diff options
Diffstat (limited to 'talermerchantdemos/blog/articles/sq/thegnuproject.html')
-rw-r--r-- | talermerchantdemos/blog/articles/sq/thegnuproject.html | 1108 |
1 files changed, 1108 insertions, 0 deletions
diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/thegnuproject.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/thegnuproject.html new file mode 100644 index 0000000..f8350e7 --- /dev/null +++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/thegnuproject.html @@ -0,0 +1,1108 @@ +<!--#set var="ENGLISH_PAGE" value="/gnu/thegnuproject.en.html" --> + +<!--#include virtual="/server/header.sq.html" --> +<!-- Parent-Version: 1.86 --> + +<!-- This file is automatically generated by GNUnited Nations! --> +<title>Rreth Projektit GNU - Projekti GNU - Free Software Foundation</title> +<meta http-equiv="Keywords" content="GNU, Projekti GNU, FSF, Free Software, Free Software Foundation, Historik" /> + +<!--#include virtual="/gnu/po/thegnuproject.translist" --> +<!--#include virtual="/server/banner.sq.html" --> +<h2>Projekti GNU</h2> + +<p> +nga <a href="http://www.stallman.org/"><strong>Richard Stallman</strong></a></p> + +<blockquote> +<p> +Botuar fillimisht në librin <em>Burime të Hapura</em>. Richard Stallman-i +nuk ka qenë kurrë <a href="/philosophy/open-source-misses-the-point.html"> +përkrahës i “burimit të hapur”</a>, por kontribuoi me këtë +artikull që kështu idetë e lëvizjes për <em>software</em> të lirë të mos +ishin fare të paprekura në atë libër. +</p> +<p> +Pse është më e rëndësishme se kurrë të <a +href="/philosophy/free-software-even-more-important.html">këmbëngulet që +software-i që përdorim të jetë i lirë</a>. +</p> +</blockquote> + +<h3>Bashkësia e parë e ndarjes së software-it me të tjerët</h3> +<p> +Kur fillova punën në Laboratorin e Inteligjencës Artificiale në <abbr +title="Massachusetts Institute of Technology">MIT</abbr> më 1971, u bëra +pjesë e një bashkësie ku software-i ndahej mes nesh dhe që ekzistonte prej +shumë vitesh. Shkëmbimi i software-it nuk kufizohej vetëm brenda bashkësisë +sonë; kjo punë është aq e vjetër sa kompjuterat, njësoj si shkëmbimi i +recetave është po aq i vjetër sa gatimi. Por ne e përdornim më shumë se +kushdo tjetër.</p> +<p> +Laboratori i IA-së përdorte një sistem operativ me ndarje kohe, të quajtur +<abbr title="Incompatible Timesharing System">ITS</abbr> (the Incompatible +Timesharing System) që hacker-ët (1) e ekipit të laboratorit e patën hartuar +dhe shkruar në gjuhën asembler për Digital <abbr title="Programmed Data +Processor">PDP</abbr>-10, një nga kompjuterat e mëdhenj të epokës. Si +anëtar i bashkësisë, <em>hacker</em> sistemi në ekipin e laboratorit IA, +puna ime kish të bënte me përmirësimin e sistemit.</p> +<p> +Nuk e quanim software-in tonë “software i lirë”, sepse termi +ende nuk ekzistonte; por kështu qe. Kurdo që njerëz nga një universitet apo +shoqëri tjetër donin ta kalonin për sistemin e tyre dhe të përdornin një +program, i linim me gëzim ta bënin. Nëse shihnit dikë që përdorte një +program të panjohur dhe interesant, gjithmonë mund të kërkonit të shihnit +kodin burim, që të mund ta lexonit, ndryshonit, ose kanibalizonit copa prej +tij për të bërë një program të ri.</p> +<p> +(1) Përdorimi i “hacker” për të nënkuptuar kështu një +“shkelës të sigurisë” është ngatërresë nga ana e masmedias. Ne +hackers-ët nuk pranojmë ta njohim këtë nënkuptim, dhe vazhdojmë ta përdorim +fjalën për të nënkuptuar dikë të cilit i pëlqen të programojë dhe kënaqet që +i di yçklat, ose një ndërthurje të të dyjave. Shihni artikullin tim, <a +href="http://stallman.org/articles/on-hacking.html">On Hacking</a>.</p> + +<h3>Vithisja e bashkësisë</h3> +<p> +Gjendja ndryshoi papritmas në fillimet e viteve ’80 kur Digital ndërpreu +prodhimin e serisë PDP-10. Arkitektura e tij, elegante dhe fuqishme në +vitet ’60, nuk mund të zgjerohej në vazhdim drejt hapësirash më të mëdha +adresimi që po bëheshin të mundshme në vitet ’80. Kjo do të thoshte që +thuajse krejt programet që përbënin ITS-në qenë të vjetruar.</p> +<p> +Bashkësia e hacker-ëve e laboratorit IA ish rrënuar tashmë, jo shumë kohë më +parë. Më 1981, shoqëria Symbolics, e sapolindur, pat punësuar thuajse krejt +hacker-ët e laboratorit IA, dhe bashkësia e shpopulluar nuk qe në gjendje të +mbante veten në këmbë. (Libri "Hackers", nga Steve Levy, përshkruan këto +ngjarje, si dhe jep një pamje të qartë të bashkësisë në lulëzimin e vet.) +Kur laboratori IA bleu një PDP-10 më 1982, administratorët e tij vendosën të +përdorin sistemin me ndarje kohe të vetë Digital-it, jo të lirë, në vend të +ITS-së.</p> +<p> +Kompjuterat modernë të epokës, si VAX apo 68020, kishin sistemin e tyre +operativ, por asnjë prej tyre nuk qe <em>software</em> i lirë: duhej të +nënshkruanit një marrëveshje mos-zbulimi madje edhe për të pasur një kopje +të ekzekutueshme.</p> +<p> +Kjo do të thoshte që hapi i parë në përdorimin e një kompjuteri ishte të +premtonit se nuk do të ndihmonit as fqinjin tuaj. Bashkësitë e +bashkëpunimit u ndaluan. Rregulli i vendosur nga padronët e software-it +pronësor qe, “Nëse e ndani diçka me fqinjin tuaj, jeni pirat. Po +deshët ndonjë ndryshim, na lusni që t’i bëjmë.”</p> +<p> +Ideja se sistemi shoqëror i software-it pronësor—sistem që thotë se +software-in nuk ju lejohet ta ndani me të tjerët ose ta +ndryshoni—është antisocial, ngaqë është joetik, ngaqë thjesht është +gabim, mund të jetë e beftë për disa lexues. Por çfarë tjetër mund të themi +për një sistem të bazuar ë përçarjen e publikut dhe mbajtjen e përdoruesve +në gjendje të pashpresë? Lexuesve që u duket e beftë ideja mundet ta kenë +marrë sistemin social të software-it pronësor si të mirëqenë, ose ta kenë +gjykuar sipas kushteve të këshilluara nga biznesi i software-it pronësor. +Botuesit e software-it kanë punuar shumë dhe për një kohë të gjatë që t’i +bindin njerëzit se ka vetëm një mënyrë se si mund të shihet çështja.</p> +<p> +Kur botuesit e software-it flasin për “zbatimin me detyrim” të +“të drejtave” të tyre, ose për “ndalimin e <a +href="/philosophy/words-to-avoid.html#Piracy">piraterisë</a>”, çfarë +faktikisht <em>thonë</em> është e dorës së dytë. Mesazhi real i këtyre +deklaratave gjendet në aksiomat e padeklaruara që ata i marrin të mirëqena; +publikut i kërkohet t’i pranojë ato pa kritika. Ndaj le t’i marrim në +shqyrtim.</p> +<p> +Njëra aksiomë është se shoqëritë e software-it kanë të drejtën natyrore të +pakundërshtueshme ta zotërojnë software-in dhe kështu kanë pushtet mbi tërë +përdoruesit e tij. (Po të kishte të drejtë natyrore, atëherë pavarësisht se +sa dëm i bëhet publikut, ne nuk mund të kundërshtojmë.) Çuditërisht, +Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara dhe tradita ligjore e hedh poshtë këtë +pikëpamje; të drejtat e kopjimit nuk janë e drejtë natyrore, por një monopol +artificial i vënë me detyrim nga qeveria për të kufizuar të drejtën natyrale +të përdoruesit për kopjime.</p> +<p> +Një tjetër aksiomë e padeklaruar është që e vetmja gjë e rëndësishme në një +<em>software</em> është ç’punë ju lejon të bëni—pra që ne përdoruesve +të kompjuterit nuk duhet të na hyjë në xhep se ç’lloj shoqërie na lejohet të +kemi.</p> +<p> +Një aksiomë e tretë është se nuk do të kishim <em>software</em> të +përdorshëm (ose se nuk do të kishim kurrë një program që bën këtë apo atë +punë të caktuar) po qe se nuk do t’i ofronim një shoqërie software-i pushtet +mbi përdoruesit e një programi. Kjo pikëpamje duket si më e pranueshme, +deri kur lëvizja për <em>software</em> të lirë tregoi me prova se mund të +krijojmë mjaft software të dobishëm pa vënë zinxhirë në ta.</p> +<p> +Po qe se refuzojmë pranimin e këtyre aksiomave, dhe i gjykojmë çështjet +bazuar në moralin e zakonshëm të gjykimit të shëndoshë dhe duke vënë +përdoruesin të parin, mbërrijmë në përfundime shumë të ndryshme. +Përdoruesit e kompjuterave duhet të jenë të lirë të modifikojnë programet që +këto t’u përshtaten nevojave të tyre, dhe të jenë të lirë ta ndajnë +software-in me të tjerët, ngaqë të ndihmosh njerëz të tjerë është themeli i +shoqërisë.</p> +<p> +Këtu nuk ka vend të mjaftueshëm për shtjellim të zgjeruar të arsyeve që +qëndrojnë prapa këtij përfundimi, ndaj po i tregoj përdoruesit faqet web <a +href="/philosophy/why-free.html"> +http://www.gnu.org/philosophy/why-free.html</a> dhe <a +href="/philosophy/free-software-even-more-important.html"> +http://www.gnu.org/philosophy/free-software-even-more-important.html</a>. +</p> + +<h3>Një zgjedhje e ashpër morale</h3> +<p> +Pasi u zhduk bashkësia ime, qe e pamundur të vazhdohej si më parë. Në vend +të saj, u përballa me një zgjedhje morale të ashpër.</p> +<p> +Zgjedhja e lehtë qe të hidhesha në botën e software-it pronësor, duke +nënshkruar marrëveshje mos-zbulimi dhe duke premtuar të mos ndihmoj kolegë +hacker-ë si vetja. Sipas shumicës së gjasave do të zhvilloja +<em>software</em> që qe hedhur në qarkullim sipas marrëveshjesh mos-zbulimi, +duke kontribuar kështu te trysnia mbi të tjerë persona që edhe këta të +tradhtojnë kolegët e tyre.</p> +<p> +Me këtë mënyrë mund të kisha bërë para, dhe ndoshta edhe të dëfrehesha duke +shkruar kod. Por e dija që në fund të karrierës sime, do të hidhja sytë pas +mbi vitet kur ndërtoja mure për të përçarë njerëzit, dhe të ndieja që e +kisha harxhuar jetën time për ta bërë botën një vend më të lig.</p> +<p> +E pata provuar tashmë të qenët përballë një marrëveshjeje mos-zbulimi, kur +dikush nuk pranoi të më jepte mua dhe laboratorit AI tek MIT-i kodin burim +për programin e kontrollit të shtypësit tonë. (Mungesa e disa +karakteristikave në këtë program na e bënte përdorimin e shtypësit tejet të +bezdisshëm.) Ndaj nuk mund t’i thosha vetes që marrëveshjet mos-zbulim qenë +të pafajshme. U zemërova shumë kur na mohoi ndarjen e tij me ne; Nuk mund +të ktheja shpinën dhe t’u bëja të njëjtën gjë të tjerëve.</p> +<p> +Një zgjedhje tjetër, e thjeshtë por e papëlqyeshme, qe ta lija fushën e +kompjuterave. Pas kësaj zgjedhjeje, aftësitë e mia nuk do të keqpërdoreshin, +por prapë do të venin dëm. Nuk do të isha fajtor për përçarje dhe kufizim të +përdoruesve, por kjo do të ndodhte prapëseprapë.</p> +<p> +Ndaj kërkova për ndonjë rrugë me të cilën një programues të bënte diçka për +të mirën. I bëra pyetjen vetes, a kish ndonjë program apo programe që mund +t’i shkruaja, që të bëja të mundshme një bashkësi si njëherë e një kohë?</p> +<p> +Përgjigja qe e qartë: çfarë duhej së pari, qe një sistem operativ. Ky është +software-i kyç për t’ia filluar përdorimit të kompjuterit. Me një sistem +operativ, mund të bëni mjaft gjëra; pa një të tillë, nuk e xhironi dot fare +kompjuterin. Me një sistem operativ të lirë, mund të kishim sërish një +bashkësi hacker-ësh që bashkëpunojnë—dhe të ftonim këdo tjetër. Dhe +cilido do të ishte në gjendje të përdorte një kompjuter, pa iu dashur t’ia +fillonte duke bërë plane fshehtas se si t’u heqë lirinë miqve të tij.</p> +<p> +Si zhvillues sistemesh operativë, kisha aftësitë e duhura për këtë punë. +Ndaj, edhe pse nuk mendoja se e kisha suksesin në xhep, e kuptova se isha +zgjedhur për ta mbaruar këtë punë. Vendosa ta bëj sistemin të përputhshëm +me Unix-in, që kështu të mund të ishte i kalueshëm dhe në këtë mënyrë +përdoruesit e Unix-it të mund të hidheshin lehtë në të. Emri GNU u zgjodh +sipas një tradite <i>hacker</i>-ësh, si shkurtim ripërsëritës për +“GNU's Not Unix.” Shqiptohet si <a +href="/gnu/pronunciation.html">një rrokje me një g të fortë</a>.</p> +<p> +Me sistem operativ nuk nënkuptohet thjesht kerneli, i mjaftueshëm mezi sa të +xhirojë programe të tjerë. Në vitet ’70, çdo sistem operativ që ia vlente +të quhej kështu, përfshinte përpunues komandash, asembler, përpilues, +interpretues, diagnostikues, përpunues teksti, postues, dhe mjaft të tjera. +ITS-ja i kishte, Multics-i i kishte, VMS-ja i kishte, edhe Unix-i i kishte. +Do të duhej t’i përfshinte edhe sistemi operativ GNU.</p> +<p> +Më vonë dëgjova këto fjalë, që ia veshin Hillel-it (1):</p> + +<blockquote><p> + Po s’bëra për veten, kush do të bëjë për mua?<br /> + Po qe se jam vetëm për veten time, ç’jam?<br /> + Nëse jo tani, kur? +</p></blockquote> +<p> +Vendimi për të filluar Projektin GNU e pati bazën në një frymë të ngjashme.</p> +<p> +(1) Si ateist që jam, nuk ndjek ndonjë lider fetar, por ndonjëherë shoh se +admiroj ndonjë gjë mund të ketë thënë ndonjëri prej tyre.</p> + +<h3>I lirë si te liria</h3> +<p> +Termi “software i lirë” ndonjëherë keqkuptohet—nuk ka të +bëjë fare me çmimin. Bëhet fjalë për lirinë. Ja, pra, ku është përkufizimi +i software-it të lirë.</p> + +<p>Për ju, një përdorues i dhënë, programi është <em>software</em> i lirë, +nëse:</p> + +<ul> + <li>Jeni i lirë ta xhironi programin si të doni, për çfarëdo qëllimi.</li> + + <li>Jeni i lirë ta ndryshoni programin për t’ia përshtatur nevojave tuaja. (Që +kjo liri të jetë e efektshme në praktikë, duhet të keni hyrje në kodin +burim, ngaqë bërja e ndryshimeve në një program, pa pasur kodin burim, është +jashtë mase e vështirë.)</li> + + <li>Jeni i lirë të rishpërndani kopjet, falas ose kundrejt një pagese.</li> + + <li>Jeni i lirë të shpërndani versione të ndryshuara të programit, që kështu +prej përmirësimeve tuaja të mund të përfitojë bashkësia.</li> +</ul> +<p> +Ngaqë “i lirë” e ka fjalën për lirinë, jo për çmimin, nuk ka +kundërthënie mes shitjes së kopjeve të tij dhe software-it të lirë. Në +fakt, liria për të shitur kopje të tij është pikë kyçe: koleksionet e +software-it të lirë, shitur si CD-ROM, janë të rëndësishëm për bashkësinë, +dhe shitja e tyre është një rrugë e rëndësishme për të grumbulluar fonde për +zhvillimin e software-it të lirë. Prandaj, një program, të cilin njerëzia +nuk është e lirë ta përfshijë në këto koleksione nuk është <em>software</em> +i lirë.</p> +<p> +Për shkak të dykuptimësisë së “i lirë”, njerëzit kanë kërkuar +prej kohësh për alternativa, por askush nuk ka gjetur një të përshtatshme. +Gjuha angleze ka më shumë fjalë dhe nuanca se cilado tjetër, por asaj i +mungon një fjalë e thjeshtë, jo e dykuptimtë, që të thotë “i +lirë”, si tek liria—“i çprangosur” është më e afërta +që vjen në mendje. Alternativa të tilla si “i çliruar”, +“liri”, dhe “i hapur” ose kanë kuptim të gabuar, ose +kanë ndonjë mangësi tjetër.</p> + +<h3>Software-i GNU dhe sistemi GNU</h3> +<p> +Zhvillimi i një sistemi të plotë është projekt shumë i gjerë. Për ta prurë +në jetë, vendosa të përshtat copa ekzistuese software-i të lirë, kurdo që +kjo qe e mundur. Për shembull, vendosa që në fillim fare të përdor TeX-in +si formatues kryesor tekstesh; ca vite më vonë, vendosa të përdor X Window +System në vend që të shkruaja një tjetër sistem dritaresh për GNU-në.</p> +<p> +Për shkak të këtyre vendimeve, dhe të tjerësh si këta, sistemi GNU nuk është +e njëjta gjë me koleksionin e krejt software-it GNU. Sistemi GNU përfshin +programe që nuk janë <em>software</em> GNU, programe që qenë hartuar nga +persona dhe projekte të tjerë për qëllime të tyret, por që ne mund t’i +përdorim sepse janë <em>software</em> i lirë.</p> + +<h3>Fillimi i projektit</h3> +<p> +Në Janar të 1984-s e lashë punën time te MIT dhe fillova të shkruaj software +GNU. Braktisja e MIT-it qe e domosdoshme, që MIT-i të mos ish në gjendje të +fuste hundët te shpërndarja e GNU-së si software i lirë. Po të kisha +ndenjur si i punësuar, MIT-i mund të pretendonte se ishte pronari i veprës, +dhe mund të bënte të detyrueshme kushtet e veta për rishpërndarjen, ose edhe +ta shndërronte veprën në një paketë software-i pronësor. Nuk kisha ndërmend +të bëja gjithë atë punë dhe mandej ta shihja të shndërrohej në diçka të +padobishme për qëllimin e menduar: krijimin e një bashkësie të re ndarjesh +software-i me të tjerët.</p> +<p> +Megjithatë, prof. Winston, atëbotë kreu i laboratorit AI në MIT, më ftoi me +dashamirësi të vazhdoja të përdorja mjetet e laboratorit.</p> + +<h3>Hapat e parë</h3> +<p> +Pak para se të filloja projektin GNU, dëgjova të flitej mbi Free University +Compiler Kit, i njohur edhe si VUCK. (Fjala holandeze për “i +lirë” shkruhet me V.) Ky qe një përpilues i hartuar të trajtonte +gjuhë të ndryshme, përfshi C dhe Pascal, dhe të mbulonte një shumicë llojesh +makinash. I shkrova autorit dhe e pyeta nëse mund të përdorej nga GNU-ja.</p> +<p> +M’u përgjigj me tallje, duke pohuar se universiteti qe i lirë, por +përpiluesi jo. Kështu që vendosa që programi im i parë për projektin GNU do +të duhej të ishte një përpilues shumëgjuhësh, shumëplatformësh.</p> +<p> +Me shpresën për të shmangur nevojën e shkrimit nga unë vetë të një +përpiluesi të tërë, mora kodin burim të përpiluesit Pastel, i cili qe një +përpilues shumëplatformësh i hartuar nga Lawrence Livermore Lab. Mbulonte +dhe qe shkruar në një version të zgjeruar të Pascal-it, i konceptuar për të +qenë gjuhë programimi sistemi. Shtova një "front end" C, dhe zura ta kaloj +në një kompjuter Motorola 68000. Por m’u desh të hiqja dorë, kur pashë që +përpiluesi kish nevojë për shumë megabajt kujtesë, dhe që sistemi Unix 68000 +do të mund të lejonte vetëm 64k.</p> +<p> +Mandej pashë që përpiluesi Pastel funksiononte duke përtypur një kartelë të +tërë <em>input</em>-i në një pemë sintakse, duke shndërruar krejt pemën e +sintaksës në një zinxhir “udhëzimesh”, dhe duke prodhuar mandej +një kartelë të tërë <em>output</em>, pa liruar fare ndonjë hapësirë. Në +këtë pikë, vendosa që më duhej të shkruaja një përpilues të ri nga e para. +Ky përpilues i ri tani njihet si <abbr title="GNU Compiler +Collection">GCC</abbr>; në të nuk përdoret gjë prej Pastel-it, por arrita të +përshtat dhe të përdor <em>front end</em>-n C që pata shkruar. Por kjo +ndodhi pas ca vitesh; së pari, u mora me GNU Emacs-in.</p> + +<h3>GNU Emacs</h3> +<p> +Fillova të punoj mbi GNU Emacs-in në Shtator 1984, dhe në fillimet e 1985-s +zuri të ishte i përdorshëm. Kjo më dha mundësinë të filloj të përdor +sisteme Unix për përpunime; meqë nuk kisha pasur interes të mësoj vi ose ed, +përpunimet e mia deri atëherë i pata bërë në lloje të tjera makinash.</p> +<p> +Në këtë kohë, ca persona filluan të tregonin interes për përdorimin e GNU +Emacs-it, çka pruri edhe çështjen se si të shpërndahej ai. Sigurisht, e +kisha hedhur në shërbyesin për ftp anonime te kompjuteri që përdorja në +MIT. (Ky kompjuter, prep.ai.mit.edu, u bë kështu sajti kryesor ftp për +shpërndarjen e GNU-së; pas ca vitesh kur nuk e financuan më, e shpërngulëm +emrin te shërbyesi ynë i ri ftp.) Por në atë kohë, mjaft persona të +interesuar nuk kishin Internet dhe nuk mund të merrnin një kopje përmes +ftp-së. Kështu që pyetja bëhej: çfarë duhej t’u thosha?</p> +<p> +Mund të thosha, “Gjeni një shok që ka Internet dhe le t’ju bëjë një +kopje.” Ose mund të bëja si pata bërë me PDP-10 Emacs-in origjinal: +t’u thoja, “Më dërgoni një kasetë dhe një zarf <abbr +title="Self-addressed Stamped Envelope">SASE</abbr>, dhe jua nis mbrapsht me +Emacs-in brenda.” Por isha i papunë, dhe po kërkoja mënyra për të bërë +ca para nga software-i i lirë. Ndaj njoftova se do t’i postoja një kasetë +cilitdo që dëshironte një të tillë, kundrejt pagesës $150. Në këtë mënyrë, +nisa një biznes shpërndarjeje software-i të lirë, pararendësi i shoqërive që +sot shpërndajnë shpërndarje të plota sistemi GNU/Linux.</p> + +<h3>A është një program i lirë për secilin përdorues?</h3> +<p> +Nëse një program është <em>software</em> i lirë në kohën që del nga duart e +autorit të tij, kjo nuk do të thotë doemos që ka për të qenë +<em>software</em> i lirë për cilindo që ka një kopje të tij. Për shembull, +<a href="/philosophy/categories.html#PublicDomainSoftware"> software-i në +përkatësi publike</a> (<em>software</em> që nuk është nën të drejta kopjimi) +është <em>software</em> i lirë; por cilido mund të prodhojë prej tij një +version të ndryshuar pronësor. Po njësoj, mjaft programe të lira janë janë +nën të drejta kopjimi, por shpërndahen sipas lejesh të thjeshta dorëlëshuara +të cilat lejojnë versione të ndryshuara pronësore.</p> +<p> +Shembulli përfaqësues i këtij problemi është X Window System. I hartuar në +MIT, dhe i hedhur në qarkullim si software i lirë, me një leje dorëlëshuar, +u birësua shpejt nga shoqëri të ndryshme kompjuterash. Këto ua shtuan X-in +sistemeve të tyre pronësore Unix, vetëm në formë dyore, dhe nën të njëjtën +marrëveshje mos-zbulimi. Këto kopje të X-it nuk qenë më tepër software i +lirë se sa ç’qe Unix-i vetë.</p> +<p> +Hartuesit e X Window System nuk e quajtën problem këtë—e prisnin dhe e +kishin si synim që kjo të ndodhte. Synimi i tyre nuk qe liria, por thjesht +“suksesi”, i përkufizuar në trajtën “pasje e shumë +përdoruesve.” Nuk shqetësoheshin në kishin a jo liri këta përdorues, +por vetëm që këta të ishin shumë.</p> +<p> +Kjo shpuri në gjendjen paradoksale, në të cilën dy mënyra të ndryshme për +llogaritjen se sa liri kish, shpunë në përgjigje të ndryshme ndaj kësaj +pyetjeje, “Ãshtë i lirë ky program?” Nëse gjykonit mbi bazën e +lirisë së lejuar nga kushtet e shpërndarjes së hedhjes në qarkullim nga +<abbr>MIT</abbr>-i, mund të thoshit se X qe <em>software</em> i lirë. Por +nëse e matnit lirinë e një përdoruesi mesatar të X-it, mund të thoshit që qe +<em>software</em> pronësor. Shumica e përdoruesve të X-it xhironin +versionet pronësore që vinin bashkë me sistemet Unix, jo versionin e lirë.</p> + +<h3>Copyleft-i dhe GNU GPL</h3> +<p> +Synimi i GNU-së qe t’i jepte përdoruesve liri, jo thjeshtë të ishte +popullor. Ndaj na duhej të përdornim kushte shpërndarjeje që do të +parandalonin shndërrimin e software-it GNU në <em>software</em> pronësor. +Metoda që përdorim quhet “copyleft”.(1)</p> +<p> +<i>Copyleft</i>-i përdor ligjin e të drejtave të kopjimit +(<i>copyright</i>), por të kthyer përmbys, që të shërbejë për të kundërtën e +qëllimit të tij të zakonshëm: në vend se një mjet për kufizimin e +software-it, bëhet mjet për mbajtjen të lirë të software-it.</p> +<p> +Ideja qendrore e <i>copyleft</i>-it është që ne i japim cilitdo lejen të +xhirojë programin, ta kopjojë programin, ta ndryshojë programin, dhe të +shpërndajë versione të ndryshuara të tij—por jo leje për të shtuar në +të kufizime sipas qejfit. Kështu, garantohen për këdo që zotëron një kopje +liritë kyçe që përkufizojnë “software-in e lirë”; shndërrohen në +të drejta të patjetërsueshme.</p> +<p> +Për një <i>copyleft</i> të efektshëm, versionet e ndryshuara duhet të jenë +po aq të lira. Kjo siguron që veprat e bazuara mbi tonat të mund të kihen +nga bashkësia, nëse ato bëhen publike. Kur programuesit, që janë të +punësuar, ofrojnë ndihmë vullnetare përmirësimin e software-it GNU, është +<i>copyleft</i>-i ai që i pengon punëdhënësit të thonë, “Nuk mund t’i +ndani me të tjerët këto ndryshime, ngaqë do t’i përdorim ne për të krijuar +version tonë pronësor të programit.”</p> +<p> +Domosdoshmëria që ndryshimet duhet të jenë të lira është thelbësore, nëse +duam të sigurojmë lirinë e çdo përdoruesi të programit. Shoqëritë që +privatizuan X Window System zakonisht bënë ca ndryshime që të mund ta +kalonin atë në sistemet dhe hardware-in e tyre. Këto ndryshime qenë të +vogla në krahasim me shtrirjen e madhe të X-it, por nuk qenë të +papërfillshme. Sikur bërja e ndryshimeve të qe një shfajësim për t’u mohuar +përdoruesve lirinë, do të ishte e lehtë për këdo të përfitonte prej këtij +shfajësimi.</p> +<p> +Një çështje e afërt ka të bëjë me ndërthurjen e një programi të lirë me kod +jo të lirë. Një ndërthurje e tillë pashmangshmërisht do të jetë jo e lirë; +cilado liri që do t’u mungonte pjesëve jo të lira, do t’i mungonte po ashtu +së tërës. Lejimi i ndërthurjeve të tilla do të hapte një të çarë të madhe +sa për të fundosur një anije. Prandaj, një domosdoshmëri kyçe për +<i>copyleft</i>-in është ta mbyllë këtë të çarë: çfarëdo gjëje e shtuar ose +e ndërthurur me një program nën <i>copyleft</i> duhet të jetë e tillë që një +version më i madh, i dalë si ndërthurje, të jetë po ashtu i lirë dhe nën +<i>copyleft</i>.</p> +<p> +Sendërtimi specifik i <i>copyleft</i>-it që përdorim për shumicën e +software-it GNU është GNU General Public License (Leja e Përgjithshme +Publike), ose GNU GPL për shkurt. Kemi dhe lloje të tjera <i>copyleft</i>-i +që përdoren në rrethana të veçanta. Doracakët e GNU-së janë gjithashtu nën +<i>copyleft</i>, por përdorin një lloj <i>copyleft</i>-i shumë më të +thjeshtë, ngaqë ndërlikueshmëria e GNU GPL nuk është e nevojshme për +doracakë.(2)</p> +<p> +(1) Më 1984 ose 1985, Don Hopkins (një djalë me shumë imagjinatë) më dërgoi +një letër. Mbi zarf kishte shkruar disa thënie zbavitëse, përfshi edhe +këtë: “Copyleft—all rights reversed.” Përdora fjalën +“copyleft” për të emërtuar konceptin e shpërndarjes që po +hartoja në atë kohë.</p> + +<p> +(2) Tani përdorim <a href="/licenses/fdl.html">Lejen e Lirë GNU për +Dokumentime</a> për dokumentim.</p> + +<h3>Free Software Foundation</h3> + +<p>Meqë interesi për përdorimin e Emacs-i po shtohej, te projekti GNU u +përfshin të tjerë njerëz, dhe vendosëm që pat ardhur koha të shihnim sërish +për financim. Kështu, më 1985 krijuam <a href="http://www.fsf.org/">Free +Software Foundation</a> (FSF), një shoqatë bamirëse, e përjashtuar nga +tatimet, për zhvillim software-i të lirë. <abbr title="Free Software +Foundation">FSF</abbr> mori përsipër edhe biznesin e shpërndarjes me kaseta +të Emacs-it; më pas këtë e zgjeroi duke shtuar tjetër software të lirë (GNU +dhe jo-GNU) te kaseta, dhe duke shitur gjithashtu doracakë të lirë.</p> + +<p>Shumica e të ardhurave të FSF-së vinin prej shitjes së kopjeve të +software-it të lirë dhe të shërbimeve të tjera të ngjashme (CD-ROM-e kodi +burim, CD-ROM-e me dyorë, doracakë të shtypur bukur, gjithçka me lirinë për +ta rishpërndarë dhe ndryshuar), dhe Shpërndarje Deluxe (shpërndarje për të +cilat krijojmë krejt koleksionin e software-it për platformën e zgjedhur nga +porositësi). Ende sot, FSF-ja <a href="http://shop.fsf.org/"> shet doracakë +dhe sende të tjera</a>, por pjesa dërrmuese e financimit vjen nga kuotat e +anëtarëve. Mund të anëtarësoheni te FSF-ja përmes <a +href="http://fsf.org/join">fsf.org</a>.</p> + +<p>Punonjësit e <em>Free Software Foundation</em>-it kanë shkruar dhe +administruar një numër paketash software-i GNU. Dy prej më të shquarave +janë libraria dhe shelli C. Libraria GNU C është ajo çka përdoret për të +komunikuar me Linux-in nga çdo program që xhiron në një sistem GNU/Linux. +Qe hartuar nga një anëtar i stafit të Free Software Foundation-it, Roland +McGrath. Shelli i përdorur në shumicën e sistemeve GNU/Linux është <abbr +title="Bourne Again Shell">BASH</abbr>, <em>the Bourne Again Shell</em>(1), +i cili qe hartuar prej punonjësit të FSF-së Brian Fox.</p> + +<p>Zhvillimin e këtyre programeve e financuam sepse projekti GNU nuk qe thjesht +për ca mjete apo mjedisi zhvillimesh. Synimi ynë qe një sistem operativ i +plotë, dhe këto programe duheshin për këtë qëllim.</p> + +<p>(1) “Bourne Again Shell” është një lojë me emrin “Bourne +Shell”, i cili qe shelli i zakonshëm në Unix.</p> + +<h3>Asistencë software-i të lirë</h3> + +<p>Filozofia e software-it të lirë hedh tej një praktikë të veçantë biznesi +shumë të përhapur, por nuk është kundër biznesit. Kur bizneset respektojnë +lirinë e përdoruesit, u urojmë sukses.</p> + +<p>Shitja e kopjeve të Emacs-it demonstron qartë një lloj biznesi me +software-in e lirë. Kur me të filloi të merrej FSF-ja, m’u desh një tjetër +mënyrë për të siguruar jetesën. E gjeta te shitja e shërbimeve të lidhura +me software-in e lirë që pata hartuar. Kjo përfshiu mësimdhënien, për tema +të tilla se si të programohet me GNU Emacs-in dhe si të personalizohet +GCC-ja, dhe zhvillim software-i, kryesisht rreth kalimit të GCC-së në +platforma të reja.</p> + +<p>Sot secili nga këta lloje biznesesh të software-it të lirë praktikohet nga +një numër korporatash. Disa shpërndajnë koleksione software-i të lirë në +CD-ROM; të tjerët shesin asistencë që nga niveli i dhënies përgjigje +pyetjeve të përdoruesve, ndreqje të metash, dhe deri te shtim veçorish të +reja. Madje kemi filluar të shohim shoqëri software-i të lirë të bazuara në +hedhjen në qarkullim të produkteve të reja software-i të lirë.</p> + +<p>Kujdes, ama—një numër shoqërish që përshoqërojnë vetveten me termin +“burim i hapur” biznesin e tyre në fakt e bazojnë në +<em>software</em> jo të lirë që punon me software-in e lirë. Këto nuk janë +shoqëri software-i të lirë, janë shoqëri software-i pronësor, produktet e të +cilave i ndjellin përdoruesit larg lirisë. Këto programe i quajnë +“paketa të vlerës së shtuar”, çka pasqyron vlerat që ata do të +donin t’i shihnin të përqafuara prej nesh: leverdinë përmbi lirinë. Nëse ne +vlerësojmë më tepër lirinë, do të duhej t’i quanim paketa “me liri të +hequr”.</p> + +<h3>Synimet teknike</h3> + +<p>Synimi themelor i GNU-së qe software-i i lirë. Edhe nëse GNU-ja nuk do të +kish përparësi teknike karshi Unix-it, do të kish përparësi në planin +shoqëror, përmes lejimit të bashkëpunimit mes përdoruesve, dhe një përparësi +etike, respektin ndaj lirisë së përdoruesit.</p> + +<p>Por qe e natyrshme të zbatoheshin te vepra standarde praktike të +vyera—për shembull, shpërndarja dinamike e strukturave të të dhënave +me qëllim shmangien e kufijve arbitrarë të madhësive fikse, dhe përdorimin e +krejt kodeve 8-bitësh të mundshëm kurdo që kjo kish kuptim.</p> + +<p>Veç këtyre, hodhëm tej përqendrimin e Unix-it në madhësitë e vogla të +kujtesës, duke vendosur të mos mbulonim makinat 16-bit (ishte e qartë që +makinat 32-bit do të ishin normalja në kohën kur të përfundohej sistemi +GNU), dhe për të mos bërë përpjekje për të ulur përdorimin e kujtesës, në +rast se kjo nuk kalonte një megabajt. Në programe te të cilët trajtimi i +kartelave shumë të mëdha nuk qe thelbësor, i nxitëm programuesit të lexojnë +një kartelë të plotë <i>input</i>-i te <i>core</i>, mandej të skanohej lënda +e saj pa u dashur të shqetësohesh për I/O.</p> + +<p>Këto vendime u krijuan mundësinë shumë programeve GNU të tejkalojnë të +ngjashmit e tyre Unix në qëndrueshmëri dhe shpejtësi.</p> + +<h3>Kompjutera të dhuruar</h3> + +<p>Dora-dorës që rritej fama e projektit GNU, njerëzit filluan të ofronin për +projektin dhurim makinash që xhironin Unix. Këto qenë shumë të dobishme, +ngaqë rruga më e lehtë për zhvillimin e përbërësve të GNU-së qe kryerja e +tij në një sistem Unix, dhe zëvendësimi i njëpasnjëshëm i përbërësve të atij +sistemi. Por kjo pruri një çështje etike: qe apo nuk qe e drejtë që ne të +kishim një kopje të Unix-it.</p> + +<p>Unix-i qe (dhe është) <em>software</em> pronësor, dhe filozofia e projektit +GNU thosh që nuk duhej të përdornim <em>software</em> pronësor. Por, duke +zbatuar të njëjtin arsyetim që shpie te përfundimi se dhuna për vetëmbrojte +është e përligjur, dola në përfundimin se qe e ligjshme të përdorej një +paketë pronësore kur kjo qe thelbësore për hartimin e një zëvendësuesi të +lirë që do të ndihmonte të tjerat të reshtnin së përdoruri paketën +pronësore.</p> + +<p>Por, edhe pse kjo qe një e keqe që mund të përligjej, prapë qe një e keqe. +Sot nuk kemi më ndonjë kopje të Unix-it, sepse i kemi zëvendësuar me sisteme +operativë të lirë. Nëse nuk zëvendësonim dot sistemin operativ të një +makine me një të lirë, zëvendësonim makinën.</p> + +<h3>Lista e Hapave GNU</h3> + +<p>Ndërkohë që projekti GNU ecte përpara, dhe një numër gjithnjë e më i madh +përbërësish sistemi u gjetën ose u hartuan, erdhi koha që qe e dobishme +hartimi i një liste me zbrazëtitë e mbetura. Të cilën e përdorëm për +rekrutim programuesish që do të shkruanin pjesët që mungonin. Kjo listë u +bë e njohur si Lista e Punëve GNU. Veç përbërësve Unix që mungonin, shtuam +në listë një larmi projektesh <em>software</em> dhe dokumentimi të dobishëm +që, mendonim, do të duhej të përmbante një sistem vërtet i plotë.</p> + +<p>Sot (1), zor të ketë ndonjë përbërës të Unix-it te Lista e Punëve +GNU—ato punë janë mbaruar, bashkë me ca të tjera jothelbësore. Por +lista është plot me projekte të cilat ca i quajnë +“aplikacione”. Do të ishte diçka e dobishme të shtohej te një +sistem operativ çfarëdo programi që është në interes të më shumë se një +klase të ngushtë përdoruesish.</p> + +<p>Te lista e punëve GNU përfshihen madje dhe lojëra—e kanë qenë aty që +në fillim. Unix-i përfshinte lojëra, ndaj kuptohet që kështu do të duhej të +bënte edhe GNU-ja. Por përputhshmëria nuk qe problem në rastin e lojërave, +ndaj nuk ndoqëm listën e lojërave që kish Unix-i. Në vend të kësaj, hodhëm +në listë një gamë llojesh të ndryshme lojërash që përdoruesit mund t’i +pëlqenin.</p> + +<p>(1) Qe shkruar më 1998. Nga 2009 e tëhu nuk mirëmbajmë një listë të gjatë +punësh. Bashkësia harton <em>software</em> të lirë me kaq shpejtësi sa nuk +arrijmë as t'i mbajmë në vëzhgim të tërë. Në vend të kësaj, kemi një +listë Projektesh të Përparësisë së lartë, një listë shumë më e shkurtër +projektesh për të cilat vërtet duam t'i nxisim njerëzit t'i +shkruajnë.</p> + +<h3>GNU Library GPL</h3> + +<p>Libraria GNU C përdor një lloj të veçantë <i>copyleft</i>-i të quajtur +<i>GNU Library General Public License</i>(1), që jep leje për lidhje të +software-it pronësor me librarinë. Pse duhet ky përjashtim?</p> + +<p>Nuk është punë parimesh; nuk ka parim që thotë se produktet e software-it +pronësor janë të taksur për përfshirje të kodit tonë. (Pse duhet kontribuar +te një projekt që ka në bazë mospranimin e ndarjes së tij me ne?) Përdorimi +i LGPL-së për librarinë C, ose për çfarëdo librarie, është çështje +strategjie.</p> + +<p>Libraria C kryen një detyrë të thjeshtë; çdo sistem apo përpilues pronësor +shoqërohet nga një librari C. Ndaj, dhënia e librarisë sonë C vetëm për +<em>software</em> të lirë nuk do t’i sillte software-it të lirë ndonjë +përparësi—vetëm sa do të shkurajonte përdorimin e librarisë sonë.</p> + +<p>Përjashtim këtu bën vetëm një sistem: te sistemi GNU (dhe ky përfshin +GNU/Linux), libraria GNU C është e vetmja librari C. Kështu që kushtet e +shpërndarjes së librarisë GNU C përcaktojnë nëse është e mundur të +përpilohet një program pronësor për sistemin GNU apo jo. Nuk ka arsye etike +të lejohen aplikacione pronësore në sistemin GNU, por, në pikëpamje +strategjike, duket se moslejimi i tyre më shumë do të shkurajonte përdorimin +e sistemit GNU se sa të nxiste zhvillimin e aplikacioneve të lira. Ja pse +përdorimi i GPL-së për Librari është strategji e mirë për librarinë C.</p> + +<p>Për libraritë e tjera, rruga strategjike lypset të shihet rast pas rasti. +Kur një librari kryen një detyrë të posaçme që mund të ndihmojë në shkrimin +e një lloji programesh, atëherë hedhja në qarkullim nën GPL, duke e kufizuar +vetëm për programe të lirë, është një mënyrë për të ndihmuar zhvillues të +tjerë të software-i të lirë, duke u dhënë atyre një përparësi kundrejt +software-it pronësor.</p> + +<p>Kujtoni rastin e GNU Readline-it, një librari që qe hartuar për të pasur +përpunim nga rresht urdhrash për BASH-in. Readline qarkullon nën GNU GPL të +zakonshme, jo nën Library GPL. Kjo ndoshta e ul përdorimin e Readline-it, +por ne nga kjo nuk humbim gjë. Ndërkohë, e pakta një aplikacion i dobishëm +është kaluar si <em>software</em> i lirë posaçërisht që të përdorë +Readline-in, dhe ky është përfitim i njëmendtë për bashkësinë.</p> + +<p>Zhvilluesit e software-it pronësor kanë përparësitë që sjell paraja; +zhvilluesit e software-it të lirë lypset të krijojnë përparësi për +njëri-tjetrin. Shpresoj që një ditë të kemi një koleksion të madh librarish +nën GPL, të cilat nuk do të kenë paralele në krahun e software-it pronësor, +që të ofrojnë module të dobishme të cilat të shërbejnë si blloqe ndërtimi +për <em>software</em> të lirë të ri, dhe ta rrisin këtë përparësi të +rëndësishme, në dobi të zhvillimit të mëtejshëm të software-it të lirë.</p> + +<p>(1) Kjo leje tani <i>quhet GNU Lesser General Public License</i>, për të +shmangur idenë se krejt libraritë janë të detyruara ta përdorin. Për më +tepër të dhëna, shihni <a href="/philosophy/why-not-lgpl.html">Pse nuk do të +duhej të përdornit lejen Lesser GPL për librarinë tuaj të ardhshme</a>.</p> + +<h3>Punë sikleti?</h3> +<p> +Eric Raymond thotë se “Çdo punë e mirë software-i zë fill nga një +siklet personal i zhvilluesit.” Ndoshta ngandonjëherë është kështu, +por shumë pjesë thelbësore të software-it GNU qenë hartuar me qëllim që të +kihej një sistem i plotë operativ i lirë. Rrjedhin nga një përfytyrim dhe +një plan, jo nga një impuls.</p> +<p> +Për shembull, hartuam librarinë GNU C ngaqë një sistem i ngjashëm me Unix-in +ka nevojë për një librari C, BASH-in ngaqë një sistem i ngjashëm me Unix-in +ka nevojë për një shell, dhe GNU tar-in ngaqë një sistem i ngjashëm me +Unix-in ka nevojë për një program tar. E njëjta gjë është e vërtetë për +programet e mi—përpiluesi GNU C, GNU Emacs, GDB dhe GNU Make.</p> +<p> +Disa programe GNU qenë hartuar për t’u përballur me kërcënime të posaçme +ndaj lirisë sonë. Kështu, hartuam gzip-in për të zëvendësuar programin +Compress, të cilin bashkësia e humbi për shkak të patentave <abbr +title="Lempel-Ziv-Welch">LZW</abbr>. Gjetëm njerëz për hartimin e +LessTif-it, dhe më vonë filluam <abbr title="GNU Network Object Model +Environment">GNOME</abbr>-n dhe Harmony-në, për të trajtuar problemet e +shkaktuar nga disa librari pronësore (shihni më poshtë). Po zhvillojmë GNU +Privacy Guard për të zëvendësuar software-in popullor, jo të lirë, për +fshehtëzime, ngaqë përdoruesit nuk do të duhej të viheshin përballë +zgjedhjes: liri apo privatësi.</p> +<p> +Sigurisht, njerëzit që shkruan këto programe shfaqën interesim për këtë +punë, dhe mjaft veçori janë shtuar prej personash të ndryshëm drejt e për +nevojat apo interesat e tyre. Por nuk është kjo arsyeja pse ekzistojnë këto +programe.</p> + +<h3>Zhvillime të papritura</h3> +<p> +Në fillimet e projektit GNU, përfytyroja që do ta zhvillonim sistemin GNU të +plotë, mandej ta hidhnim në qarkullim. Nuk ndodhi kështu.</p> +<p> +Ngaqë çdo përbërës i sistemit GNU u sendërtua në një sistem Unix, çdo +përbërës mund të xhironte në sisteme Unix, shumë më përpara se sa të kishte +një sistem të plotë GNU. Disa nga këto programe u bënë popullore, dhe +përdoruesit zunë t’i zgjeronin dhe t’i kalonin në sisteme të tjera—te +versionet e ndryshme dhe jo të përputhshme të Unix-it, dhe ndonjëherë edhe +te sisteme të tjera.</p> +<p> +Kjo punë i bëri këto programe më të fuqishëm, dhe tërhoqi te projekti GNU si +financime, ashtu edhe kontribues. Por ka gjasa që vonoi me disa vjet +plotësimin e një sistemi funksional minimal, meqë koha e zhvilluesve GNU +harxhohej me mirëmbajtjen e këtyre versioneve dhe shtimin e veçorive të reja +te përbërëset ekzistuese, në vend që të ecej më tej me shkrimin njëri pas +tjetrit të përbërësve që mungonin.</p> + +<h3>The GNU Hurd</h3> +<p> +Aty nga 1990, sistemi GNU qe thuajse i plotë; i vetmi përbërës i rëndësishëm +që mungonte qe kerneli. Kishim vendosur që kernelin tonë ta sendërtonim si +koleksion procesesh shërbyesi që kryheshin përsipër Mach-ut. Mach qe një +mikrokernel i përgatitur nga Carnegie Mellon University dhe mandej nga +University of Utah; GNU HURD është një koleksion shërbyesish (ose +“herd of GNUs” - kope gnushë) që xhirojnë përsipër Mach-ut, dhe +që kryejnë detyra të ndryshme të kernelit Unix. Fillimi i përgatitjes u +vonua ngaqë prisnim që Mach-u të hidhej në qarkullim si <em>software</em> i +lirë, siç qe premtuar.</p> +<p> +Një arsye pse u zgjodh ky koncept qe për shmangien e asaj çka dukej se ishte +pjesa më e vështirë e punës: diagnostikimi i një programi kerneli pa një +diagnostikues në nivel burimi për ta kryer këtë. Kjo pjesë e punës qe kryer +tashmë, te Mach-u, dhe prisnim të diagnostikonim shërbyesit HURD si programe +përdoruesi, me GDB-në. Por u desh shumë kohë që kjo të bëhej e mundur, dhe +shërbyesit shumërrjedhësh që dërgojnë mesazhe te njëri-tjetri doli se qenë +shumë të vështirë për t’i diagnostikuar. Shndërrimi i HURD-it në diçka që +funksionon qëndrueshëm po zgjat këtu e shumë vite.</p> + +<h3>Alix</h3> +<p> +Kerneli GNU fillimisht nuk qe menduar të quhej HURD. Emri i tij fillestar +qe Alix—emërtuar sipas emrit të femrës që kisha për zemër në ato +kohë. Ajo, një administratore sistemesh Unix, kish hedhur idenë se emri i +saj i përshtatej një rregullsie të rëndomtë në emërtimet e versioneve të +sistemeve Unix; gjysmë me tallje, u tha miqve, “Dikush le t’i vërë +emrin tim një kerneli.” Nuk thashë gjë, por vendosa t’i bëja surprizë +një kernel me emrin Alix.</p> +<p> +Por nuk vazhdoi kështu. Michael (tani Thomas) Bushnell, zhvilluesi kryesor +i kernelit, parapëlqeu emrin HURD, dhe e ripërkufizoi Alix-in që t’i +referohej një pjese të kernel-it—pjesës që do të kapte thirrjet e +sistemit dhe që do t’i trajtonte ato duke dërguar mesazhe te shërbyesit +HURD.</p> +<p> +Më pas, Alix-i dhe unë u ndamë, dhe ajo ndërroi emrin; në mënyrë të pavarur, +konceptimi i HURD-it u ndryshua që libraria C të mund të dërgonte mesazhe +drejt e te shërbyesit, dhe kjo bëri që përbërësja Alix të zhduket nga +projekti.</p> +<p> +Por para se të ndodhnin këto gjëra, një shok i saj e pa emrin Alix te kodi +burim i HURD-it, dhe ia përmendi asaj. Kështu që e pati rastin të shihte +një kernel të quajtur me emrin e saj.</p> + +<h3>Linux dhe GNU/Linux</h3> +<p> +GNU Hurd nuk është i këshillueshëm për përdorim në "prodhim", dhe nuk e dimë +nëse do të jetë ndonjëherë. Skicimi me bazë aftësitë ka probleme që vijnë +drejt e nga epshmëria e skicimit, dhe nuk është e qartë nëse ka apo jo +zgjidhje.</p> + +<p> +Për fat, një kernel tjetër është gati. Më 1991, Linus Torvalds hartoi një +kernel të përputhshëm me Unix-in dhe e quajti Linux. Qe pronësor +fillimisht, por më 1992, e bëri Linux-in software të lirë; ndërthurja e +Linux-it me sistemin ende jo të plotë GNU solli një sistem operativ të plotë +të lirë. (Sigurisht, vetë ndërthurja e tyre qe punë me rëndësi.) Falë +Linux-it, ne sot mund të xhirojnë faktikisht një version të sistemit GNU.</p> +<p> +Ne e quajmë këtë version sistemi <a href="/gnu/linux-and-gnu.html"> +GNU/Linux</a>, për të shprehur përbërjen e tij si një ndërthurje e sistemit +GNU me Linux-in si kernel. Ju lutemi, mos bini pre e thirrjes së krejt +sistemit si “Linux”, ngaqë kjo do të thotë t’ia atribuosh punën +tonë dikujt tjetër. Ju lutemi, <a href="/gnu/gnu-linux-faq.html"> na +përmendni në mënyrë të barabartë</a>.</p> + +<h3>Sfida të së ardhmes sonë</h3> +<p> +E kemi dëshmuar aftësinë tonë për përgatitjen e një spektri të gjerë +software-i të lirë. Kjo nuk do të thotë që jemi të pamposhtur dhe të +pandalshëm. Disa sfida e bëjnë të ardhmen e software-it të lirë të paqartë; +përballimi i tyre do të kërkojë përpjekje ngulmuese dhe durim, ndonjëherë +për vite me radhë. Do të kërkojë atë lloj vendosmërie që njerëzit e shfaqin +kur çmojnë lirinë e tyre dhe nuk lënë njeri t’ua marrë.</p> +<p> +Këto sfida i trajtojnë katër ndarjet vijuese:</p> + +<h3>Hardware sekret</h3> +<p> +Prodhuesit e hardware-it gjithnjë e më tepër priren t’i mbajnë të fshehta +specifikimet e hardware-it. Kjo e bën të vështirë shkrimin e përudhësve të +lirë, që kështu Linux-i dhe XFree86-a të mund të mbulojnë hardware të ri. +Sot kemi sisteme të plotë të lirë, por nuk kemi për t’i pasur nesër po qe se +nuk mbulojmë kompjuterat e së nesërmes.</p> +<p> +Ka dy rrugë për t’u përballur me këtë problem. Programuesit mund të kryejnë +retroinxhinierim për të parë se si të mbulohet një hardware i dhënë. Pjesa +tjetër prej nesh mund të zgjedhë hardware që mbulohet nga software-i i lirë; +me rritjen e numrit tonë, mbajtja fshehur e specifikimeve do të shndërrohet +në një taktikë që sjell humbje.</p> +<p> +Retroinxhinierimi është punë e madhe; a do të kemi programues aq të vendosur +sa t’i hyjnë atij? Po—nëse kemi krijuar ndjesinë e fortë se software-i +i lirë është çështje parimesh, dhe se përudhësit jo të lirë janë të +patolerueshëm. Dhe a do të shpenzojnë një numër i madh prej nesh para të +tepërta, ose edhe pak kohë të tepërt, që ne të mund të përdorim përudhës të +lirë? Po, nëse vendosmëria për të pasur liri përhapet gjerësisht.</p> +<p> +(Shënim i 2008-s: kjo çështje prek po ashtu edhe BIOS-in. Ka një BIOS të +lirë, <a href="http://www.libreboot.org/">LibreBoot</a> (një shpërndarje e +coreboot-it); problemi mbetet te pasja e specifikimeve për makinat, që +kështu LibreBoot-i t’i mbulojë ato pa “blobs” jo të lirë.)</p> + +<h3>Librari jo të lira</h3> +<p> +Një librari jo e lirë që xhiron në sisteme operative të lira vepron si një +kurth për zhvilluesit e software-it të lirë. Veçoritë tërheqëse të +librarisë janë karrem; po qe se e përdorni librarinë, do të bini në grackë, +ngaqë programi juaj nuk mund të jetë pjesë e sistemit operativ të lirë në +mënyrë të dobishme. (Më troç, mund ta përfshijmë programin tuaj, por nuk do +të <strong>xhironte</strong> pa librarinë që mungon.) Madje edhe më keq, +nëse një program që përdor librari pronësore bëhet popullor, mund të ndjellë +në grackë të tjerë programues mosdyshues.</p> +<p> +Rasti i parë i këtij problemi qe grupi i mjeteve Motif, këtu e më ’80-n. +Edhe pse nuk kishte ende sisteme operativë të lirë, qe e qartë se çfarë +problemi do të shkaktonte për ta Motif-i më vonë. Projekti GNU u +kundërpërgjigj me dy mënyra: duke u kërkuar projekteve individuale të +software-it të lirë të mbulonin si widget-et e grupit të mjeteve të lira X, +ashtu edhe ato të Motif-it, dhe duke i kërkuar dikujt të shkruante një +zëvendësim të lirë për Motif-in. Puna hëngri mjaft vite; LessTif, i hartuar +nga Hungry Programmers, vetëm më 1997-n u bë aq i fuqishëm, sa duhej për të +mbuluar shumicën e aplikacioneve Motif.</p> +<p> +Nga 1996-a e deri më 1998, një tjetër librari jo e lirë grupmjetesh <abbr +title="Graphical User Interface">GUI</abbr> përdorej në një koleksion jo të +pakët software-i të lirë, desktopin <abbr title="K Desktop +Environment">KDE</abbr>.</p> +<p> +Sistemet e lira GNU/Linux nuk qenë në gjendje të përdornin KDE-në, ngaqë nuk +përdornim dot librarinë. Prapëseprapë, disa shpërndarës komercialë +sistemesh GNU/Linux që nuk qenë strikt lidhur me ndenjjen brenda software-it +të lirë, e shtuan KDE-në te sistemet e tyre—duke prodhuar sisteme me +më tepër aftësi, por më pak liri. Grupi KDE nxiste aktivisht sa më tepër +programues të përdornin Qt-në, dhe miliona “përdoruesve të rinj të +Linux-it” nuk iu është treguar ndonjëherë ideja se këtu kish një +problem. Gjendja dukej e zymtë.</p> +<p> +Bashkësia e software-it të lirë iu kundërpërgjigj problemit në dy mënyra: +GNOME dhe Harmony.</p> +<p> +GNOME, GNU Network Object Model Environment, është projekti i desktopit +GNU. I nisur më 1997 nga Miguel de Icaza, dhe zhvilluar me asistencën e Red +Hat Software-it, GNOME synoi të ofrojë mundësi të ngjashme desktopi, por +duke përdorur përjashtimisht <em>software</em> të lirë. Ka edhe përparësi +teknike po ashtu, të tilla si mbulim për një larmi gjuhësh, jo thjesht për +C++. Por synimi kryesor qe liria: të mos ia kishim nevojën asnjë software-i +jo të lirë.</p> +<p> +Harmony është një librari zëvendësimesh të përputhshme, hartuar për të bërë +të mundur xhirimin e software-it KDE pa përdorur Qt-në.</p> +<p> +Në Nëntor 1998, zhvilluesit e Qt-së bënë të ditur një ndryshim lejeje, e +cila, kur të zbatohej, do ta shndërronte Qt-në në <em>software</em> të +lirë. Nuk ka mënyrë për ta vërtetuar, por mendoj se pjesërisht kjo i +detyrohet përgjigjes së palëkundur nga bashkësia kundrejt problemit që Qt +paraqiste përpara se të qe e lirë. (Leja e re është e paleverdishme dhe jo +e paanshme, kështu që mbetet ende e dëshirueshme të shmanget përdorimi i +Qt-së.)</p> +<p> +[Shënim i mëpasshëm: në Shtator 2000, Qt u hodh në qarkullim nën GNU GPL, +çka në thelb e zgjidhi këtë problem.]</p> +<p> +Si do t’i përgjigjemi librarisë së ardhshme tunduese jo të lirë? A ka për ta +kuptuar krejt bashkësia nevojën për t’i qëndruar larg grackës? Apo shumë +prej nesh do të heqin dorë nga liria për hir të leverdisë, dhe të shkaktojnë +kështu një problem të madh? E ardhmja jonë varet nga filozofia jonë.</p> + +<h3>Patenta software-i</h3> +<p> +Rreziku më i madh me të cilin përballemi vjen nga patentat e software-it, të +cilat mund të mbajnë algoritme dhe veçori programesh jashtë shtrirjes së +software-it të lirë deri edhe për njëzet vjet. Patentat mbi algoritmin LZW +për ngjeshje filluan të zbatoheshin më 1983, dhe ne ende nuk mundemi të +hedhin në qarkullim program të lirë që prodhon <abbr title="Graphics +Interchange Format">GIF</abbr> të saktë. [Kanë skaduar më 2009-n.] Më 1998, +nën kërcënimin për hedhje në gjyq për shkelje patentash, u hoq nga +qarkullimi një program i lirë që prodhonte audio të ngjeshur si <abbr +title="MPEG-1 Audio Layer 3">MP3</abbr>. [Këto patenta kanë skaduar më +2017-n. Shihni se sa gjatë na u desh të prisnim.] +</p> +<p> +Ka rrugë për t’u përballur me patentat: mund të kërkojmë për shenja që +tregojnë se një patentë është e pavlefshme, dhe mund të kërkojmë rrugë +alternative për të kryer një punë të caktuar. Por secila nga këto metoda +bën punë vetëm në disa raste; kur nuk pinë ujë që të dyja, një patentë e +shtrëngon krejt software-in e lirë të mos ofrojë dot ca veçori që +përdoruesit i pëlqejnë. Pas një pritje të gjatë patentat skadojnë, por ç’do +të bëjmë deri atëherë?</p> +<p> +Ata prej nesh që çmojnë software-in e lirë për hir të lirisë nuk do t’i +largohen software-it të lirë, sido qoftë. Do t’ia dalim ta bëjmë punën edhe +pa veçoritë e patentuara. Por, ata që software-in e lirë e vlerësojnë ngaqë +presin të jetë teknikisht më sipëran, ka gjasa ta shohin si të dështuar, kur +një patentë e mban të prapambetur. Ndaj, ndërkohë që është e dobishme të +flitet mbi efektshmërinë praktike të modelit “katedrale” të +zhvillimit, dhe mbi besueshmërinë dhe fuqinë e ca software-i të lirë, nuk +duhet të ndalemi me kaq. Duhet të flasim për lirinë dhe parimet.</p> + +<h3>Dokumentim i lirë</h3> +<p> +Mangësia më e madhe në sistemin tonë të lirë operativ nuk është tek +software-i—është mungesa e doracakëve të mirë, të lirë, të cilët mund +t’i përfshijmë në sistemet tona. Dokumentimi është pjesë thelbësore e +çfarëdo pakete <em>software</em>; kur një paketë e rëndësishme software-i të +lirë nuk vjen me një doracak të lirë të denjë, këtu ka një hendek të madh. +Sot për sot kemi mjaft hendeqe të tillë.</p> +<p> +Dokumentimi i lirë, ashtu si software-i i lirë, është çështje lirie, jo +çmimi. Kriteri për doracakë të lirë është pak a shumë i njëjtë me atë për +software të lirë: bëhet fjalë që t’i jepen çdo përdoruesi disa liri. Duhet +t’i lejohet rishpërndarja (përfshi shitjen komerciale), <i>on-line</i> dhe +në letër, që kështu doracaku të mund të shoqërojë çdo kopje të programit.</p> +<p> +Leja për ndryshime është po aq kyçe. Si rregull i përgjithshëm, nuk besoj +që për njerëzit është thelbësore pasja e lejes për të ndryshuar gjithë +llojet e artikujve dhe librave. Për shembull, nuk mendoj se ju ose unë jemi +të detyruar të japin leje për ndryshimin e artikujve si ky këtu, i cili +përshkruan veprimet tona dhe pikëpamjet tona.</p> +<p> +Por ka një arsye të veçantë pse liria për ndryshime është kyçe për +dokumentimin e software-it të lirë. Kur njerëzit përdorin të drejtën e tyre +për të ndryshuar software-in, dhe ndryshojnë ose shtojnë karakteristika, +nëse janë të vetëdijshëm, do të ndryshonin edhe doracakun—që të +furnizojnë, bashkë me programin e ndryshuar, dokumentim të saktë dhe të +përdorshëm. Një doracak jo i lirë, që nuk u lejon programuesve të jenë të +vetëdijshëm dhe të çojnë deri në fund punën, nuk i plotëson nevojat e +bashkësisë sonë.</p> +<p> +Disa lloje kufizimesh rreth se si mund mund të kryhen ndryshimet nuk +paraqesin problem. Për shembull, kërkesa për të ruajtur shënimin origjinal +të autorit mbi të drejtat e kopjimit, kushtet e shpërndarjes, ose lista e +autorëve, këto janë në rregull. As nuk ka problem të kërkohet që versionet +e ndryshuar të përfshijnë shënimin që janë të ndryshuar, madje as të kihen +ndarje të tëra që nuk mund të fshihen ose ndryshohen, për sa kohë që këto +ndarje merren me gjëra joteknike. Këto lloj kufizimesh nuk janë problem, +ngaqë nuk e pengojnë programuesin e vetëdijshëm ta birësojë doracakun që ky +t'i përshtatet programit. Me fjalë të tjera, nuk i presin bashkësisë +së software-it të lirë rrugën që ta përdorë plotësisht doracakun.</p> +<p> +Megjithatë, duhet bërë e mundur të ndryshohet krejt lënda <em>teknike</em> e +doracakut, dhe mandej të rishpërndahet përfundimi përmes krejt mediave të +zakonshme, përmes krejt kanaleve të zakonshëm; përndryshe, kufizimet i dalin +përpara bashkësisë, doracaku nuk është i lirë, dhe ne na duhet një doracak +tjetër.</p> +<p> +A do ta kenë zhvilluesit e software-it të lirë vetëdijen dhe vendosmërinë të +prodhojnë një spektër të plotë doracakësh të lirë? Edhe një herë, e ardhmja +jonë është në dorë të filozofisë.</p> + +<h3>Duhet të flasim rreth lirisë</h3> +<p> +Vlerësimet e sotme flasin për dhjetë milionë përdorues të sistemeve +GNU/Linux, të tillë si Debian GNU/Linux dhe Red Hat “Linux”. +Software-i i lirë ka prurë përparësi të tilla praktike sa që përdoruesit po +turren drejt tij për arsye të pastra praktike.</p> +<p> +Rrjedhimet e mira të kësaj pune janë të dukshme: më tepër interes drejt +përgatitjes së software-it të lirë, më tepër klientë për biznese të +software-it të lirë, dhe më tepër aftësi për të nxitur shoqëri të përgatisin +<em>software</em> komercial të lirë në vend të produkteve <em>software</em> +pronësor.</p> +<p> +Por interesi mbi software-in po rritet më shpejt se vetëdija mbi filozofinë +mbi të cilin ai bazohet, dhe kjo shpie në probleme. Aftësia jonë për t’u +përballur me sfidat dhe rreziqet e përshkruara më sipër varet nga vullneti +për të qëndruar të palëkundur krah lirisë sonë. Për t’u siguruar që +bashkësia jonë e ka këtë vullnet, lypset të përhapim idetë te përdoruesit e +rinj, dora-dorës që këta bëhen pjesë e bashkësisë.</p> +<p> +Por këtu po dështojmë: përpjekjet për të tërhequr në bashkësinë tonë +përdorues të rinj janë shumë më lart se sa përpjekjet për t’u mësuar atyre +vlerat qytetare të bashkësisë sonë. Na duhet t’i bëjmë të dyja, dhe na +duhet t’i mbajmë në baraspeshë të dyja përpjekjet.</p> + +<h3>“Burim i Hapur”</h3> +<p> +T’u mësoje përdoruesve të rinj lirinë u bë më e vështirë pas 1998, kur një +pjesë e bashkësisë vendosi të mos përdorte më termin “software i +lirë” dhe të thoshte “software me burim të hapur” më mirë.</p> +<p> +Disa prej atyre që parapëlqyen këtë term synonin të shmangnin ngatërrimin +mes “të lirë” dhe “falas”—qëllim i vlefshëm. +Të tjerë, megjithatë, synonin të linin mënjanë frymën e parimit që kish +motivuar lëvizjen e software-it të lirë dhe projektin GNU, dhe të bëheshin +tërheqës për drejtuesit e kompanive dhe biznesin, shumë prej të cilëve kanë +si ideologji atë që vendos fitimin përmbi lirinë, përmbi bashkësinë, përmbi +parimet. Ndaj, retorika e “burimit të hapur” përqendrohet te +potenciali për përgatitje software-i të fuqishëm, të cilësisë së lartë, por +lë mënjanë idetë e lirisë, bashkësisë, dhe parimeve.</p> +<p> +Revistat “Linux” janë shembull i qartë i kësaj—ato janë +plot me reklama mbi <em>software</em> pronësor që punon me GNU/Linux-in. +Kur të nxjerrë kryet Motif-i ose Qt-ja e radhës, a do t’i sinjalizojnë +përdoruesit këto revista që të rrinë larg prej tij, apo do të shfaqin +reklama për të?</p> +<p> +Mbështetja nga biznesi mund të kontribuojë për bashkësinë në forma të +ndryshme; po qe se faktorët e tjerë janë në baraspeshë, kjo është e +dobishme. Por të fitosh mbështetjen e tyre, duke folur më pak për lirinë +dhe parimet, mund të jetë shkatërrimtare; e përkeqëson edhe më çekuilibrin +mes përhapjes dhe edukimit qytetar.</p> +<p> +“Software-i i lirë” dhe “burimi i hapur” +përshkruajnë të njëjtën kategori software-i, pak a shumë, por thonë gjëra të +ndryshme mbi software-in, dhe mbi vlerat. Projekti GNU vazhdon të përdorë +termin “software i lirë”, për të shprehur idenë që rëndësi ka +liria, jo teknologjia.</p> + +<h3>Provojeni!</h3> +<p> +Aforizmi i Yoda-s (“Nuk ka ‘provoje’”) tingëllon i +qëruar, por nuk funksionon për rastin tim. Shumicën e punës time e kam bërë +duke qenë në ankth nëse do t’ia dilja dot apo jo, dhe i pasigurt nëse do të +mjaftonte për të përmbushur qëllimin, edhe nëse ia dilja. Por, sido që qe, +e provova, sepse mes qytetin dhe kuçedrës nuk kish njeri tjetër veç meje. +Duke befasuar vetveten, ca herë dola me sukses.</p> +<p> +Ndonjëherë nuk ia dola dot; ca nga qytetet e mia ranë. Mandej gjeta tjetër +qytet të kërcënuar, dhe u bëra gati për një tjetër betejë. Gjatë kësaj kohe +mësova të shoh për rreziqe dhe të vë veten mes tyre dhe qytetit tim, duke u +bërë thirrje <i>hackers</i>-ëve të tjerë të bëhen me mua.</p> +<p> +Sot, shpesh, nuk jam i vetmi. Lehtësohem dhe gëzohem kur shoh një regjiment +<i>hacker</i>-ësh që hapin llogore për mbajtjen e frontit, dhe e kuptoj që +ky qytet mund të mbijetojë—tani për tani. Por rreziqet janë përvit e +më të mëdhenj, dhe tani Microsoft-i e ka vënë shprehimisht në shënjestër +bashkësinë tonë. Nuk mund ta marrin të mirëqenë të ardhmen e lirisë. Mos e +merrni të mirëqenë! Po qe se doni ta ruani lirinë tuaj, duhet të jeni të +përgatitur ta mbroni.</p> + +<div class="translators-notes"> + +<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't have notes.--> + </div> +</div> + +<!-- for id="content", starts in the include above --> +<!--#include virtual="/server/footer.sq.html" --> +<div id="footer"> +<div class="unprintable"> + +<p>Ju lutemi, pyetjet dhe kërkesat e përgjithshme rreth FSF-së & GNU-së +dërgojini te <a href="mailto:gnu@gnu.org"><gnu@gnu.org></a>. Ka +gjithashtu <a href="/contact/">mënyra të tjera për t’u lidhur me</a> +FSF-në. Njoftimet për lidhje të dëmtuara dhe ndreqje apo këshilla të tjera +mund të dërgohen te <a +href="mailto:webmasters@gnu.org"><webmasters@gnu.org></a>.</p> + +<p> +<!-- TRANSLATORS: Ignore the original text in this paragraph, + replace it with the translation of these two: + + We work hard and do our best to provide accurate, good quality + translations. However, we are not exempt from imperfection. + Please send your comments and general suggestions in this regard + to <a href="mailto:web-translators@gnu.org"> + + <web-translators@gnu.org></a>.</p> + + <p>For information on coordinating and submitting translations of + our web pages, see <a + href="/server/standards/README.translations.html">Translations + README</a>. --> +Përpiqemi fort dhe bëjmë sa mundemi për të ofruar përkthime me cilësi të +mirë dhe të përpikta. Megjithatë, nuk jemi të përjashtuar nga +papërsosmëritë. Ju lutemi, komentet dhe këshillat e përgjithshme lidhur me +këtë dërgojini te <a +href="mailto:web-translators@gnu.org"><web-translators@gnu.org></a>.</p><p>Për +të dhëna mbi bashkërendimin dhe parashtrimin e përkthimeve të faqeve tona +web, shihni <a href="/server/standards/README.translations.html">README për +përkthimet</a>.</p> +</div> + +<!-- Regarding copyright, in general, standalone pages (as opposed to + files generated as part of manuals) on the GNU web server should + be under CC BY-ND 4.0. Please do NOT change or remove this + without talking with the webmasters or licensing team first. + Please make sure the copyright date is consistent with the + document. For web pages, it is ok to list just the latest year the + document was modified, or published. + + If you wish to list earlier years, that is ok too. + Either "2001, 2002, 2003" or "2001-2003" are ok for specifying + years, as long as each year in the range is in fact a copyrightable + year, i.e., a year in which the document was published (including + being publicly visible on the web or in a revision control system). + + There is more detail about copyright years in the GNU Maintainers + Information document, www.gnu.org/prep/maintain. --> +<p>Të drejta kopjimi © 1998, 2001, 2002, 2005, 2006, 2007, 2008, 2010, +2014, 2015, 2017, 2018, 2020 Richard Stallman</p> + +<p>Kjo faqe mund të përdoret sipas një licence <a rel="license" +href="http://creativecommons.org/licenses/by-nd/4.0/">Creative Commons +Attribution-NoDerivatives 4.0 International License</a>.</p> + +<!--#include virtual="/server/bottom-notes.sq.html" --> +<div class="translators-credits"> + +<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't want credits.--> + </div> + +<p class="unprintable"><!-- timestamp start --> +U përditësua më: + +$Date: 2020/08/29 10:29:38 $ + +<!-- timestamp end --> +</p> +</div> +</div> +<!-- for class="inner", starts in the banner include --> +</body> +</html> |