From 22c3bfee9148e1836817ef00b4829a8385570c69 Mon Sep 17 00:00:00 2001 From: Christian Grothoff Date: Sat, 24 Sep 2022 17:04:26 +0200 Subject: update RMS articles --- .../articles/sq/android-and-users-freedom.html | 368 +++++++++++++++++++++ 1 file changed, 368 insertions(+) create mode 100644 talermerchantdemos/blog/articles/sq/android-and-users-freedom.html (limited to 'talermerchantdemos/blog/articles/sq/android-and-users-freedom.html') diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/android-and-users-freedom.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/android-and-users-freedom.html new file mode 100644 index 0000000..2809a4e --- /dev/null +++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/android-and-users-freedom.html @@ -0,0 +1,368 @@ + + + + + + + + + +Android-i dhe Liria e Përdoruesit - Projekti GNU - Free Software Foundation + + + + + + +
+

Android-i dhe Liria e Përdoruesit

+ + + +

+Deri në ç’shkallë e respekton Android-i lirinë e përdoruesve të tij? Për një +përdorues kompjuteri që vlerëson lirinë, kjo është pyetja më e rëndësishme +që duhet bërë për çfarëdo sistemi software.

+ +

lëvizjen për software të +lirë/libre, zhvillojmë software që respekton lirinë e +përdoruesve, që ne dhe ju t’i rrimë larg software-it që nuk e +respekton. Përkundrazi, ideja e “burimit të hapët” përqendrohet te se si +zhvillohet kodi; bëhet fjalë për një tjetër rrymë mendimi, vlera kryesore e +së cilës është cilësia e kodit, në +vend se liria. Ndaj, shqetësimi këtu s’është nëse është apo jo “i hapët” Android-i, por nëse i +lejon përdoruesit të jenë të lirë.

+ +

Android-i është një sistem operativ kryesisht për telefona dhe pajisje të +tjera celulare, që përbëhet nga Linux (kerneli i Torvalds-it), disa +biblioteka, një platformë Java dhe disa aplikacione. Hiq Linux-in, +software-i i versioneve 1 dhe 2 të Android-it qe zhvilluar kryesisht nga +Google; Google e hodhi në qarkullim nën licencën Apache 2.0, e cila është +një licencë dorëlëshuar software-i të lirë, pa copyleft.

+ +

Versioni i Linux-it i përfshirë në Android s’është tërësisht +software i lirë, ngaqë përmban “binary blobs” jo të lirë (njësoj si +versioni Linux i Torvalds-it), disa prej të cilëve përdoren vërtet në disa +pajisje Android. Platformat Android përdorin gjithashtu të tjerë +firmware jo të lirë dhe biblioteka jo të lira. Veç tyre, kodi burim +i versioneve 1 dhe 2 të Android-it, siç hidhet në qarkullim nga Google, +është software i lirë—por ky kod është i pamjaftueshëm për ta +vënë pajisjen në punë. Disa nga aplikacionet që përgjithësisht vijnë tok me +Android-in janë edhe këto jo të lira.

+ + + +

Android-i është shumë i ndryshëm nga sistemi operativ GNU/Linux, ngaqë përmban +shumë pak gjëra nga GNU. Vërtet, i vetmi përbërës që Android-i dhe +GNU/Linux-i kanë të përbashkët është Linux-i, kerneli. Personat që gabimisht +mendojnë se “Linux” i referohet krejt ndërthurjes GNU/Linux bëhen lëmsh nga +këto fakte dhe bëjnë pohime paradoksale të llojit “Android-i përmban Linux, +por s’është Linux”.(1) Pa këtë konfuzion, gjendja +është e thjeshtë: Android-i përmban Linux, por jo GNU; ndaj Android-i dhe +GNU/Linux-i janë më së shumti të ndryshëm, ngaqë krejt ç’kanë të përbashkët +është Linux-i.

+ +

Brenda Android-it, kerneli Linux mbetet një program veçmas, me kodin e vet +burim nën GNU GPL version 2. Të +ndërthurësh Linux-in me kod nën licencë Apache 2.0 do të përbënte shkelje të +drejtash kopjimi, ngaqë GPL version 2 dhe Apache 2.0 janë të papërputhshëm. Fjalët se +Google e ka konvertuar Linux-in në një farë mënyre sipas licencës Apache +janë të gabuara; Google s’ka fuqi të ndryshojë licencën në kodin e Linux-it +dhe s’provoi ta bënte një gjë të tillë. Nëse autorët e Linux-it do të +lejonin përdorimin e tij sipas GPL version +3, atëherë ai kod mund të ndërthurej me kod të licencuar nën Apache dhe +ndërthurja mund të hidhej në qarkullim nën GPL version 3. Por Linux-i +s’është hedhur në qarkullim në atë mënyrë.

+ +

Google është pajtuar me domosdoshmëritë e licencës GNU General Public +License për Linux, por licenca Apache mbi pjesën tjetër të Android-it nuk +kërkon doemos hedhjen në qarkullim të burimit. Google është shprehur se nuk +do të bëjë kurrë publik kodin burim të Android 3.0 (hiq Linux-in). Kodi +burim i Android 3.1 edhe ky u mbajt i fshehtë, duke e bërë Android 3-shin, +hiq Linux-in, software jo të lirë thjesht dhe paq.

+ +

Google tha se e mbajti të fshehtë kodin burim të 3.0-shit ngaqë qe me të +meta dhe njerëzit duhet të presin për hedhjen pasuese në qarkullim. Kjo mund +të jetë këshillë e mirë për njerëz që thjesht duan të xhirojnë sistemin +Android, por këtë duhet ta vendosin vetë përdoruesit. Sido qoftë, zhvillues +dhe të tjerë që fusin duart në sisteme, të cilët duan të përfshijnë +ndryshime në versione të tyret, mund të përdorin atë kod fare mirë.

+ +

Për fat, Google më vonë hodhi në qarkullim kodin burim për Android 3.*, kur +hodhi në qarkullim versionin 4 (edhe ky me kodin burim). Problemi më sipër +doli të ishte një devijim i përkohshëm, se sa një ndryshim politike. Por, +ajo që ndodhi një herë, mund të ndodhë prapë.

+ +

Sido që të jetë, shumica e kodit burim të versioneve të ndryshme të +Android-it është hedhur në qarkullim si software i lirë. A do të +thotë kjo se produktet që përdorin këto versione respektojnë lirinë e +përdoruesve? Jo, për një numër arsyesh.

+ +

Para së gjithash, shumica e tyre përmbajnë aplikacione jo të lirë Google për +të komunikuar me shërbime të tilla si YouTube dhe Google Maps. Këto +zyrtarisht s’janë pjesë e Android-it, por kjo s’e bën të mirë produktin. +Mjaft nga aplikacionet e lira, që mund të përdoreshin në versione të +dikurshëm Android, janë +zëvendësuar nga aplikacione jo të lira; më 2013-n u shfaqën pajisje +Android të cilat +s’jepnin ndonjë rrugë për të parë foto, përveç se përmes aplikacionit jo të +lirë Google+. Më 2014-n Google-i njoftoi se versionet +Android për televizorë, sahate dhe automjete në pjesën më të madhe do të +ishin jo të lirë. +

+ +

Shumica e pajisjeve Android vijnë me software-in jo të lirë Google Play +(ish- “Android Market”). Ky software i fton përdoruesit me një +llogari Google të instalojnë aplikacione jo të lira. Ai përmban edhe një +deriçkë të pasme me të cilën Google mund të instalojë ose çinstalojë +aplikacione me zor. (Kjo, sipas gjasash, e bën atë një deriçkë të pasme +universale, por kjo s’është vërtetuar.) Google Play s’është pjesë e +Android-it zyrtarisht, por kjo s’e bën më pak të ligë. +

+ +

Google ka kaluar mjaft mjete elementare të përgjithshme nën bibliotekën +jo të lirë Google Play Services. Nëse kodi i një aplikacioni është +software i lirë, por varet nga Google Play Services, ai aplikacion, +si i tërë, është faktikisht jo i lirë; s’mund të xhirojë në një version të +lirë të Android-id, fjala vjen, Replicant-i. +

+ +

Nëse liria ka vlerë për ju, nuk i doni aplikacionet jo të lira që ofron +Google Play. Që të instaloni aplikacione Android të lira, s'ju duhet Google +Play, se mund t’i merrni prej f-droid.org. +

+ +

Produktet Android vijnë gjithashtu me biblioteka jo të lira. Zyrtarisht +këto s’janë pjesë e Android-it, por ngaqë funksione të ndryshme të +Android-it varen prej tyre, ato janë pjesë e cilitdo instalim faktik të +Android-it.

+ +

Edhe vetë programet që janë zyrtarisht pjesë e Android-it, mund të mos +përkojnë me hedhjet në qarkullim të kodit burim nga Google. Prodhuesit e +telefonave mund ta ndryshojnë këtë kod dhe shpesh nuk hedhin në qarkullim +kodin burim të versioneve të tyre. GNU GPL lyp që të japin kodin për +versionet e tyre të Linux-it, nëse pajtohem me të. Pjesa tjetër e kodit, nën +licencën dorëlëshuar Apache, nuk kërkon prej tyre të hedhin në qarkullim +versionin burim që përdorin në të vërtetë.

+ +

Një përdorues pikasi se, mjaft programe në sistemin Android që qe pjesë e +telefonit të tij, qenë ndryshuar +për të dërguar të dhëna personale te Motorola. Disa prodhues shtojnë një + +paketë të fshehur survejimi të përgjithshëm, bie fjala Carrier IQ.

+ +

Replicant është versioni i lirë i +Android-it. Zhvilluesit e Replicant-it kanë zëvendësuar mjaft nga +bibliotekat jo të lira, për disa modele pajisjesh. Aplikacionet jo të lira +janë përjashtuar, por ju sigurisht që s’doni të përdorni të tilla. +Përkundrazi, CyanogenMod (një tjetër version i ndryshuar i Android-it) është +jo i lirë, ngaqë përmban disa programe jo të lira.

+ +

Mjaft pajisje Android janë “tiranike”: janë konceptuar që përdoruesit të mos +mund të instalojnë dhe xhirojnë software të vetin të ndryshuar, por +vetëm versionet e miratuara nga ndonjë shoqëri. Në këtë situatë, të +ekzekutueshmit s’janë të lirë, edhe nëse janë krijuar nga burime të cilat +janë të lira dhe të përdorshme nga ju. Megjithatë, për disa pajisje Android +mund të arrihet kontroll i plotë; pra përdoruesit mund të instalojnë +software tjetër.

+ +

Firmware ose përudhës të rëndësishëm janë gjithashtu pronësorë, +përgjithësisht. Këta mbulojnë transmetimin në rrjetin telefonik, WiFi-n, +bluetooth-in, GPS-në, anën grafike 3D, kamerën, altoparlantin dhe në disa +raste edhe mikrofonin. Në disa modele, pak nga këta përudhësa janë të lirë +dhe ka disa, pa të cilët s’do t’ju gjente gjë—por s’mund të bëni dot +pa mikrofonin apo rrjetin telefonik.

+ +

Firmware-i për rrjetin telefonik vjen i instaluar. Nëse krejt ajo çka bënte +do të ishte të komunikojë me rrjetin telefonik kur doni ju, mund ta +konsideronim si të barasvlershmin me një qark. Kur këmbëngulim se software-i +në një pajisje kompjuterike duhet të jetë i lirë, mund të anashkalojmë +firmware të instaluar që s’do të përmirësohet kurrë, ngaqë për +përdoruesin s’ndërron gjë nëse është një program apo një qark.

+ +

Mjerisht, në këtë rast do të ishte një qark keqdashës. Veçoritë dashakeqe +janë të papranueshme, pavarësisht se si sendërtohen.

+ +

Në shumicën e pajisjeve Android, ky firmware ka aq shumë kontroll, +sa që mund ta kthejë produktin në një pajisje përgjuese. Në disa, kontrollon +mikrofonin. Në të tjerë mund të përfitojë kontroll të plotë të pjesës +kryesore kompjuterike, përmes kujtese të përbashkët dhe mundet pra të +anashkalojë ose zëvendësojë çfarëdo software-i të lirë që keni instaluar. Me +disa, ndoshta me të tërë, modele është e mundur të ushtrohet kontroll së +largëti të këtij firmware-i për të mbishkruar pjesën tjetër të software-it +në pajisje. Thelbi i software-it të lirë është të kemi kontroll të +software-it dhe punës tonë me kompjuterat; një sistem me një deriçkë të +pasme s’është për ne. Teksa cilido sistem kompjuterik mund të ketë +të meta që mund të shfrytëzohen për spiunim, këto pajisje mundet të +jenë pajisje spiunimi. (Craig Murray, në Vrasje në +Samarkand, përshkruan përfshirjen e tij në një operacion zbulimi, që +shndërroi së largëti në një pajisje përgjimi telefonin celular jo Android të +një objektivi që nuk dyshonte.)

+ +

Sido që të jetë, firmware-i i rrjetit telefonik, në një telefon Android, +s’është i barasvlershëm me një qark, ngaqë hardware-i lejon instalim +versionesh të rinj dhe kjo është ajo që bëhet. Ngaqë është një +firmware pronësor, në praktikë vetëm prodhuesi mundet të realizojë +versione të rinj—përdoruesit s’munden.

+ +

Duke i mbledhur tok këto pika, mund të tolerojmë firmware jo të +lirë rrjeti telefonik, me kusht që versionet e rinj për të të mos ngarkohen, +të mos mund të marrë kontrollin e pjesës kryesore kompjuterike dhe se mund +të komunikojë vetëm kur dhe qysh e lë sistemi i lirë operativ të +komunikojë. Me fjalë të tjera, kur të jetë i barasvlershëm me qark dhe ai +qark s’duhet të jetë dashakeq. S’ka pengesa teknike për krijimin e një +telefoni Android që do të kishte këto karakteristika, por nuk dimë të jetë +krijuar ndonjë.

+ +

Android-i s’është një sistem i vetëstrehueshëm; zhvillimi për Android lypset +të kryhet në ndonjë sistem tjetër. Mjetet në “software development kit” +(SDK) të Google-it duket të jenë të lira, por është punë e zorshme të +kontrollohet nëse është kështu. Kartelat përkufizim për disa API Google +s’janë të lira. Instalimi i SDK-së lyp nënshkrimin e një licence software-i +pronësor, nënshkrimin e të cilës duhet ta refuzoni. +SDK-ja e Replicant-it është një zëvendësim i lirë.

+ +

Mbulimi i Android-it së fundi nga shtypi përqendrohet te betejat e +patentave. Gjatë 20 vjetëve fushatë për heqjen patentave mbi software-in +kemi paralajmëruar se do të ndodhnin beteja të tilla. Patentat mbi +software-in mund të detyrojnë eliminim veçorish nga Android-i, ose madje ta +bëjnë jo të passhëm. Për më tepër hollësi se pse duhen zhdukur patentat mbi +software-in, shihni endsoftpatents.org.

+ +

Megjithatë, sulmet për patenta dhe përgjigjet e Google-it s’janë të lidhura +drejtpërdrejt me subjektin e këtij artikulli: si e trajtojnë pjesërisht +produktet Android një sistem etik shpërndarjeje dhe se si e humbin këtë +shans. Edhe ky problem meriton vëmendjen e shtypit.

+ +

Android-i është një hap i madh drejt një telefoni celular etik, të +kontrolluar nga përdoruesit, me software të lirë, por ka ende shumë +rrugë për të bërë dhe Google-i po e shpie në udhë të shtrembër. Hacker-a po +punojnë me Replicant-in, por është punë +e madhe të mbulohet një model i ri pajisjeje dhe mbetet ende problemi i +firmware-it. Edhe pse telefonat Android të sotëm janë shumë më pak të liq se +sa telefonat Apple ose Windows, s’mund të thuhet se respektojnë lirinë tuaj.

+
+ +

Poshtëshënim

+
    +
  1. Shembulli i skajshëm i këtij konfuzioni shfaqet në sajtin +linuxonandroid.com, që ofron ndihmë si të “instaloni Linux-in [sic] në +pajisjet tuaja Android”. Kjo është tërësisht e rreme: ajo çka instalohet +është një version i sistemit GNU, hiq Linux-in, i cili është tashmë +i pranishëm si pjesë e Android-it. Ngaqë ky sajt mbulon vetëm shpërndarje GNU/Linux jo të lira, nuk e +rekomandojmë. +
  2. +
+ + +
+ +
+ + +
+ + + + + + + + + -- cgit v1.2.3