summaryrefslogtreecommitdiff
path: root/talermerchantdemos/blog/articles/sq/who-does-that-server-really-serve.html
diff options
context:
space:
mode:
Diffstat (limited to 'talermerchantdemos/blog/articles/sq/who-does-that-server-really-serve.html')
-rw-r--r--talermerchantdemos/blog/articles/sq/who-does-that-server-really-serve.html504
1 files changed, 504 insertions, 0 deletions
diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/who-does-that-server-really-serve.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/who-does-that-server-really-serve.html
new file mode 100644
index 0000000..d1feb4c
--- /dev/null
+++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/who-does-that-server-really-serve.html
@@ -0,0 +1,504 @@
+<!--#set var="ENGLISH_PAGE" value="/philosophy/who-does-that-server-really-serve.en.html" -->
+
+<!--#include virtual="/server/header.sq.html" -->
+<!-- Parent-Version: 1.86 -->
+
+<!-- This file is automatically generated by GNUnited Nations! -->
+<title>Kujt i Shërben Në të Vërtetë Ai Shërbyes? - Projekti GNU - Free Software
+Foundation</title>
+
+<!--#include virtual="/philosophy/po/who-does-that-server-really-serve.translist" -->
+<!--#include virtual="/server/banner.sq.html" -->
+<h2>Kujt i shërben në të vërtetë ai shërbyes?</h2>
+
+<p>nga <strong>Richard Stallman</strong></p>
+
+<blockquote><p>(Versioni i parë u botua në <a
+href="http://www.bostonreview.net/richard-stallman-free-software-DRM">
+Boston Review</a>.)</p></blockquote>
+
+<p><strong>Në Internet, software-i pronësor s’është mënyra e vetme për të
+humbur lirinë tuaj. Shërbime si Zëvendësim Software-i, (ose SaaSS), është
+një tjetër mënyrë për t’i dhënë dikujt pushtet mbi punimin tuaj me
+kompjuter.</strong></p>
+
+<p>Thelbi është se mund të keni kontroll mbi një program të shkruar nga dikush
+tjetër (nëse është i lirë), por s’mund të keni kurrë kontroll mbi një
+shërbim që e xhiron dikush tjetër, ndaj mos përdorni kurrë një shërbim atje
+ku, në parim, një program do të mbaronte punë.</p>
+
+
+<p>SaaSS do të thotë të përdorësh një shërbim të sendërtuar nga dikush tjetër,
+si zëvendësim të xhirimit të kopjes tuaj të një programi. Termi është i
+yni; nuk kanë për ta përdorur artikuj dhe reklama, dhe nuk do t’ju rrëfejnë
+nëse një shërbim është apo jo SaaSS. Në vend të kësaj, ka gjasa të përdorin
+termin e vagullt dhe shpërqendrues &ldquo;cloud&rdquo; (&ldquo;re&rdquo;),
+me të cilin futen në një thes SaaSS-i tok me praktika të tjera të ndryshme,
+disa abuzive dhe disa jo. Me shpjegimin dhe shembujt e kësaj faqeje, mund
+të kuptoni nëse një shërbim është apo jo SaaSS.</p>
+
+<h3>Kuadër Më i Përgjithshëm: Si Ju Heq Lirinë Software-i Pronësor</h3>
+
+<p>Teknologjia dixhitale mund t’ju japë liri; por mundet edhe t’ua heqë
+lirinë. Kërcënimi i parë ndaj kontrollit tonë mbi punimin me kompjuter
+erdhi nga <em>software-i pronësor</em>: software të cilin përdoruesit nuk e
+kontrollojnë dot, ngaqë e kontrollon i zoti (një kompani si Apple ose
+Microsoft). I zoti shpesh përfiton nga ky pushtet jo i drejtë, duke futur
+veçori dashakeqe, f.v. <em>spyware</em>, deriçka, dhe <a
+href="http://DefectiveByDesign.org">Administrim Dixhital të Kufizimeve
+(DRM)</a> (i quajtur &ldquo;Administrim Dixhital të Drejtash&rdquo; në
+propagandën e tyre).</p>
+
+<p>Zgjidhja jonë për këtë problem është zhvillimi i <em>software-it të
+lirë</em> dhe mospranimi i software-it pronësor. Software-i i lirë do të
+thotë që ju, si përdorues, keni katër liri themelore: (0)&nbsp;ta xhironi
+programin si të keni qejf, (1)&nbsp;ta studioni dhe ndryshoni kodin burim që
+të bëjë atë që keni qejf, (2)&nbsp;të rishpërndani kopje ekzakte, dhe
+(3)&nbsp;të rishpërndani kopje të versioneve tuaj të modifikuar. (Shihni <a
+href="/philosophy/free-sw.html">përkufizimin e software-it të lirë</a>.)</p>
+
+<p>Me software-in e lirë, ne, përdoruesit, rifitojmë kontrollin mbi punimin me
+kompjuter. Software-i pronësor prapë ekziston, por ne mund ta përjashtojmë
+nga jeta jonë dhe shumë prej nesh e kanë bërë. Por tani na ofrohet një
+tjetër rrugë joshëse për të hequr dorë nga kontrolli mbi punimin tonë me
+kompjuter: Shërbim si Zëvendësim Software-i (SaaSS). Për hir të lirive
+tonë, na duhet ta hedhim tej edhe këtë.</p>
+
+<h3>Si Ju Heq Lirinë Shërbimi si Zëvendësim Software-i</h3>
+
+<p>Shërbimi si Zëvendësim Software-i (SaaSS) do të thotë përdorimi i një
+shërbimi si zëvendësim i xhirimit të kopjes tuaj të një programi.
+Konkretisht, do të thotë që dikush rregullon një shërbyes rrjeti që kryen
+një punë që mund të bëhet me kompjuter &mdash; për shembull, modifikim i një
+fotoje, përkthim teksti në një gjuhë tjetër, etj. &mdash; dhe mandej fton
+përdorues ta bëjnë përmes atij shërbyesi. Një përdorues i shërbyesit do t’i
+dërgonte të dhënat e veta te shërbyesi, që kryen <em>në vend të tij këtë
+punë</em> mbi të dhënat e furnizuara, dhe mandej i dërgon përfundimet te
+përdoruesi ose vepron drejtpërsëdrejti në këmbë të tij.</p>
+
+<p>Kryerja bëhet <em>në vend të tij</em> ngaqë, presupozohet, ai do të mundej,
+në parim, ta bënte duke xhiruar një program në kompjuterin e vet
+(pavarësisht faktit nëse ka apo jo në kohën e dhënë një program të tillë të
+gatshëm për përdoruesin). Për rastet kur ky presupozim s’është i vërtetë,
+s’bëhet fjalë për SaaSS.</p>
+
+<p>Këta shërbyes ua rrëmbejnë kontrollin përdoruesve edhe më pakthyeshëm se sa
+software-i pronësor. Me software-in pronësor, përdoruesit zakonisht marrin
+një kartelë të ekzekutueshme programi, por jo kodin burim. Kjo e bën të
+vështirë studimin e kodit që xhirohet, ndaj është e vështirë të përcaktohet
+se ç’bën në të vërtetë programi, dhe e vështirë të ndryshohet.</p>
+
+<p>Me SaaSS-in, përdoruesit nuk ka as kartelën e ekzekutueshme të programit që
+bën punën për ta: programi gjendet në shërbyesin e dikujt gjetkë, ku
+përdoruesit s’mund ta shohin apo të fusin duart. Ndaj për ta është e
+pamundur të sigurohen se çfarë bën në të vërtet, dhe e pamundur ta
+ndryshojnë.</p>
+
+<p>Për më tepër, SaaSS shpie automatikisht në pasoja të njëvlershme me veçoritë
+dashakeqe të disa prej software-it pronësor.</p>
+
+<p> Për shembull, disa programe pronësorë janë &ldquo;spyware&rdquo;: programi
+<a href="/philosophy/proprietary-surveillance.html"> dërgon të dhëna mbi
+veprimtari kompjuterike të përdoruesve</a>. Microsoft Windows dërgon te
+Microsoft-i të dhëna mbi veprimtaritë e përdoruesve. Windows Media Player
+raporton se çfarë sheh apo dëgjon çdo përdorues. Amazon Kindle raporton se
+cilat faqe të librave shohin përdoruesit, dhe ku. Angry Birds raporton
+historik gjeovendndodhjeje të përdoruesit.</p>
+
+<p>Ndryshe nga software-i pronësor, SaaSS-i nuk kërkon kod mbulesë për të
+përfituar të dhëna të përdoruesit. Në vend të kësaj, përdoruesit duhet të
+dërgojnë të dhëna të tyret te shërbyesi që të mund ta përdorin. Kjo ka të
+njëjtin efekt si spyware-i: operatori i shërbyesit merr të dhënat &mdash; pa
+mundim të veçantë, nga vetë natyra e SaaSS-it. Amy Webb, që kurrë nuk kish
+në mendje të postonte ndonjë foto të së bijës, bëri gabimin e përdorimit të
+një SaaSS-i (Instagram) për përpunim të fotove të saj. Dhe më pas <a
+href="http://www.slate.com/articles/technology/data_mine_1/2013/09/privacy_facebook_kids_don_t_post_photos_of_your_kids_on_social_media.html">
+fotot rrodhën prej andej</a> në internet.
+</p>
+
+<p>Teorikisht, fshehtëzimi homomorfik një ditë mund të përparojë deri në atë
+pikë sa shërbime SaaSS të ardhshme të mund të ndërtohen për të qenë të
+paafta të kuptojnë disa nga të dhënat që përdoruesit dërgojnë në ta.
+Shërbime të tilla <em>mundet</em> të rregullohen për të mos futur hundët te
+përdoruesit; kjo nuk do të thotë ama që <em>nuk</em> do të futen hundët.</p>
+
+<p>Disa sisteme operative kanë deriçka të pasme universale, që i lejojnë dikujt
+të instalojë që nga larg ndryshime software-i. Për shembull, Windows ka një
+të tillë përmes të cilës Microsoft-i mundet të ndryshojë me detyrim çfarëdo
+software-i në makinë. Thuajse krejt telefonat portativë kanë të tilla
+gjithashtu. Deriçka universale kanë edhe disa aplikacione pronësore; për
+shembull, klienti Steam për GNU/Linux i lejon programuesit të instalojë që
+nga larg versione të modifikuara.</p>
+
+<p>Me SaaSS-in, operatori i shërbyesit mund të ndryshojë software-in në
+përdorim te shërbyesi. Do të duhej të qe në gjendje ta bëjë këtë, ngaqë
+është kompjuteri i tij; përfundimi ama është i njëjtë si me përdorimin e një
+programi aplikacioni pronësor me deriçkë universale: dikush ka fuqinë të
+imponojë heshtazi ndryshime se si përdoruesi kryen punimin me kompjuter .</p>
+
+<p>Ndaj, SaaSS-i është i barasvlershëm me xhirim software-i pronësor me
+<em>spyware</em> dhe deriçkë universale. I jep operatorit të shërbyesit
+fuqi të padrejtë mbi përdoruesin, dhe kjo fuqi është diçka të cilës duhet
+t’i rezistojmë.</p>
+
+<h3>SaaSS dhe SaaS</h3>
+
+<p>Fillimisht kësaj praktike problematike iu referuam si &ldquo;SaaS&rdquo;, që
+do të thotër &ldquo;Software as a Service&rdquo; - Software si Shërbim.
+Është një term i përdorur rëndom për ujdisjen e një software-i në një
+shërbyes, në vend të ofrimit të kopjeve të tij përdoruesve, dhe menduam se
+përshkruante në mënyrë të përpiktë rastet kur ndodh ky problem.</p>
+
+<p>Më pas vumë re se termi SaaS ndonjëherë përdoret për shërbime komunikimi
+&mdash; veprimtari për të cilat kjo çështje nuk ka vend. Veç kësaj, termi
+&ldquo;Software-i si Shërbim&rdquo; nuk shpjegon <em>pse</em> praktika është
+e keqe. Ndaj sajuam termin &ldquo;Shërbim si Zëvendësim Software-i&rdquo;,
+që i përkufizon më qartë praktikat e dëmshme dhe e shpreh se ku qëndron e
+keqja.</p>
+
+<h3>Ndarja e Çështjes së SaaSS-it nga Çështja e Software-it Pronësor</h3>
+
+<p>SaaSS-i dhe software pronësor shpien në përfundime të dëmshme të ngjashme,
+por mekanizmat janë të ndryshëm. Me software-in pronësor, mekanizmin e
+përbën pasja dhe përdorimi i një kopje e cila është e vështirë dhe/ose e
+paligjshme të ndryshohet. Me SaaSS-in, nuk e keni kopjen që kryen
+përllogaritjet për ju.</p>
+
+<p>Këto dy çështje shpesh ngatërrohen, dhe jo vetëm padashur. Zhvilluesit Web
+përdorin termin e vagullt &ldquo;aplikacion web&rdquo; për të vënë në një
+thes software shërbyesi tok me programe të xhiruar në makinën tuaj përmes
+shfletuesit tuaj. Disa faqe web instalojnë në shfletuesin tuaj programe
+JavaScript jo më triviale, madje të mëdhenj, pa ju informuar fare. <a
+href="/philosophy/javascript-trap.html">Kur këto programe JavaScript janë jo
+të lira</a>, ato shkaktojnë të njëjtën lloj padrejtësie si çfarëdo software
+tjetër jo i lirë. Këtu, ama, problemin e kemi me çështjen e përdorimit të
+shërbimit në vetvete.</p>
+
+<p>Shumë përkrahës të software-it të lirë mendojnë se problemi i SaaSS-it do të
+zgjidhet duke zhvilluar software të lirë për shërbyesit. E mira e
+operatorit të shërbyesit është që programet në shërbyes më mirë të ishin të
+lirë; nëse janë pronësorë, zhvilluesit/të zotët e tyre kanë pushtet mbi
+shërbyesin. Kjo është e padrejtë kundrejt operatorit të shërbyesit, dhe nuk
+i ndihmon fare përdoruesit e shërbyesit. Por nëse programet në shërbyes
+janë të lirë, kjo nuk i mbron <em>përdoruesit e shërbyesit</em> nga efektet
+SaaSS. Këto programe çlirojnë operatorin e shërbyesit, por jo përdoruesit e
+shërbyesit.</p>
+
+<p>Hedhja në qarkullim e kodit burim të software-it të shërbyesit është me
+përfitim për bashkësinë: u bën të mundur përdoruesve me aftësitë e duhura të
+ndërtojnë shërbyes të ngjashëm, ndoshta edhe duke e ndryshuar software-in.
+<a href="/licenses/license-recommendations.html"> Rekomandojmë përdorimin e
+GNU Affero GPL-së</a> si licencën për programe të përdorur shpesh në
+shërbyes.</p>
+
+<p>Por asnjë prej këtyre shërbyesve nuk do t’ju jepte kontroll mbi
+përllogaritjet që bëni në të, veç në qoftë shërbyesi <em>juaj</em> (një i
+tillë për të cilin kontrolloni software-in që xhiron, pavarësisht nëse
+makina është pronë e juaja apo jo). Mund të mos ketë problem t’i besoni
+shërbyesit të një miku për disa punë, ashtu siç mund të lini shokët tuaj të
+mirëmbajnë software-in në kompjuterin tuaj. Jashtë kësaj shtrirjeje, krejt
+shërbyesit nga ju duhen konsideruar SaaSS. SaaSS-i përherë ju nënshtron
+ndaj pushtetit të operatorit të shërbyesit, dhe kura e vetme është: <em>Mos
+përdorni SaaSS!</em> Mos përdorni shërbyesin e dikujt tjetër për të bërë
+përllogaritjet tuaja mbi të dhëna që i furnizoni ju vetë.</p>
+
+<p>Kjo çështje demonstron thellësinë e dallimit mes &ldquo;burimit të
+hapur&rdquo; dhe &ldquo;software-it të lirë&rdquo;. Kodi burim që është
+burim i hapur <a href="/philosophy/free-open-overlap.html">është, thuajse
+përherë, i lirë</a>. Megjithatë, ideja e një <a
+href="https://opendefinition.org/ossd/">shërbimi &ldquo;software-i me burim
+të hapur&rdquo;</a>, duke nënkuptuar një për të cilin software-i i
+shërbyesit është me burim të hapur dhe/ose i lirë, dështon t’i japë zgjidhje
+çështjes së SaaSS-it.</p>
+
+<p>Shërbimet janë në thelb të ndryshme nga programet, dhe çështjet etike që
+shpërfaqin shërbimet janë në thelb të ndryshme nga çështjet që shpërfaqin
+programet. Për të shmangur ngatërrimin, <a
+href="/philosophy/network-services-arent-free-or-nonfree.html"> e shmangim
+përshkrimin e një shërbimi si &ldquo;të lirë&rdquo; ose
+&ldquo;pronësor.&rdquo;</a></p>
+
+<h3>Bërja e Dallimit Mes SaaSS-it dhe Shërbimeve të Tjera Rrjeti</h3>
+
+<p>Cilat shërbime internetore janë SaaSS? Shembulli më i qartë është një
+shërbim përkthimi, i cili përkthen tekst (le të themi) Anglisht në tekst
+Spanjisht. Përkthimi i një teksti për ju është një akt kompjuterik që ju
+takon thjesht juve. Mund ta bënit duke xhiruar një program në kompjuterin
+tuaj, vetëm të kishit programin e duhur. (Për të qenë etik, ky program do
+të duhej të ishte i lirë.) Shërbimi i përkthimit e zëvendëson këtë program,
+pra është një Shërbim si Zëvendësim Software-i, ose SaaSS. Ngaqë ju mohon
+kontrollin mbi punimin tuaj në kompjuter, ju bën dëm.</p>
+
+<p>Një tjetër shembull është përdorimi i një shërbimi si Flickr apo Instagram
+për të modifikuar një foto. Modifikimi i fotove është një veprimtari që
+njerëzit kanë me dhjetëra vjet që e bëjnë në kompjuterat e tyre; bërja tani
+në një shërbyes që nuk e kontrolloni, në vend se në kompjuterin tuaj, përbën
+SaaSS.</p>
+
+<p>Të mos pranosh SaaSS nuk do të thotë të refuzosh të përdorësh çfarëdo
+shërbyesi rrjeti të xhiruar nga kushdo tjetër veç jush. Shumica e
+shërbyesve nuk janë SaaSS, ngaqë punët që bëjnë janë një lloj komunikimi, në
+vend se përllogaritje në këmbë të përdoruesit.</p>
+
+<p>Ideja origjinale për shërbyesit web nuk qe të bënin përllogaritje për ju, qe
+botimi i të dhënave për ju, që të mund t’i përdorni. Madje edhe sot, kjo
+është ajo çka bëjnë shumica e sajteve, dhe nuk shtrohet problemi SaaSS,
+ngaqë përdorimi i informacioneve të botuara të dikujt nuk përbën kryerje
+përllogaritjesh në këmbë të tij. Dhe i tillë s’është as përdorimi i një
+blogu për të botuar vepra tuajat, apo përdorimi i një shërbimi mikroblogimi
+si Twitter ose StatusNet. (Këto shërbime mund të kenë ose jo probleme të
+tjera, në varësi të hollësive që merren në shqyrtim.) E njëjta gjë vlen
+edhe për komunikime të tjera që nuk janë konceptuar për të qenë private,
+b.f. grupe fjalosjesh.</p>
+
+<p>Në thelbin e saj, lidhja përmes rrjetesh shoqërore është një formë botimi
+dhe komunikimi, jo SaaSS. Sidoqoftë, një shërbim që përbërëse bazë ka
+lidhjen mes një rrjeti shoqëror, mund të ketë veçori ose zgjerime që janë
+SaaSS.</p>
+
+<p>Nëse një shërbim s’është SaaSS, kjo nuk do të thotë që kaq qe, jemi në
+rregull. Ka çështje të tjera etike rreth shërbimeve. Për shembull,
+Facebook-u përdor Flash për videot, çka i shtyn me zor përdoruesit të
+përdorin software jo të lirë; lyp xhirim në kompjuterin tuaj kodi JavaScript
+jo të lirë; dhe u jep përdoruesve një përshtypje të shtrembër privatësie,
+ndërkohë që i josh ata t’i shfaqin Facebook-ut lakuriq jetën e tyre. Këto
+janë probleme të rëndësishme, të ndryshme nga problemi SaaSS.
+</p>
+
+<p>Shërbime të tillë si motorët e kërkimeve grumbullojnë të dhëna nga anembanë
+web-i dhe ju lejojnë t’i merrni në shqyrtim. Këqyrja e koleksioneve të tyre
+të të dhënave s’është e njëjtë me përllogaritje që do të bënit ju, në
+kuptimin e rëndomtë të fjalës &mdash; atë koleksion nuk e furnizuat ju
+&mdash; ndaj përdorimi i atij shërbimi për të bërë kërkime në internet nuk
+është SaaSS. Por, përdorimi i shërbyesit të dikujt tjetër për të sendërtuar
+funksione kërkimi për sajtin tuaj <em>është</em> SaaSS.</p>
+
+<p>Blerjet internetore nuk përbëjnë SaaSS, ngaqë përllogaritjet nuk janë
+veprimtari e <em>juaja</em>; ato kryhen në bashkëpunim me ju dhe për ju, nga
+ju dhe dyqani. Problemi i vërtetë me blerjet internetore është t’ua besoni
+apo jo palëve të tjera paratë tuaja dhe të tjera të dhëna personale (duke
+filluar me emrin tuaj).</p>
+
+<p>Sajte depozitimesh, të tillë si Savannah dhe SourceForge nuk janë nga natyra
+SaaSS, ngaqë puna e një depoje është botimi i të dhënave që i furnizohen.</p>
+
+<p>Përdorimi i shërbyesve të një projekti të përbashkët s’është SaaSS, ngaqë
+përllogaritjet që bëhen në këtë mënyrë, s’ju përkasin juve. Për shembull,
+nëse përpunoni faqe në Wikipedia, nuk bëni përllogaritje tuajat; në vend të
+kësaj, po bashkëpunoni në përllogaritje të Wikipedia-s. Wikipedia ka
+kontrollin e shërbyesve të vet, por entet, dhe po ashtu edhe personat
+individualë, problemin e SaaSS-it e hasin nëse kryejnë në shërbyesin e
+dikujt atë që mund ta bënin në kompjuterin e tyre.</p>
+
+<p>Disa sajte ofrojnë shumë shërbime njëherësh, dhe nëse njëri s’është SaaSS,
+tjetri mund të jetë. Për shembull, shërbimi kryesor i Facebook-ut
+përfaqëson lidhjet përmes një rrjeti shoqëror, dhe kjo nuk është SaaSS;
+megjithatë ai mbulon aplikacione nga palë të treta, disa prej të cilave
+përbëjnë SaaSS. Shërbimi kryesor që bën Flickr's është shpërndarja e
+fotove, që nuk përbën SaaSS, por ai ka edhe veçori për përpunim fotosh, çka
+është SaaSS. Po njësoj, përdorimi i Instagramit për postimin e një fotoje,
+nuk përbën SaaSS, por përdorimi i tij për të transformuar foton është SaaSS.</p>
+
+<p>Google Docs tregon se sa i ndërlikuar mund të bëhet vlerësimi i një shërbimi
+të caktuar. Në të, njerëzit ftohen të përpunojnë një dokument përmes
+xhirimit të një <a href="/philosophy/javascript-trap.html">programi jo të
+lirë JavaScript</a>, të madh, haptazi gabim. Megjithatë, ai ofron një API
+për ngarkim dhe shkarkim dokumentesh në formate standard. Një përpunues
+tekstesh që është software i lirë mund ta bëjë këtë përmes kësaj API. Ky
+skenar nuk përbën SaaSS, ngaqë e përdor Google Docs thjesht si një depo të
+rëndomtë. Shfaqja e krejt të dhënave tuaja një kompanie është e dëmshme,
+por kjo hyn te privatësia, jo te SaaSS; të qenët i varur nga një shërbim për
+të hyrë në të dhënat personale është i dëmshëm, por këtu bëhet fjalë për
+rreziqe, jo për SaaSS. Nga ana tjetër, përdorimi i shërbimit për shndërrim
+formatesh dokumentesh <em>është</em> SaaSS, ngaqë është diçka që do të mund
+ta bënit duke xhiruar një program të përshtatshëm (të lirë, shpresohet) në
+kompjuterin tuaj.</p>
+
+<p>Përdorimi i Google Docs përmes një përpunuesi të lirë është i rrallë,
+sigurisht. Në shumicën e rasteve, njerëzit e përdorin përmes programit
+JavaScript jo të lirë, që është i dëmshëm si cilido program jo i lirë. Ky
+skenar mund të evoluojë drejt SaaSS-i, gjithashtu; kjo varet se cila pjesë e
+përpunimit kryhet në programin JavaScript dhe cila pjesë në shërbyes. Nuk e
+dimë, por ngaqë SaaSS-i dhe software-i pronësor i bëjnë dëm të ngjashëm
+përdoruesit, s’është kyçe ta dimë.</p>
+
+<p>Botimi i diçkaje përmes depos së dikujt tjetër nuk sjell në lojë probleme
+privatësie, por botimi përmes Google Docs ka një problem special: është e
+pamundur madje të <em>shihet teksti</em> i një dokumenti Google Docs në një
+shfletues pa xhiruar kod JavaScript jo të lirë. Ndaj, s’duhet të përdorni
+Google Docs për të botuar gjë &mdash; por arsyeja nuk hyn te SaaSS-i.</p>
+
+<p>Industria TI i shkurajon përdoruesit të bëjnë këto dallime. Për këtë
+shërben fjala në modë &ldquo;cloud computing&rdquo;. Ky term është kaq
+nebuloz sa që mund t’i referohet thuajse çfarëdo përdorimi të Internetit.
+Përfshin SaaSS, si dhe mjaft praktika të tjera përdorimi të rrjeteve. Në
+çfarëdo konteksti të dhënë, gjasat janë që, një autor që shkruan
+&ldquo;cloud&rdquo; (në qoftë person teknik), të ketë në mendje një
+domethënie specifike, por zakonisht nuk shpjegon që në artikuj të tjetër
+termi ka domethënie të tjera specifike. Termi i shpie njerëzit të bëjnë
+përgjithësime mbi praktika të cilat do të duhej t’i shqyrtonin tek e tek.</p>
+
+<p>Nëse &ldquo;cloud computing&rdquo; ka një kuptim, ky nuk është ndonjë mënyrë
+e kryerjes së përllogaritjeve, por një rrugë të menduari rreth
+përllogaritjeve: një trajtim moskokëçarës që thotë, &ldquo;Mos pyet. Mos u
+bëj merak se kush i kontrollon përllogaritjet tuaja ose kush i mban të
+dhënat tuaja. Mos kontrollo për karrem të fshehur brenda shërbimit tonë,
+përpara se ta përtypni. Besojuni pa ngurrim kompanive.&rdquo; Me fjalë të
+tjera, &ldquo;Jini leshko.&rdquo; Mjegulla në mendje është pengesë për të
+menduarit e qartë. Për hir të të menduarit të qartë rreth përllogaritjeve,
+le ta shmangim termin &ldquo;cloud.&rdquo;</p>
+
+<h3 id="renting">Marrja Me Qera e një Shërbyesi Që Ndryshon Nga SaaSS-i</h3>
+
+<p>Nëse merrni me qira një shërbyes (real apo virtual), mbi ngarkesën software
+të të cilit keni kontrollin, këtu nuk kemi SaaSS. Në SaaSS, dikush tjetër
+vendos se çfarë software-i xhiron në shërbyes dhe prandaj kontrollon
+përllogaritjet që ai bën për ju. Në rastin kur instaloni software në
+shërbyes, se ç’përllogaritje bën ky për ju, e kontrolloni ju. Ndaj,
+shërbyesi i marrë me qira është në fakt kompjuter i juaji. Për këtë
+çështje, merret si i juaji.</p>
+
+<p>Të <em>dhënat</em> në shërbyes të largët të marrë me qira janë më pak të
+sigurta se sa po ta kishit shërbyesin në shtëpi, por kjo është një çështje
+më vete nga SaaSS.</p>
+
+<p>Kjo lloj dhënie me qira e shërbyesit quhet ndonjëherë “IaaS”, por ky term
+hyn në një strukturë konceptuale që i minimizon problemet të cilat i
+konsiderojmë të rëndësishme.</p>
+
+<h3>Trajtimi i Problemit SaaSS</h3>
+
+<p>Vetëm një pjesë e vogël e krejt sajteve realizojnë SaaSS; për shumicën nuk
+shtrohet problemi. Por ç’duhet të bëjmë me ata për të cilët shtrohet?</p>
+
+<p>Për rastin e thjeshtë, kur bëni përllogaritje mbi të dhëna që i keni vetë në
+dorë, zgjidhja është e thjeshtë: përdorni kopjen tuaj të një aplikacioni
+software të lirë. Bëni përpunim tekstesh me kopjen tuaj të një përpunuesi
+të lirë tekstesh, të tillë si GNU Emacs ose një fjalëpërpunues i lirë. Bëni
+përpunim fotosh tuajat me kopjen tuaj të një software të lirë, të tillë si
+GIMP. Po kur nuk ka program të lirë? Një program pronësor ose SaaSS-i do
+t’ju hiqte lirinë, ndaj s’duhet t’i përdorni. Mund të kontribuoni me kohë
+ose me para që të zhvillohet një zëvendësim i lirë i tij.</p>
+
+<p>Po për bashkëpunim me individë të tjerë si një grup? Hëpërhë mund të jetë e
+zorshme të bëhet kjo pa përdorur një shërbyes, dhe grupi juaj mund të mos
+dijë si të xhirojë shërbyesin e vet. Nëse përdorni shërbyesin e dikujt
+tjetër, të paktën mos i besoni një shërbyesi të xhiruar nga një kompani.
+Një kontratë e thjeshtë klienti nuk është mbrojtje, veç nëse mund të kapni
+një shkelje dhe vërtet mundeni të paditni, dhe gjasat janë që kompania e
+shkruan kontratën për të lejuar një gamë të gjerë abuzimesh. Shteti, nën
+kërcënimin e ndjekjes ligjore, mund t’i kërkojë kompanisë të dhënat tuaja
+dhe të kujtdo tjetër, ashtu siç ka bërë Obama me kompani telefonike, duke
+hamendësuar që kompania nuk e bën këtë vullnetarisht, ashtu si kompanitë
+telefonike të ShBA-ve që përgjuan ilegalisht klientët e tyre për Bush-in.
+Nëse duhet të përdorni një shërbyes, përdorni një shërbyes operatori i të
+cilit ju jep një bazë besueshmërie tej marrëdhënies së thjeshtë komerciale.</p>
+
+<p>Sidoqoftë, në shtrirje më të gjatë kohore, mund të krijojmë alternativa ndaj
+përdorimit të shërbyesve. Për shembull, mund të krijojmë një program
+<em>peer-to-peer</em> përmes të cilit bashkëpunëtorët të mund të shkëmbejnë
+të dhëna të fshehtëzuara. Bashkësia e software-it të lirë duhet të
+zhvillojë zëvendësime <em>peer-to-peer</em> për &ldquo;aplikacione
+web&rdquo; të rëndësishme. Hedhja e tyre në qarkullim nën licencën <a
+href="/licenses/why-affero-gpl.html"> GNU Affero GPL</a> mund të ishte
+veprim i mençur, ngaqë do të ishin kandidatë për shndërrim nga dikush tjetër
+në programe me bazë shërbyes. <a href="/">Projekti GNU</a> kërkon
+vullnetarë për të punuar për zëvendësime të tilla. Ne i ftojmë edhe
+projektet e tjera të software-it të lirë ta shohin këtë problem në
+strukturat e tyre.</p>
+
+<p>Ndërkohë, nëse një kompani ju fton të përdorni shërbyesit e saj për të kryer
+punë tuajat me përllogaritje, mos u dorëzoni; mos përdorni SaaSS. Mos blini
+apo instaloni &ldquo;thin clients&rdquo;, që janë thjesht kompjutera kaq të
+dobët sa ju bëjnë të kryeni punën tuaj reale në një shërbyes, veç në i
+përdorshi me shërbyesin <em>tuaj</em>. Përdorni një kompjuter tuajin dhe
+mbajini të dhënat tuaja aty. Kryejeni punën me kopjen tuaj të një programi
+të lirë, për hir të lirisë.</p>
+
+<h3>Shihni edhe:</h3>
+<p><a href="/philosophy/bug-nobody-allowed-to-understand.html">E meta të Cilën
+Askush S’është Lejuar Ta Kuptojë</a>.</p>
+
+<div class="translators-notes">
+
+<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't have notes.-->
+ </div>
+</div>
+
+<!-- for id="content", starts in the include above -->
+<!--#include virtual="/server/footer.sq.html" -->
+<div id="footer">
+<div class="unprintable">
+
+<p>Ju lutemi, pyetjet dhe kërkesat e përgjithshme rreth FSF-së &amp; GNU-së
+dërgojini te <a href="mailto:gnu@gnu.org">&lt;gnu@gnu.org&gt;</a>. Ka
+gjithashtu <a href="/contact/">mënyra të tjera për t’u lidhur me</a>
+FSF-në. Njoftimet për lidhje të dëmtuara dhe ndreqje apo këshilla të tjera
+mund të dërgohen te <a
+href="mailto:webmasters@gnu.org">&lt;webmasters@gnu.org&gt;</a>.</p>
+
+<p>
+<!-- TRANSLATORS: Ignore the original text in this paragraph,
+ replace it with the translation of these two:
+
+ We work hard and do our best to provide accurate, good quality
+ translations. However, we are not exempt from imperfection.
+ Please send your comments and general suggestions in this regard
+ to <a href="mailto:web-translators@gnu.org">
+
+ &lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p>
+
+ <p>For information on coordinating and submitting translations of
+ our web pages, see <a
+ href="/server/standards/README.translations.html">Translations
+ README</a>. -->
+Përpiqemi fort dhe bëjmë sa mundemi për të ofruar përkthime me cilësi të
+mirë dhe të përpikta. Megjithatë, nuk jemi të përjashtuar nga
+papërsosmëritë. Ju lutemi, komentet dhe këshillat e përgjithshme lidhur me
+këtë dërgojini te <a
+href="mailto:web-translators@gnu.org">&lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p><p>Për
+të dhëna mbi bashkërendimin dhe parashtrimin e përkthimeve të faqeve tona
+web, shihni <a href="/server/standards/README.translations.html">README për
+përkthimet</a>.</p>
+</div>
+
+<!-- Regarding copyright, in general, standalone pages (as opposed to
+ files generated as part of manuals) on the GNU web server should
+ be under CC BY-ND 4.0. Please do NOT change or remove this
+ without talking with the webmasters or licensing team first.
+ Please make sure the copyright date is consistent with the
+ document. For web pages, it is ok to list just the latest year the
+ document was modified, or published.
+
+ If you wish to list earlier years, that is ok too.
+ Either "2001, 2002, 2003" or "2001-2003" are ok for specifying
+ years, as long as each year in the range is in fact a copyrightable
+ year, i.e., a year in which the document was published (including
+ being publicly visible on the web or in a revision control system).
+
+ There is more detail about copyright years in the GNU Maintainers
+ Information document, www.gnu.org/prep/maintain. -->
+<p>Të drejta kopjimi &copy; 2010, 2013, 2015, 2016, 2018 Richard Stallman</p>
+
+<p>Kjo faqe mund të përdoret sipas një licence <a rel="license"
+href="http://creativecommons.org/licenses/by-nd/4.0/">Creative Commons
+Attribution-NoDerivatives 4.0 International License</a>.</p>
+
+<!--#include virtual="/server/bottom-notes.sq.html" -->
+<div class="translators-credits">
+
+<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't want credits.-->
+ </div>
+
+<p class="unprintable"><!-- timestamp start -->
+U përditësua më:
+
+$Date: 2018/12/15 14:46:30 $
+
+<!-- timestamp end -->
+</p>
+</div>
+</div>
+<!-- for class="inner", starts in the banner include -->
+</body>
+</html>