summaryrefslogtreecommitdiff
path: root/talermerchantdemos/blog/articles/sq/android-and-users-freedom.html
diff options
context:
space:
mode:
Diffstat (limited to 'talermerchantdemos/blog/articles/sq/android-and-users-freedom.html')
-rw-r--r--talermerchantdemos/blog/articles/sq/android-and-users-freedom.html368
1 files changed, 368 insertions, 0 deletions
diff --git a/talermerchantdemos/blog/articles/sq/android-and-users-freedom.html b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/android-and-users-freedom.html
new file mode 100644
index 0000000..2809a4e
--- /dev/null
+++ b/talermerchantdemos/blog/articles/sq/android-and-users-freedom.html
@@ -0,0 +1,368 @@
+<!--#set var="ENGLISH_PAGE" value="/philosophy/android-and-users-freedom.en.html" -->
+
+<!--#include virtual="/server/header.sq.html" -->
+<!-- Parent-Version: 1.96 -->
+<!-- This page is derived from /server/standards/boilerplate.html -->
+<!--#set var="TAGS" value="essays aboutfs practice" -->
+<!--#set var="DISABLE_TOP_ADDENDUM" value="yes" -->
+
+<!-- This file is automatically generated by GNUnited Nations! -->
+<title>Android-i dhe Liria e Përdoruesit - Projekti GNU - Free Software Foundation</title>
+
+<!--#include virtual="/philosophy/po/android-and-users-freedom.translist" -->
+<!--#include virtual="/server/banner.sq.html" -->
+<!--#include virtual="/philosophy/ph-breadcrumb.sq.html" -->
+<!--GNUN: OUT-OF-DATE NOTICE-->
+<!--#include virtual="/server/top-addendum.sq.html" -->
+<div class="article reduced-width">
+<h2>Android-i dhe Liria e Përdoruesit</h2>
+
+<address class="byline">nga Richard Stallman</address>
+
+<p>
+Deri në ç’shkallë e respekton Android-i lirinë e përdoruesve të tij? Për një
+përdorues kompjuteri që vlerëson lirinë, kjo është pyetja më e rëndësishme
+që duhet bërë për çfarëdo sistemi <em>software</em>.</p>
+
+<p>Në <a href="https://fsf.org">lëvizjen për <em>software</em> të
+lirë/libre</a>, zhvillojmë <em>software</em> që respekton lirinë e
+përdoruesve, që ne dhe ju t’i rrimë larg software-it që nuk e
+respekton. Përkundrazi, ideja e “burimit të hapët” përqendrohet te se si
+zhvillohet kodi; bëhet fjalë për një tjetër rrymë mendimi, vlera kryesore e
+së cilës është <a
+href="/philosophy/open-source-misses-the-point.html">cilësia e kodit, në
+vend se liria</a>. Ndaj, shqetësimi këtu s’është nëse është apo jo “<a
+href="/philosophy/free-open-overlap.html">i hapët</a>” Android-i, por nëse i
+lejon përdoruesit të jenë të lirë.</p>
+
+<p>Android-i është një sistem operativ kryesisht për telefona dhe pajisje të
+tjera celulare, që përbëhet nga Linux (kerneli i Torvalds-it), disa
+biblioteka, një platformë Java dhe disa aplikacione. Hiq Linux-in,
+software-i i versioneve 1 dhe 2 të Android-it qe zhvilluar kryesisht nga
+Google; Google e hodhi në qarkullim nën licencën Apache 2.0, e cila është
+një licencë dorëlëshuar software-i të lirë, pa <a
+href="/licenses/copyleft.html">copyleft</a>.</p>
+
+<p>Versioni i Linux-it i përfshirë në Android s’është tërësisht
+<em>software</em> i lirë, ngaqë përmban “binary blobs” jo të lirë (njësoj si
+versioni Linux i Torvalds-it), disa prej të cilëve përdoren vërtet në disa
+pajisje Android. Platformat Android përdorin gjithashtu të tjerë
+<em>firmware</em> jo të lirë dhe biblioteka jo të lira. Veç tyre, kodi burim
+i versioneve 1 dhe 2 të Android-it, siç hidhet në qarkullim nga Google,
+është <em>software</em> i lirë&mdash;por ky kod është i pamjaftueshëm për ta
+vënë pajisjen në punë. Disa nga aplikacionet që përgjithësisht vijnë tok me
+Android-in janë edhe këto jo të lira.</p>
+
+<div class="announcement comment" role="complementary">
+<hr class="no-display" />
+<p>Përkrahni fushatën <a href="https://fsfe.org/activities/android/">Çlironi
+Android-in Tuaj</a>.</p>
+<hr class="no-display" />
+</div>
+
+<p>Android-i është shumë i ndryshëm nga <a
+href="/gnu/thegnuproject.html">sistemi operativ GNU/Linux</a>, ngaqë përmban
+shumë pak gjëra nga GNU. Vërtet, i vetmi përbërës që Android-i dhe
+GNU/Linux-i kanë të përbashkët është Linux-i, kerneli. Personat që gabimisht
+mendojnë se “Linux” i referohet krejt ndërthurjes GNU/Linux bëhen lëmsh nga
+këto fakte dhe bëjnë pohime paradoksale të llojit “Android-i përmban Linux,
+por s’është Linux”.(<a href="#linuxnote">1</a>) Pa këtë konfuzion, gjendja
+është e thjeshtë: Android-i përmban Linux, por jo GNU; ndaj Android-i dhe
+GNU/Linux-i janë më së shumti të ndryshëm, ngaqë krejt ç’kanë të përbashkët
+është Linux-i.</p>
+
+<p>Brenda Android-it, kerneli Linux mbetet një program veçmas, me kodin e vet
+burim nën <a href="/licenses/gpl-2.0.html">GNU GPL version 2</a>. Të
+ndërthurësh Linux-in me kod nën licencë Apache 2.0 do të përbënte shkelje të
+drejtash kopjimi, ngaqë GPL version 2 dhe Apache 2.0 janë <a
+href="/licenses/license-list.html#apache2">të papërputhshëm</a>. Fjalët se
+Google e ka konvertuar Linux-in në një farë mënyre sipas licencës Apache
+janë të gabuara; Google s’ka fuqi të ndryshojë licencën në kodin e Linux-it
+dhe s’provoi ta bënte një gjë të tillë. Nëse autorët e Linux-it do të
+lejonin përdorimin e tij sipas <a href="/licenses/gpl.html">GPL version
+3</a>, atëherë ai kod mund të ndërthurej me kod të licencuar nën Apache dhe
+ndërthurja mund të hidhej në qarkullim nën GPL version 3. Por Linux-i
+s’është hedhur në qarkullim në atë mënyrë.</p>
+
+<p>Google është pajtuar me domosdoshmëritë e licencës GNU General Public
+License për Linux, por licenca Apache mbi pjesën tjetër të Android-it nuk
+kërkon doemos hedhjen në qarkullim të burimit. Google është shprehur se nuk
+do të bëjë kurrë publik kodin burim të Android 3.0 (hiq Linux-in). Kodi
+burim i Android 3.1 edhe ky u mbajt i fshehtë, duke e bërë Android 3-shin,
+hiq Linux-in, <em>software</em> jo të lirë thjesht dhe paq.</p>
+
+<p>Google tha se e mbajti të fshehtë kodin burim të 3.0-shit ngaqë qe me të
+meta dhe njerëzit duhet të presin për hedhjen pasuese në qarkullim. Kjo mund
+të jetë këshillë e mirë për njerëz që thjesht duan të xhirojnë sistemin
+Android, por këtë duhet ta vendosin vetë përdoruesit. Sido qoftë, zhvillues
+dhe të tjerë që fusin duart në sisteme, të cilët duan të përfshijnë
+ndryshime në versione të tyret, mund të përdorin atë kod fare mirë.</p>
+
+<p>Për fat, Google më vonë hodhi në qarkullim kodin burim për Android 3.*, kur
+hodhi në qarkullim versionin 4 (edhe ky me kodin burim). Problemi më sipër
+doli të ishte një devijim i përkohshëm, se sa një ndryshim politike. Por,
+ajo që ndodhi një herë, mund të ndodhë prapë.</p>
+
+<p>Sido që të jetë, shumica e kodit burim të versioneve të ndryshme të
+Android-it është hedhur në qarkullim si <em>software</em> i lirë. A do të
+thotë kjo se produktet që përdorin këto versione respektojnë lirinë e
+përdoruesve? Jo, për një numër arsyesh.</p>
+
+<p>Para së gjithash, shumica e tyre përmbajnë aplikacione jo të lirë Google për
+të komunikuar me shërbime të tilla si YouTube dhe Google Maps. Këto
+zyrtarisht s’janë pjesë e Android-it, por kjo s’e bën të mirë produktin.
+Mjaft nga aplikacionet e lira, që mund të përdoreshin në versione të
+dikurshëm Android, janë <a
+href="https://arstechnica.com/gadgets/2013/10/googles-iron-grip-on-android-controlling-open-source-by-any-means-necessary/">
+zëvendësuar nga aplikacione jo të lira</a>; më 2013-n u shfaqën pajisje
+Android të cilat <a
+href="https://www.androidbeat.com/2013/12/new-google-play-edition-devices-lack-photo-gallery-app-use-google/">
+s’jepnin ndonjë rrugë për të parë foto, përveç se përmes aplikacionit jo të
+lirë Google+</a>. Më 2014-n Google-i njoftoi se <a
+href="https://arstechnica.com/gadgets/2014/06/android-wear-auto-and-tv-save-you-from-skins-and-oems-from-themselves/">versionet
+Android për televizorë, sahate dhe automjete në pjesën më të madhe do të
+ishin jo të lirë.</a>
+</p>
+
+<p>Shumica e pajisjeve Android vijnë me software-in jo të lirë Google Play
+(ish- “Android Market”). Ky <em>software</em> i fton përdoruesit me një
+llogari Google të instalojnë aplikacione jo të lira. Ai përmban edhe një
+deriçkë të pasme me të cilën Google mund të instalojë ose çinstalojë
+aplikacione me zor. (Kjo, sipas gjasash, e bën atë një deriçkë të pasme
+universale, por kjo s’është vërtetuar.) Google Play s’është pjesë e
+Android-it zyrtarisht, por kjo s’e bën më pak të ligë.
+</p>
+
+<p>Google ka kaluar mjaft mjete elementare të përgjithshme nën <a
+href="https://blog.grobox.de/2016/the-proprietarization-of-android-google-play-services-and-apps/">bibliotekën
+jo të lirë Google Play Services</a>. Nëse kodi i një aplikacioni është
+<em>software</em> i lirë, por varet nga Google Play Services, ai aplikacion,
+si i tërë, është faktikisht jo i lirë; s’mund të xhirojë në një version të
+lirë të Android-id, fjala vjen, Replicant-i.
+</p>
+
+<p>Nëse liria ka vlerë për ju, nuk i doni aplikacionet jo të lira që ofron
+Google Play. Që të instaloni aplikacione Android të lira, s'ju duhet Google
+Play, se mund t’i merrni prej <a
+href="https://f-droid.org/">f-droid.org</a>.
+</p>
+
+<p>Produktet Android vijnë gjithashtu me biblioteka jo të lira. Zyrtarisht
+këto s’janë pjesë e Android-it, por ngaqë funksione të ndryshme të
+Android-it varen prej tyre, ato janë pjesë e cilitdo instalim faktik të
+Android-it.</p>
+
+<p>Edhe vetë programet që janë zyrtarisht pjesë e Android-it, mund të mos
+përkojnë me hedhjet në qarkullim të kodit burim nga Google. Prodhuesit e
+telefonave mund ta ndryshojnë këtë kod dhe shpesh nuk hedhin në qarkullim
+kodin burim të versioneve të tyre. GNU GPL lyp që të japin kodin për
+versionet e tyre të Linux-it, nëse pajtohem me të. Pjesa tjetër e kodit, nën
+licencën dorëlëshuar Apache, nuk kërkon prej tyre të hedhin në qarkullim
+versionin burim që përdorin në të vërtetë.</p>
+
+<p>Një përdorues pikasi se, mjaft programe në sistemin Android që qe pjesë e
+telefonit të tij, qenë <a
+href="https://www.beneaththewaves.net/Projects/Motorola_Is_Listening.html">ndryshuar
+për të dërguar të dhëna personale te Motorola.</a> Disa prodhues shtojnë një
+<a
+href="https://androidsecuritytest.com/features/logs-and-services/loggers/carrieriq/">
+paketë të fshehur survejimi të përgjithshëm, bie fjala Carrier IQ.</a></p>
+
+<p><a href="https://replicant.us/">Replicant</a> është versioni i lirë i
+Android-it. Zhvilluesit e Replicant-it kanë zëvendësuar mjaft nga
+bibliotekat jo të lira, për disa modele pajisjesh. Aplikacionet jo të lira
+janë përjashtuar, por ju sigurisht që s’doni të përdorni të tilla.
+Përkundrazi, CyanogenMod (një tjetër version i ndryshuar i Android-it) është
+jo i lirë, ngaqë përmban disa programe jo të lira.</p>
+
+<p>Mjaft pajisje Android janë “tiranike”: janë konceptuar që përdoruesit të mos
+mund të instalojnë dhe xhirojnë <em>software</em> të vetin të ndryshuar, por
+vetëm versionet e miratuara nga ndonjë shoqëri. Në këtë situatë, të
+ekzekutueshmit s’janë të lirë, edhe nëse janë krijuar nga burime të cilat
+janë të lira dhe të përdorshme nga ju. Megjithatë, për disa pajisje Android
+mund të arrihet kontroll i plotë; pra përdoruesit mund të instalojnë
+<em>software</em> tjetër.</p>
+
+<p><em>Firmware</em> ose përudhës të rëndësishëm janë gjithashtu pronësorë,
+përgjithësisht. Këta mbulojnë transmetimin në rrjetin telefonik, WiFi-n,
+bluetooth-in, GPS-në, anën grafike 3D, kamerën, altoparlantin dhe në disa
+raste edhe mikrofonin. Në disa modele, pak nga këta përudhësa janë të lirë
+dhe ka disa, pa të cilët s’do t’ju gjente gjë&mdash;por s’mund të bëni dot
+pa mikrofonin apo rrjetin telefonik.</p>
+
+<p>Firmware-i për rrjetin telefonik vjen i instaluar. Nëse krejt ajo çka bënte
+do të ishte të komunikojë me rrjetin telefonik kur doni ju, mund ta
+konsideronim si të barasvlershmin me një qark. Kur këmbëngulim se software-i
+në një pajisje kompjuterike duhet të jetë i lirë, mund të anashkalojmë
+<em>firmware</em> të instaluar që s’do të përmirësohet kurrë, ngaqë për
+përdoruesin s’ndërron gjë nëse është një program apo një qark.</p>
+
+<p>Mjerisht, në këtë rast do të ishte një qark keqdashës. Veçoritë dashakeqe
+janë të papranueshme, pavarësisht se si sendërtohen.</p>
+
+<p>Në shumicën e pajisjeve Android, ky <em>firmware</em> ka aq shumë kontroll,
+sa që mund ta kthejë produktin në një pajisje përgjuese. Në disa, kontrollon
+mikrofonin. Në të tjerë mund të përfitojë kontroll të plotë të pjesës
+kryesore kompjuterike, përmes kujtese të përbashkët dhe mundet pra të
+anashkalojë ose zëvendësojë çfarëdo software-i të lirë që keni instaluar. Me
+disa, ndoshta me të tërë, modele është e mundur të ushtrohet kontroll së
+largëti të këtij firmware-i për të mbishkruar pjesën tjetër të software-it
+në pajisje. Thelbi i software-it të lirë është të kemi kontroll të
+software-it dhe punës tonë me kompjuterat; një sistem me një deriçkë të
+pasme s’është për ne. Teksa cilido sistem kompjuterik mund <em>të ketë</em>
+të meta që mund të shfrytëzohen për spiunim, këto pajisje mundet të
+<em>jenë</em> pajisje spiunimi. (Craig Murray, në <a
+href="https://www.theguardian.com/books/2006/aug/12/politics">Vrasje në
+Samarkand</a>, përshkruan përfshirjen e tij në një operacion zbulimi, që
+shndërroi së largëti në një pajisje përgjimi telefonin celular jo Android të
+një objektivi që nuk dyshonte.)</p>
+
+<p>Sido që të jetë, firmware-i i rrjetit telefonik, në një telefon Android,
+s’është i barasvlershëm me një qark, ngaqë hardware-i lejon instalim
+versionesh të rinj dhe kjo është ajo që bëhet. Ngaqë është një
+<em>firmware</em> pronësor, në praktikë vetëm prodhuesi mundet të realizojë
+versione të rinj&mdash;përdoruesit s’munden.</p>
+
+<p>Duke i mbledhur tok këto pika, mund të tolerojmë <em>firmware</em> jo të
+lirë rrjeti telefonik, me kusht që versionet e rinj për të të mos ngarkohen,
+të mos mund të marrë kontrollin e pjesës kryesore kompjuterike dhe se mund
+të komunikojë vetëm kur dhe qysh e lë sistemi i lirë operativ të
+komunikojë. Me fjalë të tjera, kur të jetë i barasvlershëm me qark dhe ai
+qark s’duhet të jetë dashakeq. S’ka pengesa teknike për krijimin e një
+telefoni Android që do të kishte këto karakteristika, por nuk dimë të jetë
+krijuar ndonjë.</p>
+
+<p>Android-i s’është një sistem i vetëstrehueshëm; zhvillimi për Android lypset
+të kryhet në ndonjë sistem tjetër. Mjetet në “software development kit”
+(SDK) të Google-it duket të jenë të lira, por është punë e zorshme të
+kontrollohet nëse është kështu. Kartelat përkufizim për disa API Google
+s’janë të lira. Instalimi i SDK-së lyp nënshkrimin e një licence software-i
+pronësor, nënshkrimin e të cilës duhet ta refuzoni. <a
+href="https://redmine.replicant.us/projects/replicant/wiki/ReplicantSDK">
+SDK-ja e Replicant-it</a> është një zëvendësim i lirë.</p>
+
+<p>Mbulimi i Android-it së fundi nga shtypi përqendrohet te betejat e
+patentave. Gjatë 20 vjetëve fushatë për heqjen patentave mbi software-in
+kemi paralajmëruar se do të ndodhnin beteja të tilla. Patentat mbi
+software-in mund të detyrojnë eliminim veçorish nga Android-i, ose madje ta
+bëjnë jo të passhëm. Për më tepër hollësi se pse duhen zhdukur patentat mbi
+software-in, shihni <a
+href="https://endsoftpatents.org/">endsoftpatents.org</a>.</p>
+
+<p>Megjithatë, sulmet për patenta dhe përgjigjet e Google-it s’janë të lidhura
+drejtpërdrejt me subjektin e këtij artikulli: si e trajtojnë pjesërisht
+produktet Android një sistem etik shpërndarjeje dhe se si e humbin këtë
+shans. Edhe ky problem meriton vëmendjen e shtypit.</p>
+
+<p>Android-i është një hap i madh drejt një telefoni celular etik, të
+kontrolluar nga përdoruesit, me <em>software</em> të lirë, por ka ende shumë
+rrugë për të bërë dhe Google-i po e shpie në udhë të shtrembër. Hacker-a po
+punojnë me <a href="https://replicant.us/">Replicant</a>-in, por është punë
+e madhe të mbulohet një model i ri pajisjeje dhe mbetet ende problemi i
+firmware-it. Edhe pse telefonat Android të sotëm janë shumë më pak të liq se
+sa telefonat Apple ose Windows, s’mund të thuhet se respektojnë lirinë tuaj.</p>
+<div class="column-limit"></div>
+
+<h3 class="footnote">Poshtëshënim</h3>
+<ol>
+<li id="linuxnote">Shembulli i skajshëm i këtij konfuzioni shfaqet në sajtin
+linuxonandroid.com, që ofron ndihmë si të “instaloni Linux-in [sic] në
+pajisjet tuaja Android”. Kjo është tërësisht e rreme: ajo çka instalohet
+është një version i sistemit GNU, <em>hiq</em> Linux-in, i cili është tashmë
+i pranishëm si pjesë e Android-it. Ngaqë ky sajt mbulon vetëm <a
+href="/distros/distros.html">shpërndarje GNU/Linux jo të lira</a>, nuk e
+rekomandojmë.
+</li>
+</ol>
+
+<div class="infobox extra" role="complementary">
+<hr />
+Botuar së pari në <cite><a
+href="https://www.guardian.co.uk/technology/2011/sep/19/android-free-software-stallman">
+The Guardian</a></cite>.
+</div>
+</div>
+
+<div class="translators-notes">
+
+<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't have notes.-->
+ </div>
+</div>
+
+<!-- for id="content", starts in the include above -->
+<!--#include virtual="/server/footer.sq.html" -->
+<div id="footer" role="contentinfo">
+<div class="unprintable">
+
+<p>Ju lutemi, pyetjet dhe kërkesat e përgjithshme rreth FSF-së &amp; GNU-së
+dërgojini te <a href="mailto:gnu@gnu.org">&lt;gnu@gnu.org&gt;</a>. Ka
+gjithashtu <a href="/contact/">mënyra të tjera për t’u lidhur me</a>
+FSF-në. Njoftimet për lidhje të dëmtuara dhe ndreqje apo këshilla të tjera
+mund të dërgohen te <a
+href="mailto:webmasters@gnu.org">&lt;webmasters@gnu.org&gt;</a>.</p>
+
+<p>
+<!-- TRANSLATORS: Ignore the original text in this paragraph,
+ replace it with the translation of these two:
+
+ We work hard and do our best to provide accurate, good quality
+ translations. However, we are not exempt from imperfection.
+ Please send your comments and general suggestions in this regard
+ to <a href="mailto:web-translators@gnu.org">
+
+ &lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p>
+
+ <p>For information on coordinating and contributing translations of
+ our web pages, see <a
+ href="/server/standards/README.translations.html">Translations
+ README</a>. -->
+Përpiqemi fort dhe bëjmë sa mundemi për të ofruar përkthime me cilësi të
+mirë dhe të përpikta. Megjithatë, nuk jemi të përjashtuar nga
+papërsosmëritë. Ju lutemi, komentet dhe këshillat e përgjithshme lidhur me
+këtë dërgojini te <a
+href="mailto:web-translators@gnu.org">&lt;web-translators@gnu.org&gt;</a>.</p><p>Për
+të dhëna mbi bashkërendimin dhe parashtrimin e përkthimeve të faqeve tona
+web, shihni <a href="/server/standards/README.translations.html">README për
+përkthimet</a>.</p>
+</div>
+
+<!-- Regarding copyright, in general, standalone pages (as opposed to
+ files generated as part of manuals) on the GNU web server should
+ be under CC BY-ND 4.0. Please do NOT change or remove this
+ without talking with the webmasters or licensing team first.
+ Please make sure the copyright date is consistent with the
+ document. For web pages, it is ok to list just the latest year the
+ document was modified, or published.
+
+ If you wish to list earlier years, that is ok too.
+ Either "2001, 2002, 2003" or "2001-2003" are ok for specifying
+ years, as long as each year in the range is in fact a copyrightable
+ year, i.e., a year in which the document was published (including
+ being publicly visible on the web or in a revision control system).
+
+ There is more detail about copyright years in the GNU Maintainers
+ Information document, www.gnu.org/prep/maintain. -->
+<p>Të drejta kopjimi &copy; 2011-2016, 2021 Richard Stallman</p>
+
+<p>Kjo faqe mund të përdoret sipas një licence <a rel="license"
+href="http://creativecommons.org/licenses/by-nd/4.0/">Creative Commons
+Attribution-NoDerivatives 4.0 International License</a>.</p>
+
+<!--#include virtual="/server/bottom-notes.sq.html" -->
+<div class="translators-credits">
+
+<!--TRANSLATORS: Use space (SPC) as msgstr if you don't want credits.-->
+ </div>
+
+<p class="unprintable"><!-- timestamp start -->
+U përditësua më:
+
+$Date: 2022/07/21 12:04:03 $
+
+<!-- timestamp end -->
+</p>
+</div>
+</div>
+<!-- for class="inner", starts in the banner include -->
+</body>
+</html>