From 22c3bfee9148e1836817ef00b4829a8385570c69 Mon Sep 17 00:00:00 2001 From: Christian Grothoff Date: Sat, 24 Sep 2022 17:04:26 +0200 Subject: update RMS articles --- .../blog/articles/sq/compromise.html | 296 +++++++++++++++++++++ 1 file changed, 296 insertions(+) create mode 100644 talermerchantdemos/blog/articles/sq/compromise.html (limited to 'talermerchantdemos/blog/articles/sq/compromise.html') diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/compromise.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/compromise.html new file mode 100644 index 0000000..1e11e98 --- /dev/null +++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/compromise.html @@ -0,0 +1,296 @@ + + + + + + + + + +Shmangie Kompromisesh Rrënuese - Projekti GNU - Free Software Foundation + + + + + + + +
+

Shmangie Kompromisesh Rrënuese

+ + + +

Njëzetepesë vjet më parë, më 27 +shtator, 1983, njoftova një plan për të krijuar një sistem operativ +tërësisht të lirë, të quajtur GNU - sipas “GNU's Not Unix”. Si pjesë e +përvjetorit të njëzetepestë të sistemit GNU, kam shkruar këtë artikull se si +bashkësia jonë mund të shmangë kompromise rrënuese. Përtej shmangies së +kompromiseve të tilla, ka mjaft rrugë me të cilat mund të ndihmoni GNU-në dhe software-in e lirë. Një +rrugë është t’i thuhet jo përdorimit të programeve jo të lira apo një +dreqshërbimi internetor sa më shpesh që mundeni, ose qoftë edhe një herë.

+
+ +

Lëvizja e software-it të lirë synon për një ndryshim shoqëror: për ta bërë krejt software-in të lirë, +që kështu krejt përdoruesit e software-it të jenë të lirë dhe të mund të +jenë pjesë e një bashkësie bashkëpunimi. Çdo program jo i lirë i jep +zhvilluesit të tij pushtet të padrejtë mbi përdoruesit. Synimi ynë është +t’i japim fund kësaj padrejtësie.

+ +

Rruga për te liria është +udhë e gjatë. Do të duhen shumë hapa dhe shumë vite për të arritur në +një botë në të cilën të jetë normale për përdoruesit e software-it të lirë +të kenë liri. Disa nga këto hapa janë të zorshëm dhe duan sakrificë. Disa +prej tyre bëhen më të lehtë, nëse bëjmë kompromise me njerëz që kanë synime +të tjera.

+ + [Stemë e GPL-së]  + +

Ndaj, Free Software Foundation bën +kompromise - madje dhe të mëdha. Për shembull, bëmë kompromise mbi kushtet +e lidhura me patentat në versionin 3 të licencës GNU General Public License (GNU GPL), që +kështu shoqëri të mëdha të kontribuojnë dhe të shpërndajnë software +të mbuluar nga GPLv3, duke sjellë kështu disa patenta nën efektin e këtyre +kushteve.

+ + [Stemë e LGPL-së]  + +

Synimi i The Lesser GPL është një +kompromis: e përdorim në disa biblioteka të lira të caktuara për të lejuar +përdorimin e tyre në programe jo të lira, ngaqë mendojmë se ndalimi ligjor i +kësaj në fakt do t’i shpjerë zhvilluesit drejt bibliotekash pronësore. +Pranojmë dhe instalojmë kod në programe GNU për t’i bërë të funksionojnë me +programe të rëndomtë jo të lirë, si dhe dokumentojmë dhe publikojmë këtë në +rrugë që nxisin përdoruesit e të fundit të instalojnë të parin, por jo +anasjelltas. Përkrahim fushata specifike me të cilat pajtohemi, edhe pse +nuk pajtohemi plotësisht me grupe pas tyre.

+ +

Por hedhim poshtë disa kompromise, edhe pse mjaft të tjerë në bashkësinë +tonë janë gati t’i bëjnë. Për shembull, vëmë emrin tonë në +krah vetëm të shpërndarjeve GNU/Linux që e kanë rregull të mos +përfshijnë software jo të lirë ose që i shpien përdoruesit të +instalojnë të tillë. Dalja në krah të shpërndarjeve jo të lira do të ishte +një kompromis rrënues.

+ +

Kompromiset janë rrënuese nëse do të punonin kundër synimeve tonë, në +perspektivë afatgjatë. Kjo mund të ndodhë ose në nivelin e ideve, ose në +atë të veprimeve.

+ +

Në nivelin e ideve, kompromise rrënuese janë ato që përforcojnë premisat që +kërkojmë të ndryshojmë. Synimi ynë është një botë ku përdoruesit e +software-it janë të lirë, por ende sot shumica e përdoruesve të kompjuterit +as që njohin një problem lirie. Kanë bërë të tyret vlera të “konsumatorit”, +që do të thotë se e gjykojnë çfarëdo programi vetëm nga karakteristikat +praktike, bie fjala, çmimi ose lehtësia që ofron.

+ +

Libri klasik i Dale Carnegie-s për të ndihmuar veten, Si të Bëni Shokë +dhe të Ndikoni Te Njerëzit, këshillon se rruga më efikase për të +bindur dikë të bëjë diçka është t’i paraqiten argumente tërheqëse për vlerat +e tij. Ka rrugë përmes të cilave të bëhemi tërheqës kundrejt vlerash +konsumi, tipike në shoqërinë tonë. Për shembull, software-i i lirë i marrë +falas mund t’u kursejë para përdoruesve. Mjaft programe të lira janë +gjithashtu të leverdishëm dhe të qëndrueshëm. Përmendja e këtyre +përfitimeve praktike ka dalë me sukses në bindjen e mjaft përdoruesve të +adoptojnë programe të ndryshme të lira, disa prej të cilave tanimë janë +mjaft të suksesshme.

+ +

Nëse e shumta e asaj që doni të arrini, është bërja e më shumë vetëve të +përdorin ca programe të lira, mund të vendosni të mos flisni mbi konceptin e +lirisë dhe të përqendroheni vetëm te përparësitë praktike parë nga +këndvështrimi i vlerave të konsumit. Kjo është ajo që bën termi “burim i +hapët” dhe retorika përshoqëruar atij.

+ +

Ky trajtim mund të na shpjerë vetëm pjesërisht te synimi i lirisë. Njerëzit +që përdorin software të lirë vetëm pse është me leverdi, do të +rrinë në të aq gjatë sa është më me leverdi. Dhe s’do të gjejnë arsye pse +të mos përdoren programe pronësore të leverdishme tok me të.

+ +

Filozofia e burimit të hapët presupozon dhe përpiqet të jetë tërheqëse për +vlera të konsumit, i afirmon dhe i përforcon ato. Kjo është arsyeja pse nuk mbrojmë burimin e +hapët.

+ +
+[Gnu Pezull, me një laptop] +
+ +

Për të rrënjosur një bashkësi plotësisht të lirë dhe për shumë kohë, na +duhet të bëjmë më shumë se sa të kemi njerëz që përdorin ca +software të lirë. Na duhet të përhapim idenë e gjykimit të +software-it (dhe gjërave të tjera) sipas “vlerave të qytetarit”, bazuar në +faktin se respekton a jo lirinë dhe bashkësinë e përdoruesve, jo thjesht në +lehtësitë që sjell. Atëherë njerëzit s’do të bien në kurthin e një programi +pronësor që ka si karrem një veçori tërheqëse, të leverdishme.

+ +

Për të promovuar vlera qytetarie, na duhet të flasim për to dhe të tregojmë +se si janë themeli i veprimeve tona. Duhet të hedhim poshtë kompromisin e +Dale Carnegie-së që do të ndikonte veprimet e tyre përmes daljes në krah të +vlerave të konsumit.

+ +

Kjo jo për të thënë se s’mund të citojmë fare përparësi praktike - mundemi +dhe e bëjmë. Problem bëhet vetëm kur përparësia praktike zë kryet e vendit +dhe e kalon lirinë në prapaskenë. Ndaj, kur citojmë përparësitë praktike të +software-it të lirë, përsërisim shpesh se ato janë arsye thjesht shtesë, +dytësore për ta parapëlqyer.

+ +

Nuk mjafton t’i bëjmë fjalët tona të puqen me idealet tona; me to duhet të +puqen edhe veprimet tona. Ndaj edhe duhet të shmangim kompromise që +përfshijnë kryerjen ose legjitimimin e gjërave që synojmë t’i heqim qafe.

+ +

Për shembull, përvoja tregon se mund të tërhiqni disa përdorues te GNU/Linux, nëse përfshini disa programe +jo të lira. Kjo mund të thoshte një aplikacion të bukur jo të lirë, që do +të bjerë në sy të ca përdoruesve, ose një platformë programimi jo të lirë, +bie fjala Java (dikur), ose Flash +(ende), ose një përudhës jo të lirë pajisjeje që lejon funksionim të ca +modeleve hardware.

+ +

Këto kompromise janë tunduese, por minojnë. Nëse shpërndani software jo të +lirë, ose i drejtoni njerëzit drejt tij, do të shihni se është e zorshme të +thoni “Software-i jo i lirë është padrejtësi, problem shoqëror dhe duhet t’i +japim fund”. Dhe edhe nëse vazhdoni t’i thoni këto fjalë, veprimet tuaja do +t’u heqin themelin atyre.

+ +

Problemi këtu nuk është nëse duhet të jenë të aftë apo duhen +lejuar njerëzit të instalojnë software jo të lirë; një +sistem për përdorim të përgjithshëm i bën të aftë dhe u lejon përdoruesve të +bëjnë ç’të duan. Problemi është i udhëheqim apo jo përdoruesit drejt +software-it jo të lirë. Se ç’bëjnë ata vetë, është përgjegjësi e tyre; se +ç’bëjmë ne për ta dhe se për ku i drejtojmë, është e jona. S’duhet t’i +shpiem përdoruesit drejt software-i pronësor, si të qe ky zgjidhja, ngaqë +software-i pronësor është problemi.

+ +

Një kompromis rrënues s’është thjesht ndikim i dëmshëm mbi të tjerët. Mund +të shtrembërojë vlerat tuaja, gjithashtu, përmes disonancës konjitive. Nëse +keni disa vlera, por veprimet tuaja lënë të nënkuptohen të tjera vlera, që +bien ndesh me të parat, gjasat janë që të ndryshoni vlerat tuaja ose +veprimet tuaja që të zgjidhet kundërshtia. Kështu, projekte që flasin vetëm +për përparësi praktike, ose i shpien njerëzit drejt ndonjë software-i jo të +lirë, thuajse përherë shmangin qoftë edhe të sugjerojnë se +software-i i lirë është jo etik. Për përqafuesit e këtij, si dhe për +publikun, ata përforcojnë vlerat e konsumit. Ne duhet t’i hedhim tej këto +kompromise, nëse duam t’i mbajmë të palëkundurat vlerat tona.

+ +

Nëse doni të kaloni në software-in e lirë pa komprometuar synimin e lirisë, +hidhni një sy te pjesa e FSF-së për +burime. Aty radhiten hardware dhe formësime makinash që +funksionojnë në software-in e lirë, +shpërndarje GNU/Linux tërësisht të lira, për instalim, si dhe mijëra paketa software-i të lirë që +funksionojnë në një mjedis 100 përqind software-i të lirë. Nëse doni të +ndihmoni bashkësinë të qëndrojë në udhën e lirisë, një rrugë e rëndësishme +është të mbrohen publikisht vlerat e qytetarisë. Kur njerëzit diskutojnë +ç’është e mirë a e keqe, ose ç’të bëhet, përmendni vlerat e lirisë dhe +bashkësisë dhe debatoni duke u nisur prej tyre.

+ +

Një rrugë që ju lejon të ecni më shpejt s’është më e mirë, nëse shpie në +vend të gabuar. Kompromisi është thelbësor për të arritur një synim +ambicioz, por bëni kujdes me kompromiset që shpien larg synimit.

+ +
+ +

+Për një pikëpamje të ngjashme, në një fushë tjetër të jetës, shihni +“Nudge” is not enough. +

+
+ +
+ + +
+ + + + + + + + + -- cgit v1.2.3