summaryrefslogtreecommitdiff
path: root/talermerchantdemos/blog/articles/sq/gnu-linux-faq.html
diff options
context:
space:
mode:
Diffstat (limited to 'talermerchantdemos/blog/articles/sq/gnu-linux-faq.html')
-rw-r--r--talermerchantdemos/blog/articles/sq/gnu-linux-faq.html1684
1 files changed, 1684 insertions, 0 deletions
diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/gnu-linux-faq.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/gnu-linux-faq.html
new file mode 100644
index 0000000..44199b6
--- /dev/null
+++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/gnu-linux-faq.html
@@ -0,0 +1,1684 @@
+<!--#set var="ENGLISH_PAGE" value="/gnu/gnu-linux-faq.en.html" -->
+
+<!--#include virtual="/server/header.sq.html" -->
+<!-- Parent-Version: 1.91 -->
+
+<!-- This file is automatically generated by GNUnited Nations! -->
+<title>PBR mbi GNU/Linux - Projekti GNU - Free Software Foundation</title>
+
+<!--#include virtual="/gnu/po/gnu-linux-faq.translist" -->
+<!--#include virtual="/server/banner.sq.html" -->
+<h2>PBR mbi GNU/Linux-in, nga Richard Stallman</h2>
+
+<div class="announcement">
+ <blockquote><p>Për të mësuar më tepër rreth kësaj çështjeje, mund të lexoni gjithashtu
+faqen tonë mbi <a href="/gnu/linux-and-gnu.html">Linux-in dhe Projektin
+GNU</a>, faqen tonë <a href="/gnu/why-gnu-linux.html">Pse GNU/Linux?</a> dhe
+faqen tonë mbi <a href="/gnu/gnu-users-never-heard-of-gnu.html">Përdorues të
+GNU-së Që Nuk Kanë Dëgjuar Kurrë Për GNU-në</a>.</p></blockquote>
+</div>
+
+<p>
+Kur njerëzit shohin se ne përdorim dhe këshillojmë emrin GNU/Linux për një
+sistem që mjaft të tjerë thjesht e quajnë “Linux”, atyre u lindin shumë
+pyetje. Ja pyetjet e bëra rëndom, dhe përgjigjet tona.</p>
+
+<ul>
+
+<li><a href="#why">Pse e quani sistemin që përdorim GNU/Linux dhe jo Linux?</a></li>
+
+<li><a href="#whycare">Pse emri është i rëndësishëm?</a></li>
+
+<li><a href="#what">Cila është marrëdhënia e njëmendtë mes GNU-së dhe
+Linux-it</a></li>
+
+<li><a href="#howerror">Si ndodhi që shumica e njerëzve e quan sistemin
+“Linux”</a></li>
+
+<li><a href="#always">Duhet përherë të themi “GNU/Linux” në vend se “Linux”</a></li>
+
+<li><a href="#linuxalone">A do të kish arritur Linux-i të njëjtin sukses po të
+mos kish pasur fare GNU?</a></li>
+
+<li><a href="#divide">Nuk do të qe më mirë për bashkësinë nëse nuk do t’i
+përçanit njerëzit me këtë kërkesë?</a></li>
+
+<li><a href="#freespeech">A nuk e përkrah projekti GNU të drejtën e fjalës së
+lirë të dikujt që ta quajë sistemin me çfarëdo emri që ai zgjedh?</a></li>
+
+<li><a href="#everyoneknows">Meqë kushdo e njeh rolin e GNU-së në zhvillimin e
+sistemit, ka nevojë që “GNU/” të thuhet patjetër te emri?</a></li>
+
+<li><a href="#everyoneknows2">Ngaqë e di rolin e GNU-së në sistem, pse ka
+rëndësi çfarë emri përdor?</a></li>
+
+<li><a href="#windows">A s’është shkurtimi i “GNU/Linux” në “Linux” njësoj si
+shkurtimi i “Microsoft Windows” në “Windows”?</a></li>
+
+<li><a href="#tools">A s’është GNU-ja një koleksion mjetesh programimi që u
+përfshinë në Linux?</a></li>
+
+<li><a href="#osvskernel">Ç’ndryshim ka mes një sistemi operativ dhe një
+kerneli?</a></li>
+
+<li><a href="#house">Kerneli i një sistemi është si themelet e shtëpisë. Si
+mund të jetë thuajse e mbaruar një shtëpi që nuk ka themele?</a></li>
+
+<li><a href="#brain">A s’është kerneli truri i sistemit?</a></li>
+
+<li><a href="#kernelmost">A s’është shkrimi i kernelit pjesa dërrmuese e punës
+për një sistem operativ?</a></li>
+
+<li><a href="#nokernel">Një sistem operativ lyp një kernel. Meqë Projekti GNU
+s’zhvilloi ndonjë kernel, si mund të jetë sistemi GNU?</a></li>
+
+<li><a href="#notinstallable">Si mund të jetë GNU-ja një sistem operativ, nëse
+nuk marr dot dhe instaloj diçka të quajtur “GNU”?</a></li>
+
+<li><a href="#afterkernel">Po e thërrasim një sistem të tërë me emrin e
+kernelit, Linux. A s’është normale të thirret një sistem operativ me emrin
+e kernelit?</a></li>
+
+<li><a href="#feel">A mundet një sistem tjetër të japë “ndjesitë e Linux-it”</a></li>
+
+<li><a href="#long">Puna te “GNU/Linux” është që është shumë i gjatë. Po sikur
+të këshillonit një emër më të shkurtër?</a></li>
+
+<li><a href="#long1">Po sikur sistemi të quhej “GliNUx” (në vend se
+“GNU/Linux”)?</a></li>
+
+<li><a href="#long2">Problemi me “GNU/Linux” është se është shumë i gjatë. Pse
+duhet t’i hap punë vetes për të thënë “GNU/”?</a></li>
+
+<li><a href="#long3">Fatkeqësisht, “GNU/Linux” është katër rrokje. Njerëzit nuk
+kanë për të përdorur një term kaq të gjatë. Mos do të duhej të gjeni një më
+të shkurtër?</a></li>
+
+<li><a href="#long4">Stallman-i s’na kërkon ta thërrasim &ldquo;Richard Matthew
+Stallman&rdquo; çdo herë. Pse ju na kërkoni të themi
+&ldquo;GNU/Linux&rdquo; çdo herë?</a></li>
+
+<li><a href="#justgnu">Meqë Linux-i është kontribut dytësor, a nuk do të ishte
+kundër fakteve që sistemi të quhej thjesht “GNU”?</a></li>
+
+<li><a href="#trademarkfee">Do të më duhet të paguaj ndonjë shumë po qe se
+përdor “Linux” në emrin e një produkti, dhe kjo do të ndodhte edhe nëse them
+“GNU/Linux”. A është gabim të përdor vetëm “GNU” pa “Linux”, që të kursej
+pagesën?</a></li>
+
+<li><a href="#many">Te sistemi, ashtu si është sot, kanë kontribuar mjaft
+projekte të tjerë; në ta përfshihen TeX, X11, Apache, Perl, dhe mjaft
+programe të tjerë. A nuk i bie, sipas argumentimit tuaj, që të përmenden
+edhe këta? (Po kjo do të shpinte në një emër kaq të gjatë sa do të ishte pa
+kuptim.)</a></li>
+
+<li><a href="#systemd"><em>systemd</em> luan një rol të rëndësishëm në sistemin
+GNU/Linux, ashtu si është ky sot, a e kemi për detyrë ta quajmë
+GNU/systemd/Linux?</a></li>
+
+<li><a href="#others">Te sistemi, ashtu si është ai sot, dhanë ndihmesë mjaft
+projekte të tjera, por ata nuk ngulin këmbë të quhet XYZ/Linux. Pse duhet
+trajtuar veçan GNU-ja?</a></li>
+
+<li><a href="#allsmall">GNU-ja është një pjesë e vogël e sistemit sot, ndaj pse
+u dashka që ta përmendim?</a></li>
+
+<li><a href="#manycompanies">Te sistemi, ashtu si është ai sot, kanë kontribuar
+mjaft shoqëri; a nuk do të thotë kjo që e kemi për detyrë ta quajmë
+GNU/Red&nbsp;Hat/Novell/Linux?</a></li>
+
+<li><a href="#whyslash">Pse e shkruani “GNU/Linux” në vend se “GNU Linux”?</a></li>
+
+<li><a href="#pronounce">Si shqiptohet emri &ldquo;GNU/Linux&rdquo;?</a></li>
+
+<li><a href="#whynoslash">Pse e shkruani &ldquo;GNU Emacs&rdquo; dhe jo
+&ldquo;GNU/Emacs&rdquo;?</a></li>
+
+<li><a href="#whyorder">Pse “GNU/Linux” dhe jo “Linux/GNU”?</a></li>
+
+<li><a href="#distronames0">Aksh shpërndarje zhvilluesit e quajnë “Aksh Linux”,
+por kjo nuk tregon asgjë mbi çka përbëhet sistemi. Pse të mos e quajnë si
+të duan?</a></li>
+
+<li><a href="#distronames">Shpërndarja ime quhet “Aksh Linux”; a nuk duket që
+është vërtet Linux?</a></li>
+
+<li><a href="#distronames1">Emri zyrtar i shpërndarjes sime është “Aksh Linux”;
+a nuk është gabim të thirret shpërndarja ndryshe nga “Aksh Linux”?</a></li>
+
+<li><a href="#companies">A nuk do të ishte më me efekt t’u kërkohej shoqërive si
+Mandrake, Red Hat dhe IBM t’i quajnë shpërndarjet e tyre “GNU/Linux”, në
+vend se t’u kërkohet individëve?</a></li>
+
+<li><a href="#reserve">A s’do të ishte më mirë të ruhej emri “GNU/Linux” për
+shpërndarje që janë puro <em>software</em> i lirë? Tek e fundit, ky është
+ideali i GNU-së.</a></li>
+
+<li><a href="#gnudist">Pse të mos krijohet një shpërndarje GNU e Linux-it (sic)
+dhe të quhet GNU/Linux?</a></li>
+
+<li><a href="#linuxgnu">Pse të mos thuhet thjesht “Linux është kerneli i GNU-së”
+dhe të hidhet në qarkullim ndonjë version ekzistues i GNU/Linux-it nën emrin
+“GNU”?</a></li>
+
+<li><a href="#condemn">A e ka dënuar dhe kundërshtuar Projekti GNU përdorimin e
+Linux-it në fillimet e tij?</a></li>
+
+<li><a href="#wait">Pse pritët kaq gjatë përpara se t’u kërkonit njerëzve të
+përdorin emrin GNU/Linux?</a></li>
+
+<li><a href="#allgpled">Nuk do të duhej që emërtimi i llojit GNU/<i>emër</i> të
+zbatohej te krejt programet që janë nën GPL?</a></li>
+
+<li><a href="#unix">Meqë mjaft nga GNU-ja vjen prej Unix-it, mos do të duhej që
+GNU-ja t’i jepte hakun Unix-it duke përdorur “Unix” te emri i vet?</a></li>
+
+<li><a href="#bsd">A nuk duhet të themi “GNU/BSD” po njësoj?</a></li>
+
+<li><a href="#othersys">Nëse i instaloj mjetet GNU në Windows, mos do të thotë
+që po xhiroj një sistem GNU/Windows?</a></li>
+
+<li><a href="#justlinux">A s’mund të përdoret Linux-i pa GNU-në?</a></li>
+
+<li><a href="#howmuch">Sa përqind sistem GNU lypset që një sistem të jetë
+GNU/Linux?</a></li>
+
+<li><a href="#linuxsyswithoutgnu">A ka sisteme të plotë Linux [sic] pa
+GNU-në?</a></li>
+
+<li><a href="#usegnulinuxandandroid">Është e saktë të thuhet &ldquo;përdorim
+Linux-i&rdquo;, kur kjo i referohet përdorimit të GNU/Linux-it dhe
+përdorimit të Android-it?</a></li>
+
+<li><a href="#helplinus">Pse të mos thirret sistemi “Linux” sido qoftë, dhe t’i
+mëshohet rolit të Linus Torvalds-it si "fytyra për poster" e bashkësisë
+sonë?</a></li>
+
+<li><a href="#claimlinux">A s’është gabim për ne ta quajmë punën e Linus
+Torvalds-it si GNU?</a></li>
+
+<li><a href="#linusagreed">A pajtohet Linus Torvalds me idenë se Linux është
+thjesht kerneli?</a></li>
+
+<li><a href="#finishhurd">Pse të mos përfundohet kerneli GNU Hurd, të hidhet në
+qarkullim sistemi GNU si një i tërë, dhe të harrohet çështja se çfarë të
+quhet GNU/Linux?</a></li>
+
+<li><a href="#lost">Beteja është tashmë e humbu&mdash;shoqëria e ka vendosur dhe
+ne nuk mund ta ndryshojmë, ndaj pse madje ta çojmë mendjen atje?</a></li>
+
+<li><a href="#whatgood">Shoqëria e ka vendosur dhe ne nuk mund ta ndryshojmë,
+ndaj ç’të mirë sjell edhe po të them “GNU/Linux“?</a></li>
+
+<li><a href="#explain">A nuk do të ishte më mirë që quhej sistemi “Linux” dhe
+t’u mësohej njerëzve origjina e njëmendtë e tij përmes një shpjegimi
+dhjetëminutësh?</a></li>
+
+<li><a href="#treatment">Ca persona qeshin me ju kur u kërkoni ta quajnë
+sistemin GNU/Linux. Pse ia nënshtroni veten këtij trajtimi?</a></li>
+
+<li><a href="#alienate">Ca persona ju dënojnë kur u kërkoni ta quajnë sistemin
+GNU/Linux. A nuk humbni duke i tëhuajsuar ata?</a></li>
+
+<li><a href="#rename">Pavarësisht nga ajo që keni kontribuar, a është e ligjshme
+të riemërtohet sistemi operativ?</a></li>
+
+<li><a href="#force">A s’është gabim t’i detyrosh njerëzit ta quajnë sistemin
+“GNU/Linux”?</a></li>
+
+<li><a href="#whynotsue">Pse të mos paditen njerëzit që e quajnë krejt sistemin
+“Linux”?</a></li>
+
+<li><a href="#BSDlicense">Meqë ju kundërshtuat domosdoshmërinë e përmendjes së
+Universitetit të Kalifornisë sipas lejes origjinale BSD, a nuk është
+hipokrizi të kërkohet përmendja e projektit GNU?</a></li>
+
+<li><a href="#require">Mos vallë duhet vënë diçka te GNU GPL t’u kërkojë
+njerëzve ta quajnë sistemin “GNU”?</a></li>
+
+<li><a href="#deserve">Meqë dështuat të vendosnit diçka te GNU GPL-ja për t’u
+kërkuar njerëzve ta quajnë sistemin “GNU”, mirë t’ju bëhet; pse ankoheni
+tani?</a></li>
+
+<li><a href="#contradict">Mos do të ishte më mirë të mos i dilnit kundër asaj
+çka shumë vetë e besojnë?</a></li>
+
+<li><a href="#somanyright">Meqë shumë vetë e quajnë “Linux”, a e bën kjo të
+saktë?</a></li>
+
+<li><a href="#knownname">A s’është më mirë të quhet sistemi me emrin që e njohin
+shumica e përdoruesve?</a></li>
+
+<li><a href="#winning">Mjaft vetë janë të ndjeshëm mbi çka është e leverdishme
+apo se kush po fiton, jo rreth argumenteve të drejtë apo të gabuar. A nuk
+mund ta përthithni mbështetjen e tyre përmes një rruge tjetër?</a></li>
+
+</ul>
+
+<dl>
+
+<dt id="why">Pse e quani GNU/Linux dhe jo Linux? <span class="anchor-reference-id">(<a
+href="#why">#why</a>)</span></dt>
+
+<dd>Shumica e sistemeve operativë të bazuar në Linux si kernel janë në thelb
+versione të ndryshuara të sistemit operativ GNU. E filluam zhvillimin e
+GNU-së më 1984, vite përpara se Linus Torvalds të fillonte shkrimin e
+kernelit të vet. Qëllimi ynë qe të zhvillonim një sistem operativ tërësisht
+të lirë. Sigurisht, nuk i hartuam vetë të tëra pjesët&mdash;por ama
+udhëhoqëm. Zhvilluam shumicën e përbërësve qendrorë, duke formuar kështu
+kontributin më të madh si njësi më vete te krejt sistemi. I yni qe edhe
+përfytyrimi bazë.
+<p>
+Pa hile, të paktën duhet të përmendemi njësoj.</p>
+
+<p>Për më tepër shpjegime, shihni <a href="/gnu/linux-and-gnu.html">Linux-i dhe
+Sistemi GNU</a> dhe <a
+href="/gnu/gnu-users-never-heard-of-gnu.html">Përdorues të GNU-së Që Nuk
+Kanë Dëgjuar Kurrë Për GNU-në</a>, dhe <a
+href="/gnu/the-gnu-project.html">Projekti GNU</a>, për historikun.</p> </dd>
+
+<dt id="whycare">Pse ka rëndësi emri? <span class="anchor-reference-id">(<a
+href="#whycare">#whycare</a>)</span></dt>
+
+<dd>Edhe pse zhvilluesit e Linux-it, kernelit, kanë dhënë ndihmesë te bashkësia
+e software-it të lirë, shumëve prej tyre nuk u bëhet vonë për lirinë.
+Njerëzit që mendojnë se krejt sistemi është Linux priren të ngatërrohen dhe
+t’u japin këtyre zhvilluesve një rol në historinë e bashkësisë sonë, rol që
+nuk e kanë luajtur. Mandej u japin peshë të shpërpjesëtuar ideve të këtyre
+zhvilluesve.
+<p>
+Duke e quajtur sistemin GNU/Linux pranohet roli që idealizmi ynë luajti në
+krijimin e bashkësisë sonë, dhe <a href="/gnu/why-gnu-linux.html"> ndihmohet
+publiku të pranojë rëndësinë praktike të këtyre idealeve</a>.</p>
+</dd>
+
+<dt id="what">Cila është marrëdhënia e vërtetë mes GNU-së dhe Linux-it? <span
+class="anchor-reference-id">(<a href="#what">#what</a>)</span></dt>
+
+<dd>Sistemi operativ GNU dhe kerneli Linux janë projekte software të ndarë nga
+njëri-tjetri, që plotësojnë punën e njëri-tjetrit. Zakonisht gjenden të
+paketuar në një <a href="/distros/distros.html">shpërndarje GNU/Linux</a>,
+dhe përdoren së bashku.</dd>
+
+<dt id="howerror">Si ndodhi që shumica e njerëzve e quan sistemin “Linux”? <span
+class="anchor-reference-id">(<a href="#howerror">#howerror</a>)</span></dt>
+
+<dd>Ta quash sistemin “Linux” është ngatërrim që u përhap më shpejt se sa
+informacioni i saktë.
+<p>
+Njerëzit që ndërthurën Linux-in me sistemin GNU nuk qenë të vetëdijshëm se
+kaq qe veprimtaria e tyre. Ata u përqendruan te pjesa që qe Linux dhe nuk
+kuptuan se më shumë te ndërthurja qe GNU. Filluan ta quanin “Linux” edhe
+pse ai emër s’i shkonte për shtat asaj çka kishin. Na u deshën disa vjet që
+të kuptonim se ku qe problemi këtu dhe t’u kërkonim njerëzve ta ndreqnin
+këtë praktikë. Në atë kohë, ngatërrimi pat filluar duke qenë më para.</p>
+<p>
+Shumica e njerëzve që e quan sistemin “Linux” s’kanë dëgjuar kurrë pse kjo
+s’është gjëja e saktë. Panë të tjerë që e përdornin këtë emër dhe e morën
+të mirëqenë që duhej të ishte i saktë. Emri “Linux” përhap gjithashtu një
+pamje të rreme mbi origjinën e sistemit, ngaqë njerëzit priren të
+hamendësojnë se historiku i sistemit qe i tillë që emri t’i përshtatej.
+Fjala vjen, ata shpesh besojnë se zhvillimi i tij zuri fill me Linus
+Torvalds-in më 1991. Kjo pamje e rreme priret të përforcojë idenë se
+sistemi do të duhej quajtur “Linux”.</p>
+<p>
+Mjaft nga pyetjet këtu përfaqësojnë përpjekjet e njerëzve për të përligjur
+emrin që janë mësuar të përdorin.</p>
+</dd>
+
+<dt id="always">Duhet përherë të themi “GNU/Linux” në vend se “Linux”? <span
+class="anchor-reference-id">(<a href="#always">#always</a>)</span></dt>
+<dd>
+Jo përherë&mdash;vetëm kur flisni mbi sistemin si i tërë. Kur i referoheni
+veçan kernelit, duhet ta quani “Linux”, me emrin që i zgjodhi programuesi.
+<p>
+Kur njerëzit e quajnë krejt sistemin &ldquo;Linux&rdquo;, në fakt quajnë
+tërë sistemin me emrin e kernelit. Kjo shkakton shumë lloje ngatërrimi,
+ngaqë vetëm ekspertët mund të tregojnë nëse një pohim ka të bëjë me kernelin
+apo me krejt sistemin. Duke e quajtur krejt sistemin “GNU/Linux”, dhe
+kernelin “Linux”, shmangni dykuptimësinë.</p>
+</dd>
+
+<dt id="linuxalone">A do të kish arritur Linux-i të njëjtin sukses po të mos kish pasur fare
+GNU? <span class="anchor-reference-id">(<a
+href="#linuxalone">#linuxalone</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Në atë botë alternative, sot nuk do të kishte asgjë të ngjashme me sistemin
+GNU/Linux, dhe ndoshta fare sistem operativ të lirë. Askush nuk u përpoq të
+krijonte një sistem operativ të lirë gjatë viteve ’80, hiq Projektin GNU dhe
+(më pas) Berkeley CSRG, të cilit i qe kërkuar shprehimisht nga Projekti GNU
+të fillonte e ta bënte kodin të lirë.
+<p>
+Linus Torvalds ka qenë ndikuar pjesërisht nga një fjalim mbi GNU-në në
+Finlandë më 1990. Është e mundur që edhe pa këtë ndikim ta kish shkruar
+kernelin e ngjashëm me Unix, por ndoshta mund të mos kish qenë
+<em>software</em> i lirë. Linux-i u bë i lirë më 1992 kur Linus e rihodhi
+në qarkullim nën GNU GPL. (Shihni shënime versioni për versionin 0.12.)</p>
+<p>
+Edhe sikur Torvalds ta kish hedhur në qarkullim Linux-in nën ndonjë leje
+tjetër për <em>software</em> të lirë, vetëm një kernel i lirë nuk do të kish
+sjellë ndonjë ndryshim kushedi në botë. Rëndësia e Linux-it rrodhi prej
+vendit që zinte në një kuadër më të gjerë pune, një sistem operativ
+krejtësisht të lirë: GNU/Linux.</p>
+</dd>
+
+<dt id="divide">Nuk do të qe më mirë për bashkësinë nëse nuk do t’i përçanit njerëzit me
+këtë kërkesë? <span class="anchor-reference-id">(<a
+href="#divide">#divide</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Kur u kërkojmë njerëzve të thonë “GNU/Linux”, nuk po përçajmë njerëzit. Po
+u kërkojmë t’i njohin hakun Projektit GNU për sistemin operativ GNU. Kjo
+nuk është kritikë për ndonjë, e as hedhje tutje e dikujt.
+<p>
+Sidoqoftë, ka njerëz të cilëve nuk u pëlqen kjo që themi. Ndonjëherë këta,
+si kundërpërgjigje, na shtyjnë tej. Ka raste që janë kaq të vrazhdët sa
+dikush pyet veten nëse këta me qëllim po përpiqen të na trembin e të na
+bëjnë të heshtim. Gojën nuk na e mbyllin dot, por bashkësisë ia japin një
+krisje, ndaj shpresojmë që të arrini t’i bindni të reshtin së bëri kështu.</p>
+<p>
+Sidoqoftë, ky është shkak vetëm dytësor përçarjeje në bashkësinë tonë.
+Përçarja më e madhe te bashkësia është mes njerëzve që e vlerësojnë
+software-in e lirë si çështje shoqërore dhe etike dhe e konsiderojnë
+software-in pronësor një problem shoqëror (mbështetësit e lëvizjes për
+<em>software</em> të lirë), dhe ata që përmendin vetëm përfitimet praktike
+dhe e paraqesin software-in e lirë vetëm si model të efektshëm zhvillimi
+(lëvizja për burim të hapur).</p>
+<p>
+Ky mospajtim nuk është thjesht punë emrash&mdash;është punë ndarjeje për hir
+të vlerave bazë. Është thelbësore për bashkësinë ta shohë dhe të mendohet
+rreth këtij mospajtimi. Emrat “ <em>software</em> i lirë” dhe “burim i
+hapur” janë simbolet e dy kampeve. Shihni <a
+href="/philosophy/open-source-misses-the-point.html">Pse Burimi i Hapur nuk
+e rrok thelbin e Software-it të Lirë</a>.</p>
+<p>
+Mospajtimi mbi vlerat shkon pjesërisht në një vijë me vëmendjen që njerëzit
+i kushtojnë rolit të Projektit GNU te bashkësia jonë. Njerëzit që çmojnë
+lirinë ka më shumë të ngjarë ta quajnë sistemin “GNU/Linux”, dhe njerëzit që
+mësojnë se sistemi është “GNU/Linux” ka më tepër gjasa t’i kushtojnë
+vëmendje argumenteve tanë filozofikë mbi lirinë dhe bashkësinë (çka shpjegon
+pse zgjedhja e emrave të sistemit shpie në një ndryshim të njëmendtë për
+shoqërinë). Sidoqoftë, mospajtimi ndoshta do të ekzistonte edhe nëse
+gjithkush do ta dinte origjinën e njëmendtë të sistemit dhe emrin e tij të
+saktë, ngaqë problemi është i njëmendtë. Mund të tretet vetëm nëse ne që
+çmojmë lirinë, bindim gjithsecilin (çka nuk do të jetë e lehtë), ose na
+mundin plotësisht (le të shpresojmë se jo).</p>
+</dd>
+
+<dt id="freespeech">A nuk e përkrah projekti GNU të drejtën e fjalës së lirë të dikujt që ta
+quajë sistemin me çfarëdo emri që ai zgjedh? <span
+class="anchor-reference-id">(<a href="#freespeech">#freespeech</a>)</span></dt>
+<dd>
+Po, vërtet, besojmë se keni të drejtën tuaj të fjalës së lirë ta quani
+sistemin operativ me çfarëdo emri që doni. U kërkojmë njerëzve ta quajnë
+GNU/Linux në frymën e të dhënit hak projektit GNU, për të nxitur vlerat e
+lirisë të cilat nënkuptohen me GNU-në, dhe për t’u bërë të ditur të tjerëve
+që sistemin e pollën këto vlera të lirisë.
+</dd>
+
+<dt id="everyoneknows">Meqë kushdo e njeh rolin e GNU-së në zhvillimin e sistemit, ka nevojë që të
+thuhet patjetër “GNU/”-ja te emri? <span class="anchor-reference-id">(<a
+href="#everyoneknows">#everyoneknows</a>)</span></dt>
+
+<dd>Përvoja tregon se përdoruesit e sistemit, dhe publiku përdorues i
+kompjuterit përgjithësisht, shpesh nuk di asgjë rreth sistemit GNU. Shumica
+e artikujve rreth sistemit nuk e përmendin emrin “GNU”, ose idealet që
+përfaqëson GNU-ja. Kjo trajtohet më gjerë te <a
+href="/gnu/gnu-users-never-heard-of-gnu.html">Përdorues GNU Që Nuk Kanë
+Dëgjuar Kurrë Për GNU-në</a>.
+<p>
+Njerëzit që e thonë këtë ndoshta janë "geeks", me të tjerë geeks-a në
+mendje. Geeks-at shpesh kanë dijeni mbi GNU-në, por shumë prej tyre kanë
+një ide plotësisht të gabuar mbi atë çka është GNU-ja. Sa për shembull,
+mjaft prej tyre mendojnë se është një koleksion <a
+href="#tools">“mjetesh”</a>, ose një projekt për zhvillim mjetesh.</p>
+<p>
+Fjalët e përdorura në këtë pyetje, çka është tipike, ilustrojnë një tjetër
+keqkuptim. Të flasësh për “rolin e GNU-së” në zhvillimin e diçkaje
+nënkupton që GNU-ja është një grup njerëzish. GNU-ja është një sistem
+operativ. Mund të kish kuptim të flitej rreth rolit të Projektit GNU në
+këtë apo në atë veprimtari, por jo në atë të GNU-së.</p>
+</dd>
+
+<dt id="everyoneknows2">Ngaqë e di rolin e GNU-së në sistem, pse ka rëndësi çfarë emri përdor? <span
+class="anchor-reference-id">(<a
+href="#everyoneknows2">#everyoneknows2</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Po qe se fjalët tuaja nuk pasqyrojnë dijet tuaja, nuk u mësoni gjë të
+tjerëve. Shumica e njerëzve që kanë dëgjuar për sistemin GNU/Linux mendojnë
+se është “Linux”, që zuri fill me Linus Torvalds-in, dhe se qe menduar të
+ishte me “burim të hapur”;. Nëse nuk ua thoni ju, kush do t’ua thotë?
+</dd>
+
+<dt id="windows">A s’është shkurtimi i “GNU/Linux”-it në “Linux” njësoj si shkurtimi i
+“Microsoft Windows”-it në “Windows”? <span class="anchor-reference-id">(<a
+href="#windows">#windows</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Është i dobishëm shkurtimi i emrave që përdoren shpesh, por jo kur shkurtimi
+të ngatërron.
+<p>
+Në vendet e zhvilluara, thuajse gjithkush e di vërtet që sistemi “Windows”
+është bërë nga Microsoft-i, kështu që shkurtimi nga “Microsoft Windows“ në
+“Windows” nuk ngatërron njeri lidhur me natyrën dhe origjinën e atij
+sistemi. Shkurtimi i “GNU/Linux-it” në “Linux” jep ide të gabuar lidhur me
+se nga rrjedh sistemi.</p>
+<p>
+Vetë pyetja është ngatërruese, ngaqë GNU dhe Microsoft nuk janë nga i njëjti
+lloj gjërash. Microsoft është një shoqëri; GNU është një sistem operativ.</p>
+</dd>
+
+<dt id="tools">A s’është GNU një koleksion mjetesh programimi që u përfshinë në Linux?
+<span class="anchor-reference-id">(<a href="#tools">#tools</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Njerëzit që mendojnë se Linux-i është një sistem operativ i plotë, po qe se
+dëgjojnë gjë për GNU-në, shpesh përftojnë një ide të gabuar rreth se çka
+është GNU-ja. Mund të mendojnë që GNU-ja është emri i një koleksioni
+programesh&mdash;thonë shpesh “mjete programimi”, ngaqë disa prej mjeteve
+tona për programim u bënë popullore për llogari të tyre. Ideja se “GNU”
+është emri i një sistemi operativ nuk hyn lehtë në një kuadër konceptual
+pune te i cili ai sistem operativ është quajtur “Linux”.
+<p>
+Projekti GNU u quajt kështu për shkak të sistemit operativ GNU&mdash;është
+projekti për zhvillimin e sistemit GNU. (Shihni <a
+href="/gnu/initial-announcement.html">njoftimin fillestar të 1983-it</a>.)</p>
+<p>
+Zhvilluam programe të tillë si GCC, GNU Emacs, GAS, GLIBC, BASH, etj., ngaqë
+na duheshin për sistemin operativ GNU. GCC, GNU Compiler Collection është
+përpiluesi që shkruam për sistemin operativ GNU. Ne, gjithë ata persona që
+punuan në Projektin GNU, hartuan edhe Ghostscript, GNUCash, GNU Chess dhe
+GNOME për sistemin GNU.</p>
+</dd>
+
+<dt id="osvskernel">Ç’ndryshim ka mes një sistemi operativ dhe një kerneli? <span
+class="anchor-reference-id">(<a href="#osvskernel">#osvskernel</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Një sistem operativ, ashtu si e përdorim termin, do të thotë një koleksion
+programesh që janë të mjaftueshëm për të përdorur kompjuterin për kryerje
+shumë punësh të ndryshme. Një sistem operativ i përgjithshëm, që të jetë i
+plotë, duhet të përmbushë krejt detyrat që u duhet të kryejnë një numri sa
+më të madh përdoruesish.
+<p>
+Kerneli është njëri nga programet e një sistemi operativ&mdash;programi që u
+shpërndan mundësitë e makinës programeve të tjera që xhirohen. Kerneli
+kujdeset gjithashtu për nisjen dhe ndalimin e programeve të tjera.</p>
+<p>
+Si për t’i ngatërruar gjërat, disa njerëz e përdorin termin “sistem
+operativ” për të nënkuptuar “kernelin”. Të dy përdorimet e termit i kanë
+rrënjët thellë në vite. Përdorimi i “sistemit operativ” për të nënkuptuar
+“kernelin” gjendet në një numër librash shkollorë mbi konceptimin e
+sistemeve, që herët në vitet ’80. Në të njëjtën kohë, gjatë viteve ’80,
+“sistemi operativ Unix” kuptohej se përfshinte krejt programet e sistemit,
+dhe versioni Unix i Berkeley-t përfshinte madje dhe lojëra. Ngaqë synonim që
+GNU të ishte sistem operativ i ngjashëm me Unix, e përdorim termin “sistem
+operativ” në të njëjtën mënyrë.</p>
+<p>
+Shumicën e kohës kur njerëzit flasin për “sistemin operativ Linux” e
+përdorin togfjalëshin “sistem operativ” në të njëjtin kuptim që e përdorim
+dhe ne: nënkuptojnë me të koleksionin e plotë të programeve. Po qe se kjo
+është ajo të cilës i referoheni, ju lutemi, quajeni “GNU/Linux”. Po qe se e
+kishit fjalën vetëm për kernelin, atëherë “Linux” është emri i saktë për të,
+por ju lutemi, thoni “kerneli” po ashtu, për të shmangur dykuptimësinë
+lidhur se për cilën pjesë software-i e keni fjalën.</p>
+<p>
+Po qe se parapëlqeni përdorimin e disa termave të tjerë të tillë si
+“shpërndarje sistemi” për koleksionin e plotë të programeve, në vend të
+“sistemit operativ”, asnjë problem. Në raste të tilla do të flitnit për
+shpërndarje sistemi GNU/Linux.</p>
+</dd>
+
+<dt id="house">Kerneli i një sistemi është si themelet e shtëpisë. Si mund të jetë thuajse
+e mbaruar një shtëpi që nuk ka themele? <span
+class="anchor-reference-id">(<a href="#house">#house</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Kerneli nuk krahasohet me themelet e një banese, ngaqë ndërtimi i një
+sistemi operativ nuk i ngjan ndërtimit të një banese.
+
+<p>Një ndërtesë krijohet nga shumë pjesë të vogla të përgjithshme që i presin e
+i vënë tok <em>in situ</em>. Duhen vënë tok nga poshtë lart. Ndaj, po qe
+se nuk janë ndërtuar themelet, nuk ndërton dot ndonjë pjesë thelbësore; ajo
+çka keni, është një gropë në terren.</p>
+
+<p>
+Përkundrazi, një sistem operativ përbëhet nga përbërës të ndërlikuar që mund
+të zhvillohen në çfarëdo radhe. Pasi të keni krijuar shumicën e përbërësve,
+shumica e punës është kryer. Më shumë i ngjan Stacionit Ndërkombëtar
+Hapësinor, se sa një banese. Nëse shumica e moduleve të Stacionit Hapësinor
+qenë në orbitë por po pritej për një modul tjetër thelbësor, kjo do t’i
+ngjante sistemit GNU më 1992.
+</p>
+</dd>
+
+<dt id="brain">A s’është kerneli truri i sistemit? <span class="anchor-reference-id">(<a
+href="#brain">#brain</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Një sistem kompjuterik nuk i ngjan shumë një trupi njerëzor, dhe asnjë pjesë
+e tij nuk luan ndonjë rol të krahasueshëm me atë të trurit te qenia
+njerëzore.
+</dd>
+
+<dt id="kernelmost">A s’është shkrimi i kernelit pjesa dërrmuese e punës për një sistem
+operativ? <span class="anchor-reference-id">(<a
+href="#kernelmost">#kernelmost</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Jo, shumë përbërës duan mjaft punë.
+</dd>
+
+<dt id="nokernel">Një sistem operativ e ka të domosdoshëm një kernel. Meqë Projekti GNU
+s’zhvilloi ndonjë kernel, si mund të jetë sistemi GNU?<span
+class="anchor-reference-id">(<a href="#nokernel">#nokernel</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Njerëzit shprehen kështu për quajtjen e sistemit &ldquo;Linux&rdquo;
+përdorin një standard të dyfishtë. Një sistem operativ lyp përpilues,
+përpunues, sisteme dritaresh, librari dhe shumë të tjera &mdash; qindra
+programe, qoftë edhe për të qenë në një shkallë me atë që sistemet BSD
+përfshinin më 1983-shin. Nga Torvalds nuk zhvilloi ndonjë prej tyre, si
+mund të jetë sistemi &ldquo;Linux&rdquo;?
+
+<p>
+Ai standard është shumë strikt, jo rruga e duhur për të gjykuar kontributet
+e cilitdo kontribues.</p>
+
+<p>
+Linus Torvalds dha një kontribut të rëndësishëm në sistemin operativ që
+përdorim; Projekti GNU filloi më herët dhe kontribuoi shumë më tepër. Emri
+&ldquo;GNU/Linux&rdquo; i jep hakën secilit.</p>
+</dd>
+
+<dt id="notinstallable">Si mund të jetë GNU-ja një sistem operativ, nëse nuk marr dot dhe instaloj
+diçka të quajtur “GNU”? <span class="anchor-reference-id">(<a
+href="#notinstallable">#notinstallable</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Ka gati mjaft <a href="/distros/distros.html"> versione të paketuara dhe të
+instalueshme të GNU-së</a>. Asnjë prej tyre nuk është quajtur thjesht
+“GNU”, por GNU është ajo çka ata janë në thelb.
+
+<p>
+Pritej që të hidhnim në qarkullim sistemin GNU të paketuar për instalim, por
+ky plan doli nga loja për shkakt të ngjarjeve: më 1992 të tjerë persona po
+paketonin tashmë variante GNU që përmbanin Linux. Duke filluar nga 1993 ne
+sponsorizuam një përpjekje për të krijuar një shpërndarje më të mirë dhe më
+të lirë GNU/Linux, të quajtur <a
+href="/distros/common-distros.html#Debian">Debian GNU/Linux</a>. Themeluesi
+i Debian-it e kish zgjedhur tashmë atë emër. Nuk i kërkuam ta quante
+thjesht “GNU”, ngaqë ai do të ishte emri i një versioni të sistemit me
+kernelin GNU Hurd&mdash;i cili ende nuk qe gati.</p>
+
+<p>
+Kerneli GNU Hurd nuk u bë kurrë mjaftueshmërisht gati; ua këshillojmë vetëm
+atyre që duan të merren me të. Pra, nuk e paketuam kurrë GNU-në me kernelin
+GNU Hurd. Megjithatë, Debian-i e paketoi këtë ndërthurje si Debian
+GNU/Hurd.</p>
+
+<p>
+Tani po merremi me një përgjegjës të përparuar paketimesh me bazë Scheme, të
+quajtur GUIX, dhe një shpërndarje të plotë të bazuar mbi të, të quajtur <a
+href="/software/guix">Guix System Distribution</a> ose GuixSD. Kjo përfshin
+një ripaketim të një pjese domethënëse të sistemit GNU.</p>
+
+<p>
+Nuk e kryem kurrë hapin e fundit për paketimin e GNU-së nën emrin “GNU”, por
+kjo nuk ndryshon gjë rreth asaj se çfarë është GNU-ja. GNU-ja është një
+sistem operativ.</p>
+</dd>
+
+<dt id="afterkernel">Po e thërrasim një sistem të tërë me emrin e kernelit, Linux. A s’është
+normale të thirret një sistem operativ me emrin e kernelit? <span
+class="anchor-reference-id">(<a href="#afterkernel">#afterkernel</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Kjo praktikë duket të jetë shumë e rrallë&mdash;nuk gjejmë dot ndonjë
+shembull tjetër veç keqpërdorimit të emrit “Linux”. Normalisht, një sistem
+operativ çohet përpara si një projekt i vetëm, i njësuar, dhe zhvilluesit
+zgjedhin një emër për sistemin në tërësi. Kerneli zakonisht nuk ka ndonjë
+emër të vetin&mdash;në vend të tij, njerëzit thonë “kerneli i atij ose
+këtij“ ose “kerneli për këtë ose atë“.
+<p>
+Ngaqë këto dy konstruksione përdoren si sinonime, shprehja “kerneli Linux”
+mund të interpretohet lehtësisht si të thoshte “kerneli i Linux-it” dhe të
+lërë të kuptohet që Linux-i mund të jetë më tepër se një kernel. Mund ta
+shmangni mundësinë e këtij keqkuptimi duke thënë ose shkruar “kerneli,
+Linux-i” ose “Linux-i, kerneli”.</p>
+</dd>
+
+<dt id="feel">A mundet një sistem tjetër të japë “ndjesitë e Linux-it”? <span
+class="anchor-reference-id">(<a href="#feel">#feel</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Nuk ka “ndjesi që të jep Linux-i”, ngaqë Linux-i nuk ka ndërfaqe
+përdoruesi. Si çdo kernel modern, Linux-i është një bazë për xhirim
+programesh; ndërfaqet e përdoruesit zënë vend tjetër në sistem. Ndërveprimi
+i njeriut me GNU/Linux-i kalon përherë përmes programesh të tjera, dhe
+“ndjesitë” vijnë prej tyre.
+</dd>
+
+<dt id="long">Problemi me termin “GNU/Linux” është që është shumë i gjatë. Po sikur të
+këshillonit një emër më të shkurtër? <span class="anchor-reference-id">(<a
+href="#long">#long</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Për ca kohë provuam emrin “LiGNUx”, që ndërthur fjalët “GNU” dhe “Linux”.
+Kundërshtimi qe shumë i hidhët. Njerëzit e pranojnë “GNU/Linux” shumë më
+mirë.
+<p>
+Emri më i shkurtër i ligjëruar për këtë sistem është “GNU”, por e quajmë
+“GNU/Linux” <a href="#justgnu"> për arsyet e dhëna më poshtë</a>.</p>
+</dd>
+
+<dt id="long1">Po sikur sistemi të quhej “GliNUx” (në vend se “GNU/Linux”)? <span
+class="anchor-reference-id">(<a href="#long1">#long1</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+<p>Te “Glinux”, emri “GNU” s’duket qartë, kështu që shumica e njerëzve s’do ta
+vinin re. Edhe pse shkruar me të mëdha, si “GliNUx”, shumica e njerëzve
+s’do ta kapnin dot se përmban një referencë ndaj GNU-së.</p>
+
+<p>Do të ishte sikur të shkruhej “GNU/Linux”, por me “GNU/” me shkronja kaq të
+vogla saqë shumica e njerëzve s’do ta lexonin dot.</p>
+</dd>
+
+<dt id="long2">Problemi me termin “GNU/Linux” është se është shumë i gjatë. Pse duhet t’i
+hapja punë vetes duke thënë “GNU/”? <span class="anchor-reference-id">(<a
+href="#long2">#long2</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+<p>Të thuash apo shtypësh “GNU/”, ha vetëm një sekondë. Nëse e vlerësoni
+sistemin që ne ndërtuam, a nuk mund të shpenzoni një sekondë që të
+mirënjihet vepra jonë?</p>
+</dd>
+
+<dt id="long3">Fatkeqësisht, “GNU/Linux” është katër rrokje. Njerëzit s’kanë për të
+përdorur një term kaq të gjatë. Mos do të duhej të gjeni një më të shkurtër?
+<span class="anchor-reference-id">(<a href="#long3">#long3</a>)</span></dt>
+<dd><p>Në fakt, “GNU/Linux” përbëhet vetëm nga tre rrokje. “Fatkeqësisht” është
+katër rrokje, dhe megjithatë njerëzit nuk tregojnë ngurrim për ta përdorur
+atë fjalë.</p></dd>
+
+<dt id="long4">Stallman-i s’na kërkon ta thërrasim &ldquo;Richard Matthew Stallman&rdquo;
+çdo herë. Pse ju na kërkoni të themi &ldquo;GNU/Linux&rdquo; çdo herë?
+<span class="anchor-reference-id">(<a href="#long4">#long4</a>)</span></dt>
+<dd>
+<p>Lënia pa përmendur e &ldquo;Matthew&rdquo; nuk përfaqëson gabim ndonjë gjë
+rreth natyrës, origjinës, ideve apo qëllimeve të Stallman-it. Lënia pa
+përmendur e &ldquo;GNU&rdquo;-së s’i përfaqëson këto gjëra rrett sistemit
+GNU/Linux.</p>
+
+<p>Ky është një shembull i një mënyre të përdorur shpesh për fshehje diçkaje të
+pavërtetë: mbulimi i saj brenda një analogjie mashtruese. Një analogji më e
+mirë do të ishte, &ldquo;Pse të mos e quajmë Stallman-in
+&lsquo;Torvalds&rsquo;?&rdquo;
+</p></dd>
+
+<dt id="justgnu">Meqë Linux-i është kontribut dytësor, a nuk do të ish kundër fakteve të
+quhej sistemi thjesht “GNU”? <span class="anchor-reference-id">(<a
+href="#justgnu">#justgnu</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Nuk do të shkonte kundër fakteve, por nuk është gjëja më e mirë që mund të
+bëhet. Ja arsyet pse e quajmë atë version të sistemit “GNU/Linux” në vend
+se thjesht “GNU”:
+
+<ul>
+<li>
+Nuk është saktësisht GNU&mdash;ka tjetër kernel (po, Linux). Të dallosh
+GNU/Linux nga GNU është e dobishme.</li>
+<li>
+Do të ishte jo zotnillëk t’u kërkohet njerëzve të <em>reshtin</em> së dhëni
+hak Linus Torvalds-it. Ai shkroi një pjesë të rëndësishme të sistemit. Ne
+duam të na jepet haka për nisjen dhe mirëmbajtjen e zhvillimit të sistemit,
+por kjo nuk do të thotë që duhet ta trajtojmë Linusin në po atë mënyrë që na
+trajtojnë ata që e quajnë sistemin “Linux”. Nuk pajtohemi me idetë e tij
+politike, prerazi, por e trajtojmë këtë mospajtim me ndershmëri dhe haptazi,
+në vend se të përpiqemi që t’i hamë hakun për kontributin e tij te sistemi.</li>
+<li>
+Ngaqë mjaft njerëz e njohin sistemin si “Linux”, po të thoshim “GNU” ata
+thjesht mund të mos kuptojnë që po flasim për të njëjtin sistem. Po të
+themi “GNU/Linux”, mund ta lidhin këtë me çfarë kanë dëgjuar rreth temës.</li>
+</ul><p></p>
+</dd>
+
+<dt id="trademarkfee">Do të më duhet të paguaj njëfarë shume po qe se përdor “Linux” në emrin e
+një produkti, dhe kjo do të ndodhte edhe nëse them “GNU/Linux”. A është
+gabim të përdor vetëm “GNU” pa “Linux”, që të kursej pagesën? <span
+class="anchor-reference-id">(<a
+href="#trademarkfee">#trademarkfee</a>)</span></dt>
+<dd>
+S’ka asgjë të keqe të quhet sistemi “GNU”; hollë-hollë, kjo është çka ai
+është. Është bukur t’i jepet Linus Torvalds-it po ashtu një pjesë e hakës,
+por nuk keni ndonjë borxh, për ta larë me privilegjin e të bërit kështu.
+<p>
+Pra, nëse doni t’i referoheni sistemit thjesht si “GNU”, për shmangie pagese
+ngaqë e quani “Linux”, nuk do t’ju kritikojmë.</p>
+</dd>
+
+<dt id="many">Te sistemi, ashtu si është sot, kanë kontribuar mjaft projekte të tjerë; në
+ta përfshihen TeX, X11, Apache, Perl, dhe mjaft programe të tjerë. A nuk i
+bie, sipas argumentimit tuaj, që të përmenden edhe këta? (Po kjo do të
+shpinte në një emër kaq të gjatë sa do të ishte pa kuptim.) <span
+class="anchor-reference-id">(<a href="#many">#many</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Ajo çka themi është që e keni për detyrë t’i jepni hakën zhvilluesit
+themelor të sistemit. Zhvilluesi kryesor është Projekti GNU, dhe sistemi në
+thelb është GNU.
+<p>
+Nëse e ndjeni edhe më fort nevojën e dhënies së hakës atje ku duhet, mund të
+mbani parasysh që edhe disa kontribues dytësorë po ashtu meritojnë të
+përmenden në emrin e sistemit. Po qe kështu, mos na ardhtë radha të
+ngrihemi kundër kësaj. Nëse keni përshtypjen se X11 meriton hakë në emrin e
+sistemit, dhe dëshironi ta quani sistemin GNU/X11/Linux, ashtu qoftë. Nëse
+keni përshtypjen se Perl thjesht thërret për përmendje, dhe doni të shkruani
+GNU/Linux/Perl, jepini.</p>
+<p>
+Ngaqë një emër i gjatë si GNU/X11/Apache/Linux/TeX/Perl/Python/FreeCiv bëhet
+i pakuptimtë, në një farë pike do të na duhet të vendosim një prag dhe të
+lëmë jashtë emrat e mjaft kontributeve të tjerë dytësorë. Nuk ka ndonjë
+vend të saktë të vetëkuptueshëm për vendosjen e pragut, ndaj kudo që ta
+vendosni, nuk kemi për ta kundërshtuar.</p>
+<p>
+Nivele të ndryshëm pragu do të shpinin në zgjedhje të ndryshme për emrin e
+sistemit. Por një emër që nuk rrjedh nga shqetësimet mbi të qenët i
+paanshëm dhe për dhënien e hakës të zotit, për asnjë nivel pragu, është
+“Linux”. Nuk mund të jetë paanësi dhënia e krejt hakës njërit prej
+kontributeve dytësorë (Linux), ndërkohë që lihet jashtë kontributi parësor
+(GNU).</p>
+</dd>
+
+<dt id="systemd"><em>systemd</em> luan një rol të rëndësishëm në sistemin GNU/Linux, ashtu si
+është ky sot, a e kemi për detyrë ta quajmë GNU/systemd/Linux? <span
+class="anchor-reference-id">(<a href="#others">#others</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+<em>systemd</em> është një përbërës jo pak i rëndësishëm, por jo aq i
+rëndësishëm sa kerneli (Linux-i), as edhe aq i rëndësishëm sa baza e
+sistemit në tërësi (GNU-ja). Sidoqoftë, nëse doni të vini theksin te prania
+e systemd-së, duke e quajtur sistemi &ldquo;GNU/systemd/Linux&rdquo;, s’ka
+asgjë të keqe të bëhet kështu.
+</dd>
+
+<dt id="others">Te sistemi, ashtu si është ai sot, kontribuan mjaft projekte të tjera, por
+ata nuk ngulin këmbë të quhet XYZ/Linux. Pse duhet trajtuar veçan GNU-ja?
+<span class="anchor-reference-id">(<a href="#others">#others</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Mijëra projekte kanë zhvilluar programe të përfshirë rëndom në sistemet e
+sotme GNU/Linux. Ato të gjitha e kanë hak të përmenden për kontributin, por
+nuk janë zhvillues kryesorë të sistemit si i tërë, ndaj nuk kërkojnë të
+përmenden si të tillë.
+<p>
+GNU është ndryshe ngaqë është më shumë se sa thjesht një program i
+kontribuar nga dikush, më tepër se sa një koleksion programesh të kontribuar
+nga disa. GNU është kuadri i punës në të cilin sistemi u ndërtua.</p>
+</dd>
+
+<dt id="allsmall">GNU-ja është një pjesë e vogël e sistemit sot, atëherë pse u dashka që ta
+përmendim? <span class="anchor-reference-id">(<a
+href="#allsmall">#allsmall</a>)</span></dt>
+<dd>
+Në 2008, nxorëm se paketat GNU përbënin 15% të depos “kryesore” të
+shpërndarjes GNU/Linux gNewSense. Linux-i përbënte 1.5%. Ndaj i njëjti
+argument do të duhej zbatuar edhe më me forcë në rastin e emërtimit “Linux”.
+
+<p>
+GNU-ja është një pjesë e vogël e sistemit sot, dhe Linux është pjesë akoma
+më e vogël. Por janë thelbi i sistemit; sistemi doli nga ndërthurja e
+tyre. Ndaj, emri “GNU/Linux” mbetet i përshtatshëm.
+</p>
+</dd>
+
+<dt id="manycompanies">Te sistemi, ashtu si është ai sot, kanë kontribuar mjaft shoqëri; a nuk do
+të thotë kjo që e kemi për detyrë ta quajmë GNU/Red&nbsp;Hat/Novell/Linux?
+<span class="anchor-reference-id">(<a
+href="#manycompanies">#manycompanies</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+<p>
+GNU-ja nuk është i krahasueshëm me Red Hat-in apo Novell-in; nuk është
+shoqëri, apo ent, apo madje as veprimtari. GNU-ja është një sistem
+operativ. (Kur flasim për Projektin GNU, e kemi fjalën për projektin e
+zhvillimit të sistemit GNU.) Sistemi GNU/Linux bazohet në GNU, e prandaj do
+të duhej që GNU të dukej te emri i tij.
+</p>
+<p>
+Shumica e kontributit nga këto shoqëri te sistemi GNU/Linux përbëhet nga
+kodi që kanë kontribuar te paketa të ndryshme GNU përfshi GCC-në dhe
+GNOME-n. Të thuash GNU/Linux u jep hakën këtyre shoqërive bashkë me gjithë
+pjesën tjetër të zhvilluesve të GNU-së.
+</p>
+</dd>
+
+<dt id="whyslash">Pse e shkruani “GNU/Linux” në vend se “GNU Linux”? <span
+class="anchor-reference-id">(<a href="#whyslash">#whyslash</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Duke ndjekur rregullat e Anglishtes, në ndërtimin “GNU Linux” fjala “GNU”
+modifikon “Linux”. Kjo do të thotë ose “versioni GNU i Linux-it”, ose
+“Linux-i, që është një paketë GNU”. Asnjë prej këtyre kuptimeve nuk i shkon
+gjendjes që kemi.
+<p>
+Linux-i nuk është paketë GNU; pra, nuk ka qenë zhvilluar nën parzmoren e
+Projektit GNU apo kontribuar veçanërisht te Projekti GNU. Linus Torvalds-i
+e shkrojti Linux-in në mënyrë të pavarur, si projekt të vetin. Ndaj
+“Linux-i, që është një paketë GNU” nuk qëndron.</p>
+<p>
+Nuk po flasim për një version GNU të dallueshëm të Linux-it, kernelit.
+Shpërndarjet e lira GNU/Linux kanë <a
+href="http://directory.fsf.org/project/linux">versione të ndarë të
+Linux-it</a>, ngaqë versioni “standard” përmban “koklavitje firmware” jo të
+lira. Nëse kjo do të qe pjesë e Projektit GNU, mund të shihej mundësia e
+“GNU Linux”; por nuk do të donim ta quanim kështu, ngaqë do të ishte shumë
+ngatërruese.</p>
+<p>
+Po flasim për një version të GNU-së, sistemit operativ, të dallueshëm nga
+pasja e Linux-it për kernel. Pjerrësja i shërben rastit, ngaqë do të thotë
+“ndërthurje”. (Kujtoni rastin “Input/Output”.) Ky sistem është ndërthurje e
+GNU-së dhe Linux-it; prej këndej rrjedh edhe “GNU/Linux”.</p>
+<p>
+Ka mënyra të tjera për të shprehur “ndërthurjen”. Nëse mendoni që shenja
+plus është më e qartë, ju lutemi, përdoreni. Në Frëngjisht, një vijë në mes
+është e qartë: “GNU-Linux”. Në Spanjisht, ndonjëherë themi “GNU con Linux”.</p>
+</dd>
+
+<dt id="pronounce">Si shqiptohet emri &ldquo;GNU/Linux&rdquo;? <span
+class="anchor-reference-id">(<a href="#pronounce">#pronounce</a>)</span></dt>
+<dd>
+<p>
+Ju lutemi, shqiptojeni si &ldquo;GNU pjerrake Linux.&rdquo; Nëse nuk
+shqiptoni pjerraken, njerëzit do të mendojnë se po thoni &ldquo;GNU
+Linux,&rdquo;, çka <a href="#whyslash">s’është emër i përshtatshëm për
+kombinimin</a>.
+</p>
+</dd>
+
+<dt id="whynoslash">Pse e shkruani &ldquo;GNU Emacs&rdquo; në vend se &ldquo;GNU/Emacs&rdquo;?
+<span class="anchor-reference-id">(<a
+href="#whynoslash">#whynoslash</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+<p>
+Duke ndjekur rregullat e anglishtes, në trajtën “GNU Emacs”, fjala “GNU”
+modifikon “Emacs”. Kjo është rruga e drejtë për të përshkruar një program
+të quajtur Emacs i cili është një paketë GNU.</p>
+<p>
+&ldquo;GNU/Emacs&rdquo; do të thoshte ndërthurja e GNU-së, sistemit
+operativ, dhe programit Emacs. Kjo nuk mund të thuhet për këtë program,
+ndaj &ldquo;GNU/Emacs&rdquo; është rruga e gabuar për t’iu referuar atij.</p>
+</dd>
+
+<dt id="whyorder">Pse “GNU/Linux” dhe jo “Linux/GNU”? <span class="anchor-reference-id">(<a
+href="#whyorder">#whyorder</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+<p>
+Është e saktë dhe e drejtë të përmenden kontributi themelor së pari.
+Kontributi GNU në sistem jo vetëm është më i madh se sa Linux-i dhe para
+Linux-it, në fakt ne nisëm krejt veprimtarinë.</p>
+<p>
+Veç kësaj, “GNU/Linux”-i pajtohet me faktin që Linux-i është niveli më i
+ulët i sistemit dhe që GNU-ja plotëson nivele teknikisht më të lartë.</p>
+<p>
+Sidoqoftë, nëse parapëlqeni ta quani sistemin “Linux/GNU”, kaq është shumë
+më mirë se sa ajo që bëjnë njerëzit zakonisht, çka është lënia krejtësisht
+jashtë e GNU-së dhe që e bën të duket sikur krejt sistemi është Linux.</p>
+</dd>
+
+<dt id="distronames0">Shpërndarja ime quhet “Aksh Linux”; por kjo nuk tregon asgjë se prej çfarë
+përbëhet sistemi. Pse të mos e quanin si t’u pëlqente? <span
+class="anchor-reference-id">(<a
+href="#distronames0">#distronames0</a>)</span></dt>
+<dd>
+Quajtja e një sistemi “Aksh Linux” nënkupton se është një lloj “Linux”-i dhe
+njerëzit <a href="#distronames">kështu e kuptojnë</a>.
+
+<p>
+Nëse një shpërndarje GNU/Linux do ta quanin “Aksh BSD”, ju do ta merrnit për
+gabim. Do t’u thonit, “Ky sistem s’është BSD”. Dhe as Linux nuk është.</p>
+</dd>
+
+<dt id="distronames">Shpërndarja ime quhet “Aksh Linux”; a nuk duket që është vërtet Linux? <span
+class="anchor-reference-id">(<a href="#distronames">#distronames</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+<p>Do të thotë që njerëzit që krijojnë shpërndarjen “Aksh Linux” po përsërisin
+gabimin e zakonshëm. Ne e çmojmë faktin që shpërndarje si Debian, Dragora,
+Musix, Trisquel, dhe Venenux kanë birësuar GNU/Linux si pjesë të emrit të
+tyre zyrtar, dhe shpresojmë që nëse merreni me një tjetër shpërndarje, t’i
+nxisni të bëjnë të njëjtën gjë.</p>
+</dd>
+
+<dt id="distronames1">Emri zyrtar i shpërndarjes sime është “Aksh Linux”; a nuk është gabim të
+thirret shpërndarja ndryshe nga “Aksh Linux”? <span
+class="anchor-reference-id">(<a
+href="#distronames1">#distronames1</a>)</span></dt>
+
+<dd><p>Kur përhapin informacione të gabuara duke ndryshuar “GNU” në “Linux”, dhe e
+quajnë versionin e tyre “Aksh Linux”, është e drejtë që ta ndreqni
+informacionin e gabuar duke e quajtur “Aksh GNU/Linux”.</p></dd>
+
+<dt id="companies">A nuk do të ishte më me efekt t’u kërkohej shoqërive si Mandrake, Red Hat
+dhe IBM t’i quajnë shpërndarjet e tyre “GNU/Linux”, në vend se t’u kërkohet
+individëve? <span class="anchor-reference-id">(<a
+href="#companies">#companies</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+S’bëhet fjalë për të zgjedhur njërin apo tjetrin&mdash;u kërkojmë shoqërive,
+enteve dhe individëve të ndihmojnë të përhapet fjala mbi këtë. Në fakt, ua
+kemi kërkuar të tre këtyre shoqërive. Mandrake u përgjigj se do të përdorte
+termin “GNU/Linux” një pjesë të kohës, por IBM-ja dhe Red Hat-i nuk qenë të
+gatshme të ndihmonin. Një funksionar u shpreh, “Ky është vendim puro
+komercial; presim të fitojmë më tepër para nga emërtimi “Linux””. Me fjalë
+të tjera, asaj shoqërie nuk iu bë vonë se çfarë qe e drejtë.
+<p>
+Nuk i bëjmë dot ta bëjnë këtë si duhet, por nuk jemi nga ata që heqin dorë
+meqë rruga nuk qenkësh e lehtë. Mund të mos keni aq ndikim në dorën tuaj sa
+IBM-ja apo Red Hat-i, por prapë mund të ndihmoni. Së toku mund ta
+ndryshojmë gjendjen deri në atë shkallë, sa shoqëritë të fitojnë më shumë
+para duke e quajtur “GNU/Linux”.</p>
+</dd>
+
+<dt id="reserve">A s’do të ishte më mirë të ruhej emri “GNU/Linux” për shpërndarje që janë
+puro <em>software</em> i lirë? Tek e fundit, ky është ideali i GNU-së. <span
+class="anchor-reference-id">(<a href="#reserve">#reserve</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Praktika e shumëpërhapur e shtimit të software-it jo të lirë te sistemi
+GNU/Linux është problem i madh për bashkësinë tonë. Ajo sikur u mëson
+përdoruesve që software-i jo i lirë është OK, dhe që përdorimi i tij është
+pjesë e frymës së “Linux”-it. Mjaft Grupe Përdoruesish “Linux” e kanë pjesë
+të misionit të tyre ndihmën ndaj përdoruesve që këta të përdorin shtojca jo
+të lira, dhe madje edhe të ftojnë shitës për të bërë reklamë. Këta kanë
+birësuar qëllime të tilla si “ndihmën ndaj përdoruesve” të GNU/Linux-it
+(përfshi ndihmën për ta që të përdorin aplikacione dhe përudhës jo të lirë),
+ose popullarizimin edhe më të sistemit, qoftë edhe në kurriz të lirisë.
+<p>
+Çështja është si të ndryshohet kjo.</p>
+<p>
+Duke qenë se shumica e bashkësisë që përdor GNU-në me Linux prej kohësh nuk
+e kupton që kjo është çështja, heqja dorë prej nesh nga këto versione të
+ndotura, duke thënë që nuk janë vërtet GNU, nuk do t’u mësonte përdoruesve
+ta vlerësonin më tepër lirinë. Mund të mos e merrnin mesazhin e synuar.
+Vetëm se do të përgjigjeshin se nuk e kishin menduar kurrë që këto sisteme
+qenë GNU së pari.</p>
+<p>
+Rruga për t’i drejtuar këta përdorues të shohin lidhjen me lirinë është
+saktësisht e kundërta: t’u bëhet e ditur atyre se krejt këto versione
+sistemi <em>janë</em> versione të GNU-së, se të tëra bazohen në një sistem
+që ekziston pikë për pikë për hir të lirisë së përdoruesve. Me të kuptuar
+këtë, mund të fillojnë t’i shohin shpërndarjet që përfshijnë
+<em>software</em> jo të lirë si versione të deformuara, të ndotura, të
+GNU-së, në vend se t’i mendojnë si versione të pastra dhe të përshtatshme të
+“Linux”.</p>
+<p>
+Është shumë e dobishme të fillohen Grupe Përdoruesish GNU/Linux, që e quajnë
+sistemin GNU/Linux dhe vendosin idealet e Projektit GNU si bazë të
+veprimtarisë të tyre. Nëse Grupi i Përdoruesve të Linux-it në zonën tuaj ka
+problemet e përshkruara më sipër, këshillojmë që ose të bëni fushatë brenda
+grupit për të ndërruar orientimin (dhe emrin) e tij, ose të filloni një grup
+të ri. Njerëzit që përqendrohen në qëllime më sipërfaqësore kanë të drejtën
+e tyre të kenë pikëpamje të tyret, por mos i lejoni t’ju marrin me vete!</p>
+</dd>
+
+<dt id="gnudist">Pse të mos krijohet një shpërndarje GNU e Linux-it (sic) dhe të quhet
+GNU/Linux? <span class="anchor-reference-id">(<a
+href="#gnudist">#gnudist</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Krejt shpërndarjet “Linux” janë faktikisht versione të sistemit GNU me
+Linux-in për kernel. Qëllimi i termit “GNU/Linux” është ta bëjë të ditur
+këtë pikë. Të zhvillosh një shpërndarje të re dhe ta quash veçmas
+“GNU/Linux” do të errësonte pikën që ne duam të theksojmë.
+<p>
+Sa për zhvillimin e një shpërndarjeje GNU/Linux, e bëmë njëherë, kur
+financuam zhvillimet e hershme të Debian GNU/Linux-it. Ta bëjmë sërish nuk
+duket e dobishme; do të donte shumë punë, dhe po qe se shpërndarja e re nuk
+do të kishte përparësi praktike domethënëse ndaj shpërndarjeve të tjera, nuk
+do t’i shërbente ndonjë qëllimi.</p>
+<p>
+Në vend të kësaj, ne ndihmojmë zhvilluesit e shpërndarjeve GNU/Linux 100% të
+lira, të tilla si gNewSense dhe Ututo.</p>
+</dd>
+
+<dt id="linuxgnu">Pse të mos thuhet thjesht “Linux është kerneli i GNU-së” dhe të hidhet në
+qarkullim ndonjë version ekzistues i GNU/Linux-it nën emrin “GNU”? <span
+class="anchor-reference-id">(<a href="#linuxgnu">#linuxgnu</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Mund të kish qenë ide e mirë të birësohej Linux-i si kerneli i GNU-së dikur
+më 1992. Sikur ta dinim, atëherë, se sa gjatë do të donte GNU Hurd-i të
+funksiononte, mund ta kishim bërë. (Por kësaj i thonë: mend pas kuvendi.)
+<p>
+Po të qe për të marrë një version të GNU/Linux-it dhe ta rietiketojmë si
+“GNU”, do të qe si të merrnim një version të sistemit GNU dhe ta etiketonim
+“Linux”. Kjo nuk ishte e drejtë, dhe nuk duam të veprojmë kështu.</p>
+</dd>
+
+<dt id="condemn">A e ka dënuar dhe kundërshtuar Projekti GNU përdorimin e Linux-it në
+fillimet e tij? <span class="anchor-reference-id">(<a
+href="#condemn">#condemn</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Nuk e birësuam Linux-in si kernel tonin, por nuk e dënuam apo kundërshtuam
+atë. Në 1993 filluam të diskutojmë ujditë për të sponsorizuar zhvillimin e
+Debian GNU/Linux. Po kërkonim edhe të bashkëpunonim me persona që po
+ndryshonin disa paketa GNU për përdorim me Linux. Donim t’i përfshinim
+ndryshimet e tyre në qarkullimet standarde, që kështu këto paketa GNU të
+mund të funksiononin në çast nën ndërthurje me Linux-in. Por shpesh
+ndryshimet qenë <em>ad-hoc</em> dhe të pakalueshme gjetiu; për instalim
+kishin nevojë të pastroheshin.
+<p>
+Personat që bënë ndryshimet treguan pak interes për bashkëpunim me ne.
+Njëri prej tyre, në fakt, na tha se nuk i bëhej vonë të punonte me Projektin
+GNU sepse qe “përdorues i Linux-it”. Çka na ra rëndë, ngaqë personat që
+kaluan paketat GNU edhe për sisteme të tjerë përgjithësisht donin të punonin
+me ne për t’i pasur ndryshimet të përfshira në projektin tonë. Megjithatë
+këta persona, që po zhvillonin një sistem i cili bazohej së pari në GNU,
+qenë grupi i parë (dhe, ende, praktikisht të vetmit) që s’dëshironin të
+punonin me ne.</p>
+<p>
+Qe kjo përvojë që na tregoi së pari se kish persona që po e quanin një
+version të sistemit GNU “Linux”, dhe se ky ngatërrim po errësonte punën
+tonë. Kërkesa jonë për ta quajtur sistemin “GNU/Linux” është përgjigjja
+jonë për këtë problem, dhe për probleme të tjera të shkaktuara nga emërtimi
+i shtrembër “Linux”.</p>
+</dd>
+
+<dt id="wait">Pse pritët kaq gjatë përpara se t’u kërkonit njerëzve të përdorin emrin
+GNU/Linux? <span class="anchor-reference-id">(<a
+href="#wait">#wait</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+<p>Në fakt, nuk pritëm. Rreth kësaj filluam të diskutonim privatisht me
+zhvilluesit dhe shpërndarësit diku aty nga 1994, dhe kaluam në fushatë
+publike më 1996. Do të vazhdojmë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.</p>
+</dd>
+
+<dt id="allgpled">A nuk do të duhej që emërtimi i llojit GNU/<i>emër</i> të zbatohej te krejt
+programet që janë nën GPL? <span class="anchor-reference-id">(<a
+href="#allgpled">#allgpled</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Kurrë nuk u referohemi programeve individualë si “GNU/<i>emër</i>”. Kur një
+program është paketë GNU, mund ta quajmë “<i>emër</i> GNU”.
+<p>
+GNU, sistemi operativ, përbëhet nga shumë programe të ndryshme. Disa nga
+programet në GNU qenë shkruar si pjesë e Projektit GNU ose dhënë veçanërisht
+për të; këto janë paketat GNU, dhe ne shpesh përdorim “GNU” në emrat e tyre.</p>
+<p>
+Është në dorën e zhvilluesve të një programi të vendosin nëse duan ta
+kontribuojnë dhe ta bëjnë atë një paketë GNU. Nëse keni zhvilluar një
+program dhe do të donit të jetë paketë GNU, ju lutemi, na shkruani <a
+href="mailto:gnu@gnu.org">&lt;gnu@gnu.org&gt;</a>, që të mund ta vlerësojmë
+dhe të vendosim nëse e duam.</p>
+<p>
+Nuk do të ishte e drejtë të vihej emri GNU mbi çdo program individual që
+është hedhur në qarkullim nën GPL. Po qe se shkruani një program dhe e
+hidhni në qarkullim nën GPL (Leja e Përgjithshme Publike), kjo nuk do të
+thotë që e shkroi Projekti GNU ose që e shkruat për ne. Fjala vjen,
+kerneli, Linux-i,qarkullon nën GNU GPL, por Linusi nuk e shkrojti si pjesë
+të Projektit GNU&mdash;e kreu punën në mënyrë të pavarur. Nëse diçka nuk
+është paketë GNU, Projekti GNU nuk mund të marrë dafinat për të, dhe
+vendosja e “GNU”-së te emri i saj do të ishte e pasaktë.</p>
+<p>
+Në kontrast me këtë, e meritojmë hakun e përgjithshëm për sistemin operativ
+GNU si të tërë, edhe pse jo për çdo program në të. Sistemi ekziston si
+sistem falë vendosmërisë dhe këmbënguljes sonë, që prej 1984-s, shumë vite
+para se të fillonte Linux-i.</p>
+<p>
+Sistemi operativ nën të cilin Linux-i u bë popullor qe në thelb i njëjtë me
+sistemin operativ GNU. Nuk qe krejtësisht i njëjtë, ngaqë pati tjetër
+kernel, por në pjesën më të madhe qe i njëjti sistem. Qe një variant i
+GNU-së. Qe sistemi GNU/Linux.</p>
+<p>
+Linux-i vazhdon të përdoret së pari në derivate të atij sistemi&mdash;në
+versionet e sotme të sistemit GNU/Linux. Ajo që u jep këtyre sistemeve
+identitetin e tyre është GNU-ja dhe Linux-i në qendër të tyre, jo
+përjashtimisht Linux-i.</p>
+</dd>
+
+<dt id="unix">Meqë mjaft nga GNU-ja vjen prej Unix-it, mos do të duhej që GNU t’i jepte
+hakun Unix-it duke përdorur “Unix” te emri i vet? <span
+class="anchor-reference-id">(<a href="#unix">#unix</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Në fakt, asgjë e GNU-së nuk rrjedh prej Unix-it. Unix qe <em>software</em>
+pronësor (dhe ende është), ndaj përdorimi i çfarëdo kodi prej tij te GNU-ja
+do të kish qenë i paligjshëm. Kjo nuk është rastësi; kjo është arsyeja pse
+e zhvilluam GNU-në: ngaqë duke përdorur Unix-in, ose cilindo nga sistemet e
+tjerë operativë të asaj kohe, nuk do të kihej liri, na duhej një sistem i
+lirë për ta zëvendësuar atë. Nuk mund të kopjonim programe, ose madje as
+pjesë të tyre, nga Unix-i; gjithçka duhej shkruar nga e para.
+<p>
+Asnjë rresht kodi te GNU nuk vjen prej Unix-it, por GNU-ja është sistem i
+përputhshëm me Unix-in; ndaj, mjaft nga idetë dhe karakteristikat e GNU-së
+vijnë prej Unix-it. Emri “GNU”, që do të thotë “GNU’s Not Unix”, është një
+mënyrë gaztore për t’i dhënë hakën Unix-it për të, në vijim të një tradite
+hacker-ësh për shkurtime ripërsëritëse që zuri fill në vitet ’70.</p>
+<p>
+Shkurtimi i parë ripërsëritës qe TINT, “TINT Is Not TECO”. Autori i TINT-it
+shkroi një tjetër sendërtim të TECO-s (kish ndërkohë mjaft të tillë, për
+sisteme të ndryshëm), por në vend që ta quante me një emër të zbehtë si
+“kështu-ose-ashtu TECO”, i shkoi në mendje një emër zbavitës. (Ky është
+kuptimi për <em>hacking</em>: <a
+href="http://stallman.org/articles/on-hacking.html">mençuri lojcake</a>.)</p>
+<p>
+Hacker-ë të tjerë e pëlqyen kaq shumë emrin sa filluan ta imitojnë stilin.
+U bë si traditë që, sa herë që shkruanit nga e para një program që qe i
+ngjashëm me ndonjë program ekzistues (le të themi që e kish emrin “Klever”),
+t’i jepnit një emër shkurtim ripërsëritës, të tillë si “MINK” për “MINK Is
+Not Klever”. Në po të njëjtën frymë e quajtëm zëvendësimin tonë për Unix-in
+“GNU’s Not Unix”.</p>
+<p>
+Historikisht, AT&amp;T, që krijoi Unix-in, nuk donte që ndonjë t’i jepte
+hakën duke përdorur &ldquo;Unix&rdquo; te emri i një sistemi të ngjashëm, as
+edhe në një sistem 99% të kopjuar nga Unix. AT&amp;T në fakt pat kërcënuar
+se do të padiste këdo që do t’i jepte hakë AT&amp;T-së në këtë mënyrë. Kjo
+është arsyeja pse versionet e ndryshme të modifikuara të Unix-it (të tërë
+pronësorë, si Unix) patën emra krejt të ndryshëm që s’e përfshinin
+“Unix”-in.</p>
+</dd>
+
+<dt id="bsd">Mos do të duhej të thoshim njësoj “GNU/BSD”? <span
+class="anchor-reference-id">(<a href="#bsd">#bsd</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Nuk i quajmë sistemet BSD (FreeBSD, etj.) sisteme “GNU/BSD”, ngaqë ai term
+nuk gjen vend te historia e sistemeve BSD.
+<p>
+Sistemi BSD qe krijuar nga UC Berkeley si <em>software</em> jo i lirë, në
+vitet ’80, dhe kaloi i lirë në fillim të viteve ’90. Çfarëdo sistemi
+operativ që ekziston sot është, thuajse me siguri, ose variant i sistemit
+GNU, ose ndonjë lloj sistemi BSD.</p>
+<p>
+Njerëzit ndonjëherë pyesin nëse edhe BSD është variant i GNU-së, siç është
+GNU/Linux. Jo, nuk është. Zhvilluesit e BSD-së patën frymëzimin ta bëjnë
+kodin e tyre <em>software</em> të lirë nga shembulli i Projektit GNU, dhe
+thirrje shprehimisht prej aktivistësh të GNU-së i ndihmuan t’ia nisin punës,
+por kodi ka pak puqje me GNU-në.</p>
+<p>
+Sistemet BSD sot përdorin disa paketa GNU, ashtu si edhe sistemi GNU dhe
+variante të tij përdorin disa programe BSD; sidoqoftë, marrë në tërësi, janë
+dy sisteme të ndryshëm që kanë bërë përpara ndarazi. Zhvilluesit BSD nuk
+shkruan ndonjë kernel për t’ia shtuar sistemit GNU, ndaj një emër i tillë si
+GNU/BSD nuk do t’i shkonte gjërave.</p>
+<p>
+Lidhja mes GNU/Linux-it dhe GNU-së është shumë e ngushtë, dhe për këtë shkak
+emri “GNU/Linux” është i përshtatshëm për të.</p>
+<p>
+Ka një version të GNU-së që përdor një kernel nga NetBSD. Zhvilluesit e tij
+e quajnë “Debian GNU/NetBSD”, por “GNU/kernelofNetBSD” do të ishte më i
+saktë, ngaqë NetBSD është një sistem i tërë, jo thjesht kerneli. Ky nuk
+është një sistem BSD, ngaqë pjesa dërrmuese e sistemit është e njëjtë me
+sistemin GNU/Linux.</p>
+</dd>
+
+<dt id="othersys">Nëse i instaloj mjetet GNU në Windows, mos do të thotë që po xhiroj një
+sistem GNU/Windows? <span class="anchor-reference-id">(<a
+href="#othersys">#othersys</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Jo në të njëjtin kuptim që nënkuptojmë me “GNU/Linux”. Mjetet e GNU-së janë
+thjesht një pjesë e software-it GNU, i cili është thjesht një pjesë e
+sistemit GNU, dhe nën ta prapë do të kishit një tjetër sistem operativ të
+plotë, i cili nuk do të kishte të përbashkët me GNU-në as edhe një rresht
+kod. Përmbledhtas, kjo është gjendje krejt tjetër nga GNU/Linux.
+</dd>
+
+<dt id="justlinux">A s’mund të përdoret Linux-i pa GNU-në? <span
+class="anchor-reference-id">(<a href="#justlinux">#justlinux</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Linux-i përdoret më vete, ose me programe të tjerë të vegjël, në disa
+pajisje. Këta sisteme të vegjël software-i janë shumë larg prej të qenit
+sistem GNU/Linux. Përdoruesit nuk i instalojnë ata në PC-ra, fjala vjen,
+dhe mund edhe të mos iu pëlqejnë. Është e dobishme të thuhet që këto
+pajisje xhirojnë thjesht Linux, për të treguar se sa të ndryshme janë këto
+platforma të vogla nga GNU/Linux-i.
+</dd>
+
+<dt id="howmuch">Sa përqind sistem GNU lypset që një sistem të jetë GNU/Linux? <span
+class="anchor-reference-id">(<a href="#howmuch">#howmuch</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+“Sa” është një pyetje pa kuptim, ngaqë sistemi GNU s’ka kufij të përpiktë.
+<p>
+GNU-ja është një sistem operativ i mirëmbajtur nga një bashkësi. Përfshin
+shumë më tepër gjëra se thjesht paketa software GNU (për të cilat kemi një
+listë), dhe njerëzit shtojnë vazhdimisht paketa. Pavarësisht këtyre
+ndryshimeve, mbetet ende sistemi GNU, dhe shtimi i Linux-it në të shpie te
+GNU/Linux. Nëse përdorni një pjesë të sistemit GNU, duke lënë mënjanë
+pjesën tjetër, nuk ka ndonjë mënyrë me mend për të thënë se “sa” përdorët.</p>
+<p>
+Nëse e shohim çështjen në nivel paketash, Linux është një paketë e
+rëndësishme e sistemit GNU/Linux. Përfshirja e një pakete të rëndësishme
+GNU mjafton për të përligjur kërkesën tonë për përmendje të barasvlershme.
+</p>
+</dd>
+
+<dt id="linuxsyswithoutgnu">A ka sisteme të plotë Linux [sic] pa GNU-në? <span
+class="anchor-reference-id">(<a
+href="#linuxsyswithoutgnu">#linuxsyswithoutgnu</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Ka sisteme të plotë që përmbajnë Linux-in dhe jo GNU-në; Androidi është një
+shembull. Por është gabim të thirren këta sisteme “Linux”, njësoj siç
+është gabim të quhet GNU një sistem “Linux”.
+<p>
+Android-i është sistem shumë i ndryshëm nga sistemi GNU/Linux &mdash; ngaqë
+këta të dy kanë shumë pak kod të përbashkët. Në fakt, e vetmja gjë që kanë
+të përbashkët është Linux-i.</p>
+<p>
+Nëse e quani sistemin e plotë GNU/Linux “Linux”, keni për të parë se do t’ju
+nevojitet të thoni gjëra të tilla si, “Android përmban Linux, por s’është
+Linux, ngaqë s’ka libraritë dhe mjetet e zakonshme Linux [sic] [duke
+nënkuptuar sistemin GNU]”.</p>
+<p>
+Android-i përmban aq Linux, sa GNU/Linux-i. Ajo çka nuk ka, është sistemi
+GNU. Android-i e zëvendëson atë me software Google që funksion goxha
+ndryshe. Ajo çka e bën Android-in të ndryshëm nga GNU/Linux-i është mungesa
+e GNU-së.</p>
+</dd>
+
+<dt id="usegnulinuxandandroid">Është e saktë të thuhet “përdor Linux”, nëse bëhet fjalë për përdorim të
+GNU/Linux-it dhe të Android-it? <span class="anchor-reference-id">(<a
+href="#usegnulinuxandandroidlinuxsyswithoutgnu">#usegnulinuxandandroidlinuxsyswithoutgnu</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Aspak. Ky përdorim është kaq problematik sa që njerëzit s’do të kuptojnë
+domethënien e synuar.
+<p>
+Publikut do t’i duket shumë e çuditshme të flitet për përdorim të Android-it
+si “përdorim të Linux-it”. Është si të bisedohet me dikë, dhe mandej të
+thuhet se biseduat me zorrët apo me sistemin e frymëmarrjes së atij personi.</p>
+<p>
+Publiku <em>do ta</em> kuptojë idenë e “të përdorurit të Linux-it” kur është
+vërtet GNU/Linux, përmes keqkuptimit të rëndomtë: duke e menduar krejt
+sitemin si “Linux”.</p>
+<p>
+Përdorimi i Android-it dhe përdorimi i GNU/Linux-it janë tërësisht të
+ndryshëm, aq të ndryshëm sa lëvizja me automjet dhe lëvizja me një
+biçikletë. Fakti që dy të parët përmbajnë Linux është pa rëndësi për
+përdorimin e tyre, ashtu si fakti që një makinë dhe një biçikletë janë
+struktura metalike nuk ndikon në përdorimin e këtyre të dyjave. Nëse doni
+të flisni mbi përdorimin e makinave dhe biçikleta, s’do të flisnit rreth
+“lëvizjeje me objekte metalike” &mdash; veç në bëfshi lojëra me lexuesit.
+Do të thoshit, “përdorim makinash dhe biçikletash”. Po njësoj, rruga e
+qëruar për të folur rreth përdorimit të GNU/Linux-it dhe Android-it është të
+thuhet “përdorimi i GNU/Linux-it dhe Android-it”.</p>
+</dd>
+
+<dt id="helplinus">Pse të mos thirret sistemi “Linux”, sido qoftë, dhe t’i mëshohet rolit të
+Linus Torvalds-it si simbol për bashkësinë tonë? <span
+class="anchor-reference-id">(<a href="#helplinus">#helplinus</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Linus Torvalds është “posteri” (fjalë e zgjedhur nga tjetërkush, jo nga ne)
+për qëllimet e tij, jo tonat. Synimi i tij është ta bëjë sistemin më
+popullor, dhe beson se vlera e këtij për shoqërinë qëndron thjesht te
+përparësitë praktike që ofron: fuqia e tij, qëndrueshmëria dhe gjetja e tij
+lehtësisht. Ai nuk ka e mbrojtur kurrë <a
+href="/philosophy/why-free.html">lirinë për të bashkëpunuar</a> si një parim
+etik, e prandaj publiku s’e lidh emrin e “Linux-it” me atë parim.
+<p>
+Linusi e deklaron publikisht mospajtimin e tij me idealet e lëvizjes për
+<em>software</em> të lirë. Ai, gjatë punësimit të tij, është marrë për
+shumë vjet me <em>software</em> jo të lirë (dhe e ka thënë këtë faqe një
+audience të gjerë gjatë një takimi në &ldquo;Linux&rdquo;World), dhe u ka
+bërë ftesë publikisht zhvilluesve pasues të Linux-it, kernelit, të përdorin
+<em>software</em> jo të lirë për të punuar mbi të së bashku. Shkon edhe më
+tej, dhe përçmon njerëzit që këshillojnë se inxhinierët dhe shkencëtarët
+duhet të shqyrtojnë pasojat shoqërore të veprës së tyre teknike&mdash;duke
+hedhur tej kështu mësimet që shoqëria ka marrë nga krijimi i bombës atomike.</p>
+<p>
+Nuk ka asgjë gabim te të shkruarit e një programi të lirë për të mësuar dhe
+për t’u zbavitur; kerneli që shkroi Linus për arsye të tilla qe kontribut i
+rëndësishëm te bashkësia jonë. Por ky lloj motivimi nuk është arsyeja pse
+ekziston sistemi krejtësisht i lirë, GNU/Linux, dhe as e sigurojnë lirinë
+tonë në të ardhmen. Publiku lypset ta dijë këtë. Linusi ka të drejtë të
+promuovojë idetë e tija; megjithatë, njerëzit duhet të jenë të ndërgjegjshëm
+që sistemi operativ në fjalë buron prej idealeve të lirisë, jo prej
+pikëpamjeve të tij.</p>
+</dd>
+
+<dt id="claimlinux">A mos jemi gabim që e etiketojmë veprën e Linus Torvalds-it si GNU? <span
+class="anchor-reference-id">(<a href="#claimlinux">#claimlinux</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Do të ishte gabim, ndaj këtë nuk e bëjmë. Vepra e Torvalds-it është
+Linux-i, kerneli; ne bëjmë kujdes që të mos ia veshim atë vepër Projektit
+GNU ose ta etiketojmë si “GNU”. Kur flasim për krejt sistemin, emri
+“GNU/Linux” i jep atij një pjesë të hakës.
+</dd>
+
+
+<dt id="linusagreed">A pajtohet Linus Torvalds që Linux-i është thjesht një kernel? <span
+class="anchor-reference-id">(<a href="#linusagreed">#linusagreed</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+<p>Ai e pranoi këtë në ato fillime. Shënimet e versionit për Linux-in më të
+hershëm thonë, <a
+href="http://ftp.funet.fi/pub/linux/historical/kernel/old-versions/RELNOTES-0.01">
+“Shumica e mjeteve të përdorura me linux-in janë <em>software</em> GNU dhe
+gjenden nën <em>GNU copyleft</em>. Këto mjete nuk janë pjesë e shpërndarjes
+- pyetmëni mua (ose GNU-në) për më tepër të dhëna”</a>.</p>
+</dd>
+
+<dt id="finishhurd">Pse të mos përfundohet kerneli GNU Hurd, të hidhet në qarkullim sistemi GNU
+si një i tërë, dhe të harrohet çështja se çfarë të quhet GNU/Linux? <span
+class="anchor-reference-id">(<a href="#finishhurd">#finishhurd</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Do të donim të na jepej haka për sistemin operativ GNU, pavarësisht se me
+çfarë kerneli është përdorur.
+
+<p>Ta bësh GNU Hurd-in të funksionojë paq, sa të konkurrojë me Linux-in do të
+ishte punë shumë e madhe, dhe nuk është qartazi e domosdoshme. E vetmja
+gjë, e gabuar nga ana etike me Linux-in si kernel është përfshirja e
+“blob”-eve firmware; zgjidhja më e mirë e këtij problemi është <a
+href="http://fsf.org/campaigns/priority-projects"> zhvillimi i zëvendësimeve
+të lira për blob-e</a>.</p>
+</dd>
+
+<dt id="lost">Beteja është tashmë e humbur&mdash;shoqëria e ka vendosur dhe ne nuk mund ta
+ndryshojmë, madje pse duhet çuar mendja atje? <span
+class="anchor-reference-id">(<a href="#lost">#lost</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Kjo nuk është betejë, është fushatë edukimi. Se si të quhet një sistem nuk
+është një vendim i vetëm, që të merret në një çast nga “shoqëria”: çdo
+person, çdo ent, mund të vendosë cilin emër të përdorë. Nuk i bëni dot të
+tjerët të thonë “GNU/Linux”, por mund të vendosni ta quani sistemin
+“GNU/Linux” ju vetë&mdash;e duke bërë kështu, do të ndihmoni të edukohen të
+tjerët.
+</dd>
+
+<dt id="whatgood">Shoqëria e ka vendosur dhe ne nuk mund ta ndryshojmë, ndaj sa para bën, edhe
+po të them “GNU/Linux”? <span class="anchor-reference-id">(<a
+href="#whatgood">#whatgood</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Nuk bëhet fjalë për gjendje krejt-ose-hiç: pamje të sakta dhe të pasakta
+shpërndahen pak a shumë nga njerëz të ndryshëm. Nëse e quani një sistem
+“GNU/Linux”, do t’i ndihmoni të tjerët të mësojnë historinë e vërtetë të
+sistemit, origjinën dhe shkakun që e polli. Nuk mund ta ndreqni
+keqemërtimin kudo vetë, më shumë se sa mundemi ne, por mund të ndihmoni.
+Sikur vetëm ca qindra vetë t’ju shohin duke përdorur termin “GNU/Linux”, i
+bie të keni edukuar një numër domethënës njerëzish përmes shumë pak
+përpjekjeje. Dhe ca prej tyre do ta shpien ndreqjen edhe te të tjerë.
+</dd>
+
+<dt id="explain">A nuk do të ishte më mirë të quhej sistemi “Linux” dhe t’u mësohej njerëzve
+origjina e njëmendtë e tij, përmes një shpjegimi dhjetëminutësh? <span
+class="anchor-reference-id">(<a href="#explain">#explain</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Nëse na ndihmoni duke u shpjeguar të tjerëve në këtë mënyrë, e vlerësojmë
+mundimin tuaj, por kjo nuk është metoda më e mirë. Nuk është aq e efektshme
+sa emërtimi e sistemit “GNU/Linux”, dhe ua harxhon kohën në mënyrë të
+paefektshme.
+<p>
+Është e paefektshme sepse nuk ka për t’u qartësuar, dhe me siguri nuk ka për
+t’u përhapur. Disa nga njerëzit që dëgjojnë shpjegimin tuaj do t’i vënë
+veshin, dhe mund të përvetësojnë përfytyrimin e saktë të origjinës së
+sistemit. Por si zor t’ua përsërisin shpjegimin të tjerëve, kurdo që vjen
+fjala te sistemi. Ka gjasa që do ta quajnë “Linux”. Pa e dashur vërtet, do
+të ndihmojnë në përhapjen e përfytyrimit të pasaktë.</p>
+<p>
+Është e paefektshme sepse merr shumë kohë. Të thuash e të shkruash
+“GNU/Linux” do të hante vetëm pak sekonda në ditë, jo minuta, ndaj arrini të
+përfshini shumë më tepër njerëz në këtë mënyrë. Bërja e dallimit mes
+Linux-it dhe GNU/Linux-it kur shkruani dhe flisni është me tërë mend rruga
+më e lehtë për të ndihmuar Projektin GNU efektivisht.</p>
+</dd>
+
+<dt id="treatment">Ca persona qeshin me ju kur u kërkoni ta quajnë sistemin GNU/Linux. Pse ia
+nënshtroni veten këtij trajtimi? <span class="anchor-reference-id">(<a
+href="#treatment">#treatment</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Thirrja e sistemit “Linux” priret t’u japë njerëzve një përfytyrim të gabuar
+të historikut të sistemit dhe të shkaqeve që e pollën. Njerëzit që qeshin
+me kërkesën tonë ka gjasa të kenë marrë këtë përfytyrim të
+gabuar&mdash;mendojnë se puna jonë u bë nga Linusi, ndaj qeshin kur u
+kërkojmë të na jepet haka. Sikur ta dinin të vërtetën, ka gjasa se nuk do
+të qesheshin.
+<p>
+Pse i hyjmë rrezikut të bërjes së një kërkese që ndonjëherë i bën njerëzit
+të tallen me ne? Ngaqë shpesh sjell përfundime të dobishme që i ndihin
+Projektit GNU. Do të rrezikojmë abuzimin e pamerituar, vetëm synimi ynë të
+arrihet.</p>
+<p>
+Po qe se shihni të ndodhë një situatë kaq ironikisht e padrejtë, ju lutemi,
+mos rrini e bëni sehir. Ju lutemi, tregojuni njerëzve që tallen historinë e
+vërtetë. Kur të shohin pse kërkesa është e përligjur, ata që kanë pak mend
+do të reshtin së qeshuri.</p>
+</dd>
+
+<dt id="alienate">Ca persona ju dënojnë kur u kërkoni ta quajnë sistemin GNU/Linux. A nuk
+humbni duke i bërë ata të huaj? <span class="anchor-reference-id">(<a
+href="#alienate">#alienate</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Jo dhe aq. Njerëzit që nuk e vlerësojnë rolin tonë në zhvillimin e sistemit
+ka pak gjasa të bëjnë përpjekje domethënëse për të na ndihmuar. Nëse bëjnë
+punë që çon përpara synimet tona, të tilla si hedhje në qarkullim software-i
+të lirë, ka gjasa të ndodhë për shkaqe të tjera pa lidhje, jo se ua kërkuam
+ne. Ndërkohë, duke u mësuar të tjerëve t’i japin hakën e punës sonë dikujt
+tjetër, po minojnë aftësinë tonë të rekrutojmë ndihmë nga të tjerët.
+<p>
+Nuk ka kuptim të shqetësohemi se mos na largohen njerëz që janë tashmë, më
+së shumti, mosbashkëpunues, dhe është vetëmposhtje të tërhiqesh nga ndreqja
+e një problemi të madh nga frika se mos zemërohen njerëzit që e mbajnë atë
+gjallë. Prandaj do të vazhdojmë të përpiqemi ta ndreqim keqemërtimin.</p>
+</dd>
+
+<dt id="rename">Pavarësisht nga sa keni kontribuar, a është e ligjshme të riemërtohet
+sistemi operativ? <span class="anchor-reference-id">(<a
+href="#rename">#rename</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Nuk po riemërtojmë ndonjë gjë; kemi qenë duke e thirrur këtë sistem “GNU” që
+kur e bëmë të ditur më 1983. Njerëzit që provuan ta riemërtojnë në “Linux”,
+nuk duhej të kishin bërë ashtu.</dd>
+
+<dt id="force">A s’është gabim të detyrohen njerëzit ta quajnë sistemin “GNU/Linux”? <span
+class="anchor-reference-id">(<a href="#force">#force</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Do të qe gabim të detyrohen, dhe as provojmë. Ne e quajmë sistemin
+“GNU/Linux”, dhe ju kërkojmë të bëni njësoj.
+</dd>
+
+<dt id="whynotsue">Pse të mos paditen njerëzit që e quajnë krejt sistemin “Linux”? <span
+class="anchor-reference-id">(<a href="#whynotsue">#whynotsue</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Nuk ka rrethana ligjore për t’i paditur, por meqë besojmë në lirinë e
+fjalës, nuk do të donim ta bënin, sido që të qe. Ne u kërkojmë njerëzve ta
+quajnë sistemin “GNU/Linux” ngaqë kjo është gjëja e drejtë që duhet bërë.
+</dd>
+
+<dt id="require">A nuk do të duhej të vendosnit diçka te GNU GPL për t’u kërkuar njerëzve ta
+quajnë sistemin “GNU”? <span class="anchor-reference-id">(<a
+href="#require">#require</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Qëllimi i GNU GPL-së është të mbrojë lirinë e përdoruesit nga ata që do të
+krijonin versione pronësore të software-it të lirë. Ndërkohë që është e
+vërtetë që ata që e quajnë sistemin “Linux” shpesh bëjnë gjëra që e
+kufizojnë lirinë e përdoruesit, të tilla si paketim software-i jo të lirë në
+sistemin GNU/Linux ose madje edhe zhvillim software-i jo të lirë për qëllime
+të tilla, akti i thjeshtë i emërtimit të sistemit “Linux” nuk u mohon, në
+vetvete, përdoruesve lirinë e tyre. Duket jo e përshtatshme ta bësh GPL-në
+të kufizojë se ç’emër mund të përdoret për sistemin.
+</dd>
+
+<dt id="BSDlicense">Meqë kundërshtuat domosdoshmërinë e përmendjes së Universitetit të
+Kalifornisë sipas lejes origjinale BSD, a nuk është hipokrizi të kërkohet
+përmendja e projektit GNU? <span class="anchor-reference-id">(<a
+href="#BSDlicense">#BSDlicense</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Do të ishte hipokrizi të bëhej emri GNU/Linux domosdoshmëri licence, dhe as
+nuk duam. Ne vetëm <em>kërkojmë</em> që ju të na jepni hakun që meritojmë.
+
+<p>
+Ju lutemi, mbani shënim që ka të paktën <a href="/licenses/bsd.html"> dy
+licenca të ndryshme BSD</a>. Për hir të qartësisë, ju lutemi, mos përdorni
+termin “licencë BSD” pa specifikuar se për cilën bëhet fjalë.</p>
+</dd>
+
+<dt id="deserve">Meqë dështuat të vendosnit diçka te GNU GPL-ja, për t’u kërkuar njerëzve ta
+quajnë sistemin “GNU”, mirë t’ju bëhet; pse ankoheni tani? <span
+class="anchor-reference-id">(<a href="#deserve">#deserve</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Pyetja nënkupton një parakusht të përgjithshëm etik deri diku të
+debatueshëm: që, nëse njerëzit nuk ju detyrojnë t’i trajtoni pa hile, e keni
+tagër të përfitoni prej tyre sa të doni. Me fjalë të tjera, merr të
+mirëqenë që forca të jep të drejtë.
+<p>
+Shpresojmë se nuk pajtoheni me këtë parakusht, njësoj si ne.</p>
+</dd>
+
+<dt id="contradict">Mos do të ishte më mirë të mos i dilnit kundër asaj çka shumë vetë e
+besojnë? <span class="anchor-reference-id">(<a
+href="#contradict">#contradict</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Nuk mendojmë se duhet të merremi me grupe të mëdhenj njerëzish ngaqë këta
+janë ngatërruar. Shpresojmë që edhe ju do të vendosni që e vërteta është e
+rëndësishme.
+<p>
+Nuk do të mundnim kurrë të zhvillonim një sistem operativ të lirë pa mohuar
+së pari besëtytninë, të kultivuar nga shumë njerëz, që software-i pronësor
+është i ligjshëm dhe i pranueshëm.</p>
+</dd>
+
+<dt id="somanyright">Meqë shumë vetë e quajnë “Linux”, a e bën kjo të saktë? <span
+class="anchor-reference-id">(<a href="#somanyright">#somanyright</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Nuk besojmë se popullariteti i një gabimi e shndërron atë në një të vërtetë.
+</dd>
+
+<dt id="knownname">A s’është më mirë të quhet sistemi me emrin që e njohin shumica e
+përdoruesve? <span class="anchor-reference-id">(<a
+href="#knownname">#knownname</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Përdoruesit nuk është se janë të paaftë të nxënë. Meqë “GNU/Linux” përfshin
+“Linux”, do ta kuptojnë se për çfarë po flisni. Nëse me raste shtoni
+“(referuar shpesh si “Linux”)”, do ta kuptojnë.
+</dd>
+
+<dt id="winning">Mjaft vetë janë të ndjeshëm mbi çka është e leverdishme apo se kush po
+fiton, jo rreth argumenteve të drejtë apo të gabuar. A nuk mund ta
+përthithni mbështetjen e tyre përmes një rruge tjetër? <span
+class="anchor-reference-id">(<a href="#winning">#winning</a>)</span></dt>
+
+<dd>
+Të bësh kujdes vetëm për çka të leverdis, ose për kë po fiton, është trajtim
+i pamoral i jetës. Software-i jo i lirë është një shembull i këtij trajtimi
+të pamoralshëm dhe lulëzon mbi të. Ndaj për ne do të ishte vetëmposhtje t’i
+përulemi këtij trajtimi, parë në perspektivë afatgjatë. Ne do të vazhdojmë
+të flasim me termat e të saktës dhe të gabuarës.
+<p>
+Shpresojmë të jeni një prej atyre për të cilët e sakta dhe e gabuara kanë
+rëndësi.</p>
+</dd>
+
+</dl>
+
+<div class="translators-notes">
+
+<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't have notes.-->
+ </div>
+</div>
+
+<!-- for id="content", starts in the include above -->
+<!--#include virtual="/server/footer.sq.html" -->
+<div id="footer">
+<div class="unprintable">
+
+<p>Ju lutemi, pyetjet dhe kërkesat e përgjithshme rreth FSF-së &amp; GNU-së
+dërgojini te <a href="mailto:gnu@gnu.org">&lt;gnu@gnu.org&gt;</a>. Ka
+gjithashtu <a href="/contact/">mënyra të tjera për t’u lidhur me</a>
+FSF-në. Njoftimet për lidhje të dëmtuara dhe ndreqje apo këshilla të tjera
+mund të dërgohen te <a
+href="mailto:webmasters@gnu.org">&lt;webmasters@gnu.org&gt;</a>.</p>
+
+<p>
+<!-- TRANSLATORS: Ignore the original text in this paragraph,
+ replace it with the translation of these two:
+
+ We work hard and do our best to provide accurate, good quality
+ translations. However, we are not exempt from imperfection.
+ Please send your comments and general suggestions in this regard
+ to <a href="mailto:web-translators@gnu.org">
+
+ &lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p>
+
+ <p>For information on coordinating and submitting translations of
+ our web pages, see <a
+ href="/server/standards/README.translations.html">Translations
+ README</a>. -->
+Përpiqemi fort dhe bëjmë sa mundemi për të ofruar përkthime me cilësi të
+mirë dhe të përpikta. Megjithatë, nuk jemi të përjashtuar nga
+papërsosmëritë. Ju lutemi, komentet dhe këshillat e përgjithshme lidhur me
+këtë dërgojini te <a
+href="mailto:web-translators@gnu.org">&lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p><p>Për
+të dhëna mbi bashkërendimin dhe parashtrimin e përkthimeve të faqeve tona
+web, shihni <a href="/server/standards/README.translations.html">README për
+përkthimet</a>.</p>
+</div>
+
+<!-- Regarding copyright, in general, standalone pages (as opposed to
+ files generated as part of manuals) on the GNU web server should
+ be under CC BY-ND 4.0. Please do NOT change or remove this
+ without talking with the webmasters or licensing team first.
+ Please make sure the copyright date is consistent with the
+ document. For web pages, it is ok to list just the latest year the
+ document was modified, or published.
+
+ If you wish to list earlier years, that is ok too.
+ Either "2001, 2002, 2003" or "2001-2003" are ok for specifying
+ years, as long as each year in the range is in fact a copyrightable
+ year, i.e., a year in which the document was published (including
+ being publicly visible on the web or in a revision control system).
+
+ There is more detail about copyright years in the GNU Maintainers
+ Information document, www.gnu.org/prep/maintain. -->
+<p>Të drejta kopjimi &copy; 2001, 2006, 2007, 2008, 2010, 2011, 2013, 2014,
+2015, 2016, 2017, 2018, 2020 Free Software Foundation, Inc.</p>
+
+<p>Kjo faqe mund të përdoret sipas një licence <a rel="license"
+href="http://creativecommons.org/licenses/by-nd/4.0/">Creative Commons
+Attribution-NoDerivatives 4.0 International License</a>.</p>
+
+<!--#include virtual="/server/bottom-notes.sq.html" -->
+<div class="translators-credits">
+
+<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't want credits.-->
+ </div>
+
+<p class="unprintable"><!-- timestamp start -->
+U përditësua më:
+
+$Date: 2020/07/26 11:30:51 $
+
+<!-- timestamp end -->
+</p>
+</div>
+</div>
+<!-- for class="inner", starts in the banner include -->
+</body>
+</html>