summaryrefslogtreecommitdiff
path: root/talermerchantdemos/blog/articles/sq/linux-and-gnu.html
diff options
context:
space:
mode:
Diffstat (limited to 'talermerchantdemos/blog/articles/sq/linux-and-gnu.html')
-rw-r--r--talermerchantdemos/blog/articles/sq/linux-and-gnu.html331
1 files changed, 331 insertions, 0 deletions
diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/linux-and-gnu.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/linux-and-gnu.html
new file mode 100644
index 0000000..14b2171
--- /dev/null
+++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/linux-and-gnu.html
@@ -0,0 +1,331 @@
+<!--#set var="ENGLISH_PAGE" value="/gnu/linux-and-gnu.en.html" -->
+
+<!--#include virtual="/server/header.sq.html" -->
+<!-- Parent-Version: 1.90 -->
+
+<!-- This file is automatically generated by GNUnited Nations! -->
+<title>Linux-i dhe GNU-ja - Projekti GNU - Free Software Foundation</title>
+<meta http-equiv="Keywords" content="GNU, FSF, Free Software Foundation, Linux, Emacs, GCC, Unix, Software i
+Lirë, Sistem Operativ, Kernel GNU, HURD, GNU HURD, Hurd" />
+<meta http-equiv="Description" content="Që prej 1983 në zhvillimin e sistemit operativ të lirë GNU, të ngjashëm me
+Unix-in, që përdoruesit e kompjuterit të jenë të lirë të shkëmbejnë dhe të
+përmirësojnë software-in që përdorin." />
+
+<!--#include virtual="/gnu/po/linux-and-gnu.translist" -->
+<!--#include virtual="/server/banner.sq.html" -->
+<h2>Linux-i dhe Sistemi GNU</h2>
+
+<p><strong>nga <a href="http://www.stallman.org/">Richard Stallman</a></strong></p>
+
+<div class="announcement">
+ <blockquote><p>Për më tepër të dhëna shihni dhe <a href="/gnu/gnu-linux-faq.html">FAQ mbi
+GNU/Linux</a>, dhe <a href="/gnu/why-gnu-linux.html">Pse GNU/Linux?</a></p>
+ </blockquote>
+</div>
+
+<p>
+Mjaft përdorues kompjuteri xhirojnë përditë ndonjë version të modifikuar të
+<a href="/philosophy/categories.html#TheGNUsystem">sistemit GNU</a>, pa e
+ditur. Përmes një kthese të veçantë të ngjarjeve, versioni i GNU-së që
+përdoret gjerësisht sot, shpesh thirret &ldquo;Linux&rdquo;, dhe mjaft nga
+përdoruesit e tij nuk janë <a href="/gnu/gnu-users-never-heard-of-gnu.html">
+të ndërgjegjshëm</a> se në thelb bëhet fjalë për sistemin GNU, hartuar nga
+<a href="/gnu/gnu-history.html">Projekti GNU</a>.</p>
+
+<p>
+Ka vërtet një Linux, dhe këta njerëz po e përdorin, por bëhet fjalë vetëm
+për një pjesë të sistemit që përdorin. Linux-i është kerneli: programi në
+sistem që shpërndan aftësitë e makinës te programet e tjera që xhironi.
+Kerneli është pjesë themelore e një sistemi operativ, por në vetvete i
+padobi; mund të marrë kuptim vetëm në kontekstin e një sistemi të plotë
+operativ. Linux-i përdoret normalisht i ndërthurur me sistemin operativ
+GNU: sistemi i plotë është në thelb GNU me Linux-in shtuar atij, ose
+GNU/Linux. Krejt të ashtuquajturat shpërndarje &ldquo;Linux&rdquo; janë
+përnjëmend GNU/Linux.</p>
+
+<p>
+Mjaft përdorues nuk e kuptojnë ndryshimin mes kernelit, që është Linux-i,
+dhe krejt sistemit, çka edhe këtë e quajnë &ldquo;Linux&rdquo;. Përdorimi i
+dykuptimtë i emrit nuk ndihmon të kuptuarit nga ana e njerëzve. Këta
+përdorues shpesh mendojnë se Linus Torvalds-i zhvilloi krejt sistemin
+operativ më 1991, me pakëz ndihmë.</p>
+
+<p>
+Programuesit përgjithësisht e dinë që Linux-i është një kernel. Por ngaqë
+dëgjojnë të quhet krejt sistemi &ldquo;Linux&rdquo; po ashtu, shpesh
+përfytyrojnë një historik që do të përligjte thirrjen e krejt sistemit sipas
+kernelit. Për shembull, ka plot që besojnë se sapo Linus Torvalds-i
+përfundoi së shkruari Linux-in, kernelin, përdoruesit e tij hodhën sytë
+përqark për ndonjë <em>software</em> tjetër të lirë që mund t’i përshtatej,
+dhe u doli se (pa ndonjë arsye të veçantë) shumica e gjërave të nevojshme
+për të ndërtuar një sistem të ngjashëm me Unix-in qenë gati që më parë.</p>
+
+<p>
+Çka gjetën, nuk qe rastësi &mdash; qe sistemi jo-dhe-aq-i-plotësuar GNU. <a
+href="/philosophy/free-sw.html"><em>Software</em>-i i lirë</a>, i passhëm
+deri atëherë, i shkonte për shtat një sistemi të plotë, ngaqë Projekti GNU
+kish që më 1984-n që punonte për një të tillë. Me <a
+href="/gnu/manifesto.html"> Manifestin e GNU-së</a> ne shpalosëm synimin e
+zhvillimit të një sistemi të lirë të ngjashëm me Unix-in, të quajtur GNU.
+<a href="/gnu/initial-announcement.html">Njoftimi Fillestar</a> mbi
+Projektin GNU përvijon po ashtu disa nga planet origjinale për sistemin
+GNU. Në kohën që Linux-i zuri fill, GNU thuajse kish përfunduar.</p>
+
+<p>
+Shumica e projekteve të software-it të lirë synojnë hartimin e një programi
+të veçantë për një punë të veçantë. Për shembull, Linus Torvalds-i i hyri
+shkrimit të një kerneli të ngjashëm me Unix-in (Linux); Donald Knuth-i i
+hyri shkrimit të një formatuesi tekstesh (TeX); Bob Scheifler-i i hyri
+zhvillimit të një sistemi dritaresh (Sistemi i Dritareve X). Është e
+kuptueshme të matet kontributi në këtë lloj projektesh sipas programeve që
+erdhën nga projektet.</p>
+
+<p>
+Po të provonim të matnim kontributin e Projektit GNU me këtë rrugë, ç’do të
+na dilte? Një shitës CD-ROM-esh pa se në &ldquo;shpërndarjen e tij
+Linux&rdquo;, <a href="/philosophy/categories.html#GNUsoftware">software-i
+GNU</a> qe kontigjenti më i madh, me gati 28% të kodit burim gjithsej, dhe
+këtu përfshiheshin disa nga përbërësit më të rëndësishëm pa të cilët nuk
+mund të ketë sistem. Linux në vetvete qe rreth 3%. (Përpjesëtimet në 2008
+qenë të ngjashëm: në depon &ldquo;kryesore&rdquo; të gNewSense-it, Linux kap
+1.5% dhe paketat GNU zënë 15%.) Ndaj po qe se do të zgjidhnit një emër për
+sistemin, bazuar në atë se kush shkrojti programet e sistemit, zgjedhja e
+vetme më e përshtatshme do të ishte &ldquo;GNU&rdquo;.</p>
+
+<p>
+Por kjo nuk është mënyra më e thellë për të parë çështjen. Projekti GNU nuk
+qe, as nuk është, një projekt për të hartuar paketa <em>software</em>-i
+specifik. Nuk qe projekt <a href="/software/gcc/"> për hartimin e një
+përpiluesi</a>, edhe pse e bëmë dhe këtë. Nuk qe projekt për të hartuar një
+përpunues tekstesh, edhe pse ndërtuam një të tillë. Projekti u hartua për
+të ndërtuar <em>një sistem krejt të lirë të ngjashëm me Unix-in</em>: GNU.</p>
+
+<p>
+Mjaft vetë kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për software-in e lirë te
+sistemi, dhe të tërë e meritojnë t’u jepet haka për software-in e tyre. Por
+shkaku pse është <em>sistem i integruar</em>&mdash;dhe jo thjesht një
+koleksion programesh të dobishme&mdash;është ngaqë Projekti GNU i hyri punës
+për të ndërtuar një të tillë. Hartuam një listë të programeve të
+domosdoshme për ndërtimin e një sistemi <em>të plotë</em> të lirë dhe, në
+mënyrë sistematike, gjetëm, shkrojtëm, ose gjetëm njerëz për shkrimin e
+gjithçkaje në listë. Shkruam përbërësit thelbësorë, por ama të pabujë <a
+href="#unexciting">(1)</a> ngaqë pa ta nuk mund të kihet sistem. Disa nga
+përbërësit e sistemit tonë, mjetet e programimit, u bënë popullorë për hesap
+të vet në qarqet e programuesve, por shkruam mjaft përbërës që nuk janë
+mjete <a href="#nottools">(2)</a>. Hartuam madje edhe një lojë shahu, Shah
+GNU, ngaqë një sistem i plotë lyp edhe lojëra.</p>
+
+<p>
+Në fillimet e viteve '90 e bëmë tok krejt sistemin, hiq kernelin. E kishim
+filluar dhe kernelin, <a href="/software/hurd/hurd.html">GNU Hurd</a>, i
+cili xhiron përsipër Mach-ut. Zhvillimi i këtij kerneli doli shumë më i
+vështirë se sa mendonim; <a href="/software/hurd/hurd-and-linux.html">GNU
+Hurd zuri të punonte në mënyrë të besueshme më 2001</a>, por ka ende shumë
+rrugë derisa të jetë gati për përdorim të përgjithshëm.</p>
+
+<p>
+Për fat, falë Linux-it, nuk na u desh të prisnim Hurd-in. Sapo Torvalds e
+kaloi të lirë Linux-in më 1992, ky zinte vendin e fundit të zbrazët te
+sistemi GNU. Pas kësaj njerëzit mund <a
+href="http://ftp.funet.fi/pub/linux/historical/kernel/old-versions/RELNOTES-0.01">
+të ndërthurnin Linux-in me sistemin GNU</a> për të pasur një sistem të plotë
+të lirë &mdash; një version të sistemit GNU që përmbante gjithashtu Linux.
+Me fjalë të tjera, sistemin GNU/Linux. </p>
+
+<p>
+Përputhja e tyre, që të punonin mirë tok, nuk qe punë e lehtë. Disa
+përbërës GNU<a href="#somecomponents">(3)</a> lypnin ndryshime thelbësore që
+të mund të punonin me Linux-in. Edhe integrimi i një sistemi të plotë, si
+shpërndarje që do të punonte &ldquo;drejt e sa të hapej&rdquo;, qe punë e
+madhe. Lypte trajtimin e çështjes se si të instalohej dhe nisej
+sistemi&mdash;problem që nuk ishte zënë me dorë, ngaqë nuk kishim mbërritur
+në atë pikë. Ndaj, njerëzit që hartuan shpërndarjet e ndryshme të sistemit
+kryen shumë punë me rëndësi. Por qe punë e cila, për nga natyra e vet,
+sigurisht që do të bëhej nga dikush.</p>
+
+<p>
+Projekti GNU mbulon si sistemet GNU/Linux, ashtu edhe <em>sistemin
+GNU</em>. <a href="http://fsf.org/">FSF</a> financoi rishkrimin e zgjerimeve
+të nevojshëm për Linux-in të librarisë GNU C, e kështu tani janë të
+integruar më së miri, dhe sistemet më të rinj GNU/Linux përdorin librarinë e
+tanishme pa e ndryshuar. FSF-ja financoi gjithashtu një fazë të hershme të
+zhvillimit të Debian GNU/Linux-it.</p>
+
+<p>
+Sot ka mjaft variante të ndryshëm të sistemit GNU/Linux (shpesh të quajtura
+&ldquo;shpërndarje (distro)&rdquo;). Shumica e tyre përfshijnë
+<em>software</em> jo të lirë&mdash;hartuesit e tyre ndjekin <a
+href="/philosophy/open-source-misses-the-point.html">filozofinë e
+&ldquo;burimit të hapur&rdquo;</a> që i përshoqërohet Linux-it, në vend se
+<a href="/philosophy/free-software-even-more-important.html">filozofinë e
+&ldquo;software-it të lirë&rdquo;</a> të GNU-së. Por ka edhe <a
+href="/distros/distros.html">shpërndarje GNU/Linux krejtësisht të lira</a>.
+FSF-ja mbulon infrastrukturën kompjuterike për pak prej tyre.</p>
+
+<p>Bërja e një shpërndarjeje GNU/Linux të lirë nuk është thjesht punë heqjeje
+programesh të ndryshëm jo të lirë. Sot, edhe versioni i zakonshëm i
+Linux-it përmban programe jo të lira. Këto programe janë konceptuar të
+ngarkohen në pajisjet I/O kur niset sistemi, dhe përfshihen, si vargje të
+gjatë numrash, në "kodin burim" të Linux-it. Ndaj, pasja e shpërndarjeve të
+lira GNU/Linux tani nënkupton po aq pasjen e <a
+href="http://directory.fsf.org/project/linux"> një versioni të lirë të
+Linux-it</a>.</p>
+
+<p>E përdorni a jo GNU/Linux-in, ju lutemi, mos e ngatërroni publikun duke
+përdorur emrin &ldquo;Linux&rdquo; në mënyrë të dykuptimtë. Linux është
+kerneli, një nga përbërësit më të rëndësishëm të sistemit. Sistemi si i
+tërë është në fakt sistemi GNU, me Linux-in të shtuar aty. Kur flisni rreth
+kësaj ndërthurje, ju lutemi, quajeni &ldquo;GNU/Linux&rdquo;.</p>
+
+<p>
+Nëse doni të krijoni një lidhje te &ldquo;GNU/Linux&rdquo; për referencë të
+mëtejshme, kjo faqe dhe <a href="/gnu/the-gnu-project.html">
+http://www.gnu.org/gnu/the-gnu-project.html</a> janë zgjedhje të mirë. Nëse
+përmendni Linux-in, kernelin, dhe doni të shtoni një lidhje për referenca të
+mëtejshme, <a href="http://foldoc.org/linux">http://foldoc.org/linux</a>
+është një URL e mirë për ta përdorur.</p>
+
+<h3>PS</h3>
+
+<p>
+Përveç GNU-së, një tjetër projekt ka prodhuar në mënyrë të pavarur një
+sistem operativ të lirë të ngjashëm me Unix-in. Ky sistem njihet si BSD,
+dhe qe hartuar në UC Berkeley. S’qe i lirë në vitet ’80, por u kalua i lirë
+në fillim të viteve ’90. Sistemet e lirë operativë që ekzistojnë sot<a
+href="#newersystems">(4)</a> janë, pothuaj me siguri, ose variante të
+sistemit GNU, ose ndonjë lloj sistemi BSD.</p>
+
+<p>
+Ndonjëherë njerëzit pyesin nëse edhe BSD-ja është version i GNU-së, si
+GNU/Linux-i. Zhvilluesit e BSD-së u frymëzuan nga shembulli i Projektit GNU
+kur e kaluan kodin e tyre si të lirë, dhe në bindjen e tyre ndihmuan thirrje
+të bëra shprehimisht nga veprimtarë të GNU-së, por kodi në fjalë puqet pak
+me GNU-në. Sistemet BSD sot përdorin disa programe GNU, ashtu si edhe
+sistemet GNU dhe variantet e tyre përdorin disa programe BSD; megjithatë,
+shqyrtuar në tërësi, janë dy sisteme të ndryshëm që kanë bërë përpara
+ndarazi. Zhvilluesit e BSD-së nuk shkruan ndonjë kernel dhe t’ia shtonin
+sistemit GNU, dhe ndonjë emër si GNU/BSD nuk do të pasqyronte gjendjen e
+njëmendtë.<a href="#gnubsd">(5)</a></p>
+
+<h3>Shënime:</h3>
+<ol>
+<li>
+<a id="unexciting"></a>Këta përbërës të pabujë, por thelbësorë, përfshijnë
+asemblerin GNU (GAS) dhe linker-in (GLD), që të dy tani pjesë e paketës <a
+href="/software/binutils/">GNU Binutils</a>, <a href="/software/tar/">GNU
+tar</a>, dhe shumë të tjerë.</li>
+
+<li>
+<a id="nottools"></a>Sa për shembull, The Bourne Again SHell (BASH),
+interpretuesi PostScript <a
+href="/software/ghostscript/ghostscript.html">Ghostscript</a>, dhe <a
+href="/software/libc/libc.html">libraria GNU C</a> nuk janë mjete
+programimi. As GNUCash, as GNOME, dhe as GNU Chess.</li>
+
+<li>
+<a id="somecomponents"></a>Sa për shembull, <a
+href="/software/libc/libc.html">libraria GNU C</a>.</li>
+
+<li>
+<a id="newersystems"></a>Pas shkrimit të këtij artikulli, u zhvillua një
+sistem thuajse-krejt-i-lirë, i ngjashëm me Windows-in, por teknikisht nuk
+është fare i ngjashëm me GNU-në apo Unix-in, ndaj përnjëmend nuk hyn fare
+këtu. Shumica e kernelit të Solaris-it është kaluar si i lirë, por nëse
+doni të nxirrni prej tij një sistem të lirë, veç plotësimit të pjesëve që
+mungojnë te kerneli, do t’ju duhej edhe ta bënit të hynte te GNU-ja ose
+BSD-ja.</li>
+
+<li>
+<a id="gnubsd"></a>Nga ana tjetër, përgjatë viteve, qëkur u shkrua ky
+artikull, Libraria C GNU është përshtatur për disa versione të kernelit BSD,
+çka e bëri fare të thjeshtë ndërthurjen e sistemit GNU me atë kernel. Ashtu
+si GNU/Linux-i, këta në fakt janë variante të GNU-së, ndaj edhe quhen, fjala
+vjen, GNU/kFreeBSD dhe GNU/kNetBSD, në varësi të kernelit të sistemit.
+Përdoruesit e zakonshëm zor të dallojnë një desktop GNU/Linux nga një
+desktop GNU/*BSD.</li>
+
+</ol>
+
+<div class="translators-notes">
+
+<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't have notes.-->
+ </div>
+</div>
+
+<!-- for id="content", starts in the include above -->
+<!--#include virtual="/server/footer.sq.html" -->
+<div id="footer">
+<div class="unprintable">
+
+<p>Ju lutemi, pyetjet dhe kërkesat e përgjithshme rreth FSF-së &amp; GNU-së
+dërgojini te <a href="mailto:gnu@gnu.org">&lt;gnu@gnu.org&gt;</a>. Ka
+gjithashtu <a href="/contact/">mënyra të tjera për t’u lidhur me</a>
+FSF-në. Njoftimet për lidhje të dëmtuara dhe ndreqje apo këshilla të tjera
+mund të dërgohen te <a
+href="mailto:webmasters@gnu.org">&lt;webmasters@gnu.org&gt;</a>.</p>
+
+<p>
+<!-- TRANSLATORS: Ignore the original text in this paragraph,
+ replace it with the translation of these two:
+
+ We work hard and do our best to provide accurate, good quality
+ translations. However, we are not exempt from imperfection.
+ Please send your comments and general suggestions in this regard
+ to <a href="mailto:web-translators@gnu.org">
+
+ &lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p>
+
+ <p>For information on coordinating and submitting translations of
+ our web pages, see <a
+ href="/server/standards/README.translations.html">Translations
+ README</a>. -->
+Përpiqemi fort dhe bëjmë sa mundemi për të ofruar përkthime me cilësi të
+mirë dhe të përpikta. Megjithatë, nuk jemi të përjashtuar nga
+papërsosmëritë. Ju lutemi, komentet dhe këshillat e përgjithshme lidhur me
+këtë dërgojini te <a
+href="mailto:web-translators@gnu.org">&lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p><p>Për
+të dhëna mbi bashkërendimin dhe parashtrimin e përkthimeve të faqeve tona
+web, shihni <a href="/server/standards/README.translations.html">README për
+përkthimet</a>.</p>
+</div>
+
+<!-- Regarding copyright, in general, standalone pages (as opposed to
+ files generated as part of manuals) on the GNU web server should
+ be under CC BY-ND 4.0. Please do NOT change or remove this
+ without talking with the webmasters or licensing team first.
+ Please make sure the copyright date is consistent with the
+ document. For web pages, it is ok to list just the latest year the
+ document was modified, or published.
+
+ If you wish to list earlier years, that is ok too.
+ Either "2001, 2002, 2003" or "2001-2003" are ok for specifying
+ years, as long as each year in the range is in fact a copyrightable
+ year, i.e., a year in which the document was published (including
+ being publicly visible on the web or in a revision control system).
+
+ There is more detail about copyright years in the GNU Maintainers
+ Information document, www.gnu.org/prep/maintain. -->
+<p>Të drejta kopjimi &copy; 1997, 1998, 1999, 2000, 2001, 2002, 2007,
+2014. 2015, 2016, 2017, 2019 Richard M. Stallman</p>
+
+<p>Kjo faqe mund të përdoret sipas një licence <a rel="license"
+href="http://creativecommons.org/licenses/by-nd/4.0/">Creative Commons
+Attribution-NoDerivatives 4.0 International License</a>.</p>
+
+<!--#include virtual="/server/bottom-notes.sq.html" -->
+<div class="translators-credits">
+
+<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't want credits.-->
+ </div>
+
+<p class="unprintable"><!-- timestamp start -->
+U përditësua më:
+
+$Date: 2019/12/30 12:08:29 $
+
+<!-- timestamp end -->
+</p>
+</div>
+</div>
+</body>
+</html>