thegnuproject.html (64878B)
1 <!--#set var="ENGLISH_PAGE" value="/gnu/thegnuproject.en.html" --> 2 3 <!--#include virtual="/server/header.sq.html" --> 4 <!-- Parent-Version: 1.96 --> 5 <!-- This page is derived from /server/standards/boilerplate.html --> 6 <!--#set var="TAGS" value="gnu-history" --> 7 <!--#set var="DISABLE_TOP_ADDENDUM" value="yes" --> 8 9 <!-- This file is automatically generated by GNUnited Nations! --> 10 <title>Rreth Projektit GNU - Projekti GNU - Free Software Foundation</title> 11 <style type="text/css" media="print,screen"><!-- 12 a[href*='#ft'] { font-size: .94em; } 13 --> 14 </style> 15 <meta http-equiv="Keywords" content="GNU, Projekti GNU, FSF, Free Software, Free Software Foundation, Historik" /> 16 17 <!--#include virtual="/gnu/po/thegnuproject.translist" --> 18 <!--#include virtual="/server/banner.sq.html" --> 19 <!--#include virtual="/gnu/gnu-breadcrumb.sq.html" --> 20 <!--GNUN: OUT-OF-DATE NOTICE--> 21 <!--#include virtual="/server/top-addendum.sq.html" --> 22 <div class="article reduced-width"> 23 <h2>Projekti GNU</h2> 24 25 <address class="byline">nga <a href="https://www.stallman.org/">Richard Stallman</a></address> 26 27 <h3>Bashkësia e parë e ndarjes së software-it me të tjerët</h3> 28 <p> 29 Kur fillova punën në Laboratorin e Inteligjencës Artificiale në <abbr 30 title="Massachusetts Institute of Technology">MIT</abbr> më 1971, u bëra 31 pjesë e një bashkësie ku software-i ndahej mes nesh dhe që ekzistonte prej 32 shumë vitesh. Shkëmbimi i software-it nuk kufizohej vetëm brenda bashkësisë 33 sonë; kjo punë është aq e vjetër sa kompjuterat, njësoj si shkëmbimi i 34 recetave është po aq i vjetër sa gatimi. Por ne e përdornim më shumë se 35 kushdo tjetër.</p> 36 <p> 37 Laboratori i IA-së përdorte një sistem operativ me ndarje kohe, të quajtur 38 <abbr title="Incompatible Timesharing System">ITS</abbr> (the Incompatible 39 Timesharing System) që hacker-ët (1) e ekipit të laboratorit e patën hartuar 40 dhe shkruar në gjuhën asembler për Digital <abbr title="Programmed Data 41 Processor">PDP</abbr>-10, një nga kompjuterat e mëdhenj të epokës. Si 42 anëtar i bashkësisë, <em>hacker</em> sistemi në ekipin e laboratorit IA, 43 puna ime kish të bënte me përmirësimin e sistemit.</p> 44 <p> 45 Nuk e quanim software-in tonë “software i lirë”, sepse termi ende nuk 46 ekzistonte; por kështu qe. Kurdo që njerëz nga një universitet apo shoqëri 47 tjetër donin ta kalonin për sistemin e tyre dhe të përdornin një program, i 48 linim me gëzim ta bënin. Nëse shihnit dikë që përdorte një program të 49 panjohur dhe interesant, gjithmonë mund të kërkonit të shihnit kodin burim, 50 që të mund ta lexonit, ndryshonit, ose kanibalizonit copa prej tij për të 51 bërë një program të ri.</p> 52 53 <div class="announcement comment" role="complementary"> 54 <hr class="no-display" /> 55 <p> 56 Pse është më e rëndësishme se kurrë të <a 57 href="/philosophy/free-software-even-more-important.html">këmbëngulet që 58 software-i që përdorim të jetë i lirë</a>. 59 </p> 60 <hr class="no-display" /> 61 </div> 62 63 <h3>Vithisja e bashkësisë</h3> 64 <p> 65 Gjendja ndryshoi papritmas në fillimet e viteve ’80 kur Digital ndërpreu 66 prodhimin e serisë PDP-10. Arkitektura e tij, elegante dhe fuqishme në 67 vitet ’60, nuk mund të zgjerohej në vazhdim drejt hapësirash më të mëdha 68 adresimi që po bëheshin të mundshme në vitet ’80. Kjo do të thoshte që 69 thuajse krejt programet që përbënin ITS-në qenë të vjetruar.</p> 70 <p> 71 Bashkësia e hacker-ëve e laboratorit IA ishte rrënuar tashmë, jo shumë kohë 72 më parë. Më 1981, shoqëria Symbolics, e sapolindur, pat punësuar thuajse 73 krejt hacker-ët e laboratorit IA, dhe bashkësia e shpopulluar nuk qe në 74 gjendje të mbante veten në këmbë. (Libri "Hackers", nga Steve Levy, 75 përshkruan këto ngjarje, si dhe jep një pamje të qartë të bashkësisë në 76 lulëzimin e vet.) Kur laboratori IA bleu një PDP-10 më 1982, 77 administratorët e tij vendosën të përdorin sistemin me ndarje kohe të vetë 78 Digital-it, jo të lirë, në vend të ITS-së.</p> 79 <p> 80 Kompjuterat modernë të epokës, si VAX apo 68020, kishin sistemin e tyre 81 operativ, por asnjë prej tyre nuk qe <em>software</em> i lirë: duhej të 82 nënshkruanit një marrëveshje mos-zbulimi madje edhe për të pasur një kopje 83 të ekzekutueshme.</p> 84 <p> 85 Kjo do të thoshte që hapi i parë në përdorimin e një kompjuteri ishte të 86 premtonit se nuk do të ndihmonit as fqinjin tuaj. Bashkësitë e 87 bashkëpunimit u ndaluan. Rregulli i vendosur nga padronët e software-it 88 pronësor qe, “Nëse e ndani diçka me fqinjin tuaj, jeni pirat. Po deshët 89 ndonjë ndryshim, na lusni që t’i bëjmë”.</p> 90 <p> 91 Ideja se sistemi shoqëror i software-it pronësor—sistem që thotë se 92 software-in nuk ju lejohet ta ndani me të tjerët ose ta 93 ndryshoni—është antisocial, ngaqë është joetik, ngaqë thjesht është 94 gabim, mund të jetë e beftë për disa lexues. Por çfarë tjetër mund të themi 95 për një sistem të bazuar ë përçarjen e publikut dhe mbajtjen e përdoruesve 96 në gjendje të pashpresë? Lexuesve që u duket e beftë ideja mundet ta kenë 97 marrë sistemin social të software-it pronësor si të mirëqenë, ose ta kenë 98 gjykuar sipas kushteve të këshilluara nga biznesi i software-it pronësor. 99 Botuesit e software-it kanë punuar shumë dhe për një kohë të gjatë që t’i 100 bindin njerëzit se ka vetëm një mënyrë se si mund të shihet çështja.</p> 101 <p> 102 Kur botuesit e software-it flasin për “zbatimin me detyrim” të “të drejtave” 103 të tyre, ose për “ndalimin e <a 104 href="/philosophy/words-to-avoid.html#Piracy">piraterisë</a>”, çfarë 105 faktikisht <em>thonë</em>, është e dorës së dytë. Mesazhi real i këtyre 106 deklaratave gjendet në aksiomat e padeklaruara që ata i marrin të mirëqena; 107 publikut i kërkohet t’i pranojë ato pa kritika. Ndaj le t’i marrim në 108 shqyrtim.</p> 109 <p> 110 Njëra aksiomë është se shoqëritë e software-it kanë të drejtën natyrore të 111 pakundërshtueshme ta zotërojnë software-in dhe kështu kanë pushtet mbi tërë 112 përdoruesit e tij. (Po të kishte të drejtë natyrore, atëherë pavarësisht se 113 sa dëm i bëhet publikut, ne nuk mund të kundërshtojmë.) Çuditërisht, 114 Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara dhe tradita ligjore e hedh poshtë këtë 115 pikëpamje; të drejtat e kopjimit nuk janë e drejtë natyrore, por një monopol 116 artificial i vënë me detyrim nga qeveria për të kufizuar të drejtën natyrale 117 të përdoruesit për kopjime.</p> 118 <p> 119 Një tjetër aksiomë e padeklaruar është që e vetmja gjë e rëndësishme në një 120 <em>software</em> është ç’punë ju lejon të bëni—pra që ne përdoruesve 121 të kompjuterit nuk duhet të na hyjë në xhep se ç’lloj shoqërie na lejohet të 122 kemi.</p> 123 <p> 124 Një aksiomë e tretë është se nuk do të kishim <em>software</em> të 125 përdorshëm (ose se nuk do të kishim kurrë një program që bën këtë apo atë 126 punë të caktuar) po qe se nuk do t’i ofronim një shoqërie software-i pushtet 127 mbi përdoruesit e një programi. Kjo pikëpamje duket si më e pranueshme, 128 deri kur lëvizja për <em>software</em> të lirë tregoi me prova se mund të 129 krijojmë mjaft software të dobishëm pa vënë zinxhirë në ta.</p> 130 <p> 131 Po qe se refuzojmë pranimin e këtyre aksiomave, dhe i gjykojmë çështjet 132 bazuar në moralin e zakonshëm të gjykimit të shëndoshë dhe duke vënë 133 përdoruesin të parin, mbërrijmë në përfundime shumë të ndryshme. 134 Përdoruesit e kompjuterave duhet të jenë të lirë të modifikojnë programet që 135 këto t’u përshtaten nevojave të tyre, dhe të jenë të lirë ta ndajnë 136 software-in me të tjerët, ngaqë të ndihmosh njerëz të tjerë është themeli i 137 shoqërisë.</p> 138 <p> 139 Këtu nuk ka vend të mjaftueshëm për shtjellim të zgjeruar të arsyeve që 140 qëndrojnë prapa këtij përfundimi, ndaj po i tregoj përdoruesit “<a 141 href="/philosophy/why-free.html">Pse Software-i S’duhet të Ketë Pronarë</a>” 142 dhe “<a href="/philosophy/free-software-even-more-important.html">Software-i 143 i Lirë Është Edhe Më i Rëndësishëm Tani</a>”. 144 </p> 145 146 <h3>Një zgjedhje e ashpër morale</h3> 147 <p> 148 Pasi u zhduk bashkësia ime, qe e pamundur të vazhdohej si më parë. Në vend 149 të saj, u përballa me një zgjedhje morale të ashpër.</p> 150 <p> 151 Zgjedhja e lehtë qe të hidhesha në botën e software-it pronësor, duke 152 nënshkruar marrëveshje mos-zbulimi dhe duke premtuar të mos ndihmoj kolegë 153 hacker-ë si vetja. Sipas shumicës së gjasave do të zhvilloja 154 <em>software</em> që qe hedhur në qarkullim sipas marrëveshjesh mos-zbulimi, 155 duke kontribuar kështu te trysnia mbi të tjerë persona që edhe këta të 156 tradhtojnë kolegët e tyre.</p> 157 <p> 158 Me këtë mënyrë mund të kisha bërë para, dhe ndoshta edhe të dëfrehesha duke 159 shkruar kod. Por e dija që në fund të karrierës sime, do të hidhja sytë pas 160 mbi vitet kur ndërtoja mure për të përçarë njerëzit, dhe të ndieja që e 161 kisha harxhuar jetën time për ta bërë botën një vend më të lig.</p> 162 <p> 163 E pata provuar tashmë të qenët përballë një marrëveshjeje mos-zbulimi, kur 164 dikush nuk pranoi të më jepte mua dhe laboratorit AI tek MIT-i kodin burim 165 për programin e kontrollit të shtypësit tonë. (Mungesa e disa 166 karakteristikave në këtë program na e bënte përdorimin e shtypësit tejet të 167 bezdisshëm.) Ndaj nuk mund t’i thosha vetes që marrëveshjet mos-zbulim qenë 168 të pafajshme. U zemërova shumë kur na mohoi ndarjen e tij me ne; Nuk mund 169 të ktheja shpinën dhe t’u bëja të njëjtën gjë të tjerëve.</p> 170 <p> 171 Një zgjedhje tjetër, e thjeshtë por e papëlqyeshme, qe ta lija fushën e 172 kompjuterave. Pas kësaj zgjedhjeje, aftësitë e mia nuk do të keqpërdoreshin, 173 por prapë do të venin dëm. Nuk do të isha fajtor për përçarje dhe kufizim të 174 përdoruesve, por kjo do të ndodhte prapëseprapë.</p> 175 <p> 176 Ndaj kërkova për ndonjë rrugë me të cilën një programues të bënte diçka për 177 të mirën. I bëra pyetjen vetes, a kish ndonjë program apo programe që mund 178 t’i shkruaja, që të bëja të mundshme një bashkësi si njëherë e një kohë?</p> 179 <p> 180 Përgjigja qe e qartë: çfarë duhej së pari, qe një sistem operativ. Ky është 181 software-i kyç për t’ia filluar përdorimit të kompjuterit. Me një sistem 182 operativ, mund të bëni mjaft gjëra; pa një të tillë, nuk e xhironi dot fare 183 kompjuterin. Me një sistem operativ të lirë, mund të kishim sërish një 184 bashkësi hacker-ësh që bashkëpunojnë—dhe të ftonim këdo tjetër. Dhe 185 cilido do të ishte në gjendje të përdorte një kompjuter, pa iu dashur t’ia 186 fillonte duke bërë plane fshehtas se si t’u heqë lirinë miqve të tij.</p> 187 <p> 188 Si zhvillues sistemesh operativë, kisha aftësitë e duhura për këtë punë. 189 Ndaj, edhe pse nuk mendoja se e kisha suksesin në xhep, e kuptova se isha 190 zgjedhur për ta mbaruar këtë punë. Vendosa ta bëj sistemin të përputhshëm 191 me Unix-in, që kështu të mund të ishte i kalueshëm dhe në këtë mënyrë 192 përdoruesit e Unix-it të mund të hidheshin lehtë në të. Emri GNU u zgjodh 193 sipas një tradite <em>hacker</em>-ësh, si shkurtim ripërsëritës për “GNU's 194 Not Unix”. Shqiptohet si <a href="/gnu/pronunciation.html">një rrokje me një 195 <i>g të fortë</i></a>.</p> 196 <p> 197 Me sistem operativ nuk nënkuptohet thjesht kerneli, i mjaftueshëm mezi sa të 198 xhirojë programe të tjerë. Në vitet ’70, çdo sistem operativ që ia vlente 199 të quhej kështu, përfshinte përpunues komandash, asembler, përpilues, 200 interpretues, diagnostikues, përpunues teksti, postues, dhe mjaft të tjera. 201 ITS-ja i kishte, Multics-i i kishte, VMS-ja i kishte, edhe Unix-i i kishte. 202 Do të duhej t’i përfshinte edhe sistemi operativ GNU.</p> 203 <p> 204 Më vonë dëgjova këto fjalë, që ia veshin Hillel-it <a 205 href="#ft2">[2]</a>:</p> 206 207 <blockquote><p> 208 Po s’bëra për veten, kush do të bëjë për mua?<br /> 209 Po qe se jam vetëm për veten time, ç’jam?<br /> 210 Nëse jo tani, kur? 211 </p></blockquote> 212 <p> 213 Vendimi për të filluar Projektin GNU e pati bazën në një frymë të ngjashme.</p> 214 215 <h3>I lirë si te liria</h3> 216 <p> 217 Termi “software i lirë” ndonjëherë keqkuptohet—nuk ka të bëjë fare me 218 çmimin. Bëhet fjalë për lirinë. Ja, pra, ku është përkufizimi i 219 software-it të lirë.</p> 220 221 <p>Për ju, një përdorues i dhënë, programi është <em>software</em> i lirë, 222 nëse:</p> 223 224 <ul> 225 <li>Jeni i lirë ta xhironi programin si të doni, për çfarëdo qëllimi.</li> 226 227 <li>Jeni i lirë ta ndryshoni programin për t’ia përshtatur nevojave tuaja. (Që 228 kjo liri të jetë e efektshme në praktikë, duhet të keni hyrje në kodin 229 burim, ngaqë bërja e ndryshimeve në një program, pa pasur kodin burim, është 230 jashtë mase e vështirë.)</li> 231 232 <li>Jeni i lirë të rishpërndani kopjet, falas ose kundrejt një pagese.</li> 233 234 <li>Jeni i lirë të shpërndani versione të ndryshuara të programit, që kështu 235 prej përmirësimeve tuaja të mund të përfitojë bashkësia.</li> 236 </ul> 237 <p> 238 Ngaqë “i lirë” e ka fjalën për lirinë, jo për çmimin, nuk ka kundërthënie 239 mes shitjes së kopjeve të tij dhe software-it të lirë. Në fakt, liria për 240 të shitur kopje të tij është pikë kyçe: koleksionet e software-it të lirë, 241 shitur si CD-ROM, janë të rëndësishëm për bashkësinë, dhe shitja e tyre 242 është një rrugë e rëndësishme për të grumbulluar fonde për zhvillimin e 243 software-it të lirë. Prandaj, një program, të cilin njerëzia nuk është e 244 lirë ta përfshijë në këto koleksione nuk është <em>software</em> i lirë.</p> 245 <p> 246 Për shkak të dykuptimësisë së “i lirë”, njerëzit kanë kërkuar prej kohësh 247 për alternativa, por askush nuk ka gjetur një term më të mirë. Gjuha 248 angleze ka më shumë fjalë dhe nuanca se cilado tjetër, por asaj i mungon një 249 fjalë e thjeshtë, jo e dykuptimtë, që të thotë “i lirë”, si tek 250 liria—“i çprangosur“ është më e afërta që vjen në mendje. Alternativa 251 të tilla si “i çliruar”, “liri” dhe “i hapët” ose kanë kuptim të gabuar, ose 252 kanë ndonjë mangësi tjetër.</p> 253 254 <h3>Software-i GNU dhe sistemi GNU</h3> 255 <p> 256 Zhvillimi i një sistemi të plotë është projekt shumë i gjerë. Për ta prurë 257 në jetë, vendosa të përshtat copa ekzistuese software-i të lirë, kurdo që 258 kjo qe e mundur. Për shembull, vendosa që në fillim fare të përdor TeX-in 259 si formatues kryesor tekstesh; ca vite më vonë, vendosa të përdor X Window 260 System në vend që të shkruaja një tjetër sistem dritaresh për GNU-në.</p> 261 <p> 262 Për shkak të këtyre vendimeve, dhe të tjerësh si këta, sistemi GNU nuk është 263 e njëjta gjë me koleksionin e krejt software-it GNU. Sistemi GNU përfshin 264 programe që nuk janë <em>software</em> GNU, programe që qenë hartuar nga 265 persona dhe projekte të tjerë për qëllime të tyret, por që ne mund t’i 266 përdorim sepse janë <em>software</em> i lirë.</p> 267 268 <h3>Fillimi i projektit</h3> 269 <p> 270 Në Janar të 1984-s e lashë punën time te MIT dhe fillova të shkruaj software 271 GNU. Braktisja e MIT-it qe e domosdoshme, që MIT-i të mos ish në gjendje të 272 fuste hundët te shpërndarja e GNU-së si software i lirë. Po të kisha 273 ndenjur si i punësuar, MIT-i mund të pretendonte se ishte pronari i veprës, 274 dhe mund të bënte të detyrueshme kushtet e veta për rishpërndarjen, ose edhe 275 ta shndërronte veprën në një paketë software-i pronësor. Nuk kisha ndërmend 276 të bëja gjithë atë punë dhe mandej ta shihja të shndërrohej në diçka të 277 padobishme për qëllimin e menduar: krijimin e një bashkësie të re ndarjesh 278 software-i me të tjerët.</p> 279 <p> 280 Megjithatë, prof. Winston, atëbotë kreu i laboratorit AI në MIT, më ftoi me 281 dashamirësi të vazhdoja të përdorja mjetet e laboratorit.</p> 282 283 <h3>Hapat e parë</h3> 284 <p> 285 Pak para se të filloja projektin GNU, dëgjova të flitej mbi Free University 286 Compiler Kit, i njohur edhe si VUCK. (Fjala holandeze për “i lirë” shkruhet 287 me V.) Ky qe një përpilues i hartuar të trajtonte gjuhë të ndryshme, 288 përfshi C dhe Pascal, si dhe të mbulonte një shumicë llojesh makinash. I 289 shkrova autorit dhe e pyeta nëse mund të përdorej nga GNU-ja.</p> 290 <p> 291 M’u përgjigj me tallje, duke pohuar se universiteti qe i lirë, por 292 përpiluesi jo. Kështu që vendosa që programi im i parë për projektin GNU do 293 të duhej të ishte një përpilues shumëgjuhësh, shumëplatformësh.</p> 294 <p> 295 Me shpresën për të shmangur nevojën e shkrimit nga unë vetë të një 296 përpiluesi të tërë, mora kodin burim të përpiluesit Pastel, i cili qe një 297 përpilues shumëplatformësh i hartuar nga Lawrence Livermore Lab. Mbulonte 298 dhe qe shkruar në një version të zgjeruar të Pascal-it, i konceptuar për të 299 qenë gjuhë programimi sistemi. Shtova një "front end" C, dhe zura ta kaloj 300 në një kompjuter Motorola 68000. Por m’u desh të hiqja dorë, kur pashë që 301 përpiluesi kish nevojë për shumë megabajt kujtesë, dhe që sistemi Unix 68000 302 do të mund të lejonte vetëm 64k.</p> 303 <p> 304 Mandej pashë që përpiluesi Pastel funksiononte duke përtypur një kartelë të 305 tërë <em>input</em>-i në një pemë sintakse, duke shndërruar krejt pemën e 306 sintaksës në një zinxhir “udhëzimesh” dhe duke prodhuar mandej një kartelë 307 të tërë <em>output</em>, pa liruar fare ndonjë hapësirë. Në këtë pikë, 308 vendosa që më duhej të shkruaja një përpilues të ri nga e para. Ky 309 përpilues i ri tani njihet si <abbr title="GNU Compiler 310 Collection">GCC</abbr>; në të s’përdoret gjë prej Pastel-it, por arrita të 311 përshtat dhe të përdor <em>front end</em>-in që pata shkruar në C. Por kjo 312 ndodhi pas ca vitesh; së pari, u mora me GNU Emacs-in.</p> 313 314 <h3>GNU Emacs</h3> 315 <p> 316 Fillova të punoj mbi GNU Emacs-in në Shtator 1984, dhe në fillimet e 1985-s 317 zuri të ishte i përdorshëm. Kjo më dha mundësinë të filloj të përdor 318 sisteme Unix për përpunime; meqë nuk kisha pasur interes të mësoj vi ose ed, 319 përpunimet e mia deri atëherë i pata bërë në lloje të tjera makinash.</p> 320 <p> 321 Në këtë kohë, ca persona filluan të tregonin interes për përdorimin e GNU 322 Emacs-it, çka pruri edhe çështjen se si të shpërndahej ai. Sigurisht, e 323 kisha hedhur në shërbyesin për ftp anonime te kompjuteri që përdorja në 324 MIT. (Ky kompjuter, prep.ai.mit.edu, u bë kështu sajti kryesor ftp për 325 shpërndarjen e GNU-së; pas ca vitesh kur nuk e financuan më, e shpërngulëm 326 emrin te shërbyesi ynë i ri ftp.) Por në atë kohë, mjaft persona të 327 interesuar nuk kishin Internet dhe nuk mund të merrnin një kopje përmes 328 ftp-së. Kështu që pyetja bëhej: çfarë duhej t’u thosha?</p> 329 <p> 330 Mund të thosha, “Gjeni një shok që ka Internet dhe le t’ju bëjë një 331 kopje”. Ose mund të bëja si pata bërë me PDP-10 Emacs-in origjinal: t’u 332 thoja, “Më dërgoni një kasetë dhe një zarf <abbr title="Self-addressed 333 Stamped Envelope">SASE</abbr>, dhe jua nis mbrapsht me Emacs-in brenda”. Por 334 isha i papunë, dhe po kërkoja mënyra për të bërë ca para nga software-i i 335 lirë. Ndaj njoftova se do t’i postoja një kasetë cilitdo që dëshironte një 336 të tillë, kundrejt pagesës $150. Në këtë mënyrë, nisa një biznes 337 shpërndarjeje software-i të lirë, pararendësi i shoqërive që sot shpërndajnë 338 shpërndarje të plota sistemi GNU/Linux.</p> 339 340 <h3>A është një program i lirë për secilin përdorues?</h3> 341 <p> 342 Nëse një program është <em>software</em> i lirë në kohën që del nga duart e 343 autorit të tij, kjo nuk do të thotë doemos që ka për të qenë 344 <em>software</em> i lirë për cilindo që ka një kopje të tij. Për shembull, 345 <a href="/philosophy/categories.html#PublicDomainSoftware"> software-i në 346 përkatësi publike</a> (<em>software</em> që nuk është nën të drejta kopjimi) 347 është <em>software</em> i lirë; por cilido mund të prodhojë prej tij një 348 version të ndryshuar pronësor. Po njësoj, mjaft programe të lira janë janë 349 nën të drejta kopjimi, por shpërndahen sipas lejesh të thjeshta dorëlëshuara 350 të cilat lejojnë versione të ndryshuara pronësore.</p> 351 <p> 352 Shembulli përfaqësues i këtij problemi është X Window System. I hartuar në 353 MIT, dhe i hedhur në qarkullim si software i lirë, me një leje dorëlëshuar, 354 u birësua shpejt nga shoqëri të ndryshme kompjuterash. Këto ua shtuan X-in 355 sistemeve të tyre pronësore Unix, vetëm në formë dyore, dhe nën të njëjtën 356 marrëveshje mos-zbulimi. Këto kopje të X-it nuk qenë më tepër software i 357 lirë se sa ç’qe Unix-i vetë.</p> 358 <p> 359 Hartuesit e Sistemit X t Dritareve s’e quajtën problem këtë—e prisnin 360 dhe e kishin si synim që kjo të ndodhte. Synimi i tyre nuk qe liria, por 361 thjesht “suksesi”, i përkufizuar në trajtën “pasje e shumë përdoruesve”. Nuk 362 shqetësoheshin në kishin a jo liri këta përdorues, por vetëm që këta të 363 ishin shumë.</p> 364 <p> 365 Kjo shpuri në gjendjen paradoksale, në të cilën dy mënyra të ndryshme për 366 llogaritjen se sa liri kish, shpunë në përgjigje të ndryshme ndaj kësaj 367 pyetjeje, “Është i lirë ky program?” Nëse gjykonit mbi bazën e lirisë së 368 lejuar nga kushtet e shpërndarjes së hedhjes në qarkullim nga 369 <abbr>MIT</abbr>-i, mund të thoshit se X qe <em>software</em> i lirë. Por 370 nëse e matnit lirinë e një përdoruesi mesatar të X-it, mund të thoshit që qe 371 <em>software</em> pronësor. Shumica e përdoruesve të X-it xhironin 372 versionet pronësore që vinin bashkë me sistemet Unix, jo versionin e lirë.</p> 373 374 <h3>Copyleft-i dhe GNU GPL</h3> 375 <p> 376 Synimi i GNU-së qe t’i jepte përdoruesve liri, jo thjeshtë të ishte 377 popullor. Ndaj na duhej të përdornim kushte shpërndarjeje që do të 378 parandalonin shndërrimin e software-it GNU në <em>software</em> pronësor. 379 Metoda që përdorim quhet “copyleft” <a href="#ft3">[3]</a>.</p> 380 <p> 381 <i>Copyleft</i>-i përdor ligjin e të drejtave të kopjimit 382 (<i>copyright</i>), por të kthyer përmbys, që të shërbejë për të kundërtën e 383 qëllimit të tij të zakonshëm: në vend se një mjet për kufizimin e 384 software-it, bëhet mjet për mbajtjen të lirë të software-it.</p> 385 <p> 386 Ideja qendrore e <i>copyleft</i>-it është që ne i japim cilitdo lejen të 387 xhirojë programin, ta kopjojë programin, ta ndryshojë programin, dhe të 388 shpërndajë versione të ndryshuara të tij—por jo leje për të shtuar në 389 të kufizime sipas qejfit. Kështu, garantohen për këdo që zotëron një kopje 390 liritë kyçe që përkufizojnë “software-in e lirë”; shndërrohen në të drejta 391 të patjetërsueshme.</p> 392 <p> 393 Për një <i>copyleft</i> të efektshëm, versionet e ndryshuara duhet të jenë 394 po aq të lira. Kjo siguron që veprat e bazuara mbi tonat të mund të kihen 395 nga bashkësia, nëse ato bëhen publike. Kur programuesit, që janë të 396 punësuar, ofrojnë ndihmë vullnetare përmirësimin e software-it GNU, është 397 <i>copyleft</i>-i ai që i pengon punëdhënësit të thonë, “Nuk mund t’i ndani 398 me të tjerët këto ndryshime, ngaqë do t’i përdorim ne për të krijuar version 399 tonë pronësor të programit”.</p> 400 <p> 401 Domosdoshmëria që ndryshimet duhet të jenë të lira është thelbësore, nëse 402 duam të sigurojmë lirinë e çdo përdoruesi të programit. Shoqëritë që 403 privatizuan X Window System zakonisht bënë ca ndryshime që të mund ta 404 kalonin atë në sistemet dhe hardware-in e tyre. Këto ndryshime qenë të 405 vogla në krahasim me shtrirjen e madhe të X-it, por nuk qenë të 406 papërfillshme. Sikur bërja e ndryshimeve të qe një shfajësim për t’u mohuar 407 përdoruesve lirinë, do të ishte e lehtë për këdo të përfitonte prej këtij 408 shfajësimi.</p> 409 <p> 410 Një çështje e afërt ka të bëjë me ndërthurjen e një programi të lirë me kod 411 jo të lirë. Një ndërthurje e tillë pashmangshmërisht do të jetë jo e lirë; 412 cilado liri që do t’u mungonte pjesëve jo të lira, do t’i mungonte po ashtu 413 së tërës. Lejimi i ndërthurjeve të tilla do të hapte një të çarë të madhe 414 sa për të fundosur një anije. Prandaj, një domosdoshmëri kyçe për 415 <i>copyleft</i>-in është ta mbyllë këtë të çarë: çfarëdo gjëje e shtuar ose 416 e ndërthurur me një program nën <i>copyleft</i> duhet të jetë e tillë që një 417 version më i madh, i dalë si ndërthurje, të jetë po ashtu i lirë dhe nën 418 <i>copyleft</i>.</p> 419 <p> 420 Sendërtimi specifik i <em>copyleft</em>-it që përdorim për shumicën e 421 software-it GNU është licenca GNU General Public License, ose GNU GPL, për 422 shkurt. Kemi dhe lloje të tjera <em>copyleft</em>-i që përdoren në rrethana 423 të veçanta. Doracakët e GNU-së janë gjithashtu nën <em>copyleft</em>, por 424 përdorin një lloj <em>copyleft</em>-i shumë më të thjeshtë, ngaqë GNU GPL 425 është më komplekse se sa është e nevojshme për doracakë. <a 426 href="#ft4">[4]</a>.</p> 427 428 <h3>Free Software Foundation</h3> 429 430 <p>Meqë interesi për përdorimin e Emacs-i po shtohej, te projekti GNU u 431 përfshinë të tjerë njerëz dhe vendosëm se pati ardhur koha të shihnim sërish 432 për financim. Kështu, më 1985-n krijuam <a href="https://www.fsf.org/">Free 433 Software Foundation</a> (FSF), një shoqatë bamirëse, e përjashtuar nga 434 tatimet, për zhvillim software-i të lirë. FSF-ja mori përsipër edhe 435 biznesin e shpërndarjes me kaseta të Emacs-it; më pas këtë e zgjeroi duke 436 shtuar tjetër <em>software</em> të lirë (GNU dhe jo-GNU) te kaseta dhe duke 437 shitur gjithashtu doracakë të lirë.</p> 438 439 <p>Shumica e të ardhurave të FSF-së vinin prej shitjes së kopjeve të 440 software-it të lirë dhe të shërbimeve të tjera të ngjashme (CD-ROM-e kodi 441 burim, CD-ROM-e me dyorë, doracakë të shtypur bukur, gjithçka me lirinë për 442 ta rishpërndarë dhe ndryshuar), si dhe Shpërndarje Deluxe (shpërndarje për 443 të cilat krijojmë krejt koleksionin e software-it për platformën e zgjedhur 444 nga porositësi). Ende sot, FSF-ja <a href="https://shop.fsf.org/"> shet 445 doracakë dhe sende të tjera</a>, por pjesa dërrmuese e financimit vjen nga 446 kuotat e anëtarëve. Mund të anëtarësoheni te FSF-ja përmes <a 447 href="https://my.fsf.org/join">fsf.org</a>.</p> 448 449 <p>Punonjësit e <em>Free Software Foundation</em>-it kanë shkruar dhe 450 administruar një numër paketash software-i GNU. Dy prej më të shquarave 451 janë libraria dhe shelli C. Libraria GNU C është ajo çka përdoret për të 452 komunikuar me Linux-in nga çdo program që xhiron në një sistem GNU/Linux. 453 Qe hartuar nga një anëtar i stafit të Free Software Foundation-it, Roland 454 McGrath. Shelli i përdorur në shumicën e sistemeve GNU/Linux është BASH-i, 455 Bourne Again SHell <a href="#ft5">[5]</a>, i cili qe hartuar prej 456 punonjësit të FSF-së Brian Fox.</p> 457 458 <p>Zhvillimin e këtyre programeve e financuam sepse projekti GNU nuk qe thjesht 459 për ca mjete apo mjedisi zhvillimesh. Synimi ynë qe një sistem operativ i 460 plotë, dhe këto programe duheshin për këtë qëllim.</p> 461 462 <h3>Asistencë software-i të lirë</h3> 463 464 <p>Filozofia e software-it të lirë hedh tej një praktikë të veçantë biznesi 465 shumë të përhapur, por nuk është kundër biznesit. Kur bizneset respektojnë 466 lirinë e përdoruesit, u urojmë sukses.</p> 467 468 <p>Shitja e kopjeve të Emacs-it demonstron qartë një lloj biznesi me 469 software-in e lirë. Kur me të filloi të merrej FSF-ja, m’u desh një tjetër 470 mënyrë për të siguruar jetesën. E gjeta te shitja e shërbimeve të lidhura 471 me software-in e lirë që pata hartuar. Kjo përfshiu mësimdhënien, për tema 472 të tilla se si të programohet me GNU Emacs-in dhe si të personalizohet 473 GCC-ja, dhe zhvillim software-i, kryesisht rreth kalimit të GCC-së në 474 platforma të reja.</p> 475 476 <p>Sot secili nga këta lloje biznesesh të software-it të lirë praktikohet nga 477 një numër korporatash. Disa shpërndajnë koleksione software-i të lirë në 478 CD-ROM; të tjerët shesin asistencë që nga niveli i dhënies përgjigje 479 pyetjeve të përdoruesve, ndreqje të metash, dhe deri te shtim veçorish të 480 reja. Madje kemi filluar të shohim shoqëri software-i të lirë të bazuara në 481 hedhjen në qarkullim të produkteve të reja software-i të lirë.</p> 482 483 <p>Kujdes, ama—një numër shoqërish që përshoqërojnë vetveten me termin 484 “burim i hapët”, biznesin e tyre në fakt e bazojnë në <em>software</em> jo 485 të lirë që punon me software-in e lirë. Këto s’janë shoqëri software-i të 486 lirë, janë shoqëri software-i pronësor, produktet e të cilave i ndjellin 487 përdoruesit larg lirisë. Këto programe i quajnë “paketa të vlerës së 488 shtuar”, çka pasqyron vlerat që ata do të donin t’i shihnin të përqafuara 489 prej nesh: leverdinë përmbi lirinë. Nëse ne vlerësojmë më tepër lirinë, do 490 të duhej t’i quanim paketa “me liri të hequr”.</p> 491 492 <h3>Synimet teknike</h3> 493 494 <p>Synimi themelor i GNU-së qe software-i i lirë. Edhe nëse GNU-ja nuk do të 495 kish përparësi teknike karshi Unix-it, do të kish përparësi në planin 496 shoqëror, përmes lejimit të bashkëpunimit mes përdoruesve, dhe një përparësi 497 etike, respektin ndaj lirisë së përdoruesit.</p> 498 499 <p>Por qe e natyrshme të zbatoheshin te vepra standarde praktike të 500 vyera—për shembull, shpërndarja dinamike e strukturave të të dhënave 501 me qëllim shmangien e kufijve arbitrarë të madhësive fikse, dhe përdorimin e 502 krejt kodeve 8-bitësh të mundshëm kurdo që kjo kish kuptim.</p> 503 504 <p>Veç këtyre, hodhëm tej përqendrimin e Unix-it në madhësitë e vogla të 505 kujtesës, duke vendosur të mos mbulonim makinat 16-bit (ishte e qartë që 506 makinat 32-bit do të ishin normalja në kohën kur të përfundohej sistemi 507 GNU), dhe për të mos bërë përpjekje për të ulur përdorimin e kujtesës, në 508 rast se kjo nuk kalonte një megabajt. Në programe te të cilët trajtimi i 509 kartelave shumë të mëdha nuk qe thelbësor, i nxitëm programuesit të lexojnë 510 një kartelë të plotë <i>input</i>-i te <i>core</i>, mandej të skanohej lënda 511 e saj pa u dashur të shqetësohesh për I/O.</p> 512 513 <p>Këto vendime u krijuan mundësinë shumë programeve GNU të tejkalojnë të 514 ngjashmit e tyre Unix në qëndrueshmëri dhe shpejtësi.</p> 515 516 <h3>Kompjutera të dhuruar</h3> 517 518 <p>Dora-dorës që rritej fama e projektit GNU, njerëzit filluan të ofronin për 519 projektin dhurim makinash që xhironin Unix. Këto qenë shumë të dobishme, 520 ngaqë rruga më e lehtë për zhvillimin e përbërësve të GNU-së qe kryerja e 521 tij në një sistem Unix, dhe zëvendësimi i njëpasnjëshëm i përbërësve të atij 522 sistemi. Por kjo pruri një çështje etike: qe apo nuk qe e drejtë që ne të 523 kishim një kopje të Unix-it.</p> 524 525 <p>Unix-i qe (dhe është) <em>software</em> pronësor, dhe filozofia e projektit 526 GNU thosh që nuk duhej të përdornim <em>software</em> pronësor. Por, duke 527 zbatuar të njëjtin arsyetim që shpie te përfundimi se dhuna për vetëmbrojte 528 është e përligjur, dola në përfundimin se qe e ligjshme të përdorej një 529 paketë pronësore kur kjo qe thelbësore për hartimin e një zëvendësuesi të 530 lirë që do të ndihmonte të tjerat të reshtnin së përdoruri paketën 531 pronësore.</p> 532 533 <p>Por, edhe pse kjo qe një e keqe që mund të përligjej, prapë qe një e keqe. 534 Sot nuk kemi më ndonjë kopje të Unix-it, sepse i kemi zëvendësuar me sisteme 535 operativë të lirë. Nëse nuk zëvendësonim dot sistemin operativ të një 536 makine me një të lirë, zëvendësonim makinën.</p> 537 538 <h3>Lista e Hapave GNU</h3> 539 540 <p>Ndërkohë që projekti GNU ecte përpara, dhe një numër gjithnjë e më i madh 541 përbërësish sistemi u gjetën ose u hartuan, erdhi koha që qe e dobishme 542 hartimi i një liste me zbrazëtitë e mbetura. Të cilën e përdorëm për 543 rekrutim programuesish që do të shkruanin pjesët që mungonin. Kjo listë u 544 bë e njohur si Lista e Punëve GNU. Veç përbërësve Unix që mungonin, shtuam 545 në listë një larmi projektesh <em>software</em> dhe dokumentimi të dobishëm 546 që, mendonim, do të duhej të përmbante një sistem vërtet i plotë.</p> 547 548 <p>Sot <a href="#ft6">[6]</a>, zor të ketë ndonjë përbërës të Unix-it te 549 Lista e Punëve GNU—ato punë janë mbaruar, bashkë me ca të tjera 550 jothelbësore. Por lista është plot me projekte të cilat ca i quajnë 551 “aplikacione”. Do të ishte diçka e dobishme të shtohej te një sistem 552 operativ çfarëdo programi që është në interes të më shumë se një klase të 553 ngushtë përdoruesish.</p> 554 555 <p>Te lista e punëve GNU përfshihen madje dhe lojëra—e kanë qenë aty që 556 në fillim. Unix-i përfshinte lojëra, ndaj kuptohet që kështu do të duhej të 557 bënte edhe GNU-ja. Por përputhshmëria nuk qe problem në rastin e lojërave, 558 ndaj nuk ndoqëm listën e lojërave që kish Unix-i. Në vend të kësaj, hodhëm 559 në listë një gamë llojesh të ndryshme lojërash që përdoruesit mund t’i 560 pëlqenin.</p> 561 562 <h3>GNU Lesser GPL</h3> 563 564 <p>Libraria GNU C përdor një lloj të veçantë <em>copyleft</em>-i, të quajtur 565 <em>GNU Lesser General Public License</em> <a href="#ft7">[7]</a>, që 566 jep leje për lidhje të software-it pronësor me librarinë. Pse duhet ky 567 përjashtim?</p> 568 569 <p>Nuk është punë parimesh; nuk ka parim që thotë se produktet e software-it 570 pronësor janë të taksur për përfshirje të kodit tonë. (Pse duhet kontribuar 571 te një projekt që ka në bazë mospranimin e ndarjes së tij me ne?) Përdorimi 572 i LGPL-së për librarinë C, ose për çfarëdo librarie, është çështje 573 strategjie.</p> 574 575 <p>Libraria C kryen një detyrë të thjeshtë; çdo sistem apo përpilues pronësor 576 shoqërohet nga një librari C. Ndaj, dhënia e librarisë sonë C vetëm për 577 <em>software</em> të lirë nuk do t’i sillte software-it të lirë ndonjë 578 përparësi—vetëm sa do të shkurajonte përdorimin e librarisë sonë.</p> 579 580 <p>Përjashtim këtu bën vetëm një sistem: te sistemi GNU (dhe ky përfshin 581 GNU/Linux), libraria GNU C është e vetmja librari C. Kështu që kushtet e 582 shpërndarjes së librarisë GNU C përcaktojnë nëse është e mundur të 583 përpilohet një program pronësor për sistemin GNU apo jo. Nuk ka arsye etike 584 të lejohen aplikacione pronësore në sistemin GNU, por, në pikëpamje 585 strategjike, duket se moslejimi i tyre më shumë do të shkurajonte përdorimin 586 e sistemit GNU, se sa të nxiste zhvillimin e aplikacioneve të lira. Ja pse 587 përdorimi i licencës Lesser GPL është strategji e mirë për librarinë C.</p> 588 589 <p>Për libraritë e tjera, rruga strategjike lypset të shihet rast pas rasti. 590 Kur një librari kryen një detyrë të posaçme që mund të ndihmojë në shkrimin 591 e një lloji programesh, atëherë hedhja në qarkullim nën GPL, duke e kufizuar 592 vetëm për programe të lirë, është një mënyrë për të ndihmuar zhvillues të 593 tjerë të software-i të lirë, duke u dhënë atyre një përparësi kundrejt 594 software-it pronësor.</p> 595 596 <p>Kujtoni rastin e GNU Readline-it, një librari që qe hartuar për të ofruar 597 përpunim nga rresht urdhrash për BASH-in. Readline qarkullon nën GNU GPL të 598 zakonshme, jo nën Lesser GPL. Kjo ndoshta e ul përdorimin e Readline-it, 599 por ne nga kjo s’humbim gjë. Ndërkohë, e pakta një aplikacion i dobishëm 600 është kaluar si <em>software</em> i lirë posaçërisht që të përdorë 601 Readline-in dhe ky është përfitim i njëmendtë për bashkësinë.</p> 602 603 <p>Zhvilluesit e software-it pronësor kanë përparësitë që sjell paraja; 604 zhvilluesit e software-it të lirë lypset të krijojnë përparësi për 605 njëri-tjetrin. Shpresoj që një ditë të kemi një koleksion të madh librarish 606 nën GPL, të cilat nuk do të kenë paralele në krahun e software-it pronësor, 607 që të ofrojnë module të dobishme të cilat të shërbejnë si blloqe ndërtimi 608 për <em>software</em> të lirë të ri, dhe ta rrisin këtë përparësi të 609 rëndësishme, në dobi të zhvillimit të mëtejshëm të software-it të lirë.</p> 610 611 <h3>Punë sikleti?</h3> 612 <p> 613 Eric Raymond thotë se “Çdo punë e mirë software-i zë fill nga një siklet 614 personal i zhvilluesit”. Ndoshta ngandonjëherë është kështu, por shumë pjesë 615 thelbësore të software-it GNU qenë hartuar me qëllim që të kihej një sistem 616 i plotë operativ i lirë. Rrjedhin nga një përfytyrim dhe një plan, jo nga 617 një impuls.</p> 618 <p> 619 Për shembull, hartuam librarinë GNU C ngaqë një sistem i ngjashëm me Unix-in 620 ka nevojë për një librari C, BASH-in ngaqë një sistem i ngjashëm me Unix-in 621 ka nevojë për një shell, dhe GNU tar-in ngaqë një sistem i ngjashëm me 622 Unix-in ka nevojë për një program tar. E njëjta gjë është e vërtetë për 623 programet e mi—përpiluesi GNU C, GNU Emacs, GDB dhe GNU Make.</p> 624 <p> 625 Disa programe GNU qenë hartuar për t’u përballur me kërcënime të posaçme 626 ndaj lirisë sonë. Kështu, hartuam gzip-in për të zëvendësuar programin 627 Compress, të cilin bashkësia e humbi për shkak të patentave <abbr 628 title="Lempel-Ziv-Welch">LZW</abbr>. Gjetëm njerëz për hartimin e 629 LessTif-it, dhe më vonë filluam <abbr title="GNU Network Object Model 630 Environment">GNOME</abbr>-n dhe Harmony-në, për të trajtuar problemet e 631 shkaktuar nga disa librari pronësore (shihni më poshtë). Po zhvillojmë GNU 632 Privacy Guard për të zëvendësuar software-in popullor, jo të lirë, për 633 fshehtëzime, ngaqë përdoruesit nuk do të duhej të viheshin përballë 634 zgjedhjes: liri apo privatësi.</p> 635 <p> 636 Sigurisht, njerëzit që shkruan këto programe shfaqën interesim për këtë 637 punë, dhe mjaft veçori janë shtuar prej personash të ndryshëm drejt e për 638 nevojat apo interesat e tyre. Por nuk është kjo arsyeja pse ekzistojnë këto 639 programe.</p> 640 641 <h3>Zhvillime të papritura</h3> 642 <p> 643 Në fillimet e projektit GNU, përfytyroja që do ta zhvillonim sistemin GNU të 644 plotë, mandej ta hidhnim në qarkullim. Nuk ndodhi kështu.</p> 645 <p> 646 Ngaqë çdo përbërës i sistemit GNU u sendërtua në një sistem Unix, çdo 647 përbërës mund të xhironte në sisteme Unix, shumë më përpara se sa të kishte 648 një sistem të plotë GNU. Disa nga këto programe u bënë popullore, dhe 649 përdoruesit zunë t’i zgjeronin dhe t’i kalonin në sisteme të tjera—te 650 versionet e ndryshme dhe jo të përputhshme të Unix-it, dhe ndonjëherë edhe 651 te sisteme të tjera.</p> 652 <p> 653 Kjo punë i bëri këto programe më të fuqishëm, dhe tërhoqi te projekti GNU si 654 financime, ashtu edhe kontribues. Por ka gjasa që vonoi me disa vjet 655 plotësimin e një sistemi funksional minimal, meqë koha e zhvilluesve GNU 656 harxhohej me mirëmbajtjen e këtyre versioneve dhe shtimin e veçorive të reja 657 te përbërëset ekzistuese, në vend që të ecej më tej me shkrimin njëri pas 658 tjetrit të përbërësve që mungonin.</p> 659 660 <h3>The GNU Hurd</h3> 661 <p> 662 Aty nga 1990, sistemi GNU qe thuajse i plotë; i vetmi përbërës i rëndësishëm 663 që mungonte qe kerneli. Kishim vendosur që kernelin tonë ta sendërtonim si 664 koleksion procesesh shërbyesi që kryheshin përsipër Mach-ut. Mach qe një 665 mikrokernel i përgatitur nga Carnegie Mellon University dhe mandej nga 666 University of Utah; GNU HURD është një koleksion shërbyesish (ose “herd of 667 GNUs” - kope gnushë) që xhirojnë përsipër Mach-ut, dhe që kryejnë detyra të 668 ndryshme të kernelit Unix. Fillimi i përgatitjes u vonua ngaqë prisnim që 669 Mach-u të hidhej në qarkullim si <em>software</em> i lirë, siç qe premtuar.</p> 670 <p> 671 Një arsye pse u zgjodh ky koncept qe për shmangien e asaj çka dukej se ishte 672 pjesa më e vështirë e punës: diagnostikimi i një programi kerneli pa një 673 diagnostikues në nivel burimi për ta kryer këtë. Kjo pjesë e punës qe kryer 674 tashmë, te Mach-u, dhe prisnim të diagnostikonim shërbyesit HURD si programe 675 përdoruesi, me GDB-në. Por u desh shumë kohë që kjo të bëhej e mundur, dhe 676 shërbyesit shumërrjedhësh që dërgojnë mesazhe te njëri-tjetri doli se qenë 677 shumë të vështirë për t’i diagnostikuar. Shndërrimi i HURD-it në diçka që 678 funksionon qëndrueshëm po zgjat këtu e shumë vite.</p> 679 680 <h3>Alix</h3> 681 <p> 682 Kerneli GNU fillimisht nuk qe menduar të quhej HURD. Emri i tij fillestar 683 qe Alix—emërtuar sipas emrit të femrës që kisha për zemër në ato 684 kohë. Ajo, një administratore sistemesh Unix, kish hedhur idenë se emri i 685 saj i përshtatej një rregullsie të rëndomtë në emërtimet e versioneve të 686 sistemeve Unix; gjysmë me tallje, u tha miqve, “Dikush le t’i vërë emrin tim 687 një kerneli”. Nuk thashë gjë, por vendosa t’i bëja surprizë një kernel me 688 emrin Alix.</p> 689 <p> 690 Por nuk vazhdoi kështu. Michael (tani Thomas) Bushnell, zhvilluesi kryesor 691 i kernelit, parapëlqeu emrin HURD, dhe e ripërkufizoi Alix-in që t’i 692 referohej një pjese të kernel-it—pjesës që do të kapte thirrjet e 693 sistemit dhe që do t’i trajtonte ato duke dërguar mesazhe te shërbyesit 694 HURD.</p> 695 <p> 696 Më pas, Alix-i dhe unë u ndamë, dhe ajo ndërroi emrin; në mënyrë të pavarur, 697 konceptimi i HURD-it u ndryshua që libraria C të mund të dërgonte mesazhe 698 drejt e te shërbyesit, dhe kjo bëri që përbërësja Alix të zhduket nga 699 projekti.</p> 700 <p> 701 Por para se të ndodhnin këto gjëra, një shok i saj e pa emrin Alix te kodi 702 burim i HURD-it, dhe ia përmendi asaj. Kështu që e pati rastin të shihte 703 një kernel të quajtur me emrin e saj.</p> 704 705 <h3>Linux dhe GNU/Linux</h3> 706 <p> 707 GNU Hurd nuk është i këshillueshëm për përdorim në "prodhim", dhe nuk e dimë 708 nëse do të jetë ndonjëherë. Skicimi me bazë aftësitë ka probleme që vijnë 709 drejt e nga epshmëria e skicimit, dhe nuk është e qartë nëse ka apo jo 710 zgjidhje.</p> 711 712 <p> 713 Për fat, një kernel tjetër është gati. Më 1991, Linus Torvalds hartoi një 714 kernel të përputhshëm me Unix-in dhe e quajti Linux. Qe pronësor 715 fillimisht, por më 1992, e bëri Linux-in software të lirë; ndërthurja e 716 Linux-it me sistemin ende jo të plotë GNU solli një sistem operativ të plotë 717 të lirë. (Sigurisht, vetë ndërthurja e tyre qe punë me rëndësi.) Falë 718 Linux-it, ne sot mund të xhirojnë faktikisht një version të sistemit GNU.</p> 719 <p> 720 Ne e quajmë këtë version sistemi <a href="/gnu/linux-and-gnu.html"> 721 GNU/Linux</a>, për të shprehur përbërjen e tij si një ndërthurje e sistemit 722 GNU me Linux-in si kernel. Ju lutemi, mos bini pre e thirrjes së krejt 723 sistemit si “Linux”, ngaqë kjo do të thotë t’ia atribuosh punën tonë dikujt 724 tjetër. Ju lutemi, <a href="/gnu/gnu-linux-faq.html"> na përmendni në 725 mënyrë të barabartë</a>.</p> 726 727 <h3>Sfida të së ardhmes sonë</h3> 728 <p> 729 E kemi dëshmuar aftësinë tonë për përgatitjen e një spektri të gjerë 730 software-i të lirë. Kjo nuk do të thotë që jemi të pamposhtur dhe të 731 pandalshëm. Disa sfida e bëjnë të ardhmen e software-it të lirë të paqartë; 732 përballimi i tyre do të kërkojë përpjekje ngulmuese dhe durim, ndonjëherë 733 për vite me radhë. Do të kërkojë atë lloj vendosmërie që njerëzit e shfaqin 734 kur çmojnë lirinë e tyre dhe nuk lënë njeri t’ua marrë.</p> 735 <p> 736 Këto sfida i trajtojnë katër ndarjet vijuese:</p> 737 738 <h4>Hardware sekret</h4> 739 <p> 740 Prodhuesit e hardware-it gjithnjë e më tepër priren t’i mbajnë të fshehta 741 specifikimet e hardware-it. Kjo e bën të vështirë shkrimin e përudhësve të 742 lirë, që kështu Linux-i dhe XFree86-a të mund të mbulojnë hardware të ri. 743 Sot kemi sisteme të plotë të lirë, por nuk kemi për t’i pasur nesër po qe se 744 nuk mbulojmë kompjuterat e së nesërmes.</p> 745 <p> 746 Ka dy rrugë për t’u përballur me këtë problem. Programuesit mund të kryejnë 747 retroinxhinierim për të parë se si të mbulohet një hardware i dhënë. Pjesa 748 tjetër prej nesh mund të zgjedhë hardware që mbulohet nga software-i i lirë; 749 me rritjen e numrit tonë, mbajtja fshehur e specifikimeve do të shndërrohet 750 në një taktikë që sjell humbje.</p> 751 <p> 752 Retroinxhinierimi është punë e madhe; a do të kemi programues aq të vendosur 753 sa t’i hyjnë atij? Po—nëse kemi krijuar ndjesinë e fortë se software-i 754 i lirë është çështje parimesh dhe se përudhësit jo të lirë janë të 755 patolerueshëm. Dhe a do të shpenzojnë një numër i madh prej nesh para të 756 tepërta, ose edhe pak kohë të tepërt, që ne të mund të përdorim përudhës të 757 lirë? Po, nëse vendosmëria për të pasur liri përhapet gjerësisht. <a 758 href="#ft8">[8]</a>.</p> 759 760 <h4>Librari jo të lira</h4> 761 <p> 762 Një librari jo e lirë që xhiron në sisteme operative të lira vepron si një 763 kurth për zhvilluesit e software-it të lirë. Veçoritë tërheqëse të 764 librarisë janë karrem; po qe se e përdorni librarinë, do të bini në grackë, 765 ngaqë programi juaj nuk mund të jetë pjesë e sistemit operativ të lirë në 766 mënyrë të dobishme. (Më troç, mund ta përfshijmë programin tuaj, por nuk do 767 të <strong>xhironte</strong> pa librarinë që mungon.) Madje edhe më keq, 768 nëse një program që përdor librari pronësore bëhet popullor, mund të ndjellë 769 në grackë të tjerë programues mosdyshues.</p> 770 <p> 771 Rasti i parë i këtij problemi qe grupi i mjeteve Motif, këtu e më ’80-n. 772 Edhe pse nuk kishte ende sisteme operativë të lirë, qe e qartë se çfarë 773 problemi do të shkaktonte për ta Motif-i më vonë. Projekti GNU u 774 kundërpërgjigj me dy mënyra: duke u kërkuar projekteve individuale të 775 software-it të lirë të mbulonin si widget-et e grupit të mjeteve të lira X, 776 ashtu edhe ato të Motif-it, dhe duke i kërkuar dikujt të shkruante një 777 zëvendësim të lirë për Motif-in. Puna hëngri mjaft vite; LessTif, i hartuar 778 nga Hungry Programmers, vetëm më 1997-n u bë aq i fuqishëm, sa duhej për të 779 mbuluar shumicën e aplikacioneve Motif.</p> 780 <p> 781 Nga 1996-a e deri më 1998, një tjetër librari jo e lirë grupmjetesh <abbr 782 title="Graphical User Interface">GUI</abbr> përdorej në një koleksion jo të 783 pakët software-i të lirë, desktopin <abbr title="K Desktop 784 Environment">KDE</abbr>.</p> 785 <p> 786 Sistemet e lira GNU/Linux nuk qenë në gjendje të përdornin KDE-në, ngaqë nuk 787 përdornim dot librarinë. Prapëseprapë, disa shpërndarës komercialë 788 sistemesh GNU/Linux që nuk qenë strikt lidhur me ndenjjen brenda software-it 789 të lirë, e shtuan KDE-në te sistemet e tyre—duke prodhuar sisteme me 790 më tepër aftësi, por më pak liri. Grupi KDE nxiste aktivisht sa më tepër 791 programues të përdornin Qt-në, dhe miliona “përdoruesve të rinj të Linux-it” 792 s’iu është treguar ndonjëherë ideja se këtu kish një problem. Gjendja dukej 793 e zymtë.</p> 794 <p> 795 Bashkësia e software-it të lirë iu kundërpërgjigj problemit në dy mënyra: 796 GNOME dhe Harmony.</p> 797 <p> 798 GNOME, GNU Network Object Model Environment, është projekti i desktopit 799 GNU. I nisur më 1997 nga Miguel de Icaza, dhe zhvilluar me asistencën e Red 800 Hat Software-it, GNOME synoi të ofrojë mundësi të ngjashme desktopi, por 801 duke përdorur përjashtimisht <em>software</em> të lirë. Ka edhe përparësi 802 teknike po ashtu, të tilla si mbulim për një larmi gjuhësh, jo thjesht për 803 C++. Por synimi kryesor qe liria: të mos ia kishim nevojën asnjë software-i 804 jo të lirë.</p> 805 <p> 806 Harmony është një librari zëvendësimesh të përputhshme, hartuar për të bërë 807 të mundur xhirimin e software-it KDE pa përdorur Qt-në.</p> 808 <p> 809 Në Nëntor 1998, zhvilluesit e Qt-së bënë të ditur një ndryshim licence, e 810 cila, kur të zbatohej, do ta shndërronte Qt-në në <em>software</em> të 811 lirë. Nuk ka mënyrë për ta vërtetuar, por mendoj se pjesërisht kjo i 812 detyrohet përgjigjes së palëkundur nga bashkësia kundrejt problemit që Qt 813 paraqiste përpara se të qe e lirë. (Licenca e re është e paleverdishme dhe 814 jo e paanshme, kështu që mbetet ende e dëshirueshme të shmanget përdorimi i 815 Qt-së <a href="#ft9">[9]</a>.)</p> 816 <p> 817 Si do t’i përgjigjemi librarisë së ardhshme tunduese jo të lirë? A ka për ta 818 kuptuar krejt bashkësia nevojën për t’i qëndruar larg grackës? Apo shumë 819 prej nesh do të heqin dorë nga liria për hir të leverdisë, dhe të shkaktojnë 820 kështu një problem të madh? E ardhmja jonë varet nga filozofia jonë.</p> 821 822 <h4>Patenta software-i</h4> 823 <p> 824 Rreziku më i madh me të cilin përballemi vjen nga patentat e software-it, të 825 cilat mund të mbajnë algoritme dhe veçori programesh jashtë shtrirjes së 826 software-it të lirë deri edhe për njëzet vjet. Patentat mbi algoritmin LZW 827 për ngjeshje filluan të zbatoheshin më 1983, dhe ne ende s’mundemi të hedhin 828 në qarkullim program të lirë që prodhon <abbr title="Graphics Interchange 829 Format">GIF</abbr> <a href="#ft10">[10]</a> të ngjeshur si duhet. Më 830 1998, nën kërcënimin për hedhje në gjyq për shkelje patentash, u hoq nga 831 qarkullimi një program i lirë që prodhonte audio të ngjeshur si <abbr 832 title="MPEG-1 Audio Layer 3">MP3</abbr> <a href="#ft11">[11]</a>. 833 </p> 834 <p> 835 Ka rrugë për t’u përballur me patentat: mund të kërkojmë për shenja që 836 tregojnë se një patentë është e pavlefshme, dhe mund të kërkojmë rrugë 837 alternative për të kryer një punë të caktuar. Por secila nga këto metoda 838 bën punë vetëm në disa raste; kur nuk pinë ujë që të dyja, një patentë e 839 shtrëngon krejt software-in e lirë të mos ofrojë dot ca veçori që 840 përdoruesit i pëlqejnë. Pas një pritje të gjatë patentat skadojnë, por ç’do 841 të bëjmë deri atëherë?</p> 842 <p> 843 Ata prej nesh që çmojnë software-in e lirë për hir të lirisë nuk do t’i 844 largohen software-it të lirë, sido qoftë. Do t’ia dalim ta bëjmë punën edhe 845 pa veçoritë e patentuara. Por, ata që software-in e lirë e vlerësojnë ngaqë 846 presin të jetë teknikisht më sipëran, ka gjasa ta shohin si të dështuar, kur 847 një patentë e mban të prapambetur. Ndaj, ndërkohë që është e dobishme të 848 flitet mbi efektshmërinë praktike të modelit “katedrale” të zhvillimit, dhe 849 mbi besueshmërinë dhe fuqinë e ca software-i të lirë, nuk duhet të ndalemi 850 me kaq. Duhet të flasim për lirinë dhe parimet.</p> 851 852 <h4>Dokumentim i lirë</h4> 853 <p> 854 Mangësia më e madhe në sistemin tonë të lirë operativ nuk është tek 855 software-i—është mungesa e doracakëve të mirë, të lirë, të cilët mund 856 t’i përfshijmë në sistemet tona. Dokumentimi është pjesë thelbësore e 857 çfarëdo pakete <em>software</em>; kur një paketë e rëndësishme software-i të 858 lirë nuk vjen me një doracak të lirë të denjë, këtu ka një hendek të madh. 859 Sot për sot kemi mjaft hendeqe të tillë.</p> 860 <p> 861 Dokumentimi i lirë, ashtu si software-i i lirë, është çështje lirie, jo 862 çmimi. Kriteri për doracakë të lirë është pak a shumë i njëjtë me atë për 863 software të lirë: bëhet fjalë që t’i jepen çdo përdoruesi disa liri. Duhet 864 t’i lejohet rishpërndarja (përfshi shitjen komerciale), <i>on-line</i> dhe 865 në letër, që kështu doracaku të mund të shoqërojë çdo kopje të programit.</p> 866 <p> 867 Leja për ndryshime është po aq kyçe. Si rregull i përgjithshëm, nuk besoj 868 që për njerëzit është thelbësore pasja e lejes për të ndryshuar gjithë 869 llojet e artikujve dhe librave. Për shembull, nuk mendoj se ju ose unë jemi 870 të detyruar të japin leje për ndryshimin e artikujve si ky këtu, i cili 871 përshkruan veprimet tona dhe pikëpamjet tona.</p> 872 <p> 873 Por ka një arsye të veçantë pse liria për ndryshime është kyçe për 874 dokumentimin e software-it të lirë. Kur njerëzit përdorin të drejtën e tyre 875 për të ndryshuar software-in, dhe ndryshojnë ose shtojnë karakteristika, 876 nëse janë të vetëdijshëm, do të ndryshonin edhe doracakun—që të 877 furnizojnë, bashkë me programin e ndryshuar, dokumentim të saktë dhe të 878 përdorshëm. Një doracak jo i lirë, që nuk u lejon programuesve të jenë të 879 vetëdijshëm dhe të çojnë deri në fund punën, nuk i plotëson nevojat e 880 bashkësisë sonë.</p> 881 <p> 882 Disa lloje kufizimesh rreth se si mund mund të kryhen ndryshimet nuk 883 paraqesin problem. Për shembull, kërkesa për të ruajtur shënimin origjinal 884 të autorit mbi të drejtat e kopjimit, kushtet e shpërndarjes, ose lista e 885 autorëve, këto janë në rregull. As nuk ka problem të kërkohet që versionet 886 e ndryshuar të përfshijnë shënimin që janë të ndryshuar, madje as të kihen 887 ndarje të tëra që nuk mund të fshihen ose ndryshohen, për sa kohë që këto 888 ndarje merren me gjëra joteknike. Këto lloj kufizimesh nuk janë problem, 889 ngaqë nuk e pengojnë programuesin e vetëdijshëm ta birësojë doracakun që ky 890 t'i përshtatet programit. Me fjalë të tjera, nuk i presin bashkësisë 891 së software-it të lirë rrugën që ta përdorë plotësisht doracakun.</p> 892 <p> 893 Megjithatë, duhet bërë e mundur të ndryshohet krejt lënda <em>teknike</em> e 894 doracakut, dhe mandej të rishpërndahet përfundimi përmes krejt mediave të 895 zakonshme, përmes krejt kanaleve të zakonshëm; përndryshe, kufizimet i dalin 896 përpara bashkësisë, doracaku nuk është i lirë, dhe ne na duhet një doracak 897 tjetër.</p> 898 <p> 899 A do ta kenë zhvilluesit e software-it të lirë vetëdijen dhe vendosmërinë të 900 prodhojnë një spektër të plotë doracakësh të lirë? Edhe një herë, e ardhmja 901 jonë është në dorë të filozofisë.</p> 902 903 <h3>Duhet të flasim rreth lirisë</h3> 904 <p> 905 Vlerësimet e sotme flasin për dhjetë milionë përdorues të sistemeve 906 GNU/Linux, të tillë si Debian GNU/Linux dhe Red Hat “Linux”. Software-i i 907 lirë ka prurë përparësi të tilla praktike, sa që përdoruesit po turren drejt 908 tij për arsye të pastra praktike.</p> 909 <p> 910 Rrjedhimet e mira të kësaj pune janë të dukshme: më tepër interes drejt 911 përgatitjes së software-it të lirë, më tepër klientë për biznese të 912 software-it të lirë, dhe më tepër aftësi për të nxitur shoqëri të përgatisin 913 <em>software</em> komercial të lirë në vend të produkteve <em>software</em> 914 pronësor.</p> 915 <p> 916 Por interesi mbi software-in po rritet më shpejt se vetëdija mbi filozofinë 917 mbi të cilin ai bazohet, dhe kjo shpie në probleme. Aftësia jonë për t’u 918 përballur me sfidat dhe rreziqet e përshkruara më sipër varet nga vullneti 919 për të qëndruar të palëkundur krah lirisë sonë. Për t’u siguruar që 920 bashkësia jonë e ka këtë vullnet, lypset të përhapim idetë te përdoruesit e 921 rinj, dora-dorës që këta bëhen pjesë e bashkësisë.</p> 922 <p> 923 Por këtu po dështojmë: përpjekjet për të tërhequr në bashkësinë tonë 924 përdorues të rinj janë shumë më lart se sa përpjekjet për t’u mësuar atyre 925 vlerat qytetare të bashkësisë sonë. Na duhet t’i bëjmë të dyja, dhe na 926 duhet t’i mbajmë në baraspeshë të dyja përpjekjet.</p> 927 928 <h3>“Burim i Hapët”</h3> 929 <p> 930 T’u mësoje përdoruesve të rinj lirinë u bë më e vështirë pas 1998, kur një 931 pjesë e bashkësisë vendosi të mos përdorte më termin “software i lirë” dhe 932 të thoshte “software me burim të hapët” më mirë.</p> 933 <p> 934 Disa prej atyre që parapëlqyen këtë term synonin të shmangnin ngatërrimin 935 mes “të lirë” dhe “falas”—qëllim i vlefshëm. Të tjerë, megjithatë, 936 synonin të linin mënjanë frymën e parimit që kish motivuar lëvizjen e 937 software-it të lirë dhe projektin GNU, dhe të bëheshin tërheqës për 938 drejtuesit e kompanive dhe biznesin, shumë prej të cilëve kanë si ideologji 939 atë që vendos fitimin përmbi lirinë, përmbi bashkësinë, përmbi parimet. 940 Ndaj, retorika e “burimit të hapët”; përqendrohet te potenciali për 941 përgatitje software-i të fuqishëm, të cilësisë së lartë, por lë mënjanë 942 idetë e lirisë, bashkësisë, dhe parimeve.</p> 943 <p> 944 Revistat “Linux” janë shembull i qartë i kësaj—ato janë plot me 945 reklama mbi <em>software</em> pronësor që punon me GNU/Linux-in. Kur të 946 nxjerrë kryet Motif-i ose Qt-ja e radhës, a do t’i sinjalizojnë përdoruesit 947 këto revista që të rrinë larg prej tij, apo do të shfaqin reklama për të?</p> 948 <p> 949 Mbështetja nga biznesi mund të kontribuojë për bashkësinë në forma të 950 ndryshme; po qe se faktorët e tjerë janë në baraspeshë, kjo është e 951 dobishme. Por të fitosh mbështetjen e tyre, duke folur më pak për lirinë 952 dhe parimet, mund të jetë shkatërrimtare; e përkeqëson edhe më çekuilibrin 953 mes përhapjes dhe edukimit qytetar.</p> 954 <p> 955 “Software-i i lirë” dhe “burimi i hapët” përshkruajnë të njëjtën kategori 956 software-i, pak a shumë, por thonë gjëra të ndryshme mbi software-in dhe mbi 957 vlerat. Projekti GNU vazhdon të përdorë termin “software i lirë”, për të 958 shprehur idenë që rëndësi ka liria, jo teknologjia.</p> 959 960 <h3>Provojeni!</h3> 961 <p> 962 Aforizmi i Yoda-s (“Nuk ka ‘provoje’”) tingëllon i qëruar, por 963 nuk funksionon për rastin tim. Shumicën e punës time e kam bërë duke qenë 964 në ankth nëse do t’ia dilja dot apo jo, dhe i pasigurt nëse do të mjaftonte 965 për të përmbushur qëllimin, edhe nëse ia dilja. Por, sido që qe, e provova, 966 sepse mes qytetin dhe kuçedrës nuk kish njeri tjetër veç meje. Duke 967 befasuar vetveten, ca herë dola me sukses.</p> 968 <p> 969 Ndonjëherë nuk ia dola dot; ca nga qytetet e mia ranë. Mandej gjeta tjetër 970 qytet të kërcënuar, dhe u bëra gati për një tjetër betejë. Gjatë kësaj kohe 971 mësova të shoh për rreziqe dhe të vë veten mes tyre dhe qytetit tim, duke u 972 bërë thirrje <i>hackers</i>-ëve të tjerë të bëhen me mua.</p> 973 <p> 974 Sot, shpesh, nuk jam i vetmi. Lehtësohem dhe gëzohem kur shoh një regjiment 975 <i>hacker</i>-ësh që hapin llogore për mbajtjen e frontit, dhe e kuptoj që 976 ky qytet mund të mbijetojë—tani për tani. Por rreziqet janë përvit e 977 më të mëdhenj, dhe tani Microsoft-i e ka vënë shprehimisht në shënjestër 978 bashkësinë tonë. Nuk mund ta marrin të mirëqenë të ardhmen e lirisë. Mos e 979 merrni të mirëqenë! Po qe se doni ta ruani lirinë tuaj, duhet të jeni të 980 përgatitur ta mbroni.</p> 981 <div class="column-limit"></div> 982 983 <h3 class="footnote">Poshtëshënime</h3> 984 <ol> 985 <li id="ft1">Përdorimi i “hacker” për të nënkuptuar kështu një “shkelës të sigurisë” 986 është ngatërresë nga ana e masmedias. Ne hackers-ët nuk pranojmë ta njohim 987 këtë nënkuptim, dhe vazhdojmë ta përdorim fjalën për të nënkuptuar dikë të 988 cilit i pëlqen të programojë, dikë të cilit i shijon mençuria lojcake, ose 989 një ndërthurje të të dyjave. Shihni artikullin tim, “<a 990 href="https://stallman.org/articles/on-hacking.html">On Hacking</a>”.</li> 991 992 <li id="ft2">Si ateist që jam, nuk ndjek ndonjë lider fetar, por ndonjëherë shoh se 993 admiroj ndonjë gjë mund të ketë thënë ndonjëri prej tyre.</li> 994 995 <li id="ft3">Më 1984-n apo 1985-n, Don Hopkins (një djalë me shumë imagjinatë) më dërgoi 996 një letër. <a href="/graphics/copyleft-sticker.html">Mbi zarf</a> kishte 997 shkruar disa thënie zbavitëse, përfshi edhe këtë: “Copyleft—all rights 998 reversed” Përdora fjalën “copyleft” për të emërtuar konceptin e shpërndarjes 999 që po hartoja në atë kohë.</li> 1000 1001 <li id="ft4">Tani për dokumentim përdorim <a href="/licenses/fdl.html">Lejen e Lirë GNU 1002 për Dokumentime</a>.</li> 1003 1004 <li id="ft5">“Bourne Again Shell” është një lojë me emrin “Bourne Shell”, i cili qe 1005 shelli i zakonshëm në Unix.</li> 1006 1007 <li id="ft6">Qe shkruar më 1998. Nga 2009 e tëhu nuk mirëmbajmë një listë të gjatë 1008 punësh. Bashkësia harton <em>software</em> të lirë me kaq shpejtësi sa nuk 1009 arrijmë as t’i mbajmë në vëzhgim të tërë. Në vend të kësaj, kemi një listë 1010 Projektesh të Përparësisë së Lartë, një listë shumë më e shkurtër projektesh 1011 për të cilat vërtet duam t’i nxisim njerëzit t’i shkruajnë.</li> 1012 1013 <li id="ft7">Kjo leje fillimisht u quajt GNU Library General Public License, e riemërtuam 1014 për të shmangur dhënien e idesë se duhej përdorur nga krejt libraritë. Për 1015 më tepër hollësi, shihni <a href="/philosophy/why-not-lgpl.html">Pse s’do të 1016 duhej të përdornit lejen Lesser GPL për librarinë tuaj të ardhshme</a>.</li> 1017 1018 <li id="ft8">Shënim i 2008-s: kjo çështje prek po ashtu edhe BIOS-in. Ka një BIOS të 1019 lirë, <a href="https://www.libreboot.org/">LibreBoot</a> (një shpërndarje e 1020 coreboot-it); problemi mbetet te pasja e specifikimeve për makinat, që 1021 kështu LibreBoot-i t’i mbulojë ato pa “blobs” jo të lirë.</li> 1022 1023 <li id="ft9">Më shtator të 2000-shit, Qt u hodh në qarkullim nën GNU GPL, çka në thelb e 1024 zgjidhi këtë problem.</li> 1025 1026 <li id="ft10">Pas 200-s, patentat për GIF kanë skaduar.</li> 1027 1028 <li id="ft11">Më 2017, patentat për MP3 kanë skaduar. Shihni sa gjatë na u desh të 1029 presim.</li> 1030 </ol> 1031 1032 <div class="infobox extra" role="complementary"> 1033 <hr /> 1034 <p> 1035 Botuar fillimisht në librin <em>Burime të Hapëta</em>. Richard Stallman-i 1036 s’ka qenë kurrë <a href="/philosophy/open-source-misses-the-point.html"> 1037 përkrahës i “burimit të hapët”</a>, por kontribuoi me këtë artikull, që 1038 idetë e lëvizjes për <em>software</em> të lirë të mos ishin fare të 1039 paprekura në atë libër. 1040 </p> 1041 </div> 1042 </div> 1043 1044 <div class="translators-notes"> 1045 1046 <!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't have notes.--> 1047 </div> 1048 </div> 1049 1050 <!-- for id="content", starts in the include above --> 1051 <!--#include virtual="/server/footer.sq.html" --> 1052 <div id="footer" role="contentinfo"> 1053 <div class="unprintable"> 1054 1055 <p>Ju lutemi, pyetjet dhe kërkesat e përgjithshme rreth FSF-së & GNU-së 1056 dërgojini te <a href="mailto:gnu@gnu.org"><gnu@gnu.org></a>. Ka 1057 gjithashtu <a href="/contact/">mënyra të tjera për t’u lidhur me</a> 1058 FSF-në. Njoftimet për lidhje të dëmtuara dhe ndreqje apo këshilla të tjera 1059 mund të dërgohen te <a 1060 href="mailto:webmasters@gnu.org"><webmasters@gnu.org></a>.</p> 1061 1062 <p> 1063 <!-- TRANSLATORS: Ignore the original text in this paragraph, 1064 replace it with the translation of these two: 1065 1066 We work hard and do our best to provide accurate, good quality 1067 translations. However, we are not exempt from imperfection. 1068 Please send your comments and general suggestions in this regard 1069 to <a href="mailto:web-translators@gnu.org"> 1070 1071 <web-translators@gnu.org></a>.</p> 1072 1073 <p>For information on coordinating and contributing translations of 1074 our web pages, see <a 1075 href="/server/standards/README.translations.html">Translations 1076 README</a>. --> 1077 Përpiqemi fort dhe bëjmë sa mundemi për të ofruar përkthime me cilësi të 1078 mirë dhe të përpikta. Megjithatë, nuk jemi të përjashtuar nga 1079 papërsosmëritë. Ju lutemi, komentet dhe këshillat e përgjithshme lidhur me 1080 këtë dërgojini te <a 1081 href="mailto:web-translators@gnu.org"><web-translators@gnu.org></a>.</p><p>Për 1082 të dhëna mbi bashkërendimin dhe parashtrimin e përkthimeve të faqeve tona 1083 web, shihni <a href="/server/standards/README.translations.html">README për 1084 përkthimet</a>.</p> 1085 </div> 1086 1087 <!-- Regarding copyright, in general, standalone pages (as opposed to 1088 files generated as part of manuals) on the GNU web server should 1089 be under CC BY-ND 4.0. Please do NOT change or remove this 1090 without talking with the webmasters or licensing team first. 1091 Please make sure the copyright date is consistent with the 1092 document. For web pages, it is ok to list just the latest year the 1093 document was modified, or published. 1094 1095 If you wish to list earlier years, that is ok too. 1096 Either "2001, 2002, 2003" or "2001-2003" are ok for specifying 1097 years, as long as each year in the range is in fact a copyrightable 1098 year, i.e., a year in which the document was published (including 1099 being publicly visible on the web or in a revision control system). 1100 1101 There is more detail about copyright years in the GNU Maintainers 1102 Information document, www.gnu.org/prep/maintain. --> 1103 <p>Të drejta kopjimi © 1998, 2005, 2008, 2010, 2012, 2015, 2017, 2018, 1104 2021 Richard Stallman</p> 1105 1106 <p>Kjo faqe mund të përdoret sipas një licence <a rel="license" 1107 href="http://creativecommons.org/licenses/by-nd/4.0/">Creative Commons 1108 Attribution-NoDerivatives 4.0 International License</a>.</p> 1109 1110 <!--#include virtual="/server/bottom-notes.sq.html" --> 1111 <div class="translators-credits"> 1112 1113 <!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't want credits.--> 1114 </div> 1115 1116 <p class="unprintable"><!-- timestamp start --> 1117 U përditësua më: 1118 1119 $Date: 2021/12/25 21:34:16 $ 1120 1121 <!-- timestamp end --> 1122 </p> 1123 </div> 1124 </div> 1125 <!-- for class="inner", starts in the banner include --> 1126 </body> 1127 </html>