summaryrefslogtreecommitdiff
path: root/talermerchantdemos/blog/articles/sq/manifesto.html
diff options
context:
space:
mode:
Diffstat (limited to 'talermerchantdemos/blog/articles/sq/manifesto.html')
-rw-r--r--talermerchantdemos/blog/articles/sq/manifesto.html781
1 files changed, 781 insertions, 0 deletions
diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/manifesto.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/manifesto.html
new file mode 100644
index 0000000..da16322
--- /dev/null
+++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/manifesto.html
@@ -0,0 +1,781 @@
+<!--#set var="ENGLISH_PAGE" value="/gnu/manifesto.en.html" -->
+
+<!--#include virtual="/server/header.sq.html" -->
+<!-- Parent-Version: 1.77 -->
+
+<!-- This file is automatically generated by GNUnited Nations! -->
+<title>Manifesti i GNU-së - Projekti GNU - Free Software Foundation</title>
+
+<!--#include virtual="/gnu/po/manifesto.translist" -->
+<!--#include virtual="/server/banner.sq.html" -->
+<h2>Manifesti i GNU-së</h2>
+
+<p> Manifesti i GNU-së (që jepet më poshtë) u shkrua nga <a
+href="http://www.stallman.org/">Richard Stallman</a> më 1985 për të kërkuar
+pjesëmarrje dhe mbështetje në zhvillimin e sistemit operativ GNU. Një pjesë
+e tekstit u mor prej njoftimit fillestar të 1983-shit. Gjatë 1987-s, u
+përditësua pakëz, për ta mbajtur në një hap me zhvillimet; që atëherë, duket
+se më e mira është të lihet i pandryshuar.</p>
+
+<p>Që prej asaj kohe, kemi nxjerrë ca mësime mbi disa keqkuptime të rëndomta,
+të cilat, me ndihmën e një shprehjeje ndryshe, mund të shmangen.
+Poshtëshënimet e shtuara më 1993 ndihmojnë në kthjellimin e këtyre pikave.</p>
+
+<p>Nëse dëshironi të instaloni sistemin GNU/Linux, ju këshillojmë të përdorni
+një nga <a href="/distros">shpërndarjet GNU/Linux 100% software i Lirë</a>.
+Rreth se si të jepni ndihmesë, shihni <a
+href="/help/help.html">http://www.gnu.org/help</a>.</p>
+
+<p>Projekti GNU është pjesë e Lëvizjes për Software të Lirë, një fushatë mbi <a
+href="/philosophy/free-sw.html">lirinë e përdoruesve të software-it</a>.
+Është gabim të përshoqërohet GNU-ja me termin &ldquo;burim i
+hapur&rdquo;&mdash;ky term u sajua më 1998-n nga njerëz që s’pajtoheshin me
+vlerat etike të Lëvizjes për Software të Lirë. E përdorin për të promovuar
+një <a href="/philosophy/open-source-misses-the-point.html">trajtim të
+pamoral</a> të së njëjtës fushë.</p>
+
+<h3 id="whats-gnu">Ç’është GNU-ja? Gnu-ja Nuk Është Unix!</h3>
+
+<p>
+ GNU-ja, që është shkurtim për Gnu's Not Unix, është emri i një sistemi të
+plotë software-i, të ngjashëm me Unix, të cilin po e shkruaj që ta jap
+lirisht te cilido që mund ta përdorë. <a href="#f1">(1)</a> Po më ndihmojnë
+disa vullnetarë të tjerë. Kontribute në kohë, para, programe dhe pajisje na
+janë shumë të nevojshme.</p>
+
+<p>
+ Deri sot kemi përpunuesin Emacs të teksteve me Lisp për shkrim urdhrash për
+përpunuesin, një diagnostikues në nivel burimi, një gjenerator përtypjesh
+("parser") të përputhshëm me yacc, një "linker", dhe nja 35 mjete të
+dobishme ("utilities"). Thuajse është përfunduar një shell (interpretues
+urdhrash). Një përpilues C i ri, dhe i kalueshëm, optimizimesh, ka arritur
+të përpilojë veten dhe mund të hidhet në qarkullim këtë vit. Ekziston një
+kernel fillestar, por i duhen ende shumë karakteristika që të arrijë të
+imitojë Unix-in. Kur të jenë përfunduar kerneli dhe përpiluesi, do të jetë
+e mundur të shpërndahet një sistem GNU i përshtatshëm për zhvillim
+programesh. Do të përdorim TeX-in si formatues tekstesh, por po punohet për
+një nroff. Do të përdorim gjithashtu sistemin e lirë dhe të kalueshëm X të
+dritareve. Pas kësaj do të shtojmë një Common Lisp të kalueshëm, një lojë
+Empire, një fletëllogaritës, dhe qindra gjëra të tjera, plus dokumentim
+online. Shpresojmë të furnizojmë, tek e fundit, gjithçka të dobishme që
+normalisht vjen me një sistem Unix, dhe më tepër.</p>
+
+<p>
+ GNU-ja do të jetë në gjendje të xhirojë programe Unix, por nuk do të jetë
+identik me Unix-in. Do të bëjmë krejt përmirësimet që ia vlejnë, bazuar në
+përvojën tonë me sisteme të tjera operative. Veçanërisht, kemi në plan të
+realizojmë emra më të gjatë kartelash, numra versioni kartelash, një sistem
+kartelash të pathyeshëm, ndoshta plotësim emrash kartelash, mbulim shfaqjeje
+të pavarur nga terminali, dhe ndoshta në fund edhe sistem dritaresh me bazë
+Lisp përmes të cilit disa programe Lisp dhe programe të zakonshëm Unix të
+ndajnë së bashku të njëjtin ekran. Do të mund të përdoren të dyja, si C,
+ashtu edhe Lisp, si gjuhë programimi sistemi. Për komunikime, do të
+provojmë të ofrojmë mbulim për UUCP, MIT Chaosnet, dhe protokollet Internet.</p>
+
+<p>
+ GNU-ja synon fillimisht makinat e llojit 68000/16000 me kujtesë virtuale,
+ngaqë këto janë makinat më të thjeshta për ta bërë të xhirojë në to.
+Përpjekjet ekstra për ta bërë të xhirojë në makina më të vogla do t’u lihen
+atyre që duan ta përdorin në to.</p>
+
+<p>
+ Për të shmangur ngatërresa të tmerrshme, ju lutemi, shqiptojeni
+<em>g</em>-në te fjala &lsquo;GNU&rsquo;, kur është fjala për emrin e
+projektit.</p>
+
+<h3 id="why-write">Pse Duhet Ta Shkruaj GNU-në</h3>
+
+<p>
+ Jam i mendimit që Rregulli i Artë kërkon që, nëse më pëlqen një program, ta
+ndaj atë me të tjerë persona që mund ta pëlqejnë. Shitësit e software-it
+duan t’i përçajnë përdoruesit dhe t’i mposhtin, duke e bërë çdo përdorues të
+pranojë që nuk do të ndajë gjë me të tjerët. Nuk pranoj ta thyej
+solidaritetin me përdoruesit e tjerë në këtë mënyrë. Nuk mundem, me
+dëshirën time, të nënshkruaj një marrëveshje moszbulimi apo një marrëveshje
+lejeje software-i. Për vite të tëra u përpoqa brenda Artificial
+Intelligence Lab-it t’u bëja qëndresë këtyre prirjeve dhe të tjerave të
+ngjashme, por në fund ato patën përparuar shumë: nuk mund të rrija më në një
+institucion ku gjëra të tilla bëhen kundër vullnetit tim.</p>
+
+<p>
+ Ndaj që të mund të vazhdoj të përdor kompjuterat pa humbur në nder, kam
+vendosur të bëj tok një trupë të mjaftueshme software-i të lirë që të mund
+të jem në gjendje të vazhdoj pa ia pasur nevojën ndonjë software-i që nuk
+është i lirë. Kam dhënë dorëheqjen nga laboratori AI që t’i heq MIT-it
+çfarëdo justifikimi ligjor për të më ndaluar ta jap GNU-në falas.<a
+href="#f2a">(2)</a></p>
+
+<h3 id="compatible">Pse GNU-ja Do Të Jetë i Përputhshëm me Unix-in</h3>
+
+<p>
+ Unix-i nuk është sistemi im ideal, por nuk është dhe aq i keq. Veçoritë
+thelbësore të Unix-it duket se janë nga ato të mirat, dhe mendoj se mund të
+plotësoj ato që i mungojnë Unix-it, pa cenuar të parat. Dhe një sistem i
+përputhshëm me Unix-in do të ishte i përshtatshëm për ta birësuar mjaft të
+tjerë.</p>
+
+<h3 id="available">Si Do të Mund të Kihet GNU-ja</h3>
+
+<p>
+ GNU-ja nuk është në përkatësi publike. Gjithkush do të mundë të ndryshojë
+dhe rishpërndajë GNU-në, por asnjë shpërndarës nuk do të lejohet të kufizojë
+shpërndarjen e tij të mëtejshme. Ose e thënë ndryshe, ndryshimet <a
+href="/philosophy/categories.html#ProprietarySoftware">pronësore</a> nuk do
+të lejohen. Dua të sigurohem që çdo version i GNU-së do të mbesë i lirë.</p>
+
+<h3 id="why-help">Pse Duan të Ndihmojnë Kaq Shumë Programues</h3>
+
+<p>
+ Kam gjetur mjaft programues të tjerë që janë të ngazëllyer për GNU-në dhe
+duan të ndihmojnë.</p>
+
+<p>
+ Mjaft programues janë të pakënaqur me komercializimin e software-it të
+sistemit. Mund t’u sjellë më tepër para, por në përgjithësi u kërkon të
+ndihen në përplasje me të tjerë programues, se sa të ndihen si shokë. Akti
+themelor i miqësisë mes programuesve është shkëmbimi i programeve; ujditë e
+tregtimit të përdorura përgjithësisht tani, në thelb, ua ndalojnë
+programuesve ta trajtojnë tjetrin si shok. Blerësi i software-it duhet të
+zgjedhë mes miqësisë dhe bindjes ndaj ligjit. Natyrisht, shumë e ndajnë
+mendjen që miqësia është më e rëndësishme. Por ata që besojnë në ligj
+shpesh nuk ndihen mirë me asnjë prej zgjedhjeve. Shndërrohen në cinikë dhe
+mendojnë se programimi është thjesht një rrugë për të bërë para.</p>
+
+<p>
+ Duke punuar për GNU-në dhe duke e përdorur atë në vend të programeve
+pronësore, mund të jemi mikpritës për këdo që i bindet ligjit. Për më tepër,
+GNU-ja shërben si një shembull frymëzues dhe flamur për mbledhjen rreth nesh
+të të tjerëve që duan të shkëmbejnë. Kjo mundet të na japë ndjenjën e
+harmonisë që është e pamundur të vijë nga përdorimi i software-it që nuk
+është i lirë. Për gati gjysmën e programuesve me të cilët bisedoj, kjo
+është ndjenjë e rëndësishme gëzimi që nuk mund ta zëvendësojë paraja.</p>
+
+<h3 id="contribute">Si Mund të Kontribuoni</h3>
+
+<blockquote>
+<p>
+(Sot, për punë software-i me të cilat mund të merreni, shihni <a
+href="http://fsf.org/campaigns/priority-projects">listën e Projekteve me
+Përparësi të Lartë</a> dhe <a
+href="http://savannah.gnu.org/people/?type_id=1">listën Kërkohet Ndihmë për
+GNU-në</a>, lista e përgjithshme e punëve për paketat e software-it GNU. Për
+rrugë të tjera ndihmese, shihni <a href="/help/help.html">udhërrëfyesin se
+si të ndihmoni për sistemin operativ GNU</a>.)
+</p>
+</blockquote>
+
+<p>
+ U kërkoj prodhuesve të kompjuterave dhurime në formë makinash apo paraje. U
+kërkoj individëve të dhurojnë në formë programesh dhe pune.</p>
+
+<p>
+ Një pasojë që mund të pritet nëse dhuroni makina është GNU-ja do të xhirojë
+në to më herët. Makinat duhet të jenë të plota, sisteme gati për përdorim,
+me miratim për përdorim në zona të banuara, dhe që nuk kanë nevojë për
+ftohje ose ushqim të sofistikuar.</p>
+
+<p>
+ Kam gjetur mjaft programues që mezi presin të japin kontribut me kohë të
+pjesshme te GNU-ja. Për shumicën e projekteve, një funksionim i tillë i
+shpërndarë, me kohë të pjesshme, do të ishte shumë i vështirë për t’u
+bashkërenduar; pjesët e shkruara në mënyrë të pavarur nuk do të punonin dot
+bashkë. Por për rastin e veçantë të zëvendësimit të Unix-it, ky problem nuk
+qëndron. Një sistem i plotë Unix përmban qindra programe të dobishme,
+secili i dokumentuar veçmas. Shumica e parametrave për ndërfaqen janë të
+fiksuara nga standardet mbi përputhshmërinë me Unix-in. Nëse çdo kontribues
+mundet të shkruajë një zëvendësim të përputhshëm për një nga mjetet e
+Unix-it, dhe ta bëjë që të punojë si duhet, në vend të origjinalit në një
+sistem Unix, atëherë këto mjete do të punojnë si duhet kur t’i bëjmë tok.
+Edhe duke lejuar një koeficient për Murphy-in që të krijojë ndoca probleme
+të paparashikuara, mbledhja tok e këtyre përbërësve do të jetë punë që
+bëhet. (Kerneli do të kërkojë komunikim më nga afër dhe do të punohet nga
+një grup i vogël, i ngushtë.)</p>
+
+<p>
+ Nëse marr dhurime në para, mund të jem në gjendje të punësoj një dorë
+njerëzish me kohë të pjesshme ose të plotë. Rroga nuk do të jetë e lartë,
+sipas standardeve të programuesve, por po kërkoj njerëz për të cilët formimi
+i frymës së bashkësisë është po aq i rëndësishëm sa edhe fitimi i parave. E
+shoh këtë si një rrugë për t’u mundësuar njerëzve të përkushtuar t’ua
+kushtojnë tërë energjitë punës me GNU-në, duke u kursyer atyre nevojën e
+fitimit të bukës së përditshme me mënyra të tjera.</p>
+
+<h3 id="benefit">Pse Do të Kenë Përfitim të Gjithë Përdoruesit</h3>
+
+<p>
+ Pasi GNU-ja të jetë shkruar, gjithkush do të jetë në gjendje të ketë
+<em>software</em> sistemi të mirë dhe lirisht, njësoj si ajrin.<a
+href="#f2">(3)</a></p>
+
+<p>
+ Kjo do të thotë shumë më tepër se sa kursimi për këdo i parave sa çmimi i
+një lejeje Unix-i. Do të thotë që do të shmangen shumë nga përpjekjet e
+çuara dëm për bërjen dy herë të programimit të sistemit. Këto përpjekje
+mund të përdoren më mirë për çuarjen përpara të gjendjes së tanishme të
+gjërave.</p>
+
+<p>
+ Burimin e plotë të sistemit do të mund ta ketë kushdo. Për pasojë, një
+përdorues që ka nevojë për ndryshime në sistem do të jetë përherë i lirë t’i
+bëjë vetë ato, ose të punësojë cilindo programues apo shoqëri të gatshme për
+t’ia bërë. Përdoruesit nuk do të jenë më në mëshirë të një programuesi apo
+një shoqërie që zotëron burimin dhe është e vetmja që mund të bëjë
+ndryshimet.</p>
+
+<p>
+ Shkollat, përmes nxitjes së tërë nxënësve ta studiojnë dhe ta përmirësojnë
+kodin e sistemit, do të jenë në gjendje të ofrojnë një mjedis shumë më tepër
+edukues. Laboratori i kompjuterave në Harvard kish dikur një rregull që nuk
+instaloje dot një program në sistem, nëse kodi i tij nuk mund të shihej
+publikisht, dhe i qëndroi, duke mos pranuar faktikisht instalimin e disa
+programeve. Kjo më ka frymëzuar jo pak.</p>
+
+<p>
+ Së fundi, dilema se cili është pronar i software-it të sistemit dhe se çfarë
+ka ose nuk ka të drejtë të bëjë me të, do të zhduket.</p>
+
+<p>
+ Ujditë për t’i bërë njerëzit të paguajnë përdorimin e një programi, përfshi
+lejimin e kopjeve, sjellin përherë një kosto të rëndë për shoqërinë përmes
+mekanizmave kaba të nevojshëm për të nxjerrë se sa (domethënë, cilët
+programe) duhet të paguajë një person. Dhe vetëm një shtet policor mund të
+detyrojë gjithkënd t’i bindet atij. Mendoni një stacion hapësinor ku ajri
+duhet prodhuar me një kosto të madhe: të paguajë secili sipas litrash ajri
+mund të jetë e ndershme, por të mbash të veshur natë e ditë maskën me matës
+të ajrit është e padurueshme, edhe sikur gjithkush të kish mundësi të
+paguante llogarinë e ajrit. Dhe kamerat televizive të kudogjendura, për të
+parë se mos e hiqni ndonjëherë maskën të çakërdisin nervat. Më mirë të
+mbështesësh një fabrikë ajri e një taksë për kokë dhe t’i hedhësh maskat në
+tokë.</p>
+
+<p>
+ Kopjimi i krejt programit, ose një pjese të tij, është po aq e natyrshme për
+programuesin sa edhe frymëmarrja, dhe po aq frytdhënëse. Duhet të jetë e
+lirë.</p>
+
+<h3 id="rebutted-objections">Disa Kundërshtime ndaj Synimeve të GNU-së Që Hidhen Poshtë Lehtë</h3>
+
+<p id="support">
+<strong>&ldquo;S’ka për ta përdorur kush, po qe se është i lirë, ngaqë kjo
+do të thotë se nuk mund të kenë shpresa për asistencë.&rdquo;</strong></p>
+
+<p>
+<strong>&ldquo;Duhet të zbatoni njëfarë çmimi për programin që të mbuloni
+dhënie asistence.&rdquo;</strong></p>
+
+<p>
+ Nëse njerëzit më mirë do të paguanin për GNU-në plus shërbim, se sa të
+merrnin GNU-në falas pa shërbim, një shoqëri që do të ofronte thjesht
+shërbim për njerëzit që e kanë marrë falas GNU, i bie të ishte me leverdi.<a
+href="#f3">(4)</a></p>
+
+<p>
+ Duhet të bëjmë dallimin mes asistencës në trajtën e punës me programim të
+njëmendtë dhe asaj në trajtën thjesht të dorës mbi shpatulla. E para është
+diçka për të cilën nuk mund të mbështeteni te një shitës software-i. Nëse
+problemin tuaj nuk e kanë edhe mjaft të tjerë, shitësi do t’ju thotë "Thyej
+qafën!".</p>
+
+<p>
+ Nëse biznesi juaj ka nevojë të mbështetet në asistencë, rruga e vetme është
+të zotërojë krejt burimet dhe mjetet e nevojshme. Mandej mund të punësoni
+cilindo person të përshtatshëm për të ndrequr problemin tuaj; kështu nuk
+jeni në dorën e ndonjë individi. Me Unix-in, çmimi i burimeve e qit jashtë
+diskutimi këtë për shumicën e bizneseve. Me GNU-në kjo do të jetë e lehtë.
+Ekziston prapë mundësia që të mos ketë dikë të zotin e të gatshëm, por ky
+problem nuk rrjedh nga ujditë e shpërndarjes. GNU-ja nuk zhduk krejt
+problemet e botës, vetëm disa prej tyre.</p>
+
+<p>
+ Ndërkohë, përdoruesit që s’dinë gjë mbi kompjuterat, kanë nevojë për një
+dorë: kryerjen për ta të ca gjërave që mund t’i bënin vetë lehtësisht, por
+që nuk dinë se si.</p>
+
+<p>
+ Shërbime të tilla mund të ofrohen nga shoqëri që thjesht shesin shërbime
+asistence të thjeshtë dhe riparimi. Po qe se është e vërtetë që përdoruesit
+më mirë do të shpenzonin para dhe të kishin një produkt të shoqëruar me
+shërbim, i bie që do të donin të blinin shërbimin, meqë produktin e kanë
+falas. Shoqëritë e shërbimit do të ushtrojnë konkurrencën mes tyre për
+cilësinë dhe çmimet; përdoruesit nuk do të jenë të lidhur te një dikush i
+veçantë. Ndërkohë, ata prej nesh, që nuk kanë nevojë për shërbimin, do të
+jenë në gjendje të përdorin programin pa qenë në gjendje të paguajnë për
+shërbimin.</p>
+
+<p id="advertising">
+<strong>&ldquo;Pa reklamë, nuk mund të mbërrini te shumë njerëz, dhe duhet
+të vini një çmim për programin që ta bëni të mundur këtë.&rdquo;</strong></p>
+
+<p>
+<strong>&ldquo;Nuk ka vlerë reklama për një program që njerëzit mund ta
+marrin falas.&rdquo;</strong></p>
+
+<p>
+ Ka forma të ndryshme reklame falas, ose shumë të lirë, që mund të
+përdoreshin për të njoftuar përdorues kompjuterash mbi diçka si GNU-ja. Por
+mund të thuhej edhe se dikush mund të mbërrijë te më tepër përdorues
+mikrokompjuterash përmes reklamës. Nëse është vërtet kështu, një biznes që
+reklamon rreth shërbimit të kopjimit dhe dërgimit me postë të GNU-së
+kundrejt një pagese i bie të jetë aq i suksesshëm, sa të paguajë për
+reklamën e vet e më tepër. Në këtë mënyrë, vetëm përdoruesit që përfitojnë
+prej reklamës paguajnë për të.</p>
+
+<p>
+ Nga ana tjetër, nëse mjaft njerëz e marrin GNU-në nga miq të tyre, dhe
+shoqëri të tilla nuk kanë sukses, kjo do të tregonte që reklama nuk do të qe
+vërtet e nevojshme për përhapjen e GNU-së. Pse mbrojtësit e tregut të lirë
+nuk duan ta lënë tregun e lirë të vendosë këtu?<a href="#f4">(5)</a></p>
+
+<p id="competitive">
+<strong>&ldquo;Shoqëria ime ka nevojë për një sistem operativ pronësor që të
+ketë një shans në konkurrencë.&rdquo;</strong></p>
+
+<p>
+ GNU-ja do ta heqë software-in e sistemeve operativë nga lëmi i
+konkurrencës. Nuk do të jeni në gjendje të keni një shans në këtë zonë, por
+as konkurrentët tuaj nuk do të jenë në gjendje të kenë përparësi mbi ju. Ju
+dhe ata do të konkurroni në zona të tjera, ndërkohë që të dy palët do të
+përfitojnë nga e këtushmja. Nëse fusha e biznesit tuaj është shitja e një
+sistemi operativ, nuk keni për ta dashur GNU-në, por për të keqen tuaj.
+Nëse biznesi juaj është diçka tjetër, GNU-ja mund t’ju shpëtojë të mos
+përfundoni në krahët e bizneseve të shtrenjta që merren me shitje sistemesh
+operativë.</p>
+
+<p>
+ Do të doja ta shihja zhvillimin e GNU-së të mbështetur përmes dhurimesh nga
+plot prodhues dhe përdorues, duke ulur kështu kostot për të dy palët.<a
+href="#f5">(6)</a></p>
+
+<p id="deserve">
+<strong>&ldquo;A nuk e meritojnë programuesit një shpërblim për krijimtarinë
+e tyre?&rdquo;</strong></p>
+
+<p>
+ Po qe se ka diçka që meriton shpërblim, është kontributi shoqëror.
+Krijimtaria mund të jetë kontribut shoqëror, por vetëm atëherë kur shoqëria
+është e lirë të përdorë përfundimet e saj. Nëse programuesit meritojnë të
+shpërblehen, kur krijojnë programe risore, sipas të njëjtit kut meritojnë të
+ndëshkohen, në rast se kufizojnë përdorimin e këtyre programeve.</p>
+
+<p id="reward">
+<strong>&ldquo;A s’do të duhej që një programues të ishte në gjendje të
+kërkonte një shpërblim për krijimtarinë e tij?&rdquo;</strong></p>
+
+<p>
+ S’ka asgjë të keqe të duash pagesë për punën, ose të kërkosh të shtosh të
+ardhurat, për sa kohë që dikush nuk përdor mjete që janë shkatërruese. Por
+mjetet e zakonshme të fushës së software-it sot janë të bazuara në
+shkatërrimin.</p>
+
+<p>
+ Të nxjerrësh para nga përdoruesit e një programi duke kufizuar përdorimin e
+tij është shkatërruese, ngaqë kufizimi zvogëlon shkallën dhe mënyrat sipas
+të cilave programi mund të përdoret. Kjo zvogëlon sasinë e pasurisë që
+njerëzimi përfton prej programit. Kur bëhet fjalë për një zgjedhje me
+dashje të kufizimit, pasojat e dëmshme janë shkatërrim me dashje.</p>
+
+<p>
+ Arsyeja pse një qytetar i mirë nuk përdor rrugë të tilla shkatërruese për
+t’u bërë më i pasur është që, nëse këtë e bën gjithkush, ne të gjithë do të
+bëheshim më të varfër prej shkatërrimit të ndërsjellët. Kjo është etika
+kantiane; ose, Rregulli e Artë. Ngaqë nuk më pëlqejnë pasojat që vijnë po
+qe se secili vë mënjanë informacion, më duhet ta shoh si rrugë të gabuar për
+ta ndjekur. Më troç, dëshira e dikujt për t’u shpërblyer për krijimtarinë
+nuk përligj lënies e botës pa këtë krijimtari ose një pjesë të saj.</p>
+
+<p id="starve">
+<strong>&ldquo;A nuk do të vdesin urie programuesit?&rdquo;</strong></p>
+
+<p>
+ Mund të përgjigjesha se askush nuk është bërë programues me zor. Shumica
+jonë nuk ia dalin dot të nxjerrin një dyshkë duke ndenjur në rrugë e duke
+përqeshur kalimtarët. Por nuk jemi, për pasojë, të dënuar ta kalojmë jetën
+duke ndenjur në rrugë e përqeshur kalimtarët, duke ngordhur urie. Bëjmë
+diçka tjetër.</p>
+
+<p>
+ Por kjo është përgjigja e gabuar, ngaqë pranon pikënisjen e nënkuptuar të
+pyetësit: që pa pronësi software-i, programuesit nuk ka gjasa të paguhen
+ndonjë qindarkë. Pra, sikur të qe ose gjithçka, ose asgjë.</p>
+
+<p>
+ Arsyeja e vërtetë pse programuesit nuk do të vdesin urie është se prapë do
+të jetë e mundur për ta të paguhen për programim; vetëm se jo kaq shumë sa
+tani.</p>
+
+<p>
+ Kufizimi i kopjimit nuk është baza e vetme për biznes me software-in. Është
+baza më e zakonshme<a href="#f8">(7)</a>, sepse sjell më shumë para. Po të
+qe e ndaluar, ose e papranuar nga klientët, biznesi i software-it do të
+kalonte mbi baza të tjera organizimi, të cilat tani përdoren më pak.
+Gjithmonë ka shumë mënyra për organizimin e çfarëdo lloji biznesi.</p>
+
+<p>
+ Ka gjasa që programimi, mbi bazën e re, nuk do të jetë kaq fitimprurës sa
+tani. Por ky nuk është argument për të mos ndryshuar. Nuk quhet padrejtësi
+që nëpunësit e shitjeve marrin rrogat që marrin sot. Sikur të ndodhte
+kështu me programuesit, as këtu nuk do të kishte padrejtësi. (Praktikisht
+do të fitonin prapë shumë më tepër se aq.)</p>
+
+<p id="right-to-control">
+<strong>&ldquo;A nuk kanë njerëzit të drejtën të kontrollojnë se si përdoret
+krijimtaria e tyre?&rdquo;</strong></p>
+
+<p>
+&ldquo;Kontrolli mbi përdorimin e ideve të dikujt&rdquo; vërtet përbën
+kontroll mbi jetën e të tjerëve; dhe zakonisht përdoret për t’ua bërë jetën
+më të vështirë.</p>
+
+<p>
+ Njerëzit që kanë studiuar me kujdes çështjen e të drejtave të pronësisë
+intelektuale<a href="#f6">(8)</a> (juristët, fjala vjen) thonë se nuk ka të
+drejta qenësore për pronësi intelektuale. Llojet e të drejtave të supozuara
+mbi pronësinë intelektuale që qeveria njeh, kanë qenë krijuar nga akte të
+veçanta ligjvënieje, për qëllime të veçanta.</p>
+
+<p>
+ Për shembull, sistemi i patentave u vendos për të nxitur shpikësit të
+nxjerrin në dritë të diellit hollësitë e shpikjeve të tyre. Qëllimi i tij
+ishte të ndihmohej shoqëria, më shumë se sa të ndihmoheshin shpikësit. Në
+atë kohë jetëgjatësia prej 17 vitesh për një patentë që e shkurtër krahasuar
+me shkallën e përparimit të fushës përkatëse. Ngaqë patentat janë problem
+vetëm mes prodhuesve, për të cilët kostoja dhe përpjekjet për një ujdi
+lejeje janë pako gjë krahasuar me bërjen gati për hedhje në prodhim,
+patentat shpesh nuk bëjnë shumë dëm. Nuk u mbyllin rrugët shumicës së
+individëve që përdorin produkte të patentuar.</p>
+
+<p>
+ Ideja e të drejtave të kopjimit nuk ka ekzistuar në kohët e lashta, kur
+autorët rëndom kopjonin gjerë e gjatë autorë të tjerë në vepra joletrare.
+Kjo praktikë qe e dobishme, dhe është e vetmja mënyrë me të cilën mbijetuan
+veprat e shumë autorëve, qoftë edhe pjesërisht. Sistemi i të drejtave të
+kopjimit u krijua shprehimisht për qëllimin e nxitjes së autorësisë. Në
+fushën për të cilën u shpik&mdash;librat, që vetëm në shtypshkronja mund të
+kopjoheshin me pak shpenzime&mdash;bëri pak dëm, dhe nuk u zuri rrugën
+shumicës së individëve që lexojnë libra.</p>
+
+<p>
+ Krejt të drejtat e pronësisë intelektuale janë veç leje të akorduara nga
+shoqëria sepse mendohej, me të drejtë ose gabimisht, që shoqëria si e tërë
+do të përfitonte nga akordimi i tyre. Por në cilëndo situatë të veçantë
+duhet të shtrojmë pyetjen: vërtet na del më mirë të akordojmë leje të tillë?
+Ç’lloj veprimi po i lejojmë një personi të kryejë?</p>
+
+<p>
+ Rasti i programeve sot është shumë i ndryshëm nga ai i librave njëqind vjet
+më parë. Fakti që mënyra më e lehtë për kopjimin e një programi është nga
+një fqinj te tjetri, fakti që një program ka kod burim dhe kod objekt, të
+cilët janë të dallueshëm, dhe fakti që një program përdoret dhe jo lexohet
+apo shijohet, ndërthuren për të krijuar një situatë në të cilën një person,
+i cili bën të detyrueshme një të drejtë kopjimi, e dëmton shoqërinë si të
+tërë, qoftë materialisht, qoftë shpirtërisht; një situatë në të cilën një
+person nuk duhej të bënte kështu, pavarësisht se e lejon a jo ligji.</p>
+
+<p id="competition">
+<strong>&ldquo;Konkurrenca i bën gjërat të bëhen më mirë.&rdquo;</strong></p>
+
+<p>
+ Thelbi i konkurrencës është gara: duke shpërblyer fituesin, nxisim këdo të
+rendë më shpejt. Kur kapitalizmi vërtet funksionon në këtë mënyrë, e bën
+mirë punën; por mbrojtësit e tij e kanë gabim që e marrin për të mirëqenë se
+funksionon përherë kështu. Nëse vrapuesit harrojnë se për çfarë po ofrohet
+shpërblimi dhe mendjen e kalojnë te fitorja, pak rëndësi ka se si, mund të
+gjejnë të tjera strategji&mdash;fjala vjen, duke sulmuar vrapuesit e tjerë.
+Po filluan vrapuesit të zihen me grushte, të tërë do të mbërrijnë vonë në
+finish.</p>
+
+<p>
+ Software-i pronësor dhe sekret është i njëvleftëshmi moral i vrapuesve në
+grushte e sipër. E trishtë të thuhet, por i vetmi arbitër që kemi nuk duket
+se është kundër sherreve; thjesht i sistemon ato (&ldquo;Për çdo dhjetë
+metra vrap, mund të godisni një herë&rdquo;). Në të vërtetë ai duhej t’i
+ndante, dhe të dënonte vrapuesit edhe nëse vetëm provonin të ziheshin.</p>
+
+<p id="stop-programming">
+<strong>&ldquo;A nuk do të reshtë kushdo së programuari, pa një nxitje
+monetare?&rdquo;</strong></p>
+
+<p>
+ Në fakt, mjaft vetë do të programojnë pa as edhe një nxitje monetare.
+Programimi ushtron një tërheqje të papërballueshme për disa njerëz,
+zakonisht për ata që janë më të mirët në të. Nuk kanë të mbaruar muzikantët
+profesionistë që nuk i ndahen muzikës, edhe pse nuk kanë shpresa se me të
+mund të fitojnë jetesën.</p>
+
+<p>
+ Por kjo pyetje, edhe pse e bërë shpesh, vërtet nuk është e përshtatshme për
+situatën. Paga për programuesit nuk do të zhduket, vetëm se do të
+pakësohet. Ndaj pyetja e duhur është, a do të programojë njeri me nxitje
+monetare më të ulët? Përvoja ime tregon se kjo do të ndodhë.</p>
+
+<p>
+ Për më tepër se dhjetë vjet, mjaft nga programuesit më të mirë të botës
+punuan në Artificial Intelligence Lab për shumë më pak para se sa mund të
+merrnin kudo gjetkë. Patën mjaft shpërblime jomonetare: famë dhe vlerësim,
+për shembull. Dhe krijimtaria ka lezetin e vet, në vetvete shpërblim edhe
+ky.</p>
+
+<p>
+ Mandej shumica prej tyre ikën kur iu dha një shans të bënin të njëjtën punë
+interesante për goxha para.</p>
+
+<p>
+ Ajo çka tregojnë faktet është që njerëzit do të programojnë për arsye të
+tjera tej pasurimit; por nëse u jepet mundësia të bëjnë edhe goxha para
+ndërkohë, do të mësohen ta presin këtë e ta kërkojnë. Entet ku paguhet pak
+dalin dobët në konkurrencë me ato ku paguhet shumë, por nuk ka arsye të
+dalin keq, nëse ato ku paguhet shumë nxirren jashtë loje.</p>
+
+<p id="desperate">
+<strong>&ldquo;Programuesit na duhen se s’bën. Nëse ata kërkojnë që të
+reshtim së ndihmuari fqinjët tanë, duhet të bindemi.&rdquo;</strong></p>
+
+<p>
+ Nuk jeni kurrë kaq të pashpresë sa t’ju duhet t’i bindeni kërkesës së këtij
+lloji. Mos harroni: miliona për mbrojtjen, por as edhe një dysh për
+tribute!</p>
+
+<p id="living">
+<strong>&ldquo;Programuesit duhet të nxjerrin shpenzimet e jetesës në një
+farë mënyre.&rdquo;</strong></p>
+
+<p>
+ Parë në perspektivë afatshkurtër, kjo është e vërtetë. Megjithatë, ka plot
+mënyra me të cilat programuesit mund të fitonin të ardhurat për jetesën pa u
+dashur të shesin të drejta përdorimi të një programi. Kjo mënyrë është e
+përhapur tani, ngaqë u sjell programuesve dhe biznesmenëve më shumë para, jo
+ngaqë është e vetmja mënyrë për të siguruar jetesën. Është e lehtë të
+gjenden mënyra të tjera nëse doni t’i gjeni ato. Ja një numër shembujsh.</p>
+
+<p>
+ Një prodhues që po krijon një kompjuter të ri do të paguajë për kalimin e
+sistemeve operative në hardware-in e ri.</p>
+
+<p>
+ Programuesit mundet të punësoheshin gjithashtu në mësimdhënie, asistencë dhe
+shërbime të mirëmbajtjes me pagesë.</p>
+
+<p>
+ Njerëzit me ide të reja mund t’i shpërndanin programet si "freeware"<a
+href="#f7">(9)</a>, duke kërkuar dhurime nga përdorues të kënaqur, ose duke
+shitur shërbime asistence. Kam takuar persona që punojnë me sukses në këtë
+mënyrë.</p>
+
+<p>
+ Përdoruesit me nevoja të përafërta mund të krijojnë grupe përdoruesish, dhe
+të paguajnë çfarë nevojitet. Një grup mund të lidhet me shoqëri programimi
+për shkrim programesh të cilat anëtarët e grupit do të donin t’i përdornin.</p>
+
+<p>
+ Me një Taksë Software-i mund të financoheshin krejt llojet e programimeve:</p>
+
+<p>
+ Le të hamendësojmë që gjithkush që blen një kompjuter të paguante x përqind
+të çmimit si një taksë për software-in. Qeveria ia jep këtë një agjencie si
+NSF për ta shpenzuar për zhvillim software-i.</p>
+
+<p>
+ Por nëse blerësi i kompjuterit bën vetë një dhurim për zhvillim software-i,
+mund t’i jepet një lehtësim te taksa. Mund ta bëjë dhurimin te projekti që
+dëshiron&mdash;zgjedhur, shpesh, ngaqë shpreson të përdorë përfundimet kur
+të mbarojë zhvillimi. Mund të lehtësohet me çfarëdo sasie, deri sa shuma
+gjithsej që i duhet të paguajë për taksën.</p>
+
+<p>
+ Përqindja gjithsej e taksës do të duhej të vendosej përmes votës së paguesve
+të taksës, peshuar në përputhje me sasinë mbi të cilën do të vendoset taksa.</p>
+
+<p>
+ Pasojat:</p>
+
+<ul>
+<li>Bashkësia e përdorimit të kompjuterave e mbështet zhvillimin e
+<em>software</em>-it.</li>
+<li>Kjo bashkësi vendos se çfarë shkalle mbështetje lypset.</li>
+<li>Përdoruesve që u intereson se në cilët projekte shpenzohet paraja e tyre,
+mund ta zgjedhin vetë këtë.</li>
+</ul>
+<p>
+ Parë në perspektivë, t’i bësh programet të lirë është një hap më tej drejt
+botës post-skarcitet, në të cilën askujt nuk do t’i duhet të punojë shumë,
+vetëm sa për të siguruar jetesën. Njerëzit do të jenë të lirë t’i kushtohen
+veprimtarive që janë zbavitëse, të tilla si programimi, pasi të harxhojnë
+dhjetë orët e nevojshme në javë në punë të domosdoshme si ligjvënie,
+këshillim familjesh, riparim robotësh dhe eksplorim asteroidesh. Nuk do të
+ketë nevojë të jesh në gjendje të sigurosh jetesën nga programimi.</p>
+
+<p>
+ Ne tashmë e kemi zvogëluar fort vëllimin e punës që do t’i duhej të kryente
+shoqërisë, si e tërë, për prodhimtarinë e saj të tanishme, por vetëm pak nga
+kjo është pasqyruar si lehtësim për punonjësit, ngaqë veprimtarinë prodhuese
+e shoqëron shumë veprimtari joprodhuese. Shkaqet kryesore të kësaj janë
+burokracia dhe betejat izometrike kundër konkurrencës. Software-i i lirë do
+t’i zvogëlojë mjaft këto rrjedhje në fushën e prodhimit të
+software-it. Duhet ta bëjmë këtë, me qëllim që përfitimet teknike në
+prodhimtari të pasqyrohen si më pak punë për ne.</p>
+
+
+<h3 id="footnotes">Poshtëshënime</h3>
+
+<!-- The anchors do not match the actual footnote numbers because of
+ revisions over time. And if a new footnote is added, the references
+ to existing footnotes that follow the new one must be changed. -->
+<ol>
+<li id="f1">Shprehja këtu qe e pakujdesshme. Ideja qe që askujt nuk do t’i duhej të
+paguante për <b>leje</b> për të përdorur sistemin GNU. Por fjalët nuk e
+bëjnë të qartë këtë, dhe njerëzit shpesh e interpretojnë si të thuhej që
+kopjet e GNU-së do të duhej të shpërndaheshin përherë ose pa pagesë, ose me
+shumë pak. Ky nuk qenë kurrë mendimi ynë; më poshtë, manifesti përmend
+mundësinë e ekzistencës së shoqërive që ofrojnë, për fitim, shërbimin e
+shpërndarjes. Më pas mësova të bëj me kujdes dallimin mes &ldquo;të
+lirës&rdquo; në kuptimin e lirisë dhe &ldquo;të lirës&rdquo; në kuptimin e
+çmimit. <em>Software</em> i lirë është software-i të cilin përdoruesit janë
+të lirë ta shpërndajnë dhe ndryshojnë. Disa përdorues mund të marrin kopje
+të tij pa pagesë, ndërkohë që të tjerë paguajnë për të patur
+kopjet&mdash;dhe nëse fondet ndihmojnë për mbështetjen e përmirësimeve të
+software-it, aq më mirë. E rëndësishme është që gjithkush që ka një kopje,
+është i lirë të bashkëpunojë me të tjerët gjatë përdorimit të saj.</li>
+
+<li id="f2a">Shprehja &ldquo;jap&rdquo; është një tjetër tregues që ende nuk e kisha
+ndarë qartë çështjen e çmimit nga ajo e lirisë. Tani ne këshillojmë të
+shmanget kjo shprehje, kur flitet për <em>software</em> të lirë. Për më
+tepër shpjegime, shihni <a
+href="/philosophy/words-to-avoid.html#GiveAwaySoftware"> <q>Fjalë dhe Fjali
+Që të Ngatërrojnë</q></a>.</li>
+
+<li id="f2">Ky është një vend tjetër ku nuk arrita të bëj me kujdes dallimin mes dy
+domethënieve të ndryshme të &ldquo;së lirës&rdquo;. Pohimi, ashtu si është,
+nuk është i rremë&mdash;mund të merrni kopje të software-it GNU pa pagesë,
+prej miqve apo nga rrjeti. Por ta shpie mendjen te ideja e gabuar.</li>
+
+<li id="f3">Ekzistojnë disa shoqëri të tilla.</li>
+
+<li id="f4">Free Software Foundation për 10 vjet e grumbulloi shumicën e fondeve të veta
+nga shërbimi i vet i shpërndarjeve, edhe pse është më tepër një bamirësi, se
+sa një shoqëri. Që të përkrahni veprën e tij, mund të <a
+href="/order/order.html">porosisni gjëra prej FSF-së</a>.
+</li>
+
+<li id="f5">Një grup shoqërish kompjuteri mblodhën fonde diku aty nga 1991 në mbështetje
+të mirëmbajtjes së përpiluesit GNU C Compiler.</li>
+
+<li id="f8">Mendoj se e pata gabim kur thoshja se software-i pronësor qe rruga më e
+rëndomtë për të bërë para nga software-et. Duket në fakt se modeli më i
+rëndomtë i biznesit qe dhe mbetet hartimi i software-it të përshtatur. Kjo
+nuk ofron mundësi vjeljeje rente, kështu që biznesit i duhet të bëjë punë të
+njëmendtë që të ketë të ardhura. Biznesi i software-it të përshtatur do të
+vazhdojë të ekzistojë, pak a shumë i pandryshuar, në botën e software-it të
+lirë. Kështu që, nuk pres që programuesit më të paguar të fitojnë më pak në
+botën e software-it të lirë.</li>
+
+<li id="f6">Gjatë viteve ’80 nuk e pata kuptuar se sa ngatërruese qe të flitej mbi
+&ldquo;çështjen&rdquo; e &ldquo;pronësisë intelektuale&rdquo;. Ky term
+është pa dyshim i paragjykuar; më i hollë është fakti që ai mbledh në një
+thes ligje krejt të ndryshëm njëri nga tjetri, që merren me çështje fare të
+ndryshme. Sot i ftoj me forcë njerëzit ta hedhin tej termin &ldquo;pronësi
+intelektuale&rdquo; krejtësisht; më e pakta që bën është që i shpie të
+tjerët të hamendësojnë që këto ligje formojnë një bllok koherent. Rruga për
+të qenë të kthjellët është të diskutohet veçmas për patenta, të drejta
+kopjimi, dhe shenja tregtare. Shihni <a
+href="/philosophy/not-ipr.html">shpjegimin e mëtejshëm</a> se si ky term
+përhap ngatërresë dhe njëanshmëri.</li>
+
+<li id="f7">Më vonë mësuam të bëjmë dallimin mes &ldquo;<em>software</em>-it të
+lirë&rdquo; dhe &ldquo;freeware&rdquo;-it. Termi &ldquo;freeware&rdquo; do
+të thotë <em>software</em> që jeni i lirë ta rishpërndani, por zakonisht nuk
+jeni i lirë ta studioni dhe ndryshoni kodin burim, ndaj shumica e tyre nuk
+janë <em>software</em> i lirë. Për më tepër shpjegime, shihni <a
+href="/philosophy/words-to-avoid.html#Freeware"> <q>faqen e Fjalëve dhe
+Togfjalëshave Ngatërrues</q></a>.</li>
+
+</ol>
+
+<div class="translators-notes">
+
+<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't have notes.-->
+ </div>
+</div>
+
+<!-- for id="content", starts in the include above -->
+<!--#include virtual="/server/footer.sq.html" -->
+<div id="footer">
+<div class="unprintable">
+
+<p>Ju lutemi, pyetjet dhe kërkesat e përgjithshme rreth FSF-së &amp; GNU-së
+dërgojini te <a href="mailto:gnu@gnu.org">&lt;gnu@gnu.org&gt;</a>. Ka
+gjithashtu <a href="/contact/">mënyra të tjera për t’u lidhur me</a>
+FSF-në. Njoftimet për lidhje të dëmtuara dhe ndreqje apo këshilla të tjera
+mund të dërgohen te <a
+href="mailto:webmasters@gnu.org">&lt;webmasters@gnu.org&gt;</a>.</p>
+
+<p>
+<!-- TRANSLATORS: Ignore the original text in this paragraph,
+ replace it with the translation of these two:
+
+ We work hard and do our best to provide accurate, good quality
+ translations. However, we are not exempt from imperfection.
+ Please send your comments and general suggestions in this regard
+ to <a href="mailto:web-translators@gnu.org">
+
+ &lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p>
+
+ <p>For information on coordinating and submitting translations of
+ our web pages, see <a
+ href="/server/standards/README.translations.html">Translations
+ README</a>. -->
+Përpiqemi fort dhe bëjmë sa mundemi për të ofruar përkthime me cilësi të
+mirë dhe të përpikta. Megjithatë, nuk jemi të përjashtuar nga
+papërsosmëritë. Ju lutemi, komentet dhe këshillat e përgjithshme lidhur me
+këtë dërgojini te <a
+href="mailto:web-translators@gnu.org">&lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p><p>Për
+të dhëna mbi bashkërendimin dhe parashtrimin e përkthimeve të faqeve tona
+web, shihni <a href="/server/standards/README.translations.html">README për
+përkthimet</a>.</p>
+</div>
+
+<!-- Regarding copyright, in general, standalone pages (as opposed to
+ files generated as part of manuals) on the GNU web server should
+ be under CC BY-ND 4.0. Please do NOT change or remove this
+ without talking with the webmasters or licensing team first.
+ Please make sure the copyright date is consistent with the
+ document. For web pages, it is ok to list just the latest year the
+ document was modified, or published.
+
+ If you wish to list earlier years, that is ok too.
+ Either "2001, 2002, 2003" or "2001-2003" are ok for specifying
+ years, as long as each year in the range is in fact a copyrightable
+ year, i.e., a year in which the document was published (including
+ being publicly visible on the web or in a revision control system).
+
+ There is more detail about copyright years in the GNU Maintainers
+ Information document, www.gnu.org/prep/maintain. -->
+<p>Të drejta kopjimi &copy; 1985, 1993, 2003, 2005, 2007, 2008, 2009, 2010,
+2014, 2015 Free Software Foundation, Inc.</p>
+
+<p>
+Cilitdo i akordohet leja të bëjë ose të shpërndajë kopje fjalë për fjalë të
+këtij dokumenti, në çfarëdo mediumi, me kusht që shënimi për të drejtat e
+kopjimit dhe shënimi për lejimin të ruhen, dhe që shpërndarësi t’i akordojë
+marrësit lejen për rishpërndarje të mëtejshme siç lejohet përmes këtij
+shënimi.
+<br />
+Nuk mund të bëhen versione të modifikuar.
+</p>
+
+<!--#include virtual="/server/bottom-notes.sq.html" -->
+<div class="translators-credits">
+
+<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't want credits.-->
+ </div>
+
+<p class="unprintable"><!-- timestamp start -->
+U përditësua më:
+
+$Date: 2020/07/25 14:00:59 $
+
+<!-- timestamp end -->
+</p>
+</div>
+</div>
+</body>
+</html>