diff options
Diffstat (limited to 'talermerchantdemos/blog/articles/sq/linux-and-gnu.html')
-rw-r--r-- | talermerchantdemos/blog/articles/sq/linux-and-gnu.html | 331 |
1 files changed, 331 insertions, 0 deletions
diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/linux-and-gnu.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/linux-and-gnu.html new file mode 100644 index 0000000..14b2171 --- /dev/null +++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/linux-and-gnu.html @@ -0,0 +1,331 @@ +<!--#set var="ENGLISH_PAGE" value="/gnu/linux-and-gnu.en.html" --> + +<!--#include virtual="/server/header.sq.html" --> +<!-- Parent-Version: 1.90 --> + +<!-- This file is automatically generated by GNUnited Nations! --> +<title>Linux-i dhe GNU-ja - Projekti GNU - Free Software Foundation</title> +<meta http-equiv="Keywords" content="GNU, FSF, Free Software Foundation, Linux, Emacs, GCC, Unix, Software i +Lirë, Sistem Operativ, Kernel GNU, HURD, GNU HURD, Hurd" /> +<meta http-equiv="Description" content="Që prej 1983 në zhvillimin e sistemit operativ të lirë GNU, të ngjashëm me +Unix-in, që përdoruesit e kompjuterit të jenë të lirë të shkëmbejnë dhe të +përmirësojnë software-in që përdorin." /> + +<!--#include virtual="/gnu/po/linux-and-gnu.translist" --> +<!--#include virtual="/server/banner.sq.html" --> +<h2>Linux-i dhe Sistemi GNU</h2> + +<p><strong>nga <a href="http://www.stallman.org/">Richard Stallman</a></strong></p> + +<div class="announcement"> + <blockquote><p>Për më tepër të dhëna shihni dhe <a href="/gnu/gnu-linux-faq.html">FAQ mbi +GNU/Linux</a>, dhe <a href="/gnu/why-gnu-linux.html">Pse GNU/Linux?</a></p> + </blockquote> +</div> + +<p> +Mjaft përdorues kompjuteri xhirojnë përditë ndonjë version të modifikuar të +<a href="/philosophy/categories.html#TheGNUsystem">sistemit GNU</a>, pa e +ditur. Përmes një kthese të veçantë të ngjarjeve, versioni i GNU-së që +përdoret gjerësisht sot, shpesh thirret “Linux”, dhe mjaft nga +përdoruesit e tij nuk janë <a href="/gnu/gnu-users-never-heard-of-gnu.html"> +të ndërgjegjshëm</a> se në thelb bëhet fjalë për sistemin GNU, hartuar nga +<a href="/gnu/gnu-history.html">Projekti GNU</a>.</p> + +<p> +Ka vërtet një Linux, dhe këta njerëz po e përdorin, por bëhet fjalë vetëm +për një pjesë të sistemit që përdorin. Linux-i është kerneli: programi në +sistem që shpërndan aftësitë e makinës te programet e tjera që xhironi. +Kerneli është pjesë themelore e një sistemi operativ, por në vetvete i +padobi; mund të marrë kuptim vetëm në kontekstin e një sistemi të plotë +operativ. Linux-i përdoret normalisht i ndërthurur me sistemin operativ +GNU: sistemi i plotë është në thelb GNU me Linux-in shtuar atij, ose +GNU/Linux. Krejt të ashtuquajturat shpërndarje “Linux” janë +përnjëmend GNU/Linux.</p> + +<p> +Mjaft përdorues nuk e kuptojnë ndryshimin mes kernelit, që është Linux-i, +dhe krejt sistemit, çka edhe këtë e quajnë “Linux”. Përdorimi i +dykuptimtë i emrit nuk ndihmon të kuptuarit nga ana e njerëzve. Këta +përdorues shpesh mendojnë se Linus Torvalds-i zhvilloi krejt sistemin +operativ më 1991, me pakëz ndihmë.</p> + +<p> +Programuesit përgjithësisht e dinë që Linux-i është një kernel. Por ngaqë +dëgjojnë të quhet krejt sistemi “Linux” po ashtu, shpesh +përfytyrojnë një historik që do të përligjte thirrjen e krejt sistemit sipas +kernelit. Për shembull, ka plot që besojnë se sapo Linus Torvalds-i +përfundoi së shkruari Linux-in, kernelin, përdoruesit e tij hodhën sytë +përqark për ndonjë <em>software</em> tjetër të lirë që mund t’i përshtatej, +dhe u doli se (pa ndonjë arsye të veçantë) shumica e gjërave të nevojshme +për të ndërtuar një sistem të ngjashëm me Unix-in qenë gati që më parë.</p> + +<p> +Çka gjetën, nuk qe rastësi — qe sistemi jo-dhe-aq-i-plotësuar GNU. <a +href="/philosophy/free-sw.html"><em>Software</em>-i i lirë</a>, i passhëm +deri atëherë, i shkonte për shtat një sistemi të plotë, ngaqë Projekti GNU +kish që më 1984-n që punonte për një të tillë. Me <a +href="/gnu/manifesto.html"> Manifestin e GNU-së</a> ne shpalosëm synimin e +zhvillimit të një sistemi të lirë të ngjashëm me Unix-in, të quajtur GNU. +<a href="/gnu/initial-announcement.html">Njoftimi Fillestar</a> mbi +Projektin GNU përvijon po ashtu disa nga planet origjinale për sistemin +GNU. Në kohën që Linux-i zuri fill, GNU thuajse kish përfunduar.</p> + +<p> +Shumica e projekteve të software-it të lirë synojnë hartimin e një programi +të veçantë për një punë të veçantë. Për shembull, Linus Torvalds-i i hyri +shkrimit të një kerneli të ngjashëm me Unix-in (Linux); Donald Knuth-i i +hyri shkrimit të një formatuesi tekstesh (TeX); Bob Scheifler-i i hyri +zhvillimit të një sistemi dritaresh (Sistemi i Dritareve X). Është e +kuptueshme të matet kontributi në këtë lloj projektesh sipas programeve që +erdhën nga projektet.</p> + +<p> +Po të provonim të matnim kontributin e Projektit GNU me këtë rrugë, ç’do të +na dilte? Një shitës CD-ROM-esh pa se në “shpërndarjen e tij +Linux”, <a href="/philosophy/categories.html#GNUsoftware">software-i +GNU</a> qe kontigjenti më i madh, me gati 28% të kodit burim gjithsej, dhe +këtu përfshiheshin disa nga përbërësit më të rëndësishëm pa të cilët nuk +mund të ketë sistem. Linux në vetvete qe rreth 3%. (Përpjesëtimet në 2008 +qenë të ngjashëm: në depon “kryesore” të gNewSense-it, Linux kap +1.5% dhe paketat GNU zënë 15%.) Ndaj po qe se do të zgjidhnit një emër për +sistemin, bazuar në atë se kush shkrojti programet e sistemit, zgjedhja e +vetme më e përshtatshme do të ishte “GNU”.</p> + +<p> +Por kjo nuk është mënyra më e thellë për të parë çështjen. Projekti GNU nuk +qe, as nuk është, një projekt për të hartuar paketa <em>software</em>-i +specifik. Nuk qe projekt <a href="/software/gcc/"> për hartimin e një +përpiluesi</a>, edhe pse e bëmë dhe këtë. Nuk qe projekt për të hartuar një +përpunues tekstesh, edhe pse ndërtuam një të tillë. Projekti u hartua për +të ndërtuar <em>një sistem krejt të lirë të ngjashëm me Unix-in</em>: GNU.</p> + +<p> +Mjaft vetë kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për software-in e lirë te +sistemi, dhe të tërë e meritojnë t’u jepet haka për software-in e tyre. Por +shkaku pse është <em>sistem i integruar</em>—dhe jo thjesht një +koleksion programesh të dobishme—është ngaqë Projekti GNU i hyri punës +për të ndërtuar një të tillë. Hartuam një listë të programeve të +domosdoshme për ndërtimin e një sistemi <em>të plotë</em> të lirë dhe, në +mënyrë sistematike, gjetëm, shkrojtëm, ose gjetëm njerëz për shkrimin e +gjithçkaje në listë. Shkruam përbërësit thelbësorë, por ama të pabujë <a +href="#unexciting">(1)</a> ngaqë pa ta nuk mund të kihet sistem. Disa nga +përbërësit e sistemit tonë, mjetet e programimit, u bënë popullorë për hesap +të vet në qarqet e programuesve, por shkruam mjaft përbërës që nuk janë +mjete <a href="#nottools">(2)</a>. Hartuam madje edhe një lojë shahu, Shah +GNU, ngaqë një sistem i plotë lyp edhe lojëra.</p> + +<p> +Në fillimet e viteve '90 e bëmë tok krejt sistemin, hiq kernelin. E kishim +filluar dhe kernelin, <a href="/software/hurd/hurd.html">GNU Hurd</a>, i +cili xhiron përsipër Mach-ut. Zhvillimi i këtij kerneli doli shumë më i +vështirë se sa mendonim; <a href="/software/hurd/hurd-and-linux.html">GNU +Hurd zuri të punonte në mënyrë të besueshme më 2001</a>, por ka ende shumë +rrugë derisa të jetë gati për përdorim të përgjithshëm.</p> + +<p> +Për fat, falë Linux-it, nuk na u desh të prisnim Hurd-in. Sapo Torvalds e +kaloi të lirë Linux-in më 1992, ky zinte vendin e fundit të zbrazët te +sistemi GNU. Pas kësaj njerëzit mund <a +href="http://ftp.funet.fi/pub/linux/historical/kernel/old-versions/RELNOTES-0.01"> +të ndërthurnin Linux-in me sistemin GNU</a> për të pasur një sistem të plotë +të lirë — një version të sistemit GNU që përmbante gjithashtu Linux. +Me fjalë të tjera, sistemin GNU/Linux. </p> + +<p> +Përputhja e tyre, që të punonin mirë tok, nuk qe punë e lehtë. Disa +përbërës GNU<a href="#somecomponents">(3)</a> lypnin ndryshime thelbësore që +të mund të punonin me Linux-in. Edhe integrimi i një sistemi të plotë, si +shpërndarje që do të punonte “drejt e sa të hapej”, qe punë e +madhe. Lypte trajtimin e çështjes se si të instalohej dhe nisej +sistemi—problem që nuk ishte zënë me dorë, ngaqë nuk kishim mbërritur +në atë pikë. Ndaj, njerëzit që hartuan shpërndarjet e ndryshme të sistemit +kryen shumë punë me rëndësi. Por qe punë e cila, për nga natyra e vet, +sigurisht që do të bëhej nga dikush.</p> + +<p> +Projekti GNU mbulon si sistemet GNU/Linux, ashtu edhe <em>sistemin +GNU</em>. <a href="http://fsf.org/">FSF</a> financoi rishkrimin e zgjerimeve +të nevojshëm për Linux-in të librarisë GNU C, e kështu tani janë të +integruar më së miri, dhe sistemet më të rinj GNU/Linux përdorin librarinë e +tanishme pa e ndryshuar. FSF-ja financoi gjithashtu një fazë të hershme të +zhvillimit të Debian GNU/Linux-it.</p> + +<p> +Sot ka mjaft variante të ndryshëm të sistemit GNU/Linux (shpesh të quajtura +“shpërndarje (distro)”). Shumica e tyre përfshijnë +<em>software</em> jo të lirë—hartuesit e tyre ndjekin <a +href="/philosophy/open-source-misses-the-point.html">filozofinë e +“burimit të hapur”</a> që i përshoqërohet Linux-it, në vend se +<a href="/philosophy/free-software-even-more-important.html">filozofinë e +“software-it të lirë”</a> të GNU-së. Por ka edhe <a +href="/distros/distros.html">shpërndarje GNU/Linux krejtësisht të lira</a>. +FSF-ja mbulon infrastrukturën kompjuterike për pak prej tyre.</p> + +<p>Bërja e një shpërndarjeje GNU/Linux të lirë nuk është thjesht punë heqjeje +programesh të ndryshëm jo të lirë. Sot, edhe versioni i zakonshëm i +Linux-it përmban programe jo të lira. Këto programe janë konceptuar të +ngarkohen në pajisjet I/O kur niset sistemi, dhe përfshihen, si vargje të +gjatë numrash, në "kodin burim" të Linux-it. Ndaj, pasja e shpërndarjeve të +lira GNU/Linux tani nënkupton po aq pasjen e <a +href="http://directory.fsf.org/project/linux"> një versioni të lirë të +Linux-it</a>.</p> + +<p>E përdorni a jo GNU/Linux-in, ju lutemi, mos e ngatërroni publikun duke +përdorur emrin “Linux” në mënyrë të dykuptimtë. Linux është +kerneli, një nga përbërësit më të rëndësishëm të sistemit. Sistemi si i +tërë është në fakt sistemi GNU, me Linux-in të shtuar aty. Kur flisni rreth +kësaj ndërthurje, ju lutemi, quajeni “GNU/Linux”.</p> + +<p> +Nëse doni të krijoni një lidhje te “GNU/Linux” për referencë të +mëtejshme, kjo faqe dhe <a href="/gnu/the-gnu-project.html"> +http://www.gnu.org/gnu/the-gnu-project.html</a> janë zgjedhje të mirë. Nëse +përmendni Linux-in, kernelin, dhe doni të shtoni një lidhje për referenca të +mëtejshme, <a href="http://foldoc.org/linux">http://foldoc.org/linux</a> +është një URL e mirë për ta përdorur.</p> + +<h3>PS</h3> + +<p> +Përveç GNU-së, një tjetër projekt ka prodhuar në mënyrë të pavarur një +sistem operativ të lirë të ngjashëm me Unix-in. Ky sistem njihet si BSD, +dhe qe hartuar në UC Berkeley. S’qe i lirë në vitet ’80, por u kalua i lirë +në fillim të viteve ’90. Sistemet e lirë operativë që ekzistojnë sot<a +href="#newersystems">(4)</a> janë, pothuaj me siguri, ose variante të +sistemit GNU, ose ndonjë lloj sistemi BSD.</p> + +<p> +Ndonjëherë njerëzit pyesin nëse edhe BSD-ja është version i GNU-së, si +GNU/Linux-i. Zhvilluesit e BSD-së u frymëzuan nga shembulli i Projektit GNU +kur e kaluan kodin e tyre si të lirë, dhe në bindjen e tyre ndihmuan thirrje +të bëra shprehimisht nga veprimtarë të GNU-së, por kodi në fjalë puqet pak +me GNU-në. Sistemet BSD sot përdorin disa programe GNU, ashtu si edhe +sistemet GNU dhe variantet e tyre përdorin disa programe BSD; megjithatë, +shqyrtuar në tërësi, janë dy sisteme të ndryshëm që kanë bërë përpara +ndarazi. Zhvilluesit e BSD-së nuk shkruan ndonjë kernel dhe t’ia shtonin +sistemit GNU, dhe ndonjë emër si GNU/BSD nuk do të pasqyronte gjendjen e +njëmendtë.<a href="#gnubsd">(5)</a></p> + +<h3>Shënime:</h3> +<ol> +<li> +<a id="unexciting"></a>Këta përbërës të pabujë, por thelbësorë, përfshijnë +asemblerin GNU (GAS) dhe linker-in (GLD), që të dy tani pjesë e paketës <a +href="/software/binutils/">GNU Binutils</a>, <a href="/software/tar/">GNU +tar</a>, dhe shumë të tjerë.</li> + +<li> +<a id="nottools"></a>Sa për shembull, The Bourne Again SHell (BASH), +interpretuesi PostScript <a +href="/software/ghostscript/ghostscript.html">Ghostscript</a>, dhe <a +href="/software/libc/libc.html">libraria GNU C</a> nuk janë mjete +programimi. As GNUCash, as GNOME, dhe as GNU Chess.</li> + +<li> +<a id="somecomponents"></a>Sa për shembull, <a +href="/software/libc/libc.html">libraria GNU C</a>.</li> + +<li> +<a id="newersystems"></a>Pas shkrimit të këtij artikulli, u zhvillua një +sistem thuajse-krejt-i-lirë, i ngjashëm me Windows-in, por teknikisht nuk +është fare i ngjashëm me GNU-në apo Unix-in, ndaj përnjëmend nuk hyn fare +këtu. Shumica e kernelit të Solaris-it është kaluar si i lirë, por nëse +doni të nxirrni prej tij një sistem të lirë, veç plotësimit të pjesëve që +mungojnë te kerneli, do t’ju duhej edhe ta bënit të hynte te GNU-ja ose +BSD-ja.</li> + +<li> +<a id="gnubsd"></a>Nga ana tjetër, përgjatë viteve, qëkur u shkrua ky +artikull, Libraria C GNU është përshtatur për disa versione të kernelit BSD, +çka e bëri fare të thjeshtë ndërthurjen e sistemit GNU me atë kernel. Ashtu +si GNU/Linux-i, këta në fakt janë variante të GNU-së, ndaj edhe quhen, fjala +vjen, GNU/kFreeBSD dhe GNU/kNetBSD, në varësi të kernelit të sistemit. +Përdoruesit e zakonshëm zor të dallojnë një desktop GNU/Linux nga një +desktop GNU/*BSD.</li> + +</ol> + +<div class="translators-notes"> + +<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't have notes.--> + </div> +</div> + +<!-- for id="content", starts in the include above --> +<!--#include virtual="/server/footer.sq.html" --> +<div id="footer"> +<div class="unprintable"> + +<p>Ju lutemi, pyetjet dhe kërkesat e përgjithshme rreth FSF-së & GNU-së +dërgojini te <a href="mailto:gnu@gnu.org"><gnu@gnu.org></a>. Ka +gjithashtu <a href="/contact/">mënyra të tjera për t’u lidhur me</a> +FSF-në. Njoftimet për lidhje të dëmtuara dhe ndreqje apo këshilla të tjera +mund të dërgohen te <a +href="mailto:webmasters@gnu.org"><webmasters@gnu.org></a>.</p> + +<p> +<!-- TRANSLATORS: Ignore the original text in this paragraph, + replace it with the translation of these two: + + We work hard and do our best to provide accurate, good quality + translations. However, we are not exempt from imperfection. + Please send your comments and general suggestions in this regard + to <a href="mailto:web-translators@gnu.org"> + + <web-translators@gnu.org></a>.</p> + + <p>For information on coordinating and submitting translations of + our web pages, see <a + href="/server/standards/README.translations.html">Translations + README</a>. --> +Përpiqemi fort dhe bëjmë sa mundemi për të ofruar përkthime me cilësi të +mirë dhe të përpikta. Megjithatë, nuk jemi të përjashtuar nga +papërsosmëritë. Ju lutemi, komentet dhe këshillat e përgjithshme lidhur me +këtë dërgojini te <a +href="mailto:web-translators@gnu.org"><web-translators@gnu.org></a>.</p><p>Për +të dhëna mbi bashkërendimin dhe parashtrimin e përkthimeve të faqeve tona +web, shihni <a href="/server/standards/README.translations.html">README për +përkthimet</a>.</p> +</div> + +<!-- Regarding copyright, in general, standalone pages (as opposed to + files generated as part of manuals) on the GNU web server should + be under CC BY-ND 4.0. Please do NOT change or remove this + without talking with the webmasters or licensing team first. + Please make sure the copyright date is consistent with the + document. For web pages, it is ok to list just the latest year the + document was modified, or published. + + If you wish to list earlier years, that is ok too. + Either "2001, 2002, 2003" or "2001-2003" are ok for specifying + years, as long as each year in the range is in fact a copyrightable + year, i.e., a year in which the document was published (including + being publicly visible on the web or in a revision control system). + + There is more detail about copyright years in the GNU Maintainers + Information document, www.gnu.org/prep/maintain. --> +<p>Të drejta kopjimi © 1997, 1998, 1999, 2000, 2001, 2002, 2007, +2014. 2015, 2016, 2017, 2019 Richard M. Stallman</p> + +<p>Kjo faqe mund të përdoret sipas një licence <a rel="license" +href="http://creativecommons.org/licenses/by-nd/4.0/">Creative Commons +Attribution-NoDerivatives 4.0 International License</a>.</p> + +<!--#include virtual="/server/bottom-notes.sq.html" --> +<div class="translators-credits"> + +<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't want credits.--> + </div> + +<p class="unprintable"><!-- timestamp start --> +U përditësua më: + +$Date: 2019/12/30 12:08:29 $ + +<!-- timestamp end --> +</p> +</div> +</div> +</body> +</html> |