçkë universale: dikush ka fuqinë të
    158 imponojë heshtazi ndryshime se si përdoruesi kryen punimin me kompjuter .</p>
    159 
    160 <p>Ndaj, SaaSS-i është i barasvlershëm me xhirim software-i pronësor me
    161 <em>spyware</em> dhe deriçkë universale.  I jep operatorit të shërbyesit
    162 fuqi të padrejtë mbi përdoruesin, dhe kjo fuqi është diçka të cilës duhet
    163 t’i rezistojmë.</p>
    164 
    165 <h3>SaaSS dhe SaaS</h3>
    166 
    167 <p>Fillimisht kësaj praktike problematike iu referuam si “SaaS”, që do të thotë
    168 “Software as a Service” - Software si Shërbim.  Është një term i përdorur
    169 rëndom për ujdisjen e një software-i në një shërbyes, në vend të ofrimit të
    170 kopjeve të tij përdoruesve dhe menduam se përshkruante në mënyrë të përpiktë
    171 rastet kur ndodh ky problem.</p>
    172 
    173 <p>Më pas vumë re se termi SaaS ndonjëherë përdoret për shërbime komunikimi
    174 &mdash; veprimtari për të cilat kjo çështje nuk ka vend.  Veç kësaj, termi
    175 “Software-i si Shërbim” nuk shpjegon <em>pse</em> praktika është e keqe.
    176 Ndaj sajuam termin “Shërbim si Zëvendësim Software-i”, që i përkufizon më
    177 qartë praktikat e dëmshme dhe e shpreh se ku qëndron e keqja.</p>
    178 
    179 <h3>Ndarja e Çështjes së SaaSS-it nga Çështja e Software-it Pronësor</h3>
    180 
    181 <p>SaaSS-i dhe software pronësor shpien në përfundime të dëmshme të ngjashme,
    182 por mekanizmat janë të ndryshëm.  Me software-in pronësor, mekanizmin e
    183 përbën pasja dhe përdorimi i një kopje e cila është e vështirë dhe/ose e
    184 paligjshme të ndryshohet.  Me SaaSS-in, nuk e keni kopjen që kryen
    185 përllogaritjet për ju.</p>
    186 
    187 <p>Këto dy çështje shpesh ngatërrohen, dhe jo vetëm padashur. Zhvilluesit Web
    188 përdorin termin e vagullt “aplikacion web” për të vënë në një thes software
    189 shërbyesi tok me programe të xhiruar në makinën tuaj përmes shfletuesit
    190 tuaj.  Disa faqe web instalojnë në shfletuesin tuaj programe JavaScript jo
    191 më triviale, madje të mëdhenj, pa ju informuar fare.  <a
    192 href="/philosophy/javascript-trap.html">Kur këto programe JavaScript janë jo
    193 të lira</a>, ato shkaktojnë të njëjtën lloj padrejtësie si çfarëdo software
    194 tjetër jo i lirë.  Këtu, ama, problemin e kemi me çështjen e përdorimit të
    195 shërbimit në vetvete.</p>
    196 
    197 <p>Shumë përkrahës të software-it të lirë mendojnë se problemi i SaaSS-it do të
    198 zgjidhet duke zhvilluar software të lirë për shërbyesit.  E mira e
    199 operatorit të shërbyesit është që programet në shërbyes më mirë të ishin të
    200 lirë; nëse janë pronësorë, zhvilluesit/të zotët e tyre kanë pushtet mbi
    201 shërbyesin.  Kjo është e padrejtë kundrejt operatorit të shërbyesit, dhe nuk
    202 i ndihmon fare përdoruesit e shërbyesit.  Por nëse programet në shërbyes
    203 janë të lirë, kjo nuk i mbron <em>përdoruesit e shërbyesit</em> nga efektet
    204 SaaSS.  Këto programe çlirojnë operatorin e shërbyesit, por jo përdoruesit e
    205 shërbyesit.</p>
    206 
    207 <p>Hedhja në qarkullim e kodit burim të software-it të shërbyesit është me
    208 përfitim për bashkësinë: u bën të mundur përdoruesve me aftësitë e duhura të
    209 ndërtojnë shërbyes të ngjashëm, ndoshta edhe duke e ndryshuar software-in.
    210 <a href="/licenses/license-recommendations.html"> Rekomandojmë përdorimin e
    211 GNU Affero GPL-së</a> si licencën për programe të përdorur shpesh në
    212 shërbyes.</p>
    213 
    214 <p>Por asnjë prej këtyre shërbyesve nuk do t’ju jepte kontroll mbi
    215 përllogaritjet që bëni në të, veç në qoftë shërbyesi <em>juaj</em> (një i
    216 tillë për të cilin kontrolloni software-in që xhiron, pavarësisht nëse
    217 makina është pronë e juaja apo jo).  Mund të mos ketë problem t’i besoni
    218 shërbyesit të një miku për disa punë, ashtu siç mund të lini shokët tuaj të
    219 mirëmbajnë software-in në kompjuterin tuaj. Jashtë kësaj shtrirjeje, krejt
    220 shërbyesit nga ju duhen konsideruar SaaSS.  SaaSS-i përherë ju nënshtron
    221 ndaj pushtetit të operatorit të shërbyesit, dhe kura e vetme është: <em>Mos
    222 përdorni SaaSS!</em> Mos përdorni shërbyesin e dikujt tjetër për të bërë
    223 përllogaritjet tuaja mbi të dhëna që i furnizoni ju vetë.</p>
    224 
    225 <p>Kjo çështje demonstron thellësinë e dallimit mes “burimit të hapët” dhe
    226 “software-it të lirë”.  Kodi burim që është me burim të hapët <a
    227 href="/philosophy/free-open-overlap.html">është, thuajse përherë, i
    228 lirë</a>.  Megjithatë, ideja e një <a
    229 href="https://opendefinition.org/ossd/">shërbimi “software-i me burim të
    230 hapët”</a>, duke nënkuptuar një për të cilin software-i i shërbyesit është
    231 me burim të hapët dhe/ose i lirë, dështon t’i japë zgjidhje çështjes së
    232 SaaSS-it.</p>
    233 
    234 <p>Shërbimet janë në thelb të ndryshme nga programet, dhe çështjet etike që
    235 shpërfaqin shërbimet janë në thelb të ndryshme nga çështjet që shpërfaqin
    236 programet.  Për të shmangur ngatërrimin, <a
    237 href="/philosophy/network-services-arent-free-or-nonfree.html"> e shmangim
    238 përshkrimin e një shërbimi si “të lirë” ose “pronësor”.</a></p>
    239 
    240 <h3>Bërja e Dallimit Mes SaaSS-it dhe Shërbimeve të Tjera Rrjeti</h3>
    241 
    242 <p>Cilat shërbime internetore janë SaaSS? Shembulli më i qartë është një
    243 shërbim përkthimi, i cili përkthen tekst (le të themi) Anglisht në tekst
    244 Spanjisht.  Përkthimi i një teksti për ju është një akt kompjuterik që ju
    245 takon thjesht juve.  Mund ta bënit duke xhiruar një program në kompjuterin
    246 tuaj, vetëm të kishit programin e duhur.  (Për të qenë etik, ky program do
    247 të duhej të ishte i lirë.)  Shërbimi i përkthimit e zëvendëson këtë program,
    248 pra është një Shërbim si Zëvendësim Software-i, ose SaaSS.  Ngaqë ju mohon
    249 kontrollin mbi punimin tuaj në kompjuter, ju bën dëm.</p>
    250 
    251 <p>Një tjetër shembull është përdorimi i një shërbimi si Flickr apo Instagram
    252 për të ndryshuar një foto.  Modifikimi i fotove është një veprimtari që
    253 njerëzit kanë me dhjetëra vjet që e bëjnë në kompjuterat e tyre; bërja tani
    254 në një shërbyes që nuk e kontrolloni, në vend se në kompjuterin tuaj, përbën
    255 SaaSS.</p>
    256 
    257 <p>Të mos pranosh SaaSS nuk do të thotë të refuzosh të përdorësh çfarëdo
    258 shërbyesi rrjeti të xhiruar nga kushdo tjetër veç jush.  Shumica e
    259 shërbyesve nuk janë SaaSS, ngaqë punët që bëjnë janë një lloj komunikimi, në
    260 vend se përllogaritje në këmbë të përdoruesit.</p>
    261 
    262 <p>Ideja origjinale për shërbyesit web nuk qe të bënin përllogaritje për ju, qe
    263 botimi i të dhënave për ju, që të mund t’i përdorni.  Madje edhe sot, kjo
    264 është ajo çka bëjnë shumica e sajteve, dhe nuk shtrohet problemi SaaSS,
    265 ngaqë përdorimi i informacioneve të botuara të dikujt nuk përbën kryerje
    266 përllogaritjesh në këmbë të tij.  Dhe i tillë s’është as përdorimi i një
    267 blogu për të botuar vepra tuajat, apo përdorimi i një shërbimi mikroblogimi
    268 si Twitter ose StatusNet.  (Këto shërbime mund të kenë ose jo probleme të
    269 tjera, në varësi të hollësive që merren në shqyrtim.)  E njëjta gjë vlen
    270 edhe për komunikime të tjera që nuk janë konceptuar për të qenë private,
    271 b.f. grupe fjalosjesh.</p>
    272 
    273 <p>Në thelbin e saj, lidhja përmes rrjetesh shoqërore është një formë botimi
    274 dhe komunikimi, jo SaaSS.  Sidoqoftë, një shërbim që përbërëse bazë ka
    275 lidhjen mes një rrjeti shoqëror, mund të ketë veçori ose zgjerime që janë
    276 SaaSS.</p>
    277 
    278 <p>Nëse një shërbim s’është SaaSS, kjo nuk do të thotë që kaq qe, jemi në
    279 rregull.  Ka çështje të tjera etike rreth shërbimeve.  Për shembull,
    280 Facebook-u lyp xhirim kodi JavaScript jo të lirë në kompjuterin tuaj dhe u
    281 jep përdoruesve një përshtypje të shtrembër privatësie, ndërkohë që i josh
    282 ata t’i shfaqin Facebook-ut lakuriq jetën e tyre.  Këto janë probleme të
    283 rëndësishme, të ndryshme nga problemi SaaSS.
    284 </p>
    285 
    286 <p>Shërbime të tillë si motorët e kërkimeve grumbullojnë të dhëna nga anembanë
    287 web-i dhe ju lejojnë t’i merrni në shqyrtim.  Këqyrja e koleksioneve të tyre
    288 të të dhënave s’është e njëjtë me përllogaritje që do të bënit ju, në
    289 kuptimin e rëndomtë të fjalës &mdash; atë koleksion nuk e furnizuat ju
    290 &mdash; ndaj përdorimi i atij shërbimi për të bërë kërkime në internet nuk
    291 është SaaSS.  Por, përdorimi i shërbyesit të dikujt tjetër për të sendërtuar
    292 funksione kërkimi për sajtin tuaj <em>është</em> SaaSS.</p>
    293 
    294 <p>Blerjet internetore nuk përbëjnë SaaSS, ngaqë përllogaritjet nuk janë
    295 veprimtari e <em>juaja</em>; ato kryhen në bashkëpunim me ju dhe për ju, nga
    296 ju dhe dyqani.  Problemi i vërtetë me blerjet internetore është t’ua besoni
    297 apo jo palëve të tjera paratë tuaja dhe të tjera të dhëna personale (duke
    298 filluar me emrin tuaj).</p>
    299 
    300 <p>Sajte depozitimesh, të tillë si Savannah dhe SourceForge nuk janë nga natyra
    301 SaaSS, ngaqë puna e një depoje është botimi i të dhënave që i furnizohen.</p>
    302 
    303 <p>Përdorimi i shërbyesve të një projekti të përbashkët s’është SaaSS, ngaqë
    304 përllogaritjet që bëhen në këtë mënyrë, s’ju përkasin juve.  Për shembull,
    305 nëse përpunoni faqe në Wikipedia, nuk bëni përllogaritje tuajat; në vend të
    306 kësaj, po bashkëpunoni në përllogaritje të Wikipedia-s.  Wikipedia ka
    307 kontrollin e shërbyesve të vet, por entet, dhe po ashtu edhe personat
    308 individualë, problemin e SaaSS-it e hasin nëse kryejnë në shërbyesin e
    309 dikujt atë që mund ta bënin në kompjuterin e tyre.</p>
    310 
    311 <p>Disa sajte ofrojnë shumë shërbime njëherësh, dhe nëse njëri s’është SaaSS,
    312 tjetri mund të jetë.  Për shembull, shërbimi kryesor i Facebook-ut
    313 përfaqëson lidhjet përmes një rrjeti shoqëror, dhe kjo nuk është SaaSS;
    314 megjithatë ai mbulon aplikacione nga palë të treta, disa prej të cilave
    315 përbëjnë SaaSS.  Shërbimi kryesor që bën Flickr's është shpërndarja e
    316 fotove, që nuk përbën SaaSS, por ai ka edhe veçori për përpunim fotosh, çka
    317 është SaaSS.  Po njësoj, përdorimi i Instagramit për postimin e një fotoje,
    318 nuk përbën SaaSS, por përdorimi i tij për të transformuar foton është SaaSS.</p>
    319 
    320 <p>Google Docs tregon se sa i ndërlikuar mund të bëhet vlerësimi i një shërbimi
    321 të caktuar.  Në të, njerëzit ftohen të përpunojnë një dokument përmes
    322 xhirimit të një <a href="/philosophy/javascript-trap.html">programi jo të
    323 lirë JavaScript</a>, të madh, haptazi gabim.  Megjithatë, ai ofron një API
    324 për ngarkim dhe shkarkim dokumentesh në formate standard.  Një përpunues
    325 tekstesh që është software i lirë mund ta bëjë këtë përmes kësaj API.  Ky
    326 skenar nuk përbën SaaSS, ngaqë e përdor Google Docs thjesht si një depo të
    327 rëndomtë.  Shfaqja e krejt të dhënave tuaja një kompanie është e dëmshme,
    328 por kjo hyn te privatësia, jo te SaaSS; të qenët i varur nga një shërbim për
    329 të hyrë në të dhënat personale është i dëmshëm, por këtu bëhet fjalë për
    330 rreziqe, jo për SaaSS.  Nga ana tjetër, përdorimi i shërbimit për shndërrim
    331 formatesh dokumentesh <em>është</em> SaaSS, ngaqë është diçka që do të mund
    332 ta bënit duke xhiruar një program të përshtatshëm (të lirë, shpresohet) në
    333 kompjuterin tuaj.</p>
    334 
    335 <p>Përdorimi i Google Docs përmes një përpunuesi të lirë është i rrallë,
    336 sigurisht.  Në shumicën e rasteve, njerëzit e përdorin përmes programit
    337 JavaScript jo të lirë, që është i dëmshëm si cilido program jo i lirë.  Ky
    338 skenar mund të evoluojë drejt SaaSS-i, gjithashtu; kjo varet se cila pjesë e
    339 përpunimit kryhet në programin JavaScript dhe cila pjesë në shërbyes.  Nuk e
    340 dimë, por ngaqë SaaSS-i dhe software-i pronësor i bëjnë dëm të ngjashëm
    341 përdoruesit, s’është kyçe ta dimë.</p>
    342 
    343 <p>Botimi i diçkaje përmes depos së dikujt tjetër nuk sjell në lojë probleme
    344 privatësie, por botimi përmes Google Docs ka një problem special: është e
    345 pamundur madje të <em>shihet teksti</em> i një dokumenti Google Docs në një
    346 shfletues pa xhiruar kod JavaScript jo të lirë.  Ndaj, s’duhet të përdorni
    347 Google Docs për të botuar gjë &mdash; por arsyeja nuk hyn te SaaSS-i.</p>
    348 
    349 <p>Industria TI i shkurajon përdoruesit të bëjnë këto dallime.  Për këtë
    350 shërben fjala në modë “cloud computing”.  Ky term është kaq nebuloz sa që
    351 mund t’i referohet thuajse çfarëdo përdorimi të Internetit.  Përfshin SaaSS,
    352 si dhe mjaft praktika të tjera përdorimi të rrjeteve.  Në çfarëdo konteksti
    353 të dhënë, gjasat janë që, një autor që shkruan “cloud” (në qoftë person
    354 teknik), të ketë në mendje një domethënie specifike, por zakonisht nuk
    355 shpjegon që në artikuj të tjetër termi ka domethënie të tjera specifike.
    356 Termi i shpie njerëzit të bëjnë përgjithësime mbi praktika të cilat do të
    357 duhej t’i shqyrtonin tek e tek.</p>
    358 
    359 <p>Nëse “cloud computing” ka një kuptim, ky nuk është ndonjë mënyrë e kryerjes
    360 së përllogaritjeve, por një rrugë të menduari rreth përllogaritjeve: një
    361 trajtim moskokëçarës që thotë, “Mos pyet.  Mos u bëj merak se kush i
    362 kontrollon përllogaritjet tuaja ose kush i mban të dhënat tuaja.  Mos
    363 kontrollo për karrem të fshehur brenda shërbimit tonë, përpara se ta
    364 përtypësh.  Besoju pa ngurrim kompanive”. Me fjalë të tjera, “Ji
    365 leshko”. Mjegulla në mendje është pengesë për të menduarit e qartë.  Për hir
    366 të të menduarit të qartë rreth punimit me kompjuter, le ta shmangim termin
    367 “cloud”.</p>
    368 
    369 <h3 id="renting">Marrja Me Qera e një Shërbyesi Që Ndryshon Nga SaaSS-i</h3>
    370 
    371 <p>Nëse merrni me qira një shërbyes (real apo virtual), mbi ngarkesën
    372 <em>software</em> të të cilit keni kontrollin, këtu nuk kemi SaaSS.  Në
    373 SaaSS, dikush tjetër vendos se çfarë software-i xhiron në shërbyes dhe
    374 prandaj  kontrollon përllogaritjet që ai bën për ju. Në rastin kur instaloni
    375 <em>software</em> në shërbyes, se ç’përllogaritje bën ky për ju, e
    376 kontrolloni ju.  Ndaj, shërbyesi i marrë me qira është në fakt kompjuter i
    377 juaji.  Për këtë çështje, merret si i juaji.</p>
    378 
    379 <p>Të <em>dhënat</em> në shërbyes të largët të marrë me qira janë më pak të
    380 sigurta se sa po ta kishit shërbyesin në shtëpi, por kjo është një çështje
    381 më vete nga SaaSS.</p>
    382 
    383 <p>Kjo lloj dhënie me qira e shërbyesit quhet ndonjëherë “IaaS”, por ky term
    384 hyn në një strukturë konceptuale që i minimizon problemet të cilat i
    385 konsiderojmë të rëndësishme.</p>
    386 
    387 <h3>Trajtimi i Problemit SaaSS</h3>
    388 
    389 <p>Vetëm një pjesë e vogël e krejt sajteve realizojnë SaaSS; për shumicën nuk
    390 shtrohet problemi.  Por ç’duhet të bëjmë me ata për të cilët shtrohet?</p>
    391 
    392 <p>Për rastin e thjeshtë, kur bëni përllogaritje mbi të dhëna që i keni vetë në
    393 dorë, zgjidhja është e thjeshtë: përdorni kopjen tuaj të një aplikacioni
    394 software të lirë.  Bëni përpunim tekstesh me kopjen tuaj të një përpunuesi
    395 të lirë tekstesh, të tillë si GNU Emacs ose një fjalëpërpunues i lirë.  Bëni
    396 përpunim fotosh tuajat me kopjen tuaj të një software të lirë, të tillë si
    397 GIMP.  Po kur nuk ka program të lirë? Një program pronësor ose SaaSS-i do
    398 t’ju hiqte lirinë, ndaj s’duhet t’i përdorni.  Mund të kontribuoni me kohë
    399 ose me para që të zhvillohet një zëvendësim i lirë i tij.</p>
    400 
    401 <p>Po për bashkëpunim me individë të tjerë si një grup? Hëpërhë mund të jetë e
    402 zorshme të bëhet kjo pa përdorur një shërbyes, dhe grupi juaj mund të mos
    403 dijë si të xhirojë shërbyesin e vet.  Nëse përdorni shërbyesin e dikujt
    404 tjetër, të paktën mos i besoni një shërbyesi të xhiruar nga një kompani.
    405 Një kontratë e thjeshtë klienti nuk është mbrojtje, veç nëse mund të kapni
    406 një shkelje dhe vërtet mundeni të paditni, dhe gjasat janë që kompania e
    407 shkruan kontratën për të lejuar një gamë të gjerë abuzimesh.  Shteti, nën
    408 kërcënimin e ndjekjes ligjore, mund t’i kërkojë kompanisë të dhënat tuaja
    409 dhe të kujtdo tjetër, ashtu siç ka bërë Obama me kompani telefonike, duke
    410 hamendësuar që kompania nuk e bën këtë vullnetarisht, ashtu si kompanitë
    411 telefonike të ShBA-ve që përgjuan ilegalisht klientët e tyre për Bush-in.
    412 Nëse duhet të përdorni një shërbyes, përdorni një shërbyes operatori i të
    413 cilit ju jep një bazë besueshmërie tej marrëdhënies së thjeshtë komerciale.</p>
    414 
    415 <p>Sidoqoftë, në shtrirje më të gjatë kohore, mund të krijojmë alternativa ndaj
    416 përdorimit të shërbyesve.  Për shembull, mund të krijojmë një program
    417 <em>peer-to-peer</em> përmes të cilit bashkëpunëtorët të mund të shkëmbejnë
    418 të dhëna të fshehtëzuara.  Bashkësia e software-it të lirë duhet të
    419 zhvillojë zëvendësime <em>peer-to-peer</em> për “aplikacione web” të
    420 rëndësishme.  Hedhja e tyre në qarkullim nën licencën <a
    421 href="/licenses/why-affero-gpl.html"> GNU Affero GPL</a> mund të ishte
    422 veprim i mençur, ngaqë do të ishin kandidatë për shndërrim nga dikush tjetër
    423 në programe me bazë shërbyes.  <a href="/">Projekti GNU</a> kërkon
    424 vullnetarë për të punuar për zëvendësime të tilla.  Ne i ftojmë edhe
    425 projektet e tjera të software-it të lirë ta shohin këtë problem në hartimin
    426 e tyre.</p>
    427 
    428 <p>Ndërkohë, nëse një kompani ju fton të përdorni shërbyesit e saj për të kryer
    429 punë tuajat me përllogaritje, mos u dorëzoni; mos përdorni SaaSS.  Mos blini
    430 apo instaloni “thin clients”, që janë thjesht kompjutera kaq të dobët sa ju
    431 bëjnë të kryeni punën tuaj reale në një shërbyes, veç në i përdorshi me
    432 shërbyesin <em>tuaj</em>.  Përdorni një kompjuter tuajin dhe mbajini të
    433 dhënat tuaja aty.  Kryejeni punën me kopjen tuaj të një programi të lirë,
    434 për hir të lirisë.</p>
    435 
    436 <div class="announcement comment" role="complementary">
    437 <p>Shihni edhe: <a href="/philosophy/bug-nobody-allowed-to-understand.html">E
    438 meta të Cilën Askush S’është Lejuar Ta Kuptojë</a>.</p>
    439 </div>
    440 
    441 <div class="infobox extra" role="complementary">
    442 <hr />
    443 <p>Versioni i parë i këtij artikulli u botua në <cite><a
    444 href="https://bostonreview.net/articles/richard-stallman-free-software-drm/">
    445 Boston Review</a></cite>.</p>
    446 </div>
    447 </div>
    448 
    449 <div class="translators-notes">
    450 
    451 <!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't have notes.-->
    452      </div>
    453 </div>
    454 
    455 <!-- for id="content", starts in the include above -->
    456 <!--#include virtual="/server/footer.sq.html" -->
    457 <div id="footer" role="contentinfo">
    458 <div class="unprintable">
    459 
    460 <p>Ju lutemi, pyetjet dhe kërkesat e përgjithshme rreth FSF-së &amp; GNU-së
    461 dërgojini te <a href="mailto:gnu@gnu.org">&lt;gnu@gnu.org&gt;</a>.  Ka
    462 gjithashtu <a href="/contact/">mënyra të tjera për t’u lidhur me</a>
    463 FSF-në.  Njoftimet për lidhje të dëmtuara dhe ndreqje apo këshilla të tjera
    464 mund të dërgohen te <a
    465 href="mailto:webmasters@gnu.org">&lt;webmasters@gnu.org&gt;</a>.</p>
    466 
    467 <p>
    468 <!-- TRANSLATORS: Ignore the original text in this paragraph,
    469         replace it with the translation of these two:
    470 
    471         We work hard and do our best to provide accurate, good quality
    472         translations.  However, we are not exempt from imperfection.
    473         Please send your comments and general suggestions in this regard
    474         to <a href="mailto:web-translators@gnu.org">
    475 
    476         &lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p>
    477 
    478         <p>For information on coordinating and contributing translations of
    479         our web pages, see <a
    480         href="/server/standards/README.translations.html">Translations
    481         README</a>. -->
    482 Përpiqemi fort dhe bëjmë sa mundemi për të ofruar përkthime me cilësi të
    483 mirë dhe të përpikta.  Megjithatë, nuk jemi të përjashtuar nga
    484 papërsosmëritë. Ju lutemi, komentet dhe këshillat e përgjithshme lidhur me
    485 këtë dërgojini te <a
    486 href="mailto:web-translators@gnu.org">&lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p><p>Për
    487 të dhëna mbi bashkërendimin dhe parashtrimin e përkthimeve të faqeve tona
    488 web, shihni <a href="/server/standards/README.translations.html">README për
    489 përkthimet</a>.</p>
    490 </div>
    491 
    492 <!-- Regarding copyright, in general, standalone pages (as opposed to
    493      files generated as part of manuals) on the GNU web server should
    494      be under CC BY-ND 4.0.  Please do NOT change or remove this
    495      without talking with the webmasters or licensing team first.
    496      Please make sure the copyright date is consistent with the
    497      document.  For web pages, it is ok to list just the latest year the
    498      document was modified, or published.
    499      
    500      If you wish to list earlier years, that is ok too.
    501      Either "2001, 2002, 2003" or "2001-2003" are ok for specifying
    502      years, as long as each year in the range is in fact a copyrightable
    503      year, i.e., a year in which the document was published (including
    504      being publicly visible on the web or in a revision control system).
    505      
    506      There is more detail about copyright years in the GNU Maintainers
    507      Information document, www.gnu.org/prep/maintain. -->
    508 <p>Të drejta kopjimi &copy; 2010, 2013, 2015, 2016, 2018, 2020, 2021, 2022
    509 Richard Stallman</p>
    510 
    511 <p>Kjo faqe mund të përdoret sipas një licence <a rel="license"
    512 href="http://creativecommons.org/licenses/by-nd/4.0/">Creative Commons
    513 Attribution-NoDerivatives 4.0 International License</a>.</p>
    514 
    515 <!--#include virtual="/server/bottom-notes.sq.html" -->
    516 <div class="translators-credits">
    517 
    518 <!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't want credits.-->
    519  </div>
    520 
    521 <p class="unprintable"><!-- timestamp start -->
    522 U përditësua më:
    523 
    524 $Date: 2022/02/01 23:31:50 $
    525 
    526 <!-- timestamp end -->
    527 </p>
    528 </div>
    529 </div>
    530 <!-- for class="inner", starts in the banner include -->
    531 </body>
    532 </html>