From 1ae0306a3cf2ea27f60b2d205789994d260c2cce Mon Sep 17 00:00:00 2001 From: Christian Grothoff Date: Sun, 11 Oct 2020 13:29:45 +0200 Subject: add i18n FSFS --- .../blog/articles/sq/gnu-linux-faq.html | 1684 ++++++++++++++++++++ 1 file changed, 1684 insertions(+) create mode 100644 talermerchantdemos/blog/articles/sq/gnu-linux-faq.html (limited to 'talermerchantdemos/blog/articles/sq/gnu-linux-faq.html') diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/gnu-linux-faq.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/gnu-linux-faq.html new file mode 100644 index 0000000..44199b6 --- /dev/null +++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/gnu-linux-faq.html @@ -0,0 +1,1684 @@ + + + + + + +PBR mbi GNU/Linux - Projekti GNU - Free Software Foundation + + + +

PBR mbi GNU/Linux-in, nga Richard Stallman

+ +
+

Për të mësuar më tepër rreth kësaj çështjeje, mund të lexoni gjithashtu +faqen tonë mbi Linux-in dhe Projektin +GNU, faqen tonë Pse GNU/Linux? dhe +faqen tonë mbi Përdorues të +GNU-së Që Nuk Kanë Dëgjuar Kurrë Për GNU-në.

+
+ +

+Kur njerëzit shohin se ne përdorim dhe këshillojmë emrin GNU/Linux për një +sistem që mjaft të tjerë thjesht e quajnë “Linux”, atyre u lindin shumë +pyetje. Ja pyetjet e bëra rëndom, dhe përgjigjet tona.

+ + + +
+ +
Pse e quani GNU/Linux dhe jo Linux? (#why)
+ +
Shumica e sistemeve operativë të bazuar në Linux si kernel janë në thelb +versione të ndryshuara të sistemit operativ GNU. E filluam zhvillimin e +GNU-së më 1984, vite përpara se Linus Torvalds të fillonte shkrimin e +kernelit të vet. Qëllimi ynë qe të zhvillonim një sistem operativ tërësisht +të lirë. Sigurisht, nuk i hartuam vetë të tëra pjesët—por ama +udhëhoqëm. Zhvilluam shumicën e përbërësve qendrorë, duke formuar kështu +kontributin më të madh si njësi më vete te krejt sistemi. I yni qe edhe +përfytyrimi bazë. +

+Pa hile, të paktën duhet të përmendemi njësoj.

+ +

Për më tepër shpjegime, shihni Linux-i dhe +Sistemi GNU dhe Përdorues të GNU-së Që Nuk +Kanë Dëgjuar Kurrë Për GNU-në, dhe Projekti GNU, për historikun.

+ +
Pse ka rëndësi emri? (#whycare)
+ +
Edhe pse zhvilluesit e Linux-it, kernelit, kanë dhënë ndihmesë te bashkësia +e software-it të lirë, shumëve prej tyre nuk u bëhet vonë për lirinë. +Njerëzit që mendojnë se krejt sistemi është Linux priren të ngatërrohen dhe +t’u japin këtyre zhvilluesve një rol në historinë e bashkësisë sonë, rol që +nuk e kanë luajtur. Mandej u japin peshë të shpërpjesëtuar ideve të këtyre +zhvilluesve. +

+Duke e quajtur sistemin GNU/Linux pranohet roli që idealizmi ynë luajti në +krijimin e bashkësisë sonë, dhe ndihmohet +publiku të pranojë rëndësinë praktike të këtyre idealeve.

+
+ +
Cila është marrëdhënia e vërtetë mes GNU-së dhe Linux-it? (#what)
+ +
Sistemi operativ GNU dhe kerneli Linux janë projekte software të ndarë nga +njëri-tjetri, që plotësojnë punën e njëri-tjetrit. Zakonisht gjenden të +paketuar në një shpërndarje GNU/Linux, +dhe përdoren së bashku.
+ +
Si ndodhi që shumica e njerëzve e quan sistemin “Linux”? (#howerror)
+ +
Ta quash sistemin “Linux” është ngatërrim që u përhap më shpejt se sa +informacioni i saktë. +

+Njerëzit që ndërthurën Linux-in me sistemin GNU nuk qenë të vetëdijshëm se +kaq qe veprimtaria e tyre. Ata u përqendruan te pjesa që qe Linux dhe nuk +kuptuan se më shumë te ndërthurja qe GNU. Filluan ta quanin “Linux” edhe +pse ai emër s’i shkonte për shtat asaj çka kishin. Na u deshën disa vjet që +të kuptonim se ku qe problemi këtu dhe t’u kërkonim njerëzve ta ndreqnin +këtë praktikë. Në atë kohë, ngatërrimi pat filluar duke qenë më para.

+

+Shumica e njerëzve që e quan sistemin “Linux” s’kanë dëgjuar kurrë pse kjo +s’është gjëja e saktë. Panë të tjerë që e përdornin këtë emër dhe e morën +të mirëqenë që duhej të ishte i saktë. Emri “Linux” përhap gjithashtu një +pamje të rreme mbi origjinën e sistemit, ngaqë njerëzit priren të +hamendësojnë se historiku i sistemit qe i tillë që emri t’i përshtatej. +Fjala vjen, ata shpesh besojnë se zhvillimi i tij zuri fill me Linus +Torvalds-in më 1991. Kjo pamje e rreme priret të përforcojë idenë se +sistemi do të duhej quajtur “Linux”.

+

+Mjaft nga pyetjet këtu përfaqësojnë përpjekjet e njerëzve për të përligjur +emrin që janë mësuar të përdorin.

+
+ +
Duhet përherë të themi “GNU/Linux” në vend se “Linux”? (#always)
+
+Jo përherë—vetëm kur flisni mbi sistemin si i tërë. Kur i referoheni +veçan kernelit, duhet ta quani “Linux”, me emrin që i zgjodhi programuesi. +

+Kur njerëzit e quajnë krejt sistemin “Linux”, në fakt quajnë +tërë sistemin me emrin e kernelit. Kjo shkakton shumë lloje ngatërrimi, +ngaqë vetëm ekspertët mund të tregojnë nëse një pohim ka të bëjë me kernelin +apo me krejt sistemin. Duke e quajtur krejt sistemin “GNU/Linux”, dhe +kernelin “Linux”, shmangni dykuptimësinë.

+
+ +
A do të kish arritur Linux-i të njëjtin sukses po të mos kish pasur fare +GNU? (#linuxalone)
+ +
+Në atë botë alternative, sot nuk do të kishte asgjë të ngjashme me sistemin +GNU/Linux, dhe ndoshta fare sistem operativ të lirë. Askush nuk u përpoq të +krijonte një sistem operativ të lirë gjatë viteve ’80, hiq Projektin GNU dhe +(më pas) Berkeley CSRG, të cilit i qe kërkuar shprehimisht nga Projekti GNU +të fillonte e ta bënte kodin të lirë. +

+Linus Torvalds ka qenë ndikuar pjesërisht nga një fjalim mbi GNU-në në +Finlandë më 1990. Është e mundur që edhe pa këtë ndikim ta kish shkruar +kernelin e ngjashëm me Unix, por ndoshta mund të mos kish qenë +software i lirë. Linux-i u bë i lirë më 1992 kur Linus e rihodhi +në qarkullim nën GNU GPL. (Shihni shënime versioni për versionin 0.12.)

+

+Edhe sikur Torvalds ta kish hedhur në qarkullim Linux-in nën ndonjë leje +tjetër për software të lirë, vetëm një kernel i lirë nuk do të kish +sjellë ndonjë ndryshim kushedi në botë. Rëndësia e Linux-it rrodhi prej +vendit që zinte në një kuadër më të gjerë pune, një sistem operativ +krejtësisht të lirë: GNU/Linux.

+
+ +
Nuk do të qe më mirë për bashkësinë nëse nuk do t’i përçanit njerëzit me +këtë kërkesë? (#divide)
+ +
+Kur u kërkojmë njerëzve të thonë “GNU/Linux”, nuk po përçajmë njerëzit. Po +u kërkojmë t’i njohin hakun Projektit GNU për sistemin operativ GNU. Kjo +nuk është kritikë për ndonjë, e as hedhje tutje e dikujt. +

+Sidoqoftë, ka njerëz të cilëve nuk u pëlqen kjo që themi. Ndonjëherë këta, +si kundërpërgjigje, na shtyjnë tej. Ka raste që janë kaq të vrazhdët sa +dikush pyet veten nëse këta me qëllim po përpiqen të na trembin e të na +bëjnë të heshtim. Gojën nuk na e mbyllin dot, por bashkësisë ia japin një +krisje, ndaj shpresojmë që të arrini t’i bindni të reshtin së bëri kështu.

+

+Sidoqoftë, ky është shkak vetëm dytësor përçarjeje në bashkësinë tonë. +Përçarja më e madhe te bashkësia është mes njerëzve që e vlerësojnë +software-in e lirë si çështje shoqërore dhe etike dhe e konsiderojnë +software-in pronësor një problem shoqëror (mbështetësit e lëvizjes për +software të lirë), dhe ata që përmendin vetëm përfitimet praktike +dhe e paraqesin software-in e lirë vetëm si model të efektshëm zhvillimi +(lëvizja për burim të hapur).

+

+Ky mospajtim nuk është thjesht punë emrash—është punë ndarjeje për hir +të vlerave bazë. Është thelbësore për bashkësinë ta shohë dhe të mendohet +rreth këtij mospajtimi. Emrat “ software i lirë” dhe “burim i +hapur” janë simbolet e dy kampeve. Shihni Pse Burimi i Hapur nuk +e rrok thelbin e Software-it të Lirë.

+

+Mospajtimi mbi vlerat shkon pjesërisht në një vijë me vëmendjen që njerëzit +i kushtojnë rolit të Projektit GNU te bashkësia jonë. Njerëzit që çmojnë +lirinë ka më shumë të ngjarë ta quajnë sistemin “GNU/Linux”, dhe njerëzit që +mësojnë se sistemi është “GNU/Linux” ka më tepër gjasa t’i kushtojnë +vëmendje argumenteve tanë filozofikë mbi lirinë dhe bashkësinë (çka shpjegon +pse zgjedhja e emrave të sistemit shpie në një ndryshim të njëmendtë për +shoqërinë). Sidoqoftë, mospajtimi ndoshta do të ekzistonte edhe nëse +gjithkush do ta dinte origjinën e njëmendtë të sistemit dhe emrin e tij të +saktë, ngaqë problemi është i njëmendtë. Mund të tretet vetëm nëse ne që +çmojmë lirinë, bindim gjithsecilin (çka nuk do të jetë e lehtë), ose na +mundin plotësisht (le të shpresojmë se jo).

+
+ +
A nuk e përkrah projekti GNU të drejtën e fjalës së lirë të dikujt që ta +quajë sistemin me çfarëdo emri që ai zgjedh? (#freespeech)
+
+Po, vërtet, besojmë se keni të drejtën tuaj të fjalës së lirë ta quani +sistemin operativ me çfarëdo emri që doni. U kërkojmë njerëzve ta quajnë +GNU/Linux në frymën e të dhënit hak projektit GNU, për të nxitur vlerat e +lirisë të cilat nënkuptohen me GNU-në, dhe për t’u bërë të ditur të tjerëve +që sistemin e pollën këto vlera të lirisë. +
+ +
Meqë kushdo e njeh rolin e GNU-së në zhvillimin e sistemit, ka nevojë që të +thuhet patjetër “GNU/”-ja te emri? (#everyoneknows)
+ +
Përvoja tregon se përdoruesit e sistemit, dhe publiku përdorues i +kompjuterit përgjithësisht, shpesh nuk di asgjë rreth sistemit GNU. Shumica +e artikujve rreth sistemit nuk e përmendin emrin “GNU”, ose idealet që +përfaqëson GNU-ja. Kjo trajtohet më gjerë te Përdorues GNU Që Nuk Kanë +Dëgjuar Kurrë Për GNU-në. +

+Njerëzit që e thonë këtë ndoshta janë "geeks", me të tjerë geeks-a në +mendje. Geeks-at shpesh kanë dijeni mbi GNU-në, por shumë prej tyre kanë +një ide plotësisht të gabuar mbi atë çka është GNU-ja. Sa për shembull, +mjaft prej tyre mendojnë se është një koleksion “mjetesh”, ose një projekt për zhvillim mjetesh.

+

+Fjalët e përdorura në këtë pyetje, çka është tipike, ilustrojnë një tjetër +keqkuptim. Të flasësh për “rolin e GNU-së” në zhvillimin e diçkaje +nënkupton që GNU-ja është një grup njerëzish. GNU-ja është një sistem +operativ. Mund të kish kuptim të flitej rreth rolit të Projektit GNU në +këtë apo në atë veprimtari, por jo në atë të GNU-së.

+
+ +
Ngaqë e di rolin e GNU-së në sistem, pse ka rëndësi çfarë emri përdor? (#everyoneknows2)
+ +
+Po qe se fjalët tuaja nuk pasqyrojnë dijet tuaja, nuk u mësoni gjë të +tjerëve. Shumica e njerëzve që kanë dëgjuar për sistemin GNU/Linux mendojnë +se është “Linux”, që zuri fill me Linus Torvalds-in, dhe se qe menduar të +ishte me “burim të hapur”;. Nëse nuk ua thoni ju, kush do t’ua thotë? +
+ +
A s’është shkurtimi i “GNU/Linux”-it në “Linux” njësoj si shkurtimi i +“Microsoft Windows”-it në “Windows”? (#windows)
+ +
+Është i dobishëm shkurtimi i emrave që përdoren shpesh, por jo kur shkurtimi +të ngatërron. +

+Në vendet e zhvilluara, thuajse gjithkush e di vërtet që sistemi “Windows” +është bërë nga Microsoft-i, kështu që shkurtimi nga “Microsoft Windows“ në +“Windows” nuk ngatërron njeri lidhur me natyrën dhe origjinën e atij +sistemi. Shkurtimi i “GNU/Linux-it” në “Linux” jep ide të gabuar lidhur me +se nga rrjedh sistemi.

+

+Vetë pyetja është ngatërruese, ngaqë GNU dhe Microsoft nuk janë nga i njëjti +lloj gjërash. Microsoft është një shoqëri; GNU është një sistem operativ.

+
+ +
A s’është GNU një koleksion mjetesh programimi që u përfshinë në Linux? +(#tools)
+ +
+Njerëzit që mendojnë se Linux-i është një sistem operativ i plotë, po qe se +dëgjojnë gjë për GNU-në, shpesh përftojnë një ide të gabuar rreth se çka +është GNU-ja. Mund të mendojnë që GNU-ja është emri i një koleksioni +programesh—thonë shpesh “mjete programimi”, ngaqë disa prej mjeteve +tona për programim u bënë popullore për llogari të tyre. Ideja se “GNU” +është emri i një sistemi operativ nuk hyn lehtë në një kuadër konceptual +pune te i cili ai sistem operativ është quajtur “Linux”. +

+Projekti GNU u quajt kështu për shkak të sistemit operativ GNU—është +projekti për zhvillimin e sistemit GNU. (Shihni njoftimin fillestar të 1983-it.)

+

+Zhvilluam programe të tillë si GCC, GNU Emacs, GAS, GLIBC, BASH, etj., ngaqë +na duheshin për sistemin operativ GNU. GCC, GNU Compiler Collection është +përpiluesi që shkruam për sistemin operativ GNU. Ne, gjithë ata persona që +punuan në Projektin GNU, hartuan edhe Ghostscript, GNUCash, GNU Chess dhe +GNOME për sistemin GNU.

+
+ +
Ç’ndryshim ka mes një sistemi operativ dhe një kerneli? (#osvskernel)
+ +
+Një sistem operativ, ashtu si e përdorim termin, do të thotë një koleksion +programesh që janë të mjaftueshëm për të përdorur kompjuterin për kryerje +shumë punësh të ndryshme. Një sistem operativ i përgjithshëm, që të jetë i +plotë, duhet të përmbushë krejt detyrat që u duhet të kryejnë një numri sa +më të madh përdoruesish. +

+Kerneli është njëri nga programet e një sistemi operativ—programi që u +shpërndan mundësitë e makinës programeve të tjera që xhirohen. Kerneli +kujdeset gjithashtu për nisjen dhe ndalimin e programeve të tjera.

+

+Si për t’i ngatërruar gjërat, disa njerëz e përdorin termin “sistem +operativ” për të nënkuptuar “kernelin”. Të dy përdorimet e termit i kanë +rrënjët thellë në vite. Përdorimi i “sistemit operativ” për të nënkuptuar +“kernelin” gjendet në një numër librash shkollorë mbi konceptimin e +sistemeve, që herët në vitet ’80. Në të njëjtën kohë, gjatë viteve ’80, +“sistemi operativ Unix” kuptohej se përfshinte krejt programet e sistemit, +dhe versioni Unix i Berkeley-t përfshinte madje dhe lojëra. Ngaqë synonim që +GNU të ishte sistem operativ i ngjashëm me Unix, e përdorim termin “sistem +operativ” në të njëjtën mënyrë.

+

+Shumicën e kohës kur njerëzit flasin për “sistemin operativ Linux” e +përdorin togfjalëshin “sistem operativ” në të njëjtin kuptim që e përdorim +dhe ne: nënkuptojnë me të koleksionin e plotë të programeve. Po qe se kjo +është ajo të cilës i referoheni, ju lutemi, quajeni “GNU/Linux”. Po qe se e +kishit fjalën vetëm për kernelin, atëherë “Linux” është emri i saktë për të, +por ju lutemi, thoni “kerneli” po ashtu, për të shmangur dykuptimësinë +lidhur se për cilën pjesë software-i e keni fjalën.

+

+Po qe se parapëlqeni përdorimin e disa termave të tjerë të tillë si +“shpërndarje sistemi” për koleksionin e plotë të programeve, në vend të +“sistemit operativ”, asnjë problem. Në raste të tilla do të flitnit për +shpërndarje sistemi GNU/Linux.

+
+ +
Kerneli i një sistemi është si themelet e shtëpisë. Si mund të jetë thuajse +e mbaruar një shtëpi që nuk ka themele? (#house)
+ +
+Kerneli nuk krahasohet me themelet e një banese, ngaqë ndërtimi i një +sistemi operativ nuk i ngjan ndërtimit të një banese. + +

Një ndërtesë krijohet nga shumë pjesë të vogla të përgjithshme që i presin e +i vënë tok in situ. Duhen vënë tok nga poshtë lart. Ndaj, po qe +se nuk janë ndërtuar themelet, nuk ndërton dot ndonjë pjesë thelbësore; ajo +çka keni, është një gropë në terren.

+ +

+Përkundrazi, një sistem operativ përbëhet nga përbërës të ndërlikuar që mund +të zhvillohen në çfarëdo radhe. Pasi të keni krijuar shumicën e përbërësve, +shumica e punës është kryer. Më shumë i ngjan Stacionit Ndërkombëtar +Hapësinor, se sa një banese. Nëse shumica e moduleve të Stacionit Hapësinor +qenë në orbitë por po pritej për një modul tjetër thelbësor, kjo do t’i +ngjante sistemit GNU më 1992. +

+
+ +
A s’është kerneli truri i sistemit? (#brain)
+ +
+Një sistem kompjuterik nuk i ngjan shumë një trupi njerëzor, dhe asnjë pjesë +e tij nuk luan ndonjë rol të krahasueshëm me atë të trurit te qenia +njerëzore. +
+ +
A s’është shkrimi i kernelit pjesa dërrmuese e punës për një sistem +operativ? (#kernelmost)
+ +
+Jo, shumë përbërës duan mjaft punë. +
+ +
Një sistem operativ e ka të domosdoshëm një kernel. Meqë Projekti GNU +s’zhvilloi ndonjë kernel, si mund të jetë sistemi GNU?(#nokernel)
+ +
+Njerëzit shprehen kështu për quajtjen e sistemit “Linux” +përdorin një standard të dyfishtë. Një sistem operativ lyp përpilues, +përpunues, sisteme dritaresh, librari dhe shumë të tjera — qindra +programe, qoftë edhe për të qenë në një shkallë me atë që sistemet BSD +përfshinin më 1983-shin. Nga Torvalds nuk zhvilloi ndonjë prej tyre, si +mund të jetë sistemi “Linux”? + +

+Ai standard është shumë strikt, jo rruga e duhur për të gjykuar kontributet +e cilitdo kontribues.

+ +

+Linus Torvalds dha një kontribut të rëndësishëm në sistemin operativ që +përdorim; Projekti GNU filloi më herët dhe kontribuoi shumë më tepër. Emri +“GNU/Linux” i jep hakën secilit.

+
+ +
Si mund të jetë GNU-ja një sistem operativ, nëse nuk marr dot dhe instaloj +diçka të quajtur “GNU”? (#notinstallable)
+ +
+Ka gati mjaft versione të paketuara dhe të +instalueshme të GNU-së. Asnjë prej tyre nuk është quajtur thjesht +“GNU”, por GNU është ajo çka ata janë në thelb. + +

+Pritej që të hidhnim në qarkullim sistemin GNU të paketuar për instalim, por +ky plan doli nga loja për shkakt të ngjarjeve: më 1992 të tjerë persona po +paketonin tashmë variante GNU që përmbanin Linux. Duke filluar nga 1993 ne +sponsorizuam një përpjekje për të krijuar një shpërndarje më të mirë dhe më +të lirë GNU/Linux, të quajtur Debian GNU/Linux. Themeluesi +i Debian-it e kish zgjedhur tashmë atë emër. Nuk i kërkuam ta quante +thjesht “GNU”, ngaqë ai do të ishte emri i një versioni të sistemit me +kernelin GNU Hurd—i cili ende nuk qe gati.

+ +

+Kerneli GNU Hurd nuk u bë kurrë mjaftueshmërisht gati; ua këshillojmë vetëm +atyre që duan të merren me të. Pra, nuk e paketuam kurrë GNU-në me kernelin +GNU Hurd. Megjithatë, Debian-i e paketoi këtë ndërthurje si Debian +GNU/Hurd.

+ +

+Tani po merremi me një përgjegjës të përparuar paketimesh me bazë Scheme, të +quajtur GUIX, dhe një shpërndarje të plotë të bazuar mbi të, të quajtur Guix System Distribution ose GuixSD. Kjo përfshin +një ripaketim të një pjese domethënëse të sistemit GNU.

+ +

+Nuk e kryem kurrë hapin e fundit për paketimin e GNU-së nën emrin “GNU”, por +kjo nuk ndryshon gjë rreth asaj se çfarë është GNU-ja. GNU-ja është një +sistem operativ.

+
+ +
Po e thërrasim një sistem të tërë me emrin e kernelit, Linux. A s’është +normale të thirret një sistem operativ me emrin e kernelit? (#afterkernel)
+ +
+Kjo praktikë duket të jetë shumë e rrallë—nuk gjejmë dot ndonjë +shembull tjetër veç keqpërdorimit të emrit “Linux”. Normalisht, një sistem +operativ çohet përpara si një projekt i vetëm, i njësuar, dhe zhvilluesit +zgjedhin një emër për sistemin në tërësi. Kerneli zakonisht nuk ka ndonjë +emër të vetin—në vend të tij, njerëzit thonë “kerneli i atij ose +këtij“ ose “kerneli për këtë ose atë“. +

+Ngaqë këto dy konstruksione përdoren si sinonime, shprehja “kerneli Linux” +mund të interpretohet lehtësisht si të thoshte “kerneli i Linux-it” dhe të +lërë të kuptohet që Linux-i mund të jetë më tepër se një kernel. Mund ta +shmangni mundësinë e këtij keqkuptimi duke thënë ose shkruar “kerneli, +Linux-i” ose “Linux-i, kerneli”.

+
+ +
A mundet një sistem tjetër të japë “ndjesitë e Linux-it”? (#feel)
+ +
+Nuk ka “ndjesi që të jep Linux-i”, ngaqë Linux-i nuk ka ndërfaqe +përdoruesi. Si çdo kernel modern, Linux-i është një bazë për xhirim +programesh; ndërfaqet e përdoruesit zënë vend tjetër në sistem. Ndërveprimi +i njeriut me GNU/Linux-i kalon përherë përmes programesh të tjera, dhe +“ndjesitë” vijnë prej tyre. +
+ +
Problemi me termin “GNU/Linux” është që është shumë i gjatë. Po sikur të +këshillonit një emër më të shkurtër? (#long)
+ +
+Për ca kohë provuam emrin “LiGNUx”, që ndërthur fjalët “GNU” dhe “Linux”. +Kundërshtimi qe shumë i hidhët. Njerëzit e pranojnë “GNU/Linux” shumë më +mirë. +

+Emri më i shkurtër i ligjëruar për këtë sistem është “GNU”, por e quajmë +“GNU/Linux” për arsyet e dhëna më poshtë.

+
+ +
Po sikur sistemi të quhej “GliNUx” (në vend se “GNU/Linux”)? (#long1)
+ +
+

Te “Glinux”, emri “GNU” s’duket qartë, kështu që shumica e njerëzve s’do ta +vinin re. Edhe pse shkruar me të mëdha, si “GliNUx”, shumica e njerëzve +s’do ta kapnin dot se përmban një referencë ndaj GNU-së.

+ +

Do të ishte sikur të shkruhej “GNU/Linux”, por me “GNU/” me shkronja kaq të +vogla saqë shumica e njerëzve s’do ta lexonin dot.

+
+ +
Problemi me termin “GNU/Linux” është se është shumë i gjatë. Pse duhet t’i +hapja punë vetes duke thënë “GNU/”? (#long2)
+ +
+

Të thuash apo shtypësh “GNU/”, ha vetëm një sekondë. Nëse e vlerësoni +sistemin që ne ndërtuam, a nuk mund të shpenzoni një sekondë që të +mirënjihet vepra jonë?

+
+ +
Fatkeqësisht, “GNU/Linux” është katër rrokje. Njerëzit s’kanë për të +përdorur një term kaq të gjatë. Mos do të duhej të gjeni një më të shkurtër? +(#long3)
+

Në fakt, “GNU/Linux” përbëhet vetëm nga tre rrokje. “Fatkeqësisht” është +katër rrokje, dhe megjithatë njerëzit nuk tregojnë ngurrim për ta përdorur +atë fjalë.

+ +
Stallman-i s’na kërkon ta thërrasim “Richard Matthew Stallman” +çdo herë. Pse ju na kërkoni të themi “GNU/Linux” çdo herë? +(#long4)
+
+

Lënia pa përmendur e “Matthew” nuk përfaqëson gabim ndonjë gjë +rreth natyrës, origjinës, ideve apo qëllimeve të Stallman-it. Lënia pa +përmendur e “GNU”-së s’i përfaqëson këto gjëra rrett sistemit +GNU/Linux.

+ +

Ky është një shembull i një mënyre të përdorur shpesh për fshehje diçkaje të +pavërtetë: mbulimi i saj brenda një analogjie mashtruese. Një analogji më e +mirë do të ishte, “Pse të mos e quajmë Stallman-in +‘Torvalds’?” +

+ +
Meqë Linux-i është kontribut dytësor, a nuk do të ish kundër fakteve të +quhej sistemi thjesht “GNU”? (#justgnu)
+ +
+Nuk do të shkonte kundër fakteve, por nuk është gjëja më e mirë që mund të +bëhet. Ja arsyet pse e quajmë atë version të sistemit “GNU/Linux” në vend +se thjesht “GNU”: + +
    +
  • +Nuk është saktësisht GNU—ka tjetër kernel (po, Linux). Të dallosh +GNU/Linux nga GNU është e dobishme.
  • +
  • +Do të ishte jo zotnillëk t’u kërkohet njerëzve të reshtin së dhëni +hak Linus Torvalds-it. Ai shkroi një pjesë të rëndësishme të sistemit. Ne +duam të na jepet haka për nisjen dhe mirëmbajtjen e zhvillimit të sistemit, +por kjo nuk do të thotë që duhet ta trajtojmë Linusin në po atë mënyrë që na +trajtojnë ata që e quajnë sistemin “Linux”. Nuk pajtohemi me idetë e tij +politike, prerazi, por e trajtojmë këtë mospajtim me ndershmëri dhe haptazi, +në vend se të përpiqemi që t’i hamë hakun për kontributin e tij te sistemi.
  • +
  • +Ngaqë mjaft njerëz e njohin sistemin si “Linux”, po të thoshim “GNU” ata +thjesht mund të mos kuptojnë që po flasim për të njëjtin sistem. Po të +themi “GNU/Linux”, mund ta lidhin këtë me çfarë kanë dëgjuar rreth temës.
  • +

+
+ +
Do të më duhet të paguaj njëfarë shume po qe se përdor “Linux” në emrin e +një produkti, dhe kjo do të ndodhte edhe nëse them “GNU/Linux”. A është +gabim të përdor vetëm “GNU” pa “Linux”, që të kursej pagesën? (#trademarkfee)
+
+S’ka asgjë të keqe të quhet sistemi “GNU”; hollë-hollë, kjo është çka ai +është. Është bukur t’i jepet Linus Torvalds-it po ashtu një pjesë e hakës, +por nuk keni ndonjë borxh, për ta larë me privilegjin e të bërit kështu. +

+Pra, nëse doni t’i referoheni sistemit thjesht si “GNU”, për shmangie pagese +ngaqë e quani “Linux”, nuk do t’ju kritikojmë.

+
+ +
Te sistemi, ashtu si është sot, kanë kontribuar mjaft projekte të tjerë; në +ta përfshihen TeX, X11, Apache, Perl, dhe mjaft programe të tjerë. A nuk i +bie, sipas argumentimit tuaj, që të përmenden edhe këta? (Po kjo do të +shpinte në një emër kaq të gjatë sa do të ishte pa kuptim.) (#many)
+ +
+Ajo çka themi është që e keni për detyrë t’i jepni hakën zhvilluesit +themelor të sistemit. Zhvilluesi kryesor është Projekti GNU, dhe sistemi në +thelb është GNU. +

+Nëse e ndjeni edhe më fort nevojën e dhënies së hakës atje ku duhet, mund të +mbani parasysh që edhe disa kontribues dytësorë po ashtu meritojnë të +përmenden në emrin e sistemit. Po qe kështu, mos na ardhtë radha të +ngrihemi kundër kësaj. Nëse keni përshtypjen se X11 meriton hakë në emrin e +sistemit, dhe dëshironi ta quani sistemin GNU/X11/Linux, ashtu qoftë. Nëse +keni përshtypjen se Perl thjesht thërret për përmendje, dhe doni të shkruani +GNU/Linux/Perl, jepini.

+

+Ngaqë një emër i gjatë si GNU/X11/Apache/Linux/TeX/Perl/Python/FreeCiv bëhet +i pakuptimtë, në një farë pike do të na duhet të vendosim një prag dhe të +lëmë jashtë emrat e mjaft kontributeve të tjerë dytësorë. Nuk ka ndonjë +vend të saktë të vetëkuptueshëm për vendosjen e pragut, ndaj kudo që ta +vendosni, nuk kemi për ta kundërshtuar.

+

+Nivele të ndryshëm pragu do të shpinin në zgjedhje të ndryshme për emrin e +sistemit. Por një emër që nuk rrjedh nga shqetësimet mbi të qenët i +paanshëm dhe për dhënien e hakës të zotit, për asnjë nivel pragu, është +“Linux”. Nuk mund të jetë paanësi dhënia e krejt hakës njërit prej +kontributeve dytësorë (Linux), ndërkohë që lihet jashtë kontributi parësor +(GNU).

+
+ +
systemd luan një rol të rëndësishëm në sistemin GNU/Linux, ashtu si +është ky sot, a e kemi për detyrë ta quajmë GNU/systemd/Linux? (#others)
+ +
+systemd është një përbërës jo pak i rëndësishëm, por jo aq i +rëndësishëm sa kerneli (Linux-i), as edhe aq i rëndësishëm sa baza e +sistemit në tërësi (GNU-ja). Sidoqoftë, nëse doni të vini theksin te prania +e systemd-së, duke e quajtur sistemi “GNU/systemd/Linux”, s’ka +asgjë të keqe të bëhet kështu. +
+ +
Te sistemi, ashtu si është ai sot, kontribuan mjaft projekte të tjera, por +ata nuk ngulin këmbë të quhet XYZ/Linux. Pse duhet trajtuar veçan GNU-ja? +(#others)
+ +
+Mijëra projekte kanë zhvilluar programe të përfshirë rëndom në sistemet e +sotme GNU/Linux. Ato të gjitha e kanë hak të përmenden për kontributin, por +nuk janë zhvillues kryesorë të sistemit si i tërë, ndaj nuk kërkojnë të +përmenden si të tillë. +

+GNU është ndryshe ngaqë është më shumë se sa thjesht një program i +kontribuar nga dikush, më tepër se sa një koleksion programesh të kontribuar +nga disa. GNU është kuadri i punës në të cilin sistemi u ndërtua.

+
+ +
GNU-ja është një pjesë e vogël e sistemit sot, atëherë pse u dashka që ta +përmendim? (#allsmall)
+
+Në 2008, nxorëm se paketat GNU përbënin 15% të depos “kryesore” të +shpërndarjes GNU/Linux gNewSense. Linux-i përbënte 1.5%. Ndaj i njëjti +argument do të duhej zbatuar edhe më me forcë në rastin e emërtimit “Linux”. + +

+GNU-ja është një pjesë e vogël e sistemit sot, dhe Linux është pjesë akoma +më e vogël. Por janë thelbi i sistemit; sistemi doli nga ndërthurja e +tyre. Ndaj, emri “GNU/Linux” mbetet i përshtatshëm. +

+
+ +
Te sistemi, ashtu si është ai sot, kanë kontribuar mjaft shoqëri; a nuk do +të thotë kjo që e kemi për detyrë ta quajmë GNU/Red Hat/Novell/Linux? +(#manycompanies)
+ +
+

+GNU-ja nuk është i krahasueshëm me Red Hat-in apo Novell-in; nuk është +shoqëri, apo ent, apo madje as veprimtari. GNU-ja është një sistem +operativ. (Kur flasim për Projektin GNU, e kemi fjalën për projektin e +zhvillimit të sistemit GNU.) Sistemi GNU/Linux bazohet në GNU, e prandaj do +të duhej që GNU të dukej te emri i tij. +

+

+Shumica e kontributit nga këto shoqëri te sistemi GNU/Linux përbëhet nga +kodi që kanë kontribuar te paketa të ndryshme GNU përfshi GCC-në dhe +GNOME-n. Të thuash GNU/Linux u jep hakën këtyre shoqërive bashkë me gjithë +pjesën tjetër të zhvilluesve të GNU-së. +

+
+ +
Pse e shkruani “GNU/Linux” në vend se “GNU Linux”? (#whyslash)
+ +
+Duke ndjekur rregullat e Anglishtes, në ndërtimin “GNU Linux” fjala “GNU” +modifikon “Linux”. Kjo do të thotë ose “versioni GNU i Linux-it”, ose +“Linux-i, që është një paketë GNU”. Asnjë prej këtyre kuptimeve nuk i shkon +gjendjes që kemi. +

+Linux-i nuk është paketë GNU; pra, nuk ka qenë zhvilluar nën parzmoren e +Projektit GNU apo kontribuar veçanërisht te Projekti GNU. Linus Torvalds-i +e shkrojti Linux-in në mënyrë të pavarur, si projekt të vetin. Ndaj +“Linux-i, që është një paketë GNU” nuk qëndron.

+

+Nuk po flasim për një version GNU të dallueshëm të Linux-it, kernelit. +Shpërndarjet e lira GNU/Linux kanë versione të ndarë të +Linux-it, ngaqë versioni “standard” përmban “koklavitje firmware” jo të +lira. Nëse kjo do të qe pjesë e Projektit GNU, mund të shihej mundësia e +“GNU Linux”; por nuk do të donim ta quanim kështu, ngaqë do të ishte shumë +ngatërruese.

+

+Po flasim për një version të GNU-së, sistemit operativ, të dallueshëm nga +pasja e Linux-it për kernel. Pjerrësja i shërben rastit, ngaqë do të thotë +“ndërthurje”. (Kujtoni rastin “Input/Output”.) Ky sistem është ndërthurje e +GNU-së dhe Linux-it; prej këndej rrjedh edhe “GNU/Linux”.

+

+Ka mënyra të tjera për të shprehur “ndërthurjen”. Nëse mendoni që shenja +plus është më e qartë, ju lutemi, përdoreni. Në Frëngjisht, një vijë në mes +është e qartë: “GNU-Linux”. Në Spanjisht, ndonjëherë themi “GNU con Linux”.

+
+ +
Si shqiptohet emri “GNU/Linux”? (#pronounce)
+
+

+Ju lutemi, shqiptojeni si “GNU pjerrake Linux.” Nëse nuk +shqiptoni pjerraken, njerëzit do të mendojnë se po thoni “GNU +Linux,”, çka s’është emër i përshtatshëm për +kombinimin. +

+
+ +
Pse e shkruani “GNU Emacs” në vend se “GNU/Emacs”? +(#whynoslash)
+ +
+

+Duke ndjekur rregullat e anglishtes, në trajtën “GNU Emacs”, fjala “GNU” +modifikon “Emacs”. Kjo është rruga e drejtë për të përshkruar një program +të quajtur Emacs i cili është një paketë GNU.

+

+“GNU/Emacs” do të thoshte ndërthurja e GNU-së, sistemit +operativ, dhe programit Emacs. Kjo nuk mund të thuhet për këtë program, +ndaj “GNU/Emacs” është rruga e gabuar për t’iu referuar atij.

+
+ +
Pse “GNU/Linux” dhe jo “Linux/GNU”? (#whyorder)
+ +
+

+Është e saktë dhe e drejtë të përmenden kontributi themelor së pari. +Kontributi GNU në sistem jo vetëm është më i madh se sa Linux-i dhe para +Linux-it, në fakt ne nisëm krejt veprimtarinë.

+

+Veç kësaj, “GNU/Linux”-i pajtohet me faktin që Linux-i është niveli më i +ulët i sistemit dhe që GNU-ja plotëson nivele teknikisht më të lartë.

+

+Sidoqoftë, nëse parapëlqeni ta quani sistemin “Linux/GNU”, kaq është shumë +më mirë se sa ajo që bëjnë njerëzit zakonisht, çka është lënia krejtësisht +jashtë e GNU-së dhe që e bën të duket sikur krejt sistemi është Linux.

+
+ +
Shpërndarja ime quhet “Aksh Linux”; por kjo nuk tregon asgjë se prej çfarë +përbëhet sistemi. Pse të mos e quanin si t’u pëlqente? (#distronames0)
+
+Quajtja e një sistemi “Aksh Linux” nënkupton se është një lloj “Linux”-i dhe +njerëzit kështu e kuptojnë. + +

+Nëse një shpërndarje GNU/Linux do ta quanin “Aksh BSD”, ju do ta merrnit për +gabim. Do t’u thonit, “Ky sistem s’është BSD”. Dhe as Linux nuk është.

+
+ +
Shpërndarja ime quhet “Aksh Linux”; a nuk duket që është vërtet Linux? (#distronames)
+ +
+

Do të thotë që njerëzit që krijojnë shpërndarjen “Aksh Linux” po përsërisin +gabimin e zakonshëm. Ne e çmojmë faktin që shpërndarje si Debian, Dragora, +Musix, Trisquel, dhe Venenux kanë birësuar GNU/Linux si pjesë të emrit të +tyre zyrtar, dhe shpresojmë që nëse merreni me një tjetër shpërndarje, t’i +nxisni të bëjnë të njëjtën gjë.

+
+ +
Emri zyrtar i shpërndarjes sime është “Aksh Linux”; a nuk është gabim të +thirret shpërndarja ndryshe nga “Aksh Linux”? (#distronames1)
+ +

Kur përhapin informacione të gabuara duke ndryshuar “GNU” në “Linux”, dhe e +quajnë versionin e tyre “Aksh Linux”, është e drejtë që ta ndreqni +informacionin e gabuar duke e quajtur “Aksh GNU/Linux”.

+ +
A nuk do të ishte më me efekt t’u kërkohej shoqërive si Mandrake, Red Hat +dhe IBM t’i quajnë shpërndarjet e tyre “GNU/Linux”, në vend se t’u kërkohet +individëve? (#companies)
+ +
+S’bëhet fjalë për të zgjedhur njërin apo tjetrin—u kërkojmë shoqërive, +enteve dhe individëve të ndihmojnë të përhapet fjala mbi këtë. Në fakt, ua +kemi kërkuar të tre këtyre shoqërive. Mandrake u përgjigj se do të përdorte +termin “GNU/Linux” një pjesë të kohës, por IBM-ja dhe Red Hat-i nuk qenë të +gatshme të ndihmonin. Një funksionar u shpreh, “Ky është vendim puro +komercial; presim të fitojmë më tepër para nga emërtimi “Linux””. Me fjalë +të tjera, asaj shoqërie nuk iu bë vonë se çfarë qe e drejtë. +

+Nuk i bëjmë dot ta bëjnë këtë si duhet, por nuk jemi nga ata që heqin dorë +meqë rruga nuk qenkësh e lehtë. Mund të mos keni aq ndikim në dorën tuaj sa +IBM-ja apo Red Hat-i, por prapë mund të ndihmoni. Së toku mund ta +ndryshojmë gjendjen deri në atë shkallë, sa shoqëritë të fitojnë më shumë +para duke e quajtur “GNU/Linux”.

+
+ +
A s’do të ishte më mirë të ruhej emri “GNU/Linux” për shpërndarje që janë +puro software i lirë? Tek e fundit, ky është ideali i GNU-së. (#reserve)
+ +
+Praktika e shumëpërhapur e shtimit të software-it jo të lirë te sistemi +GNU/Linux është problem i madh për bashkësinë tonë. Ajo sikur u mëson +përdoruesve që software-i jo i lirë është OK, dhe që përdorimi i tij është +pjesë e frymës së “Linux”-it. Mjaft Grupe Përdoruesish “Linux” e kanë pjesë +të misionit të tyre ndihmën ndaj përdoruesve që këta të përdorin shtojca jo +të lira, dhe madje edhe të ftojnë shitës për të bërë reklamë. Këta kanë +birësuar qëllime të tilla si “ndihmën ndaj përdoruesve” të GNU/Linux-it +(përfshi ndihmën për ta që të përdorin aplikacione dhe përudhës jo të lirë), +ose popullarizimin edhe më të sistemit, qoftë edhe në kurriz të lirisë. +

+Çështja është si të ndryshohet kjo.

+

+Duke qenë se shumica e bashkësisë që përdor GNU-në me Linux prej kohësh nuk +e kupton që kjo është çështja, heqja dorë prej nesh nga këto versione të +ndotura, duke thënë që nuk janë vërtet GNU, nuk do t’u mësonte përdoruesve +ta vlerësonin më tepër lirinë. Mund të mos e merrnin mesazhin e synuar. +Vetëm se do të përgjigjeshin se nuk e kishin menduar kurrë që këto sisteme +qenë GNU së pari.

+

+Rruga për t’i drejtuar këta përdorues të shohin lidhjen me lirinë është +saktësisht e kundërta: t’u bëhet e ditur atyre se krejt këto versione +sistemi janë versione të GNU-së, se të tëra bazohen në një sistem +që ekziston pikë për pikë për hir të lirisë së përdoruesve. Me të kuptuar +këtë, mund të fillojnë t’i shohin shpërndarjet që përfshijnë +software jo të lirë si versione të deformuara, të ndotura, të +GNU-së, në vend se t’i mendojnë si versione të pastra dhe të përshtatshme të +“Linux”.

+

+Është shumë e dobishme të fillohen Grupe Përdoruesish GNU/Linux, që e quajnë +sistemin GNU/Linux dhe vendosin idealet e Projektit GNU si bazë të +veprimtarisë të tyre. Nëse Grupi i Përdoruesve të Linux-it në zonën tuaj ka +problemet e përshkruara më sipër, këshillojmë që ose të bëni fushatë brenda +grupit për të ndërruar orientimin (dhe emrin) e tij, ose të filloni një grup +të ri. Njerëzit që përqendrohen në qëllime më sipërfaqësore kanë të drejtën +e tyre të kenë pikëpamje të tyret, por mos i lejoni t’ju marrin me vete!

+
+ +
Pse të mos krijohet një shpërndarje GNU e Linux-it (sic) dhe të quhet +GNU/Linux? (#gnudist)
+ +
+Krejt shpërndarjet “Linux” janë faktikisht versione të sistemit GNU me +Linux-in për kernel. Qëllimi i termit “GNU/Linux” është ta bëjë të ditur +këtë pikë. Të zhvillosh një shpërndarje të re dhe ta quash veçmas +“GNU/Linux” do të errësonte pikën që ne duam të theksojmë. +

+Sa për zhvillimin e një shpërndarjeje GNU/Linux, e bëmë njëherë, kur +financuam zhvillimet e hershme të Debian GNU/Linux-it. Ta bëjmë sërish nuk +duket e dobishme; do të donte shumë punë, dhe po qe se shpërndarja e re nuk +do të kishte përparësi praktike domethënëse ndaj shpërndarjeve të tjera, nuk +do t’i shërbente ndonjë qëllimi.

+

+Në vend të kësaj, ne ndihmojmë zhvilluesit e shpërndarjeve GNU/Linux 100% të +lira, të tilla si gNewSense dhe Ututo.

+
+ +
Pse të mos thuhet thjesht “Linux është kerneli i GNU-së” dhe të hidhet në +qarkullim ndonjë version ekzistues i GNU/Linux-it nën emrin “GNU”? (#linuxgnu)
+ +
+Mund të kish qenë ide e mirë të birësohej Linux-i si kerneli i GNU-së dikur +më 1992. Sikur ta dinim, atëherë, se sa gjatë do të donte GNU Hurd-i të +funksiononte, mund ta kishim bërë. (Por kësaj i thonë: mend pas kuvendi.) +

+Po të qe për të marrë një version të GNU/Linux-it dhe ta rietiketojmë si +“GNU”, do të qe si të merrnim një version të sistemit GNU dhe ta etiketonim +“Linux”. Kjo nuk ishte e drejtë, dhe nuk duam të veprojmë kështu.

+
+ +
A e ka dënuar dhe kundërshtuar Projekti GNU përdorimin e Linux-it në +fillimet e tij? (#condemn)
+ +
+Nuk e birësuam Linux-in si kernel tonin, por nuk e dënuam apo kundërshtuam +atë. Në 1993 filluam të diskutojmë ujditë për të sponsorizuar zhvillimin e +Debian GNU/Linux. Po kërkonim edhe të bashkëpunonim me persona që po +ndryshonin disa paketa GNU për përdorim me Linux. Donim t’i përfshinim +ndryshimet e tyre në qarkullimet standarde, që kështu këto paketa GNU të +mund të funksiononin në çast nën ndërthurje me Linux-in. Por shpesh +ndryshimet qenë ad-hoc dhe të pakalueshme gjetiu; për instalim +kishin nevojë të pastroheshin. +

+Personat që bënë ndryshimet treguan pak interes për bashkëpunim me ne. +Njëri prej tyre, në fakt, na tha se nuk i bëhej vonë të punonte me Projektin +GNU sepse qe “përdorues i Linux-it”. Çka na ra rëndë, ngaqë personat që +kaluan paketat GNU edhe për sisteme të tjerë përgjithësisht donin të punonin +me ne për t’i pasur ndryshimet të përfshira në projektin tonë. Megjithatë +këta persona, që po zhvillonin një sistem i cili bazohej së pari në GNU, +qenë grupi i parë (dhe, ende, praktikisht të vetmit) që s’dëshironin të +punonin me ne.

+

+Qe kjo përvojë që na tregoi së pari se kish persona që po e quanin një +version të sistemit GNU “Linux”, dhe se ky ngatërrim po errësonte punën +tonë. Kërkesa jonë për ta quajtur sistemin “GNU/Linux” është përgjigjja +jonë për këtë problem, dhe për probleme të tjera të shkaktuara nga emërtimi +i shtrembër “Linux”.

+
+ +
Pse pritët kaq gjatë përpara se t’u kërkonit njerëzve të përdorin emrin +GNU/Linux? (#wait)
+ +
+

Në fakt, nuk pritëm. Rreth kësaj filluam të diskutonim privatisht me +zhvilluesit dhe shpërndarësit diku aty nga 1994, dhe kaluam në fushatë +publike më 1996. Do të vazhdojmë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

+
+ +
A nuk do të duhej që emërtimi i llojit GNU/emër të zbatohej te krejt +programet që janë nën GPL? (#allgpled)
+ +
+Kurrë nuk u referohemi programeve individualë si “GNU/emër”. Kur një +program është paketë GNU, mund ta quajmë “emër GNU”. +

+GNU, sistemi operativ, përbëhet nga shumë programe të ndryshme. Disa nga +programet në GNU qenë shkruar si pjesë e Projektit GNU ose dhënë veçanërisht +për të; këto janë paketat GNU, dhe ne shpesh përdorim “GNU” në emrat e tyre.

+

+Është në dorën e zhvilluesve të një programi të vendosin nëse duan ta +kontribuojnë dhe ta bëjnë atë një paketë GNU. Nëse keni zhvilluar një +program dhe do të donit të jetë paketë GNU, ju lutemi, na shkruani <gnu@gnu.org>, që të mund ta vlerësojmë +dhe të vendosim nëse e duam.

+

+Nuk do të ishte e drejtë të vihej emri GNU mbi çdo program individual që +është hedhur në qarkullim nën GPL. Po qe se shkruani një program dhe e +hidhni në qarkullim nën GPL (Leja e Përgjithshme Publike), kjo nuk do të +thotë që e shkroi Projekti GNU ose që e shkruat për ne. Fjala vjen, +kerneli, Linux-i,qarkullon nën GNU GPL, por Linusi nuk e shkrojti si pjesë +të Projektit GNU—e kreu punën në mënyrë të pavarur. Nëse diçka nuk +është paketë GNU, Projekti GNU nuk mund të marrë dafinat për të, dhe +vendosja e “GNU”-së te emri i saj do të ishte e pasaktë.

+

+Në kontrast me këtë, e meritojmë hakun e përgjithshëm për sistemin operativ +GNU si të tërë, edhe pse jo për çdo program në të. Sistemi ekziston si +sistem falë vendosmërisë dhe këmbënguljes sonë, që prej 1984-s, shumë vite +para se të fillonte Linux-i.

+

+Sistemi operativ nën të cilin Linux-i u bë popullor qe në thelb i njëjtë me +sistemin operativ GNU. Nuk qe krejtësisht i njëjtë, ngaqë pati tjetër +kernel, por në pjesën më të madhe qe i njëjti sistem. Qe një variant i +GNU-së. Qe sistemi GNU/Linux.

+

+Linux-i vazhdon të përdoret së pari në derivate të atij sistemi—në +versionet e sotme të sistemit GNU/Linux. Ajo që u jep këtyre sistemeve +identitetin e tyre është GNU-ja dhe Linux-i në qendër të tyre, jo +përjashtimisht Linux-i.

+
+ +
Meqë mjaft nga GNU-ja vjen prej Unix-it, mos do të duhej që GNU t’i jepte +hakun Unix-it duke përdorur “Unix” te emri i vet? (#unix)
+ +
+Në fakt, asgjë e GNU-së nuk rrjedh prej Unix-it. Unix qe software +pronësor (dhe ende është), ndaj përdorimi i çfarëdo kodi prej tij te GNU-ja +do të kish qenë i paligjshëm. Kjo nuk është rastësi; kjo është arsyeja pse +e zhvilluam GNU-në: ngaqë duke përdorur Unix-in, ose cilindo nga sistemet e +tjerë operativë të asaj kohe, nuk do të kihej liri, na duhej një sistem i +lirë për ta zëvendësuar atë. Nuk mund të kopjonim programe, ose madje as +pjesë të tyre, nga Unix-i; gjithçka duhej shkruar nga e para. +

+Asnjë rresht kodi te GNU nuk vjen prej Unix-it, por GNU-ja është sistem i +përputhshëm me Unix-in; ndaj, mjaft nga idetë dhe karakteristikat e GNU-së +vijnë prej Unix-it. Emri “GNU”, që do të thotë “GNU’s Not Unix”, është një +mënyrë gaztore për t’i dhënë hakën Unix-it për të, në vijim të një tradite +hacker-ësh për shkurtime ripërsëritëse që zuri fill në vitet ’70.

+

+Shkurtimi i parë ripërsëritës qe TINT, “TINT Is Not TECO”. Autori i TINT-it +shkroi një tjetër sendërtim të TECO-s (kish ndërkohë mjaft të tillë, për +sisteme të ndryshëm), por në vend që ta quante me një emër të zbehtë si +“kështu-ose-ashtu TECO”, i shkoi në mendje një emër zbavitës. (Ky është +kuptimi për hacking: mençuri lojcake.)

+

+Hacker-ë të tjerë e pëlqyen kaq shumë emrin sa filluan ta imitojnë stilin. +U bë si traditë që, sa herë që shkruanit nga e para një program që qe i +ngjashëm me ndonjë program ekzistues (le të themi që e kish emrin “Klever”), +t’i jepnit një emër shkurtim ripërsëritës, të tillë si “MINK” për “MINK Is +Not Klever”. Në po të njëjtën frymë e quajtëm zëvendësimin tonë për Unix-in +“GNU’s Not Unix”.

+

+Historikisht, AT&T, që krijoi Unix-in, nuk donte që ndonjë t’i jepte +hakën duke përdorur “Unix” te emri i një sistemi të ngjashëm, as +edhe në një sistem 99% të kopjuar nga Unix. AT&T në fakt pat kërcënuar +se do të padiste këdo që do t’i jepte hakë AT&T-së në këtë mënyrë. Kjo +është arsyeja pse versionet e ndryshme të modifikuara të Unix-it (të tërë +pronësorë, si Unix) patën emra krejt të ndryshëm që s’e përfshinin +“Unix”-in.

+
+ +
Mos do të duhej të thoshim njësoj “GNU/BSD”? (#bsd)
+ +
+Nuk i quajmë sistemet BSD (FreeBSD, etj.) sisteme “GNU/BSD”, ngaqë ai term +nuk gjen vend te historia e sistemeve BSD. +

+Sistemi BSD qe krijuar nga UC Berkeley si software jo i lirë, në +vitet ’80, dhe kaloi i lirë në fillim të viteve ’90. Çfarëdo sistemi +operativ që ekziston sot është, thuajse me siguri, ose variant i sistemit +GNU, ose ndonjë lloj sistemi BSD.

+

+Njerëzit ndonjëherë pyesin nëse edhe BSD është variant i GNU-së, siç është +GNU/Linux. Jo, nuk është. Zhvilluesit e BSD-së patën frymëzimin ta bëjnë +kodin e tyre software të lirë nga shembulli i Projektit GNU, dhe +thirrje shprehimisht prej aktivistësh të GNU-së i ndihmuan t’ia nisin punës, +por kodi ka pak puqje me GNU-në.

+

+Sistemet BSD sot përdorin disa paketa GNU, ashtu si edhe sistemi GNU dhe +variante të tij përdorin disa programe BSD; sidoqoftë, marrë në tërësi, janë +dy sisteme të ndryshëm që kanë bërë përpara ndarazi. Zhvilluesit BSD nuk +shkruan ndonjë kernel për t’ia shtuar sistemit GNU, ndaj një emër i tillë si +GNU/BSD nuk do t’i shkonte gjërave.

+

+Lidhja mes GNU/Linux-it dhe GNU-së është shumë e ngushtë, dhe për këtë shkak +emri “GNU/Linux” është i përshtatshëm për të.

+

+Ka një version të GNU-së që përdor një kernel nga NetBSD. Zhvilluesit e tij +e quajnë “Debian GNU/NetBSD”, por “GNU/kernelofNetBSD” do të ishte më i +saktë, ngaqë NetBSD është një sistem i tërë, jo thjesht kerneli. Ky nuk +është një sistem BSD, ngaqë pjesa dërrmuese e sistemit është e njëjtë me +sistemin GNU/Linux.

+
+ +
Nëse i instaloj mjetet GNU në Windows, mos do të thotë që po xhiroj një +sistem GNU/Windows? (#othersys)
+ +
+Jo në të njëjtin kuptim që nënkuptojmë me “GNU/Linux”. Mjetet e GNU-së janë +thjesht një pjesë e software-it GNU, i cili është thjesht një pjesë e +sistemit GNU, dhe nën ta prapë do të kishit një tjetër sistem operativ të +plotë, i cili nuk do të kishte të përbashkët me GNU-në as edhe një rresht +kod. Përmbledhtas, kjo është gjendje krejt tjetër nga GNU/Linux. +
+ +
A s’mund të përdoret Linux-i pa GNU-në? (#justlinux)
+ +
+Linux-i përdoret më vete, ose me programe të tjerë të vegjël, në disa +pajisje. Këta sisteme të vegjël software-i janë shumë larg prej të qenit +sistem GNU/Linux. Përdoruesit nuk i instalojnë ata në PC-ra, fjala vjen, +dhe mund edhe të mos iu pëlqejnë. Është e dobishme të thuhet që këto +pajisje xhirojnë thjesht Linux, për të treguar se sa të ndryshme janë këto +platforma të vogla nga GNU/Linux-i. +
+ +
Sa përqind sistem GNU lypset që një sistem të jetë GNU/Linux? (#howmuch)
+ +
+“Sa” është një pyetje pa kuptim, ngaqë sistemi GNU s’ka kufij të përpiktë. +

+GNU-ja është një sistem operativ i mirëmbajtur nga një bashkësi. Përfshin +shumë më tepër gjëra se thjesht paketa software GNU (për të cilat kemi një +listë), dhe njerëzit shtojnë vazhdimisht paketa. Pavarësisht këtyre +ndryshimeve, mbetet ende sistemi GNU, dhe shtimi i Linux-it në të shpie te +GNU/Linux. Nëse përdorni një pjesë të sistemit GNU, duke lënë mënjanë +pjesën tjetër, nuk ka ndonjë mënyrë me mend për të thënë se “sa” përdorët.

+

+Nëse e shohim çështjen në nivel paketash, Linux është një paketë e +rëndësishme e sistemit GNU/Linux. Përfshirja e një pakete të rëndësishme +GNU mjafton për të përligjur kërkesën tonë për përmendje të barasvlershme. +

+
+ +
A ka sisteme të plotë Linux [sic] pa GNU-në? (#linuxsyswithoutgnu)
+ +
+Ka sisteme të plotë që përmbajnë Linux-in dhe jo GNU-në; Androidi është një +shembull. Por është gabim të thirren këta sisteme “Linux”, njësoj siç +është gabim të quhet GNU një sistem “Linux”. +

+Android-i është sistem shumë i ndryshëm nga sistemi GNU/Linux — ngaqë +këta të dy kanë shumë pak kod të përbashkët. Në fakt, e vetmja gjë që kanë +të përbashkët është Linux-i.

+

+Nëse e quani sistemin e plotë GNU/Linux “Linux”, keni për të parë se do t’ju +nevojitet të thoni gjëra të tilla si, “Android përmban Linux, por s’është +Linux, ngaqë s’ka libraritë dhe mjetet e zakonshme Linux [sic] [duke +nënkuptuar sistemin GNU]”.

+

+Android-i përmban aq Linux, sa GNU/Linux-i. Ajo çka nuk ka, është sistemi +GNU. Android-i e zëvendëson atë me software Google që funksion goxha +ndryshe. Ajo çka e bën Android-in të ndryshëm nga GNU/Linux-i është mungesa +e GNU-së.

+
+ +
Është e saktë të thuhet “përdor Linux”, nëse bëhet fjalë për përdorim të +GNU/Linux-it dhe të Android-it? (#usegnulinuxandandroidlinuxsyswithoutgnu)
+ +
+Aspak. Ky përdorim është kaq problematik sa që njerëzit s’do të kuptojnë +domethënien e synuar. +

+Publikut do t’i duket shumë e çuditshme të flitet për përdorim të Android-it +si “përdorim të Linux-it”. Është si të bisedohet me dikë, dhe mandej të +thuhet se biseduat me zorrët apo me sistemin e frymëmarrjes së atij personi.

+

+Publiku do ta kuptojë idenë e “të përdorurit të Linux-it” kur është +vërtet GNU/Linux, përmes keqkuptimit të rëndomtë: duke e menduar krejt +sitemin si “Linux”.

+

+Përdorimi i Android-it dhe përdorimi i GNU/Linux-it janë tërësisht të +ndryshëm, aq të ndryshëm sa lëvizja me automjet dhe lëvizja me një +biçikletë. Fakti që dy të parët përmbajnë Linux është pa rëndësi për +përdorimin e tyre, ashtu si fakti që një makinë dhe një biçikletë janë +struktura metalike nuk ndikon në përdorimin e këtyre të dyjave. Nëse doni +të flisni mbi përdorimin e makinave dhe biçikleta, s’do të flisnit rreth +“lëvizjeje me objekte metalike” — veç në bëfshi lojëra me lexuesit. +Do të thoshit, “përdorim makinash dhe biçikletash”. Po njësoj, rruga e +qëruar për të folur rreth përdorimit të GNU/Linux-it dhe Android-it është të +thuhet “përdorimi i GNU/Linux-it dhe Android-it”.

+
+ +
Pse të mos thirret sistemi “Linux”, sido qoftë, dhe t’i mëshohet rolit të +Linus Torvalds-it si simbol për bashkësinë tonë? (#helplinus)
+ +
+Linus Torvalds është “posteri” (fjalë e zgjedhur nga tjetërkush, jo nga ne) +për qëllimet e tij, jo tonat. Synimi i tij është ta bëjë sistemin më +popullor, dhe beson se vlera e këtij për shoqërinë qëndron thjesht te +përparësitë praktike që ofron: fuqia e tij, qëndrueshmëria dhe gjetja e tij +lehtësisht. Ai nuk ka e mbrojtur kurrë lirinë për të bashkëpunuar si një parim +etik, e prandaj publiku s’e lidh emrin e “Linux-it” me atë parim. +

+Linusi e deklaron publikisht mospajtimin e tij me idealet e lëvizjes për +software të lirë. Ai, gjatë punësimit të tij, është marrë për +shumë vjet me software jo të lirë (dhe e ka thënë këtë faqe një +audience të gjerë gjatë një takimi në “Linux”World), dhe u ka +bërë ftesë publikisht zhvilluesve pasues të Linux-it, kernelit, të përdorin +software jo të lirë për të punuar mbi të së bashku. Shkon edhe më +tej, dhe përçmon njerëzit që këshillojnë se inxhinierët dhe shkencëtarët +duhet të shqyrtojnë pasojat shoqërore të veprës së tyre teknike—duke +hedhur tej kështu mësimet që shoqëria ka marrë nga krijimi i bombës atomike.

+

+Nuk ka asgjë gabim te të shkruarit e një programi të lirë për të mësuar dhe +për t’u zbavitur; kerneli që shkroi Linus për arsye të tilla qe kontribut i +rëndësishëm te bashkësia jonë. Por ky lloj motivimi nuk është arsyeja pse +ekziston sistemi krejtësisht i lirë, GNU/Linux, dhe as e sigurojnë lirinë +tonë në të ardhmen. Publiku lypset ta dijë këtë. Linusi ka të drejtë të +promuovojë idetë e tija; megjithatë, njerëzit duhet të jenë të ndërgjegjshëm +që sistemi operativ në fjalë buron prej idealeve të lirisë, jo prej +pikëpamjeve të tij.

+
+ +
A mos jemi gabim që e etiketojmë veprën e Linus Torvalds-it si GNU? (#claimlinux)
+ +
+Do të ishte gabim, ndaj këtë nuk e bëjmë. Vepra e Torvalds-it është +Linux-i, kerneli; ne bëjmë kujdes që të mos ia veshim atë vepër Projektit +GNU ose ta etiketojmë si “GNU”. Kur flasim për krejt sistemin, emri +“GNU/Linux” i jep atij një pjesë të hakës. +
+ + +
A pajtohet Linus Torvalds që Linux-i është thjesht një kernel? (#linusagreed)
+ +
+

Ai e pranoi këtë në ato fillime. Shënimet e versionit për Linux-in më të +hershëm thonë, +“Shumica e mjeteve të përdorura me linux-in janë software GNU dhe +gjenden nën GNU copyleft. Këto mjete nuk janë pjesë e shpërndarjes +- pyetmëni mua (ose GNU-në) për më tepër të dhëna”.

+
+ +
Pse të mos përfundohet kerneli GNU Hurd, të hidhet në qarkullim sistemi GNU +si një i tërë, dhe të harrohet çështja se çfarë të quhet GNU/Linux? (#finishhurd)
+ +
+Do të donim të na jepej haka për sistemin operativ GNU, pavarësisht se me +çfarë kerneli është përdorur. + +

Ta bësh GNU Hurd-in të funksionojë paq, sa të konkurrojë me Linux-in do të +ishte punë shumë e madhe, dhe nuk është qartazi e domosdoshme. E vetmja +gjë, e gabuar nga ana etike me Linux-in si kernel është përfshirja e +“blob”-eve firmware; zgjidhja më e mirë e këtij problemi është zhvillimi i zëvendësimeve +të lira për blob-e.

+
+ +
Beteja është tashmë e humbur—shoqëria e ka vendosur dhe ne nuk mund ta +ndryshojmë, madje pse duhet çuar mendja atje? (#lost)
+ +
+Kjo nuk është betejë, është fushatë edukimi. Se si të quhet një sistem nuk +është një vendim i vetëm, që të merret në një çast nga “shoqëria”: çdo +person, çdo ent, mund të vendosë cilin emër të përdorë. Nuk i bëni dot të +tjerët të thonë “GNU/Linux”, por mund të vendosni ta quani sistemin +“GNU/Linux” ju vetë—e duke bërë kështu, do të ndihmoni të edukohen të +tjerët. +
+ +
Shoqëria e ka vendosur dhe ne nuk mund ta ndryshojmë, ndaj sa para bën, edhe +po të them “GNU/Linux”? (#whatgood)
+ +
+Nuk bëhet fjalë për gjendje krejt-ose-hiç: pamje të sakta dhe të pasakta +shpërndahen pak a shumë nga njerëz të ndryshëm. Nëse e quani një sistem +“GNU/Linux”, do t’i ndihmoni të tjerët të mësojnë historinë e vërtetë të +sistemit, origjinën dhe shkakun që e polli. Nuk mund ta ndreqni +keqemërtimin kudo vetë, më shumë se sa mundemi ne, por mund të ndihmoni. +Sikur vetëm ca qindra vetë t’ju shohin duke përdorur termin “GNU/Linux”, i +bie të keni edukuar një numër domethënës njerëzish përmes shumë pak +përpjekjeje. Dhe ca prej tyre do ta shpien ndreqjen edhe te të tjerë. +
+ +
A nuk do të ishte më mirë të quhej sistemi “Linux” dhe t’u mësohej njerëzve +origjina e njëmendtë e tij, përmes një shpjegimi dhjetëminutësh? (#explain)
+ +
+Nëse na ndihmoni duke u shpjeguar të tjerëve në këtë mënyrë, e vlerësojmë +mundimin tuaj, por kjo nuk është metoda më e mirë. Nuk është aq e efektshme +sa emërtimi e sistemit “GNU/Linux”, dhe ua harxhon kohën në mënyrë të +paefektshme. +

+Është e paefektshme sepse nuk ka për t’u qartësuar, dhe me siguri nuk ka për +t’u përhapur. Disa nga njerëzit që dëgjojnë shpjegimin tuaj do t’i vënë +veshin, dhe mund të përvetësojnë përfytyrimin e saktë të origjinës së +sistemit. Por si zor t’ua përsërisin shpjegimin të tjerëve, kurdo që vjen +fjala te sistemi. Ka gjasa që do ta quajnë “Linux”. Pa e dashur vërtet, do +të ndihmojnë në përhapjen e përfytyrimit të pasaktë.

+

+Është e paefektshme sepse merr shumë kohë. Të thuash e të shkruash +“GNU/Linux” do të hante vetëm pak sekonda në ditë, jo minuta, ndaj arrini të +përfshini shumë më tepër njerëz në këtë mënyrë. Bërja e dallimit mes +Linux-it dhe GNU/Linux-it kur shkruani dhe flisni është me tërë mend rruga +më e lehtë për të ndihmuar Projektin GNU efektivisht.

+
+ +
Ca persona qeshin me ju kur u kërkoni ta quajnë sistemin GNU/Linux. Pse ia +nënshtroni veten këtij trajtimi? (#treatment)
+ +
+Thirrja e sistemit “Linux” priret t’u japë njerëzve një përfytyrim të gabuar +të historikut të sistemit dhe të shkaqeve që e pollën. Njerëzit që qeshin +me kërkesën tonë ka gjasa të kenë marrë këtë përfytyrim të +gabuar—mendojnë se puna jonë u bë nga Linusi, ndaj qeshin kur u +kërkojmë të na jepet haka. Sikur ta dinin të vërtetën, ka gjasa se nuk do +të qesheshin. +

+Pse i hyjmë rrezikut të bërjes së një kërkese që ndonjëherë i bën njerëzit +të tallen me ne? Ngaqë shpesh sjell përfundime të dobishme që i ndihin +Projektit GNU. Do të rrezikojmë abuzimin e pamerituar, vetëm synimi ynë të +arrihet.

+

+Po qe se shihni të ndodhë një situatë kaq ironikisht e padrejtë, ju lutemi, +mos rrini e bëni sehir. Ju lutemi, tregojuni njerëzve që tallen historinë e +vërtetë. Kur të shohin pse kërkesa është e përligjur, ata që kanë pak mend +do të reshtin së qeshuri.

+
+ +
Ca persona ju dënojnë kur u kërkoni ta quajnë sistemin GNU/Linux. A nuk +humbni duke i bërë ata të huaj? (#alienate)
+ +
+Jo dhe aq. Njerëzit që nuk e vlerësojnë rolin tonë në zhvillimin e sistemit +ka pak gjasa të bëjnë përpjekje domethënëse për të na ndihmuar. Nëse bëjnë +punë që çon përpara synimet tona, të tilla si hedhje në qarkullim software-i +të lirë, ka gjasa të ndodhë për shkaqe të tjera pa lidhje, jo se ua kërkuam +ne. Ndërkohë, duke u mësuar të tjerëve t’i japin hakën e punës sonë dikujt +tjetër, po minojnë aftësinë tonë të rekrutojmë ndihmë nga të tjerët. +

+Nuk ka kuptim të shqetësohemi se mos na largohen njerëz që janë tashmë, më +së shumti, mosbashkëpunues, dhe është vetëmposhtje të tërhiqesh nga ndreqja +e një problemi të madh nga frika se mos zemërohen njerëzit që e mbajnë atë +gjallë. Prandaj do të vazhdojmë të përpiqemi ta ndreqim keqemërtimin.

+
+ +
Pavarësisht nga sa keni kontribuar, a është e ligjshme të riemërtohet +sistemi operativ? (#rename)
+ +
+Nuk po riemërtojmë ndonjë gjë; kemi qenë duke e thirrur këtë sistem “GNU” që +kur e bëmë të ditur më 1983. Njerëzit që provuan ta riemërtojnë në “Linux”, +nuk duhej të kishin bërë ashtu.
+ +
A s’është gabim të detyrohen njerëzit ta quajnë sistemin “GNU/Linux”? (#force)
+ +
+Do të qe gabim të detyrohen, dhe as provojmë. Ne e quajmë sistemin +“GNU/Linux”, dhe ju kërkojmë të bëni njësoj. +
+ +
Pse të mos paditen njerëzit që e quajnë krejt sistemin “Linux”? (#whynotsue)
+ +
+Nuk ka rrethana ligjore për t’i paditur, por meqë besojmë në lirinë e +fjalës, nuk do të donim ta bënin, sido që të qe. Ne u kërkojmë njerëzve ta +quajnë sistemin “GNU/Linux” ngaqë kjo është gjëja e drejtë që duhet bërë. +
+ +
A nuk do të duhej të vendosnit diçka te GNU GPL për t’u kërkuar njerëzve ta +quajnë sistemin “GNU”? (#require)
+ +
+Qëllimi i GNU GPL-së është të mbrojë lirinë e përdoruesit nga ata që do të +krijonin versione pronësore të software-it të lirë. Ndërkohë që është e +vërtetë që ata që e quajnë sistemin “Linux” shpesh bëjnë gjëra që e +kufizojnë lirinë e përdoruesit, të tilla si paketim software-i jo të lirë në +sistemin GNU/Linux ose madje edhe zhvillim software-i jo të lirë për qëllime +të tilla, akti i thjeshtë i emërtimit të sistemit “Linux” nuk u mohon, në +vetvete, përdoruesve lirinë e tyre. Duket jo e përshtatshme ta bësh GPL-në +të kufizojë se ç’emër mund të përdoret për sistemin. +
+ +
Meqë kundërshtuat domosdoshmërinë e përmendjes së Universitetit të +Kalifornisë sipas lejes origjinale BSD, a nuk është hipokrizi të kërkohet +përmendja e projektit GNU? (#BSDlicense)
+ +
+Do të ishte hipokrizi të bëhej emri GNU/Linux domosdoshmëri licence, dhe as +nuk duam. Ne vetëm kërkojmë që ju të na jepni hakun që meritojmë. + +

+Ju lutemi, mbani shënim që ka të paktën dy +licenca të ndryshme BSD. Për hir të qartësisë, ju lutemi, mos përdorni +termin “licencë BSD” pa specifikuar se për cilën bëhet fjalë.

+
+ +
Meqë dështuat të vendosnit diçka te GNU GPL-ja, për t’u kërkuar njerëzve ta +quajnë sistemin “GNU”, mirë t’ju bëhet; pse ankoheni tani? (#deserve)
+ +
+Pyetja nënkupton një parakusht të përgjithshëm etik deri diku të +debatueshëm: që, nëse njerëzit nuk ju detyrojnë t’i trajtoni pa hile, e keni +tagër të përfitoni prej tyre sa të doni. Me fjalë të tjera, merr të +mirëqenë që forca të jep të drejtë. +

+Shpresojmë se nuk pajtoheni me këtë parakusht, njësoj si ne.

+
+ +
Mos do të ishte më mirë të mos i dilnit kundër asaj çka shumë vetë e +besojnë? (#contradict)
+ +
+Nuk mendojmë se duhet të merremi me grupe të mëdhenj njerëzish ngaqë këta +janë ngatërruar. Shpresojmë që edhe ju do të vendosni që e vërteta është e +rëndësishme. +

+Nuk do të mundnim kurrë të zhvillonim një sistem operativ të lirë pa mohuar +së pari besëtytninë, të kultivuar nga shumë njerëz, që software-i pronësor +është i ligjshëm dhe i pranueshëm.

+
+ +
Meqë shumë vetë e quajnë “Linux”, a e bën kjo të saktë? (#somanyright)
+ +
+Nuk besojmë se popullariteti i një gabimi e shndërron atë në një të vërtetë. +
+ +
A s’është më mirë të quhet sistemi me emrin që e njohin shumica e +përdoruesve? (#knownname)
+ +
+Përdoruesit nuk është se janë të paaftë të nxënë. Meqë “GNU/Linux” përfshin +“Linux”, do ta kuptojnë se për çfarë po flisni. Nëse me raste shtoni +“(referuar shpesh si “Linux”)”, do ta kuptojnë. +
+ +
Mjaft vetë janë të ndjeshëm mbi çka është e leverdishme apo se kush po +fiton, jo rreth argumenteve të drejtë apo të gabuar. A nuk mund ta +përthithni mbështetjen e tyre përmes një rruge tjetër? (#winning)
+ +
+Të bësh kujdes vetëm për çka të leverdis, ose për kë po fiton, është trajtim +i pamoral i jetës. Software-i jo i lirë është një shembull i këtij trajtimi +të pamoralshëm dhe lulëzon mbi të. Ndaj për ne do të ishte vetëmposhtje t’i +përulemi këtij trajtimi, parë në perspektivë afatgjatë. Ne do të vazhdojmë +të flasim me termat e të saktës dhe të gabuarës. +

+Shpresojmë të jeni një prej atyre për të cilët e sakta dhe e gabuara kanë +rëndësi.

+
+ +
+ +
+ + +
+ + + + + + + + + -- cgit v1.2.3