summaryrefslogtreecommitdiff
path: root/talermerchantdemos/blog/articles/sq/thegnuproject.html
diff options
context:
space:
mode:
Diffstat (limited to 'talermerchantdemos/blog/articles/sq/thegnuproject.html')
-rw-r--r--talermerchantdemos/blog/articles/sq/thegnuproject.html1108
1 files changed, 1108 insertions, 0 deletions
diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/thegnuproject.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/thegnuproject.html
new file mode 100644
index 0000000..f8350e7
--- /dev/null
+++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/thegnuproject.html
@@ -0,0 +1,1108 @@
+<!--#set var="ENGLISH_PAGE" value="/gnu/thegnuproject.en.html" -->
+
+<!--#include virtual="/server/header.sq.html" -->
+<!-- Parent-Version: 1.86 -->
+
+<!-- This file is automatically generated by GNUnited Nations! -->
+<title>Rreth Projektit GNU - Projekti GNU - Free Software Foundation</title>
+<meta http-equiv="Keywords" content="GNU, Projekti GNU, FSF, Free Software, Free Software Foundation, Historik" />
+
+<!--#include virtual="/gnu/po/thegnuproject.translist" -->
+<!--#include virtual="/server/banner.sq.html" -->
+<h2>Projekti GNU</h2>
+
+<p>
+nga <a href="http://www.stallman.org/"><strong>Richard Stallman</strong></a></p>
+
+<blockquote>
+<p>
+Botuar fillimisht në librin <em>Burime të Hapura</em>. Richard Stallman-i
+nuk ka qenë kurrë <a href="/philosophy/open-source-misses-the-point.html">
+përkrahës i &ldquo;burimit të hapur&rdquo;</a>, por kontribuoi me këtë
+artikull që kështu idetë e lëvizjes për <em>software</em> të lirë të mos
+ishin fare të paprekura në atë libër.
+</p>
+<p>
+Pse është më e rëndësishme se kurrë të <a
+href="/philosophy/free-software-even-more-important.html">këmbëngulet që
+software-i që përdorim të jetë i lirë</a>.
+</p>
+</blockquote>
+
+<h3>Bashkësia e parë e ndarjes së software-it me të tjerët</h3>
+<p>
+Kur fillova punën në Laboratorin e Inteligjencës Artificiale në <abbr
+title="Massachusetts Institute of Technology">MIT</abbr> më 1971, u bëra
+pjesë e një bashkësie ku software-i ndahej mes nesh dhe që ekzistonte prej
+shumë vitesh. Shkëmbimi i software-it nuk kufizohej vetëm brenda bashkësisë
+sonë; kjo punë është aq e vjetër sa kompjuterat, njësoj si shkëmbimi i
+recetave është po aq i vjetër sa gatimi. Por ne e përdornim më shumë se
+kushdo tjetër.</p>
+<p>
+Laboratori i IA-së përdorte një sistem operativ me ndarje kohe, të quajtur
+<abbr title="Incompatible Timesharing System">ITS</abbr> (the Incompatible
+Timesharing System) që hacker-ët (1) e ekipit të laboratorit e patën hartuar
+dhe shkruar në gjuhën asembler për Digital <abbr title="Programmed Data
+Processor">PDP</abbr>-10, një nga kompjuterat e mëdhenj të epokës. Si
+anëtar i bashkësisë, <em>hacker</em> sistemi në ekipin e laboratorit IA,
+puna ime kish të bënte me përmirësimin e sistemit.</p>
+<p>
+Nuk e quanim software-in tonë &ldquo;software i lirë&rdquo;, sepse termi
+ende nuk ekzistonte; por kështu qe. Kurdo që njerëz nga një universitet apo
+shoqëri tjetër donin ta kalonin për sistemin e tyre dhe të përdornin një
+program, i linim me gëzim ta bënin. Nëse shihnit dikë që përdorte një
+program të panjohur dhe interesant, gjithmonë mund të kërkonit të shihnit
+kodin burim, që të mund ta lexonit, ndryshonit, ose kanibalizonit copa prej
+tij për të bërë një program të ri.</p>
+<p>
+(1) Përdorimi i &ldquo;hacker&rdquo; për të nënkuptuar kështu një
+&ldquo;shkelës të sigurisë&rdquo; është ngatërresë nga ana e masmedias. Ne
+hackers-ët nuk pranojmë ta njohim këtë nënkuptim, dhe vazhdojmë ta përdorim
+fjalën për të nënkuptuar dikë të cilit i pëlqen të programojë dhe kënaqet që
+i di yçklat, ose një ndërthurje të të dyjave. Shihni artikullin tim, <a
+href="http://stallman.org/articles/on-hacking.html">On Hacking</a>.</p>
+
+<h3>Vithisja e bashkësisë</h3>
+<p>
+Gjendja ndryshoi papritmas në fillimet e viteve ’80 kur Digital ndërpreu
+prodhimin e serisë PDP-10. Arkitektura e tij, elegante dhe fuqishme në
+vitet ’60, nuk mund të zgjerohej në vazhdim drejt hapësirash më të mëdha
+adresimi që po bëheshin të mundshme në vitet ’80. Kjo do të thoshte që
+thuajse krejt programet që përbënin ITS-në qenë të vjetruar.</p>
+<p>
+Bashkësia e hacker-ëve e laboratorit IA ish rrënuar tashmë, jo shumë kohë më
+parë. Më 1981, shoqëria Symbolics, e sapolindur, pat punësuar thuajse krejt
+hacker-ët e laboratorit IA, dhe bashkësia e shpopulluar nuk qe në gjendje të
+mbante veten në këmbë. (Libri "Hackers", nga Steve Levy, përshkruan këto
+ngjarje, si dhe jep një pamje të qartë të bashkësisë në lulëzimin e vet.)
+Kur laboratori IA bleu një PDP-10 më 1982, administratorët e tij vendosën të
+përdorin sistemin me ndarje kohe të vetë Digital-it, jo të lirë, në vend të
+ITS-së.</p>
+<p>
+Kompjuterat modernë të epokës, si VAX apo 68020, kishin sistemin e tyre
+operativ, por asnjë prej tyre nuk qe <em>software</em> i lirë: duhej të
+nënshkruanit një marrëveshje mos-zbulimi madje edhe për të pasur një kopje
+të ekzekutueshme.</p>
+<p>
+Kjo do të thoshte që hapi i parë në përdorimin e një kompjuteri ishte të
+premtonit se nuk do të ndihmonit as fqinjin tuaj. Bashkësitë e
+bashkëpunimit u ndaluan. Rregulli i vendosur nga padronët e software-it
+pronësor qe, &ldquo;Nëse e ndani diçka me fqinjin tuaj, jeni pirat. Po
+deshët ndonjë ndryshim, na lusni që t’i bëjmë.&rdquo;</p>
+<p>
+Ideja se sistemi shoqëror i software-it pronësor&mdash;sistem që thotë se
+software-in nuk ju lejohet ta ndani me të tjerët ose ta
+ndryshoni&mdash;është antisocial, ngaqë është joetik, ngaqë thjesht është
+gabim, mund të jetë e beftë për disa lexues. Por çfarë tjetër mund të themi
+për një sistem të bazuar ë përçarjen e publikut dhe mbajtjen e përdoruesve
+në gjendje të pashpresë? Lexuesve që u duket e beftë ideja mundet ta kenë
+marrë sistemin social të software-it pronësor si të mirëqenë, ose ta kenë
+gjykuar sipas kushteve të këshilluara nga biznesi i software-it pronësor.
+Botuesit e software-it kanë punuar shumë dhe për një kohë të gjatë që t’i
+bindin njerëzit se ka vetëm një mënyrë se si mund të shihet çështja.</p>
+<p>
+Kur botuesit e software-it flasin për &ldquo;zbatimin me detyrim&rdquo; të
+&ldquo;të drejtave&rdquo; të tyre, ose për &ldquo;ndalimin e <a
+href="/philosophy/words-to-avoid.html#Piracy">piraterisë</a>&rdquo;, çfarë
+faktikisht <em>thonë</em> është e dorës së dytë. Mesazhi real i këtyre
+deklaratave gjendet në aksiomat e padeklaruara që ata i marrin të mirëqena;
+publikut i kërkohet t’i pranojë ato pa kritika. Ndaj le t’i marrim në
+shqyrtim.</p>
+<p>
+Njëra aksiomë është se shoqëritë e software-it kanë të drejtën natyrore të
+pakundërshtueshme ta zotërojnë software-in dhe kështu kanë pushtet mbi tërë
+përdoruesit e tij. (Po të kishte të drejtë natyrore, atëherë pavarësisht se
+sa dëm i bëhet publikut, ne nuk mund të kundërshtojmë.) Çuditërisht,
+Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara dhe tradita ligjore e hedh poshtë këtë
+pikëpamje; të drejtat e kopjimit nuk janë e drejtë natyrore, por një monopol
+artificial i vënë me detyrim nga qeveria për të kufizuar të drejtën natyrale
+të përdoruesit për kopjime.</p>
+<p>
+Një tjetër aksiomë e padeklaruar është që e vetmja gjë e rëndësishme në një
+<em>software</em> është ç’punë ju lejon të bëni&mdash;pra që ne përdoruesve
+të kompjuterit nuk duhet të na hyjë në xhep se ç’lloj shoqërie na lejohet të
+kemi.</p>
+<p>
+Një aksiomë e tretë është se nuk do të kishim <em>software</em> të
+përdorshëm (ose se nuk do të kishim kurrë një program që bën këtë apo atë
+punë të caktuar) po qe se nuk do t’i ofronim një shoqërie software-i pushtet
+mbi përdoruesit e një programi. Kjo pikëpamje duket si më e pranueshme,
+deri kur lëvizja për <em>software</em> të lirë tregoi me prova se mund të
+krijojmë mjaft software të dobishëm pa vënë zinxhirë në ta.</p>
+<p>
+Po qe se refuzojmë pranimin e këtyre aksiomave, dhe i gjykojmë çështjet
+bazuar në moralin e zakonshëm të gjykimit të shëndoshë dhe duke vënë
+përdoruesin të parin, mbërrijmë në përfundime shumë të ndryshme.
+Përdoruesit e kompjuterave duhet të jenë të lirë të modifikojnë programet që
+këto t’u përshtaten nevojave të tyre, dhe të jenë të lirë ta ndajnë
+software-in me të tjerët, ngaqë të ndihmosh njerëz të tjerë është themeli i
+shoqërisë.</p>
+<p>
+Këtu nuk ka vend të mjaftueshëm për shtjellim të zgjeruar të arsyeve që
+qëndrojnë prapa këtij përfundimi, ndaj po i tregoj përdoruesit faqet web <a
+href="/philosophy/why-free.html">
+http://www.gnu.org/philosophy/why-free.html</a> dhe <a
+href="/philosophy/free-software-even-more-important.html">
+http://www.gnu.org/philosophy/free-software-even-more-important.html</a>.
+</p>
+
+<h3>Një zgjedhje e ashpër morale</h3>
+<p>
+Pasi u zhduk bashkësia ime, qe e pamundur të vazhdohej si më parë. Në vend
+të saj, u përballa me një zgjedhje morale të ashpër.</p>
+<p>
+Zgjedhja e lehtë qe të hidhesha në botën e software-it pronësor, duke
+nënshkruar marrëveshje mos-zbulimi dhe duke premtuar të mos ndihmoj kolegë
+hacker-ë si vetja. Sipas shumicës së gjasave do të zhvilloja
+<em>software</em> që qe hedhur në qarkullim sipas marrëveshjesh mos-zbulimi,
+duke kontribuar kështu te trysnia mbi të tjerë persona që edhe këta të
+tradhtojnë kolegët e tyre.</p>
+<p>
+Me këtë mënyrë mund të kisha bërë para, dhe ndoshta edhe të dëfrehesha duke
+shkruar kod. Por e dija që në fund të karrierës sime, do të hidhja sytë pas
+mbi vitet kur ndërtoja mure për të përçarë njerëzit, dhe të ndieja që e
+kisha harxhuar jetën time për ta bërë botën një vend më të lig.</p>
+<p>
+E pata provuar tashmë të qenët përballë një marrëveshjeje mos-zbulimi, kur
+dikush nuk pranoi të më jepte mua dhe laboratorit AI tek MIT-i kodin burim
+për programin e kontrollit të shtypësit tonë. (Mungesa e disa
+karakteristikave në këtë program na e bënte përdorimin e shtypësit tejet të
+bezdisshëm.) Ndaj nuk mund t’i thosha vetes që marrëveshjet mos-zbulim qenë
+të pafajshme. U zemërova shumë kur na mohoi ndarjen e tij me ne; Nuk mund
+të ktheja shpinën dhe t’u bëja të njëjtën gjë të tjerëve.</p>
+<p>
+Një zgjedhje tjetër, e thjeshtë por e papëlqyeshme, qe ta lija fushën e
+kompjuterave. Pas kësaj zgjedhjeje, aftësitë e mia nuk do të keqpërdoreshin,
+por prapë do të venin dëm. Nuk do të isha fajtor për përçarje dhe kufizim të
+përdoruesve, por kjo do të ndodhte prapëseprapë.</p>
+<p>
+Ndaj kërkova për ndonjë rrugë me të cilën një programues të bënte diçka për
+të mirën. I bëra pyetjen vetes, a kish ndonjë program apo programe që mund
+t’i shkruaja, që të bëja të mundshme një bashkësi si njëherë e një kohë?</p>
+<p>
+Përgjigja qe e qartë: çfarë duhej së pari, qe një sistem operativ. Ky është
+software-i kyç për t’ia filluar përdorimit të kompjuterit. Me një sistem
+operativ, mund të bëni mjaft gjëra; pa një të tillë, nuk e xhironi dot fare
+kompjuterin. Me një sistem operativ të lirë, mund të kishim sërish një
+bashkësi hacker-ësh që bashkëpunojnë&mdash;dhe të ftonim këdo tjetër. Dhe
+cilido do të ishte në gjendje të përdorte një kompjuter, pa iu dashur t’ia
+fillonte duke bërë plane fshehtas se si t’u heqë lirinë miqve të tij.</p>
+<p>
+Si zhvillues sistemesh operativë, kisha aftësitë e duhura për këtë punë.
+Ndaj, edhe pse nuk mendoja se e kisha suksesin në xhep, e kuptova se isha
+zgjedhur për ta mbaruar këtë punë. Vendosa ta bëj sistemin të përputhshëm
+me Unix-in, që kështu të mund të ishte i kalueshëm dhe në këtë mënyrë
+përdoruesit e Unix-it të mund të hidheshin lehtë në të. Emri GNU u zgjodh
+sipas një tradite <i>hacker</i>-ësh, si shkurtim ripërsëritës për
+&ldquo;GNU's Not Unix.&rdquo; Shqiptohet si <a
+href="/gnu/pronunciation.html">një rrokje me një g të fortë</a>.</p>
+<p>
+Me sistem operativ nuk nënkuptohet thjesht kerneli, i mjaftueshëm mezi sa të
+xhirojë programe të tjerë. Në vitet ’70, çdo sistem operativ që ia vlente
+të quhej kështu, përfshinte përpunues komandash, asembler, përpilues,
+interpretues, diagnostikues, përpunues teksti, postues, dhe mjaft të tjera.
+ITS-ja i kishte, Multics-i i kishte, VMS-ja i kishte, edhe Unix-i i kishte.
+Do të duhej t’i përfshinte edhe sistemi operativ GNU.</p>
+<p>
+Më vonë dëgjova këto fjalë, që ia veshin Hillel-it (1):</p>
+
+<blockquote><p>
+ Po s’bëra për veten, kush do të bëjë për mua?<br />
+ Po qe se jam vetëm për veten time, ç’jam?<br />
+ Nëse jo tani, kur?
+</p></blockquote>
+<p>
+Vendimi për të filluar Projektin GNU e pati bazën në një frymë të ngjashme.</p>
+<p>
+(1) Si ateist që jam, nuk ndjek ndonjë lider fetar, por ndonjëherë shoh se
+admiroj ndonjë gjë mund të ketë thënë ndonjëri prej tyre.</p>
+
+<h3>I lirë si te liria</h3>
+<p>
+Termi &ldquo;software i lirë&rdquo; ndonjëherë keqkuptohet&mdash;nuk ka të
+bëjë fare me çmimin. Bëhet fjalë për lirinë. Ja, pra, ku është përkufizimi
+i software-it të lirë.</p>
+
+<p>Për ju, një përdorues i dhënë, programi është <em>software</em> i lirë,
+nëse:</p>
+
+<ul>
+ <li>Jeni i lirë ta xhironi programin si të doni, për çfarëdo qëllimi.</li>
+
+ <li>Jeni i lirë ta ndryshoni programin për t’ia përshtatur nevojave tuaja. (Që
+kjo liri të jetë e efektshme në praktikë, duhet të keni hyrje në kodin
+burim, ngaqë bërja e ndryshimeve në një program, pa pasur kodin burim, është
+jashtë mase e vështirë.)</li>
+
+ <li>Jeni i lirë të rishpërndani kopjet, falas ose kundrejt një pagese.</li>
+
+ <li>Jeni i lirë të shpërndani versione të ndryshuara të programit, që kështu
+prej përmirësimeve tuaja të mund të përfitojë bashkësia.</li>
+</ul>
+<p>
+Ngaqë &ldquo;i lirë&rdquo; e ka fjalën për lirinë, jo për çmimin, nuk ka
+kundërthënie mes shitjes së kopjeve të tij dhe software-it të lirë. Në
+fakt, liria për të shitur kopje të tij është pikë kyçe: koleksionet e
+software-it të lirë, shitur si CD-ROM, janë të rëndësishëm për bashkësinë,
+dhe shitja e tyre është një rrugë e rëndësishme për të grumbulluar fonde për
+zhvillimin e software-it të lirë. Prandaj, një program, të cilin njerëzia
+nuk është e lirë ta përfshijë në këto koleksione nuk është <em>software</em>
+i lirë.</p>
+<p>
+Për shkak të dykuptimësisë së &ldquo;i lirë&rdquo;, njerëzit kanë kërkuar
+prej kohësh për alternativa, por askush nuk ka gjetur një të përshtatshme.
+Gjuha angleze ka më shumë fjalë dhe nuanca se cilado tjetër, por asaj i
+mungon një fjalë e thjeshtë, jo e dykuptimtë, që të thotë &ldquo;i
+lirë&rdquo;, si tek liria&mdash;&ldquo;i çprangosur&rdquo; është më e afërta
+që vjen në mendje. Alternativa të tilla si &ldquo;i çliruar&rdquo;,
+&ldquo;liri&rdquo;, dhe &ldquo;i hapur&rdquo; ose kanë kuptim të gabuar, ose
+kanë ndonjë mangësi tjetër.</p>
+
+<h3>Software-i GNU dhe sistemi GNU</h3>
+<p>
+Zhvillimi i një sistemi të plotë është projekt shumë i gjerë. Për ta prurë
+në jetë, vendosa të përshtat copa ekzistuese software-i të lirë, kurdo që
+kjo qe e mundur. Për shembull, vendosa që në fillim fare të përdor TeX-in
+si formatues kryesor tekstesh; ca vite më vonë, vendosa të përdor X Window
+System në vend që të shkruaja një tjetër sistem dritaresh për GNU-në.</p>
+<p>
+Për shkak të këtyre vendimeve, dhe të tjerësh si këta, sistemi GNU nuk është
+e njëjta gjë me koleksionin e krejt software-it GNU. Sistemi GNU përfshin
+programe që nuk janë <em>software</em> GNU, programe që qenë hartuar nga
+persona dhe projekte të tjerë për qëllime të tyret, por që ne mund t’i
+përdorim sepse janë <em>software</em> i lirë.</p>
+
+<h3>Fillimi i projektit</h3>
+<p>
+Në Janar të 1984-s e lashë punën time te MIT dhe fillova të shkruaj software
+GNU. Braktisja e MIT-it qe e domosdoshme, që MIT-i të mos ish në gjendje të
+fuste hundët te shpërndarja e GNU-së si software i lirë. Po të kisha
+ndenjur si i punësuar, MIT-i mund të pretendonte se ishte pronari i veprës,
+dhe mund të bënte të detyrueshme kushtet e veta për rishpërndarjen, ose edhe
+ta shndërronte veprën në një paketë software-i pronësor. Nuk kisha ndërmend
+të bëja gjithë atë punë dhe mandej ta shihja të shndërrohej në diçka të
+padobishme për qëllimin e menduar: krijimin e një bashkësie të re ndarjesh
+software-i me të tjerët.</p>
+<p>
+Megjithatë, prof. Winston, atëbotë kreu i laboratorit AI në MIT, më ftoi me
+dashamirësi të vazhdoja të përdorja mjetet e laboratorit.</p>
+
+<h3>Hapat e parë</h3>
+<p>
+Pak para se të filloja projektin GNU, dëgjova të flitej mbi Free University
+Compiler Kit, i njohur edhe si VUCK. (Fjala holandeze për &ldquo;i
+lirë&rdquo; shkruhet me V.) Ky qe një përpilues i hartuar të trajtonte
+gjuhë të ndryshme, përfshi C dhe Pascal, dhe të mbulonte një shumicë llojesh
+makinash. I shkrova autorit dhe e pyeta nëse mund të përdorej nga GNU-ja.</p>
+<p>
+M’u përgjigj me tallje, duke pohuar se universiteti qe i lirë, por
+përpiluesi jo. Kështu që vendosa që programi im i parë për projektin GNU do
+të duhej të ishte një përpilues shumëgjuhësh, shumëplatformësh.</p>
+<p>
+Me shpresën për të shmangur nevojën e shkrimit nga unë vetë të një
+përpiluesi të tërë, mora kodin burim të përpiluesit Pastel, i cili qe një
+përpilues shumëplatformësh i hartuar nga Lawrence Livermore Lab. Mbulonte
+dhe qe shkruar në një version të zgjeruar të Pascal-it, i konceptuar për të
+qenë gjuhë programimi sistemi. Shtova një "front end" C, dhe zura ta kaloj
+në një kompjuter Motorola 68000. Por m’u desh të hiqja dorë, kur pashë që
+përpiluesi kish nevojë për shumë megabajt kujtesë, dhe që sistemi Unix 68000
+do të mund të lejonte vetëm 64k.</p>
+<p>
+Mandej pashë që përpiluesi Pastel funksiononte duke përtypur një kartelë të
+tërë <em>input</em>-i në një pemë sintakse, duke shndërruar krejt pemën e
+sintaksës në një zinxhir &ldquo;udhëzimesh&rdquo;, dhe duke prodhuar mandej
+një kartelë të tërë <em>output</em>, pa liruar fare ndonjë hapësirë. Në
+këtë pikë, vendosa që më duhej të shkruaja një përpilues të ri nga e para.
+Ky përpilues i ri tani njihet si <abbr title="GNU Compiler
+Collection">GCC</abbr>; në të nuk përdoret gjë prej Pastel-it, por arrita të
+përshtat dhe të përdor <em>front end</em>-n C që pata shkruar. Por kjo
+ndodhi pas ca vitesh; së pari, u mora me GNU Emacs-in.</p>
+
+<h3>GNU Emacs</h3>
+<p>
+Fillova të punoj mbi GNU Emacs-in në Shtator 1984, dhe në fillimet e 1985-s
+zuri të ishte i përdorshëm. Kjo më dha mundësinë të filloj të përdor
+sisteme Unix për përpunime; meqë nuk kisha pasur interes të mësoj vi ose ed,
+përpunimet e mia deri atëherë i pata bërë në lloje të tjera makinash.</p>
+<p>
+Në këtë kohë, ca persona filluan të tregonin interes për përdorimin e GNU
+Emacs-it, çka pruri edhe çështjen se si të shpërndahej ai. Sigurisht, e
+kisha hedhur në shërbyesin për ftp anonime te kompjuteri që përdorja në
+MIT. (Ky kompjuter, prep.ai.mit.edu, u bë kështu sajti kryesor ftp për
+shpërndarjen e GNU-së; pas ca vitesh kur nuk e financuan më, e shpërngulëm
+emrin te shërbyesi ynë i ri ftp.) Por në atë kohë, mjaft persona të
+interesuar nuk kishin Internet dhe nuk mund të merrnin një kopje përmes
+ftp-së. Kështu që pyetja bëhej: çfarë duhej t’u thosha?</p>
+<p>
+Mund të thosha, &ldquo;Gjeni një shok që ka Internet dhe le t’ju bëjë një
+kopje.&rdquo; Ose mund të bëja si pata bërë me PDP-10 Emacs-in origjinal:
+t’u thoja, &ldquo;Më dërgoni një kasetë dhe një zarf <abbr
+title="Self-addressed Stamped Envelope">SASE</abbr>, dhe jua nis mbrapsht me
+Emacs-in brenda.&rdquo; Por isha i papunë, dhe po kërkoja mënyra për të bërë
+ca para nga software-i i lirë. Ndaj njoftova se do t’i postoja një kasetë
+cilitdo që dëshironte një të tillë, kundrejt pagesës $150. Në këtë mënyrë,
+nisa një biznes shpërndarjeje software-i të lirë, pararendësi i shoqërive që
+sot shpërndajnë shpërndarje të plota sistemi GNU/Linux.</p>
+
+<h3>A është një program i lirë për secilin përdorues?</h3>
+<p>
+Nëse një program është <em>software</em> i lirë në kohën që del nga duart e
+autorit të tij, kjo nuk do të thotë doemos që ka për të qenë
+<em>software</em> i lirë për cilindo që ka një kopje të tij. Për shembull,
+<a href="/philosophy/categories.html#PublicDomainSoftware"> software-i në
+përkatësi publike</a> (<em>software</em> që nuk është nën të drejta kopjimi)
+është <em>software</em> i lirë; por cilido mund të prodhojë prej tij një
+version të ndryshuar pronësor. Po njësoj, mjaft programe të lira janë janë
+nën të drejta kopjimi, por shpërndahen sipas lejesh të thjeshta dorëlëshuara
+të cilat lejojnë versione të ndryshuara pronësore.</p>
+<p>
+Shembulli përfaqësues i këtij problemi është X Window System. I hartuar në
+MIT, dhe i hedhur në qarkullim si software i lirë, me një leje dorëlëshuar,
+u birësua shpejt nga shoqëri të ndryshme kompjuterash. Këto ua shtuan X-in
+sistemeve të tyre pronësore Unix, vetëm në formë dyore, dhe nën të njëjtën
+marrëveshje mos-zbulimi. Këto kopje të X-it nuk qenë më tepër software i
+lirë se sa ç’qe Unix-i vetë.</p>
+<p>
+Hartuesit e X Window System nuk e quajtën problem këtë&mdash;e prisnin dhe e
+kishin si synim që kjo të ndodhte. Synimi i tyre nuk qe liria, por thjesht
+&ldquo;suksesi&rdquo;, i përkufizuar në trajtën &ldquo;pasje e shumë
+përdoruesve.&rdquo; Nuk shqetësoheshin në kishin a jo liri këta përdorues,
+por vetëm që këta të ishin shumë.</p>
+<p>
+Kjo shpuri në gjendjen paradoksale, në të cilën dy mënyra të ndryshme për
+llogaritjen se sa liri kish, shpunë në përgjigje të ndryshme ndaj kësaj
+pyetjeje, &ldquo;Është i lirë ky program?&rdquo; Nëse gjykonit mbi bazën e
+lirisë së lejuar nga kushtet e shpërndarjes së hedhjes në qarkullim nga
+<abbr>MIT</abbr>-i, mund të thoshit se X qe <em>software</em> i lirë. Por
+nëse e matnit lirinë e një përdoruesi mesatar të X-it, mund të thoshit që qe
+<em>software</em> pronësor. Shumica e përdoruesve të X-it xhironin
+versionet pronësore që vinin bashkë me sistemet Unix, jo versionin e lirë.</p>
+
+<h3>Copyleft-i dhe GNU GPL</h3>
+<p>
+Synimi i GNU-së qe t’i jepte përdoruesve liri, jo thjeshtë të ishte
+popullor. Ndaj na duhej të përdornim kushte shpërndarjeje që do të
+parandalonin shndërrimin e software-it GNU në <em>software</em> pronësor.
+Metoda që përdorim quhet &ldquo;copyleft&rdquo;.(1)</p>
+<p>
+<i>Copyleft</i>-i përdor ligjin e të drejtave të kopjimit
+(<i>copyright</i>), por të kthyer përmbys, që të shërbejë për të kundërtën e
+qëllimit të tij të zakonshëm: në vend se një mjet për kufizimin e
+software-it, bëhet mjet për mbajtjen të lirë të software-it.</p>
+<p>
+Ideja qendrore e <i>copyleft</i>-it është që ne i japim cilitdo lejen të
+xhirojë programin, ta kopjojë programin, ta ndryshojë programin, dhe të
+shpërndajë versione të ndryshuara të tij&mdash;por jo leje për të shtuar në
+të kufizime sipas qejfit. Kështu, garantohen për këdo që zotëron një kopje
+liritë kyçe që përkufizojnë &ldquo;software-in e lirë&rdquo;; shndërrohen në
+të drejta të patjetërsueshme.</p>
+<p>
+Për një <i>copyleft</i> të efektshëm, versionet e ndryshuara duhet të jenë
+po aq të lira. Kjo siguron që veprat e bazuara mbi tonat të mund të kihen
+nga bashkësia, nëse ato bëhen publike. Kur programuesit, që janë të
+punësuar, ofrojnë ndihmë vullnetare përmirësimin e software-it GNU, është
+<i>copyleft</i>-i ai që i pengon punëdhënësit të thonë, &ldquo;Nuk mund t’i
+ndani me të tjerët këto ndryshime, ngaqë do t’i përdorim ne për të krijuar
+version tonë pronësor të programit.&rdquo;</p>
+<p>
+Domosdoshmëria që ndryshimet duhet të jenë të lira është thelbësore, nëse
+duam të sigurojmë lirinë e çdo përdoruesi të programit. Shoqëritë që
+privatizuan X Window System zakonisht bënë ca ndryshime që të mund ta
+kalonin atë në sistemet dhe hardware-in e tyre. Këto ndryshime qenë të
+vogla në krahasim me shtrirjen e madhe të X-it, por nuk qenë të
+papërfillshme. Sikur bërja e ndryshimeve të qe një shfajësim për t’u mohuar
+përdoruesve lirinë, do të ishte e lehtë për këdo të përfitonte prej këtij
+shfajësimi.</p>
+<p>
+Një çështje e afërt ka të bëjë me ndërthurjen e një programi të lirë me kod
+jo të lirë. Një ndërthurje e tillë pashmangshmërisht do të jetë jo e lirë;
+cilado liri që do t’u mungonte pjesëve jo të lira, do t’i mungonte po ashtu
+së tërës. Lejimi i ndërthurjeve të tilla do të hapte një të çarë të madhe
+sa për të fundosur një anije. Prandaj, një domosdoshmëri kyçe për
+<i>copyleft</i>-in është ta mbyllë këtë të çarë: çfarëdo gjëje e shtuar ose
+e ndërthurur me një program nën <i>copyleft</i> duhet të jetë e tillë që një
+version më i madh, i dalë si ndërthurje, të jetë po ashtu i lirë dhe nën
+<i>copyleft</i>.</p>
+<p>
+Sendërtimi specifik i <i>copyleft</i>-it që përdorim për shumicën e
+software-it GNU është GNU General Public License (Leja e Përgjithshme
+Publike), ose GNU GPL për shkurt. Kemi dhe lloje të tjera <i>copyleft</i>-i
+që përdoren në rrethana të veçanta. Doracakët e GNU-së janë gjithashtu nën
+<i>copyleft</i>, por përdorin një lloj <i>copyleft</i>-i shumë më të
+thjeshtë, ngaqë ndërlikueshmëria e GNU GPL nuk është e nevojshme për
+doracakë.(2)</p>
+<p>
+(1) Më 1984 ose 1985, Don Hopkins (një djalë me shumë imagjinatë) më dërgoi
+një letër. Mbi zarf kishte shkruar disa thënie zbavitëse, përfshi edhe
+këtë: &ldquo;Copyleft&mdash;all rights reversed.&rdquo; Përdora fjalën
+&ldquo;copyleft&rdquo; për të emërtuar konceptin e shpërndarjes që po
+hartoja në atë kohë.</p>
+
+<p>
+(2) Tani përdorim <a href="/licenses/fdl.html">Lejen e Lirë GNU për
+Dokumentime</a> për dokumentim.</p>
+
+<h3>Free Software Foundation</h3>
+
+<p>Meqë interesi për përdorimin e Emacs-i po shtohej, te projekti GNU u
+përfshin të tjerë njerëz, dhe vendosëm që pat ardhur koha të shihnim sërish
+për financim. Kështu, më 1985 krijuam <a href="http://www.fsf.org/">Free
+Software Foundation</a> (FSF), një shoqatë bamirëse, e përjashtuar nga
+tatimet, për zhvillim software-i të lirë. <abbr title="Free Software
+Foundation">FSF</abbr> mori përsipër edhe biznesin e shpërndarjes me kaseta
+të Emacs-it; më pas këtë e zgjeroi duke shtuar tjetër software të lirë (GNU
+dhe jo-GNU) te kaseta, dhe duke shitur gjithashtu doracakë të lirë.</p>
+
+<p>Shumica e të ardhurave të FSF-së vinin prej shitjes së kopjeve të
+software-it të lirë dhe të shërbimeve të tjera të ngjashme (CD-ROM-e kodi
+burim, CD-ROM-e me dyorë, doracakë të shtypur bukur, gjithçka me lirinë për
+ta rishpërndarë dhe ndryshuar), dhe Shpërndarje Deluxe (shpërndarje për të
+cilat krijojmë krejt koleksionin e software-it për platformën e zgjedhur nga
+porositësi). Ende sot, FSF-ja <a href="http://shop.fsf.org/"> shet doracakë
+dhe sende të tjera</a>, por pjesa dërrmuese e financimit vjen nga kuotat e
+anëtarëve. Mund të anëtarësoheni te FSF-ja përmes <a
+href="http://fsf.org/join">fsf.org</a>.</p>
+
+<p>Punonjësit e <em>Free Software Foundation</em>-it kanë shkruar dhe
+administruar një numër paketash software-i GNU. Dy prej më të shquarave
+janë libraria dhe shelli C. Libraria GNU C është ajo çka përdoret për të
+komunikuar me Linux-in nga çdo program që xhiron në një sistem GNU/Linux.
+Qe hartuar nga një anëtar i stafit të Free Software Foundation-it, Roland
+McGrath. Shelli i përdorur në shumicën e sistemeve GNU/Linux është <abbr
+title="Bourne Again Shell">BASH</abbr>, <em>the Bourne Again Shell</em>(1),
+i cili qe hartuar prej punonjësit të FSF-së Brian Fox.</p>
+
+<p>Zhvillimin e këtyre programeve e financuam sepse projekti GNU nuk qe thjesht
+për ca mjete apo mjedisi zhvillimesh. Synimi ynë qe një sistem operativ i
+plotë, dhe këto programe duheshin për këtë qëllim.</p>
+
+<p>(1) &ldquo;Bourne Again Shell&rdquo; është një lojë me emrin &ldquo;Bourne
+Shell&rdquo;, i cili qe shelli i zakonshëm në Unix.</p>
+
+<h3>Asistencë software-i të lirë</h3>
+
+<p>Filozofia e software-it të lirë hedh tej një praktikë të veçantë biznesi
+shumë të përhapur, por nuk është kundër biznesit. Kur bizneset respektojnë
+lirinë e përdoruesit, u urojmë sukses.</p>
+
+<p>Shitja e kopjeve të Emacs-it demonstron qartë një lloj biznesi me
+software-in e lirë. Kur me të filloi të merrej FSF-ja, m’u desh një tjetër
+mënyrë për të siguruar jetesën. E gjeta te shitja e shërbimeve të lidhura
+me software-in e lirë që pata hartuar. Kjo përfshiu mësimdhënien, për tema
+të tilla se si të programohet me GNU Emacs-in dhe si të personalizohet
+GCC-ja, dhe zhvillim software-i, kryesisht rreth kalimit të GCC-së në
+platforma të reja.</p>
+
+<p>Sot secili nga këta lloje biznesesh të software-it të lirë praktikohet nga
+një numër korporatash. Disa shpërndajnë koleksione software-i të lirë në
+CD-ROM; të tjerët shesin asistencë që nga niveli i dhënies përgjigje
+pyetjeve të përdoruesve, ndreqje të metash, dhe deri te shtim veçorish të
+reja. Madje kemi filluar të shohim shoqëri software-i të lirë të bazuara në
+hedhjen në qarkullim të produkteve të reja software-i të lirë.</p>
+
+<p>Kujdes, ama&mdash;një numër shoqërish që përshoqërojnë vetveten me termin
+&ldquo;burim i hapur&rdquo; biznesin e tyre në fakt e bazojnë në
+<em>software</em> jo të lirë që punon me software-in e lirë. Këto nuk janë
+shoqëri software-i të lirë, janë shoqëri software-i pronësor, produktet e të
+cilave i ndjellin përdoruesit larg lirisë. Këto programe i quajnë
+&ldquo;paketa të vlerës së shtuar&rdquo;, çka pasqyron vlerat që ata do të
+donin t’i shihnin të përqafuara prej nesh: leverdinë përmbi lirinë. Nëse ne
+vlerësojmë më tepër lirinë, do të duhej t’i quanim paketa &ldquo;me liri të
+hequr&rdquo;.</p>
+
+<h3>Synimet teknike</h3>
+
+<p>Synimi themelor i GNU-së qe software-i i lirë. Edhe nëse GNU-ja nuk do të
+kish përparësi teknike karshi Unix-it, do të kish përparësi në planin
+shoqëror, përmes lejimit të bashkëpunimit mes përdoruesve, dhe një përparësi
+etike, respektin ndaj lirisë së përdoruesit.</p>
+
+<p>Por qe e natyrshme të zbatoheshin te vepra standarde praktike të
+vyera&mdash;për shembull, shpërndarja dinamike e strukturave të të dhënave
+me qëllim shmangien e kufijve arbitrarë të madhësive fikse, dhe përdorimin e
+krejt kodeve 8-bitësh të mundshëm kurdo që kjo kish kuptim.</p>
+
+<p>Veç këtyre, hodhëm tej përqendrimin e Unix-it në madhësitë e vogla të
+kujtesës, duke vendosur të mos mbulonim makinat 16-bit (ishte e qartë që
+makinat 32-bit do të ishin normalja në kohën kur të përfundohej sistemi
+GNU), dhe për të mos bërë përpjekje për të ulur përdorimin e kujtesës, në
+rast se kjo nuk kalonte një megabajt. Në programe te të cilët trajtimi i
+kartelave shumë të mëdha nuk qe thelbësor, i nxitëm programuesit të lexojnë
+një kartelë të plotë <i>input</i>-i te <i>core</i>, mandej të skanohej lënda
+e saj pa u dashur të shqetësohesh për I/O.</p>
+
+<p>Këto vendime u krijuan mundësinë shumë programeve GNU të tejkalojnë të
+ngjashmit e tyre Unix në qëndrueshmëri dhe shpejtësi.</p>
+
+<h3>Kompjutera të dhuruar</h3>
+
+<p>Dora-dorës që rritej fama e projektit GNU, njerëzit filluan të ofronin për
+projektin dhurim makinash që xhironin Unix. Këto qenë shumë të dobishme,
+ngaqë rruga më e lehtë për zhvillimin e përbërësve të GNU-së qe kryerja e
+tij në një sistem Unix, dhe zëvendësimi i njëpasnjëshëm i përbërësve të atij
+sistemi. Por kjo pruri një çështje etike: qe apo nuk qe e drejtë që ne të
+kishim një kopje të Unix-it.</p>
+
+<p>Unix-i qe (dhe është) <em>software</em> pronësor, dhe filozofia e projektit
+GNU thosh që nuk duhej të përdornim <em>software</em> pronësor. Por, duke
+zbatuar të njëjtin arsyetim që shpie te përfundimi se dhuna për vetëmbrojte
+është e përligjur, dola në përfundimin se qe e ligjshme të përdorej një
+paketë pronësore kur kjo qe thelbësore për hartimin e një zëvendësuesi të
+lirë që do të ndihmonte të tjerat të reshtnin së përdoruri paketën
+pronësore.</p>
+
+<p>Por, edhe pse kjo qe një e keqe që mund të përligjej, prapë qe një e keqe.
+Sot nuk kemi më ndonjë kopje të Unix-it, sepse i kemi zëvendësuar me sisteme
+operativë të lirë. Nëse nuk zëvendësonim dot sistemin operativ të një
+makine me një të lirë, zëvendësonim makinën.</p>
+
+<h3>Lista e Hapave GNU</h3>
+
+<p>Ndërkohë që projekti GNU ecte përpara, dhe një numër gjithnjë e më i madh
+përbërësish sistemi u gjetën ose u hartuan, erdhi koha që qe e dobishme
+hartimi i një liste me zbrazëtitë e mbetura. Të cilën e përdorëm për
+rekrutim programuesish që do të shkruanin pjesët që mungonin. Kjo listë u
+bë e njohur si Lista e Punëve GNU. Veç përbërësve Unix që mungonin, shtuam
+në listë një larmi projektesh <em>software</em> dhe dokumentimi të dobishëm
+që, mendonim, do të duhej të përmbante një sistem vërtet i plotë.</p>
+
+<p>Sot (1), zor të ketë ndonjë përbërës të Unix-it te Lista e Punëve
+GNU&mdash;ato punë janë mbaruar, bashkë me ca të tjera jothelbësore. Por
+lista është plot me projekte të cilat ca i quajnë
+&ldquo;aplikacione&rdquo;. Do të ishte diçka e dobishme të shtohej te një
+sistem operativ çfarëdo programi që është në interes të më shumë se një
+klase të ngushtë përdoruesish.</p>
+
+<p>Te lista e punëve GNU përfshihen madje dhe lojëra&mdash;e kanë qenë aty që
+në fillim. Unix-i përfshinte lojëra, ndaj kuptohet që kështu do të duhej të
+bënte edhe GNU-ja. Por përputhshmëria nuk qe problem në rastin e lojërave,
+ndaj nuk ndoqëm listën e lojërave që kish Unix-i. Në vend të kësaj, hodhëm
+në listë një gamë llojesh të ndryshme lojërash që përdoruesit mund t’i
+pëlqenin.</p>
+
+<p>(1) Qe shkruar më 1998. Nga 2009 e tëhu nuk mirëmbajmë një listë të gjatë
+punësh. Bashkësia harton <em>software</em> të lirë me kaq shpejtësi sa nuk
+arrijmë as t&apos;i mbajmë në vëzhgim të tërë. Në vend të kësaj, kemi një
+listë Projektesh të Përparësisë së lartë, një listë shumë më e shkurtër
+projektesh për të cilat vërtet duam t&apos;i nxisim njerëzit t&apos;i
+shkruajnë.</p>
+
+<h3>GNU Library GPL</h3>
+
+<p>Libraria GNU C përdor një lloj të veçantë <i>copyleft</i>-i të quajtur
+<i>GNU Library General Public License</i>(1), që jep leje për lidhje të
+software-it pronësor me librarinë. Pse duhet ky përjashtim?</p>
+
+<p>Nuk është punë parimesh; nuk ka parim që thotë se produktet e software-it
+pronësor janë të taksur për përfshirje të kodit tonë. (Pse duhet kontribuar
+te një projekt që ka në bazë mospranimin e ndarjes së tij me ne?) Përdorimi
+i LGPL-së për librarinë C, ose për çfarëdo librarie, është çështje
+strategjie.</p>
+
+<p>Libraria C kryen një detyrë të thjeshtë; çdo sistem apo përpilues pronësor
+shoqërohet nga një librari C. Ndaj, dhënia e librarisë sonë C vetëm për
+<em>software</em> të lirë nuk do t’i sillte software-it të lirë ndonjë
+përparësi&mdash;vetëm sa do të shkurajonte përdorimin e librarisë sonë.</p>
+
+<p>Përjashtim këtu bën vetëm një sistem: te sistemi GNU (dhe ky përfshin
+GNU/Linux), libraria GNU C është e vetmja librari C. Kështu që kushtet e
+shpërndarjes së librarisë GNU C përcaktojnë nëse është e mundur të
+përpilohet një program pronësor për sistemin GNU apo jo. Nuk ka arsye etike
+të lejohen aplikacione pronësore në sistemin GNU, por, në pikëpamje
+strategjike, duket se moslejimi i tyre më shumë do të shkurajonte përdorimin
+e sistemit GNU se sa të nxiste zhvillimin e aplikacioneve të lira. Ja pse
+përdorimi i GPL-së për Librari është strategji e mirë për librarinë C.</p>
+
+<p>Për libraritë e tjera, rruga strategjike lypset të shihet rast pas rasti.
+Kur një librari kryen një detyrë të posaçme që mund të ndihmojë në shkrimin
+e një lloji programesh, atëherë hedhja në qarkullim nën GPL, duke e kufizuar
+vetëm për programe të lirë, është një mënyrë për të ndihmuar zhvillues të
+tjerë të software-i të lirë, duke u dhënë atyre një përparësi kundrejt
+software-it pronësor.</p>
+
+<p>Kujtoni rastin e GNU Readline-it, një librari që qe hartuar për të pasur
+përpunim nga rresht urdhrash për BASH-in. Readline qarkullon nën GNU GPL të
+zakonshme, jo nën Library GPL. Kjo ndoshta e ul përdorimin e Readline-it,
+por ne nga kjo nuk humbim gjë. Ndërkohë, e pakta një aplikacion i dobishëm
+është kaluar si <em>software</em> i lirë posaçërisht që të përdorë
+Readline-in, dhe ky është përfitim i njëmendtë për bashkësinë.</p>
+
+<p>Zhvilluesit e software-it pronësor kanë përparësitë që sjell paraja;
+zhvilluesit e software-it të lirë lypset të krijojnë përparësi për
+njëri-tjetrin. Shpresoj që një ditë të kemi një koleksion të madh librarish
+nën GPL, të cilat nuk do të kenë paralele në krahun e software-it pronësor,
+që të ofrojnë module të dobishme të cilat të shërbejnë si blloqe ndërtimi
+për <em>software</em> të lirë të ri, dhe ta rrisin këtë përparësi të
+rëndësishme, në dobi të zhvillimit të mëtejshëm të software-it të lirë.</p>
+
+<p>(1) Kjo leje tani <i>quhet GNU Lesser General Public License</i>, për të
+shmangur idenë se krejt libraritë janë të detyruara ta përdorin. Për më
+tepër të dhëna, shihni <a href="/philosophy/why-not-lgpl.html">Pse nuk do të
+duhej të përdornit lejen Lesser GPL për librarinë tuaj të ardhshme</a>.</p>
+
+<h3>Punë sikleti?</h3>
+<p>
+Eric Raymond thotë se &ldquo;Çdo punë e mirë software-i zë fill nga një
+siklet personal i zhvilluesit.&rdquo; Ndoshta ngandonjëherë është kështu,
+por shumë pjesë thelbësore të software-it GNU qenë hartuar me qëllim që të
+kihej një sistem i plotë operativ i lirë. Rrjedhin nga një përfytyrim dhe
+një plan, jo nga një impuls.</p>
+<p>
+Për shembull, hartuam librarinë GNU C ngaqë një sistem i ngjashëm me Unix-in
+ka nevojë për një librari C, BASH-in ngaqë një sistem i ngjashëm me Unix-in
+ka nevojë për një shell, dhe GNU tar-in ngaqë një sistem i ngjashëm me
+Unix-in ka nevojë për një program tar. E njëjta gjë është e vërtetë për
+programet e mi&mdash;përpiluesi GNU C, GNU Emacs, GDB dhe GNU Make.</p>
+<p>
+Disa programe GNU qenë hartuar për t’u përballur me kërcënime të posaçme
+ndaj lirisë sonë. Kështu, hartuam gzip-in për të zëvendësuar programin
+Compress, të cilin bashkësia e humbi për shkak të patentave <abbr
+title="Lempel-Ziv-Welch">LZW</abbr>. Gjetëm njerëz për hartimin e
+LessTif-it, dhe më vonë filluam <abbr title="GNU Network Object Model
+Environment">GNOME</abbr>-n dhe Harmony-në, për të trajtuar problemet e
+shkaktuar nga disa librari pronësore (shihni më poshtë). Po zhvillojmë GNU
+Privacy Guard për të zëvendësuar software-in popullor, jo të lirë, për
+fshehtëzime, ngaqë përdoruesit nuk do të duhej të viheshin përballë
+zgjedhjes: liri apo privatësi.</p>
+<p>
+Sigurisht, njerëzit që shkruan këto programe shfaqën interesim për këtë
+punë, dhe mjaft veçori janë shtuar prej personash të ndryshëm drejt e për
+nevojat apo interesat e tyre. Por nuk është kjo arsyeja pse ekzistojnë këto
+programe.</p>
+
+<h3>Zhvillime të papritura</h3>
+<p>
+Në fillimet e projektit GNU, përfytyroja që do ta zhvillonim sistemin GNU të
+plotë, mandej ta hidhnim në qarkullim. Nuk ndodhi kështu.</p>
+<p>
+Ngaqë çdo përbërës i sistemit GNU u sendërtua në një sistem Unix, çdo
+përbërës mund të xhironte në sisteme Unix, shumë më përpara se sa të kishte
+një sistem të plotë GNU. Disa nga këto programe u bënë popullore, dhe
+përdoruesit zunë t’i zgjeronin dhe t’i kalonin në sisteme të tjera&mdash;te
+versionet e ndryshme dhe jo të përputhshme të Unix-it, dhe ndonjëherë edhe
+te sisteme të tjera.</p>
+<p>
+Kjo punë i bëri këto programe më të fuqishëm, dhe tërhoqi te projekti GNU si
+financime, ashtu edhe kontribues. Por ka gjasa që vonoi me disa vjet
+plotësimin e një sistemi funksional minimal, meqë koha e zhvilluesve GNU
+harxhohej me mirëmbajtjen e këtyre versioneve dhe shtimin e veçorive të reja
+te përbërëset ekzistuese, në vend që të ecej më tej me shkrimin njëri pas
+tjetrit të përbërësve që mungonin.</p>
+
+<h3>The GNU Hurd</h3>
+<p>
+Aty nga 1990, sistemi GNU qe thuajse i plotë; i vetmi përbërës i rëndësishëm
+që mungonte qe kerneli. Kishim vendosur që kernelin tonë ta sendërtonim si
+koleksion procesesh shërbyesi që kryheshin përsipër Mach-ut. Mach qe një
+mikrokernel i përgatitur nga Carnegie Mellon University dhe mandej nga
+University of Utah; GNU HURD është një koleksion shërbyesish (ose
+&ldquo;herd of GNUs&rdquo; - kope gnushë) që xhirojnë përsipër Mach-ut, dhe
+që kryejnë detyra të ndryshme të kernelit Unix. Fillimi i përgatitjes u
+vonua ngaqë prisnim që Mach-u të hidhej në qarkullim si <em>software</em> i
+lirë, siç qe premtuar.</p>
+<p>
+Një arsye pse u zgjodh ky koncept qe për shmangien e asaj çka dukej se ishte
+pjesa më e vështirë e punës: diagnostikimi i një programi kerneli pa një
+diagnostikues në nivel burimi për ta kryer këtë. Kjo pjesë e punës qe kryer
+tashmë, te Mach-u, dhe prisnim të diagnostikonim shërbyesit HURD si programe
+përdoruesi, me GDB-në. Por u desh shumë kohë që kjo të bëhej e mundur, dhe
+shërbyesit shumërrjedhësh që dërgojnë mesazhe te njëri-tjetri doli se qenë
+shumë të vështirë për t’i diagnostikuar. Shndërrimi i HURD-it në diçka që
+funksionon qëndrueshëm po zgjat këtu e shumë vite.</p>
+
+<h3>Alix</h3>
+<p>
+Kerneli GNU fillimisht nuk qe menduar të quhej HURD. Emri i tij fillestar
+qe Alix&mdash;emërtuar sipas emrit të femrës që kisha për zemër në ato
+kohë. Ajo, një administratore sistemesh Unix, kish hedhur idenë se emri i
+saj i përshtatej një rregullsie të rëndomtë në emërtimet e versioneve të
+sistemeve Unix; gjysmë me tallje, u tha miqve, &ldquo;Dikush le t’i vërë
+emrin tim një kerneli.&rdquo; Nuk thashë gjë, por vendosa t’i bëja surprizë
+një kernel me emrin Alix.</p>
+<p>
+Por nuk vazhdoi kështu. Michael (tani Thomas) Bushnell, zhvilluesi kryesor
+i kernelit, parapëlqeu emrin HURD, dhe e ripërkufizoi Alix-in që t’i
+referohej një pjese të kernel-it&mdash;pjesës që do të kapte thirrjet e
+sistemit dhe që do t’i trajtonte ato duke dërguar mesazhe te shërbyesit
+HURD.</p>
+<p>
+Më pas, Alix-i dhe unë u ndamë, dhe ajo ndërroi emrin; në mënyrë të pavarur,
+konceptimi i HURD-it u ndryshua që libraria C të mund të dërgonte mesazhe
+drejt e te shërbyesit, dhe kjo bëri që përbërësja Alix të zhduket nga
+projekti.</p>
+<p>
+Por para se të ndodhnin këto gjëra, një shok i saj e pa emrin Alix te kodi
+burim i HURD-it, dhe ia përmendi asaj. Kështu që e pati rastin të shihte
+një kernel të quajtur me emrin e saj.</p>
+
+<h3>Linux dhe GNU/Linux</h3>
+<p>
+GNU Hurd nuk është i këshillueshëm për përdorim në "prodhim", dhe nuk e dimë
+nëse do të jetë ndonjëherë. Skicimi me bazë aftësitë ka probleme që vijnë
+drejt e nga epshmëria e skicimit, dhe nuk është e qartë nëse ka apo jo
+zgjidhje.</p>
+
+<p>
+Për fat, një kernel tjetër është gati. Më 1991, Linus Torvalds hartoi një
+kernel të përputhshëm me Unix-in dhe e quajti Linux. Qe pronësor
+fillimisht, por më 1992, e bëri Linux-in software të lirë; ndërthurja e
+Linux-it me sistemin ende jo të plotë GNU solli një sistem operativ të plotë
+të lirë. (Sigurisht, vetë ndërthurja e tyre qe punë me rëndësi.) Falë
+Linux-it, ne sot mund të xhirojnë faktikisht një version të sistemit GNU.</p>
+<p>
+Ne e quajmë këtë version sistemi <a href="/gnu/linux-and-gnu.html">
+GNU/Linux</a>, për të shprehur përbërjen e tij si një ndërthurje e sistemit
+GNU me Linux-in si kernel. Ju lutemi, mos bini pre e thirrjes së krejt
+sistemit si &ldquo;Linux&rdquo;, ngaqë kjo do të thotë t’ia atribuosh punën
+tonë dikujt tjetër. Ju lutemi, <a href="/gnu/gnu-linux-faq.html"> na
+përmendni në mënyrë të barabartë</a>.</p>
+
+<h3>Sfida të së ardhmes sonë</h3>
+<p>
+E kemi dëshmuar aftësinë tonë për përgatitjen e një spektri të gjerë
+software-i të lirë. Kjo nuk do të thotë që jemi të pamposhtur dhe të
+pandalshëm. Disa sfida e bëjnë të ardhmen e software-it të lirë të paqartë;
+përballimi i tyre do të kërkojë përpjekje ngulmuese dhe durim, ndonjëherë
+për vite me radhë. Do të kërkojë atë lloj vendosmërie që njerëzit e shfaqin
+kur çmojnë lirinë e tyre dhe nuk lënë njeri t’ua marrë.</p>
+<p>
+Këto sfida i trajtojnë katër ndarjet vijuese:</p>
+
+<h3>Hardware sekret</h3>
+<p>
+Prodhuesit e hardware-it gjithnjë e më tepër priren t’i mbajnë të fshehta
+specifikimet e hardware-it. Kjo e bën të vështirë shkrimin e përudhësve të
+lirë, që kështu Linux-i dhe XFree86-a të mund të mbulojnë hardware të ri.
+Sot kemi sisteme të plotë të lirë, por nuk kemi për t’i pasur nesër po qe se
+nuk mbulojmë kompjuterat e së nesërmes.</p>
+<p>
+Ka dy rrugë për t’u përballur me këtë problem. Programuesit mund të kryejnë
+retroinxhinierim për të parë se si të mbulohet një hardware i dhënë. Pjesa
+tjetër prej nesh mund të zgjedhë hardware që mbulohet nga software-i i lirë;
+me rritjen e numrit tonë, mbajtja fshehur e specifikimeve do të shndërrohet
+në një taktikë që sjell humbje.</p>
+<p>
+Retroinxhinierimi është punë e madhe; a do të kemi programues aq të vendosur
+sa t’i hyjnë atij? Po&mdash;nëse kemi krijuar ndjesinë e fortë se software-i
+i lirë është çështje parimesh, dhe se përudhësit jo të lirë janë të
+patolerueshëm. Dhe a do të shpenzojnë një numër i madh prej nesh para të
+tepërta, ose edhe pak kohë të tepërt, që ne të mund të përdorim përudhës të
+lirë? Po, nëse vendosmëria për të pasur liri përhapet gjerësisht.</p>
+<p>
+(Shënim i 2008-s: kjo çështje prek po ashtu edhe BIOS-in. Ka një BIOS të
+lirë, <a href="http://www.libreboot.org/">LibreBoot</a> (një shpërndarje e
+coreboot-it); problemi mbetet te pasja e specifikimeve për makinat, që
+kështu LibreBoot-i t’i mbulojë ato pa &ldquo;blobs&rdquo; jo të lirë.)</p>
+
+<h3>Librari jo të lira</h3>
+<p>
+Një librari jo e lirë që xhiron në sisteme operative të lira vepron si një
+kurth për zhvilluesit e software-it të lirë. Veçoritë tërheqëse të
+librarisë janë karrem; po qe se e përdorni librarinë, do të bini në grackë,
+ngaqë programi juaj nuk mund të jetë pjesë e sistemit operativ të lirë në
+mënyrë të dobishme. (Më troç, mund ta përfshijmë programin tuaj, por nuk do
+të <strong>xhironte</strong> pa librarinë që mungon.) Madje edhe më keq,
+nëse një program që përdor librari pronësore bëhet popullor, mund të ndjellë
+në grackë të tjerë programues mosdyshues.</p>
+<p>
+Rasti i parë i këtij problemi qe grupi i mjeteve Motif, këtu e më ’80-n.
+Edhe pse nuk kishte ende sisteme operativë të lirë, qe e qartë se çfarë
+problemi do të shkaktonte për ta Motif-i më vonë. Projekti GNU u
+kundërpërgjigj me dy mënyra: duke u kërkuar projekteve individuale të
+software-it të lirë të mbulonin si widget-et e grupit të mjeteve të lira X,
+ashtu edhe ato të Motif-it, dhe duke i kërkuar dikujt të shkruante një
+zëvendësim të lirë për Motif-in. Puna hëngri mjaft vite; LessTif, i hartuar
+nga Hungry Programmers, vetëm më 1997-n u bë aq i fuqishëm, sa duhej për të
+mbuluar shumicën e aplikacioneve Motif.</p>
+<p>
+Nga 1996-a e deri më 1998, një tjetër librari jo e lirë grupmjetesh <abbr
+title="Graphical User Interface">GUI</abbr> përdorej në një koleksion jo të
+pakët software-i të lirë, desktopin <abbr title="K Desktop
+Environment">KDE</abbr>.</p>
+<p>
+Sistemet e lira GNU/Linux nuk qenë në gjendje të përdornin KDE-në, ngaqë nuk
+përdornim dot librarinë. Prapëseprapë, disa shpërndarës komercialë
+sistemesh GNU/Linux që nuk qenë strikt lidhur me ndenjjen brenda software-it
+të lirë, e shtuan KDE-në te sistemet e tyre&mdash;duke prodhuar sisteme me
+më tepër aftësi, por më pak liri. Grupi KDE nxiste aktivisht sa më tepër
+programues të përdornin Qt-në, dhe miliona &ldquo;përdoruesve të rinj të
+Linux-it&rdquo; nuk iu është treguar ndonjëherë ideja se këtu kish një
+problem. Gjendja dukej e zymtë.</p>
+<p>
+Bashkësia e software-it të lirë iu kundërpërgjigj problemit në dy mënyra:
+GNOME dhe Harmony.</p>
+<p>
+GNOME, GNU Network Object Model Environment, është projekti i desktopit
+GNU. I nisur më 1997 nga Miguel de Icaza, dhe zhvilluar me asistencën e Red
+Hat Software-it, GNOME synoi të ofrojë mundësi të ngjashme desktopi, por
+duke përdorur përjashtimisht <em>software</em> të lirë. Ka edhe përparësi
+teknike po ashtu, të tilla si mbulim për një larmi gjuhësh, jo thjesht për
+C++. Por synimi kryesor qe liria: të mos ia kishim nevojën asnjë software-i
+jo të lirë.</p>
+<p>
+Harmony është një librari zëvendësimesh të përputhshme, hartuar për të bërë
+të mundur xhirimin e software-it KDE pa përdorur Qt-në.</p>
+<p>
+Në Nëntor 1998, zhvilluesit e Qt-së bënë të ditur një ndryshim lejeje, e
+cila, kur të zbatohej, do ta shndërronte Qt-në në <em>software</em> të
+lirë. Nuk ka mënyrë për ta vërtetuar, por mendoj se pjesërisht kjo i
+detyrohet përgjigjes së palëkundur nga bashkësia kundrejt problemit që Qt
+paraqiste përpara se të qe e lirë. (Leja e re është e paleverdishme dhe jo
+e paanshme, kështu që mbetet ende e dëshirueshme të shmanget përdorimi i
+Qt-së.)</p>
+<p>
+[Shënim i mëpasshëm: në Shtator 2000, Qt u hodh në qarkullim nën GNU GPL,
+çka në thelb e zgjidhi këtë problem.]</p>
+<p>
+Si do t’i përgjigjemi librarisë së ardhshme tunduese jo të lirë? A ka për ta
+kuptuar krejt bashkësia nevojën për t’i qëndruar larg grackës? Apo shumë
+prej nesh do të heqin dorë nga liria për hir të leverdisë, dhe të shkaktojnë
+kështu një problem të madh? E ardhmja jonë varet nga filozofia jonë.</p>
+
+<h3>Patenta software-i</h3>
+<p>
+Rreziku më i madh me të cilin përballemi vjen nga patentat e software-it, të
+cilat mund të mbajnë algoritme dhe veçori programesh jashtë shtrirjes së
+software-it të lirë deri edhe për njëzet vjet. Patentat mbi algoritmin LZW
+për ngjeshje filluan të zbatoheshin më 1983, dhe ne ende nuk mundemi të
+hedhin në qarkullim program të lirë që prodhon <abbr title="Graphics
+Interchange Format">GIF</abbr> të saktë. [Kanë skaduar më 2009-n.] Më 1998,
+nën kërcënimin për hedhje në gjyq për shkelje patentash, u hoq nga
+qarkullimi një program i lirë që prodhonte audio të ngjeshur si <abbr
+title="MPEG-1 Audio Layer 3">MP3</abbr>. [Këto patenta kanë skaduar më
+2017-n. Shihni se sa gjatë na u desh të prisnim.]
+</p>
+<p>
+Ka rrugë për t’u përballur me patentat: mund të kërkojmë për shenja që
+tregojnë se një patentë është e pavlefshme, dhe mund të kërkojmë rrugë
+alternative për të kryer një punë të caktuar. Por secila nga këto metoda
+bën punë vetëm në disa raste; kur nuk pinë ujë që të dyja, një patentë e
+shtrëngon krejt software-in e lirë të mos ofrojë dot ca veçori që
+përdoruesit i pëlqejnë. Pas një pritje të gjatë patentat skadojnë, por ç’do
+të bëjmë deri atëherë?</p>
+<p>
+Ata prej nesh që çmojnë software-in e lirë për hir të lirisë nuk do t’i
+largohen software-it të lirë, sido qoftë. Do t’ia dalim ta bëjmë punën edhe
+pa veçoritë e patentuara. Por, ata që software-in e lirë e vlerësojnë ngaqë
+presin të jetë teknikisht më sipëran, ka gjasa ta shohin si të dështuar, kur
+një patentë e mban të prapambetur. Ndaj, ndërkohë që është e dobishme të
+flitet mbi efektshmërinë praktike të modelit &ldquo;katedrale&rdquo; të
+zhvillimit, dhe mbi besueshmërinë dhe fuqinë e ca software-i të lirë, nuk
+duhet të ndalemi me kaq. Duhet të flasim për lirinë dhe parimet.</p>
+
+<h3>Dokumentim i lirë</h3>
+<p>
+Mangësia më e madhe në sistemin tonë të lirë operativ nuk është tek
+software-i&mdash;është mungesa e doracakëve të mirë, të lirë, të cilët mund
+t’i përfshijmë në sistemet tona. Dokumentimi është pjesë thelbësore e
+çfarëdo pakete <em>software</em>; kur një paketë e rëndësishme software-i të
+lirë nuk vjen me një doracak të lirë të denjë, këtu ka një hendek të madh.
+Sot për sot kemi mjaft hendeqe të tillë.</p>
+<p>
+Dokumentimi i lirë, ashtu si software-i i lirë, është çështje lirie, jo
+çmimi. Kriteri për doracakë të lirë është pak a shumë i njëjtë me atë për
+software të lirë: bëhet fjalë që t’i jepen çdo përdoruesi disa liri. Duhet
+t’i lejohet rishpërndarja (përfshi shitjen komerciale), <i>on-line</i> dhe
+në letër, që kështu doracaku të mund të shoqërojë çdo kopje të programit.</p>
+<p>
+Leja për ndryshime është po aq kyçe. Si rregull i përgjithshëm, nuk besoj
+që për njerëzit është thelbësore pasja e lejes për të ndryshuar gjithë
+llojet e artikujve dhe librave. Për shembull, nuk mendoj se ju ose unë jemi
+të detyruar të japin leje për ndryshimin e artikujve si ky këtu, i cili
+përshkruan veprimet tona dhe pikëpamjet tona.</p>
+<p>
+Por ka një arsye të veçantë pse liria për ndryshime është kyçe për
+dokumentimin e software-it të lirë. Kur njerëzit përdorin të drejtën e tyre
+për të ndryshuar software-in, dhe ndryshojnë ose shtojnë karakteristika,
+nëse janë të vetëdijshëm, do të ndryshonin edhe doracakun&mdash;që të
+furnizojnë, bashkë me programin e ndryshuar, dokumentim të saktë dhe të
+përdorshëm. Një doracak jo i lirë, që nuk u lejon programuesve të jenë të
+vetëdijshëm dhe të çojnë deri në fund punën, nuk i plotëson nevojat e
+bashkësisë sonë.</p>
+<p>
+Disa lloje kufizimesh rreth se si mund mund të kryhen ndryshimet nuk
+paraqesin problem. Për shembull, kërkesa për të ruajtur shënimin origjinal
+të autorit mbi të drejtat e kopjimit, kushtet e shpërndarjes, ose lista e
+autorëve, këto janë në rregull. As nuk ka problem të kërkohet që versionet
+e ndryshuar të përfshijnë shënimin që janë të ndryshuar, madje as të kihen
+ndarje të tëra që nuk mund të fshihen ose ndryshohen, për sa kohë që këto
+ndarje merren me gjëra joteknike. Këto lloj kufizimesh nuk janë problem,
+ngaqë nuk e pengojnë programuesin e vetëdijshëm ta birësojë doracakun që ky
+t&apos;i përshtatet programit. Me fjalë të tjera, nuk i presin bashkësisë
+së software-it të lirë rrugën që ta përdorë plotësisht doracakun.</p>
+<p>
+Megjithatë, duhet bërë e mundur të ndryshohet krejt lënda <em>teknike</em> e
+doracakut, dhe mandej të rishpërndahet përfundimi përmes krejt mediave të
+zakonshme, përmes krejt kanaleve të zakonshëm; përndryshe, kufizimet i dalin
+përpara bashkësisë, doracaku nuk është i lirë, dhe ne na duhet një doracak
+tjetër.</p>
+<p>
+A do ta kenë zhvilluesit e software-it të lirë vetëdijen dhe vendosmërinë të
+prodhojnë një spektër të plotë doracakësh të lirë? Edhe një herë, e ardhmja
+jonë është në dorë të filozofisë.</p>
+
+<h3>Duhet të flasim rreth lirisë</h3>
+<p>
+Vlerësimet e sotme flasin për dhjetë milionë përdorues të sistemeve
+GNU/Linux, të tillë si Debian GNU/Linux dhe Red Hat &ldquo;Linux&rdquo;.
+Software-i i lirë ka prurë përparësi të tilla praktike sa që përdoruesit po
+turren drejt tij për arsye të pastra praktike.</p>
+<p>
+Rrjedhimet e mira të kësaj pune janë të dukshme: më tepër interes drejt
+përgatitjes së software-it të lirë, më tepër klientë për biznese të
+software-it të lirë, dhe më tepër aftësi për të nxitur shoqëri të përgatisin
+<em>software</em> komercial të lirë në vend të produkteve <em>software</em>
+pronësor.</p>
+<p>
+Por interesi mbi software-in po rritet më shpejt se vetëdija mbi filozofinë
+mbi të cilin ai bazohet, dhe kjo shpie në probleme. Aftësia jonë për t’u
+përballur me sfidat dhe rreziqet e përshkruara më sipër varet nga vullneti
+për të qëndruar të palëkundur krah lirisë sonë. Për t’u siguruar që
+bashkësia jonë e ka këtë vullnet, lypset të përhapim idetë te përdoruesit e
+rinj, dora-dorës që këta bëhen pjesë e bashkësisë.</p>
+<p>
+Por këtu po dështojmë: përpjekjet për të tërhequr në bashkësinë tonë
+përdorues të rinj janë shumë më lart se sa përpjekjet për t’u mësuar atyre
+vlerat qytetare të bashkësisë sonë. Na duhet t’i bëjmë të dyja, dhe na
+duhet t’i mbajmë në baraspeshë të dyja përpjekjet.</p>
+
+<h3>&ldquo;Burim i Hapur&rdquo;</h3>
+<p>
+T’u mësoje përdoruesve të rinj lirinë u bë më e vështirë pas 1998, kur një
+pjesë e bashkësisë vendosi të mos përdorte më termin &ldquo;software i
+lirë&rdquo; dhe të thoshte &ldquo;software me burim të hapur&rdquo; më mirë.</p>
+<p>
+Disa prej atyre që parapëlqyen këtë term synonin të shmangnin ngatërrimin
+mes &ldquo;të lirë&rdquo; dhe &ldquo;falas&rdquo;&mdash;qëllim i vlefshëm.
+Të tjerë, megjithatë, synonin të linin mënjanë frymën e parimit që kish
+motivuar lëvizjen e software-it të lirë dhe projektin GNU, dhe të bëheshin
+tërheqës për drejtuesit e kompanive dhe biznesin, shumë prej të cilëve kanë
+si ideologji atë që vendos fitimin përmbi lirinë, përmbi bashkësinë, përmbi
+parimet. Ndaj, retorika e &ldquo;burimit të hapur&rdquo; përqendrohet te
+potenciali për përgatitje software-i të fuqishëm, të cilësisë së lartë, por
+lë mënjanë idetë e lirisë, bashkësisë, dhe parimeve.</p>
+<p>
+Revistat &ldquo;Linux&rdquo; janë shembull i qartë i kësaj&mdash;ato janë
+plot me reklama mbi <em>software</em> pronësor që punon me GNU/Linux-in.
+Kur të nxjerrë kryet Motif-i ose Qt-ja e radhës, a do t’i sinjalizojnë
+përdoruesit këto revista që të rrinë larg prej tij, apo do të shfaqin
+reklama për të?</p>
+<p>
+Mbështetja nga biznesi mund të kontribuojë për bashkësinë në forma të
+ndryshme; po qe se faktorët e tjerë janë në baraspeshë, kjo është e
+dobishme. Por të fitosh mbështetjen e tyre, duke folur më pak për lirinë
+dhe parimet, mund të jetë shkatërrimtare; e përkeqëson edhe më çekuilibrin
+mes përhapjes dhe edukimit qytetar.</p>
+<p>
+&ldquo;Software-i i lirë&rdquo; dhe &ldquo;burimi i hapur&rdquo;
+përshkruajnë të njëjtën kategori software-i, pak a shumë, por thonë gjëra të
+ndryshme mbi software-in, dhe mbi vlerat. Projekti GNU vazhdon të përdorë
+termin &ldquo;software i lirë&rdquo;, për të shprehur idenë që rëndësi ka
+liria, jo teknologjia.</p>
+
+<h3>Provojeni!</h3>
+<p>
+Aforizmi i Yoda-s (&ldquo;Nuk ka &lsquo;provoje&rsquo;&rdquo;) tingëllon i
+qëruar, por nuk funksionon për rastin tim. Shumicën e punës time e kam bërë
+duke qenë në ankth nëse do t’ia dilja dot apo jo, dhe i pasigurt nëse do të
+mjaftonte për të përmbushur qëllimin, edhe nëse ia dilja. Por, sido që qe,
+e provova, sepse mes qytetin dhe kuçedrës nuk kish njeri tjetër veç meje.
+Duke befasuar vetveten, ca herë dola me sukses.</p>
+<p>
+Ndonjëherë nuk ia dola dot; ca nga qytetet e mia ranë. Mandej gjeta tjetër
+qytet të kërcënuar, dhe u bëra gati për një tjetër betejë. Gjatë kësaj kohe
+mësova të shoh për rreziqe dhe të vë veten mes tyre dhe qytetit tim, duke u
+bërë thirrje <i>hackers</i>-ëve të tjerë të bëhen me mua.</p>
+<p>
+Sot, shpesh, nuk jam i vetmi. Lehtësohem dhe gëzohem kur shoh një regjiment
+<i>hacker</i>-ësh që hapin llogore për mbajtjen e frontit, dhe e kuptoj që
+ky qytet mund të mbijetojë&mdash;tani për tani. Por rreziqet janë përvit e
+më të mëdhenj, dhe tani Microsoft-i e ka vënë shprehimisht në shënjestër
+bashkësinë tonë. Nuk mund ta marrin të mirëqenë të ardhmen e lirisë. Mos e
+merrni të mirëqenë! Po qe se doni ta ruani lirinë tuaj, duhet të jeni të
+përgatitur ta mbroni.</p>
+
+<div class="translators-notes">
+
+<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't have notes.-->
+ </div>
+</div>
+
+<!-- for id="content", starts in the include above -->
+<!--#include virtual="/server/footer.sq.html" -->
+<div id="footer">
+<div class="unprintable">
+
+<p>Ju lutemi, pyetjet dhe kërkesat e përgjithshme rreth FSF-së &amp; GNU-së
+dërgojini te <a href="mailto:gnu@gnu.org">&lt;gnu@gnu.org&gt;</a>. Ka
+gjithashtu <a href="/contact/">mënyra të tjera për t’u lidhur me</a>
+FSF-në. Njoftimet për lidhje të dëmtuara dhe ndreqje apo këshilla të tjera
+mund të dërgohen te <a
+href="mailto:webmasters@gnu.org">&lt;webmasters@gnu.org&gt;</a>.</p>
+
+<p>
+<!-- TRANSLATORS: Ignore the original text in this paragraph,
+ replace it with the translation of these two:
+
+ We work hard and do our best to provide accurate, good quality
+ translations. However, we are not exempt from imperfection.
+ Please send your comments and general suggestions in this regard
+ to <a href="mailto:web-translators@gnu.org">
+
+ &lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p>
+
+ <p>For information on coordinating and submitting translations of
+ our web pages, see <a
+ href="/server/standards/README.translations.html">Translations
+ README</a>. -->
+Përpiqemi fort dhe bëjmë sa mundemi për të ofruar përkthime me cilësi të
+mirë dhe të përpikta. Megjithatë, nuk jemi të përjashtuar nga
+papërsosmëritë. Ju lutemi, komentet dhe këshillat e përgjithshme lidhur me
+këtë dërgojini te <a
+href="mailto:web-translators@gnu.org">&lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p><p>Për
+të dhëna mbi bashkërendimin dhe parashtrimin e përkthimeve të faqeve tona
+web, shihni <a href="/server/standards/README.translations.html">README për
+përkthimet</a>.</p>
+</div>
+
+<!-- Regarding copyright, in general, standalone pages (as opposed to
+ files generated as part of manuals) on the GNU web server should
+ be under CC BY-ND 4.0. Please do NOT change or remove this
+ without talking with the webmasters or licensing team first.
+ Please make sure the copyright date is consistent with the
+ document. For web pages, it is ok to list just the latest year the
+ document was modified, or published.
+
+ If you wish to list earlier years, that is ok too.
+ Either "2001, 2002, 2003" or "2001-2003" are ok for specifying
+ years, as long as each year in the range is in fact a copyrightable
+ year, i.e., a year in which the document was published (including
+ being publicly visible on the web or in a revision control system).
+
+ There is more detail about copyright years in the GNU Maintainers
+ Information document, www.gnu.org/prep/maintain. -->
+<p>Të drejta kopjimi &copy; 1998, 2001, 2002, 2005, 2006, 2007, 2008, 2010,
+2014, 2015, 2017, 2018, 2020 Richard Stallman</p>
+
+<p>Kjo faqe mund të përdoret sipas një licence <a rel="license"
+href="http://creativecommons.org/licenses/by-nd/4.0/">Creative Commons
+Attribution-NoDerivatives 4.0 International License</a>.</p>
+
+<!--#include virtual="/server/bottom-notes.sq.html" -->
+<div class="translators-credits">
+
+<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't want credits.-->
+ </div>
+
+<p class="unprintable"><!-- timestamp start -->
+U përditësua më:
+
+$Date: 2020/08/29 10:29:38 $
+
+<!-- timestamp end -->
+</p>
+</div>
+</div>
+<!-- for class="inner", starts in the banner include -->
+</body>
+</html>