summaryrefslogtreecommitdiff
path: root/talermerchantdemos/blog/articles/sq/why-gnu-linux.html
diff options
context:
space:
mode:
Diffstat (limited to 'talermerchantdemos/blog/articles/sq/why-gnu-linux.html')
-rw-r--r--talermerchantdemos/blog/articles/sq/why-gnu-linux.html284
1 files changed, 284 insertions, 0 deletions
diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/why-gnu-linux.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/why-gnu-linux.html
new file mode 100644
index 0000000..4df3551
--- /dev/null
+++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/why-gnu-linux.html
@@ -0,0 +1,284 @@
+<!--#set var="ENGLISH_PAGE" value="/gnu/why-gnu-linux.en.html" -->
+
+<!--#include virtual="/server/header.sq.html" -->
+<!-- Parent-Version: 1.79 -->
+
+<!-- This file is automatically generated by GNUnited Nations! -->
+<title>Pse GNU/Linux? - Projekti GNU - Free Software Foundation</title>
+
+<!--#include virtual="/gnu/po/why-gnu-linux.translist" -->
+<!--#include virtual="/server/banner.sq.html" -->
+<h2>Ç’përmban Emri?</h2>
+
+<p><strong>by <a href="http://www.stallman.org/">Richard Stallman</a></strong></p>
+
+<div class="announcement">
+ <blockquote><p>Për të mësuar më tepër rreth kësaj çështje, mund të lexoni <a
+href="/gnu/gnu-linux-faq.html">GNU/Linux FAQ</a>, faqen tonë mbi <a
+href="/gnu/linux-and-gnu.html">Linux-in dhe Projektin GNU</a>, që jep një
+historik të sistemit GNU/Linux e ku përmendet kjo puna e emrit, dhe faqen
+tonë mbi <a href="/gnu/gnu-users-never-heard-of-gnu.html">Përdorues të
+GNU-së Që Nuk Kanë Dëgjuar Kurrë Për GNU-në</a>.
+
+</p></blockquote>
+</div>
+
+<p>
+Emrat përcjellin kuptime; zgjedhja jonë e emrave përcakton domethënien e
+atyre që themi. Një emër i papërshtatshëm u jep njerëzve idenë e gabuar.
+Një trëndafil, edhe me çfarëdo emri tjetër, do të kishte po atë aromë të
+këndshme&mdash;por po e quajtët penë, njerëzit do të zhgënjehen kur të
+provojnë të shkruajnë me të. Dhe po i quajtët penat
+&ldquo;trëndafila&rdquo;, njerëzit mund të mos kuptojnë se për çfarë hyjnë
+në punë. Po e quajtët sistemin tonë operativ Linux, kjo përcjell një ide të
+gabuar të origjinës së sistemit, historikut dhe qëllimit të tij. Po e
+quajtët <a href="/gnu/linux-and-gnu.html">GNU/Linux</a>, kjo përcjell (por
+jo edhe aq hollësisht) një ide më të saktë.</p>
+<p>
+A ka vërtet rëndësi për bashkësinë tonë kjo? A ka rëndësi nëse e dinë a jo
+njerëzit origjinën e sistemit, historikun dhe qëllimin e tij? Po&mdash;ngaqë
+njerëzit që harrojnë historinë shpesh janë të dënuar ta përsërisin atë.
+Bota e Lirë që është zhvilluar rreth <a
+href="/gnu/linux-and-gnu.html">GNU/Linux</a> nuk e ka të garantuar
+mbijetesën; problemet që na shpunë drejt zhvillimit të GNU-së nuk janë
+eleminuar krejtësisht, dhe na kërcënojnë me kthimin e tyre.</p>
+
+<p>
+Kur shpjegoj pse është e saktë të quhet sistemi operativ GNU/Linux në vend
+se Linux, njerëzit ngandonjëherë përgjigjen kështu:</p>
+
+<blockquote><p>
+<em> Duke pranuar që Projekti GNU meriton hakën për këtë vepër, a ia vlen
+zhurma në rastet kur njerëzit nuk ia japin hakën? A nuk është gjëja e
+rëndësishme fakti që puna u bë, jo kush e bëri? Rehatohuni, krenohuni me
+punën e mbaruar bukur, dhe mos çani kryet për hakën. </em>
+</p></blockquote>
+<p>
+Kjo do të ishte këshillë e urtë, sikur gjendja të ishte e tillë&mdash;sikur
+puna të qe kryer e të kish ardhur koha për t’u rehatuar. Sikur të qe e
+vërtetë! Por sfidat bulojnë, dhe nuk është koha për ta marrë të ardhmen si
+të garantuar. Forca e bashkësisë sonë është te përkushtimi ndaj lirisë dhe
+bashkëpunimit. Përdorimi i emrit <a
+href="/gnu/linux-and-gnu.html">GNU/Linux</a> është një mënyrë që njerëzit
+t’i kujtojnë vetes dhe t’ua mësojnë edhe të tjerëve këto qëllime.</p>
+
+<p>
+Shkrimi i software-it të lirë të mirë mund të bëhet edhe pa pasur GNU-në në
+mendje; shumë punë e mirë është bërë në emër të Linux-it gjithashtu. Por
+termi &ldquo;Linux&rdquo;, qëkur u konceptua, është përshoqëruar me një
+filozofi që nuk i përkushtohet lirisë së bashkëpunimit. Ngaqë emri po
+përdoret gjithnjë e më shumë nga biznesi, do ta kemi edhe më shumë problem
+ta bëjmë të lidhet me frymën e bashkësisë.</p>
+
+<p>
+Një sfidë e fortë i vjen të ardhmes së software-it të lirë nga prirja e
+shoqërive që shpërndajnë &ldquo;Linux&rdquo; për shtim software-i jo të lirë
+te <a href="/gnu/linux-and-gnu.html">GNU/Linux</a>, në emër të leverdisë dhe
+fuqisë. Këtë e bëjnë krejt zhvilluesit e shpërndarjeve komerciale të mëdha;
+asnjë nuk e kufizon veten te software-i i lirë. Shumica e tyre s’i
+identifikojnë qartë paketat jo të lira në shpërndarjet e tyre. Mjaft prej
+tyre madje edhe zhvillojnë <em>software</em> jo të lirë dhe ia shtojnë atë
+sistemit. Disa e teprojnë duke reklamuar sisteme &ldquo;Linux&rdquo; që
+janë &ldquo;licensed per seat&rdquo;, çka i jep përdoruesit po aq liri sa
+Microsoft Windows.</p>
+
+<p>
+Njerëzit përpiqen ta përligjin shtimin e software-it jo të lirë në emër të
+&ldquo;popullaritetit të Linux-it&rdquo; &mdash; duke vlerësuar, në fakt,
+popullaritetin mbi lirinë. Ndonjëherë kjo pranohet haptas. Për shembull,
+Wired Magazine shkruante se Robert McMillan, kryeredaktor i Linux Magazine-s
+&ldquo;ka përshtypjen se zhvendosja drejt software-it me burim të hapur
+duhet ushqyer nga vendime teknike, në vend se nga ato politike.&rdquo; Dhe
+<abbr title="Chief Executive Officer">CEO</abbr>-ja i Caldera-s i ftoi
+haptazi përdoruesit <a
+href="http://www.zdnet.com/article/stallman-love-is-not-free/">të hedhin tej
+qëllimin e lirisë dhe më mirë të punojnë për &ldquo;popullaritetin e
+Linux-it&rdquo;</a>.</p>
+
+<p>
+Shtimi i software-it jo të lirë te sistemi <a
+href="/gnu/linux-and-gnu.html">GNU/Linux</a> mund të rrisë popullaritetin,
+nëse me popullaritet nënkuptohet numri i njerëzve që përdorin diçka prej <a
+href="/gnu/linux-and-gnu.html">GNU/Linux</a>-it të ndërthurur me
+<em>software</em> jo të lirë. Por në të njëjtën kohë, heshtazi bashkësia
+nxitet të pranojë software-in jo të lirë si gjë të mirë, dhe të harrohet
+synimi për liri. S’është mirë të shtosh shpejtësinë, kur s’rri dot brenda
+rrugës.</p>
+
+<p>
+Kur &ldquo;shtesa&rdquo; jo e lirë është një librari apo mjet programimi,
+mund të shndërrohet në grackë për zhvilluesit e software-it të lirë. Kur
+shkruajnë <em>software</em> të lirë që varet nga paketa jo të lira,
+software-i i tyre s’mund të jetë pjesë e një sistemi krejtësisht të lirë.
+Në këtë mënyrë Motif-i dhe Qt-ja hodhën në grackë një sasi të madhe
+software-i të lirë në të kaluarën, duke krijuar probleme, zgjidhja e të
+cilëve hëngri vite. Motif-i mbeti deri diku problem, deri sa u vjetrua dhe
+nuk përdorej më. Më vonë, sendërtimi jo i lirë i Java-s nga Sun pati efekt
+të ngjashëm: <a href="/philosophy/java-trap.html">Kurthin Java</a>, për fat
+të mirë, tani thuajse të ndrequr.</p>
+
+<p>
+Nëse bashkësia jonë vazhdon të shkojë në këtë drejtim, kjo do të mund ta
+ridrejtonte të ardhmen e <a href="/gnu/linux-and-gnu.html">GNU/Linux</a>-it
+për nga një mozaik përbërësish të lirë dhe jo të lirë. Këtu e pesë vitet e
+ardhshme, sigurisht do të kemi plot <em>software</em> të lirë; por nëse nuk
+jemi të kujdesshëm, zor se do të jetë i përdorshëm pa ca <em>software</em>
+jo të lirë, të cilin përdoruesit presin ta gjejnë aty. Po ndodhi kjo,
+fushata jonë për liri do të ketë dështuar.</p>
+
+<p>
+Sikur hedhja në qarkullim e alternativave të lira të qe thjesht punë
+programimi, zgjidhja e problemeve të ardhshme mund të bëhej më e lehtë,
+dora-dorës që burimet e bashkësisë sonë shtohen. Por ne përballemi me
+pengesa që rrezikojnë ta bëjnë atë më të vështirë: ligjet që ndalojnë
+software-in e lirë. Me shtimin e patentave për software-in, dhe me
+përdorimin e ligjeve të tillë si <abbr title="Digital Millennium Copyright
+Act">DMCA</abbr> për të ndaluar zhvillimin e software-it të lirë për akte të
+rëndësishme si parja e një DVD-je apo dëgjimi i një rrëkeze RealAudio, do ta
+shohim vetveten pa një rrugë të qartë për të luftuar formate të fshehtë dhe
+të patentuar të dhënash, përveçse <strong>të mos pranojmë programet jo të
+lira që i përdorin ato</strong>.</p>
+
+<p>
+Përballimi i këtyre sfidave do të dojë shumë përpjekje llojesh të ndryshëm.
+Por ajo që na duhet mbi të gjitha, për t’u ndeshur me çfarëdo lloj sfide,
+është mbajtja mend e qëllimit të lirisë për bashkëpunim. Nuk mund të
+presësh që dëshira e thjeshtë për <em>software</em> të fuqishëm, të
+besueshëm, të motivojë njerëzit të bëjnë përpjekje të mëdha. Na duhet ajo
+lloj vendosmërie që njerëzit e kanë kur luftojnë për lirinë e tyre dhe për
+bashkësinë e tyre&mdash;vendosmërinë për të vazhduar me vite e për të mos
+hequr dorë.</p>
+
+<p>
+Në bashkësinë tonë, ky qëllim dhe kjo vendosmëri burojnë kryesisht nga
+Projekti GNU. Ne jemi ata që flasim për lirinë dhe bashkësinë si diçka për
+të cilat duhet të jemi të palëkundur; entet që flasin për
+&ldquo;Linux&rdquo;-in zakonisht nuk e thonë këtë. Revistat për
+&ldquo;Linux&rdquo;-in zakonisht janë plot me reklama për <em>software</em>
+jo të lirë; shoqëritë që paketojnë &ldquo;Linux&rdquo; i shtojnë sistemit
+<em>software</em> jo të lirë; të tjera shoqëri &ldquo;e mbështesin
+Linux-in&rdquo; duke zhvilluar aplikacione jo të lira që xhirojnë në
+GNU/Linux; grupet e përdoruesve të &ldquo;Linux-it&rdquo; zakonisht ftojnë
+përfaqësues shitjesh t’i demonstrojnë këto aplikacione. Vendi kryesor ku
+njerëzit në bashkësinë tonë mund të hasin idenë e lirisë dhe vendosmërisë
+është te Projekti GNU.</p>
+
+<p>
+Por kur njerëzit i hasin, do ta ndjejnë që ka lidhje me ta?</p>
+
+<p>
+Njerëzit që e dinë se po përdorin një sistem që ka dalë nga Projekti GNU
+mund të pikasin një marrëdhënie të drejtpërdrejtë mes tyre dhe GNU-së. Nuk
+do të pajtohen vetvetiu me filozofinë tonë, por të paktën do të shohin një
+arsye për të menduar seriozisht rreth saj. Përkundrazi, njerëzit që e
+konsiderojnë vetveten &ldquo;përdorues të Linux-it&rdquo;, dhe besojnë se
+Projekti GNU &ldquo; përgatiti mjetet që dolën të dobishme në Linux&rdquo;,
+zakonisht perceptojnë vetëm një marrëdhënie të tërthortë mes tyre dhe
+GNU-së. Ata thjesht mund ta shpërfillin filozofinë e GNU-së, kur e ndeshin.</p>
+
+<p>
+Projekti GNU është idealist, dhe cilido që nxit idealizëm sot përballet me
+një pengesë të madhe: ideologjia sunduese i nxit njerëzit ta hedhin tej
+idealizmin si &ldquo;jopraktik&rdquo;. Idealizmi ynë ka qenë tejet praktik:
+është arsyeja pse kemi një sistem operativ të lirë, <a
+href="/gnu/linux-and-gnu.html">GNU/Linux</a>. Njerëzit që e duan këtë
+sistem do të duhej ta dinin që ai është idealizmi ynë i shndërruar në diçka
+të prekshme.</p>
+
+<p>
+Sikur &ldquo;puna&rdquo; të kish mbaruar vërtet, sikur të mos bëhej fjalë
+për gjë tjetër veç falënderimeve, ndoshta do të qe më e mençur të lihej të
+tretej çështja. Por nuk jemi në atë pozicion. Për të frymëzuar njerëzit të
+bëjnë punën që duhet bërë, kemi nevojë të njihet ajo që kemi bërë deri
+këtu. Ju lutemi, na ndihmoni, duke e quajtur sistemin operativ <a
+href="/gnu/linux-and-gnu.html">GNU/Linux</a>.</p>
+
+<hr />
+<blockquote id="fsfs"><p class="big">Kjo sprovë është botuar te <a
+href="http://shop.fsf.org/product/free-software-free-society/"> <cite>Free
+Software, Free Society: The Selected Essays of Richard
+M. Stallman</cite></a>.</p></blockquote>
+
+<div class="translators-notes">
+
+<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't have notes.-->
+ </div>
+</div>
+
+<!-- for id="content", starts in the include above -->
+<!--#include virtual="/server/footer.sq.html" -->
+<div id="footer">
+<div class="unprintable">
+
+<p>Ju lutemi, pyetjet dhe kërkesat e përgjithshme rreth FSF-së &amp; GNU-së
+dërgojini te <a href="mailto:gnu@gnu.org">&lt;gnu@gnu.org&gt;</a>. Ka
+gjithashtu <a href="/contact/">mënyra të tjera për t’u lidhur me</a>
+FSF-në. Njoftimet për lidhje të dëmtuara dhe ndreqje apo këshilla të tjera
+mund të dërgohen te <a
+href="mailto:webmasters@gnu.org">&lt;webmasters@gnu.org&gt;</a>.</p>
+
+<p>
+<!-- TRANSLATORS: Ignore the original text in this paragraph,
+ replace it with the translation of these two:
+
+ We work hard and do our best to provide accurate, good quality
+ translations. However, we are not exempt from imperfection.
+ Please send your comments and general suggestions in this regard
+ to <a href="mailto:web-translators@gnu.org">
+
+ &lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p>
+
+ <p>For information on coordinating and submitting translations of
+ our web pages, see <a
+ href="/server/standards/README.translations.html">Translations
+ README</a>. -->
+Përpiqemi fort dhe bëjmë sa mundemi për të ofruar përkthime me cilësi të
+mirë dhe të përpikta. Megjithatë, nuk jemi të përjashtuar nga
+papërsosmëritë. Ju lutemi, komentet dhe këshillat e përgjithshme lidhur me
+këtë dërgojini te <a
+href="mailto:web-translators@gnu.org">&lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p><p>Për
+të dhëna mbi bashkërendimin dhe parashtrimin e përkthimeve të faqeve tona
+web, shihni <a href="/server/standards/README.translations.html">README për
+përkthimet</a>.</p>
+</div>
+
+<!-- Regarding copyright, in general, standalone pages (as opposed to
+ files generated as part of manuals) on the GNU web server should
+ be under CC BY-ND 4.0. Please do NOT change or remove this
+ without talking with the webmasters or licensing team first.
+ Please make sure the copyright date is consistent with the
+ document. For web pages, it is ok to list just the latest year the
+ document was modified, or published.
+
+ If you wish to list earlier years, that is ok too.
+ Either "2001, 2002, 2003" or "2001-2003" are ok for specifying
+ years, as long as each year in the range is in fact a copyrightable
+ year, i.e., a year in which the document was published (including
+ being publicly visible on the web or in a revision control system).
+
+ There is more detail about copyright years in the GNU Maintainers
+ Information document, www.gnu.org/prep/maintain. -->
+<p>Të drejta kopjimi &copy; 2000, 2006, 2007, 2014, 2015, 2016, 2020 Richard
+Stallman</p>
+
+<p>Kjo faqe mund të përdoret sipas një licence <a rel="license"
+href="http://creativecommons.org/licenses/by-nd/4.0/">Creative Commons
+Attribution-NoDerivatives 4.0 International License</a>.</p>
+
+<!--#include virtual="/server/bottom-notes.sq.html" -->
+<div class="translators-credits">
+
+<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't want credits.-->
+ </div>
+
+<p class="unprintable"><!-- timestamp start -->
+U përditësua më:
+
+$Date: 2020/08/29 10:29:38 $
+
+<!-- timestamp end -->
+</p>
+</div>
+</div>
+</body>
+</html>