Filozofia e Projektit GNU

Shihni audio-video.gnu.org për regjistrime fjalimesh të Richard Stallman-it.

Software i lirë do të thotë që përdoruesit e software-it gëzojnë liri. (Thelbi këtu nuk është te çmimi.) Sistemin operativ GNU e zhvilluam që përdoruesit të munden të gëzojnë liri në përdorimin e kompjuterit.

Më hollësisht, software i lirë do të thotë që përdoruesit gëzojnë katër liri thelbësore: (0) ta xhirojnë programin, (1) ta studiojnë dhe ta ndryshojnë programin në formën e tij si kod burim, (2) të rishpërndajnë kopje të përpikta të tij, dhe (3) të shpërndajnë versione të ndryshuara.

Software-i ndryshon nga objektet materiale—të tilla si karriget, qoftet, apo benzina—ngaqë mund të kopjohen dhe ndryshohen shumë më kollaj. Këto lehtësira janë ato që e bëjnë software-in të dobishëm; ne besojmë që ato do të duhej të ishin të lirë t’i shfrytëzonin përdoruesit e një programi, jo vetëm programuesi në fjalë.

Për të lexuar më tepër mbi këto, ju lutemi, përzgjidhni një ndarje prej menusë së mësipërme.

Kujdesemi gjithashtu edhe për një listë të artikujve të shtuar së fundmi.

Hyrje

Kujdesemi edhe për një listë të Enteve që Punojnë për Lirinë në Fushën e Kompjuterave dhe Komunikacioneve Elektronike.