taler-merchant-demos

Python-based Frontends for the Demonstration Web site
Log | Files | Refs | Submodules | README | LICENSE

open-source-misses-the-point.html (33360B)


      1 <!--#set var="ENGLISH_PAGE" value="/philosophy/open-source-misses-the-point.en.html" -->
      2 
      3 <!--#include virtual="/server/header.sq.html" -->
      4 <!-- Parent-Version: 1.96 -->
      5 <!-- This page is derived from /server/standards/boilerplate.html -->
      6 <!--#set var="TAGS" value="essays aboutfs free-open" -->
      7 <!--#set var="DISABLE_TOP_ADDENDUM" value="yes" -->
      8 
      9 <!-- This file is automatically generated by GNUnited Nations! -->
     10 <title>Pse Burimi i Hapët Nuk e Rrok Thelbin e Software-it të Lirë - Projekti GNU -
     11 Free Software Foundation</title>
     12 
     13 <!--#include virtual="/philosophy/po/open-source-misses-the-point.translist" -->
     14 <!--#include virtual="/server/banner.sq.html" -->
     15 <!--#include virtual="/philosophy/ph-breadcrumb.sq.html" -->
     16 <!--GNUN: OUT-OF-DATE NOTICE-->
     17 <!--#include virtual="/server/top-addendum.sq.html" -->
     18 <div class="article reduced-width">
     19 <h2>Pse Burimi i Hapët Nuk e Rrok Thelbin e Software-it të Lirë</h2>
     20 
     21 <address class="byline">nga Richard Stallman</address>
     22 
     23 <div class="important"><p>
     24 Termi “software i lirë” dhe “burim i hapët” janë të përdorshëm për thuajse
     25 të njëjtën gamë problemesh.  Megjithatë, ato shprehin gjëra thellësisht të
     26 ndryshme mbi këto programe, bazuar në vlera të ndryshme.  Lëvizja për
     27 software të lirë ngre zërin për lirinë e përdoruesve të kompjuterave; është
     28 një lëvizje për liri dhe drejtësi.  Në kontrast me të, ideja e burimit të
     29 hapët çmon kryesisht përparësitë praktike dhe nuk ngre zërin për parimet.
     30 Kjo është arsye pse nuk pajtohemi me burimin e hapët, dhe nuk e përdorim atë
     31 term.
     32 </p></div>
     33 
     34 <p>Kur e cilësojmë një software si “të lirë”, e kemi fjalën që ai respekton <a
     35 href="/philosophy/free-sw.html">liritë thelbësore të përdoruesit</a>: lirinë
     36 për ta xhiruar, studiuar, dhe rishpërndarë kopje të tij me ose pa
     37 ndryshime.  Kjo është çështje lirie, jo çmimi, pra mendojeni si tek “fjala e
     38 lirë”, jo si te “birrë falas”.</p>
     39 
     40 <p>Këto liri kanë rëndësi jetike.  Ato janë thelbësore, jo thjesht për hir të
     41 përdoruesit individual, por për hir të shoqërisë si e tërë, pasi promovojnë
     42 solidaritetin shoqëror&mdash;pra, ndarjen e gjërave me të tjerët dhe
     43 bashkëpunimin.  Bëhen edhe më të rëndësishme, teksa kultura dhe veprimtaritë
     44 tona të përditshme sa vijnë e bëhen më dixhitale.  Në një botë tingujsh,
     45 figurash, dhe fjalësh dixhitale, software-i i lirë sa vjen e bëhet më
     46 thelbësor për lirinë në përgjithësi.</p>
     47 
     48 <p>Dhjetëra miliona njerëz anembanë botës përdorin tani <em>software</em> të
     49 lirë; shkollat publike në disa rajone të Indisë dhe Spanjës tani u mësojnë
     50 krejt nxënësve të përdorin <a href="/gnu/linux-and-gnu.html">sistemin e lirë
     51 operativ GNU/Linux</a>.  Megjithatë, shumica e këtyre përdoruesve s’kanë
     52 dëgjuar kurrë rreth arsyeve etike për të cilat e krijuam këtë sistem dhe
     53 ngritëm bashkësinë e software-it të lirë, ngaqë sot, ky sistem dhe
     54 bashkësia, më shpesh shihen si të “burimit të hapët”, duke ua atribuar një
     55 tjetër filozofie, tek e cila këto liri me zor përmenden.</p>
     56 
     57 <p>Lëvizja e software-it të lirë ka dalë në mbrojtje të lirisë së përdoruesit
     58 që më 1983-shin.  Më 1984-n filluam zhvillimin e sistemit operativ të lirë
     59 GNU, që të mund të shmangeshin sistemet operativë jo të lirë të cilët u
     60 mohojnë përdoruesve këto liri.  Gjatë viteve ’80, zhvilluam shumicën e
     61 përbërësve thelbësorë të sistemit dhe hartuam lejen <a
     62 href="/licenses/gpl.html">GNU General Public License</a> (GNU GPL) nën të
     63 cilën do të hidheshin në qarkullim&mdash;një leje e hartuar posaçërisht për
     64 mbrojtjen e lirisë për të gjithë përdoruesit e një programi.</p>
     65 
     66 <p>Jo të gjithë përdoruesit dhe zhvilluesit e software-it të lirë u pajtuan me
     67 synimet e lëvizjes së software-it të lirë.  Më 1998-n, një pjesë e
     68 bashkësisë së software-it të lirë doli veç dhe filloi fushatë në emër të
     69 “burimit të hapët”. Termi fillimisht u propozua për shmangien e një
     70 keqkuptimi të mundshëm të termit “software i lirë”, por shpejt filloi t’u
     71 përshoqërohej ideve filozofike mjaft të ndryshme nga ato të lëvizjes së
     72 software-it të lirë.</p>
     73 
     74 <p>Disa nga përkrahësit e burimit të hapët e konsideronin termin si një
     75 “fushatë marketingu për software-in e lirë”, çka do të joshte drejtues
     76 biznesesh përmes nxjerrjes në pah të përfitimeve praktike nga software-i, pa
     77 ngritur ndërkohë çështje të së mirës dhe të gabuarës, për të cilat ata mund
     78 të mos kishin qejf të dëgjonin.  Të tjerë përkrahës i hodhën kategorikisht
     79 poshtë vlerat etike dhe sociale të lëvizjes së software-it të lirë.  Cilatdo
     80 qofshin pikëpamjet e tyre, kur bënin fushatë për burimin e hapët, as i
     81 përmendin, as mbronin këto vlera.  Termi “burim i hapët” shpejt filloi të
     82 përshoqërohej me ide dhe argumente të bazuar vetëm në vlera praktike, të
     83 tilla si krijimi ose pasja e software-it të fuqishëm, të qëndrueshëm.  Prej
     84 asokohe, shumica e përkrahësve të burimit të hapët janë rreshtuar pas tij,
     85 dhe bëjnë të njëjtin përshoqërim.  Shumica e diskutimeve rreth ”burimit të
     86 hapët” nuk merren me të mirën dhe të gabuarën fare, vetëm me popullaritetin
     87 dhe suksesin; ja një <a
     88 href="https://www.linuxinsider.com/story/Open-Source-Is-Woven-Into-the-Latest-Hottest-Trends-78937.html">
     89 shembull tipik</a>.  Një pakicë e përkrahësve të burimit të hapët sot thonë
     90 se liria është pjesë e problemit, por ata nuk janë dhe aq të dukshëm mes
     91 atyre që s’janë të këtij mendimi.</p>
     92 
     93 <p>Dy termat tani përshkruajnë thuajse të njëjtën kategori software-i, por
     94 përfaqësojnë pikëpamje të bazuara  mbi vlera në thelb të ndryshme.  Për
     95 lëvizjen e software-it të lirë, software-i lirë është një imperativ etik,
     96 respekt thelbësor për lirinë e përdoruesit.  Në kontrast me të, filozofia e
     97 burimit të hapët i sheh çështjet sipas optikës se si të bëhet software-i “më
     98 i mirë”&mdash;vetëm nga pikëpamja praktike.  Sipas saj, software-i jo i lirë
     99 është një zgjidhje inferiore për një problem praktik të dhënë.</p>
    100 
    101 <p>Por, për lëvizjen e software-it të lirë, software-i jo i lirë është një
    102 problem shoqëror, dhe zgjidhja është të reshtet përdorimi i tij dhe të
    103 kalohet te software-i i lirë.</p>
    104 
    105 <p>“Software i lirë”. “Burim i hapët”. Nëse është i njëjti software (<a
    106 href="/philosophy/free-open-overlap.html">ose pothuajse</a>), ka rëndësi
    107 cilin emër përdorni? Po, ngaqë fjalë të ndryshme përcjellin ide të
    108 ndryshme.  Edhe pse një program i lirë, me çfarëdo emri tjetër, sot do t’ju
    109 jepte po atë liri, forcimi i pozitave të lirisë në një rrugë të qëndrueshme
    110 varet mbi të gjitha nga të mësuarit e njerëzve të çmojnë lirinë.  Nëse doni
    111 të ndihmoni për këtë, është thelbësore të flitet për “software të lirë”.</p>
    112 
    113 <p>Ne, të lëvizjes së software-it të lirë, nuk e shohim kampin e burimit të
    114 hapët si një armik; armiku është software-i pronësor (jo i lirë).  Por duam
    115 që njerëzit ta dinë se ne jemi për lirinë, ndaj s’e pranojmë të etiketohemi
    116 gabimisht si përkrahës të burimit të hapët.  Ajo çka mbrojmë s’është “burimi
    117 i hapët” dhe ai të cilit i kundërvihemi s’është “burimi i mbyllur”.  Për ta
    118 bërë të qartë këtë, ne shmangim përdorimin e këtyre termave.
    119 </p>
    120 
    121 <h3>Dallime Praktike mes Software-it të Lirë dhe Burimit të Hapët</h3>
    122 
    123 <p>Në praktikë, burimi i hapët mishëron kritere paksa më të hapërdarë se sa ata
    124 të software-it të lirë.  Me aq sa dimë, krejt kodi <em>software</em> i lirë
    125 i hedhur në qarkullim mund të kualifikohet si me burim të hapët.  Thuajse
    126 krejt software-i me burim të hapët është <em>software</em> i lirë, por ka
    127 përjashtime.</p>
    128 
    129 <p>Së pari, disa licenca burimi të hapët janë shumë kufizuese, ndaj nuk
    130 kualifikohen dot si licenca të lira.  Për shembull, “Open Watcom” s’është e
    131 lirë, pasi licenca përkatëse nuk lejon krijimin e një versioni të modifikuar
    132 dhe përdorimin e tij privatisht.  Për fat, licenca të tilla përdoren nga pak
    133 programe.</p>
    134 
    135 <p>Së dyti, kriteret për burim të hapët shqetësohen vetëm për licencimin e
    136 kodit burim.  Por, shpesh njerëzit e përshkruajnë një të ekzekutueshëm si
    137 “burim i hapët” ngaqë kodi i tij burimit mund të kihet në këtë mënyrë.  Kjo
    138 shkakton ngatërrim në situata paradoksale kur kodi burim është me burim të
    139 hapët (dhe i lirë), por i ekzekutueshmi në vetvete është jo i lirë.</p>
    140 
    141 <p>Rasti trivial i këtij paradoksi është kur kodi burim i një programi bart një
    142 licencë të lirë të dobët, një pa “copyleft”, por të ekzekutueshmit bartin
    143 kushte shtesë jo të lira.  Supozojmë se të ekzekutueshmi u përgjigjen
    144 saktësisht burimeve të hedhura në qarkullim&mdash;mund të jetë kështu, ose
    145 mund të mos jetë&mdash;përdoruesit mund të përpilojnë kodin burim për të
    146 ndërtuar dhe shpërndarë të ekzekutueshëm të lirë.  Kjo është arsyeja pse ky
    147 rast është trivial; s’është problem i rëndë.</p>
    148 
    149 <p>Rasti jotrivial është i dëmshëm dhe i rëndësishëm.  Mjaft produkte që
    150 përmbajnë kompjutera, kontrollojnë nënshkrimet në programe të tyre të
    151 ekzekutueshme, për t’u penguar përdoruesve instalimin e të ekzekutueshmve të
    152 ndryshëm nga to; vetëm një kompani e privilegjuar mund të krijojë të
    153 ekzekutueshëm që mund të xhirojnë te pajisja dhe të përdorin krejt aftësitë
    154 e saj.  Këto pajisje i quajmë “tiranike” dhe praktika është quajtur
    155 “tivoizim”, sipas produktit (Tivo), te i cili e vumë re për herë të parë.
    156 Edhe pse i ekzekutueshmi është ndërtuar nga kod me burim të lirë dhe
    157 formalisht bart me vete një licencë të lirë, përdoruesit s’mund të xhirojnë
    158 versione të modifikuara të tij, kështu që, <em>de-facto</em>, i
    159 ekzekutueshmi është jo i lirë.</p>
    160 
    161 <p>Mjaft produkte Android përmbajnë të ekzekutueshëm Linux jo të lirë të
    162 Tivo-izuar, edhe pse kodi i tij burimi gjendet nën GNU GPL version 2.
    163 (Versionin 3 të GNU GPL-së e konceptuam për ta ndaluar këtë praktikë; keq që
    164 Linux-i nuk e adoptoi.)  Këta të ekzekutueshëm, të krijuar nga kod burim që
    165 është me burim të hapët dhe i lirë, përgjithësisht thirren si “me burim të
    166 hapët”, por <em>nuk</em> janë <em>software</em> i lirë.</p>
    167 
    168 <h3>Moskuptime të Rëndomta të “Software-it të Lirë” dhe “Burimit të Hapët”</h3>
    169 
    170 <p>Termi “software i lirë” është pre e keqinterpretimeve: një kuptim i pasynuar
    171 prej nesh, “software që mund ta keni me çmim zero”, mund t’i jepet termit po
    172 njësoj si kuptimi i synuar prej nesh, “software që i jep përdoruesit disa
    173 liri“. Për këtë problem kujdesemi duke bërë publik përkufizimin e
    174 software-it të lirë, dhe duke thënë “Mendojeni si te &lsquo;liria e
    175 fjalës,&rsquo; jo si te &lsquo;birrë falas.&rsquo;” Kjo zgjidhje s’është e
    176 përsosur; nuk mund ta eliminojë plotësisht problemin. Do të ishte më mirë
    177 një term i saktë dhe jo i dykuptimtë, sikur kjo të mos paraqiste probleme të
    178 tjera.</p>
    179 
    180 <p>Mjerisht, të gjitha alternativat në Anglisht kanë probleme të tyret.  Kemi
    181 shqyrtuar mjaft nga sugjerimet e njerëzve, por asnjë nuk është kaq qartazi
    182 “i drejtë” saqë kalimi në të të qe ide e mirë.  (Për shembull, në disa
    183 kontekste fjalët Frëngjisht dhe Spanjisht “libre” funksionojnë bukur, por
    184 njerëzit në Indi nuk e pranojnë fare këtë.)  Cilido zëvendësim i propozuar
    185 për “software-in e lirë” ka ndonjë lloj problemi semantik&mdash;dhe kjo
    186 ndodh edhe me “software-in me burim të hapët”.</p>
    187 
    188 <p><a href="https://opensource.org/osd">Përkufizimi zyrtar i “software-it me
    189 burim të hapët”</a> (që është botuar nga Open Source Initiative dhe është
    190 shumë i gjatë për ta përfshirë këtu) është përftuar tërthorazi prej
    191 kritereve tona për <em>software</em> të lirë.  Nuk është i njëjti; është ca
    192 më dorëlëshuar, në disa këndvështrime.  Megjithatë, në shumicën e rasteve
    193 përkufizimi i tyre pajtohet me përkufizimin tonë.</p>
    194 
    195 <p>Por, kuptimi i afërmendshëm për shprehjen “<em>software</em> me burim të
    196 hapët” është “Mund t’i shihni kodin burim”. Dhe vërtet, shumica e njerëzve
    197 duket se keqkuptojnë termin “<em>software</em> me burim të hapët” në këtë
    198 mënyrë.  (Termi i qartë për këtë domethënie është “me kod që mund të
    199 kihet”. Ky kriter është shumë më i dobët se përkufizimi i software-it të
    200 lirë, shumë më i dobët edhe se sa përkufizimi zyrtar i burimit të hapët.
    201 Përfshin mjaft programe që s’janë as të lirë, as me burim të hapët.</p>
    202 
    203 <p>Pse e keqkuptojnë kështu njerëzit? Ngaqë kjo është domethënia natyrore e
    204 fjalëve “burim i hapët”. Por koncepti për të cilën mbrojtësit e burimit të
    205 hapët kërkuan emër tjetër, qe një variant i atij të software-it të lirë.</p>
    206 
    207 <p>Ngaqë kuptimi i afërmendshëm për “burimin e hapët” s’është kuptimi që
    208 mbrojtësit e tij kanë në mendje, përfundimi është që shumica e njerëzve e
    209 keqkuptojnë termin.  Sipas Neal Stephenson-it, “Linux-i është software me
    210 “burim të hapët” që do të thotë, thjesht, se cilido mund të marrë kopje të
    211 kartelave të kodit të tij burim”. Nuk mendoj se ka kërkuar me dashje të
    212 hidhte tej ose të vinte në diskutim përkufizimin zyrtar.  Jam i mendimit që
    213 ai thjesht zbatoi konvencionet e anglishtes për të nxjerrë një kuptim të
    214 termit.   <a
    215 href="https://web.archive.org/web/20001011193422/http://da.state.ks.us/ITEC/TechArchPt6ver80.pdf">Shteti
    216 i Kansasit</a> publikoi një përkufizim të ngjashëm: “Përdorni
    217 <em>software</em> me burim të hapët (OSS).  OSS është software për të cilin
    218 kodi burim është i passhëm lirisht dhe publikisht, por marrëveshjet
    219 specifike për licencimin e tij varen nga fakti se ç’i lejohet dikujt të bëjë
    220 me atë kod”.</p>
    221 
    222 <p><i>New York Times</i> <a
    223 href="https://www.nytimes.com/external/gigaom/2009/02/07/07gigaom-the-brave-new-world-of-open-source-game-design-37415.html">
    224 pati një artikull që e tepron me domethënien e termit</a> duke ia referuar
    225 testimeve beta nga ana e përdoruesve&mdash;lejimi i pak përdoruesve që të
    226 vënë në provë një version paraprak të një programi dhe të japin përshtypje
    227 konfidenciale lidhur me të&mdash;çka programuesit e software-it pronësor e
    228 kanë praktikuar prej dhjetëra vjetësh.</p>
    229 
    230 <p>Termi madje është sforcuar sa të përfshijë edhe dizajne pajisjesh <a
    231 href="https://www.theguardian.com/sustainable-business/2015/aug/27/texas-teenager-water-purifier-toxic-e-waste-pollution">të
    232 publikuar pa ndonjë patentë</a>.  Dizajne pajisjesh të papatentuar mund të
    233 jenë kontribute të lavdërueshëm për shoqërinë, por termi “kod burim” s’ka
    234 lidhje me to.</p>
    235 
    236 <p>Përkrahësit e burimit të hapët përpiqen të merren me këtë çështje duke
    237 treguar me gisht përkufizimin e tyre zyrtar, por kjo rrugë ndreqjeje është
    238 më pak e efektshme për ta, se sa është për ne.  Termi “software i lirë” ka
    239 dy domethënie natyrale, njëra është domethënia e synuar, ndaj dikush që e ka
    240 rrokur idenë “si te fjala e lirë, jo si te birrë falas” nuk do të gabojë
    241 sërish.  Por termi “burim i hapët” ka vetëm një domethënie natyrale, që
    242 është e ndryshme prej domethënies së synuar prej përkrahësve të tij.  Pra
    243 nuk ka një rrugë për të shpjeguar shkurtimisht dhe përligjur përkufizimin e
    244 tij zyrtar.  Kjo e përkeqëson edhe më konfuzionin.</p>
    245 
    246 <p>Një tjetër keqkuptim i “burimit të hapët” është ideja që me të nënkuptohet
    247 “mospërdorimi i lejes GNU GPL”. Ky priret të shoqërojë një tjetër keqkuptim
    248 sipas të cilit “software-i i lirë” do të thotë “software nën GPL-në”. Që të
    249 dyja janë gabim, sa kohë që GNU GPL-ja i plotëson kushtet për të qenë leje
    250 burimi të hapët dhe shumica e lejeve të burimit të hapët i plotësojnë
    251 kushtet për të qenë leje software-i të lirë.  Ka <a
    252 href="/licenses/license-list.html"> mjaft licenca software-i të lirë</a>
    253 përtej GNU GPL-së.</p>
    254 
    255 <p>Termi “burim i hapët” është sforcuar më tej nga zbatimi i tij mbi veprimtari
    256 të tjera, të tilla si qeverisja, arsimi dhe shkenca, te të cilat nuk ka gjë
    257 të tillë si kodi burim dhe ku kriteret lidhur me licencimin e software-it
    258 thjesht nuk ka punë fare.  E vetmja gjë e përbashkët që kanë këto veprimtari
    259 është se, në një farë mënyre, i ftojnë njerëzit të marrin pjesë në diçka.
    260 Ato e sforcojnë termin deri atje sa me të nënkuptohet vetëm “me
    261 pjesëmarrje”, ose “transparent”, ose më pak se kaq.  Në rastin më të keq,
    262 është shndërruar <a
    263 href="https://www.nytimes.com/2013/03/17/opinion/sunday/morozov-open-and-closed.html">
    264 në një fjalë të zbrazët në modë</a>.</p>
    265 
    266 <h3>Vlera të Ndryshme Mund të Shpien Në Përfundime të Ngjashme&hellip;por Jo
    267 Gjithmonë</h3>
    268 
    269 <p>Grupet radikale të viteve ’60 kanë reputacion si fraksionistë: disa
    270 organizata u ndanë për shkak të mospajtimeve për hollësira strategjie, dhe
    271 dy grupet bij e trajtonin njëri-tjetrin si armiq, edhe pse kishin synime dhe
    272 vlera themelore të ngjashme.  E djathta i dha shumë rëndësi kësaj dhe e
    273 përdori për të kritikuar krejt të majtën.</p>
    274 
    275 <p>Ka gojë që përpiqen të njollosin lëvizjen për software të lirë duke e
    276 krahasuar mospajtimin tonë me burimin e hapët me mospajtimet e këtyre
    277 grupeve radikale.  E shohin së prapthi.  Ne nuk pajtohemi me kampin e
    278 burimit të hapët lidhur me synimet dhe vlerat themelore, por pikëpamjet e
    279 tyre dhe tonat shpien në shumë raste te e njëjta sjellje
    280 praktike&mdash;fjala vjen zhvillimi i software-it të lirë.</p>
    281 
    282 <p>Për pasojë, njerëz nga lëvizja e software-it të lirë shpesh punojnë bashkë
    283 me kampin e burimit të hapët në projekte praktike, të tilla si zhvillimi i
    284 software-it.  Të bie në sy që pikëpamje kaq të ndryshme filozofike mund të
    285 motivojnë kaq shpesh persona të ndryshëm të marrin pjesë në të njëjtat
    286 projekte.  Sido qoftë, ka situata ku këto pikëpamje në thelb të ndryshme
    287 shpien në veprime shumë të ndryshme.</p>
    288 
    289 <p>Ideja e burimit të hapët është që lejimi i përdoruesve të ndryshojnë dhe
    290 rishpërndajnë software-in do ta bëjë këtë më të fuqishëm dhe më të
    291 qëndrueshëm.  Por kjo nuk është e garantuar.  Zhvilluesit e software-it
    292 pronësor nuk janë medoemos të paaftë.  Ka raste që ata prodhojnë programe që
    293 janë të fuqishëm dhe të qëndrueshëm, edhe pse ato nuk respektojnë lirinë e
    294 përdoruesve.  Aktivistët e software-it të lirë dhe përkrahësit e burimit të
    295 hapët do të reagojnë në mënyra shumë të ndryshme ndaj këtij fakti.</p>
    296 
    297 <p>Një përkrahës puro i burimit të hapët, një që nuk është fare i ndikuar nga
    298 idealet e software-it të lirë, do të thoshte, “Çuditem që qetë në gjendje ta
    299 bëni programin të punojë kaq mirë pa përdorur modelin tonë të zhvillimit,
    300 por ja që e bëtë.  Si mund të kem një kopje?” Ky qëndrim do të shpërblejë
    301 skema që heqin liri, duke shpënë te humbja e saj.</p>
    302 
    303 <p>Aktivisti i software-it të lirë do të thoshte, “Programi juaj është shumë
    304 tërheqës, por unë çmoj më tepër lirinë.  Ndaj nuk e pranoj programin tuaj.
    305 Punën time do ta mbaroj me ndonjë mënyrë tjetër, dhe në vend të tij do të
    306 përkrah një projekt për zhvillimin e një zëvendësimi të lirë për të”.Nëse
    307 çmojmë lirinë tonë, mund të veprojmë për ta pasur dhe mbrojtur atë.</p>
    308 
    309 <h3>Software-i i Fuqishëm, i Qëndrueshëm Mund të Jetë i Keq</h3>
    310 
    311 <p>Ideja se duam që software-i të jetë i fuqishëm dhe i qëndrueshëm vjen prej
    312 supozimit se software-i është hartuar për t’u shërbyes përdoruesve të tyre.
    313 Nëse është i fuqishëm dhe i qëndrueshëm, kjo do të thotë që u shërben më
    314 mirë atyre.</p>
    315 
    316 <p>Por mund të thuhet që software-i u shërben përdoruesve vetëm nëse respekton
    317 lirinë e tyre.  Po kur software-i është hartuar për t’u hedhur vargonj
    318 përdoruesve të tij? Në këtë rast të qenët i fuqishëm do të thotë që
    319 vargonjtë janë më shtrëngues, dhe të qenët i qëndrueshëm do të thotë që
    320 është më e vështirë për t’i hequr këta vargonj.   Veçori keqdashëse, të
    321 tilla si spiunimi i përdoruesve, kufizimi i përdoruesve, dyer të pasme, dhe
    322 përmirësime të detyrueshme janë të rëndomta në software-in pronësor, dhe
    323 disa përkrahës të burimit të hapët duan t’i sendërtojnë ato në programe me
    324 burim të hapët.</p>
    325 
    326 <p>Nën trysninë e kompanive të filmit dhe regjistrimit të muzikës, software-i
    327 për përdorim nga individët po hartohen gjithnjë e më shumë për t’i kufizuar
    328 ata.  Kjo veçori dashakeqe njihet si Administrim Dixhital i Kufizimeve (DRM
    329 - Digital Restrictions Management) (shihni <a
    330 href="https://defectivebydesign.org/">DefectiveByDesign.org</a>) dhe është
    331 krejt e kundërta e frymës së lirisë që software-i i lirë synon të ofrojë.
    332 Dhe jo vetëm e frymës: ngaqë synimi i DRM-së është të shkelë me këmbë lirinë
    333 tuaj, zhvilluesit e DRM-së përpiqen t’jua bëjnë të vështirë, të pamundur,
    334 ose madje edhe të paligjshme ndryshimin e software-it që sendërton në
    335 praktikë DRM-në.</p>
    336 
    337 <p>Megjithatë disa përkrahës të burimit të hapët kanë propozuar software “DRM
    338 me burim të hapët”.  Ideja e tyre është që, duke bërë publik kodin burim të
    339 programeve të hartuara për të kufizuar hyrjen tuaj në media të fshehtëzuar
    340 dhe duke u lejuar të tjerëve ta ndryshojnë atë, do të prodhonin software më
    341 të fuqishëm dhe më të qëndrueshëm për kufizimin e përdoruesve si ju.
    342 Software-i mandej do të dërgohej për ju te pajisje që nuk ju lejojnë ta
    343 ndryshoni.</p>
    344 
    345 <p>Ky software mund të jetë me burim të hapët dhe të përdorë modelin e
    346 zhvillimit me burim të hapët, por nuk ka për të qenë software i lirë, sa
    347 kohë që nuk do të respektojë lirinë e përdoruesve që e xhirojnë faktikisht
    348 atë.   Nëse modeli i zhvillimit me burim të hapët ia del ta bëjë këtë
    349 software më të fuqishëm dhe më të qëndrueshëm për kufizimin tuaj, kjo do ta
    350 bënte edhe më të keq.</p>
    351 
    352 <h3>Frikë nga Liria</h3>
    353 
    354 <p>Motivacioni fillestar kryesor i atyre që e nxorën kampin e burimit të hapët
    355 më vete prej lëvizjes së software-it të lirë qe që idetë etike të
    356 “software-it të lirë” i vinin në siklet disa njerëz.  Kjo është e vërtetë:
    357 ngritja e çështjeve etike, të tilla si liria, të folurit rreth përgjegjësive
    358 ashtu si dhe rreth volisë, do të thotë t’u kërkosh njerëzve të mendojnë për
    359 gjëra që ata mund të parapëlqejnë t’i shpërfillin, fjala vjen a është etike
    360 apo jo sjellja e tyre.  Kjo mund të shkaktojë parehati dhe disa njerëz
    361 thjesht mund ta mbyllin mendjen për gjëra të tilla.  Por kjo nuk do të thotë
    362 që ne do të duhej të reshtnim së foluri për këto probleme.</p>
    363 
    364 <p>E megjithatë kjo është ajo çka drejtuesit e burimit të hapët vendosën të
    365 bënin.  U doli se duke heshtur rreth etikës dhe lirisë, dhe duke folur vetëm
    366 për përfitimet e menjëhershme praktike të një pjese prej software-it të
    367 lirë, mund të ishin në gjendje ta “shisnin” software-in më me efekt te disa
    368 përdorues, veçanërisht bizneset.</p>
    369 
    370 <p>Kur mbrojtësit e burimit të hapët flasin rreth çfarëdo gjëje më të thellë se
    371 kaq, zakonisht bëhet fjalë për idenë e bërjes “dhuratë” njerëzimit kodin
    372 burim.  Duke e paraqitur këtë si një punë veçanërisht të mirë, tej asaj që
    373 kërkohet nga ana morale, besohet se shpërndarja e software-it pronësor pa
    374 kodin burim është moralisht e ligjëruar.</p>
    375 
    376 <p>Kjo rrugë ka dalë me efektshmëri, brenda logjikës së vet.  Retorika e
    377 burimit të hapët ka bindur mjaft biznese dhe individë të përdorin, madje
    378 edhe të zhvillojnë, software të lirë, çka e ka zgjeruar bashkësinë
    379 tonë&mdash;por vetëm në nivel sipërfaqësor, praktik.  Filozofia e burimit të
    380 hapët, me vlerat e veta pastërtisht praktike, e pengon të kuptuarit e ideve
    381 më të thella të software-it të lirë; sjell mjaft vetë te bashkësia jonë, por
    382 nuk u mëson atyre si ta mbrojnë atë.  Kjo është gjë e mirë, për aq sa bën,
    383 por nuk mjafton për ta bërë lirinë të sigurt.  Tërheqja e përdoruesve drejt
    384 software-it të lirë është vetëm një pjesë e rrugës për t’i bërë mbrojtës të
    385 lirisë së tyre.</p>
    386 
    387 <p>Herët a vonë këta përdorues do t’i ftojnë të rikthehen te software-i
    388 pronësor, për disa avantazhe praktike.   Për të ofruar tundim të tillë
    389 punojnë kompani të panumërta, disa duke ofruar kopje falas.  Pse do të duhej
    390 që përdoruesit të mos i pranonin? Ah, vetëm po t’u kenë mësuar të çmojnë
    391 lirinë që u jep software-i i lirë, të çmojnë lirinë në vetvete, në vend se
    392 volitë teknike dhe praktike të një software-i të lirë specifik, atëherë po.
    393 Për përhapjen e kësaj ideje, na duhet të flasim për lirinë.  Deri në një
    394 farë shkalle, rruga “mos fol” karshi biznesit mund të jetë e dobishëm për
    395 bashkësinë, por është e rrezikshme nëse bëhet aq e rëndomtë, sa dashuria për
    396 lirinë të vijë e të duket si diçka ekscentrike.</p>
    397 
    398 <p>Kjo gjendje e rrezikshme është saktësisht ajo që kemi.  Shumica e personave
    399 të përfshirë me software-in e lirë, veçanërisht shpërndarësit e tij, flasin
    400 pak për lirinë&mdash;zakonisht ngaqë kërkojnë të jenë “më të pranueshëm nga
    401 bizneset”. Thuajse krejt shpërndarjet e sistemit operativ GNU/Linux i
    402 shtojnë paketa pronësore sistemit bazë të lirë, dhe i ftojnë përdoruesit ta
    403 shohin këtë si një avantazh, në vend se një cen.</p>
    404 
    405 <p>Software-i shtesë pronësor dhe shpërndarjet GNU/Linux pjesërisht jo të lira
    406 gjejnë tokë pjellore ngaqë shumica e bashkësisë sonë nuk këmbëngul te liria
    407 në software-in e vet.  Kjo nuk është rastësi.  Shumica e përdoruesve të
    408 GNU/Linux-it u njohën fillimisht me sistemin përmes diskutimeve të “burimit
    409 të hapët”, në të cilin nuk përmendet që liria është një nga synimet.
    410 Praktikat që nuk përkrahin lirinë dhe fjalët që nuk thonë gjë për lirinë
    411 ecin paralelisht, duke nxitur njëra-tjetrën.  Për ta kapërcyer këtë prirje,
    412 na duhet të flasim më tepër për lirinë, jo më pak.</p>
    413 
    414 <h3>“FLOSS” dhe “FOSS”</h3>
    415 
    416 <p> Termat “FLOSS” dhe “FOSS” përdoren për të qenë <a
    417 href="/philosophy/floss-and-foss.html"> asnjanës mes software-it të lirë dhe
    418 burimit të hapët</a>.  Nëse të qenët asnjanës është qëllimi juaj, “FLOSS”
    419 është më mirë se të dy, ngaqë është vërtet asnjanës.  Por nëse doni të
    420 mbroni lirinë, rruga nuk është përdorimi i një termi asnjanës.  Të mbrosh
    421 lirinë kërkon t’u tregosh njerëzve përkrahjen tuaj për lirinë.</p>
    422 
    423 <h3>Rivalë për Vëmendje</h3>
    424 
    425 <p>“I lirë” dhe “i hapët” janë rivalë për vëmendje.  “Software-i i lirë” dhe
    426 “burimi i hapët” janë ide të ndryshme, por, nga pikëpamja se si e shohin
    427 software-in shumica e njerëzve, ata konkurrojnë për të njëjtin vend te
    428 konceptet.  Kur njerëzit mësohen të thonë dhe mendojnë “burim i hapët”, kjo
    429 përbën një pengesë për kuptimin nga ana e tyre të filozofisë së lëvizjes për
    430 <em>software</em> të lirë dhe për të menduarit rreth saj.  Nëse na
    431 përshoqërojnë tashmë ne dhe software-in tonë me fjalën “e hapët”, mund të na
    432 nevojitet një tronditje intelektuale e tyre, përpara se të kuptojnë që ne
    433 jemi <em>tjetër gjë</em>.  Çfarëdo veprimtarie që promovon fjalën “e hapët”
    434 ka tendencë të zgjerojë perden që fsheh idetë e lëvizjes për
    435 <em>software</em> të lirë.</p>
    436 
    437 <p>Ndaj, veprimtarët e software-it të lirë i këshillojmë të refuzojnë të
    438 punojnë në një veprimtari që e quan vetveten “e hapët”. Edhe nëse
    439 veprimtaria është e mirë në vetvete, çdo kontribut që bëni, shkakton një dëm
    440 të vogël në anën tjetër duke promovuar idenë e burimit të hapët.  Ka plot
    441 veprimtari të tjera që e quajnë vetveten “të lira”, ose “libre”. Çdo
    442 kontribut në këto projekte shton diçka të mirë.  Me kaq shumë projekte të
    443 dobishme prej nga mund të zgjidhet, pse të mos zgjidhet një që bën diçka të
    444 mirë ekstra?</p>
    445 
    446 <h3>Përfundim</h3>
    447 
    448 <p>Ndërkohë që mbrojtësit e burimit të hapët afrojnë përdorues të rinj te
    449 bashkësia jonë, ne veprimtarët e software-it të lirë duhet t’i vëmë supet
    450 barrës për tërheqjen e vëmendjes së tyre te çështja e lirisë.  Na duhet të
    451 themi, “Është software i lirë dhe ju jep liri”!&mdash;më shpesh dhe më fort
    452 se kurrë. Çdo herë që thoni “software i lirë”, në vend se “burim i hapët”,
    453 ndihmoni kauzën tonë.</p>
    454 <div class="column-limit"></div>
    455 
    456 <h3 class="footnote">Shënim</h3>
    457 
    458 <!-- The article is incomplete (#793776) as of 21st January 2013.
    459 <p>
    460 
    461 Joe Barr's article, 
    462 <a href="http://www.itworld.com/LWD010523vcontrol4">&ldquo;Live and
    463 let license,&rdquo;</a> gives his perspective on this issue.</p>
    464 -->
    465 <p>
    466 <a
    467 href="https://ocw.mit.edu/courses/sloan-school-of-management/15-352-managing-innovation-emerging-trends-spring-2005/readings/lakhaniwolf.pdf">Artikulli
    468 mbi motivimin e programuesve të software-it të lirë</a>, nga Lakhan dhe
    469 Wolf, thotë se një pjesë e konsiderueshme motivohen nga pikëpamja e tyre që
    470 software-i do të duhej të ishte i lirë. Kjo, përkundër faktit që në vëzhgim
    471 u morën zhvillues nga SourceForge, një sajt që s’e përkrah pikëpamjen se kjo
    472 është një çështje etike.</p>
    473 </div>
    474 
    475 <div class="translators-notes">
    476 
    477 <!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't have notes.-->
    478  </div>
    479 </div>
    480 
    481 <!-- for id="content", starts in the include above -->
    482 <!--#include virtual="/server/footer.sq.html" -->
    483 <div id="footer" role="contentinfo">
    484 <div class="unprintable">
    485 
    486 <p>Ju lutemi, pyetjet dhe kërkesat e përgjithshme rreth FSF-së &amp; GNU-së
    487 dërgojini te <a href="mailto:gnu@gnu.org">&lt;gnu@gnu.org&gt;</a>.  Ka
    488 gjithashtu <a href="/contact/">mënyra të tjera për t’u lidhur me</a>
    489 FSF-në.  Njoftimet për lidhje të dëmtuara dhe ndreqje apo këshilla të tjera
    490 mund të dërgohen te <a
    491 href="mailto:webmasters@gnu.org">&lt;webmasters@gnu.org&gt;</a>.</p>
    492 
    493 <p>
    494 
    495 <!-- TRANSLATORS: Ignore the original text in this paragraph,
    496         replace it with the translation of these two:
    497 
    498         We work hard and do our best to provide accurate, good quality
    499         translations.  However, we are not exempt from imperfection.
    500         Please send your comments and general suggestions in this regard
    501         to <a href="mailto:web-translators@gnu.org">
    502 
    503         &lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p>
    504 
    505         <p>For information on coordinating and contributing translations of
    506         our web pages, see <a
    507         href="/server/standards/README.translations.html">Translations
    508         README</a>. -->
    509 Përpiqemi fort dhe bëjmë sa mundemi për të ofruar përkthime me cilësi të
    510 mirë dhe të përpikta.  Megjithatë, nuk jemi të përjashtuar nga
    511 papërsosmëritë. Ju lutemi, komentet dhe këshillat e përgjithshme lidhur me
    512 këtë dërgojini te <a
    513 href="mailto:web-translators@gnu.org">&lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p><p>Për
    514 të dhëna mbi bashkërendimin dhe parashtrimin e përkthimeve të faqeve tona
    515 web, shihni <a href="/server/standards/README.translations.html">README për
    516 përkthimet</a>.</p>
    517 </div>
    518 
    519 <!-- Regarding copyright, in general, standalone pages (as opposed to
    520      files generated as part of manuals) on the GNU web server should
    521      be under CC BY-ND 4.0.  Please do NOT change or remove this
    522      without talking with the webmasters or licensing team first.
    523      Please make sure the copyright date is consistent with the
    524      document.  For web pages, it is ok to list just the latest year the
    525      document was modified, or published.
    526 
    527      If you wish to list earlier years, that is ok too.
    528      Either "2001, 2002, 2003" or "2001-2003" are ok for specifying
    529      years, as long as each year in the range is in fact a copyrightable
    530      year, i.e., a year in which the document was published (including
    531      being publicly visible on the web or in a revision control system).
    532 
    533      There is more detail about copyright years in the GNU Maintainers
    534      Information document, www.gnu.org/prep/maintain. -->
    535 <p>Të drejta kopjimi &copy; 2007, 2010, 2012-2016, 2019-2022 Richard Stallman</p>
    536 
    537 <p>Kjo faqe mund të përdoret sipas një licence <a rel="license"
    538 href="http://creativecommons.org/licenses/by-nd/4.0/">Creative Commons
    539 Attribution-NoDerivatives 4.0 International License</a>.</p>
    540 
    541 <!--#include virtual="/server/bottom-notes.sq.html" -->
    542 <div class="translators-credits">
    543 
    544 <!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't want credits.-->
    545  </div>
    546 
    547 <p class="unprintable"><!-- timestamp start -->
    548 U përditësua më:
    549 
    550 $Date: 2022/03/01 13:30:56 $
    551 
    552 <!-- timestamp end -->
    553 </p>
    554 </div>
    555 </div>
    556 <!-- for class="inner", starts in the banner include -->
    557 </body>
    558 </html>