summaryrefslogtreecommitdiff
path: root/talermerchantdemos/blog/articles/sq/free-software-even-more-important.html
diff options
context:
space:
mode:
Diffstat (limited to 'talermerchantdemos/blog/articles/sq/free-software-even-more-important.html')
-rw-r--r--talermerchantdemos/blog/articles/sq/free-software-even-more-important.html400
1 files changed, 400 insertions, 0 deletions
diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/free-software-even-more-important.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/free-software-even-more-important.html
new file mode 100644
index 0000000..d041b5d
--- /dev/null
+++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/free-software-even-more-important.html
@@ -0,0 +1,400 @@
+<!--#set var="ENGLISH_PAGE" value="/philosophy/free-software-even-more-important.en.html" -->
+
+<!--#include virtual="/server/header.sq.html" -->
+<!-- Parent-Version: 1.90 -->
+
+<!-- This file is automatically generated by GNUnited Nations! -->
+<title>Software-i i Lirë Është Edhe Më i Rëndësishëm Tani - Projekti GNU - Free
+Software Foundation</title>
+
+<!--#include virtual="/philosophy/po/free-software-even-more-important.translist" -->
+<!--#include virtual="/server/banner.sq.html" -->
+<h2>Software-i i Lirë Tani Është Edhe Më i Rëndësishëm</h2>
+
+<p class="byline">nga <a href="http://www.stallman.org/">Richard Stallman</a></p>
+
+<p><em>Një version thelbësisht i redaktuar i këtij artikulli u botua në <a
+href="http://www.wired.com/opinion/2013/09/why-free-software-is-more-important-now-than-ever-before">
+Wired</a>.</em></p>
+
+<div class="announcement">
+<p>
+<a href="/help/help.html">Rrugë të këshilluara, përmes të cilave mund të
+ndihmoni lëvizjen për software të lirë</a>
+</p>
+</div>
+<hr class="thin" />
+
+<p>Që prej 1983-shit, Lëvizja për Software të Lirë ka dalë në mbrojtje të
+lirisë së përdoruesve të kompjuterit&mdash;që përdoruesit të kontrollojnë
+software-in që përdorin, jo anasjelltas. Kur një program respekton lirinë e
+përdoruesve dhe bashkësinë, e quajmë &ldquo;software të lirë.&rdquo;</p>
+
+<p>Të tillë software e quajmë &ldquo;software libre&rdquo; që të theksojmë
+aspektin se e kemi fjalën për lirinë, jo çmimin. Disa programe pronësore
+(jo të lira, të tilla si Photoshop, janë shumë të shtrenjta; ë tjera, fjala
+vjen Flash Player, janë falas&mdash;por kjo është hollësi e vogël. Sipas
+njërës mënyrë, apo tjetrës, ato i japin zhvilluesit të programit pushtet mbi
+përdoruesit, pushtet që nuk duhet ta ketë kush.</p>
+
+<p>Këto dy programe jo të lira kanë diçka të përbashkët: janë që të dy
+<em>malware</em>. Domethënë, që të dy kanë funksione të konceptuar për
+abuzim të përdoruesit. Software-i pronësor, sot, shpesh është
+<em>malware</em>, ngaqë <a href="/proprietary/proprietary.html">pushteti i
+zhvilluesve i korrupton ata</a>. Në atë listë radhiten rreth 450 funksione
+të ndryshme dashakeqe (deri në Janar të 2020-s), por pa diskutim që kjo
+është vetëm maja e ajsbergut.</p>
+
+<p>Me software-in e lirë, programin e kontrollojnë përdoruesit, individualisht
+dhe kolektivisht. Pra ata kontrollojnë çfarë bëjnë kompjuterët e tyre (duke
+pranuar që këta kompjutera janë <a
+href="/philosophy/loyal-computers.html">të besës</a> dhe bëjnë çka programet
+e përdoruesit u thonë të bëjë).</p>
+
+<p>Me software-in pronësor, programi kontrollon përdoruesit, dhe disa njësi të
+tjera (zhvilluesi ose &ldquo;pronari&rdquo;) kontrollojnë programin. Pra
+programi pronësor i jep zhvilluesit të tij pushtet mbi përdoruesit. Kjo në
+vetvete është e padrejtë; për më tepër, e josh zhvilluesin të abuzojë me
+përdoruesit në rrugë të tjera.</p>
+
+<p>Edhe kur software-i pronësor s’është thjesht dashakeq, zhvilluesit e tij
+kanë shtysa ta bëjnë <a
+href="https://observer.com/2016/06/how-technology-hijacks-peoples-minds%E2%80%8A-%E2%80%8Afrom-a-magician-and-googles-design-ethicist/">adiktiv,
+kontrollues dhe manipulues</a>. Mund të thoni, siç thotë autori i atij
+artikulli, që zhvilluesit kanë një detyrim moral për të mos bërë ashtu,por
+përgjithësisht ata ndjekin interesin e tyre. Nëse doni që kjo të mos
+ndodhë, bëni të mundur që kontrollin e programit ta kenë në dorë
+përdoruesit.</p>
+
+<p>Liri do të thotë të keni kontrollin e jetës suaj. Nëse përdorni një program
+që të kryeni veprimtari në jetën tuaj, liria juaj varet nga sa kontroll keni
+mbi programin. E meritoni të keni kontrollin mbi programet që përdorni, aq
+më tepër kur ato i përdorni për diçka të rëndësishme në jetën tuaj.</p>
+
+<p>Kontrolli i përdoruesve mbi programin lyp katër <a
+href="/philosophy/free-sw.html">liri thelbësore</a>.
+</p>
+
+<div class="important">
+<p>(0) Lirinë për ta xhiruar programin si të doni, për çfarëdo qëllimi.</p>
+
+<p>(1) Lirinë për të studiuar &ldquo;kodin burim&rdquo; të programit, dhe për
+ta ndryshuar atë, kështu që programi i kryen përllogaritjet ashtu si doni
+ju. Programet shkruhen nga programuesit në një gjuhë programimi&mdash;diçka
+si Anglishtja e ndërthurur me algjebrën&mdash;dhe ajo formë e programit
+përbën &ldquo;kodin burim&rdquo;. Cilido që di të programojë, dhe ka një
+program në formën e kodit burim, mund të lexojë kodin burim, të kuptojë
+funksionimin e tij, dhe ta ndryshojë madje. Kur krejt ajo që ju jepet është
+forma e ekzekutueshme e programit, një varg numrash që është efikas për ta
+ekzekutuar kompjuteri, por tejet i vështirë për ta kuptuar një qenie
+njerëzore, të kuptuarit dhe ndryshimi i programit në atë formë janë aq të
+vështirë sa thuajse e pamundur.</p>
+
+<p>(2) Lirinë për të krijuar dhe shpërndarë kopje ekzakte, kur të doni. (Nuk
+bëhet fjalë për një detyrim; e bëni kur doni dhe se doni. Nëse programi
+është i lirë, kjo nuk do të thotë që dikush e ka detyrim t’ju ofrojë një
+kopje, ose se keni detyrim t’i ofroni ju dikujt një kopje. Shpërndarja
+përdoruesve e një programi pa liri është keqtrajtim i tyre; megjithatë, të
+vendosësh të mos e shpërndash programin&mdash;duke e përdorur
+privatisht&mdash;nuk keqtrajton njeri.)</p>
+
+<p>(3) Lirinë për të krijuar dhe shpërndarë kopje të versioneve tuaja të
+modifikuara, kur doni.</p>
+</div>
+
+<p>Dy liritë e para duan të thonë që çdo përdorues mund të ushtrojë kontroll
+individual mbi programin. Me dy liritë e tjera, cilido grup përdoruesish
+mund të ushtrojë së toku <em>kontroll kolektiv</em> mbi programin. Me krejt
+katër liritë, përdoruesit e kontrollojnë plotësisht programin. Nëse cilado
+prej tyre mungon ose nuk është e mjaftueshme, programi është pronësor (jo i
+lirë), dhe i padrejtë.</p>
+
+<p>Për veprimtari praktike përdoren gjithashtu lloje të tjera veprash, përfshi
+receta gatimesh, vepra edukative, të tilla si libra shkollorë, vepra
+referencash, të tilla si fjalorët apo enciklopeditë, llojet e shkronjave për
+të shfaqur paragrafë teksti, diagrame qarqesh që mund të ndërtohen nga
+njerëzit, dhe stampa për të krijuar objekte të dobishme (jo thjesht
+zbukuruese) me një shtypës 3D. Ngaqë këto nuk janë software, lëvizja e
+software-it të lirë nuk i mbulon ato, në kuptimin e ngushtë të fjalës; por i
+njëjti arsyetim zbatohet dhe shpie në të njëjtin përfundim: këto vepra duhet
+të bartin katër liritë.</p>
+
+<p>Një program i lirë ju lejon të luani me të, për ta bërë të bëjë atë që doni
+(ose të reshtë së bëri diçka që s’e pëlqeni). Të luash me software-in mund
+të tingëllojë qesharake, nëse jeni mësuar me software-in pronësor, si një
+kuti të vulosur, por në Botën e Lirë është gjë e zakonshme, dhe një rrugë e
+mirë për të mësuar programim. Madje edhe mënyra tradicionale amerikane e
+kalimit të kohës së lirë, futja e duarve në makina, tani e ka rrugën të
+zënë, ngaqë makinat përmbajnë software jo të lirë.</p>
+
+<h3>Padrejtësitë e Pronësorësisë</h3>
+
+<p>Nëse përdoruesi nuk e kontrollon programin, programi kontrollon
+përdoruesit. Me software-in pronësor, gjithmonë ka ndonjë njësi,
+programuesi ose &ldquo;pronari&rdquo; i programit, që kontrollon
+programin&mdash;dhe përmes kësaj, ushtron pushtet mbi përdoruesit e tij.
+Një program jo i lirë është një kular, një instrument pushteti të padrejtë.</p>
+
+<p>Në raste skandaloze (edhe pse kjo skandalozja është bërë shumë e zakonshme)
+<a href="/proprietary/proprietary.html">programet pronësore janë konceptuar
+të spiunojnë përdoruesit, t’i kufizojnë ata, t’i censurojnë dhe të abuzojnë
+me ta</a>. Për shembull, sistemi operativ i Apple <a
+href="/philosophy/why-call-it-the-swindle.html">iThings</a> i bën të gjitha
+këto, dhe kështu bën edhe Windows-i në pajisje celulare me procesorë ARM.
+Windows-i, firmware-i i telefonave celularë, dhe Google Chrome për Windows
+përfshijnë një deriçkë universale që u lejon disa kompanive ta ndryshojnë
+programin së largëti pa marrë leje. Amazon Kindle ka një deriçkë që mund të
+përdoret për të fshirë libra.</p>
+
+<p>Përdorimi i software-it jo të lirë në &ldquo;internetin e sendeve&rdquo; do
+ta shndërrojë atë në <a
+href="http://ieet.org/index.php/IEET/more/rinesi20150806">&ldquo;internet të
+telemarketuesve&rdquo;</a> si dhe në &ldquo;internetin e atyre që fusin
+hundët ngado&rdquo;.</p>
+
+<p>Me synimin për t’i dhënë fund padrejtësisë së software-it të lirë, lëvizja e
+software-it të lirë ndërton programe që përdoruesit të çlirojnë veten. E
+filluam më 1984 me hartimin e sistemit të lirë operativ <a
+href="/gnu/the-gnu-project.html">GNU</a>. Sot, miliona kompjuterë xhirojnë
+GNU, kryesisht në formën e <a href="/gnu/gnu-linux-faq.html">ndërthurjes
+GNU/Linux</a>.</p>
+
+<p>T’u shpërndash përdoruesve një program pa liritë, i keqtrajton ata;
+megjithatë, të zgjedhësh të mos e shpërndash programin, nuk keqtrajton
+njeri. Nëse shkruani një program dhe e përdorni privatisht, kjo nuk i bën
+keq njeriu. (Humbisni një rast të bëni mirë, por kjo nuk është e njëjtë me
+të bërit dëm.) Ndaj, kur themi që krejt software-i duhet të jetë i lirë,
+nënkuptojmë që çdo kopje duhet të shoqërohet me katër liritë, por nuk
+nënkuptojmë që dikush e ka për detyrë t’ju ofrojë një kopje.</p>
+
+<h3>Software-i Jo i Lirë dhe SaaSS</h3>
+
+<p>Software-i jo i lirë qe mënyra e parë që kompanitë të vinin nën kontroll
+punimin në kompjuter të njerëzve. Sot, ka një mënyrë tjetër, të quajtur
+Shërbimi si Zëvendësues Software-i, ose SaaSS. Kjo do të thotë t’ia lësh
+shërbyesit të dikujt të kryejë punët tuaja në kompjuter.</p>
+
+<p>SaaSS nuk do të thotë që programet në shërbyes janë jo të lirë (megjithëqë
+shpesh janë). Puna është që përdorimi i SaaSS-it shkakton të njëjtat
+padrejtësi si përdorimi i një programi jo të lirë: janë dy shtigje te i
+njëjti dreq vendi. Merrni shembullin e një shërbimi SaaSS përkthimesh:
+Përdoruesi dërgon tekst tek shërbyesi, dhe shërbyesi e përkthen (nga
+Anglishtja në Spanjisht, të themi) dhe ia dërgon përkthimin mbrapsht
+përdoruesit. Që prej kësaj, akti i përkthimit është nën kontrollin e
+operatorit të shërbyesit, në vend se nën atë të përdoruesit.</p>
+
+<p>Nëse përdorni SaaSS, operatori i shërbyesit kontrollon punimin tuaj në
+kompjuter. Kjo kërkon që t’ia besoni krejt të dhënat tuaja përkatëse
+operatorit të shërbyesit, të cilin do ta detyrojnë t’ia tregojë ato shtetit
+po ashtu&mdash;<a
+href="/philosophy/who-does-that-server-really-serve.html">kujt i shërben pra
+ky shërbyes, në fund të fundit?</a></p>
+
+<h3>Padrejtësi të Dorës së Parë dhe të Dytë</h3>
+
+<p>Kur përdorni programe pronësore ose SaaSS, së pari i bëni dëm vetes, ngaqë
+kjo i jep një njësie pushtet të padrejtë mbi ju. Për të mirën tuaj, do të
+duhej t’i hiqeshit kësaj. U bën gjithashtu dëm të tjerëve, nëse premtoni që
+të mos ndani gjë me të tjerët. Të mbash një premtim të tillë është gjë e
+ligë, dhe më pak e ligë ta shkelësh; që të jeni vërtet të drejtë, nuk do të
+duhej ta bënit fare premtimin.</p>
+
+<p>Ka raste kur përdorimi i software-it jo të lirë ushtron presion mbi të
+tjerët të bëjnë edhe ata ashtu. Skype-i është një shembull i qartë: kur një
+person përdor software-in jo të lirë klient të Skype-it, i kërkon një
+personi tjetër të përdorë po ashtu atë software&mdash;e kështu që të dy
+dorëzojnë lirinë e tyre. (Google Hangouts ka të njëjtin problem.) Është e
+dëmshme madje edhe t’i këshillosh programe të tilla. Do të duhej që ne të
+refuzonim t’i përdornim qoftë edhe për pak, qoftë edhe në kompjuterin e
+dikujt tjetër.</p>
+
+<p>Një tjetër gjë e dëmshme nga përdorimi i programeve jo të lira dhe SaaSS-it
+është se kështu shpërblehet ai që e bën, duke nxitur zhvillimin e mëtejshëm
+të atij programi ose &ldquo;shërbimi&rdquo;, duke sjellë kështu që nën
+thundrën e një kompanie të bien më tepër njerëz.</p>
+
+<p>Të gjitha format e dëmit të tërthortë zmadhohen edhe më, kur përdoruesi
+është një ent publik ose një shkollë.</p>
+
+<h3>Software-i i Lirë dhe Shteti</h3>
+
+<p>Agjencitë publike ekzistojnë për njerëzit, jo për vetveten. Kur punojnë në
+kompjuter, e bëjnë këtë për njerëzit. E kanë detyrë të ruajnë kontrollin e
+plotë mbi punimin në kompjuter, për të bërë kështu të mundur që ai të kryhet
+si duhet për njerëzit. (Kjo përbën sovranitetin kompjuterik të shtetit.)
+Ata nuk duhet të lejojnë kurrë që kontrolli mbi anën kompjuterike të shtetit
+të bjerë në duar private.</p>
+
+<p>Ruajtjen e kontrollit mbi punimin në kompjuter të njerëzve, agjencitë
+publike nuk duhet ta bëjnë me software pronësor (software në kontrollin e
+një enti tjetër veç shtetit). Dhe nuk duhet t’ia besojnë një shërbimi të
+programuar dhe xhiruar nga një ent tjetër veç shtetit, ngaqë kjo do të ishte
+SaaSS.</p>
+
+<p>Software-i pronësor nuk ka asnjë lloj sigurie në një rast kyç &mdash; kur
+përdoret kundër zhvilluesit të tij. Dhe zhvilluesi mund të ndihmojë të
+tjerët të sulmojnë. <a
+href="http://arstechnica.com/security/2013/06/nsa-gets-early-access-to-zero-day-data-from-microsoft-others/">
+Microsoft-i i tregon të meta të Windows-it NSA-së</a> (agjencia qeveritare e
+spiunazhit dixhital të ShBA-ve) përpara se t’i ndreqë ato. Nuk e dimë nëse
+kështu bën edhe Apple-i, por edhe ky gjendet nën të njëjtën trysni
+qeveritare si Microsoft-i. Nëse qeveria e cilitdo vendi tjetër përdor
+software të tillë, vë në rrezik sigurinë kombëtare. Doni që NSA-ja të fusë
+hundët në kompjuterët e qeverisë juaj? Shihni <a
+href="/philosophy/government-free-software.html">rregullat e këshilluara
+prej nesh për qeveritë për promovomin e software-it të lirë</a>.</p>
+
+<h3>Software-i i Lirë dhe Arsimi</h3>
+
+<p>Shkollat (dhe këtu përfshihen veprimtaritë edukative) ndikojnë të ardhmen e
+shoqërisë përmes asaj çka u mësojnë nxënësve. Ato do të duhej të jepnin
+përjashtimisht mësim software të lirë, duke e ushtruar për të mirën ndikimin
+e tyre. Të japësh mësim një program pronësor do të thotë të mbjellësh
+varësi, çka shkon kundër misionit të arsimit. Duke i stërvitur nxënësit në
+përdorimin e software-it të lirë, shkollat do ta drejtojnë të ardhmen e
+shoqërisë drejt lirisë, dhe do të ndihmojë programuesit e talentuar të bëhen
+të zotë.</p>
+
+<p>Ato do t’u mësonin nxënësve zakonin e bashkëpunimit, ndihmës për
+njëri-tjetrin. Çdo klasë do të duhej të kishte këtë rregull: &ldquo;Nxënës,
+kjo klasë është një vend ku ndajmë me njëri-tjetrin dijen tonë. Nëse sillni
+në klasë software, nuk mund ta mbani për veten. Në vend të kësaj, duhet të
+ndani kopje të tij me gjithë klasën&mdash;përfshi kodin e tij burim, në rast
+se dikush dëshiron të mësojë prej tij. Për këtë arsye, sjellja në klasë e
+software-it pronësor nuk lejohet, hiq rastet kur kjo bëhet për
+retroinxhinierim të tij.&rdquo;</p>
+
+<p>Zhvilluesit pronësorë do të na vinin t’i ndëshkonim nxënësit që janë aq
+zemërmirë sa të ndajnë software me të tjerët, dhe t’i pengonim ata që janë
+aq kureshtarë sa të duan ta ndryshojnë atë. Kjo do të thotë arsimim i
+shtrembër. Shihni <a href="/education/">http://www.gnu.org/education/</a>
+për më tepër diskutime rreth përdorimit të software-it të lirë në shkolla.</p>
+
+<h3>Software i Lirë: Më Shumë Se &ldquo;Avantazhe&rdquo;</h3>
+
+<p>Më kërkojnë shpesh të përshkruaj &ldquo;avantazhet&rdquo; e software-it të
+lirë. Por fjala &ldquo;avantazhe&rdquo; është shumë e dobët kur vjen puna
+te liria. Jeta pa liri është shtypje, dhe kjo vlen edhe për punimin në
+kompjuter, si për çdo veprimtari tjetër në jetën tonë. Ne s’duhet të
+pranojmë t’u japim pronarëve të programeve ose të shërbimeve kompjuterike
+kontrollit mbi punimin tonë në kompjuter. Kjo është gjëja e drejtë që duhet
+bërë, për arsye egoiste; por jo vetëm për arsye egoiste.</p>
+
+<p>Liria përfshin lirinë për të bashkëpunuar me të tjerët. T’ua mohosh
+njerëzve atë liri do të thotë t’i mbash ata të përçarë, çka është fillimi i
+një skeme për t’i shtypur ata. Në bashkësinë e software-it të lirë, jemi
+shumë të ndërgjegjshëm mbi rëndësinë e lirisë për të bashkëpunuar me të
+tjerët, ngaqë puna jonë përfaqëson bashkëpunim të organizuar. Nëse shoku
+juaj ju viziton dhe sheh që përdorni një program, mund t’ju kërkojë një
+kopje. Një program që jua ndalon rishpërndarjen e tij, ose që thotë se
+&ldquo;nuk është menduar ta bëni&rdquo;, është anti-shoqëror.</p>
+
+<p>Në lëmin kompjuterik, bashkëveprimi përfshin rishpërndarjen e kopjeve
+ekzakte të një programi për përdoruesit e tjerë. Përfshin gjithashtu
+shpërndarjen për ta të versioneve tuaja të ndryshuara. Software-i i lirë i
+nxit forma të tilla bashkëpunimi, ndërsa software-i pronësor i ndalon ato.
+E ndalon rishpërndarjen e kopjeve, dhe duke u mohuar përdoruesve kodin
+burim, i pengon ata të bëjnë ndryshime. SaaSS-i ka të njëjtat efekte: nëse
+punimi juaj në kompjuter zhvillohet nëpër web, te shërbyesi i dikujt tjetër,
+nga kopja e dikujt tjetër e një programi, nuk e shihni apo prekni dot
+software-in që kryen përllogaritjet për ju, ndaj nuk mund ta rishpërndani
+ose ndryshoni dot.</p>
+
+<h3>Përfundim</h3>
+
+<p>Ne e meritojmë të kemi kontroll mbi punimin tonë në kompjuter; si mund ta
+fitojmë këtë kontroll? Duke mos pranuar software jo të lirë në kompjuterët
+që zotërojmë ose përdorim rregullisht, dhe duke mos pranuar SaaSS-e. Duke
+<a href="/licenses/license-recommendations.html"> zhvilluar software të
+lirë</a> (ata prej nesh që janë programues). Duke mos pranuar të zhvillojmë
+ose promovojmë software jo të lirë ose SaaSS-e. Duke <a
+href="/help/help.html">i përhapur këto ide te të tjerët</a>.</p>
+
+<p>Ne dhe mijëra përdorues e kemi bërë këtë që prej 1984-s, prej kësaj kemi
+tani sistemin operativ të lirë GNU/Linux që kushdo&mdash;programues ose
+jo&mdash;mund ta përdorë. Bashkojuni kauzës sonë, si programues ose si
+veprimtar. Le t’i çlirojmë të tërë përdoruesit e kompjuterit.</p>
+
+<div class="translators-notes">
+
+<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't have notes.-->
+ </div>
+</div>
+
+<!-- for id="content", starts in the include above -->
+<!--#include virtual="/server/footer.sq.html" -->
+<div id="footer">
+<div class="unprintable">
+
+<p>Ju lutemi, pyetjet dhe kërkesat e përgjithshme rreth FSF-së &amp; GNU-së
+dërgojini te <a href="mailto:gnu@gnu.org">&lt;gnu@gnu.org&gt;</a>. Ka
+gjithashtu <a href="/contact/">mënyra të tjera për t’u lidhur me</a>
+FSF-në. Njoftimet për lidhje të dëmtuara dhe ndreqje apo këshilla të tjera
+mund të dërgohen te <a
+href="mailto:webmasters@gnu.org">&lt;webmasters@gnu.org&gt;</a>.</p>
+
+<p>
+<!-- TRANSLATORS: Ignore the original text in this paragraph,
+ replace it with the translation of these two:
+
+ We work hard and do our best to provide accurate, good quality
+ translations. However, we are not exempt from imperfection.
+ Please send your comments and general suggestions in this regard
+ to <a href="mailto:web-translators@gnu.org">
+
+ &lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p>
+
+ <p>For information on coordinating and submitting translations of
+ our web pages, see <a
+ href="/server/standards/README.translations.html">Translations
+ README</a>. -->
+Përpiqemi fort dhe bëjmë sa mundemi për të ofruar përkthime me cilësi të
+mirë dhe të përpikta. Megjithatë, nuk jemi të përjashtuar nga
+papërsosmëritë. Ju lutemi, komentet dhe këshillat e përgjithshme lidhur me
+këtë dërgojini te <a
+href="mailto:web-translators@gnu.org">&lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p><p>Për
+të dhëna mbi bashkërendimin dhe parashtrimin e përkthimeve të faqeve tona
+web, shihni <a href="/server/standards/README.translations.html">README për
+përkthimet</a>.</p>
+</div>
+
+<!-- Regarding copyright, in general, standalone pages (as opposed to
+ files generated as part of manuals) on the GNU web server should
+ be under CC BY-ND 4.0. Please do NOT change or remove this
+ without talking with the webmasters or licensing team first.
+ Please make sure the copyright date is consistent with the
+ document. For web pages, it is ok to list just the latest year the
+ document was modified, or published.
+
+ If you wish to list earlier years, that is ok too.
+ Either "2001, 2002, 2003" or "2001-2003" are ok for specifying
+ years, as long as each year in the range is in fact a copyrightable
+ year, i.e., a year in which the document was published (including
+ being publicly visible on the web or in a revision control system).
+
+ There is more detail about copyright years in the GNU Maintainers
+ Information document, www.gnu.org/prep/maintain. -->
+<p>Të drejta kopjimi &copy; 2015, 2017, 2018, 2019,2020 Richard Stallman</p>
+
+<p>Kjo faqe mund të përdoret sipas një licence <a rel="license"
+href="http://creativecommons.org/licenses/by-nd/4.0/">Creative Commons
+Attribution-NoDerivatives 4.0 International License</a>.</p>
+
+<!--#include virtual="/server/bottom-notes.sq.html" -->
+<div class="translators-credits">
+
+<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't want credits.-->
+ </div>
+
+<p class="unprintable"><!-- timestamp start -->
+U përditësua më:
+
+$Date: 2020/02/01 10:30:13 $
+
+<!-- timestamp end -->
+</p>
+</div>
+</div>
+<!-- for class="inner", starts in the banner include -->
+</body>
+</html>