summaryrefslogtreecommitdiff
path: root/talermerchantdemos/blog/articles/sq/surveillance-vs-democracy.html
diff options
context:
space:
mode:
Diffstat (limited to 'talermerchantdemos/blog/articles/sq/surveillance-vs-democracy.html')
-rw-r--r--talermerchantdemos/blog/articles/sq/surveillance-vs-democracy.html674
1 files changed, 674 insertions, 0 deletions
diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/surveillance-vs-democracy.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/surveillance-vs-democracy.html
new file mode 100644
index 0000000..bfbd850
--- /dev/null
+++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/surveillance-vs-democracy.html
@@ -0,0 +1,674 @@
+<!--#set var="ENGLISH_PAGE" value="/philosophy/surveillance-vs-democracy.en.html" -->
+
+<!--#include virtual="/server/header.sq.html" -->
+<!-- Parent-Version: 1.90 -->
+
+<!-- This file is automatically generated by GNUnited Nations! -->
+<title>Sa Mbikëqyrje Mund të Përballojë Demokracia? - Projekti GNU - Free Software
+Foundation</title>
+<style type="text/css" media="print,screen"><!--
+#intro { margin: 2em auto 1.5em; }
+.pict.wide { width: 23em; }
+.pict p { margin-top: .2em; }
+@media (min-width: 55em) {
+ #intro { max-width: 55em; }
+ .pict.wide { margin-bottom: 0; }
+}
+-->
+</style>
+
+<!-- GNUN: localize URL /graphics/dog.small.jpg -->
+<!--#include virtual="/philosophy/po/surveillance-vs-democracy.translist" -->
+<!--#include virtual="/server/banner.sq.html" -->
+<h2 class="center">Sa Mbikëqyrje Mund të Përballojë Demokracia?</h2>
+
+<address class="byline center">nga <a href="http://www.stallman.org/">Richard Stallman</a></address>
+
+<!-- rms: I deleted the link because of Wired's announced
+ anti-ad-block system -->
+<blockquote class="center"><p><em>Një version i këtij artikulli u botua së pari në <cite>Wired</cite> në
+tetor&nbsp;2013.<br />
+Shihni edhe mundësinë e leximit të &ldquo;<a
+href="https://www.theguardian.com/commentisfree/2018/apr/03/facebook-abusing-data-law-privacy-big-tech-surveillance">Një
+propozim radikal për t’i mbajtur të parrezik të dhënat tuaja
+personale</a>,&rdquo; botuar në <cite>The Guardian</cite> në
+prill&nbsp;2018.</em></p></blockquote>
+
+<div class="article">
+
+<div id="intro">
+<div class="pict wide">
+<a href="/graphics/dog.html">
+<img src="/graphics/dog.small.jpg" alt="Karikaturë e një qeni që hap sytë i çuditur para tre reklamave që u shfaqën
+në ekranin e kompjuterit të tij…" /></a>
+<p>&ldquo;Nga e morën vesh që jam qen?&rdquo;</p>
+</div>
+
+<p>Falë atyre që na zbuloi Edward Snowden, e dimë që niveli i sotëm i
+mbikëqyrjes së përgjithshme në shoqëri është i papërputhshëm me të drejtat e
+njeriut. Këtë e ripohojnë qartë rëniet në qafë dhe proceset gjyqësore të
+vazhdueshme ndaj disidentëve, burimeve të informacionit dhe gazetarëve në
+ShBA. Na duhet ta zvogëlojmë nivelin e mbikëqyrjes së përgjithshme, por
+deri ku? Ku bie saktësisht <em>niveli maksimum i mbikëqyrjes</em>, të cilin
+duhet të sigurohemi të mos tejkalohet? Është niveli përtej të cilit
+mbikëqyrja fillon e plekset me funksionimin e demokracisë, pra kur
+nxjerrësit e sekreteve (të tillë si Snowden-i) ka shumë gjasa të zbulohen.</p>
+</div>
+<div class="columns" style="clear:both">
+<p>Të përballur me fshehtësinë e qeverive, ne populli varemi nga nxjerrësit e
+sekreteve <a href="https://www.eff.org/deeplinks/2013/11/reddit-tpp-ama">të
+na rrëfejnë se çfarë po bën shteti</a>. (Kjo na u kujtua sërish gjatë
+2019-s, teksa nxjerrës të ndryshëm sekretesh i dhanë publikut shtesa të <a
+href="https://www.commondreams.org/views/2019/09/27/trumps-ukraine-scandal-shows-why-whistleblowers-are-so-vital-democracy">informacioneve
+rreth përpjekjeve të Trump-it për të rrëzuar presidentin e Ukrainës</a>.)
+Por mbikëqyrja e sotme i tremb nxjerrësit potencialë të sekreteve, çka do të
+thotë se është e tepruar. Për të shëndoshur kontrollin tonë demokratik mbi
+shtetin, duhet ta zvogëlojmë mbikëqyrjen deri në atë pikë, sa nxjerrësit e
+sekreteve ta dinë se nuk rrezikohen.</p>
+
+<p>Përdorimi i software-it të lirë/libre, <a
+href="/philosophy/free-software-even-more-important.html">që mbroj që prej
+1983-shit</a>, është hapi i parë për të marrë kontrollin e jetës sonë
+dixhitale, dhe kjo përfshin parandalimin e survejimit. Nuk mund t’i zëmë
+besë software-it jo të lirë; NSA-ja <a
+href="https://web.archive.org/web/20130622044225/http://blogs.computerworlduk.com/open-enterprise/2013/06/how-can-any-company-ever-trust-microsoft-again/index.htm">përdor</a>
+dhe madje <a
+href="http://www.theguardian.com/world/2013/sep/05/nsa-gchq-encryption-codes-security">krijon</a>
+në software jo të lirë dobësi sigurie që të mësyjë kompjuterët dhe
+rrugëzuesit tanë. Software-i i Lirë na jep kontroll mbi kompjuterët tanë,
+por <a href="http://www.wired.com/opinion/2013/10/149481/">kaq nuk na e
+mbron privatësinë, pasi fusim këmbët në Internet</a>.</p>
+
+<p><a
+href="http://www.theguardian.com/world/2013/oct/10/nsa-surveillance-patriot-act-author-bill">Në
+ShBA po hartohet legjislacion dypartiak për të &ldquo;reduktuar fuqinë e
+mbikëqyrjes së brendshme&rdquo;</a>, por duke u mbështetur në kufizimin e
+përdorimit nga ana e qeverisë të dosjeve tona virtuale. Kjo nuk do të
+mjaftojë për të mbrojtur nxjerrësit e sekreteve, nëse &ldquo;kapja e
+nxjerrësit të sekreteve&rdquo; është përligjje për të patur akses të
+mjaftueshëm për identifikimin e tyre. Na duhet të shkojmë më tej.</p>
+</div>
+
+<h3 class="subheader" style="clear: both">Kufiri i Sipërm i Mbikëqyrjes në një Demokraci</h3>
+
+<div class="columns">
+<p>Nëse nxjerrësit e sekreteve nuk guxojnë të bëjnë të njohura krime dhe
+gënjeshtra, humbasim grimën e fundit të kontrollit të efektshëm mbi qeverinë
+dhe institucionet tona. Ky është shpjegimi pse mbikëqyrja që i bën të
+mundur shtetit të gjejë se kush ka folur me një reporter është teprim
+mbikëqyrjeje&mdash;shumë, për ta përballuar demokracia.</p>
+
+<p>Një zyrtar i paemër i qeverisë së ShBA-ve u tha në mënyrë ogurzezë
+gazetarëve më 2011 se <a
+href="http://www.rcfp.org/browse-media-law-resources/news-media-law/news-media-and-law-summer-2011/lessons-wye-river">ShBA-të
+nuk do të thërrasin reporterë në gjyqe, ngaqë “E dimë se me kë keni
+folur.”</a> Për ta ditur këtë, ndonjëherë <a
+href="http://www.theguardian.com/media/2013/sep/24/yemen-leak-sachtleben-guilty-associated-press">është
+kërkuar të sillen në gjyq regjistrimet e telefonatave të gazetarëve</a> por
+Snowden-i na ka treguar se në fakt këtë e pësojnë krejt thirrjet telefonike
+të gjithkujt në ShBA, gjithmonë, <a
+href="https://www.theguardian.com/world/interactive/2013/jun/06/verizon-telephone-data-court-order">nga
+Verizon-i</a> dhe <a
+href="http://www.marketwatch.com/story/nsa-data-mining-digs-into-networks-beyond-verizon-2013-06-07">nga
+kompani të tjera po ashtu</a>.</p>
+
+<p>Veprimtarive opozitare dhe disidente u nevojitet të mbajnë të fshehta,
+përballë shtetesh që janë gati të luajnë rrengje të ndyta me to. ACLU e ka
+dëshmuar <a
+href="http://www.aclu.org/files/assets/Spyfiles_2_0.pdf">praktikën
+sistematike të infiltrimit të grupeve paqësore disidente</a> nga ana e
+qeverive të ShBA-ve, me pretekstin se mes tyre mund të ketë terroristë.
+Pika ku mbikëqyrja bëhet e tepruar është pika kur shteti mund të gjejë se
+kush ka folur me një gazetar të njohur ose me një disident të njohur.</p>
+</div>
+
+<h3 class="subheader">Informacioni, Pasi Mblidhet, Do Të Keqpërdoret</h3>
+
+<div class="columns">
+<p id="willbemisused">Kur njerëzit e pranojnë se niveli i mbikëqyrjes së përgjithshme është shumë
+i lartë, përgjigja e parë është të propozohen kufij për hyrjen në të dhënat
+e grumbulluara. Kjo duket gjë e mirë, por nuk do ta zgjidhë problemin, as
+edhe sado pak, madje edhe nëse supozohet se qeveria u bindet rregullave.
+(NSA-ja i dredhoi gjykatës FISA, e cila u shpreh se <a
+href="http://www.wired.com/threatlevel/2013/09/nsa-violations/">nuk qe në
+gjendje të bënte me efektshmëri fajtore NSA-në</a>.) Përligjja për hyrje në
+të dhënat do të jenë dyshimet për një krim, prandaj sapo një nxjerrës
+sekreti të akuzohet për &ldquo;spiunazh,&rdquo; gjetja e
+&ldquo;spiunit&rdquo; do të shërbejë si justifikim për hyrje në materialin e
+grumbulluar.</p>
+
+<p>Në praktikë, as që mund të presim që agjencitë shtetërore të sajojnë
+justifikime për të kënaqur rregullat mbi përdorim survejimi të
+dhënash&mdash;ngaqë agjenictë në ShBA <a
+href="https://theintercept.com/2018/01/09/dark-side-fbi-dea-illegal-searches-secret-evidence/">gënjejnë
+tashmë për të mbuluar shkeljen e rregullave</a>. Këto rregulla nuk janë
+menduar me gjithë mend për t’iu nënshtuar atyre; në vend të kësaj, janë një
+përrallë që mund ta besojmë, në daçim.</p>
+
+<p>Për më tepër, ekipi i shtetit për mbikëqyrjen do t’i keqpërdorë të dhënat,
+për arsye personale. Disa agjentë të NSA-së <a
+href="http://www.theguardian.com/world/2013/aug/24/nsa-analysts-abused-surveillance-systems">i
+përdorën sistemet e mbikëqyrjes në ShBA për të ndjekur të dashurat e
+tyre</a>&mdash;të dikurshme, të tanishme, ose të ëndërruara&mdash;sipas një
+praktike të quajtur &ldquo;LOVEINT.&rdquo; NSA-ja thotë se raste të tilla i
+ka zbuluar dhe ndëshkuar ca herë; nuk e dimë se sa herë të tjera nuk janë
+zbuluar. Por ngjarje të tilla nuk duhet të na befasojnë, ngaqë policia prej
+kohësh e ka përdorur <a
+href="https://web.archive.org/web/20160401102120/http://www.sweetliberty.org/issues/privacy/lein1.htm#.V_mKlYbb69I">mundësinë
+e vet për hyrje në regjistrat e lejeve të drejtimit të automjeteve për të
+gjurmuar dikë tërheqës apo tërheqëse</a>, praktikë e njohur si
+&ldquo;running a plate for a date&rdquo;. Me <a
+href="https://theyarewatching.org/issues/risks-increase-once-data-shared">sistemet
+e reja dixhitale</a>, kjo praktikë është zgjeruar. Më 2016-n, një prokuror
+u akuzua se kish falsifikuar nënshkrime gjykatësish për të siguruar një
+autorizim për <a
+href="http://gizmodo.com/government-officials-cant-stop-spying-on-their-crushes-1789490933">
+përgjimin e telefonit të dikujt që qe bërë objekt fiksimi
+romantik</a>. AP-ja ka dijeni për <a
+href="https://apnews.com/699236946e3140659fff8a2362e16f43">mjaft raste të
+tjera në ShBA</a>.
+</p>
+
+<p>Të dhënat e mbikëqyrjeve gjithmonë do të përdoren për qëllime të tjera, edhe
+nëse kjo është e ndaluar. Kur të dhënat të jenë grumbulluar dhe shteti ka
+mundësinë të hyjë në to, mund t’i keqpërdorë ato të dhëna në mënyra të
+lemerishme, siç dëshmohet nga shembuj prej <a
+href="http://falkvinge.net/2012/03/17/collected-personal-data-will-always-be-used-against-the-citizens/">Europës</a>,
+<a
+href="https://en.wikipedia.org/wiki/Japanese_American_internment">ShBA-ve</a>,
+dhe tani së fundi <a
+href="http://www.cbc.ca/news/world/terrifying-how-a-single-line-of-computer-code-put-thousands-of-innocent-turks-in-jail-1.4495021">Turqisë</a>.
+(Konfuzioni i Turqisë rreth faktit se cilët e kanë përdorur vërtet programin
+Bylock vetëm se e mahis padrejtësinë themelore të bërë me dashje, atë të
+ndëshkimit arbitrar të njerëzve pse e kanë përdorur.)
+</p>
+
+<p>Të dhënat personale të grumbulluara nga shteti janë pre edhe shtënies në
+dorë nga ata që arrijnë të kapërcejnë sigurinë e shërbyesve, madje edhe nga
+<a
+href="https://www.techdirt.com/articles/20150612/16334231330/second-opm-hack-revealed-even-worse-than-first.shtml">sulmues
+që punojnë për llogari shtetesh armiqësore</a>.</p>
+
+<p>Qeveritë mund ta përdorin lehtësisht mundësinë për mbikëqyrje masive për <a
+href="http://www.nytimes.com/2015/06/22/world/europe/macedonia-government-is-blamed-for-wiretapping-scandal.html">përmbysje
+të drejtpërdrejtë të demokracisë</a>.</p>
+
+<p>Mbikëqyrja tërësore, e përdorshme nga shteti, i lejon atij të kryejë
+ekspedita masive peshkimi kundër cilitdo person. Që gazetaria dhe
+demokracia të jenë të parrezikuara, na duhet të kufizojmë grumbullimin e të
+dhënave në të cilat shteti futet lehtësisht.</p>
+</div>
+
+<h3 class="subheader">Mbrojtja e Fuqishme Për Privatësinë Duhet Të Jetë Teknike</h3>
+
+<div class="columns">
+<p>Electronic Frontier Foundation dhe të tjera ente propozojnë një grup
+parimesh ligjore të konceptuara për <a
+href="https://necessaryandproportionate.org/text">parandalimin e abuzimeve
+me mbikëqyrjen masive</a>. Këto parime përfshijnë, pikë kyçe këtu, mbrojtje
+eksplicite ligjore për nxjerrës të sekretit; si pasojë, ato do të ishin të
+masës së duhur për mbrojtjen e lirive demokratike&mdash;nëse adoptohen
+tërësisht dhe zbatohen përgjithmonë pa përjashtime.</p>
+
+<p>Por, mbrojtje të tilla ligjore janë pre e synimeve të palëve të ndryshme:
+siç e tregon historia e kohëve të fundit, ato mund anulohen (si tek FISA
+Amendments Act), pezullohen, ose <a
+href="http://www.nytimes.com/2009/04/16/us/16nsa.html">shpërfillen</a>.</p>
+
+<p>Ndërkaq, demagogët do të përmendin justifikimet e zakonshme si bazë për
+mbikëqyrje tërësore; çfarëdo sulmi terrorist, madje edhe një i tillë gjatë
+të cilit vriten vetëm një dorë personash, mund të fryhet për t’u dhënë atyre
+një mundësi më tepër.</p>
+
+<p>Sikur kufijtë për hyrjen në të dhëna të liheshin mënjanë, do të qe njësoj
+sikur të mos kishin ekzistuar kurrë: papritmas, dosje të grumbulluara gjatë
+vitesh të tëra do të ishin në dorë të shtetit dhe agjentëve të tij për
+keqpërdorim dhe, ato të grumbulluara nga kompani, për keqpërdorim privat po
+ashtu. Nëse ne ama e ndalim grumbullimin e dosjeve për këdo, këto dosje nuk
+do të ekzistojnë, dhe nuk do të ketë mënyrë për t’i përpiluar ato në mënyrë
+prapavepruese. Një regjimi të ri joliberal do t’i duhej ta sendërtonte nga
+e para mbikëqyrjen, dhe do të mblidhte të dhëna duke u nisur nga ajo datë.
+Sa për pezullimin ose shpërfilljen përkohësisht të këtij ligji, ideja zor se
+do të kish kuptim.</p>
+</div>
+
+<h3 class="subheader">Së Pari, Mos u Bëni të Marrë</h3>
+
+<div class="columns">
+<p>Që të keni privatësi, nuk duhet ta hidhni tej: i pari që duhet të mbrojë
+privatësinë tuaj jeni ju vetë. Shmangni identifikimin e vetes në sajte,
+përdorini ata përmes Tor-it, dhe përdorni shfletues që i bllokojnë skemat që
+ata përdorin për të gjurmuar vizitorët. Përdorni GNU Privacy Guard-in për
+të fshehtëzuar lëndën e email-it tuaj. Blerjet paguajini me para në dorë.</p>
+
+<p>Mbajini vetë të dhënat tuaja; mos i depozitoni të dhënat tuaja në shërbyesin
+&ldquo;e leverdishëm&rdquo; të një kompanie. Megjithatë, një kopjeruajtje
+të të dhënave tuaja është e parrezikshme t’ia besoni një shërbimi komercial,
+me kusht që të dhënat t’i keni fshehtëzuar, përfshi këtu emra kartelash, me
+software të lirë, në kompjuterin tuaj, përpara se t’i ngarkoni.</p>
+
+<p>Për hir të privatësisë, duhet të shmangni software jo të lirë; nëse ua jepni
+kontrollin e operacioneve të kompjuterit tuaj kompanive, <a
+href="/malware/proprietary-surveillance.html">gjasat janë që këto t’ju
+spiunojnë</a>. Shmangni <a
+href="/philosophy/who-does-that-server-really-serve.html">shërbimet si
+zëvendësime software-i </a>; veç dhënies të tjerëve të kontrollit mbi
+punimin tuaj në kompjuter, kjo kërkon detyrimisht t’i dorëzoni në shërbyesin
+e kompanisë krejt të dhënat përkatëse.</p>
+
+<p>Mbroni privatësinë e miqve dhe të njohurve tuaj. <a
+href="http://bits.blogs.nytimes.com/2014/05/21/in-cybersecurity-sometimes-the-weakest-link-is-a-family-member/">Mos
+i lëshoni në erë të dhënat e tyre personale</a> përjashto ato se si të
+kontaktohen ata, dhe mos i jepni kurrë asnjë sajti listën e kontakteve tuaj
+email ose telefonike. Mos i tregoni një kompanie, të tillë si Facebook-u,
+asnjë gjë mbi miqtë tuaj të cilën ata nuk do të donin ta shihnin të botuar
+në një gazetë. Madje më mirë, mos e përdorni fare Facebook-un. Mos pranoni
+sisteme komunikimi që u kërkojnë përdoruesve të japin medoemos emrat e tyre
+të vërtetë, edhe pse jeni të lumtur të jepni tuajin, meqë ato ushtrojnë
+trysni mbi persona të tjerë që këta të heqin dorë nga privatësia.</p>
+
+<p>Vetëmbrojtja është thelbësore, por edhe mbrojtja më rigoroze e vetes është e
+pamjaftueshme për mbrojtjen e privatësisë suaj në ose nga sisteme që nuk ju
+përkasin ju. Kur ne komunikojmë me të tjerët ose endemi nëpër qytet,
+privatësia jonë varet nga praktikat e shoqërisë. Mund t’u shmangemi disave
+prej këtyre sistemeve që mbikëqyrin komunikimet dhe lëvizjet tona, por jo të
+gjithëve. Pa mëdyshje, zgjidhja më e mirë është të bëhen tërë këta sisteme
+të reshtin mbikëqyrjen e njerëzve për krejt rastet e tjera, hiq ato për
+dyshime të përligjura.</p>
+</div>
+
+<h3 class="subheader">Çdo Sistem Duhet Ta Hartojmë Me Privatësinë Në Mendje</h3>
+
+<div class="columns">
+<p>Nëse nuk duam një shoqëri mbikëqyrjeje tërësore, duhet ta konsiderojmë
+mbikëqyrjen një lloj ndotjeje sociale, dhe ta kufizojmë ndikimin e
+mbikëqyrjes prej çdo sistemi të ri dixhital po njësoj siç kufizojmë ndikimin
+mjedisor të një konstruksioni fizik.</p>
+
+<p>Për shembull: Matësit e &ldquo;mençur&rdquo; të energjisë elektrike i
+mburrin se i dërgojnë çast pas çasti kompanisë së energjisë të dhëna mbi
+përdorimin e energjisë nga secili konsumator, përfshi krahasim me
+përdoruesit në përgjithësi. Kjo është sendërtuar duke u bazuar mbi
+mbikëqyrje të përgjithshme, por nuk kërkon ndonjë mbikëqyrje. Për kompaninë
+e energjisë do të ishte e lehtë të llogariste mesataren e përdorimit në një
+lagje duke pjesëtuar sasinë e përgjithshme të konsumuar me numrin e
+pajtimtarëve, dhe këtë t’ua dërgojë matësve. Matësi i çdo konsumatori mund
+të krahasonte kështu regjistrimin e tij, përgjatë cilësdo periudhe kohore,
+me mesataren e përdorimit për atë periudhë. I njëjti përfitim, ama pa
+mbikëqyrje!</p>
+
+<p>Na duhet të hartojmë të tillë privatësi në krejt sistemet tona
+dixhitale.&nbsp;[<a href="#ambientprivacy">1</a>].</p>
+</div>
+
+<h3 class="subheader">Kurë për Grumbullimin e të Dhënave: Të Lihen të Hapërdara</h3>
+
+<div class="columns">
+<p>Një rrugë për ta bërë mbikëqyrjen të parrezikshme për privatësinë është të
+<a name="dispersal">mbahen të dhënat të shpërndara dhe në mënyrë të tillë që
+hyrja në to të jetë e paleverdishme</a>. Kamerat e dikurshme të sigurisë
+nuk qenë kërcënim për privatësinë (<a href="#privatespace">*</a>).
+Regjistrimet depozitoheshin dhe ruheshin me kushtin paraprak: vetëm për disa
+javë. Ngaqë hyrja në to dhe përdorimi i tyre nuk qe gjë e kollajtë, nuk qe
+bërë kurrë në shkallë masive; ato hapeshin dhe përdoreshin vetëm në vende ku
+dikush kish njoftuar për një shkelje të ligjit. Do të ishte e pamundur të
+grumbulloheshin fizikisht miliona shirita regjistrimesh çdo ditë dhe të
+shiheshin apo kopjoheshin.</p>
+
+<p>Sot, kamerat e sigurisë janë bërë kamera mbikëqyrjeje: ato janë të lidhura
+në Internet, që regjistrimet të mund të grumbullohen në një qendër të
+dhënash dhe të ruhen përgjithmonë. Në Detroit, policët ushtrojnë trysni mbi
+bizneset për t’u dhënë <a
+href="https://www.detroitnews.com/story/news/local/detroit-city/2018/01/23/detroit-green-light/109524794/">hyrje
+të pakufizuar në kamerat e tyre të survejimit</a>, që kështu të mund të
+shohin përmes tyre në çfarëdo kohe, gjithë kohën. Kjo është që tani e
+rrezikshme, por ka për t’u bërë edhe më keq. Përparimet teknike në njohjen
+e fytyrave mund të sjellin një ditë kur gazetarët e dyshuar të ndiqen rrugës
+gjithë kohën, për të parë se me kë bisedojnë.</p>
+
+<p>Shpesh, vetë kamerat e lidhura me Internetin, kanë siguri dixhitale që ta
+shpif, që do të thotë se <a
+href="https://www.csoonline.com/article/2221934/cia-wants-to-spy-on-you-through-your-appliances.html">kushdo
+mund të vëzhgojë atë që sheh syri i kamerës</a>. Kjo i bën kamerat e
+lidhura në internet një kërcënim të madh për sigurinë dhe për privatësinë.
+Për hir të privatësisë, duhet të ndalojmë përdorimin e kamerave të lidhura
+me Internetin të fokusuara ku dhe kur ka publik, hiq rastin kur ato mbahen
+nga të pranishëm në këto vende publike. Gjithkush duhet të jetë i lirë të
+postojë, me raste, foto dhe regjistrime video, por grumbullimi sistematik në
+Internet i të dhënave të tilla duhet të kufizohet.</p>
+
+<p><a name="privatespace"><b>*</b></a>Po marr si të mirëqenë që kamera e
+sigurisë sheh brenda një dyqani, ose mbi një rrugë. Cilado kamera e drejtuar
+mbi hapësirën private të dikujt, nga dikush tjetër, cenon privatësinë, por
+ky është problem tjetër.</p>
+</div>
+
+<h3 id="digitalcash" class="subheader">Kurë për Mbikëqyrje Internet Nga Tregtia</h3>
+
+<div class="columns">
+<p>Shumica e të dhënave vjen nga veprimtaritë dixhitale të vetë njerëzve.
+Zakonisht të dhënat grumbullohen së pari nga kompanitë. Por kur vjen fjala
+për kërcënimin e privatësisë dhe demokracisë, nuk ka dallim mes mbikëqyrjes
+së bërë drejtpërdrejt nga shteti apo të deleguar një biznesi, ngaqë shteti
+mund t’i ketë të dhënat që mbledhin kompanitë.</p>
+
+<p>Përmes PRISM-it, NSA-ja ka <a
+href="https://www.commondreams.org/headline/2013/08/23-2">hyrë në bazat e të
+dhënave të mjaft korporatave të mëdha të Internetit</a>. AT&amp;T-ja ka
+ruajtur krejt regjistrimet e veta të thirrjeve telefonike që prej 1987-s dhe
+<a
+href="http://www.nytimes.com/2013/09/02/us/drug-agents-use-vast-phone-trove-eclipsing-nsas.html?_r=0">ia
+jep ato DEA-s</a> për kërkime, kur i është kërkuar. Në këndvështrim të
+ngushtë, qeveria e ShBA-ve nuk i zotëron këto të dhëna, por në terma
+praktikë i zotëron po njësoj. Disa kompani i mburrin se <a
+href="https://www.eff.org/who-has-your-back-government-data-requests-2015">u
+kanë rezistuar, me aq sa munden, kërkesave për të dhëna nga qeveria</a>, por
+kjo mund të kompensojë vetëm pjesërisht dëmin që shkaktojnë përmes
+grumbullimit të këtyre të dhënave. Veç kësaj, mjaft nga këto kompani, i
+keqpërdorin vetë të dhënat ose ua furnizojnë ato tregtarëve të të dhënave.</p>
+
+<p>Synimi për ta bërë gazetarinë dhe demokracinë të pakërcënuar kërkon atëherë
+që të reduktojmë të dhënat e grumbulluara rreth njerëzish nga çfarëdo enti,
+jo thjesht nga shteti. Duhet t’i rikonceptojmë sistemet tona dixhitale që
+të mos grumbullojnë të dhëna rreth përdoruesve të tyre. Nëse u duhen të
+dhëna dixhitale rreth transaksioneve tona, nuk duhet lejuar që t’i mbajnë
+ato më gjatë se një interval të shkurtër kohe përtej atij që nevojitet
+doemos për çka po kryejnë për ne.</p>
+
+<p>Një nga shkaqet e nivelit të tanishëm të mbikëqyrjes në Internet është fakti
+që sajtet financohen përmes reklamave të bazuara në ndjekjen e veprimtarisë
+dhe prirjeve të përdoruesve. Kjo e shndërron një bezdi të
+thjeshtë&mdash;reklamën, që mund të mësohemi ta shpërfillim&mdash;në një
+sistem mbikëqyrjeje që na dëmton, pavarësisht se e dimë apo nuk e dimë.
+Blerjet nëpërmjet Internetit gjithashtu përdoren për të ndjekur përdoruesit
+e tyre. Dhe ne të gjithë e dimë që &ldquo;rregullat e privatësisë&rdquo;
+janë më tepër justifikime për të shkelur privatësinë, se sa angazhime për ta
+mbrojtur atë.</p>
+
+<p>Mund t’i ndreqnim të dy problemet duke bërë tonin një sistem pagesash
+anonime&mdash;anonim për atë që paguan, kuptohet. (Nuk duam që ai që
+paguhet, t’u bëjë bisht taksave.) <a
+href="http://www.wired.com/opinion/2013/05/lets-cut-through-the-bitcoin-hype/">Bitcoin-i
+nuk është anonim</a>, pavarësisht se ka përpjekje për të zhvilluar mënyra që
+të paguani me Bitcoin në mënyrë anonime. Sido qoftë, teknologjia për <a
+href="http://www.wired.com/wired/archive/2.12/emoney_pr.html">paranë
+dixhitale u zhvillua së pari në vitet ’80</a>; software-i GNU për ta bërë
+këtë quhet <a href="http://taler.net/">GNU Taler</a>. Tani kemi nevojë
+vetëm për marrëveshje të përshtatshme mes bizneseve, dhe që shteti të mos i
+pengojë ato.</p>
+
+<p>Një tjetër metodë për pagesa anonime do të mund të përdorte <a
+href="https://stallman.org/articles/anonymous-payments-thru-phones.html">karta
+telefonike të parapaguara</a>. Është më pak e volitshme, por shumë e lehtë
+të sendërtohet.</p>
+
+<p>Një kërcënim i mëtejshëm nga grumbullimi i të dhënave personale prej sajteve
+është se cenuesit e sigurisë mund të hyjnë në to, t’i marrin dhe t’i
+keqpërdorin. Kjo përfshin hollësi kartash krediti të konsumatorëve. Një
+sistem pagesash anonime do t’i jepte fund këtij rreziku: një e çarë sigurie
+te sajti nuk do t’ju bënte dëm, nëse sajti nuk di asnjë gjë rreth jush.</p>
+</div>
+
+<h3 class="subheader">Kurë për Mbikëqyrjen e Udhëtimeve</h3>
+
+<div class="columns">
+<p>Duhet ta shndërrojmë mbledhjen e pagesave dixhitale të lidhura me udhëtimet
+në mbledhje pagesash anonime (duke përdorur para dixhitale, për shembull).
+Sistemet e leximit të targave <a
+href="https://www.eff.org/deeplinks/2018/11/eff-and-muckrock-release-records-and-data-200-law-enforcement-agencies-automated">njohin
+krejt targat</a>, dhe <a
+href="http://news.bbc.co.uk/2/hi/programmes/whos_watching_you/8064333.stm">të
+dhënat mund të ruhen përgjithmonë</a>; do të duhej që ligji të kërkonte të
+dalloheshin dhe të regjistroheshin vetëm ato targa që gjenden në një listë
+automjetesh që kërkohen me urdhër gjykate. Sipas një alternative më pak të
+sigurt do të regjistroheshin krejt automjetet, në shkallë vendore, por vetëm
+për pak ditë, dhe të dhënat e plota të mos jepen nëpërmjet Internetit; hyrja
+në të dhënat do të duhej kufizuar në kërkime për numra sipas një liste me
+targa për të cilat ka urdhër gjykate.</p>
+
+<p>Lista &ldquo;no-fly&rdquo; e ShBA-ve duhet shfuqizuar, sepse përbën <a
+href="https://www.aclu.org/blog/national-security-technology-and-liberty-racial-justice/victory-federal-court-recognizes">ndëshkim
+pa gjyq</a>.</p>
+
+<p>Është e pranueshme të kihet një listë njerëzish të cilët të kontrollohen me
+kujdes të veçantë, tok me bagazhet e tyre, dhe pasagjerët anonimë në
+fluturimet e brendshme mund të trajtohen sikur të ishin në këtë listë.
+Është gjithashtu e pranueshme të mos lejohen ata që nuk janë shtetas, nëse
+nuk u është lejuar të hyjnë fare në vend, të hipin në fluturime drejt një
+vendi. Kjo do të duhej të ishte e mjaftë për krejt qëllimet e ligjshme.</p>
+
+<p>Mjaft sisteme transiti masiv përdorin për pagesa ndonjë lloj karte të mençur
+ose RFID. Këto sisteme grumbullojnë të dhëna personale: nëse e bëni vetëm
+një herë gabimin të paguani me to dhe jo me para klasike, ato e
+përshoqërojnë përgjithmonë kartën me emrin tuaj. Për më tepër, regjistrojnë
+gjithçka ka të bëjë me udhëtimet përshoqëruar secilës kartë. Të marra
+bashkë, bëhen mbikëqyrje masive. Ky grumbullim të dhënash duhet reduktuar.</p>
+
+<p>Shërbimet e orientimit dhe hartave kryejnë mbikëqyrje: kompjuteri i
+përdoruesit i tregon shërbimit të hartave vendin dhe ku dëshiron përdoruesi
+të mbërrijë; mandej shërbyesi përcakton rrugën dhe ia dërgon kompjuterit të
+përdoruesit, i cili e shfaq. Sot, ka gjasa që shërbyesi i regjistron vendet
+e përdoruesve, ngaqë asgjë nuk ia ndalon. Kjo mbikëqyrje nuk është së
+brendshmi e domosdoshme, dhe mund të shmanget përmes rikonceptimit:
+software-i lirë/libre në kompjuterin e përdoruesit mund të shkarkojë të
+dhëna harte për zonat që i interesojnë (nëse nuk janë shkarkuar tashmë), të
+përllogarisë rrugën, dhe ta shfaqë, pa i treguar kujt ndonjëherë se ku
+gjendet apo ku dëshiron të shkojë përdoruesi.</p>
+
+<p>Sistemet për dhënien e biçikletave me qira, etj., mund të hartohen në mënyrë
+të tillë që identiteti i qiramarrësit të njihet vetëm brenda stacionit nga u
+mor objekti me qira. Qiradhënësi do të njoftonte krejt stacionet se objekti
+është &ldquo;dhënë,&rdquo;, që kështu, kur përdoruesi e jep mbrapsht në
+cilindo stacion (përgjithësisht, një i ndryshëm nga fillestari), ai stacion
+do ta dijë se ku dhe kur qe marrë me qira objekti. Do të njoftojë stacionin
+tjetër se objekti nuk është më &ldquo;i dhënë.&rdquo; Do të llogarisë
+gjithashtu faturën e përdoruesit, dhe do t’ia dërgojë (pasi të presë një
+numër të rastësishëm minutash) qendrës së një vargu stacionesh, në mënyrë që
+qendra të mos gjejë dot se nga cili stacion erdhi fatura. Pasi të jetë
+kryer kjo, stacioni ku u dorëzua objekti pas përdorimit do të harronte
+gjithçka rreth transaksionit. Nëse një objekt mbetet &ldquo;i dhënë&rdquo;
+për një kohë të gjatë, stacioni nga u mor me qira mund të njoftojë qendrën;
+në këtë rast, mund ta dërgojë identitetin e qiramarrësit menjëherë.</p>
+</div>
+
+<h3 class="subheader">Kurë për Dosjet e Komunikimeve</h3>
+
+<div class="columns">
+<p>Mundësuesit e shërbimeve Internet dhe kompanitë telefonike ruajnë të dhëna
+të zgjeruara mbi kontaktet e përdoruesve të tyre (shfletim, thirrje
+telefonike, etj). Me telefonat celularë, ata <a
+href="http://www.zeit.de/digital/datenschutz/2011-03/data-protection-malte-spitz">regjistrojnë
+gjithashtu vendndodhje fizike të përdoruesve</a>. Këto dosje i ruajnë për
+një kohë të gjatë: mbi 30 vjet, në rastin e AT&amp;T-së. Së shpejti madje
+do të <a
+href="http://www.wired.com/opinion/2013/10/the-trojan-horse-of-the-latest-iphone-with-the-m7-coprocessor-we-all-become-qs-activity-trackers/">regjistrojnë
+veprimtarinë e trupit të përdoruesit</a>. Duket se <a
+href="https://www.aclu.org/blog/national-security-technology-and-liberty/it-sure-sounds-nsa-tracking-your-location">NSA-ja
+i grumbullon të dhënat mbi vendndodhjet e celularëve</a> në stil tregu
+shumice.</p>
+
+<p>Komunikimi i pambikëqyrur është i pamundur atje ku sistemet krijojnë dosje
+të tilla. Prandaj do të duhej të ishte e paligjshme të krijohen ose ruhen
+ato. ISP-të dhe kompanitë telefonike nuk duhet të lejohen të ruajnë
+informacion të tillë për një kohë të gjatë, në mungesë të një urdhri gjykate
+për të përgjuar një palë të caktuar.</p>
+
+<p>Kjo zgjidhje nuk është plotësisht e kënaqshme, ngaqë nuk do ta ndalë
+grumbullimin material nga qeveria të krejt të dhënave sapo të
+krijohen&mdash;që është ajo çka <a
+href="http://www.guardian.co.uk/world/2013/jun/06/nsa-phone-records-verizon-court-order">bëjnë
+ShBA-të me disa ose me të tëra kompanitë telefonike</a>. Do të na duhet të
+bazohemi në ndalimin me ligj. Sidoqoftë, kaq do të ishte më mirë se sa
+gjendja e tanishme, ku ligji përkatës (ligji PAT RIOT Act) nuk e ndalon
+qartazi këtë praktikë. Për më tepër, nëse qeveria i kthehet këtij lloj
+mbikëqyrje, nuk do të merrte të dhëna mbi thirrjet telefonike të gjithkujt
+të bëra përpara asaj kohe.</p>
+
+<p>Lidhur me privatësinë rreth se me kë shkëmbeni email, një zgjidhje e
+thjeshtë e pjesshme është që ju dhe të tjerët të përdorni shërbime email në
+një vend që nuk do të bashkëpunonte kurrë me qeverinë tuaj, dhe të
+komunikoni me njëri-tjetrin duke përdorur fshehtëzim. Megjithatë, Ladar
+Levison (pronar i shërbimit email Lavabit, të cilin mbikëqyrja në ShBA u
+përpoq ta korruptonte plotësisht) ka një ide më të sofistikuar për një
+sistem fshehtëzimi, përmes të cilit shërbimi juaj email do të dinte vetëm se
+ju i dërguat email një përdoruesi të shërbimit tim email, dhe shërbimi im
+email do të dinte vetëm se unë kam marrë email prej një përdoruesi të
+shërbimit tuaj email, por do të ishte e vështirë të përcaktohej se email-in
+ma keni dërguar mua.</p>
+</div>
+
+<h3 class="subheader">Ca Mbikëqyrje Ama Është e Nevojshme</h3>
+
+<div class="columns">
+<p>Që shteti të gjejë keqbërësit, lypset të jetë në gjendje të hetojë krime
+specifike, ose dyshime për krime specifike të planifikuara, me një urdhër
+gjykate. Me Internetin, aftësia për të përgjuar bashkëbisedimet telefonike
+do të shtrihej natyrisht te aftësia për të përgjuar lidhjet Internet. Është
+e lehtë të abuzohet me këtë aftësi për arsye politike, por është edhe e
+nevojshme. Për fat të mirë, kjo nuk bën të mundur gjetjen e nxjerrësve të
+sekretit pas faktit të kryer, nëse (siç këshilloj) ua pengojmë sistemeve
+dixhitalë grumbullimin e dosjeve masive përpara faktit të kryer.</p>
+
+<p>Individët me fuqi speciale të akorduar nga shteti, të tillë si policët, e
+humbasin të drejtën për privatësi dhe duhen mbikëqyrur. (Në fakt, policët
+kanë term zhargon të tyrin për betim të rremë, &ldquo;<a
+href="https://en.wikipedia.org/w/index.php?title=Police_perjury&amp;oldid=552608302">testilying</a>,&rdquo;
+ngaqë e bëjnë kaq shpesh, veçanërisht lidhur me protestuesit dhe <a
+href="https://web.archive.org/web/20131025014556/http://photographyisnotacrime.com/2013/10/23/jeff-gray-arrested-recording-cops-days-becoming-pinac-partner/">
+fotografët</a>.) Një qytet në Kaliforni, që e bëri të detyrueshëm për
+policët përdorimin e kamerave video në trup gjithë kohën, zbuloi se <a
+href="http://www.motherjones.com/kevin-drum/2013/08/ubiquitous-surveillance-police-edition">përdorimi
+i forcës prej tyre ra me 60%</a>. ACLU është në favor të kësaj.</p>
+
+<p><a
+href="https://web.archive.org/web/20171019220057/http://action.citizen.org/p/dia/action3/common/public/?action_KEY=12266">Korporatat
+nuk janë njerëz, ndaj as subjekt i të drejtave të njeriut</a>. Është e
+ligjshme të kërkohet që bizneset të publikojnë hollësi të proceseve që mund
+t’i shkaktojnë shoqërisë rreziqe kimike, biologjike, bërthamore, fiskale,
+kompjuterike (p.sh., <a href="http://DefectiveByDesign.org">DRM</a>) ose
+politike (p.sh., lobimi), në çfarëdo niveli që është i nevojshëm për
+mirëqenien publike. Rreziku i këtyre operacioneve (sillni në mendje
+rrjedhjen e naftës nga BP-ja, shpërthimet nga shkrirja e reaktorit në
+Fukushima, dhe krizën fiskale të 2008-s) e bën më të vogël atë të
+terrorizmit.</p>
+
+<p>Sido që të jetë, gazetaria duhet të mbrohet nga mbikëqyrja edhe kur kryhet
+si pjesë e një biznesi.</p>
+</div>
+<div class="column-limit"></div>
+
+<div class="reduced-width">
+<p>Teknologjia dixhitale ka sjellë një rritje të tmerrshme të nivelit të
+mbikëqyrjes së lëvizjeve, veprimeve dhe komunikimeve tona. Bëhet fjalë për
+shumë më tepër se sa patëm provuar në vitet ’90, dhe <a
+href="https://hbr.org/2013/06/your-iphone-works-for-the-secret-police">shumë
+më tepër se sa patën provuar njerëzit pas Perdes së Hekurt</a> gjatë viteve
+’80, dhe kufijtë e propozuar ligjorë mbi përdorimin nga shteti të të dhënave
+të grumbulluara nuk do ta ndryshonin gjendjen.</p>
+
+<p>Kompanitë po ndërtojnë mbikëqyrje edhe më hundëfutëse. Ka zëra që thonë se
+mbikëqyrja gjithkund, e rrënjosur në kompani të tilla si Facebook-u, mund të
+kenë efekte të thella në <a
+href="https://www.theguardian.com/technology/2015/aug/10/internet-of-things-predictable-people">mënyrën
+se si mendojnë njerëzit</a>. Mundësi të tilla nuk janë të vlerësueshme me
+saktësi; por kërcënimi ndaj demokracisë këtu s’është spekulim. Ekziston dhe
+është i dukshëm që sot.</p>
+
+<p>Duhet ta kthejmë mbrapsht këtë rritje, veç në besofshim se vendet tona të
+lira kanë vuajtur dikur nga deficite të rënda të mbikëqyrjes, dhe se duhej
+të përgjoheshin më shumë se sa qenë përgjuar Bashkimi Sovjetik dhe Gjermania
+Lindore. Kjo lyp ndaljen e grumbullimit masiv të të dhënave rreth njerëzve.</p>
+</div>
+<div class="column-limit"></div>
+
+<h3 style="font-size: 1.2em">Shënim Fundi</h3>
+<ol>
+<li id="ambientprivacy">Kushtit të <em>të qenit i pambikëqyrur</em> i është referuar si <a
+href="https://idlewords.com/2019/06/the_new_wilderness.htm">privatësi
+mjedisi</a>.</li>
+</ol>
+</div>
+
+<div class="translators-notes">
+
+<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't have notes.-->
+ </div>
+</div>
+
+<!-- for id="content", starts in the include above -->
+<!--#include virtual="/server/footer.sq.html" -->
+<div id="footer">
+<div class="unprintable">
+
+<p>Ju lutemi, pyetjet dhe kërkesat e përgjithshme rreth FSF-së &amp; GNU-së
+dërgojini te <a href="mailto:gnu@gnu.org">&lt;gnu@gnu.org&gt;</a>. Ka
+gjithashtu <a href="/contact/">mënyra të tjera për t’u lidhur me</a>
+FSF-në. Njoftimet për lidhje të dëmtuara dhe ndreqje apo këshilla të tjera
+mund të dërgohen te <a
+href="mailto:webmasters@gnu.org">&lt;webmasters@gnu.org&gt;</a>.</p>
+
+<p>
+<!-- TRANSLATORS: Ignore the original text in this paragraph,
+ replace it with the translation of these two:
+
+ We work hard and do our best to provide accurate, good quality
+ translations. However, we are not exempt from imperfection.
+ Please send your comments and general suggestions in this regard
+ to <a href="mailto:web-translators@gnu.org">
+
+ &lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p>
+
+ <p>For information on coordinating and submitting translations of
+ our web pages, see <a
+ href="/server/standards/README.translations.html">Translations
+ README</a>. -->
+Përpiqemi fort dhe bëjmë sa mundemi për të ofruar përkthime me cilësi të
+mirë dhe të përpikta. Megjithatë, nuk jemi të përjashtuar nga
+papërsosmëritë. Ju lutemi, komentet dhe këshillat e përgjithshme lidhur me
+këtë dërgojini te <a
+href="mailto:web-translators@gnu.org">&lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p><p>Për
+të dhëna mbi bashkërendimin dhe parashtrimin e përkthimeve të faqeve tona
+web, shihni <a href="/server/standards/README.translations.html">README për
+përkthimet</a>.</p>
+</div>
+
+<!-- Regarding copyright, in general, standalone pages (as opposed to
+ files generated as part of manuals) on the GNU web server should
+ be under CC BY-ND 4.0. Please do NOT change or remove this
+ without talking with the webmasters or licensing team first.
+ Please make sure the copyright date is consistent with the
+ document. For web pages, it is ok to list just the latest year the
+ document was modified, or published.
+
+ If you wish to list earlier years, that is ok too.
+ Either "2001, 2002, 2003" or "2001-2003" are ok for specifying
+ years, as long as each year in the range is in fact a copyrightable
+ year, i.e., a year in which the document was published (including
+ being publicly visible on the web or in a revision control system).
+
+ There is more detail about copyright years in the GNU Maintainers
+ Information document, www.gnu.org/prep/maintain. -->
+<p>Të drejta kopjimi &copy; 2015, 2016, 2017, 2018, 2019, 2020 Richard Stallman</p>
+
+<p>Kjo faqe mund të përdoret sipas një licence <a rel="license"
+href="http://creativecommons.org/licenses/by-nd/4.0/">Creative Commons
+Attribution-NoDerivatives 4.0 International License</a>.</p>
+
+<!--#include virtual="/server/bottom-notes.sq.html" -->
+<div class="translators-credits">
+
+<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't want credits.-->
+ </div>
+
+<p class="unprintable"><!-- timestamp start -->
+U përditësua më:
+
+$Date: 2020/10/06 08:42:13 $
+
+<!-- timestamp end -->
+</p>
+</div>
+</div>
+<!-- for class="inner", starts in the banner include -->
+</body>
+</html>