Letra për Amazon-ën nga Nat-i

Kjo është një letër prej Nat Friedman-it lidhur me Bojkotimin e Amazon-ës. Ju lutemi, lexoni më tepër rreth këtij bojkoti dhe na përkrahni duke vendosur një lidhje prej faqes suaj hyrëse!


Datë: E martë, 23 dhjetor 1999 17:26:30 -0500 (EST)
Nga: Nat Friedman <nat@nat.org>
Për: Richard Stallman <rms@gnu.org>
Subjekt: Sukses i Bojkotit të Amazon-ës!
Content-Type: text/plain; charset=us-ascii
Content-Length: 658

Tungjatjeta Riçard,

Duket se përpjekjet tuaja për të krijuar rezistencë ndaj patentës qesharake të Amazon-ës mbi njëklikimin po japin frute! Im atë është kambist aksionesh, dhe sot mbrëma më tregoi një lajm që i erdhi përmes shërbimit të brendshëm të shoqërisë, ku përshkruhej (goxha saktë) bojkoti dhe roli juaj në të. Me sa duket, është shpërndarë gjerësisht për firmat e kambistëve të aksioneve, dhe AMZN, në lajmet e sotme ra me shtatë pikë (nuk kish arsye tjetër të dukshme për rënien).

Ndoshta tani që Amazon-a po e ndjen goditjen në xhep, do të bëjnë më tepër kujdes.

Përgëzime! Vazhdoni kështu.

Si përherë, urimet më të mira,
Nat