taler-merchant-demos

Python-based Frontends for the Demonstration Web site
Log | Files | Refs | Submodules | README | LICENSE

byte-interview.html (34237B)


      1 <!--#set var="ENGLISH_PAGE" value="/gnu/byte-interview.en.html" -->
      2 
      3 <!--#include virtual="/server/header.sq.html" -->
      4 <!-- Parent-Version: 1.96 -->
      5 <!-- This page is derived from /server/standards/boilerplate.html -->
      6 <!--#set var="TAGS" value="gnu-history" -->
      7 <!--#set var="DISABLE_TOP_ADDENDUM" value="yes" -->
      8 
      9 <!-- This file is automatically generated by GNUnited Nations! -->
     10 <title>Intervistë e BYTE-it me Richard Stallman-in - Projekti GNU - Free Software
     11 Foundation</title>
     12 
     13 <!--#include virtual="/gnu/po/byte-interview.translist" -->
     14 <!--#include virtual="/server/banner.sq.html" -->
     15 <!--#include virtual="/gnu/gnu-breadcrumb.sq.html" -->
     16 <!--GNUN: OUT-OF-DATE NOTICE-->
     17 <!--#include virtual="/server/top-addendum.sq.html" -->
     18 <div class="article reduced-width">
     19 <h2>Intervistë e BYTE-it me Richard Stallman</h2>
     20 
     21 <address class="byline">marrë nga David Betz dhe Jon Edwards</address>
     22 
     23 <div class="introduction">
     24 <p>Richard Stallman flet me redaktorët e BYTE-it, për sistemin e tij të
     25 <em>software</em>-it në përkatësi publike, të përputhshëm me Unix, (korrik
     26 1986)</p>
     27 </div>
     28 <hr class="no-display" />
     29 
     30 <p>Richard Stallman ka ndërmarrë ndoshta projektin më ambicioz në zhvillime
     31 <em>software</em>-i të lirë deri më sot, sistemin GNU.  Te Manifesti i tij i
     32 GNU-së, botuar në numrin e mars-it të 1985-s të “Dr. Dobb's Journal”,
     33 Stallman e përshkroi GNU-në si një “sistem <em>software</em>-i të
     34 përputhshëm me Unix, të cilin po e shkruaj që të mund t’ia jap lirisht
     35 kujtdo që mund ta përdorë… Pasi GNU-ja të jetë shkruar, gjithkush do të jetë
     36 në gjendje të ketë një sistem <em>software</em>-i lirisht, njësoj si
     37 ajrin”. (GNU është shkurtim për GNU’s Not Unix; “G”-ja shqiptohet.)</p>
     38 
     39 <p>Stallman njihet gjerësisht si autori i EMACS, një përpunues tekstesh i
     40 fuqishëm, të cilin e hartoi në Laboratorin e Inteligjencës Artificiale në
     41 <abbr title="Massachusetts Institute of Technology">MIT</abbr>.  Nuk është
     42 rastësi që copa e parë e një <em>software</em>-i prodhuar si pjesë e
     43 projektit GNU qe një sendërtim i ri i EMACS-it.  GNU EMACS ka fituar tashmë
     44 famën si një prej sendërtimeve më të mira të tanishme të passhme për EMACS,
     45 në çfarëdo fashe çmimesh.</p>
     46 
     47 <p><strong>BYTE</strong>: Në numrin e Marsit, 1985, të Dr. Dobb's lexuam nga ju
     48 Manifestin e GNU-së. Ç’ka ndodhur që prej atëherë? A qe ky fillimi vërtet,
     49 dhe si keni ecur nga andej e tëhu?</p>
     50 
     51 <p><strong>Stallman</strong>: Botimi te Dr. Dobb's s’qe fillimi i
     52 projektit. Manifestin e GNU-së e shkrojta kur po përgatitesha të nisja
     53 projektin, si një ftesë për t’u kërkuar prodhuesve të kompjuterëve
     54 financim. Ata nuk deshën të përfshiheshin dhe vendosa që më mirë se sa të
     55 harxhoj kohë nga e imja, me përpjekje për sigurim fondesh, më takonte ta
     56 harxhoja duke shkruar kod. Manifesti u botua rreth një vit e gjysmë pasi e
     57 pata shkruar, kur sapo kisha filluar të shpërndaja GNU EMACS. Që prej
     58 atëherë, veç plotësimit të mëtejshëm të GNU EMACS dhe aftësimit të tij të
     59 xhirojë në më shumë lloje kompjuteri, thuajse kam përfunduar optimizimin e
     60 përpiluesit C dhe krejt programet e tjera që nevojiten për xhirimin e
     61 programeve në C. Kjo përfshin një diagnostikues në nivel burimi, i cili ka
     62 mjaft veçori që të tjerë diagnostikues në nivel burimi për Unix nuk i
     63 kanë. Për shembull, ka ndryshore të leverdishme brenda diagnostikuesit e
     64 kështu mund të ruani vlera, dhe ka po ashtu historik të krejt vlerave që
     65 keni dërguar në shtypës, duke e bërë tmerrësisht më të lehtë të gjurmohet
     66 përreth strukturash listë.</p>
     67 
     68 <p><strong>BYTE</strong>: Keni përfunduar një përpunues që tani është
     69 shpërndarë gjerësisht dhe jeni duke përfunduar një përpilues.</p>
     70 
     71 <p><strong>Stallman</strong>: Them se do të ketë përfunduar këtë Tetor.</p>
     72 
     73 <p><strong>BYTE</strong>: Po për kernelin?</p>
     74 
     75 <p><strong>Stallman</strong>: Tani kam në plan të filloj me kernelin që qe
     76 shkruar në MIT dhe që iu dha publikut së fundi, me idenë se do ta
     77 përdorja. Ky kernel quhet TRIX; bazohet në thirrje procedurash së
     78 largëti. Më duhet ende t’i shtoj përputhshmërinë për një numër veçorish të
     79 Unix-it, të cilat hëpërhë nuk i ka. S’kam filluar akoma të merrem me të. Po
     80 përfundoj përpiluesin, përpara se të vazhdoj me kernelin. Do të më duhet
     81 edhe të rishkruaj sistemin e kartelave. Synoj ta bëj të paprekshëm nga
     82 dështimet, thjesht duke e bërë që të shkruajë blloqe në rendin e duhur, që
     83 kështu struktura e diskut të jetë përherë konsistente. Mandej dua të shtoj
     84 numra versioni. Kam një skemë të ndërlikuar për pajtimin e numrave të
     85 versioneve me mënyrën se si e përdorin njerëzit Unix-in zakonisht. Duhet të
     86 jeni në gjendje të specifikoni emra kartelash pa numra versionesh, por duhet
     87 po ashtu të jeni në gjendje t’i përcaktoni ato me numra versioni
     88 shprehimisht, dhe që të dyja duhet të funksionojnë me programet e zakonshëm
     89 Unix, që s’janë ndryshuar ende në ndonjë mënyrë për të pasur parasysh
     90 ekzistencën e kësaj veçorie. Mendoj se e kam një skemë për ta bërë këtë gjë,
     91 dhe vetëm prova do të më tregojë se a e përmbush vërtet qëllimin.</p>
     92 
     93 <p><strong>BYTE</strong>: A keni një përshkrim që mund të na e jepnit rreth se
     94 si GNU, si sistem, ka për të qenë sipëror ndaj sistemeve të tjerë? Dimë që
     95 një nga objektivat tuaj është të prodhoni diçka që është e përputhshme me
     96 Unix-in. Por të paktën në fushën e sistemeve të kartelave keni thënë tashmë
     97 se do të shkoni tej Unix-it dhe do të prodhoni diçka që është më e mirë.</p>
     98 
     99 <p><strong>Stallman</strong>: Përpiluesi C do të prodhojë kod më të mirë e që
    100 xhiron më shpejt. Diagnostikuesi është më i mirë. Për secilën copë, mund të
    101 gjej ose jo një mënyrë për ta përmirësuar. Por nuk ka përgjigje për këtë
    102 pyetje. Deri diku po përfitoj nga shansi që jep risendërtimi, çka i bën
    103 shumë sisteme më të mirë. Deri diku kjo vjen ngaqë kam qenë i fushës për një
    104 kohë të gjatë dhe kam punuar në mjaft sisteme të tjerë. Kështu që kam plot
    105 ide për të shtuar. Një drejtim në të cilin do të jetë më i mirë është fakti
    106 që, praktikisht, çdo gjë në sistem do të punojë mbi kartela të çfarëdo
    107 madhësie, rreshta të çfarëdo madhësie, me çfarëdo shenjash që përmbajnë
    108 këta. Sistemi Unix është mjaft dobët në këtë drejtim. Parimi i krijimit të
    109 <em>software</em>-it, sipas të cilit nuk ka pse të ketë kufij arbitrarë për
    110 mundësitë tuaja, nuk është i ri. Por qe thjesht praktika standarde në
    111 shkrimin e Unix-it që  vendosi të tillë gjithë kohës, mundet thjesht ngaqë
    112 shkruanin për kompjuterë shumë të vegjël. Kufiri i vetëm në sistemin GNU
    113 është kur programi juaj ka konsumuar krejt kujtesën, ngaqë provoi të punojë
    114 mbi më shumë të dhëna se sa mundej, dhe nuk ka vend për t’i mbajtur të tëra.</p>
    115 
    116 <p><strong>BYTE</strong>: Dhe kjo ka pak gjasa të ndodhë, po qe se keni kujtesë
    117 virtuale. Thjesht zgjidhja mund të vonojë pambarim.</p>
    118 
    119 <p><strong>Stallman</strong>: Në fakt këto kufizime priren të ndikojnë në një
    120 kohë shumë më herët se sa zgjidhja të mund të vonojë pambarim.</p>
    121 
    122 <p><strong>BYTE</strong>: A mund të thoni diçka mbi llojet e makinave dhe
    123 mjediset për të cilat GNU EMACS është përshtatur të xhirojë veçanërisht?
    124 Tani ai xhiron në VAX-e; a ka migruar në ndonjë formë te kompjuterat
    125 personalë?</p>
    126 
    127 <p><strong>Stallman</strong>: Nuk jam i sigurt se çfarë kuptoni me kompjutera
    128 personalë. Për shembull, një Sun a është kompjuter personal? GNU EMACS lyp
    129 të paktën një megabajt kujtesë në dispozicion, mundësisht edhe më
    130 tepër. Përdoret normalisht në makina që kanë kujtesë virtuale. Hiq rastet
    131 për disa probleme teknike në pak përpilues C, thuajse çfarëdo makine me
    132 kujtesë virtuale dhe që xhiron një version deri diku të ri të Unix-it do ta
    133 xhirojë GNU EMACS, dhe shumica e tyre vërtet e xhirojnë.</p>
    134 
    135 <p><strong>BYTE</strong>: Ka provuar ndokush t’i kalojë në Atari apo në
    136 Macintosh-a?</p>
    137 
    138 <p><strong>Stallman</strong>: Atari 1040ST ende s’ka kujtesë të
    139 mjaftueshme. Makina e ardhshme Atari, them, do ta xhirojë. Po ashtu, mendoj
    140 se Atari-t e ardhshëm do të kenë ndonjë formë projektimi kujtese. Sigurisht,
    141 nuk po e hartoj <em>software</em>-in që të xhirojë në llojet e kompjuterave
    142 që janë mbizotërues sot. E dija, që kur e fillova këtë projekt, se do të më
    143 merrte ca vite. Ndaj vendosa që të mos e bëja më keq një sistem, duke u
    144 ndeshur me sfidën e të bërit të xhirojë në mjediset e sotme të kufizuara. Në
    145 vend të kësaj, do ta shkruaj në mënyrën që duket më e natyrshmja dhe më e
    146 mira. Kam besim se edhe nja dy vite dhe makinat me madhësi të mjaftueshme
    147 kujtese do të jenë mbizotërueset. Në fakt, rritja e madhësisë së kujtesës po
    148 ndodh kaq shpejt, sa që më lë gojëhapur fakti se sa ngadalë po ecin shumica
    149 e njerëzve me vendosjen e kujtesës virtuale. Mendoj se është krejtësisht
    150 thelbësore.</p>
    151 
    152 <p><strong>BYTE</strong>: Mendoj se njerëzit nuk e shohin si vërtet të
    153 nevojshme në makinat për një përdorues.</p>
    154 
    155 <p><strong>Stallman</strong>: Nuk kuptojnë që një përdorues nuk do të thotë një
    156 program i vetëm. E qartë që për çfarëdo sistemi të ngjashëm me Unix është e
    157 rëndësishme aftësia e xhirimit të shumë proceseve të ndryshme në të njëjtën
    158 kohë, edhe pse për vetëm një nga ju. Mund ta xhironit GNU EMACS në një
    159 makinë pa kujtesë virtuale me kujtesë të mjaftueshme, por nuk mund të
    160 xhironi dhe aq mirë pjesën tjetër të sistemit GNU në një sistem Unix.</p>
    161 
    162 <p><strong>BYTE</strong>: Sa LISP është i pranishëm në GNU EMACS? Mu duk se
    163 mund të jetë e dobishme të përdoret si një mjet për të mësuar LISP.</p>
    164 
    165 <p><strong>Stallman</strong>: Sigurisht që mund ta bëni këtë. GNU EMACS përmban
    166 një sistem LISP të plotë, edhe pse jo shumë të fuqishëm. Është mjaft i
    167 fuqishëm për shkrim urdhrash përpunuesi. Nuk krahasohet me, të themi, një
    168 Common LISP System, diçka që do ta përdornit vërtet për programim sistemi,
    169 por ka krejt gjërat që duhet të ketë LISP-i.</p>
    170 
    171 <p><strong>BYTE</strong>: A keni ndonjë parashikim se kur do të ishit në
    172 gjendje të shpërndanit një mjedis që funksionon, në të cilin, kur ta
    173 vendosnim në makinat apo stacionet tona të punës, të mund të bënim punë në
    174 mënyrë të arsyeshme, pa përdorur gjë tjetër veç kodit që shpërndani?</p>
    175 
    176 <p><strong>Stallman</strong>: Është vërtet e zorshme të thuhet. Kjo mund të
    177 ndodhte për një vit, po sigurisht mund të zgjaste më tepër. Mund edhe të
    178 mendohej se mund të zgjaste më pak, por as kjo nuk është edhe aq e mundur
    179 tanimë. Mendoj se do ta kem përpiluesin të përfunduar për një muaj a dy. E
    180 vetmja pjesë pune tjetër e madhe që më duhet të bëj është tek
    181 kerneli. Fillimisht parashikoja që GNU-ja do të merrte diçka si dy vjet, por
    182 kaluan dy vjet e gjysmë dhe ende nuk kam mbaruar. Një pjesë e shkaqeve të
    183 vonesës është fakti që shpenzova goxha kohë duke punuar për një përpilues që
    184 doli se qe rrugë pa krye. M’u desh ta rishkruaj plotësisht. Një arsye tjetër
    185 është që shpenzova kaq shumë kohë për GNU EMACS. Fillimisht mendova se nuk
    186 kisha pse e bëja fare këtë.</p>
    187 
    188 <p><strong>BYTE</strong>: Na thoni diçka për skemën tuaj të shpërndarjes.</p>
    189 
    190 <p><strong>Stallman</strong>: Nuk i vendos <em>software</em>-in apo doracakët
    191 për ta në përkatësi publike, dhe arsyeja për këtë është se dua që të
    192 sigurohet që tërë përdoruesit do të jenë të lirë t’i shpërndajnë. Nuk dua
    193 kënd të bëjë një version të përmirësuar të ndonjërit nga programet që kam
    194 shkruar dhe ta shpërndajë si pronësor. Dua që kjo të mos jetë e mundur. Dua
    195 të nxis përmirësimet e lira të këtyre programeve, dhe mënyra më e mirë për
    196 ta bërë këtë është heqja e çfarëdo tundimi për një person për të bërë
    197 përmirësime jo të lira. Po, pak prej tyre do të heqin dorë nga kryerja e
    198 përmirësimeve, por shumë të tjerë do t’i bëjnë përmirësimet dhe do t’i bëjnë
    199 të lira.</p>
    200 
    201 <p><strong>BYTE</strong>: Dhe ç’mund të na thoni për garantimin e kësaj?</p>
    202 
    203 <p><strong>Stallman</strong>: Këtë e bëj duke i vendosur programet nën të
    204 drejta kopjimi dhe duke shtuar një shënim me të cilin u jepet njerëzve
    205 shprehimisht leja të kopjojnë programet dhe t’i ndryshojnë ato, por vetëm me
    206 kusht që t’i shpërndajnë po sipas të njëjtave kushte që përdora, po qe se
    207 vjen puna. Nuk e keni detyrim të shpërndani ndryshimet që i bëni ndonjërit
    208 prej programeve të mia&mdash;mund t’i bëni thjesht për veten, dhe nuk e keni
    209 detyrim t’ua jepni apo tregoni ndokujt. Por po ua dhatë ato dikujt tjetër,
    210 duhet ta bëni sipas po atyre kushteve që unë përdor.</p>
    211 
    212 <p><strong>BYTE</strong>: Përfitoni ndonjë të drejtë mbi kod të ekzekutueshëm
    213 të rrjedhur nga përpiluesi C?</p>
    214 
    215 <p><strong>Stallman</strong>: Ligji i të drejtave të kopjimit nuk më jep të
    216 drejta kopjimi mbi frytet e marra prej përpiluesit, pra nuk më jep ndonjë
    217 rrugë që të më lejojë të them diçka mbi këtë, dhe në fakt as që
    218 përpiqem. Nuk kam simpati për njerëz që zhvillojnë produkte pronësore, me
    219 çfarëdo përpiluesi qoftë, por nuk duket kushedi e dobishme të provohet të
    220 pengohen këta prej zhvillimit me këtë përpilues, ndaj nuk kam për ta bërë.</p>
    221 
    222 <p><strong>BYTE</strong>: A gjejnë zbatim kufizimet tuaja mbi persona që marrin
    223 një copë kodi për të prodhuar gjëra të tjera?</p>
    224 
    225 <p><strong>Stallman</strong>: Po, nëse trupëzojnë të ndryshuar çfarëdo cope të
    226 cilës mund t’i matet madhësia. Po qe se bëhet fjalë për dy rreshta kod, për
    227 kaq është e kotë; të drejtat e kopjimit nuk zbatohen mbi këtë rast. Në
    228 thelb, këto kushte i kam zgjedhur që së pari të ketë të drejta kopjimi, që
    229 janë krejt ajo çka përdorin grumbulluesit e <em>software</em>-it për të
    230 penguar këdo të bëjë çfarëdo gjëje, e mandej shtoj një shënim që jep një
    231 pjesë të këtyre të drejtave. Pra, kushtet merren vetëm me gjëra për të cilat
    232 zbatohen të drejtat e kopjimit. Nuk besoj se arsyeja pse do të duhej t’u
    233 bindeshim këtyre kushteve është për shkak të ligjit. Arsyeja pse duhet t’u
    234 bindeni është se një person i ndershëm kur shpërndan një <em>software</em>
    235 nxit të tjerë persona ta ndajnë me të tjerët edhe më tej.</p>
    236 
    237 <p><strong>BYTE</strong>: Në një farë kuptimi, ju i nxisni njerëzit drejt kësaj
    238 mënyre të menduari duke u ofruar tërë këto mjete interesante, që mund t’i
    239 përdorin, por vetëm nëse pajtohen me filozofinë tuaj.</p>
    240 
    241 <p><strong>Stallman</strong>: Po. Mund edhe ta shihni si përdorim të sistemit
    242 ligjor që kanë grumbulluesit e <em>software</em>-it, të rregulluar kundër
    243 tyre. Unë po e përdor për të mbrojtur publikun prej tyre.</p>
    244 
    245 <p><strong>BYTE</strong>: Duke parë se prodhuesit nuk kanë dashur ta financojnë
    246 projektin, cilët mendoni se do ta përdorin sistemin GNU kur të jetë
    247 përfunduar?</p>
    248 
    249 <p><strong>Stallman</strong>: Nuk ia kam idenë, por nuk është pyetje me
    250 rëndësi. Qëllimi im është t’u bëj të mundur njerëzve mospranimin e
    251 zinxhirëve që vijnë bashkë me <em>software</em>-in pronësor. E di që ka
    252 njerëz që duan ta bëjnë këtë. Tani, mund të ketë të tjerë që nuk u prishet
    253 puna, por unë nuk merrem me ta. Ndjej pak keqardhje për ta dhe për persona
    254 që ndikohen prej tyre. Sot për sot, një person që i kap anët e papëlqyeshme
    255 të kushteve të <em>software</em>-it pronësor e ndjen se ka ngecur dhe nuk ka
    256 rrugëdalje tjetër, përveç të mos përdorë kompjuterin. E pra, do t’i jap një
    257 alternativë të përshtatshme.</p>
    258 
    259 <p>Persona të tjerë mund ta përdorin sistemin GNU thjesht sepse është
    260 teknikisht sipëror. Për shembull, përpiluesi im C prodhon kod po aq të mirë
    261 sa kam parë unë prej mjaft përpiluesish të tjerë. Dhe GNU EMACS
    262 përgjithësisht shihet si shumë më sipëror se konkurrentët komercialë. Dhe
    263 GNU EMACS nuk qe financuar nga dikush tjetër, por gjithkush po e
    264 përdor. Ndaj mendoj se mjaft persona të tjerë do të përdorin pjesën tjetër
    265 të sistemit GNU për shkak të përparësive të tij teknike. Por do ta bëja një
    266 sistem GNU edhe sikur të mos dija se si ta bëja teknikisht më të mirë, sepse
    267 dua ta jetë nga ana sociale më i mirë. Projekti GNU është vërtet një projekt
    268 social. Përdor mjete teknike për të bërë një ndryshim në shoqëri.</p>
    269 
    270 <p><strong>BYTE</strong>: Atëherë është jo pak e rëndësishme që njerëzit të
    271 përqafojnë GNU-në. Nuk bëhet fjalë thjesht për një ushtrim akademik për
    272 prodhimin e këtij <em>software</em>-i për t’ia dhënë njerëzve. Ju shpresoni
    273 se kështu do të ndryshohet mënyra se si funksionon industria e
    274 <em>software</em>-it.</p>
    275 
    276 <p><strong>Stallman</strong>: Po. Disa thonë se nuk ka për ta përdorur kush
    277 ndonjëherë, ngaqë nuk ka ndonjë logo tërheqëse korporate në të, të tjerë
    278 persona thonë se janë të mendimit që është shumë i rëndësishëm dhe çdokush
    279 do të dojë ta përdorë. Nuk kam ndonjë mënyrë të di se çfarë do të ndodhë
    280 ndodhë realisht. Nuk di ndonjë mënyrë tjetër për ndryshimin e shëmtisë në
    281 fushën ku gjendem, që ta provoja, ndaj kjo është ajo që duhet të bëj.</p>
    282 
    283 <p><strong>BYTE</strong>: A mund të na tregoni pasojat? Padyshim që e ndjeni që
    284 kjo është deklaratë e rëndësishme politike dhe sociale.</p>
    285 
    286 <p><strong>Stallman</strong>: Bëhet fjalë për një ndryshim. Po përpiqem të
    287 ndryshoj mënyrën se si njerëzit trajtojnë njohuritë dhe informacionin në
    288 përgjithësi. Mendoj se përpjekjet që njohuritë të kenë pronar, përpjekjet
    289 për të kontrolluar nëse u lejohet a jo njerëzve t’i përdorin, ose përpjekjet
    290 për të penguar që njerëzit t’i ndajnë mes tyre, janë sabotim. Është
    291 veprimtari nga e cila përfiton personi që e kryen, në kurriz të varfërimit
    292 të krejt shoqërisë. Dikush fiton një dollar duke shkatërruar dy dollarë
    293 pasuri. Mendoj se një njeri me ndërgjegje nuk kish për ta bërë këtë gjë,
    294 përveç rastit kur përndryshe do t’i duhej të vdiste. Dhe sigurisht, personat
    295 që e bëjnë, janë jo pak të kamur; më mbetet vetëm të them se janë të
    296 paskrupuj. Do të doja t’i shihja këta persona të shpërbleheshin për shkrim
    297 <em>software</em>-i të lirë dhe për nxitjen e personave të tjerë që t’i
    298 përdorin. Nuk dua t’i shoh këta persona të shpërblehen pse shkruajnë
    299 <em>software</em> pronësor, sepse kjo nuk është ndonjë kontribut për
    300 shoqërinë. Parimi i kapitalizmit është ideja që njerëzit arrijnë të bëjnë
    301 para duke prodhuar gjëra, e prandaj nxiten të bëjnë atë çka është e
    302 dobishme, vetvetiu, të themi. Por kjo nuk funksionon kur vjen puna te
    303 pronësimi i njohurive. Në këtë rast nxiten të bëjnë jo atë që është e
    304 dobishme dhe, çfarë është realisht e dobishme, nuk nxitet. Jam i mendimit që
    305 është e rëndësishme të thuhet se informacioni është tjetër gjë nga objektet
    306 materiale, si automjetet apo bukët, ngaqë njerëzit mund ta kopjojnë dhe
    307 ndajnë vetë me njëri-tjetrin dhe, po qe se askush nuk përpiqet t’i pengojë,
    308 mund ta ndryshojnë e ta bëjnë më të mirë, po për veten e tyre. Kjo është
    309 diçka e dobishme. Në rastin e bukës kjo nuk është e vërtetë. Po qe se keni
    310 një bukë dhe doni një tjetër, nuk mund ta fusni bukën në një kopjues
    311 buke. Nuk mund të bëni një tjetër pa kaluar krejt hapat që u përdorën për të
    312 prodhuar të parën. Ndaj është e parëndësishme në u lejohet a jo njerëzve ta
    313 kopjojnë&mdash;është e pamundur.</p>
    314 
    315 <p>Librat, deri tani vonë, shtypeshin vetëm në shtypshkronja. Mundej të bënit
    316 një kopje me dorë ju vetë, por kjo nuk qe praktike sepse hante shumë më
    317 tepër kohë se sa përdorimi i shtypshkronjave. Dhe nga dora do të dilte diçka
    318 shumë më pak tërheqëse sa që, tek e fundit, do të reagonit si të qe e
    319 pamundur të prodhosh libra me mënyrë tjetër, hiq prodhimin në masë të
    320 tyre. Ndaj të drejtat e kopjimit nuk i hoqën publikut lexues ndonjë të
    321 drejtë. Nuk kish ndonjë gjë që blerësi i librit mund ta bënte dhe që qe e
    322 ndaluar nga të drejtat e kopjimit.</p>
    323 
    324 <p>Por kjo nuk është e vërtetë për programet e kompjuterit. Edhe për kasetat
    325 nuk është e vërtetë. Është pjesërisht e rreme tani për librat, por ende
    326 është e vërtetë që për shumicën e librave është më e kushtueshme dhe
    327 sigurisht do më shumë punë për të bërë një kopje në Xerox se sa të blesh një
    328 kopje, dhe fryti prapë është më pak tërheqës. Tani jemi në një periudhë kur
    329 gjendja që i bënte të drejtat e kopjimit të padëmshme dhe të pranueshme po
    330 ndryshon drejt një gjendje ku të drejtat e kopjimit do të bëhen shkatërruese
    331 dhe të patolerueshme. Kështu që personat që përgojohen si “piratë” në fakt
    332 janë persona që po përpiqen të bëjnë diçka të dobishme e cila u është
    333 mohuar. Ligjet e të drejtave të kopjimit janë hartuar tërësisht për të
    334 ndihmuar disa njerëz të arrijnë kontroll të plotë mbi përdorimin e disa
    335 informacioneve për interes të tyre. Por nuk janë hartuar për të ndihmuar
    336 njerëz që dëshirojnë të sigurohen se informacioni mund të kihet nga publiku
    337 dhe të pengohen të tjerët të pengojnë publikun. Mendoj se ligji do të duhej
    338 të njihte një klasë veprash që janë në pronësi të publikut, çka është tjetër
    339 nga përkatësia publike, në po atë frymë që një park publik është tjetër gjë
    340 nga diçka e gjetur në koshat e hedhurinave. Nuk është atje që ta marrë me
    341 vete dikush, është atje që ta përdorë kushdo dhe askush të mos e pengojë
    342 përdorimin. Cilido anëtar i publikut që e gjen veten të privuar nga vepra të
    343 rrjedhura prej diçkaje në pronësi të publikut, do të duhej të ishte në
    344 gjendje të hapte padi rreth kësaj.</p>
    345 
    346 <p><strong>BYTE</strong>: Por a nuk janë piratët të interesuar të kenë kopje të
    347 programeve, ngaqë duan të përdorin këto programe, jo pse duan të përdorin
    348 njohuritë për të prodhuar diçka më të mirë?</p>
    349 
    350 <p><strong>Stallman</strong>: Nuk shoh të ketë ndonjë ndryshim të
    351 rëndësishëm. Më tepër persona që përdorin një program do të thotë që
    352 programi kontribuon më shumë te shoqëria. Si të kishim një bukë që mund të
    353 hahet një herë, ose një milion herë.</p>
    354 
    355 <p><strong>BYTE</strong>: Disa prej përdoruesve blejnë <em>software</em>
    356 komercial që të kenë për të dhe asistencë.  Si e furnizon asistencën skema
    357 juaj e shpërndarjes?</p>
    358 
    359 <p><strong>Stallman</strong>: Dyshoj se ata përdorues janë udhëhequr gabim dhe
    360 nuk po mendojnë kthjellët. Sigurisht që pasja e asistencës është e dobishme,
    361 por kur zënë e mendojnë se ku hyn kjo te shitja e <em>software</em>-it ose
    362 me të qenët e <em>software</em>-it pronësor, në këtë pikë zënë e
    363 ngatërrohen. Nuk ka garanci që <em>software</em>-i pronësor do të mbulohet
    364 me asistencë të mirë. Vetëm pse e thonë shitësit se ofrojnë asistencë, kjo
    365 nuk do të thotë se do të jetë e mirë. Biznesi i tyre mundet edhe të
    366 mbyllet. Në fakt, njerëzit mendojnë se GNU EMACS ka asistencë më të mirë se
    367 sa EMACS-et komercialë. Një nga arsyet është ngaqë jam ndoshta hacker më i
    368 mirë se sa personat që shkrojtën EMACS-et e tjera, por arsyeja tjetër është
    369 se burimet i ka gjithkush, dhe ka kaq shumë persona të interesuar të mësojnë
    370 se si t’i bëjnë gjërat me të, sa nuk keni pse merrni asistencë nga
    371 unë. Madje edhe asistenca falas, si ndreqja e të metave që më njoftojnë
    372 njerëzit dhe përfshirja e tyre në versionin pasues, u ka dhënë njerëzve një
    373 shkallë të mirë asistence. Kurdo mund të punësoni dikë që t’ju zgjidhë një
    374 problem dhe, kur <em>software</em>-i është i lirë, keni treg konkurrues për
    375 asistencën. Mund të punësoni këdo. Me EMACS unë shpërndaj një listë
    376 shërbimesh, një listë me emra personash dhe numra telefonash dhe sa kushton
    377 të kesh asistencë prej tyre.</p>
    378 
    379 <p><strong>BYTE</strong>: A i grumbulloni ndreqjet e tyre për të metat?</p>
    380 
    381 <p><strong>Stallman</strong>: Ata m’i dërgojnë. U kërkova krejt personave që
    382 donin të ishin në listë, të premtonin se kurrë nuk do t’i kërkonin, cilitdo
    383 klienti, ta mbante sekret se ç’i thanë ose çfarëdo ndryshimi që u qe dhënë
    384 për <em>software</em> GNU si pjesë e kësaj asistence.</p>
    385 
    386 <p><strong>BYTE</strong>: Por kështu, nuk mund t’i bëni personat të konkurrojnë
    387 për dhënie asistence, bazuar në njohjen prej tyre të zgjidhjeve për disa
    388 probleme, të cilat dikush tjetër nuk i di.</p>
    389 
    390 <p><strong>Stallman</strong>: Jo. Ata mund të konkurrojnë me njëri-tjetrin mbi
    391 bazën e të qenit më të zgjuar dhe më me gjasa për të gjetur zgjidhjen e
    392 problemit tuaj, ose mbi bazën e njohjes së më shumë nga problemet e
    393 zakonshme, ose pse dinë t’ju shpjegojnë më mirë se çfarë duhet të bëni. Këto
    394 janë tërë rrugët se si mund të konkurrojnë. Mund të përpiqen të jenë më të
    395 mirë, por nuk mund të pengojnë aktivisht konkurrentët e tyre.</p>
    396 
    397 <p><strong>BYTE</strong>: Pak a shumë si të blije një makinë. Për asistencë ose
    398 për mirëmbajtje në vazhdimësi, nuk jeni i detyruar të riktheheni te
    399 prodhuesi origjinal.</p>
    400 
    401 <p><strong>Stallman</strong>: Ose si të blesh një shtëpi&mdash;si do të ishte
    402 nëse i vetmi person që do t’ju rregullonte problemet me shtëpinë tuaj të
    403 ishte ai që e ndërtoi fillimisht? Ky është lloji i detyrimit që prek
    404 <em>software</em>-in pronësor. Njerëzit më tregojnë për një problem që ndodh
    405 në Unix. Ngaqë prodhuesit shesin versione të përmirësuara të Unix-it, kanë
    406 prirjen t’i grumbullojnë ndreqjet dhe t’i japin ato vetëm në trajtë
    407 dyore. Përfundimi është që të metat në fakt nuk ndreqen.</p>
    408 
    409 <p><strong>BYTE</strong>: Po përpiqen të tërë nga dy herë për të ndrequr të
    410 meta në rrugë të pavarur.</p>
    411 
    412 <p><strong>Stallman</strong>: Po. Ja një pikë tjetër që ndihmon të vendoset
    413 problemi i informacionit pronësor në optikën sociale. Sillni në mend krizën
    414 e pagesave të dëmshpërblimeve nga sigurimet. Që të mund të përfitojë çfarëdo
    415 kompensimi prej shoqërisë, një person i dëmtuar duhet të marrë një avokat
    416 dhe t’i ndajë paratë me avokatin. Ky është budallallëk dhe një rrugë e
    417 paefektshme për të ndihmuar viktimat e aksidenteve. Mendoni pastaj gjithë
    418 atë kohë që njerëzit e harxhojnë për t’u marrë punën konkurrentëve. Mendoni
    419 stilolapsat që paketohen në kuti të mëdha kartoni që kushtojnë më shumë se
    420 stilolapsi&mdash;vetëm për t’u siguruar që nuk do të vidhet stilolapsi. Nuk
    421 do të ishte më mirë të vinim stilolapsa falas në çdo qoshe rruge? Mendoni
    422 edhe gjithë pikëpagesat që pengojnë rrjedhën e trafikut. Bëhet fjalë për një
    423 dukuri shoqërore gjigante. Njerëzit gjejnë rrugë të bëjnë para duke penguar
    424 shoqërinë. Pasi arrijnë të pengojnë shoqërinë, mund të paguhen për t’i lënë
    425 njerëzit të qetë. Shpërdorimi i lidhur organikisht me pronësinë mbi
    426 informacionin do të bëhet gjithnjë e më me peshë dhe, tek e fundit, do të
    427 jetë dallimi midis utopisë, në të cilën askush nuk ka nevojë të punojë që të
    428 rrojë, pse gjithçka bëhet nga robotët, dhe botës si e jona, ku gjithkush
    429 shpenzon kaq shumë kohë duke përsëritur çfarë është duke bërë tjetri
    430 ngjitur.</p>
    431 
    432 <p><strong>BYTE</strong>: Pak a shumë si shkrimi i shënimeve për të drejta
    433 kopjimi te <em>software</em>-i.</p>
    434 
    435 <p><strong>Stallman</strong>: Më tepër si mbikëqyrje e kujtdo, për t’u siguruar
    436 që nuk ka kopje të ndaluara të çfarëdo gjëje dhe ribërjen e gjithë punës që
    437 njerëzit e kanë bërë tashmë, ngaqë është pronësore.</p>
    438 
    439 <p><strong>BYTE</strong>: Një mendje cinike mund të pyesë se si e fitoni jetën.</p>
    440 
    441 <p><strong>Stallman</strong>: Nga konsulenca. Kur jap konsulencë, gjithmonë
    442 ruaj të drejtën të jap çfarë shkrojta përgjatë aktit të konsulencës. Po
    443 ashtu, mund të nxjerr shpenzimet e jetës duke postuar kopje të
    444 <em>software</em>-it të lirë që shkrojta, apo që kanë shkruar të tjerë
    445 persona. Plot vetë dërgojnë $150 për GNU EMACS, por tani këto para shkojnë
    446 për Free Software Foundation që themelova. Fondacioni nuk më paguan ndonjë
    447 rrogë, sepse do të ishte përplasje interesash. Në vend të kësaj, punëson
    448 persona të tjerë të punojnë mbi GNU-në. Për sa kohë që mund të vazhdoj të
    449 fitoj jetesën nga konsulenca, mendoj se kjo është rruga më e mirë.</p>
    450 
    451 <p><strong>BYTE</strong>: Çfarë përfshin tani shiriti me shpërndarjen zyrtare
    452 GNU ?</p>
    453 
    454 <p><strong>Stallman</strong>: Hëpërhë shiriti përmban GNU EMACS (një version
    455 për krejt llojet e kompjuterave); Bison, një program që zëvendëson <abbr
    456 title="Yet Another Compiler Compiler">YACC</abbr>-in; që është dialekti
    457 super i thjeshtuar i profesor Sussman-it për LISP; dhe Hack, një lojë
    458 eksplorimi llogoresh, e ngjashme me Rogue.</p>
    459 
    460 <p><strong>BYTE</strong>: Doracaku i shtypur vjen bashkë me shiritin?</p>
    461 
    462 <p><strong>Stallman</strong>: Jo.  Doracakët e shtypur kushtojnë  $15 copa ose
    463 kopjojini vetë.  Kopjojeni këtë intervistë e ndajeni me të tjerët, po
    464 njësoj.</p>
    465 
    466 <p><strong>BYTE</strong>: Si mund të kihet një kopje e tij?</p>
    467 
    468 <p><strong>Stallman</strong>: I shkruani Free Software Foundation, 675
    469 Massachusetts Ave., Cambridge, MA 02139.</p>
    470 
    471 <address>[Adresa e tanishme (që prej 2005) është:<br />
    472      Free Software Foundation, 51 Franklin St, Fifth Floor, Boston, MA
    473 02110-1301, USA.<br />
    474      Me zë: +1-617-542-5942<br />
    475      Me faks: +1-617-542-2652]
    476 </address>
    477 
    478 <p><strong>BYTE</strong>: Çfarë do të bëni kur të keni mbaruar sistemin  GNU?</p>
    479 
    480 <p><strong>Stallman</strong>: S’jam i sigurt.  Ndonjëherë mendoj se do të
    481 vazhdoj të bëj të njëjtën gjë në fusha të tjera të <em>software</em>-it.</p>
    482 
    483 <p><strong>BYTE</strong>: Pra ky është i pari në një seri të plotë sulmesh mbi
    484 industrinë e <em>software</em>-it?</p>
    485 
    486 <p><strong>Stallman</strong>: Shpresoj të jetë kështu.  Por, ndoshta, ajo çka
    487 do të bëj, është të rroj një jetë të lehtë, duke punuar për pak kohë sa për
    488 të rrojtur.  S’kam pse rroj shtrenjtë.  Pjesën tjetër të kohës mund të gjej
    489 persona interesantë për shoqëri ose të mësoj të bëj gjëra që s’di t’i bëj.</p>
    490 </div>
    491 
    492 <div class="translators-notes">
    493 
    494 <!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't have notes.-->
    495  </div>
    496 </div>
    497 
    498 <!-- for id="content", starts in the include above -->
    499 <!--#include virtual="/server/footer.sq.html" -->
    500 <div id="footer" role="contentinfo">
    501 <div class="unprintable">
    502 
    503 <p>Ju lutemi, pyetjet dhe kërkesat e përgjithshme rreth FSF-së &amp; GNU-së
    504 dërgojini te <a href="mailto:gnu@gnu.org">&lt;gnu@gnu.org&gt;</a>.  Ka
    505 gjithashtu <a href="/contact/">mënyra të tjera për t’u lidhur me</a>
    506 FSF-në.  Njoftimet për lidhje të dëmtuara dhe ndreqje apo këshilla të tjera
    507 mund të dërgohen te <a
    508 href="mailto:webmasters@gnu.org">&lt;webmasters@gnu.org&gt;</a>.</p>
    509 
    510 <p>
    511 <!-- TRANSLATORS: Ignore the original text in this paragraph,
    512         replace it with the translation of these two:
    513 
    514         We work hard and do our best to provide accurate, good quality
    515         translations.  However, we are not exempt from imperfection.
    516         Please send your comments and general suggestions in this regard
    517         to <a href="mailto:web-translators@gnu.org">
    518 
    519         &lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p>
    520 
    521         <p>For information on coordinating and contributing translations of
    522         our web pages, see <a
    523         href="/server/standards/README.translations.html">Translations
    524         README</a>. -->
    525 Përpiqemi fort dhe bëjmë sa mundemi për të ofruar përkthime me cilësi të
    526 mirë dhe të përpikta.  Megjithatë, nuk jemi të përjashtuar nga
    527 papërsosmëritë. Ju lutemi, komentet dhe këshillat e përgjithshme lidhur me
    528 këtë dërgojini te <a
    529 href="mailto:web-translators@gnu.org">&lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p><p>Për
    530 të dhëna mbi bashkërendimin dhe parashtrimin e përkthimeve të faqeve tona
    531 web, shihni <a href="/server/standards/README.translations.html">README për
    532 përkthimet</a>.</p>
    533 </div>
    534 
    535 <!-- Regarding copyright, in general, standalone pages (as opposed to
    536      files generated as part of manuals) on the GNU web server should
    537      be under CC BY-ND 4.0.  Please do NOT change or remove this
    538      without talking with the webmasters or licensing team first.
    539      Please make sure the copyright date is consistent with the
    540      document.  For web pages, it is ok to list just the latest year the
    541      document was modified, or published.
    542      
    543      If you wish to list earlier years, that is ok too.
    544      Either "2001, 2002, 2003" or "2001-2003" are ok for specifying
    545      years, as long as each year in the range is in fact a copyrightable
    546      year, i.e., a year in which the document was published (including
    547      being publicly visible on the web or in a revision control system).
    548      
    549      There is more detail about copyright years in the GNU Maintainers
    550      Information document, www.gnu.org/prep/maintain. -->
    551 <p>Të drejta kopjimi &copy; 1999, 2021 Free Software Foundation, Inc.</p>
    552 
    553 <p>Kjo faqe mund të përdoret sipas një licence <a rel="license"
    554 href="http://creativecommons.org/licenses/by-nd/4.0/">Creative Commons
    555 Attribution-NoDerivatives 4.0 International License</a>.</p>
    556 
    557 <!--#include virtual="/server/bottom-notes.sq.html" -->
    558 <div class="translators-credits">
    559 
    560 <!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't want credits.-->
    561  </div>
    562 
    563 <p class="unprintable"><!-- timestamp start -->
    564 U përditësua më:
    565 
    566 $Date: 2021/12/01 18:59:43 $
    567 
    568 <!-- timestamp end -->
    569 </p>
    570 </div>
    571 </div>
    572 <!-- for class="inner", starts in the banner include -->
    573 </body>
    574 </html>