not-ipr.html (17602B)
1 <!--#set var="ENGLISH_PAGE" value="/philosophy/not-ipr.en.html" --> 2 3 <!--#include virtual="/server/header.sq.html" --> 4 <!-- Parent-Version: 1.96 --> 5 <!-- This page is derived from /server/standards/boilerplate.html --> 6 <!--#set var="TAGS" value="essays laws noip" --> 7 <!--#set var="DISABLE_TOP_ADDENDUM" value="yes" --> 8 9 <!-- This file is automatically generated by GNUnited Nations! --> 10 <title>“Pronësi Intelektuale” Thatë? Është Mirazh Joshës - Projekti GNU - Free 11 Software Foundation</title> 12 13 <!--#include virtual="/philosophy/po/not-ipr.translist" --> 14 <!--#include virtual="/server/banner.sq.html" --> 15 <!--#include virtual="/philosophy/ph-breadcrumb.sq.html" --> 16 <!--GNUN: OUT-OF-DATE NOTICE--> 17 <!--#include virtual="/server/top-addendum.sq.html" --> 18 <div class="article reduced-width"> 19 <h2>“Pronësi Intelektuale” Thatë? Është Mirazh Joshës</h2> 20 21 <address class="byline">nga <a href="https://www.stallman.org/">Richard Stallman</a></address> 22 23 <div class="introduction"> 24 <p> 25 Është bërë e modës të hidhen të drejtat e kopjimit, patentat dhe shenjat 26 tregtare - tre gjëra të ndara dhe të ndryshme, që lidhen me tre grupe të 27 ndara dhe të ndryshme ligjesh - plus një duzinë ligjesh të tjera në një 28 kazan dhe të quhen “pronësi intelektuale”. Ky term shtrembërues dhe 29 ngatërrues s’u bë rastësisht i rëndomtë, E promovuan shoqëri që përfitojnë 30 prej ngatërrimit. Rruga më e qartë për të dalë nga ngatërrimi është të 31 hidhet poshtë tërësisht termi. 32 </p> 33 </div> 34 35 <p> 36 Sipas profesorit Mark Lemley, tani i Shkollës Juridike të Stanford-it, ky 37 përdorim i përhapur i termit “pronësi intelektuale” është një modë që pasoi 38 themelimin më 1967-n të Entit Botëror të “Pronësisë Intelektuale” (WIPO) dhe 39 u bë vërtet i rëndomtë vetëm vitet e fundit. (WIPO është formalisht një 40 organizatë e OKB-së, por në fakt përfaqëson interesat dhe zotëruesve të të 41 drejtave të kopjimit, patentave dhe shenjave tregtare.) Përdorimi i gjerë zë 42 fill prej <a 43 href="https://books.google.com/ngrams/graph?content=intellectual+property&year_start=1800&year_end=2008&corpus=15&smoothing=1&share=&direct_url=t1%3B%2Cintellectual%20property%3B%2Cc0">aty 44 nga 1990</a>. (<a href="/graphics/seductivemirage.png">Kopje vendore 45 figure</a>) 46 </p> 47 48 <p> 49 Termi bart një njëanësi që s’është e vështirë të vihet re: sugjeron të 50 mendohet rreth të drejtave të kopjimit, patentave dhe shenjave tregtare në 51 analogji me të drejta pronësie për objekte fizike. (Kjo analogji bie ndesh 52 me filozofi juridike të ligjeve të të drejtave të kopjimit, të ligjeve të 53 patentave dhe atyre të shenjave tregtare, por këtë e dinë vetëm 54 specialistët.) Këto ligje në fakt s’janë dhe aq shumë si ligjet e pronësisë 55 materiale, por përdorimi i këtij termi i shpie ligjvënësit t’i ndryshojnë 56 për t’i bërë më të tillë. Ngaqë ky është ndryshimi i dëshiruar nga 57 shoqëritë që ushtrojnë të drejta kopjimi, që shfrytëzojnë patenta dhe shenja 58 tregtare, njëanësia e sjellë nga termi “pronësi intelektuale” u bën punë. 59 </p> 60 61 <p> 62 Njëanësia është arsye e mjaftueshme për ta hedhur poshtë termin dhe më kanë 63 kërkuar shpesh të propozoj ndonjë emër tjetër për kategorinë në përgjithësi 64 - ose kanë propozuar alternativat e tyre (shpesh me humor). Në sugjerimet 65 përfshihet PIM, për Privilegje të Imponuara Monopolesh, apo MDLANQ për 66 Monopole të Detyruara Legalisht të Ardhura Nga Qeveria. Disa të tjerë 67 flasin për “regjime të drejtash përjashtues”, por t’u referohesh kufizimeve 68 si “të drejta” është prapë mungesë vijueshmërie logjike. 69 </p> 70 71 <p> 72 Disa nga këta emra alternativë do të ishin një përmirësim, por është gabim 73 të zëvendësohet “pronësi intelektuale” me çfarëdo termi tjetër. Një emër 74 tjetër s’do të prekte problemin më të thellë të termit: teprimin në 75 përgjithësim. S’ka ndonjë gjë të unifikuar të tillë si “pronësi 76 intelektuale”- është një mirazh. Arsyeja e vetme pse njerëzit mendojnë se 77 ka kuptim si një kategori koherente është fakti se përdorimi i përhapur i 78 termit i ka ngatërruar lidhur me ligjet në fjalë. 79 </p> 80 81 <p> 82 Termi “pronësi intelektuale” është, në rastin më të mirë, një përgjithësim 83 për të bërë tok ligje krejt të ndryshëm. Ata që s’janë juristë, kur 84 dëgjojnë në term të aplikuar mbi këto ligje të ndryshëm priren të marrin të 85 mirëqenë se bazohen në një parim të përbashkët dhe funksionojnë në mënyrë të 86 ngjashme. 87 </p> 88 89 <p> 90 Asgjë s’mund të jetë më larg të vërtetës. Këto ligje zunë fill ndarazi, 91 evoluuan ndarazi, mbulojnë veprimtari të ndryshme, përmbajnë rregulla të 92 ndryshme dhe ngrenë probleme të ndryshme politikash publike. 93 </p> 94 95 <p> 96 Për shembull, ligji i të drejtave të kopjimit qe hartuar për të promovuar 97 autorësinë dhe artin dhe mbulon hollësitë e shprehjes së një vepre. Ligji i 98 patentave qe synuar të promovojë publikimin e ideve të dobishme, me çmimin e 99 dhënies atij që e publikonte idenë një monopol të përkohshëm mbi të - një 100 çmim që në disa fusha mund t’ia vlejë të paguhet dhe në të tjera jo. 101 </p> 102 103 <p> 104 Ligji i shenjave tregtare, përkundrazi, nuk qe menduar për të promovuar 105 ndonjë rrugë të caktuar sjelljeje, por thjesht për t’u bërë të mundur 106 blerësve të dinë se ç’po blejnë. Por, ligjvënësit, nën ndikimin e termit 107 “pronësi intelektuale”, e kanë shndërruar në një skemë që ofron përfitime 108 për reklamat. Dhe këta janë vetëm tre nga mjaft ligje të cilave u referohet 109 termi. 110 </p> 111 112 <p> 113 Ngaqë këto ligje qenë hartuar në mënyrë të pavarur, janë të ndryshëm në çdo 114 hollësi, si dhe në qëllimet dhe metodat bazë. Ndaj, nëse mësoni ca fakte 115 mbi ligjin e të drejtave të kopjimit, do të ishit të mençur të mendonit se 116 ai ligj patentash është tjetër gjë. Rrallë do të ishit gabim! 117 </p> 118 119 <p> 120 Në praktikë, thuajse krejt pohimet e përgjithshme që ndeshni, që janë 121 formuluar duke përdorur “pronësi intelektuale” do të jenë të rreme. Për 122 shembull, do të shihni pretendime se qëllimi i “tij” është të “promovojë 123 novacionin”, por kjo hyn vetëm te ligji i patentave dhe mbase te monopole 124 varietetesh bimësh. Ligji i të drejtave të kopjimit nuk shqetësohet për 125 novacionin; një këngë pop apo një roman është nën të drejta kopjimi edhe kur 126 s’ka asgjë risore në të. Ligji i shenjave tregtare nuk merret me 127 novacionin; nëse unë hap një dyqan çaji dhe e quaj “rms tea”, kjo do të 128 ishte një shenjë e fortë tregtare, edhe pse unë shes të njëjtat çajra, në të 129 njëjtën mënyrë si gjithkush tjetër. Ligji i të fshehtave tregtare nuk 130 merret me novacionin, hiq në mënyrë tangjente; lista ime e klientë ve të 131 çajit do të ishte një e fshehtë tregtare pa asnjë lidhje me novacionin.</p> 132 133 <p> 134 Do të shihni gjithashtu pohime se “pronësia intelektuale” bëhet merak për 135 “frymën krijuese”, por në të vërtetë kjo hyn vetëm te ligji i të drejtave të 136 kopjimit. Për të krijuar një novacion që mund të patentohet, duhet më tepër 137 se frymë krijuese. Ligji i shenjave tregtare dhe ligji i të fshehtave 138 tregtare s’kanë punë fare me frymën krijuese; emri “rms tea” s’ka hiç frymë 139 krijuese, ashtu si edhe lista e fshehtë e klientëve të mi të çajit.</p> 140 141 <p> 142 Njerëzit shpesh thonë “pronësi intelektuale”, kur në fakt nënkuptojnë një 143 grup më të madh ose më të vogël ligjesh. Për shembull, vende të pasura 144 shpesh imponojnë ligje të padrejta në vende të varfra, për të rrjepur para 145 prej tyre. Disa prej këtyre ligjeve janë mes atyre të quajtur ligje 146 “pronësie intelektuale”, të tjerë nuk janë; pavarësisht, kritikët e 147 praktikës shpesh shpesh e marrin atë etiketë ngaqë u është bërë familjare. 148 Duke e përdorur, paraqesin shtrembër natyrën e problemit. Do të ishte më 149 mirë të përdorej një term më i përpiktë, bie fjala, “kolonizim legjislativ”, 150 që shkon në zemër të problemit. 151 </p> 152 153 <p> 154 Populli i rëndomtë s’është i vetmi i ngatërruar nga ky term. Deri edhe 155 profesorë të juridikut, që i japin mësim këto ligje, janë të joshur dhe të 156 shpërqendruar nga tërheqja e termit “pronësi intelektuale” dhe bëjnë pohime 157 të përgjithshme që bien ndesh me faktet që dinë. Për shembull, një profesor 158 shkroi më 2006-n: 159 </p> 160 161 <blockquote><p> 162 Ndryshe nga pasardhësit e tyre që tani merren me çikërrima në WIPO, 163 hartuesit e kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishin një 164 qëndrim parimor, pro konkurrencë, ndaj pronësisë intelektuale. E dinin që 165 të drejtat mund të jenë të nevojshme, por…ia lidhën duart kongresit, duke e 166 kufizuar fuqinë e tij në disa rrugë. 167 </p></blockquote> 168 169 <p> 170 Ai pohim i referohet Nenit 1, Ndarjes 8, Klauzolës 8 të Kushtetutës së 171 Shteteve të Bashkuara, që autorizon ligj të drejtash kopjimi dhe ligj 172 patentash. Ajo klauzolë, ama, s’ka punë fare me ligjin e shenjave tregtare, 173 ligjin e të fshehtave tregtare apo të tjerë të ndryshëm. Termi “pronësi 174 intelektuale” e shpuri atë profesor të bëjë një përgjithësim të rremë. 175 </p> 176 177 <p> 178 Termi “pronësi intelektuale” shpie gjithashtu në të menduar thjeshtëzues. I 179 shpie njerëzit të përqendrohen te e përbashkëta e dobët në formë që këto 180 ligje të ndryshme kanë - pra se krijojnë privilegje artificiale për disa 181 palë - dhe për të mos parë hollësitë që formojnë thelbin e tyre: kufizimet 182 specifike që çdo ligj vendos mbi publikun, si dhe pasojat që vijnë prej 183 kësaj. Ky fokus i thjeshtëzuar te forma nxit një trajtim “prej ekonomisti” 184 për krejt këto probleme. 185 </p> 186 187 <p> 188 Ekonomia këtu vepron, siç bën shpesh, si një bartës hamendësimesh të 189 paekzaminuara. Këto përfshijnë hamendësime mbi vlera, bie fjala, se sasia e 190 prodhimit ka rëndësi, ndërsa liria dhe mënyra e jetesës nuk kanë, si dhe 191 hamendësime faktike të cilat kryesisht janë të rreme, bie fjala, se të 192 drejtat e kopjimit mbi muzikën janë në të mirë të muzikantëve, ose se 193 patentat mbi barna mbështesin punë kërkimore për shpëtim jetësh. 194 </p> 195 196 <p> 197 Një tjetër problem është se, te ajo çka nënkupton termi “pronësi 198 intelektuale” në shkallë të gjerë, problemet specifike, të lindura nga ligje 199 të ndryshme, bëhen thuajse të padukshëm. Këto probleme lindin prej 200 specifikash të çdo ligji - pikërisht ajo çka termi “pronësi intelektuale” i 201 nxit njerëzit ta shpërfillin. Për shembull, një problem që lidhet me ligjin 202 e të drejtave të kopjimit është nëse duhet lejuar apo jo ndarja me të tjerët 203 e muzikës; ligji i patentave nuk ka punë kund me këtë. Ligji i patentave 204 nxjerr probleme të tilla si, nëse duhen lejuar vende të varfra të prodhojnë 205 barna që shpëtojnë jetën dhe t’i shesin ato lirë për të shpëtuar jetë; ligji 206 i të drejtave të kopjimit s’ka punë në gjëra të tilla. 207 </p> 208 209 <p> 210 Asnjë prej këtyre problemeve s’është thjesht i natyrës ekonomike dhe 211 aspektet e tyre joekonomike janë krejt të ndryshme; duke e tepruar në 212 përgjithësime të cekëta ekonomike si bazë për t’i marrë parasysh do të thotë 213 të shpërfillen dallimet. Hedhja e këtyre dy ligjeve në kazanin e “pronësisë 214 intelektuale” pengon të menduarit e qartë mbi secilin prej tyre. 215 </p> 216 217 <p> 218 Ndaj, çdo opinion mbi “çështjen e pronësisë intelektuale” dhe çfarëdo 219 përgjithësimi rreth kësaj kategorie të supozuar janë thuajse me siguri të 220 pamend. Nëse mendoni se këto ligje janë një problem, do të prireni t’i 221 zgjidhni opinionet tuaja prej një përzgjedhje të gjerë përgjithësimesh të 222 tepruara, asnjë prej të cilëve s’është për të mirë. 223 </p> 224 225 <p> 226 Hedhja poshtë e “pronësisë intelektuale” s’është thjesht zbavitje 227 filozofike. Termi shkakton dëm të njëmendtë. Apple-i e përdorni <a 228 href="https://www.theguardian.com/us-news/2017/mar/11/nebraska-farmers-right-to-repair-bill-stalls-apple">për 229 të deformuar debatin mbi ligjin e Nebraskës për “të drejtën për të 230 riparuar”</a>. Koncepti i rremë i dha Apple-it një rrugë për të maskuar 231 parapëlqimin e vet për fshehtësi, çka bie ndesh me të drejtat e përdoruesve 232 të saj, si një parim të supozuar të cilit duhet t’i binden klientët dhe 233 shteti.</p> 234 235 <p> 236 Nëse doni të mendoni qartë mbi problemet e dala nga patentat, apo të drejtat 237 e kopjimit, apo shenjat tregtare, apo një larmi ligjesh të tjera të 238 ndryshme, hapi i parë është të harrohet ideja e futjes së tyre në një thes 239 dhe të trajtohen ato si subjekte të veçantë nga njëri-tjetri. Hapi i dytë 240 është të hidhen poshtë këndvështrimet e ngushta dhe pamja thjeshtëzuese që 241 sugjeron termi “pronësi intelektuale”. Merrini në shqyrtim secilën prej 242 këtyre problemeve më vete dhe do të keni shansin t’i merrni drejt në 243 shqyrtim. 244 </p> 245 246 <p>Dhe kur vjen puna për të reformuar WIPO-n, ja <a 247 href="https://fsfe.org/activities/wipo/wiwo.en.html">një propozim për 248 ndryshimin e emrit dhe thelbit të WIPO-s</a>. 249 </p> 250 251 <hr /> 252 253 <p> 254 Shihni gjithashtu <a href="/philosophy/komongistan.html">Historia e 255 Çuditshme e Përbashkistanit (Shkërmoqje e termit “pronësi 256 intelektuale”)</a>. 257 </p> 258 259 <p> 260 Vende në Afrikë janë shumë më të ngjashme se sa këto ligje dhe “Afrika” 261 është një koncept gjeografik koherent; prapëseprapë, <a 262 href="https://www.theguardian.com/world/2014/jan/24/africa-clinton"> të 263 flasësh mbi “Afrikën”, në vend se për një vend të caktuar, shkakton shumë 264 ngatërrim</a>. 265 </p> 266 267 <p> 268 <a 269 href="https://torrentfreak.com/language-matters-framing-the-copyright-monopoly-so-we-can-keep-our-liberties-130714/"> 270 Rickard Falkvinge përkrah hedhjen poshtë të këtij termi</a>.</p> 271 272 <p><a 273 href="http://www.locusmag.com/Perspectives/2016/11/cory-doctorow-sole-and-despotic-dominion/"> 274 Cory Doctorow dënon gjithashtu</a> termin “pronësi intelektuale”.</p> 275 </div> 276 277 <div class="translators-notes"> 278 279 <!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't have notes.--> 280 </div> 281 </div> 282 283 <!-- for id="content", starts in the include above --> 284 <!--#include virtual="/server/footer.sq.html" --> 285 <div id="footer" role="contentinfo"> 286 <div class="unprintable"> 287 288 <p>Ju lutemi, pyetjet dhe kërkesat e përgjithshme rreth FSF-së & GNU-së 289 dërgojini te <a href="mailto:gnu@gnu.org"><gnu@gnu.org></a>. Ka 290 gjithashtu <a href="/contact/">mënyra të tjera për t’u lidhur me</a> 291 FSF-në. Njoftimet për lidhje të dëmtuara dhe ndreqje apo këshilla të tjera 292 mund të dërgohen te <a 293 href="mailto:webmasters@gnu.org"><webmasters@gnu.org></a>.</p> 294 295 <p> 296 <!-- TRANSLATORS: Ignore the original text in this paragraph, 297 replace it with the translation of these two: 298 299 We work hard and do our best to provide accurate, good quality 300 translations. However, we are not exempt from imperfection. 301 Please send your comments and general suggestions in this regard 302 to <a href="mailto:web-translators@gnu.org"> 303 304 <web-translators@gnu.org></a>.</p> 305 306 <p>For information on coordinating and contributing translations of 307 our web pages, see <a 308 href="/server/standards/README.translations.html">Translations 309 README</a>. --> 310 Përpiqemi fort dhe bëjmë sa mundemi për të ofruar përkthime me cilësi të 311 mirë dhe të përpikta. Megjithatë, nuk jemi të përjashtuar nga 312 papërsosmëritë. Ju lutemi, komentet dhe këshillat e përgjithshme lidhur me 313 këtë dërgojini te <a 314 href="mailto:web-translators@gnu.org"><web-translators@gnu.org></a>.</p><p>Për 315 të dhëna mbi bashkërendimin dhe parashtrimin e përkthimeve të faqeve tona 316 web, shihni <a href="/server/standards/README.translations.html">README për 317 përkthimet</a>.</p> 318 </div> 319 320 <!-- Regarding copyright, in general, standalone pages (as opposed to 321 files generated as part of manuals) on the GNU web server should 322 be under CC BY-ND 4.0. Please do NOT change or remove this 323 without talking with the webmasters or licensing team first. 324 Please make sure the copyright date is consistent with the 325 document. For web pages, it is ok to list just the latest year the 326 document was modified, or published. 327 328 If you wish to list earlier years, that is ok too. 329 Either "2001, 2002, 2003" or "2001-2003" are ok for specifying 330 years, as long as each year in the range is in fact a copyrightable 331 year, i.e., a year in which the document was published (including 332 being publicly visible on the web or in a revision control system). 333 334 There is more detail about copyright years in the GNU Maintainers 335 Information document, www.gnu.org/prep/maintain. --> 336 <p>Të drejta kopjimi © 2004, 2006, 2010, 2013-2017, 2021 Richard Stallman</p> 337 338 <p>Kjo faqe mund të përdoret sipas një licence <a rel="license" 339 href="http://creativecommons.org/licenses/by-nd/4.0/">Creative Commons 340 Attribution-NoDerivatives 4.0 International License</a>.</p> 341 342 <!--#include virtual="/server/bottom-notes.sq.html" --> 343 <div class="translators-credits"> 344 345 <!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't want credits.--> 346 </div> 347 348 <p class="unprintable"><!-- timestamp start --> 349 U përditësua më: 350 351 $Date: 2021/12/01 23:30:29 $ 352 353 <!-- timestamp end --> 354 </p> 355 </div> 356 </div> 357 <!-- for class="inner", starts in the banner include --> 358 </body> 359 </html>