From 22c3bfee9148e1836817ef00b4829a8385570c69 Mon Sep 17 00:00:00 2001 From: Christian Grothoff Date: Sat, 24 Sep 2022 17:04:26 +0200 Subject: update RMS articles --- talermerchantdemos/blog/articles/sq/selling.html | 279 +++++++++++++++++++++++ 1 file changed, 279 insertions(+) create mode 100644 talermerchantdemos/blog/articles/sq/selling.html (limited to 'talermerchantdemos/blog/articles/sq/selling.html') diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/selling.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/selling.html new file mode 100644 index 0000000..54de3d9 --- /dev/null +++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/selling.html @@ -0,0 +1,279 @@ + + + + + + + + + +Shitje Software-i të Lirë - Projekti GNU - Free Software Foundation + + + + + + +
+

Shitje Software-i të Lirë

+ +

Ka gjithashtu disa +këndvështrime rreth ideve përjashtimesh nga shitja te licenca software-i të +lirë, bie fjala, GNU GPL.

+
+ +

+Mjaft vetë besojnë se fryma e Projektit GNU është se nuk duhet të aplikoni +çmime për shpërndarje kopjesh të software-it, ose se duhet të aplikoni aq +pak sa të jetë e mundur - thjesht aq sa për të mbuluar koston. Ky është një +keqkuptim.

+ +

+Faktikisht, i nxisim njerëzit që rishpërndajnë software të lirë të vënë atë çmim që +duan ose munden. Nëse një licencë s’u lejon përdoruesve të bëjnë kopje dhe +t’i shesin, ajo është një licencë jo e lirë. Nëse kjo ju duket befasuese, +ju lutemi, vazhdoni leximin.

+ +

+Fjala “i lirë” ka dy kuptime të përgjithshme të ligjshme; mund t’i referohet +lirisë ose çmimit. Kur flasim për “software të lirë”, e kemi fjalën për +lirinë, jo çmimin. (Mendoni “fjalën e lirë”, jo “birrën falas”.) Më +hollësisht, do të thotë se një përdorues është i lirë ta xhirojë programin, +studiojë dhe ndryshojë programin dhe ta rishpërndajë programin me ose pa +ndryshime.

+ +

+Ndonjëherë programet e lirë shpërndahen falas, ndonjëherë për çmim jo të +pakët. Shpesh, i njëjti program mund të kihet në të dy rrugët prej vendesh +të ndryshme. Programi është i lirë pavarësisht çmimit, ngaqë përdoruesit +gëzojnë lirinë ta përdorin.

+ +

+Programet jo të +lira zakonisht shiten me një çmim të lartë, por ndonjëherë një dyqan do +t’ju japë një kopje pa kërkuar para. Kjo nuk e bën software të +lirë, ama. Me çmim apo pa çmim, programi është jo i lirë, ngaqë përdoruesve +të tij u mohohet liria.

+ +

+Ngaqë software-i jo i lirë s’është punë çmimi, një çmim i ulët nuk e bën +software-in të lirë, madje as afër të lirit. Ndaj nëse po rishpërndani +kopje software-i të lirë, mund të doni të aplikoni një çmim jo të vogël dhe +të nxirrni ca para. Rishpërndarja e software-it të lirë është +veprimtari e mbarë dhe e ligjshme; nëse e bëni, mundet edhe të nxirrni fitim +prej saj.

+ +

+Software-i i lirë është një projekt bashkësie dhe cilido që varet prej tij +duhet të kërkojë për rrugë si të japë ndihmesë në ndërtimin e bashkësisë. +Për një shpërndarës, rruga për ta bërë këtë është të japë një pjesë të +fitimit për projekte zhvillimi software-i të lirë, ose për Free Software Foundation. Në këtë mënyrë +mund të shpini përpara botën e software-it të lirë.

+ +

+Shpërndarja e software-it të lirë është një mundësi për të mbledhur +fonde për zhvillimin e tij. Mos e çoni dëm!

+ +

+Që të mund të kontribuoni fonde, ju duhet të keni ca që tepron. Nëse +aplikoni një çmim shumë të ulët, s’do t’ju mbetet gjë për të mbështetur +zhvillimin.

+ + +

A do të lëndojë ca përdorues një çmim më i lartë shpërndarjeje?

+ +

+Njerëzit ndonjëherë shqetësohen se një çmim i lartë shpërndarjeje do ta +kalojë software-in e lirë atje ku nuk arrin përdoruesi që nuk ka shumë +para. Me software-in +pronësor, një çmim i lartë kryen pikërisht këtë - por software-i i lirë +është ndryshe.

+ +

+Diferenca qëndron në atë që software-i i lirë, në mënyrë natyrore priret të +përhapet dhe ka shumë rrugë për ta pasur.

+ +

+Makutët e software-it s’lënë gur pa lëvizur për t’ju ndaluar të xhironi një +program pronësor pa paguar çmimin standard. Nëse ky çmim është i lartë, kjo +e bën të vështirë për disa përdorues të përdorin programin.

+ +

+Me software-in e lirë, përdoruesve nuk u duhet të paguajnë çmimin e +shpërndarjes, për të mundur të përdorin software-in. Ata mund ta kopjojnë +programin prej një shoku që ka një kopje, ose me ndihmën e një shoku që ka +internet. Ose disa përdorues mund të bëhen tok, të ndajnë mes tyre çmimin e +një CD-ROM-i, mandej secili mund të instalojë software-in. Një çmim i lartë +CD-ROM-i s’është pengesë e pakalueshme, kur software-i është i lirë.

+ + +

A do të shkurajojë përdorimin e software-it të lirë një çmim i lartë +shpërndarjeje?

+ +

+Një tjetër shqetësim i rëndomtë është për popullaritetin e software-it të +lirë. Njerëzit mendojnë se një çmim i lartë për shpërndarjen do të +reduktonte numrin e përdoruesve, ose se një çmim i ulët ka gjasa të nxisë +përdoruesit.

+ +

+Kjo është e vërtetë për software-in pronësor - por software-i i lirë është +ndryshe. Me kaq shumë rrugë për të pasur një kopje, çmimi i shërbimit të +shpërndarjes ka më pak ndikim te popullariteti.

+ +

+Parë në perspektivë, se sa vetë përdorin software të lirë përcaktohet +kryesisht nga sa gjëra mund të arrihen nga software-i i lirë dhe se +sa e lehtë është të përdoret. Mjaft përdorues nuk e bëjnë lirinë përparësi +të tyren; ata mund të vazhdojnë të përdorin software pronësor, nëse +software-i i lirë s’mund të kryejë gjithë gjërat që ata duan t’i kryente. +Ndaj, nëse duam të shtojmë numrin e përdoruesve të ardhshëm, duhet mbi të +gjitha të zhvillojmë më tepër software të lirë.

+ +

+Rruga më e drejtpërdrejtë për ta bërë këtë është të shkruani ju vetë software të lirë të +nevojshëm ose doracakë. Por nëse merreni me +shpërndarje, në vend se me programim, rruga më e mirë si mund të ndihmoni +është duke mbledhur fonde për të tjerë t’i shkruajnë ato.

+ + +

Edhe termi “shitje software-i” mund të jetë ngatërrues

+ +

+Thënë saktë, “shitje” do të thotë dhënie të mirash kundrejt parash. Shitja +e një kopjeje të një programi të lirë është e ligjshme dhe ne e nxisim.

+ +

+Por, kur njerëzit mendojnë për “shitje software-i”, +zakonisht përfytyrojnë zhvillimin e kësaj në mënyrën që e zhvillojnë shumica +e shoqërive: krijim software-i pronësor, në vend se të lirë.

+ +

+Ndaj, veç në i përcaktofshi me kujdes dallimet, ashtu siç bën ky artikull, +sugjerojmë se është më mirë të shmanget përdorimi i termit “shitje +software-i” dhe të zgjidhet më mirë një shprehje tjetër. Për shembull, mund +të thoshit “shpërndarje software-i të lirë kundrejt një çmimi” - kjo është +pa dykuptimësi.

+ + +

Çmime të larta ose të ulëta dhe GNU GPL-ja

+ +

+Hiq rastin e një situate të veçantë, GNU +General Public License (GNU GPL) nuk ka kërkesa mbi sa duhet të +paguheni për shpërndarjen e një kopjeje të një software-i të lirë. Mund të +kërkoni zero, një qindarkë, një euro ose një miliard euro. E keni ju në +dorë dhe tregu, ndaj mos na u ankoni nëse askush s’dëshiron të paguajë një +miliard euro për një kopje.

+ +

+Përjashtimi që thamë është në rastin kur dyorë shpërndahen pa kodin e plotë +burim përkatës. Ata që bëjnë këtë, janë të detyruar nga GNU GPL-ja të japin +kodin burim, kur u kërkohet. Pa një kufi mbi çmimin për kodin burim, ata do +të ishin në gjendje të caktonin një çmim shumë të madh për t’u paguar nga +cilido - miliarda euro - dhe kështu të pretendonin se e hedhin në qarkullim +kodin burim, teksa në të vërtetë e fshehin. Ndaj, në këtë rast na duhet ta kufizojmë +çmimin për kodin durim, që të mund të garantohet liria e përdoruesve. +Në situata të rëndomta, ama, nuk ka përligjje për kufizimin e çmimeve të +shpërndarjeve, ndaj nuk i kufizojmë.

+ +

+Disa shoqëri, veprimtaria e të cilave kapërcen cakun e deklaruar te GNU +GPL-ja luten për leje, duke thënë se “nuk do të aplikojnë çmim për software +GNU” ose të ngjashëm. Kjo s’do t’u bëjë punë me ne. Software-i i lirë +është për lirinë dhe zbatimi i GPL-së është mbrojtje e lirisë. Kur mbrojmë +lirinë e përdoruesve, nuk shpërqendrohemi nga probleme anësore, të tilla si +sa para kërkohen për një shpërndarje. Problemi është liria, problemi i +plotë dhe i vetmi problem.

+
+ +
+ + +
+ + + + + + + + + -- cgit v1.2.3