From 1ae0306a3cf2ea27f60b2d205789994d260c2cce Mon Sep 17 00:00:00 2001 From: Christian Grothoff Date: Sun, 11 Oct 2020 13:29:45 +0200 Subject: add i18n FSFS --- .../blog/articles/sq/byte-interview.html | 561 +++++++++++++++++++++ 1 file changed, 561 insertions(+) create mode 100644 talermerchantdemos/blog/articles/sq/byte-interview.html (limited to 'talermerchantdemos/blog/articles/sq/byte-interview.html') diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/byte-interview.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/byte-interview.html new file mode 100644 index 0000000..4ce0d68 --- /dev/null +++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/byte-interview.html @@ -0,0 +1,561 @@ + + + + + + +Intervistë e BYTE-it me Richard Stallman-in - Projekti GNU - Free Software +Foundation + + + +

Intervistë e BYTE-it me Richard Stallman

+ +

Marrë nga David Betz dhe Jon Edwards

+ +

Richard Stallman flet me redaktorët e BYTE-it, për sistemin e tij të +software-it në përkatësi publike, të përputhshëm me Unix, (Korrik +1986)

+ +

Richard Stallman ka ndërmarrë ndoshta projektin më ambicioz në zhvillime +software-i të lirë deri më sot, sistemin GNU. Te Manifesti i tij i +GNU-së, botuar në numrin e Mars-it të 1985-s të Dr. Dobb's Journal, Stallman +e përshkroi GNU-në si një “sistem software-i të përputhshëm me +Unix, të cilin po e shkruaj që të mund t’ia jap lirisht kujtdo që mund ta +përdorë… Pasi GNU-ja të jetë shkruar, gjithkush do të jetë në gjendje të +ketë një sistem software-i lirisht, njësoj si ajrin.” (GNU është +shkurtim për GNU’s Not Unix; “G”-ja shqiptohet.)

+ +

Stallman njihet gjerësisht si autori i EMACS, një përpunues tekstesh i +fuqishëm, të cilin e hartoi në Laboratorin e Inteligjencës Artificiale në +MIT. Nuk është +rastësi që copa e parë e një software-i prodhuar si pjesë e +projektit GNU qe një sendërtim i ri i EMACS-it. GNU EMACS ka fituar tashmë +famën si një prej sendërtimeve më të mira të tanishme të passhme për EMACS, +në çfarëdo fashe çmimesh.

+ +

BYTE: Në numrin e Marsit, 1985, të Dr. Dobb's lexuam nga ju +Manifestin e GNU-së. Ç’ka ndodhur që prej atëherë? A qe ky fillimi vërtet, +dhe si keni ecur nga andej e tëhu?

+ +

Stallman: Botimi te Dr. Dobb's s’qe fillimi i +projektit. Manifestin e GNU-së e shkrojta kur po përgatitesha të nisja +projektin, si një ftesë për t’u kërkuar prodhuesve të kompjuterëve +financim. Ata nuk deshën të përfshiheshin dhe vendosa që më mirë se sa të +harxhoj kohë nga e imja, me përpjekje për sigurim fondesh, më takonte ta +harxhoja duke shkruar kod. Manifesti u botua rreth një vit e gjysmë pasi e +pata shkruar, kur sapo kisha filluar të shpërndaja GNU EMACS. Që prej +atëherë, veç plotësimit të mëtejshëm të GNU EMACS dhe aftësimit të tij të +xhirojë në më shumë lloje kompjuteri, thuajse kam përfunduar optimizimin e +përpiluesit C dhe krejt programet e tjera që nevojiten për xhirimin e +programeve në C. Kjo përfshin një diagnostikues në nivel burimi, i cili ka +mjaft veçori që të tjerë diagnostikues në nivel burimi për Unix nuk i +kanë. Për shembull, ka ndryshore të leverdishme brenda diagnostikuesit e +kështu mund të ruani vlera, dhe ka po ashtu historik të krejt vlerave që +keni dërguar në shtypës, duke e bërë tmerrësisht më të lehtë të gjurmohet +përreth strukturash listë.

+ +

BYTE: Keni përfunduar një përpunues që tani është +shpërndarë gjerësisht dhe jeni duke përfunduar një përpilues.

+ +

Stallman: Them se do të ketë përfunduar këtë Tetor.

+ +

BYTE: Po për kernelin?

+ +

Stallman: Tani kam në plan të filloj me kernelin që qe +shkruar në MIT dhe që iu dha publikut së fundi, me idenë se do ta +përdorja. Ky kernel quhet TRIX; bazohet në thirrje procedurash së +largëti. Më duhet ende t’i shtoj përputhshmërinë për një numër veçorish të +Unix-it, të cilat hëpërhë nuk i ka. S’kam filluar akoma të merrem me të. Po +përfundoj përpiluesin, përpara se të vazhdoj me kernelin. Do të më duhet +edhe të rishkruaj sistemin e kartelave. Synoj ta bëj të paprekshëm nga +dështimet, thjesht duke e bërë që të shkruajë blloqe në rendin e duhur, që +kështu struktura e diskut të jetë përherë konsistente. Mandej dua të shtoj +numra versioni. Kam një skemë të ndërlikuar për pajtimin e numrave të +versioneve me mënyrën se si e përdorin njerëzit Unix-in zakonisht. Duhet të +jeni në gjendje të specifikoni emra kartelash pa numra versionesh, por duhet +po ashtu të jeni në gjendje t’i përcaktoni ato me numra versioni +shprehimisht, dhe që të dyja duhet të funksionojnë me programet e zakonshëm +Unix, që s’janë ndryshuar ende në ndonjë mënyrë për të pasur parasysh +ekzistencën e kësaj veçorie. Mendoj se e kam një skemë për ta bërë këtë gjë, +dhe vetëm prova do të më tregojë se a e përmbush vërtet qëllimin.

+ +

BYTE: A keni një përshkrim që mund të na e jepnit rreth se +si GNU, si sistem, ka për të qenë sipëror ndaj sistemeve të tjerë? Dimë që +një nga objektivat tuaj është të prodhoni diçka që është e përputhshme me +Unix-in. Por të paktën në fushën e sistemeve të kartelave keni thënë tashmë +se do të shkoni tej Unix-it dhe do të prodhoni diçka që është më e mirë.

+ +

Stallman: Përpiluesi C do të prodhojë kod më të mirë e që +xhiron më shpejt. Diagnostikuesi është më i mirë. Për secilën copë, mund të +gjej ose jo një mënyrë për ta përmirësuar. Por nuk ka përgjigje për këtë +pyetje. Deri diku po përfitoj nga shansi që jep risendërtimi, çka i bën +shumë sisteme më të mirë. Deri diku kjo vjen ngaqë kam qenë i fushës për një +kohë të gjatë dhe kam punuar në mjaft sisteme të tjerë. Kështu që kam plot +ide për të shtuar. Një drejtim në të cilin do të jetë më i mirë është fakti +që, praktikisht, çdo gjë në sistem do të punojë mbi kartela të çfarëdo +madhësie, rreshta të çfarëdo madhësie, me çfarëdo shenjash që përmbajnë +këta. Sistemi Unix është mjaft dobët në këtë drejtim. Parimi i krijimit të +software-it, sipas të cilit nuk ka pse të ketë kufij arbitrarë për +mundësitë tuaja, nuk është i ri. Por qe thjesht praktika standarde në +shkrimin e Unix-it që vendosi të tillë gjithë kohës, mundet thjesht ngaqë +shkruanin për kompjuterë shumë të vegjël. Kufiri i vetëm në sistemin GNU +është kur programi juaj ka konsumuar krejt kujtesën, ngaqë provoi të punojë +mbi më shumë të dhëna se sa mundej, dhe nuk ka vend për t’i mbajtur të tëra.

+ +

BYTE: Dhe kjo ka pak gjasa të ndodhë, po qe se keni kujtesë +virtuale. Thjesht zgjidhja mund të vonojë pambarim.

+ +

Stallman: Në fakt këto kufizime priren të ndikojnë në një +kohë shumë më herët se sa zgjidhja të mund të vonojë pambarim.

+ +

BYTE: A mund të thoni diçka mbi llojet e makinave dhe +mjediset për të cilat GNU EMACS është përshtatur të xhirojë veçanërisht? +Tani ai xhiron në VAX-e; a ka migruar në ndonjë formë te kompjuterat +personalë?

+ +

Stallman: Nuk jam i sigurt se çfarë kuptoni me kompjutera +personalë. Për shembull, një Sun a është kompjuter personal? GNU EMACS lyp +të paktën një megabajt kujtesë në dispozicion, mundësisht edhe më +tepër. Përdoret normalisht në makina që kanë kujtesë virtuale. Hiq rastet +për disa probleme teknike në pak përpilues C, thuajse çfarëdo makine me +kujtesë virtuale dhe që xhiron një version deri diku të ri të Unix-it do ta +xhirojë GNU EMACS, dhe shumica e tyre vërtet e xhirojnë.

+ +

BYTE: Ka provuar ndokush t’i kalojë në Atari apo në +Macintosh-a?

+ +

Stallman: Atari 1040ST ende s’ka kujtesë të +mjaftueshme. Makina e ardhshme Atari, them, do ta xhirojë. Po ashtu, mendoj +se Atari-t e ardhshëm do të kenë ndonjë formë projektimi kujtese. Sigurisht, +nuk po e hartoj software-in që të xhirojë në llojet e kompjuterave +që janë mbizotërues sot. E dija, që kur e fillova këtë projekt, se do të më +merrte ca vite. Ndaj vendosa që të mos e bëja më keq një sistem, duke u +ndeshur me sfidën e të bërit të xhirojë në mjediset e sotme të kufizuara. Në +vend të kësaj, do ta shkruaj në mënyrën që duket më e natyrshmja dhe më e +mira. Kam besim se edhe nja dy vite dhe makinat me madhësi të mjaftueshme +kujtese do të jenë mbizotërueset. Në fakt, rritja e madhësisë së kujtesës po +ndodh kaq shpejt, sa që më lë gojëhapur fakti se sa ngadalë po ecin shumica +e njerëzve me vendosjen e kujtesës virtuale. Mendoj se është krejtësisht +thelbësore.

+ +

BYTE: Mendoj se njerëzit nuk e shohin si vërtet të +nevojshme në makinat për një përdorues.

+ +

Stallman: Nuk kuptojnë që një përdorues nuk do të thotë një +program i vetëm. E qartë që për çfarëdo sistemi të ngjashëm me Unix është e +rëndësishme aftësia e xhirimit të shumë proceseve të ndryshme në të njëjtën +kohë, edhe pse për vetëm një nga ju. Mund ta xhironit GNU EMACS në një +makinë pa kujtesë virtuale me kujtesë të mjaftueshme, por nuk mund të +xhironi dhe aq mirë pjesën tjetër të sistemit GNU në një sistem Unix.

+ +

BYTE: Sa LISP është i pranishëm në GNU EMACS? Mu duk se +mund të jetë e dobishme të përdoret si një mjet për të mësuar LISP.

+ +

Stallman: Sigurisht që mund ta bëni këtë. GNU EMACS përmban +një sistem LISP të plotë, edhe pse jo shumë të fuqishëm. Është mjaft i +fuqishëm për shkrim urdhrash përpunuesi. Nuk krahasohet me, të themi, një +Common LISP System, diçka që do ta përdornit vërtet për programim sistemi, +por ka krejt gjërat që duhet të ketë LISP-i.

+ +

BYTE: A keni ndonjë parashikim se kur do të ishit në +gjendje të shpërndanit një mjedis që funksionon, në të cilin, kur ta +vendosnim në makinat apo stacionet tona të punës, të mund të bënim punë në +mënyrë të arsyeshme, pa përdorur gjë tjetër veç kodit që shpërndani?

+ +

Stallman: Është vërtet e zorshme të thuhet. Kjo mund të +ndodhte për një vit, po sigurisht mund të zgjaste më tepër. Mund edhe të +mendohej se mund të zgjaste më pak, por as kjo nuk është edhe aq e mundur +tanimë. Mendoj se do ta kem përpiluesin të përfunduar për një muaj a dy. E +vetmja pjesë pune tjetër e madhe që më duhet të bëj është tek +kerneli. Fillimisht parashikoja që GNU-ja do të merrte diçka si dy vjet, por +kaluan dy vjet e gjysmë dhe ende nuk kam mbaruar. Një pjesë e shkaqeve të +vonesës është fakti që shpenzova goxha kohë duke punuar për një përpilues që +doli se qe rrugë pa krye. M’u desh ta rishkruaj plotësisht. Një arsye tjetër +është që shpenzova kaq shumë kohë për GNU EMACS. Fillimisht mendova se nuk +kisha pse e bëja fare këtë.

+ +

BYTE: Na thoni diçka për skemën tuaj të shpërndarjes.

+ +

Stallman: Nuk i vendos software-in apo doracakët +për ta në përkatësi publike, dhe arsyeja për këtë është se dua që të +sigurohet që tërë përdoruesit do të jenë të lirë t’i shpërndajnë. Nuk dua +kënd të bëjë një version të përmirësuar të ndonjërit nga programet që kam +shkruar dhe ta shpërndajë si pronësor. Dua që kjo të mos jetë e mundur. Dua +të nxis përmirësimet e lira të këtyre programeve, dhe mënyra më e mirë për +ta bërë këtë është heqja e çfarëdo tundimi për një person për të bërë +përmirësime jo të lira. Po, pak prej tyre do të heqin dorë nga kryerja e +përmirësimeve, por shumë të tjerë do t’i bëjnë përmirësimet dhe do t’i bëjnë +të lira.

+ +

BYTE: Dhe ç’mund të na thoni për garantimin e kësaj?

+ +

Stallman: Këtë e bëj duke i vendosur programet nën të +drejta kopjimi dhe duke shtuar një shënim me të cilin u jepet njerëzve +shprehimisht leja të kopjojnë programet dhe t’i ndryshojnë ato, por vetëm me +kusht që t’i shpërndajnë po sipas të njëjtave kushte që përdora, po qe se +vjen puna. Nuk e keni detyrim të shpërndani ndryshimet që i bëni ndonjërit +prej programeve të mia—mund t’i bëni thjesht për veten, dhe nuk e keni +detyrim t’ua jepni apo tregoni ndokujt. Por po ua dhatë ato dikujt tjetër, +duhet ta bëni sipas po atyre kushteve që unë përdor.

+ +

BYTE: Përfitoni ndonjë të drejtë mbi kod të ekzekutueshëm +të rrjedhur nga përpiluesi C?

+ +

Stallman: Ligji i të drejtave të kopjimit nuk më jep të +drejta kopjimi mbi frytet e marra prej përpiluesit, pra nuk më jep ndonjë +rrugë që të më lejojë të them diçka mbi këtë, dhe në fakt as që +përpiqem. Nuk kam simpati për njerëz që zhvillojnë produkte pronësore, me +çfarëdo përpiluesi qoftë, por nuk duket kushedi e dobishme të provohet të +pengohen këta prej zhvillimit me këtë përpilues, ndaj nuk kam për ta bërë.

+ +

BYTE: A gjejnë zbatim kufizimet tuaja mbi persona që marrin +një copë kodi për të prodhuar gjëra të tjera?

+ +

Stallman: Po, nëse trupëzojnë të ndryshuar çfarëdo cope të +cilës mund t’i matet madhësia. Po qe se bëhet fjalë për dy rreshta kod, për +kaq është e kotë; të drejtat e kopjimit nuk zbatohen mbi këtë rast. Në +thelb, këto kushte i kam zgjedhur që së pari të ketë të drejta kopjimi, që +janë krejt ajo çka përdorin grumbulluesit e software-it për të +penguar këdo të bëjë çfarëdo gjëje, e mandej shtoj një shënim që jep një +pjesë të këtyre të drejtave. Pra, kushtet merren vetëm me gjëra për të cilat +zbatohen të drejtat e kopjimit. Nuk besoj se arsyeja pse do të duhej t’u +bindeshim këtyre kushteve është për shkak të ligjit. Arsyeja pse duhet t’u +bindeni është se një person i ndershëm kur shpërndan një software +nxit të tjerë persona ta ndajnë me të tjerët edhe më tej.

+ +

BYTE: Në një farë kuptimi, ju i nxisni njerëzit drejt kësaj +mënyre të menduari duke u ofruar tërë këto mjete interesante, që mund t’i +përdorin, por vetëm nëse pajtohen me filozofinë tuaj.

+ +

Stallman: Po. Mund edhe ta shihni si përdorim të sistemit +ligjor që kanë grumbulluesit e software-it, të rregulluar kundër +tyre. Unë po e përdor për të mbrojtur publikun prej tyre.

+ +

BYTE: Duke parë se prodhuesit nuk kanë dashur ta financojnë +projektin, cilët mendoni se do ta përdorin sistemin GNU kur të jetë +përfunduar?

+ +

Stallman: Nuk ia kam idenë, por nuk është pyetje me +rëndësi. Qëllimi im është t’u bëj të mundur njerëzve mospranimin e +zinxhirëve që vijnë bashkë me software-in pronësor. E di që ka +njerëz që duan ta bëjnë këtë. Tani, mund të ketë të tjerë që nuk u prishet +puna, por unë nuk merrem me ta. Ndjej pak keqardhje për ta dhe për persona +që ndikohen prej tyre. Sot për sot, një person që i kap anët e papëlqyeshme +të kushteve të software-it pronësor e ndjen se ka ngecur dhe nuk ka +rrugëdalje tjetër, përveç të mos përdorë kompjuterin. E pra, do t’i jap një +alternativë të përshtatshme.

+ +

Persona të tjerë mund ta përdorin sistemin GNU thjesht sepse është +teknikisht sipëror. Për shembull, përpiluesi im C prodhon kod po aq të mirë +sa kam parë unë prej mjaft përpiluesish të tjerë. Dhe GNU EMACS +përgjithësisht shihet si shumë më sipëror se konkurrentët komercialë. Dhe +GNU EMACS nuk qe financuar nga dikush tjetër, por gjithkush po e +përdor. Ndaj mendoj se mjaft persona të tjerë do të përdorin pjesën tjetër +të sistemit GNU për shkak të përparësive të tij teknike. Por do ta bëja një +sistem GNU edhe sikur të mos dija se si ta bëja teknikisht më të mirë, sepse +dua ta jetë nga ana sociale më i mirë. Projekti GNU është vërtet një projekt +social. Përdor mjete teknike për të bërë një ndryshim në shoqëri.

+ +

BYTE: Atëherë është jo pak e rëndësishme që njerëzit të +përqafojnë GNU-në. Nuk bëhet fjalë thjesht për një ushtrim akademik për +prodhimin e këtij software-i për t’ia dhënë njerëzve. Ju shpresoni +se kështu do të ndryshohet mënyra se si funksionon industria e +software-it.

+ +

Stallman: Po. Disa thonë se nuk ka për ta përdorur kush +ndonjëherë, ngaqë nuk ka ndonjë logo tërheqëse korporate në të, të tjerë +persona thonë se janë të mendimit që është shumë i rëndësishëm dhe çdokush +do të dojë ta përdorë. Nuk kam ndonjë mënyrë të di se çfarë do të ndodhë +ndodhë realisht. Nuk di ndonjë mënyrë tjetër për ndryshimin e shëmtisë në +fushën ku gjendem, që ta provoja, ndaj kjo është ajo që duhet të bëj.

+ +

BYTE: A mund të na tregoni pasojat? Padyshim që e ndjeni që +kjo është deklaratë e rëndësishme politike dhe sociale.

+ +

Stallman: Bëhet fjalë për një ndryshim. Po përpiqem të +ndryshoj mënyrën se si njerëzit trajtojnë njohuritë dhe informacionin në +përgjithësi. Mendoj se përpjekjet që njohuritë të kenë pronar, përpjekjet +për të kontrolluar nëse u lejohet a jo njerëzve t’i përdorin, ose përpjekjet +për të penguar që njerëzit t’i ndajnë mes tyre, janë sabotim. Është +veprimtari nga e cila përfiton personi që e kryen, në kurriz të varfërimit +të krejt shoqërisë. Dikush fiton një dollar duke shkatërruar dy dollarë +pasuri. Mendoj se një njeri me ndërgjegje nuk kish për ta bërë këtë gjë, +përveç rastit kur përndryshe do t’i duhej të vdiste. Dhe sigurisht, personat +që e bëjnë, janë jo pak të kamur; më mbetet vetëm të them se janë të +paskrupuj. Do të doja t’i shihja këta persona të shpërbleheshin për shkrim +software-i të lirë dhe për nxitjen e personave të tjerë që t’i +përdorin. Nuk dua t’i shoh këta persona të shpërblehen pse shkruajnë +software pronësor, sepse kjo nuk është ndonjë kontribut për +shoqërinë. Parimi i kapitalizmit është ideja që njerëzit arrijnë të bëjnë +para duke prodhuar gjëra, e prandaj nxiten të bëjnë atë çka është e +dobishme, vetvetiu, të themi. Por kjo nuk funksionon kur vjen puna te +pronësimi i njohurive. Në këtë rast nxiten të bëjnë jo atë që është e +dobishme dhe, çfarë është realisht e dobishme, nuk nxitet. Jam i mendimit që +është e rëndësishme të thuhet se informacioni është tjetër gjë nga objektet +materiale, si automjetet apo bukët, ngaqë njerëzit mund ta kopjojnë dhe +ndajnë vetë me njëri-tjetrin dhe, po qe se askush nuk përpiqet t’i pengojë, +mund ta ndryshojnë e ta bëjnë më të mirë, po për veten e tyre. Kjo është +diçka e dobishme. Në rastin e bukës kjo nuk është e vërtetë. Po qe se keni +një bukë dhe doni një tjetër, nuk mund ta fusni bukën në një kopjues +buke. Nuk mund të bëni një tjetër pa kaluar krejt hapat që u përdorën për të +prodhuar të parën. Ndaj është e parëndësishme në u lejohet a jo njerëzve ta +kopjojnë—është e pamundur.

+ +

Librat, deri tani vonë, shtypeshin vetëm në shtypshkronja. Mundej të bënit +një kopje me dorë ju vetë, por kjo nuk qe praktike sepse hante shumë më +tepër kohë se sa përdorimi i shtypshkronjave. Dhe nga dora do të dilte diçka +shumë më pak tërheqëse sa që, tek e fundit, do të reagonit si të qe e +pamundur të prodhosh libra me mënyrë tjetër, hiq prodhimin në masë të +tyre. Ndaj të drejtat e kopjimit nuk i hoqën publikut lexues ndonjë të +drejtë. Nuk kish ndonjë gjë që blerësi i librit mund ta bënte dhe që qe e +ndaluar nga të drejtat e kopjimit.

+ +

Por kjo nuk është e vërtetë për programet e kompjuterit. Edhe për kasetat +nuk është e vërtetë. Është pjesërisht e rreme tani për librat, por ende +është e vërtetë që për shumicën e librave është më e kushtueshme dhe +sigurisht do më shumë punë për të bërë një kopje në Xerox se sa të blesh një +kopje, dhe fryti prapë është më pak tërheqës. Tani jemi në një periudhë kur +gjendja që i bënte të drejtat e kopjimit të padëmshme dhe të pranueshme po +ndryshon drejt një gjendje ku të drejtat e kopjimit do të bëhen shkatërruese +dhe të patolerueshme. Kështu që personat që përgojohen si “piratë” në fakt +janë persona që po përpiqen të bëjnë diçka të dobishme e cila u është +mohuar. Ligjet e të drejtave të kopjimit janë hartuar tërësisht për të +ndihmuar disa njerëz të arrijnë kontroll të plotë mbi përdorimin e disa +informacioneve për interes të tyre. Por nuk janë hartuar për të ndihmuar +njerëz që dëshirojnë të sigurohen se informacioni mund të kihet nga publiku +dhe të pengohen të tjerët të pengojnë publikun. Mendoj se ligji do të duhej +të njihte një klasë veprash që janë në pronësi të publikut, çka është tjetër +nga përkatësia publike, në po atë frymë që një park publik është tjetër gjë +nga diçka e gjetur në koshat e hedhurinave. Nuk është atje që ta marrë me +vete dikush, është atje që ta përdorë kushdo dhe askush të mos e pengojë +përdorimin. Cilido anëtar i publikut që e gjen veten të privuar nga vepra të +rrjedhura prej diçkaje në pronësi të publikut, do të duhej të ishte në +gjendje të hapte padi rreth kësaj.

+ +

BYTE: Por a nuk janë piratët të interesuar të kenë kopje të +programeve, ngaqë duan të përdorin këto programe, jo pse duan të përdorin +njohuritë për të prodhuar diçka më të mirë?

+ +

Stallman: Nuk shoh të ketë ndonjë ndryshim të +rëndësishëm. Më tepër persona që përdorin një program do të thotë që +programi kontribuon më shumë te shoqëria. Si të kishim një bukë që mund të +hahet një herë, ose një milion herë.

+ +

BYTE: Disa prej përdoruesve blejnë software +komercial që të kenë për të dhe asistencë. Si e furnizon asistencën skema +juaj e shpërndarjes?

+ +

Stallman: Dyshoj se ata përdorues janë udhëhequr gabim dhe +nuk po mendojnë kthjellët. Sigurisht që pasja e asistencës është e dobishme, +por kur zënë e mendojnë se ku hyn kjo te shitja e software-it ose +me të qenët e software-it pronësor, në këtë pikë zënë e +ngatërrohen. Nuk ka garanci që software-i pronësor do të mbulohet +me asistencë të mirë. Vetëm pse e thonë shitësit se ofrojnë asistencë, kjo +nuk do të thotë se do të jetë e mirë. Biznesi i tyre mundet edhe të +mbyllet. Në fakt, njerëzit mendojnë se GNU EMACS ka asistencë më të mirë se +sa EMACS-et komercialë. Një nga arsyet është ngaqë jam ndoshta hacker më i +mirë se sa personat që shkrojtën EMACS-et e tjera, por arsyeja tjetër është +se burimet i ka gjithkush, dhe ka kaq shumë persona të interesuar të mësojnë +se si t’i bëjnë gjërat me të, sa nuk keni pse merrni asistencë nga +unë. Madje edhe asistenca falas, si ndreqja e të metave që më njoftojnë +njerëzit dhe përfshirja e tyre në versionin pasues, u ka dhënë njerëzve një +shkallë të mirë asistence. Kurdo mund të punësoni dikë që t’ju zgjidhë një +problem dhe, kur software-i është i lirë, keni treg konkurrues për +asistencën. Mund të punësoni këdo. Me EMACS unë shpërndaj një listë +shërbimesh, një listë me emra personash dhe numra telefonash dhe sa kushton +të kesh asistencë prej tyre.

+ +

BYTE: A i grumbulloni ndreqjet e tyre për të metat?

+ +

Stallman: Ata m’i dërgojnë. U kërkova krejt personave që +donin të ishin në listë, të premtonin se kurrë nuk do t’i kërkonin, cilitdo +klienti, ta mbante sekret se ç’i thanë ose çfarëdo ndryshimi që u qe dhënë +për software GNU si pjesë e kësaj asistence.

+ +

BYTE: Por kështu, nuk mund t’i bëni personat të konkurrojnë +për dhënie asistence, bazuar në njohjen prej tyre të zgjidhjeve për disa +probleme, të cilat dikush tjetër nuk i di.

+ +

Stallman: Jo. Ata mund të konkurrojnë me njëri-tjetrin mbi +bazën e të qenit më të zgjuar dhe më me gjasa për të gjetur zgjidhjen e +problemit tuaj, ose mbi bazën e njohjes së më shumë nga problemet e +zakonshme, ose pse dinë t’ju shpjegojnë më mirë se çfarë duhet të bëni. Këto +janë tërë rrugët se si mund të konkurrojnë. Mund të përpiqen të jenë më të +mirë, por nuk mund të pengojnë aktivisht konkurrentët e tyre.

+ +

BYTE: Pak a shumë si të blije një makinë. Për asistencë ose +për mirëmbajtje në vazhdimësi, nuk jeni i detyruar të riktheheni te +prodhuesi origjinal.

+ +

Stallman: Ose si të blesh një shtëpi—si do të ishte +nëse i vetmi person që do t’ju rregullonte problemet me shtëpinë tuaj të +ishte ai që e ndërtoi fillimisht? Ky është lloji i detyrimit që prek +software-in pronësor. Njerëzit më tregojnë për një problem që ndodh +në Unix. Ngaqë prodhuesit shesin versione të përmirësuara të Unix-it, kanë +prirjen t’i grumbullojnë ndreqjet dhe t’i japin ato vetëm në trajtë +dyore. Përfundimi është që të metat në fakt nuk ndreqen.

+ +

BYTE: Po përpiqen të tërë nga dy herë për të ndrequr të +meta në rrugë të pavarur.

+ +

Stallman: Po. Ja një pikë tjetër që ndihmon të vendoset +problemi i informacionit pronësor në optikën sociale. Sillni në mend krizën +e pagesave të dëmshpërblimeve nga sigurimet. Që të mund të përfitojë çfarëdo +kompensimi prej shoqërisë, një person i dëmtuar duhet të marrë një avokat +dhe t’i ndajë paratë me avokatin. Ky është budallallëk dhe një rrugë e +paefektshme për të ndihmuar viktimat e aksidenteve. Mendoni pastaj gjithë +atë kohë që njerëzit e harxhojnë për t’u marrë punën konkurrentëve. Mendoni +stilolapsat që paketohen në kuti të mëdha kartoni që kushtojnë më shumë se +stilolapsi—vetëm për t’u siguruar që nuk do të vidhet stilolapsi. Nuk +do të ishte më mirë të vinim stilolapsa falas në çdo qoshe rruge? Mendoni +edhe gjithë pikëpagesat që pengojnë rrjedhën e trafikut. Bëhet fjalë për një +dukuri shoqërore gjigante. Njerëzit gjejnë rrugë të bëjnë para duke penguar +shoqërinë. Pasi arrijnë të pengojnë shoqërinë, mund të paguhen për t’i lënë +njerëzit të qetë. Shpërdorimi i lidhur organikisht me pronësinë mbi +informacionin do të bëhet gjithnjë e më me peshë dhe, tek e fundit, do të +jetë dallimi midis utopisë, në të cilën askush nuk ka nevojë të punojë që të +rrojë, pse gjithçka bëhet nga robotët, dhe botës si e jona, ku gjithkush +shpenzon kaq shumë kohë duke përsëritur çfarë është duke bërë tjetri +ngjitur.

+ +

BYTE: Pak a shumë si shkrimi i shënimeve për të drejta +kopjimi te software-i.

+ +

Stallman: Më tepër si mbikëqyrje e kujtdo, për t’u siguruar +që nuk ka kopje të ndaluara të çfarëdo gjëje dhe ribërjen e gjithë punës që +njerëzit e kanë bërë tashmë, ngaqë është pronësore.

+ +

BYTE: Një mendje cinike mund të pyesë se si e fitoni jetën.

+ +

Stallman: Nga konsulenca. Kur jap konsulencë, gjithmonë +ruaj të drejtën të jap çfarë shkrojta përgjatë aktit të konsulencës. Po +ashtu, mund të nxjerr shpenzimet e jetës duke postuar kopje të +software-it të lirë që shkrojta, apo që kanë shkruar të tjerë +persona. Plot vetë dërgojnë $150 për GNU EMACS, por tani këto para shkojnë +për Free Software Foundation që themelova. Fondacioni nuk më paguan ndonjë +rrogë, sepse do të ishte përplasje interesash. Në vend të kësaj, punëson +persona të tjerë të punojnë mbi GNU-në. Për sa kohë që mund të vazhdoj të +fitoj jetesën nga konsulenca, mendoj se kjo është rruga më e mirë.

+ +

BYTE: Çfarë përfshin tani shiriti me shpërndarjen zyrtare +GNU ?

+ +

Stallman: Hëpërhë shiriti përmban GNU EMACS (një version +për krejt llojet e kompjuterave); Bison, një program që zëvendëson YACC-in; që është dialekti +super i thjeshtuar i profesor Sussman-it për LISP; dhe Hack, një lojë +eksplorimi llogoresh, e ngjashme me Rogue.

+ +

BYTE: Doracaku i shtypur vjen bashkë me shiritin?

+ +

Stallman: Jo. Doracakët e shtypur kushtojnë $15 copa ose +kopjojini vetë. Kopjojeni këtë intervistë e ndajeni me të tjerët, po +njësoj.

+ +

BYTE: Si mund të kihet një kopje e tij?

+ +

Stallman: I shkruani Free Software Foundation, 675 +Massachusetts Ave., Cambridge, MA 02139.

+ +

[Adresa e tanishme (që prej 2005) është: Free Software Foundation 51 +Franklin St, Fifth Floor Boston, MA 02110-1301, USA Voice: +1-617-542-5942 +Fax: +1-617-542-2652] +

+ +

BYTE: Çfarë do të bëni kur të keni mbaruar sistemin GNU?

+ +

Stallman: S’jam i sigurt. Ndonjëherë mendoj se do të +vazhdoj të bëj të njëjtën gjë në fusha të tjera të software-it.

+ +

BYTE: Pra ky është i pari në një seri të plotë sulmesh mbi +industrinë e software-it?

+ +

Stallman: Shpresoj të jetë kështu. Por, ndoshta, ajo çka +do të bëj, është të rroj një jetë të lehtë, duke punuar për pak kohë sa për +të rrojtur. S’kam pse rroj shtrenjtë. Pjesën tjetër të kohës mund të gjej +persona interesantë për shoqëri ose të mësoj të bëj gjëra që s’di t’i bëj.

+ +
+ + +
+ + + + + + + + -- cgit v1.2.3