summaryrefslogtreecommitdiff
path: root/talermerchantdemos/blog/articles/sq/byte-interview.html
diff options
context:
space:
mode:
Diffstat (limited to 'talermerchantdemos/blog/articles/sq/byte-interview.html')
-rw-r--r--talermerchantdemos/blog/articles/sq/byte-interview.html561
1 files changed, 561 insertions, 0 deletions
diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/byte-interview.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/byte-interview.html
new file mode 100644
index 0000000..4ce0d68
--- /dev/null
+++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/byte-interview.html
@@ -0,0 +1,561 @@
+<!--#set var="ENGLISH_PAGE" value="/gnu/byte-interview.en.html" -->
+
+<!--#include virtual="/server/header.sq.html" -->
+<!-- Parent-Version: 1.77 -->
+
+<!-- This file is automatically generated by GNUnited Nations! -->
+<title>Intervistë e BYTE-it me Richard Stallman-in - Projekti GNU - Free Software
+Foundation</title>
+
+<!--#include virtual="/gnu/po/byte-interview.translist" -->
+<!--#include virtual="/server/banner.sq.html" -->
+<h2>Intervistë e BYTE-it me Richard Stallman</h2>
+
+<p>Marrë nga David Betz dhe Jon Edwards</p>
+
+<h3>Richard Stallman flet me redaktorët e BYTE-it, për sistemin e tij të
+<em>software</em>-it në përkatësi publike, të përputhshëm me Unix, (Korrik
+1986) </h3>
+
+<p>Richard Stallman ka ndërmarrë ndoshta projektin më ambicioz në zhvillime
+<em>software</em>-i të lirë deri më sot, sistemin GNU. Te Manifesti i tij i
+GNU-së, botuar në numrin e Mars-it të 1985-s të Dr. Dobb's Journal, Stallman
+e përshkroi GNU-në si një “sistem <em>software</em>-i të përputhshëm me
+Unix, të cilin po e shkruaj që të mund t’ia jap lirisht kujtdo që mund ta
+përdorë… Pasi GNU-ja të jetë shkruar, gjithkush do të jetë në gjendje të
+ketë një sistem <em>software</em>-i lirisht, njësoj si ajrin.” (GNU është
+shkurtim për GNU’s Not Unix; “G”-ja shqiptohet.)</p>
+
+<p>Stallman njihet gjerësisht si autori i EMACS, një përpunues tekstesh i
+fuqishëm, të cilin e hartoi në Laboratorin e Inteligjencës Artificiale në
+<abbr title="Massachusetts Institute of Technology">MIT</abbr>. Nuk është
+rastësi që copa e parë e një <em>software</em>-i prodhuar si pjesë e
+projektit GNU qe një sendërtim i ri i EMACS-it. GNU EMACS ka fituar tashmë
+famën si një prej sendërtimeve më të mira të tanishme të passhme për EMACS,
+në çfarëdo fashe çmimesh.</p>
+
+<p><strong>BYTE</strong>: Në numrin e Marsit, 1985, të Dr. Dobb's lexuam nga ju
+Manifestin e GNU-së. Ç’ka ndodhur që prej atëherë? A qe ky fillimi vërtet,
+dhe si keni ecur nga andej e tëhu?</p>
+
+<p><strong>Stallman</strong>: Botimi te Dr. Dobb's s’qe fillimi i
+projektit. Manifestin e GNU-së e shkrojta kur po përgatitesha të nisja
+projektin, si një ftesë për t’u kërkuar prodhuesve të kompjuterëve
+financim. Ata nuk deshën të përfshiheshin dhe vendosa që më mirë se sa të
+harxhoj kohë nga e imja, me përpjekje për sigurim fondesh, më takonte ta
+harxhoja duke shkruar kod. Manifesti u botua rreth një vit e gjysmë pasi e
+pata shkruar, kur sapo kisha filluar të shpërndaja GNU EMACS. Që prej
+atëherë, veç plotësimit të mëtejshëm të GNU EMACS dhe aftësimit të tij të
+xhirojë në më shumë lloje kompjuteri, thuajse kam përfunduar optimizimin e
+përpiluesit C dhe krejt programet e tjera që nevojiten për xhirimin e
+programeve në C. Kjo përfshin një diagnostikues në nivel burimi, i cili ka
+mjaft veçori që të tjerë diagnostikues në nivel burimi për Unix nuk i
+kanë. Për shembull, ka ndryshore të leverdishme brenda diagnostikuesit e
+kështu mund të ruani vlera, dhe ka po ashtu historik të krejt vlerave që
+keni dërguar në shtypës, duke e bërë tmerrësisht më të lehtë të gjurmohet
+përreth strukturash listë.</p>
+
+<p><strong>BYTE</strong>: Keni përfunduar një përpunues që tani është
+shpërndarë gjerësisht dhe jeni duke përfunduar një përpilues.</p>
+
+<p><strong>Stallman</strong>: Them se do të ketë përfunduar këtë Tetor.</p>
+
+<p><strong>BYTE</strong>: Po për kernelin?</p>
+
+<p><strong>Stallman</strong>: Tani kam në plan të filloj me kernelin që qe
+shkruar në MIT dhe që iu dha publikut së fundi, me idenë se do ta
+përdorja. Ky kernel quhet TRIX; bazohet në thirrje procedurash së
+largëti. Më duhet ende t’i shtoj përputhshmërinë për një numër veçorish të
+Unix-it, të cilat hëpërhë nuk i ka. S’kam filluar akoma të merrem me të. Po
+përfundoj përpiluesin, përpara se të vazhdoj me kernelin. Do të më duhet
+edhe të rishkruaj sistemin e kartelave. Synoj ta bëj të paprekshëm nga
+dështimet, thjesht duke e bërë që të shkruajë blloqe në rendin e duhur, që
+kështu struktura e diskut të jetë përherë konsistente. Mandej dua të shtoj
+numra versioni. Kam një skemë të ndërlikuar për pajtimin e numrave të
+versioneve me mënyrën se si e përdorin njerëzit Unix-in zakonisht. Duhet të
+jeni në gjendje të specifikoni emra kartelash pa numra versionesh, por duhet
+po ashtu të jeni në gjendje t’i përcaktoni ato me numra versioni
+shprehimisht, dhe që të dyja duhet të funksionojnë me programet e zakonshëm
+Unix, që s’janë ndryshuar ende në ndonjë mënyrë për të pasur parasysh
+ekzistencën e kësaj veçorie. Mendoj se e kam një skemë për ta bërë këtë gjë,
+dhe vetëm prova do të më tregojë se a e përmbush vërtet qëllimin.</p>
+
+<p><strong>BYTE</strong>: A keni një përshkrim që mund të na e jepnit rreth se
+si GNU, si sistem, ka për të qenë sipëror ndaj sistemeve të tjerë? Dimë që
+një nga objektivat tuaj është të prodhoni diçka që është e përputhshme me
+Unix-in. Por të paktën në fushën e sistemeve të kartelave keni thënë tashmë
+se do të shkoni tej Unix-it dhe do të prodhoni diçka që është më e mirë.</p>
+
+<p><strong>Stallman</strong>: Përpiluesi C do të prodhojë kod më të mirë e që
+xhiron më shpejt. Diagnostikuesi është më i mirë. Për secilën copë, mund të
+gjej ose jo një mënyrë për ta përmirësuar. Por nuk ka përgjigje për këtë
+pyetje. Deri diku po përfitoj nga shansi që jep risendërtimi, çka i bën
+shumë sisteme më të mirë. Deri diku kjo vjen ngaqë kam qenë i fushës për një
+kohë të gjatë dhe kam punuar në mjaft sisteme të tjerë. Kështu që kam plot
+ide për të shtuar. Një drejtim në të cilin do të jetë më i mirë është fakti
+që, praktikisht, çdo gjë në sistem do të punojë mbi kartela të çfarëdo
+madhësie, rreshta të çfarëdo madhësie, me çfarëdo shenjash që përmbajnë
+këta. Sistemi Unix është mjaft dobët në këtë drejtim. Parimi i krijimit të
+<em>software</em>-it, sipas të cilit nuk ka pse të ketë kufij arbitrarë për
+mundësitë tuaja, nuk është i ri. Por qe thjesht praktika standarde në
+shkrimin e Unix-it që vendosi të tillë gjithë kohës, mundet thjesht ngaqë
+shkruanin për kompjuterë shumë të vegjël. Kufiri i vetëm në sistemin GNU
+është kur programi juaj ka konsumuar krejt kujtesën, ngaqë provoi të punojë
+mbi më shumë të dhëna se sa mundej, dhe nuk ka vend për t’i mbajtur të tëra.</p>
+
+<p><strong>BYTE</strong>: Dhe kjo ka pak gjasa të ndodhë, po qe se keni kujtesë
+virtuale. Thjesht zgjidhja mund të vonojë pambarim.</p>
+
+<p><strong>Stallman</strong>: Në fakt këto kufizime priren të ndikojnë në një
+kohë shumë më herët se sa zgjidhja të mund të vonojë pambarim.</p>
+
+<p><strong>BYTE</strong>: A mund të thoni diçka mbi llojet e makinave dhe
+mjediset për të cilat GNU EMACS është përshtatur të xhirojë veçanërisht?
+Tani ai xhiron në VAX-e; a ka migruar në ndonjë formë te kompjuterat
+personalë?</p>
+
+<p><strong>Stallman</strong>: Nuk jam i sigurt se çfarë kuptoni me kompjutera
+personalë. Për shembull, një Sun a është kompjuter personal? GNU EMACS lyp
+të paktën një megabajt kujtesë në dispozicion, mundësisht edhe më
+tepër. Përdoret normalisht në makina që kanë kujtesë virtuale. Hiq rastet
+për disa probleme teknike në pak përpilues C, thuajse çfarëdo makine me
+kujtesë virtuale dhe që xhiron një version deri diku të ri të Unix-it do ta
+xhirojë GNU EMACS, dhe shumica e tyre vërtet e xhirojnë.</p>
+
+<p><strong>BYTE</strong>: Ka provuar ndokush t’i kalojë në Atari apo në
+Macintosh-a?</p>
+
+<p><strong>Stallman</strong>: Atari 1040ST ende s’ka kujtesë të
+mjaftueshme. Makina e ardhshme Atari, them, do ta xhirojë. Po ashtu, mendoj
+se Atari-t e ardhshëm do të kenë ndonjë formë projektimi kujtese. Sigurisht,
+nuk po e hartoj <em>software</em>-in që të xhirojë në llojet e kompjuterave
+që janë mbizotërues sot. E dija, që kur e fillova këtë projekt, se do të më
+merrte ca vite. Ndaj vendosa që të mos e bëja më keq një sistem, duke u
+ndeshur me sfidën e të bërit të xhirojë në mjediset e sotme të kufizuara. Në
+vend të kësaj, do ta shkruaj në mënyrën që duket më e natyrshmja dhe më e
+mira. Kam besim se edhe nja dy vite dhe makinat me madhësi të mjaftueshme
+kujtese do të jenë mbizotërueset. Në fakt, rritja e madhësisë së kujtesës po
+ndodh kaq shpejt, sa që më lë gojëhapur fakti se sa ngadalë po ecin shumica
+e njerëzve me vendosjen e kujtesës virtuale. Mendoj se është krejtësisht
+thelbësore.</p>
+
+<p><strong>BYTE</strong>: Mendoj se njerëzit nuk e shohin si vërtet të
+nevojshme në makinat për një përdorues.</p>
+
+<p><strong>Stallman</strong>: Nuk kuptojnë që një përdorues nuk do të thotë një
+program i vetëm. E qartë që për çfarëdo sistemi të ngjashëm me Unix është e
+rëndësishme aftësia e xhirimit të shumë proceseve të ndryshme në të njëjtën
+kohë, edhe pse për vetëm një nga ju. Mund ta xhironit GNU EMACS në një
+makinë pa kujtesë virtuale me kujtesë të mjaftueshme, por nuk mund të
+xhironi dhe aq mirë pjesën tjetër të sistemit GNU në një sistem Unix.</p>
+
+<p><strong>BYTE</strong>: Sa LISP është i pranishëm në GNU EMACS? Mu duk se
+mund të jetë e dobishme të përdoret si një mjet për të mësuar LISP.</p>
+
+<p><strong>Stallman</strong>: Sigurisht që mund ta bëni këtë. GNU EMACS përmban
+një sistem LISP të plotë, edhe pse jo shumë të fuqishëm. Është mjaft i
+fuqishëm për shkrim urdhrash përpunuesi. Nuk krahasohet me, të themi, një
+Common LISP System, diçka që do ta përdornit vërtet për programim sistemi,
+por ka krejt gjërat që duhet të ketë LISP-i.</p>
+
+<p><strong>BYTE</strong>: A keni ndonjë parashikim se kur do të ishit në
+gjendje të shpërndanit një mjedis që funksionon, në të cilin, kur ta
+vendosnim në makinat apo stacionet tona të punës, të mund të bënim punë në
+mënyrë të arsyeshme, pa përdorur gjë tjetër veç kodit që shpërndani?</p>
+
+<p><strong>Stallman</strong>: Është vërtet e zorshme të thuhet. Kjo mund të
+ndodhte për një vit, po sigurisht mund të zgjaste më tepër. Mund edhe të
+mendohej se mund të zgjaste më pak, por as kjo nuk është edhe aq e mundur
+tanimë. Mendoj se do ta kem përpiluesin të përfunduar për një muaj a dy. E
+vetmja pjesë pune tjetër e madhe që më duhet të bëj është tek
+kerneli. Fillimisht parashikoja që GNU-ja do të merrte diçka si dy vjet, por
+kaluan dy vjet e gjysmë dhe ende nuk kam mbaruar. Një pjesë e shkaqeve të
+vonesës është fakti që shpenzova goxha kohë duke punuar për një përpilues që
+doli se qe rrugë pa krye. M’u desh ta rishkruaj plotësisht. Një arsye tjetër
+është që shpenzova kaq shumë kohë për GNU EMACS. Fillimisht mendova se nuk
+kisha pse e bëja fare këtë.</p>
+
+<p><strong>BYTE</strong>: Na thoni diçka për skemën tuaj të shpërndarjes.</p>
+
+<p><strong>Stallman</strong>: Nuk i vendos <em>software</em>-in apo doracakët
+për ta në përkatësi publike, dhe arsyeja për këtë është se dua që të
+sigurohet që tërë përdoruesit do të jenë të lirë t’i shpërndajnë. Nuk dua
+kënd të bëjë një version të përmirësuar të ndonjërit nga programet që kam
+shkruar dhe ta shpërndajë si pronësor. Dua që kjo të mos jetë e mundur. Dua
+të nxis përmirësimet e lira të këtyre programeve, dhe mënyra më e mirë për
+ta bërë këtë është heqja e çfarëdo tundimi për një person për të bërë
+përmirësime jo të lira. Po, pak prej tyre do të heqin dorë nga kryerja e
+përmirësimeve, por shumë të tjerë do t’i bëjnë përmirësimet dhe do t’i bëjnë
+të lira.</p>
+
+<p><strong>BYTE</strong>: Dhe ç’mund të na thoni për garantimin e kësaj?</p>
+
+<p><strong>Stallman</strong>: Këtë e bëj duke i vendosur programet nën të
+drejta kopjimi dhe duke shtuar një shënim me të cilin u jepet njerëzve
+shprehimisht leja të kopjojnë programet dhe t’i ndryshojnë ato, por vetëm me
+kusht që t’i shpërndajnë po sipas të njëjtave kushte që përdora, po qe se
+vjen puna. Nuk e keni detyrim të shpërndani ndryshimet që i bëni ndonjërit
+prej programeve të mia&mdash;mund t’i bëni thjesht për veten, dhe nuk e keni
+detyrim t’ua jepni apo tregoni ndokujt. Por po ua dhatë ato dikujt tjetër,
+duhet ta bëni sipas po atyre kushteve që unë përdor.</p>
+
+<p><strong>BYTE</strong>: Përfitoni ndonjë të drejtë mbi kod të ekzekutueshëm
+të rrjedhur nga përpiluesi C?</p>
+
+<p><strong>Stallman</strong>: Ligji i të drejtave të kopjimit nuk më jep të
+drejta kopjimi mbi frytet e marra prej përpiluesit, pra nuk më jep ndonjë
+rrugë që të më lejojë të them diçka mbi këtë, dhe në fakt as që
+përpiqem. Nuk kam simpati për njerëz që zhvillojnë produkte pronësore, me
+çfarëdo përpiluesi qoftë, por nuk duket kushedi e dobishme të provohet të
+pengohen këta prej zhvillimit me këtë përpilues, ndaj nuk kam për ta bërë.</p>
+
+<p><strong>BYTE</strong>: A gjejnë zbatim kufizimet tuaja mbi persona që marrin
+një copë kodi për të prodhuar gjëra të tjera?</p>
+
+<p><strong>Stallman</strong>: Po, nëse trupëzojnë të ndryshuar çfarëdo cope të
+cilës mund t’i matet madhësia. Po qe se bëhet fjalë për dy rreshta kod, për
+kaq është e kotë; të drejtat e kopjimit nuk zbatohen mbi këtë rast. Në
+thelb, këto kushte i kam zgjedhur që së pari të ketë të drejta kopjimi, që
+janë krejt ajo çka përdorin grumbulluesit e <em>software</em>-it për të
+penguar këdo të bëjë çfarëdo gjëje, e mandej shtoj një shënim që jep një
+pjesë të këtyre të drejtave. Pra, kushtet merren vetëm me gjëra për të cilat
+zbatohen të drejtat e kopjimit. Nuk besoj se arsyeja pse do të duhej t’u
+bindeshim këtyre kushteve është për shkak të ligjit. Arsyeja pse duhet t’u
+bindeni është se një person i ndershëm kur shpërndan një <em>software</em>
+nxit të tjerë persona ta ndajnë me të tjerët edhe më tej.</p>
+
+<p><strong>BYTE</strong>: Në një farë kuptimi, ju i nxisni njerëzit drejt kësaj
+mënyre të menduari duke u ofruar tërë këto mjete interesante, që mund t’i
+përdorin, por vetëm nëse pajtohen me filozofinë tuaj.</p>
+
+<p><strong>Stallman</strong>: Po. Mund edhe ta shihni si përdorim të sistemit
+ligjor që kanë grumbulluesit e <em>software</em>-it, të rregulluar kundër
+tyre. Unë po e përdor për të mbrojtur publikun prej tyre.</p>
+
+<p><strong>BYTE</strong>: Duke parë se prodhuesit nuk kanë dashur ta financojnë
+projektin, cilët mendoni se do ta përdorin sistemin GNU kur të jetë
+përfunduar?</p>
+
+<p><strong>Stallman</strong>: Nuk ia kam idenë, por nuk është pyetje me
+rëndësi. Qëllimi im është t’u bëj të mundur njerëzve mospranimin e
+zinxhirëve që vijnë bashkë me <em>software</em>-in pronësor. E di që ka
+njerëz që duan ta bëjnë këtë. Tani, mund të ketë të tjerë që nuk u prishet
+puna, por unë nuk merrem me ta. Ndjej pak keqardhje për ta dhe për persona
+që ndikohen prej tyre. Sot për sot, një person që i kap anët e papëlqyeshme
+të kushteve të <em>software</em>-it pronësor e ndjen se ka ngecur dhe nuk ka
+rrugëdalje tjetër, përveç të mos përdorë kompjuterin. E pra, do t’i jap një
+alternativë të përshtatshme.</p>
+
+<p>Persona të tjerë mund ta përdorin sistemin GNU thjesht sepse është
+teknikisht sipëror. Për shembull, përpiluesi im C prodhon kod po aq të mirë
+sa kam parë unë prej mjaft përpiluesish të tjerë. Dhe GNU EMACS
+përgjithësisht shihet si shumë më sipëror se konkurrentët komercialë. Dhe
+GNU EMACS nuk qe financuar nga dikush tjetër, por gjithkush po e
+përdor. Ndaj mendoj se mjaft persona të tjerë do të përdorin pjesën tjetër
+të sistemit GNU për shkak të përparësive të tij teknike. Por do ta bëja një
+sistem GNU edhe sikur të mos dija se si ta bëja teknikisht më të mirë, sepse
+dua ta jetë nga ana sociale më i mirë. Projekti GNU është vërtet një projekt
+social. Përdor mjete teknike për të bërë një ndryshim në shoqëri.</p>
+
+<p><strong>BYTE</strong>: Atëherë është jo pak e rëndësishme që njerëzit të
+përqafojnë GNU-në. Nuk bëhet fjalë thjesht për një ushtrim akademik për
+prodhimin e këtij <em>software</em>-i për t’ia dhënë njerëzve. Ju shpresoni
+se kështu do të ndryshohet mënyra se si funksionon industria e
+<em>software</em>-it.</p>
+
+<p><strong>Stallman</strong>: Po. Disa thonë se nuk ka për ta përdorur kush
+ndonjëherë, ngaqë nuk ka ndonjë logo tërheqëse korporate në të, të tjerë
+persona thonë se janë të mendimit që është shumë i rëndësishëm dhe çdokush
+do të dojë ta përdorë. Nuk kam ndonjë mënyrë të di se çfarë do të ndodhë
+ndodhë realisht. Nuk di ndonjë mënyrë tjetër për ndryshimin e shëmtisë në
+fushën ku gjendem, që ta provoja, ndaj kjo është ajo që duhet të bëj.</p>
+
+<p><strong>BYTE</strong>: A mund të na tregoni pasojat? Padyshim që e ndjeni që
+kjo është deklaratë e rëndësishme politike dhe sociale.</p>
+
+<p><strong>Stallman</strong>: Bëhet fjalë për një ndryshim. Po përpiqem të
+ndryshoj mënyrën se si njerëzit trajtojnë njohuritë dhe informacionin në
+përgjithësi. Mendoj se përpjekjet që njohuritë të kenë pronar, përpjekjet
+për të kontrolluar nëse u lejohet a jo njerëzve t’i përdorin, ose përpjekjet
+për të penguar që njerëzit t’i ndajnë mes tyre, janë sabotim. Është
+veprimtari nga e cila përfiton personi që e kryen, në kurriz të varfërimit
+të krejt shoqërisë. Dikush fiton një dollar duke shkatërruar dy dollarë
+pasuri. Mendoj se një njeri me ndërgjegje nuk kish për ta bërë këtë gjë,
+përveç rastit kur përndryshe do t’i duhej të vdiste. Dhe sigurisht, personat
+që e bëjnë, janë jo pak të kamur; më mbetet vetëm të them se janë të
+paskrupuj. Do të doja t’i shihja këta persona të shpërbleheshin për shkrim
+<em>software</em>-i të lirë dhe për nxitjen e personave të tjerë që t’i
+përdorin. Nuk dua t’i shoh këta persona të shpërblehen pse shkruajnë
+<em>software</em> pronësor, sepse kjo nuk është ndonjë kontribut për
+shoqërinë. Parimi i kapitalizmit është ideja që njerëzit arrijnë të bëjnë
+para duke prodhuar gjëra, e prandaj nxiten të bëjnë atë çka është e
+dobishme, vetvetiu, të themi. Por kjo nuk funksionon kur vjen puna te
+pronësimi i njohurive. Në këtë rast nxiten të bëjnë jo atë që është e
+dobishme dhe, çfarë është realisht e dobishme, nuk nxitet. Jam i mendimit që
+është e rëndësishme të thuhet se informacioni është tjetër gjë nga objektet
+materiale, si automjetet apo bukët, ngaqë njerëzit mund ta kopjojnë dhe
+ndajnë vetë me njëri-tjetrin dhe, po qe se askush nuk përpiqet t’i pengojë,
+mund ta ndryshojnë e ta bëjnë më të mirë, po për veten e tyre. Kjo është
+diçka e dobishme. Në rastin e bukës kjo nuk është e vërtetë. Po qe se keni
+një bukë dhe doni një tjetër, nuk mund ta fusni bukën në një kopjues
+buke. Nuk mund të bëni një tjetër pa kaluar krejt hapat që u përdorën për të
+prodhuar të parën. Ndaj është e parëndësishme në u lejohet a jo njerëzve ta
+kopjojnë&mdash;është e pamundur.</p>
+
+<p>Librat, deri tani vonë, shtypeshin vetëm në shtypshkronja. Mundej të bënit
+një kopje me dorë ju vetë, por kjo nuk qe praktike sepse hante shumë më
+tepër kohë se sa përdorimi i shtypshkronjave. Dhe nga dora do të dilte diçka
+shumë më pak tërheqëse sa që, tek e fundit, do të reagonit si të qe e
+pamundur të prodhosh libra me mënyrë tjetër, hiq prodhimin në masë të
+tyre. Ndaj të drejtat e kopjimit nuk i hoqën publikut lexues ndonjë të
+drejtë. Nuk kish ndonjë gjë që blerësi i librit mund ta bënte dhe që qe e
+ndaluar nga të drejtat e kopjimit.</p>
+
+<p>Por kjo nuk është e vërtetë për programet e kompjuterit. Edhe për kasetat
+nuk është e vërtetë. Është pjesërisht e rreme tani për librat, por ende
+është e vërtetë që për shumicën e librave është më e kushtueshme dhe
+sigurisht do më shumë punë për të bërë një kopje në Xerox se sa të blesh një
+kopje, dhe fryti prapë është më pak tërheqës. Tani jemi në një periudhë kur
+gjendja që i bënte të drejtat e kopjimit të padëmshme dhe të pranueshme po
+ndryshon drejt një gjendje ku të drejtat e kopjimit do të bëhen shkatërruese
+dhe të patolerueshme. Kështu që personat që përgojohen si “piratë” në fakt
+janë persona që po përpiqen të bëjnë diçka të dobishme e cila u është
+mohuar. Ligjet e të drejtave të kopjimit janë hartuar tërësisht për të
+ndihmuar disa njerëz të arrijnë kontroll të plotë mbi përdorimin e disa
+informacioneve për interes të tyre. Por nuk janë hartuar për të ndihmuar
+njerëz që dëshirojnë të sigurohen se informacioni mund të kihet nga publiku
+dhe të pengohen të tjerët të pengojnë publikun. Mendoj se ligji do të duhej
+të njihte një klasë veprash që janë në pronësi të publikut, çka është tjetër
+nga përkatësia publike, në po atë frymë që një park publik është tjetër gjë
+nga diçka e gjetur në koshat e hedhurinave. Nuk është atje që ta marrë me
+vete dikush, është atje që ta përdorë kushdo dhe askush të mos e pengojë
+përdorimin. Cilido anëtar i publikut që e gjen veten të privuar nga vepra të
+rrjedhura prej diçkaje në pronësi të publikut, do të duhej të ishte në
+gjendje të hapte padi rreth kësaj.</p>
+
+<p><strong>BYTE</strong>: Por a nuk janë piratët të interesuar të kenë kopje të
+programeve, ngaqë duan të përdorin këto programe, jo pse duan të përdorin
+njohuritë për të prodhuar diçka më të mirë?</p>
+
+<p><strong>Stallman</strong>: Nuk shoh të ketë ndonjë ndryshim të
+rëndësishëm. Më tepër persona që përdorin një program do të thotë që
+programi kontribuon më shumë te shoqëria. Si të kishim një bukë që mund të
+hahet një herë, ose një milion herë.</p>
+
+<p><strong>BYTE</strong>: Disa prej përdoruesve blejnë <em>software</em>
+komercial që të kenë për të dhe asistencë. Si e furnizon asistencën skema
+juaj e shpërndarjes?</p>
+
+<p><strong>Stallman</strong>: Dyshoj se ata përdorues janë udhëhequr gabim dhe
+nuk po mendojnë kthjellët. Sigurisht që pasja e asistencës është e dobishme,
+por kur zënë e mendojnë se ku hyn kjo te shitja e <em>software</em>-it ose
+me të qenët e <em>software</em>-it pronësor, në këtë pikë zënë e
+ngatërrohen. Nuk ka garanci që <em>software</em>-i pronësor do të mbulohet
+me asistencë të mirë. Vetëm pse e thonë shitësit se ofrojnë asistencë, kjo
+nuk do të thotë se do të jetë e mirë. Biznesi i tyre mundet edhe të
+mbyllet. Në fakt, njerëzit mendojnë se GNU EMACS ka asistencë më të mirë se
+sa EMACS-et komercialë. Një nga arsyet është ngaqë jam ndoshta hacker më i
+mirë se sa personat që shkrojtën EMACS-et e tjera, por arsyeja tjetër është
+se burimet i ka gjithkush, dhe ka kaq shumë persona të interesuar të mësojnë
+se si t’i bëjnë gjërat me të, sa nuk keni pse merrni asistencë nga
+unë. Madje edhe asistenca falas, si ndreqja e të metave që më njoftojnë
+njerëzit dhe përfshirja e tyre në versionin pasues, u ka dhënë njerëzve një
+shkallë të mirë asistence. Kurdo mund të punësoni dikë që t’ju zgjidhë një
+problem dhe, kur <em>software</em>-i është i lirë, keni treg konkurrues për
+asistencën. Mund të punësoni këdo. Me EMACS unë shpërndaj një listë
+shërbimesh, një listë me emra personash dhe numra telefonash dhe sa kushton
+të kesh asistencë prej tyre.</p>
+
+<p><strong>BYTE</strong>: A i grumbulloni ndreqjet e tyre për të metat?</p>
+
+<p><strong>Stallman</strong>: Ata m’i dërgojnë. U kërkova krejt personave që
+donin të ishin në listë, të premtonin se kurrë nuk do t’i kërkonin, cilitdo
+klienti, ta mbante sekret se ç’i thanë ose çfarëdo ndryshimi që u qe dhënë
+për <em>software</em> GNU si pjesë e kësaj asistence.</p>
+
+<p><strong>BYTE</strong>: Por kështu, nuk mund t’i bëni personat të konkurrojnë
+për dhënie asistence, bazuar në njohjen prej tyre të zgjidhjeve për disa
+probleme, të cilat dikush tjetër nuk i di.</p>
+
+<p><strong>Stallman</strong>: Jo. Ata mund të konkurrojnë me njëri-tjetrin mbi
+bazën e të qenit më të zgjuar dhe më me gjasa për të gjetur zgjidhjen e
+problemit tuaj, ose mbi bazën e njohjes së më shumë nga problemet e
+zakonshme, ose pse dinë t’ju shpjegojnë më mirë se çfarë duhet të bëni. Këto
+janë tërë rrugët se si mund të konkurrojnë. Mund të përpiqen të jenë më të
+mirë, por nuk mund të pengojnë aktivisht konkurrentët e tyre.</p>
+
+<p><strong>BYTE</strong>: Pak a shumë si të blije një makinë. Për asistencë ose
+për mirëmbajtje në vazhdimësi, nuk jeni i detyruar të riktheheni te
+prodhuesi origjinal.</p>
+
+<p><strong>Stallman</strong>: Ose si të blesh një shtëpi&mdash;si do të ishte
+nëse i vetmi person që do t’ju rregullonte problemet me shtëpinë tuaj të
+ishte ai që e ndërtoi fillimisht? Ky është lloji i detyrimit që prek
+<em>software</em>-in pronësor. Njerëzit më tregojnë për një problem që ndodh
+në Unix. Ngaqë prodhuesit shesin versione të përmirësuara të Unix-it, kanë
+prirjen t’i grumbullojnë ndreqjet dhe t’i japin ato vetëm në trajtë
+dyore. Përfundimi është që të metat në fakt nuk ndreqen.</p>
+
+<p><strong>BYTE</strong>: Po përpiqen të tërë nga dy herë për të ndrequr të
+meta në rrugë të pavarur.</p>
+
+<p><strong>Stallman</strong>: Po. Ja një pikë tjetër që ndihmon të vendoset
+problemi i informacionit pronësor në optikën sociale. Sillni në mend krizën
+e pagesave të dëmshpërblimeve nga sigurimet. Që të mund të përfitojë çfarëdo
+kompensimi prej shoqërisë, një person i dëmtuar duhet të marrë një avokat
+dhe t’i ndajë paratë me avokatin. Ky është budallallëk dhe një rrugë e
+paefektshme për të ndihmuar viktimat e aksidenteve. Mendoni pastaj gjithë
+atë kohë që njerëzit e harxhojnë për t’u marrë punën konkurrentëve. Mendoni
+stilolapsat që paketohen në kuti të mëdha kartoni që kushtojnë më shumë se
+stilolapsi&mdash;vetëm për t’u siguruar që nuk do të vidhet stilolapsi. Nuk
+do të ishte më mirë të vinim stilolapsa falas në çdo qoshe rruge? Mendoni
+edhe gjithë pikëpagesat që pengojnë rrjedhën e trafikut. Bëhet fjalë për një
+dukuri shoqërore gjigante. Njerëzit gjejnë rrugë të bëjnë para duke penguar
+shoqërinë. Pasi arrijnë të pengojnë shoqërinë, mund të paguhen për t’i lënë
+njerëzit të qetë. Shpërdorimi i lidhur organikisht me pronësinë mbi
+informacionin do të bëhet gjithnjë e më me peshë dhe, tek e fundit, do të
+jetë dallimi midis utopisë, në të cilën askush nuk ka nevojë të punojë që të
+rrojë, pse gjithçka bëhet nga robotët, dhe botës si e jona, ku gjithkush
+shpenzon kaq shumë kohë duke përsëritur çfarë është duke bërë tjetri
+ngjitur.</p>
+
+<p><strong>BYTE</strong>: Pak a shumë si shkrimi i shënimeve për të drejta
+kopjimi te <em>software</em>-i.</p>
+
+<p><strong>Stallman</strong>: Më tepër si mbikëqyrje e kujtdo, për t’u siguruar
+që nuk ka kopje të ndaluara të çfarëdo gjëje dhe ribërjen e gjithë punës që
+njerëzit e kanë bërë tashmë, ngaqë është pronësore.</p>
+
+<p><strong>BYTE</strong>: Një mendje cinike mund të pyesë se si e fitoni jetën.</p>
+
+<p><strong>Stallman</strong>: Nga konsulenca. Kur jap konsulencë, gjithmonë
+ruaj të drejtën të jap çfarë shkrojta përgjatë aktit të konsulencës. Po
+ashtu, mund të nxjerr shpenzimet e jetës duke postuar kopje të
+<em>software</em>-it të lirë që shkrojta, apo që kanë shkruar të tjerë
+persona. Plot vetë dërgojnë $150 për GNU EMACS, por tani këto para shkojnë
+për Free Software Foundation që themelova. Fondacioni nuk më paguan ndonjë
+rrogë, sepse do të ishte përplasje interesash. Në vend të kësaj, punëson
+persona të tjerë të punojnë mbi GNU-në. Për sa kohë që mund të vazhdoj të
+fitoj jetesën nga konsulenca, mendoj se kjo është rruga më e mirë.</p>
+
+<p><strong>BYTE</strong>: Çfarë përfshin tani shiriti me shpërndarjen zyrtare
+GNU ?</p>
+
+<p><strong>Stallman</strong>: Hëpërhë shiriti përmban GNU EMACS (një version
+për krejt llojet e kompjuterave); Bison, një program që zëvendëson <abbr
+title="Yet Another Compiler Compiler">YACC</abbr>-in; që është dialekti
+super i thjeshtuar i profesor Sussman-it për LISP; dhe Hack, një lojë
+eksplorimi llogoresh, e ngjashme me Rogue.</p>
+
+<p><strong>BYTE</strong>: Doracaku i shtypur vjen bashkë me shiritin?</p>
+
+<p><strong>Stallman</strong>: Jo. Doracakët e shtypur kushtojnë $15 copa ose
+kopjojini vetë. Kopjojeni këtë intervistë e ndajeni me të tjerët, po
+njësoj.</p>
+
+<p><strong>BYTE</strong>: Si mund të kihet një kopje e tij?</p>
+
+<p><strong>Stallman</strong>: I shkruani Free Software Foundation, 675
+Massachusetts Ave., Cambridge, MA 02139.</p>
+
+<p>[Adresa e tanishme (që prej 2005) është: Free Software Foundation 51
+Franklin St, Fifth Floor Boston, MA 02110-1301, USA Voice: +1-617-542-5942
+Fax: +1-617-542-2652]
+</p>
+
+<p><strong>BYTE</strong>: Çfarë do të bëni kur të keni mbaruar sistemin GNU?</p>
+
+<p><strong>Stallman</strong>: S’jam i sigurt. Ndonjëherë mendoj se do të
+vazhdoj të bëj të njëjtën gjë në fusha të tjera të <em>software</em>-it.</p>
+
+<p><strong>BYTE</strong>: Pra ky është i pari në një seri të plotë sulmesh mbi
+industrinë e <em>software</em>-it?</p>
+
+<p><strong>Stallman</strong>: Shpresoj të jetë kështu. Por, ndoshta, ajo çka
+do të bëj, është të rroj një jetë të lehtë, duke punuar për pak kohë sa për
+të rrojtur. S’kam pse rroj shtrenjtë. Pjesën tjetër të kohës mund të gjej
+persona interesantë për shoqëri ose të mësoj të bëj gjëra që s’di t’i bëj.</p>
+
+<div class="translators-notes">
+
+<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't have notes.-->
+ </div>
+</div>
+
+<!-- for id="content", starts in the include above -->
+<!--#include virtual="/server/footer.sq.html" -->
+<div id="footer">
+<div class="unprintable">
+
+<p>Ju lutemi, pyetjet dhe kërkesat e përgjithshme rreth FSF-së &amp; GNU-së
+dërgojini te <a href="mailto:gnu@gnu.org">&lt;gnu@gnu.org&gt;</a>. Ka
+gjithashtu <a href="/contact/">mënyra të tjera për t’u lidhur me</a>
+FSF-në. Njoftimet për lidhje të dëmtuara dhe ndreqje apo këshilla të tjera
+mund të dërgohen te <a
+href="mailto:webmasters@gnu.org">&lt;webmasters@gnu.org&gt;</a>.</p>
+
+<p>
+<!-- TRANSLATORS: Ignore the original text in this paragraph,
+ replace it with the translation of these two:
+
+ We work hard and do our best to provide accurate, good quality
+ translations. However, we are not exempt from imperfection.
+ Please send your comments and general suggestions in this regard
+ to <a href="mailto:web-translators@gnu.org">
+
+ &lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p>
+
+ <p>For information on coordinating and submitting translations of
+ our web pages, see <a
+ href="/server/standards/README.translations.html">Translations
+ README</a>. -->
+Përpiqemi fort dhe bëjmë sa mundemi për të ofruar përkthime me cilësi të
+mirë dhe të përpikta. Megjithatë, nuk jemi të përjashtuar nga
+papërsosmëritë. Ju lutemi, komentet dhe këshillat e përgjithshme lidhur me
+këtë dërgojini te <a
+href="mailto:web-translators@gnu.org">&lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p><p>Për
+të dhëna mbi bashkërendimin dhe parashtrimin e përkthimeve të faqeve tona
+web, shihni <a href="/server/standards/README.translations.html">README për
+përkthimet</a>.</p>
+</div>
+
+<!-- Regarding copyright, in general, standalone pages (as opposed to
+ files generated as part of manuals) on the GNU web server should
+ be under CC BY-ND 4.0. Please do NOT change or remove this
+ without talking with the webmasters or licensing team first.
+ Please make sure the copyright date is consistent with the
+ document. For web pages, it is ok to list just the latest year the
+ document was modified, or published.
+
+ If you wish to list earlier years, that is ok too.
+ Either "2001, 2002, 2003" or "2001-2003" are ok for specifying
+ years, as long as each year in the range is in fact a copyrightable
+ year, i.e., a year in which the document was published (including
+ being publicly visible on the web or in a revision control system).
+
+ There is more detail about copyright years in the GNU Maintainers
+ Information document, www.gnu.org/prep/maintain. -->
+<p>Të drejta kopjimi &copy; 1999, 2000, 2001, 2002, 2007, 2013, 2014, 2020 Free
+Software Foundation, Inc.</p>
+
+<p>Kjo faqe mund të përdoret sipas një licence <a rel="license"
+href="http://creativecommons.org/licenses/by-nd/4.0/">Creative Commons
+Attribution-NoDerivatives 4.0 International License</a>.</p>
+
+<!--#include virtual="/server/bottom-notes.sq.html" -->
+<div class="translators-credits">
+
+<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't want credits.-->
+ </div>
+
+<p class="unprintable"><!-- timestamp start -->
+U përditësua më:
+
+$Date: 2020/08/08 16:29:00 $
+
+<!-- timestamp end -->
+</p>
+</div>
+</div>
+</body>
+</html>