diff options
Diffstat (limited to 'talermerchantdemos/blog/articles/sq/manifesto.html')
-rw-r--r-- | talermerchantdemos/blog/articles/sq/manifesto.html | 781 |
1 files changed, 781 insertions, 0 deletions
diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/manifesto.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/manifesto.html new file mode 100644 index 0000000..da16322 --- /dev/null +++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/manifesto.html @@ -0,0 +1,781 @@ +<!--#set var="ENGLISH_PAGE" value="/gnu/manifesto.en.html" --> + +<!--#include virtual="/server/header.sq.html" --> +<!-- Parent-Version: 1.77 --> + +<!-- This file is automatically generated by GNUnited Nations! --> +<title>Manifesti i GNU-së - Projekti GNU - Free Software Foundation</title> + +<!--#include virtual="/gnu/po/manifesto.translist" --> +<!--#include virtual="/server/banner.sq.html" --> +<h2>Manifesti i GNU-së</h2> + +<p> Manifesti i GNU-së (që jepet më poshtë) u shkrua nga <a +href="http://www.stallman.org/">Richard Stallman</a> më 1985 për të kërkuar +pjesëmarrje dhe mbështetje në zhvillimin e sistemit operativ GNU. Një pjesë +e tekstit u mor prej njoftimit fillestar të 1983-shit. Gjatë 1987-s, u +përditësua pakëz, për ta mbajtur në një hap me zhvillimet; që atëherë, duket +se më e mira është të lihet i pandryshuar.</p> + +<p>Që prej asaj kohe, kemi nxjerrë ca mësime mbi disa keqkuptime të rëndomta, +të cilat, me ndihmën e një shprehjeje ndryshe, mund të shmangen. +Poshtëshënimet e shtuara më 1993 ndihmojnë në kthjellimin e këtyre pikave.</p> + +<p>Nëse dëshironi të instaloni sistemin GNU/Linux, ju këshillojmë të përdorni +një nga <a href="/distros">shpërndarjet GNU/Linux 100% software i Lirë</a>. +Rreth se si të jepni ndihmesë, shihni <a +href="/help/help.html">http://www.gnu.org/help</a>.</p> + +<p>Projekti GNU është pjesë e Lëvizjes për Software të Lirë, një fushatë mbi <a +href="/philosophy/free-sw.html">lirinë e përdoruesve të software-it</a>. +Është gabim të përshoqërohet GNU-ja me termin “burim i +hapur”—ky term u sajua më 1998-n nga njerëz që s’pajtoheshin me +vlerat etike të Lëvizjes për Software të Lirë. E përdorin për të promovuar +një <a href="/philosophy/open-source-misses-the-point.html">trajtim të +pamoral</a> të së njëjtës fushë.</p> + +<h3 id="whats-gnu">Ç’është GNU-ja? Gnu-ja Nuk Është Unix!</h3> + +<p> + GNU-ja, që është shkurtim për Gnu's Not Unix, është emri i një sistemi të +plotë software-i, të ngjashëm me Unix, të cilin po e shkruaj që ta jap +lirisht te cilido që mund ta përdorë. <a href="#f1">(1)</a> Po më ndihmojnë +disa vullnetarë të tjerë. Kontribute në kohë, para, programe dhe pajisje na +janë shumë të nevojshme.</p> + +<p> + Deri sot kemi përpunuesin Emacs të teksteve me Lisp për shkrim urdhrash për +përpunuesin, një diagnostikues në nivel burimi, një gjenerator përtypjesh +("parser") të përputhshëm me yacc, një "linker", dhe nja 35 mjete të +dobishme ("utilities"). Thuajse është përfunduar një shell (interpretues +urdhrash). Një përpilues C i ri, dhe i kalueshëm, optimizimesh, ka arritur +të përpilojë veten dhe mund të hidhet në qarkullim këtë vit. Ekziston një +kernel fillestar, por i duhen ende shumë karakteristika që të arrijë të +imitojë Unix-in. Kur të jenë përfunduar kerneli dhe përpiluesi, do të jetë +e mundur të shpërndahet një sistem GNU i përshtatshëm për zhvillim +programesh. Do të përdorim TeX-in si formatues tekstesh, por po punohet për +një nroff. Do të përdorim gjithashtu sistemin e lirë dhe të kalueshëm X të +dritareve. Pas kësaj do të shtojmë një Common Lisp të kalueshëm, një lojë +Empire, një fletëllogaritës, dhe qindra gjëra të tjera, plus dokumentim +online. Shpresojmë të furnizojmë, tek e fundit, gjithçka të dobishme që +normalisht vjen me një sistem Unix, dhe më tepër.</p> + +<p> + GNU-ja do të jetë në gjendje të xhirojë programe Unix, por nuk do të jetë +identik me Unix-in. Do të bëjmë krejt përmirësimet që ia vlejnë, bazuar në +përvojën tonë me sisteme të tjera operative. Veçanërisht, kemi në plan të +realizojmë emra më të gjatë kartelash, numra versioni kartelash, një sistem +kartelash të pathyeshëm, ndoshta plotësim emrash kartelash, mbulim shfaqjeje +të pavarur nga terminali, dhe ndoshta në fund edhe sistem dritaresh me bazë +Lisp përmes të cilit disa programe Lisp dhe programe të zakonshëm Unix të +ndajnë së bashku të njëjtin ekran. Do të mund të përdoren të dyja, si C, +ashtu edhe Lisp, si gjuhë programimi sistemi. Për komunikime, do të +provojmë të ofrojmë mbulim për UUCP, MIT Chaosnet, dhe protokollet Internet.</p> + +<p> + GNU-ja synon fillimisht makinat e llojit 68000/16000 me kujtesë virtuale, +ngaqë këto janë makinat më të thjeshta për ta bërë të xhirojë në to. +Përpjekjet ekstra për ta bërë të xhirojë në makina më të vogla do t’u lihen +atyre që duan ta përdorin në to.</p> + +<p> + Për të shmangur ngatërresa të tmerrshme, ju lutemi, shqiptojeni +<em>g</em>-në te fjala ‘GNU’, kur është fjala për emrin e +projektit.</p> + +<h3 id="why-write">Pse Duhet Ta Shkruaj GNU-në</h3> + +<p> + Jam i mendimit që Rregulli i Artë kërkon që, nëse më pëlqen një program, ta +ndaj atë me të tjerë persona që mund ta pëlqejnë. Shitësit e software-it +duan t’i përçajnë përdoruesit dhe t’i mposhtin, duke e bërë çdo përdorues të +pranojë që nuk do të ndajë gjë me të tjerët. Nuk pranoj ta thyej +solidaritetin me përdoruesit e tjerë në këtë mënyrë. Nuk mundem, me +dëshirën time, të nënshkruaj një marrëveshje moszbulimi apo një marrëveshje +lejeje software-i. Për vite të tëra u përpoqa brenda Artificial +Intelligence Lab-it t’u bëja qëndresë këtyre prirjeve dhe të tjerave të +ngjashme, por në fund ato patën përparuar shumë: nuk mund të rrija më në një +institucion ku gjëra të tilla bëhen kundër vullnetit tim.</p> + +<p> + Ndaj që të mund të vazhdoj të përdor kompjuterat pa humbur në nder, kam +vendosur të bëj tok një trupë të mjaftueshme software-i të lirë që të mund +të jem në gjendje të vazhdoj pa ia pasur nevojën ndonjë software-i që nuk +është i lirë. Kam dhënë dorëheqjen nga laboratori AI që t’i heq MIT-it +çfarëdo justifikimi ligjor për të më ndaluar ta jap GNU-në falas.<a +href="#f2a">(2)</a></p> + +<h3 id="compatible">Pse GNU-ja Do Të Jetë i Përputhshëm me Unix-in</h3> + +<p> + Unix-i nuk është sistemi im ideal, por nuk është dhe aq i keq. Veçoritë +thelbësore të Unix-it duket se janë nga ato të mirat, dhe mendoj se mund të +plotësoj ato që i mungojnë Unix-it, pa cenuar të parat. Dhe një sistem i +përputhshëm me Unix-in do të ishte i përshtatshëm për ta birësuar mjaft të +tjerë.</p> + +<h3 id="available">Si Do të Mund të Kihet GNU-ja</h3> + +<p> + GNU-ja nuk është në përkatësi publike. Gjithkush do të mundë të ndryshojë +dhe rishpërndajë GNU-në, por asnjë shpërndarës nuk do të lejohet të kufizojë +shpërndarjen e tij të mëtejshme. Ose e thënë ndryshe, ndryshimet <a +href="/philosophy/categories.html#ProprietarySoftware">pronësore</a> nuk do +të lejohen. Dua të sigurohem që çdo version i GNU-së do të mbesë i lirë.</p> + +<h3 id="why-help">Pse Duan të Ndihmojnë Kaq Shumë Programues</h3> + +<p> + Kam gjetur mjaft programues të tjerë që janë të ngazëllyer për GNU-në dhe +duan të ndihmojnë.</p> + +<p> + Mjaft programues janë të pakënaqur me komercializimin e software-it të +sistemit. Mund t’u sjellë më tepër para, por në përgjithësi u kërkon të +ndihen në përplasje me të tjerë programues, se sa të ndihen si shokë. Akti +themelor i miqësisë mes programuesve është shkëmbimi i programeve; ujditë e +tregtimit të përdorura përgjithësisht tani, në thelb, ua ndalojnë +programuesve ta trajtojnë tjetrin si shok. Blerësi i software-it duhet të +zgjedhë mes miqësisë dhe bindjes ndaj ligjit. Natyrisht, shumë e ndajnë +mendjen që miqësia është më e rëndësishme. Por ata që besojnë në ligj +shpesh nuk ndihen mirë me asnjë prej zgjedhjeve. Shndërrohen në cinikë dhe +mendojnë se programimi është thjesht një rrugë për të bërë para.</p> + +<p> + Duke punuar për GNU-në dhe duke e përdorur atë në vend të programeve +pronësore, mund të jemi mikpritës për këdo që i bindet ligjit. Për më tepër, +GNU-ja shërben si një shembull frymëzues dhe flamur për mbledhjen rreth nesh +të të tjerëve që duan të shkëmbejnë. Kjo mundet të na japë ndjenjën e +harmonisë që është e pamundur të vijë nga përdorimi i software-it që nuk +është i lirë. Për gati gjysmën e programuesve me të cilët bisedoj, kjo +është ndjenjë e rëndësishme gëzimi që nuk mund ta zëvendësojë paraja.</p> + +<h3 id="contribute">Si Mund të Kontribuoni</h3> + +<blockquote> +<p> +(Sot, për punë software-i me të cilat mund të merreni, shihni <a +href="http://fsf.org/campaigns/priority-projects">listën e Projekteve me +Përparësi të Lartë</a> dhe <a +href="http://savannah.gnu.org/people/?type_id=1">listën Kërkohet Ndihmë për +GNU-në</a>, lista e përgjithshme e punëve për paketat e software-it GNU. Për +rrugë të tjera ndihmese, shihni <a href="/help/help.html">udhërrëfyesin se +si të ndihmoni për sistemin operativ GNU</a>.) +</p> +</blockquote> + +<p> + U kërkoj prodhuesve të kompjuterave dhurime në formë makinash apo paraje. U +kërkoj individëve të dhurojnë në formë programesh dhe pune.</p> + +<p> + Një pasojë që mund të pritet nëse dhuroni makina është GNU-ja do të xhirojë +në to më herët. Makinat duhet të jenë të plota, sisteme gati për përdorim, +me miratim për përdorim në zona të banuara, dhe që nuk kanë nevojë për +ftohje ose ushqim të sofistikuar.</p> + +<p> + Kam gjetur mjaft programues që mezi presin të japin kontribut me kohë të +pjesshme te GNU-ja. Për shumicën e projekteve, një funksionim i tillë i +shpërndarë, me kohë të pjesshme, do të ishte shumë i vështirë për t’u +bashkërenduar; pjesët e shkruara në mënyrë të pavarur nuk do të punonin dot +bashkë. Por për rastin e veçantë të zëvendësimit të Unix-it, ky problem nuk +qëndron. Një sistem i plotë Unix përmban qindra programe të dobishme, +secili i dokumentuar veçmas. Shumica e parametrave për ndërfaqen janë të +fiksuara nga standardet mbi përputhshmërinë me Unix-in. Nëse çdo kontribues +mundet të shkruajë një zëvendësim të përputhshëm për një nga mjetet e +Unix-it, dhe ta bëjë që të punojë si duhet, në vend të origjinalit në një +sistem Unix, atëherë këto mjete do të punojnë si duhet kur t’i bëjmë tok. +Edhe duke lejuar një koeficient për Murphy-in që të krijojë ndoca probleme +të paparashikuara, mbledhja tok e këtyre përbërësve do të jetë punë që +bëhet. (Kerneli do të kërkojë komunikim më nga afër dhe do të punohet nga +një grup i vogël, i ngushtë.)</p> + +<p> + Nëse marr dhurime në para, mund të jem në gjendje të punësoj një dorë +njerëzish me kohë të pjesshme ose të plotë. Rroga nuk do të jetë e lartë, +sipas standardeve të programuesve, por po kërkoj njerëz për të cilët formimi +i frymës së bashkësisë është po aq i rëndësishëm sa edhe fitimi i parave. E +shoh këtë si një rrugë për t’u mundësuar njerëzve të përkushtuar t’ua +kushtojnë tërë energjitë punës me GNU-në, duke u kursyer atyre nevojën e +fitimit të bukës së përditshme me mënyra të tjera.</p> + +<h3 id="benefit">Pse Do të Kenë Përfitim të Gjithë Përdoruesit</h3> + +<p> + Pasi GNU-ja të jetë shkruar, gjithkush do të jetë në gjendje të ketë +<em>software</em> sistemi të mirë dhe lirisht, njësoj si ajrin.<a +href="#f2">(3)</a></p> + +<p> + Kjo do të thotë shumë më tepër se sa kursimi për këdo i parave sa çmimi i +një lejeje Unix-i. Do të thotë që do të shmangen shumë nga përpjekjet e +çuara dëm për bërjen dy herë të programimit të sistemit. Këto përpjekje +mund të përdoren më mirë për çuarjen përpara të gjendjes së tanishme të +gjërave.</p> + +<p> + Burimin e plotë të sistemit do të mund ta ketë kushdo. Për pasojë, një +përdorues që ka nevojë për ndryshime në sistem do të jetë përherë i lirë t’i +bëjë vetë ato, ose të punësojë cilindo programues apo shoqëri të gatshme për +t’ia bërë. Përdoruesit nuk do të jenë më në mëshirë të një programuesi apo +një shoqërie që zotëron burimin dhe është e vetmja që mund të bëjë +ndryshimet.</p> + +<p> + Shkollat, përmes nxitjes së tërë nxënësve ta studiojnë dhe ta përmirësojnë +kodin e sistemit, do të jenë në gjendje të ofrojnë një mjedis shumë më tepër +edukues. Laboratori i kompjuterave në Harvard kish dikur një rregull që nuk +instaloje dot një program në sistem, nëse kodi i tij nuk mund të shihej +publikisht, dhe i qëndroi, duke mos pranuar faktikisht instalimin e disa +programeve. Kjo më ka frymëzuar jo pak.</p> + +<p> + Së fundi, dilema se cili është pronar i software-it të sistemit dhe se çfarë +ka ose nuk ka të drejtë të bëjë me të, do të zhduket.</p> + +<p> + Ujditë për t’i bërë njerëzit të paguajnë përdorimin e një programi, përfshi +lejimin e kopjeve, sjellin përherë një kosto të rëndë për shoqërinë përmes +mekanizmave kaba të nevojshëm për të nxjerrë se sa (domethënë, cilët +programe) duhet të paguajë një person. Dhe vetëm një shtet policor mund të +detyrojë gjithkënd t’i bindet atij. Mendoni një stacion hapësinor ku ajri +duhet prodhuar me një kosto të madhe: të paguajë secili sipas litrash ajri +mund të jetë e ndershme, por të mbash të veshur natë e ditë maskën me matës +të ajrit është e padurueshme, edhe sikur gjithkush të kish mundësi të +paguante llogarinë e ajrit. Dhe kamerat televizive të kudogjendura, për të +parë se mos e hiqni ndonjëherë maskën të çakërdisin nervat. Më mirë të +mbështesësh një fabrikë ajri e një taksë për kokë dhe t’i hedhësh maskat në +tokë.</p> + +<p> + Kopjimi i krejt programit, ose një pjese të tij, është po aq e natyrshme për +programuesin sa edhe frymëmarrja, dhe po aq frytdhënëse. Duhet të jetë e +lirë.</p> + +<h3 id="rebutted-objections">Disa Kundërshtime ndaj Synimeve të GNU-së Që Hidhen Poshtë Lehtë</h3> + +<p id="support"> +<strong>“S’ka për ta përdorur kush, po qe se është i lirë, ngaqë kjo +do të thotë se nuk mund të kenë shpresa për asistencë.”</strong></p> + +<p> +<strong>“Duhet të zbatoni njëfarë çmimi për programin që të mbuloni +dhënie asistence.”</strong></p> + +<p> + Nëse njerëzit më mirë do të paguanin për GNU-në plus shërbim, se sa të +merrnin GNU-në falas pa shërbim, një shoqëri që do të ofronte thjesht +shërbim për njerëzit që e kanë marrë falas GNU, i bie të ishte me leverdi.<a +href="#f3">(4)</a></p> + +<p> + Duhet të bëjmë dallimin mes asistencës në trajtën e punës me programim të +njëmendtë dhe asaj në trajtën thjesht të dorës mbi shpatulla. E para është +diçka për të cilën nuk mund të mbështeteni te një shitës software-i. Nëse +problemin tuaj nuk e kanë edhe mjaft të tjerë, shitësi do t’ju thotë "Thyej +qafën!".</p> + +<p> + Nëse biznesi juaj ka nevojë të mbështetet në asistencë, rruga e vetme është +të zotërojë krejt burimet dhe mjetet e nevojshme. Mandej mund të punësoni +cilindo person të përshtatshëm për të ndrequr problemin tuaj; kështu nuk +jeni në dorën e ndonjë individi. Me Unix-in, çmimi i burimeve e qit jashtë +diskutimi këtë për shumicën e bizneseve. Me GNU-në kjo do të jetë e lehtë. +Ekziston prapë mundësia që të mos ketë dikë të zotin e të gatshëm, por ky +problem nuk rrjedh nga ujditë e shpërndarjes. GNU-ja nuk zhduk krejt +problemet e botës, vetëm disa prej tyre.</p> + +<p> + Ndërkohë, përdoruesit që s’dinë gjë mbi kompjuterat, kanë nevojë për një +dorë: kryerjen për ta të ca gjërave që mund t’i bënin vetë lehtësisht, por +që nuk dinë se si.</p> + +<p> + Shërbime të tilla mund të ofrohen nga shoqëri që thjesht shesin shërbime +asistence të thjeshtë dhe riparimi. Po qe se është e vërtetë që përdoruesit +më mirë do të shpenzonin para dhe të kishin një produkt të shoqëruar me +shërbim, i bie që do të donin të blinin shërbimin, meqë produktin e kanë +falas. Shoqëritë e shërbimit do të ushtrojnë konkurrencën mes tyre për +cilësinë dhe çmimet; përdoruesit nuk do të jenë të lidhur te një dikush i +veçantë. Ndërkohë, ata prej nesh, që nuk kanë nevojë për shërbimin, do të +jenë në gjendje të përdorin programin pa qenë në gjendje të paguajnë për +shërbimin.</p> + +<p id="advertising"> +<strong>“Pa reklamë, nuk mund të mbërrini te shumë njerëz, dhe duhet +të vini një çmim për programin që ta bëni të mundur këtë.”</strong></p> + +<p> +<strong>“Nuk ka vlerë reklama për një program që njerëzit mund ta +marrin falas.”</strong></p> + +<p> + Ka forma të ndryshme reklame falas, ose shumë të lirë, që mund të +përdoreshin për të njoftuar përdorues kompjuterash mbi diçka si GNU-ja. Por +mund të thuhej edhe se dikush mund të mbërrijë te më tepër përdorues +mikrokompjuterash përmes reklamës. Nëse është vërtet kështu, një biznes që +reklamon rreth shërbimit të kopjimit dhe dërgimit me postë të GNU-së +kundrejt një pagese i bie të jetë aq i suksesshëm, sa të paguajë për +reklamën e vet e më tepër. Në këtë mënyrë, vetëm përdoruesit që përfitojnë +prej reklamës paguajnë për të.</p> + +<p> + Nga ana tjetër, nëse mjaft njerëz e marrin GNU-në nga miq të tyre, dhe +shoqëri të tilla nuk kanë sukses, kjo do të tregonte që reklama nuk do të qe +vërtet e nevojshme për përhapjen e GNU-së. Pse mbrojtësit e tregut të lirë +nuk duan ta lënë tregun e lirë të vendosë këtu?<a href="#f4">(5)</a></p> + +<p id="competitive"> +<strong>“Shoqëria ime ka nevojë për një sistem operativ pronësor që të +ketë një shans në konkurrencë.”</strong></p> + +<p> + GNU-ja do ta heqë software-in e sistemeve operativë nga lëmi i +konkurrencës. Nuk do të jeni në gjendje të keni një shans në këtë zonë, por +as konkurrentët tuaj nuk do të jenë në gjendje të kenë përparësi mbi ju. Ju +dhe ata do të konkurroni në zona të tjera, ndërkohë që të dy palët do të +përfitojnë nga e këtushmja. Nëse fusha e biznesit tuaj është shitja e një +sistemi operativ, nuk keni për ta dashur GNU-në, por për të keqen tuaj. +Nëse biznesi juaj është diçka tjetër, GNU-ja mund t’ju shpëtojë të mos +përfundoni në krahët e bizneseve të shtrenjta që merren me shitje sistemesh +operativë.</p> + +<p> + Do të doja ta shihja zhvillimin e GNU-së të mbështetur përmes dhurimesh nga +plot prodhues dhe përdorues, duke ulur kështu kostot për të dy palët.<a +href="#f5">(6)</a></p> + +<p id="deserve"> +<strong>“A nuk e meritojnë programuesit një shpërblim për krijimtarinë +e tyre?”</strong></p> + +<p> + Po qe se ka diçka që meriton shpërblim, është kontributi shoqëror. +Krijimtaria mund të jetë kontribut shoqëror, por vetëm atëherë kur shoqëria +është e lirë të përdorë përfundimet e saj. Nëse programuesit meritojnë të +shpërblehen, kur krijojnë programe risore, sipas të njëjtit kut meritojnë të +ndëshkohen, në rast se kufizojnë përdorimin e këtyre programeve.</p> + +<p id="reward"> +<strong>“A s’do të duhej që një programues të ishte në gjendje të +kërkonte një shpërblim për krijimtarinë e tij?”</strong></p> + +<p> + S’ka asgjë të keqe të duash pagesë për punën, ose të kërkosh të shtosh të +ardhurat, për sa kohë që dikush nuk përdor mjete që janë shkatërruese. Por +mjetet e zakonshme të fushës së software-it sot janë të bazuara në +shkatërrimin.</p> + +<p> + Të nxjerrësh para nga përdoruesit e një programi duke kufizuar përdorimin e +tij është shkatërruese, ngaqë kufizimi zvogëlon shkallën dhe mënyrat sipas +të cilave programi mund të përdoret. Kjo zvogëlon sasinë e pasurisë që +njerëzimi përfton prej programit. Kur bëhet fjalë për një zgjedhje me +dashje të kufizimit, pasojat e dëmshme janë shkatërrim me dashje.</p> + +<p> + Arsyeja pse një qytetar i mirë nuk përdor rrugë të tilla shkatërruese për +t’u bërë më i pasur është që, nëse këtë e bën gjithkush, ne të gjithë do të +bëheshim më të varfër prej shkatërrimit të ndërsjellët. Kjo është etika +kantiane; ose, Rregulli e Artë. Ngaqë nuk më pëlqejnë pasojat që vijnë po +qe se secili vë mënjanë informacion, më duhet ta shoh si rrugë të gabuar për +ta ndjekur. Më troç, dëshira e dikujt për t’u shpërblyer për krijimtarinë +nuk përligj lënies e botës pa këtë krijimtari ose një pjesë të saj.</p> + +<p id="starve"> +<strong>“A nuk do të vdesin urie programuesit?”</strong></p> + +<p> + Mund të përgjigjesha se askush nuk është bërë programues me zor. Shumica +jonë nuk ia dalin dot të nxjerrin një dyshkë duke ndenjur në rrugë e duke +përqeshur kalimtarët. Por nuk jemi, për pasojë, të dënuar ta kalojmë jetën +duke ndenjur në rrugë e përqeshur kalimtarët, duke ngordhur urie. Bëjmë +diçka tjetër.</p> + +<p> + Por kjo është përgjigja e gabuar, ngaqë pranon pikënisjen e nënkuptuar të +pyetësit: që pa pronësi software-i, programuesit nuk ka gjasa të paguhen +ndonjë qindarkë. Pra, sikur të qe ose gjithçka, ose asgjë.</p> + +<p> + Arsyeja e vërtetë pse programuesit nuk do të vdesin urie është se prapë do +të jetë e mundur për ta të paguhen për programim; vetëm se jo kaq shumë sa +tani.</p> + +<p> + Kufizimi i kopjimit nuk është baza e vetme për biznes me software-in. Është +baza më e zakonshme<a href="#f8">(7)</a>, sepse sjell më shumë para. Po të +qe e ndaluar, ose e papranuar nga klientët, biznesi i software-it do të +kalonte mbi baza të tjera organizimi, të cilat tani përdoren më pak. +Gjithmonë ka shumë mënyra për organizimin e çfarëdo lloji biznesi.</p> + +<p> + Ka gjasa që programimi, mbi bazën e re, nuk do të jetë kaq fitimprurës sa +tani. Por ky nuk është argument për të mos ndryshuar. Nuk quhet padrejtësi +që nëpunësit e shitjeve marrin rrogat që marrin sot. Sikur të ndodhte +kështu me programuesit, as këtu nuk do të kishte padrejtësi. (Praktikisht +do të fitonin prapë shumë më tepër se aq.)</p> + +<p id="right-to-control"> +<strong>“A nuk kanë njerëzit të drejtën të kontrollojnë se si përdoret +krijimtaria e tyre?”</strong></p> + +<p> +“Kontrolli mbi përdorimin e ideve të dikujt” vërtet përbën +kontroll mbi jetën e të tjerëve; dhe zakonisht përdoret për t’ua bërë jetën +më të vështirë.</p> + +<p> + Njerëzit që kanë studiuar me kujdes çështjen e të drejtave të pronësisë +intelektuale<a href="#f6">(8)</a> (juristët, fjala vjen) thonë se nuk ka të +drejta qenësore për pronësi intelektuale. Llojet e të drejtave të supozuara +mbi pronësinë intelektuale që qeveria njeh, kanë qenë krijuar nga akte të +veçanta ligjvënieje, për qëllime të veçanta.</p> + +<p> + Për shembull, sistemi i patentave u vendos për të nxitur shpikësit të +nxjerrin në dritë të diellit hollësitë e shpikjeve të tyre. Qëllimi i tij +ishte të ndihmohej shoqëria, më shumë se sa të ndihmoheshin shpikësit. Në +atë kohë jetëgjatësia prej 17 vitesh për një patentë që e shkurtër krahasuar +me shkallën e përparimit të fushës përkatëse. Ngaqë patentat janë problem +vetëm mes prodhuesve, për të cilët kostoja dhe përpjekjet për një ujdi +lejeje janë pako gjë krahasuar me bërjen gati për hedhje në prodhim, +patentat shpesh nuk bëjnë shumë dëm. Nuk u mbyllin rrugët shumicës së +individëve që përdorin produkte të patentuar.</p> + +<p> + Ideja e të drejtave të kopjimit nuk ka ekzistuar në kohët e lashta, kur +autorët rëndom kopjonin gjerë e gjatë autorë të tjerë në vepra joletrare. +Kjo praktikë qe e dobishme, dhe është e vetmja mënyrë me të cilën mbijetuan +veprat e shumë autorëve, qoftë edhe pjesërisht. Sistemi i të drejtave të +kopjimit u krijua shprehimisht për qëllimin e nxitjes së autorësisë. Në +fushën për të cilën u shpik—librat, që vetëm në shtypshkronja mund të +kopjoheshin me pak shpenzime—bëri pak dëm, dhe nuk u zuri rrugën +shumicës së individëve që lexojnë libra.</p> + +<p> + Krejt të drejtat e pronësisë intelektuale janë veç leje të akorduara nga +shoqëria sepse mendohej, me të drejtë ose gabimisht, që shoqëria si e tërë +do të përfitonte nga akordimi i tyre. Por në cilëndo situatë të veçantë +duhet të shtrojmë pyetjen: vërtet na del më mirë të akordojmë leje të tillë? +Ç’lloj veprimi po i lejojmë një personi të kryejë?</p> + +<p> + Rasti i programeve sot është shumë i ndryshëm nga ai i librave njëqind vjet +më parë. Fakti që mënyra më e lehtë për kopjimin e një programi është nga +një fqinj te tjetri, fakti që një program ka kod burim dhe kod objekt, të +cilët janë të dallueshëm, dhe fakti që një program përdoret dhe jo lexohet +apo shijohet, ndërthuren për të krijuar një situatë në të cilën një person, +i cili bën të detyrueshme një të drejtë kopjimi, e dëmton shoqërinë si të +tërë, qoftë materialisht, qoftë shpirtërisht; një situatë në të cilën një +person nuk duhej të bënte kështu, pavarësisht se e lejon a jo ligji.</p> + +<p id="competition"> +<strong>“Konkurrenca i bën gjërat të bëhen më mirë.”</strong></p> + +<p> + Thelbi i konkurrencës është gara: duke shpërblyer fituesin, nxisim këdo të +rendë më shpejt. Kur kapitalizmi vërtet funksionon në këtë mënyrë, e bën +mirë punën; por mbrojtësit e tij e kanë gabim që e marrin për të mirëqenë se +funksionon përherë kështu. Nëse vrapuesit harrojnë se për çfarë po ofrohet +shpërblimi dhe mendjen e kalojnë te fitorja, pak rëndësi ka se si, mund të +gjejnë të tjera strategji—fjala vjen, duke sulmuar vrapuesit e tjerë. +Po filluan vrapuesit të zihen me grushte, të tërë do të mbërrijnë vonë në +finish.</p> + +<p> + Software-i pronësor dhe sekret është i njëvleftëshmi moral i vrapuesve në +grushte e sipër. E trishtë të thuhet, por i vetmi arbitër që kemi nuk duket +se është kundër sherreve; thjesht i sistemon ato (“Për çdo dhjetë +metra vrap, mund të godisni një herë”). Në të vërtetë ai duhej t’i +ndante, dhe të dënonte vrapuesit edhe nëse vetëm provonin të ziheshin.</p> + +<p id="stop-programming"> +<strong>“A nuk do të reshtë kushdo së programuari, pa një nxitje +monetare?”</strong></p> + +<p> + Në fakt, mjaft vetë do të programojnë pa as edhe një nxitje monetare. +Programimi ushtron një tërheqje të papërballueshme për disa njerëz, +zakonisht për ata që janë më të mirët në të. Nuk kanë të mbaruar muzikantët +profesionistë që nuk i ndahen muzikës, edhe pse nuk kanë shpresa se me të +mund të fitojnë jetesën.</p> + +<p> + Por kjo pyetje, edhe pse e bërë shpesh, vërtet nuk është e përshtatshme për +situatën. Paga për programuesit nuk do të zhduket, vetëm se do të +pakësohet. Ndaj pyetja e duhur është, a do të programojë njeri me nxitje +monetare më të ulët? Përvoja ime tregon se kjo do të ndodhë.</p> + +<p> + Për më tepër se dhjetë vjet, mjaft nga programuesit më të mirë të botës +punuan në Artificial Intelligence Lab për shumë më pak para se sa mund të +merrnin kudo gjetkë. Patën mjaft shpërblime jomonetare: famë dhe vlerësim, +për shembull. Dhe krijimtaria ka lezetin e vet, në vetvete shpërblim edhe +ky.</p> + +<p> + Mandej shumica prej tyre ikën kur iu dha një shans të bënin të njëjtën punë +interesante për goxha para.</p> + +<p> + Ajo çka tregojnë faktet është që njerëzit do të programojnë për arsye të +tjera tej pasurimit; por nëse u jepet mundësia të bëjnë edhe goxha para +ndërkohë, do të mësohen ta presin këtë e ta kërkojnë. Entet ku paguhet pak +dalin dobët në konkurrencë me ato ku paguhet shumë, por nuk ka arsye të +dalin keq, nëse ato ku paguhet shumë nxirren jashtë loje.</p> + +<p id="desperate"> +<strong>“Programuesit na duhen se s’bën. Nëse ata kërkojnë që të +reshtim së ndihmuari fqinjët tanë, duhet të bindemi.”</strong></p> + +<p> + Nuk jeni kurrë kaq të pashpresë sa t’ju duhet t’i bindeni kërkesës së këtij +lloji. Mos harroni: miliona për mbrojtjen, por as edhe një dysh për +tribute!</p> + +<p id="living"> +<strong>“Programuesit duhet të nxjerrin shpenzimet e jetesës në një +farë mënyre.”</strong></p> + +<p> + Parë në perspektivë afatshkurtër, kjo është e vërtetë. Megjithatë, ka plot +mënyra me të cilat programuesit mund të fitonin të ardhurat për jetesën pa u +dashur të shesin të drejta përdorimi të një programi. Kjo mënyrë është e +përhapur tani, ngaqë u sjell programuesve dhe biznesmenëve më shumë para, jo +ngaqë është e vetmja mënyrë për të siguruar jetesën. Është e lehtë të +gjenden mënyra të tjera nëse doni t’i gjeni ato. Ja një numër shembujsh.</p> + +<p> + Një prodhues që po krijon një kompjuter të ri do të paguajë për kalimin e +sistemeve operative në hardware-in e ri.</p> + +<p> + Programuesit mundet të punësoheshin gjithashtu në mësimdhënie, asistencë dhe +shërbime të mirëmbajtjes me pagesë.</p> + +<p> + Njerëzit me ide të reja mund t’i shpërndanin programet si "freeware"<a +href="#f7">(9)</a>, duke kërkuar dhurime nga përdorues të kënaqur, ose duke +shitur shërbime asistence. Kam takuar persona që punojnë me sukses në këtë +mënyrë.</p> + +<p> + Përdoruesit me nevoja të përafërta mund të krijojnë grupe përdoruesish, dhe +të paguajnë çfarë nevojitet. Një grup mund të lidhet me shoqëri programimi +për shkrim programesh të cilat anëtarët e grupit do të donin t’i përdornin.</p> + +<p> + Me një Taksë Software-i mund të financoheshin krejt llojet e programimeve:</p> + +<p> + Le të hamendësojmë që gjithkush që blen një kompjuter të paguante x përqind +të çmimit si një taksë për software-in. Qeveria ia jep këtë një agjencie si +NSF për ta shpenzuar për zhvillim software-i.</p> + +<p> + Por nëse blerësi i kompjuterit bën vetë një dhurim për zhvillim software-i, +mund t’i jepet një lehtësim te taksa. Mund ta bëjë dhurimin te projekti që +dëshiron—zgjedhur, shpesh, ngaqë shpreson të përdorë përfundimet kur +të mbarojë zhvillimi. Mund të lehtësohet me çfarëdo sasie, deri sa shuma +gjithsej që i duhet të paguajë për taksën.</p> + +<p> + Përqindja gjithsej e taksës do të duhej të vendosej përmes votës së paguesve +të taksës, peshuar në përputhje me sasinë mbi të cilën do të vendoset taksa.</p> + +<p> + Pasojat:</p> + +<ul> +<li>Bashkësia e përdorimit të kompjuterave e mbështet zhvillimin e +<em>software</em>-it.</li> +<li>Kjo bashkësi vendos se çfarë shkalle mbështetje lypset.</li> +<li>Përdoruesve që u intereson se në cilët projekte shpenzohet paraja e tyre, +mund ta zgjedhin vetë këtë.</li> +</ul> +<p> + Parë në perspektivë, t’i bësh programet të lirë është një hap më tej drejt +botës post-skarcitet, në të cilën askujt nuk do t’i duhet të punojë shumë, +vetëm sa për të siguruar jetesën. Njerëzit do të jenë të lirë t’i kushtohen +veprimtarive që janë zbavitëse, të tilla si programimi, pasi të harxhojnë +dhjetë orët e nevojshme në javë në punë të domosdoshme si ligjvënie, +këshillim familjesh, riparim robotësh dhe eksplorim asteroidesh. Nuk do të +ketë nevojë të jesh në gjendje të sigurosh jetesën nga programimi.</p> + +<p> + Ne tashmë e kemi zvogëluar fort vëllimin e punës që do t’i duhej të kryente +shoqërisë, si e tërë, për prodhimtarinë e saj të tanishme, por vetëm pak nga +kjo është pasqyruar si lehtësim për punonjësit, ngaqë veprimtarinë prodhuese +e shoqëron shumë veprimtari joprodhuese. Shkaqet kryesore të kësaj janë +burokracia dhe betejat izometrike kundër konkurrencës. Software-i i lirë do +t’i zvogëlojë mjaft këto rrjedhje në fushën e prodhimit të +software-it. Duhet ta bëjmë këtë, me qëllim që përfitimet teknike në +prodhimtari të pasqyrohen si më pak punë për ne.</p> + + +<h3 id="footnotes">Poshtëshënime</h3> + +<!-- The anchors do not match the actual footnote numbers because of + revisions over time. And if a new footnote is added, the references + to existing footnotes that follow the new one must be changed. --> +<ol> +<li id="f1">Shprehja këtu qe e pakujdesshme. Ideja qe që askujt nuk do t’i duhej të +paguante për <b>leje</b> për të përdorur sistemin GNU. Por fjalët nuk e +bëjnë të qartë këtë, dhe njerëzit shpesh e interpretojnë si të thuhej që +kopjet e GNU-së do të duhej të shpërndaheshin përherë ose pa pagesë, ose me +shumë pak. Ky nuk qenë kurrë mendimi ynë; më poshtë, manifesti përmend +mundësinë e ekzistencës së shoqërive që ofrojnë, për fitim, shërbimin e +shpërndarjes. Më pas mësova të bëj me kujdes dallimin mes “të +lirës” në kuptimin e lirisë dhe “të lirës” në kuptimin e +çmimit. <em>Software</em> i lirë është software-i të cilin përdoruesit janë +të lirë ta shpërndajnë dhe ndryshojnë. Disa përdorues mund të marrin kopje +të tij pa pagesë, ndërkohë që të tjerë paguajnë për të patur +kopjet—dhe nëse fondet ndihmojnë për mbështetjen e përmirësimeve të +software-it, aq më mirë. E rëndësishme është që gjithkush që ka një kopje, +është i lirë të bashkëpunojë me të tjerët gjatë përdorimit të saj.</li> + +<li id="f2a">Shprehja “jap” është një tjetër tregues që ende nuk e kisha +ndarë qartë çështjen e çmimit nga ajo e lirisë. Tani ne këshillojmë të +shmanget kjo shprehje, kur flitet për <em>software</em> të lirë. Për më +tepër shpjegime, shihni <a +href="/philosophy/words-to-avoid.html#GiveAwaySoftware"> <q>Fjalë dhe Fjali +Që të Ngatërrojnë</q></a>.</li> + +<li id="f2">Ky është një vend tjetër ku nuk arrita të bëj me kujdes dallimin mes dy +domethënieve të ndryshme të “së lirës”. Pohimi, ashtu si është, +nuk është i rremë—mund të merrni kopje të software-it GNU pa pagesë, +prej miqve apo nga rrjeti. Por ta shpie mendjen te ideja e gabuar.</li> + +<li id="f3">Ekzistojnë disa shoqëri të tilla.</li> + +<li id="f4">Free Software Foundation për 10 vjet e grumbulloi shumicën e fondeve të veta +nga shërbimi i vet i shpërndarjeve, edhe pse është më tepër një bamirësi, se +sa një shoqëri. Që të përkrahni veprën e tij, mund të <a +href="/order/order.html">porosisni gjëra prej FSF-së</a>. +</li> + +<li id="f5">Një grup shoqërish kompjuteri mblodhën fonde diku aty nga 1991 në mbështetje +të mirëmbajtjes së përpiluesit GNU C Compiler.</li> + +<li id="f8">Mendoj se e pata gabim kur thoshja se software-i pronësor qe rruga më e +rëndomtë për të bërë para nga software-et. Duket në fakt se modeli më i +rëndomtë i biznesit qe dhe mbetet hartimi i software-it të përshtatur. Kjo +nuk ofron mundësi vjeljeje rente, kështu që biznesit i duhet të bëjë punë të +njëmendtë që të ketë të ardhura. Biznesi i software-it të përshtatur do të +vazhdojë të ekzistojë, pak a shumë i pandryshuar, në botën e software-it të +lirë. Kështu që, nuk pres që programuesit më të paguar të fitojnë më pak në +botën e software-it të lirë.</li> + +<li id="f6">Gjatë viteve ’80 nuk e pata kuptuar se sa ngatërruese qe të flitej mbi +“çështjen” e “pronësisë intelektuale”. Ky term +është pa dyshim i paragjykuar; më i hollë është fakti që ai mbledh në një +thes ligje krejt të ndryshëm njëri nga tjetri, që merren me çështje fare të +ndryshme. Sot i ftoj me forcë njerëzit ta hedhin tej termin “pronësi +intelektuale” krejtësisht; më e pakta që bën është që i shpie të +tjerët të hamendësojnë që këto ligje formojnë një bllok koherent. Rruga për +të qenë të kthjellët është të diskutohet veçmas për patenta, të drejta +kopjimi, dhe shenja tregtare. Shihni <a +href="/philosophy/not-ipr.html">shpjegimin e mëtejshëm</a> se si ky term +përhap ngatërresë dhe njëanshmëri.</li> + +<li id="f7">Më vonë mësuam të bëjmë dallimin mes “<em>software</em>-it të +lirë” dhe “freeware”-it. Termi “freeware” do +të thotë <em>software</em> që jeni i lirë ta rishpërndani, por zakonisht nuk +jeni i lirë ta studioni dhe ndryshoni kodin burim, ndaj shumica e tyre nuk +janë <em>software</em> i lirë. Për më tepër shpjegime, shihni <a +href="/philosophy/words-to-avoid.html#Freeware"> <q>faqen e Fjalëve dhe +Togfjalëshave Ngatërrues</q></a>.</li> + +</ol> + +<div class="translators-notes"> + +<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't have notes.--> + </div> +</div> + +<!-- for id="content", starts in the include above --> +<!--#include virtual="/server/footer.sq.html" --> +<div id="footer"> +<div class="unprintable"> + +<p>Ju lutemi, pyetjet dhe kërkesat e përgjithshme rreth FSF-së & GNU-së +dërgojini te <a href="mailto:gnu@gnu.org"><gnu@gnu.org></a>. Ka +gjithashtu <a href="/contact/">mënyra të tjera për t’u lidhur me</a> +FSF-në. Njoftimet për lidhje të dëmtuara dhe ndreqje apo këshilla të tjera +mund të dërgohen te <a +href="mailto:webmasters@gnu.org"><webmasters@gnu.org></a>.</p> + +<p> +<!-- TRANSLATORS: Ignore the original text in this paragraph, + replace it with the translation of these two: + + We work hard and do our best to provide accurate, good quality + translations. However, we are not exempt from imperfection. + Please send your comments and general suggestions in this regard + to <a href="mailto:web-translators@gnu.org"> + + <web-translators@gnu.org></a>.</p> + + <p>For information on coordinating and submitting translations of + our web pages, see <a + href="/server/standards/README.translations.html">Translations + README</a>. --> +Përpiqemi fort dhe bëjmë sa mundemi për të ofruar përkthime me cilësi të +mirë dhe të përpikta. Megjithatë, nuk jemi të përjashtuar nga +papërsosmëritë. Ju lutemi, komentet dhe këshillat e përgjithshme lidhur me +këtë dërgojini te <a +href="mailto:web-translators@gnu.org"><web-translators@gnu.org></a>.</p><p>Për +të dhëna mbi bashkërendimin dhe parashtrimin e përkthimeve të faqeve tona +web, shihni <a href="/server/standards/README.translations.html">README për +përkthimet</a>.</p> +</div> + +<!-- Regarding copyright, in general, standalone pages (as opposed to + files generated as part of manuals) on the GNU web server should + be under CC BY-ND 4.0. Please do NOT change or remove this + without talking with the webmasters or licensing team first. + Please make sure the copyright date is consistent with the + document. For web pages, it is ok to list just the latest year the + document was modified, or published. + + If you wish to list earlier years, that is ok too. + Either "2001, 2002, 2003" or "2001-2003" are ok for specifying + years, as long as each year in the range is in fact a copyrightable + year, i.e., a year in which the document was published (including + being publicly visible on the web or in a revision control system). + + There is more detail about copyright years in the GNU Maintainers + Information document, www.gnu.org/prep/maintain. --> +<p>Të drejta kopjimi © 1985, 1993, 2003, 2005, 2007, 2008, 2009, 2010, +2014, 2015 Free Software Foundation, Inc.</p> + +<p> +Cilitdo i akordohet leja të bëjë ose të shpërndajë kopje fjalë për fjalë të +këtij dokumenti, në çfarëdo mediumi, me kusht që shënimi për të drejtat e +kopjimit dhe shënimi për lejimin të ruhen, dhe që shpërndarësi t’i akordojë +marrësit lejen për rishpërndarje të mëtejshme siç lejohet përmes këtij +shënimi. +<br /> +Nuk mund të bëhen versione të modifikuar. +</p> + +<!--#include virtual="/server/bottom-notes.sq.html" --> +<div class="translators-credits"> + +<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't want credits.--> + </div> + +<p class="unprintable"><!-- timestamp start --> +U përditësua më: + +$Date: 2020/07/25 14:00:59 $ + +<!-- timestamp end --> +</p> +</div> +</div> +</body> +</html> |