summaryrefslogtreecommitdiff
path: root/talermerchantdemos/blog/articles/sq/open-source-misses-the-point.html
diff options
context:
space:
mode:
Diffstat (limited to 'talermerchantdemos/blog/articles/sq/open-source-misses-the-point.html')
-rw-r--r--talermerchantdemos/blog/articles/sq/open-source-misses-the-point.html537
1 files changed, 537 insertions, 0 deletions
diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/open-source-misses-the-point.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/open-source-misses-the-point.html
new file mode 100644
index 0000000..eedbd77
--- /dev/null
+++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/open-source-misses-the-point.html
@@ -0,0 +1,537 @@
+<!--#set var="ENGLISH_PAGE" value="/philosophy/open-source-misses-the-point.en.html" -->
+
+<!--#include virtual="/server/header.sq.html" -->
+<!-- Parent-Version: 1.90 -->
+
+<!-- This file is automatically generated by GNUnited Nations! -->
+<title>Pse Burimi i Hapur Nuk e Rrok Thelbin e Software-it të Lirë - Projekti GNU -
+Free Software Foundation</title>
+
+<!--#include virtual="/philosophy/po/open-source-misses-the-point.translist" -->
+<!--#include virtual="/server/banner.sq.html" -->
+<h2>Pse Burimi i Hapur Nuk e Rrok Thelbin e Software-it të Lirë</h2>
+
+<address class="byline">nga Richard Stallman</address>
+
+<div class="article">
+
+<blockquote class="comment"><p>
+Termi &ldquo;software i lirë&rdquo; dhe &ldquo;burim i hapur&rdquo; janë të
+përdorshëm për thuajse të njëjtën gamë problemesh. Megjithatë, ato shprehin
+gjëra thellësisht të ndryshme mbi këto programe, bazuar në vlera të
+ndryshme. Lëvizja për software të lirë ngre zërin për lirinë e përdoruesve
+të kompjuterave; është një lëvizje për liri dhe drejtësi. Në kontrast me
+të, ideja e burimit të hapur çmon kryesisht përparësitë praktike dhe nuk
+ngre zërin për parimet. Kjo është arsye pse nuk pajtohemi me burimin e
+hapur, dhe nuk e përdorim atë term.
+</p></blockquote>
+
+<p>Kur e cilësojmë një software si &ldquo;të lirë,&rdquo; e kemi fjalën që ai
+respekton <a href="/philosophy/free-sw.html">liritë thelbësore të
+përdoruesit</a>: lirinë për ta xhiruar, studiuar, dhe rishpërndarë kopje të
+tij me ose pa ndryshime. Kjo është çështje lirie, jo çmimi, pra mendojeni
+si tek &ldquo;fjala e lirë,&rdquo; jo si te &ldquo;birrë falas.&rdquo;</p>
+
+<p>Këto liri kanë rëndësi jetike. Ato janë thelbësore, jo thjesht për hir të
+përdoruesit individual, por për hir të shoqërisë si e tërë, pasi promovojnë
+solidaritetin shoqëror&mdash;pra, ndarjen e gjërave me të tjerët dhe
+bashkëpunimin. Bëhen edhe më të rëndësishme, teksa kultura dhe veprimtaritë
+tona të përditshme sa vijnë e bëhen më dixhitale. Në një botë tingujsh,
+figurash, dhe fjalësh dixhitale, software-i i lirë sa vjen e bëhet më
+thelbësor për lirinë në përgjithësi.</p>
+
+<p>Dhjetëra miliona njerëz anembanë botës përdorin tani software të lirë;
+shkollat publike në disa rajone të Indisë dhe Spanjës tani u thonë nxënësve
+të përdorin <a href="/gnu/linux-and-gnu.html">sistemin e lirë operativ
+GNU/Linux</a>. Megjithatë, shumica e këtyre përdoruesve nuk kanë dëgjuar
+kurrë rreth arsyeve etike për të cilat e krijuam këtë sistem dhe ngritëm
+bashkësinë e software-it të lirë, ngaqë sot, ky sistem dhe bashkësia, më
+shpesh shihen si të &ldquo;burimit të hapur&rdquo;, duke iu atribuar një
+tjetër filozofi, tek e cila këto liri me zor përmenden.</p>
+
+<p>Lëvizja e software-it të lirë ka dalë në mbrojtje të lirisë së përdoruesit
+që më 1983-shin. Më 1984-n filluam zhvillimin e sistemit operativ të lirë
+GNU, që të mund të shmangeshin sistemet operativë jo të lirë të cilët u
+mohojnë përdoruesve këto liri. Gjatë viteve ’80, zhvilluam shumicën e
+përbërësve thelbësorë të sistemit dhe hartuam lejen <a
+href="/licenses/gpl.html">GNU General Public License</a> (GNU GPL) nën të
+cilën do të hidheshin në qarkullim&mdash;një leje e hartuar posaçërisht për
+mbrojtjen e lirisë për të gjithë përdoruesit e një programi.</p>
+
+<p>Jo të gjithë përdoruesit dhe zhvilluesit e software-it të lirë u pajtuan me
+synimet e lëvizjes së software-it të lirë. Më 1998-n, një pjesë e
+bashkësisë së software-it të lirë doli veç dhe filloi fushatë në emër të
+&ldquo;burimit të hapur.&rdquo; Termi fillimisht u propozua për shmangien e
+një keqkuptimi të mundshëm të termit &ldquo;software i lirë,&rdquo; por
+shpejt filloi t’u përshoqërohej ideve filozofike mjaft të ndryshme nga ato
+të lëvizjes së software-it të lirë.</p>
+
+<p>Disa nga përkrahësit e burimit të hapur e konsideronin termin si një
+&ldquo;fushatë marketingu për software-in e lirë,&rdquo; çka do të joshte
+drejtues biznesesh përmes nxjerrjes në pah të përfitimeve praktike nga
+software-i, pa ngritur ndërkohë çështje të së mirës dhe të gabuarës, për të
+cilat ata mund të mos kishin qejf të dëgjonin. Të tjerë përkrahës i hodhën
+kategorikisht poshtë vlerat etike dhe sociale të lëvizjes së software-it të
+lirë. Cilatdo qofshin pikëpamjet e tyre, kur bënin fushatë për burimin e
+hapur, as i përmendin, as mbronin këto vlera. Termi &ldquo;burim i
+hapur&rdquo; shpejt filloi të përshoqërohej me ide dhe argumente të bazuar
+vetëm në vlera praktike, të tilla si krijimi ose pasja e software-it të
+fuqishëm, të qëndrueshëm. Prej asokohe, shumica e përkrahësve të burimit të
+hapur janë rreshtuar pas tij, dhe bëjnë të njëjtin përshoqërim. Shumica e
+diskutimeve rreth &ldquo;burimit të hapur&rdquo; nuk merren me të mirën dhe
+të gabuarën fare, vetëm me popullaritetin dhe suksesin; ja një <a
+href="http://www.linuxinsider.com/story/Open-Source-Is-Woven-Into-the-Latest-Hottest-Trends-78937.html">
+shembull tipik</a>. Një pakicë e përkrahësve të burimit të hapur sot thonë
+se liria është pjesë e problemit, por ata nuk janë dhe aq të dukshëm mes
+atyre që s’janë të këtij mendimi.</p>
+
+<p>Dy termat tani përshkruajnë thuajse të njëjtën kategori software-i, por
+përfaqësojnë pikëpamje të bazuara mbi vlera në thelb të ndryshme. Për
+lëvizjen e software-it të lirë, software-i lirë është një imperativ etik,
+respekt thelbësor për lirinë e përdoruesit. Në kontrast me të, filozofia e
+burimit të hapur i sheh çështjet sipas optikës se si të bëhet software-i
+&ldquo;më i mirë&rdquo;&mdash;vetëm nga pikëpamja praktike. Sipas saj,
+software-i jo i lirë është një zgjidhje inferiore për një problem praktik të
+dhënë.</p>
+
+<p>Por, për lëvizjen e software-it të lirë, software-i jo i lirë është një
+problem shoqëror, dhe zgjidhja është të reshtet përdorimi i tij dhe të
+kalohet te software-i i lirë.</p>
+
+<p>&ldquo;Software i lirë.&rdquo; &ldquo;Burim i hapur.&rdquo; Nëse është i
+njëjti software (<a href="/philosophy/free-open-overlap.html">ose
+pothuajse</a>), ka rëndësi cilin emër përdorni? Po, ngaqë fjalë të ndryshme
+përcjellin ide të ndryshme. Edhe pse një program i lirë, me çfarëdo emri
+tjetër, sot do t’ju jepte po atë liri, forcimi i pozitave të lirisë në një
+rrugë të qëndrueshme varet mbi të gjitha nga të mësuarit e njerëzve të
+çmojnë lirinë. Nëse doni të ndihmoni për këtë, është thelbësore të flitet
+për &ldquo;software të lirë.&rdquo;</p>
+
+<p>Ne të lëvizjes së software-it të lirë nuk e shohim kampin e burimit të hapur
+si një armik; armiku është software-i pronësor (jo i lirë). Por duam që
+njerëzit ta dinë se ne jemi për lirinë, ndaj nuk e pranojmë të etiketohemi
+gabimisht si përkrahës të burimit të hapur. Ajo çka mbrojmë nuk është
+&ldquo;burimi i hapur,&rdquo; dhe ai të cilit i kundërvihemi s’është
+&ldquo;burimi i mbyllur&rdquo;. Për ta bërë të qartë këtë, ne shmangim
+përdorimin e këtyre termave.
+
+
+</p>
+
+<h3>Dallime Praktike mes Software-it të Lirë dhe Burimit të Hapur</h3>
+
+<p>Në praktikë, burimi i hapur mishëron një kriter paksa më të hapërdarë se sa
+ata të software-it të lirë. Me aq sa dimë, krejt kodi software i lirë i
+hedhur në qarkullim mund të kualifikohet si me burim të hapur. Thuajse
+krejt software-i me burim të hapur është software i lirë, por ka disa
+përjashtime. Së pari, disa licenca burimi të hapur janë shumë kufizuese,
+ndaj nuk kualifikohen dot si licenca të lira. Për shembull, &ldquo;Open
+Watcom&rdquo; s’është e lirë, pasi licenca e saj nuk lejon krijimin e një
+versioni të modifikuar dhe përdorimin e tij privatisht. Për fat, licenca të
+tilla përdoren nga pak programe.</p>
+
+<p>Së dyti, kur kodi burim i një programi ka një licencë të dobët, një pa
+<em>copyleft</em>, të ekzekutueshmit e tij mund të bartin kushte jo të lira
+shtesë. <a href="https://code.visualstudio.com/License/">Microsoft-i e bën
+këtë me Visual Studio-n,</a> për shembull.</p>
+
+<p>Nëse këta të ekzekutueshëm u përgjigjen plotësisht burimeve të hedhura në
+qarkullim, kualifikohen për burim të hapur, por jo si software i lirë.
+Sidoqoftë, në këtë rast përdoruesit mund të përpilojnë kodin burim për të
+ndërtuar dhe shpërndarë të ekzekutueshëm të lirë.</p>
+
+<p>Së fundi, dhe ç’është më e rëndësishmja, shumë produkte që përmbajnë
+kompjutera, kontrollojnë nënshkrimet në programe të ekzekutueshme, për t’ua
+parandaluar përdoruesve instalimin e të ekzekutueshmve të ndryshëm nga to;
+vetëm një kompani e caktuar mund të krijojë të ekzekutueshëm që mund të
+xhirojnë te pajisja ose që mund të përdorin krejt aftësitë e saj. Këto
+pajisje i quajmë &ldquo;tiranike&rdquo;, dhe praktika është quajtur
+&ldquo;tivoizim&rdquo;, sipas produktit (Tivo) te i cili e vumë re për herë
+të parë. Edhe pse i ekzekutueshmi është ndërtuar nga kod me burim të lirë,
+dhe formalisht bart me vete një licencë të lirë, përdoruesit nuk mund të
+xhirojnë versione të modifikuara të tij, kështu që, de-facto, i
+ekzekutueshmi është jo i lirë.</p>
+
+<p>Mjaft produkte Android përmbajnë të ekzekutueshëm Linux jo të lirë të
+Tivo-izuar, edhe pse kodi i tij burimi gjendet nën GNU GPL version 2.
+Versionin 3 të GNU GPL-së e konceptuam për ta ndaluar këtë praktikë.</p>
+
+<p>Kriteri për burim të hapur shqetësohet vetëm për licencimin e kodit burim.
+Ndaj, këta të ekzekutueshëm jo të lirë, kur krijohen nga kod burim të tillë
+si Linux-i, që është me burim të hapur dhe i lirë, janë me burim të hapur,
+por jo të lirë.</p>
+
+<h3>Moskuptime të Rëndomta të &ldquo;Software-it të Lirë&rdquo; dhe
+&ldquo;Burimit të Hapur&rdquo;</h3>
+
+<p>Termi &ldquo;software i lirë&rdquo; është pre e keqinterpretimeve: një
+kuptim i pasynuar prej nesh, &ldquo;software që mund ta keni me çmim
+zero,&rdquo; mund t’i jepet termit po njësoj si kuptimi i synuar prej nesh,
+&ldquo;software që i jep përdoruesit disa liri.&rdquo; Për këtë problem
+kujdesemi duke bërë publik përkufizimin e software-it të lirë, dhe duke
+thënë &ldquo;Mendojeni si te &lsquo;liria e fjalës,&rsquo; jo si te
+&lsquo;birrë falas.&rsquo;&rdquo; Kjo zgjidhje nuk është e përsosur; nuk
+mund ta eliminojë plotësisht problemin. Do të ishte më mirë një term i saktë
+dhe jo i dykuptimtë, sikur kjo të mos paraqiste probleme të tjera.</p>
+
+<p>Mjerisht, të gjitha alternativat në Anglisht kanë probleme të tyret. Kemi
+shqyrtuar mjaft nga sugjerimet e njerëzve, por asnjë nuk është kaq qartazi
+&ldquo;i drejtë&rdquo; saqë kalimi në të të qe ide e mirë. (Për shembull,
+në disa kontekste fjalët Frëngjisht dhe Spanjisht &ldquo;libre&rdquo;
+funksionojnë bukur, por njerëzit në Indi nuk e pranojnë fare këtë.) Cilido
+zëvendësim i propozuar për &ldquo;software-in e lirë&rdquo; ka ndonjë lloj
+problemi semantik&mdash;dhe kjo ndodh edhe me &ldquo;software-in me burim të
+hapur.&rdquo;</p>
+
+<p><a href="https://opensource.org/osd">Përkufizimi zyrtar i &ldquo;software-it
+me burim të hapur&rdquo;</a> (që është botuar nga Open Source Initiative dhe
+është shumë i gjatë për ta përfshirë këtu) është përftuar tërthorazi prej
+kriterit tonë të software-it të lirë. Nuk është i njëjti; është ca më
+dorëlëshuar në disa këndvështrime. Megjithatë, në shumicën e rasteve
+përkufizimi i tyre pajtohet me përkufizimin tonë.</p>
+
+<p>Sido që të jetë, kuptimi i afërmendshëm për shprehjen &ldquo;software me
+burim të hapur&rdquo;&mdash;dhe ai që shumica e njerëzve duket se mendojnë
+që shpreh&mdash;është që &ldquo;Mund t’i shihni kodin burim.&rdquo; Ky
+kriter është shumë më i dobët se sa përkufizimi i software-it të lirë, shumë
+më i dobët gjithashtu se sa përkufizimi zyrtar i burimit të hapur. Me të
+përfshihen mjaft programe që nuk janë as të lirë dhe as me burim të hapur.</p>
+
+<p>Ngaqë kuptimi i afërmendshëm për &ldquo;burimin e hapur&rdquo; s’është
+kuptimi që mbrojtësit e tij kanë në mendje, përfundimi është që shumica e
+njerëzve e keqkuptojnë termin. Sipas Neal Stephenson-it, &ldquo;Linux-i
+është software me &lsquo;burim të hapur&rsquo; që do të thotë, thjesht, se
+cilido mund të marrë kopje të kartelave të kodit të tij burim&rdquo;. Nuk
+mendoj se ka kërkuar me dashje të hidhte tej ose të vinte në diskutim
+përkufizimin zyrtar. Jam i mendimit që ai thjesht zbatoi konvencionet e
+anglishtes për të nxjerrë një kuptim të termit. <a
+href="https://web.archive.org/web/20001011193422/http://da.state.ks.us/ITEC/TechArchPt6ver80.pdf">Shteti
+i Kansasit</a> publikoi një përkufizim të ngjashëm: &ldquo;Përdorni software
+me burim të hapur (OSS). OSS është software për të cilin kodi burim është i
+passhëm lirisht dhe publikisht, por marrëveshjet specifike për licencimin e
+tij varen nga fakti se ç’i lejohet dikujt të bëjë me atë kod&rdquo;.</p>
+
+<p><i>New York Times</i> <a
+href="http://www.nytimes.com/external/gigaom/2009/02/07/07gigaom-the-brave-new-world-of-open-source-game-design-37415.html">
+pati një artikull që e tepron me domethënien e termit</a> duke ia referuar
+testimeve beta nga ana e përdoruesve&mdash;lejimi i pak përdoruesve që të
+vënë në provë një version paraprak të një programi dhe të japin përshtypje
+konfidenciale lidhur me të&mdash;çka programuesit e software-it pronësor e
+kanë praktikuar prej dhjetëra vjetësh.</p>
+
+<p>Termi madje është sforcuar sa të përfshijë edhe dizajne pajisjesh <a
+href="http://www.theguardian.com/sustainable-business/2015/aug/27/texas-teenager-water-purifier-toxic-e-waste-pollution">të
+publikuar pa ndonjë patentë</a>. Dizajne pajisjesh të papatentuar mund të
+jenë kontribute të lavdërueshëm për shoqërinë, por termi &ldquo;kod
+burim&rdquo; s’ka lidhje me to.</p>
+
+<p>Përkrahësit e burimit të hapur përpiqen të merren me këtë çështje duke
+treguar me gisht përkufizimin e tyre zyrtar, por kjo rrugë ndreqjeje është
+më pak e efektshme për ta, se sa është për ne. Termi &ldquo;software i
+lirë&rdquo; ka dy domethënie natyrale, njëra është domethënia e synuar, ndaj
+dikush që e ka rrokur idenë &ldquo;si te fjala e lirë, jo si te birrë
+falas&rdquo; nuk do të gabojë sërish. Por termi &ldquo;burim i hapur&rdquo;
+ka vetëm një domethënie natyrale, që është e ndryshme prej domethënies së
+synuar prej përkrahësve të tij. Pra nuk ka një rrugë për të shpjeguar
+shkurtimisht dhe përligjur përkufizimin e tij zyrtar. Kjo e përkeqëson edhe
+më konfuzionin.</p>
+
+<p>Një tjetër keqkuptim i &ldquo;burimit të hapur&rdquo; është ideja që me të
+nënkuptohet &ldquo;mospërdorimi i lejes GNU GPL.&rdquo; Ky priret të
+shoqërojë një tjetër keqkuptim sipas të cilit &ldquo;software-i i
+lirë&rdquo; do të thotë &ldquo;software nën GPL-në.&rdquo; Që të dyja janë
+gabim, sa kohë që GNU GPL-ja i plotëson kushtet për të qenë leje burimi të
+hapur dhe shumica e lejeve të burimit të hapur i plotësojnë kushtet për të
+qenë leje software-i të lirë. Ka <a href="/licenses/license-list.html">
+mjaft licenca software-i të lirë</a> përtej GNU GPL-së.</p>
+
+<p>Termi &ldquo;burim i hapur&rdquo; është sforcuar më tej nga zbatimi i tij
+mbi veprimtari të tjera, të tilla si qeverisja, arsimi, shkenca, te të cilat
+nuk ka gjë të tillë si kodi burim, dhe ku kriteri lidhur me licencimin e
+software-it thjesht nuk ka punë fare. E vetmja gjë e përbashkët që kanë
+këto veprimtari është se, në një farë mënyre, i ftojnë njerëzit të marrin
+pjesë në diçka. Ato e sforcojnë termin deri atje sa me të nënkuptohet vetëm
+&ldquo;pjesëmarrës&rdquo; ose &ldquo;transparent&rdquo;, ose më pak se kaq.
+Në rastin më të keq, është shndërruar <a
+href="http://www.nytimes.com/2013/03/17/opinion/sunday/morozov-open-and-closed.html">
+në një fjalë të zbrazët në modë</a>.</p>
+
+<h3>Vlera të Ndryshme Mund të Shpien Në Përfundime të Ngjashme&hellip;por Jo
+Gjithmonë</h3>
+
+<p>Grupet radikale të viteve ’60 kanë reputacion si fraksionistë: disa
+organizata u ndanë për shkak të mospajtimeve për hollësira strategjie, dhe
+dy grupet bij e trajtonin njëri-tjetrin si armiq, edhe pse kishin synime dhe
+vlera themelore të ngjashme. E djathta i dha shumë rëndësi kësaj dhe e
+përdori për të kritikuar krejt të majtën.</p>
+
+<p>Ka gojë që përpiqen të njollosin lëvizjen për software të lirë duke e
+krahasuar mospajtimin tonë me burimin e hapur me mospajtimet e këtyre
+grupeve radikale. E shohin së prapthi. Ne nuk pajtohemi me kampin e
+burimit të hapur lidhur me synimet dhe vlerat themelore, por pikëpamjet e
+tyre dhe tonat shpien në shumë raste te e njëjta sjellje
+praktike&mdash;fjala vjen zhvillimi i software-it të lirë.</p>
+
+<p>Për pasojë, njerëz nga lëvizja e software-it të lirë shpesh punojnë bashkë
+me kampin e burimit të hapur në projekte praktike, të tilla si zhvillimi i
+software-it. Të bie në sy që pikëpamje kaq të ndryshme filozofike mund të
+motivojnë kaq shpesh persona të ndryshëm të marrin pjesë në të njëjtat
+projekte. Sido qoftë, ka situata ku këto pikëpamje në thelb të ndryshme
+shpien në veprime shumë të ndryshme.</p>
+
+<p>Ideja e burimit të hapur është që lejimi i përdoruesve të ndryshojnë dhe
+rishpërndajnë software-in do ta bëjë këtë më të fuqishëm dhe më të
+qëndrueshëm. Por kjo nuk është e garantuar. Zhvilluesit e software-it
+pronësor nuk janë medoemos të paaftë. Ka raste që ata prodhojnë programe që
+janë të fuqishëm dhe të qëndrueshëm, edhe pse ato nuk respektojnë lirinë e
+përdoruesve. Aktivistët e software-it të lirë dhe përkrahësit e burimit të
+hapur do të reagojnë në mënyra shumë të ndryshme ndaj këtij fakti.</p>
+
+<p>Një përkrahës puro i burimit të hapur, një që nuk është fare i ndikuar nga
+idealet e software-it të lirë, do të thoshte, &ldquo;Çuditem që qetë në
+gjendje ta bëni programin të punojë kaq mirë pa përdorur modelin tonë të
+zhvillimit, por ja që e bëtë. Si mund të kem një kopje?&rdquo; Ky qëndrim
+do të shpërblejë skema që heqin liri, duke shpënë te humbja e saj.</p>
+
+<p>Aktivisti i software-it të lirë do të thoshte, &ldquo;Programi juaj është
+shumë tërheqës, por unë çmoj më tepër lirinë. Ndaj nuk e pranoj programin
+tuaj. Punën time do ta mbaroj me ndonjë mënyrë tjetër, dhe në vend të tij
+do të përkrah një projekt për zhvillimin e një zëvendësimi të lirë për
+të.&rdquo; Nëse çmojmë lirinë tonë, mund të veprojmë për ta pasur dhe
+mbrojtur atë.</p>
+
+<h3>Software-i i Fuqishëm, i Qëndrueshëm Mund të Jetë i Keq</h3>
+
+<p>Ideja se duam që software-i të jetë i fuqishëm dhe i qëndrueshëm vjen prej
+supozimit se software-i është hartuar për t’u shërbyes përdoruesve të tyre.
+Nëse është i fuqishëm dhe i qëndrueshëm, kjo do të thotë që u shërben më
+mirë atyre.</p>
+
+<p>Por mund të thuhet që software-i u shërben përdoruesve vetëm nëse respekton
+lirinë e tyre. Po kur software-i është hartuar për t’u hedhur vargonj
+përdoruesve të tij? Në këtë rast të qenët i fuqishëm do të thotë që
+vargonjtë janë më shtrëngues, dhe të qenët i qëndrueshëm do të thotë që
+është më e vështirë për t’i hequr këta vargonj. Veçori keqdashëse, të
+tilla si spiunimi i përdoruesve, kufizimi i përdoruesve, dyer të pasme, dhe
+përmirësime të detyrueshme janë të rëndomta në software-in pronësor, dhe
+disa përkrahës të burimit të hapur duan t’i sendërtojnë ato në programe me
+burim të hapur.</p>
+
+<p>Nën trysninë e kompanive të filmit dhe regjistrimit të muzikës, software-i
+për përdorim nga individët po hartohen gjithnjë e më shumë për t’i kufizuar
+ata. Kjo veçori dashakeqe njihet si Administrim Dixhital i Kufizimeve (DRM
+- Digital Restrictions Management) (shihni <a
+href="http://defectivebydesign.org/">DefectiveByDesign.org</a>) dhe është
+krejt e kundërta e frymës së lirisë që software-i i lirë synon të ofrojë.
+Dhe jo vetëm e frymës: ngaqë synimi i DRM-së është të shkelë me këmbë lirinë
+tuaj, zhvilluesit e DRM-së përpiqen t’jua bëjnë të vështirë, të pamundur,
+ose madje edhe të paligjshme ndryshimin e software-it që sendërton në
+praktikë DRM-në.</p>
+
+<p>Megjithatë disa përkrahës të burimit të hapur kanë propozuar software
+&ldquo;DRM me burim të hapur&rdquo;. Ideja e tyre është që, duke bërë
+publik kodin burim të programeve të hartuara për të kufizuar hyrjen tuaj në
+media të fshehtëzuar dhe duke u lejuar të tjerëve ta ndryshojnë atë, do të
+prodhonin software më të fuqishëm dhe më të qëndrueshëm për kufizimin e
+përdoruesve si ju. Software-i mandej do të dërgohej për ju te pajisje që
+nuk ju lejojnë ta ndryshoni.</p>
+
+<p>Ky software mund të jetë me burim të hapur dhe të përdorë modelin e
+zhvillimit me burim të hapur, por nuk ka për të qenë software i lirë, sa
+kohë që nuk do të respektojë lirinë e përdoruesve që e xhirojnë faktikisht
+atë. Nëse modeli i zhvillimit me burim të hapur ia del ta bëjë këtë
+software më të fuqishëm dhe më të qëndrueshëm për kufizimin tuaj, kjo do ta
+bënte edhe më të keq.</p>
+
+<h3>Frikë nga Liria</h3>
+
+<p>Motivacioni fillestar kryesor i atyre që e nxorën kampin e burimit të hapur
+më vete prej lëvizjes së software-it të lirë qe që idetë etike të
+&ldquo;software-it të lirë&rdquo; i vinin në siklet disa njerëz. Kjo është
+e vërtetë: ngritja e çështjeve etike si liria, përgjegjësive kundrejt
+volisë, do të thotë t’u kërkosh njerëzve të mendojnë për gjëra që ata mund
+të parapëlqejnë t’i shpërfillin, fjala vjen a është etike apo jo sjellja e
+tyre. Kjo mund të shkaktojë parehati, dhe disa njerëz thjesht mund ta
+mbyllin mendjen për gjëra të tilla. Por kjo nuk do të thotë që ne do të
+duhej të reshtnim së foluri për këto probleme.</p>
+
+<p>E megjithatë kjo është ajo çka drejtuesit e burimit të hapur vendosën të
+bënin. U doli se duke heshtur rreth etikës dhe lirisë, dhe duke folur vetëm
+për përfitimet e menjëhershme praktike të një pjese prej software-it të
+lirë, mund të ishin në gjendje ta &ldquo;shisnin&rdquo; software-in më me
+efekt te disa përdorues, veçanërisht bizneset.</p>
+
+<p>Kur mbrojtësit e burimit të hapur flasin rreth çfarëdo gjëje më të thellë se
+kaq, zakonisht bëhet fjalë për idenë e bërjes &ldquo;dhuratë&rdquo;
+njerëzimit kodin burim. Duke e paraqitur këtë si një punë veçanërisht të
+mirë, tej asaj që kërkohet nga ana morale, besohet se shpërndarja e
+software-it pronësor pa kodin burim është moralisht e ligjëruar.</p>
+
+<p>Kjo rrugë ka dalë me efektshmëri, brenda logjikës së vet. Retorika e
+burimit të hapur ka bindur mjaft biznese dhe individë të përdorin, madje
+edhe të zhvillojnë, software të lirë, çka e ka zgjeruar bashkësinë
+tonë&mdash;por vetëm në nivel sipërfaqësor, praktik. Filozofia e burimit të
+hapur, me vlerat e veta pastërtisht praktike, e pengon të kuptuarit e ideve
+më të thella të software-it të lirë; sjell mjaft vetë te bashkësia jonë, por
+nuk u mëson atyre si ta mbrojnë atë. Kjo është gjë e mirë, për aq sa bën,
+por nuk mjafton për ta bërë lirinë të sigurt. Tërheqja e përdoruesve drejt
+software-it të lirë është vetëm një pjesë e rrugës për t’i bërë mbrojtës të
+lirisë së tyre.</p>
+
+<p>Herët a vonë këta përdorues do t’i ftojnë të rikthehen te software-i
+pronësor, për disa avantazhe praktike. Për të ofruar tundim të tillë
+punojnë kompani të panumërta, disa duke ofruar kopje falas. Pse do të duhej
+që përdoruesit të mos i pranonin? Ah, vetëm po t’u kenë mësuar të çmojnë
+lirinë që u jep software-i i lirë, të çmojnë lirinë në vetvete, në vend se
+volitë teknike dhe praktike të një software-i të lirë specifik, atëherë po.
+Për përhapjen e kësaj ideje, na duhet të flasim për lirinë. Deri në një
+farë shkalle, rruga &ldquo;mos fol&rdquo; karshi biznesit mund të jetë e
+dobishëm për bashkësinë, por është e rrezikshme nëse bëhet aq e rëndomtë, sa
+dashuria për lirinë të vijë e të duket si diçka ekscentrike.</p>
+
+<p>Kjo gjendje e rrezikshme është saktësisht ajo që kemi. Shumica e personave
+të përfshirë me software-in e lirë, veçanërisht shpërndarësit e tij, flasin
+pak për lirinë&mdash;zakonisht ngaqë kërkojnë të jenë &ldquo;më të
+pranueshëm nga bizneset.&rdquo; Thuajse krejt shpërndarjet e sistemit
+operativ GNU/Linux i shtojnë paketa pronësore sistemit bazë të lirë, dhe i
+ftojnë përdoruesit ta shohin këtë si një avantazh, në vend se një cen.</p>
+
+<p>Software-i shtesë pronësor dhe shpërndarjet GNU/Linux pjesërisht jo të lira
+gjejnë tokë pjellore ngaqë shumica e bashkësisë sonë nuk këmbëngul te liria
+në software-in e vet. Kjo nuk është rastësi. Shumica e përdoruesve të
+GNU/Linux-it u njohën fillimisht me sistemin përmes diskutimeve të
+&ldquo;burimit të hapur&rdquo;, në të cilin nuk përmendet që liria është një
+nga synimet. Praktikat që nuk përkrahin lirinë dhe fjalët që nuk thonë gjë
+për lirinë ecin paralelisht, duke nxitur njëra-tjetrën. Për ta kapërcyer
+këtë prirje, na duhet të flasim më tepër për lirinë, jo më pak.</p>
+
+<h3>&ldquo;FLOSS&rdquo; dhe &ldquo;FOSS&rdquo;</h3>
+
+<p> Termat &ldquo;FLOSS&rdquo; dhe &ldquo;FOSS&rdquo; përdoren për të qenë <a
+href="/philosophy/floss-and-foss.html"> asnjanës mes software-it të lirë dhe
+burimit të hapur</a>. Nëse të qenët asnjanës është qëllimi juaj,
+&ldquo;FLOSS&rdquo; është më mirë se të dy, ngaqë është vërtet asnjanës.
+Por nëse doni të mbroni lirinë, rruga nuk është përdorimi i një termi
+asnjanës. Të mbrosh lirinë kërkon t’u tregosh njerëzve përkrahjen tuaj për
+lirinë.</p>
+
+<h3>Rivalë për Vëmendje</h3>
+
+<p>&ldquo;I lirë&rdquo; dhe &ldquo;i hapur&rdquo; janë rivalë për vëmendje.
+&ldquo;Software-i i lirë&rdquo; dhe &ldquo;ai me burim të hapur&rdquo; janë
+ide të ndryshme, por, në mënyrës se si e shohin software-in shumica e
+njerëzve, ata konkurrojnë për të njëjtin vend në vëmendje. Kur njerëzit
+mësohen të thonë dhe mendojnë &ldquo;burim i hapur,&rdquo;, kjo përbën një
+pengesë për kuptimin nga ana e tyre të filozofisë së lëvizjes për software
+të lirë dhe për të menduarit rreth saj. Nëse na përshoqërojnë tashmë ne dhe
+software-in tonë me fjalën &ldquo;e hapët,&rdquo; mund të na nevojitet një
+tronditje intelektuale e tyre, përpara se të kuptojnë që ne jemi <em>tjetër
+gjë</em>. Çfarëdo veprimtarie që promovon fjalën &ldquo;e hapët&rdquo; ka
+tendencë të zgjerojë perden që fsheh idetë e lëvizjes për software të lirë.</p>
+
+<p>Ndaj, veprimtarët e software-it të lirë i këshillojmë të refuzojnë të
+punojnë në një veprimtari që e quan vetveten &ldquo;e hapët.&rdquo; Edhe
+nëse veprimtaria është e mirë në vetvete, çdo kontribut që bëni, shkakton
+një dëm të vogël në anën tjetër duke promovuar idenë e burimit të hapur. Ka
+plot veprimtari të tjera që e quajnë vetveten &ldquo;të lira&rdquo; ose
+&ldquo;libre.&rdquo; Çdo kontribut në këto projekte shton diçka të mirë.
+Me kaq shumë projekte të dobishme prej nga mund të zgjidhet, pse të mos
+zgjidhet një që bën diçka të mirë ekstra?</p>
+
+<h3>Përfundim</h3>
+
+<p>Ndërkohë që mbrojtësit e burimit të hapur afrojnë përdorues të rinj te
+bashkësia jonë, ne veprimtarët e software-it të lirë duhet t’i vëmë supet
+barrës për tërheqjen e vëmendjes së tyre te çështja e lirisë. Na duhet të
+themi, &ldquo;Është software i lirë dhe ju jep liri!&rdquo;&mdash;më shpesh
+dhe më fort se kurrë. Çdo herë që thoni &ldquo;software i lirë&rdquo; në
+vend të &ldquo;burim i hapur,&rdquo; ndihmoni kauzën tonë.</p>
+
+</div>
+
+<h4>Shënim</h4>
+
+<!-- The article is incomplete (#793776) as of 21st January 2013.
+<p>
+
+Joe Barr's article,
+<a href="http://www.itworld.com/LWD010523vcontrol4">&ldquo;Live and
+let license,&rdquo;</a> gives his perspective on this issue.</p>
+-->
+<p>
+<a
+href="http://ocw.mit.edu/courses/sloan-school-of-management/15-352-managing-innovation-emerging-trends-spring-2005/readings/lakhaniwolf.pdf">Artikulli
+mbi motivimin e programuesve të software-it të lirë</a> nga Lakhan dhe Wolf
+thotë se një pjesë e konsiderueshme motivohen nga pikëpamja e tyre që
+software-i do të duhej të ishte i lirë. Kjo, përkundër faktit që në vëzhgim
+u morën zhvillues nga SourceForge, një sajt që s’e përkrah pikëpamjen se kjo
+është një çështje etike.</p>
+
+<div class="translators-notes">
+
+<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't have notes.-->
+ </div>
+</div>
+
+<!-- for id="content", starts in the include above -->
+<!--#include virtual="/server/footer.sq.html" -->
+<div id="footer">
+<div class="unprintable">
+
+<p>Ju lutemi, pyetjet dhe kërkesat e përgjithshme rreth FSF-së &amp; GNU-së
+dërgojini te <a href="mailto:gnu@gnu.org">&lt;gnu@gnu.org&gt;</a>. Ka
+gjithashtu <a href="/contact/">mënyra të tjera për t’u lidhur me</a>
+FSF-në. Njoftimet për lidhje të dëmtuara dhe ndreqje apo këshilla të tjera
+mund të dërgohen te <a
+href="mailto:webmasters@gnu.org">&lt;webmasters@gnu.org&gt;</a>.</p>
+
+<p>
+
+<!-- TRANSLATORS: Ignore the original text in this paragraph,
+ replace it with the translation of these two:
+
+ We work hard and do our best to provide accurate, good quality
+ translations. However, we are not exempt from imperfection.
+ Please send your comments and general suggestions in this regard
+ to <a href="mailto:web-translators@gnu.org">
+
+ &lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p>
+
+ <p>For information on coordinating and submitting translations of
+ our web pages, see <a
+ href="/server/standards/README.translations.html">Translations
+ README</a>. -->
+Përpiqemi fort dhe bëjmë sa mundemi për të ofruar përkthime me cilësi të
+mirë dhe të përpikta. Megjithatë, nuk jemi të përjashtuar nga
+papërsosmëritë. Ju lutemi, komentet dhe këshillat e përgjithshme lidhur me
+këtë dërgojini te <a
+href="mailto:web-translators@gnu.org">&lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p><p>Për
+të dhëna mbi bashkërendimin dhe parashtrimin e përkthimeve të faqeve tona
+web, shihni <a href="/server/standards/README.translations.html">README për
+përkthimet</a>.</p>
+</div>
+
+<p>Të drejta kopjimi &copy; 2007, 2010, 2012, 2015, 2016, 2019, 2020 Richard
+Stallman</p>
+
+<p>Kjo faqe mund të përdoret sipas një licence <a rel="license"
+href="http://creativecommons.org/licenses/by-nd/4.0/">Creative Commons
+Attribution-NoDerivatives 4.0 International License</a>.</p>
+
+<!--#include virtual="/server/bottom-notes.sq.html" -->
+<div class="translators-credits">
+
+<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't want credits.-->
+ </div>
+
+<p class="unprintable"><!-- timestamp start -->
+U përditësua më:
+
+$Date: 2020/10/06 08:42:12 $
+
+<!-- timestamp end -->
+</p>
+</div>
+</div>
+</body>
+</html>