diff options
Diffstat (limited to 'talermerchantdemos/blog/articles/sq/open-source-misses-the-point.html')
-rw-r--r-- | talermerchantdemos/blog/articles/sq/open-source-misses-the-point.html | 537 |
1 files changed, 537 insertions, 0 deletions
diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/open-source-misses-the-point.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/open-source-misses-the-point.html new file mode 100644 index 0000000..eedbd77 --- /dev/null +++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/open-source-misses-the-point.html @@ -0,0 +1,537 @@ +<!--#set var="ENGLISH_PAGE" value="/philosophy/open-source-misses-the-point.en.html" --> + +<!--#include virtual="/server/header.sq.html" --> +<!-- Parent-Version: 1.90 --> + +<!-- This file is automatically generated by GNUnited Nations! --> +<title>Pse Burimi i Hapur Nuk e Rrok Thelbin e Software-it të Lirë - Projekti GNU - +Free Software Foundation</title> + +<!--#include virtual="/philosophy/po/open-source-misses-the-point.translist" --> +<!--#include virtual="/server/banner.sq.html" --> +<h2>Pse Burimi i Hapur Nuk e Rrok Thelbin e Software-it të Lirë</h2> + +<address class="byline">nga Richard Stallman</address> + +<div class="article"> + +<blockquote class="comment"><p> +Termi “software i lirë” dhe “burim i hapur” janë të +përdorshëm për thuajse të njëjtën gamë problemesh. Megjithatë, ato shprehin +gjëra thellësisht të ndryshme mbi këto programe, bazuar në vlera të +ndryshme. Lëvizja për software të lirë ngre zërin për lirinë e përdoruesve +të kompjuterave; është një lëvizje për liri dhe drejtësi. Në kontrast me +të, ideja e burimit të hapur çmon kryesisht përparësitë praktike dhe nuk +ngre zërin për parimet. Kjo është arsye pse nuk pajtohemi me burimin e +hapur, dhe nuk e përdorim atë term. +</p></blockquote> + +<p>Kur e cilësojmë një software si “të lirë,” e kemi fjalën që ai +respekton <a href="/philosophy/free-sw.html">liritë thelbësore të +përdoruesit</a>: lirinë për ta xhiruar, studiuar, dhe rishpërndarë kopje të +tij me ose pa ndryshime. Kjo është çështje lirie, jo çmimi, pra mendojeni +si tek “fjala e lirë,” jo si te “birrë falas.”</p> + +<p>Këto liri kanë rëndësi jetike. Ato janë thelbësore, jo thjesht për hir të +përdoruesit individual, por për hir të shoqërisë si e tërë, pasi promovojnë +solidaritetin shoqëror—pra, ndarjen e gjërave me të tjerët dhe +bashkëpunimin. Bëhen edhe më të rëndësishme, teksa kultura dhe veprimtaritë +tona të përditshme sa vijnë e bëhen më dixhitale. Në një botë tingujsh, +figurash, dhe fjalësh dixhitale, software-i i lirë sa vjen e bëhet më +thelbësor për lirinë në përgjithësi.</p> + +<p>Dhjetëra miliona njerëz anembanë botës përdorin tani software të lirë; +shkollat publike në disa rajone të Indisë dhe Spanjës tani u thonë nxënësve +të përdorin <a href="/gnu/linux-and-gnu.html">sistemin e lirë operativ +GNU/Linux</a>. Megjithatë, shumica e këtyre përdoruesve nuk kanë dëgjuar +kurrë rreth arsyeve etike për të cilat e krijuam këtë sistem dhe ngritëm +bashkësinë e software-it të lirë, ngaqë sot, ky sistem dhe bashkësia, më +shpesh shihen si të “burimit të hapur”, duke iu atribuar një +tjetër filozofi, tek e cila këto liri me zor përmenden.</p> + +<p>Lëvizja e software-it të lirë ka dalë në mbrojtje të lirisë së përdoruesit +që më 1983-shin. Më 1984-n filluam zhvillimin e sistemit operativ të lirë +GNU, që të mund të shmangeshin sistemet operativë jo të lirë të cilët u +mohojnë përdoruesve këto liri. Gjatë viteve ’80, zhvilluam shumicën e +përbërësve thelbësorë të sistemit dhe hartuam lejen <a +href="/licenses/gpl.html">GNU General Public License</a> (GNU GPL) nën të +cilën do të hidheshin në qarkullim—një leje e hartuar posaçërisht për +mbrojtjen e lirisë për të gjithë përdoruesit e një programi.</p> + +<p>Jo të gjithë përdoruesit dhe zhvilluesit e software-it të lirë u pajtuan me +synimet e lëvizjes së software-it të lirë. Më 1998-n, një pjesë e +bashkësisë së software-it të lirë doli veç dhe filloi fushatë në emër të +“burimit të hapur.” Termi fillimisht u propozua për shmangien e +një keqkuptimi të mundshëm të termit “software i lirë,” por +shpejt filloi t’u përshoqërohej ideve filozofike mjaft të ndryshme nga ato +të lëvizjes së software-it të lirë.</p> + +<p>Disa nga përkrahësit e burimit të hapur e konsideronin termin si një +“fushatë marketingu për software-in e lirë,” çka do të joshte +drejtues biznesesh përmes nxjerrjes në pah të përfitimeve praktike nga +software-i, pa ngritur ndërkohë çështje të së mirës dhe të gabuarës, për të +cilat ata mund të mos kishin qejf të dëgjonin. Të tjerë përkrahës i hodhën +kategorikisht poshtë vlerat etike dhe sociale të lëvizjes së software-it të +lirë. Cilatdo qofshin pikëpamjet e tyre, kur bënin fushatë për burimin e +hapur, as i përmendin, as mbronin këto vlera. Termi “burim i +hapur” shpejt filloi të përshoqërohej me ide dhe argumente të bazuar +vetëm në vlera praktike, të tilla si krijimi ose pasja e software-it të +fuqishëm, të qëndrueshëm. Prej asokohe, shumica e përkrahësve të burimit të +hapur janë rreshtuar pas tij, dhe bëjnë të njëjtin përshoqërim. Shumica e +diskutimeve rreth “burimit të hapur” nuk merren me të mirën dhe +të gabuarën fare, vetëm me popullaritetin dhe suksesin; ja një <a +href="http://www.linuxinsider.com/story/Open-Source-Is-Woven-Into-the-Latest-Hottest-Trends-78937.html"> +shembull tipik</a>. Një pakicë e përkrahësve të burimit të hapur sot thonë +se liria është pjesë e problemit, por ata nuk janë dhe aq të dukshëm mes +atyre që s’janë të këtij mendimi.</p> + +<p>Dy termat tani përshkruajnë thuajse të njëjtën kategori software-i, por +përfaqësojnë pikëpamje të bazuara mbi vlera në thelb të ndryshme. Për +lëvizjen e software-it të lirë, software-i lirë është një imperativ etik, +respekt thelbësor për lirinë e përdoruesit. Në kontrast me të, filozofia e +burimit të hapur i sheh çështjet sipas optikës se si të bëhet software-i +“më i mirë”—vetëm nga pikëpamja praktike. Sipas saj, +software-i jo i lirë është një zgjidhje inferiore për një problem praktik të +dhënë.</p> + +<p>Por, për lëvizjen e software-it të lirë, software-i jo i lirë është një +problem shoqëror, dhe zgjidhja është të reshtet përdorimi i tij dhe të +kalohet te software-i i lirë.</p> + +<p>“Software i lirë.” “Burim i hapur.” Nëse është i +njëjti software (<a href="/philosophy/free-open-overlap.html">ose +pothuajse</a>), ka rëndësi cilin emër përdorni? Po, ngaqë fjalë të ndryshme +përcjellin ide të ndryshme. Edhe pse një program i lirë, me çfarëdo emri +tjetër, sot do t’ju jepte po atë liri, forcimi i pozitave të lirisë në një +rrugë të qëndrueshme varet mbi të gjitha nga të mësuarit e njerëzve të +çmojnë lirinë. Nëse doni të ndihmoni për këtë, është thelbësore të flitet +për “software të lirë.”</p> + +<p>Ne të lëvizjes së software-it të lirë nuk e shohim kampin e burimit të hapur +si një armik; armiku është software-i pronësor (jo i lirë). Por duam që +njerëzit ta dinë se ne jemi për lirinë, ndaj nuk e pranojmë të etiketohemi +gabimisht si përkrahës të burimit të hapur. Ajo çka mbrojmë nuk është +“burimi i hapur,” dhe ai të cilit i kundërvihemi s’është +“burimi i mbyllur”. Për ta bërë të qartë këtë, ne shmangim +përdorimin e këtyre termave. + + +</p> + +<h3>Dallime Praktike mes Software-it të Lirë dhe Burimit të Hapur</h3> + +<p>Në praktikë, burimi i hapur mishëron një kriter paksa më të hapërdarë se sa +ata të software-it të lirë. Me aq sa dimë, krejt kodi software i lirë i +hedhur në qarkullim mund të kualifikohet si me burim të hapur. Thuajse +krejt software-i me burim të hapur është software i lirë, por ka disa +përjashtime. Së pari, disa licenca burimi të hapur janë shumë kufizuese, +ndaj nuk kualifikohen dot si licenca të lira. Për shembull, “Open +Watcom” s’është e lirë, pasi licenca e saj nuk lejon krijimin e një +versioni të modifikuar dhe përdorimin e tij privatisht. Për fat, licenca të +tilla përdoren nga pak programe.</p> + +<p>Së dyti, kur kodi burim i një programi ka një licencë të dobët, një pa +<em>copyleft</em>, të ekzekutueshmit e tij mund të bartin kushte jo të lira +shtesë. <a href="https://code.visualstudio.com/License/">Microsoft-i e bën +këtë me Visual Studio-n,</a> për shembull.</p> + +<p>Nëse këta të ekzekutueshëm u përgjigjen plotësisht burimeve të hedhura në +qarkullim, kualifikohen për burim të hapur, por jo si software i lirë. +Sidoqoftë, në këtë rast përdoruesit mund të përpilojnë kodin burim për të +ndërtuar dhe shpërndarë të ekzekutueshëm të lirë.</p> + +<p>Së fundi, dhe ç’është më e rëndësishmja, shumë produkte që përmbajnë +kompjutera, kontrollojnë nënshkrimet në programe të ekzekutueshme, për t’ua +parandaluar përdoruesve instalimin e të ekzekutueshmve të ndryshëm nga to; +vetëm një kompani e caktuar mund të krijojë të ekzekutueshëm që mund të +xhirojnë te pajisja ose që mund të përdorin krejt aftësitë e saj. Këto +pajisje i quajmë “tiranike”, dhe praktika është quajtur +“tivoizim”, sipas produktit (Tivo) te i cili e vumë re për herë +të parë. Edhe pse i ekzekutueshmi është ndërtuar nga kod me burim të lirë, +dhe formalisht bart me vete një licencë të lirë, përdoruesit nuk mund të +xhirojnë versione të modifikuara të tij, kështu që, de-facto, i +ekzekutueshmi është jo i lirë.</p> + +<p>Mjaft produkte Android përmbajnë të ekzekutueshëm Linux jo të lirë të +Tivo-izuar, edhe pse kodi i tij burimi gjendet nën GNU GPL version 2. +Versionin 3 të GNU GPL-së e konceptuam për ta ndaluar këtë praktikë.</p> + +<p>Kriteri për burim të hapur shqetësohet vetëm për licencimin e kodit burim. +Ndaj, këta të ekzekutueshëm jo të lirë, kur krijohen nga kod burim të tillë +si Linux-i, që është me burim të hapur dhe i lirë, janë me burim të hapur, +por jo të lirë.</p> + +<h3>Moskuptime të Rëndomta të “Software-it të Lirë” dhe +“Burimit të Hapur”</h3> + +<p>Termi “software i lirë” është pre e keqinterpretimeve: një +kuptim i pasynuar prej nesh, “software që mund ta keni me çmim +zero,” mund t’i jepet termit po njësoj si kuptimi i synuar prej nesh, +“software që i jep përdoruesit disa liri.” Për këtë problem +kujdesemi duke bërë publik përkufizimin e software-it të lirë, dhe duke +thënë “Mendojeni si te ‘liria e fjalës,’ jo si te +‘birrë falas.’” Kjo zgjidhje nuk është e përsosur; nuk +mund ta eliminojë plotësisht problemin. Do të ishte më mirë një term i saktë +dhe jo i dykuptimtë, sikur kjo të mos paraqiste probleme të tjera.</p> + +<p>Mjerisht, të gjitha alternativat në Anglisht kanë probleme të tyret. Kemi +shqyrtuar mjaft nga sugjerimet e njerëzve, por asnjë nuk është kaq qartazi +“i drejtë” saqë kalimi në të të qe ide e mirë. (Për shembull, +në disa kontekste fjalët Frëngjisht dhe Spanjisht “libre” +funksionojnë bukur, por njerëzit në Indi nuk e pranojnë fare këtë.) Cilido +zëvendësim i propozuar për “software-in e lirë” ka ndonjë lloj +problemi semantik—dhe kjo ndodh edhe me “software-in me burim të +hapur.”</p> + +<p><a href="https://opensource.org/osd">Përkufizimi zyrtar i “software-it +me burim të hapur”</a> (që është botuar nga Open Source Initiative dhe +është shumë i gjatë për ta përfshirë këtu) është përftuar tërthorazi prej +kriterit tonë të software-it të lirë. Nuk është i njëjti; është ca më +dorëlëshuar në disa këndvështrime. Megjithatë, në shumicën e rasteve +përkufizimi i tyre pajtohet me përkufizimin tonë.</p> + +<p>Sido që të jetë, kuptimi i afërmendshëm për shprehjen “software me +burim të hapur”—dhe ai që shumica e njerëzve duket se mendojnë +që shpreh—është që “Mund t’i shihni kodin burim.” Ky +kriter është shumë më i dobët se sa përkufizimi i software-it të lirë, shumë +më i dobët gjithashtu se sa përkufizimi zyrtar i burimit të hapur. Me të +përfshihen mjaft programe që nuk janë as të lirë dhe as me burim të hapur.</p> + +<p>Ngaqë kuptimi i afërmendshëm për “burimin e hapur” s’është +kuptimi që mbrojtësit e tij kanë në mendje, përfundimi është që shumica e +njerëzve e keqkuptojnë termin. Sipas Neal Stephenson-it, “Linux-i +është software me ‘burim të hapur’ që do të thotë, thjesht, se +cilido mund të marrë kopje të kartelave të kodit të tij burim”. Nuk +mendoj se ka kërkuar me dashje të hidhte tej ose të vinte në diskutim +përkufizimin zyrtar. Jam i mendimit që ai thjesht zbatoi konvencionet e +anglishtes për të nxjerrë një kuptim të termit. <a +href="https://web.archive.org/web/20001011193422/http://da.state.ks.us/ITEC/TechArchPt6ver80.pdf">Shteti +i Kansasit</a> publikoi një përkufizim të ngjashëm: “Përdorni software +me burim të hapur (OSS). OSS është software për të cilin kodi burim është i +passhëm lirisht dhe publikisht, por marrëveshjet specifike për licencimin e +tij varen nga fakti se ç’i lejohet dikujt të bëjë me atë kod”.</p> + +<p><i>New York Times</i> <a +href="http://www.nytimes.com/external/gigaom/2009/02/07/07gigaom-the-brave-new-world-of-open-source-game-design-37415.html"> +pati një artikull që e tepron me domethënien e termit</a> duke ia referuar +testimeve beta nga ana e përdoruesve—lejimi i pak përdoruesve që të +vënë në provë një version paraprak të një programi dhe të japin përshtypje +konfidenciale lidhur me të—çka programuesit e software-it pronësor e +kanë praktikuar prej dhjetëra vjetësh.</p> + +<p>Termi madje është sforcuar sa të përfshijë edhe dizajne pajisjesh <a +href="http://www.theguardian.com/sustainable-business/2015/aug/27/texas-teenager-water-purifier-toxic-e-waste-pollution">të +publikuar pa ndonjë patentë</a>. Dizajne pajisjesh të papatentuar mund të +jenë kontribute të lavdërueshëm për shoqërinë, por termi “kod +burim” s’ka lidhje me to.</p> + +<p>Përkrahësit e burimit të hapur përpiqen të merren me këtë çështje duke +treguar me gisht përkufizimin e tyre zyrtar, por kjo rrugë ndreqjeje është +më pak e efektshme për ta, se sa është për ne. Termi “software i +lirë” ka dy domethënie natyrale, njëra është domethënia e synuar, ndaj +dikush që e ka rrokur idenë “si te fjala e lirë, jo si te birrë +falas” nuk do të gabojë sërish. Por termi “burim i hapur” +ka vetëm një domethënie natyrale, që është e ndryshme prej domethënies së +synuar prej përkrahësve të tij. Pra nuk ka një rrugë për të shpjeguar +shkurtimisht dhe përligjur përkufizimin e tij zyrtar. Kjo e përkeqëson edhe +më konfuzionin.</p> + +<p>Një tjetër keqkuptim i “burimit të hapur” është ideja që me të +nënkuptohet “mospërdorimi i lejes GNU GPL.” Ky priret të +shoqërojë një tjetër keqkuptim sipas të cilit “software-i i +lirë” do të thotë “software nën GPL-në.” Që të dyja janë +gabim, sa kohë që GNU GPL-ja i plotëson kushtet për të qenë leje burimi të +hapur dhe shumica e lejeve të burimit të hapur i plotësojnë kushtet për të +qenë leje software-i të lirë. Ka <a href="/licenses/license-list.html"> +mjaft licenca software-i të lirë</a> përtej GNU GPL-së.</p> + +<p>Termi “burim i hapur” është sforcuar më tej nga zbatimi i tij +mbi veprimtari të tjera, të tilla si qeverisja, arsimi, shkenca, te të cilat +nuk ka gjë të tillë si kodi burim, dhe ku kriteri lidhur me licencimin e +software-it thjesht nuk ka punë fare. E vetmja gjë e përbashkët që kanë +këto veprimtari është se, në një farë mënyre, i ftojnë njerëzit të marrin +pjesë në diçka. Ato e sforcojnë termin deri atje sa me të nënkuptohet vetëm +“pjesëmarrës” ose “transparent”, ose më pak se kaq. +Në rastin më të keq, është shndërruar <a +href="http://www.nytimes.com/2013/03/17/opinion/sunday/morozov-open-and-closed.html"> +në një fjalë të zbrazët në modë</a>.</p> + +<h3>Vlera të Ndryshme Mund të Shpien Në Përfundime të Ngjashme…por Jo +Gjithmonë</h3> + +<p>Grupet radikale të viteve ’60 kanë reputacion si fraksionistë: disa +organizata u ndanë për shkak të mospajtimeve për hollësira strategjie, dhe +dy grupet bij e trajtonin njëri-tjetrin si armiq, edhe pse kishin synime dhe +vlera themelore të ngjashme. E djathta i dha shumë rëndësi kësaj dhe e +përdori për të kritikuar krejt të majtën.</p> + +<p>Ka gojë që përpiqen të njollosin lëvizjen për software të lirë duke e +krahasuar mospajtimin tonë me burimin e hapur me mospajtimet e këtyre +grupeve radikale. E shohin së prapthi. Ne nuk pajtohemi me kampin e +burimit të hapur lidhur me synimet dhe vlerat themelore, por pikëpamjet e +tyre dhe tonat shpien në shumë raste te e njëjta sjellje +praktike—fjala vjen zhvillimi i software-it të lirë.</p> + +<p>Për pasojë, njerëz nga lëvizja e software-it të lirë shpesh punojnë bashkë +me kampin e burimit të hapur në projekte praktike, të tilla si zhvillimi i +software-it. Të bie në sy që pikëpamje kaq të ndryshme filozofike mund të +motivojnë kaq shpesh persona të ndryshëm të marrin pjesë në të njëjtat +projekte. Sido qoftë, ka situata ku këto pikëpamje në thelb të ndryshme +shpien në veprime shumë të ndryshme.</p> + +<p>Ideja e burimit të hapur është që lejimi i përdoruesve të ndryshojnë dhe +rishpërndajnë software-in do ta bëjë këtë më të fuqishëm dhe më të +qëndrueshëm. Por kjo nuk është e garantuar. Zhvilluesit e software-it +pronësor nuk janë medoemos të paaftë. Ka raste që ata prodhojnë programe që +janë të fuqishëm dhe të qëndrueshëm, edhe pse ato nuk respektojnë lirinë e +përdoruesve. Aktivistët e software-it të lirë dhe përkrahësit e burimit të +hapur do të reagojnë në mënyra shumë të ndryshme ndaj këtij fakti.</p> + +<p>Një përkrahës puro i burimit të hapur, një që nuk është fare i ndikuar nga +idealet e software-it të lirë, do të thoshte, “Çuditem që qetë në +gjendje ta bëni programin të punojë kaq mirë pa përdorur modelin tonë të +zhvillimit, por ja që e bëtë. Si mund të kem një kopje?” Ky qëndrim +do të shpërblejë skema që heqin liri, duke shpënë te humbja e saj.</p> + +<p>Aktivisti i software-it të lirë do të thoshte, “Programi juaj është +shumë tërheqës, por unë çmoj më tepër lirinë. Ndaj nuk e pranoj programin +tuaj. Punën time do ta mbaroj me ndonjë mënyrë tjetër, dhe në vend të tij +do të përkrah një projekt për zhvillimin e një zëvendësimi të lirë për +të.” Nëse çmojmë lirinë tonë, mund të veprojmë për ta pasur dhe +mbrojtur atë.</p> + +<h3>Software-i i Fuqishëm, i Qëndrueshëm Mund të Jetë i Keq</h3> + +<p>Ideja se duam që software-i të jetë i fuqishëm dhe i qëndrueshëm vjen prej +supozimit se software-i është hartuar për t’u shërbyes përdoruesve të tyre. +Nëse është i fuqishëm dhe i qëndrueshëm, kjo do të thotë që u shërben më +mirë atyre.</p> + +<p>Por mund të thuhet që software-i u shërben përdoruesve vetëm nëse respekton +lirinë e tyre. Po kur software-i është hartuar për t’u hedhur vargonj +përdoruesve të tij? Në këtë rast të qenët i fuqishëm do të thotë që +vargonjtë janë më shtrëngues, dhe të qenët i qëndrueshëm do të thotë që +është më e vështirë për t’i hequr këta vargonj. Veçori keqdashëse, të +tilla si spiunimi i përdoruesve, kufizimi i përdoruesve, dyer të pasme, dhe +përmirësime të detyrueshme janë të rëndomta në software-in pronësor, dhe +disa përkrahës të burimit të hapur duan t’i sendërtojnë ato në programe me +burim të hapur.</p> + +<p>Nën trysninë e kompanive të filmit dhe regjistrimit të muzikës, software-i +për përdorim nga individët po hartohen gjithnjë e më shumë për t’i kufizuar +ata. Kjo veçori dashakeqe njihet si Administrim Dixhital i Kufizimeve (DRM +- Digital Restrictions Management) (shihni <a +href="http://defectivebydesign.org/">DefectiveByDesign.org</a>) dhe është +krejt e kundërta e frymës së lirisë që software-i i lirë synon të ofrojë. +Dhe jo vetëm e frymës: ngaqë synimi i DRM-së është të shkelë me këmbë lirinë +tuaj, zhvilluesit e DRM-së përpiqen t’jua bëjnë të vështirë, të pamundur, +ose madje edhe të paligjshme ndryshimin e software-it që sendërton në +praktikë DRM-në.</p> + +<p>Megjithatë disa përkrahës të burimit të hapur kanë propozuar software +“DRM me burim të hapur”. Ideja e tyre është që, duke bërë +publik kodin burim të programeve të hartuara për të kufizuar hyrjen tuaj në +media të fshehtëzuar dhe duke u lejuar të tjerëve ta ndryshojnë atë, do të +prodhonin software më të fuqishëm dhe më të qëndrueshëm për kufizimin e +përdoruesve si ju. Software-i mandej do të dërgohej për ju te pajisje që +nuk ju lejojnë ta ndryshoni.</p> + +<p>Ky software mund të jetë me burim të hapur dhe të përdorë modelin e +zhvillimit me burim të hapur, por nuk ka për të qenë software i lirë, sa +kohë që nuk do të respektojë lirinë e përdoruesve që e xhirojnë faktikisht +atë. Nëse modeli i zhvillimit me burim të hapur ia del ta bëjë këtë +software më të fuqishëm dhe më të qëndrueshëm për kufizimin tuaj, kjo do ta +bënte edhe më të keq.</p> + +<h3>Frikë nga Liria</h3> + +<p>Motivacioni fillestar kryesor i atyre që e nxorën kampin e burimit të hapur +më vete prej lëvizjes së software-it të lirë qe që idetë etike të +“software-it të lirë” i vinin në siklet disa njerëz. Kjo është +e vërtetë: ngritja e çështjeve etike si liria, përgjegjësive kundrejt +volisë, do të thotë t’u kërkosh njerëzve të mendojnë për gjëra që ata mund +të parapëlqejnë t’i shpërfillin, fjala vjen a është etike apo jo sjellja e +tyre. Kjo mund të shkaktojë parehati, dhe disa njerëz thjesht mund ta +mbyllin mendjen për gjëra të tilla. Por kjo nuk do të thotë që ne do të +duhej të reshtnim së foluri për këto probleme.</p> + +<p>E megjithatë kjo është ajo çka drejtuesit e burimit të hapur vendosën të +bënin. U doli se duke heshtur rreth etikës dhe lirisë, dhe duke folur vetëm +për përfitimet e menjëhershme praktike të një pjese prej software-it të +lirë, mund të ishin në gjendje ta “shisnin” software-in më me +efekt te disa përdorues, veçanërisht bizneset.</p> + +<p>Kur mbrojtësit e burimit të hapur flasin rreth çfarëdo gjëje më të thellë se +kaq, zakonisht bëhet fjalë për idenë e bërjes “dhuratë” +njerëzimit kodin burim. Duke e paraqitur këtë si një punë veçanërisht të +mirë, tej asaj që kërkohet nga ana morale, besohet se shpërndarja e +software-it pronësor pa kodin burim është moralisht e ligjëruar.</p> + +<p>Kjo rrugë ka dalë me efektshmëri, brenda logjikës së vet. Retorika e +burimit të hapur ka bindur mjaft biznese dhe individë të përdorin, madje +edhe të zhvillojnë, software të lirë, çka e ka zgjeruar bashkësinë +tonë—por vetëm në nivel sipërfaqësor, praktik. Filozofia e burimit të +hapur, me vlerat e veta pastërtisht praktike, e pengon të kuptuarit e ideve +më të thella të software-it të lirë; sjell mjaft vetë te bashkësia jonë, por +nuk u mëson atyre si ta mbrojnë atë. Kjo është gjë e mirë, për aq sa bën, +por nuk mjafton për ta bërë lirinë të sigurt. Tërheqja e përdoruesve drejt +software-it të lirë është vetëm një pjesë e rrugës për t’i bërë mbrojtës të +lirisë së tyre.</p> + +<p>Herët a vonë këta përdorues do t’i ftojnë të rikthehen te software-i +pronësor, për disa avantazhe praktike. Për të ofruar tundim të tillë +punojnë kompani të panumërta, disa duke ofruar kopje falas. Pse do të duhej +që përdoruesit të mos i pranonin? Ah, vetëm po t’u kenë mësuar të çmojnë +lirinë që u jep software-i i lirë, të çmojnë lirinë në vetvete, në vend se +volitë teknike dhe praktike të një software-i të lirë specifik, atëherë po. +Për përhapjen e kësaj ideje, na duhet të flasim për lirinë. Deri në një +farë shkalle, rruga “mos fol” karshi biznesit mund të jetë e +dobishëm për bashkësinë, por është e rrezikshme nëse bëhet aq e rëndomtë, sa +dashuria për lirinë të vijë e të duket si diçka ekscentrike.</p> + +<p>Kjo gjendje e rrezikshme është saktësisht ajo që kemi. Shumica e personave +të përfshirë me software-in e lirë, veçanërisht shpërndarësit e tij, flasin +pak për lirinë—zakonisht ngaqë kërkojnë të jenë “më të +pranueshëm nga bizneset.” Thuajse krejt shpërndarjet e sistemit +operativ GNU/Linux i shtojnë paketa pronësore sistemit bazë të lirë, dhe i +ftojnë përdoruesit ta shohin këtë si një avantazh, në vend se një cen.</p> + +<p>Software-i shtesë pronësor dhe shpërndarjet GNU/Linux pjesërisht jo të lira +gjejnë tokë pjellore ngaqë shumica e bashkësisë sonë nuk këmbëngul te liria +në software-in e vet. Kjo nuk është rastësi. Shumica e përdoruesve të +GNU/Linux-it u njohën fillimisht me sistemin përmes diskutimeve të +“burimit të hapur”, në të cilin nuk përmendet që liria është një +nga synimet. Praktikat që nuk përkrahin lirinë dhe fjalët që nuk thonë gjë +për lirinë ecin paralelisht, duke nxitur njëra-tjetrën. Për ta kapërcyer +këtë prirje, na duhet të flasim më tepër për lirinë, jo më pak.</p> + +<h3>“FLOSS” dhe “FOSS”</h3> + +<p> Termat “FLOSS” dhe “FOSS” përdoren për të qenë <a +href="/philosophy/floss-and-foss.html"> asnjanës mes software-it të lirë dhe +burimit të hapur</a>. Nëse të qenët asnjanës është qëllimi juaj, +“FLOSS” është më mirë se të dy, ngaqë është vërtet asnjanës. +Por nëse doni të mbroni lirinë, rruga nuk është përdorimi i një termi +asnjanës. Të mbrosh lirinë kërkon t’u tregosh njerëzve përkrahjen tuaj për +lirinë.</p> + +<h3>Rivalë për Vëmendje</h3> + +<p>“I lirë” dhe “i hapur” janë rivalë për vëmendje. +“Software-i i lirë” dhe “ai me burim të hapur” janë +ide të ndryshme, por, në mënyrës se si e shohin software-in shumica e +njerëzve, ata konkurrojnë për të njëjtin vend në vëmendje. Kur njerëzit +mësohen të thonë dhe mendojnë “burim i hapur,”, kjo përbën një +pengesë për kuptimin nga ana e tyre të filozofisë së lëvizjes për software +të lirë dhe për të menduarit rreth saj. Nëse na përshoqërojnë tashmë ne dhe +software-in tonë me fjalën “e hapët,” mund të na nevojitet një +tronditje intelektuale e tyre, përpara se të kuptojnë që ne jemi <em>tjetër +gjë</em>. Çfarëdo veprimtarie që promovon fjalën “e hapët” ka +tendencë të zgjerojë perden që fsheh idetë e lëvizjes për software të lirë.</p> + +<p>Ndaj, veprimtarët e software-it të lirë i këshillojmë të refuzojnë të +punojnë në një veprimtari që e quan vetveten “e hapët.” Edhe +nëse veprimtaria është e mirë në vetvete, çdo kontribut që bëni, shkakton +një dëm të vogël në anën tjetër duke promovuar idenë e burimit të hapur. Ka +plot veprimtari të tjera që e quajnë vetveten “të lira” ose +“libre.” Ãdo kontribut në këto projekte shton diçka të mirë. +Me kaq shumë projekte të dobishme prej nga mund të zgjidhet, pse të mos +zgjidhet një që bën diçka të mirë ekstra?</p> + +<h3>Përfundim</h3> + +<p>Ndërkohë që mbrojtësit e burimit të hapur afrojnë përdorues të rinj te +bashkësia jonë, ne veprimtarët e software-it të lirë duhet t’i vëmë supet +barrës për tërheqjen e vëmendjes së tyre te çështja e lirisë. Na duhet të +themi, “Është software i lirë dhe ju jep liri!”—më shpesh +dhe më fort se kurrë. Ãdo herë që thoni “software i lirë” në +vend të “burim i hapur,” ndihmoni kauzën tonë.</p> + +</div> + +<h4>Shënim</h4> + +<!-- The article is incomplete (#793776) as of 21st January 2013. +<p> + +Joe Barr's article, +<a href="http://www.itworld.com/LWD010523vcontrol4">“Live and +let license,”</a> gives his perspective on this issue.</p> +--> +<p> +<a +href="http://ocw.mit.edu/courses/sloan-school-of-management/15-352-managing-innovation-emerging-trends-spring-2005/readings/lakhaniwolf.pdf">Artikulli +mbi motivimin e programuesve të software-it të lirë</a> nga Lakhan dhe Wolf +thotë se një pjesë e konsiderueshme motivohen nga pikëpamja e tyre që +software-i do të duhej të ishte i lirë. Kjo, përkundër faktit që në vëzhgim +u morën zhvillues nga SourceForge, një sajt që s’e përkrah pikëpamjen se kjo +është një çështje etike.</p> + +<div class="translators-notes"> + +<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't have notes.--> + </div> +</div> + +<!-- for id="content", starts in the include above --> +<!--#include virtual="/server/footer.sq.html" --> +<div id="footer"> +<div class="unprintable"> + +<p>Ju lutemi, pyetjet dhe kërkesat e përgjithshme rreth FSF-së & GNU-së +dërgojini te <a href="mailto:gnu@gnu.org"><gnu@gnu.org></a>. Ka +gjithashtu <a href="/contact/">mënyra të tjera për t’u lidhur me</a> +FSF-në. Njoftimet për lidhje të dëmtuara dhe ndreqje apo këshilla të tjera +mund të dërgohen te <a +href="mailto:webmasters@gnu.org"><webmasters@gnu.org></a>.</p> + +<p> + +<!-- TRANSLATORS: Ignore the original text in this paragraph, + replace it with the translation of these two: + + We work hard and do our best to provide accurate, good quality + translations. However, we are not exempt from imperfection. + Please send your comments and general suggestions in this regard + to <a href="mailto:web-translators@gnu.org"> + + <web-translators@gnu.org></a>.</p> + + <p>For information on coordinating and submitting translations of + our web pages, see <a + href="/server/standards/README.translations.html">Translations + README</a>. --> +Përpiqemi fort dhe bëjmë sa mundemi për të ofruar përkthime me cilësi të +mirë dhe të përpikta. Megjithatë, nuk jemi të përjashtuar nga +papërsosmëritë. Ju lutemi, komentet dhe këshillat e përgjithshme lidhur me +këtë dërgojini te <a +href="mailto:web-translators@gnu.org"><web-translators@gnu.org></a>.</p><p>Për +të dhëna mbi bashkërendimin dhe parashtrimin e përkthimeve të faqeve tona +web, shihni <a href="/server/standards/README.translations.html">README për +përkthimet</a>.</p> +</div> + +<p>Të drejta kopjimi © 2007, 2010, 2012, 2015, 2016, 2019, 2020 Richard +Stallman</p> + +<p>Kjo faqe mund të përdoret sipas një licence <a rel="license" +href="http://creativecommons.org/licenses/by-nd/4.0/">Creative Commons +Attribution-NoDerivatives 4.0 International License</a>.</p> + +<!--#include virtual="/server/bottom-notes.sq.html" --> +<div class="translators-credits"> + +<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't want credits.--> + </div> + +<p class="unprintable"><!-- timestamp start --> +U përditësua më: + +$Date: 2020/10/06 08:42:12 $ + +<!-- timestamp end --> +</p> +</div> +</div> +</body> +</html> |