summaryrefslogtreecommitdiff
path: root/talermerchantdemos/blog/articles/sq/rms-lisp.html
diff options
context:
space:
mode:
Diffstat (limited to 'talermerchantdemos/blog/articles/sq/rms-lisp.html')
-rw-r--r--talermerchantdemos/blog/articles/sq/rms-lisp.html590
1 files changed, 590 insertions, 0 deletions
diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/rms-lisp.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/rms-lisp.html
new file mode 100644
index 0000000..49763d7
--- /dev/null
+++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/rms-lisp.html
@@ -0,0 +1,590 @@
+<!--#set var="ENGLISH_PAGE" value="/gnu/rms-lisp.en.html" -->
+
+<!--#include virtual="/server/header.sq.html" -->
+<!-- Parent-Version: 1.77 -->
+
+<!-- This file is automatically generated by GNUnited Nations! -->
+<title>Përvoja Ime Me Lisp dhe Zhvillimi i GNU Emacs - Projekti GNU - Free Software
+Foundation</title>
+
+<!--#include virtual="/gnu/po/rms-lisp.translist" -->
+<!--#include virtual="/server/banner.sq.html" -->
+<h2>Përvoja ime me Lisp dhe Krijimi i GNU Emacs</h2>
+
+<blockquote><p>(Transkriptim i Fjalës së Richard Stallman-it, 28 Tetor 2002, në
+International Lisp Conference).</p></blockquote>
+
+<p>Ngaqë asnjë nga fjalimet e mia të zakonshme nuk lidhet gjëkundi me Lisp-in,
+asnjë prej tyre nuk qe i përshtatshëm për sot. Ndaj do të më duhet të
+improvizoj. Ngaqë gjatë karrierës time kam bërë boll gjëra që lidhen me
+Lisp-in, do të duhej të isha në gjendje të them diçka interesante.</p>
+
+<p>Takimi im i parë me Lisp-in qe leximi i doracakut të Lisp 1.5-s në shkollën
+e mesme. Kjo qe koha kur më iku mendja nga ideja që mund të kishte një gjuhë
+kompjuteri si kjo. Hera e parë që pata rastin të bëj diçka me Lisp-in qe kur
+isha riosh në Harvard dhe shkrova një interpretues Lisp për <abbr
+title="Programmed Data Processor">PDP</abbr>-11. Qe makinë shumë e vogël
+&mdash; kish a s’kish 8k kujtesë &mdash; dhe ia dola të shkruaj
+interpretuesin brenda një mijë udhëzimesh. Kjo më la pak vend për pakëz të
+dhëna. Kjo ndodhi përpara se të arrija të shihja se çfarë qe vërtet një
+<em>software</em>, ai që kryente detyra të vërteta në sistem.</p>
+
+<p>Zura të punoj për një sendërtim të njëmendtë Lisp me JonL White-in sapo
+fillova të punoj në <abbr title="Massachusetts Institute of
+Technology">MIT</abbr>. Më punësuan në Artificial Intelligence Lab, jo
+JonL-ja, por Russ Noftsker-i, çka qe më ironikja kur mendon se ç’do të vinte
+më pas &mdash; vërtet duhet të jetë penduar për atë ditë.</p>
+
+<p>Gjatë viteve ’70, përpara se jeta ime të politizohej nga ngjarje të
+tmerrshme, thjesht e shtyja duke bërë zgjerim pas zgjerimi për programe të
+ndryshme, dhe shumica e tyre nuk kishin të bënin aspak me Lisp-in. Por, në
+rrugë e sipër, shkrova një përpunues tekstesh, Emacs. Ideja interesante
+rreth Emacs-it qe që kish një gjuhë programimi brenda, dhe që urdhrat e
+përdoruesit për përpunime mund të shkruheshin në atë gjuhë të interpretuar
+programimesh, dhe kështu mund të ngarkonit urdhra të reja te përpunuesi juaj
+ndërkohë që punonit me të. Mund të përpunonit programet që po përdornit dhe
+të vazhdonit të përpunonit me ta. Pra, kishim një sistem që qe i dobishëm
+për gjëra të tjera veç programimit, dhe ndërkohë mund ta programonit, teksa
+e përdornit. Nuk e di nëse qe e para ndër gjëra të tilla, por sigurisht qe
+përpunuesi i parë i tillë.</p>
+
+<p>Kjo frymë e krijimit të programeve gjigante, të ndërlikuara, për përdorim
+për përpunimin tuaj, dhe mandej shkëmbimi i tyre me persona të tjerë, ndezi
+frymën e bashkëpunimit të lirë që shihnim atëherë në AI Lab. Ideja qe që
+mund t’ia jepnit kopjen e çfarëdo programi që kishit dikujt që donte një
+kopje të tij. I ndanim programet me këdo që donte t’i përdorte ato, përbënin
+dije njerëzore. Pra edhe pse nuk kish mendim politik të kristalizuar që të
+lidhej me mënyrën sipas të cilës shkëmbenim <em>software</em> për hartimin e
+Emacs-it, jam i bindur që pat një lidhje mes tyre, ndoshta një lidhje jo të
+vetëdijshme. Mendoj se është natyra e mënyrës se si jetonim në AI Lab ajo që
+shpuri te Emacs dhe e bëri atë që është.</p>
+
+<p>Emacs-i origjinal s’përmbante Lisp. Gjuha e nivelit të ulët, gjuha e
+painterpretueshme &mdash; qe PDP-10 Assembler. Interpretuesi që shkruam, në
+fakt s’u shkrua për Emacs, u shkrua për <abbr title="Text Editor and
+COrrector">TECO</abbr>. Ky qe përpunuesi ynë i teksteve, dhe qe një gjuhë
+programimi tejet e shpifur, e shpifur sa më s’bëhej. Arsyeja qe se nuk qe
+hartuar për të qenë gjuhë programimi, qe hartuar për të qenë gjuhë
+përpunuesi dhe urdhrash. Kish urdhra të tilla si &lsquo;5l&rsquo;, për
+&lsquo;zhvendosu pesë rreshta&rsquo;, ose &lsquo;i&rsquo; dhe mandej një
+varg dhe mandej një ESC për ta futur atë varg diku. Mund të shkruanit një
+varg që mund të ishte një radhë urdhrash, dhe që quhej varg urdhrash. E
+përfundonit me ESC ESC, dhe kështu mund të ekzekutohej.</p>
+
+<p>Njerëzit donin ta zgjeronin këtë gjuhë me aftësi programimi, ndaj edhe
+shtuan ca syresh. Për shembull, nga të parat qe një mekanizëm përsëritjeje,
+që qe &lt; &gt;. Mund t’i vinit këto rreth një gjëje dhe kjo gjë do të
+përsëritej. Kish edhe të tjerë urdhra të mistershëm që mund të përdoreshin
+për të dalë nga përsëritja sipas një kushti. Për të krijuar Emacs-in, <a
+href="#foot-1">(1)</a> shtuam aftësinë për të pasur nënrutina të
+emërtuara. Para kësaj, qe pak a shumë si Basic, dhe nënrutinat mund të
+kishin vetëm një shkronjë si emër. Me to, qe e vështirë të programoheshin
+programe të mëdha, ndaj shtuam kod që të mund të kiheshin emra të gjatë. Në
+fakt, kish edhe disa aftësi të tjera paksa të sofistikuara; kam përshtypjen
+se Lisp-i, aftësinë për "unwind-protect", e mori nga TECO.</p>
+
+<p>Filluam duke shtuar aftësi pak a shumë të sofistikuara, krejt me sintaksën
+më të shpifur që mund të mendoni, dhe funksionoi &mdash; njerëzit
+prapëseprapë qenë të zotët të shkruanin programe të mëdhenj me të. Mësimi i
+qartë qe që një gjuhë si TECO, e cila s’qe hartuar për të qenë gjuhë
+programimi, ishte rruga e gabuar. Gjuha në të cilën ju do të krijonit
+zgjerimet tuaja, s’do të duhej konceptuar si gjuhë programimi pas të vjelës;
+do të duhej konceptuar si gjuhë programimi. Në fakt, zbuluam që gjuha më e
+mirë e programimit për këtë qëllim qe Lisp-i.</p>
+
+<p>Ai që e zbuloi këtë <a href="#foot-2">(2)</a>, qe Bernie Greenberg. Ky
+shkroi një version të Emacs-it në Multics MacLisp, dhe i shkroi urdhrat e
+veta në MacLisp në mënyrë të drejtpërdrejtë. Përpunuesi në vetvete qe
+shkruar krejtësisht në Lisp. Multics Emacs u shndërrua në sukses të madh
+&mdash; programimi i urdhrave të rinj për përpunimin qe kaq i përshtatshëm
+sa edhe sekretaret në zyrën e tij filluan të mësonin se si ta
+përdornin. Përdorën një doracak që e pat shkruar dikush e që tregonte se si
+të zgjerohej Emacs-i, por që nuk thoshte se bëhej fjalë për
+programim. Kështu që sekretaret, që besonin se nuk programonin dot, nuk
+patën frikë. Lexuan doracakun, zbuluan që mund të bënin gjëra të dobishme
+dhe mësuan të programonin.</p>
+
+<p>Pra, Bernie pa që një aplikacion &mdash; një program që bën diçka të
+dobishme për ju &mdash; që ka brenda Lisp dhe që mund ta zgjeroni duke
+rishkruar programe Lisp, është në fakt një mënyrë shumë e mirë që njerëzit
+të mësojnë programim. U jep atyre një mundësi të shkruajnë programe të
+vegjël që janë të dobishëm për ta, çka në shumicën e fushave ju ndoshta nuk
+mund ta kryeni dot. Mund të nxiten përmes përdorimit praktik &mdash; në
+fazën që është më e vështira &mdash; kur nuk besojnë se mund të programojnë,
+derisa arrijnë në pikën që janë programues.</p>
+
+<p>Në këtë pikë, njerëzit zunë të mendonin se si mund të kishin diçka të tillë
+edhe në një platformë tek e cila nuk kishin sendërtim të plotë funksional të
+Lisp-it. Multics MacLisp kish një përpilues dhe një interpretues &mdash; qe
+sistem Lisp i kompletuar &mdash; por njerëzit donin të sendërtonin diçka të
+tillë në sisteme të tjera, ku s’kishin shkruar ende ndonjë përpilues
+Lisp. Pra, po të mos kishit përpiluesin Lisp, s’shkruanit dot plotësisht
+përpunuesin në Lisp &mdash; do të ishte shumë i ngadaltë, veçanërisht
+riparaqitja, po qe se bëhej fjalë të xhirohej Lisp i interpretuar. Ndaj
+zhvilluam një teknikë hibride. Ideja qe të shkruanim në një të vetëm një
+interpretues Lisp dhe pjesët e nivelit të ulët tok, që kështu një pjesë e
+përpunuesit të qenë pjesë të brendshme të Lisp-it. Këto do të ishin çfarëdo
+pjesësh që ne mendonim se duheshin përsosur. Kjo qe një teknikë që e kishim
+praktikuar tashmë me vetëdije në Emacs-in origjinal, ngaqë kish disa veçori
+deri diku të nivelit të lartë, të cilat i risendërtuam në gjuhën e makinës,
+duke i shndërruar në primitivë TECO. Për shembull, kish një primitiv TECO
+për mbushjen e një paragrafi (në fakt, për kryerjen e shumicës së punës për
+mbushjen e një paragrafi, ngaqë disa nga pjesët më pak të lodhshme të punës
+i binte të kryheshin në një nivel më të lartë, nga një program TECO). Mund
+ta bënit krejt punën duke shkruar një program TECO, por kjo qe shumë e
+ngadaltë, ndaj e përsosëm duke hedhur pjesë të tij në gjuhën e
+makinës. Përdorëm këtu të njëjtën ide (atë te teknika hibride), që pjesa
+dërrmuese e përpunuesit të shkruhej në Lisp, por disa pjesë të tij, të cilat
+duhej të xhironin veçanërisht shpejt, të shkruheshin në nivel më të ulët.</p>
+
+<p>Kështu që, kur shkrova sendërtimin tim të dytë të Emacs-it, ndoqa të njëjtën
+lloj skeme. Gjuha e nivelit të ulët nuk qe më gjuha e makinës, qe C-ja. C-ja
+qe gjuhë e mirë, e efektshme për programe të kalueshëm, që të mund të
+xhironin në një sistem operativ të ngjashëm me Unix-in. Kishte një
+interpretues Lisp, por sendërtova aftësi për veprime specifike përpunimi
+drejt e në C &mdash; përdorim shtytëzash përpunuesi, futjeje teksti
+drejtues, lexim dhe shkrim kartelash, rishfaqje në ekran të përmbajtjes së
+një shtytëze, administrim dritaresh përpunuesi.</p>
+
+<p>Tani, ky s’qe Emacs-i i parë i shkruar në C dhe që xhironte nën Unix. I pari
+qe shkruar nga James Gosling, dhe i referoheshin si GosMacs. I ndodhi diçka
+e çuditshme. Në fillim, ngjante se ndikohej nga e njëjta frymë e shkëmbimit
+dhe bashkëpunimit me Emacs-in origjinal. Emacs-in e parë origjinal e pata
+hedhur në qarkullim për personat në MIT. Dikush dëshironte ta bënte të
+xhironte në Twenex &mdash; në fillim xhironte vetëm në Incompatible
+Timesharing System që përdornim në MIT. E kaluan në Twenex, që do të thoshte
+se kish ndoca qindra instalime nëpër botë që mundeshin ta përdornin. Zumë
+tua dërgonim atyre, me kusht që &ldquo;duhet të na dërgoni krejt
+përmirësimet që i bëni&rdquo; që të përfitonim të gjithë. Askush s’u përpoq
+ndonjëherë ta bënte këtë të detyrueshme, por, me aq sa di, njerëzit
+bashkëpunuan.</p>
+
+<p>Gosling dukej, në fillim, se do të bashkëpunonte në këtë frymë. Shkroi në
+një doracak se programin po e quante Emacs, duke shpresuar që edhe të tjerë
+nga bashkësia do ta përmirësonin, derisa t’ia vlente atë emër. Ky qe
+trajtimi i duhur kundrejt një bashkësie &mdash; t’u kërkohej të merrnin
+pjesë e ta bënin programin më të mirë. Por pas kësaj dukej se ndërroi
+mendje, dhe ia shiti një shoqërie.</p>
+
+<p>Në atë kohë po punoja për sistemin GNU (një sistem operativ
+<em>software</em> i lirë, i ngjashëm me Unix, që mjaft vetë gabimisht e
+quajnë &ldquo;Linux&rdquo;). Nuk kish përpunues Emacs, si <em>software</em>
+të lirë, që xhironte nën Unix. Por kisha një shok që kish marrë pjesë në
+programimin e Emacs-it të Gosling-ut. Gosling-u i pat dhënë, përmes email-i,
+leje të përhapte versione të tijat. Më propozoi të përdorja atë version. Më
+tej pashë që Emacs-i Gosling-ut nuk përmbante Lisp të vërtetë. Kish një
+gjuhë programimi që njihej si &lsquo;mocklisp&rsquo;, që nga sintaksa duket
+si Lisp, por që nuk kish struktura të dhënash të Lisp-it. Kështu që
+programet nuk qenë të dhëna, dhe mungonin elemente jetike të Lisp-it.
+Strukturat e të dhënave në të qenë vargje, numra dhe pak gjëra të tjera
+speciale.</p>
+
+<p>Dola në përfundimin se nuk e përdorja dot dhe më duhej ta zëvendësoja të
+tërin, hapi i parë për të cilin qe shkrimi i një interpretuesi të vërtetë
+Lisp. Dora-dorës përshtata çdo pjesë të përpunuesit duke e bazuar në
+struktura të dhënash Lisp faktike, në vend të strukturave <i>ad hoc</i> për
+të dhënat, duke i bërë strukturat e të dhënave të mekanizmave të brendshme
+të përpunuesit të ekspozueshme dhe të trajtueshme nga programet Lisp të
+përdoruesit.</p>
+
+<p>Përjashtim qe rishfaqja. Për shumë kohë, rishfaqja qe njëfarë bote
+tjetër. Përpunuesi mund të kalonte në botën e rishfaqjeve dhe gjërat do të
+vazhdonin me struktura të dhënash tejet speciale që nuk qenë pa dëm për
+grumbullim hedhurinash, as për ndërprerje, dhe nuk mund të xhironit ndonjë
+program Lisp gjatë kohës që ndodhte kjo. E ndryshuam ama &mdash; tani është
+e mundur të xhirohet kod Lisp gjatë rishfaqjes. Çka vjen jo pak ndoresh.</p>
+
+<p>Ky program i dytë Emacs qe &lsquo;<em>software</em> i lirë&rsquo; në
+kuptimin modern të fjalës &mdash; qe pjesë e një fushate të deklaruar
+politike për krijim software-i të lirë. Thelbi i kësaj fushate qe që kushdo
+duhet të jetë i lirë të bëjë gjërat që bënim ne dikur në MIT, të punohej tok
+mbi software-in dhe të punohej me këdo që donte të punonte me ne. Kjo është
+baza e lëvizjes për <em>software</em> të lirë &mdash; përvoja që pata, jeta
+që bëja në MIT AI lab &mdash; të punohej për dijen njerëzore, dhe jo t’i
+zihej rruga cilitdo që përdorte dhe përhapte më tej dijen njerëzore.</p>
+
+<p>Në atë kohë, mund të krijonit një kompjuter që hynte në po atë segment
+çmimesh si kompjuterat e tjerë që nuk qenë menduar për Lisp, vetëm se ky
+mund të xhironte Lisp-in shumë më shpejt se ata, dhe, po ashtu, me kontroll
+të plotë të llojit të të dhënave në çdo veprim. Kompjuterat e zakonshëm ju
+shtrëngonin të zgjidhnit ose shpejtësinë e ekzekutimit, ose kontroll të mirë
+të llojit të të dhënave. Pra, mund të kihej një përpilues Lisp dhe të
+xhiroheshin programet më shpejt, por kur provohej të merrej <code>car</code>
+i një targe, arrihej në përfundime pa kuptim dhe tek e fundit në vithisje.</p>
+
+<p>Makina Lisp qe e zonja të përmbushte udhëzimet gati po aq shpejt sa makinat
+e tjera, por çdo udhëzim &mdash; një udhëzim, të themi <code>automjet</code>
+do të shkaktonte kontroll lloji të dhënash &mdash; kështu që, po të provonit
+të kërkonit <code>automjet</code> për një numër, në një program të
+përpiluar, do t’ju paraqitej menjëherë një gabim. E ndërtuan makinën dhe kjo
+pati një sistem operativ Lisp. Qe shkruar krejtësisht në Lisp, me përjashtim
+vetëm të pjesëve të shkruara në mikrokod. Njerëzve filloi t’u interesojë
+prodhimi i tyre, që do të thoshte se mund të fillonin një biznes.</p>
+
+<p>Kish dy ide të ndryshme rreth se si mund të ishte shoqëria. Greenblatt-i
+donte të fillonte atë çka e quante shoqëri &ldquo;hacker&rdquo;-ësh. Kjo
+donte të thoshte një shoqëri e administruar nga hacker-a dhe do të
+funksiononte në një mënyrë nxitëse për hacker-at. Një synim tjetër që të
+vazhdohej kultura e laboratorit AI Lab <a href="#foot-3">(3)</a>. Për fat
+të keq, Greenblatt-i nuk kish ndonjë përvojë në punë biznesi, ndaj të tjerë
+persona në grupin e makinave Lisp thanë se dyshonin se mund t’ia dilte
+mbanë. Qenë të mendimit që plani i tij për të shmangur investime nga jashtë
+grupit nuk kish për të funksionuar.</p>
+
+<p>Pse donte të shmangte investimet nga jashtë? Ngaqë kur një shoqëri ka
+investitorë jashtë vetes, këta shtien në dorë kontrollin dhe nuk ju lënë më
+të keni skrupuj. Dhe në fund, po patët skrupuj, ju heqin nga drejtimi.</p>
+
+<p>Ndaj Greenblatt-i pati idenë të gjente klientë që do të parapaguanin blerjen
+e pjesëve. Të montonin makinat dhe t’i shpërndanin te porositësit; me
+fitimin prej pjesëve, do të ishin në gjendje të blinin pjesë për ndoca
+makina të tjera, t’i shisnin këto dhe mandej të blinin pjesë për një numër
+më të madh makinash, e me radhë. Personat e tjerë në grup qenë të mendimit
+që kjo do të funksiononte.</p>
+
+<p>Greenblatt-i mandej mori në punë Russell Noftsker-in, njeriun që më pat
+punësuar mua, që më pas e pat lënë laboratorin AI Lab dhe kish krijuar një
+shoqëri të suksesshme. Russell-i besohej se kish nuhatje për biznes. E
+shfaqi këtë nuhatje për biznes duke u thënë personave të tjerë të grupit,
+&ldquo;Le ta heqim qafe Greenblatt-in, bashkë me idetë e tij, dhe do të
+ngremë një tjetër shoqëri.&rdquo; Thikë pas shpine, biznesmen i vërtet sa më
+s’bëhet. Këta persona vendosën të krijonin një shoqëri të quajtur
+Symbolics. Me investime nga jashtë, pa skrupuj, dhe të gatshëm për gjithçka
+për fitoren.</p>
+
+<p>Por Greenblatt-i nuk u dorëzua. Ai dhe ata pak besnikë të tij vendosën të
+krijonin Lisp Machines Inc. sido që të ndodhte dhe të ecnin para me planet e
+tyre. Dhe siç e dini, ia dolën mbanë! Gjetën klientin e parë dhe patën
+parapagim. Montuan makina dhe i shitën, pastaj krijuan më shumë makina, dhe
+prapë të tjera. Ia dolën mbanë, edhe pse nuk patën ndihmën e shumicës së
+personave të grupit. Edhe Symbolics pati fillim të suksesshëm, pra kishit dy
+shoqëri konkurruese makinash Lisp. Kur Symbolics pa që LMI nuk do të
+shkërmoqej, filluan të kërkonin për mënyra se si ta shkatërronin.</p>
+
+<p>Kështu që, në laboratorin tonë, braktisja u pasua nga &ldquo;lufta&rdquo;.
+Braktisja erdhi kur Symbolics punësoi krejt hacker-at, hiq mua dhe ndoca që
+punonin me kohë të pjesshme te LMI. Mandej nxorën nga pluhuri një rregullore
+dhe hoqën qafe personat që punonin me kohë të pjesshme për MIT-in, kështu që
+iu desh të iknin plotësisht, dhe prej kësaj mbeta vetëm unë. Laboratori AI
+tani qe i pashpresë. Dhe MIT-i kish bërë një ujdi shumë të marrë me këto dy
+shoqëritë. Qe një kontratë trikahëshe ku secila shoqëri lejonte përdorimin
+e kodit burim të sistemit të makinave Lisp. Këto shoqëri qenë të detyruara
+të lejonin MIT-in të përdorte ndryshimet e bëra prej tyre. Por në kontratë
+nuk thuhej se MIT-i gëzonte të drejtën t’i hidhte ato në sistemet e makinave
+Lisp të MIT-it që qenë licencuar nga të dyja shoqëritë. Askush nuk pati çuar
+në mendje që grupi i hacker-ave të laboratorit AI do të avullonte, por ja që
+ndodhi.</p>
+
+<p> Kështu që Symbolics hartoi një plan <a href="#foot-4">(4)</a>. I thanë
+laboratorit, &ldquo;Do të vazhdojmë t’ju lejojmë përdorimin e ndryshimeve
+tona, por nuk mund t’i hidhni në sistemin MIT të makinave Lisp. Në vend të
+kësaj, do t’ju lejojmë hyrje në sistemin e makinave Lisp të Symbolics-it,
+dhe mund ta xhironi, por kjo është e gjitha çka mund të bëni.&rdquo;</p>
+
+<p>Kjo, praktikisht, do të thoshte që na kërkuan të zgjidhnim me kë palë do të
+ishim, dhe të përdornim ose versionin MIT të sistemit, ose versionin
+Symbolics. Cilëndo zgjedhje të bënim, do të përcaktonte se te cili sistem
+do të shkonin përmirësimet tona. Po të punonin me dhe të përmirësonin
+versionin e Symbolics-it, do të përkrahnim vetëm Symbolics-in. Po të
+përdornim dhe përmirësonim versionin MIT të sistemit, i binte ta jepnim
+punën te të dyja shoqëritë, por Symbolics pa që do të mbështesnim LMI-në,
+ngaqë do ta ndihmonim të ekzistonte. Kështu që s’na u lejua më të qëndronim
+asnjanës.</p>
+
+<p>Deri në atë pikë, nuk kisha mbajtur anën e asnjërës shoqëri, edhe pse
+ndihesha keq kur shihja se ç’i ndodhi bashkësisë sonë dhe software-it. Por
+tashmë, Symbolics-i e kish bërë të detyruar këtë gjë. Dhe kështu, në një
+përpjekje për ta mbajtur gjallë Lisp Machines Inc. <a href="#foot-5">(5)</a>
+&mdash; zura të riprodhoj krejt përmirësimet që Symbolics kish bërë te
+sistemi i makinës Lisp. I shkrova vetë nga e para përmirësimet e
+njëvlershme (dmth, kodi qe i imi).</p>
+
+<p>Pas ca kohësh <a href="#foot-6">(6)</a>, mbërrita në përfundimin që e mira e
+të mirave do të ishte të mos shihja fare në kodin e tyre. Kur njoftonin
+paraprakisht për ndonjë version beta, që shoqërohej me shënime versioni,
+mund të shihja ç’qenë veçoritë e reja dhe mandej t’i sendërtoja. Në kohën që
+hidhnin faktikisht në qarkullim diçka, po atë bëja edhe unë.</p>
+
+<p>Në këtë mënyrë, për dy vite, ua pengova ta fshinin nga faqja e dheut Lisp
+Machines Incorporated, dhe të dy shoqëritë bënë përpara. Por nuk doja të
+shpenzoja vite të tëra duke ndëshkuar dikë, thjesht duke i vënë gjoksin një
+akti të lig. Kuptova që qenë ndëshkuar paq, ngaqë kishin ngecur në rrjetën e
+konkurrencës, e cila nuk do të largohej apo tretej<a
+href="#foot-7">(7)</a>. Ndërkohë, kish ardhur koha të fillohej ndërtimi i
+një bashkësie të re, për të zëvendësuar atë që e zhdukën veprimet e tyre dhe
+të tjera.</p>
+
+<p>Bashkësia Lisp në vitet ’70 nuk kufizohej te MIT AI Lab, dhe hacker-at
+s’qenë vetëm në MIT. Lufta e nisur nga Symbolics qe ajo që asgjësoi MIT-in,
+por ndodhën dhe ngjarje të tjera. Pati persona që hoqën dorë nga
+bashkëpunimi, dhe kjo i vuri shkelmin bashkësisë dhe kështu nuk mbeti
+kushedi çë.</p>
+
+<p>Pasi reshta së ndëshkuari Symbolics-in, m’u desh të gjeja se ç’të bëja më
+tej. Duhej të bëja një sistem operativ të lirë, që të qe i kthjellët &mdash;
+e vetmja mënyrë që njerëzit të mund të punonin tok dhe të shkëmbenin qe
+përmes një sistemi operativ të lirë.</p>
+
+<p>Fillimisht, pata në mendje të bëja një sistem të bazuar në Lisp, por e
+kuptova që nuk do të ishte ide e mirë teknikisht. Për të pasur diçka të
+ngjashme me një sistem makine Lisp, ju duhet mikrokod për qëllime
+speciale. Ky qe ai që bënte të mundur xhirim po aq të shpejtë sa xhironin
+kompjuterët e tjerë programet e tyre dhe prapë të kish përparësinë e
+kontrollit mbi llojin e të dhënave. Pa këtë, do të përfundonit në diçka të
+ngjashme me një përpilues Lisp për makina të tjera. Programet do të bëheshin
+më të shpejta, por të paqëndrueshme. Me këtë nuk ka problem, nëse po xhironi
+një program në një sistem me ndarje kohe &mdash; nëse vithiset një program,
+nuk u bë hataja, është diçka që ndodh te programet, me raste. Por kjo nuk e
+bënte të mirë për shkrimin e një sistemi operativ, ndaj e hodha poshtë idenë
+e krijimit të një sistemi si një makinë Lisp.</p>
+
+<p>Vendosa më mirë të bëja një sistem operativ të ngjashëm me Unix-in, i cili
+do të kishte sendërtime Lisp që do të xhironin si programe
+përdoruesi. Kerneli nuk do të shkruhej në Lisp, por do të kishim Lisp. Dhe
+hartimi i këtij sistemi operativ, sistemit operativ GNU, qe ai që më shpuri
+te shkrimi i GNU Emacs-it. Duke bërë kështu, synoja të kryeja minimumin
+absolut të mundshëm të sendërtimeve Lisp. Madhësia e programeve qe shqetësim
+shumë i madh.</p>
+
+<p>Kish njerëz në ato kohë, më 1985, që kishin makina me 1Mb kujtesë, pa
+kujtesë virtuale. Këta donin të ishin në gjendje të përdornin GNU Emacs. Kjo
+do të thoshte ta mbaja programin sa më të vogël që mundej.</p>
+
+<p>Për shembull, në atë kohë e vetmja strukturë ripërsëritëse qe
+&lsquo;while&rsquo;, e cila qe fare e thjeshtë. Nuk kish mënyrë për të dalë
+nga deklarimi &lsquo;while&rsquo;, ju duhej të kryenit "a catch and a
+throw", ose të testonit ndryshoren që xhironte ripërsëritjen. Kjo tregon se
+sa larg isha shtyrë për t’i mbajtur gjërat të vogla. Nuk kishte
+&lsquo;automjeet&rsquo; dhe as &lsquo;atomjet&rsquo; dhe me radhë;
+&ldquo;ngjeshe sa të mundet&rdquo; qe fryma e GNU Emacs-it, fryma e Lisp-it
+për Emacs, që në fillim.</p>
+
+<p>E qartë që sot makinat janë më të mëdha, dhe nuk veprojmë më kështu. Vëmë
+edhe &lsquo;automjeet&rsquo;, edhe &lsquo;atomjet&rsquo; dhe me radhë, dhe
+sot mundemi të vendosim edhe strukturë tjetër ripërsëritëse. Duam ta
+zgjerojmë diçka, por nuk duam ta zgjerojmë deri në shkallën e një Lisp-i të
+zakonshëm. Njëherë, sendërtova Common Lisp në makinën Lisp, dhe nuk më
+kënaqi kushedi. Diçka që nuk më pëlqen dhe aq shumë janë argumentet
+fjalëkyçe <a href="#foot-8">(8)</a>. Nuk më duken edhe aq të stilit Lisp;
+Do t’i ndërroj ndonjë ditë, por minimizoj kohët kur bëj kështu.</p>
+
+<p>Ky nuk qe fundi i projekteve GNU që kishin të bënin me Lisp-in. Më vonë,
+diku aty nga 1995, po shihnim mundësinë e fillimit të një projekti për një
+desktop grafik. Qe e qartë që, për programet në desktop, donim një gjuhë
+programimi me të cilën të shkruanim shumë dhe të qe lehtësisht e
+zgjerueshme, njësoj si përpunuesi. Çështja qe se cila duhej zgjedhur.</p>
+
+<p>Në atë kohë, <abbr title="Tool Command Language">TCL</abbr> po reklamohej
+rëndshëm për këtë qëllim. Kisha vlerësim shumë të ulët për TCL-në,
+pikësëpari ngaqë s’qe Lisp. Ngjante pakëz me Lisp-in, por semantikisht s’qe
+e tillë, dhe nuk është aq e qëruar. Mandej dikush më tregoi një lajmërim me
+të cilin Sun-i po përpiqej të punësonte dikë për t’u marrë me TCL-në për ta
+bërë &ldquo;de-facto gjuhën standard për zgjerime&rdquo; në botë. Dhe
+mendova, &ldquo;Duhet ta ndalim përmbushjen e kësaj.&rdquo; Kështu filluam
+të ndërtojmë Scheme-n, gjuha standard e zgjerimeve për GNU-në. Jo Common
+Lisp, ngaqë ky qe shumë i madh. Ideja qe të kishim një interpretues Scheme
+të hartuar për t’u lidhur te aplikacionet në të njëjtën mënyrë si lidhej
+TCL-ja te aplikacionet. Mandej këtë ta këshillonim si paketën e parapëlqyer
+për zgjerime për krejt programet GNU.</p>
+
+<p>Ka një përfitim interesant që ju vjen nga përdorimi si gjuhë tuajën parësore
+për zgjerime i një gjuhe kaq të fuqishme siç do të ishte një version
+Lisp-i. Mund të sendërtoni gjuhë të tjera, përmes përkthimit të tyre në
+gjuhën tuaj parësore. Nëse gjuha juaj parësore është TCL-ja, nuk sendërtoni
+dot lehtë Lisp-in duke e përkthyer në TCL. Por nëse gjuha juaj parësore
+është Lisp-i, s’është aq e zorshme të sendërtohen gjëra të tjera duke i
+përkthyer ato. Ideja jonë qe që, nëse çdo aplikacion i zgjerueshëm mbulonte
+Scheme-n, mund të shkruanit në Scheme një sendërtim të TCL-së, ose
+Python-it, ose Perl-it, i cili ta përkthente atë program në Scheme. Mandej
+mund ta ngarkonit këtë në çfarëdo aplikacioni dhe ta përshtatnit në gjuhën
+tuaj të parapëlqyer dhe do të funksiononte edhe me përshtatje të tjera.</p>
+
+<p>Për sa kohë që gjuhët e zgjerimeve janë të dobëta, përdoruesit i mbetet të
+përdorë vetëm gjuhën që i jepni. Që do të thotë se njerëzve që dashurojnë
+cilëndo gjuhë tjetër iu duhet të konkurrojnë për të qenë ajo zgjedhja e
+hartuesve të aplikacioneve &mdash; duke thënë &ldquo;Ju lutemi, hartues i
+aplikacionit, vendoseni dhe gjuhën time te aplikacioni juaj, jo gjuhën e
+atij.&rdquo; Kështu përdoruesve nuk u lihet shteg zgjedhje fare &mdash;
+cilido aplikacion që përdorin, vjen me një gjuhë dhe ngecin në të [atë
+gjuhë]. Por kur keni një gjuhë të fuqishme që mund të sendërtojë të tjerat
+përmes përkthimit të tyre në të, i jepni kështu përdoruesit një mundësi
+zgjedhje gjuhe dhe nuk ka pse të bëjmë më luftë gjuhësh. Kjo është ajo që
+shpresojmë të bëjë &lsquo;Guile&rsquo;, interpretuesi ynë Scheme. Kishim
+dikë që punoi verën e shkuar për të përfunduar një përkthyes nga Python në
+Scheme. Nuk e di nëse ka përfunduar krejtësisht, por cilido që interesohet
+për këtë projekt, ju lutemi, le të lidhet me ta. Pra ky është plani që kemi
+për të ardhmen.</p>
+
+<p>S’kam folur për software-in e lirë, por më lejoni shkurt t’ju tregoj paksa
+se çfarë don të thotë. <em>Software</em> i lirë nuk nënkupton çmimin; nuk do
+të thotë që e merrni falas. (Mundet edhe të paguani për një kopje, ose të
+siguroni një kopje falas.) Don të thotë që keni liri, si përdorues. Gjëja
+kyçe është fakti që jeni i lirë ta xhironi programin, i lirë të studioni se
+çfarë kryen, i lirë ta ndryshoni që të përputhet me nevojat tuaja, i lirë të
+rishpërndani kopje për të tjerët dhe i lirë për të bërë publike versione të
+ndryshuara, të zgjeruara. Ky është kuptimi i software-it të lirë. Nëse
+përdorni programe jo të lira, keni humbur liri kyçe, ndaj mos e bëni kurrë.</p>
+
+<p>Qëllimi i projektit GNU është t’ua bëjë më të lehtë njerëzve kundërshtimin e
+software-it jo të lirë, i cili shtyp lirinë, e sundon përdoruesin, duke u
+ofruar atyre <em>software</em> të lirë për zëvendësim. Për ata që nuk kanë
+kurajë morale të hedhin tej software-in jo të lirë, kur kjo sjell ca minuse
+në leverdinë praktike, ajo që përpiqemi të bëjmë është dhënia e
+alternativave të lira, që kështu të mund të shkoni drejt lirisë me më pak
+belara dhe me më pak sakrifica, për sa i takon anës praktike. Sa më pak
+sakrifica, aq më mirë. Duam t’ua bëjmë më të lehtë kalimin në liri, në
+bashkëpunim.</p>
+
+<p>Këtu bëhet fjalë për lirinë për të bashkëpunuar. Jemi mësuar t’i mendojmë
+lirinë dhe bashkëpunimin me shoqërinë si të jenë të kundërta. Por këtu janë
+në të njëjtin krah. Me software-in e lirë jeni i lirë të bashkëpunoni me të
+tjerët, si dhe i lirë të ndihmoni vetveten. Me software-in jo të lirë,
+dikush ju sundon dhe i mban njerëzit të përçarë. Nuk ju lejojnë të ndani
+gjëra mes jush, nuk jeni i lirë të bashkëpunoni ose të ndihmoni shoqërinë,
+dhe as të ndihmoni vetveten. Të përçarë dhe të pashpresë është gjendja e
+përdoruesve që përdorin <em>software</em> jo të lirë.</p>
+
+<p>Kemi prodhuar një segment marramendës software-i të lirë. Kemi bërë ato që
+njerëzit thoshin se nuk do t’ia dilnim t’i bënim kurrë; kemi dy sisteme
+operativë software-i të lirë. Kemi mjaft aplikacione dhe, kuptohet, kemi
+ende plot rrugë për të bërë. Ndaj na duhet ndihma juaj. Do të doja t’ju
+kërkoja të merrni pjesë si vullnetar në projektin GNU; na ndihmoni që të
+hartojmë <em>software</em> të lirë për më shumë punë. Hidhini një sy <a
+href="/help/">http://www.gnu.org/help</a> për të pasur një ide se si mund të
+ndihmohet. Nëse dëshironi të porosisni gjëra, ka një lidhje për këtë punë,
+te faqja hyrëse. Nëse doni të lexoni rreth çështjesh filozofike, shihni te
+ndarja /filozofi. Nës po kërkoni software të lirë që mund ta përdorni,
+shihni te /directory, ku sot radhiten gati 1900 paketa (çka është vetëm një
+pjesë e software-it të lirë). Ju lutemi, na shkruani më tepër dhe
+kontribuoni me ne. Libri im me sprova, &ldquo;Free Software and Free
+Society&rdquo;, gjendet në shitje dhe mund të blihet te <a
+href="http://www.gnu.org/">www.gnu.org</a>. Happy hacking!</p>
+
+<ol>
+<li id="foot-1">Guy Steele hartoi grupin origjinal të komandave simetrike Emacs; mandej ai
+dhe unë zumë të vinim në jetë Emacs-in (përsipër TECO-s), por pas një
+sesioni të gjatë programimi të përbashkët, Steele-i zuri të rrëshqiste tej,
+kështu që Emacs-in e përfundova unë. Të tjerë, përfshi veçanërisht Eugene
+C. Cicciarelli-n dhe Mike McMahon-in, dhanë ndihmesë thelbësore më vonë.</li>
+
+<li id="foot-2">Bernie Greenberg thotë se sendërtimi i Dan Weinreb-it për Emacs në Lisp
+Machine kish dal para sendërtimit të Greenberg-ut për Multics. Kërkoj
+ndjesë për gabimin.</li>
+
+<li id="foot-3">Plani i Greenblatt-it, si e kuptoja unë, qe të punësoheshin me kohë të
+pjesshme njerëz të laboratorit, që kështu të mund të vazhdonin të punonin te
+AI Lab. Në vend të kësaj, Symbolics i punësoi me kohë të plotë, kështu që
+këta reshtën së punuari në MIT.</li>
+
+<li id="foot-4">Rrethanat e këtij plani, të cilat nuk i deklarova shprehimisht gjatë fjalës
+sime, qenë që gjatë një periudhe fillestare hacker-at e ish-AI-Lab-it, ata
+në Symbolics ose ata në LMI, vazhduan t’i jepnin ndryshimet e tyre te
+sistemi MIT Lisp Machine &mdash; edhe pse kontrata nuk e detyronte këtë
+hap. Plani i Symbolics-it qe ta thyente në mënyrë të njëanshme këtë
+bashkëpunim.</li>
+
+<li id="foot-5">Jo se më dhimbsej veçanërisht fati i LMI-ë, më tepër ngaqë s’doja që të
+lejohej Symbolics të përfitonte në kurriz të AI Lab-it me agresionin e vet.</li>
+
+<li id="foot-6">Ky pohim është keqkuptuar sikur thotë që unë kurrë nuk kam parë te kodi i
+Symbolics-it. Në fakt pohon që kisha parë në të, fillimisht. Kodi burim
+nga Symbolics qe i passhëm në MIT, ku më lejohej ta shihja, dhe fillimisht
+kjo qe rruga se nga i mora vesh ndryshimet e tyre.
+
+<p>Por kjo do të thoshte që duhej të bëja përpjekje shtesë për ta zgjidhur
+ndryshe çdo problem, me qëllim që të shmangja kopjimin e kodit të
+Symbolics-it. Pas ca kohësh, pashë se qe më mirë të mos shihje fare. Në
+këtë mënyrë mund të shkruaja kod sipas rrugës më të mirë, pa vrarë mendjen
+se ç’përmbante kodi i Symbolics-it.</p></li>
+
+<li id="foot-7">Symbolics në një rast protestoi te MIT se puna ime, duke u prishur planin, i
+kish kushtuar Symbolics-it një milion dollarë.</li>
+
+<li id="foot-8">Nuk e kam problem që një funksion shumë kompleks dhe i rëndë të përdorë
+argumente fjalëkyçe. Ajo që më bezdis është të bësh funksione të thjeshtë
+elementarë të tillë si &ldquo;member&rdquo; t’i përdorin ato.</li>
+</ol>
+
+<div class="translators-notes">
+
+<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't have notes.-->
+ </div>
+</div>
+
+<!-- for id="content", starts in the include above -->
+<!--#include virtual="/server/footer.sq.html" -->
+<div id="footer">
+<div class="unprintable">
+
+<p>Ju lutemi, pyetjet dhe kërkesat e përgjithshme rreth FSF-së &amp; GNU-së
+dërgojini te <a href="mailto:gnu@gnu.org">&lt;gnu@gnu.org&gt;</a>. Ka
+gjithashtu <a href="/contact/">mënyra të tjera për t’u lidhur me</a>
+FSF-në. Njoftimet për lidhje të dëmtuara dhe ndreqje apo këshilla të tjera
+mund të dërgohen te <a
+href="mailto:webmasters@gnu.org">&lt;webmasters@gnu.org&gt;</a>.</p>
+
+<p>
+<!-- TRANSLATORS: Ignore the original text in this paragraph,
+ replace it with the translation of these two:
+
+ We work hard and do our best to provide accurate, good quality
+ translations. However, we are not exempt from imperfection.
+ Please send your comments and general suggestions in this regard
+ to <a href="mailto:web-translators@gnu.org">
+
+ &lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p>
+
+ <p>For information on coordinating and submitting translations of
+ our web pages, see <a
+ href="/server/standards/README.translations.html">Translations
+ README</a>. -->
+Përpiqemi fort dhe bëjmë sa mundemi për të ofruar përkthime me cilësi të
+mirë dhe të përpikta. Megjithatë, nuk jemi të përjashtuar nga
+papërsosmëritë. Ju lutemi, komentet dhe këshillat e përgjithshme lidhur me
+këtë dërgojini te <a
+href="mailto:web-translators@gnu.org">&lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p><p>Për
+të dhëna mbi bashkërendimin dhe parashtrimin e përkthimeve të faqeve tona
+web, shihni <a href="/server/standards/README.translations.html">README për
+përkthimet</a>.</p>
+</div>
+
+<!-- Regarding copyright, in general, standalone pages (as opposed to
+ files generated as part of manuals) on the GNU web server should
+ be under CC BY-ND 4.0. Please do NOT change or remove this
+ without talking with the webmasters or licensing team first.
+ Please make sure the copyright date is consistent with the
+ document. For web pages, it is ok to list just the latest year the
+ document was modified, or published.
+
+ If you wish to list earlier years, that is ok too.
+ Either "2001, 2002, 2003" or "2001-2003" are ok for specifying
+ years, as long as each year in the range is in fact a copyrightable
+ year, i.e., a year in which the document was published (including
+ being publicly visible on the web or in a revision control system).
+
+ There is more detail about copyright years in the GNU Maintainers
+ Information document, www.gnu.org/prep/maintain. -->
+<p>Të drejta kopjimi &copy; 2003, 2007, 2013, 2014, 2020 Free Software
+Foundation, Inc.</p>
+
+<p>Kjo faqe mund të përdoret sipas një licence <a rel="license"
+href="http://creativecommons.org/licenses/by-nd/4.0/">Creative Commons
+Attribution-NoDerivatives 4.0 International License</a>.</p>
+
+<!--#include virtual="/server/bottom-notes.sq.html" -->
+<div class="translators-credits">
+
+<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't want credits.-->
+ </div>
+
+<p class="unprintable"><!-- timestamp start -->
+U përditësua më:
+
+$Date: 2020/10/02 10:30:07 $
+
+<!-- timestamp end -->
+</p>
+</div>
+</div>
+</body>
+</html>