From 1ae0306a3cf2ea27f60b2d205789994d260c2cce Mon Sep 17 00:00:00 2001 From: Christian Grothoff Date: Sun, 11 Oct 2020 13:29:45 +0200 Subject: add i18n FSFS --- .../blog/articles/sq/freedom-or-power.html | 194 +++++++++++++++++++++ 1 file changed, 194 insertions(+) create mode 100644 talermerchantdemos/blog/articles/sq/freedom-or-power.html (limited to 'talermerchantdemos/blog/articles/sq/freedom-or-power.html') diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/freedom-or-power.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/freedom-or-power.html new file mode 100644 index 0000000..6c137bc --- /dev/null +++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/freedom-or-power.html @@ -0,0 +1,194 @@ + + + + + + +Liri Apo Pushtet? - Projekti GNU - Free Software Foundation + + + + + +

Liri apo Pushtet?

+ +

+nga Bradley M. Kuhn dhe Richard +M. Stallman

+ +
+

Dashuria për liri është dashuri për të tjerët; dashuria për pushtet është +dashuri për veten.
+-- William Hazlitt

+
+ +

+Në lëvizjen për software të lirë, ne jemi për liri të përdoruesve të +software-it. Idetë tona i formuluam duke parë se cilat liri janë të +domosdoshme për një rrugë të mbarë jetese, dhe i lejojnë programet e +dobishme të farkëtojnë një bashkësi dashamirësie, bashkëveprimi dhe +bashkëpunimi. Kriteri ynë për software +të lirë përcakton liritë që u duhen përdoruesve të një programi për të +mundur të bashkëpunojnë në një bashkësi.

+ +

+Ne jemi për lirinë e programuesve dhe për liri të përdoruesve gjithashtu. +Shumica prej nesh janë programues, dhe duam liri për veten dhe për ju +gjithashtu. Por secili prej nesh përdor software të shkruar nga të tjerë, +dhe duam liri teksa e përdorim atë software, jo thjesht kur përdorim kod nga +vetja. Jemi për liri për krejt përdoruesit, qoftë nëse këta programojnë +shpesh, me raste, ose fare.

+ +

+Por një e ashtuquajtur liri, të cilës nuk i dalim në mbrojtje, është +“liria për të zgjedhur çfarëdo licence që të doni për software-in që +shkruani.” Ne e hedhim poshtë këtë, ngaqë është vërtet një formë +pushteti, jo lirie.

+ +

+Ky dallim shpesh i anashkaluar është kyç. Liri do të thotë të jeni në +gjendje të merrni vendime që prekin kryesisht ju vetë; pushtet do të thotë +të merrni vendime që prekin më shumë të tjerët se sa ju. Nëse ngatërrojmë +lirinë me pushtetin, do të dështojmë në mbrojtjen e lirisë së vërtetë.

+ +

+Bërja pronësor e një programi është ushtrim pushteti. Ligji i sotëm i të +drejtave të kopjimit ua akordon zhvilluesve të software-it atë pushtet, në +mënyrë që ata dhe vetëm ata të zgjedhin rregullat për t’ua imponuar +gjithkujt tjetër — një numër relativisht i vogël personash marrin +vendime bazë lidhur me software-in, për krejt përdoruesit, përgjithësisht +duke u mohuar këtyre lirinë. Kur përdoruesit nuk i gëzojnë liritë që +përkufizojnë software-in e lirë, ata s’mund të dinë se ç’kryen programi, +s’mund të kontrollojnë për deriçka të pasme, s’mund të vëzhgojnë për viruse +dhe krimba të mundshëm, dhe s’mund të mësojnë dot se ç’të dhëna personale +raportohen (apo të ndalin raportimet, edhe nëse arrijnë t’i zbulojnë). Nëse +prishet, s’mund ta ndreqin; u duhet të presin që zhvilluesit të ushtrojnë +pushtetin e tyre dhe ta bëjnë këtë. Nëse thjesht s’është dhe aq ai që u +duhet, ngecin me të. S’mund ta ndihmojnë njëri-tjetrin për ta përmirësuar.

+ +

+Shpesh zhvillues të software-it pronësor janë biznese. Ne të lëvizjes së +software-it të lirë nuk jemi kundër biznesit, por e kemi parë se ç’ndodh kur +një biznes software-i është “i lirë” të imponojë arbitrarisht +rregulla mbi përdoruesit e software-it. Microsoft-i është një shembull i +rëndë se si mohimi i lirive të përdoruesve mund të shpjerë në dëm të +drejtpërdrejtë, por s’është shembulli i vetëm. Edhe kur nuk ka monopol, +software-i pronësor i bën dëm shoqërisë. Të mund të zgjedhësh pronar, nuk +do të thotë liri.

+ +

+Diskutimet mbi të drejtat dhe rregullat për software-in shpesh janë +përqendruar vetëm te interesat e programuesve. Pak vetë në botë programojnë +rregullisht, dhe më pak akoma janë pronarë biznesesh software-i. Por krejt +bota e zhvilluar sot ka nevojë dhe përdor software, kështu që zhvilluesit e +software-it tani kontrollojnë se si ajo rron, vepron, komunikon, dhe +dëfren. Çështjet etike dhe politike nuk trajtohen nga slogani “liri +zgjedhjeje (vetëm për zhvilluesit).”

+ +

+Nëse “kush ka kodin, bën ligjin,” (1) atëherë +pyetja e vërtetë me të cilën ndeshemi është: cili do të duhej të +kontrollonte kodin që ju përdorni — ju, apo ca kokrra nga një elitë? +Ne besojmë se gëzoni të drejtën të kontrolloni software-in që përdorni, dhe +qëllimi i software-i të lirë është dhënia juve e atij kontrolli.

+ +

+Ne besojmë se ju duhet të vendosni ç’të bëni me software-in që përdorni; +por, kjo s’është ajo që thotë ligji sot. Ligji i sotëm i të drejtave të +kopjimit na vendos raport pushteti mbi përdoruesit e kodit tonë, na pëlqen +apo jo neve. Përgjigja etike ndaj kësaj gjendjeje është të shpallet liria +për çdo përdorues, ashtu si Karta e të Drejtave u mendua ta ushtronte +pushtetin qeveritar duke garantuar liritë e çdo shtetasi. Për këtë është +licenca GNU General Public License: ju +vë juve në kontroll të përdorimit që i bëni software-it, teksa ju mbron nga të tjerët që do të +donin të merrnin kontrollin e vendimeve tuaja.

+ +

+Dora-dorës që gjithnjë e më shumë përdorues të kuptojnë se kush ka kodin bën +ligjin, dhe ta ndjejnë se lirinë e meritojnë edhe ata, do të shohin +rëndësinë e lirive të cilat mbrojmë, ashtu si gjithnjë e më shumë përdorues +kanë arritur të çmojnë vlerën praktike të software-it të lirë që zhvillojmë.

+ +

Poshtëshënime

+ + William J. Mitchell, City of Bits: Space, Place, and the +Infobahn (Cambridge, Mass.: MIT Press, 1995), f. 111, siç citohet nga +Lawrence Lessig tek Kod dhe Ligje të Tjera të Kiberhapësirës, Version +2.0 (New York, NY: Basic Books, 2006), p. 5. + +
+

Kjo sprovë është botuar te Software +i Lirë, Shoqëri e Lirë: Sprova të Përzgjedhura të Richard +M. Stallman-it.

+ +
+ + +
+ + + + + + + + -- cgit v1.2.3