manifesto.html (41525B)
1 <!--#set var="ENGLISH_PAGE" value="/gnu/manifesto.en.html" --> 2 3 <!--#include virtual="/server/header.sq.html" --> 4 <!-- Parent-Version: 1.96 --> 5 <!-- This page is derived from /server/standards/boilerplate.html --> 6 <!--#set var="TAGS" value="gnu-history" --> 7 <!--#set var="DISABLE_TOP_ADDENDUM" value="yes" --> 8 9 <!-- This file is automatically generated by GNUnited Nations! --> 10 <title>Manifesti i GNU-së - Projekti GNU - Free Software Foundation</title> 11 <style type="text/css" media="print,screen"><!-- 12 a.ftn { font-size: .94em; } 13 --> 14 </style> 15 16 <!--#include virtual="/gnu/po/manifesto.translist" --> 17 <!--#include virtual="/server/banner.sq.html" --> 18 <!--#include virtual="/gnu/gnu-breadcrumb.sq.html" --> 19 <!--GNUN: OUT-OF-DATE NOTICE--> 20 <!--#include virtual="/server/top-addendum.sq.html" --> 21 <div class="article reduced-width"> 22 <h2>Manifesti i GNU-së</h2> 23 <div class="thin"></div> 24 25 <div class="introduction"> 26 <p> Manifesti i GNU-së (që jepet më poshtë) u shkrua nga <a 27 href="https://www.stallman.org/">Richard Stallman</a> më 1985-n, për të 28 kërkuar përkrahje në zhvillimin e sistemit operativ GNU. Një pjesë e 29 tekstit u mor prej njoftimit fillestar të 1983-shit. Gjatë 1987-s, u 30 përditësua pakëz, për ta mbajtur në një hap me zhvillimet; që atëherë, duket 31 se më e mira është të lihet i pandryshuar.</p> 32 33 <p>Që prej asaj kohe, kemi nxjerrë ca mësime mbi disa keqkuptime të rëndomta, 34 të cilat, me ndihmën e një shprehjeje ndryshe, mund të shmangen. 35 Poshtëshënimet e shtuara më 1993 ndihmojnë në kthjellimin e këtyre pikave.</p> 36 37 <p>Nëse dëshironi të instaloni sistemin GNU/Linux, ju këshillojmë të përdorni 38 një nga <a href="/distros">shpërndarjet GNU/Linux 100% software i Lirë</a>. 39 Se si të jepni ndihmesë, shihni <a href="/help/help.html">gnu.org/help</a>.</p> 40 41 <p>Projekti GNU është pjesë e Lëvizjes për Software të Lirë, një fushatë mbi <a 42 href="/philosophy/free-sw.html">lirinë e përdoruesve të software-it</a>. 43 Është gabim të përshoqërohet GNU-ja me termin “burim i hapët”—ky term 44 u sajua më 1998-n nga njerëz që s’pajtoheshin me vlerat etike të Lëvizjes 45 për Software të Lirë. E përdorin për të promovuar një <a 46 href="/philosophy/open-source-misses-the-point.html">trajtim të pamoral</a> 47 të së njëjtës fushë.</p> 48 <hr class="no-display" /> 49 </div> 50 51 <h3 id="whats-gnu">Ç’është GNU-ja? Gnu-ja Nuk Është Unix!</h3> 52 53 <p> 54 GNU-ja, që është shkurtim për Gnu's Not Unix, është emri i një sistemi të 55 plotë software-i, të ngjashëm me Unix, të cilin po e shkruaj që ta jap 56 lirisht te cilido që mund ta përdorë <a class="ftn" 57 href="#f1">[1]</a>. Po më ndihmojnë disa vullnetarë të tjerë. Kontribute në 58 kohë, para, programe dhe pajisje na janë shumë të nevojshme.</p> 59 60 <p> 61 Deri sot kemi përpunuesin Emacs të teksteve me Lisp, për shkrim urdhrash për 62 përpunuesin, një diagnostikues në nivel burimi, një gjenerator përtypjesh 63 (“parser”) të përputhshëm me yacc-in, një “linker”, dhe nja 35 mjete të 64 dobishme (“utilities”). Thuajse është përfunduar një shell (interpretues 65 urdhrash). Një përpilues C i ri, i bartshëm, optimizimesh, ka arritur të 66 përpilojë veten dhe mund të hidhet në qarkullim këtë vit. Ekziston një 67 kernel fillestar, por i duhen ende shumë karakteristika që të arrijë të 68 imitojë Unix-in. Kur të jenë përfunduar kerneli dhe përpiluesi, do të jetë 69 e mundur të shpërndahet një sistem GNU i përshtatshëm për zhvillim 70 programesh. Do të përdorim TeX-in si formatues tekstesh, por po punohet për 71 një nroff. Do të përdorim gjithashtu sistemin e lirë dhe të bartshëm X të 72 dritareve. Pas kësaj do të shtojmë një Common Lisp të bartshëm, një lojë 73 “Empire”, një fletëllogaritës dhe qindra gjëra të tjera, plus dokumentim 74 internetor. Shpresojmë të furnizojmë, tek e fundit, gjithçka të dobishme që 75 vjen normalisht me një sistem Unix dhe më tepër.</p> 76 77 <p> 78 GNU-ja do të jetë në gjendje të xhirojë programe Unix, por s’do të jetë 79 identik me Unix-in. Do të bëjmë krejt përmirësimet që ia vlejnë, bazuar në 80 përvojën tonë me sisteme të tjera operative. Veçanërisht, kemi në plan të 81 realizojmë emra më të gjatë kartelash, numra versioni kartelash, një sistem 82 kartelash të pathyeshëm, ndoshta plotësim emrash kartelash, mbulim shfaqjeje 83 të pavarur nga terminali dhe, ndoshta në fund, edhe sistem dritaresh me bazë 84 Lisp, përmes të cilit disa programe Lisp dhe programe të zakonshëm Unix të 85 ndajnë së bashku të njëjtin ekran. Do të mund të përdoren të dyja, si C, 86 ashtu edhe Lisp, si gjuhë programimi sistemi. Për komunikime, do të 87 provojmë të ofrojmë mbulim për protokollet UUCP, MIT Chaosnet dhe Internet.</p> 88 89 <p> 90 GNU-ja synon fillimisht makinat e llojit 68000/16000 me kujtesë virtuale, 91 ngaqë këto janë makinat më të thjeshta për ta bërë të xhirojë në to. 92 Përpjekjet ekstra për ta bërë të xhirojë në makina më të vogla do t’u lihen 93 atyre që duan ta përdorin në to.</p> 94 95 <p> 96 Për të shmangur ngatërresa të tmerrshme, ju lutemi, shqiptojeni 97 <em>g</em>-në te fjala ‘GNU’, kur është fjala për emrin e 98 projektit.</p> 99 100 <h3 id="why-write">Pse Duhet Ta Shkruaj GNU-në</h3> 101 102 <p> 103 Jam i mendimit se Rregulli i Artë kërkon që, nëse më pëlqen një program, ta 104 ndaj atë me të tjerë persona që mund ta pëlqejnë. Shitësit e software-it 105 duan t’i përçajnë përdoruesit dhe t’i mposhtin, duke e bërë çdo përdorues të 106 pranojë se s’do të ndajë gjë me të tjerët. Nuk pranoj ta thyej 107 solidaritetin me përdoruesit e tjerë në këtë mënyrë. Nuk mundem, me 108 dëshirën time, të nënshkruaj një marrëveshje moszbulimi apo një marrëveshje 109 lejeje software-i. Për vite të tëra u përpoqa brenda Laboratorit të 110 Inteligjencës Artificiale t’u bëja qëndresë këtyre prirjeve dhe të tjerave 111 të ngjashme, por në fund ato patën përparuar shumë: s’mund të rrija më në 112 një institucion ku gjëra të tilla bëhen kundër vullnetit tim.</p> 113 114 <p> 115 Ndaj që të mund të vazhdoj të përdor kompjuterat pa humbur në nder, kam 116 vendosur të bëj tok një trupë të mjaftueshme software-i të lirë, që të mund 117 të jem në gjendje të vazhdoj pa ia pasur nevojën ndonjë software-i që 118 s’është i lirë. Kam dhënë dorëheqjen nga laboratori IA, që t’i heq MIT-it 119 çfarëdo justifikimi ligjor për të më ndaluar ta jap GNU-në falas <a 120 class="ftn" href="#f2a">[2]</a>.</p> 121 122 <h3 id="compatible">Pse GNU-ja Do Të Jetë i Përputhshëm me Unix-in</h3> 123 124 <p> 125 Unix-i s’është sistemi im ideal, por s’është dhe aq i keq. Veçoritë 126 thelbësore të Unix-it duket se janë nga ato të mirat dhe mendoj se mund të 127 plotësoj ato që i mungojnë Unix-it, pa cenuar të parat. Dhe një sistem i 128 përputhshëm me Unix-in do të ishte i përshtatshëm për t’u birësuar nga mjaft 129 të tjerë.</p> 130 131 <h3 id="available">Si Do të Mund të Kihet GNU-ja</h3> 132 133 <p> 134 GNU-ja nuk është në përkatësi publike. Gjithkush do të mundë të ndryshojë 135 dhe rishpërndajë GNU-në, por asnjë shpërndarës s’do të lejohet të kufizojë 136 shpërndarjen e tij të mëtejshme. Ose, e thënë ndryshe, ndryshimet <a 137 href="/philosophy/categories.html#ProprietarySoftware">pronësore</a> nuk do 138 të lejohen. Dua të sigurohem që çdo version i GNU-së do të mbesë i lirë.</p> 139 140 <h3 id="why-help">Pse Duan të Ndihmojnë Kaq Shumë Programues</h3> 141 142 <p> 143 Kam gjetur mjaft programues të tjerë që janë të ngazëllyer për GNU-në dhe 144 duan të ndihmojnë.</p> 145 146 <p> 147 Mjaft programues janë të pakënaqur me komercializimin e software-it të 148 sistemit. Mund t’u sjellë më tepër para, por në përgjithësi u kërkon të 149 ndihen në përplasje me të tjerë programues, se sa të ndihen si shokë. Akti 150 themelor i miqësisë mes programuesve është shkëmbimi i programeve; ujditë e 151 tregtimit të përdorura përgjithësisht tani, në thelb, ua ndalojnë 152 programuesve ta trajtojnë tjetrin si shok. Blerësi i software-it duhet të 153 zgjedhë mes miqësisë dhe bindjes ndaj ligjit. Natyrisht, shumë vetë e 154 ndajnë mendjen që miqësia është më e rëndësishme. Por ata që besojnë në 155 ligj, shpesh s’ndihen mirë me asnjë prej zgjedhjeve. Shndërrohen në cinikë 156 dhe mendojnë se programimi është thjesht një rrugë për të bërë para.</p> 157 158 <p> 159 Duke punuar për GNU-në dhe duke e përdorur atë në vend të programeve 160 pronësore, mund të jemi mikpritës për këdo që i bindet ligjit. Për më tepër, 161 GNU-ja shërben si një shembull frymëzues dhe flamur për mbledhjen rreth nesh 162 të të tjerëve që duan të shkëmbejnë. Kjo mundet të na japë ndjenjën e 163 harmonisë, e cila është e pamundur të vijë nga përdorimi i software-it që 164 s’është i lirë. Për gati gjysmën e programuesve me të cilët bisedoj, kjo 165 është ndjenjë e rëndësishme gëzimi që s’mund ta zëvendësojë paraja.</p> 166 167 <h3 id="contribute">Si Mund të Jepni Ndihmesë</h3> 168 169 <div class="comment"> 170 <p> 171 (Sot, për punë software-i me të cilat mund të merreni, shihni <a 172 href="http://fsf.org/campaigns/priority-projects">listën e Projekteve me 173 Përparësi të Lartë</a> dhe listën <a 174 href="http://savannah.gnu.org/people/?type_id=1">Kërkohet Ndihmë për 175 GNU-në</a>, lista e përgjithshme e punëve për paketat e software-it GNU. Për 176 rrugë të tjera ndihmese, shihni <a href="/help/help.html">udhërrëfyesin se 177 si të ndihmoni për sistemin operativ GNU</a>.) 178 </p> 179 </div> 180 181 <p> 182 U kërkoj prodhuesve të kompjuterave dhurime në formë makinash apo paraje. U 183 kërkoj individëve të dhurojnë në formë programesh dhe pune.</p> 184 185 <p> 186 Një pasojë që mund të prisni, nëse dhuroni makina, është që GNU-ja do të 187 xhirojë në to më herët. Makinat duhet të jenë të plota, sisteme gati për 188 përdorim, me miratim për përdorim në zona të banuara dhe që s’kanë nevojë 189 për ftohje ose ushqim të sofistikuar.</p> 190 191 <p> 192 Kam gjetur mjaft programues që mezi presin të japin kontribut me kohë të 193 pjesshme te GNU-ja. Për shumicën e projekteve, një funksionim i tillë i 194 shpërndarë, me kohë të pjesshme, do të ishte shumë i vështirë për t’u 195 bashkërenduar; pjesët e shkruara në mënyrë të pavarur s’do të punonin dot 196 bashkë. Por për rastin e veçantë të zëvendësimit të Unix-it, ky problem nuk 197 qëndron. Një sistem i plotë Unix përmban qindra programe të dobishme, 198 secili i dokumentuar veçmas. Shumica e parametrave për ndërfaqen janë të 199 fiksuara nga standardet për përputhshmërinë me Unix-in. Nëse çdo kontribues 200 mundet të shkruajë një zëvendësim të përputhshëm, për një nga mjetet e 201 Unix-it dhe ta bëjë të punojë si duhet, në vend të origjinalit në një sistem 202 Unix, atëherë këto mjete do të punojnë si duhet kur t’i bëjmë tok. Edhe 203 duke lejuar një koeficient për Murphy-in, që të krijojë ndoca probleme të 204 paparashikuara, mbledhja tok e këtyre përbërësve do të jetë punë që bëhet. 205 (Kerneli do të kërkojë komunikim më nga afër dhe do të punohet nga një grup 206 i vogël, i ngushtë.)</p> 207 208 <p> 209 Nëse marr dhurime në para, mund të jem në gjendje të punësoj një dorë 210 njerëzish me kohë të pjesshme ose të plotë. Rroga s’do të jetë e lartë, 211 sipas standardeve të programuesve, por po kërkoj njerëz për të cilët formimi 212 i frymës së bashkësisë është po aq i rëndësishëm sa edhe fitimi i parave. E 213 shoh këtë si një rrugë për t’u mundësuar njerëzve të përkushtuar t’ua 214 kushtojnë tërë energjitë punës me GNU-në, duke u kursyer atyre nevojën e 215 fitimit të bukës së përditshme me mënyra të tjera.</p> 216 217 <h3 id="benefit">Pse Do të Kenë Përfitim Tërë Përdoruesit</h3> 218 219 <p> 220 Pasi GNU-ja të jetë shkruar, gjithkush do të jetë në gjendje të ketë 221 <em>software</em> sistemi të mirë dhe lirisht, njësoj si ajrin <a 222 class="ftn" href="#f2">[3]</a>.</p> 223 224 <p> 225 Kjo do të thotë shumë më tepër se sa kursimi për këdo i parave sa çmimi i 226 një lejeje Unix-i. Do të thotë që do të shmangen shumë nga përpjekjet e 227 çuara dëm për bërjen dy herë të programimit të sistemit. Këto përpjekje 228 mund të përdoren më mirë për çuarjen përpara të gjendjes së tanishme të 229 gjërave.</p> 230 231 <p> 232 Burimin e plotë të sistemit do të mund ta ketë kushdo. Për pasojë, një 233 përdorues që ka nevojë për ndryshime në sistem do të jetë përherë i lirë t’i 234 bëjë vetë ato, ose të punësojë cilindo programues apo shoqëri të gatshme për 235 t’ia bërë. Përdoruesit nuk do të jenë më në mëshirë të një programuesi apo 236 një shoqërie që zotëron burimin dhe është e vetmja që mund të bëjë 237 ndryshimet.</p> 238 239 <p> 240 Shkollat, përmes nxitjes së tërë nxënësve ta studiojnë dhe ta përmirësojnë 241 kodin e sistemit, do të jenë në gjendje të ofrojnë një mjedis shumë më tepër 242 edukues. Laboratori i kompjuterave në Harvard kish dikur një rregull sipas 243 të cilit s’instaloje dot një program në sistem, nëse kodi i tij nuk mund të 244 shihej publikisht dhe i qëndroi, duke mos pranuar faktikisht instalimin e 245 disa programeve. Kjo më ka frymëzuar jo pak.</p> 246 247 <p> 248 Së fundi, dilema se cili është pronar i software-it të sistemit dhe se çfarë 249 ka ose nuk ka të drejtë të bëjë me të, do të zhduket.</p> 250 251 <p> 252 Ujditë për t’i bërë njerëzit të paguajnë përdorimin e një programi, përfshi 253 lejimin e kopjeve, sjellin përherë një kosto të rëndë për shoqërinë, përmes 254 mekanizmave kaba të nevojshëm për të nxjerrë se sa (domethënë, cilët 255 programe) duhet të paguajë një person. Dhe vetëm një shtet policor mund të 256 detyrojë gjithkënd t’i bindet atij. Mendoni një stacion hapësinor ku ajri 257 duhet prodhuar me një kosto të madhe: të paguajë secili sipas litrash ajri 258 mund të jetë e ndershme, por të mbash të veshur natë e ditë maskën me matës 259 të ajrit është e padurueshme, edhe sikur gjithkush të kish mundësi të 260 paguante llogarinë e ajrit. Dhe kamerat televizive të kudogjendura, për të 261 parë se mos e hiqni ndonjëherë maskën, të çakërdisin nervat. Më mirë të 262 mbështesësh një fabrikë ajri e një taksë për kokë dhe t’i hedhësh maskat në 263 tokë.</p> 264 265 <p> 266 Kopjimi i krejt programit, ose një pjese të tij, është po aq i natyrshëm për 267 programuesin sa edhe frymëmarrja, dhe po aq frytdhënës. Duhet të jetë i 268 lirë.</p> 269 270 <h3 id="rebutted-objections">Disa Kundërshtime ndaj Synimeve të GNU-së, Që Hidhen Poshtë Lehtë</h3> 271 272 <dl> 273 <dt id="support"> 274 <strong>“S’ka për ta përdorur kush, po qe se është i lirë, ngaqë kjo 275 do të thotë se nuk mund të kenë shpresa për asistencë.”</strong></dt> 276 277 <dt> 278 <strong>“Duhet të zbatoni njëfarë çmimi për programin, që të mbuloni 279 dhënie asistence.”</strong></dt> 280 <dd> 281 <p> 282 Nëse njerëzit më mirë do të paguanin për GNU-në plus shërbim, se sa të 283 merrnin GNU-në falas pa shërbim, një shoqëri që do të ofronte thjesht 284 shërbim për njerëzit që e kanë marrë falas GNUpnë, i bie të ishte me 285 leverdi <a class="ftn" href="#f3">[4]</a>.</p> 286 287 <p> 288 Duhet të bëjmë dallimin mes asistencës në trajtën e punës me programim të 289 njëmendtë dhe asaj në trajtën thjesht të dorës mbi shpatulla. E para është 290 diçka për të cilën nuk mund të mbështeteni te një shitës software-i. Nëse 291 problemin tuaj s’e kanë edhe mjaft të tjerë, shitësi do t’ju thotë "Thyej 292 qafën!".</p> 293 294 <p> 295 Nëse biznesi juaj ka nevojë të mbështetet në asistencë, rruga e vetme është 296 të zotërojë krejt burimet dhe mjetet e nevojshme. Mandej mund të punësoni 297 cilindo person të përshtatshëm për të ndrequr problemin tuaj; kështu s’jeni 298 në dorën e ndonjë individi. Me Unix-in, çmimi i burimeve e qit jashtë 299 diskutimi këtë, për shumicën e bizneseve. Me GNU-në kjo do të jetë e 300 lehtë. Ekziston prapë mundësia që të mos ketë dikë të zotin e të gatshëm, 301 por ky problem nuk rrjedh nga ujditë e shpërndarjes. GNU-ja nuk zhduk krejt 302 problemet e botës, vetëm disa prej tyre.</p> 303 304 <p> 305 Ndërkohë, përdoruesit që s’dinë gjë mbi kompjuterat, kanë nevojë për një 306 dorë: kryerjen për ta të ca gjërave që mund t’i bënin vetë lehtësisht, por 307 që s’dinë se si.</p> 308 309 <p> 310 Shërbime të tilla mund të ofrohen nga shoqëri që thjesht shesin shërbime 311 asistence të thjeshtë dhe riparimi. Po qe se është e vërtetë që përdoruesit 312 më mirë do të shpenzonin para dhe të kishin një produkt të shoqëruar me 313 shërbim, i bie që do të donin të blinin shërbimin, meqë produktin e kanë 314 falas. Shoqëritë e shërbimit do të ushtrojnë konkurrencën mes tyre për 315 cilësinë dhe çmimet; përdoruesit nuk do të jenë të lidhur te një dikush i 316 veçantë. Ndërkohë, ata prej nesh, që s’kanë nevojë për shërbimin, do të 317 jenë në gjendje të përdorin programin pa u dashur të paguajnë për shërbimin.</p> 318 </dd> 319 320 <dt id="advertising"> 321 <strong>“Pa reklamë s’mund të mbërrini te shumë njerëz dhe duhet të vini një 322 çmim për programin, që ta bëni të mundur këtë”.</strong></dt> 323 <dt> 324 <strong>“S’ka vlerë reklama për një program që njerëzit mund ta marrin 325 falas”.</strong></dt> 326 <dd> 327 <p> 328 Ka forma të ndryshme reklame falas, ose shumë të lirë, që mund të 329 përdoreshin për të njoftuar përdorues kompjuterash mbi diçka si GNU-ja. Por 330 mund të thuhej edhe se dikush mund të mbërrijë te më tepër përdorues 331 mikrokompjuterash përmes reklamës. Nëse është vërtet kështu, një biznes që 332 reklamon rreth shërbimit të kopjimit dhe dërgimit me postë të GNU-së, 333 kundrejt një pagese, i bie të jetë aq i suksesshëm, sa të paguajë për 334 reklamën e vet dhe më tepër. Në këtë mënyrë, vetëm përdoruesit që 335 përfitojnë prej reklamës paguajnë për të.</p> 336 337 <p> 338 Nga ana tjetër, nëse mjaft njerëz e marrin GNU-në nga miq të tyre dhe 339 shoqëri të tilla s’kanë sukses, kjo do të tregonte që reklama s’do të qe 340 vërtet e nevojshme për përhapjen e GNU-së. Pse mbrojtësit e tregut të lirë 341 s’duan ta lënë tregun e lirë të vendosë këtu? <a class="ftn" 342 href="#f4">[5]</a></p> 343 </dd> 344 345 <dt id="competitive"> 346 <strong>“Shoqëria ime ka nevojë për një sistem operativ pronësor që të ketë 347 një shans në konkurrencë”.</strong></dt> 348 <dd> 349 <p> 350 GNU-ja do ta heqë software-in e sistemeve operativë nga lëmi i 351 konkurrencës. Nuk do të jeni në gjendje të keni një shans në këtë zonë, por 352 as konkurrentët tuaj s’do të jenë në gjendje të kenë përparësi mbi ju. Ju 353 dhe ata do të konkurroni në zona të tjera, ndërkohë që të dy palët do të 354 përfitojnë nga e këtushmja. Nëse fusha e biznesit tuaj është shitja e një 355 sistemi operativ, s’keni për ta dashur GNU-në, por për të keqen tuaj. Nëse 356 biznesi juaj është diçka tjetër, GNU-ja mund t’ju shpëtojë të mos përfundoni 357 në krahët e bizneseve të shtrenjta që merren me shitje sistemesh operativë.</p> 358 359 <p> 360 Do të doja ta shihja zhvillimin e GNU-së të përkrahur përmes dhurimesh nga 361 plot prodhues dhe përdorues, duke ulur kështu kostot për të dy 362 palët <a class="ftn" href="#f5">[6]</a>.</p> 363 </dd> 364 365 <dt id="deserve"> 366 <strong>“A nuk e meritojnë programuesit një shpërblim për krijimtarinë e 367 tyre”?</strong></dt> 368 <dd> 369 <p> 370 Po qe se ka diçka që meriton shpërblim, është kontributi shoqëror. 371 Krijimtaria mund të jetë kontribut shoqëror, por vetëm atëherë kur shoqëria 372 është e lirë të përdorë përfundimet e saj. Nëse programuesit meritojnë të 373 shpërblehen, kur krijojnë programe risore, sipas të njëjtit kut meritojnë të 374 ndëshkohen, në rast se kufizojnë përdorimin e këtyre programeve.</p> 375 </dd> 376 377 <dt id="reward"> 378 <strong>“A s’do të duhej që një programues të ishte në gjendje të kërkonte 379 një shpërblim për krijimtarinë e tij”?</strong></dt> 380 <dd> 381 <p> 382 S’ka asgjë të keqe të duash pagesë për punën, ose të kërkosh të shtosh të 383 ardhurat, për sa kohë që dikush s’përdor mjete që janë shkatërruese. Por 384 mjetet e zakonshme të fushës së software-it, sot janë të bazuara në 385 shkatërrimin.</p> 386 387 <p> 388 Të nxjerrësh para nga përdoruesit e një programi duke kufizuar përdorimin e 389 tij është shkatërruese, ngaqë kufizimi zvogëlon shkallën dhe mënyrat sipas 390 të cilave programi mund të përdoret. Kjo zvogëlon sasinë e pasurisë që 391 njerëzimi përfton prej programit. Kur bëhet fjalë për një zgjedhje me 392 dashje të kufizimit, pasojat e dëmshme janë shkatërrim me dashje.</p> 393 394 <p> 395 Arsyeja pse një qytetar i mirë s’përdor rrugë të tilla shkatërruese për t’u 396 bërë më i pasur është se, nëse këtë e bën gjithkush, ne të gjithë do të 397 bëheshim më të varfër prej shkatërrimit të ndërsjellët. Kjo është etika 398 kantiane; ose, Rregulli i Artë. Ngaqë s’më pëlqejnë pasojat që vijnë po qe 399 se secili vë mënjanë informacion, më duhet ta shoh si rrugë të gabuar për ta 400 ndjekur. Më troç, dëshira e dikujt për t’u shpërblyer për krijimtarinë, nuk 401 përligj lënies e botës pa këtë krijimtari, ose pa një pjesë të saj.</p> 402 </dd> 403 404 <dt id="starve"> 405 <strong>“A s’do të vdesin urie programuesit”?</strong></dt> 406 <dd> 407 <p> 408 Mund të përgjigjesha se askush nuk është bërë programues me zor. Shumica 409 jonë s’ia dalin dot të nxjerrin një dyshkë duke ndenjur në rrugë e duke 410 përqeshur kalimtarët. Por s’jemi, për pasojë, të dënuar ta kalojmë jetën 411 duke ndenjur në rrugë e përqeshur kalimtarët, duke ngordhur urie. Bëjmë 412 diçka tjetër.</p> 413 414 <p> 415 Por kjo është përgjigja e gabuar, ngaqë pranon pikënisjen e nënkuptuar të 416 pyetësit: që pa pronësi software-i, programuesit nuk ka gjasa të paguhen 417 ndonjë qindarkë. Pra, sikur të qe ose gjithçka, ose asgjë.</p> 418 419 <p> 420 Arsyeja e vërtetë pse programuesit s’do të vdesin urie është se prapë do të 421 jetë e mundur për ta të paguhen për programim; vetëm se jo kaq shumë sa 422 tani.</p> 423 424 <p> 425 Kufizimi i kopjimit nuk është baza e vetme për biznes me software-in. Është 426 baza më e zakonshme <a class="ftn" href="#f8">[7]</a>, sepse sjell më 427 shumë para. Po të qe e ndaluar, ose e papranuar nga klientët, biznesi i 428 software-it do të kalonte mbi baza të tjera organizimi, të cilat tani 429 përdoren më pak. Përherë ka shumë mënyra për organizimin e çfarëdo lloji 430 biznesi.</p> 431 432 <p> 433 Ka gjasa që programimi, mbi bazën e re, s’do të jetë kaq fitimprurës sa 434 tani. Por ky s’është argument për të mos ndryshuar. S’quhet padrejtësi që 435 nëpunësit e shitjeve marrin rrogat që marrin sot. Sikur të ndodhte kështu 436 me programuesit, as këtu s’do të kishte padrejtësi. (Praktikisht, prapë do 437 të fitonin shumë më tepër se aq.)</p> 438 </dd> 439 440 <dt id="right-to-control"> 441 <strong>“A s’kanë njerëzit të drejtën të kontrollojnë se si përdoret 442 krijimtaria e tyre”?</strong></dt> 443 <dd> 444 <p> 445 “Kontrolli mbi përdorimin e ideve të dikujt” përbën vërtet kontroll mbi 446 jetën e të tjerëve; dhe zakonisht përdoret për t’ua bërë jetën më të 447 vështirë.</p> 448 449 <p> 450 Njerëzit që kanë studiuar me kujdes çështjen e të drejtave të pronësisë 451 intelektuale <a class="ftn" href="#f6">[8]</a> (juristët, fjala vjen) 452 thonë se s’ka të drejta qenësore për pronësi intelektuale. Llojet e të 453 drejtave të supozuara mbi pronësinë intelektuale që qeveria njeh, kanë qenë 454 krijuar nga akte të veçanta ligjvënëse, për qëllime të veçanta.</p> 455 456 <p> 457 Për shembull, sistemi i patentave u vendos për të nxitur shpikësit të 458 nxjerrin në dritë të diellit hollësitë e shpikjeve të tyre. Qëllimi i tij 459 ishte të ndihmohej shoqëria, më shumë se sa të ndihmoheshin shpikësit. Në 460 atë kohë jetëgjatësia prej 17 vitesh për një patentë që e shkurtër, 461 krahasuar me shkallën e përparimit të fushës përkatëse. Ngaqë patentat janë 462 problem vetëm mes prodhuesve, për të cilët kostoja dhe përpjekjet për një 463 marrëveshje licence janë pak gjë, krahasuar me bërjen gati për hedhje në 464 prodhim, patentat shpesh s’bëjnë shumë dëm. S’u mbyllin rrugët shumicës së 465 individëve që përdorin produkte të patentuar.</p> 466 467 <p> 468 Ideja e të drejtave të kopjimit nuk ka ekzistuar në kohët e lashta, kur 469 autorët rëndom kopjonin gjerë e gjatë autorë të tjerë në vepra jo letrare. 470 Kjo praktikë qe e dobishme dhe është e vetmja mënyrë me të cilën mbijetuan 471 veprat e shumë autorëve, qoftë edhe pjesërisht. Sistemi i të drejtave të 472 kopjimit u krijua shprehimisht për qëllimin e nxitjes së autorësisë. Në 473 fushën për të cilën u shpik—librat, të cilët ekonomikisht mund të 474 kopjoheshin vetëm në shtypshkronja—bëri pak dëm dhe nuk u zuri rrugën 475 shumicës së individëve që lexojnë libra.</p> 476 477 <p> 478 Krejt të drejtat e pronësisë intelektuale janë thjesht licenca të akorduara 479 nga shoqëria, sepse mendohej, me të drejtë ose gabimisht, që shoqëria si e 480 tërë do të përfitonte nga akordimi i tyre. Por në cilëndo situatë të veçantë 481 duhet të shtrojmë pyetjen: vërtet na del më mirë të akordojmë licencë të 482 tillë? Ç’lloj veprimi po i lejojmë një personi të kryejë?</p> 483 484 <p> 485 Rasti i programeve sot është shumë i ndryshëm nga ai i librave njëqind vjet 486 më parë. Fakti që mënyra më e lehtë për kopjimin e një programi është nga 487 një fqinj te tjetri, fakti që një program ka kod burim dhe kod objekt, të 488 cilët janë të dallueshëm, si dhe fakti që një program përdoret dhe jo 489 lexohet apo shijohet, ndërthuren për të krijuar një situatë në të cilën një 490 person, i cili bën të detyrueshme një të drejtë kopjimi, e dëmton shoqërinë 491 si të tërë, qoftë materialisht, qoftë shpirtërisht; një situatë në të cilën 492 një person nuk duhej të bënte kështu, pavarësisht se e lejon a jo ligji.</p> 493 </dd> 494 495 <dt id="competition"> 496 <strong>“Konkurrenca i bën gjërat të bëhen më mirë”.</strong></dt> 497 <dd> 498 <p> 499 Thelbi i konkurrencës është gara: duke shpërblyer fituesin, nxisim këdo të 500 rendë më shpejt. Kur kapitalizmi vërtet funksionon në këtë mënyrë, e bën 501 mirë punën; por mbrojtësit e tij e kanë gabim që e marrin për të mirëqenë se 502 funksionon përherë kështu. Nëse vrapuesit harrojnë se për çfarë po ofrohet 503 shpërblimi dhe mendjen e kalojnë te fitorja, pak rëndësi ka se si, mund të 504 gjejnë të tjera strategji—fjala vjen, duke sulmuar vrapuesit e tjerë. 505 Po filluan vrapuesit të zihen me grushte, të tërë do të mbërrijnë vonë në 506 finish.</p> 507 508 <p> 509 Software-i pronësor dhe i fshehtë është njëvlerësi moral i vrapuesve në 510 grushte e sipër. E trishtë të thuhet, por i vetmi arbitër që kemi, s’duket 511 se është kundër sherreve; thjesht i sistemon ato (“Për çdo dhjetë metra 512 vrap, mund të godisni një herë”). Në të vërtetë, ai duhej t’i ndante dhe të 513 dënonte vrapuesit edhe nëse vetëm provonin të ziheshin.</p> 514 </dd> 515 516 <dt id="stop-programming"> 517 <strong>“A nuk do të reshtë kushdo së programuari, pa një nxitje 518 monetare”?</strong></dt> 519 <dd> 520 <p> 521 Në fakt, mjaft vetë do të programojnë pa as edhe një nxitje monetare. 522 Programimi ushtron një tërheqje të papërballueshme për disa njerëz, 523 zakonisht për ata që janë më të mirët në të. S’kanë të mbaruar muzikantët 524 profesionistë që s’i ndahen muzikës, edhe pse nuk kanë shpresa se me të mund 525 të fitojnë jetesën.</p> 526 527 <p> 528 Por kjo pyetje, edhe pse e bërë shpesh, vërtet nuk është e përshtatshme për 529 situatën. Paga për programuesit nuk do të zhduket, vetëm se do të 530 pakësohet. Ndaj pyetja e duhur është, a do të programojë njeri me nxitje 531 monetare më të ulët? Përvoja ime tregon se kjo do të ndodhë.</p> 532 533 <p> 534 Për më tepër se dhjetë vjet, mjaft nga programuesit më të mirë të botës 535 punuan në Laboratorin e Inteligjencës Artificiale për shumë më pak para se 536 sa mund të merrnin kudo gjetkë. Patën mjaft shpërblime jomonetare: famë dhe 537 vlerësim, për shembull. Dhe fryma krijuese është zbavitëse, në vetvete 538 shpërblim edhe ky.</p> 539 540 <p> 541 Mandej shumica prej tyre ikën, kur iu dha një shans të bënin të njëjtën punë 542 interesante për goxha para.</p> 543 544 <p> 545 Ajo çka tregojnë faktet është se njerëzit do të programojnë për arsye të 546 tjera tej pasurimit; por nëse u jepet mundësia të bëjnë edhe goxha para 547 ndërkohë, do të mësohen ta presin këtë dhe ta kërkojnë. Entet ku paguhet 548 pak, dalin dobët në konkurrencë me ato ku paguhet shumë, por s’ka arsye të 549 dalin keq, nëse ato ku paguhet shumë nxirren jashtë loje.</p> 550 </dd> 551 552 <dt id="desperate"> 553 <strong>“Programuesit na duhen se s’bën. Nëse ata kërkojnë që të reshtim së 554 ndihmuari fqinjët tanë, duhet të bindemi”.</strong></dt> 555 <dd> 556 <p> 557 Nuk jeni kurrë kaq të pashpresë, sa t’ju duhet t’i bindeni kërkesës së këtij 558 lloji. Mos harroni: miliona për mbrojtjen, por as edhe një dysh për 559 detyrimin!</p> 560 </dd> 561 562 <dt id="living"> 563 <strong>“Programuesit duhet të nxjerrin shpenzimet e jetesës në një farë 564 mënyre”.</strong></dt> 565 <dd> 566 <p> 567 Parë në perspektivë afatshkurtër, kjo është e vërtetë. Megjithatë, ka plot 568 mënyra me të cilat programuesit mund të fitonin të ardhurat për jetesën, pa 569 u dashur të shesin të drejta përdorimi të një programi. Kjo mënyrë është e 570 përhapur tani, ngaqë u sjell programuesve dhe biznesmenëve më shumë para, jo 571 ngaqë është e vetmja mënyrë për të siguruar jetesën. Është e lehtë të 572 gjenden mënyra të tjera nëse doni t’i gjeni ato. Ja një numër shembujsh.</p> 573 574 <p> 575 Një prodhues që po krijon një kompjuter të ri, do të paguajë për kalimin e 576 sistemeve operative në hardware-in e ri.</p> 577 578 <p> 579 Programuesit mundet të punësoheshin gjithashtu në mësimdhënie, asistencë dhe 580 shërbime të mirëmbajtjes me pagesë.</p> 581 582 <p> 583 Njerëzit me ide të reja mund t’i shpërndanin programet si 584 “freeware” <a class="ftn" href="#f7">[9]</a>, duke kërkuar dhurime nga 585 përdorues të kënaqur, ose duke shitur shërbime asistence. Kam takuar 586 persona që punojnë me sukses në këtë mënyrë.</p> 587 588 <p> 589 Përdoruesit me nevoja të përafërta mund të krijojnë grupe përdoruesish dhe 590 të paguajnë çfarë nevojitet. Një grup mund të lidhet me shoqëri programimi 591 për shkrim programesh të cilat anëtarët e grupit do të donin t’i përdornin.</p> 592 593 <p> 594 Me një Taksë Software-i mund të financoheshin krejt llojet e programimeve:</p> 595 596 <p> 597 Le të hamendësojmë që gjithkush që blen një kompjuter të paguante x përqind 598 të çmimit si një taksë për software-in. Qeveria ia jep këtë një agjencie si 599 NSF për ta shpenzuar për zhvillim software-i.</p> 600 601 <p> 602 Por nëse blerësi i kompjuterit bën vetë një dhurim për zhvillim software-i, 603 mund t’i jepet një lehtësim te taksa. Mund ta bëjë dhurimin te projekti që 604 dëshiron—zgjedhur, shpesh, ngaqë shpreson të përdorë përfundimet, kur 605 të mbarojë zhvillimi. Mund të lehtësohet me çfarëdo sasie, deri në shumën 606 gjithsej që i duhej të paguante për taksën.</p> 607 608 <p> 609 Përqindja gjithsej e taksës do të duhej të vendosej përmes votës së paguesve 610 të taksës, peshuar në përputhje me sasinë mbi të cilën do të vendoset taksa.</p> 611 612 <p> 613 Pasojat:</p> 614 615 <ul> 616 <li>Bashkësia e përdorimit të kompjuterave mbështet zhvillimin e software-it.</li> 617 <li>Kjo bashkësi vendos se çfarë shkalle mbështetje lypset.</li> 618 <li>Përdoruesve që u intereson se në cilët projekte shpenzohet paraja e tyre, 619 mund ta zgjedhin vetë këtë.</li> 620 </ul> 621 </dd> 622 </dl> 623 <div class="column-limit"></div> 624 625 <p> 626 Parë në perspektivë, t’i bësh programet të lirë është një hap më tej drejt 627 botës post-skarcitet, në të cilën askujt s’do t’i duhet të punojë shumë, 628 vetëm sa për të siguruar jetesën. Njerëzit do të jenë të lirë t’i kushtohen 629 veprimtarive që janë zbavitëse, të tilla si programimi, pasi të harxhojnë 630 dhjetë orët e nevojshme në javë në punë të domosdoshme si ligjvënie, 631 këshillim familjesh, riparim robotësh dhe eksplorim asteroidesh. S’do të 632 ketë nevojë të jesh në gjendje të sigurosh jetesën nga programimi.</p> 633 634 <p> 635 Ne tashmë e kemi zvogëluar fort vëllimin e punës që do t’i duhej të kryente 636 shoqërisë, si e tërë, për prodhimtarinë e saj të tanishme, por vetëm pak nga 637 kjo është pasqyruar si lehtësim për punonjësit, ngaqë veprimtarinë prodhuese 638 e shoqëron shumë veprimtari joprodhuese. Shkaqet kryesore të kësaj janë 639 burokracia dhe betejat e paprera kundër konkurrencës. Software-i i lirë do 640 t’i zvogëlojë mjaft këto rrjedhje në fushën e prodhimit të 641 software-it. Duhet ta bëjmë këtë, me qëllim që përfitimet teknike në 642 prodhimtari të pasqyrohen si më pak punë për ne.</p> 643 <div class="column-limit"></div> 644 645 <h3 id="footnotes" class="footnote">Poshtëshënime</h3> 646 647 <!-- The anchors do not match the actual footnote numbers because of 648 revisions over time. And if a new footnote is added, the references 649 to existing footnotes that follow the new one must be changed. --> 650 <ol> 651 <li id="f1">Shprehja këtu qe e pakujdesshme. Ideja qe që askujt s’do t’i duhej të 652 paguante për <b>leje</b> për të përdorur sistemin GNU. Por fjalët nuk e 653 bëjnë të qartë këtë dhe njerëzit shpesh e interpretojnë si të thuhej që 654 kopjet e GNU-së do të duhej të shpërndaheshin përherë ose pa pagesë, ose me 655 shumë pak. Ky s’ka qenë kurrë mendimi ynë; më poshtë, manifesti përmend 656 mundësinë e ekzistencës së shoqërive që ofrojnë, për fitim, shërbimin e 657 shpërndarjes. Më pas mësova të bëj me kujdes dallimin mes “të lirës” në 658 kuptimin e lirisë dhe “të lirës” në kuptimin e çmimit. <em>Software</em> i 659 lirë është software-i të cilin përdoruesit janë të lirë ta shpërndajnë dhe 660 ndryshojnë. Disa përdorues mund të marrin kopje të tij pa pagesë, ndërkohë 661 që të tjerë paguajnë për të pasur kopjet—dhe nëse fondet ndihmojnë për 662 mbështetjen e përmirësimeve të software-it, aq më mirë. E rëndësishme është 663 që gjithkush që ka një kopje, është i lirë të bashkëpunojë me të tjerët 664 gjatë përdorimit të saj.</li> 665 666 <li id="f2a">Shprehja “jap” është një tjetër tregues që ende s’e kisha ndarë qartë 667 çështjen e çmimit nga ajo e lirisë. Tani ne këshillojmë të shmanget kjo 668 shprehje, kur flitet për <em>software</em> të lirë. Për më tepër shpjegime, 669 shihni <a href="/philosophy/words-to-avoid.html#GiveAwaySoftware"> <q>Fjalë 670 dhe Fjali Që të Ngatërrojnë</q></a>.</li> 671 672 <li id="f2">Ky është një vend tjetër ku s’arrita të bëj me kujdes dallimin mes dy 673 domethënieve të ndryshme të “së lirës”. Pohimi, ashtu si është, s’është i 674 rremë—mund të merrni kopje të software-it GNU pa pagesë, prej miqve 675 apo nga rrjeti. Por ta shpie mendjen te ideja e gabuar.</li> 676 677 <li id="f3">Ekzistojnë disa shoqëri të tilla.</li> 678 679 <li id="f4">Free Software Foundation për 10 vjet e grumbulloi shumicën e fondeve të veta 680 nga shërbimi i vet i shpërndarjeve, edhe pse është më tepër një bamirësi, se 681 sa një shoqëri. Që të përkrahni veprën e tij, mund të <a 682 href="https://shop.fsf.org/">porosisni gjëra prej FSF-së</a>. 683 </li> 684 685 <li id="f5">Një grup shoqërish kompjuteri mblodhën fonde diku aty nga 1991 në mbështetje 686 të mirëmbajtjes së përpiluesit GNU C Compiler.</li> 687 688 <li id="f8">Mendoj se e pata gabim kur thosha se software-i pronësor qe rruga më e 689 rëndomtë për të bërë para nga software-et. Duket në fakt se modeli më i 690 rëndomtë i biznesit qe dhe mbetet hartimi i software-it të përshtatur. Kjo 691 s’ofron mundësi vjeljeje rente, kështu që biznesit i duhet të bëjë punë të 692 njëmendtë që të ketë të ardhura. Biznesi i software-it të përshtatur do të 693 vazhdojë të ekzistojë, pak a shumë i pandryshuar, në botën e software-it të 694 lirë. Kështu që, nuk pres që programuesit më të paguar të fitojnë më pak në 695 botën e software-it të lirë.</li> 696 697 <li id="f6">Gjatë viteve ’80 s’e pata kuptuar se sa ngatërruese qe të flitej mbi 698 “çështjen” e “pronësisë intelektuale”. Ky term është pa dyshim i 699 paragjykuar; gjë më e imët është fakti që ai mbledh në një thes ligje krejt 700 të ndryshëm njëri nga tjetri, që merren me çështje fare të ndryshme. Sot i 701 ftoj me forcë njerëzit ta hedhin tej termin “pronësi intelektuale” 702 krejtësisht; më e pakta që bën është se i shpie të tjerët të hamendësojnë që 703 këto ligje formojnë një bllok koherent. Rruga për të qenë të kthjellët 704 është të diskutohet veçmas për patenta, të drejta kopjimi, apo shenja 705 tregtare. Shihni <a href="/philosophy/not-ipr.html">shpjegimin e 706 mëtejshëm</a> se si ky term përhap ngatërresë dhe njëanshmëri.</li> 707 708 <li id="f7">Më vonë mësuam të bëjmë dallimin mes “software-it të lirë” dhe 709 “freeware”-it. Termi “freeware” do të thotë <em>software</em> që jeni i 710 lirë ta rishpërndani, por zakonisht nuk jeni i lirë ta studioni dhe 711 ndryshoni kodin burim, ndaj shumica e tyre nuk janë <em>software</em> i 712 lirë. Për më tepër shpjegime, shihni “<a 713 href="/philosophy/words-to-avoid.html#Freeware"> Fjalë dhe Togfjalësha 714 Ngatërrues</a>”.</li> 715 716 </ol> 717 </div> 718 719 <div class="translators-notes"> 720 721 <!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't have notes.--> 722 </div> 723 </div> 724 725 <!-- for id="content", starts in the include above --> 726 <!--#include virtual="/server/footer.sq.html" --> 727 <div id="footer" role="contentinfo"> 728 <div class="unprintable"> 729 730 <p>Ju lutemi, pyetjet dhe kërkesat e përgjithshme rreth FSF-së & GNU-së 731 dërgojini te <a href="mailto:gnu@gnu.org"><gnu@gnu.org></a>. Ka 732 gjithashtu <a href="/contact/">mënyra të tjera për t’u lidhur me</a> 733 FSF-në. Njoftimet për lidhje të dëmtuara dhe ndreqje apo këshilla të tjera 734 mund të dërgohen te <a 735 href="mailto:webmasters@gnu.org"><webmasters@gnu.org></a>.</p> 736 737 <p> 738 <!-- TRANSLATORS: Ignore the original text in this paragraph, 739 replace it with the translation of these two: 740 741 We work hard and do our best to provide accurate, good quality 742 translations. However, we are not exempt from imperfection. 743 Please send your comments and general suggestions in this regard 744 to <a href="mailto:web-translators@gnu.org"> 745 746 <web-translators@gnu.org></a>.</p> 747 748 <p>For information on coordinating and contributing translations of 749 our web pages, see <a 750 href="/server/standards/README.translations.html">Translations 751 README</a>. --> 752 Përpiqemi fort dhe bëjmë sa mundemi për të ofruar përkthime me cilësi të 753 mirë dhe të përpikta. Megjithatë, nuk jemi të përjashtuar nga 754 papërsosmëritë. Ju lutemi, komentet dhe këshillat e përgjithshme lidhur me 755 këtë dërgojini te <a 756 href="mailto:web-translators@gnu.org"><web-translators@gnu.org></a>.</p><p>Për 757 të dhëna mbi bashkërendimin dhe parashtrimin e përkthimeve të faqeve tona 758 web, shihni <a href="/server/standards/README.translations.html">README për 759 përkthimet</a>.</p> 760 </div> 761 762 <!-- Regarding copyright, in general, standalone pages (as opposed to 763 files generated as part of manuals) on the GNU web server should 764 be under CC BY-ND 4.0. Please do NOT change or remove this 765 without talking with the webmasters or licensing team first. 766 Please make sure the copyright date is consistent with the 767 document. For web pages, it is ok to list just the latest year the 768 document was modified, or published. 769 770 If you wish to list earlier years, that is ok too. 771 Either "2001, 2002, 2003" or "2001-2003" are ok for specifying 772 years, as long as each year in the range is in fact a copyrightable 773 year, i.e., a year in which the document was published (including 774 being publicly visible on the web or in a revision control system). 775 776 There is more detail about copyright years in the GNU Maintainers 777 Information document, www.gnu.org/prep/maintain. --> 778 <p>Të drejta kopjimi © 1985, 1993, 2004, 2005, 2007, 2009, 2010, 2015, 779 2021 Free Software Foundation, Inc.</p> 780 781 <p> 782 Cilitdo i akordohet leja të bëjë ose të shpërndajë kopje fjalë për fjalë të 783 këtij dokumenti, në çfarëdo mediumi, me kusht që shënimi për të drejtat e 784 kopjimit dhe shënimi për lejimin të ruhen, dhe që shpërndarësi t’i akordojë 785 marrësit lejen për rishpërndarje të mëtejshme siç lejohet përmes këtij 786 shënimi. 787 <br /> 788 Nuk mund të bëhen versione të modifikuar. 789 </p> 790 791 <!--#include virtual="/server/bottom-notes.sq.html" --> 792 <div class="translators-credits"> 793 794 <!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't want credits.--> 795 </div> 796 797 <p class="unprintable"><!-- timestamp start --> 798 U përditësua më: 799 800 $Date: 2022/01/08 11:03:21 $ 801 802 <!-- timestamp end --> 803 </p> 804 </div> 805 </div> 806 <!-- for class="inner", starts in the banner include --> 807 </body> 808 </html>