From 1ae0306a3cf2ea27f60b2d205789994d260c2cce Mon Sep 17 00:00:00 2001 From: Christian Grothoff Date: Sun, 11 Oct 2020 13:29:45 +0200 Subject: add i18n FSFS --- .../blog/articles/sq/gnu-history.html | 210 +++++++++++++++++++++ 1 file changed, 210 insertions(+) create mode 100644 talermerchantdemos/blog/articles/sq/gnu-history.html (limited to 'talermerchantdemos/blog/articles/sq/gnu-history.html') diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/gnu-history.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/gnu-history.html new file mode 100644 index 0000000..5144cf6 --- /dev/null +++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/gnu-history.html @@ -0,0 +1,210 @@ + + + + + + +Përmbledhje e Sistemit GNU - Projekti GNU - Free Software Foundation + + + + +

Përmbledhje e Sistemit GNU

+ +

+Sistemi operativ GNU është një sistem software-i i plotë dhe i +lirë, i përputhshëm me Unix-in. GNU do të thotë “GNU’s Not +Unix”. Shqiptohet si një rrokje e +vetme me një g të dëgjueshme. Richard Stallman dha Njoftimin Fillestar të Projektit +GNU më Shtator 1983. Një version më i gjatë, i quajtur GNU Manifesto u botua në Mars 1985. Është +përkthyer në disa gjuhë të +tjera.

+ +

+Emri i “GNU”-së u zgjodh sepse plotësonte disa kushte; së pari, +qe shkurtim për “GNU’s Not Unix”, së dyti, ngaqë qe fjalë e +njëmendtë, dhe së treti, është e lezetshme ta thuash (or Këndojeni).

+ +

+Fjala “i lirë” te “software i lirë” ka të bëjë me lirinë, jo çmimin. Mund të paguani ose +jo një çmim që të keni software GNU. Me ose pa pagesë, pasi ta +keni software-in, me përdorimin e tij gëzoni katër liri specifike. +Lirinë për ta xhiruar programin si t’ju pëlqejë; lirinë për ta kopjuar +programin dhe për t’ua dhënë atë miqve dhe kolegëve tuaj; lirinë për ta +ndryshuar programin si të doni, duke patur hyrje të plotë te kodi burim; +lirinë për shpërndarjen e çfarëdo versioni të përmirësuar të tij duke +ndihmuar kështu në krijimin e një bashkësie. (Nëse rishpërndani +software GNU, mund të kërkoni pagesë kundrejt aktit fizik të +shpërnguljes së një kopjeje të tij, ose mund t’i jepni falas kopjet.)

+ +

+Projekti për zhvillimin e sistemit GNU quhet “Projekti GNU”. +Projekti GNU u konceptua më 1983 si një rrugë për të risjellë frymën e +bashkëpunimit që mbizotëronte në bashkësinë e shkencave kompjuterike në +fillimet e veta—për ta bërë sërish të mundur bashkëpunimin, duke hequr +pengesat e vëna ndaj tij me detyrim nga pronarët e software-it +pronësor.

+ +

+Më 1971, kur Richard Stallman filloi karrierën e vet në MIT, punoi në një +grup që përdorte vetëm software +të lirë. Madje edhe kompanitë e kompjuterave shpesh shpërndanin +software të lirë. Programuesit qenë të lirë të bashkëpunonin me +njëri tjetrin, dhe kështu bënë shpesh.

+ +

+Në vitet ’80, thuajse krejt software-i qe pronësor, që do +të thotë se për të kishte pronarë, të cilët e ndaluan dhe e penguan +bashkëpunimin mes përdoruesve. Kjo e bëri Projektin GNU të domosdoshëm.

+ +

+Çdo përdorues kompjuteri ka nevojë për një sistem operativ; po qe se nuk ka +sistem operativ të lirë, atëherë as që mund të filloni të përdorni një +kompjuter pa i kthyer sytë nga software-i pronësor. Kështu që hapi +i parë në rrugën e software-it të lirë pa dyshim qe një sistem +operativ i lirë.

+ +

+Vendosëm të bënim një sistem operativ të përputhshëm me Unix-in ngaqë +konceptimi i tij në përgjithësi qe tashmë i provuar dhe i ndërkalueshëm, dhe +ngaqë përputhshmëria do ta bënte të lehtë për përdoruesit e Unix-it të +hidheshin nga Unix në GNU.

+ +

+Një sistem operativ i ngjashëm me Unix-in përfshin kernelin, përpiluesit, +përpunuesit, formatuesit e teksteve, software poste, ndërfaqe +grafike, librari, lojëra dhe mjaft gjëra të tjera. Ndaj, shkrimi i një +sistemi të plotë operativ është punë shumë e madhe. Ia filluam më Janar +1984. Free Software Foundation u themelua në +Tetor 1985, fillimisht për të mbledhur fonde për zhvillimin e GNU-së.

+ +

Aty nga 1990, ose i kishim siguruar, ose i kishim shkruar krejt përbërësit +kryesorë, hiq një—kernelin. Ndërkohë, Linux, një kernel i ngjashëm me +ata Unix, po zhvillohej nga Linus Torvalds më 1991 dhe u shndërrua në +software të lirë më 1992. Ndërthurja e Linux-it me sistemin +thuajse të plotë GNU solli një sistem operativ të plotë: sistemin +GNU/Linux. Sipas vlerësimesh, sistemet GNU/Linux përdoren nga dhjetëra +milionë vetë sot, zakonisht në formë shpërndarjesh GNU/Linux. Versioni kryesor +i Linux-it tani përmban “bulëza” firmware jo të lirë ; +aktivistët e software-it të lirë tani administrojnë një version të +modifikuar të Linux-it, të quajtur Linux-libre.

+ +

+Megjithatë, Projekti GNU nuk kufizohet me thelbin e sistemit operativ. +Synimi ynë është të ofrojmë një spektër të plotë software-i, për +çfarëdo që duan të bëjnë një shumicë përdoruesish. Këtu përfshihen +software aplikacione. Shihni Listën e +Software-it të Lirë për një katalog programesh aplikacione +software-i të lirë.

+ +

+Duam gjithashtu të ofrojmë software për përdorues që nuk janë +ekspertë kompjuteri. Ndaj edhe kemi zhvilluar desktopin grafik (të quajtur GNOME) si +ndihmë për fillestarët në përdorimin e sistemit GNU.

+ +

Duam gjithashtu të ofrojmë lojëra dhe gjëra të tjera për kalimin e kohës së +lirë. Ka tashmë plot lojëra të lira.

+ +

+Sa larg mund të shkojë software-i i lirë? Nuk ka kufij, hiq rastin +kur ligje të tillë si +sistemi i patentave e ndalon software-in e lirë krejtësisht. +Synimi përfundimtar është të ofrohet software i lirë që të kryejë +në kompjuter krejt llojet e punëve që duan të kryejnë përdoruesit—dhe +për ta bërë kështu software-in pronësor diçka të së kaluarës.

+ + +
+ + +
+ + + + + + + + -- cgit v1.2.3