summaryrefslogtreecommitdiff
path: root/talermerchantdemos/blog/articles/sq/free-sw.html
diff options
context:
space:
mode:
Diffstat (limited to 'talermerchantdemos/blog/articles/sq/free-sw.html')
-rw-r--r--talermerchantdemos/blog/articles/sq/free-sw.html714
1 files changed, 714 insertions, 0 deletions
diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/free-sw.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/free-sw.html
new file mode 100644
index 0000000..df5ea1e
--- /dev/null
+++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/free-sw.html
@@ -0,0 +1,714 @@
+<!--#set var="ENGLISH_PAGE" value="/philosophy/free-sw.en.html" -->
+
+<!--#include virtual="/server/header.sq.html" -->
+<!-- Parent-Version: 1.86 -->
+
+<!-- This file is automatically generated by GNUnited Nations! -->
+<title>Ç’është software-i i lirë? - Projekti GNU - Free Software Foundation (FSF)</title>
+<style type="text/css" media="print,screen"><!--
+.note { margin-left: 6%; margin-right: 6%; }
+@media (min-width: 48em) {
+ .note { margin-top: .8em; }
+}
+-->
+</style>
+<meta http-equiv="Keywords" content="GNU, FSF, Free Software Foundation, Linux, Emacs, GCC, Unix, Software i
+Lirë, Sistem Operativ, Kernel GNU, HURD, GNU HURD, Hurd" />
+<meta http-equiv="Description" content="Që prej 1983 në zhvillimin e sistemit operativ të lirë GNU, të ngjashëm me
+Unix-in, që përdoruesit e kompjuterit të jenë të lirë të shkëmbejnë dhe të
+përmirësojnë software-in që përdorin." />
+
+<!--#include virtual="/philosophy/po/free-sw.translist" -->
+<!--#include virtual="/server/banner.sq.html" -->
+<h2>Ç’është software-i i lirë?</h2>
+
+<div class="article">
+<h3>Përkufizimi i Software-it të Lirë</h3>
+
+<blockquote class="note" id="fsf-licensing"><p style="font-size: 80%">
+Keni një pyetje rreth licencimesh software-i të lirë që nuk ka përgjigje
+këtu? Shihni <a href="http://www.fsf.org/licensing">burime të tjera tonat
+mbi licencime</a> dhe, në qoftë e nevojshme, lidhuni me FSF Compliance Lab
+te <a href="mailto:licensing@fsf.org">licensing@fsf.org</a>.</p>
+</blockquote>
+
+<div class="comment">
+<p>
+Përkufizimi i software-it të lirë përfaqëson kriterin nëse një program
+software i caktuar duhet konsideruar software i lirë. Kohë pas kohe, ne e
+rishikojmë këtë përkufizim, për ta qartësuar ose për të zgjidhur pyetje dhe
+probleme të holla. Për një listë të ndryshimeve që prekin përkufizimin e
+software-it të lirë, shihni <a href="#History">ndarjen Historik</a> më
+poshtë.
+</p>
+
+<p>
+“Burimi i hapur” është diçka e ndryshme: ka një filozofi shumë të ndryshme
+të bazuar në vlera të tjera. Edhe përkufizimi praktik i tij është i
+ndryshëm, por thuajse krejt programet me burim të hapur janë në fakt të
+lirë. Dallimin e shpjegojmë te <a
+href="/philosophy/open-source-misses-the-point.html"> Pse “Burimi i Hapur”
+Nuk e Rrok Thelbin e Software-it të Lirë</a>.
+</p>
+</div>
+
+<p>
+“Software i lirë” do të thotë software që respekton lirinë e përdoruesve dhe
+bashkësinë. Afërsisht, do të thotë se <b>përdoruesit gëzojnë lirinë ta
+xhirojnë, kopjojnë, shpërndajnë, studiojnë, ndryshojnë dhe përmirësojnë
+software-in</b>. Kështu që, “software-i i lirë” është punë lirie, jo
+çmimi. Që të kuptoni konceptin, duhet ta mendoni “i lirë” si tek “fjala e
+lirë”, jo si te “birra falas”. Ndonjëherë e quajmë “libre software”, duke
+huazuar fjalën frënge os spanjolle përr “i lirë” si te liria, për të treguar
+se nuk nënkuptojmë se është falas.
+</p>
+
+<p>
+Ne i mbrojmë këto liri sepse i meriton çdokush. Me këto liri, përdoruesit
+(individualisht dhe kolektivisht) e kontrollojnë programin dhe ato që ky bën
+për ta. Kur përdoruesit nuk e kontrollojnë programin, e quajmë program “jo
+të lirë” ose “pronësor”. Programi jo i lirë e ka vetë kontrollin mbi
+përdoruesit, dhe programuesit kontrollojnë programin; kjo e bën programin <a
+href="/philosophy/free-software-even-more-important.html"> instrument
+pushteti të padrejtë mbi tjetrin</a>.
+</p>
+
+<h4> Katër liritë thelbësore</h4>
+
+<p>
+Një program është software i lirë nëse përdoruesit e programit gëzojnë mbi
+të katër liritë thelbësore: <a href="#f1">[1]</a>
+</p>
+
+<ul class="important">
+ <li>Liria për ta xhiruar programin si të doni, për çfarëdo qëllimi (liria 0).</li>
+ <li>Lirinë për të studiuar se si funksionon programi, dhe për ta ndryshuar, që
+kështu të punojë si doni ju (liria 1). Hyrja në kodin burim është parakusht
+për këtë.
+ </li>
+ <li>Lirinë për të rishpërndarë kopje, që kështu të mund t’i vini në ndihmë të
+tjerëve (liria 2).
+ </li>
+ <li>Liria për t’u shpërndarë të tjerëve kopje të versioneve tuaja të modifikuara
+(liria 3). Duke bërë kështu, mund t’i jepni bashkësisë një shans të
+përfitojë nga ndryshimet tuaja. Hyrja në kodin burim është parakusht për
+këtë.
+ </li>
+</ul>
+
+<p>
+Një program është software i lirë nëse u jep përdoruesve në mënyrë të
+mjaftueshme krejt këto liri. Përndryshe është jo i lirë. Teksa mund të
+dallojmë skema të ndryshme shpërndarjeje jo të lirë lidhur me sa thellë
+s’janë të lira, i konsiderojmë të tëra njësoj joetike.</p>
+
+<p>Në çfarëdo skenari të dhënë, këto liri duhet të zbatohen mbi çfarëdo kodi që
+kemi në plan të përdorim, ose bëjmë të tjerët të përdorin. Për shembull, le
+të marrim një program A i cili nis automatikisht një program B që të bëjë
+disa gjëra. Nëse kemi në plan ta shpërndajmë A-në siç është, kjo nënkupton
+që përdoruesve do t’u duhet B-ja, kështu që na duhet të gjykojmë nëse që të
+dy, A-ja dhe B-ja janë të lirë. Por nëse kemi në plan ta ndryshojmë A-në që
+të mos e përdorë B-në, vetëm A-ja na duhet i lirë; mund ta shpërfillim B-në.</p>
+
+<p>
+“Software i lirë” nuk do të thotë “jokomercial”. Një program i lirë duhet
+të jetë e mundur të përdoret për qëllime komerciale, për zhvillim komercial
+të tij, dhe shpërndarje komerciale. Zhvillimi komercial i software-it të
+lirë s’është më gjë e pazakontë; software i tillë i lirë komercial është
+shumë i rëndësishëm. Mund të keni paguar para për të patur kopje të
+software-it të lirë, ose mund t’i keni marrë kopjet falas. Por pavarësisht
+se si i siguruat kopjet tuaja, gëzoni përherë lirinë për ta kopjuar dhe
+ndryshuar software-in, madje edhe për <a href="/philosophy/selling.html">të
+shitur kopje të tij</a>.
+</p>
+
+<p>
+Një program i lirë duhet të ofrojë katër liritë për cilindo përdorues që
+merr një kopje të software-it, duke pranuar se përdoruesi deri në atë pikë
+është në pajtim me kushtet e licencës së lirë që mbulon software-in.
+Vendosja e disa lirive nën kufizim për disa përdorues, ose kërkesa që
+përdoruesit të paguajnë, në para ose të ngjashme, për t’i ushtruar ato,
+është thuajse njësoj me mosakordimin e lirive në fjalë, dhe duke e bërë
+kështu programin jo të lirë.
+</p>
+
+<h3>Qartësim i vijës në disa pika</h3>
+
+<p>Në pjesën e mbetur të këtij artikulli shpjegojmë më saktësisht se deri ku
+lypset të shtrihen liritë e ndryshme, lidhur me probleme të ndryshme, që një
+program të jetë i lirë.</p>
+
+<h4>Lirinë për ta xhiruar programin si të doni</h4>
+
+<p>
+Liria për të xhiruar programin nënkupton lirinë për çfarëdo lloj personi apo
+organizmi ta përdorë në çfarëdo sistemi kompjuteri, për çfarëdo pune apo
+qëllimi në përgjithësi, pa iu dashur të komunikojë për këtë me zhvilluesin
+apo çfarëdo njësie tjetër të veçantë. Në këtë liri, ajo që ka vlerë është
+qëllimi i <em>përdoruesit</em>, jo ai i <em>zhvilluesit</em>; ju si
+përdorues jeni të lirë ta xhironi programin për qëllimet tuaja, dhe nëse ia
+shpërndani dikujt tjetër, ai është mandej i lirë ta përdorë për qëllimet e
+tija, por ju s’keni ndonjë tagër të impononi qëllimet tuaja mbi të.
+</p>
+
+<p>
+Liria për ta xhiruar programin si të doni, do të thotë që s’është e ndaluar,
+as mund t’ju ndalë kush të bëni kështu. S’ka të bëjë fare me funksionet që
+ka programi, nëse është apo jo teknikisht i aftë të funksionojë në çfarëdo
+mjedisi të dhënë, apo nëse është apo jo i dobishëm për atë që doni të bëni.</p>
+
+<p>Për shembull, nëse kodi hedh tej arbitrarisht disa input-e të
+kuptimtë&mdash;ose madje dështon, sido qoftë&mdash;kjo mund ta bëjë
+programin më pak të dobishëm, ndoshta madje tërësisht të pavlerë, por nuk u
+mohon përdoruesve lirinë ta xhirojnë programin, ndaj nuk bie ndesh me lirinë
+0. Nëse programi është i lirë, përdoruesit mund ta përballojnë humbjen e
+dobishmërisë, ngaqë liritë 1 dhe 3 u lejojnë përdoruesve dhe bashkësive të
+krijojnë dhe shpërndajnë versione të ndryshuara pa kod arbitrar ndotës.</p>
+
+<h4>Lirinë për të studiuar kodin burim dhe për të bërë ndryshime</h4>
+
+<p>
+Që liritë 1 dhe 3 (liria për të bërë ndryshime dhe liria për të botuar
+versionet e ndryshuara) të kenë kuptim, duhet të keni hyrje te kodi burim i
+programit. Ndaj, hyrja në kodin burim është kusht i domosdoshëm për
+software-in e lirë. “Kodi burim” i errësuar s’është kod burim i njëmendtë
+dhe nuk vlen si kod burim.
+</p>
+
+<p>
+Liria 1 përfshin lirinë për ta përdorur versionin tuaj të ndryshuar në vend
+të origjinalit. Nëse programi shpërndahet si pjesë e një produkti të
+konceptuar të xhirojë versione të modifikuar të dikujt tjetër, por nuk
+pranon të xhirojë tuajt &mdash; praktikë e njohur si “tivoizim” ose
+“kyçje”, ose (sipas terminologjisë së mbrapshtë të praktikuesve të saj) si
+“nisje e sigurt” &mdash; liria 1 bëhet një pretendim i zbrazët, në vend se
+një realitet praktik. Këta dyorë s’janë software i lirë, edhe pse kodi
+burim prej nga u përpiluan është i lirë.
+</p>
+
+<p>
+Një rrugë e rëndësishme për të ndryshuar një program është ajo përmes
+përzierjes së tij në nënrutina dhe module të passhëm lirisht. Nëse licenca
+e programit thotë se nuk mund ta përzieni në një modul ekzistues të
+licencuar në mënyrë të përshtatshme &mdash; për shembull, nëse lyp domosdo
+që të jeni i zoti i të drejtave të kopjimit të çdo kodi që shtoni &mdash;
+atëherë licenca është shumë kufizuese për t’u cilësuar si e lirë.
+</p>
+
+<p>
+Nëse një ndryshim përbën apo jo një përmirësim, është diçka subjektive.
+Nëse e drejta juaj për të ndryshuar programin kufizohet, në thelb, me
+ndryshime që përmirësime i konsideron dikush tjetër, ai program s’është i
+lirë.
+</p>
+
+<h4>Lirinë për ta rishpërndarë, nëse doni: kushte të domosdoshme</h4>
+
+<p>Liria për të shpërndarë (liria 2 dhe 3) nënkupton që jeni të lirë të
+rishpërndani kopje, me ose pa modifikime, falas ose duke zbatuar një çmim
+për shpërndarjen, ndaj <a href="#exportcontrol">kujtdo, kudo</a>. Të jesh i
+lirë për të bërë këto do të thotë (mes të tjerash) që nuk ju duhet të
+kërkoni apo paguani ndonjë leje për të bërë ashtu.
+</p>
+
+<p>
+Duhet gjithashtu të gëzoni lirinë për të bërë modifikime dhe përdorur ato
+privatisht në punën apo zbavitjen tuaj, pa u dashur as të përmendni diku që
+ato ekzistojnë. Nëse i bëni publike ndryshimet tuaja, s’duhet t’ju duhet të
+njoftoni dikë veçanërisht, apo në çfarëdo mënyre të veçantë.
+</p>
+
+<p>
+Liria 3 përshkruan lirinë për të hedhur në qarkullim si software të lirë
+versionet tuaj të modifikuar. Një licencë e lirë mundet të lejojë
+gjithashtu rrugë të tjera të hedhjes së tyre në qarkullim; me fjalë të
+tjera, s’ka pse të jetë medoemos licencë <a
+href="/copyleft/copyleft.html">copyleft</a><sup><a
+href="#TransNote1">1</a></sup>. Por, një licencë që kërkon që versionet e
+modifikuar të jenë jo të lirë , nuk cilësohet licencë e lirë.
+</p>
+
+<p>
+Liria për të rishpërndarë kopje duhet të përfshijë formatet dyore apo të
+ekzekutueshme të programit, si dhe kodin burim, për të dy llojet e
+versioneve, të modifikuara ose jo. (Shpërndarja e programeve në formë të
+xhirueshme është e domosdoshme për sisteme operativë të lirë të instalueshëm
+lehtësisht.) Nëse s’ka rrugë për të prodhuar një formë dyore ose të
+ekzekutueshme për një program të dhënë (ngaqë disa gjuhë nuk e mbulojnë këtë
+veçori), s’ka gjë, por duhet të gëzoni lirinë për rishpërndarje formash të
+tilla, nëse gjeni ose zhvilloni një rrugë për t’i krijuar ato.
+</p>
+
+<h4>Copyleft-i</h4>
+
+<p>
+Disa lloje rregullash mbi mënyrën e shpërndarjes së software-it të lirë janë
+të pranueshme, kur nuk përplasen me liritë qendrore. Për shembull, <a
+href="/copyleft/copyleft.html">copyleft</a> (e thënë shumë thjesht) është
+rregulli sipas të cilit, kur rishpërndani programin, s’mund të shtoni
+kufizime për t’u mohuar të tjerëve liritë qendrore. Ky rregull nuk ka
+përplasje me liritë qendrore; në fakt i mbron ato.
+</p>
+
+<p>
+Në projektin GNU, copyleft-in e përdorim për të mbrojtur ligjërisht katër
+liritë për këdo. Besojmë se ka arsye të rëndësishme pse <a
+href="/philosophy/pragmatic.html">është më mirë të përdoret copyleft-i</a>.
+Megjithatë, <a
+href="/philosophy/categories.html#Non-CopyleftedFreeSoftware"> software i
+lirë jo nën copyleft</a> është gjithashtu etik. Për një përshkrim rreth se
+si lidhen me njëri-tjetrin “software-i i lirë” “software nën copyleft” dhe
+të tjera kategori software-i, shihni <a
+href="/philosophy/categories.html">Kategori Software-i të Lirë</a>.
+</p>
+
+<h4>Rregulla mbi paketimin dhe hollësi shpërndarjeje</h4>
+
+<p>
+Rregullat se si të paketohet një version i modifikuar janë të pranueshme,
+nëse nuk e kufizojnë në thelb lirinë tuaj për të hedhur në qarkullim
+versione të modifikuara, ose lirinë tuaj për të bërë dhe përdorur privatisht
+versione të modifikuar. Ndaj, është e pranueshme që licenca të kërkojë të
+ndryshoni emrin e versionit të modifikuar, të hiqni një logo, ose t’i
+identifikoni ndryshimet si tuajat. Për sa kohë që këto domosdoshmëri s’janë
+edhe aq të rënda, sa t’ju pengojnë efektivisht të hidhni në qarkullim
+ndryshimet tuaja, ato janë të pranueshme; jeni duke bërë tashmë ndryshime në
+program, ndaj s’do ta keni problem të bëni edhe ca të tjera.
+</p>
+
+<p>
+Rregullat sipas të cilave “nëse e bëni versionin tuaj të passhëm në këtë
+mënyrë, duhet ta bëni të passhëm edhe në atë mënyrën tjetër” mund të jenë të
+pranueshme, me të njëjtat kushte. Shembull i një rregulli të tillë të
+pranueshëm është ai që thotë se nëse keni shpërndarë një version të
+modifikuar dhe zhvilluesi i mëparshëm kërkon një kopje të tij, duhet t’i
+dërgoni një të tillë. (Kini parasysh që një rregull i tillë ju lë ende
+mundësinë e zgjedhjes mbi pyetjen ta shpërndani apo jo versionin tuaj.)
+Janë të pranueshme edhe rregullat që kërkojnë hedhjen në qarkullim për
+përdoruesit të kodit burim për versione që i kaloni në përdorim publik.
+</p>
+
+<p>
+Një çështje e veçantë shfaqet kur një licencë lyp ndryshimin e emrit me të
+cilin një program përdoret brenda programesh të tjerë. Kjo efektivisht ju
+pengon hedhjen në qarkullim të versionit tuaj të ndryshuar, që kështu ai të
+mund të zëvendësojë origjinalin, kur përdoret nga këta programe të tjerë.
+Kjo lloj domosdoshmërie është e pranueshme vetëm nëse ka ndonjë mundësi të
+përshtatshme <em>aliasing</em><sup><a href="#TransNote2">2</a></sup> që ju
+lejon të caktoni emrin origjinal të programit si një alias për versionin e
+modifikuar.</p>
+
+<h4>Rregulla eksporti</h4>
+
+<p>
+Ka raste kur <a id="exportcontrol">rregulloret e kontrollit të
+eksporteve</a> dhe sanksionet tregtare qeveritare mund ta ngushtojnë lirinë
+tuaj për shpërndarje ndërkombëtare kopjesh programesh. Zhvilluesit e
+software-it nuk kanë fuqi të eliminojnë apo anashkalojnë këto kufizime, por
+ajo që mund dhe duhet të bëjnë është të mos pranojnë imponimin e tyre si
+kushte për përdorimin e programit. Në këtë mënyrë, kufizimet nuk do të kenë
+ndikim mbi veprimtaritë dhe njerëzit jashtë juridiksionit të atyre
+qeverive. Kështu që, licencat e software-it të lirë nuk duhet të kërkojnë
+bindje ndaj çfarëdo rregulloresh jotriviale eksporti, si kusht për ushtrimin
+e cilësdo prej lirive thelbësore.
+</p>
+
+<p>
+Thjesht përmendja e ekzistencës së rregullave të eksportit, pa i bërë ato
+një kusht te vetë licenca, është e pranueshme, sa kohë që nuk kufizohen
+përdoruesit. Nëse një rregullore eksportesh është praktikisht triviale për
+software-in e lirë, atëherë bërja e saj e domosdoshme si kusht s’është
+problem; por është problem potencial, ngaqë një ndryshim i mëvonshëm në
+ligjin e eksportit mund ta bëjë domosdoshmërinë jotriviale, duke e bërë
+kështu jo të lirë software-in.
+</p>
+
+<h4>Konsiderata ligjore</h4>
+
+<p>
+Që këto liri të jenë të njëmendta, ato duhet të jenë përhershme dhe të
+pashfuqizueshme, sa kohë që s’bëni gjë të keqe; nëse zhvilluesi i
+software-it ka fuqinë ta shfuqizojë licencën, ose të shtojë në kushtet e saj
+kufizime pas dasme, pa bërë ju diçka që t’i japë shkak, software-i është jo
+i lirë.
+</p>
+
+<p>
+Një licencë e lirë nuk duhet të kërkojë pajtueshmëri me licencën e një
+programi jo të lirë. Ndaj, për shembull, nëse një licencë kërkon që të
+pajtoheni me licencat e “krejt programeve që përdorni”, në rastin e një
+përdoruesi që xhiron programe jo të lira do të kërkonte pajtueshmëri me
+liccencat e këtyre programeve jo të lira;kjo e bën licencën jo të lirë.
+</p>
+
+<p>
+Është e pranueshme për një licencë të lirë të specifikojë se cili ligj i
+juridiksionit e prek, ose se ku duhen trajtuar mosmarrëveshjet, ose që të
+dyja.
+</p>
+
+<h4>Licenca me bazë kontrata</h4>
+
+<p>
+Shumica e licencave të software-it të lirë bazohen në të drejta të kopjimit
+(copyright), dhe ekzistojnë kufizime mbi se ç’lloj domosdoshmërisë mund të
+bëhen të detyrueshme përmes të drejtave të kopjimit. Nëse një licencë e
+bazuar në të drejta kopjimi e respekton lirinë në mënyrat e përshkruara më
+sipër, ka shumë pak mundësi të ketë ndonjë lloj problemi tjetër që nuk e
+kemi marrë parasysh tashmë (kjo ndodh, me raste). Por, disa licenca
+software-i të lirë bazohen në kontrata, dhe kontratat mund të imponojnë një
+gamë shumë më të gjerë kufizimesh të mundshme. Kjo do të thotë se ka mjaft
+mënyra të mundshme që një licencë e tillë të jetë kufizuese dhe jo e lirë sa
+për të mos u pranuar më.
+</p>
+
+<p>
+S’mund të radhitim dot gjithë mënyrat se si mund të ndodhë kjo. Nëse një
+licencë me bazë kontrata e kufizon përdoruesin në një mënyrë jo të zakonshme
+sipas të cilës licencat e bazuara në të drejta kopjimi nuk munden, dhe e
+cila s’është përmendur këtu si e ligjshme, do të na duhet të mendohemi për
+të, dhe gjasat janë që do të dalim me përfundimin se është jo e lirë.
+</p>
+
+<h4>Përdorni fjalët e duhura kur flisni mbi software-in e lirë</h4>
+
+<p>
+Kur flitet rreth software-it të lirë, është mirë të shmangen terma të tillë
+si “dhënë falas” ose “falas”, ngaqë këto terma nënkuptojnë se punë këtu
+është te çmimi, jo te liria. Disa terma të rëndomtë, të tillë si “pirateri”
+trupëzojnë opinione që shpresojmë se nuk do t’i bëni tuajt. Për një
+diskutim të këtyre termave, shihni <a
+href="/philosophy/words-to-avoid.html">Fjalë Që Duhen Shmangur (ose Përdorur
+me Kujdes) Ngaqë Janë Me Spec ose Ngatërruese</a>. Kemi gjithashtu edhe një
+listë <a href="/philosophy/fs-translations.html">përkthimesh të përshtatshme
+të “free software”</a> në gjuhë të ndryshme.
+</p>
+
+<h4>Si i interpretojmë këto kritere</h4>
+
+<p>
+Së fundi, vini re që kritere si ato të pohuara në këtë përkufizim të
+software-it të lirë kërkojnë përsiatje të kujdesshme për interpretimin e
+tyre. Për të vendosur nëse licenca e një software-i të caktuar kualifikohet
+si licencë software-i të lirë, e gjykojmë duke u bazuar në këto kritere për
+të përcaktuar nëse pajtohet me frymën e tyre, si dhe për fjalët e sakta.
+Nëse një licencë përfshin kufizime të papranueshme, e hedhim poshtë, edhe
+pse nuk e patëm parashikuar problemin te këto kritere. Ndonjëherë ndonjë
+domosdoshmëri licence nxjerr një çështje që kërkon mendim të thelluar,
+përfshi diskutime me një jurist, përpara se të mund të vendosim nëse
+domosdoshmëria është e pranueshme. Kur mbërrijmë në një përfundim rreth një
+problemi të ri, shpesh i përditësojmë këto kushte për ta bërë më të lehtë të
+shihet pse licenca të caktuara kualifikohen ose jo.
+</p>
+
+<h4>Merrni ndihmë rreth licencash të lira</h4>
+
+<p>
+Nëse interesoheni se kualifikohet apo jo si licencë software-i të lirë një
+licencë e caktuar, shihni <a href="/licenses/license-list.html">listën tonë
+të licencave</a>. Nëse licenca për të cilën interesoheni nuk gjendet atje,
+mund të na pyesni rreth saj duke na dërguar një email te <a
+href="mailto:licensing@gnu.org">&lt;licensing@gnu.org&gt;</a>.
+</p>
+
+<p>
+Nëse po mendoheni për të hartuar një licencë të re, ju lutemi, lidhuni me
+Free Software Foundation së pari, duke u shkruar te kjo adresë. Shtimi i
+licencave të ndryshme për software-in e lirë do të thotë shtim i përpjekjeve
+të përdoruesve për t’i kuptuar licencat; mund të jemi në gjendje t’ju
+ndihmonin të gjenit një licencë ekzistuese Software-i të Lirë që i plotëson
+nevojat tuaja.
+</p>
+
+<p>
+Nëse kjo s’është e mundur, nëse vërtet keni nevojë për një leje të re, me
+ndihmon tonë mund të sigurohet që licenca të jetë vërtet licencë Software-i
+të Lirë dhe të shmangë probleme të ndryshme praktike.
+</p>
+
+<h3 id="beyond-software">Tej Software-it</h3>
+
+<p>
+<a href="/philosophy/free-doc.html">Doracakët e software-it duhet të jenë të
+lirë</a>, për të njëjtat arsye që software-i duhet të jetë i lirë, dhe ngaqë
+doracakët janë në fakt pjesë e software-it.
+</p>
+
+<p>
+Të njëjtët argumente vlejnë për lloje të tjera veprash të përdorimit praktik
+&mdash; domethënë, për vepra që trupëzojnë dije të dobishme, fjala vjen,
+vepra edukative apo vepra referimi. <a
+href="http://wikipedia.org">Wikipedia</a> është shembulli më i mirënjohur.
+</p>
+
+<p>
+Çfarëdo lloj vepre <em>mund</em> të jetë e lirë, dhe përkufizimi i
+software-it të lirë është zgjeruar në një përkufizim <a
+href="http://freedomdefined.org/"> veprash kulturore të lira</a> i
+zbatueshëm mbi çfarëdo lloji veprash.
+</p>
+
+<h3 id="open-source">Burim i Hapur?</h3>
+
+<p>
+Një grup tjetër përdor termin “burim i hapët” për të nënkuptuar diçka të
+afërt (por jo identike) me “software-in e lirë”. Ne parapëlqejmë termin
+“software i lirë”, ngaqë pasi të dëgjoni si i referohet lirisë, dhe jo
+çmimit, ju sjell në mendje lirinë. Fjala “i hapët” <a
+href="/philosophy/open-source-misses-the-point.html"> nuk i referohet kurrë
+lirisë</a>.
+</p>
+</div>
+
+<h3 id="History">Historik</h3>
+
+<p>Përkufizimin e Software-it të Lirë e rishikojmë herë pas here. Ja një listë
+e ndryshimeve thelbësore, tok me lidhje për të parë saktësisht se ç’kemi
+ndryshuar.</p>
+
+<ul>
+
+<li><a
+href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.164&amp;r2=1.165">Version
+1.165</a>: Qartëso se bezdisjet arbitrare në kod nuk mohojnë lirinë 0, dhe
+se liritë 1 dhe 3 bëjnë të mundur që përdoruesit t’i heqin ato.</li>
+
+<li><a
+href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.152&amp;r2=1.153">Version
+1.153</a>:Qartësim se liria për të xhiruar programin do të thotë se asgjë
+s’mund t’ju ndalojë për ta bërë të xhirojë.</li>
+
+<li><a
+href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.140&amp;r2=1.141">Version
+1.141</a>: Qartëson se cili kod lypset të jetë i lirë.</li>
+
+<li><a
+href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.134&amp;r2=1.135">Version
+1.135</a>: Të thuhet çdo herë që liria 0 është liria për të xhiruar
+programin si të doni.</li>
+
+<li><a
+href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.133&amp;r2=1.134">Version
+1.134</a>: Liria 0 s’ka lidhje me funksionin e programit.</li>
+
+<li><a
+href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.130&amp;r2=1.131">Version
+1.131</a>: Një licencë e lirë s’duhet të kërkojë pajtueshmëri me një licencë
+jo të lirë të një programi tjetër.</li>
+
+<li><a
+href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.128&amp;r2=1.129">Version
+1.129</a>: Pohohet shprehimisht se lejohet zgjedhja e ligjit dhe zgjedhja e
+specifikimeve të forumit. (Ky ka qenë përherë rregulli ynë.)</li>
+
+<li><a
+href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.121&amp;r2=1.122">Version
+1.122</a>: Një domosdoshmëri nga kontrolle eksportesh është vërtet problem
+nëse kërkesa s’është triviale; përndryshe është vetëm një problem potencial.</li>
+
+<li><a
+href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.117&amp;r2=1.118">Version
+1.118</a>: Qartësim: problemi janë kufizimet mbi të drejtën tuaj për të
+modifikuar, jo mbi çfarë modifikimesh keni bërë. Dhe modifikimet nuk
+kufizohen te “përmirësime”</li>
+
+<li><a
+href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.110&amp;r2=1.111">Version
+1.111</a>: Qartësim i 1.77 duke thënë se të papranueshme janë vetëm
+<em>kufizimet</em> me prapaverpim. Mbajtësit e të drejtave të kopjimit
+munden përherë të akordojnë <em>leje</em> shtesë për përdorimin e veprës
+duke e hedhur veprën në qarkullim paralelisht në një mënyrë tjetër.</li>
+
+<li><a
+href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.104&amp;r2=1.105">Version
+1.105</a>: Pasqyrim, te pohimi i shkurtër i lirisë 1, i idesë (tashmë të
+pohuar në versionin 1.80) se përfshin përdorimin përnjëmend të versionit
+tuaj të ndryshuar për punët tuaja në kompjuter.</li>
+
+<li><a
+href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.91&amp;r2=1.92">Version
+1.92</a>: Sqarim se kodi i errësuar s’kualifikohet si kod burim.</li>
+
+<li><a
+href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.89&amp;r2=1.90">Version
+1.90</a>: Sqarim se liria 3 nënkupton të drejtën për të shpërndarë kopje të
+versionit tuaj të modifikuar ose të përmirësuar, jo ndonjë të drejtë për të
+marrë pjesë në projektin e dikujt tjetër.</li>
+
+<li><a
+href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.88&amp;r2=1.89">Version
+1.89</a>: Liria 3 përfshin të drejtë për të hedhur në qarkullim si software
+i lirë të versioneve të modifikuara.</li>
+
+<li><a
+href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.79&amp;r2=1.80">Version
+1.80</a>: Liria 1 duhet të jetë praktike, jo teorike; thënë ndryshe, jo
+tivo-izim.</li>
+
+<li><a
+href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.76&amp;r2=1.77">Version
+1.77</a>: Sqarim se krejt ndryshimet me prapaveprim te licenca janë të
+papranueshme, edhe pse s’përshkruhet si një zëvendësim i plotë.</li>
+
+<li><a
+href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.73&amp;r2=1.74">Version
+1.74</a>: Katër sqarime pikash jo aq eksplicite sa duhet, ose pohuar diku,
+por pa u pasqyruar kudo:
+<ul>
+<li>"Përmirësime" s’do të thotë që licenca mund të kufizojë në thelb çfarë
+versionesh të modifikuara mund të hidhni në qarkullim. Liria 3 përfshin
+shpërndarjen e versioneve të modifikuar, jo thjesht të ndryshimeve.</li>
+<li>E drejta për të përzierë module ekzistues iu referohet atyre që janë të
+licencuar në mënyrë të përshtatshme.</li>
+<li>Poho shprehimisht përfundimin e pikës mbi kontrolle eksporti.</li>
+<li>Imponimi i një ndryshimi licence përbën shfuqizim të licencës së vjetër.</li>
+</ul>
+</li>
+
+<li><a
+href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.56&amp;r2=1.57">Version
+1.57</a>: Shtim i ndarjes “Tej Software-it”.</li>
+
+<li><a
+href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.45&amp;r2=1.46">Version
+1.46</a>: Sqarim se cili synim është domethënës te liria për ta xhiruar
+programin për çfarëdo qëllimi.</li>
+
+<li><a
+href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.40&amp;r2=1.41">Version
+1.41</a>: Qartësim i shprehjes rreth licencash me bazë kontrata.</li>
+
+<li><a
+href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.39&amp;r2=1.40">Version
+1.40</a>: Shpjegim se një licencë e lirë duhet t’ju lejojë përdorimin e
+tjetër software të lirë të gatshëm për të krijuar modifikimet tuaja.</li>
+
+<li><a
+href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.38&amp;r2=1.39">Version
+1.39</a>: Të vihet re se është e pranueshme për një licencë të kërkojë të
+jepni burimin për versione të software-it që kaloni në përdorim publik.</li>
+
+<li><a
+href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.30&amp;r2=1.31">Version
+1.31</a>: Të vihet re se është e pranueshme për një licencë të kërkojë të
+identifikoni veten si autor i ndryshimeve. Të tjera qartësime të vockla
+nëpër tekst.</li>
+
+<li><a
+href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.22&amp;r2=1.23">Version
+1.23</a>: Trajton probleme të mundshme të lidhura me licenca të bazuara në
+kontrata.</li>
+
+<li><a
+href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.15&amp;r2=1.16">Version
+1.16</a>: Shpjegohet pse shpërndarja e dyorëve është e rëndësishme.</li>
+
+<li><a
+href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;r1=1.10&amp;r2=1.11">Version
+1.11</a>: Të vihet re që një licencë e lirë mund të lypë që t’u dërgoni
+autorëve të mëparshëm një kopje të versioneve që shpërndani, nëse jua
+kërkojnë.</li>
+
+</ul>
+
+<p>Ka zbrazëti në numrat e versioneve të treguar më sipër, ngaqë ka ndryshime
+të tjera në këtë faqe që nuk prekin përkufizimin ose interpretime të tij.
+Për shembull, lista nuk përfshin ndryshimet te anësoret, formatimi,
+drejtshkrimi, shenjat e pikësimit, apo pjesë të tjera të kësaj faqeje.
+Listën e plotë të ndryshimeve te faqja mund ta shqyrtoni përmes <a
+href="http://web.cvs.savannah.gnu.org/viewvc/www/philosophy/free-sw.html?root=www&amp;view=log">ndërfaqes
+cvsweb</a>.</p>
+
+<h3 style="font-size:1em">Poshtëshënim</h3>
+<ol>
+<li id="f1">Arsyeja pse numërohen si 0, 1, 2 dhe 3 ka të bëjë me historinë. Aty rreth
+1990-s kish tre liri, të numërtuara 1, 2 dhe 3. Mandej kuptuam se liria për
+ta xhiruar programin lypsej të përmendej shprehimisht. Ishte e qartë se qe
+më elementare se tre të tjerat, ndaj duhet t’u paraprinte atyre. Në vend që
+të rinumërtonim të tjerat, e bëmë liria&nbsp;0.</li>
+</ol>
+
+<div class="translators-notes">
+
+<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't have notes.-->
+ </div>
+</div>
+
+<!-- for id="content", starts in the include above -->
+<!--#include virtual="/server/footer.sq.html" -->
+<div id="footer">
+<div class="unprintable">
+
+<p>Ju lutemi, pyetjet dhe kërkesat e përgjithshme rreth FSF-së &amp; GNU-së
+dërgojini te <a href="mailto:gnu@gnu.org">&lt;gnu@gnu.org&gt;</a>. Ka
+gjithashtu <a href="/contact/">mënyra të tjera për t’u lidhur me</a>
+FSF-në. Njoftimet për lidhje të dëmtuara dhe ndreqje apo këshilla të tjera
+mund të dërgohen te <a
+href="mailto:webmasters@gnu.org">&lt;webmasters@gnu.org&gt;</a>.</p>
+
+<p>
+<!-- TRANSLATORS: Ignore the original text in this paragraph,
+ replace it with the translation of these two:
+
+ We work hard and do our best to provide accurate, good quality
+ translations. However, we are not exempt from imperfection.
+ Please send your comments and general suggestions in this regard
+ to <a href="mailto:web-translators@gnu.org">
+
+ &lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p>
+
+ <p>For information on coordinating and submitting translations of
+ our web pages, see <a
+ href="/server/standards/README.translations.html">Translations
+ README</a>. -->
+Përpiqemi fort dhe bëjmë sa mundemi për të ofruar përkthime me cilësi të
+mirë dhe të përpikta. Megjithatë, nuk jemi të përjashtuar nga
+papërsosmëritë. Ju lutemi, komentet dhe këshillat e përgjithshme lidhur me
+këtë dërgojini te <a
+href="mailto:web-translators@gnu.org">&lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p><p>Për
+të dhëna mbi bashkërendimin dhe parashtrimin e përkthimeve të faqeve tona
+web, shihni <a href="/server/standards/README.translations.html">README për
+përkthimet</a>.</p>
+</div>
+
+<!-- Regarding copyright, in general, standalone pages (as opposed to
+ files generated as part of manuals) on the GNU web server should
+ be under CC BY-ND 4.0. Please do NOT change or remove this
+ without talking with the webmasters or licensing team first.
+ Please make sure the copyright date is consistent with the
+ document. For web pages, it is ok to list just the latest year the
+ document was modified, or published.
+
+ If you wish to list earlier years, that is ok too.
+ Either "2001, 2002, 2003" or "2001-2003" are ok for specifying
+ years, as long as each year in the range is in fact a copyrightable
+ year, i.e., a year in which the document was published (including
+ being publicly visible on the web or in a revision control system).
+
+ There is more detail about copyright years in the GNU Maintainers
+ Information document, www.gnu.org/prep/maintain. -->
+<p>Të drejta kopjimi &copy; 1996, 2002, 2004-2007, 2009-2019 Free Software
+Foundation, Inc.</p>
+
+<p>Kjo faqe mund të përdoret sipas një licence <a rel="license"
+href="http://creativecommons.org/licenses/by-nd/4.0/">Creative Commons
+Attribution-NoDerivatives 4.0 International License</a>.</p>
+
+<!--#include virtual="/server/bottom-notes.sq.html" -->
+<div class="translators-credits">
+
+<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't want credits.-->
+ </div>
+
+<p class="unprintable"><!-- timestamp start -->
+U përditësua më:
+
+$Date: 2019/09/01 09:29:49 $
+
+<!-- timestamp end -->
+</p>
+</div>
+</div>
+<!-- for class="inner", starts in the banner include -->
+</body>
+</html>