summaryrefslogtreecommitdiff
path: root/talermerchantdemos/blog/articles/sq/why-free.html
diff options
context:
space:
mode:
Diffstat (limited to 'talermerchantdemos/blog/articles/sq/why-free.html')
-rw-r--r--talermerchantdemos/blog/articles/sq/why-free.html409
1 files changed, 409 insertions, 0 deletions
diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/why-free.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/why-free.html
new file mode 100644
index 0000000..f98af20
--- /dev/null
+++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/why-free.html
@@ -0,0 +1,409 @@
+<!--#set var="ENGLISH_PAGE" value="/philosophy/why-free.en.html" -->
+
+<!--#include virtual="/server/header.sq.html" -->
+<!-- Parent-Version: 1.96 -->
+<!-- This page is derived from /server/standards/boilerplate.html -->
+<!--#set var="TAGS" value="essays aboutfs principles" -->
+<!--#set var="DISABLE_TOP_ADDENDUM" value="yes" -->
+
+<!-- This file is automatically generated by GNUnited Nations! -->
+<title>Pse Software-i i Lirë S’do të Duhej të Kishte Pronarë - Projekti GNU - Free
+Software Foundation</title>
+
+<meta name="Keywords" content="GNU, Projekti GNU, FSF, Software i Lirë, Free Software Foundation, Pse
+Software-i i Lirë S’do të Duhej të Kishte Pronarë" />
+
+<!--#include virtual="/philosophy/po/why-free.translist" -->
+<!--#include virtual="/server/banner.sq.html" -->
+<!--#include virtual="/philosophy/ph-breadcrumb.sq.html" -->
+<!--GNUN: OUT-OF-DATE NOTICE-->
+<!--#include virtual="/server/top-addendum.sq.html" -->
+<div class="article reduced-width">
+<h2>Pse Software-i i Lirë S’do të Duhej të Kishte Pronarë</h2>
+
+<address class="byline">nga <a href="https://www.stallman.org/">Richard Stallman</a></address>
+
+<p>
+Kontributi i teknologjisë dixhitale të informacionit në botë është bërja më
+e lehtë të kopjohet dhe të ndryshohet informacioni. Kompjuterat premtojnë ta
+bëjnë më të lehtë këtë, për të gjithë ne.</p>
+
+<p>
+Jo gjithkush dëshiron që kjo të jetë më e lehtë. Sistemi i të drejtave të
+kopjimit u jep programeve <em>software</em> “pronarë”, shumica e të cilëve
+synojnë t’i mbajnë për vete përfitimet potenciale. Do të donin të ishin të
+vetmit që mund të kopjojnë dhe ndryshojnë software-in që përdorim ne.</p>
+
+<p>
+Sistemi i të drejtave të kopjimit lindi dhe u rrit me shtypshkrimin -një
+teknologji për prodhim masiv kopjesh. Të drejtat e kopjimit i shkojnë për
+shtat kësaj teknologjie, ngaqë kufizoi vetëm prodhimin masiv të kopjeve.
+Nuk u hoqi lirinë lexuesve të librave. Një lexues i rëndomtë, që nuk kish
+shtypshkronjë, mund të kopjonte libra me penë dhe bojë, dhe pak lexues u
+paditën për këtë.</p>
+
+<p>
+Teknologjia dixhitale është më e zhdërvjellët se sa shtypshkronja: kur
+informacioni ka formë dixhitale, mund ta kopjoni lehtësisht për ta ndarë me
+të tjerët. Pikërisht kjo zhdërvjelltësi e bën të papërshtatshme me një
+sistem si ai i të drejtave të kopjimit. Kjo është arsyeja e masave të
+shpifura dhe drakoniane gjithnjë në rritje, të përdorura për të zbatuar me
+detyrim të drejtat e kopjimit për software-in. Shihni këto katër praktika
+të Shoqatës së Botuesve të Software-it (SPA):</p>
+
+<ul>
+<li>Propagandë masive që thotë se është gabim të mos u bindesh pronarëve, kur
+është fjala për të ndihmuar shokun tuaj.</li>
+
+<li>Ftesë për informatorët të informojnë për shokë të punës dhe kolegë.</li>
+
+<li>Bastisje (me ndihmën e policisë) në zyra dhe shkolla, gjatë të cila njerëzve
+u kërkohet se duhet të provojnë se janë të pafajshëm kundrejt kopjimesh të
+paligjshme.</li>
+
+<li>Ndjekje penale (nga qeveria e ShBA-ve, me kërkesën e SPA-së) e personave të
+tillë si David LaMacchia i <abbr title="Massachusetts Institute of
+Technology">MIT</abbr>-it , jo për kopjim software-i (nuk është akuzuar për
+kopjim të ndonjë të tilli), por thjesht për lënien të paruajtura objektesh
+kopjimi dhe se nuk ka censuruar përdorimin e tyre.<a
+href="#footnote1">[1]</a></li>
+</ul>
+
+<p>
+Krejt të katërta praktikat u ngjajnë atyre të përdorur në ish-Bashkimin
+Sovjetik, ku çdo makinë fotokopjimi kish një roje për të penguar kopjime të
+ndalura, dhe ku individëve u duhej të kopjonin në fshehtësi informacionin
+dhe ta kalonin dorë më dorë si <em>samizdat</em>. Sigurisht që kanë një
+dallim: motivi për kontroll të informacionit në Bashkimin Sovjetik ishte
+politik; në ShBA motivi është përfitimi. Por ne na prek veprimi, jo
+motivi. Çfarëdo përpjekje për të bllokuar ndarjen e informacionit me të
+tjerët, s’ka rëndësi se si, shpie te të njëjtat metoda dhe te e njëjta
+ashpërsi.</p>
+
+<p>
+Pronarët kanë disa argumente për t’u dhënë atyre kontroll se si e përdorim
+ne informacionin:</p>
+
+
+<ul>
+<li id="name-calling">Tregimi me gisht.
+
+<p>
+Pronarët përdorin fjalë përbaltjeje, të tilla si “pirateri” dhe “vjedhje”,
+si dhe terminologji ekspertësh, të tillë si “pronësi intelektuale” dhe
+“dëm”, për t’i sugjeruar publikut një vijë të caktuar mendimi - një analogji
+thjeshtëzuese mes programeve dhe objekteve materiale.</p>
+
+<p>
+Idetë dhe intuita jonë rreth pronësisë së objekteve materiale lidhet me
+pyetjen nëse është e drejtë apo jo të <em>t’i merret një objekt</em> dikujt
+tjetri. Ato nuk zbatohen mbi <em>të bërit e një kopjeje</em> të diçkaje.
+Por pronarët na kërkojnë megjithatë t’i zbatojmë.</p></li>
+
+<li id="exaggeration">Stërmadhim.
+
+<p>
+Pronarët thonë se pësojnë “dëm” ose “humbje ekonomike”, kur përdoruesit
+kopjojnë vetë programet. Por kopjimi s’ka efekt të drejtpërdrejtë mbi
+pronarin, dhe s’dëmtohet kush. Pronari mund të humbë vetëm nëse personi që
+bëri kopjen, ndryshe do të kishte paguar për një të tillë prej pronarit.</p>
+
+<p>
+Një grimë mendje tregon se shumica e personave s’do të kishin blerë kopje.
+Dhe megjithatë pronarët i përllogaritin “humbjet” e tyre sikur gjithkush do
+të kishte blerë një kopje. Ky është stërmadhim - për ta thënë me fjalë të
+buta.</p></li>
+
+<li id="law">Ligji.
+
+<p>
+Pronarët shpesh përshkruajnë gjendjen e tanishme të ligjit dhe dënimet e
+ashpra me të cilat mund të na kërcënojnë. I nënkuptuar në këtë lloj
+trajtimi është sugjerimi se ligji i sotëm pasqyron një ide të padiskutueshme
+morale - në të njëjtën kohë ama, na kërkohet me forcë t’i shohim këto dënime
+si gjë natyrore, për të cilat s’mund të bëhet me faj askush.</p>
+
+<p>
+Kjo vijë për të bindur të tjerët s’është konceptuar të përballet me mendimin
+kritik; është e menduar të përforcojë një shteg mendor të zakonshëm.</p>
+
+<p>
+Që ligjet nuk përcaktojë të drejtën apo të gabuarën, është gjë elementare.
+Çdo amerikan duhet ta dijë që, në vitet ’50, ishte kundër ligjit në shumë
+shtete që një zezak të ulej në radhët përpara në një autobus; por vetëm
+racistët do të thoshin se ulja atje ishte gabim.</p></li>
+
+<li id="natural-rights">Të drejta natyrore.
+
+<p>
+Autorët shpesh pretendojnë një lidhje speciale me programet që kanë shkruar,
+dhe ecin më tek për të pohuar se, si pasojë, dëshirat dhe interesat e tyre
+që lidhen me programin kanë më tepër peshë se ato të kujtdo tjetër - ose
+madje ato të krejt pjesës tjetër të botës. (Zakonisht shoqëritë, jo
+autorët, kanë pronë të drejtat e kopjimit të software-it, por nga ne pritet
+që të mos ta dimë këtë mospërputhje.)</p>
+
+<p>
+Atyre që propozojnë këtë gjë si një aksiomë etike - autori është më i
+rëndësishëm se ju - mund t’u them vetëm se, unë vetë, një autor i një
+software-i të njohur, e quaj broçkull.</p>
+
+<p>
+Por njerëzit, në përgjithësi, ka vetëm pak mundësi të ndjejnë ndonjë lloj
+simpatie ndaj pretendimesh për të drejta natyrore, për dy arsye.</p>
+
+<p>
+Një arsye është analogjia e sforcuar me objektet materiale. Kur gatuaj
+makarona, e kundërshtoj ngrënien e tyre nga dikush tjetër, se kështu
+s’mbetet gjë për mua. Veprimi i tij më bën dëm saktësisht aq sa i bën mirë
+atij; pjatën e makaronave mund ta hajë vetëm një nga ne, kështu që pyetja
+është, cili? Dallimi më i vogël mes nesh mjafton që të prishë baraspeshimin
+etik.</p>
+
+<p>
+Por nëse xhironi apo jo, ose ndryshoni apo jo një program që kam shkruar, ju
+prek juve drejtpërsëdrejti dhe mua vetëm tërthorazi. Nëse i jepni një kopje
+një shokut tuaj, ju prek ju dhe shokun tuaj shumë më tepër se të më prekë
+mua. S’duhet të kem pushtetin t’ju them të mos bëni gjëra të tilla. Askush
+s’duhet ta ketë.</p>
+
+<p>
+Arsyeja e dytë është se njerëzve u është thënë se të drejtat natyrore për
+autorët janë një traditë e pranuar dhe e pakundërshtueshme në shoqërinë
+tonë.</p>
+
+<p>
+Po të shihet historia, e kundërta është e vërtetë. Ideja e të drejtave
+natyrore të autorëve qe propozuar dhe hedhur poshtë me vendosmëri, kur po
+hartohej Kushtetuta e ShBA-ve. Kjo është arsyeja pse Kushtetuta vetëm
+<em>lejon</em> një sistem të drejtash kopjimi dhe nuk <em>kërkon doemos</em>
+një të tillë; kjo është arsyeja pse thotë që e drejta e kopjimit duhet të
+jetë vetëm e përkohshme. Ajo pohon gjithashtu se qëllimi i të drejtës së
+kopjimit është të promovojë përparimin - jo të shpërblejë autorët. E drejta
+e kopjimit i shpërblen në një farë mënyre autorët dhe botuesit edhe më
+tepër, por kjo është menduar si një një mjet për ndryshimin e sjelljes së
+tyre.</p>
+
+<p>
+Tradita e njëmendtë e rrënjosur e shoqërisë tonë është se e drejta e
+kopjimit ndërhyn në të drejtat natyrore të publikut - dhe se kjo mund të
+përligjet vetëm për të mirën e publikut.</p></li>
+
+<li id="economics">Ana ekonomike.
+
+<p>
+Argumenti përfundimtar që jepet për të pasur pronarë të software-it është se
+kjo shpie në prodhim të më tepër software-i.</p>
+
+<p>
+Ndryshe nga të tjerët, ky argument të paktën ndërmerr një trajtim legjitim
+të subjektit. Bazohet në një qëllim të vlefshëm - kënaqjen e përdoruesve të
+software-it. Dhe nga ana empirike është e qartë që njerëzit do të prodhojnë
+më tepër të diçkaje, nëse paguhen mirë për ta bërë këtë.</p>
+
+<p>
+Por argumenti ekonomik ka një të metë: bazohet në hamendësimin se dallimi
+lidhet me vetëm sa para na duhet të paguajmë. Merr të mirëqenë se
+<em>prodhimi i software-it</em> është ajo që duam, qoftë kur ka, qoftë kur
+s’ka pronarë software-i.</p>
+
+<p>
+Njerëzit e pranojnë me gatishmëri këtë hamendësim, ngaqë pajtohet me
+përvojën tonë me objektet materiale. Le të marrim një sanduiç, për
+shembull. Mund të jeni po ashtu në gjendje të merrni një sanduiç të
+njësojtë, falas ose kundrejt një çmimi. Në qoftë kështu, i vetmi ndryshim
+është sasia që paguani. Pavarësisht se duhet ta blini ose jo, sanduiçi ka
+të njëjtën shije, të njëjtën vlerë ushqyese, dhe në cilindo rast mund ta
+hani vetëm një herë. E merrni sanduiçin nga një pronar apo jo, s’mund të
+ndikojë në gjë tjetër veç sasisë së parave që keni pas kësaj.</p>
+
+<p>
+Kjo është e vërtetë për çfarëdo lloj objekti material - fakti që ka apo s’ka
+pronar nuk prek drejtpërsëdrejti faktin çfarë <em>është</em>, ose se ç’mund
+të bëni, nëse e shtini në dorë.</p>
+
+<p>
+Por nëse një program ka pronar, kjo prek shumë çfarë është ai, dhe se ç’mund
+të bëni me një kopje, nëse blini një të tillë. Dallimi s’është thjesht punë
+parash. Sistemi i pronarëve të software-it i nxit pronarët e sistemit të
+prodhojnë diçka - por jo çfarë i duhet vërtet shoqërisë. She shkakton
+ndotje etike të padukshme që na prek tërë neve.</p></li>
+
+</ul>
+
+<p>
+Çfarë i duhet shoqërisë? I duhet informacion që është vërtet i passhëm nga
+qytetarët e saj - për shembull, programe që njerëzit mund t’i lexojnë,
+ndreqin, përshtatin dhe përmirësojnë, jo thjesht t’i përdorin. Por ajo që
+japin zakonisht pronarët e software-it është një kuti e zezë të cilën s’mund
+ta studiojmë apo ndryshojmë.</p>
+
+<p>
+Shoqëria gjithashtu ka nevojë për liri. Kur një program ka pronar,
+përdoruesit humbasin lirinë të kontrollojnë pjesë të jetës së tyre.</p>
+
+<p>
+Dhe, mbi të gjitha, shoqëria ka nevojë të nxisë mes qytetarëve të saj frymën
+e bashkëpunimit vullnetar. Kur pronarët e software-it na thonë se të
+ndihmosh fqinjët tanë në një rrugë të natyrshme është “pirateri”, ata ndotin
+frymën civile të shoqërisë tonë.</p>
+
+<p>
+Kjo është arsyeja pse themi se <a href="/philosophy/free-sw.html">software-i
+i lirë</a> është çështje lirie, jo çmimi.</p>
+
+<p>
+Argumenti ekonomik për pronarët është i gabuar, por problemi ekonomik është
+real. Disa njerëz shkruajnë <em>software</em> të dobishëm nga kënaqësia e
+shkrimit të tij ose nga admirim dhe dashuria; por nëse duam më tepër
+<em>software</em> se sa shkruajnë këta njerëz, na duhet të mbledhim fonde.</p>
+
+<p>
+Që nga vitet ’80, zhvilluesit e software-it të lirë kanë provuar metoda të
+ndryshme për të gjetur fonde, me njëfarë suksesi. S’është nevoja që
+gjithkush të bëhet i pasur; një palë të ardhura të zakonshme përbëjnë goxha
+nxitje për të bërë plot punë që sjellin më pak kënaqësi se sa programimi.</p>
+
+<p>
+Për vite të tëra, derisa anëtarësia shok e bëri të panevojshme, e nxora
+jetesën nga thellime të software-it të lirë që pata shkruar, për klientë të
+ndryshëm. Çdo thellim i shtohej versionit standard të hedhur në qarkullim
+dhe ndaj si përfundim u bë i passhëm nga publiku i përgjithshëm. Klientët
+më paguan që të mund të punoja mbi thellimet që donin, në vend se mbi veçori
+që unë mund t’i kisha konsideruar të përparësisë më të lartë.</p>
+
+<p>
+Disa zhvillues software-i të lirë nxjerrin para duke shitur shërbime
+asistence. Më 1994-n, Cygnus Support, me rreth 50 të punësuar, vlerësoi se
+rreth 15 përqind e veprimtarisë së stafit qe zhvillim software-i të lirë -
+një përqindje e respektueshme për një shoqëri software-i.</p>
+
+<p>
+Në fillimet e viteve ’90, shoqëri, përfshi, Motorola, Texas Instruments dhe
+Analog Devices ranë dakord të financonin zhvillimin e përpiluesit GNU C.
+Shumica e zhvillimit të GCC-së ende kryhet nga zhvillues të paguar.
+Përpiluesi GNU për gjuhën Ada u financua gjatë viteve ’90 nga Forca Ajrore e
+ShBA-ve dhe kështu vazhdoi deri kur u formua një shoqëri posaçërisht për atë
+qëllim.</p>
+
+<p>
+Lëvizja e software-it të lirë është ende e vogël, por shembulli i radiove të
+mbuluara financiarisht nga dëgjuesit, në ShBA tregon se është e mundur të
+përkrahet një veprimtari e madhe pa e detyruar secilin prej nesh të paguajë.</p>
+
+<p>
+Si një përdorues kompjuteri sot, mund ta kapni veten duke përdorur një
+program <a
+href="/philosophy/categories.html#ProprietarySoftware">pronësor</a>. Nëse
+shoku ju kërkon të bëni një kopje, do të ishte e gabuar të mos pranoni.
+Bashkëpunimi është më i rëndësishëm se sa të drejtat e kopjimit. Por
+bashkëpunimi nën rrogoz, në ilegalitet, nuk bën për një shoqëri të mirë.
+Një person duhet të aspirojë të jetojë një jetë drejt, haptas, me krenari
+dhe kjo do të thotë t’i thuhet jo software-it pronësor.</p>
+
+<p>
+E meritoni të jeni në gjendje të bashkëpunoni haptas dhe lirish me persona
+të tjerë që përdorin <em>software</em>. E meritoni të jeni në gjendje të
+mësoni se si funksionon software-i dhe t’ua mësoni studentëve tuaj. E
+meritoni të jeni në gjendje të punësoni programuesin tuaj të parapëlqyer për
+ta ndrequr, kur dëmtohet.</p>
+
+<p>
+Meritoni <em>software</em> të lirë.</p>
+<div class="column-limit"></div>
+
+<h3 class="footnote">Poshtëshënim</h3>
+<ol>
+<li id="footnote1">Akuzat më pas u gjetën të pavërteta.</li>
+</ol>
+
+<hr class="no-display" />
+<div class="edu-note c"><p id="fsfs">Kjo sprovë është botuar te <a
+href="https://shop.fsf.org/product/free-software-free-society/"><cite>Software
+i Lirë, Shoqëri e Lirë: Sprova të Përzgjedhura të Richard
+M. Stallman-it</cite></a>.</p></div>
+</div>
+
+<div class="translators-notes">
+
+<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't have notes.-->
+ </div>
+</div>
+
+<!-- for id="content", starts in the include above -->
+<!--#include virtual="/server/footer.sq.html" -->
+<div id="footer" role="contentinfo">
+<div class="unprintable">
+
+<p>Ju lutemi, pyetjet dhe kërkesat e përgjithshme rreth FSF-së &amp; GNU-së
+dërgojini te <a href="mailto:gnu@gnu.org">&lt;gnu@gnu.org&gt;</a>. Ka
+gjithashtu <a href="/contact/">mënyra të tjera për t’u lidhur me</a>
+FSF-në. Njoftimet për lidhje të dëmtuara dhe ndreqje apo këshilla të tjera
+mund të dërgohen te <a
+href="mailto:webmasters@gnu.org">&lt;webmasters@gnu.org&gt;</a>.</p>
+
+<p>
+<!-- TRANSLATORS: Ignore the original text in this paragraph,
+ replace it with the translation of these two:
+
+ We work hard and do our best to provide accurate, good quality
+ translations. However, we are not exempt from imperfection.
+ Please send your comments and general suggestions in this regard
+ to <a href="mailto:web-translators@gnu.org">
+
+ &lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p>
+
+ <p>For information on coordinating and contributing translations of
+ our web pages, see <a
+ href="/server/standards/README.translations.html">Translations
+ README</a>. -->
+Përpiqemi fort dhe bëjmë sa mundemi për të ofruar përkthime me cilësi të
+mirë dhe të përpikta. Megjithatë, nuk jemi të përjashtuar nga
+papërsosmëritë. Ju lutemi, komentet dhe këshillat e përgjithshme lidhur me
+këtë dërgojini te <a
+href="mailto:web-translators@gnu.org">&lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p><p>Për
+të dhëna mbi bashkërendimin dhe parashtrimin e përkthimeve të faqeve tona
+web, shihni <a href="/server/standards/README.translations.html">README për
+përkthimet</a>.</p>
+</div>
+
+<!-- Regarding copyright, in general, standalone pages (as opposed to
+ files generated as part of manuals) on the GNU web server should
+ be under CC BY-ND 4.0. Please do NOT change or remove this
+ without talking with the webmasters or licensing team first.
+ Please make sure the copyright date is consistent with the
+ document. For web pages, it is ok to list just the latest year the
+ document was modified, or published.
+
+ If you wish to list earlier years, that is ok too.
+ Either "2001, 2002, 2003" or "2001-2003" are ok for specifying
+ years, as long as each year in the range is in fact a copyrightable
+ year, i.e., a year in which the document was published (including
+ being publicly visible on the web or in a revision control system).
+
+ There is more detail about copyright years in the GNU Maintainers
+ Information document, www.gnu.org/prep/maintain. -->
+<p>Të drejta kopjimi &copy; 1994, 2009, 2020 Richard Stallman</p>
+
+<p>Kjo faqe mund të përdoret sipas një licence <a rel="license"
+href="http://creativecommons.org/licenses/by-nd/4.0/">Creative Commons
+Attribution-NoDerivatives 4.0 International License</a>.</p>
+
+<!--#include virtual="/server/bottom-notes.sq.html" -->
+<div class="translators-credits">
+
+<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't want credits.-->
+ </div>
+
+<p class="unprintable"><!-- timestamp start -->
+U përditësua më:
+
+$Date: 2021/11/29 23:00:57 $
+
+<!-- timestamp end -->
+</p>
+</div>
+</div>
+<!-- for class="inner", starts in the banner include -->
+</body>
+</html>