Për të mësuar më tepër rreth kësaj çështjeje, mund të lexoni gjithashtu faqen tonë mbi Linux-in dhe Projektin GNU, faqen tonë Pse GNU/Linux? dhe faqen tonë mbi Përdorues të GNU-së Që Nuk Kanë Dëgjuar Kurrë Për GNU-në.
Kur njerëzit shohin se ne përdorim dhe këshillojmë emrin GNU/Linux për një sistem që mjaft të tjerë thjesht e quajnë “Linux”, atyre u lindin shumë pyetje. Ja pyetjet e bëra rëndom, dhe përgjigjet tona.
Pa hile, të paktën duhet të përmendemi njësoj.
Për më tepër shpjegime, shihni Linux-i dhe Sistemi GNU dhe Përdorues të GNU-së Që Nuk Kanë Dëgjuar Kurrë Për GNU-në, dhe Projekti GNU, për historikun.
Duke e quajtur sistemin GNU/Linux pranohet roli që idealizmi ynë luajti në krijimin e bashkësisë sonë, dhe ndihmohet publiku të pranojë rëndësinë praktike të këtyre idealeve.
Njerëzit që ndërthurën Linux-in me sistemin GNU nuk qenë të vetëdijshëm se kaq qe veprimtaria e tyre. Ata u përqendruan te pjesa që qe Linux dhe nuk kuptuan se më shumë te ndërthurja qe GNU. Filluan ta quanin “Linux” edhe pse ai emër s’i shkonte për shtat asaj çka kishin. Na u deshën disa vjet që të kuptonim se ku qe problemi këtu dhe t’u kërkonim njerëzve ta ndreqnin këtë praktikë. Në atë kohë, ngatërrimi pat filluar duke qenë më para.
Shumica e njerëzve që e quan sistemin “Linux” s’kanë dëgjuar kurrë pse kjo s’është gjëja e saktë. Panë të tjerë që e përdornin këtë emër dhe e morën të mirëqenë që duhej të ishte i saktë. Emri “Linux” përhap gjithashtu një pamje të rreme mbi origjinën e sistemit, ngaqë njerëzit priren të hamendësojnë se historiku i sistemit qe i tillë që emri t’i përshtatej. Fjala vjen, ata shpesh besojnë se zhvillimi i tij zuri fill me Linus Torvalds-in më 1991. Kjo pamje e rreme priret të përforcojë idenë se sistemi do të duhej quajtur “Linux”.
Mjaft nga pyetjet këtu përfaqësojnë përpjekjet e njerëzve për të përligjur emrin që janë mësuar të përdorin.
Kur njerëzit e quajnë krejt sistemin “Linux”, në fakt quajnë tërë sistemin me emrin e kernelit. Kjo shkakton shumë lloje ngatërrimi, ngaqë vetëm ekspertët mund të tregojnë nëse një pohim ka të bëjë me kernelin apo me krejt sistemin. Duke e quajtur krejt sistemin “GNU/Linux”, dhe kernelin “Linux”, shmangni dykuptimësinë.
Linus Torvalds ka qenë ndikuar pjesërisht nga një fjalim mbi GNU-në në Finlandë më 1990. Është e mundur që edhe pa këtë ndikim ta kish shkruar kernelin e ngjashëm me Unix, por ndoshta mund të mos kish qenë software i lirë. Linux-i u bë i lirë më 1992 kur Linus e rihodhi në qarkullim nën GNU GPL. (Shihni shënime versioni për versionin 0.12.)
Edhe sikur Torvalds ta kish hedhur në qarkullim Linux-in nën ndonjë leje tjetër për software të lirë, vetëm një kernel i lirë nuk do të kish sjellë ndonjë ndryshim kushedi në botë. Rëndësia e Linux-it rrodhi prej vendit që zinte në një kuadër më të gjerë pune, një sistem operativ krejtësisht të lirë: GNU/Linux.
Sidoqoftë, ka njerëz të cilëve nuk u pëlqen kjo që themi. Ndonjëherë këta, si kundërpërgjigje, na shtyjnë tej. Ka raste që janë kaq të vrazhdët sa dikush pyet veten nëse këta me qëllim po përpiqen të na trembin e të na bëjnë të heshtim. Gojën nuk na e mbyllin dot, por bashkësisë ia japin një krisje, ndaj shpresojmë që të arrini t’i bindni të reshtin së bëri kështu.
Sidoqoftë, ky është shkak vetëm dytësor përçarjeje në bashkësinë tonë. Përçarja më e madhe te bashkësia është mes njerëzve që e vlerësojnë software-in e lirë si çështje shoqërore dhe etike dhe e konsiderojnë software-in pronësor një problem shoqëror (mbështetësit e lëvizjes për software të lirë), dhe ata që përmendin vetëm përfitimet praktike dhe e paraqesin software-in e lirë vetëm si model të efektshëm zhvillimi (lëvizja për burim të hapur).
Ky mospajtim nuk është thjesht punë emrash—është punë ndarjeje për hir të vlerave bazë. Është thelbësore për bashkësinë ta shohë dhe të mendohet rreth këtij mospajtimi. Emrat “ software i lirë” dhe “burim i hapur” janë simbolet e dy kampeve. Shihni Pse Burimi i Hapur nuk e rrok thelbin e Software-it të Lirë.
Mospajtimi mbi vlerat shkon pjesërisht në një vijë me vëmendjen që njerëzit i kushtojnë rolit të Projektit GNU te bashkësia jonë. Njerëzit që çmojnë lirinë ka më shumë të ngjarë ta quajnë sistemin “GNU/Linux”, dhe njerëzit që mësojnë se sistemi është “GNU/Linux” ka më tepër gjasa t’i kushtojnë vëmendje argumenteve tanë filozofikë mbi lirinë dhe bashkësinë (çka shpjegon pse zgjedhja e emrave të sistemit shpie në një ndryshim të njëmendtë për shoqërinë). Sidoqoftë, mospajtimi ndoshta do të ekzistonte edhe nëse gjithkush do ta dinte origjinën e njëmendtë të sistemit dhe emrin e tij të saktë, ngaqë problemi është i njëmendtë. Mund të tretet vetëm nëse ne që çmojmë lirinë, bindim gjithsecilin (çka nuk do të jetë e lehtë), ose na mundin plotësisht (le të shpresojmë se jo).
Njerëzit që e thonë këtë ndoshta janë "geeks", me të tjerë geeks-a në mendje. Geeks-at shpesh kanë dijeni mbi GNU-në, por shumë prej tyre kanë një ide plotësisht të gabuar mbi atë çka është GNU-ja. Sa për shembull, mjaft prej tyre mendojnë se është një koleksion “mjetesh”, ose një projekt për zhvillim mjetesh.
Fjalët e përdorura në këtë pyetje, çka është tipike, ilustrojnë një tjetër keqkuptim. Të flasësh për “rolin e GNU-së” në zhvillimin e diçkaje nënkupton që GNU-ja është një grup njerëzish. GNU-ja është një sistem operativ. Mund të kish kuptim të flitej rreth rolit të Projektit GNU në këtë apo në atë veprimtari, por jo në atë të GNU-së.
Në vendet e zhvilluara, thuajse gjithkush e di vërtet që sistemi “Windows” është bërë nga Microsoft-i, kështu që shkurtimi nga “Microsoft Windows“ në “Windows” nuk ngatërron njeri lidhur me natyrën dhe origjinën e atij sistemi. Shkurtimi i “GNU/Linux-it” në “Linux” jep ide të gabuar lidhur me se nga rrjedh sistemi.
Vetë pyetja është ngatërruese, ngaqë GNU dhe Microsoft nuk janë nga i njëjti lloj gjërash. Microsoft është një shoqëri; GNU është një sistem operativ.
Projekti GNU u quajt kështu për shkak të sistemit operativ GNU—është projekti për zhvillimin e sistemit GNU. (Shihni njoftimin fillestar të 1983-it.)
Zhvilluam programe të tillë si GCC, GNU Emacs, GAS, GLIBC, BASH, etj., ngaqë na duheshin për sistemin operativ GNU. GCC, GNU Compiler Collection është përpiluesi që shkruam për sistemin operativ GNU. Ne, gjithë ata persona që punuan në Projektin GNU, hartuan edhe Ghostscript, GNUCash, GNU Chess dhe GNOME për sistemin GNU.
Kerneli është njëri nga programet e një sistemi operativ—programi që u shpërndan mundësitë e makinës programeve të tjera që xhirohen. Kerneli kujdeset gjithashtu për nisjen dhe ndalimin e programeve të tjera.
Si për t’i ngatërruar gjërat, disa njerëz e përdorin termin “sistem operativ” për të nënkuptuar “kernelin”. Të dy përdorimet e termit i kanë rrënjët thellë në vite. Përdorimi i “sistemit operativ” për të nënkuptuar “kernelin” gjendet në një numër librash shkollorë mbi konceptimin e sistemeve, që herët në vitet ’80. Në të njëjtën kohë, gjatë viteve ’80, “sistemi operativ Unix” kuptohej se përfshinte krejt programet e sistemit, dhe versioni Unix i Berkeley-t përfshinte madje dhe lojëra. Ngaqë synonim që GNU të ishte sistem operativ i ngjashëm me Unix, e përdorim termin “sistem operativ” në të njëjtën mënyrë.
Shumicën e kohës kur njerëzit flasin për “sistemin operativ Linux” e përdorin togfjalëshin “sistem operativ” në të njëjtin kuptim që e përdorim dhe ne: nënkuptojnë me të koleksionin e plotë të programeve. Po qe se kjo është ajo të cilës i referoheni, ju lutemi, quajeni “GNU/Linux”. Po qe se e kishit fjalën vetëm për kernelin, atëherë “Linux” është emri i saktë për të, por ju lutemi, thoni “kerneli” po ashtu, për të shmangur dykuptimësinë lidhur se për cilën pjesë software-i e keni fjalën.
Po qe se parapëlqeni përdorimin e disa termave të tjerë të tillë si “shpërndarje sistemi” për koleksionin e plotë të programeve, në vend të “sistemit operativ”, asnjë problem. Në raste të tilla do të flitnit për shpërndarje sistemi GNU/Linux.
Një ndërtesë krijohet nga shumë pjesë të vogla të përgjithshme që i presin e i vënë tok in situ. Duhen vënë tok nga poshtë lart. Ndaj, po qe se nuk janë ndërtuar themelet, nuk ndërton dot ndonjë pjesë thelbësore; ajo çka keni, është një gropë në terren.
Përkundrazi, një sistem operativ përbëhet nga përbërës të ndërlikuar që mund të zhvillohen në çfarëdo radhe. Pasi të keni krijuar shumicën e përbërësve, shumica e punës është kryer. Më shumë i ngjan Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, se sa një banese. Nëse shumica e moduleve të Stacionit Hapësinor qenë në orbitë por po pritej për një modul tjetër thelbësor, kjo do t’i ngjante sistemit GNU më 1992.
Ai standard është shumë strikt, jo rruga e duhur për të gjykuar kontributet e cilitdo kontribues.
Linus Torvalds dha një kontribut të rëndësishëm në sistemin operativ që përdorim; Projekti GNU filloi më herët dhe kontribuoi shumë më tepër. Emri “GNU/Linux” i jep hakën secilit.
Pritej që të hidhnim në qarkullim sistemin GNU të paketuar për instalim, por ky plan doli nga loja për shkakt të ngjarjeve: më 1992 të tjerë persona po paketonin tashmë variante GNU që përmbanin Linux. Duke filluar nga 1993 ne sponsorizuam një përpjekje për të krijuar një shpërndarje më të mirë dhe më të lirë GNU/Linux, të quajtur Debian GNU/Linux. Themeluesi i Debian-it e kish zgjedhur tashmë atë emër. Nuk i kërkuam ta quante thjesht “GNU”, ngaqë ai do të ishte emri i një versioni të sistemit me kernelin GNU Hurd—i cili ende nuk qe gati.
Kerneli GNU Hurd nuk u bë kurrë mjaftueshmërisht gati; ua këshillojmë vetëm atyre që duan të merren me të. Pra, nuk e paketuam kurrë GNU-në me kernelin GNU Hurd. Megjithatë, Debian-i e paketoi këtë ndërthurje si Debian GNU/Hurd.
Tani po merremi me një përgjegjës të përparuar paketimesh me bazë Scheme, të quajtur GUIX, dhe një shpërndarje të plotë të bazuar mbi të, të quajtur Guix System Distribution ose GuixSD. Kjo përfshin një ripaketim të një pjese domethënëse të sistemit GNU.
Nuk e kryem kurrë hapin e fundit për paketimin e GNU-së nën emrin “GNU”, por kjo nuk ndryshon gjë rreth asaj se çfarë është GNU-ja. GNU-ja është një sistem operativ.
Ngaqë këto dy konstruksione përdoren si sinonime, shprehja “kerneli Linux” mund të interpretohet lehtësisht si të thoshte “kerneli i Linux-it” dhe të lërë të kuptohet që Linux-i mund të jetë më tepër se një kernel. Mund ta shmangni mundësinë e këtij keqkuptimi duke thënë ose shkruar “kerneli, Linux-i” ose “Linux-i, kerneli”.
Emri më i shkurtër i ligjëruar për këtë sistem është “GNU”, por e quajmë “GNU/Linux” për arsyet e dhëna më poshtë.
Te “Glinux”, emri “GNU” s’duket qartë, kështu që shumica e njerëzve s’do ta vinin re. Edhe pse shkruar me të mëdha, si “GliNUx”, shumica e njerëzve s’do ta kapnin dot se përmban një referencë ndaj GNU-së.
Do të ishte sikur të shkruhej “GNU/Linux”, por me “GNU/” me shkronja kaq të vogla saqë shumica e njerëzve s’do ta lexonin dot.
Të thuash apo shtypësh “GNU/”, ha vetëm një sekondë. Nëse e vlerësoni sistemin që ne ndërtuam, a nuk mund të shpenzoni një sekondë që të mirënjihet vepra jonë?
Në fakt, “GNU/Linux” përbëhet vetëm nga tre rrokje. “Fatkeqësisht” është katër rrokje, dhe megjithatë njerëzit nuk tregojnë ngurrim për ta përdorur atë fjalë.
Lënia pa përmendur e “Matthew” nuk përfaqëson gabim ndonjë gjë rreth natyrës, origjinës, ideve apo qëllimeve të Stallman-it. Lënia pa përmendur e “GNU”-së s’i përfaqëson këto gjëra rrett sistemit GNU/Linux.
Ky është një shembull i një mënyre të përdorur shpesh për fshehje diçkaje të pavërtetë: mbulimi i saj brenda një analogjie mashtruese. Një analogji më e mirë do të ishte, “Pse të mos e quajmë Stallman-in ‘Torvalds’?”
Pra, nëse doni t’i referoheni sistemit thjesht si “GNU”, për shmangie pagese ngaqë e quani “Linux”, nuk do t’ju kritikojmë.
Nëse e ndjeni edhe më fort nevojën e dhënies së hakës atje ku duhet, mund të mbani parasysh që edhe disa kontribues dytësorë po ashtu meritojnë të përmenden në emrin e sistemit. Po qe kështu, mos na ardhtë radha të ngrihemi kundër kësaj. Nëse keni përshtypjen se X11 meriton hakë në emrin e sistemit, dhe dëshironi ta quani sistemin GNU/X11/Linux, ashtu qoftë. Nëse keni përshtypjen se Perl thjesht thërret për përmendje, dhe doni të shkruani GNU/Linux/Perl, jepini.
Ngaqë një emër i gjatë si GNU/X11/Apache/Linux/TeX/Perl/Python/FreeCiv bëhet i pakuptimtë, në një farë pike do të na duhet të vendosim një prag dhe të lëmë jashtë emrat e mjaft kontributeve të tjerë dytësorë. Nuk ka ndonjë vend të saktë të vetëkuptueshëm për vendosjen e pragut, ndaj kudo që ta vendosni, nuk kemi për ta kundërshtuar.
Nivele të ndryshëm pragu do të shpinin në zgjedhje të ndryshme për emrin e sistemit. Por një emër që nuk rrjedh nga shqetësimet mbi të qenët i paanshëm dhe për dhënien e hakës të zotit, për asnjë nivel pragu, është “Linux”. Nuk mund të jetë paanësi dhënia e krejt hakës njërit prej kontributeve dytësorë (Linux), ndërkohë që lihet jashtë kontributi parësor (GNU).
GNU është ndryshe ngaqë është më shumë se sa thjesht një program i kontribuar nga dikush, më tepër se sa një koleksion programesh të kontribuar nga disa. GNU është kuadri i punës në të cilin sistemi u ndërtua.
GNU-ja është një pjesë e vogël e sistemit sot, dhe Linux është pjesë akoma më e vogël. Por janë thelbi i sistemit; sistemi doli nga ndërthurja e tyre. Ndaj, emri “GNU/Linux” mbetet i përshtatshëm.
GNU-ja nuk është i krahasueshëm me Red Hat-in apo Novell-in; nuk është shoqëri, apo ent, apo madje as veprimtari. GNU-ja është një sistem operativ. (Kur flasim për Projektin GNU, e kemi fjalën për projektin e zhvillimit të sistemit GNU.) Sistemi GNU/Linux bazohet në GNU, e prandaj do të duhej që GNU të dukej te emri i tij.
Shumica e kontributit nga këto shoqëri te sistemi GNU/Linux përbëhet nga kodi që kanë kontribuar te paketa të ndryshme GNU përfshi GCC-në dhe GNOME-n. Të thuash GNU/Linux u jep hakën këtyre shoqërive bashkë me gjithë pjesën tjetër të zhvilluesve të GNU-së.
Linux-i nuk është paketë GNU; pra, nuk ka qenë zhvilluar nën parzmoren e Projektit GNU apo kontribuar veçanërisht te Projekti GNU. Linus Torvalds-i e shkrojti Linux-in në mënyrë të pavarur, si projekt të vetin. Ndaj “Linux-i, që është një paketë GNU” nuk qëndron.
Nuk po flasim për një version GNU të dallueshëm të Linux-it, kernelit. Shpërndarjet e lira GNU/Linux kanë versione të ndarë të Linux-it, ngaqë versioni “standard” përmban “koklavitje firmware” jo të lira. Nëse kjo do të qe pjesë e Projektit GNU, mund të shihej mundësia e “GNU Linux”; por nuk do të donim ta quanim kështu, ngaqë do të ishte shumë ngatërruese.
Po flasim për një version të GNU-së, sistemit operativ, të dallueshëm nga pasja e Linux-it për kernel. Pjerrësja i shërben rastit, ngaqë do të thotë “ndërthurje”. (Kujtoni rastin “Input/Output”.) Ky sistem është ndërthurje e GNU-së dhe Linux-it; prej këndej rrjedh edhe “GNU/Linux”.
Ka mënyra të tjera për të shprehur “ndërthurjen”. Nëse mendoni që shenja plus është më e qartë, ju lutemi, përdoreni. Në Frëngjisht, një vijë në mes është e qartë: “GNU-Linux”. Në Spanjisht, ndonjëherë themi “GNU con Linux”.
Ju lutemi, shqiptojeni si “GNU pjerrake Linux.” Nëse nuk shqiptoni pjerraken, njerëzit do të mendojnë se po thoni “GNU Linux,”, çka s’është emër i përshtatshëm për kombinimin.
Duke ndjekur rregullat e anglishtes, në trajtën “GNU Emacs”, fjala “GNU” modifikon “Emacs”. Kjo është rruga e drejtë për të përshkruar një program të quajtur Emacs i cili është një paketë GNU.
“GNU/Emacs” do të thoshte ndërthurja e GNU-së, sistemit operativ, dhe programit Emacs. Kjo nuk mund të thuhet për këtë program, ndaj “GNU/Emacs” është rruga e gabuar për t’iu referuar atij.
Është e saktë dhe e drejtë të përmenden kontributi themelor së pari. Kontributi GNU në sistem jo vetëm është më i madh se sa Linux-i dhe para Linux-it, në fakt ne nisëm krejt veprimtarinë.
Veç kësaj, “GNU/Linux”-i pajtohet me faktin që Linux-i është niveli më i ulët i sistemit dhe që GNU-ja plotëson nivele teknikisht më të lartë.
Sidoqoftë, nëse parapëlqeni ta quani sistemin “Linux/GNU”, kaq është shumë më mirë se sa ajo që bëjnë njerëzit zakonisht, çka është lënia krejtësisht jashtë e GNU-së dhe që e bën të duket sikur krejt sistemi është Linux.
Nëse një shpërndarje GNU/Linux do ta quanin “Aksh BSD”, ju do ta merrnit për gabim. Do t’u thonit, “Ky sistem s’është BSD”. Dhe as Linux nuk është.
Do të thotë që njerëzit që krijojnë shpërndarjen “Aksh Linux” po përsërisin gabimin e zakonshëm. Ne e çmojmë faktin që shpërndarje si Debian, Dragora, Musix, Trisquel, dhe Venenux kanë birësuar GNU/Linux si pjesë të emrit të tyre zyrtar, dhe shpresojmë që nëse merreni me një tjetër shpërndarje, t’i nxisni të bëjnë të njëjtën gjë.
Kur përhapin informacione të gabuara duke ndryshuar “GNU” në “Linux”, dhe e quajnë versionin e tyre “Aksh Linux”, është e drejtë që ta ndreqni informacionin e gabuar duke e quajtur “Aksh GNU/Linux”.
Nuk i bëjmë dot ta bëjnë këtë si duhet, por nuk jemi nga ata që heqin dorë meqë rruga nuk qenkësh e lehtë. Mund të mos keni aq ndikim në dorën tuaj sa IBM-ja apo Red Hat-i, por prapë mund të ndihmoni. Së toku mund ta ndryshojmë gjendjen deri në atë shkallë, sa shoqëritë të fitojnë më shumë para duke e quajtur “GNU/Linux”.
Çështja është si të ndryshohet kjo.
Duke qenë se shumica e bashkësisë që përdor GNU-në me Linux prej kohësh nuk e kupton që kjo është çështja, heqja dorë prej nesh nga këto versione të ndotura, duke thënë që nuk janë vërtet GNU, nuk do t’u mësonte përdoruesve ta vlerësonin më tepër lirinë. Mund të mos e merrnin mesazhin e synuar. Vetëm se do të përgjigjeshin se nuk e kishin menduar kurrë që këto sisteme qenë GNU së pari.
Rruga për t’i drejtuar këta përdorues të shohin lidhjen me lirinë është saktësisht e kundërta: t’u bëhet e ditur atyre se krejt këto versione sistemi janë versione të GNU-së, se të tëra bazohen në një sistem që ekziston pikë për pikë për hir të lirisë së përdoruesve. Me të kuptuar këtë, mund të fillojnë t’i shohin shpërndarjet që përfshijnë software jo të lirë si versione të deformuara, të ndotura, të GNU-së, në vend se t’i mendojnë si versione të pastra dhe të përshtatshme të “Linux”.
Është shumë e dobishme të fillohen Grupe Përdoruesish GNU/Linux, që e quajnë sistemin GNU/Linux dhe vendosin idealet e Projektit GNU si bazë të veprimtarisë të tyre. Nëse Grupi i Përdoruesve të Linux-it në zonën tuaj ka problemet e përshkruara më sipër, këshillojmë që ose të bëni fushatë brenda grupit për të ndërruar orientimin (dhe emrin) e tij, ose të filloni një grup të ri. Njerëzit që përqendrohen në qëllime më sipërfaqësore kanë të drejtën e tyre të kenë pikëpamje të tyret, por mos i lejoni t’ju marrin me vete!
Sa për zhvillimin e një shpërndarjeje GNU/Linux, e bëmë njëherë, kur financuam zhvillimet e hershme të Debian GNU/Linux-it. Ta bëjmë sërish nuk duket e dobishme; do të donte shumë punë, dhe po qe se shpërndarja e re nuk do të kishte përparësi praktike domethënëse ndaj shpërndarjeve të tjera, nuk do t’i shërbente ndonjë qëllimi.
Në vend të kësaj, ne ndihmojmë zhvilluesit e shpërndarjeve GNU/Linux 100% të lira, të tilla si gNewSense dhe Ututo.
Po të qe për të marrë një version të GNU/Linux-it dhe ta rietiketojmë si “GNU”, do të qe si të merrnim një version të sistemit GNU dhe ta etiketonim “Linux”. Kjo nuk ishte e drejtë, dhe nuk duam të veprojmë kështu.
Personat që bënë ndryshimet treguan pak interes për bashkëpunim me ne. Njëri prej tyre, në fakt, na tha se nuk i bëhej vonë të punonte me Projektin GNU sepse qe “përdorues i Linux-it”. Çka na ra rëndë, ngaqë personat që kaluan paketat GNU edhe për sisteme të tjerë përgjithësisht donin të punonin me ne për t’i pasur ndryshimet të përfshira në projektin tonë. Megjithatë këta persona, që po zhvillonin një sistem i cili bazohej së pari në GNU, qenë grupi i parë (dhe, ende, praktikisht të vetmit) që s’dëshironin të punonin me ne.
Qe kjo përvojë që na tregoi së pari se kish persona që po e quanin një version të sistemit GNU “Linux”, dhe se ky ngatërrim po errësonte punën tonë. Kërkesa jonë për ta quajtur sistemin “GNU/Linux” është përgjigjja jonë për këtë problem, dhe për probleme të tjera të shkaktuara nga emërtimi i shtrembër “Linux”.
Në fakt, nuk pritëm. Rreth kësaj filluam të diskutonim privatisht me zhvilluesit dhe shpërndarësit diku aty nga 1994, dhe kaluam në fushatë publike më 1996. Do të vazhdojmë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
GNU, sistemi operativ, përbëhet nga shumë programe të ndryshme. Disa nga programet në GNU qenë shkruar si pjesë e Projektit GNU ose dhënë veçanërisht për të; këto janë paketat GNU, dhe ne shpesh përdorim “GNU” në emrat e tyre.
Është në dorën e zhvilluesve të një programi të vendosin nëse duan ta kontribuojnë dhe ta bëjnë atë një paketë GNU. Nëse keni zhvilluar një program dhe do të donit të jetë paketë GNU, ju lutemi, na shkruani <gnu@gnu.org>, që të mund ta vlerësojmë dhe të vendosim nëse e duam.
Nuk do të ishte e drejtë të vihej emri GNU mbi çdo program individual që është hedhur në qarkullim nën GPL. Po qe se shkruani një program dhe e hidhni në qarkullim nën GPL (Leja e Përgjithshme Publike), kjo nuk do të thotë që e shkroi Projekti GNU ose që e shkruat për ne. Fjala vjen, kerneli, Linux-i,qarkullon nën GNU GPL, por Linusi nuk e shkrojti si pjesë të Projektit GNU—e kreu punën në mënyrë të pavarur. Nëse diçka nuk është paketë GNU, Projekti GNU nuk mund të marrë dafinat për të, dhe vendosja e “GNU”-së te emri i saj do të ishte e pasaktë.
Në kontrast me këtë, e meritojmë hakun e përgjithshëm për sistemin operativ GNU si të tërë, edhe pse jo për çdo program në të. Sistemi ekziston si sistem falë vendosmërisë dhe këmbënguljes sonë, që prej 1984-s, shumë vite para se të fillonte Linux-i.
Sistemi operativ nën të cilin Linux-i u bë popullor qe në thelb i njëjtë me sistemin operativ GNU. Nuk qe krejtësisht i njëjtë, ngaqë pati tjetër kernel, por në pjesën më të madhe qe i njëjti sistem. Qe një variant i GNU-së. Qe sistemi GNU/Linux.
Linux-i vazhdon të përdoret së pari në derivate të atij sistemi—në versionet e sotme të sistemit GNU/Linux. Ajo që u jep këtyre sistemeve identitetin e tyre është GNU-ja dhe Linux-i në qendër të tyre, jo përjashtimisht Linux-i.
Asnjë rresht kodi te GNU nuk vjen prej Unix-it, por GNU-ja është sistem i përputhshëm me Unix-in; ndaj, mjaft nga idetë dhe karakteristikat e GNU-së vijnë prej Unix-it. Emri “GNU”, që do të thotë “GNU’s Not Unix”, është një mënyrë gaztore për t’i dhënë hakën Unix-it për të, në vijim të një tradite hacker-ësh për shkurtime ripërsëritëse që zuri fill në vitet ’70.
Shkurtimi i parë ripërsëritës qe TINT, “TINT Is Not TECO”. Autori i TINT-it shkroi një tjetër sendërtim të TECO-s (kish ndërkohë mjaft të tillë, për sisteme të ndryshëm), por në vend që ta quante me një emër të zbehtë si “kështu-ose-ashtu TECO”, i shkoi në mendje një emër zbavitës. (Ky është kuptimi për hacking: mençuri lojcake.)
Hacker-ë të tjerë e pëlqyen kaq shumë emrin sa filluan ta imitojnë stilin. U bë si traditë që, sa herë që shkruanit nga e para një program që qe i ngjashëm me ndonjë program ekzistues (le të themi që e kish emrin “Klever”), t’i jepnit një emër shkurtim ripërsëritës, të tillë si “MINK” për “MINK Is Not Klever”. Në po të njëjtën frymë e quajtëm zëvendësimin tonë për Unix-in “GNU’s Not Unix”.
Historikisht, AT&T, që krijoi Unix-in, nuk donte që ndonjë t’i jepte hakën duke përdorur “Unix” te emri i një sistemi të ngjashëm, as edhe në një sistem 99% të kopjuar nga Unix. AT&T në fakt pat kërcënuar se do të padiste këdo që do t’i jepte hakë AT&T-së në këtë mënyrë. Kjo është arsyeja pse versionet e ndryshme të modifikuara të Unix-it (të tërë pronësorë, si Unix) patën emra krejt të ndryshëm që s’e përfshinin “Unix”-in.
Sistemi BSD qe krijuar nga UC Berkeley si software jo i lirë, në vitet ’80, dhe kaloi i lirë në fillim të viteve ’90. Çfarëdo sistemi operativ që ekziston sot është, thuajse me siguri, ose variant i sistemit GNU, ose ndonjë lloj sistemi BSD.
Njerëzit ndonjëherë pyesin nëse edhe BSD është variant i GNU-së, siç është GNU/Linux. Jo, nuk është. Zhvilluesit e BSD-së patën frymëzimin ta bëjnë kodin e tyre software të lirë nga shembulli i Projektit GNU, dhe thirrje shprehimisht prej aktivistësh të GNU-së i ndihmuan t’ia nisin punës, por kodi ka pak puqje me GNU-në.
Sistemet BSD sot përdorin disa paketa GNU, ashtu si edhe sistemi GNU dhe variante të tij përdorin disa programe BSD; sidoqoftë, marrë në tërësi, janë dy sisteme të ndryshëm që kanë bërë përpara ndarazi. Zhvilluesit BSD nuk shkruan ndonjë kernel për t’ia shtuar sistemit GNU, ndaj një emër i tillë si GNU/BSD nuk do t’i shkonte gjërave.
Lidhja mes GNU/Linux-it dhe GNU-së është shumë e ngushtë, dhe për këtë shkak emri “GNU/Linux” është i përshtatshëm për të.
Ka një version të GNU-së që përdor një kernel nga NetBSD. Zhvilluesit e tij e quajnë “Debian GNU/NetBSD”, por “GNU/kernelofNetBSD” do të ishte më i saktë, ngaqë NetBSD është një sistem i tërë, jo thjesht kerneli. Ky nuk është një sistem BSD, ngaqë pjesa dërrmuese e sistemit është e njëjtë me sistemin GNU/Linux.
GNU-ja është një sistem operativ i mirëmbajtur nga një bashkësi. Përfshin shumë më tepër gjëra se thjesht paketa software GNU (për të cilat kemi një listë), dhe njerëzit shtojnë vazhdimisht paketa. Pavarësisht këtyre ndryshimeve, mbetet ende sistemi GNU, dhe shtimi i Linux-it në të shpie te GNU/Linux. Nëse përdorni një pjesë të sistemit GNU, duke lënë mënjanë pjesën tjetër, nuk ka ndonjë mënyrë me mend për të thënë se “sa” përdorët.
Nëse e shohim çështjen në nivel paketash, Linux është një paketë e rëndësishme e sistemit GNU/Linux. Përfshirja e një pakete të rëndësishme GNU mjafton për të përligjur kërkesën tonë për përmendje të barasvlershme.
Android-i është sistem shumë i ndryshëm nga sistemi GNU/Linux — ngaqë këta të dy kanë shumë pak kod të përbashkët. Në fakt, e vetmja gjë që kanë të përbashkët është Linux-i.
Nëse e quani sistemin e plotë GNU/Linux “Linux”, keni për të parë se do t’ju nevojitet të thoni gjëra të tilla si, “Android përmban Linux, por s’është Linux, ngaqë s’ka libraritë dhe mjetet e zakonshme Linux [sic] [duke nënkuptuar sistemin GNU]”.
Android-i përmban aq Linux, sa GNU/Linux-i. Ajo çka nuk ka, është sistemi GNU. Android-i e zëvendëson atë me software Google që funksion goxha ndryshe. Ajo çka e bën Android-in të ndryshëm nga GNU/Linux-i është mungesa e GNU-së.
Publikut do t’i duket shumë e çuditshme të flitet për përdorim të Android-it si “përdorim të Linux-it”. Është si të bisedohet me dikë, dhe mandej të thuhet se biseduat me zorrët apo me sistemin e frymëmarrjes së atij personi.
Publiku do ta kuptojë idenë e “të përdorurit të Linux-it” kur është vërtet GNU/Linux, përmes keqkuptimit të rëndomtë: duke e menduar krejt sitemin si “Linux”.
Përdorimi i Android-it dhe përdorimi i GNU/Linux-it janë tërësisht të ndryshëm, aq të ndryshëm sa lëvizja me automjet dhe lëvizja me një biçikletë. Fakti që dy të parët përmbajnë Linux është pa rëndësi për përdorimin e tyre, ashtu si fakti që një makinë dhe një biçikletë janë struktura metalike nuk ndikon në përdorimin e këtyre të dyjave. Nëse doni të flisni mbi përdorimin e makinave dhe biçikleta, s’do të flisnit rreth “lëvizjeje me objekte metalike” — veç në bëfshi lojëra me lexuesit. Do të thoshit, “përdorim makinash dhe biçikletash”. Po njësoj, rruga e qëruar për të folur rreth përdorimit të GNU/Linux-it dhe Android-it është të thuhet “përdorimi i GNU/Linux-it dhe Android-it”.
Linusi e deklaron publikisht mospajtimin e tij me idealet e lëvizjes për software të lirë. Ai, gjatë punësimit të tij, është marrë për shumë vjet me software jo të lirë (dhe e ka thënë këtë faqe një audience të gjerë gjatë një takimi në “Linux”World), dhe u ka bërë ftesë publikisht zhvilluesve pasues të Linux-it, kernelit, të përdorin software jo të lirë për të punuar mbi të së bashku. Shkon edhe më tej, dhe përçmon njerëzit që këshillojnë se inxhinierët dhe shkencëtarët duhet të shqyrtojnë pasojat shoqërore të veprës së tyre teknike—duke hedhur tej kështu mësimet që shoqëria ka marrë nga krijimi i bombës atomike.
Nuk ka asgjë gabim te të shkruarit e një programi të lirë për të mësuar dhe për t’u zbavitur; kerneli që shkroi Linus për arsye të tilla qe kontribut i rëndësishëm te bashkësia jonë. Por ky lloj motivimi nuk është arsyeja pse ekziston sistemi krejtësisht i lirë, GNU/Linux, dhe as e sigurojnë lirinë tonë në të ardhmen. Publiku lypset ta dijë këtë. Linusi ka të drejtë të promuovojë idetë e tija; megjithatë, njerëzit duhet të jenë të ndërgjegjshëm që sistemi operativ në fjalë buron prej idealeve të lirisë, jo prej pikëpamjeve të tij.
Ai e pranoi këtë në ato fillime. Shënimet e versionit për Linux-in më të hershëm thonë, “Shumica e mjeteve të përdorura me linux-in janë software GNU dhe gjenden nën GNU copyleft. Këto mjete nuk janë pjesë e shpërndarjes - pyetmëni mua (ose GNU-në) për më tepër të dhëna”.
Ta bësh GNU Hurd-in të funksionojë paq, sa të konkurrojë me Linux-in do të ishte punë shumë e madhe, dhe nuk është qartazi e domosdoshme. E vetmja gjë, e gabuar nga ana etike me Linux-in si kernel është përfshirja e “blob”-eve firmware; zgjidhja më e mirë e këtij problemi është zhvillimi i zëvendësimeve të lira për blob-e.
Është e paefektshme sepse nuk ka për t’u qartësuar, dhe me siguri nuk ka për t’u përhapur. Disa nga njerëzit që dëgjojnë shpjegimin tuaj do t’i vënë veshin, dhe mund të përvetësojnë përfytyrimin e saktë të origjinës së sistemit. Por si zor t’ua përsërisin shpjegimin të tjerëve, kurdo që vjen fjala te sistemi. Ka gjasa që do ta quajnë “Linux”. Pa e dashur vërtet, do të ndihmojnë në përhapjen e përfytyrimit të pasaktë.
Është e paefektshme sepse merr shumë kohë. Të thuash e të shkruash “GNU/Linux” do të hante vetëm pak sekonda në ditë, jo minuta, ndaj arrini të përfshini shumë më tepër njerëz në këtë mënyrë. Bërja e dallimit mes Linux-it dhe GNU/Linux-it kur shkruani dhe flisni është me tërë mend rruga më e lehtë për të ndihmuar Projektin GNU efektivisht.
Pse i hyjmë rrezikut të bërjes së një kërkese që ndonjëherë i bën njerëzit të tallen me ne? Ngaqë shpesh sjell përfundime të dobishme që i ndihin Projektit GNU. Do të rrezikojmë abuzimin e pamerituar, vetëm synimi ynë të arrihet.
Po qe se shihni të ndodhë një situatë kaq ironikisht e padrejtë, ju lutemi, mos rrini e bëni sehir. Ju lutemi, tregojuni njerëzve që tallen historinë e vërtetë. Kur të shohin pse kërkesa është e përligjur, ata që kanë pak mend do të reshtin së qeshuri.
Nuk ka kuptim të shqetësohemi se mos na largohen njerëz që janë tashmë, më së shumti, mosbashkëpunues, dhe është vetëmposhtje të tërhiqesh nga ndreqja e një problemi të madh nga frika se mos zemërohen njerëzit që e mbajnë atë gjallë. Prandaj do të vazhdojmë të përpiqemi ta ndreqim keqemërtimin.
Ju lutemi, mbani shënim që ka të paktën dy licenca të ndryshme BSD. Për hir të qartësisë, ju lutemi, mos përdorni termin “licencë BSD” pa specifikuar se për cilën bëhet fjalë.
Shpresojmë se nuk pajtoheni me këtë parakusht, njësoj si ne.
Nuk do të mundnim kurrë të zhvillonim një sistem operativ të lirë pa mohuar së pari besëtytninë, të kultivuar nga shumë njerëz, që software-i pronësor është i ligjshëm dhe i pranueshëm.
Shpresojmë të jeni një prej atyre për të cilët e sakta dhe e gabuara kanë rëndësi.